{"id":66752,"date":"2024-10-03T01:27:33","date_gmt":"2024-10-02T23:27:33","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=66752"},"modified":"2024-10-03T01:27:33","modified_gmt":"2024-10-02T23:27:33","slug":"u-mbajte-ne-paris-takimi-nderkombetar-immaginare-la-pace-organizuar-nga-komuniteti-i-santegidio-ne-datat-22-24-shtator-2024","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/10\/03\/u-mbajte-ne-paris-takimi-nderkombetar-immaginare-la-pace-organizuar-nga-komuniteti-i-santegidio-ne-datat-22-24-shtator-2024\/","title":{"rendered":"U mbajt\u00eb n\u00eb Paris takimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, \u201cImmaginare la pace\u201d, organizuar nga Komuniteti i Sant\u2019Egidio, n\u00eb datat 22-24 shtator 2024."},"content":{"rendered":"<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>U mbajt\u00eb n\u00eb Paris takimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, \u201cImmaginare la pace\u201d, organizuar nga Komuniteti i Sant\u2019Egidio, n\u00eb datat 22-24 shtator 2024.<\/strong><\/h4>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00cbsht\u00eb mbajtur n\u00eb Paris takimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, \u201cImmaginare la pace\u201d, organizuar nga Komuniteti i Sant\u2019Egidio, n\u00eb datat 22-24 shtator 2024. N\u00eb takim merrnin pjes\u00eb, Presidenti Francez Emanuel Macron, Kryetarja e Bashkis\u00eb s\u00eb Parisit Anne Hidalgo dhe klerik\u00eb t\u00eb lart\u00eb nga t\u00eb gjitha besimet nga mbar\u00eb bota. Nga Shqip\u00ebria, merrte pjes\u00eb si i ftuar Hir\u00ebsia e Tij, Imzot Joan Pelushi, Mitropolit i Kor\u00e7\u00ebs i cili mbajti tem\u00ebn:<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Solidaritet me t\u00eb varf\u00ebrit dhe paqen<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kisha ka nj\u00eb tradit\u00eb t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb m\u00ebsimit t\u00eb saj mbi solidaritetin me t\u00eb varf\u00ebrit dhe paqen. Element\u00ebt kryesor\u00eb q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb p\u00ebrgjigjen e Kish\u00ebs ndaj varf\u00ebris\u00eb, solidaritetit dhe paqes jan\u00eb dashuria dhe dinjiteti p\u00ebr \u00e7do person njer\u00ebzor, pavar\u00ebsisht se kush \u00ebsht\u00eb ai. \u00cbsht\u00eb e drejta e \u00e7do njeriu q\u00eb t\u00eb trajtohet n\u00eb p\u00ebrputhje me dinjitetin e tij t\u00eb lindur dhe shoq\u00ebria duhet t\u00eb drejtohet drejt k\u00ebsaj t\u00eb mire. Strukturat socio-ekonomike q\u00eb i mbajn\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb varf\u00ebri jan\u00eb t\u00eb padrejta dhe k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim. Ata q\u00eb shtypin t\u00eb varf\u00ebrit tregojn\u00eb p\u00ebrbuzje ndaj Krijuesit t\u00eb tyre, por ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb mir\u00eb me nevojtar\u00ebt e nderojn\u00eb At\u00eb (Prov. 14 :31).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb nj\u00eb nga tekstet m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb Kish\u00ebs, Didakia, t\u00eb krishter\u00ebt urdh\u00ebroheshin t\u00eb ndanin me t\u00eb tjer\u00ebt gjith\u00e7ka ata kishin: \u201cN\u00ebse ju keni t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrjetshme, sa m\u00eb shum\u00eb duhet ta keni at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e kalimtare.\u201d N\u00eb ligj\u00ebrat\u00ebn e tij \u201cMbi dashurin\u00eb p\u00ebr t\u00eb varf\u00ebrin\u201d, Sh\u00ebn Grigor Teologu e fillon me nj\u00eb rishikim t\u00eb virtyteve t\u00eb ndryshme t\u00eb krishtera dhe e p\u00ebrfundon se mbi t\u00eb gjitha virtytet, ne duhet ta shikojm\u00eb dashurin\u00eb, si t\u00eb parin dhe m\u00eb t\u00eb lartin nga urdh\u00ebrimet, meqen\u00ebse ajo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbledhja e Ligjit dhe e profet\u00ebve dhe pjes\u00ebn m\u00eb vitale t\u00eb saj ai e gjente n\u00eb dashurin\u00eb p\u00ebr t\u00eb varf\u00ebrit, si edhe n\u00eb dhembshurin\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzit. Ne duhet t\u00eb kujtojm\u00eb vazhdimisht se vepra e par\u00eb e Krishtit ishte t\u2019u predikonte ungjillin t\u00eb varf\u00ebrve (Lk. 4:18). Kisha q\u00ebndron p\u00ebr t\u00eb vazhduar vepr\u00ebn shp\u00ebtimtare t\u00eb Krishtit dhe t\u00eb varfrit duhet t\u00eb par\u00ebt edhe p\u00ebr at\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Paqja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kombinim i drejt\u00ebsis\u00eb dhe solidaritetit. Nuk mund t\u00eb ket\u00eb paqe n\u00ebse nuk ka drejt\u00ebsi dhe nuk mund t\u00eb ket\u00eb drejt\u00ebsi n\u00ebse nuk ka solidaritet. Luft\u00ebrat jan\u00eb rezultat i shkeljes