{"id":69450,"date":"2026-02-22T17:49:52","date_gmt":"2026-02-22T16:49:52","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=69450"},"modified":"2026-03-05T13:02:21","modified_gmt":"2026-03-05T12:02:21","slug":"kreshma-udhetim-drejt-zotit-nga-fortlumturia-e-tij-%e2%80%a0joani-tirane-22-02-2026-tekst","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/02\/22\/kreshma-udhetim-drejt-zotit-nga-fortlumturia-e-tij-%e2%80%a0joani-tirane-22-02-2026-tekst\/","title":{"rendered":"Kreshma &#8211; Udh\u00ebtim drejt Zotit, nga Fortlumturia e Tij, \u2020Joani, Tiran\u00eb, 22.02.2026 (Tekst)"},"content":{"rendered":"<h4 style=\"text-align: center;\">Kreshma &#8211; Udh\u00ebtim drejt Zotit,<\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>Fortlumturia e Tij, \u2020Joani<\/strong><br \/>\n<strong>Kryepiskop i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe i Gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/strong><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">Themi vazhdimisht q\u00eb kreshma \u00ebsht\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim. Jo vet\u00ebm kreshma, por vet\u00eb jeta jon\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim. T\u00eb gjith\u00eb ne q\u00eb kemi filluar kreshm\u00ebn, kemi filluar nj\u00eb udh\u00ebtim. Filloi periudha q\u00eb ndryshon ngjyrat. Zoti na tregon shpesh n\u00ebp\u00ebrmjet Ungjillit p\u00ebr gjendjen n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhemi. Jo vet\u00ebm Zoti, por edhe shum\u00eb filozof\u00eb e psikolog\u00eb thon\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit kan\u00eb humbur \u201cveten\u201d e tyre, dhe kush humbet veten, ka humbur gjith\u00e7ka. Gjith\u00e7ka tjet\u00ebr q\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb fitoj\u00eb njeriu, nuk mund ta p\u00ebrmbush\u00eb dot at\u00eb q\u00eb mund t\u2019i jap\u00eb \u201cvetja\u201d. Nj\u00eb nga arsyet q\u00eb njeriu mendon se e ka humbur \u201cveten\u201d \u00ebsht\u00eb kur nuk e kupton dot q\u00eb e ka humbur \u201cveten\u201d. Keni d\u00ebgjuar t\u00eb thuhet te paravolia e Djalit plangprish\u00ebs p\u00ebr djalin q\u00eb u kthye q\u00eb \u201cerdhi n\u00eb vete\u201d (Lk.15:17). Kjo do t\u00eb thot\u00eb se ai filloi t\u00eb kuptoj\u00eb situat\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhej.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Askush nuk mund t\u00eb filloj\u00eb dot udh\u00ebtimin e kreshm\u00ebs, n\u00ebse nuk do t\u00eb vij\u00eb n\u00eb vete. Ne sot e kemi humbur q\u00ebllimin e jet\u00ebs. D\u00ebshira p\u00ebr k\u00ebnaq\u00ebsi, etja p\u00ebr pushtet dhe t\u00eb tjera gj\u00ebra t\u00eb kota si k\u00ebto nuk mund ta ndihmojn\u00eb njeriun jo vet\u00ebm q\u00eb t\u2019i jap\u00eb kuptimin jet\u00ebs, por as nuk do ta b\u00ebjn\u00eb dot t\u00eb lumtur. Lumturia dhe q\u00ebllimi i jet\u00ebs jan\u00eb t\u00eb lidhura me nj\u00ebra &#8211; tjetr\u00ebn.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Askush nuk mund t\u00eb arrij\u00eb dot lumturin\u00eb, n\u00ebse nuk do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb q\u00ebllim n\u00eb jet\u00eb. Njer\u00ebzit n\u00eb dit\u00ebn e sotme nuk kan\u00eb asnj\u00eb arsye p\u00ebr t\u00eb jetuar dhe asnj\u00eb arsye p\u00ebr q\u00ebllimin e jet\u00ebs. Kjo ndodh edhe te njer\u00ebzit e kish\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt mendojn\u00eb se besojn\u00eb, vijn\u00eb vazhdimisht n\u00eb kish\u00eb, por kan\u00eb humbur arsyen p\u00ebr t\u00eb jetuar dhe arsyen p\u00ebr t\u00eb vdekur. Vet\u00eb fakti q\u00eb shpeshher\u00eb brenda kish\u00ebs kemi m\u00ebrira, grindje, thashetheme, dhe plot kot\u00ebsira, tregon q\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz jan\u00eb t\u00eb ngesh\u00ebm, tregon q\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz nuk po udh\u00ebtojn\u00eb. Sepse ai njeri q\u00eb udh\u00ebton, nuk merret me gj\u00ebrat q\u00eb ndodhin n\u00eb stacion. Ai e ka mendjen vet\u00ebm tek udh\u00ebtimi. Vet fakti q\u00eb merremi me shum\u00eb gj\u00ebra q\u00eb jan\u00eb rrotull nesh do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ka humbur sensi i udh\u00ebtimit. Gjat\u00eb gjith\u00eb historis\u00eb s\u00eb tij njeriu \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur p\u00ebr pasuri. Ai ka grumbulluar pasuri t\u00eb madhe, e megjithat\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i lumtur. Kishtari n\u00eb librin e tij thot\u00eb q\u00eb dhe dituria \u00ebsht\u00eb \u201ckot\u00ebsi e kot\u00ebsive\u201d . Sado t\u00eb grumbullosh pasuri ajo nuk mund t\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb, ajo nuk mund t\u00eb t\u00eb sjell\u00eb lumturi. Ju e dini sa shum\u00eb i pasur ishte Solomoni, dhe megjithat\u00eb ai nuk ishte i lumtur, sepse ai vet\u00eb thot\u00eb \u201ckot\u00ebsi e kot\u00ebsive\u201d (Pred.1:2).