{"id":69603,"date":"2026-04-05T15:41:20","date_gmt":"2026-04-05T13:41:20","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=69603"},"modified":"2026-04-11T13:07:23","modified_gmt":"2026-04-11T11:07:23","slug":"predikim-nga-fortlumturia-e-tij-joani-kryepiskopi-i-tiranes-durresit-dhe-i-gjithe-shqiperise-katedralja-ngjallja-e-krishtit-tirane-5-prill-2026-tekst-video","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/04\/05\/predikim-nga-fortlumturia-e-tij-joani-kryepiskopi-i-tiranes-durresit-dhe-i-gjithe-shqiperise-katedralja-ngjallja-e-krishtit-tirane-5-prill-2026-tekst-video\/","title":{"rendered":"Predikim nga Fortlumturia e Tij, Joani Kryepiskopi i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe i Gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Katedralja \u201cNgjallja e Krishtit\u201d Tiran\u00eb, 5 prill 2026 (Tekst &#038; Video)"},"content":{"rendered":"<div class=\"xdj266r x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs x126k92a\">\n<h4 dir=\"auto\" style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"Predikim_nga_Fortlumturia_e_Tij_Joani\"><\/span><strong>Predikim nga Fortlumturia e Tij, Joani<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<h4 dir=\"auto\" style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"Kryepiskopi_i_Tiranes_Durresit_dhe_i_Gjithe_Shqiperise\"><\/span><strong>Kryepiskopi i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe i Gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<h4 dir=\"auto\" style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"Katedralja_%E2%80%9CNgjallja_e_Krishtit%E2%80%9D\"><\/span><strong>Katedralja \u201cNgjallja e Krishtit\u201d<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<h4 dir=\"auto\" style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"Tirane_5_prill_2026\"><\/span><strong>Tiran\u00eb, 5 prill 2026<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\" style=\"text-align: justify;\">\n<div dir=\"auto\">N\u00eb kuptimin m\u00eb strikt, Kreshma e 40 dit\u00ebve p\u00ebrfundoi t\u00eb premten n\u00eb dark\u00eb. M\u00eb pas kemi dy dit\u00eb festive p\u00ebr t\u00eb filluar Jav\u00ebn e Madhe, ku kreshmimi b\u00ebhet akoma m\u00eb i fort\u00eb dhe p\u00ebrqendrimi shpirt\u00ebror \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb intensiv. Po p\u00ebrse Kisha i ka vendosur pik\u00ebrisht p\u00ebrpara fillimit t\u00eb Jav\u00ebs s\u00eb Madhe, ku kemi p\u00ebsimin e Zotit, Kryq\u00ebzimin dhe n\u00eb fund Ngjalljen, k\u00ebto dy dit\u00eb festive?<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\" style=\"text-align: justify;\">\n<div dir=\"auto\">Kuptimi i tyre ka shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi. E para \u00ebsht\u00eb e shtuna e Llazarit, e cila \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb dhe nj\u00eb fest\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb Kish\u00ebn ton\u00eb, sepse n\u00ebp\u00ebrmjet ngjalljes s\u00eb Llazarit, Zoti tregoi fuqin\u00eb e tij mbi vdekjen, si\u00e7 thon\u00eb dhe troparet e Kish\u00ebs. Gjithashtu ishte edhe nj\u00eb profeci n\u00eb veprim, p\u00ebr t\u00eb treguar ngjalljen e vet\u00eb Zotit dhe nj\u00eb shenj\u00eb e ngjalljes s\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb Ardhjen e Dyt\u00eb t\u00eb Jisu Krishtit. Dhe fitorja mbi vdekjen \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fitore jasht\u00ebzakonisht e r\u00ebnd\u00ebsishme, sepse duke mundur vdekjen, Zoti mundi gjith\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb e lig\u00eb. Vdekja \u00ebsht\u00eb armiku m\u00eb i madh i t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzve. \u00c7do njeri e ka frik\u00eb vdekjen. Vet\u00ebm njer\u00ebzit q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Zotin, nuk e kan\u00eb m\u00eb frik\u00eb at\u00eb, sepse te Zoti nuk ka t\u00eb vdekur. Pa dyshim q\u00eb vdekja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb goditje shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb, sepse e ndan personin njer\u00ebzor; ndan shpirtin nga trupi. Si\u00e7 e kemi th\u00ebn\u00eb q\u00eb n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse theksohet q\u00eb nj\u00eb trup pa shpirt \u00ebsht\u00eb kufom\u00eb dhe nj\u00eb shpirt pa trup \u00ebsht\u00eb fantazm\u00eb. Njeriu \u00ebsht\u00eb trup edhe shpirt s\u00eb bashku dhe Ngjallja e Zotit ishte trup edhe shpirt s\u00eb bashku; dhe duke mundur vdekjen, Ai mundi thelbin e t\u00eb keqes son\u00eb, Ai e pastroi njeriun nga helmi i gjarprit. E shtuna e Llazarit mbetet gjithmon\u00eb nj\u00eb e shtun\u00eb shprese, sepse Zoti e mundi vdekjen.