s\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njer\u00ebzve, i shfryt\u00ebzimit t\u00eb individ\u00ebve apo vendeve dhe lakmis\u00eb, t\u00eb cilat krijojn\u00eb gjithmon\u00eb varf\u00ebri dhe konflikte. Axhenda e OKB-s\u00eb 2030 p\u00ebr zhvillimin e q\u00ebndruesh\u00ebm pohon: Nuk mund t\u00eb ket\u00eb zhvillim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm pa paqe dhe nuk mund t\u00eb ket\u00eb paqe pa zhvillim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm. Sepse varf\u00ebria ekstreme \u00ebsht\u00eb edhe produkt i konfliktit edhe shkak i tij. Ajo nxit zhg\u00ebnjimin dhe munges\u00ebn e shpres\u00ebs, t\u00eb cilat jan\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsit kryesor\u00eb n\u00eb gjenerimin e dhun\u00ebs. Historia ka treguar mij\u00ebra shembuj se si lufta dhe konfliktet \u00e7ojn\u00eb n\u00eb varf\u00ebri dhe shkat\u00ebrrim, dhe varf\u00ebria \u00e7on n\u00eb konflikte t\u00eb m\u00ebtejshme, duke krijuar k\u00ebshtu nj\u00eb rreth vicioz. Lufta n\u00eb Ukrain\u00eb dhe Gaza, si dhe konfliktet n\u00eb shum\u00eb pjes\u00eb t\u00eb bot\u00ebs, na tregojn\u00eb d\u00ebmin e madh t\u00eb luft\u00ebs dhe vuajtjet dhe varf\u00ebrin\u00eb e miliona njer\u00ebzve. Ato jan\u00eb nj\u00eb thirrje e fort\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne q\u00eb t\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u00eb ndalojm\u00eb luft\u00ebrat, t\u00eb b\u00ebjm\u00eb paqe kudo ku ka konflikt dhe t\u00eb jemi n\u00eb solidaritet me t\u00eb varf\u00ebrit dhe nevojtar\u00ebt. Duke luftuar varf\u00ebrin\u00eb, ne reduktojm\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e konfliktit dhe duke shmangur konfliktet, ka m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb siguruar paqe.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Solidariteti ripohon iden\u00eb se njer\u00ebzit jan\u00eb krijuar si qenie komunitare dhe jan\u00eb t\u00eb thirrur t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb bashk\u00ebsi me nj\u00ebri-tjetrin, duke u bashkuar p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt dhe duke ruajtur dinjitetin e \u00e7do personi njer\u00ebzor. Ne jemi t\u00eb gjith\u00eb v\u00ebllez\u00ebr dhe motra. T\u00eb qenit n\u00eb v\u00ebllaz\u00ebri dhe solidaritet me nj\u00ebri-tjetrin nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm t\u00eb ndjejm\u00eb keqardhje p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, por t\u00eb ndjejm\u00eb dhimbjen e tyre dhe t\u00eb veprojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e t\u00eb tjer\u00ebve. Ne duhet t\u00eb rip\u00ebrt\u00ebrijm\u00eb mentalitetin q\u00eb mendon n\u00eb terma t\u00eb komunitetit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Solidariteti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shprehje e nd\u00ebrlidhjes son\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin. Sh\u00ebn Pavli na ndihmon t\u00eb kuptojm\u00eb realitetin e k\u00ebsaj nd\u00ebrlidhjeje p\u00ebrmes nj\u00eb analogjie me trupat tan\u00eb fizik\u00eb. Sepse, sikurse n\u00eb nj\u00eb trup, ne kemi shum\u00eb pjes\u00eb dhe t\u00eb gjitha pjes\u00ebt nuk kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin funksion, k\u00ebshtu edhe ne, megjith\u00ebse shum\u00eb, jemi nj\u00eb trup n\u00eb Krishtin\u2026 Dhe n\u00ebse vuan nj\u00eb gjymtyr\u00eb, t\u00eb gjitha gjymtyr\u00ebt vuajn\u00eb; kurse po t\u00eb nderohet nj\u00eb gjymtyr\u00eb, t\u00eb gjitha gjymtyr\u00ebt g\u00ebzohen bashk\u00eb me t\u00eb. (Rom. 12:14; 1Kor.12:26)). Pa solidaritet dhe pa v\u00ebllaz\u00ebri nuk mund t\u00eb kemi as liri dhe barazi.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00cbsht\u00eb nj\u00eb detyr\u00eb dhe nj\u00eb thirrje p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne, q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb paqen n\u00eb solidaritet me t\u00eb varf\u00ebrit. Si fetar\u00eb, ne duhet t\u00eb bazohemi n\u00eb Shkrimin e Shenjt\u00eb dhe n\u00eb tradit\u00ebn e pasur t\u00eb Kish\u00ebs. Toka \u00ebsht\u00eb e Zotit dhe gjith\u00e7ka n\u00eb t\u00eb \u2013 thot\u00eb Psalmisti (Ps. 24:1). Pasuria \u00ebsht\u00eb dhurat\u00eb e Zotit p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit dhe jo vet\u00ebm p\u00ebr disa prej tyre. Ne nuk jemi pronar\u00eb t\u00eb saj, por vet\u00ebm kujdestar\u00eb. Ju nuk po i b\u00ebni dhurat\u00eb t\u00eb varf\u00ebrit nga pasuria juaj. Ju po i dor\u00ebzoni atij at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e tij \u2013 thot\u00eb Sh\u00ebn Ambrozi i Milanos.