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb askush nuk mund t\u00eb arrij\u00eb dot lumturin\u00eb, n\u00ebse shpirti i tij nuk prehet te Zoti. Njeriu \u00ebsht\u00eb krijuar sipas ikon\u00ebs s\u00eb Trinis\u00eb, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se shpirti yn\u00eb do t\u00eb jet\u00eb gjithmon\u00eb i shqet\u00ebsuar, n\u00ebse nuk prehet te Zoti. Sh\u00ebn Agustini thot\u00eb: \u201cZot m\u00eb ke krijuar sipas ikon\u00ebs T\u00ebnde, dhe asnj\u00ebher\u00eb nuk do t\u00eb gjejm\u00eb prehje derisa t\u00eb pushojm\u00eb tek Ti\u201d. Pushimi te Zoti nuk mund t\u00eb kuptohet dot pa udh\u00ebtimin drejt Atij. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse e kemi quajtur kreshm\u00ebn nj\u00eb lloj udh\u00ebtimi. Udh\u00ebtim nga kjo gjendje fizike n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhemi n\u00eb nj\u00eb gjendje tjet\u00ebr t\u00eb thell\u00eb shpirt\u00ebrore. Ky udh\u00ebtim k\u00ebrkon sakrifica, k\u00ebrkon mundim. Ashtu si dhe n\u00eb Shkrimin e Shenjt\u00eb m\u00ebsojm\u00eb se Izraeli u kthye n\u00eb tok\u00ebn e premtuar, duke kaluar n\u00ebp\u00ebrmjet shkret\u00ebtir\u00ebs, gj\u00eb q\u00eb simbolizon \u00e7lirimin dhe gjendjen shpirt\u00ebrore t\u00eb njeriut. T\u00eb fitosh p\u00ebrs\u00ebri at\u00eb q\u00eb ke humbur nuk \u00ebsht\u00eb aq e leht\u00eb, prandaj udh\u00ebtimi \u00ebsht\u00eb i mbushur me v\u00ebshtir\u00ebsi dhe sakrifica, p\u00ebr t\u00eb cilat k\u00ebrkohet nj\u00eb lloj privimi. Arsyetimi foshnj\u00ebrak njer\u00ebzor dhe vler\u00ebsimi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme, pa njohur mir\u00eb gjendjen reale t\u00eb njeriut dhe nevojat e tij, propozuan \u00e7lirime t\u00eb ndryshme. Ashtu si i propozoi vetes dhe djali plangprish\u00ebs, sepse edhe ikja e tij ishte l\u00ebvizje p\u00ebr \u00e7lirim. Historia e djalit plangprish\u00ebs \u00ebsht\u00eb historia e gjith\u00eb njer\u00ebzimit. Gjithsekush nga ne, ashtu si djali plangprish\u00ebs, ndodhet n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb larg\u00ebt. Pra, ndodhet jasht\u00eb gjendjes s\u00eb tij, p\u00ebr t\u00eb cilin \u00e7do gjendje tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i larg\u00ebt.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sa nga ne kan\u00eb nj\u00eb kungim t\u00eb vazhduesh\u00ebm me Per\u00ebndin\u00eb? Sa nga ne jetojn\u00eb thell\u00ebsisht shpirt\u00ebrisht me T\u00eb? &#8211; Shum\u00eb pak. Kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb filozof\u00ebt e kan\u00eb quajtur \u201csensi tragjik i jet\u00ebs\u201d, sepse kemi humbur shum\u00eb e shum\u00eb gj\u00ebra nga ato q\u00eb kishim. Kungimi me Per\u00ebndin\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr shenjtor\u00ebt.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">T\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit jan\u00eb krijuar sipas ikon\u00ebs s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, jan\u00eb krijuar t\u00eb jen\u00eb n\u00eb kungim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm me T\u00eb, por ky q\u00ebllim sot ka humbur. Dhe kthimi tek ai vjen nga nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb, vjen nga nj\u00eb mall q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb njeriu p\u00ebr bot\u00ebn tjet\u00ebr. Djali pati mall, k\u00ebshtu thuhet n\u00eb Bib\u00ebl \u201cpati mall\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb sa nga shpirtrat dhe zemrat tona ndizet malli p\u00ebr bot\u00ebn tjet\u00ebr? Sa prej nesh mendojn\u00eb p\u00ebr bot\u00ebn tjet\u00ebr, p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e saj? Shpeshher\u00eb kjo nuk ndodh as te njer\u00ebzit brenda kish\u00ebs. Dhe ne jemi d\u00ebshmimtar\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn e njer\u00ebzve q\u00eb mendojn\u00eb se besojn\u00eb, por nuk kan\u00eb d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shkuar