{"id":69455,"date":"2026-02-08T17:02:35","date_gmt":"2026-02-08T16:02:35","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=69455"},"modified":"2026-03-05T13:10:25","modified_gmt":"2026-03-05T12:10:25","slug":"e-diela-ii-e-triodit-djali-plangprishes-nga-fortlumturia-e-tij-joani-tirane-08-02-2026-tekst","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/02\/08\/e-diela-ii-e-triodit-djali-plangprishes-nga-fortlumturia-e-tij-joani-tirane-08-02-2026-tekst\/","title":{"rendered":"E diela II e Triodit: Djali Plangprish\u00ebs, nga Fortlumturia e Tij, Joani, Tiran\u00eb, 08.02.2026 (Tekst &#038; Video)"},"content":{"rendered":"<div class=\"xdj266r x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs x126k92a\">\n<h4 dir=\"auto\" style=\"text-align: center;\"><strong>Predikim nga Fortlumturia e Tij, Joani,<\/strong><\/h4>\n<h4 dir=\"auto\" style=\"text-align: center;\"><strong>Kryepiskop i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe i Gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/strong><\/h4>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\" style=\"text-align: justify;\">\n<h4 dir=\"auto\" style=\"text-align: center;\"><strong>E diela II e Triodit: Djali Plangprish\u00ebs<\/strong><\/h4>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\" style=\"text-align: justify;\">\n<div dir=\"auto\">T\u00eb diel\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb Triodit, Kisha vazhdon p\u00ebrs\u00ebri tem\u00ebn e pendimit, sepse gjith\u00eb Kreshma e Madhe \u00ebsht\u00eb udh\u00ebtim drejt pendimit; dhe pendimi \u00ebsht\u00eb udh\u00ebtim drejt bashkimit me Per\u00ebndin\u00eb. Paravolia e sotme \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga pjes\u00ebt m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb Ungjillit, ndoshta pjesa m\u00eb prek\u00ebse. Asnj\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb treguar nj\u00eb histori kaq prek\u00ebse dhe kaq thell\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga paravolit\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb predikuar m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do paravoli tjet\u00ebr, sepse kuptimi i saj \u00ebsht\u00eb p\u00ebr gjithsecilin nga ne. Temat, t\u00eb cilat prek kjo paravoli n\u00eb pak rrjeshta, jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb gjera, shum\u00eb t\u00eb thella dhe shum\u00eb t\u00eb domosdoshme p\u00ebr jet\u00ebn ton\u00eb.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\" style=\"text-align: justify;\">\n<div dir=\"auto\">S\u00eb pari, paravolia tregon di\u00e7ka shum\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Ju e d\u00ebgjuat paravolin\u00eb, por do t\u00eb p\u00ebrmend disa pika shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Djali i vog\u00ebl i k\u00ebrkoi trash\u00ebgimin\u00eb t\u00eb atit, duke i th\u00ebn\u00eb q\u00eb m\u00eb jep pjes\u00ebn time, se do ta merrte dhe do t\u00eb largohej. Kjo ndodh vazhdimisht kur njer\u00ebzit mendojn\u00eb se mund t\u00eb ndahen nga t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt dhe mund ta realizojn\u00eb vet\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb kishin n\u00eb mendje. K\u00ebtu kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me tem\u00ebn e liris\u00eb. Per\u00ebndia na ka krijuar t\u00eb lir\u00eb &#8211; q\u00eb t\u00eb kemi lirin\u00eb, p\u00ebr t&#8217;u bashkuar me Per\u00ebndin\u00eb, por edhe lirin\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00ebkatuar. Dhe liria, e cila \u00ebsht\u00eb dhurata m\u00eb e madhe q\u00eb Per\u00ebndia u ka b\u00ebr\u00eb njer\u00ebzve, mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb bekim i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm ose mund t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb barr\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr ata t\u00eb cil\u00ebt nuk din\u00eb ta p\u00ebrdorin at\u00eb. Kufizimet q\u00eb na jep shpeshher\u00eb Per\u00ebndia nuk jan\u00eb p\u00ebr t\u00eb ngushtuar dhe kufizuar lirin\u00eb ton\u00eb, por jan\u00eb p\u00ebr t\u00eb na ndihmuar. Ashtu si mjeku na jep shpeshher\u00eb nj\u00eb diet\u00eb; nuk na e jep p\u00ebr t\u00eb na munduar, por p\u00ebr t\u00eb na sh\u00ebruar. Dhe njer\u00ebzit q\u00eb i shohin kufizimet si penges\u00eb t\u00eb liris\u00eb, nuk e kuptojn\u00eb shum\u00eb mir\u00eb se \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kufizimi i liris\u00eb. Kufizimi q\u00eb jep Per\u00ebndia p\u00ebr shum\u00eb gj\u00ebra si: mos vidh, mos vrit, mos shkel kuror\u00ebn dhe