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pasuria n\u00eb vetvete \u00ebsht\u00eb neutrale, por varet nga m\u00ebnyra se si e shohim at\u00eb. Kur e konsiderojm\u00eb si pron\u00eb personale, abuzojm\u00eb me pron\u00ebn e Zotit dhe k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb burimi i \u00e7do krize ekonomike dhe sociale. Krizat ekonomike, luft\u00ebrat dhe varf\u00ebria burojn\u00eb nga nj\u00eb kriz\u00eb shpirt\u00ebrore. Pa e sh\u00ebruar kriz\u00ebn shpirt\u00ebrore, nuk mund ta sh\u00ebrojm\u00eb at\u00eb ekonomike dhe nuk mund t\u00eb kemi paqe dhe pa paqe do t\u00eb kemi luft\u00ebra dhe varf\u00ebri. Ne duhet t\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u00eb inkurajojm\u00eb t\u00eb gjitha pjes\u00ebt e shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb politikave t\u00eb tyre t\u00eb ken\u00eb nevojat e m\u00eb t\u00eb varf\u00ebrve. Si\u00e7 tha Mahatma Gandhi: Madh\u00ebshtia e nj\u00eb kombi matet nga m\u00ebnyra sesi ai trajton an\u00ebtar\u00ebt e tij m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ndoshta nuk jemi n\u00eb gjendje p\u00ebr t\u2019i sugjeruar alternativa konkrete globalizimit ekonomik dhe as nuk kemi ekspertiz\u00ebn p\u00ebr t\u00eb zhvilluar politika dhe praktika komplekse ekonomike p\u00ebr t\u00eb rregulluar ekonomin\u00eb globale. Por, ne duhet t\u00eb jemi t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhapur, jo vet\u00ebm me fjal\u00eb, po me vepra dhe me shembull personal, frym\u00ebn e ngroht\u00eb t\u00eb dashuris\u00eb dhe dhembshuris\u00eb nd\u00ebrmjet njer\u00ebzve, p\u00ebr t\u00eb mos ta l\u00ebn\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb njer\u00ebzore t\u00eb ngrij\u00eb nga era e akullt e egoizmit dhe t\u00eb fragmentohet nga indiferenca dhe apatia. Gjithashtu, duhet t\u00eb jemi gjithmon\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm dhe krijues p\u00ebr t\u00eb punuar brenda proceseve dhe mund\u00ebsive t\u00eb shoq\u00ebrive t\u00eb lira p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb struktur\u00eb sociale ku i varf\u00ebri t\u00eb mos jet\u00eb thjesht nj\u00eb objekt l\u00ebmoshe i t\u00eb pasurit, por q\u00eb ata t\u00eb ken\u00eb shansin p\u00ebr t\u00eb punuar dhe p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb resurset e njer\u00ebzimit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb i varf\u00ebri do t\u00eb ket\u00eb dinjitet, sepse m\u00eb shum\u00eb sesa buk\u00eb, qenia njer\u00ebzore ka nevoj\u00eb p\u00ebr dinjitet dhe respekt, nj\u00eb dinjitet q\u00eb ia ka dhuruar vet\u00eb Krijuesi kur e ka krijuar sipas ikon\u00ebs s\u00eb Tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Prioriteti i Kish\u00ebs Ortodokse ka qen\u00eb gjithmon\u00eb Ungjilli i Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. Por ajo e kupton k\u00ebt\u00eb Ungjill t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb. Prandaj \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur p\u00ebr t\u00eb ruajtur balanc\u00ebn, pa kund\u00ebrv\u00ebnie dhe pa zgjedhur nj\u00ebrin dhe neglizhuar tjetrin, nd\u00ebrmjet Ungjillit t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb, ku p\u00ebrfshihet vepra pastorale p\u00ebr shp\u00ebtimin e njeriut dhe Ungjillit Social, ku p\u00ebrfshihet ushqyerja e t\u00eb varf\u00ebrve, kujdesi sh\u00ebndet\u00ebsor dhe arsimor dhe mbrojtja e t\u00eb dob\u00ebt\u00ebve, sepse t\u00eb dy aspektet jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe t\u00eb nd\u00ebrlidhur.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Guximi i madh i Et\u00ebrve n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet shoq\u00ebrore \u00ebsht\u00eb i njohur. P\u00ebr Sh\u00ebn Joan Gojartin, sakramenti i altarit nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb n\u00ebse nuk shtrihet n\u00eb sakramentin e t\u00eb varf\u00ebrve. \u201cDoni t\u00eb nderoni Trupin e Shp\u00ebtimtarit? \u2013 pyet Sh\u00ebn Joan Gojarti, duke komentuar Ungjillin sipas Mateut. Dhe p\u00ebrgjigjet \u2013 Mos e p\u00ebrbuz at\u00eb kur \u00ebsht\u00eb i zhveshur. Mos e ndero brenda n\u00eb kish\u00eb me veshje t\u00eb m\u00ebndafshta, nd\u00ebrsa jasht\u00eb \u00ebsht\u00eb lakuriq dhe i ngrir\u00eb nga t\u00eb ftohtit. Ai q\u00eb tha: \u2018Ky \u00ebsht\u00eb trupi im\u2019, dhe e b\u00ebri k\u00ebshtu me an\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjti q\u00eb tha: \u2018M\u00eb pat\u00eb t\u00eb uritur dhe m\u00eb ushqyet. Gjith\u00eb sa i b\u00ebt\u00eb nj\u00ebrit prej k\u00ebtyre v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb mi m\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl, ma keni b\u00ebr\u00eb mua\u2019. Nderojeni at\u00eb pra duke e ndar\u00eb pasurin\u00eb me t\u00eb varf\u00ebrit. Sepse Per\u00ebndia nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr kupa t\u00eb arta por p\u00ebr shpirtra t\u00eb art\u00eb.