{"id":8959,"date":"2019-04-05T17:35:16","date_gmt":"2019-04-05T17:35:16","guid":{"rendered":""},"modified":"2020-04-07T00:36:31","modified_gmt":"2020-04-06T22:36:31","slug":"kreshmimi-hyrja-dhe-pjesemarrja-jone-ne-perjetimin-e-vete-krishtit-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2019\/04\/05\/kreshmimi-hyrja-dhe-pjesemarrja-jone-ne-perjetimin-e-vete-krishtit-2\/","title":{"rendered":"Kreshmimi &#8211; hyrja dhe pjes\u00ebmarrja jon\u00eb n\u00eb p\u00ebrjetimin e Vet\u00eb Krishtit"},"content":{"rendered":"<p><span style=\"font-family: helvetica; font-size: 12pt; color: #000000;\">&nbsp; &nbsp; Kur dikush niset p\u00ebr nj\u00eb udh\u00ebtim duhet ta dij\u00eb m\u00eb par\u00eb se ku po shkon. K\u00ebshtu ndodh edhe me&nbsp;<strong>Kreshm\u00eb<\/strong>n. Mbi t\u00eb gjitha, Kreshma \u00ebsht\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim shpirt\u00ebror me destinacion Pashk\u00ebn \u201cFest\u00ebn e Festave\u201d. &nbsp;Ajo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgatitja p\u00ebr \u201cplot\u00ebsin\u00eb e Pashk\u00ebs, zbules\u00ebs s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.\u201d<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-family: helvetica; font-size: 12pt; color: #000000;\">&nbsp;&nbsp;&nbsp; Prandaj ne duhet t\u00eb fillojm\u00eb duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb kuptojm\u00eb k\u00ebt\u00eb lidhje midis&nbsp;<strong>Kreshm\u00eb<\/strong>s dhe Pashk\u00ebs p\u00ebr shkak se ajo zbulon di\u00e7ka shum\u00eb thelb\u00ebsore, shum\u00eb ky\u00e7e p\u00ebr jet\u00ebn dhe besimin ton\u00eb t\u00eb Krishter\u00eb. &nbsp;\u00cbsht\u00eb e domosdoshme t\u00eb shpjegojm\u00eb q\u00eb Pashka \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se nj\u00eb fest\u00eb, shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se nj\u00eb p\u00ebrkujtim i p\u00ebrvitsh\u00ebm i nj\u00eb ngjarjeje t\u00eb ndodhur n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn. \u00c7dokush q\u00eb ka marr\u00eb pjes\u00eb qoft\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb n\u00eb at\u00eb nat\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb \u201cm\u00eb e ndritshme se dita\u201d, dhe q\u00eb ka shijuar at\u00eb g\u00ebzim unik e kupton k\u00ebt\u00eb. Po p\u00ebrse \u00ebsht\u00eb ai g\u00ebzim? P\u00ebrse k\u00ebndojm\u00eb gjat\u00eb Liturgjis\u00eb s\u00eb Pashk\u00ebs: \u201cKrishti u Ngjall\u201d? N\u00eb \u00e7\u2019kuptim festojm\u00eb \u201cvdekjen e vdekjes, asgj\u00ebsimin e Ferrit, fillimin e nj\u00eb jete t\u00eb re dhe t\u00eb p\u00ebrjetshme \u2026\u201d? P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto pyetje p\u00ebrgjigja \u00ebsht\u00eb: jeta e re, e cila p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dy mij\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb, q\u00eb shk\u00eblqeu prej varrit na \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb neve dhe t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb besojn\u00eb n\u00eb Shp\u00ebtimtarin Jisu.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-family: helvetica; font-size: 12pt; color: #000000;\"><\/span><br \/><span style=\"font-family: helvetica; font-size: 12pt; color: #000000;\"> &nbsp;&nbsp;&nbsp; Megjithat\u00eb duket q\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz sot ose nuk e marrin seriozisht&nbsp;<strong>kreshm\u00eb<\/strong>n ose nuk i kuptojn\u00eb si duhet q\u00ebllimet e saj t\u00eb v\u00ebrteta shpirt\u00ebrore. P\u00ebr disa njer\u00ebz kreshmimi konsiston n\u00eb nj\u00eb heqje dor\u00eb simbolike nga di\u00e7ka; p\u00ebr disa t\u00eb tjer\u00eb ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb list\u00eb e skrupullt rregullash diete. Por n\u00eb t\u00eb dyja rastet kreshmimi shum\u00eb rrall\u00eb i referohet p\u00ebrpjekjes s\u00eb plot\u00eb kreshmore. K\u00ebtu si gjithkund tjet\u00ebr ne duhet fillimisht t\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u00eb kuptojm\u00eb m\u00ebsimin e Kish\u00ebs p\u00ebr kreshmimin dhe m\u00eb pas t\u00eb pyesim veten: si mund ta zbatoj k\u00ebt\u00eb m\u00ebsim n\u00eb jet\u00ebn time?