shum\u00eb e shum\u00eb t\u00eb tjera, nuk jan\u00eb p\u00ebr t\u00eb kufizuar lirin\u00eb. Duhet ta kemi gjithmon\u00eb n\u00eb mendje k\u00ebt\u00eb: Kufizimet jan\u00eb p\u00ebr t\u00eb na shp\u00ebtuar edhe p\u00ebr t\u00eb na mbrojtur. Shpeshher\u00eb e krahasoj me nj\u00eb shembull. I keni par\u00eb rrug\u00ebt malore q\u00eb n\u00eb an\u00eb kan\u00eb nj\u00eb mur ose nj\u00eb penges\u00eb. Ato nuk jan\u00eb p\u00ebr t\u00eb kufizuar lirin\u00eb e shoferit, po jan\u00eb p\u00ebr ta mbrojtur at\u00eb q\u00eb mos t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb ngremin\u00eb. Prandaj dhe t\u00eb gjitha kufizimet q\u00eb jep Per\u00ebndia jan\u00eb p\u00ebr t\u00eb na ndihmuar.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\" style=\"text-align: justify;\">\n<div dir=\"auto\">Historia e Djalit Prangprish\u00ebs, e cila mund t\u00eb shpjegohet n\u00eb plane t\u00eb ndryshme, mund t\u00eb shpjegohet edhe n\u00eb planin e gjith\u00eb historis\u00eb s\u00eb njer\u00ebzimit, sepse kjo histori \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit: \u00cbsht\u00eb historia ime, historia juaj dhe e t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzve sa kan\u00eb ekzistuar. Paravolia thot\u00eb q\u00eb pasi mori pasurin\u00eb e tij, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn mendonte se e kishte nga trash\u00ebgimia e tij, shkoi n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb larg\u00ebt.<\/div>\n<div dir=\"auto\">\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb vendi i larg\u00ebt? Vendi i larg\u00ebt n\u00eb kuptimin e thell\u00eb t\u00eb krishter\u00eb dhe fetar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend larg Per\u00ebndis\u00eb, nj\u00eb m\u00ebrgim, nj\u00eb vend internimi, ku pik\u00ebrisht njer\u00ebzit jan\u00eb larguar nga natyra e tyre reale. Sepse kjo natyr\u00eb q\u00eb shikojm\u00eb sot q\u00eb s\u00ebmuret, vdes dhe shkat\u00ebrrohet, nuk \u00ebsht\u00eb natyra me t\u00eb cil\u00ebn na krijoi Per\u00ebndia. Per\u00ebndia na krijoi me potencialin p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb pavdeksh\u00ebm, por duke u shk\u00ebputur nga Jeta me J t\u00eb madhe, nuk mund t\u00eb jetojm\u00eb dot &#8211; sepse njer\u00ebzit nuk jan\u00eb qenie autonome. Ne nuk jemi qenie autonome; nuk kemi jet\u00eb n\u00eb vetvete n\u00ebse nuk ushqehemi. Ja, t\u00eb rrim\u00eb disa koh\u00eb pa buk\u00eb, pa uj\u00eb, pa aj\u00ebr&#8230;me siguri do t\u00eb vdesim. I vetmi q\u00eb ka jet\u00eb n\u00eb vetvete \u00ebsht\u00eb Per\u00ebndia.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\" style=\"text-align: justify;\">\n<div dir=\"auto\">P\u00ebr sa koh\u00eb jemi t\u00eb lidhur me T\u00eb, kemi jet\u00eb. Kur ndahemi nga Ai, jemi n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb larg\u00ebt. Dhe ky vend i larg\u00ebt nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i mir\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend n\u00eb t\u00eb cilin njer\u00ebzit mund t\u00eb ken\u00eb vuajtje t\u00eb pafundme. Prandaj dhe djali pasi e shp\u00ebrdoroi gjith\u00eb pasurin\u00eb n\u00eb nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb shthurur, mbeti pa gj\u00eb. Paravolia tregon q\u00eb shkoi te nj\u00eb qytetar i asaj mbret\u00ebrie. Et\u00ebrit e Kish\u00ebs e shpjegojn\u00eb q\u00eb shkoi tek njer\u00ebzit, demon\u00ebt q\u00eb jan\u00eb larg natyr\u00ebs njer\u00ebzore dhe ai e vuri q\u00eb t\u00eb ruante derrat. Kjo ishte nj\u00eb fyerje shum\u00eb e madhe n\u00eb Izraelin e asaj kohe, sepse derri p\u00ebr ta nuk mund t\u00eb konsumohej dhe ata nuk mbanin derra. Nga nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb kishte pasuri, ai u b\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor dhe kjo tregon pik\u00ebrisht degradimin e tij t\u00eb madh moral, aq sa ai donte t\u00eb hante dhe lendet q\u00eb ishin p\u00ebr derrat, por dhe ato nuk ia jepnin.<\/div>\n<div dir=\"auto\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7ast \u00ebsht\u00eb pjesa m\u00eb e bukur e Ungjillit dhe m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebsja p\u00ebr ne. Paravolia thot\u00eb: Djali erdhi n\u00eb vete. \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb \u2018erdhi n\u00eb vete\u2019? Ne t\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb q\u00eb kur nj\u00eb njeri nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb vete, do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb i marrosur. Sepse larg Per\u00ebndis\u00eb dhe duke jetuar n\u00eb m\u00ebkat, mendja jon\u00eb err\u00ebsohet dhe nuk e kemi mendjen krejt\u00ebsisht t\u00eb plot\u00eb. Mund t\u00eb duken gj\u00ebra t\u00eb drejta, por aparati \u00ebsht\u00eb i prishur. Nj\u00ebsoj si nj\u00eb aparat q\u00eb mat analizat mjek\u00ebsore.