\u201d<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Si p\u00ebrfundim, besoj, se Zoti d\u00ebshiron q\u00eb ne t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb britm\u00ebn e t\u00eb varf\u00ebrve dhe t\u2019i ndihmojm\u00eb ata. Me k\u00ebt\u00eb rast dua t\u00eb fal\u00ebnderoj Komunitetin e Sant Egidios, i pranish\u00ebm n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn, q\u00eb jo vet\u00ebm d\u00ebgjon britm\u00ebn e t\u00eb varf\u00ebrve dhe nevojtar\u00ebve, por edhe i p\u00ebrgjigjet nevoj\u00ebs s\u00eb tyre.<\/p>\n<hr \/>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<h4><em><strong>Foto Album<\/strong><\/em><\/h4>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"lazyload alignnone size-medium wp-image-66756\" src=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/takimi-nderkombetar-Immaginare-la-pace22-24-shtator-2024-4-300x200.jpg\" data-orig-src=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/takimi-nderkombetar-Immaginare-la-pace22-24-shtator-2024-4-300x200.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"200\" srcset=\"data:image\/svg+xml,%3Csvg%20xmlns%3D%27http%3A%2F%2Fwww.w3.org%2F2000%2Fsvg%27%20width%3D%27300%27%20height%3D%27200%27%20viewBox%3D%270%200%20300%20200%27%3E%3Crect%20width%3D%27300%27%20height%3D%27200%27%20fill-opacity%3D%220%22%2F%3E%3C%2Fsvg%3E\" data-srcset=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/takimi-nderkombetar-Immaginare-la-pace22-24-shtator-2024-4-200x133.jpg 200w, https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/takimi-nderkombetar-Immaginare-la-pace22-24-shtator-2024-4-300x200.jpg 300w, https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/takimi-nderkombetar-Immaginare-la-pace22-24-shtator-2024-4-400x267.jpg 400w, https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/takimi-nderkombetar-Immaginare-la-pace22-24-shtator-2024-4-600x400.jpg 600w, https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/takimi-nderkombetar-Immaginare-la-pace22-24-shtator-2024-4-768x512.jpg 768w, https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/takimi-nderkombetar-Immaginare-la-pace22-24-shtator-2024-4-800x533.jpg 800w, https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/takimi-nderkombetar-Immaginare-la-pace22-24-shtator-2024-4-1024x683.jpg 1024w, https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/takimi-nderkombetar-Immaginare-la-pace22-24-shtator-2024-4.jpg 1080w\" data-sizes=\"auto\" data-orig-sizes=\"(max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/> <img decoding=\"async\" class=\"lazyload alignnone size-medium wp-image-66757\" src=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/takimi-nderkombetar-Immaginare-la-pace22-24-shtator-2024-5-300x200.jpg\" data-orig-src=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/takimi-nderkombetar-Immaginare-la-pace22-24-shtator-2024-5-300x200.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"200\" srcset=\"data:image\/svg+xml,%3Csvg%20xmlns%3D%27http%3A%2F%2Fwww.w3.org%2F2000%2Fsvg%27%20width%3D%27300%27%20height%3D%27200%27%20viewBox%3D%270%200%20300%20200%27%3E%3Crect%20width%3D%27300%27%20height%3D%27200%27%20fill-opacity%3D%220%22%2F%3E%3C%2Fsvg%3E\" data-srcset=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/takimi-nderkombetar-Immaginare-la-pace22-24-shtator-2024-5-200x133.jpg 200w, https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/takimi-nderkombetar-Immaginare-la-pace22-24-shtator-2024-5-300x200.jpg 300w, https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/takimi-nderkombetar-Immaginare-la-pace22-24-shtator-2024-5-400x267.jpg 400w, https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/takimi-nderkombetar-Immaginare-la-pace22-24-shtator-2024-5-600x400.jpg 600w, https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/takimi-nderkombetar-Immaginare-la-pace22-24-shtator-2024-5-768x512.jpg 768w, https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/takimi-nderkombetar-Immaginare-la-pace22-24-shtator-2024-5-800x533.jpg 800w, https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/takimi-nderkombetar-Immaginare-la-pace22-24-shtator-2024-5-1024x683.jpg 1024w, https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/takimi-nderkombetar-Immaginare-la-pace22-24-shtator-2024-5.jpg 1080w\" data-sizes=\"auto\" data-orig-sizes=\"(max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/> <img decoding=\"async\" class=\"lazyload alignnone size-medium wp-image-66755\" src=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/takimi-nderkombetar-Immaginare-la-pace22-24-shtator-2024-3-300x200.jpg\" data-orig-src=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/takimi-nderkombetar-Immaginare-la-pace22-24-shtator-2024-3-300x200.