{"id":69665,"date":"2026-04-26T14:48:52","date_gmt":"2026-04-26T12:48:52","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=69665"},"modified":"2026-04-28T12:28:41","modified_gmt":"2026-04-28T10:28:41","slug":"e-diela-e-miroprureseve-e-treta-pas-pashkes-nga-fortlumturia-e-tij-joani-skiti-i-grave-miroprurese-shen-vlash-durres-26-04-2026-tekst","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/04\/26\/e-diela-e-miroprureseve-e-treta-pas-pashkes-nga-fortlumturia-e-tij-joani-skiti-i-grave-miroprurese-shen-vlash-durres-26-04-2026-tekst\/","title":{"rendered":"E Diela e Miroprur\u00ebseve, E Treta pas Pashk\u00ebs, nga Fortlumturia e Tij, Joani, Skiti i Grave Miroprur\u00ebse Sh\u00ebn Vlash, Durr\u00ebs 26.04.2026 (Tekst)"},"content":{"rendered":"<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>Predikim nga Fortlumturia e Tij, Joani<\/strong><br \/>\n<strong>E Diela e Miroprur\u00ebseve (E Treta pas Pashk\u00ebs)<\/strong><br \/>\n<strong>Skiti i Grave Miroprur\u00ebse<\/strong><br \/>\n<strong>Sh\u00ebn Vlash, Durr\u00ebs<\/strong><br \/>\n<strong>26 prill 2026<\/strong><\/h4>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\nT\u00eb Dielat pas Pashk\u00ebs jan\u00eb t\u00eb diela t\u00eb g\u00ebzuara. Jo vet\u00ebm t\u00eb g\u00ebzuara se kan\u00eb nj\u00eb frym\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb mir\u00eb, por ato na ndihmojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar edhe m\u00eb mir\u00eb Ngjalljen, sepse edhe nx\u00ebn\u00ebsit e Zotit filluan ta kuptonin dal\u00ebngadal\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Misterin e Ngjalljes. Misteri i Ngjalljes nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t&#8217;u kuptuar nga ana intelektuale, thjesht t\u00eb dish ta shpjegosh, por \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t&#8217;u ndjer\u00eb dhe p\u00ebr t&#8217;u p\u00ebrjetuar. Prandaj dhe Kisha jon\u00eb predikon vazhdimisht q\u00eb k\u00ebto ngjarje duhen p\u00ebrjetuar. Kisha Orthodhokse \u00ebsht\u00eb e mbushur me shum\u00eb sh\u00ebrbesa kaq t\u00eb bukura, t\u00eb cilat kryhen \u00e7do vit, sepse e Ajo e di q\u00eb n\u00ebse nuk e kuptojm\u00eb Ngjalljen me zem\u00ebr dhe n\u00ebse nuk e p\u00ebrjetojm\u00eb n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme, nuk do ta kuptojm\u00eb dot t\u00eb gjith\u00ebn. K\u00ebshtu do t\u00eb kemi nj\u00eb besim shum\u00eb t\u00eb cek\u00ebt, q\u00eb p\u00ebr fatin ton\u00eb t\u00eb keq k\u00ebshtu ndodh shpeshher\u00eb. Njer\u00ebzit e shohin Ngjalljen vet\u00ebm n\u00eb cek\u00ebti, nuk e p\u00ebrjetojn\u00eb at\u00eb. Nuk mund t\u00eb kuptojm\u00eb dot asgj\u00eb, n\u00ebse nuk e p\u00ebrjetojm\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\nSot p\u00ebrkujtojm\u00eb disa gra me kuraj\u00eb, t\u00eb cilat e donin Zotin me nj\u00eb dashuri jasht\u00ebzakonisht t\u00eb madhe, saq\u00eb mund\u00ebn edhe frik\u00ebn e tyre. P\u00ebrkujtojm\u00eb edhe dy shenjtor\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb, Josifin nga Arimathea dhe Nikodhimin, t\u00eb cil\u00ebt pat\u00ebn guximin p\u00ebr t\u00eb varrosur Trupin e Zotit. Josifi ishte an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb, ashtu si edhe Nikodhimi, dhe dinin gjith\u00e7ka q\u00eb kishin kurdisur farisenjt\u00eb p\u00ebr ta d\u00ebnuar dhe p\u00ebr ta vrar\u00eb Zotin. Megjithat\u00eb, ai pati guxim q\u00eb t&#8217;ia k\u00ebrkonte Pilatit Trupin e Zotin, t\u00eb cilin e mb\u00ebshtolli dhe e varrosi. N\u00ebse do ta kuptojm\u00eb situat\u00ebn e asaj kohe, do ta nderojm\u00eb shum\u00eb guximin dhe kuraj\u00ebn e tyre. Jisu Krishti ishte nj\u00eb person q\u00eb ishte d\u00ebnuar me vdekje, qoft\u00eb nga K\u00ebshilli i Judenjve, ashtu dhe nga perandoria romake, nga Pilati guvernator. Ai ishte nj\u00eb i d\u00ebnuar me vdekje dhe ishte nj\u00eb kriminel n\u00eb syt\u00eb e tyre dhe t\u00eb shkoje p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar Trupin e Tij, ishte di\u00e7ka shum\u00eb e rrezikshme. Si n\u00eb koh\u00ebn e diktatur\u00ebs, ata persona q\u00eb jan\u00eb t\u00eb moshuar e din\u00eb k\u00ebt\u00eb, q\u00eb, n\u00ebse dikush