{"id":82526,"date":"2026-06-01T01:57:44","date_gmt":"2026-05-31T23:57:44","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjese-e-nje-familjeje-te-gjere\/"},"modified":"2026-06-01T01:57:44","modified_gmt":"2026-05-31T23:57:44","slug":"pjese-e-nje-familjeje-te-gjere","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjese-e-nje-familjeje-te-gjere\/","title":{"rendered":"Pjes\u00eb e nj\u00eb familjeje t\u00eb gjer\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nga data 9-14 dhjetor n\u00eb vendin ton\u00eb b\u00ebn\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb dy t\u00eb d\u00ebrguarit e K\u00ebshillit Bot\u00ebror t\u00eb Kishave zoti Hubert Van Beek, nga zyra e Kish\u00ebs dhe marr\u00ebdh\u00ebnieve ekumenike (nga Hollanda) dhe dr. Peter Lodberg, an\u00ebtar i K\u00ebshillit Qendror t\u00eb KBK (nga Danimarka). Ata zhvilluan takime me k\u00ebshillat kishtar\u00eb t\u00eb KOASh, asistuan n\u00eb mesh\u00ebn n\u00eb Kish\u00ebn e Sh\u00ebn Spiridhonit n\u00eb Berat dhe n\u00eb nj\u00eb mesh\u00eb n\u00eb Kish\u00ebn katedrale t\u00eb Ungjill\u00ebzimit n\u00eb Tiran\u00eb etj. Gjithashtu ata zhvilluan edhe takime me personalitete zyrtare t\u00eb vendit. P\u00ebr t&#8217;u njohur me q\u00ebllimin e vizit\u00ebs dhe p\u00ebrshtypjet q\u00eb p\u00ebrftuan u mor\u00ebn nj\u00eb intervist\u00eb para largimit nga vendi yn\u00eb:<\/p>\n<p>Ngjallja: Zot\u00ebrinj, do t\u00eb d\u00ebshironim t\u00eb na jepnit p\u00ebr lexuesit tan\u00eb nj\u00eb sinopsi p\u00ebr KBK, parimet dhe q\u00ebllimet kryesore t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Van Beek: KBK \u00ebsht\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb e Kishave n\u00eb t\u00eb gjitha vendet e bot\u00ebs. Q\u00ebllimi kryesor i tij \u00ebsht\u00eb t&#8217;i jap\u00eb shtys\u00eb unitetit t\u00eb kishave dhe bashk\u00ebpunimit t\u00eb tyre. An\u00ebtare t\u00eb KBK jan\u00eb kisha Orthodhokse, kisha Protestante dhe kisha Anglikane, gjithsej me shum\u00eb se 320 kisha, nga m\u00eb shum\u00eb se 100 vende, t\u00eb cilat p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb rreth 400 milion\u00eb kristian\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n<p>Ngjallja: \u00c7&#8217;mund t\u00eb na thoni p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet e KOASh me KBK p\u00ebr historin\u00eb e k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve, kjo e lidhur edhe me q\u00ebllimin e vizit\u00ebs suaj n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/p>\n<p>Van Beek: Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb ishte shum\u00eb e angazhuar n\u00eb fillimet e KBK. N\u00eb fakt, para se ai t\u00eb krijohej (KBK u krijua me 1948), q\u00eb gjat\u00eb viteve &#8217;30, Kisha e Shqip\u00ebris\u00eb ishte shum\u00eb e angazhuar n\u00eb takimet dhe diskutimet rreth unitetit t\u00eb kishave, t\u00eb cilat ishin edhe takimet q\u00eb p\u00ebrfundimisht rezultuan n\u00eb krijimin e KBK n\u00eb 1948. Q\u00eb nga ajo koh\u00eb u b\u00eb e pamundur p\u00ebr KOASh t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe t\u00eb vazhdoj\u00eb an\u00ebtar\u00ebsin\u00eb n\u00eb KBK. Por ne gjithmon\u00eb e kemi konsideruar KOASH si pjes\u00eb t\u00eb KBK dhe do t\u00eb sigurojm\u00eb q\u00eb p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet zyrtarisht, me shpres\u00eb, q\u00eb vitin tjet\u00ebr. E kemi diskutuar k\u00ebt\u00eb me Fort Lumturin\u00eb e Tij Kryepiskopin Anastas dhe do t\u00eb punojm\u00eb p\u00ebr ta realizuar. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr ne q\u00eb tani KOASh po kthehet p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb familje.