{"id":65838,"date":"2024-02-29T00:02:42","date_gmt":"2024-02-28T23:02:42","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=65838"},"modified":"2024-02-26T13:09:32","modified_gmt":"2024-02-26T12:09:32","slug":"29-shkurt-oshenar-kasiani-ne-rome-oshenar-gjergji-episkop-i-defeltos","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/02\/29\/29-shkurt-oshenar-kasiani-ne-rome-oshenar-gjergji-episkop-i-defeltos\/","title":{"rendered":"&#8211; 29 Shkurt &#8211; Osh\u00ebnar Kasiani n\u00eb Rom\u00eb. Osh\u00ebnar Gjergji, episkop i Defeltos."},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>Osh\u00ebnar Kasiani (Joan Kasiani) N\u00eb Rom\u00eb<\/strong><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">Ati yn\u00eb osh\u00ebnar, Joan Kasiani, i caktuar nga Per\u00ebndia t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb Per\u00ebndim drit\u00ebn e murg\u00ebris\u00eb s\u00eb Lindjes, lindi nga nj\u00eb veprim i lumur i Providenc\u00ebs s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb rreth vitit 365, n\u00eb kufijt\u00eb e dy bot\u00ebve, n\u00eb Skithin\u00eb e Vog\u00ebl, n\u00eb krahin\u00ebn e Danubit (Dobruxhia e sotme n\u00eb Rumani). Bir i nj\u00eb familjeje t\u00eb shquar, ndoqi me sukses studimet klasike, por, meqen\u00ebse kishte etje t\u00eb zjarrt\u00eb p\u00ebr p\u00ebrsosm\u00ebrin\u00eb, ende i ri hoqi dor\u00eb nga k\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb e bot\u00ebs dhe shkoi n\u00eb Tok\u00ebn e Shenjt\u00eb, n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e mikut t\u00eb tij, Gjermanit, v\u00ebllai i tij jo nga lindja, por nga shpirti dhe u b\u00ebn\u00eb murgj n\u00eb nj\u00eb manastir t\u00eb Betlehemit. Pasi m\u00ebsuan gj\u00ebrat kryesore t\u00eb jet\u00ebs murg\u00ebrore kinoviake dhe p\u00ebrvet\u00ebsuan m\u00ebnyr\u00ebn e jetes\u00ebs s\u00eb murgjve t\u00eb Palestin\u00ebs, t\u00eb Mesopotamis\u00eb dhe t\u00eb Kapadokis\u00eb, ndjen\u00eb brenda vetes d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb pasur m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebrsosm\u00ebri n\u00eb jet\u00ebn murg\u00ebrore. Prandaj vendos\u00ebn t\u00eb shkonin n\u00eb shkret\u00ebtirat e Egjiptit, pran\u00eb eremit\u00ebve, arritjet e t\u00eb cil\u00ebve i kishin d\u00ebgjuar t\u00eb lavd\u00ebroheshin nga osh\u00ebnar Pinufi, q\u00eb kishte gjetur streh\u00eb n\u00eb manastirin e tyre p\u00ebr t&#8217;iu shmangur fam\u00ebs (shih kujtimin e tij m\u00eb 27 n\u00ebntor).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Igumeni i manastirit u dha me ngurrim bekimin, duke i b\u00ebr\u00eb t\u00eb premtonin se do t\u00eb ktheheshin shpejt. Pasi admiruan m\u00ebnyr\u00ebn e jetes\u00ebs s\u00eb murgjve kinoviak\u00eb t\u00eb Delt\u00ebs s\u00eb Nilit, Joani dhe Gjermani u fut\u00ebn thell\u00eb n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb. Kudo q\u00eb shkonin, k\u00ebrkonin me ngulm eremit\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb, p\u00ebr t\u00eb nderuar tek ata shk\u00eblqimin e Hirit dhe pasurin\u00eb e fryteve t\u00eb