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-family: helvetica; font-size: 12pt; color: #000000;\"><\/span><br \/><span style=\"font-family: helvetica; font-size: 12pt; color: #000000;\"> &nbsp;&nbsp;&nbsp; \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb dallojm\u00eb p\u00ebrmbajtjen unikisht t\u00eb Krishter\u00eb t\u00eb kreshmimit. Ajo na zbulohet para s\u00eb gjithash n\u00eb nd\u00ebrvar\u00ebsin\u00eb midis dy ngjarjeve t\u00eb cilat i gjejm\u00eb n\u00eb Bib\u00ebl: nj\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb Dhiat\u00ebs s\u00eb Vjet\u00ebr dhe tjetra n\u00eb fillim t\u00eb Dhiat\u00ebs s\u00eb Re. Ngjarja e par\u00eb \u00ebsht\u00eb prishja e<strong>kreshm\u00eb<\/strong>s nga Adami n\u00eb Parajs\u00eb. Ai h\u00ebngri nga fruti i ndaluar. Kjo \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra sesi na zbulohet m\u00ebkati i par\u00eb. Krishti, Adami i ri &#8211; dhe kjo \u00ebsht\u00eb ngjarja e dyt\u00eb &#8211; fillon me kreshmimin. Adami u tundua dhe iu n\u00ebnshtrua tundimit; Krishti u tundua, por e mposhti tundimin. Pasojat e r\u00ebnies s\u00eb Adamit jan\u00eb d\u00ebbimi i Adamit nga Parajsa dhe vdekja. Frytet e fitores s\u00eb Krishtit jan\u00eb shkat\u00ebrrimi i vdekjes dhe kthimi yn\u00eb n\u00eb Parajs\u00eb. Kreshmimi nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb detyrim, nj\u00eb zakon; ai lidhet me vet\u00eb misterin e jet\u00ebs dhe vdekjes, shp\u00ebtimit dhe d\u00ebnimit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-family: helvetica; font-size: 12pt; color: #000000;\"> &nbsp;&nbsp;&nbsp; N\u00eb doktrin\u00ebn e krishter\u00eb orthodhokse m\u00ebkati nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb shkelje e nj\u00eb rregulli q\u00eb t\u00eb \u00e7on n\u00eb d\u00ebnim; ai \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb c\u00ebnim i jet\u00ebs q\u00eb na \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga Per\u00ebndia. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye historia e m\u00ebkatit t\u00eb par\u00eb na paraqitet si nj\u00eb veprim ngr\u00ebnieje. Sepse ushqimi \u00ebsht\u00eb mjet i jet\u00ebs; \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb na mban gjall\u00eb. K\u00ebtu q\u00ebndron e gjith\u00eb \u00e7\u00ebshtja: \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jesh gjall\u00eb dhe \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb jet\u00eb? P\u00ebr ne sot ky term ka nj\u00eb kuptim fillimisht biologjik: jeta \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ajo q\u00eb varet plot\u00ebsisht nga ushqimi dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjitshshme nga bota fizike. Por p\u00ebr Shkrimin e Shenjt\u00eb dhe Tradit\u00ebn e Krishter\u00eb kjo jet\u00eb nga buka vet\u00ebm identifikohet me vdekjen p\u00ebr shkak se ajo \u00ebsht\u00eb jet\u00eb e vdekshme, p\u00ebr shkak se vdekja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parim q\u00eb gjithmon\u00eb funksionon n\u00eb t\u00eb. Per\u00ebndia na thuhet, nuk krijoi vdekje. Ai \u00ebsht\u00eb Dh\u00ebn\u00ebsi i Jet\u00ebs. Po si at\u00ebher\u00eb u b\u00eb jeta e vdekshme? P\u00ebrse \u00ebsht\u00eb vdekja dhe vet\u00ebm vdekja i vetmi kusht absolut i asaj q\u00eb ekziston? Kisha p\u00ebrgjigjet: p\u00ebr shkak se njeriu nuk e pranoi jet\u00ebn, nd\u00ebrsa i ofrohej dhe i jepej nga Per\u00ebndia dhe parap\u00eblqeu nj\u00eb jet\u00eb q\u00eb nuk varej nga Per\u00ebndia vet\u00ebm, por nga buka vet\u00ebm.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-family: helvetica; font-size: 12pt; color: #000000;\"> &nbsp;&nbsp;&nbsp; Bota dhe ushqimi u krijuan n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb si mjet kungimi me Per\u00ebndin\u00eb dhe vet\u00ebm n\u00ebse do t\u00eb pranoheshin p\u00ebr hir t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb do t\u00eb jepnin jet\u00eb. N\u00eb vetvete ushqimi nuk ka jet\u00eb dhe nuk mund t\u00eb jap\u00eb jet\u00eb. Vet\u00ebm Per\u00ebndia ka Jet\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb Jet\u00eb. N\u00eb vet\u00eb ushqimin Per\u00ebndia &#8211; dhe jo kalorit\u00eb &#8211; ishte parimi i jet\u00ebs. K\u00ebshtu, t\u00eb hash, t\u00eb jesh gjall\u00eb, t\u00eb njoh\u00ebsh Per\u00ebndin\u00eb dhe t\u00eb jesh n\u00eb kungim me T\u00eb ishin nj\u00eb dhe e nj\u00ebjta gj\u00eb. Tragjedia e pakonceptueshme e Adamit \u00ebsht\u00eb se h\u00ebngri p\u00ebr hir t\u00eb vetvetes. M\u00eb shum\u00eb se kaq, ai h\u00ebngri i ndar\u00eb nga Per\u00ebndia m\u00eb q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mos varej nga Ai. Dhe arsyeja q\u00eb e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb, \u00ebsht\u00eb sepse besoi q\u00eb ushqimi kishte jet\u00eb n\u00eb vetvete dhe q\u00eb ai duke ngr\u00ebn\u00eb nga ai ushqim mund t\u00eb b\u00ebhej si Per\u00ebndia d.m.th t\u00eb kishte jet\u00eb n\u00eb vetvete. Ta themi shum\u00eb thjesht: ai besoi tek ushqimi, nd\u00ebrsa i vetmi ku duhet t\u00eb kemi besim, i vetmi q\u00eb ka jet\u00eb, i vetmi ku p\u00ebrikim \u00ebsht\u00eb Per\u00ebndia dhe vet\u00ebm Per\u00ebndia. Bota, ushqimi u b\u00ebn\u00eb per\u00ebndit\u00eb e tij, burimet dhe parimet e jet\u00ebs s\u00eb tij. Ai u b\u00eb skllav i tyre. Adam &#8211; n\u00eb hebraisht&nbsp; &#8211; do t\u00eb thot\u00eb njeri. Ky \u00ebsht\u00eb emri im, emri yn\u00eb. Njeriu \u00ebsht\u00eb ende Adam, ende skllav