tek Ati. Askush nuk mund t\u00eb shkoj\u00eb diku, n\u00ebse ai nuk d\u00ebshiron t\u00eb shkoj\u00eb. Sido q\u00eb ta shikojm\u00eb lirin\u00eb, si barr\u00eb apo si dhurat\u00eb, nuk mund t\u00eb shp\u00ebtojm\u00eb dot prej saj. Askush nga ne nuk mund t\u00eb lirohet nga t\u00eb qenurit i lir\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga bazat kryesore t\u00eb doktrin\u00ebs s\u00eb krishter\u00eb, q\u00eb gjithsekush \u00ebsht\u00eb krijuar i lir\u00eb ta pranoj\u00eb ose t\u00eb mos e pranoj\u00eb Per\u00ebndin\u00eb. Ta filloj\u00eb ose t\u00eb mos e filloj\u00eb udh\u00ebtimin. Shum\u00eb njer\u00ebz kan\u00eb menduar t\u00eb gjejn\u00eb lumturin\u00eb; shum\u00eb jan\u00eb p\u00ebrpjekur ta b\u00ebjn\u00eb njeriun t\u00eb lumtur pa Zotin, por pa Zotin nuk mund t\u00eb gjendet lumturia. T\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjet p\u00ebr lumturi pa Zotin do t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb si tentativa e par\u00eb e Adamit, i cili donte t\u00eb b\u00ebhej Zot pa Zotin. N\u00eb p\u00ebrpjekjen e tyre p\u00ebr t\u00eb gjetur lumturin\u00eb njer\u00ebzit jo vet\u00ebm humb\u00ebn sensin e udh\u00ebtimit, por humb\u00ebn edhe vet\u00eb udh\u00ebtimin. Prandaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb gjithsekush nga ne le t\u00eb mendoj\u00eb p\u00ebr udh\u00ebtimin. Duam apo nuk duam nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb jemi n\u00eb fund t\u00eb udh\u00ebtimit. Dhe kushdo q\u00eb t\u00eb jetoj\u00eb m\u00eb gjat\u00eb, t\u00eb themi p\u00ebr hat\u00ebr 200 vjet, do ta mbaroj\u00eb k\u00ebt\u00eb udh\u00ebtim. \u00cbsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb ai udh\u00ebtim t\u00eb filloj\u00eb nga sot. Madje nj\u00eb jet\u00eb jasht\u00eb udh\u00ebtimit nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb jet\u00eb. Njeriu nuk e b\u00ebn dot udh\u00ebtimin, n\u00ebse realisht ai nuk do dhe nuk vendos p\u00ebr t\u00eb. Njeriu ka brenda d\u00ebshira t\u00eb ndryshme, kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se jan\u00eb t\u00eb gjitha natyrale, por vijn\u00eb nga nj\u00eb natyr\u00eb e deformuar nga pasioni dhe kjo \u00ebsht\u00eb dhe arsyeja q\u00eb Zoti e fillon historin\u00eb e njeriut me nj\u00eb \u201cmos\u201d. Dialogu i par\u00eb q\u00eb ka pasur Per\u00ebndia me njeriun ka qen\u00eb nj\u00eb ndalim: \u201cMos hani nga pema\u201d (Zan.3:4). \u00cbsht\u00eb v\u00ebn\u00eb \u201cmos-i\u201d p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur jo vet\u00ebm ekzistenc\u00ebn e njeriut, por edhe lirin\u00eb e tij, sepse jo \u00e7do kund\u00ebrshtim i \u201cmos-it\u201d do t\u00eb thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb shenj\u00eb e liris\u00eb. Njeriu ka nj\u00eb dimension t\u00eb madh shpirt\u00ebror dhe ai duhet ta p\u00ebrmbush\u00eb k\u00ebt\u00eb dimension. Kreshma \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb e ndihmon at\u00eb m\u00eb shum\u00eb, p\u00ebr t\u2019u \u00e7liruar sadopak. Kjo mund t\u00eb duket e habitshme, por asketizmi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje p\u00ebr \u00e7lirimin m\u00eb t\u00eb madh nga vetja e rreme, ose si\u00e7 thot\u00eb nj\u00eb theolog i famsh\u00ebm orthodhoks: \u201c\u00c7lirimi q\u00ebndron pik\u00ebrisht n\u00eb \u00e7lirimin e liris\u00eb\u201d. Vetja jon\u00eb \u00ebsht\u00eb z\u00ebn\u00eb rob, ne nuk mund t\u00eb dim\u00eb akoma se kush \u00ebsht\u00eb gjendja jon\u00eb realisht e lir\u00eb, prandaj privimet e ndryshme q\u00eb do t\u00eb kemi gjat\u00eb kreshm\u00ebs do t\u00eb na b\u00ebjn\u00eb t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kufizimet nuk duhen par\u00eb si ndalime, as nuk duhen par\u00eb si privime q\u00eb jepen, por si mbrojtje. Ne shpeshher\u00eb lexojm\u00eb, por nuk kuptojm\u00eb q\u00eb pjesa m\u00eb e madhe e Dekalogut (Eks.20:1-17) \u00ebsht\u00eb me \u201cmos-e\u201d: mos k\u00ebt\u00eb, mos at\u00eb, mos at\u00eb\u2026. Raporti q\u00eb ka Zoti me ne \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb ne kemi me f\u00ebmij\u00ebt.