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"200\" srcset=\"data:image\/svg+xml,%3Csvg%20xmlns%3D%27http%3A%2F%2Fwww.w3.org%2F2000%2Fsvg%27%20width%3D%27300%27%20height%3D%27200%27%20viewBox%3D%270%200%20300%20200%27%3E%3Crect%20width%3D%27300%27%20height%3D%27200%27%20fill-opacity%3D%220%22%2F%3E%3C%2Fsvg%3E\" data-srcset=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/takimi-nderkombetar-Immaginare-la-pace22-24-shtator-2024-3-200x133.jpg 200w, https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/takimi-nderkombetar-Immaginare-la-pace22-24-shtator-2024-3-300x200.jpg 300w, https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/takimi-nderkombetar-Immaginare-la-pace22-24-shtator-2024-3-400x267.jpg 400w, https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/takimi-nderkombetar-Immaginare-la-pace22-24-shtator-2024-3-600x400.jpg 600w, https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/takimi-nderkombetar-Immaginare-la-pace22-24-shtator-2024-3-768x512.jpg 768w, https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/takimi-nderkombetar-Immaginare-la-pace22-24-shtator-2024-3-800x533.jpg 800w, https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/takimi-nderkombetar-Immaginare-la-pace22-24-shtator-2024-3-1024x683.jpg 1024w, https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/takimi-nderkombetar-Immaginare-la-pace22-24-shtator-2024-3.jpg 1080w\" data-sizes=\"auto\" data-orig-sizes=\"(max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/> <img decoding=\"async\" class=\"lazyload alignnone size-medium wp-image-66754\" src=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/takimi-nderkombetar-Immaginare-la-pace22-24-shtator-2024-2-300x200.jpg\" data-orig-src=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/takimi-nderkombetar-Immaginare-la-pace22-24-shtator-2024-2-300x200.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"200\" srcset=\"data:image\/svg+xml,%3Csvg%20xmlns%3D%27http%3A%2F%2Fwww.w3.org%2F2000%2Fsvg%27%20width%3D%27300%27%20height%3D%27200%27%20viewBox%3D%270%200%20300%20200%27%3E%3Crect%20width%3D%27300%27%20height%3D%27200%27%20fill-opacity%3D%220%22%2F%3E%3C%2Fsvg%3E\" data-srcset=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/takimi-nderkombetar-Immaginare-la-pace22-24-shtator-2024-2-200x133.jpg 200w, https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/takimi-nderkombetar-Immaginare-la-pace22-24-shtator-2024-2-300x200.jpg 300w, https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/takimi-nderkombetar-Immaginare-la-pace22-24-shtator-2024-2-400x267.jpg 400w, https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/takimi-nderkombetar-Immaginare-la-pace22-24-shtator-2024-2-600x400.jpg 600w, https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/takimi-nderkombetar-Immaginare-la-pace22-24-shtator-2024-2-768x512.jpg 768w, https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/takimi-nderkombetar-Immaginare-la-pace22-24-shtator-2024-2-800x533.jpg 800w, https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/takimi-nderkombetar-Immaginare-la-pace22-24-shtator-2024-2-1024x683.jpg 1024w, https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/takimi-nderkombetar-Immaginare-la-pace22-24-shtator-2024-2.jpg 1080w\" data-sizes=\"auto\" data-orig-sizes=\"(max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/> <img decoding=\"async\" class=\"lazyload alignnone size-medium wp-image-66753\" src=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/takimi-nderkombetar-Immaginare-la-pace22-24-shtator-2024-300x169.jpg\" data-orig-src=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/takimi-nderkombetar-Immaginare-la-pace22-24-shtator-2024-300x169.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"169\" srcset=\"data:image\/svg+xml,%3Csvg%20xmlns%3D%27http%3A%2F%2Fwww.w3.org%2F2000%2Fsvg%27%20width%3D%27300%27%20height%3D%27169%27%20viewBox%3D%270%200%20300%20169%27%3E%3Crect%20width%3D%27300%27%20height%3D%27169%27%20fill-opacity%3D%220%22%2F%3E%3C%2Fsvg%3E\" data-srcset=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/takimi-nderkombetar-Immaginare-la-pace22-24-shtator-2024-200x113.jpg 200w, https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/takimi-nderkombetar-Immaginare-la-pace22-24-shtator-2024-300x169.jpg 300w, https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/takimi-nderkombetar-Immaginare-la-pace22-24-shtator-2024-400x225.jpg 400w, https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/takimi-nderkombetar-Immaginare-la-pace22-24-shtator-2024-600x338.jpg 