ishte i d\u00ebnuar me vdekje n\u00eb at\u00eb koh\u00eb dhe t\u00eb shkoje t\u2019i k\u00ebrkoje trupin, q\u00eb ta varrrosje dhe t\u2019i b\u00ebje t\u00eb gjitha nderet, pa dyshim q\u00eb do t\u00eb arrestoheshe edhe ti. E nj\u00ebjta gj\u00eb ndodhi dhe me Josifin. Judenjt\u00eb e mor\u00ebn dhe e hodh\u00ebn n\u00eb nj\u00eb pus shum\u00eb t\u00eb madh. Tradita e Kish\u00ebs thot\u00eb q\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb mrekullueshme atij iu shfaq Zoti, p\u00ebr t&#8217;i shpjeguar Misterin e Ngjalljes, dhe e nxori nga pusi. Josifi nuk e ndali pun\u00ebn e tij, por meqen\u00ebse kishte par\u00eb Kryq\u00ebzimin dhe kishte p\u00ebrjetuar Ngjalljen, ai vazhdoi t\u00eb predikonte kudo. Ai u b\u00eb predikues dhe p\u00ebrhapi Ungjillin. E nj\u00ebjta gj\u00eb ndodhi edhe me Nikodhimin. Edhe ai pati kuraj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nx\u00ebn\u00ebs i Zotit dhe mori miro p\u00ebr t\u00eb lyer trupin e Zotit. Nikodhimi, i cili ishte an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb, dinte gjith\u00e7ka q\u00eb kishte ndodhur dhe ishte ai q\u00eb dha informacionet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se \u00e7far\u00eb kishin kurdisur judenjt\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb p\u00ebr ta kryq\u00ebzuar Zotin. Edhe Nikodhimi u b\u00eb nj\u00eb nga p\u00ebrhap\u00ebsit e Lajmit m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb Kish\u00ebs, madje t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebs: Ngjalljes s\u00eb Zotit dhe mundjes s\u00eb vdekjes. Por theksi i Ungjillit t\u00eb sot\u00ebm vendoset n\u00eb disa gra t\u00eb guximshme. Kushdo q\u00eb lexon Ungjillin, do t\u00eb shoh\u00eb q\u00eb k\u00ebto gra, gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs q\u00eb Krishti predikonte, ishin n\u00eb periferi, por n\u00eb fund ato u b\u00ebn\u00eb protagoniste. Ato pat\u00ebn guximin q\u00eb shpeshher\u00eb nuk e pat\u00ebn as edhe apostujt, nx\u00ebn\u00ebsit e Tij. Ata t\u00eb gjith\u00eb u larguan dhe u fsheh\u00ebn nga frika, nd\u00ebrsa ato pat\u00ebn guxim. Jo se nuk kishin frik\u00eb, edhe ato kishin frik\u00eb, por dashuria e madhe q\u00eb kishin p\u00ebr Zotin e mundi frik\u00ebn e tyre. T\u00eb kesh kuraj\u00eb, nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb nuk ke frik\u00eb, por q\u00eb ti vazhdon p\u00ebrpara me gjith\u00eb frik\u00ebn q\u00eb ke. Dhe ato shkuan p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar Krishtin e kryq\u00ebzuar, sepse akoma nuk e dinin dhe as nuk e kuptonin Misterin e Ngjalljes. Ato e donin Krishtin p\u00ebr At\u00eb q\u00eb ishte. Shum\u00eb njer\u00ebz i shkonin pas Krishtit kur Ai predikonte n\u00eb sh\u00ebrbes\u00ebn e Tij publike. Disa njer\u00ebz i p\u00eblqenin fjal\u00ebt q\u00eb tregonte ai, paravolit\u00eb dhe gjith\u00e7ka tjet\u00ebr; t\u00eb tjer\u00ebt kishin shpres\u00ebn q\u00eb Ai do t\u00eb ishte Mesia q\u00eb do t\u00eb \u00e7lironte popullin e Izraelit nga tirania romane; t\u00eb tjer\u00eb kishin interesa t\u00eb ndryshme. N\u00eb koh\u00ebn e kryq\u00ebzimit u larguan t\u00eb gjith\u00eb. K\u00ebto gra q\u00ebndruan pran\u00eb kryqit dhe menduan q\u00eb ta mirosnin Trupin e Tij. Meqen\u00ebse Pashka ishte shum\u00eb af\u00ebr dhe Trupi i Tij t\u00eb mos q\u00ebndronte n\u00eb kryq, Josifi k\u00ebrkoi Trupin dhe e vajos\u00ebn me aroma t\u00eb mira, por nuk e kryen t\u00eb gjith\u00eb ceremonin\u00eb sipas ligjit judaik. K\u00ebto gra donin ta b\u00ebnin ceremonin\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe shkuan me guxim her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjes te varri. Varri ishte i hapur. Gjat\u00eb rrug\u00ebs ato po mendonin se kush do t\u00eb na e rrokullis\u00eb gurin, sepse guri ishte shum\u00eb i madh. Et\u00ebrit e Kish\u00ebs kan\u00eb ndalur shum\u00eb te kjo pjes\u00eb. \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb kush do t\u00eb na e rrokullis\u00eb gurin?