i ushqimit. Ai mund t\u00eb pretendoj\u00eb se beson te Per\u00ebndia por Per\u00ebndia nuk \u00ebsht\u00eb jeta e tij, ushqimi i tij, dhe p\u00ebrmbajtja gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse e ekzistenc\u00ebs s\u00eb tij. Ai mund t\u00eb pretendoj\u00eb q\u00eb e merr jet\u00ebn e tij nga Per\u00ebndia, por ai nuk jeton n\u00eb Per\u00ebndin\u00eb dhe p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb. Shkenca e tij, p\u00ebrjetimi i tij, vet\u00eb nd\u00ebrgjegja e tij jan\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb themeluara mbi t\u00eb nj\u00ebjtin parim: vet\u00ebm me buk\u00eb. Ne ham\u00eb q\u00eb t\u00eb jemi gjall\u00eb, por nuk jemi gjall\u00eb m\u00eb Per\u00ebndin\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb m\u00ebkati i gjith\u00eb m\u00ebkateve. Ky \u00ebsht\u00eb vendimi i vdekjes i shqiptuar mbi jet\u00ebn ton\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-family: helvetica; font-size: 12pt; color: #000000;\"> &nbsp;&nbsp;&nbsp; Krishti \u00ebsht\u00eb Adami i Ri. Ai vjen p\u00ebr t\u00eb riparuar d\u00ebmin q\u00eb solli Adami mbi jet\u00ebn, p\u00ebr ta rikthyer njeriun n\u00eb jet\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb dhe k\u00ebshtu Ai fillon me kreshmim. Uria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjendje n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kuptojm\u00eb var\u00ebsin\u00eb ton\u00eb nga di\u00e7ka tjet\u00ebr &#8211; kur ne urgjentisht dhe thelb\u00ebsisht kemi nevoj\u00eb p\u00ebr ushqim &#8211; tregojm\u00eb k\u00ebshtu q\u00eb nuk kemi jet\u00eb n\u00eb vetvete. Ajo \u00ebsht\u00eb kufiri p\u00ebrtej t\u00eb cilit un\u00eb ose vdes nga uria ose duke k\u00ebnaqur trupin tim kam p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebrshtypjen se jam gjall\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb, me fjal\u00eb t\u00eb tjera, koha kur p\u00ebrballemi me pyetjen m\u00eb t\u00eb madhe: nga se varet jeta ime? Dhe meq\u00ebn\u00ebse kjo pyetje nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje akademike, por ndjehet nga gjith\u00eb trupi im ajo \u00ebsht\u00eb gjithashtu koha e tundimit. Satani shkoi te Adami n\u00eb Parajs\u00eb; ai shkoi te Krishti n\u00eb shkret\u00ebrir\u00eb. Ai shkoi te dy njer\u00ebz t\u00eb uritur dhe tha: hani, sepse uria juaj \u00ebsht\u00eb prova q\u00eb ju vareni t\u00ebr\u00ebsisht nga ushqimi, q\u00eb jeta juaj \u00ebsht\u00eb n\u00eb ushqim. Dhe Adami besoi dhe h\u00ebngri; por Krishti e mposhti at\u00eb tundim dhe tha: njeriu nuk do t\u00eb jetoj\u00eb vet\u00ebm nga buka, por nga Per\u00ebndia. Ai refuzoi t\u00eb pranonte at\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr kozmike t\u00eb cil\u00ebn Satani ia imponoi bot\u00ebs, duke e b\u00ebr\u00eb at\u00eb gj\u00ebnjesht\u00ebr themelin e t\u00ebr\u00eb pik\u00ebpamjes son\u00eb p\u00ebr bot\u00ebn. Duke b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb, Krishti ndreqi at\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie midis ushqimit, jet\u00ebs dhe Per\u00ebndis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn Adami e prishi dhe t\u00eb cil\u00ebn ne ende e prishim \u00e7do dit\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-family: helvetica; font-size: 12pt; color: #000000;\"> &nbsp;&nbsp;&nbsp; \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb at\u00ebher\u00eb kreshmimi p\u00ebr ne t\u00eb krishter\u00ebt? Kreshmimi \u00ebsht\u00eb hyrja dhe pjes\u00ebmarrja jon\u00eb n\u00eb at\u00eb p\u00ebrjetim t\u00eb Vet\u00eb Krishtit me an\u00eb t\u00eb s\u00eb cilit Ai na \u00e7liron nga var\u00ebsia e plot\u00eb nga ushqimi, materia dhe bota. \u00c7lirimi yn\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb i plot\u00eb. Duke jetuar p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00eb, n\u00eb bot\u00ebn e Adamit t\u00eb Vjet\u00ebr, ne p\u00ebrs\u00ebri varemi nga ushqimi. Por ashtu si vdekja jon\u00eb &#8211; n\u00ebp\u00ebrmjet s\u00eb cil\u00ebs na duhet t\u00eb kalojm\u00eb p\u00ebrs\u00ebri &#8211; \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga virtyti i Vdekjes s\u00eb Krishtit nj\u00eb kalim n\u00eb jet\u00eb, ushqimi q\u00eb ham\u00eb dhe jeta q\u00eb ai mund\u00ebson mund t\u00eb jet\u00eb jet\u00eb m\u00eb Per\u00ebndin\u00eb dhe p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb. Pjes\u00eb e ushqimit ton\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb tashm\u00eb ushqimi i pavdek\u00ebsis\u00eb &#8211; Trupi dhe Gjaku i Vet\u00eb Krishtit. Madje edhe buka e p\u00ebrditshme q\u00eb marrim nga Per\u00ebndia mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb ajo q\u00eb na forcon, kungimi yn\u00eb me Per\u00ebndin\u00eb dhe jo ajo q\u00eb na ndan nga Per\u00ebndia. Megjithat\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm kreshmimi ai q\u00eb mund t\u00eb kryej\u00eb at\u00eb transformim, duke na dh\u00ebn\u00eb prov\u00ebn ekzistenciale q\u00eb var\u00ebsia jon\u00eb nga ushqimi dhe materia nuk \u00ebsht\u00eb e plot\u00eb, absolute, q\u00eb i lidhur me lutjen, hirin dhe adhurimin ai mund t\u00eb jet\u00eb shpirt\u00ebror.