{"id":738,"date":"2014-04-18T23:11:51","date_gmt":"2014-04-18T23:11:51","guid":{"rendered":""},"modified":"2020-04-06T22:05:18","modified_gmt":"2020-04-06T20:05:18","slug":"kisha-ortodokse-nuk-mund-t-p-rdoret-p-r-t-justifikuar-ideologjit-e-epokave-kunderpergjigje-z-pellumb-xhufit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2014\/04\/18\/kisha-ortodokse-nuk-mund-t-p-rdoret-p-r-t-justifikuar-ideologjit-e-epokave-kunderpergjigje-z-pellumb-xhufit\/","title":{"rendered":"Kisha Ortodokse nuk mund t\u0451 p\u0451rdoret p\u0451r t\u0451 justifikuar ideologjit\u0451 e epokave &#8211; Kund\u00ebrp\u00ebrgjigje z. P\u00ebllumb Xhufit. (16 Prill 2014)"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\"><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica;\"><strong><span style=\"color: #b22222;\"><\/span><\/strong><\/span><\/p>\n<p> <\/p>\n<p style=\"text-align: right;\"><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica;\"><strong><span style=\"color: #b22222;\">&nbsp;&nbsp; Botuar n\u00eb gazet\u00ebn &#8220;Mapo&#8221;, 16 prill 2014<\/span><\/strong><\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica;\"><\/span><span style=\"color: #000000; font-size: 12pt; font-family: helvetica;\">&nbsp;&nbsp; Sa her\u0451 q\u0451 t\u0451 krishter\u0451t ortodoks\u0451 p\u0451rgatiten t\u0451 kremtojn\u0451 ngjarje t\u0451 shenjta t\u0451 besimit t\u0451 tyre, persona t\u0451 ndrysh\u0451m guxojn\u0451 t\u0451 helmojn\u0451 mendjet me dezinformimet e tyre kundra Kish\u0451s Ortodokse, n\u0451p\u0451rmjet shkrimeve n\u0451 median e shkruar dhe elektronike. Q\u00ebndrimet e tyre ndaj Kish\u0451s Ortodokse Autoqefale t\u0451 Shqip\u0451ris\u0451 (KOASH), shpeshher\u00eb jan\u0451 shoq\u0451ruar, jo vet\u0451m me njohuri t\u00eb cunguara dhe me pasakt\u00ebsi, por edhe me shtremb\u00ebrime t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, paragjykime, denigrime, fyerje etj. N\u0451p\u0451rmjet q\u00ebndrimeve t\u0451 tyre, ata kan\u00eb shprehur vrerin dhe lig\u00ebsin\u00eb e tyre, duke fyer r\u00ebnd\u00eb Komunitetin Ortodoks, kreun, klerik\u0451t e k\u00ebtij komuniteti si dhe t\u00eb gjith\u00eb besimtar\u00ebt q\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbjen dhe fuqizimin shpirt\u00ebror e institucional t\u00eb Kish\u00ebs. Rasti m\u0451 i fundit ishte intervista e z. P\u0451llumb Xhufi, nj\u0451 person, i cili \u0451sht\u0451 i dalluar p\u0451r frym\u0451n e tij antiortodokse. Ai shpeshher\u0451 p\u0451rs\u0451rit vetveten, a thua nuk ka me se t\u0451 merret tjet\u00ebr, duke k\u0451rkuar t\u0451 marr\u0451 p\u0451rsip\u0451r t\u0451 b\u0451j\u0451 \u201cspecialistin\u201d edhe n\u0451 \u00e7\u0451shtjet e teologjis\u0451 ortodokse. Por historia e zhvillimit t\u0451 Kish\u0451s Ortodokse nuk \u0451sht\u0451 nj\u0451 kronologji mortore si ato q\u0451 z. Xhufi ligj\u0451ron mbi varrin e ndonj\u00eb diktatori.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000; font-size: 12pt; font-family: helvetica;\">&nbsp;&nbsp;&nbsp; N\u0451 intervist\u0451n e tij \u201crreket\u201d t\u0451 na sqaroj\u0451 historin\u0451 e zhvillimit t\u0451 Kish\u0451s Ortodokse Autoqefale t\u0451 Shqip\u0451ris\u0451 (KOASH) n\u0451 k\u0451to 24 vjet t\u0451 ringritjes s\u0451 saj, pa ofruar asnj\u0451 argument mbi fakte t\u0451 dokumentuara si\u00e7 e k\u0451rkon shkenca e historis\u0451. Intervista e tij nuk paraqet koherenc\u0451 dhe as i p\u00ebrgjigjet realitetit t\u0451 koh\u0451s s\u0451 sotme. Shkrime t\u0451 tilla i p\u0451rshtaten vet\u0451m koh\u0451s s\u0451 regjimit dhe ky \u0451sht\u0451 nj\u0451 trishtim i madh.