<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\nGjithsecili nga ne, si pasoj\u00eb e m\u00ebkatit, e ka nj\u00eb gur t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb zem\u00ebr. Rrokullisja e k\u00ebtij guri nuk \u00ebsht\u00eb aq e leht\u00eb. Zemra e njeriut ishte tempulli i Per\u00ebndis\u00eb dhe m\u00ebkati u b\u00eb nj\u00eb varr. Varri \u00ebsht\u00eb i vulosur me gurin e pasioneve tona: zilit\u00eb, m\u00ebrit\u00eb, inatet, krenarit\u00eb boshe, sepse krenaria \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb boshe. Nuk mund t\u00eb ket\u00eb krenari reale, se p\u00ebr \u00e7far\u00eb mund t\u00eb jemi krenar\u00eb? P\u00ebr asgj\u00eb nuk mund t\u00eb jemi krenar\u00eb. Si\u00e7 thot\u00eb Sh\u00ebn Pavli, n\u00ebse do t\u00eb mburrem, do t\u00eb mburrem vet\u00ebm p\u00ebr Krishtin, jo p\u00ebr veten time (1 Kor. 1:31). Dhe k\u00ebto nuk e lejojn\u00eb zemr\u00ebn t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb varr i hapur, q\u00eb t\u00eb shijoj\u00eb Ngjalljen. Shijimi i Ngjalljes \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Kisha dhe Et\u00ebrit e saj kan\u00eb predikuar vazhdimisht, madje shum\u00eb prej tyre thon\u00eb di\u00e7ka shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, t\u00eb cil\u00ebn Sh\u00ebn Nikolla Kavasila e ka p\u00ebrshkruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb akoma edhe m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Ai thot\u00eb: Ato shkuan me miro p\u00ebr ta mirosur Trupin e Zotit, por miroja e v\u00ebrtet\u00eb ishte Krishti, Ai q\u00eb u Ngjall dhe e p\u00ebrhapi miron n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb i besonin Atij. Sepse miro nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm vaji i jasht\u00ebm, miroja e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo shpirt\u00ebrore. Ajo \u00ebsht\u00eb treguese dhe simbol i miros s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Krishti \u00ebsht\u00eb miroja e v\u00ebrtet\u00eb e \u00e7do njeriu. N\u00eb Librin \u201cK\u00ebnga e K\u00ebng\u00ebve\u201d t\u00eb Solomonit p\u00ebr emrin e Zotit thuhet: Emri Yt, o Zot, \u00ebsht\u00eb miro, vajosje; vajosje q\u00eb derdhet vazhdimisht. Pik\u00ebrisht ky \u00ebsht\u00eb Misteri i Ngjalljes kur ne e kuptojm\u00eb q\u00eb Krishti i Ngjallur e ka p\u00ebrhapur k\u00ebt\u00eb miro te \u00e7do njeri q\u00eb pag\u00ebzohet dhe te \u00e7do njeri q\u00eb e ndjek pas At\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb miroja q\u00eb mund t\u00eb shenjt\u00ebroj\u00eb \u00e7do njeri, n\u00ebse ne e rrokullisim gurin q\u00eb na pengon p\u00ebr t&#8217;u pajtuar me Per\u00ebndin\u00eb. Pas m\u00ebkatit, nd\u00ebrmjet njeriut dhe Zotit u vendos nj\u00eb mur shum\u00eb i madh, i cili e izoloi njeriun nga kontakti i thell\u00eb me Per\u00ebndin\u00eb. Krishti e prishi dhe e hapi k\u00ebt\u00eb mur dhe ashtu si varri mbeti bosh, po ashtu i dha mund\u00ebsin\u00eb gjithsecilit nga ne, q\u00eb ta hapim dhe ta mundim at\u00eb. Ne krijojm\u00eb pseudo-vete dhe shpeshher\u00eb e identifikojn\u00eb veten jo me at\u00eb q\u00eb jemi n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. N\u00ebse ne e heqim pseudo-veten, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb zbulojm\u00eb veten ton\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb dhe kuptimi i fjal\u00ebve q\u00eb thot\u00eb Zoti: Kushdo q\u00eb do t\u00eb vij\u00eb pas meje, le ta mohoj\u00eb veten e tij (Mt.16:24). P\u00ebr cil\u00ebn &#8216;vete&#8217; e ka fjal\u00ebn Zoti? Sigurisht, p\u00ebr pseudo-veten. Mbi veten e v\u00ebrtet\u00eb vendosen shum\u00eb shtresa t\u00eb cilat ushqehen nga krenaria, xhelozia, smira, zilia, dhe vazhdimisht nga krenarit\u00eb boshe. K\u00ebto krijojn\u00eb nj\u00eb identitet q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb yni. Sado q\u00eb duket paradoks, pik\u00ebrisht ne mbrojm\u00eb me forc\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe di\u00e7ka q\u00eb realisht nuk jemi ne. Zoti erdhi pik\u00ebrisht p\u00ebr ta hequr k\u00ebt\u00eb guri t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, i cili e mbulon veten ton\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. N\u00ebse do ta heqim k\u00ebt\u00eb, ne do t\u00eb kthehemi te vetja jon\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Si\u00e7 thot\u00eb Paravolia e Djalit Plangprish\u00ebs q\u00eb kur ai u pendua: \u201cErdhi n\u00eb vete\u201d (Lk.15:17). Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ai hoqi dor\u00eb nga pseudo-vetja, nga krenaria dhe nga gjith\u00e7ka tjet\u00ebr q\u00eb mund t\u00eb kishte menduar p\u00ebr veten e tij; dhe u kthye te vetja e v\u00ebrtet\u00eb. Krishti erdhi p\u00ebr t\u00eb na ngjallur shpirt\u00ebrisht, p\u00ebr t\u00eb na dh\u00ebn\u00eb identitetin ton\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, p\u00ebr t\u00eb na dh\u00ebn\u00eb emrin me t\u00eb cilin Per\u00ebndia i ka krijuar njer\u00ebzit dhe jo pseudo-njer\u00ebzit, q\u00eb ne i kemi krijuar vet\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\nGrat\u00eb miroprur\u00ebse jan\u00eb shembull shum\u00eb i madh p\u00ebr gjithsecilin nga ne. Ato u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u00eb b\u00ebnin nj\u00eb akt shum\u00eb t\u00eb guximsh\u00ebm, n\u00eb t\u00eb cilin rrezikohej dhe jeta e tyre. Sot njer\u00ebzve shpeshher\u00eb ju vjen turp p\u00ebr Zotin. Shum\u00eb t\u00eb krishter\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt ndoshta mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb devotsh\u00ebm sipas m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb tyre, kan\u00eb turp ta b\u00ebjn\u00eb kryqin n\u00eb publik ose tek njer\u00ebzit e tjer\u00eb. Zoti thot\u00eb disa fjal\u00eb shum\u00eb t\u00eb drejta dhe madje t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr ne: &#8220;Sepse, kushdo q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb turp p\u00ebr mua dhe p\u00ebr fjal\u00ebt e mia, p\u00ebr t\u00eb do t\u00eb ket\u00eb turp Biri i njeriut kur t\u00eb vij\u00eb n\u00eb lavdin\u00eb e vet dhe t\u00eb Atit e t\u00eb engj\u00ebjve t\u00eb shenjt\u00eb&#8221; Lk. 9:26). Neve na vjen turp p\u00ebr Zotin, p\u00ebrse na vjen turp? Para kujt na vjen turp p\u00ebr Zotin? P\u00ebrpara njer\u00ebzve t\u00eb tjer\u00eb?! Kjo \u00ebsht\u00eb qesharake, madje \u00ebsht\u00eb fyese p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb. Sh\u00ebn Nikolla i Ohrit, nj\u00eb shenjtor i madh thot\u00eb: T\u00eb t\u00eb vij\u00eb turp p\u00ebr Zotin p\u00ebrpara njer\u00ebzve, \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj si t\u00eb t\u00eb vij\u00eb turp p\u00ebrpara derrit p\u00ebr baban\u00eb t\u00ebnd ose p\u00ebrpara dhis\u00eb p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn t\u00ebnde. Neve nuk duhet t\u00eb na vij\u00eb turp p\u00ebr Zotin. Ne duhet t\u00eb jemi t\u00eb lumtur dhe ta quajm\u00eb privilegj shum\u00eb t\u00eb madh q\u00eb kemi mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb shenj\u00ebn e kryqit, ta ndjekim rrug\u00ebn e kryqit dhe ta p\u00ebrhapim Lajmin e Mir\u00eb t\u00eb Krishtit n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn. Ungjill\u00ebzimi \u00ebsht\u00eb privilegj i jasht\u00ebzakonisht i madh, por ai k\u00ebrkon kuraj\u00eb, k\u00ebrkon dashuri. Miroprur\u00ebset i pat\u00ebn t\u00eb dyja k\u00ebto. Kjo m\u00eb kujton vazhdimisht q\u00eb, edhe n\u00eb koh\u00ebn e persekutimit, grat\u00eb ishin pjesa m\u00eb e madhe e atyre q\u00eb e mbajt\u00ebn besimin; gra t\u00eb cilat e donin Zotin dhe e ruajt\u00ebn besimin e tyre, madje duke pasur dhe guximin p\u00ebr ta pohuar at\u00eb q\u00eb shum\u00eb e shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb e kishin mohuar. Vet\u00ebm n\u00ebse e duam Zotin, do ta ndjekim At\u00eb. Nj\u00eb gjysm\u00eb dashuri dhe nj\u00eb gjysm\u00eb besim nuk q\u00ebndron dot, madje e shkat\u00ebrron fen\u00eb. Nj\u00eb gjysm\u00eb fe nuk \u00ebsht\u00eb fe, madje m\u00eb mir\u00eb t\u00eb mos t\u00eb jet\u00eb fare. Prandaj dhe Zoti u thot\u00eb farisenjve q\u00eb kishin gjysm\u00eb fe, q\u00eb m\u00eb shpejt do t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Qiejve grat\u00eb e p\u00ebrdala dhe taksambledh\u00ebsit, sesa ju (Mt. 21:31).