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-family: helvetica; font-size: 12pt; color: #000000;\"><\/span><br \/><span style=\"font-family: helvetica; font-size: 12pt; color: #000000;\"> &nbsp;&nbsp;&nbsp; E gjitha kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb i kuptuar thell\u00eb kreshmimi \u00ebsht\u00eb i vetmi mjet me an\u00eb t\u00eb s\u00eb cilit njeriu sh\u00ebron natyr\u00ebn e tij t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shpirt\u00ebrore. Ai nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb teorike, por \u00ebsht\u00eb realisht nj\u00eb sfid\u00eb praktike kund\u00ebr G\u00ebnjeshtarit t\u00eb madh q\u00eb ia doli t\u00eb na bind\u00eb q\u00eb varemi vet\u00ebm nga buka dhe nd\u00ebrtoi t\u00ebr\u00eb dijen njer\u00ebzore, shkenc\u00ebn dhe ekzistenc\u00ebn mbi nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr.&nbsp;<\/span><br \/><span style=\"font-family: helvetica; font-size: 12pt; color: #000000;\"> Kreshmimi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrg\u00ebnjeshtrimi i asaj g\u00ebnjeshtre dhe gjithashtu prova q\u00eb ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb ndodhi pik\u00ebrisht gjat\u00eb kreshmimit takimi i Krishtit me Satanin dhe q\u00eb Ai m\u00eb von\u00eb tha q\u00eb Satani nuk mund t\u00eb mposhtet me gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7 me<strong>kreshm\u00eb<\/strong>&nbsp;dhe lutje. Kreshmimi \u00ebsht\u00eb lufta e v\u00ebrtet\u00eb kund\u00ebr Djallit, sepse ai \u00ebsht\u00eb sfida kund\u00ebr atij ligji gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs, i cili e b\u00ebn at\u00eb Princin e k\u00ebsaj bote. Megjithat\u00eb, n\u00ebse dikush ka uri dhe zbulon q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb mund t\u00eb mos varet nga ajo uri, t\u00eb mos shkat\u00ebrrohet nga ajo, por p\u00ebrkundrazi mund ta transformoj\u00eb at\u00eb n\u00eb nj\u00eb burim t\u00eb fuqis\u00eb dhe fitores shpirt\u00ebrore at\u00ebher\u00eb asgj\u00eb nuk mbetet nga ajo g\u00ebnjesht\u00ebr e madhe n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kemi jetuar q\u00eb nga Adami.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-family: helvetica; font-size: 12pt; color: #000000;\"><\/span><br \/><span style=\"font-family: helvetica; font-size: 12pt; color: #000000;\"> &nbsp;&nbsp;&nbsp; Sa larg jemi tani nga kuptimi i zakonsh\u00ebm i kreshmimit si thjesht nj\u00eb ndryshim diete, si ndarje e asaj q\u00eb lejohet dhe asaj q\u00eb ndalohet, nga gjith\u00eb ajo hipokrizi sip\u00ebrfaq\u00ebsore! P\u00ebrfundimisht t\u00eb kreshmosh do t\u00eb thot\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb gj\u00eb: t\u00eb jesh i uritur &#8211; t\u00eb shkosh n\u00eb limitet e asaj gjendjeje njer\u00ebzore e cila varet plot\u00ebsisht nga ushqimi dhe duke q\u00ebn\u00eb i uritur t\u00eb zbulosh q\u00eb kjo var\u00ebsi nuk \u00ebsht\u00eb e gjith\u00eb e v\u00ebrteta rreth njeriut, ajo uri vet\u00eb \u00ebsht\u00eb para s\u00eb gjithash nj\u00eb gjendje shpirt\u00ebrore dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb realitetin e saj t\u00eb fundit uri p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-family: helvetica; font-size: 12pt; color: #000000;\"> &nbsp;&nbsp;&nbsp; Kreshmimi si nj\u00eb p\u00ebrpjekje fizike \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht i pakuptimt\u00eb pa an\u00ebn e tij shpirt\u00ebrore: me&nbsp;<strong>kreshm\u00eb<\/strong>&nbsp;dhe lutje. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb pa p\u00ebrpjekjen korresponduese shpirt\u00ebrore, pa ushqyer veten me Realitetin Hyjnor, pa zbuluar var\u00ebsin\u00eb ton\u00eb nga Per\u00ebndia dhe vet\u00ebm nga Per\u00ebndia kreshmimi fizik do t\u00eb ishte v\u00ebrtet\u00eb vet\u00ebvrasje. N\u00ebse Krishti Vet\u00eb u tundua nd\u00ebrsa kreshmonte ne nuk kemi asnj\u00eb shans p\u00ebr ta shmangur at\u00eb tundim. Kreshmimi fizik, n\u00ebse ndahet nga p\u00ebrpjekja shpirt\u00ebrore, nga lutja dhe p\u00ebrqendrimi te Per\u00ebndia, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm i pakuptimt\u00eb, ai \u00ebsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb i rreziksh\u00ebm. Kreshmimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb art plot\u00ebsisht i kuptuar mir\u00eb nga Shenjtor\u00ebt; do t\u00eb ishte e nxituar dhe e rrezikshme p\u00ebr ne n\u00ebse do ta provonim at\u00eb art pa gjykim t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb dhe pa kujdes. T\u00ebr\u00eb adhurimi kreshmor \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kujtues i vazhduesh\u00ebm i v\u00ebshtir\u00ebsive, pengesave dhe tundimeve q\u00eb presin ata q\u00eb mendojn\u00eb q\u00eb mund t\u00eb varen te vullneti i tyre dhe jo te Per\u00ebndia.