{"id":67629,"date":"2025-03-29T17:52:34","date_gmt":"2025-03-29T16:52:34","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=67629"},"modified":"2025-03-29T17:52:34","modified_gmt":"2025-03-29T16:52:34","slug":"fjala-e-imzot-joanit-kryepiskop-i-tiranes-durresit-dhe-gjithe-shqiperise-ne-diten-e-fronezimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/29\/fjala-e-imzot-joanit-kryepiskop-i-tiranes-durresit-dhe-gjithe-shqiperise-ne-diten-e-fronezimit\/","title":{"rendered":"Fjala e Imzot Joanit, Kryepiskop i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb dit\u00ebn e Fron\u00ebzimit"},"content":{"rendered":"<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"Fjala_e_Imzot_Joanit_Kryepiskop_i_Tiranes_Durresit_dhe_gjithe_Shqiperise_ne_diten_e_Fronezimit\"><\/span><strong>Fjala e Imzot Joanit, Kryepiskop i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb dit\u00ebn e Fron\u00ebzimit<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: right;\"><em>Tiran\u00eb, 29 Mars, 2025<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><em>Atij q\u00eb na deshi, edhe q\u00eb na lau nga m\u00ebkatet tona me gjakun e tij, edhe q\u00eb na b\u00ebri mbret\u00ebr dhe prift\u00ebrinj t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb dhe Atit t\u00eb tij, atij i qoft\u00eb lavdia dhe pushteti n\u00eb jet\u00eb t\u00eb jet\u00ebve (Zb. 1:6). Do t\u00eb falenderoj, o Zot, Per\u00ebndia im, me gjith\u00eb zemr\u00ebn time, edhe do ta lavd\u00ebroj emrin t\u00ebnd p\u00ebrjet\u00eb. Se e madhe \u00ebsht\u00eb m\u00ebshira jote ndaj meje. <\/em>(Ps. 85. 12-13)<\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"I\"><\/span><strong>I<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">Me k\u00ebto fjal\u00eb t\u00eb Shkrimit t\u00eb Shenjt\u00eb dua t\u00eb shpreh fal\u00ebnderimin tim t\u00eb thell\u00eb ndaj Per\u00ebndis\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha t\u00eb mirat q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr mua dhe p\u00ebr Kish\u00ebn ton\u00eb. Fal\u00ebnderimi ndaj Per\u00ebndis\u00eb p\u00ebrfshin, gjithashtu, edhe t\u00eb gjith\u00eb ata njer\u00ebz me an\u00eb t\u00eb cilave Per\u00ebndia i b\u00ebri t\u00eb mundura k\u00ebto.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Fal\u00ebnderojm\u00eb dhe nderojm\u00eb martir\u00ebt e Iliris\u00eb q\u00eb p\u00ebrhap\u00ebn drit\u00ebn e besimit n\u00eb trevat ku jetojm\u00eb, duke d\u00ebshmuar me gjakun dhe jet\u00ebn e tyre; osh\u00ebnar\u00ebt dhe shenjtor\u00ebt q\u00eb e mbajt\u00ebn drit\u00ebn e besimit nd\u00ebr shekuj; martir\u00ebt e rinj, t\u00eb cil\u00ebt, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr kish\u00ebn dhe vendin ton\u00eb, dhan\u00eb jet\u00ebn tyre p\u00ebr t\u00eb ruajtur besimin, identitetin komb\u00ebtar dhe gjuh\u00ebn e tyre. Nj\u00eb list\u00eb e gjat\u00eb t\u00eb cil\u00ebn do e kujtojm\u00eb gjithmon\u00eb me nderim dhe mir\u00ebnjohje.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Gjat\u00eb gjysm\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb shekullit 20-t\u00eb, Kisha u p\u00ebrball me persekutimin e eg\u00ebr komunist. E gjith\u00eb infrastruktura materiale dhe njer\u00ebzore u shkat\u00ebrrua plot\u00ebsisht. Kishat dhe manastiret u prish\u00ebn nga themelet, ose u shndrruan n\u00eb stalla, depo etj. Ata shkat\u00ebrruan muret e jashtme, por nuk mundnin dot t\u00eb shkat\u00ebrronin besimin n\u00eb zemrat njer\u00ebzve. Mijra burra e gra t\u00eb devotshm\u00ebm, u p\u00ebrndoq\u00ebn dhe u persekutuan p\u00ebr shkak t\u00eb besimit t\u00eb tyre, shum\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebve dhan\u00eb edhe jet\u00ebn p\u00ebr at\u00eb besim. Ishte pik\u00ebrisht d\u00ebshmia e k\u00ebtyre njer\u00ebzve, ajo q\u00eb frym\u00ebzoi mijra vet\u00eb tjer\u00eb t\u00eb mbanin dhe ta b\u00ebnin besimin e krishter\u00eb qendr\u00ebn e jet\u00ebs s\u00eb tyre, duke u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb shembull real i premtimit t\u00eb Zotit se dyert e ferrit nuk do ta mposhtin Kish\u00ebn e tij, t\u00eb ngritur mbi shk\u00ebmbin e besimit (Mt. 16:17-18).