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Shpeshher\u00eb ke nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb pran\u00eb dhe i thua: mos k\u00ebtu, mos atje. E nj\u00ebjta gj\u00eb ndodh me ne n\u00eb lidhje me Zotin, dhe k\u00ebto \u201cmos-e\u201d nuk jan\u00eb p\u00ebr t\u00eb na kufizuar, por p\u00ebr t\u00eb na mbrojtur, sepse kemi r\u00ebn\u00eb nga gjendja jon\u00eb e par\u00eb dhe na ka humbur p\u00ebrgjegjshm\u00ebria e liris\u00eb. Ne duhet t\u00eb duam lirin\u00eb ton\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, at\u00eb liri p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn duhet t\u00eb vendosim vet\u00eb p\u00ebr udh\u00ebtimin. Njeriu i sot\u00ebm e ka humbur k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe as q\u00eb do t\u2019ia dij\u00eb se kush \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi i jet\u00ebs. Prandaj, shpeshher\u00eb m\u00ebsimet fetare, predikimet, paravolit\u00eb e Krishtit, predikimet e Sh\u00ebn Joanit ishin predikime dhe th\u00ebnie q\u00eb ngjallnin kriz\u00eb shpirt\u00ebrore te njer\u00ebzit; nj\u00eb britm\u00eb shpirt\u00ebrore, pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb kuptuar kush \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi i jet\u00ebs s\u00eb njeriut.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00cbsht\u00eb tragjedi e madhe t\u00eb shikosh nj\u00eb njeri t\u00eb krijuar sipas ikon\u00ebs s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. Ajo q\u00eb duhet t\u00eb reflektojm\u00eb sot \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht kjo. Ne jemi qenie q\u00eb duhet t\u00eb shkojm\u00eb diku, sepse jemi larguar nga ajo diku. Ajo q\u00eb thekson vazhdimisht Kisha \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht kjo: Ne jetojm\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb deformuar; natyra dhe arsyet tona jan\u00eb deformuara, prandaj privimet jan\u00eb p\u00ebr kurimin ton\u00eb. Nuk mund t\u00eb thot\u00eb dikush p\u00ebr mjekimet q\u00eb mund t\u00eb jap\u00eb nj\u00eb mjek q\u00eb ato nuk b\u00ebjn\u00eb se jan\u00eb t\u00eb hidhura. Edhe p\u00ebr kreshm\u00ebn dhe gjith\u00eb kufizimet e tjera asketike nuk mund t\u00eb themi q\u00eb nuk b\u00ebjn\u00eb dhe na pengojn\u00eb lirin\u00eb ton\u00eb, p\u00ebrkundrazi ato e forcojn\u00eb lirin\u00eb ton\u00eb. Kush \u00ebsht\u00eb ai i marr\u00eb q\u00eb t\u00eb thot\u00eb: l\u00ebreni f\u00ebmij\u00ebn t\u00eb luaj\u00eb me pistolet se k\u00ebshtu i privoni lirin\u00eb? N\u00ebse do t\u2019i kuptonim thell\u00eb k\u00ebto ndalime, \u00e7do dit\u00eb do t\u2019i puthnim ato faqe t\u00eb Dekalogut q\u00eb jan\u00eb mbushur me ato \u201cmos-e\u201d. Humbja e q\u00ebllimit t\u00eb jet\u00ebs, humbja e vetvetes e ka b\u00ebr\u00eb njeriun t\u00eb mos kuptoj\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz nuk kuptojn\u00eb dhe shkojn\u00eb drejt gremin\u00ebs. Neve na duket se jemi ndryshe nga t\u00eb tjer\u00ebt, sepse vijm\u00eb n\u00eb kish\u00eb. Un\u00eb nuk kam par\u00eb ndonj\u00eb ndryshim t\u00eb atij q\u00eb beson dhe atij q\u00eb nuk beson, kur t\u00eb dy nj\u00ebsoj vjedhin, t\u00eb dy g\u00ebnjejn\u00eb, at\u00ebher\u00eb ku q\u00ebndron besimi k\u00ebtu? Nj\u00eb besim q\u00eb nuk krijon n\u00eb shpirt nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr udh\u00ebtim, nuk \u00ebsht\u00eb besim.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Prandaj kjo periudh\u00eb udh\u00ebtimi \u00ebsht\u00eb q\u00eb ne t\u00eb shohim thell\u00eb n\u00eb \u00e7do skut\u00eb t\u00eb shpirtit ton\u00eb: A besojm\u00eb realisht apo nuk besojm\u00eb? Ky besim \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ne nj\u00eb lloj zbukurimi apo nj\u00eb nevoj\u00eb bazike e jet\u00ebs? Zoti \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ne sigurim apo rr\u00ebnja e shpirtit ton\u00eb? A mund t\u00eb jetoj\u00eb dikush jasht\u00eb jet\u00ebs? Dhe k\u00ebto vazhdimisht i themi n\u00ebp\u00ebr psalme e predikime: Zoti \u00ebsht\u00eb jeta dhe \u00e7do jet\u00eb jasht\u00eb Zotit \u00ebsht\u00eb e gjymtuar. E megjithat\u00eb, a \u00ebsht\u00eb jeta jon\u00eb e zhytur dhe e rr\u00ebnjosur thell\u00eb tek Zoti? K\u00ebto jan\u00eb pyetjet q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb njeriu gjat\u00eb Kreshm\u00ebs s\u00eb Madhe. K\u00ebto e b\u00ebjn\u00eb njeriun t\u00eb filloj\u00eb udh\u00ebtimin e tij. Kjo periudh\u00eb kreshme nuk ndahet nga g\u00ebzimet. Edhe troparet thon\u00eb: \u201cLe ta fillojm\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb me g\u00ebzim\u201d. Po t\u00eb filloj\u00eb kreshma edhe g\u00ebzimi do t\u00eb vij\u00eb vetvetiu. Ne nuk na vjen g\u00ebzim, sepse nuk fillojm\u00eb. Udh\u00ebtimi