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000; font-size: 12pt; font-family: helvetica;\">&nbsp;&nbsp;&nbsp; Ai mohon ekzistenc\u0451n e ligjit q\u0451 rregullon marr\u0451dh\u0451niet midis shtetit dhe komuniteteve fetare. I kujtojm\u0451 se sipas Kushtetut\u0451s s\u0451 Republik\u0451s s\u0451 Shqip\u0451ris\u0451 (viti 1998), bazuar n\u00eb nenet 10 pika 5, 78 dhe 83 pika 1, shteti dhe komunitetet fetare kan\u0451 nj\u00eb marr\u00ebveshje reciproke q\u00eb garantojn\u00eb lirin\u00eb dhe t\u00eb drejtat. Kjo marr\u00ebveshje u miratua dhe \u0451sht\u0451 ratifikuar nga Parlamenti kur z. Xhufi ishte deputet (2005-2009, ligji nr.10057, shih Fletorja zyrtare, dt. 4 Shkurt 2009, fq.138-147). Nd\u00ebr t\u00eb tjera, marr\u0451veshja thot\u00eb: \u201cShteti respekton Kish\u0451n Ortodokse Autoqefale t\u0451 Shqip\u0451ris\u0451 dhe njeh si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb saj personat e autorizuar nga Sinodi i Shenjt\u00eb i k\u00ebsaj Kishe dhe garanton mbrojtjen e saj nga \u00e7do person apo grup q\u00eb pretendon emrin, objektet e kultit, pronat, simbolet ose vul\u00ebn e saj\u201d(Neni 5 pika 1). Gjithashtu \u201cShteti respekton pavar\u00ebsin\u00eb e Kish\u0451s Ortodokse Autoqefale t\u0451 Shqip\u0451ris\u0451 p\u00ebr t\u2019u organizuar, ushtruar veprimtarit\u00eb, p\u00ebr t\u00eb administruar pasurit\u00eb q\u00eb zot\u00ebron n\u00eb baz\u00eb t\u00eb parimeve, rregullave, traditave, kanoneve e statutit t\u00eb saj\u201d (Neni 10 pika 2) (Shih&nbsp; Fletorja Zyrtare e Rep. s\u00eb Shqip. Nr.7, 4 shkurt 2009, fq.138). A \u0451sht\u0451 kjo nj\u0451 padituri e tij, apo k\u0451rkon t\u0451 mashtroj\u0451 opinionin publik?<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000; font-size: 12pt; font-family: helvetica;\">&nbsp;&nbsp;&nbsp; Sipas z. Xhufi, Sinodi i Kish\u0451s Ortodokse Autoqefale t\u0451 Shqip\u0451ris\u0451 nuk duhet t\u0451 reagonte ndaj z. Fatos Klosi, i cili vendoste nj\u0451 paralele midis nj\u0451 institucioni si\u00e7 \u0451sht\u0451 Kisha Ortodokse dhe nj\u0451 grupi t\u0451 caktuar. Kushdo q\u0451 kupton p\u0451rgjegj\u0451sin\u0451 qytetare ndaj vendit dhe vlerave t\u0451 bashk\u0451jetes\u0451s, duhej t\u0451 d\u00ebnonte deklarata t\u0451 tilla q\u0451 cenojn\u0451 k\u00ebt\u00eb bashk\u00ebjetes\u00eb. Por, p\u0451r z. Xhufi, ashtu si dhe p\u0451r z. Klosi, ky grup n\u0451 krahasim me Kish\u0451n Orthodokse nuk p\u0451rb\u0451n rrezik p\u0451r Shqip\u0451rin\u0451. Sipas tyre, Evropa dhe bota shqet\u00ebsohen m\u0451 kot p\u0451r k\u0451t\u0451 grup.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000; font-size: 12pt; font-family: helvetica;\">&nbsp;&nbsp;&nbsp; Por, si mund t\u0451 b\u0451sh krahasime midis Kish\u0451s Ortodokse n\u0451 Shqip\u0451ri dhe nj\u0451 grupi t\u0451 d\u0451nuar edhe nga vet\u0451 Komuniteti p\u0451rkat\u0451s? Nd\u0451rkoh\u0451 q\u0451 raportet nd\u0451rfetare dhe institucionale midis komuniteteve fetare jan\u0451 t\u0451 shk\u00eblqyera. T\u0451 krahasosh nj\u00eb komunitet t\u0451 t\u0451r\u0451 me nj\u0451 grup dhe madje jasht\u0451 atij komuniteti, \u0451sht\u0451 e padrejt\u0451 si nga ana shkencore, por dhe nga ana shoq\u0451rore dhe krijon premisa p\u0451r nj\u0451 p\u0451r\u00e7arje n\u0451 kohezionin shoq\u0451ror dhe ekspozon rrezikun e bashk\u0451jetes\u0451s fetare dhe shoq\u0451rore. Kjo form\u0451 e t\u0451 menduarit dhe t\u0451 shprehurit e z. Klosi, e paarsyetuar dhe q\u0451 mb\u00ebshtetet nga z. Xhufi, \u0451sht\u0451 nj\u0451 propagand\u0451 e tipit t\u0451 sistemit komunist. K\u00ebrkon me patjet\u00ebr t\u00eb p\u00ebrziej\u00eb Kish\u00ebn me aktivitete politike t\u00eb brendshme apo t\u00eb jashtme. P\u00ebrpiqet t\u00eb p\u0451rziej\u0451 problematika t\u00eb ndryshme t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb me fqinj\u00ebt, duke aluduar p\u00ebr Kish\u00ebn Ortodokse si pjes\u00eb \u201ce inskenimeve\u201d t\u00eb tensionimit dhe p\u0451r\u00e7arjes. Aluzione sipas fantazis\u00eb s\u00eb tyre \u201cprovokojn\u0451 r\u00ebnd\u00eb\u201d, duke p\u00ebrdorur nj\u00eb gjuh\u00eb tipike sektare p\u00ebr shpallje armiq\u00ebsore t\u00eb Ortodoksis\u0451 n\u0451 Shqip\u0451ri si rrezikun m\u0451 t\u0451 madh sot, ashtu si et\u00ebrit e tyre dje. Madje edhe pse \u00ebsht\u00eb sqaruar qartazi pozicioni i Kish\u00ebs, p\u00ebrs\u00ebri tentativat p\u00ebr etiketime, akuza dhe madje kriminalizim t\u00eb komunitetit ortodoks nuk mungojn\u00eb. Por, p\u0451r t\u0451 gjitha k\u0451to na lindin disa pyetje. Kur Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqip\u0451ris\u0451 ka nxitur njer\u0451z, familje, gra dhe f\u0451mij\u0451 t\u0451 largohen nga ky vend p\u0451r ndonj\u0451 \u201cluft\u0451 t\u0451 shenjt\u0451\u201d? Kur Kisha Ortodokse ka