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Gjat\u00eb gjith\u00eb historis\u00eb Kisha jon\u00eb <em>ka kaluar permes zjarrit dhe ujit, por ti na nxore n\u00eb vend ngush\u00ebllimi<\/em> (Ps.65:12). N\u00eb koh\u00ebra kritike dhe t\u00eb v\u00ebshtira Per\u00ebndia e vizitoi kish\u00ebn ton\u00eb, duke d\u00ebrguar njer\u00ebz t\u00eb ndritur e t\u00eb devotsh\u00ebm. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb dua t\u00eb nderoj, gjithashtu, kujtimin e t\u00eb gjith\u00eb paraardh\u00ebsve t\u00eb mi dhe p\u00ebrpjekjet e tyre t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr tu kujdesur p\u00ebr grigj\u00ebn q\u00eb u ishte besuar. N\u00eb list\u00ebn e gjat\u00eb do t\u00eb doja t\u00eb p\u00ebrmendja dy personalitete t\u00eb shquara.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb shekullit 20-t\u00eb, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr kish\u00ebn dhe vendin ton\u00eb, Imzot Theofan Noli ishte njeriu i duhur. Ai ishte pajisur nga Per\u00ebndia me talente t\u00eb jasht\u00ebzakonshme; me nj\u00eb karakter kurajoz p\u00ebr t\u00eb pasur guximin p\u00ebr t\u00eb shkelur n\u00eb udh\u00eb t\u00eb panjohura dhe p\u00ebr t\u00eb hapur shtigje t\u00eb reja; nj\u00eb njoh\u00ebs i mir\u00eb i jet\u00ebs kishtare dhe i doktrin\u00ebs s\u00eb saj; zot\u00ebrues i shum\u00eb gjuh\u00ebve dhe ekspert i\u00a0 mir\u00eb i muzik\u00ebs kishtare dhe i apasionuar me t\u00eb. Ai dha nj\u00eb kontribut t\u00eb pa\u00e7muar p\u00ebr nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin komb\u00ebtar dhe p\u00ebrgatitjen e autoqefalis\u00eb, si edhe t\u00eb teksteve kishtare. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb rekord, i vet\u00ebm dhe n\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb tradite t\u00eb gjuh\u00ebs kishtare, ai e pajisi kish\u00ebn me librat kryesor\u00eb t\u00eb adhurimit orthodhoks. Shpirti i tij poetik dhe kultura e gj\u00ebr\u00eb do ti jepnin p\u00ebrkthimeve t\u00eb tij nj\u00eb fuqi dhe bukuri t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebrit\u00ebshme.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb fund t\u00eb shekullit 20-t\u00eb, kur kisha orthodokse, si t\u00eb gjitha komunitetet e tjera fetare t\u00eb vendit, u gjet krejt\u00ebsisht e rr\u00ebnuar dhe ringritja e saj dukej nj\u00eb mission i pamundur. Por, p\u00ebrs\u00ebri, Per\u00ebndia d\u00ebrgoi nj\u00eb tjet\u00ebr person t\u00eb ndritur t\u00eb pajisur gjithashtu me talente shumta \u2013 Kryepiskopin Anastas &#8211; i cili e b\u00ebri t\u00eb mundur rind\u00ebrtimin e saj. Ai, jo vet\u00ebm q\u00eb arriti t\u00eb realizonte nd\u00ebrtimin e mureve t\u00eb Kish\u00ebs dhe infrastruktur\u00ebn fizike t\u00eb saj, por p\u00ebrpjekja e tij kryesore ishte p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb kish\u00eb ku Per\u00ebndia t\u00eb adhurohet \u201cme frym\u00eb dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb\u201d. N\u00eb vizionin e tij nd\u00ebrtesat nuk ishin nj\u00eb q\u00ebllim n\u00eb vetvete, por vet\u00ebm nj\u00eb mjet p\u00ebr t\u00eb realizuar vepr\u00ebn shp\u00ebtimtare t\u00eb kish\u00ebs. Predikimi i tij publik dhe privat ka qen\u00eb gjithmon\u00eb dashuria dhe respekti p\u00ebr \u00e7do qenie njer\u00ebzore, duke p\u00ebrhapur nj\u00eb frym\u00eb pajtimi dhe falje brenda Kish\u00ebs dhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb, frym\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn duhet ta ruajm\u00eb dhe ta vazhdojm\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto mendoj se m\u00eb e pakta q\u00eb ne mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u2019u themi faleminderit dhe t\u2019u jemi gjithmon\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs, sepse besimi i v\u00ebrtet\u00eb nuk ndahet nga falenderimi dhe mir\u00ebnjohja. <em>Asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e p\u00eblqyeshme te Per\u00ebndia se sa nj\u00eb shpirt mir\u00ebnjoh\u00ebs dhe falenderues\u2026 Mir\u00ebnjohja nuk shton asgj\u00eb te Per\u00ebndia, por na sjell m\u00eb af\u00ebr tek Ai<\/em> &#8211; shkruan Sh\u00ebn Joan Gojarti. Sa m\u00eb shum\u00eb mir\u00ebnjohje t\u00eb kemi, aq m\u00eb af\u00ebr do jet\u00eb Per\u00ebndia tek ne. <em>Edhe \u00e7do gj\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebni me fjal\u00eb ose me pun\u00eb, t\u00eb gjitha t\u2019i b\u00ebni n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Zotit Jisu, duke fal\u00ebnderuar Per\u00ebndin\u00eb dhe Atin me an\u00eb t\u00eb tij <\/em>\u2013 na m\u00ebson sh\u00ebn Pavli (Kol. 3:17).<\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"II\"><\/span><strong>II<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">Por fal\u00ebnderimi, ashtu si \u00e7do ndjenj\u00eb e thell\u00eb, nuk mund t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm ndjenj\u00eb, por \u00ebsht\u00eb edhe veprim. <em>\u00c7\u2019do t\u2019i jap\u00eb Zotit n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb mirave q\u00eb m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb?<\/em> \u2013 pyet veten Psalmisti (Ps.115:12). Kjo pyetje na drejtohet edhe neve sot. Jam i vet\u00ebdish\u00ebm p\u00ebr pesh\u00ebn e madhe mbi supet e mia t\u00eb dob\u00ebta. Vet\u00ebm shpresa se Per\u00ebndia \u00ebsht\u00eb <em>Ai q\u00eb i jep forc\u00eb t\u00eb lodhurit dhe rrit fuqin\u00eb e t\u00eb dob\u00ebtit<\/em> (Is. 40:49), na jep kuraj\u00eb dhe fuqi p\u00ebr t\u00eb vazhduar, pa u lodhur, p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur k\u00ebt\u00eb mission t\u00eb shenjt\u00eb ndaj Kish\u00ebs s\u00eb Tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00c7do koh\u00eb ka patur sfidat e saj. Shekulli n\u00eb t\u00eb cilin jetojm\u00eb me teknologjit\u00eb e reja, humbjen e vlerave tradicionale, pluralizmin kulturor dhe fetar, paraqet sfida t\u00eb reja dhe t\u00eb ndryshme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb komunitetin njer\u00ebzor n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe nga k\u00ebto sfida, pa dyshim, nuk mund t\u00eb p\u00ebrjashtohet as edhe Kisha jon\u00eb Orthodhokse. Ne na duhet q\u00eb t\u00eb p\u00ebrballemi me k\u00ebto sfida, jo vet\u00ebm thjesht p\u00ebr t\u2019u mbrojtur, por edhe t\u00eb gjejm\u00eb zgjidhje origjinale dhe krijuese si pjes\u00eb e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb son\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ndon\u00ebse koh\u00ebrat dhe p\u00ebrgjigjet nuk mund t\u00eb jen\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta dhe metodat mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb ndryshme, por fryma q\u00eb i p\u00ebrshkron ato duhet t\u00eb mbetet gjithmon\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb \u2013 dashuria ndaj Per\u00ebndis\u00eb dhe ndaj t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzve, kushdo qofshin ata. P\u00ebrpjekjet dhe p\u00ebrq\u00ebndrimi yn\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb:<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">1- Ruajtja dhe mbrojtja e Tradit\u00ebs s\u00eb shenjt\u00eb