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\" style=\"text-align: justify;\">\n<div dir=\"auto\">N\u00ebse ai prishet, mund t\u00eb nxjerr\u00eb rezultate dhe t\u00eb mund t\u00eb thuash ja aparati i nxori. Sigurisht i nxjerr rezultatet, por ato jan\u00eb t\u00eb gabuara, sepse aparati \u00ebsht\u00eb i prishur. Prandaj dhe njeriu kur nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb vete, nuk logjikon n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e drejt\u00eb ashtu si\u00e7 mund ta ndri\u00e7onte Per\u00ebndia.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\" style=\"text-align: justify;\">\n<div dir=\"auto\">Erdhi n\u00eb vete dhe \u00e7far\u00eb kujtoi? Kujtoi sht\u00ebpin\u00eb e atit t\u00eb tij, duke th\u00ebn\u00eb q\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tim eti edhe sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebve iu tepron buka, nd\u00ebrsa un\u00eb k\u00ebtu po vdes urie. Ky kujtim \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb jet\u00ebn shpirt\u00ebrore. E p\u00ebrmendim shpesh, sepse \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, kur themi q\u00eb njeriu \u00ebsht\u00eb krijuar sipas ikon\u00ebs s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb dhe brenda shpirtit t\u00eb \u00e7do njeriu ndodhet malli p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb. N\u00ebse nuk do t\u00eb ndizet ai mall, nuk do t\u00eb filloj\u00eb rruga e pendimit. N\u00ebse nuk do t\u00eb kujtohemi p\u00ebr \u00e7far\u00eb jemi realisht, nuk do ta ndryshojm\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb. Prandaj, shpeshher\u00eb edhe fatkeq\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha si\u00e7 i ndodhi djalit, q\u00eb mbeti pa asnj\u00eb gj\u00eb dhe i uritur, e b\u00ebri q\u00eb t\u00eb kujtohej. Thell\u00eb brenda \u00e7do njeriu, pa p\u00ebrjashtim, kushdo qoft\u00eb ai, \u00ebsht\u00eb e ndezur drita e ikon\u00ebs s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, por m\u00ebkatet e shumta, largimi nga Per\u00ebndia, na e kan\u00eb mbuluar k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Dhe rruga e pendimit fillon pik\u00ebrisht kur kujtohemi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. N\u00ebse nuk do t\u00eb kemi mall p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb pendohemi.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Pendimi n\u00eb kuptimin orthodhoks nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm thjesht nj\u00eb keqardhje, duke num\u00ebruar t\u00eb gjitha m\u00ebkatet q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb. Pendimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndryshim i madh dhe djali jo vet\u00ebm q\u00eb u kujtua, por filloi edhe veprimin. Ai tha: &#8220;Do t\u00eb ngrihem e do t\u00eb shkoj tek im at\u00eb, dhe do t\u2019i them: O at\u00eb, m\u00ebkatova n\u00eb qiell dhe p\u00ebrpara teje, edhe nuk jam m\u00eb i denj\u00eb t\u00eb quhem biri yt. M\u00eb b\u00ebj si nj\u00eb nga pun\u00ebtor\u00ebt e tu\u201d (Llk.15:18-19).<\/div>\n<div dir=\"auto\">Dhe ashtu b\u00ebri, u nis. Pjesa n\u00eb vazhdim tregon p\u00ebrs\u00ebri di\u00e7ka t\u00eb mrekullueshme: Dashurin\u00eb pa kushte t\u00eb atit, e cila simbolizon Dashurin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb, q\u00eb na do, jo se jemi t\u00eb mir\u00eb, por se Ai \u00ebsht\u00eb i mir\u00eb. Dhe kur e pa s\u00eb largu djalin duke ardhur, paravolia tregon q\u00eb i ati filloi t\u00eb vraponte. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00ebse nj\u00eb i moshuar vraponte quhej si turp. Vrapimi ishte vet\u00ebm p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt edhe p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb. Por ati nga dashuria e madhe q\u00eb pati p\u00ebr t\u00eb birin vrapoi, e p\u00ebrqafoi dhe e puthi dhe nuk e la as t\u00eb mbaronte fjal\u00ebn q\u00eb donte t\u00eb thoshte i biri, i cili filloi t\u00eb thoshte q\u00eb m\u00ebkatova kund\u00ebr qiellit dhe kund\u00ebr teje dhe s&#8217;jam i denj\u00eb t\u00eb quhem biri yt. Ai urdh\u00ebroi sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt q\u00eb ta vishnin, madje ta vishnin me rrob\u00ebn m\u00eb t\u00eb ndritshme, t\u2019i vendosnin unaz\u00ebn n\u00eb dor\u00eb dhe t&#8217;i vishnin edhe sandallet. T\u00eb gjitha veshje jan\u00eb simbolika, p\u00ebr t\u00eb treguar p\u00ebrmbushjen e k\u00ebtij njeriu.