nxitur apo rekrutuar persona, familje etj, n\u0451p\u0451r vise luft\u00ebrash n\u0451 zona t\u0451 nxehta t\u0451 konflikteve? Gjithashtu, t\u0451 p\u0451rzieni KOASH-in me doktrina politike q\u0451 nuk kan\u0451 asgj\u0451 t\u0451 p\u0451rbashk\u0451t me t\u0451, \u0451sht\u0451 nj\u0451 mendim sa emocional, po aq dhe i pakultivuar, konfuz e \u00e7orodit\u00ebs. P\u0451r t\u0451 ngritur vlerat e neootomanizmit dhe kjo \u0451sht\u0451 e drejta e tij, por ta justifikosh at\u0451 duke hedhur balt\u0451 mbi Kish\u0451n Ortodokse \u0451sht\u0451 sa e padrejt\u0451, po aq dhe keqdash\u0451se dhe me pasoja t\u00eb r\u00ebnda jo vet\u00ebm p\u00ebr Kish\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000; font-size: 12pt; font-family: helvetica;\">&nbsp;&nbsp;&nbsp; Mosreagimi i Kish\u0451s Ortodokse Autoqefale t\u0451 Shqip\u0451ris\u0451 do t\u0451 vinte n\u0451 dyshim integritetin p\u0451rball\u00eb besimtar\u0451ve, por edhe p\u0451rball\u00eb gjith\u0451 qytetar\u0451ve, duke krijuar insinuata p\u0451r veprime q\u0451 bien ndesh me vet\u0451 thelbin e saj dhe me vlerat e toleranc\u0451s.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000; font-size: 12pt; font-family: helvetica;\">&nbsp;&nbsp;&nbsp; Z. Xhufi p\u0451rs\u0451rit vetveten duke mohuar legjitimitetin e Kryepeshkopit t\u0451 saj, duke na folur p\u0451r shkelje t\u0451 kanoneve dhe t\u0451 statuteve, por pa na p\u00ebrmendur asnj\u0451 kanon si dhe statut\u00eb konkrete. Kjo nuk \u0451sht\u0451 tjet\u0451r ve\u00e7se nj\u0451 spekulim kur nuk referon argumente t\u00eb bazuara. A tregon kjo p\u0451rputhshm\u0451ri me shkenc\u0451n e historis\u0451?<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000; font-size: 12pt; font-family: helvetica;\">&nbsp;&nbsp;&nbsp; Duam t\u0451 sqarojm\u0451 opinionin publik se rifitimi i liris\u0451 fetare e gjeti Komunitetin Ortodoks pa nj\u0451 peshkop dhe n\u0451 k\u0451t\u0451 m\u0451nyr\u0451 e kishte t\u00eb pamundur ringritjen e strukturave dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kanonike e t\u00eb barabart\u00eb me kishat e tjera simotra. Kjo situat\u00eb e krijuar k\u00ebrkonte q\u00eb t\u00eb gjendej zgjidhje, e cila t\u00eb ruante parimet kishtare, kanonet e saj, t\u00eb cilat p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb kushtetut\u00ebn e pakontestueshme p\u00ebr t\u00eb gjitha Kishat Orthodokse. Parimi themelor i Kish\u00ebs Orthodokse \u00ebsht\u00eb se: \u201cNuk ekziston kish\u00eb pa episkop\u201d (Sh\u00ebn Ignati, shek.I-II, Sh\u00ebn Qipriani, shek.III, \u201cDe ecclesiae unitate\u201d p\u00ebrcakton unitetin e kish\u00ebs n\u00eb personin e episkopit, \u201cku \u00ebsht\u00eb episkopi, atje dhe Kisha\u201detj). Klerik\u00ebt e mbetur nga persekutimi i eg\u00ebr ateist dhe laik\u00ebt e devotsh\u00ebm me njohuri kishtare, duke kuptuar situat\u00ebn e krijuar nga mungesa e nj\u00eb peshkopi, por edhe munges\u00ebs s\u00eb nj\u00eb kandidati p\u0451r t\u0451 marr\u0451 p\u0451rsip\u0451r ringritjen e Kish\u0451s sipas kanoneve kishtare dhe sipas tradit\u00ebs ortodokse, iu drejtuan Patriarkan\u00ebs Ekumenike. Kjo k\u00ebrkes\u00eb vinte jo vet\u00ebm si pasoj\u00eb e munges\u00ebs s\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebr peshkop, por edhe nga pamund\u00ebsia p\u00ebr dor\u00ebzimin e nj\u00eb peshkopi, pasi sipas kanoneve t\u00eb kish\u00ebs, \u201cdor\u00ebzimi i nj\u00eb episkopi duhet t\u00eb b\u00ebhet t\u00eb pakt\u00ebn me pjes\u00ebmarrjen e dy episkop\u00ebve kanonik\u00eb\u201d (Kanoni I i Apostujve). Patriarkana Ekumenike me respekt dhe ndjeshm\u00ebri t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr realitetin n\u00eb Shqip\u00ebri ofroi zgjidhje konkrete. M\u00eb 24 Qershor 1992, Sinodi i Patriarkan\u00ebs Ekumenike me unanimitet zgjodhi Fortlumturin\u00eb e tij, Anastasin, vendim me Nr. Prot. 938. Zgjedhja e tij n\u00eb unanimitet plot\u00ebsoi kushtin e kanoneve t\u00eb shenjta (Kanoni IV i Sinodit I Ekumeni, Kanoni III i Sinodit t\u00eb VII Ekumenik) p\u0451r ekzistenc\u0451n e nj\u0451 kishe.