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\nN\u00ebse duam ta ndjekim realisht Zotin, duhet ta ndjekim me t\u00eb gjith\u00eb shpirtin ton\u00eb. Dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb nder q\u00eb i b\u00ebjm\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb na sh\u00ebron ne. Duke dashur Zotin, dashuria do t\u00eb na sh\u00ebroj\u00eb dhe do na pastroj\u00eb. Njer\u00ebzit shpeshher\u00eb mendojn\u00eb se po i b\u00ebn\u00eb k\u00ebto gj\u00ebra, Zoti ka nj\u00eb detyrim ndaj tyre. N\u00ebse mjeku t\u00eb jep nj\u00eb ila\u00e7 q\u00eb ti t\u00eb sh\u00ebrohesh, ti nuk po i b\u00ebn nder mjekut ngaq\u00eb po e merr mjekimin. Ti duhet ta fal\u00ebnderosh at\u00eb. E nj\u00ebjta gj\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe me gj\u00ebrat q\u00eb b\u00ebjm\u00eb n\u00eb kish\u00eb, me njer\u00ebzit e tjer\u00eb rrotull nesh, bamir\u00ebsit\u00eb dhe veprat e mira. Ato nuk tregojn\u00eb q\u00eb i japim borxh dikujt, por jan\u00eb nj\u00eb lloj mjekimi p\u00ebr shpirtin ton\u00eb. N\u00ebse nuk kemi dashuri n\u00eb shpirt, jemi ne ata q\u00eb vuajm\u00eb. Njer\u00ebzit krenar\u00eb vuajn\u00eb gjithmon\u00eb. Njer\u00ebzit me smir\u00eb jan\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb vuajtje. Njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb xhelozi, nuk jan\u00eb asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb qet\u00eb. Duke pasur dashuri n\u00eb shpirt, si p\u00ebr Zotin dhe p\u00ebr njer\u00ebzit, do t\u00eb jemi ne ata q\u00eb do t\u00eb jetojm\u00eb n\u00eb paqe. Prandaj dhe shembujt q\u00eb lexojm\u00eb n\u00eb Ungjill jan\u00eb modele p\u00ebr ne. Le t\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u00eb modelohemi sipas k\u00ebtyre njer\u00ebzve, t\u00eb cil\u00ebt dhan\u00eb edhe jet\u00ebn e tyre p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhapur vlerat e Ungjillit dhe p\u00ebr t\u00eb ungjill\u00ebzuar. Pa drit\u00ebn e Ungjillit bota do t\u00eb ishte jasht\u00ebzakonisht akoma dhe m\u00eb e keqe, sepse njer\u00ebzit nganj\u00ebher\u00eb ngat\u00ebrrojn\u00eb di\u00e7ka. Pa dyshim q\u00eb n\u00eb bot\u00eb ka shum\u00eb padrejt\u00ebsi, ka mashtrime, ka vjedhje, luftra, vrasje, dhe gjith\u00e7ka tjet\u00ebr. Por pa drit\u00ebn e Ungjillit do t\u00eb ishte akoma m\u00eb keq, sepse njer\u00ebzit e kan\u00eb nj\u00eb drit\u00eb. N\u00ebse duan ta dri\u00e7ojn\u00eb veten e tyre, le t\u00eb mundohen ta ndezin kandilin e zemr\u00ebs s\u00eb tyre n\u00eb drit\u00ebn e Krishtit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\nDrita e Ngjalljes do t\u00eb na shenjt\u00ebroj\u00eb dhe do t\u00eb na jap\u00eb paqe; jo vet\u00ebm neve, por edhe mij\u00ebra e mij\u00ebra njer\u00ebzve q\u00eb jan\u00eb rrotull nesh. Ky \u00ebsht\u00eb mesazhi i Ungjillit dhe kjo \u00ebsht\u00eb shpresa jon\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb Mesh\u00ebs, kur b\u00ebhet P\u00ebrl\u00ebshimi, pik\u00ebrisht k\u00ebto fjal\u00eb themi: Lavdi m\u00eb Ty, o Krisht Per\u00ebndi, shpresa jon\u00eb, lavdi m\u00eb Ty. Pa k\u00ebt\u00eb shpres\u00eb, bota do t\u00eb ishte akoma n\u00eb err\u00ebsir\u00eb. Zoti e solli drit\u00ebn. K\u00ebt\u00eb drit\u00eb duhet ta p\u00ebrhapim jo vet\u00ebm n\u00eb shpirtin ton\u00eb, por le ta p\u00ebrhapim n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn. Kjo \u00ebsht\u00eb thirrja. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb jemi thirrur n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb. N\u00ebse pag\u00ebzohemi dhe b\u00ebhemi t\u00eb krishter\u00eb, kemi nj\u00eb detyrim p\u00ebr ta p\u00ebrhapur k\u00ebt\u00eb drit\u00eb. Nj\u00eb njeri q\u00eb mendon se e ka marr\u00eb drit\u00ebn dhe nuk e ndan me t\u00eb tjer\u00ebt, ajo drit\u00eb tek ai do pak\u00ebsohet dhe do t\u00eb fiket. Vet\u00ebm duke e ndar\u00eb me t\u00eb tjer\u00ebt, ajo drit\u00eb do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb edhe n\u00eb shpirtin ton\u00eb. Amin.