tyre, dhe p\u00ebr t&#8217;i pyetur gjat\u00eb p\u00ebr shkenc\u00ebn e shpirtit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ata q\u00ebndruan shtat\u00eb vjet n\u00eb Egjipt, duk ndjekur me zell k\u00ebrkimin e tyre shpirt\u00ebror. Shkonin sa nga nj\u00ebri vend n\u00eb tjetrin dhe m\u00eb n\u00eb fund ata mb\u00ebrrit\u00ebn deri n\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebn e famshme t\u00eb Skit\u00ebs, s\u00eb themeluar nga osh\u00ebnar Makari, &#8220;i lavdishmi i shkret\u00ebtir\u00ebs, i denji p\u00ebr tu lavd\u00ebruar nga t\u00eb gjith\u00eb&#8221;, ku luftonin me asketiz\u00ebm nj\u00eb num\u00ebr i madh murgjish, midis t\u00eb cil\u00ebve shquheshin et\u00ebrit e shenjt\u00eb Moisiu, Serapioni, Theonai, Isaaku dhe prifti Pafnut.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ky i fundit i ndihmoi shum\u00eb shpirt\u00ebrisht, kur u tha se murgut nuk i mjafton vet\u00ebm t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb trup\u00ebrisht nga bota, duke e zhveshur veten prej t\u00eb mirave, p\u00ebr t&#8217;iu p\u00ebrkushtuar p\u00ebrkujdesjes s\u00eb shpirtit t\u00eb tij n\u00eb asketiz\u00ebm dhe n\u00eb heshtje.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Por murgu duhet t\u00eb kryej\u00eb edhe &#8220;braktisjen&#8221; e dyt\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebbimi prej vetes i t\u00eb gjitha zakoneve dhe pasioneve t\u00eb dikurshme me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb lufte t\u00eb gjat\u00eb dhe rezistence, plot me pengesa, q\u00eb e udh\u00ebheq drejt past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb shpirtit. Ky \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi i murgut: t\u00eb bisedoj\u00eb pareshtur me Per\u00ebndin\u00eb me an\u00eb t\u00eb lutjes s\u00eb vazhdueshme dhe q\u00eb mendja e tij, e pashqet\u00ebsuar nga shp\u00ebrqendrimet e bot\u00ebs, t\u00eb jet\u00eb n\u00eb paqe dhe n\u00eb qet\u00ebsi brenda shenjt\u00ebrores s\u00eb pastruar t\u00eb zemr\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Dhe fundi i vepr\u00ebs s\u00eb tij \u00ebsht\u00eb jeta e p\u00ebrjetshme, bashkimi me Per\u00ebndin\u00eb, frytet e para t\u00eb t\u00eb cilit mund t&#8217;i arrij\u00eb me an\u00eb t\u00eb dashuris\u00eb hyjnore, duke filluar q\u00eb prej k\u00ebsaj jete.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb fakt, kur murgu mb\u00ebrrin n\u00eb fund t\u00eb largimit t\u00eb dyt\u00eb nga gj\u00ebrat e bot\u00ebs, me shpirtin i tij t\u00eb lart\u00ebsuar drejt s\u00eb vetmes gj\u00eb t\u00eb d\u00ebshirueshme, ai duhet t\u00eb kryej\u00eb edhe &#8220;braktisjen e tret\u00eb&#8221;, q\u00eb p\u00ebrmbledh n\u00eb vetvete cdo lloj p\u00ebrsosm\u00ebrie dhe konsiston n\u00eb d\u00ebbimin e \u00e7do mendimi t\u00eb k\u00ebsaj bote, p\u00ebr ta l\u00ebn\u00eb veten t\u00eb rr\u00ebmbehet nga Per\u00ebndia drejt banesave t\u00eb p\u00ebrjetshme, n\u00eb nj\u00eb ndjenj\u00eb g\u00ebzimi t\u00eb madh dhe n\u00eb nj\u00eb val\u00eb drite hyjnore&#8230;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Duke