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000; font-size: 12pt; font-family: helvetica;\">&nbsp;&nbsp;&nbsp; Padyshim q\u0451 ortodoks\u0451t n\u0451 Shqip\u0451ri do t\u0451 kishin dashur nj\u0451 qytetar t\u0451 saj. Por edhe pas p\u0451rpjekjeve p\u0451r t\u0451 gjetur nga diaspora shqiptare ndonj\u0451 kandidat t\u00eb mundsh\u0451m (kujtojm\u0451 se sipas kanoneve t\u0451 Sinodeve Ekumenike, kryepeshkop\u0451t dhe peshkop\u0451t zgjidhen vet\u0451m nga radh\u0451t e klerit t\u0451 pamartuar), askush nuk merrte p\u0451rsip\u0451r nj\u0451 vep\u0451r t\u0451 till\u0451 Kryqi.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000; font-size: 12pt; font-family: helvetica;\">&nbsp;&nbsp;&nbsp; Kujtojm\u0451 se Prof. Dr. Anastas Janullatos deri para ardhjes n\u0451 Shqip\u0451ri, ndodhej n\u0451 Afrik\u0451n Lindore si peshkop aktiv i ngritjes s\u0451 Kishave Orthodokse t\u0451 Kenias, Ugand\u0451s dhe Tanzanis\u0451, ishte i njohur dhe i pranuar nga t\u0451 gjitha kishat ortodokse dhe jo vet\u0451m. Si rrjedhim, zgjedhja e tij nuk kishte t\u0451 b\u0451nte aspak me kritere nacionaliste, por si personi m\u0451 i p\u00ebrshtatsh\u00ebm nga bota ortodokse q\u0451 kishte eksperienc\u0451n e duhur n\u0451 misionet apostolike dhe n\u0451 formimin e kishave t\u0451 reja.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000; font-size: 12pt; font-family: helvetica;\">&nbsp;&nbsp;&nbsp; Miratimi unanim prej Sinodit t\u00eb Patriarkan\u00ebs Ekumenike dhe ratifikimi i marr\u00ebveshjes midis shtetit dhe Kish\u0451s Orthodokse (ligji, nr.10057) sipas Kushtetut\u00ebs, jan\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb qarta t\u00eb legjitimitetit t\u00eb tij. Gjithashtu, zgjedhjen e nj\u0451 Kryepeshkopi kanonik e tregojn\u0451 letrat paq\u0451sore q\u0451 shk\u00ebmbehen midis Kishave Ortodokse t\u0451 bot\u0451s, t\u0451 cilat njoh\u0451n menj\u0451her\u0451 Kryepeshkopin e zgjedhur unanimisht t\u0451 KOASH-it. Paskan gabuar gjith\u00eb institucionet kishtare n\u0451 mbar\u0451 bot\u0451n dhe primat\u00ebt e Kishave Orthodokse Autoqefale me konfirmimin e zgjedhjes s\u00eb Kryepeshkopit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb!? Vet\u0451m z. Xhufi ka t\u0451 drejt\u0451!? Kjo do t\u0451 thot\u0451 t\u0451 fyesh inteligjenc\u0451n e t\u0451 krishter\u0451ve n\u0451 Shqip\u0451ri dhe n\u0451 mbar\u0451 bot\u0451n. T\u0451 v\u0451sh n\u0451 pik\u0451pyetje legjitimitetin e institucioneve q\u0451 zgjodh\u0451n dhe ato q\u0451 aprovuan legjitimitetin e tij pa asnj\u0451 argument, nuk \u0451sht\u0451 ve\u00e7se nj\u0451 marr\u0451zi. Mund t\u0451 konsiderohej ilegjitime, por vet\u0451m n\u0451 baz\u0451 t\u0451 legjislacionit t\u0451 sistemit komunist q\u0451 ju ndoshta keni nostalgji.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000; font-size: 12pt; font-family: helvetica;\">&nbsp;&nbsp;&nbsp; Procesi i ringjalljes s\u0451 KOASH-s\u00eb kishte nevoj\u0451 t\u0451 domosdoshme plot\u00ebsimin organizativ t\u0451 saj, kryepeshkopi dhe peshkop\u0451t-Sinodi i Shenjt\u0451- atribute t\u0451 pandara t\u00eb \u00e7do Kishe Ortodokse Autoqefale.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000; font-size: 12pt; font-family: helvetica;\">&nbsp;&nbsp;&nbsp; Ringritja e saj sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb realitet, q\u00eb \u00ebsht\u00eb i vler\u00ebsuar jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, por nga e gjith\u00eb bota orthodokse, kishat e krishtera brenda dhe jasht\u00eb vendit, si dhe nga institucionet m\u00eb t\u00eb larta laike europiane dhe bot\u00ebrore.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000; font-size: 12pt; font-family: helvetica;\">&nbsp;&nbsp;&nbsp; Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqip\u0451ris\u0451 \u0451sht\u0451 nj\u0451 institucion i pavarur sipas Kanoneve t\u0451 Shenjta dhe drejtohet nga Sinodi i Shenjt\u00eb si organi m\u00eb i lart\u00eb, an\u00ebtar\u00ebt e t\u0451 cilit p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb themeluan at\u0451 n\u00eb vitin 1998 dhe sot p\u00ebrb\u00ebhet nga tet\u00eb peshkop\u00eb. Kryepeshkopi q\u0451 n\u0451 fillim i dha nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe shkollimit t\u00eb klerit n\u00eb Shqip\u00ebri duke themeluar Akademin\u00eb Teologjike \u201cNgjallja