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Prishja e rrob\u00ebs do t\u00eb thot\u00eb prishja e ndri\u00e7imit q\u00eb kishim kur u krijuam. Veshja e nj\u00eb rrobe t\u00eb ndritshme \u00ebsht\u00eb si veshja e rrob\u00ebs s\u00eb Pag\u00ebzimit, e cila tregon p\u00ebrs\u00ebri pajtimin me Per\u00ebndin\u00eb dhe unaza \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bashkim i thell\u00eb me Per\u00ebndin\u00eb. Gjith\u00e7ka q\u00eb p\u00ebrdoret n\u00eb fjal\u00ebt e paravolis\u00eb \u00ebsht\u00eb e matur edhe shum\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Por ndodhi di\u00e7ka tjet\u00ebr. Pasi filluan t\u00eb festonin, u ther vi\u00e7i i majm\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb filluan t\u00eb k\u00ebndonin, t\u00eb g\u00ebzoheshin, t\u00eb hidhnin valle, djali i madh u kthye nga ara. Ai d\u00ebgjoi k\u00ebng\u00ebt dhe vallet dhe pyet nj\u00eb nga sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt se \u00e7far\u00eb ka ndodhur. Dhe ata i than\u00eb q\u00eb v\u00ebllai yt u kthye dhe ati nga dashuria e madhe theri dhe vi\u00e7in e majm\u00eb dhe po b\u00ebn fest\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\" style=\"text-align: justify;\">\n<div dir=\"auto\">Djali i madh u zem\u00ebrua dhe nuk donte t\u00eb hynte. I ati doli p\u00ebr ta thirrur dhe ai nuk pranoi. Madje i thot\u00eb disa fjal\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda: &#8220;Un\u00eb t\u00eb kam sh\u00ebrbyer gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs. Nuk m\u00eb ke dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb kec, p\u00ebr ta ngr\u00ebn\u00eb dhe p\u00ebr t\u2019u g\u00ebzuar s\u00eb bashku me miqt\u00eb e mi. Nd\u00ebrsa kur erdhi yt bir q\u00eb e harxhoi t\u00eb gjith\u00eb pasurin\u00eb e tij me prostituta, there vi\u00e7in e majm\u00eb dhe b\u00ebre nj\u00eb dark\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe. Dhe ati i p\u00ebrgjigjet dhe i thot\u00eb: Bir, v\u00ebllai yt ishte i humbur dhe u gjet, ishte i vdekur dhe u ngjall dhe gjith\u00eb sa jan\u00eb t\u00eb miat jan\u00eb dhe t\u00eb tuat (shih Llk.15:29-32).<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\" style=\"text-align: justify;\">\n<div dir=\"auto\">\u00c7far\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson realisht djali i madh? Djali i madh shpeshher\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson ato tipe njer\u00ebzish q\u00eb ndoshta e ndjekin besimin nga jasht\u00eb, por jo nga brenda. Ata ndjekin ritet e besimit, mund t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb kish\u00eb, marrin pjes\u00eb n\u00eb Mesh\u00eb, ndezin qirinj. Mund t&#8217;i b\u00ebjn\u00eb t\u00eb gjitha, por zemra e tyre nuk \u00ebsht\u00eb zbutur dhe nuk ka dashuri. Ai ndau shum\u00eb gj\u00ebra me atin, po s&#8217;kishte ndar\u00eb gj\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme: Dashurin\u00eb e pakufijshme t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\" style=\"text-align: justify;\">\n<div dir=\"auto\">Paravolia e sotme, si\u00e7 thon\u00eb shum\u00eb nga Et\u00ebrit, ndoshta nuk mund t\u00eb quhet e Djalit Plangprish\u00ebs, por duhet t\u00eb quhet paravolia e Atit shum\u00eb dhembshur, e Atit q\u00eb ishte plot me dashuri. Sepse falja nuk \u00ebsht\u00eb thjesht drejt\u00ebsi n\u00eb kuptimin e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb njer\u00ebzve. Falja e kap\u00ebrcen at\u00eb. Dhe Zoti na fal, pik\u00ebrisht, sepse na do. N\u00ebse do t\u00eb b\u00ebnte Zoti drejt\u00ebsi, nuk do na falte. Omelit\u00eb (fjalimet) dhe librat e famsh\u00ebm t\u00eb sh\u00ebn Isaak Sirianit, t\u00eb cilin e citoj shpesh, sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga Et\u00ebrit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj shpirt\u00ebror\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs Orthodokse, jan\u00eb burim drejtimi n\u00eb jet\u00ebn shpirt\u00ebrore. Ai i provokonte ndonj\u00ebher\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit e tij dhe iu thoshte:<\/div>\n<div dir=\"auto\">&#8211; Ju mendoni q\u00eb Zoti \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb?<\/div>\n<div dir=\"auto\">&#8211; Po, i p\u00ebrgjigjeshin ata.<\/div>\n<div dir=\"auto\">&#8211; Jo, thoshte ai.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Ata shtangeshin dhe thoshnin:<\/div>\n<div dir=\"auto\">&#8211; Si ka mund\u00ebsi q\u00eb Per\u00ebndia mos t\u00eb jet\u00eb i drejt\u00eb?