dhe besnik\u00ebria ndaj m\u00ebsimeve t\u00eb Zotit, t\u00eb transmetuara nga apostujt deri n\u00eb dit\u00ebt tona, sepse vet\u00ebm duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb vlerat, q\u00eb rrjedhin nga m\u00ebsimi i Zotit, ne mund ta rip\u00ebrt\u00ebrijm\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb shpirt\u00ebrore. Bota e sotme vuan nga mungesa e k\u00ebsaj jete dhe mungesa e saj sjell edhe munges\u00ebn e jet\u00ebs kulturore dhe intelektuale, duke e varf\u00ebruar jet\u00ebn dhe shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">2 &#8211; Forcimi i unitetit brenda Kish\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nevoj\u00eb e domosdoshme p\u00ebr t\u00eb realizuar q\u00ebllimin e saj. Vet\u00ebm n\u00ebse jemi t\u00eb bashkuar, Kisha mund t\u00eb forcohet dhe d\u00ebshmia e saj p\u00ebr Krishtin tek bota do t\u00eb jet\u00eb e besueshme. <em>\u00c7do mbret\u00ebri q\u00eb ndahet kund\u00ebr vetes s\u00eb saj, shkretohet<\/em> \u2013 na m\u00ebson Zoti &#8211; <em>edhe nj\u00eb sht\u00ebpi kund\u00ebr sht\u00ebpis\u00eb, bie<\/em> (Llk. 11:17). Uniteti ruhet vet\u00ebm atje ku \u00ebsht\u00eb g\u00ebzimi, paqja dhe dashuria nd\u00ebrmjet nj\u00ebri-tjetrit. <em>Pra, v\u00ebllez\u00ebr<\/em> &#8211; shkruan sh\u00ebn Pavli &#8211; g\u00ebzohuni<em>, ngush\u00ebllohuni, jini n\u00eb nj\u00eb mendje, kini paqe, edhe Per\u00ebndia i dashuris\u00eb dhe i paqes do t\u00eb jet\u00eb bashk\u00eb me ju<\/em> (2 Kor. 13:11).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">3 &#8211; Prioriteti i Kish\u00ebs ka qen\u00eb gjithmon\u00eb Ungjilli i Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. Por, ajo e kupton k\u00ebt\u00eb Ungjill t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb, t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb. Prandaj ajo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur p\u00ebr t\u00eb ruajtur balanc\u00ebn, pa kund\u00ebrv\u00ebnie dhe pa zgjedhur nj\u00ebrin dhe neglizhuar tjetrin, nd\u00ebrmjet Ungjillit t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb, ku p\u00ebrfshihet vepra pastorale p\u00ebr shp\u00ebtimin e njeriut dhe \u201cUngjillit Social\u201d, ku p\u00ebrfshihet p\u00ebrkujdesja ndaj t\u00eb gjith\u00ebve, sidomos ndaj atyre q\u00eb jan\u00eb t\u00eb varf\u00ebr, n\u00eb nevoj\u00eb, n\u00eb s\u00ebmundje, n\u00eb vetmi dhe t\u00eb m\u00ebnjanuar, sepse t\u00eb dy aspektet jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe t\u00eb nd\u00ebrlidhur. <em>N\u00ebse nuk e gjen Krishtin tek lyp\u00ebsi n\u00eb dyert e Kish\u00ebs \u2013 <\/em>thot\u00eb Sh\u00ebn Joan Gojarti<em> \u2013 nuk do e gjesh n\u00eb kup\u00ebn e kungimit.<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">4 &#8211; Si\u00e7 dihet dhe pranohet nga t\u00eb gjith\u00eb familja \u00ebsht\u00eb qeliza fillestare e jet\u00ebs shoq\u00ebrore. Kisha Orthodhokse m\u00ebson se nj\u00eb familje e sh\u00ebndetshme nd\u00ebrtohet mbi shenjt\u00ebrin\u00eb e martes\u00ebs, si nj\u00eb doktrin\u00eb themelore e pa diskutueshme dhe e patjet\u00ebrsueshme. \u00cbsht\u00eb m\u00eb se e nevojshme t\u00eb themi, se shoq\u00ebria e sotme ka nevoj\u00eb p\u00ebr t\u2019i rizbuluar vlerat e patjet\u00ebrsueshme t\u00eb martes\u00ebs dhe familjes. Sepse ndodh shpesh here, q\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb progresit dhe zhvillimit, jan\u00eb shkat\u00ebrruar vlerat dhe lidhjet tradicionale, duke e d\u00ebmtuar r\u00ebnd\u00eb familjen, martes\u00ebn dhe vet\u00eb personin njer\u00ebzor. Besimi n\u00eb Per\u00ebndin\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb garanci p\u00ebr ruajtjen e k\u00ebtyre vlerave jetike p\u00ebr njer\u00ebzimin dhe p\u00ebr t\u00eb patur nj\u00eb familje dhe shoq\u00ebri t\u00eb sh\u00ebndetshme.