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Dita e sotme, q\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn popullore njihet m\u00eb shum\u00eb e Diela e Dafinave, \u00ebsht\u00eb Hyrja triumfale e Zotit n\u00eb Jerusalem. Hyrje triumfale, por jo n\u00eb kuptimin e jasht\u00ebm. Zoti nuk erdhi si\u00e7 hynin n\u00eb at\u00eb koh\u00eb mbret\u00ebrit ose perandor\u00ebt, sidomos pasi kishin korrur nj\u00eb fitore kund\u00ebr armiqve t\u00eb tjer\u00eb kur hynin me kuaj, me qerre, me zhurm\u00eb edhe me nj\u00eb krenari t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Zoti nuk hyri n\u00eb Jerusalem n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb, Ai hyri ndryshe: i hipur mbi nj\u00eb pulisht gomari. Njer\u00ebzit nga entuziazmi i madh, pasi kishin m\u00ebsuar q\u00eb kishte ngjallur Llazarin dhe fama e tij ishte p\u00ebrhapur n\u00eb Jerusalem, e kuptuan q\u00eb Ai ishte Mesia, shp\u00ebtimtari q\u00eb po prisnin. Mesia hebraisht ka kuptimin \u2018i lyeri\u2019. I nj\u00ebjti kuptim \u00ebsht\u00eb edhe n\u00eb p\u00ebrkthimin n\u00eb greqisht Kristos q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb \u2018i lyeri\u2019 nga Per\u00ebndia me vajin e shenjt\u00eb. Ata prisnin nj\u00eb lloj mesie tjet\u00ebr, dik\u00eb q\u00eb do t\u00eb vinte t&#8217;i \u00e7ironte nga zgjedha romane dhe t\u00eb kishte nj\u00eb shpirt luftarak p\u00ebr t&#8217;i mundur romak\u00ebt. Ata nuk e kuptonin q\u00eb mbret\u00ebria e Krishtit nuk ishte e k\u00ebsaj bote, ishte mbret\u00ebri e thell\u00eb shpirt\u00ebrore. Zoti nuk erdhi p\u00ebr t\u00eb ndryshuar bot\u00ebn nga jasht\u00eb, por p\u00ebr ta ndryshuar at\u00eb nga brenda. E dim\u00eb q\u00eb, \u00e7far\u00ebdolloj reformash ekonomiko-shoq\u00ebrore q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb, qindra revolucione, p\u00ebrmbysje sistemesh, p\u00ebrs\u00ebri e keqja ka vazhduar. Sepse n\u00ebse njeriu nuk ndryshon, \u00e7far\u00ebdolloj reforme t\u00eb b\u00ebjm\u00eb, \u00e7far\u00ebdolloj shoq\u00ebrie t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb, nuk do t\u00eb ket\u00eb drejt\u00ebsi dhe e keqja do t\u00eb triumfoj\u00eb p\u00ebrs\u00ebri. N\u00ebse nuk pastrohet zemra e njeriut, njeriu nuk mund t\u00eb ndryshoj\u00eb. Prandaj dhe Zoti duke qen\u00eb mjeku m\u00eb i mir\u00eb i shpirtrave e di sesi mund t\u00eb sh\u00ebrohet dhe shenjt\u00ebrohet njeriu, duke hyr\u00eb Ai brenda tij. Mbret\u00ebria e Krishtit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mbret\u00ebri shpirt\u00ebrore dhe e thell\u00eb. Krishti erdhi i p\u00ebrulur, duke iu treguar t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb Mbret\u00ebri, nuk hyhet me krenari. Krenar\u00ebt nuk mund t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb e qiejve, sepse krenar\u00ebt kan\u00eb shpirt kund\u00ebrshtues, mburravec\u00eb, merren me t\u00eb tjer\u00ebt, nuk merren me veten. Vet\u00ebm njer\u00ebzit q\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrulur merren me veten; dhe duke u marr\u00eb me veten, ata fillojn\u00eb ta pastrojn\u00eb zemr\u00ebn e tyre. Duke pastruar zemr\u00ebn e tyre, ata hapin rrug\u00ebn e Mbret\u00ebris\u00eb.<\/div>\n<div dir=\"auto\">E Diela e Dafinave, pik\u00ebrisht, kjo \u00ebsht\u00eb q\u00eb ne t\u00eb njohim Krishtin si Mbretin ton\u00eb.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Si e njohim Krishtin si Mbretin ton\u00eb? Duke v\u00ebzhguar thell\u00eb n\u00eb zemr\u00ebn ton\u00eb.