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Predikim nga Fortlumturia e Tij, Joani E Diela e Miroprur\u00ebseve (E Treta pas Pashk\u00ebs) Skiti i Grave Miroprur\u00ebse Sh\u00ebn Vlash, Durr\u00ebs 26 prill 2026 &nbsp; T\u00eb Dielat pas Pashk\u00ebs jan\u00eb t\u00eb diela t\u00eb g\u00ebzuara. Jo vet\u00ebm t\u00eb g\u00ebzuara se kan\u00eb nj\u00eb frym\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb mir\u00eb, por ato na ndihmojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar edhe m\u00eb mir\u00eb Ngjalljen, sepse edhe nx\u00ebn\u00ebsit e Zotit filluan ta kuptonin dal\u00ebngadal\u00eb<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":69666,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[5441,2777],"tags":[5445,2779],"class_list":["post-69665","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-predikime-te-kryepiskopit-joan","category-predikimet-e-se-dieles-festive","tag-predikime-te-kryepiskopit-joan","tag-predikimet-e-se-dieles-festive"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>E Diela e Miroprur\u00ebseve, E Treta pas Pashk\u00ebs, nga Fortlumturia e Tij, Joani, Skiti i Grave Miroprur\u00ebse Sh\u00ebn Vlash, Durr\u00ebs 26.04.2026 (Tekst) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/04\/26\/e-diela-e-miroprureseve-e-treta-pas-pashkes-nga-fortlumturia-e-tij-joani-skiti-i-grave-miroprurese-shen-vlash-durres-26-04-2026-tekst\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"E Diela e Miroprur\u00ebseve, E Treta pas Pashk\u00ebs, nga Fortlumturia e Tij, Joani, Skiti i Grave Miroprur\u00ebse Sh\u00ebn Vlash, Durr\u00ebs 26.04.2026 (Tekst) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Predikim nga Fortlumturia e Tij, Joani E Diela e Miroprur\u00ebseve (E Treta pas Pashk\u00ebs) Skiti i Grave Miroprur\u00ebse Sh\u00ebn Vlash, Durr\u00ebs 26 prill 2026 &nbsp; T\u00eb Dielat pas Pashk\u00ebs jan\u00eb t\u00eb diela t\u00eb g\u00ebzuara. Jo vet\u00ebm t\u00eb g\u00ebzuara se kan\u00eb nj\u00eb frym\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb mir\u00eb, por ato na ndihmojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar edhe m\u00eb mir\u00eb Ngjalljen, sepse edhe nx\u00ebn\u00ebsit e Zotit filluan ta kuptonin dal\u00ebngadal\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/04\/26\/e-diela-e-miroprureseve-e-treta-pas-pashkes-nga-fortlumturia-e-tij-joani-skiti-i-grave-miroprurese-shen-vlash-durres-26-04-2026-tekst\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2026-04-26T12:48:52+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2026-04-28T10:28:41+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/E-Diela-e-Miroprurseve-26.04.2026.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"526\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"678\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"1 minute\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/04\/26\/e-diela-e-miroprureseve-e-treta-pas-pashkes-nga-fortlumturia-e-tij-joani-skiti-i-grave-miroprurese-shen-vlash-durres-26-04-2026-tekst\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/04\/26\/e-diela-e-miroprureseve-e-treta-pas-pashkes-nga-fortlumturia-e-tij-joani-skiti-i-grave-miroprurese-shen-vlash-durres-26-04-2026-tekst\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"E Diela e Miroprur\u00ebseve, E Treta pas Pashk\u00ebs, nga Fortlumturia e Tij, Joani, Skiti i Grave Miroprur\u00ebse Sh\u00ebn Vlash, Durr\u00ebs 26.04.2026 (Tekst)\",\"datePublished\":\"2026-04-26T12:48:52+00:00\",\"dateModified\":\"2026-04-28T10:28:41+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/04\/26\/e-diela-e-miroprureseve-e-treta-pas-pashkes-nga-fortlumturia-e-tij-joani-skiti-i-grave-miroprurese-shen-vlash-durres-26-04-2026-tekst\/\"},\"wordCount\":2662,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/04\/26\/e-diela-e-miroprureseve-e-treta-pas-pashkes-nga-fortlumturia-e-tij-joani-skiti-i-grave-miroprurese-shen-vlash-durres-26-04-2026-tekst\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/E-Diela-e-Miroprurseve-26.04.2026.jpg\",\"keywords\":[\"Predikime t\u00eb Kryepiskopit Joan\",\"Predikimet e se Dieles &amp; Festive\"],\"articleSection\":[\"Predikime t\u00eb Kryepiskopit Joan\",\"Predikimet e se Dieles &amp; Festive\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/04\/26\/e-diela-e-miroprureseve-e-treta-pas-pashkes-nga-fortlumturia-e-tij-joani-skiti-i-grave-miroprurese-shen-vlash-durres-26-04-2026-tekst\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/04\/26\/e-diela-e-miroprureseve-e-treta-pas-pashkes-nga-fortlumturia-e-tij-joani-skiti-i-grave-miroprurese-shen-vlash-durres-26-04-2026-tekst\/\",\"name\":\"E