drejt Zotit \u00ebsht\u00eb i mbushur me g\u00ebzim. Nuk ka jet\u00eb m\u00eb t\u00eb bukur sesa t\u00eb udh\u00ebtosh drejt Zotit dhe t\u00eb jetosh n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb. Asgj\u00eb nuk mund t\u00eb krahasohet dot me g\u00ebzimin e madh q\u00eb mund t\u2019i jap\u00eb shpirtit njer\u00ebzor kthimi te Zoti, udh\u00ebtimi drejt Tij. Kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb i jep shpirtit dimensionin e tij t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, prandaj dhe periudha e kreshm\u00ebs \u00ebsht\u00eb periudh\u00eb rip\u00ebrt\u00ebritjeje, periudh\u00eb p\u00ebr vendosjen e nj\u00eb gjendjeje shpirt\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb realizuar p\u00ebrmbushjen e ekzistenc\u00ebs son\u00eb (Mk.12:30). Mos e neglizhoni k\u00ebt\u00eb. Kisha jep vazhdimisht shanse. E gjith\u00eb jeta liturgjike e Kish\u00ebs \u00ebsht\u00eb udh\u00ebtim dhe na ndihmon p\u00ebr t\u00eb realizuar takimin personal &#8211; udh\u00ebtimin drejt Zotit. Askush nuk mund t\u00eb shkoj\u00eb tek Zoti, n\u00ebse nuk fillon k\u00ebt\u00eb udh\u00ebtim, dhe fillimi i k\u00ebtij udh\u00ebtimi \u00ebsht\u00eb pendimi.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Gjithsekush nga ne q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb penduar dhe q\u00eb nuk vazhdon t\u00eb pendohet tregon q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb udh\u00ebtim. Pendimi nuk \u00ebsht\u00eb thjesht t\u00eb kuptosh se ke b\u00ebr\u00eb faj, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e vog\u00ebl e pendimit. Pendim do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb ndizet nj\u00eb mall p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e Zotit, Atit dhe at\u00ebher\u00eb do t\u00eb filloj\u00eb udh\u00ebtimi. N\u00ebse nuk fillojm\u00eb k\u00ebt\u00eb nuk ka pendim, sado t\u00eb b\u00ebjm\u00eb pseudo-jet\u00eb shpirt\u00ebrore, sikur t\u00eb jemi pendimtar\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj, madje nj\u00eb pendim i till\u00eb \u00ebsht\u00eb pendim demoniak. Njer\u00ebz t\u00eb till\u00eb b\u00ebhen njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb pakuptuesh\u00ebm dhe mendojn\u00eb se jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrulur dhe fetar\u00eb. Njer\u00ebzit kan\u00eb filluar t\u00eb b\u00ebhen krenar\u00eb, vet\u00ebm ngaq\u00eb mendojn\u00eb se jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrulur. Njer\u00ebzit q\u00eb mendojn\u00eb se jan\u00eb n\u00eb udh\u00ebtim dhe n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk jan\u00eb, jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb pozicion t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse zem\u00ebrimi i Zotit \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madh me farisenjt\u00eb (shih Mt.23). Ne ndoshta do t\u00eb ndiheshim t\u00eb turp\u00ebruar para nj\u00eb fariseu. Ai kreshmonte 2 her\u00eb n\u00eb jav\u00eb. Kush nga ne e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb sot? Ai jepte nj\u00eb t\u00eb dhjet\u00ebn, kush nga ne e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb? Ai nuk kishte shkelur kuror\u00eb dhe nuk kishte b\u00ebr\u00eb edhe shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tjera, megjithat\u00eb Zoti ishte kund\u00ebr tij. Ai jetonte n\u00eb nj\u00eb pseudofe dhe shpeshher\u00eb kjo gj\u00eb i kap m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb jan\u00eb m\u00eb af\u00ebr fes\u00eb. Secili nga ne le t\u00eb mendoj\u00eb thell\u00eb sa po e vazhdon udh\u00ebtimin ose n\u00ebse ai ka nevoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb udh\u00ebtim.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00ebse nuk do t\u00eb na ndizej nj\u00eb mall n\u00eb shpirt p\u00ebr t\u00eb takuar Zotin, kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb shpirti \u00ebsht\u00eb i vdekur. (shih Ps.42:1-2) Dhe p\u00ebr sa koh\u00eb jemi n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb, jemi n\u00eb pozicionin q\u00eb mund ta b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb udh\u00ebtim. Koha e udh\u00ebtimit \u00ebsht\u00eb tani. Tani \u00ebsht\u00eb orari q\u00eb mund t\u00eb udh\u00ebtojm\u00eb. Gjithsekush q\u00eb pendohet p\u00ebrfitimi \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Le ta shikojm\u00eb kreshm\u00ebn si udh\u00ebtim, jo