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">5 &#8211; Kur flitet p\u00ebr fen\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb gjithmon\u00eb p\u00ebrmendet bashk\u00ebjetesa fetare, e cila \u00ebsht\u00eb nj\u00eb thesar i madh i vendit ton\u00eb. Por si \u00e7do gj\u00eb, ashtu edhe bashk\u00ebjetesa, nuk \u00ebsht\u00eb statike. Asgj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e imunizuar nga ndryshimet, l\u00ebvizjet, rritjet dhe humbjet. Brezat e m\u00ebparsh\u00ebm hodh\u00ebn themelet dhe e zhvilluan k\u00ebt\u00eb tradit\u00eb. \u00cbsht\u00eb detyra e jon\u00eb sot dhe atyre q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb, q\u00eb ta ruajm\u00eb dhe ta forcojm\u00eb vazhdimisht, sepse ashtu si \u00e7do pasuri ajo duhet mbrojtur dhe zhvilluar m\u00eb tej p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e t\u00eb gjith\u00ebve.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">6 &#8211; Duhet t\u00eb inkurajojm\u00eb, me dashuri dhe me urt\u00ebsi, sidomos t\u00eb rinjt\u00eb, ta duan vendin e tyre dhe t\u00eb mos e braktisin, sepse \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb duash Per\u00ebndin\u00eb dhe mos t\u00eb duash vendin q\u00eb t\u00eb ka lindur dhe rritur dhe njer\u00ebzit q\u00eb banojn\u00eb n\u00eb t\u00eb. Sakrificat p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt kushtojn\u00eb, por ato do t\u00eb sjellim g\u00ebzim dhe do ta plot\u00ebsojn\u00eb jet\u00ebn e tyre, sepse nj\u00eb jet\u00eb pa g\u00ebzim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb jet\u00eb e gjymtuar.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">7 &#8211; Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb jet\u00eb miq\u00ebsore dhe d\u00ebshiron t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb paqe me t\u00eb gjith\u00eb, duke ndjekur k\u00ebshill\u00ebn e Sh\u00ebn Pavlit: <em>N\u00ebse mundet, sa varet nga ju, t\u00eb keni paqe me t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit <\/em>(Rom. 12:18). Ajo do t\u00eb p\u00ebrpiqet, brenda mund\u00ebsive t\u00eb saj modeste, t\u00eb nxis\u00eb dhe t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb pjes\u00ebmarrje aktive, si n\u00eb dialogun pan-orthodhoks, ashtu edhe n\u00eb dialogun me t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"II%CE%99\"><\/span><strong>II<\/strong><strong>\u0399<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">Personalisht do t\u00eb p\u00ebrpiqem me t\u00eb gjith\u00eb forc\u00ebn time t\u2019i sh\u00ebrbej grigj\u00ebs q\u00eb m\u00eb ka besuar Per\u00ebndia, duke patur parasysh gjithmon\u00eb fjal\u00ebt e Zotit se<em> Biri i njeriut nuk erdhi q\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbehet, po q\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb<\/em> (Mt. 20:28). Do t\u00eb p\u00ebrpiqem t\u00eb jem i gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar dhe p\u00ebr t\u2019u k\u00ebshilluar me klerik\u00ebt dhe laik\u00ebt dhe p\u00ebr vizita pastorale n\u00eb t\u00eb gjitha dioqezat. P\u00ebr t\u00eb mbajtur pesh\u00ebn e k\u00ebsaj p\u00ebrgjegj\u00ebsie, i lutem Zotit ton\u00eb Jisu Krisht, Themeluesit t\u00eb Kish\u00ebs, t\u00eb m\u00eb jap\u00eb ndri\u00e7im, forc\u00eb dhe urt\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb shenjt\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">S\u00eb fundi do t\u00eb doja t\u00eb shpreh mir\u00ebnjohjen time ndaj an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Sinodit t\u00eb shenjt\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb besuan dhe m\u00eb zgjodh\u00ebn. Fal\u00ebnderoj t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Kishave t\u00eb tjera orthodhokse, autoritetet shtet\u00ebrore, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit diplomatik\u00eb, gjith\u00eb klerik\u00ebt dhe besimtar\u00ebt e kish\u00ebs son\u00eb, si edhe miqt\u00eb e dashamir\u00ebsit, p\u00ebr pranin\u00eb e tyre dhe lutem q\u00eb Per\u00ebndia ta mbroj\u00eb Kish\u00ebn ton\u00eb, ta ndri\u00e7oj\u00eb popullin ton\u00eb dhe ta bekoj\u00eb vendin ton\u00eb. Amin!