<\/div>\n<div dir=\"auto\">Dhe shenjti vazhdonte duke th\u00ebn\u00eb k\u00ebto fjal\u00eb:<\/div>\n<div dir=\"auto\">&#8211; N\u00ebse Per\u00ebndia do t\u00eb ishte i drejt\u00eb, un\u00eb dhe ju do t\u00eb ishim tani n\u00eb ferr. Per\u00ebndia \u00ebsht\u00eb zem\u00ebrdhembshur dhe kushdo q\u00eb b\u00ebhet i ngjash\u00ebm me Per\u00ebndin\u00eb, e pastron zemr\u00ebn e tij dhe ka dashuri.<\/div>\n<div dir=\"auto\">N\u00eb vend q\u00eb v\u00ebllai t\u00eb g\u00ebzohej se u gjet v\u00ebllai tjet\u00ebr, se ishte i vdekur dhe u ngjall, at\u00eb e kapi nj\u00eb zem\u00ebrim i madh. Prandaj, njer\u00ebzit mund t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb kish\u00eb shpeshher\u00eb, mund ta ndjekin besimin nga jasht\u00eb dhe zem\u00ebrohen shum\u00eb kund\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebve. Madje kan\u00eb nj\u00eb m\u00ebri t\u00eb madhe. T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb shajn\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb ata njer\u00ebz q\u00eb kund\u00ebrshtojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjeret, nuk iu \u00ebsht\u00eb zbutur zemra e tyre nga hiri i Per\u00ebndis\u00eb. Zoti do q\u00eb t\u00eb b\u00ebhemi t\u00eb ngjash\u00ebm me T\u00eb, t\u00eb kemi dashurin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb. Sepse Per\u00ebndia fal, ngaq\u00eb \u00ebsht\u00eb i mir\u00eb. Sh\u00ebn Joan Gojarti thot\u00eb disa fjal\u00eb shum\u00eb t\u00eb bukura n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb: Asnj\u00eb m\u00ebkat nuk mund ta mund\u00eb dashurin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb &#8211; qofshin imoral\u00eb, kuror\u00ebshkel\u00ebs &#8211; n\u00ebse do t\u00eb pendoheni, Per\u00ebndia do t\u2019ju pres\u00eb krah\u00ebhapur dhe jo vet\u00ebm q\u00eb do t\u2019ju pastroj\u00eb, por do t\u2019ju th\u00ebrras\u00eb dhe do t\u2019ju b\u00ebj\u00eb si miqt\u00eb e tij. N\u00ebse do t\u00eb kemi guximin p\u00ebr t&#8217;u rr\u00ebfyer dhe p\u00ebr ta pranuar fajin ton\u00eb e p\u00ebr t&#8217;u kthyer, sepse \u00e7do m\u00ebkat i parr\u00ebfyer, i papenduar \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb e shkat\u00ebrron jet\u00ebn ton\u00eb. Pendimi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm keqardhja, pendimi \u00ebsht\u00eb fillimi i rrug\u00ebs p\u00ebr t&#8217;u kthyer drejt sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Atit.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\" style=\"text-align: justify;\">\n<div dir=\"auto\">Prandaj dhe jeta e njeriut \u00ebsht\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim, nj\u00eb udh\u00ebtim p\u00ebr t\u00eb shkuar p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr t\u00eb takuar pik\u00ebrisht atdheun t\u00ebnd t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb pran\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb atdheu shpirt\u00ebror i t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzve. Ai \u00ebsht\u00eb atdheu q\u00eb njer\u00ebzimi humbi dhe shkoi n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb larg\u00ebt, n\u00eb nj\u00eb tok\u00eb ku mbizot\u00ebron m\u00ebkati. Prandaj dhe pendimi \u00ebsht\u00eb kthim n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Atit dhe ky kthim ka nj\u00eb dometh\u00ebnie shum\u00eb t\u00eb madhe, sepse i jep jet\u00ebs son\u00eb nj\u00eb q\u00ebllim.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Sepse p\u00ebr \u00e7far\u00eb shquhet qytet\u00ebrimi i sot\u00ebm? Askush nuk ka nj\u00eb q\u00ebllim p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e tij; Askush nuk pyet p\u00ebr q\u00ebllimin e ekzistenc\u00ebs s\u00eb tij. Dhe sot jo vet\u00ebm q\u00eb nuk ka p\u00ebrgjigje, por nuk ka as pyetje. Pyetjet lindin pik\u00ebrisht kur fillojm\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb q\u00eb jemi n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb larg\u00ebt dhe fillojm\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb q\u00eb jemi t\u00eb ndar\u00eb nga Per\u00ebndia. Dhe n\u00ebse tek ne do t\u00eb ndizet malli p\u00ebr mbret\u00ebrin\u00eb e qiellit, &#8211; t\u00eb cil\u00ebn gjithsecili nga ne e ka brenda tij, por \u00ebsht\u00eb e mbuluar nga err\u00ebsira, &#8211; dhe n\u00ebse do t\u00eb ndri\u00e7ohemi prej Tij, Ai do ta mbush\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb me g\u00ebzim; dhe jeta jon\u00eb do b\u00ebhet nj\u00eb udh\u00ebtim jasht\u00ebzakonisht i bukur. Rrug\u00ebs do t\u00eb hasim kryqe, por kemi besim, si\u00e7 thot\u00eb Zoti: \u201cN\u00eb bot\u00eb do