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-family: helvetica; font-size: 12pt; color: #000000;\">&nbsp;&nbsp;<\/span><br \/><span style=\"font-family: helvetica; font-size: 12pt; color: #000000;\"> &nbsp;&nbsp;&nbsp; Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye kemi nevoj\u00eb para s\u00eb gjithash p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrgatitje shpirt\u00ebrore p\u00ebr p\u00ebrpjekjen e kreshmimit. Ajo konsiston n\u00eb k\u00ebrkimin e ndihm\u00ebs s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb dhe gjithashtu n\u00eb vendosjen e Per\u00ebndis\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb&nbsp;<strong>kreshm\u00eb<\/strong>s son\u00eb. Ne duhet t\u00eb kreshmojm\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. Duhet t\u00eb rizbulojm\u00eb q\u00eb trupat tan\u00eb jan\u00eb Tempuj t\u00eb Pranis\u00eb s\u00eb Tij. Duhet t\u00eb rikthejm\u00eb nj\u00eb respekt fetar p\u00ebr trupin, p\u00ebr ushqimin dhe p\u00ebr vet\u00eb ritmin e jet\u00ebs. E gjitha kjo duhet t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebrpara se kreshma t\u00eb filloj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb kur t\u00eb fillojm\u00eb t\u00eb kreshmojm\u00eb t\u00eb jemi t\u00eb armatosur me arm\u00ebt shpirt\u00ebrore, me nj\u00eb vizion, me frym\u00eb lufteje dhe fitoreje.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-family: helvetica; font-size: 12pt; color: #000000;\"><\/span><br \/><span style=\"font-family: helvetica; font-size: 12pt; color: #000000;\"> &nbsp;&nbsp;&nbsp; M\u00eb pas vjen kreshma vet\u00eb, e cila duhet praktikuar n\u00eb dy nivele: s\u00eb pari si&nbsp;<strong>kreshm\u00eb<\/strong>&nbsp;asketike; s\u00eb dyti si&nbsp;<strong>kreshm\u00eb<\/strong>&nbsp;e plot\u00eb. Kreshma asketike konsiston n\u00eb nj\u00eb reduktim drastik t\u00eb ushqimit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb gjendja e p\u00ebrhershme e nj\u00eb urie t\u00eb caktuar t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrjetohet si nj\u00eb kujtues i Per\u00ebndis\u00eb dhe i nj\u00eb p\u00ebrpjekjeje t\u00eb vazhdueshme p\u00ebr ta mbajtur mendjen te Ai. \u00c7dokush q\u00eb e ka praktikuar at\u00eb &#8211; qoft\u00eb edhe pak &#8211; e di q\u00eb kjo&nbsp;<strong>kreshm\u00eb<\/strong>&nbsp;asketike nuk na dob\u00ebson, por na b\u00ebn t\u00eb leht\u00eb, t\u00eb p\u00ebrqendruar, es\u00ebll, t\u00eb g\u00ebzuar dhe t\u00eb past\u00ebr. Dikush e merr ushqimin si nj\u00eb dhurat\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. Dikush drejtohet vazhdimisht drejt asaj bote t\u00eb brendshme q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakuptueshme b\u00ebhet nj\u00eb lloj ushqimi me t\u00eb drejt\u00ebn e tij. Masa e sakt\u00eb e ushqimit q\u00eb do t\u00eb hahet n\u00eb k\u00ebt\u00eb kreshmim asketik, ritmi dhe cil\u00ebsia e tij nuk \u00ebsht\u00eb nevoja t\u00eb diskutohen k\u00ebtu; ata varen nga kapacitetet individuale, kushtet e jashtme t\u00eb jet\u00ebs son\u00eb. Por parimi \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb: ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjendje gjyshm\u00eb-urie natyra negative e s\u00eb cil\u00ebs n\u00eb t\u00eb gjitha rastet transformohet nga lutja, kujtimi, v\u00ebmendja dhe p\u00ebrqendrimi n\u00eb nj\u00eb fuqi pozitive.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-family: helvetica; font-size: 12pt; color: #000000;\"><\/span><br \/><span style=\"font-family: helvetica; font-size: 12pt; color: #000000;\"> &nbsp;&nbsp;&nbsp; P\u00ebr sa i p\u00ebrket&nbsp;<strong>kreshm\u00eb<\/strong>s s\u00eb plot\u00eb, duhet domosdoshm\u00ebrisht t\u00eb kufizohet n\u00eb koh\u00eb dhe t\u00eb koordinohet me Fal\u00ebnderimin Hyjnor. N\u00eb gjendjen ton\u00eb t\u00eb tashme t\u00eb jet\u00ebs, forma e saj m\u00eb e mir\u00eb \u00ebsht\u00eb dita p\u00ebrpara kryerjes n\u00eb mbr\u00ebmje t\u00eb Liturgjis\u00eb s\u00eb Parashenjt\u00ebruar. N\u00ebse kreshmojm\u00eb at\u00eb dit\u00eb nga m\u00ebngjesi ose nga mesdita, k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme ta p\u00ebrjetojm\u00eb at\u00eb dit\u00eb si dit\u00eb pritjeje shprese dhe urie p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrqendrim shpirt\u00ebror mbi at\u00eb q\u00eb vjen, mbi Dhurat\u00ebn q\u00eb do t\u00eb merret, dhe p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs dikush heq dor\u00eb nga t\u00eb gjitha dhuratat e tjera.