vet\u00ebm kreshm\u00ebn, por gjith\u00eb jet\u00ebn, sepse faktikisht po udh\u00ebtojm\u00eb edhe n\u00ebse disa nuk e din\u00eb. Gjithsekush nga ne shkon drejt di\u00e7kaje. \u201cN\u00ebse nuk b\u00ebhemi familjar\u00eb q\u00eb k\u00ebtu me Zotin, thot\u00eb Sh\u00ebn Joan Gojarti, nuk do t\u00eb jemi as n\u00eb jet\u00ebn tjet\u00ebr familjar\u00eb me T\u00eb. Miq\u00ebsia me Zotin fillon q\u00eb k\u00ebtu. Udh\u00ebtimi dhe kungimi i p\u00ebrjetsh\u00ebm me Zotin fillon q\u00eb k\u00ebtu\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Le ta fillojm\u00eb udh\u00ebtimin drejt Zotit dhe le t\u00eb mendojm\u00eb p\u00ebr sakrificat e k\u00ebtij udh\u00ebtimi. Le t\u00eb mendojm\u00eb dhe le t\u00eb kuptojm\u00eb ashtu si\u00e7 Psalmi thot\u00eb: \u201cShijoni dhe shihni\u201d (Ps.34:8).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nuk ka g\u00ebzim m\u00eb t\u00eb madh se jeta shpirt\u00ebrore. Zoti do t\u00eb na shikoj\u00eb q\u00eb n\u00eb momentin e par\u00eb q\u00eb do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb l\u00ebvizjen p\u00ebr t\u2019u kthyer dhe q\u00eb n\u00eb momentin e par\u00eb Ai do t\u00eb na jap\u00eb di\u00e7ka; q\u00eb n\u00eb momentin e par\u00eb do t\u00eb ndiejm\u00eb nj\u00eb lloj pranie n\u00eb shpirtin ton\u00eb, e cila do t\u00eb na jap\u00eb g\u00ebzimin dhe fuqin\u00eb p\u00ebr t\u00eb vazhduar k\u00ebt\u00eb udh\u00ebtim.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Jeta jon\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim drejt Zotit, sikund\u00ebr e theksuam, dhe k\u00ebt\u00eb t\u00eb mos e harrojm\u00eb kurr\u00eb.<br \/>\nAi na bekoft\u00eb ta takojm\u00eb At\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e Pashk\u00ebs. Amin<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreshma &#8211; Udh\u00ebtim drejt Zotit, Fortlumturia e Tij, \u2020Joani Kryepiskop i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe i Gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Themi vazhdimisht q\u00eb kreshma \u00ebsht\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim. Jo vet\u00ebm kreshma, por vet\u00eb jeta jon\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim. T\u00eb gjith\u00eb ne q\u00eb kemi filluar kreshm\u00ebn, kemi filluar nj\u00eb udh\u00ebtim. Filloi periudha q\u00eb ndryshon ngjyrat. Zoti na tregon shpesh n\u00ebp\u00ebrmjet Ungjillit p\u00ebr gjendjen n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhemi. Jo vet\u00ebm Zoti,<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":69451,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[5441,2777],"tags":[4841,5445,2779],"class_list":["post-69450","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-predikime-te-kryepiskopit-joan","category-predikimet-e-se-dieles-festive","tag-4841","tag-predikime-te-kryepiskopit-joan","tag-predikimet-e-se-dieles-festive"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Kreshma - Udh\u00ebtim drejt Zotit, nga Fortlumturia e Tij, \u2020Joani, Tiran\u00eb, 22.02.2026 (Tekst) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/02\/22\/kreshma-udhetim-drejt-zotit-nga-fortlumturia-e-tij-\u2020joani-tirane-22-02-2026-tekst\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Kreshma - Udh\u00ebtim drejt Zotit, nga Fortlumturia e Tij, \u2020Joani, Tiran\u00eb, 22.02.2026 (Tekst) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Kreshma &#8211; Udh\u00ebtim drejt Zotit, Fortlumturia e Tij, \u2020Joani Kryepiskop i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe i Gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Themi vazhdimisht q\u00eb kreshma \u00ebsht\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim. Jo vet\u00ebm kreshma, por vet\u00eb jeta jon\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim. T\u00eb gjith\u00eb ne q\u00eb kemi filluar kreshm\u00ebn, kemi filluar nj\u00eb udh\u00ebtim. Filloi periudha q\u00eb ndryshon ngjyrat. Zoti na tregon shpesh n\u00ebp\u00ebrmjet Ungjillit p\u00ebr gjendjen n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhemi. Jo vet\u00ebm Zoti,\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/02\/22\/kreshma-udhetim-drejt-zotit-nga-fortlumturia-e-tij-\u2020joani-tirane-22-02-2026-tekst\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2026-02-22T16:49:52+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2026-03-05T12:02:21+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/KRESHMA-\u2013-UDHETIM-DREJT-ZOTIT-NGA-KRYEPISKOPI-JOAN.