keni shtr\u00ebngim, po kini zem\u00ebr, un\u00eb e munda bot\u00ebn\u201d (Jn 16:33). Dhe \u00e7do njeri q\u00eb fillon udh\u00ebtimin drejt sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb pran\u00eb Atit, Per\u00ebndis\u00eb son\u00eb, pa dyshim do t\u00eb has\u00eb shum\u00eb kryqe gjat\u00eb rrug\u00ebs, por hiri i Per\u00ebndis\u00eb do t\u2019i jap\u00eb forc\u00eb dhe do ta ndri\u00e7oj\u00eb vazhdimisht dhe ky udh\u00ebtim do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim shum\u00eb i bukur dhe do ta p\u00ebrmbush\u00eb qenien ton\u00eb. Prandaj, Kisha p\u00ebrpara se t\u00eb fillojm\u00eb Kreshm\u00ebn e Madhe na kujton pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebto paravoli q\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb thella dhe shum\u00eb t\u00eb dobishme p\u00ebr gjithsecilin nga ne.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\" style=\"text-align: justify;\">\n<div dir=\"auto\">Le t\u00eb mundohemi t\u00eb ndezim n\u00eb shpirtin ton\u00eb mallin p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e Atit. Dhe le ta fillojm\u00eb udh\u00ebtimin p\u00ebr t\u00eb shkuar drejt Tij. Se sado m\u00ebkate t\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb, Per\u00ebndia, n\u00ebse do t\u00eb pendohemi do t\u00eb na fal\u00eb. Dhe jo vet\u00ebm q\u00eb do t\u00eb na fal\u00eb, por do t\u00eb na vesh\u00eb rrob\u00ebn e ndritshme dhe do t\u00eb na mbush\u00eb me hirin e Tij. Amin.<\/div>\n<\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\" style=\"text-align: right;\"><em>Katedralja \u201cNgjallja e Krishtit\u201d,<\/em><\/div>\n<div dir=\"auto\" style=\"text-align: right;\"><em>Tiran\u00eb, 8 shkurt 2026<\/em><\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<\/div>\n<hr \/>\n<p><iframe style=\"border: none; overflow: hidden;\" src=\"https:\/\/www.facebook.com\/plugins\/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fkoash1991%2Fposts%2Fpfbid02dLHERuLVjAtRHQJ3JK4BbhSr3GKr1ZaDA2tkSFNpMimoqAQ99K99roBtdu8ECYNol&amp;show_text=true&amp;width=500\" width=\"500\" height=\"564\" frameborder=\"0\" scrolling=\"no\" allowfullscreen=\"allowfullscreen\"><\/iframe><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Predikim nga Fortlumturia e Tij, Joani, Kryepiskop i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe i Gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb E diela II e Triodit: Djali Plangprish\u00ebs T\u00eb diel\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb Triodit, Kisha vazhdon p\u00ebrs\u00ebri tem\u00ebn e pendimit, sepse gjith\u00eb Kreshma e Madhe \u00ebsht\u00eb udh\u00ebtim drejt pendimit; dhe pendimi \u00ebsht\u00eb udh\u00ebtim drejt bashkimit me Per\u00ebndin\u00eb. Paravolia e sotme \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga pjes\u00ebt m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb Ungjillit, ndoshta pjesa m\u00eb<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":69456,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[5441,2777],"tags":[4841,184,5445,2779],"class_list":["post-69455","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-predikime-te-kryepiskopit-joan","category-predikimet-e-se-dieles-festive","tag-4841","tag-katedralja-ngjallja-e-krishtit-tirane","tag-predikime-te-kryepiskopit-joan","tag-predikimet-e-se-dieles-festive"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>E diela II e Triodit: Djali Plangprish\u00ebs, nga Fortlumturia e Tij, Joani, Tiran\u00eb, 08.02.2026 (Tekst &amp; Video) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/02\/08\/e-diela-ii-e-triodit-djali-plangprishes-nga-fortlumturia-e-tij-joani-tirane-08-02-2026-tekst\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"E diela II e Triodit: Djali Plangprish\u00ebs, nga Fortlumturia e Tij, Joani, Tiran\u00eb, 08.02.2026 (Tekst &amp; Video) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Predikim nga Fortlumturia e Tij, Joani, Kryepiskop i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe i Gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb E diela II e Triodit: Djali Plangprish\u00ebs T\u00eb diel\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb Triodit, Kisha vazhdon p\u00ebrs\u00ebri tem\u00ebn e pendimit, sepse gjith\u00eb Kreshma e Madhe \u00ebsht\u00eb udh\u00ebtim drejt pendimit; dhe pendimi \u00ebsht\u00eb udh\u00ebtim drejt bashkimit me Per\u00ebndin\u00eb. Paravolia e sotme \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga pjes\u00ebt m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb Ungjillit, ndoshta pjesa m\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/02\/08\/e-diela-ii-e-triodit-djali-plangprishes-nga-fortlumturia-e-tij-joani-tirane-08-02-2026-tekst\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2026-02-08T16:02:35+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2026-03-05T12:10:25+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/Predikim-NGA-KRYEPISKOPI-JOAN.