600w, https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/takimi-nderkombetar-Immaginare-la-pace22-24-shtator-2024-768x432.jpg 768w, https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/takimi-nderkombetar-Immaginare-la-pace22-24-shtator-2024-800x450.jpg 800w, https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/takimi-nderkombetar-Immaginare-la-pace22-24-shtator-2024.jpg 1024w\" data-sizes=\"auto\" data-orig-sizes=\"(max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<hr \/>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><iframe style=\"border: none; overflow: hidden;\" src=\"https:\/\/www.facebook.com\/plugins\/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fkoash1991%2Fposts%2Fpfbid0M2tKVQetBVZRV9JPnGuZTo99humNxJCYBH5vSNLDthSaV1RKKs1zVxn8JbKezo3il&amp;show_text=true&amp;width=500\" width=\"500\" height=\"742\" frameborder=\"0\" scrolling=\"no\" allowfullscreen=\"allowfullscreen\"><\/iframe><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>U mbajt\u00eb n\u00eb Paris takimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, \u201cImmaginare la pace\u201d, organizuar nga Komuniteti i Sant\u2019Egidio, n\u00eb datat 22-24 shtator 2024. &nbsp; \u00cbsht\u00eb mbajtur n\u00eb Paris takimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, \u201cImmaginare la pace\u201d, organizuar nga Komuniteti i Sant\u2019Egidio, n\u00eb datat 22-24 shtator 2024. N\u00eb takim merrnin pjes\u00eb, Presidenti Francez Emanuel Macron, Kryetarja e Bashkis\u00eb s\u00eb Parisit Anne Hidalgo dhe klerik\u00eb t\u00eb lart\u00eb nga t\u00eb gjitha besimet nga mbar\u00eb bota.<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":66753,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[108,1935],"tags":[3527,3363,212,3531,3529,3525],"class_list":["post-66752","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-news-sq","tag-immaginare-la-pace","tag-3363","tag-lajme-d27","tag-ne-datat-22-24-shtator-2024","tag-organizuar-nga-komuniteti-i-santegidio","tag-u-mbajte-ne-paris-takimi-nderkombetar"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>U mbajt\u00eb n\u00eb Paris takimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, \u201cImmaginare la pace\u201d, organizuar nga Komuniteti i Sant\u2019Egidio, n\u00eb datat 22-24 shtator 2024. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/10\/03\/u-mbajte-ne-paris-takimi-nderkombetar-immaginare-la-pace-organizuar-nga-komuniteti-i-santegidio-ne-datat-22-24-shtator-2024\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"U mbajt\u00eb n\u00eb Paris takimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, \u201cImmaginare la pace\u201d, organizuar nga Komuniteti i Sant\u2019Egidio, n\u00eb datat 22-24 shtator 2024. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"U mbajt\u00eb n\u00eb Paris takimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, \u201cImmaginare la pace\u201d, organizuar nga Komuniteti i Sant\u2019Egidio, n\u00eb datat 22-24 shtator 2024. &nbsp; \u00cbsht\u00eb mbajtur n\u00eb Paris takimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, \u201cImmaginare la pace\u201d, organizuar nga Komuniteti i Sant\u2019Egidio, n\u00eb datat 22-24 shtator 2024. N\u00eb takim merrnin pjes\u00eb, Presidenti Francez Emanuel Macron, Kryetarja e Bashkis\u00eb s\u00eb Parisit Anne Hidalgo dhe klerik\u00eb t\u00eb lart\u00eb nga t\u00eb gjitha besimet nga mbar\u00eb bota.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/10\/03\/u-mbajte-ne-paris-takimi-nderkombetar-immaginare-la-pace-organizuar-nga-komuniteti-i-santegidio-ne-datat-22-24-shtator-2024\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2024-10-02T23:27:33+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/takimi-nderkombetar-Immaginare-la-pace22-24-shtator-2024.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1024\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"576\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/10\/03\/u-mbajte-ne-paris-takimi-nderkombetar-immaginare-la-pace-organizuar-nga-komuniteti-i-santegidio-ne-datat-22-24-shtator-2024\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/10\/03\/u-mbajte-ne-paris-takimi-nderkombetar-immaginare-la-pace-organizuar-nga-komuniteti-i-santegidio-ne-datat-22-24-shtator-2024\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"U mbajt\u00eb n\u00eb Paris takimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, \u201cImmaginare la pace\u201d, organizuar nga Komuniteti i Sant\u2019Egidio, n\u00eb datat 22-24 shtator 2024.