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1789\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"1365\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/02\/22\/kreshma-udhetim-drejt-zotit-nga-fortlumturia-e-tij-%e2%80%a0joani-tirane-22-02-2026-tekst\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/02\/22\/kreshma-udhetim-drejt-zotit-nga-fortlumturia-e-tij-%e2%80%a0joani-tirane-22-02-2026-tekst\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"Kreshma &#8211; Udh\u00ebtim drejt Zotit, nga Fortlumturia e Tij, \u2020Joani, Tiran\u00eb, 22.02.2026 (Tekst)\",\"datePublished\":\"2026-02-22T16:49:52+00:00\",\"dateModified\":\"2026-03-05T12:02:21+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/02\/22\/kreshma-udhetim-drejt-zotit-nga-fortlumturia-e-tij-%e2%80%a0joani-tirane-22-02-2026-tekst\/\"},\"wordCount\":2876,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/02\/22\/kreshma-udhetim-drejt-zotit-nga-fortlumturia-e-tij-%e2%80%a0joani-tirane-22-02-2026-tekst\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/KRESHMA-\u2013-UDHETIM-DREJT-ZOTIT-NGA-KRYEPISKOPI-JOAN.jpg\",\"keywords\":[\"2026\",\"Predikime t\u00eb Kryepiskopit Joan\",\"Predikimet e se Dieles &amp; Festive\"],\"articleSection\":[\"Predikime t\u00eb Kryepiskopit Joan\",\"Predikimet e se Dieles &amp; Festive\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/02\/22\/kreshma-udhetim-drejt-zotit-nga-fortlumturia-e-tij-%e2%80%a0joani-tirane-22-02-2026-tekst\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/02\/22\/kreshma-udhetim-drejt-zotit-nga-fortlumturia-e-tij-%e2%80%a0joani-tirane-22-02-2026-tekst\/\",\"name\":\"Kreshma - Udh\u00ebtim drejt Zotit, nga Fortlumturia e Tij, \u2020Joani, Tiran\u00eb, 22.02.2026 (Tekst) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/02\/22\/kreshma-udhetim-drejt-zotit-nga-fortlumturia-e-tij-%e2%80%a0joani-tirane-22-02-2026-tekst\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/02\/22\/kreshma-udhetim-drejt-zotit-nga-fortlumturia-e-tij-%e2%80%a0joani-tirane-22-02-2026-tekst\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/KRESHMA-\u2013-UDHETIM-DREJT-ZOTIT-NGA-KRYEPISKOPI-JOAN.jpg\",\"datePublished\":\"2026-02-22T16:49:52+00:00\",\"dateModified\":\"2026-03-05T12:02:21+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/02\/22\/kreshma-udhetim-drejt-zotit-nga-fortlumturia-e-tij-%e2%80%a0joani-tirane-22-02-2026-tekst\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/02\/22\/kreshma-udhetim-drejt-zotit-nga-fortlumturia-e-tij-%e2%80%a0joani-tirane-22-02-2026-tekst\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/02\/22\/kreshma-udhetim-drejt-zotit-nga-fortlumturia-e-tij-%e2%80%a0joani-tirane-22-02-2026-tekst\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/KRESHMA-\u2013-UDHETIM-DREJT-ZOTIT-NGA-KRYEPISKOPI-JOAN.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/KRESHMA-\u2013-UDHETIM-DREJT-ZOTIT-NGA-KRYEPISKOPI-JOAN.jpg\",\"width\":1789,\"height\":1365},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/02\/22\/kreshma-udhetim-drejt-zotit-nga-fortlumturia-e-tij-%e2%80%a0joani-tirane-22-02-2026-tekst\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kreshma &#8211; Udh\u00ebtim drejt Zotit, nga Fortlumturia e Tij, \u2020Joani, Tiran\u00eb, 22.02.2026 (Tekst)\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kreshma - Udh\u00ebtim drejt Zotit, nga Fortlumturia e Tij, \u2020Joani, Tiran\u00eb, 22.02.2026 (Tekst) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/02\/22\/kreshma-udhetim-drejt-zotit-nga-fortlumturia-e-tij-\u2020joani-tirane-22-02-2026-tekst\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Kreshma - Udh\u00ebtim drejt Zotit, nga Fortlumturia e Tij, \u2020Joani, Tiran\u00eb, 22.02.2026 (Tekst) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"Kreshma &#8211; Udh\u00ebtim drejt Zotit, Fortlumturia e Tij, \u2020Joani Kryepiskop i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe i Gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Themi vazhdimisht q\u00eb kreshma \u00ebsht\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim. Jo vet\u00ebm kreshma, por vet\u00eb jeta jon\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim. T\u00eb gjith\u00eb ne q\u00eb kemi filluar kreshm\u00ebn, kemi filluar nj\u00eb udh\u00ebtim. Filloi periudha q\u00eb ndryshon ngjyrat. Zoti na tregon shpesh n\u00ebp\u00ebrmjet Ungjillit p\u00ebr gjendjen n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhemi. Jo vet\u00ebm Zoti,","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/02\/22\/kreshma-udhetim-drejt-zotit-nga-fortlumturia-e-tij-\u2020joani-tirane-22-02-2026-tekst\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2026-02-22T16:49:52+00:00","article_modified_time":"2026-03-05T12:02:21+00:00","og_image":[{"width":1789,"height":1365,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/KRESHMA-\u2013-UDHETIM-DREJT-ZOTIT-NGA-KRYEPISKOPI-JOAN.