e Krishtit\u201d n\u00eb Sh. Vlash, Durr\u00ebs, q\u00eb n\u00eb vitin 1992. N\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion arsimor t\u00eb lart\u00eb fetar n\u00eb Shqip\u00ebri, jan\u00eb formuar teologjikisht, moralisht dhe shpirt\u00ebrisht t\u00eb gjith\u00eb kuadrot e saj duke p\u00ebrmir\u00ebsuar vazhdimisht nivelin dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimin e saj (150 klerik\u0451, t\u0451 gjith\u0451 n\u0451nshtetas t\u0451 Republik\u0451s s\u0451 Shqip\u0451ris\u0451). Q\u0451llimi i k\u0451tij institucioni q\u0451 prej fillimit ishte p\u0451rgatitja e kuadrove brenda vendit p\u0451r t\u0451 kultivuar ndjenj\u0451n e respektit p\u0451r fen\u0451 dhe p\u0451r kombin dhe k\u0451t\u0451 e shpreh me kremtimet e saj n\u0451 festat komb\u0451tare duke vler\u0451suar sakrificat e martir\u0451ve t\u0451 saj p\u0451r fe dhe p\u0451r atdhe dhe duke theksuar ruajtjen e unitetit brenda saj dhe shoq\u00ebris\u0451.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000; font-size: 12pt; font-family: helvetica;\">&nbsp;&nbsp;&nbsp; Ajo ushtron rolin e saj n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn e vitit 1998 dhe si\u00e7 p\u00ebrcaktohet nga marr\u00ebveshja midis Shtetit dhe Kish\u00ebs Orthodokse (ligji, nr.10057), q\u0451 cituam m\u0451 lart, pavar\u00ebsisht shantazheve nga qarqe, apo individ\u00eb t\u00eb caktuar. T\u0451 gjitha komunitetet fetare n\u0451 Shqip\u0451ri njohin dhe kan\u0451 marr\u0451dh\u0451nie me Kish\u0451n Ortodokse n\u0451 Shqip\u0451ri, udh\u0451hequr prej Fortlumturis\u0451 s\u0451 Tij Anastasit, q\u0451 g\u0451zon respektin e tyre.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000; font-size: 12pt; font-family: helvetica;\">&nbsp;&nbsp;&nbsp; Gjithashtu Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqip\u0451ris\u0451 \u0451sht\u0451 an\u00ebtare me t\u00eb drejta t\u00eb plota n\u00eb organizmat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm nd\u00ebrkristian\u00eb dhe nd\u00ebrfetar\u00eb n\u00eb bot\u00eb, an\u00ebtare e K\u00ebshillit Europian t\u00eb Kishave &#8211; CEC, (q\u00eb nga viti 1992, nj\u00eb organiz\u00ebm ku Kryepeshkopi ofroi sh\u00ebrbimin e tij si z\u00ebvend\u00ebs-president 2003-2009); an\u00ebtare e K\u00ebshillit Bot\u00ebror t\u00eb Kishave -WCC, (q\u00eb nga viti 1994 dhe vet\u00eb primati i KOASH-it ishte nj\u00eb nd\u00ebr president\u00ebt e tij, 2006-2013).<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000; font-size: 12pt; font-family: helvetica;\">&nbsp;&nbsp;&nbsp; Kisha Ortodokse n\u0451 Shqip\u0451ri, duke zhvilluar m\u0451 tej respektin e nd\u0451rsjellt\u0451 t\u0451 bashk\u00ebpunimit reciprok n\u0451 ecurin\u0451 paq\u0451sore dhe n\u0451 progresin e vendit, ka luajtur nj\u0451 rol edhe n\u0451 krijimin e K\u0451shillit Nd\u0451rfetar t\u0451 Shqip\u0451ris\u0451 (Shkurt 2007), i mb\u00ebshtetur dhe nga World Conference of Religions for Peace \u2013 WCRP -, (Kryepeshkopi Anastas \u0451sht\u0451 president nderi p\u0451r dy mandate radhazi), duke promovuar bashkekzistenc\u0451n fetare n\u0451 organizmin m\u0451 t\u0451 fuqish\u0451m nd\u0451rfetar n\u0451 bot\u0451.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000; font-size: 12pt; font-family: helvetica;\">&nbsp;&nbsp;&nbsp; Kontributi n\u0451 organizmat e ndrysh\u0451m i ka rritur reputacionin KOASH-it, por edhe ka prezantuar imazhin e Shqip\u0451ris\u0451, duke p\u00ebrcjell\u0451 nj\u0451 imazh pozitiv t\u0451 Shqip\u0451ris\u0451 n\u0451 aren\u0451n nd\u0451rkomb\u0451tare, duke lart\u0451suar dinjitetin e saj pas dekadave t\u0451 t\u0451ra izolimi prej regjimit. Pjes\u0451marrja e saj n\u0451 organizmat dhe aktivitetet nd\u0451rkomb\u0451tare \u0451sht\u0451 shprehje e qart\u0451 se integrimi i vendit dhe shoq\u0451ris\u0451 shqiptare nuk kufizohet n\u0451 nj\u0451 shtet t\u0451 ve\u00e7ant\u0451.