Diela e Miroprur\u00ebseve, E Treta pas Pashk\u00ebs, nga Fortlumturia e Tij, Joani, Skiti i Grave Miroprur\u00ebse Sh\u00ebn Vlash, Durr\u00ebs 26.04.2026 (Tekst) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/04\/26\/e-diela-e-miroprureseve-e-treta-pas-pashkes-nga-fortlumturia-e-tij-joani-skiti-i-grave-miroprurese-shen-vlash-durres-26-04-2026-tekst\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/04\/26\/e-diela-e-miroprureseve-e-treta-pas-pashkes-nga-fortlumturia-e-tij-joani-skiti-i-grave-miroprurese-shen-vlash-durres-26-04-2026-tekst\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/E-Diela-e-Miroprurseve-26.04.2026.jpg\",\"datePublished\":\"2026-04-26T12:48:52+00:00\",\"dateModified\":\"2026-04-28T10:28:41+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/04\/26\/e-diela-e-miroprureseve-e-treta-pas-pashkes-nga-fortlumturia-e-tij-joani-skiti-i-grave-miroprurese-shen-vlash-durres-26-04-2026-tekst\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/04\/26\/e-diela-e-miroprureseve-e-treta-pas-pashkes-nga-fortlumturia-e-tij-joani-skiti-i-grave-miroprurese-shen-vlash-durres-26-04-2026-tekst\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/04\/26\/e-diela-e-miroprureseve-e-treta-pas-pashkes-nga-fortlumturia-e-tij-joani-skiti-i-grave-miroprurese-shen-vlash-durres-26-04-2026-tekst\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/E-Diela-e-Miroprurseve-26.04.2026.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/E-Diela-e-Miroprurseve-26.04.2026.jpg\",\"width\":526,\"height\":678},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/04\/26\/e-diela-e-miroprureseve-e-treta-pas-pashkes-nga-fortlumturia-e-tij-joani-skiti-i-grave-miroprurese-shen-vlash-durres-26-04-2026-tekst\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"E Diela e Miroprur\u00ebseve, E Treta pas Pashk\u00ebs, nga Fortlumturia e Tij, Joani, Skiti i Grave Miroprur\u00ebse Sh\u00ebn Vlash, Durr\u00ebs 26.04.2026 (Tekst)\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"E Diela e Miroprur\u00ebseve, E Treta pas Pashk\u00ebs, nga Fortlumturia e Tij, Joani, Skiti i Grave Miroprur\u00ebse Sh\u00ebn Vlash, Durr\u00ebs 26.04.2026 (Tekst) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/04\/26\/e-diela-e-miroprureseve-e-treta-pas-pashkes-nga-fortlumturia-e-tij-joani-skiti-i-grave-miroprurese-shen-vlash-durres-26-04-2026-tekst\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"E Diela e Miroprur\u00ebseve, E Treta pas Pashk\u00ebs, nga Fortlumturia e Tij, Joani, Skiti i Grave Miroprur\u00ebse Sh\u00ebn Vlash, Durr\u00ebs 26.04.2026 (Tekst) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"Predikim nga Fortlumturia e Tij, Joani E Diela e Miroprur\u00ebseve (E Treta pas Pashk\u00ebs) Skiti i Grave Miroprur\u00ebse Sh\u00ebn Vlash, Durr\u00ebs 26 prill 2026 &nbsp; T\u00eb Dielat pas Pashk\u00ebs jan\u00eb t\u00eb diela t\u00eb g\u00ebzuara. Jo vet\u00ebm t\u00eb g\u00ebzuara se kan\u00eb nj\u00eb frym\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb mir\u00eb, por ato na ndihmojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar edhe m\u00eb mir\u00eb Ngjalljen, sepse edhe nx\u00ebn\u00ebsit e Zotit filluan ta kuptonin dal\u00ebngadal\u00eb","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/04\/26\/e-diela-e-miroprureseve-e-treta-pas-pashkes-nga-fortlumturia-e-tij-joani-skiti-i-grave-miroprurese-shen-vlash-durres-26-04-2026-tekst\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2026-04-26T12:48:52+00:00","article_modified_time":"2026-04-28T10:28:41+00:00","og_image":[{"width":526,"height":678,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/E-Diela-e-Miroprurseve-26.04.2026.