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-family: helvetica; font-size: 12pt; color: #000000;\"> &nbsp;&nbsp;&nbsp; Kreshmimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb luft\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb dhe ndoshta do t\u00eb biem shum\u00eb her\u00eb. Por vet\u00eb zbulimi i jet\u00ebs s\u00eb krishter\u00eb si luft\u00eb dhe p\u00ebrpjekje \u00ebsht\u00eb aspekti thelb\u00ebsor i kreshmimit. Nj\u00eb besim q\u00eb nuk ka mposhtur dyshimet dhe tundimet v\u00ebshtir\u00eb se \u00ebsht\u00eb besim i v\u00ebrtet\u00eb. Mjerisht, asnj\u00eb p\u00ebrparim nuk \u00ebsht\u00eb i mundur n\u00eb jet\u00ebn e Krishter\u00eb, pa p\u00ebrvoj\u00ebn e hidhur t\u00eb d\u00ebshtimeve. Shum\u00eb njer\u00ebz e fillojn\u00eb kreshmimin me entuziaz\u00ebm dhe heqin dor\u00eb pas d\u00ebshtimit t\u00eb par\u00eb. Do t\u00eb thosha q\u00eb pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb d\u00ebshtim vjen testi i v\u00ebrtet\u00eb. N\u00ebse pas d\u00ebshtimit dhe dor\u00ebzimit, para oreksit dhe pasioneve tona fillojm\u00eb p\u00ebrs\u00ebri nga e para dhe nuk heqim dor\u00eb pavar\u00ebsisht sesa shum\u00eb her\u00eb d\u00ebshtojm\u00eb, shpejt ose von\u00eb kreshmimi yn\u00eb do t\u00eb jap\u00eb frytet e veta shpirt\u00ebrore. Midis shenjt\u00ebrimit dhe cinizmit zhg\u00ebnjyes q\u00ebndron virtyti i madh dhe hyjnor i durimit &#8211; durim para s\u00eb gjithash me veten ton\u00eb. Nuk ka rrug\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr drejt shenjt\u00ebris\u00eb; p\u00ebr \u00e7do hap q\u00eb b\u00ebjm\u00eb duhet t\u00eb paguajm\u00eb nj\u00eb \u00e7mim t\u00eb plot\u00eb. K\u00ebshtu, \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb dhe m\u00eb e sigurt\u00eb t\u00eb fillojm\u00eb nga nj\u00eb minimum &#8211; vet\u00ebm pak mbi mund\u00ebsit\u00eb tona t\u00eb natyrshme &#8211; dhe ta rrisim p\u00ebrpjekjen ton\u00eb pak e nga pak, sesa t\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u00eb k\u00ebrcejm\u00eb lart n\u00eb fillim dhe t\u00eb thyejm\u00eb ca kocka kur t\u00eb biem n\u00eb tok\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-family: helvetica; font-size: 12pt; color: #000000;\"> &nbsp;&nbsp;&nbsp; N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhur: nga nj\u00eb&nbsp;<strong>kreshm\u00eb<\/strong>&nbsp;n\u00eb em\u00ebr dhe simbolike &#8211; kreshma si detyrim dhe zakon &#8211; duhet t\u00eb kthehemi te kreshma e v\u00ebrtet\u00eb. Le t\u00eb jet\u00eb e kufizuar dhe e p\u00ebrulur, por e q\u00ebndrueshme dhe serioze. Le t\u00eb p\u00ebrballemi me sinqeritet me kapacitetin ton\u00eb fizik dhe shpirt\u00ebror dhe t\u00eb veprojm\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me to, por duke kujtuar q\u00eb nuk ka&nbsp;<strong>kreshm\u00eb<\/strong>&nbsp;pa sfiduar at\u00eb kapacitet, pa futur n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb nj\u00eb prov\u00eb hyjnore, q\u00eb gj\u00ebrat e pamundura nga njer\u00ebzit jan\u00eb t\u00eb mundura nga Per\u00ebndia.&nbsp;&nbsp;<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-family: helvetica; font-size: 12pt; color: #000000;\"><strong><em>Father Alexander Schmemann,&nbsp;Great Lent&nbsp;<\/em><\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-family: helvetica; font-size: 12pt; color: #000000;\"> <em>P\u00ebrktheu dhe p\u00ebrgatiti:&nbsp;<\/em><strong><em>Joan Baba<\/em><\/strong><\/span><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; &nbsp; Kur dikush niset p\u00ebr nj\u00eb udh\u00ebtim duhet ta dij\u00eb m\u00eb par\u00eb se ku po shkon. K\u00ebshtu ndodh edhe me&nbsp;Kreshm\u00ebn. Mbi t\u00eb gjitha, Kreshma \u00ebsht\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim shpirt\u00ebror me destinacion Pashk\u00ebn \u201cFest\u00ebn e Festave\u201d. &nbsp;Ajo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgatitja p\u00ebr \u201cplot\u00ebsin\u00eb e Pashk\u00ebs, zbules\u00ebs s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.\u201d &nbsp;&nbsp;&nbsp; Prandaj ne duhet t\u00eb fillojm\u00eb duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb kuptojm\u00eb k\u00ebt\u00eb lidhje midis&nbsp;Kreshm\u00ebs dhe Pashk\u00ebs p\u00ebr shkak se ajo<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8960,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[108],"tags":[212],"class_list":["post-8959","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-lajme-d27"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Kreshmimi - hyrja dhe pjes\u00ebmarrja jon\u00eb n\u00eb p\u00ebrjetimin e Vet\u00eb Krishtit - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2019\/04\/05\/kreshmimi-hyrja-dhe-pjesemarrja-jone-ne-perjetimin-e-vete-krishtit-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Kreshmimi - hyrja dhe pjes\u00ebmarrja jon\u00eb n\u00eb p\u00ebrjetimin e Vet\u00eb Krishtit - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"&nbsp; &nbsp; Kur dikush niset p\u00ebr nj\u00eb udh\u00ebtim duhet ta dij\u00eb m\u00eb par\u00eb se ku po shkon. K\u00ebshtu ndodh edhe me&nbsp;Kreshm\u00ebn. Mbi t\u00eb gjitha, Kreshma \u00ebsht\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim shpirt\u00ebror me destinacion Pashk\u00ebn \u201cFest\u00ebn e Festave\u201d. &nbsp;Ajo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgatitja p\u00ebr \u201cplot\u00ebsin\u00eb e Pashk\u00ebs, zbules\u00ebs s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.