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000; font-size: 12pt; font-family: helvetica;\">&nbsp;&nbsp;&nbsp; Vepra e Kryepeshkopit Anastas dhe e Kish\u0451s Ortodokse \u0451sht\u0451 e pranueshme gjer\u0451sisht. P\u0451r kontributin e tij dhe sh\u0451rbimet e ndryshme si brenda vendit, ashtu edhe n\u0451 rajonin e Ballkanit e m\u0451 gjer\u0451, dhe \u0451sht\u0451 vler\u0451suar me shum\u0451 \u00e7mime. Kujtojm\u0451 \u00e7mimin, dh\u0451n\u0451 nga ish-presidenti i Republik\u0451s, z.Bamir Topi dhe \u00e7mimin \u201cPro Humanitate\u201d nga fondacioni \u00abPro Europa\u00bb p\u0451r vitin 2001 p\u0451r kontributin e paqes n\u0451 rajonin e Ballkanit. Mrekullia e ringritjes s\u0451 saj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt dhe zhurmat e disave tregojn\u00eb se jan\u00eb n\u00eb grahmat e fundit p\u00ebrp\u00eblit\u00ebse t\u0451 hijes mortale t\u00eb ideologjis\u00eb q\u0451 i formoi. Kjo mrekulli nuk mund t\u00eb venitet nga legjenda urbane, shkrime tendencioze, fantazi dhe fobi sipas stilit dhe tipit komunist, q\u00eb shpikte armiq kudo dhe ngado duke bunkerizuar vendin dhe mendjet.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000; font-size: 12pt; font-family: helvetica;\"><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp; Dhimit\u0451r Qosja &amp; Thoma \u00c7om\u00ebni<br \/>&nbsp;&nbsp;&nbsp; pedagog\u0451 n\u00eb Akademin\u00eb Teologjike \u201cNgjallja e Krishtit\u201d, Sh\u00ebn Vlash, Durr\u00ebs.<\/strong><\/span><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp;&nbsp; Botuar n\u00eb gazet\u00ebn &#8220;Mapo&#8221;, 16 prill 2014 &nbsp; &nbsp;&nbsp; Sa her\u0451 q\u0451 t\u0451 krishter\u0451t ortodoks\u0451 p\u0451rgatiten t\u0451 kremtojn\u0451 ngjarje t\u0451 shenjta t\u0451 besimit t\u0451 tyre, persona t\u0451 ndrysh\u0451m guxojn\u0451 t\u0451 helmojn\u0451 mendjet me dezinformimet e tyre kundra Kish\u0451s Ortodokse, n\u0451p\u0451rmjet shkrimeve n\u0451 median e shkruar dhe elektronike. Q\u00ebndrimet e tyre ndaj Kish\u0451s Ortodokse Autoqefale t\u0451 Shqip\u0451ris\u0451 (KOASH), shpeshher\u00eb jan\u0451 shoq\u0451ruar, jo vet\u0451m me njohuri<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[108],"tags":[140,153,196,212,203],"class_list":["post-738","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-lajme","tag-140","tag-deklarata-njoftime-zyrtare-d75","tag-tirane","tag-lajme-d27","tag-pergjigje-ndaj-akuzave"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Kisha Ortodokse nuk mund t\u0451 p\u0451rdoret p\u0451r t\u0451 justifikuar ideologjit\u0451 e epokave - Kund\u00ebrp\u00ebrgjigje z. P\u00ebllumb Xhufit. (16 Prill 2014) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2014\/04\/18\/kisha-ortodokse-nuk-mund-t-p-rdoret-p-r-t-justifikuar-ideologjit-e-epokave-kunderpergjigje-z-pellumb-xhufit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Kisha Ortodokse nuk mund t\u0451 p\u0451rdoret p\u0451r t\u0451 justifikuar ideologjit\u0451 e epokave - Kund\u00ebrp\u00ebrgjigje z. P\u00ebllumb Xhufit. (16 Prill 2014) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"&nbsp;&nbsp; Botuar n\u00eb gazet\u00ebn &#8220;Mapo&#8221;, 16 prill 2014 &nbsp; &nbsp;&nbsp; Sa her\u0451 q\u0451 t\u0451 krishter\u0451t ortodoks\u0451 p\u0451rgatiten t\u0451 kremtojn\u0451 ngjarje t\u0451 shenjta t\u0451 besimit t\u0451 tyre, persona t\u0451 ndrysh\u0451m guxojn\u0451 t\u0451 helmojn\u0451 mendjet me dezinformimet e tyre kundra Kish\u0451s Ortodokse, n\u0451p\u0451rmjet shkrimeve n\u0451 median e shkruar dhe elektronike. Q\u00ebndrimet e tyre ndaj Kish\u0451s Ortodokse Autoqefale t\u0451 Shqip\u0451ris\u0451 (KOASH), shpeshher\u00eb jan\u0451 shoq\u0451ruar, jo vet\u0451m me njohuri\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2014\/04\/18\/kisha-ortodokse-nuk-mund-t-p-rdoret-p-r-t-justifikuar-ideologjit-e-epokave-kunderpergjigje-z-pellumb-xhufit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2014-04-18T23:11:51+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2020-04-06T20:05:18+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/LogoLastALb-200.