<\/p>\n<p>Ngjallja: Cilat ishin takimet q\u00eb pat\u00ebt me personalitetet fetare dhe qeveritare dhe \u00e7far\u00eb p\u00ebrshtypjesh ju lan\u00eb ato?<\/p>\n<p>Van Beek: Para se t\u00eb gjithash, vizita jon\u00eb qe n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse Autoqefale, por ne pat\u00ebm gjithashtu disa kontakte me autoritetet. U takuam me 3 sekretar\u00ebt e sekretariatit t\u00eb feve; me nj\u00eb k\u00ebshilltar t\u00eb kryeministrit dhe gjithashtu me udh\u00ebheq\u00ebsin shpirt\u00ebror t\u00eb komunitetit Bektashian. K\u00ebto ishin disa nga kontaktet jasht\u00eb KOASH.<\/p>\n<p>Dr. Lodberg: U takuam gjithashtu me Komitetin shqiptar t\u00eb Helsinkit t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe pat\u00ebm nj\u00eb bisedim t\u00eb gjat\u00eb me n\u00ebnkryetarin e Komunitetit. Kjo ishte shum\u00eb ndihmuese p\u00ebr t\u00eb kuptuar gjith\u00eb situat\u00ebn n\u00eb lidhje me respektimin e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, problemin e ish t\u00eb burgosurve politik\u00eb dhe probleme t\u00eb tjera, q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me situat\u00ebn juridike e mjetet e informacionit dhe gjithashtu me gjith\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e fes\u00eb.<\/p>\n<p>Ngjallja: Pat\u00ebt mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb njihni nga af\u00ebr KOASH. Cilat jan\u00eb p\u00ebrshtypjet tuaja dhe cilat jan\u00eb mund\u00ebsit\u00eb tuaja p\u00ebr t\u00eb ndihmuar KOASH dhe n\u00eb \u00e7far\u00eb aspektesh mund t\u00eb afrohet kjo ndihm\u00eb?<\/p>\n<p>Van Beek: Mendoj se gj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb kam p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb \u00ebsht\u00eb se sa t\u00eb impresionuar, e sa t\u00eb lumtur jemi q\u00eb pam\u00eb q\u00eb KOASH po vjen p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb jet\u00eb. Nj\u00eb vit e gjys\u00ebm m\u00eb par\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsi nga KBK ishte k\u00ebtu, delegacioni i par\u00eb q\u00eb vizitoi Shqip\u00ebrin\u00eb. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb mund t\u00eb themi se nuk kishte kish\u00eb, ose pak prej saj kishte ngelur. Tani ne e dim\u00eb se m\u00eb shum\u00eb se 50 kisha jan\u00eb hapur, funksionon nj\u00eb seminar me 80 student\u00eb, kemi par\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb vijn\u00eb n\u00eb mesh\u00eb, pam\u00eb se objekte kulti q\u00eb ishin shnd\u00ebrruar n\u00eb kinema ose n\u00eb bar tani jan\u00eb rib\u00ebr\u00eb kisha dhe mendojm\u00eb se kjo p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb tregues t\u00eb madh t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb re n\u00eb KOASH, dhe \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr ne, q\u00eb t&#8217;u tregojm\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb Evrop\u00ebn Per\u00ebndimore se kjo po ndodh.<\/p>\n<p>Dua t\u00eb them tani pak fjal\u00eb rreth ndihm\u00ebs shpirt\u00ebrore. Mendoj se do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr KOASH t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb aktivitetet e K\u00ebshillit Bot\u00ebror, me q\u00ebllim q\u00eb delegat\u00ebt nga KOASh t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb takimet dhe t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb pun\u00ebn q\u00eb po b\u00ebn KBK, sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb do t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb takojn\u00eb njer\u00ebz t\u00eb kishave t\u00eb tjera dhe t\u00eb pasurohen shpirt\u00ebrisht dhe gjithashtu duhet t&#8217;u ofrojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb raste p\u00ebr njer\u00ebz nga kisha t\u00eb tjera t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb do t\u00eb ket\u00eb kontribut shpirt\u00ebror n\u00eb jet\u00ebn dhe d\u00ebshmin\u00eb e Kish\u00ebs k\u00ebtu.