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"1 minute"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/04\/26\/e-diela-e-miroprureseve-e-treta-pas-pashkes-nga-fortlumturia-e-tij-joani-skiti-i-grave-miroprurese-shen-vlash-durres-26-04-2026-tekst\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/04\/26\/e-diela-e-miroprureseve-e-treta-pas-pashkes-nga-fortlumturia-e-tij-joani-skiti-i-grave-miroprurese-shen-vlash-durres-26-04-2026-tekst\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"E Diela e Miroprur\u00ebseve, E Treta pas Pashk\u00ebs, nga Fortlumturia e Tij, Joani, Skiti i Grave Miroprur\u00ebse Sh\u00ebn Vlash, Durr\u00ebs 26.04.2026 (Tekst)","datePublished":"2026-04-26T12:48:52+00:00","dateModified":"2026-04-28T10:28:41+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/04\/26\/e-diela-e-miroprureseve-e-treta-pas-pashkes-nga-fortlumturia-e-tij-joani-skiti-i-grave-miroprurese-shen-vlash-durres-26-04-2026-tekst\/"},"wordCount":2662,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/04\/26\/e-diela-e-miroprureseve-e-treta-pas-pashkes-nga-fortlumturia-e-tij-joani-skiti-i-grave-miroprurese-shen-vlash-durres-26-04-2026-tekst\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/E-Diela-e-Miroprurseve-26.04.2026.jpg","keywords":["Predikime t\u00eb Kryepiskopit Joan","Predikimet e se Dieles &amp; Festive"],"articleSection":["Predikime t\u00eb Kryepiskopit Joan","Predikimet e se Dieles &amp; Festive"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/04\/26\/e-diela-e-miroprureseve-e-treta-pas-pashkes-nga-fortlumturia-e-tij-joani-skiti-i-grave-miroprurese-shen-vlash-durres-26-04-2026-tekst\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/04\/26\/e-diela-e-miroprureseve-e-treta-pas-pashkes-nga-fortlumturia-e-tij-joani-skiti-i-grave-miroprurese-shen-vlash-durres-26-04-2026-tekst\/","name":"E Diela e Miroprur\u00ebseve, E Treta pas Pashk\u00ebs, nga Fortlumturia e Tij, Joani, Skiti i Grave Miroprur\u00ebse Sh\u00ebn Vlash, Durr\u00ebs 26.04.2026 (Tekst) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/04\/26\/e-diela-e-miroprureseve-e-treta-pas-pashkes-nga-fortlumturia-e-tij-joani-skiti-i-grave-miroprurese-shen-vlash-durres-26-04-2026-tekst\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/04\/26\/e-diela-e-miroprureseve-e-treta-pas-pashkes-nga-fortlumturia-e-tij-joani-skiti-i-grave-miroprurese-shen-vlash-durres-26-04-2026-tekst\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/E-Diela-e-Miroprurseve-26.04.2026.jpg","datePublished":"2026-04-26T12:48:52+00:00","dateModified":"2026-04-28T10:28:41+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/04\/26\/e-diela-e-miroprureseve-e-treta-pas-pashkes-nga-fortlumturia-e-tij-joani-skiti-i-grave-miroprurese-shen-vlash-durres-26-04-2026-tekst\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/04\/26\/e-diela-e-miroprureseve-e-treta-pas-pashkes-nga-fortlumturia-e-tij-joani-skiti-i-grave-miroprurese-shen-vlash-durres-26-04-2026-tekst\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/04\/26\/e-diela-e-miroprureseve-e-treta-pas-pashkes-nga-fortlumturia-e-tij-joani-skiti-i-grave-miroprurese-shen-vlash-durres-26-04-2026-tekst\/#primaryimage","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/E-Diela-e-Miroprurseve-26.04.2026.jpg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/E-Diela-e-Miroprurseve-26.04.2026.jpg","width":526,"height":678},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/04\/26\/e-diela-e-miroprureseve-e-treta-pas-pashkes-nga-fortlumturia-e-tij-joani-skiti-i-grave-miroprurese-shen-vlash-durres-26-04-2026-tekst\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"E Diela e Miroprur\u00ebseve, E Treta pas Pashk\u00ebs, nga Fortlumturia e Tij, Joani, Skiti i Grave Miroprur\u00ebse Sh\u00ebn Vlash, Durr\u00ebs 26.04.2026 (Tekst)"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69665","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=69665"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69665\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":69667,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69665\/revisions\/69667"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69666"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=69665"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=69665"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=69665"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}