\",\"datePublished\":\"2024-10-02T23:27:33+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/10\/03\/u-mbajte-ne-paris-takimi-nderkombetar-immaginare-la-pace-organizuar-nga-komuniteti-i-santegidio-ne-datat-22-24-shtator-2024\/\"},\"wordCount\":1736,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/10\/03\/u-mbajte-ne-paris-takimi-nderkombetar-immaginare-la-pace-organizuar-nga-komuniteti-i-santegidio-ne-datat-22-24-shtator-2024\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/takimi-nderkombetar-Immaginare-la-pace22-24-shtator-2024.jpg\",\"keywords\":[\"\u201cImmaginare la pace\u201d\",\"2024\",\"lajme\",\"n\u00eb datat 22-24 shtator 2024.\",\"organizuar nga Komuniteti i Sant\u2019Egidio\",\"U mbajt\u00eb n\u00eb Paris takimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar\"],\"articleSection\":[\"Lajme\",\"Lajme AL\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/10\/03\/u-mbajte-ne-paris-takimi-nderkombetar-immaginare-la-pace-organizuar-nga-komuniteti-i-santegidio-ne-datat-22-24-shtator-2024\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/10\/03\/u-mbajte-ne-paris-takimi-nderkombetar-immaginare-la-pace-organizuar-nga-komuniteti-i-santegidio-ne-datat-22-24-shtator-2024\/\",\"name\":\"U mbajt\u00eb n\u00eb Paris takimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, \u201cImmaginare la pace\u201d, organizuar nga Komuniteti i Sant\u2019Egidio, n\u00eb datat 22-24 shtator 2024. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/10\/03\/u-mbajte-ne-paris-takimi-nderkombetar-immaginare-la-pace-organizuar-nga-komuniteti-i-santegidio-ne-datat-22-24-shtator-2024\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/10\/03\/u-mbajte-ne-paris-takimi-nderkombetar-immaginare-la-pace-organizuar-nga-komuniteti-i-santegidio-ne-datat-22-24-shtator-2024\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/takimi-nderkombetar-Immaginare-la-pace22-24-shtator-2024.jpg\",\"datePublished\":\"2024-10-02T23:27:33+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/10\/03\/u-mbajte-ne-paris-takimi-nderkombetar-immaginare-la-pace-organizuar-nga-komuniteti-i-santegidio-ne-datat-22-24-shtator-2024\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/10\/03\/u-mbajte-ne-paris-takimi-nderkombetar-immaginare-la-pace-organizuar-nga-komuniteti-i-santegidio-ne-datat-22-24-shtator-2024\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/10\/03\/u-mbajte-ne-paris-takimi-nderkombetar-immaginare-la-pace-organizuar-nga-komuniteti-i-santegidio-ne-datat-22-24-shtator-2024\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/takimi-nderkombetar-Immaginare-la-pace22-24-shtator-2024.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/takimi-nderkombetar-Immaginare-la-pace22-24-shtator-2024.jpg\",\"width\":1024,\"height\":576},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/10\/03\/u-mbajte-ne-paris-takimi-nderkombetar-immaginare-la-pace-organizuar-nga-komuniteti-i-santegidio-ne-datat-22-24-shtator-2024\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"U mbajt\u00eb n\u00eb Paris takimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, \u201cImmaginare la pace\u201d, organizuar nga Komuniteti i Sant\u2019Egidio, n\u00eb datat 22-24 shtator 2024.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"U mbajt\u00eb n\u00eb Paris takimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, \u201cImmaginare la pace\u201d, organizuar nga Komuniteti i Sant\u2019Egidio, n\u00eb datat 22-24 shtator 2024. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/10\/03\/u-mbajte-ne-paris-takimi-nderkombetar-immaginare-la-pace-organizuar-nga-komuniteti-i-santegidio-ne-datat-22-24-shtator-2024\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"U mbajt\u00eb n\u00eb Paris takimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, \u201cImmaginare la pace\u201d, organizuar nga Komuniteti i Sant\u2019Egidio, n\u00eb datat 22-24 shtator 2024. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"U mbajt\u00eb n\u00eb Paris takimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, \u201cImmaginare la pace\u201d, organizuar nga Komuniteti i Sant\u2019Egidio, n\u00eb datat 22-24 shtator 2024. &nbsp; \u00cbsht\u00eb mbajtur n\u00eb Paris takimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, \u201cImmaginare la pace\u201d, organizuar nga Komuniteti i Sant\u2019Egidio, n\u00eb datat 22-24 shtator 2024. N\u00eb takim merrnin pjes\u00eb, Presidenti Francez Emanuel Macron, Kryetarja e Bashkis\u00eb s\u00eb Parisit Anne Hidalgo dhe klerik\u00eb t\u00eb lart\u00eb nga t\u00eb gjitha besimet nga mbar\u00eb bota.