<\/p>\n<hr \/>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><iframe style=\"border: none; overflow: hidden;\" src=\"https:\/\/www.facebook.com\/plugins\/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fkoash1991%2Fposts%2Fpfbid02jRVYpVjTZfffKRdawzcHnmabTfCaAzf7h966KxFaJxJQFaxfEAZYKiRjVpNDaczql&amp;show_text=true&amp;width=500\" width=\"500\" height=\"425\" frameborder=\"0\" scrolling=\"no\" allowfullscreen=\"allowfullscreen\"><\/iframe><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fjala e Imzot Joanit, Kryepiskop i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb dit\u00ebn e Fron\u00ebzimit &nbsp; &nbsp; Tiran\u00eb, 29 Mars, 2025 \u00a0 Atij q\u00eb na deshi, edhe q\u00eb na lau nga m\u00ebkatet tona me gjakun e tij, edhe q\u00eb na b\u00ebri mbret\u00ebr dhe prift\u00ebrinj t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb dhe Atit t\u00eb tij, atij i qoft\u00eb lavdia dhe pushteti n\u00eb jet\u00eb t\u00eb jet\u00ebve (Zb. 1:6). Do t\u00eb falenderoj,<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":67631,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[1935],"tags":[3561,3597,3775,3777,212,3779,210],"class_list":["post-67629","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-news-sq","tag-3561","tag-durresit-dhe-gjithe-shqiperise","tag-fjala-e-imzot-joanit","tag-kryepiskop-i-tiranes","tag-lajme-d27","tag-ne-diten-e-fronezimit","tag-news"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Fjala e Imzot Joanit, Kryepiskop i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb dit\u00ebn e Fron\u00ebzimit - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/29\/fjala-e-imzot-joanit-kryepiskop-i-tiranes-durresit-dhe-gjithe-shqiperise-ne-diten-e-fronezimit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Fjala e Imzot Joanit, Kryepiskop i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb dit\u00ebn e Fron\u00ebzimit - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Fjala e Imzot Joanit, Kryepiskop i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb dit\u00ebn e Fron\u00ebzimit &nbsp; &nbsp; Tiran\u00eb, 29 Mars, 2025 \u00a0 Atij q\u00eb na deshi, edhe q\u00eb na lau nga m\u00ebkatet tona me gjakun e tij, edhe q\u00eb na b\u00ebri mbret\u00ebr dhe prift\u00ebrinj t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb dhe Atit t\u00eb tij, atij i qoft\u00eb lavdia dhe pushteti n\u00eb jet\u00eb t\u00eb jet\u00ebve (Zb. 1:6). Do t\u00eb falenderoj,\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/29\/fjala-e-imzot-joanit-kryepiskop-i-tiranes-durresit-dhe-gjithe-shqiperise-ne-diten-e-fronezimit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2025-03-29T16:52:34+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/Fronezimi-01.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1182\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"673\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/29\/fjala-e-imzot-joanit-kryepiskop-i-tiranes-durresit-dhe-gjithe-shqiperise-ne-diten-e-fronezimit\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/29\/fjala-e-imzot-joanit-kryepiskop-i-tiranes-durresit-dhe-gjithe-shqiperise-ne-diten-e-fronezimit\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"Fjala e Imzot Joanit, Kryepiskop i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb dit\u00ebn