<\/p>\n<p>Dr. Lodberg: Mendoj se ajo q\u00eb m\u00eb ka l\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb mbresa \u00ebsht\u00eb fakti se shum\u00eb t\u00eb rinj dhe f\u00ebmij\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb mesh\u00eb dhe kjo edhe shum\u00eb e nevojshme n\u00eb shum\u00eb nga kishat e Evrop\u00ebs Per\u00ebndimore, q\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb t\u00eb vijn\u00eb t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb lutje. K\u00ebshtu q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim mund t\u00eb thoni se KOASH \u00ebsht\u00eb pothuaj shembull p\u00ebr t&#8217;u pasur nga Kisha t\u00eb Evrop\u00ebs per\u00ebndimore. Kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, se KOA n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr rolin e vet dhe p\u00ebr at\u00eb q\u00eb mund t&#8217;i jap\u00eb l\u00ebvizjes ekumenike. Dhe jo ta konsideroj\u00eb veten e saj vet\u00ebm si pranuese e ndihm\u00ebs dhe e njer\u00ebzve nga jasht\u00eb, por t\u00eb jet\u00eb e qart\u00eb se KOA e Shqip\u00ebris\u00eb ka di\u00e7ka p\u00ebr t&#8217;i th\u00ebn\u00eb L\u00ebvizjes Ekumenike.<\/p>\n<p>Van Beek: Sigurisht, ne d\u00ebgjuam dhe pam\u00eb p\u00ebr nevojat e shumta materiale n\u00eb kish\u00eb dhe d\u00ebshirojm\u00eb q\u00eb t\u00eb raportojm\u00eb kur t\u00eb kthehemi p\u00ebr k\u00ebto gj\u00ebra, dhe t\u00eb shohim cilat jan\u00eb mund\u00ebsit\u00eb e ofrimit t\u00eb asistenc\u00ebs n\u00eb nd\u00ebrtimin e zyrave, p.sh. p\u00ebr mjete transporti, p\u00ebr nd\u00ebrtimin e kishave dhe besoj se ekzistojn\u00eb mund\u00ebsi n\u00eb t\u00eb ardhmen t\u00eb mund\u00ebsohet nj\u00eb mb\u00ebshtetje e till\u00eb nga kishat n\u00eb Evrop\u00ebn Per\u00ebndimore dhe gjithashtu n\u00eb SHBA. Jam shum\u00eb i bindur se kjo lloj mb\u00ebshtetjeje do t\u00eb vazhdoj\u00eb, bile dhe do t\u00eb rritet. Gjithashtu, planifikojm\u00eb p\u00ebr vitin e ardhsh\u00ebm t\u00eb organizojm\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri nj\u00eb takim me p\u00ebrfaq\u00ebsues nga K\u00ebshilli Bot\u00ebror dhe nga disa Kisha n\u00eb Danimark\u00eb dhe n\u00eb Holland\u00eb, mbase edhe nga vende t\u00eb tjera, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb vijn\u00eb t\u00eb ulen n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse (me drejtuesit e saj) t\u00eb shohin t\u00eb gjitha nevojat k\u00ebtu dhe si n\u00eb planifikim afatgjat\u00eb kishat an\u00ebtare t\u00eb KBK mund t\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb.<\/p>\n<p>Ngjallja: Duke pasur konsiderat\u00eb konkluzionet e vizit\u00ebs suaj n\u00eb Shqip\u00ebri, mendoni se ngjallja e Kish\u00ebs Orthodhokse n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb arrij\u00eb p\u00ebrmasat e saj t\u00eb plota n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme imediate apo do t\u00eb duhet m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb?<\/p>\n<p>Van Beek: Personalisht mendoj t\u00eb dyja. Ajo q\u00eb shikoni tani \u00ebsht\u00eb entuziazmi i shumt\u00eb nga populli p\u00ebr t\u00eb ardhur e p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb festimin e Mesh\u00ebs hyjnore dhe n\u00eb jet\u00ebn e Kish\u00ebs dhe gjithashtu t\u00eb ndjekin doktrin\u00ebn. Kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ndodh tani, n\u00eb entuziazmin imediat. Mendoj gjithashtu, dhe si i jasht\u00ebm nuk m\u00eb \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb ta them, se do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb detyr\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe e m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr t\u00eb edukuar njer\u00ebzit n\u00eb besim. Mendoj se 40-50 vjet ateizmi nuk mund t\u00eb prisni t\u00eb zhduken p\u00ebr nj\u00eb ose dy vjet. \u00cbsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb shkon shum\u00eb thell\u00eb n\u00eb mendjet e njer\u00ebzve. Kemi d\u00ebgjuar p.sh. se student\u00ebt k\u00ebtu jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb ethsh\u00ebm t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb p\u00ebr besimin, por mendoj se k\u00ebrkon shum\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndihmosh ata t\u00eb kuptojn\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsojn\u00eb k\u00ebt\u00eb besim, ta b\u00ebjn\u00eb besimin e tyre.<\/p>\n<p>Dr. Lodberg: P\u00ebrshtatem plot\u00ebsisht me z. Van Beek dhe me ato q\u00eb ai tha. Vet\u00ebm dua t\u00eb v\u00eb n\u00eb dukje nj\u00eb fakt q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb i dobish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Po e kini v\u00ebn\u00eb re, jam impresionuar shum\u00eb duke par\u00eb disa burra dhe gra t\u00eb moshuara q\u00eb ishin besimtare dhe para gjith\u00eb ndryshimeve q\u00eb solli ateizmi dhe tani po kthehen p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Kish\u00eb, q\u00eb tani jan\u00eb pjes\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb kish\u00ebs. P\u00ebr mua ata jan\u00eb shembuj se sa t\u00eb thella jan\u00eb rr\u00ebnj\u00ebt shpirt\u00ebrore dhe sa e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb ta ruash k\u00ebt\u00eb. Ata jan\u00eb shembuj t\u00eb domosdoshm\u00ebris\u00eb s\u00eb ruajtjes s\u00eb besimit dhe n\u00ebse \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p>Van Beek: D\u00ebshiroj t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris, n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre, \u00e7far\u00eb thash\u00eb edhe n\u00eb kish\u00ebn e Ungjill\u00ebzimit. Mendoj se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr kristian\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri dhe gjithashtu p\u00ebr gjith\u00eb popullin tjet\u00ebr, t\u00eb din\u00eb se Kisha Orthodhokse n\u00eb Shqip\u00ebri nuk \u00ebsht\u00eb e vetme, se ajo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb familjeje shum\u00eb t\u00eb madhe e t\u00eb gjer\u00eb, nj\u00eb familje kristiane shum\u00eb t\u00eb gjer\u00eb kishash, q\u00eb kan\u00eb organizat\u00ebn e tyre q\u00eb jan\u00eb gati dhe kan\u00eb d\u00ebshir\u00ebn t\u00eb ndihmojn\u00eb dhe t\u00eb mb\u00ebshtesin Kish\u00ebn Orthodhokse Autoqefale n\u00eb Shqip\u00ebri. Kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, sepse n\u00eb situat\u00ebn e sotme, me gjith\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb, v\u00ebshtir\u00ebsi materiale, v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb shtetit t\u00eb ri, dhe gjithashtu v\u00ebshtir\u00ebsi q\u00eb lidhen me raportet me fet\u00eb tjera n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb n\u00ebnvizohet se KOA n\u00eb Shqip\u00ebri nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ishull i vog\u00ebl, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb familjeje t\u00eb gjer\u00eb kristiane anemban\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Intervist\u00eb e gazet\u00ebs &#8216;Ngjallja&#8217; me dy p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e K\u00ebshillit Bot\u00ebror t\u00eb Kishave, Hubert Van Beek (Holland\u00eb) dhe dr. Peter Lodberg (Danimark\u00eb), t\u00eb cil\u00ebt vizituan Shqip\u00ebrin\u00eb m\u00eb 9-14 dhjetor 1992. Diskutohet ringjallja e KOASH, kthimi i saj n\u00eb familjen e KBK dhe mb\u00ebshtetja p\u00ebr t\u00eb ardhmen.