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/10\/03\/u-mbajte-ne-paris-takimi-nderkombetar-immaginare-la-pace-organizuar-nga-komuniteti-i-santegidio-ne-datat-22-24-shtator-2024\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2024-10-02T23:27:33+00:00","og_image":[{"width":1024,"height":576,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/takimi-nderkombetar-Immaginare-la-pace22-24-shtator-2024.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/10\/03\/u-mbajte-ne-paris-takimi-nderkombetar-immaginare-la-pace-organizuar-nga-komuniteti-i-santegidio-ne-datat-22-24-shtator-2024\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/10\/03\/u-mbajte-ne-paris-takimi-nderkombetar-immaginare-la-pace-organizuar-nga-komuniteti-i-santegidio-ne-datat-22-24-shtator-2024\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"U mbajt\u00eb n\u00eb Paris takimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, \u201cImmaginare la pace\u201d, organizuar nga Komuniteti i Sant\u2019Egidio, n\u00eb datat 22-24 shtator 2024.","datePublished":"2024-10-02T23:27:33+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/10\/03\/u-mbajte-ne-paris-takimi-nderkombetar-immaginare-la-pace-organizuar-nga-komuniteti-i-santegidio-ne-datat-22-24-shtator-2024\/"},"wordCount":1736,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/10\/03\/u-mbajte-ne-paris-takimi-nderkombetar-immaginare-la-pace-organizuar-nga-komuniteti-i-santegidio-ne-datat-22-24-shtator-2024\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/takimi-nderkombetar-Immaginare-la-pace22-24-shtator-2024.jpg","keywords":["\u201cImmaginare la pace\u201d","2024","lajme","n\u00eb datat 22-24 shtator 2024.","organizuar nga Komuniteti i Sant\u2019Egidio","U mbajt\u00eb n\u00eb Paris takimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar"],"articleSection":["Lajme","Lajme AL"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/10\/03\/u-mbajte-ne-paris-takimi-nderkombetar-immaginare-la-pace-organizuar-nga-komuniteti-i-santegidio-ne-datat-22-24-shtator-2024\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/10\/03\/u-mbajte-ne-paris-takimi-nderkombetar-immaginare-la-pace-organizuar-nga-komuniteti-i-santegidio-ne-datat-22-24-shtator-2024\/","name":"U mbajt\u00eb n\u00eb Paris takimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, \u201cImmaginare la pace\u201d, organizuar nga Komuniteti i Sant\u2019Egidio, n\u00eb datat 22-24 shtator 2024. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/10\/03\/u-mbajte-ne-paris-takimi-nderkombetar-immaginare-la-pace-organizuar-nga-komuniteti-i-santegidio-ne-datat-22-24-shtator-2024\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/10\/03\/u-mbajte-ne-paris-takimi-nderkombetar-immaginare-la-pace-organizuar-nga-komuniteti-i-santegidio-ne-datat-22-24-shtator-2024\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/takimi-nderkombetar-Immaginare-la-pace22-24-shtator-2024.jpg","datePublished":"2024-10-02T23:27:33+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/10\/03\/u-mbajte-ne-paris-takimi-nderkombetar-immaginare-la-pace-organizuar-nga-komuniteti-i-santegidio-ne-datat-22-24-shtator-2024\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/10\/03\/u-mbajte-ne-paris-takimi-nderkombetar-immaginare-la-pace-organizuar-nga-komuniteti-i-santegidio-ne-datat-22-24-shtator-2024\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/10\/03\/u-mbajte-ne-paris-takimi-nderkombetar-immaginare-la-pace-organizuar-nga-komuniteti-i-santegidio-ne-datat-22-24-shtator-2024\/#primaryimage","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/takimi-nderkombetar-Immaginare-la-pace22-24-shtator-2024.jpg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/takimi-nderkombetar-Immaginare-la-pace22-24-shtator-2024.jpg","width":1024,"height":576},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/10\/03\/u-mbajte-ne-paris-takimi-nderkombetar-immaginare-la-pace-organizuar-nga-komuniteti-i-santegidio-ne-datat-22-24-shtator-2024\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"U mbajt\u00eb n\u00eb Paris takimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, \u201cImmaginare la pace\u201d, organizuar nga Komuniteti i Sant\u2019Egidio, n\u00eb datat 22-24 shtator 2024."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66752","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=66752"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66752\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":66758,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66752\/revisions\/66758"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/66753"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=66752"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=66752"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=66752"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}