e Fron\u00ebzimit\",\"datePublished\":\"2025-03-29T16:52:34+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/29\/fjala-e-imzot-joanit-kryepiskop-i-tiranes-durresit-dhe-gjithe-shqiperise-ne-diten-e-fronezimit\/\"},\"wordCount\":2315,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/29\/fjala-e-imzot-joanit-kryepiskop-i-tiranes-durresit-dhe-gjithe-shqiperise-ne-diten-e-fronezimit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/Fronezimi-01.jpg\",\"keywords\":[\"2025\",\"Durr\u00ebsit dhe Gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\",\"Fjala e Imzot Joanit\",\"Kryepiskop i Tiran\u00ebs\",\"lajme\",\"n\u00eb dit\u00ebn e Fron\u00ebzimit\",\"news,\"],\"articleSection\":[\"Lajme AL\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/29\/fjala-e-imzot-joanit-kryepiskop-i-tiranes-durresit-dhe-gjithe-shqiperise-ne-diten-e-fronezimit\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/29\/fjala-e-imzot-joanit-kryepiskop-i-tiranes-durresit-dhe-gjithe-shqiperise-ne-diten-e-fronezimit\/\",\"name\":\"Fjala e Imzot Joanit, Kryepiskop i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb dit\u00ebn e Fron\u00ebzimit - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/29\/fjala-e-imzot-joanit-kryepiskop-i-tiranes-durresit-dhe-gjithe-shqiperise-ne-diten-e-fronezimit\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/29\/fjala-e-imzot-joanit-kryepiskop-i-tiranes-durresit-dhe-gjithe-shqiperise-ne-diten-e-fronezimit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/Fronezimi-01.jpg\",\"datePublished\":\"2025-03-29T16:52:34+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/29\/fjala-e-imzot-joanit-kryepiskop-i-tiranes-durresit-dhe-gjithe-shqiperise-ne-diten-e-fronezimit\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/29\/fjala-e-imzot-joanit-kryepiskop-i-tiranes-durresit-dhe-gjithe-shqiperise-ne-diten-e-fronezimit\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/29\/fjala-e-imzot-joanit-kryepiskop-i-tiranes-durresit-dhe-gjithe-shqiperise-ne-diten-e-fronezimit\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/Fronezimi-01.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/Fronezimi-01.jpg\",\"width\":1182,\"height\":673},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/29\/fjala-e-imzot-joanit-kryepiskop-i-tiranes-durresit-dhe-gjithe-shqiperise-ne-diten-e-fronezimit\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Fjala e Imzot Joanit, Kryepiskop i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb dit\u00ebn e Fron\u00ebzimit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Fjala e Imzot Joanit, Kryepiskop i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb dit\u00ebn e Fron\u00ebzimit - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/29\/fjala-e-imzot-joanit-kryepiskop-i-tiranes-durresit-dhe-gjithe-shqiperise-ne-diten-e-fronezimit\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Fjala e Imzot Joanit, Kryepiskop i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb dit\u00ebn e Fron\u00ebzimit - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"Fjala e Imzot Joanit, Kryepiskop i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb dit\u00ebn e Fron\u00ebzimit &nbsp; &nbsp; Tiran\u00eb, 29 Mars, 2025 \u00a0 Atij q\u00eb na deshi, edhe q\u00eb na lau nga m\u00ebkatet tona me gjakun e tij, edhe q\u00eb na b\u00ebri mbret\u00ebr dhe prift\u00ebrinj t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb dhe Atit t\u00eb tij, atij i qoft\u00eb lavdia dhe pushteti n\u00eb jet\u00eb t\u00eb jet\u00ebve (Zb. 1:6). Do t\u00eb falenderoj,","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/29\/fjala-e-imzot-joanit-kryepiskop-i-tiranes-durresit-dhe-gjithe-shqiperise-ne-diten-e-fronezimit\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2025-03-29T16:52:34+00:00","og_image":[{"width":1182,"height":673,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/Fronezimi-01.