<\/div>\n<div dir=\"auto\">A mbret\u00ebron Krishti n\u00eb zemr\u00ebn ton\u00eb apo mbret\u00ebrojn\u00eb forca t\u00eb tjera? A \u00ebsht\u00eb zemra jon\u00eb e past\u00ebr? A kemi nerva, xhelozi, inate, m\u00ebri? N\u00ebse i kemi k\u00ebto, at\u00ebher\u00eb nuk mbret\u00ebron Krishti n\u00eb zemr\u00ebn ton\u00eb. Madje Zoti edhe n\u00eb kryq, pasi e kryq\u00ebzuan, e posht\u00ebruan, e tall\u00ebn, nuk u hakmorr. Ai tha: Fali, o At\u00eb, se s&#8217;din\u00eb \u00e7far\u00eb b\u00ebjn\u00eb (Llk. 23:34), sepse zemra pastrohet duke i kap\u00ebrcyer hakmarrjet, inatet, zem\u00ebrimet. M\u00ebshira e Per\u00ebndis\u00eb e kap\u00ebrcen drejt\u00ebsin\u00eb e zakonshme t\u00eb njer\u00ebzve. Ju kam treguar nj\u00ebher\u00eb nj\u00eb histori nga Sh\u00ebn Isaak Siriani, nj\u00eb mjesht\u00ebr i madh i jet\u00ebs shpirt\u00ebrore dhe nj\u00eb shenjtor i madh i Kish\u00ebs son\u00eb, nj\u00eb nga psikolog\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb jet\u00ebs shpirt\u00ebrore q\u00eb ka ekzistuar ndonj\u00ebher\u00eb. Ai provokonte nx\u00ebn\u00ebsit e tij duke u th\u00ebn\u00eb k\u00ebto fjal\u00eb: Ju mendoni q\u00eb Per\u00ebndia \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb? &#8211; Po i p\u00ebrgjigjeshin ato.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Ai u thoshte, jo. Ata shtangeshin, duke menduar si nuk \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb Per\u00ebndia?!<\/div>\n<div dir=\"auto\">Dhe ai vazhdonte fjal\u00ebt, se n\u00ebse Ai \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb, un\u00eb dhe ju do t\u00eb ishim n\u00eb ferr. Zoti \u00ebsht\u00eb zem\u00ebrdhembshur. Gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se m\u00ebshira e Per\u00ebndis\u00eb e kap\u00ebrcen drejt\u00ebsin\u00eb e njer\u00ebzve. Prandaj dhe Zoti u thot\u00eb apostujve t\u00eb Tij se n\u00ebse drejt\u00ebsia juaj nuk e kap\u00ebrcen at\u00eb t\u00eb farisenjve, nuk do hyni n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Qiejve (Mt.5:20). Dhe Mbret\u00ebria q\u00eb inauguroi Zoti k\u00ebt\u00eb t\u00eb diel \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht kjo Mbret\u00ebri: Mbret\u00ebria e paqes, Mbret\u00ebria shpirt\u00ebrore, duke ardhur si i p\u00ebrulur dhe jo me zhurm\u00eb, jo me forc\u00eb dhe as me krenari dhe duke u mburrur. Fitorja e v\u00ebrtet\u00eb ishte pik\u00ebrisht kjo gj\u00eb: Hyrja n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Zotit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrulur. Kjo \u00ebsht\u00eb fitorja m\u00eb e madhe n\u00eb histori dhe Kisha i p\u00ebrmend k\u00ebto dy ngjarje t\u00eb m\u00ebdha, si Ngjalljen e Llazarit dhe Hyrjen e Krishtit si mbret n\u00eb Jerusalem, pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb na p\u00ebrgatitur p\u00ebr Jav\u00ebn e Madhe. N\u00ebse Jav\u00ebn e Madhe, q\u00eb \u00ebsht\u00eb Java e P\u00ebsimit t\u00eb Krishtit, do ta ndjekim t\u00eb gjith\u00ebn, n\u00eb \u00e7do episode t\u00eb saj, pa dyshim q\u00eb shpirti i njeriut do t\u00eb lig\u00ebshtohet, kur do t\u00eb shoh\u00eb fuqin\u00eb shkat\u00ebrruese t\u00eb s\u00eb keqes q\u00eb e sulmoi Krishtin, ndon\u00ebse Ai nuk kishte asnj\u00eb faj, por e tall\u00ebn, e posht\u00ebruan, e rrah\u00ebn edhe e kryq\u00ebzuan.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\" style=\"text-align: justify;\">\n<div dir=\"auto\">Ne nuk e shikojm\u00eb vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb dimension, por e shikojm\u00eb edhe n\u00eb nj\u00eb dimension akoma m\u00eb t\u00eb thell\u00eb. E shikojm\u00eb q\u00eb kryqi q\u00eb mori Zoti p\u00ebr shp\u00ebtimin ton\u00eb ishte pik\u00ebrisht instrumenti p\u00ebr t\u00eb na sh\u00ebruar dhe p\u00ebr t\u00eb na \u00e7liruar ne. E nj\u00ebjta gj\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb dhe ne. Ne nuk mund ta integrojm\u00eb dot Zotin n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb, sepse Per\u00ebndia nuk integrohet dot. Ti nuk mund ta pres\u00ebsh n\u00eb copa t\u00eb vogla dhe t\u00eb marr\u00ebsh vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb. Zoti vet\u00ebm mund t\u00eb imitohet. Prandaj dhe rruga e shp\u00ebtimit q\u00eb b\u00ebri Zoti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr gjithsecilin nga ne. Prandaj na thot\u00eb q\u00eb kushdo q\u00eb do vij\u00eb pas meje t\u00eb marr\u00eb kryqin e tij dhe t\u00eb m\u00eb ndjek\u00eb pas, sepse vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet kryqit mund t\u00eb arrijm\u00eb sh\u00ebrimin. Ky \u00ebsht\u00eb misteri i kryqit: Instrument i tmerrsh\u00ebm vdekjeje q\u00eb ishte shpikur nga fenikasit t\u00eb cilin Zoti e ktheu n\u00eb instrumentin e jet\u00ebs, n\u00eb pem\u00ebn e jet\u00ebs. Sepse dashuria \u00ebsht\u00eb m\u00eb e fort\u00eb se e keqja, shum\u00eb m\u00eb e fort\u00eb se urrejtja. Dashuria dhe dhembshuria q\u00eb ka Per\u00ebndia \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb mundi bot\u00ebn e s\u00eb keqes. Prandaj t\u00eb diel\u00ebn e sotme kujtojm\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje, p\u00ebr t\u00eb na p\u00ebrgatitur p\u00ebr Jav\u00ebn e Madhe q\u00eb vjen pas. Le ta kemi gjithmon\u00eb nd\u00ebrmend q\u00eb Mbret\u00ebria e Zotit \u00ebsht\u00eb e pranishme. Zoti nuk \u00ebsht\u00eb thjesht n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb larg\u00ebt historis\u00eb ose n\u00eb nj\u00eb vend, Ai<\/div>\n<div dir=\"auto\">\u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb i pranish\u00ebm. Krishti, duke hyr\u00eb n\u00eb Jerusalem si Mbret, Et\u00ebrit e Kish\u00ebs e kan\u00eb krahasuar Jerusalemin si zemr\u00ebn e njeriut. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb n\u00ebse do ta pranojm\u00eb Krishtin e p\u00ebrulur, do ta pranojm\u00eb kryqin e Tij, pa dyshim q\u00eb do ta shijojm\u00eb edhe ngjalljen. Sepse n\u00ebse nuk kalojm\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrul\u00ebsis\u00eb, nuk mund ta realizojm\u00eb dot k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Si\u00e7 p\u00ebrmenda, mendja krenare nuk mund t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb e paqes dhe t\u00eb dhembshuris\u00eb s\u00eb Zotit. Krenari gjithmon\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb luft\u00eb me t\u00eb tjer\u00ebt. Pse ndodhin kaq shum\u00eb luftra n\u00eb bot\u00eb sot? Pik\u00ebrisht nga egoizmi, nga ambiciet personale dhe nga interesa t\u00eb ndryshme q\u00eb vijn\u00eb pik\u00ebrisht nga mendje krenare. N\u00ebse do t\u00eb kishte mendje paqtore, pa dyshim q\u00eb nuk do t\u00eb kishte luftra dhe do kishte paqe nd\u00ebrmjet njer\u00ebzve. Zoti thot\u00eb: &#8220;Lum ata q\u00eb jan\u00eb paqeb\u00ebr\u00ebs, sepse do t\u00eb quhen bijt\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb&#8221;.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\" style=\"text-align: justify;\">\n<div dir=\"auto\">Dhe nuk thot\u00eb vet\u00ebm thjesht q\u00eb lum ata q\u00eb jan\u00eb paqtor\u00eb. T\u00eb jesh paqtor, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb mir\u00eb, por thot\u00eb paqeb\u00ebr\u00ebs. Pra, di\u00e7ka akoma m\u00eb tep\u00ebr. Nuk mjafton vet\u00ebm t\u00eb jemi njer\u00ebz t\u00eb paqt\u00eb, por duhet t\u00eb p\u00ebrpiqemi edhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhapur paqe. Sepse Mbret\u00ebria e Zotit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mbret\u00ebri e paqes dhe Ungjilli i Zotit \u00ebsht\u00eb Ungjill i paqes. Edhe n\u00eb letr\u00ebn e Sh\u00ebn Pavlit q\u00eb p\u00ebrmend\u00ebm sot thuhet q\u00eb paqja e Per\u00ebndis\u00eb kap\u00ebrcen \u00e7do mendje. N\u00ebse do t\u00eb kemi k\u00ebt\u00eb lloj paqeje n\u00eb shpirtin ton\u00eb, k\u00ebt\u00eb paqe q\u00eb vjen vet\u00ebm nga p\u00ebrul\u00ebsia, pa dyshim q\u00eb do t\u00eb ndiejm\u00eb g\u00ebzim jasht\u00ebzakonisht t\u00eb madh. Dhe Kisha sot nuk e ka v\u00ebn\u00eb rast\u00ebsisht leximin nga Sh\u00ebn Pavli q\u00eb thot\u00eb: &#8220;G\u00ebzohuni n\u00eb Zotin p\u00ebr gjith\u00e7ka&#8221;.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\" style=\"text-align: justify;\">\n<div dir=\"auto\">\u00c7do t\u00eb thot\u00eb kjo g\u00ebzohuni p\u00ebr gjith\u00e7ka n\u00eb Zotin? N\u00ebse do t\u00eb g\u00ebzohemi vazhdimisht n\u00eb Zotin p\u00ebr gjith\u00e7ka, nuk do ta harrojm\u00eb At\u00eb. Mendja e njeriut e harron Per\u00ebndin\u00eb. Vet\u00ebm nj\u00eb mendje q\u00eb ka falenderim dhe g\u00ebzohet n\u00eb Zotin, e ka Zotin gjithmon\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm. Prandaj, t\u00eb Diel\u00ebn e Dafinave, ku n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb simbolike shp\u00ebrndahet dafin\u00eb, duhet t\u00eb kemi parasysh k\u00ebt\u00eb gj\u00eb: T\u00eb p\u00ebrgatitemi p\u00ebr t\u00eb pritur n\u00eb zemr\u00ebn ton\u00eb Mbretin e p\u00ebrulur. Dhe Mbreti i p\u00ebrulur q\u00eb hyn sot n\u00eb Jerusalem \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht Ai q\u00eb krijoi qiellin edhe dheun, \u00ebsht\u00eb Zoti i