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"552\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"501\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/02\/08\/e-diela-ii-e-triodit-djali-plangprishes-nga-fortlumturia-e-tij-joani-tirane-08-02-2026-tekst\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/02\/08\/e-diela-ii-e-triodit-djali-plangprishes-nga-fortlumturia-e-tij-joani-tirane-08-02-2026-tekst\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"E diela II e Triodit: Djali Plangprish\u00ebs, nga Fortlumturia e Tij, Joani, Tiran\u00eb, 08.02.2026 (Tekst &#038; Video)\",\"datePublished\":\"2026-02-08T16:02:35+00:00\",\"dateModified\":\"2026-03-05T12:10:25+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/02\/08\/e-diela-ii-e-triodit-djali-plangprishes-nga-fortlumturia-e-tij-joani-tirane-08-02-2026-tekst\/\"},\"wordCount\":2842,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/02\/08\/e-diela-ii-e-triodit-djali-plangprishes-nga-fortlumturia-e-tij-joani-tirane-08-02-2026-tekst\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/Predikim-NGA-KRYEPISKOPI-JOAN.jpg\",\"keywords\":[\"2026\",\"Katedralja \u201cNgjallja e Krishtit\u201d Tiran\u00eb\",\"Predikime t\u00eb Kryepiskopit Joan\",\"Predikimet e se Dieles &amp; Festive\"],\"articleSection\":[\"Predikime t\u00eb Kryepiskopit Joan\",\"Predikimet e se Dieles &amp; Festive\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/02\/08\/e-diela-ii-e-triodit-djali-plangprishes-nga-fortlumturia-e-tij-joani-tirane-08-02-2026-tekst\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/02\/08\/e-diela-ii-e-triodit-djali-plangprishes-nga-fortlumturia-e-tij-joani-tirane-08-02-2026-tekst\/\",\"name\":\"E diela II e Triodit: Djali Plangprish\u00ebs, nga Fortlumturia e Tij, Joani, Tiran\u00eb, 08.02.2026 (Tekst & Video) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/02\/08\/e-diela-ii-e-triodit-djali-plangprishes-nga-fortlumturia-e-tij-joani-tirane-08-02-2026-tekst\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/02\/08\/e-diela-ii-e-triodit-djali-plangprishes-nga-fortlumturia-e-tij-joani-tirane-08-02-2026-tekst\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/Predikim-NGA-KRYEPISKOPI-JOAN.jpg\",\"datePublished\":\"2026-02-08T16:02:35+00:00\",\"dateModified\":\"2026-03-05T12:10:25+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/02\/08\/e-diela-ii-e-triodit-djali-plangprishes-nga-fortlumturia-e-tij-joani-tirane-08-02-2026-tekst\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/02\/08\/e-diela-ii-e-triodit-djali-plangprishes-nga-fortlumturia-e-tij-joani-tirane-08-02-2026-tekst\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/02\/08\/e-diela-ii-e-triodit-djali-plangprishes-nga-fortlumturia-e-tij-joani-tirane-08-02-2026-tekst\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/Predikim-NGA-KRYEPISKOPI-JOAN.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/Predikim-NGA-KRYEPISKOPI-JOAN.jpg\",\"width\":552,\"height\":501},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/02\/08\/e-diela-ii-e-triodit-djali-plangprishes-nga-fortlumturia-e-tij-joani-tirane-08-02-2026-tekst\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"E diela II e Triodit: Djali Plangprish\u00ebs, nga Fortlumturia e Tij, Joani, Tiran\u00eb, 08.02.2026 (Tekst &#038; Video)\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"E diela II e Triodit: Djali Plangprish\u00ebs, nga Fortlumturia e Tij, Joani, Tiran\u00eb, 08.02.2026 (Tekst & Video) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/02\/08\/e-diela-ii-e-triodit-djali-plangprishes-nga-fortlumturia-e-tij-joani-tirane-08-02-2026-tekst\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"E diela II e Triodit: Djali Plangprish\u00ebs, nga Fortlumturia e Tij, Joani, Tiran\u00eb, 08.02.2026 (Tekst & Video) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"Predikim nga Fortlumturia e Tij, Joani, Kryepiskop i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe i Gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb E diela II e Triodit: Djali Plangprish\u00ebs T\u00eb diel\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb Triodit, Kisha vazhdon