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/29\/fjala-e-imzot-joanit-kryepiskop-i-tiranes-durresit-dhe-gjithe-shqiperise-ne-diten-e-fronezimit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/29\/fjala-e-imzot-joanit-kryepiskop-i-tiranes-durresit-dhe-gjithe-shqiperise-ne-diten-e-fronezimit\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"Fjala e Imzot Joanit, Kryepiskop i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb dit\u00ebn e Fron\u00ebzimit","datePublished":"2025-03-29T16:52:34+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/29\/fjala-e-imzot-joanit-kryepiskop-i-tiranes-durresit-dhe-gjithe-shqiperise-ne-diten-e-fronezimit\/"},"wordCount":2315,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/29\/fjala-e-imzot-joanit-kryepiskop-i-tiranes-durresit-dhe-gjithe-shqiperise-ne-diten-e-fronezimit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/Fronezimi-01.jpg","keywords":["2025","Durr\u00ebsit dhe Gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb","Fjala e Imzot Joanit","Kryepiskop i Tiran\u00ebs","lajme","n\u00eb dit\u00ebn e Fron\u00ebzimit","news,"],"articleSection":["Lajme AL"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/29\/fjala-e-imzot-joanit-kryepiskop-i-tiranes-durresit-dhe-gjithe-shqiperise-ne-diten-e-fronezimit\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/29\/fjala-e-imzot-joanit-kryepiskop-i-tiranes-durresit-dhe-gjithe-shqiperise-ne-diten-e-fronezimit\/","name":"Fjala e Imzot Joanit, Kryepiskop i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb dit\u00ebn e Fron\u00ebzimit - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/29\/fjala-e-imzot-joanit-kryepiskop-i-tiranes-durresit-dhe-gjithe-shqiperise-ne-diten-e-fronezimit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/29\/fjala-e-imzot-joanit-kryepiskop-i-tiranes-durresit-dhe-gjithe-shqiperise-ne-diten-e-fronezimit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/Fronezimi-01.jpg","datePublished":"2025-03-29T16:52:34+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/29\/fjala-e-imzot-joanit-kryepiskop-i-tiranes-durresit-dhe-gjithe-shqiperise-ne-diten-e-fronezimit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/29\/fjala-e-imzot-joanit-kryepiskop-i-tiranes-durresit-dhe-gjithe-shqiperise-ne-diten-e-fronezimit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/29\/fjala-e-imzot-joanit-kryepiskop-i-tiranes-durresit-dhe-gjithe-shqiperise-ne-diten-e-fronezimit\/#primaryimage","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/Fronezimi-01.jpg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/Fronezimi-01.jpg","width":1182,"height":673},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/29\/fjala-e-imzot-joanit-kryepiskop-i-tiranes-durresit-dhe-gjithe-shqiperise-ne-diten-e-fronezimit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Fjala e Imzot Joanit, Kryepiskop i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb dit\u00ebn e Fron\u00ebzimit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67629","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=67629"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67629\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":67632,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67629\/revisions\/67632"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/67631"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=67629"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=67629"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=67629"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}