\u201d &nbsp;&nbsp;&nbsp; Prandaj ne duhet t\u00eb fillojm\u00eb duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb kuptojm\u00eb k\u00ebt\u00eb lidhje midis&nbsp;Kreshm\u00ebs dhe Pashk\u00ebs p\u00ebr shkak se ajo\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2019\/04\/05\/kreshmimi-hyrja-dhe-pjesemarrja-jone-ne-perjetimin-e-vete-krishtit-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-04-05T17:35:16+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2020-04-06T22:36:31+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/55516303_1226801850828164_6870308044064948224_n.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"150\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"150\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"16 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2019\/04\/05\/kreshmimi-hyrja-dhe-pjesemarrja-jone-ne-perjetimin-e-vete-krishtit-2\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2019\/04\/05\/kreshmimi-hyrja-dhe-pjesemarrja-jone-ne-perjetimin-e-vete-krishtit-2\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/0c387634a7063ac612d7ed9ce71c7e86\"},\"headline\":\"Kreshmimi &#8211; hyrja dhe pjes\u00ebmarrja jon\u00eb n\u00eb p\u00ebrjetimin e Vet\u00eb Krishtit\",\"datePublished\":\"2019-04-05T17:35:16+00:00\",\"dateModified\":\"2020-04-06T22:36:31+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2019\/04\/05\/kreshmimi-hyrja-dhe-pjesemarrja-jone-ne-perjetimin-e-vete-krishtit-2\/\"},\"wordCount\":3122,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2019\/04\/05\/kreshmimi-hyrja-dhe-pjesemarrja-jone-ne-perjetimin-e-vete-krishtit-2\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/55516303_1226801850828164_6870308044064948224_n.jpg\",\"keywords\":[\"lajme\"],\"articleSection\":[\"Lajme\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2019\/04\/05\/kreshmimi-hyrja-dhe-pjesemarrja-jone-ne-perjetimin-e-vete-krishtit-2\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2019\/04\/05\/kreshmimi-hyrja-dhe-pjesemarrja-jone-ne-perjetimin-e-vete-krishtit-2\/\",\"name\":\"Kreshmimi - hyrja dhe pjes\u00ebmarrja jon\u00eb n\u00eb p\u00ebrjetimin e Vet\u00eb Krishtit - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2019\/04\/05\/kreshmimi-hyrja-dhe-pjesemarrja-jone-ne-perjetimin-e-vete-krishtit-2\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2019\/04\/05\/kreshmimi-hyrja-dhe-pjesemarrja-jone-ne-perjetimin-e-vete-krishtit-2\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/55516303_1226801850828164_6870308044064948224_n.jpg\",\"datePublished\":\"2019-04-05T17:35:16+00:00\",\"dateModified\":\"2020-04-06T22:36:31+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2019\/04\/05\/kreshmimi-hyrja-dhe-pjesemarrja-jone-ne-perjetimin-e-vete-krishtit-2\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2019\/04\/05\/kreshmimi-hyrja-dhe-pjesemarrja-jone-ne-perjetimin-e-vete-krishtit-2\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2019\/04\/05\/kreshmimi-hyrja-dhe-pjesemarrja-jone-ne-perjetimin-e-vete-krishtit-2\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/55516303_1226801850828164_6870308044064948224_n.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/55516303_1226801850828164_6870308044064948224_n.jpg\",\"width\":150,\"height\":150},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2019\/04\/05\/kreshmimi-hyrja-dhe-pjesemarrja-jone-ne-perjetimin-e-vete-krishtit-2\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kreshmimi &#8211; hyrja dhe pjes\u00ebmarrja jon\u00eb n\u00eb p\u00ebrjetimin e Vet\u00eb Krishtit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/0c387634a7063ac612d7ed9ce71c7e86\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kreshmimi - hyrja dhe pjes\u00ebmarrja jon\u00eb n\u00eb p\u00ebrjetimin e Vet\u00eb Krishtit - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2019\/04\/05\/kreshmimi-hyrja-dhe-pjesemarrja-jone-ne-perjetimin-e-vete-krishtit-2\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Kreshmimi - hyrja dhe pjes\u00ebmarrja jon\u00eb n\u00eb p\u00ebrjetimin e Vet\u00eb Krishtit - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"&nbsp; &nbsp; Kur dikush niset p\u00ebr nj\u00eb udh\u00ebtim duhet ta dij\u00eb m\u00eb par\u00eb se ku po shkon. K\u00ebshtu ndodh edhe me&nbsp;Kreshm\u00ebn. Mbi t\u00eb gjitha, Kreshma \u00ebsht\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim shpirt\u00ebror me destinacion Pashk\u00ebn \u201cFest\u00ebn e Festave\u201d. &nbsp;Ajo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgatitja p\u00ebr \u201cplot\u00ebsin\u00eb e Pashk\u00ebs, zbules\u00ebs s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.