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/02\/22\/kreshma-udhetim-drejt-zotit-nga-fortlumturia-e-tij-%e2%80%a0joani-tirane-22-02-2026-tekst\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/02\/22\/kreshma-udhetim-drejt-zotit-nga-fortlumturia-e-tij-%e2%80%a0joani-tirane-22-02-2026-tekst\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"Kreshma &#8211; Udh\u00ebtim drejt Zotit, nga Fortlumturia e Tij, \u2020Joani, Tiran\u00eb, 22.02.2026 (Tekst)","datePublished":"2026-02-22T16:49:52+00:00","dateModified":"2026-03-05T12:02:21+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/02\/22\/kreshma-udhetim-drejt-zotit-nga-fortlumturia-e-tij-%e2%80%a0joani-tirane-22-02-2026-tekst\/"},"wordCount":2876,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/02\/22\/kreshma-udhetim-drejt-zotit-nga-fortlumturia-e-tij-%e2%80%a0joani-tirane-22-02-2026-tekst\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/KRESHMA-\u2013-UDHETIM-DREJT-ZOTIT-NGA-KRYEPISKOPI-JOAN.jpg","keywords":["2026","Predikime t\u00eb Kryepiskopit Joan","Predikimet e se Dieles &amp; Festive"],"articleSection":["Predikime t\u00eb Kryepiskopit Joan","Predikimet e se Dieles &amp; Festive"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/02\/22\/kreshma-udhetim-drejt-zotit-nga-fortlumturia-e-tij-%e2%80%a0joani-tirane-22-02-2026-tekst\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/02\/22\/kreshma-udhetim-drejt-zotit-nga-fortlumturia-e-tij-%e2%80%a0joani-tirane-22-02-2026-tekst\/","name":"Kreshma - Udh\u00ebtim drejt Zotit, nga Fortlumturia e Tij, \u2020Joani, Tiran\u00eb, 22.02.2026 (Tekst) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/02\/22\/kreshma-udhetim-drejt-zotit-nga-fortlumturia-e-tij-%e2%80%a0joani-tirane-22-02-2026-tekst\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/02\/22\/kreshma-udhetim-drejt-zotit-nga-fortlumturia-e-tij-%e2%80%a0joani-tirane-22-02-2026-tekst\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/KRESHMA-\u2013-UDHETIM-DREJT-ZOTIT-NGA-KRYEPISKOPI-JOAN.jpg","datePublished":"2026-02-22T16:49:52+00:00","dateModified":"2026-03-05T12:02:21+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/02\/22\/kreshma-udhetim-drejt-zotit-nga-fortlumturia-e-tij-%e2%80%a0joani-tirane-22-02-2026-tekst\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/02\/22\/kreshma-udhetim-drejt-zotit-nga-fortlumturia-e-tij-%e2%80%a0joani-tirane-22-02-2026-tekst\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/02\/22\/kreshma-udhetim-drejt-zotit-nga-fortlumturia-e-tij-%e2%80%a0joani-tirane-22-02-2026-tekst\/#primaryimage","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/KRESHMA-\u2013-UDHETIM-DREJT-ZOTIT-NGA-KRYEPISKOPI-JOAN.jpg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/KRESHMA-\u2013-UDHETIM-DREJT-ZOTIT-NGA-KRYEPISKOPI-JOAN.jpg","width":1789,"height":1365},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2026\/02\/22\/kreshma-udhetim-drejt-zotit-nga-fortlumturia-e-tij-%e2%80%a0joani-tirane-22-02-2026-tekst\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kreshma &#8211; Udh\u00ebtim drejt Zotit, nga Fortlumturia e Tij, \u2020Joani, Tiran\u00eb, 22.02.2026 (Tekst)"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69450","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=69450"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69450\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":69453,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69450\/revisions\/69453"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69451"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=69450"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=69450"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=69450"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}