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"172\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Administrator3\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Administrator3\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2014\/04\/18\/kisha-ortodokse-nuk-mund-t-p-rdoret-p-r-t-justifikuar-ideologjit-e-epokave-kunderpergjigje-z-pellumb-xhufit\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2014\/04\/18\/kisha-ortodokse-nuk-mund-t-p-rdoret-p-r-t-justifikuar-ideologjit-e-epokave-kunderpergjigje-z-pellumb-xhufit\/\"},\"author\":{\"name\":\"Administrator3\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/8f81792a8d818674e96c380e1085eb43\"},\"headline\":\"Kisha Ortodokse nuk mund t\u0451 p\u0451rdoret p\u0451r t\u0451 justifikuar ideologjit\u0451 e epokave &#8211; Kund\u00ebrp\u00ebrgjigje z. P\u00ebllumb Xhufit. (16 Prill 2014)\",\"datePublished\":\"2014-04-18T23:11:51+00:00\",\"dateModified\":\"2020-04-06T20:05:18+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2014\/04\/18\/kisha-ortodokse-nuk-mund-t-p-rdoret-p-r-t-justifikuar-ideologjit-e-epokave-kunderpergjigje-z-pellumb-xhufit\/\"},\"wordCount\":2561,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"keywords\":[\"2014\",\"Deklarata - Njoftime Zyrtare\",\"Kryepiskopata Tiran\u00eb\",\"lajme\",\"P\u00ebrgjigje ndaj akuzave\"],\"articleSection\":[\"Lajme\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2014\/04\/18\/kisha-ortodokse-nuk-mund-t-p-rdoret-p-r-t-justifikuar-ideologjit-e-epokave-kunderpergjigje-z-pellumb-xhufit\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2014\/04\/18\/kisha-ortodokse-nuk-mund-t-p-rdoret-p-r-t-justifikuar-ideologjit-e-epokave-kunderpergjigje-z-pellumb-xhufit\/\",\"name\":\"Kisha Ortodokse nuk mund t\u0451 p\u0451rdoret p\u0451r t\u0451 justifikuar ideologjit\u0451 e epokave - Kund\u00ebrp\u00ebrgjigje z. P\u00ebllumb Xhufit. (16 Prill 2014) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"datePublished\":\"2014-04-18T23:11:51+00:00\",\"dateModified\":\"2020-04-06T20:05:18+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2014\/04\/18\/kisha-ortodokse-nuk-mund-t-p-rdoret-p-r-t-justifikuar-ideologjit-e-epokave-kunderpergjigje-z-pellumb-xhufit\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2014\/04\/18\/kisha-ortodokse-nuk-mund-t-p-rdoret-p-r-t-justifikuar-ideologjit-e-epokave-kunderpergjigje-z-pellumb-xhufit\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2014\/04\/18\/kisha-ortodokse-nuk-mund-t-p-rdoret-p-r-t-justifikuar-ideologjit-e-epokave-kunderpergjigje-z-pellumb-xhufit\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kisha Ortodokse nuk mund t\u0451 p\u0451rdoret p\u0451r t\u0451 justifikuar ideologjit\u0451 e epokave &#8211; Kund\u00ebrp\u00ebrgjigje z. P\u00ebllumb Xhufit. (16 Prill 2014)\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/8f81792a8d818674e96c380e1085eb43\",\"name\":\"Administrator3\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/f6b85b21b3f9159ff2c0d0cf50724456629c45a3e9069c9124ecd8a6cb95f6ca?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/f6b85b21b3f9159ff2c0d0cf50724456629c45a3e9069c9124ecd8a6cb95f6ca?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/f6b85b21b3f9159ff2c0d0cf50724456629c45a3e9069c9124ecd8a6cb95f6ca?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Administrator3\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kisha Ortodokse nuk mund t\u0451 p\u0451rdoret p\u0451r t\u0451 justifikuar ideologjit\u0451 e epokave - Kund\u00ebrp\u00ebrgjigje z. P\u00ebllumb Xhufit. (16 Prill 2014) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2014\/04\/18\/kisha-ortodokse-nuk-mund-t-p-rdoret-p-r-t-justifikuar-ideologjit-e-epokave-kunderpergjigje-z-pellumb-xhufit\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Kisha Ortodokse nuk mund t\u0451 p\u0451rdoret p\u0451r t\u0451 justifikuar ideologjit\u0451 e epokave - Kund\u00ebrp\u00ebrgjigje z. P\u00ebllumb Xhufit. (16 Prill 2014) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"&nbsp;&nbsp; Botuar n\u00eb gazet\u00ebn &#8220;Mapo&#8221;, 16 prill 2014 &nbsp; &nbsp;&nbsp; Sa her\u0451 q\u0451 t\u0451 krishter\u0451t ortodoks\u0451 p\u0451rgatiten t\u0451 kremtojn\u0451 ngjarje t\u0451 shenjta t\u0451 besimit t\u0451 tyre, persona t\u0451 ndrysh\u0451m guxojn\u0451 t\u0451 helmojn\u0451 mendjet me dezinformimet e tyre kundra Kish\u0451s Ortodokse, n\u0451p\u0451rmjet shkrimeve n\u0451 median e shkruar dhe elektronike. Q\u00ebndrimet e tyre ndaj Kish\u0451s Ortodokse Autoqefale t\u0451 Shqip\u0451ris\u0451 (KOASH), shpeshher\u00eb jan\u0451 