\u201d &nbsp;&nbsp;&nbsp; Prandaj ne duhet t\u00eb fillojm\u00eb duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb kuptojm\u00eb k\u00ebt\u00eb lidhje midis&nbsp;Kreshm\u00ebs dhe Pashk\u00ebs p\u00ebr shkak se ajo","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2019\/04\/05\/kreshmimi-hyrja-dhe-pjesemarrja-jone-ne-perjetimin-e-vete-krishtit-2\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2019-04-05T17:35:16+00:00","article_modified_time":"2020-04-06T22:36:31+00:00","og_image":[{"width":150,"height":150,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/55516303_1226801850828164_6870308044064948224_n.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"16 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2019\/04\/05\/kreshmimi-hyrja-dhe-pjesemarrja-jone-ne-perjetimin-e-vete-krishtit-2\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2019\/04\/05\/kreshmimi-hyrja-dhe-pjesemarrja-jone-ne-perjetimin-e-vete-krishtit-2\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/0c387634a7063ac612d7ed9ce71c7e86"},"headline":"Kreshmimi &#8211; hyrja dhe pjes\u00ebmarrja jon\u00eb n\u00eb p\u00ebrjetimin e Vet\u00eb Krishtit","datePublished":"2019-04-05T17:35:16+00:00","dateModified":"2020-04-06T22:36:31+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2019\/04\/05\/kreshmimi-hyrja-dhe-pjesemarrja-jone-ne-perjetimin-e-vete-krishtit-2\/"},"wordCount":3122,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2019\/04\/05\/kreshmimi-hyrja-dhe-pjesemarrja-jone-ne-perjetimin-e-vete-krishtit-2\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/55516303_1226801850828164_6870308044064948224_n.jpg","keywords":["lajme"],"articleSection":["Lajme"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2019\/04\/05\/kreshmimi-hyrja-dhe-pjesemarrja-jone-ne-perjetimin-e-vete-krishtit-2\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2019\/04\/05\/kreshmimi-hyrja-dhe-pjesemarrja-jone-ne-perjetimin-e-vete-krishtit-2\/","name":"Kreshmimi - hyrja dhe pjes\u00ebmarrja jon\u00eb n\u00eb p\u00ebrjetimin e Vet\u00eb Krishtit - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2019\/04\/05\/kreshmimi-hyrja-dhe-pjesemarrja-jone-ne-perjetimin-e-vete-krishtit-2\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2019\/04\/05\/kreshmimi-hyrja-dhe-pjesemarrja-jone-ne-perjetimin-e-vete-krishtit-2\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/55516303_1226801850828164_6870308044064948224_n.jpg","datePublished":"2019-04-05T17:35:16+00:00","dateModified":"2020-04-06T22:36:31+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2019\/04\/05\/kreshmimi-hyrja-dhe-pjesemarrja-jone-ne-perjetimin-e-vete-krishtit-2\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2019\/04\/05\/kreshmimi-hyrja-dhe-pjesemarrja-jone-ne-perjetimin-e-vete-krishtit-2\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2019\/04\/05\/kreshmimi-hyrja-dhe-pjesemarrja-jone-ne-perjetimin-e-vete-krishtit-2\/#primaryimage","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/55516303_1226801850828164_6870308044064948224_n.jpg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/55516303_1226801850828164_6870308044064948224_n.jpg","width":150,"height":150},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2019\/04\/05\/kreshmimi-hyrja-dhe-pjesemarrja-jone-ne-perjetimin-e-vete-krishtit-2\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kreshmimi &#8211; hyrja dhe pjes\u00ebmarrja jon\u00eb n\u00eb p\u00ebrjetimin e Vet\u00eb Krishtit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/0c387634a7063ac612d7ed9ce71c7e86","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8959","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8959"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8959\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":14713,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8959\/revisions\/14713"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8960"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8959"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8959"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8959"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}