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"Intervist\u00eb me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e K\u00ebshillit Bot\u00ebror t\u00eb Kishave","numri":"3 (3)","viti":"1992","muaji":"Dhjetor","muaji_numer":"12","dita":"","faqet":"[7]","fjale_kyce":"[\"KBK\", \"K\u00ebshilli Bot\u00ebror i Kishave\", \"Hubert Van Beek\", \"Peter Lodberg\", \"intervist\u00eb\", \"KOASH\", \"Anastas\", \"Holland\u00eb\", \"Danimark\u00eb\", \"ekumeniz\u00ebm\", \"Berat\", \"Ungjill\u00ebzimi\", \"Bektashi\", \"Helsinki\"]","permbledhje":"Intervist\u00eb e gazet\u00ebs 'Ngjallja' me dy p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e K\u00ebshillit Bot\u00ebror t\u00eb Kishave, Hubert Van Beek (Holland\u00eb) dhe dr. Peter Lodberg (Danimark\u00eb), t\u00eb cil\u00ebt vizituan Shqip\u00ebrin\u00eb m\u00eb 9-14 dhjetor 1992. Diskutohet ringjallja e KOASH, kthimi i saj n\u00eb familjen e KBK dhe mb\u00ebshtetja p\u00ebr t\u00eb ardhmen.","autori":"","kategoria":"Intervist\u00eb","kryeredaktor":""},"ngjallja_kategoria":[9283],"ngjallja_autori":[],"ngjallja_viti":[9182],"ngjallja_kryeredaktor":[],"class_list":["post-82526","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-interviste","ngjallja_viti-9182"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>PJES\u00cb E NJ\u00cb FAMILJEJE T\u00cb GJER\u00cb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjese-e-nje-familjeje-te-gjere\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82526\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjese-e-nje-familjeje-te-gjere\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjese-e-nje-familjeje-te-gjere\/\",\"name\":\"PJES\u00cb E NJ\u00cb FAMILJEJE T\u00cb GJER\u00cb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-05-31T23:57:44+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjese-e-nje-familjeje-te-gjere\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjese-e-nje-familjeje-te-gjere\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjese-e-nje-familjeje-te-gjere\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Pjes\u00eb e nj\u00eb familjeje t\u00eb gjer\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"PJES\u00cb E NJ\u00cb FAMILJEJE T\u00cb GJER\u00cb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjese-e-nje-familjeje-te-gjere\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82526","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjese-e-nje-familjeje-te-gjere\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjese-e-nje-familjeje-te-gjere\/","name":"PJES\u00cb E NJ\u00cb FAMILJEJE T\u00cb GJER\u00cb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-05-31T23:57:44+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjese-e-nje-familjeje-te-gjere\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjese-e-nje-familjeje-te-gjere\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjese-e-nje-familjeje-te-gjere\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Pjes\u00eb e nj\u00eb familjeje t\u00eb gjer\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/82526","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=82526"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=82526"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=82526"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=82526"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=82526"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}