shoq\u0451ruar, jo vet\u0451m me njohuri","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2014\/04\/18\/kisha-ortodokse-nuk-mund-t-p-rdoret-p-r-t-justifikuar-ideologjit-e-epokave-kunderpergjigje-z-pellumb-xhufit\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2014-04-18T23:11:51+00:00","article_modified_time":"2020-04-06T20:05:18+00:00","og_image":[{"width":200,"height":172,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/LogoLastALb-200.png","type":"image\/png"}],"author":"Administrator3","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"Administrator3","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2014\/04\/18\/kisha-ortodokse-nuk-mund-t-p-rdoret-p-r-t-justifikuar-ideologjit-e-epokave-kunderpergjigje-z-pellumb-xhufit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2014\/04\/18\/kisha-ortodokse-nuk-mund-t-p-rdoret-p-r-t-justifikuar-ideologjit-e-epokave-kunderpergjigje-z-pellumb-xhufit\/"},"author":{"name":"Administrator3","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/8f81792a8d818674e96c380e1085eb43"},"headline":"Kisha Ortodokse nuk mund t\u0451 p\u0451rdoret p\u0451r t\u0451 justifikuar ideologjit\u0451 e epokave &#8211; Kund\u00ebrp\u00ebrgjigje z. P\u00ebllumb Xhufit. (16 Prill 2014)","datePublished":"2014-04-18T23:11:51+00:00","dateModified":"2020-04-06T20:05:18+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2014\/04\/18\/kisha-ortodokse-nuk-mund-t-p-rdoret-p-r-t-justifikuar-ideologjit-e-epokave-kunderpergjigje-z-pellumb-xhufit\/"},"wordCount":2561,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"keywords":["2014","Deklarata - Njoftime Zyrtare","Kryepiskopata Tiran\u00eb","lajme","P\u00ebrgjigje ndaj akuzave"],"articleSection":["Lajme"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2014\/04\/18\/kisha-ortodokse-nuk-mund-t-p-rdoret-p-r-t-justifikuar-ideologjit-e-epokave-kunderpergjigje-z-pellumb-xhufit\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2014\/04\/18\/kisha-ortodokse-nuk-mund-t-p-rdoret-p-r-t-justifikuar-ideologjit-e-epokave-kunderpergjigje-z-pellumb-xhufit\/","name":"Kisha Ortodokse nuk mund t\u0451 p\u0451rdoret p\u0451r t\u0451 justifikuar ideologjit\u0451 e epokave - Kund\u00ebrp\u00ebrgjigje z. P\u00ebllumb Xhufit. (16 Prill 2014) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"datePublished":"2014-04-18T23:11:51+00:00","dateModified":"2020-04-06T20:05:18+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2014\/04\/18\/kisha-ortodokse-nuk-mund-t-p-rdoret-p-r-t-justifikuar-ideologjit-e-epokave-kunderpergjigje-z-pellumb-xhufit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2014\/04\/18\/kisha-ortodokse-nuk-mund-t-p-rdoret-p-r-t-justifikuar-ideologjit-e-epokave-kunderpergjigje-z-pellumb-xhufit\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2014\/04\/18\/kisha-ortodokse-nuk-mund-t-p-rdoret-p-r-t-justifikuar-ideologjit-e-epokave-kunderpergjigje-z-pellumb-xhufit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kisha Ortodokse nuk mund t\u0451 p\u0451rdoret p\u0451r t\u0451 justifikuar ideologjit\u0451 e epokave &#8211; Kund\u00ebrp\u00ebrgjigje z. P\u00ebllumb Xhufit. (16 Prill 2014)"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/8f81792a8d818674e96c380e1085eb43","name":"Administrator3","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/f6b85b21b3f9159ff2c0d0cf50724456629c45a3e9069c9124ecd8a6cb95f6ca?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/f6b85b21b3f9159ff2c0d0cf50724456629c45a3e9069c9124ecd8a6cb95f6ca?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/f6b85b21b3f9159ff2c0d0cf50724456629c45a3e9069c9124ecd8a6cb95f6ca?s=96&d=mm&r=g","caption":"Administrator3"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/738","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=738"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/738\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":15108,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/738\/revisions\/15108"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=738"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=738"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=738"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}