p\u00ebrs\u00ebri tem\u00ebn e pendimit, sepse gjith\u00eb Kreshma e Madhe \u00ebsht\u00eb udh\u00ebtim drejt pendimit; dhe pendimi \u00ebsht\u00eb udh\u00ebtim drejt bashkimit me Per\u00ebndin\u00eb. Paravolia e sotme \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga pjes\u00ebt m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb Ungjillit, ndoshta pjesa m\u00eb","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/02\/08\/e-diela-ii-e-triodit-djali-plangprishes-nga-fortlumturia-e-tij-joani-tirane-08-02-2026-tekst\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2026-02-08T16:02:35+00:00","article_modified_time":"2026-03-05T12:10:25+00:00","og_image":[{"width":552,"height":501,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/Predikim-NGA-KRYEPISKOPI-JOAN.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/02\/08\/e-diela-ii-e-triodit-djali-plangprishes-nga-fortlumturia-e-tij-joani-tirane-08-02-2026-tekst\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/02\/08\/e-diela-ii-e-triodit-djali-plangprishes-nga-fortlumturia-e-tij-joani-tirane-08-02-2026-tekst\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"E diela II e Triodit: Djali Plangprish\u00ebs, nga Fortlumturia e Tij, Joani, Tiran\u00eb, 08.02.2026 (Tekst &#038; Video)","datePublished":"2026-02-08T16:02:35+00:00","dateModified":"2026-03-05T12:10:25+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/02\/08\/e-diela-ii-e-triodit-djali-plangprishes-nga-fortlumturia-e-tij-joani-tirane-08-02-2026-tekst\/"},"wordCount":2842,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/02\/08\/e-diela-ii-e-triodit-djali-plangprishes-nga-fortlumturia-e-tij-joani-tirane-08-02-2026-tekst\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/Predikim-NGA-KRYEPISKOPI-JOAN.jpg","keywords":["2026","Katedralja \u201cNgjallja e Krishtit\u201d Tiran\u00eb","Predikime t\u00eb Kryepiskopit Joan","Predikimet e se Dieles &amp; Festive"],"articleSection":["Predikime t\u00eb Kryepiskopit Joan","Predikimet e se Dieles &amp; Festive"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/02\/08\/e-diela-ii-e-triodit-djali-plangprishes-nga-fortlumturia-e-tij-joani-tirane-08-02-2026-tekst\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/02\/08\/e-diela-ii-e-triodit-djali-plangprishes-nga-fortlumturia-e-tij-joani-tirane-08-02-2026-tekst\/","name":"E diela II e Triodit: Djali Plangprish\u00ebs, nga Fortlumturia e Tij, Joani, Tiran\u00eb, 08.02.2026 (Tekst & Video) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/02\/08\/e-diela-ii-e-triodit-djali-plangprishes-nga-fortlumturia-e-tij-joani-tirane-08-02-2026-tekst\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/02\/08\/e-diela-ii-e-triodit-djali-plangprishes-nga-fortlumturia-e-tij-joani-tirane-08-02-2026-tekst\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/Predikim-NGA-KRYEPISKOPI-JOAN.jpg","datePublished":"2026-02-08T16:02:35+00:00","dateModified":"2026-03-05T12:10:25+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/02\/08\/e-diela-ii-e-triodit-djali-plangprishes-nga-fortlumturia-e-tij-joani-tirane-08-02-2026-tekst\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/02\/08\/e-diela-ii-e-triodit-djali-plangprishes-nga-fortlumturia-e-tij-joani-tirane-08-02-2026-tekst\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/02\/08\/e-diela-ii-e-triodit-djali-plangprishes-nga-fortlumturia-e-tij-joani-tirane-08-02-2026-tekst\/#primaryimage","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/Predikim-NGA-KRYEPISKOPI-JOAN.jpg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/Predikim-NGA-KRYEPISKOPI-JOAN.jpg","width":552,"height":501},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/02\/08\/e-diela-ii-e-triodit-djali-plangprishes-nga-fortlumturia-e-tij-joani-tirane-08-02-2026-tekst\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"E diela II e Triodit: Djali Plangprish\u00ebs, nga Fortlumturia e Tij, Joani, Tiran\u00eb, 08.02.2026 (Tekst &#038; Video)"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69455","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=69455"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69455\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":69459,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69455\/revisions\/69459"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69456"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=69455"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=69455"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=69455"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}