gjith\u00ebfuqish\u00ebm. Zoti vjen i p\u00ebrulur n\u00eb zemr\u00ebn ton\u00eb. Dashuria, dhembshuria dhe p\u00ebrul\u00ebsia hapin dyert e qiellit. N\u00ebse nuk do t\u00eb jemi t\u00eb p\u00ebrulur, nuk mund ta takojm\u00eb dot Zotin. Nuk mund t\u00eb jemi t\u00eb p\u00ebrulur, n\u00ebse nuk arrijm\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb q\u00eb nuk jemi t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr shum\u00eb gj\u00ebra. Mendja krenare mendon se \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb, se \u00ebsht\u00eb e denj\u00eb, se i takojn\u00eb t\u00eb gjitha. Njeriu i p\u00ebrulur dhe i shenjt\u00ebruar i njeh dob\u00ebsit\u00eb e tij dhe ka shpres\u00eb q\u00eb Shpirti i Shenjt\u00eb do t&#8217;i plot\u00ebsoj\u00eb t\u00eb gjitha dob\u00ebsit\u00eb e tij dhe do t\u00eb mbush\u00eb zbraz\u00ebtin\u00eb e tij. Kjo \u00ebsht\u00eb jeta e thell\u00eb shpirt\u00ebrore e Krishterimit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb ju uroj t\u00eb gjith\u00ebve, g\u00ebzuar. K\u00ebto dy dit\u00eb t&#8217;i kemi parasysh n\u00eb \u00e7do gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrjetojm\u00eb jav\u00ebn q\u00eb vjen, sepse nuk kujtojm\u00eb thjesht ngjarje, por i p\u00ebrjetojm\u00eb ato. Ky \u00ebsht\u00eb misteri liturgjik. Liturgjia nuk \u00ebsht\u00eb thjesht p\u00ebrs\u00ebritja e nj\u00eb di\u00e7kaje, por \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjetimi i saj.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\" style=\"text-align: justify;\">Vet\u00ebm duke pasur parasysh q\u00eb Zoti e mundi vdekjen dhe Ai \u00ebsht\u00eb mbreti yn\u00eb, ne mund ta p\u00ebrjetojm\u00eb Jav\u00ebn e Madhe dhe mund ta ndiejm\u00eb thell\u00ebsisht Ngjalljen e Zotit.<\/div>\n<\/div>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<hr \/>\n<h4 dir=\"auto\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"Video\"><\/span><em><strong>Video<\/strong><\/em><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><iframe style=\"border: none; overflow: hidden;\" src=\"https:\/\/www.facebook.com\/plugins\/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fkoash1991%2Fposts%2Fpfbid02XbyWsi2Eqbj9PRZtNAmcuVY853VJH68JkSXYUNjdGiw6CxzbDCBrpFhqEkEYpLRkl&amp;show_text=true&amp;width=500\" width=\"500\" height=\"525\" frameborder=\"0\" scrolling=\"no\" allowfullscreen=\"allowfullscreen\"><\/iframe><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Predikim nga Fortlumturia e Tij, Joani Kryepiskopi i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe i Gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Katedralja \u201cNgjallja e Krishtit\u201d Tiran\u00eb, 5 prill 2026 N\u00eb kuptimin m\u00eb strikt, Kreshma e 40 dit\u00ebve p\u00ebrfundoi t\u00eb premten n\u00eb dark\u00eb. M\u00eb pas kemi dy dit\u00eb festive p\u00ebr t\u00eb filluar Jav\u00ebn e Madhe, ku kreshmimi b\u00ebhet akoma m\u00eb i fort\u00eb dhe p\u00ebrqendrimi shpirt\u00ebror \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb intensiv. Po p\u00ebrse Kisha i<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":69604,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[5441,2777],"tags":[4841,5560,5558,2779],"class_list":["post-69603","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-predikime-te-kryepiskopit-joan","category-predikimet-e-se-dieles-festive","tag-4841","tag-joani-kryepiskopi-i-tiranes","tag-predikim-nga-fortlumturia-e-tij","tag-predikimet-e-se-dieles-festive"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Predikim nga Fortlumturia e Tij, Joani Kryepiskopi i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe i Gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Katedralja \u201cNgjallja e Krishtit\u201d Tiran\u00eb, 5 prill 2026 (Tekst &amp; Video) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/04\/05\/predikim-nga-fortlumturia-e-tij-joani-kryepiskopi-i-tiranes-durresit-dhe-i-gjithe-shqiperise-katedralja-ngjallja-e-krishtit-tirane-5-prill-2026-tekst-video\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Predikim nga Fortlumturia e Tij, Joani Kryepiskopi i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe i Gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Katedralja \u201cNgjallja e Krishtit\u201d Tiran\u00eb, 5 prill 2026 (Tekst &amp; Video) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Predikim nga Fortlumturia e Tij, Joani Kryepiskopi i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe i Gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Katedralja \u201cNgjallja e Krishtit\u201d Tiran\u00eb, 5 prill 2026 N\u00eb kuptimin m\u00eb strikt, Kreshma e 40 dit\u00ebve p\u00ebrfundoi t\u00eb premten n\u00eb dark\u00eb. M\u00eb pas kemi dy dit\u00eb festive p\u00ebr t\u00eb filluar Jav\u00ebn e Madhe, ku kreshmimi b\u00ebhet akoma m\u00eb i fort\u00eb dhe p\u00ebrqendrimi shpirt\u00ebror \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb intensiv. Po p\u00ebrse Kisha i\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/04\/05\/predikim-nga-fortlumturia-e-tij-joani-kryepiskopi-i-tiranes-durresit-dhe-i-gjithe-shqiperise-katedralja-ngjallja-e-krishtit-tirane-5-prill-2026-tekst-video\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2026-04-05T13:41:20+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2026-04-11T11:07:23+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/E-Diela-e-Dafinave-Predikim-nga-Fortlumturia-e-Tij-Joani-2026.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1137\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"1138\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"1 minute\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/04\/05\/predikim-nga-fortlumturia-e-tij-joani-kryepiskopi-i-tiranes-durresit-dhe-i-gjithe-shqiperise-katedralja-ngjallja-e-krishtit-tirane-5-prill-2026-tekst-video\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/04\/05\/predikim-nga-fortlumturia-e-tij-joani-kryepiskopi-i-tiranes-durresit-dhe-i-gjithe-shqiperise-katedralja-ngjallja-e-krishtit-tirane-5-prill-2026-tekst-video\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"Predikim nga Fortlumturia e Tij, Joani Kryepiskopi i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe i Gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Katedralja \u201cNgjallja e Krishtit\u201d Tiran\u00eb, 5 prill 2026 (Tekst &#038; Video)\",\"datePublished\":\"2026-04-05T13:41:20+00:00\",\"dateModified\":\"2026-04-11T11:07:23+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/04\/05\/predikim-nga-fortlumturia-e-tij-joani-kryepiskopi-i-tiranes-durresit-dhe-i-gjithe-shqiperise-katedralja-ngjallja-e-krishtit-tirane-5-prill-2026-tekst-video\/\"},\"wordCount\":2199,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/04\/05\/predikim-nga-fortlumturia-e-tij-joani-kryepiskopi-i-tiranes-durresit-dhe-i-gjithe-shqiperise-katedralja-ngjallja-e-krishtit-tirane-5-prill-2026-tekst-video\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/E-Diela-e-Dafinave-Predikim-nga-Fortlumturia-e-Tij-Joani-2026.jpg\",\"keywords\":[\"2026\",\"Joani Kryepiskopi i Tiran\u00ebs\",\"Predikim nga Fortlumturia e Tij\",\"Predikimet e se Dieles &amp; Festive\"],\"articleSection\":[\"Predikime t\u00eb Kryepiskopit Joan\",\"Predikimet e se Dieles &amp; Festive\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/04\/05\/predikim-nga-fortlumturia-e-tij-joani-kryepiskopi-i-tiranes-durresit-dhe-i-gjithe-shqiperise-katedralja-ngjallja-e-krishtit-tirane-5-prill-2026-tekst-video\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/04\/05\/predikim-nga-fortlumturia-e-tij-joani-kryepiskopi-i-tiranes-durresit-dhe-i-gjithe-shqiperise-katedralja-ngjallja-e-krishtit-tirane-5-prill-2026-tekst-video\/\",\"name\":\"Predikim nga Fortlumturia e Tij, Joani Kryepiskopi i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe i Gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Katedralja \u201cNgjallja e Krishtit\u201d Tiran\u00eb, 5 prill 2026 (Tekst & Video) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/04\/05\/predikim-nga-fortlumturia-e-tij-joani-kryepiskopi-i-tiranes-durresit-dhe-i-gjithe-shqiperise-katedralja-ngjallja-e-krishtit-tirane-5-prill-2026-tekst-video\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/04\/05\/predikim-nga-fortlumturia-e-tij-joani-kryepiskopi-i-tiranes-durresit-dhe-i-gjithe-shqiperise-katedralja-ngjallja-e-krishtit-tirane-5-prill-2026-tekst-video\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/E-Diela-e-Dafinave-Predikim-nga-Fortlumturia-e-Tij-Joani-2026.jpg\",\"datePublished\":\"2026-04-05T13:41:20+00:00\",\"dateModified\":\"2026-04-11T11:07:23+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/04\/05\/predikim-nga-fortlumturia-e-tij-joani-kryepiskopi-i-tiranes-durresit-dhe-i-gjithe-shqiperise-katedralja-ngjallja-e-krishtit-tirane-5-prill-2026-tekst-video\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/04\/05\/predikim-nga-fortlumturia-e-tij-joani-kryepiskopi-i-tiranes-durresit-dhe-i-gjithe-shqiperise-katedralja-ngjallja-e-krishtit-tirane-5-prill-2026-tekst-video\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/04\/05\/predikim-nga-fortlumturia-e-tij-joani-kryepiskopi-i-tiranes-durresit-dhe-i-gjithe-shqiperise-katedralja-ngjallja-e-krishtit-tirane-5-prill-2026-tekst-video\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/E-Diela-e-Dafinave-Predikim-nga-Fortlumturia-e-Tij-Joani-2026.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/E-Diela-e-Dafinave-Predikim-nga-Fortlumturia-e-Tij-Joani-2026.jpg\",\"width\":1137,\"height\":1138},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/04\/05\/predikim-nga-fortlumturia-e-tij-joani-kryepiskopi-i-tiranes-durresit-dhe-i-gjithe-shqiperise-katedralja-ngjallja-e-krishtit-tirane-5-prill-2026-tekst-video\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Predikim nga Fortlumturia e Tij, Joani Kryepiskopi i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe i Gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Katedralja \u201cNgjallja e Krishtit\u201d Tiran\u00eb, 5 prill 2026 (Tekst &#038; Video)\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Predikim nga Fortlumturia e Tij, Joani Kryepiskopi i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe i Gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Katedralja \u201cNgjallja e Krishtit\u201d Tiran\u00eb, 5 prill 2026 (Tekst & Video) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/04\/05\/predikim-nga-fortlumturia-e-tij-joani-kryepiskopi-i-tiranes-durresit-dhe-i-gjithe-shqiperise-katedralja-ngjallja-e-krishtit-tirane-5-prill-2026-tekst-video\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Predikim nga Fortlumturia e Tij, Joani Kryepiskopi i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe i Gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Katedralja \u201cNgjallja e Krishtit\u201d Tiran\u00eb, 5 prill 2026 (Tekst & Video) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"Predikim nga Fortlumturia e Tij, Joani Kryepiskopi i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe i Gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Katedralja \u201cNgjallja e Krishtit\u201d Tiran\u00eb, 5 prill 2026 N\u00eb kuptimin m\u00eb strikt, Kreshma e 40 dit\u00ebve p\u00ebrfundoi t\u00eb premten n\u00eb dark\u00eb. M\u00eb pas kemi dy dit\u00eb festive p\u00ebr t\u00eb filluar Jav\u00ebn e Madhe, ku kreshmimi b\u00ebhet akoma m\u00eb i fort\u00eb dhe p\u00ebrqendrimi shpirt\u00ebror \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb intensiv. Po p\u00ebrse Kisha i","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/04\/05\/predikim-nga-fortlumturia-e-tij-joani-kryepiskopi-i-tiranes-durresit-dhe-i-gjithe-shqiperise-katedralja-ngjallja-e-krishtit-tirane-5-prill-2026-tekst-video\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2026-04-05T13:41:20+00:00","article_modified_time":"2026-04-11T11:07:23+00:00","og_image":[{"width":1137,"height":1138,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/E-Diela-e-Dafinave-Predikim-nga-Fortlumturia-e-Tij-Joani-2026.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"1 minute"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/04\/05\/predikim-nga-fortlumturia-e-tij-joani-kryepiskopi-i-tiranes-durresit-dhe-i-gjithe-shqiperise-katedralja-ngjallja-e-krishtit-tirane-5-prill-2026-tekst-video\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/04\/05\/predikim-nga-fortlumturia-e-tij-joani-kryepiskopi-i-tiranes-durresit-dhe-i-gjithe-shqiperise-katedralja-ngjallja-e-krishtit-tirane-5-prill-2026-tekst-video\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"Predikim nga Fortlumturia e Tij, Joani Kryepiskopi i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe i Gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Katedralja \u201cNgjallja e Krishtit\u201d Tiran\u00eb, 5 prill 2026 (Tekst &#038; Video)","datePublished":"2026-04-05T13:41:20+00:00","dateModified":"2026-04-11T11:07:23+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/04\/05\/predikim-nga-fortlumturia-e-tij-joani-kryepiskopi-i-tiranes-durresit-dhe-i-gjithe-shqiperise-katedralja-ngjallja-e-krishtit-tirane-5-prill-2026-tekst-video\/"},"wordCount":2199,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/04\/05\/predikim-nga-fortlumturia-e-tij-joani-kryepiskopi-i-tiranes-durresit-dhe-i-gjithe-shqiperise-katedralja-ngjallja-e-krishtit-tirane-5-prill-2026-tekst-video\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/E-Diela-e-Dafinave-Predikim-nga-Fortlumturia-e-Tij-Joani-2026.jpg","keywords":["2026","Joani Kryepiskopi i Tiran\u00ebs","Predikim nga Fortlumturia e Tij","Predikimet e se Dieles &amp; Festive"],"articleSection":["Predikime t\u00eb Kryepiskopit Joan","Predikimet e se Dieles &amp; Festive"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/04\/05\/predikim-nga-fortlumturia-e-tij-joani-kryepiskopi-i-tiranes-durresit-dhe-i-gjithe-shqiperise-katedralja-ngjallja-e-krishtit-tirane-5-prill-2026-tekst-video\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/04\/05\/predikim-nga-fortlumturia-e-tij-joani-kryepiskopi-i-tiranes-durresit-dhe-i-gjithe-shqiperise-katedralja-ngjallja-e-krishtit-tirane-5-prill-2026-tekst-video\/","name":"Predikim nga Fortlumturia e Tij, Joani Kryepiskopi i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe i Gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Katedralja \u201cNgjallja e Krishtit\u201d Tiran\u00eb, 5 prill 2026 (Tekst & Video) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/04\/05\/predikim-nga-fortlumturia-e-tij-joani-kryepiskopi-i-tiranes-durresit-dhe-i-gjithe-shqiperise-katedralja-ngjallja-e-krishtit-tirane-5-prill-2026-tekst-video\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/04\/05\/predikim-nga-fortlumturia-e-tij-joani-kryepiskopi-i-tiranes-durresit-dhe-i-gjithe-shqiperise-katedralja-ngjallja-e-krishtit-tirane-5-prill-2026-tekst-video\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/E-Diela-e-Dafinave-Predikim-nga-Fortlumturia-e-Tij-Joani-2026.jpg","datePublished":"2026-04-05T13:41:20+00:00","dateModified":"2026-04-11T11:07:23+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/04\/05\/predikim-nga-fortlumturia-e-tij-joani-kryepiskopi-i-tiranes-durresit-dhe-i-gjithe-shqiperise-katedralja-ngjallja-e-krishtit-tirane-5-prill-2026-tekst-video\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/04\/05\/predikim-nga-fortlumturia-e-tij-joani-kryepiskopi-i-tiranes-durresit-dhe-i-gjithe-shqiperise-katedralja-ngjallja-e-krishtit-tirane-5-prill-2026-tekst-video\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/04\/05\/predikim-nga-fortlumturia-e-tij-joani-kryepiskopi-i-tiranes-durresit-dhe-i-gjithe-shqiperise-katedralja-ngjallja-e-krishtit-tirane-5-prill-2026-tekst-video\/#primaryimage","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/E-Diela-e-Dafinave-Predikim-nga-Fortlumturia-e-Tij-Joani-2026.jpg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/E-Diela-e-Dafinave-Predikim-nga-Fortlumturia-e-Tij-Joani-2026.jpg","width":1137,"height":1138},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/04\/05\/predikim-nga-fortlumturia-e-tij-joani-kryepiskopi-i-tiranes-durresit-dhe-i-gjithe-shqiperise-katedralja-ngjallja-e-krishtit-tirane-5-prill-2026-tekst-video\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Predikim nga Fortlumturia e Tij, Joani Kryepiskopi i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe i Gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Katedralja \u201cNgjallja e Krishtit\u201d Tiran\u00eb, 5 prill 2026 (Tekst &#038; Video)"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69603","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=69603"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69603\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":69605,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69603\/revisions\/69605"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69604"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=69603"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=69603"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=69603"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}