marr\u00eb nj\u00eb m\u00ebsim t\u00eb till\u00eb p\u00ebr majat e jet\u00ebs murg\u00ebrore dhe duke par\u00eb realizimin e tij t\u00eb gjall\u00eb te k\u00ebta asket\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm, t\u00eb dy miqt\u00eb u p\u00ebrkushtuan me nj\u00eb zell m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb jet\u00ebn sodit\u00ebse shpirt\u00ebrore, duke pasur vigjilenc\u00eb gjat\u00eb viteve q\u00eb jetuan n\u00eb Skit\u00eb. N\u00eb qet\u00ebsin\u00eb e qelis\u00eb s\u00eb tij, sh\u00ebn Kasiani mundi t\u00eb provonte vet\u00eb ashp\u00ebrsin\u00eb e luft\u00ebs s\u00eb shpirtit t\u00eb dashuruar me Per\u00ebndin\u00eb kund\u00ebr mendimeve pasionante dhe kund\u00ebr demon\u00ebve xheloz\u00eb, n\u00eb ve\u00e7anti kund\u00ebr tundimit t\u00eb plog\u00ebshtis\u00eb (akidia), q\u00eb i torturon eremit\u00ebt p\u00ebr t\u00eb braktisur jet\u00ebn e tyre. Nisur nga kjo p\u00ebrvoj\u00eb personale dhe nga m\u00ebsimet e Evagrit t\u00eb Madh, q\u00eb e takoi n\u00eb Nitri, ai hartoi nj\u00eb doktrin\u00eb t\u00eb p\u00ebrsosur p\u00ebr luft\u00ebn shpirt\u00ebrore dhe tet\u00eb pasionet thelb\u00ebsore: gryk\u00ebsin\u00eb, kurv\u00ebrin\u00eb, koprracine, inatin, trishtimin, d\u00ebshp\u00ebrimin, lavdin\u00eb e kot\u00eb dhe krenarin\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">M\u00eb pas Joani dhe Gjermani vendos\u00ebn t\u00eb shkonin n\u00eb Konstandinopoj\u00eb, n\u00ebn hijen e t\u00eb madhit sh\u00ebn Joan Gojarti (nga viti 401). Sapo i pa, kryepiskopi i shenjt\u00eb dalloi me nj\u00eb v\u00ebshtrim t\u00eb pagabuesh\u00ebm cil\u00ebsit\u00eb e shpirtrave t\u00eb tyre, dhe arriti ta bindte Gjermanin t\u00eb merrte prift\u00ebrin\u00eb prej duarve t\u00eb tij, nd\u00ebrsa Kasianit i dha dhjakonin\u00eb. T\u00eb entuziazmuar nga shk\u00eblqimi i shenjt\u00ebris\u00eb s\u00eb sh\u00ebn Joan Gojartit dhe nga elokuenca e tij e madh\u00ebrishme, Kasiani me zell t\u00eb madh e vendosi veten n\u00ebn drejtimin e tij shpirt\u00ebror, duke pranuar t\u00eb sakrifikonte qet\u00ebsin\u00eb e shkret\u00ebtir\u00ebs p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nga prania e nj\u00eb m\u00ebsuesi t\u00eb till\u00eb. Por pas pak kohe sh\u00ebn Joan Gojarti u internua dhe Kasiani bashk\u00eb me Gjermanin u d\u00ebrguan me mision n\u00eb Rom\u00eb, n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e episkopit Palads, nga kleri dhe populli, p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb Pap\u00ebs Inocent I nj\u00eb let\u00ebr, ku i b\u00ebhej apel t\u00eb ndihmonte kryepiskopin e shenjt\u00eb q\u00eb ishte internuar dhe d\u00ebbuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb (405).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sh\u00ebn Kasiani kaloi 10 vjet n\u00eb Rom\u00eb dhe u ngrit n\u00eb grad\u00ebn e prift\u00ebris\u00eb, pastaj shkoi n\u00eb Marsej\u00eb, n\u00eb Gali, ku themeloi: p\u00ebr burra, manastirin e sh\u00ebn Viktorit, mbi varrin e martirit t\u00eb shekullit t\u00eb 3-t\u00eb dhe p\u00ebr gra at\u00eb t\u00eb Shp\u00ebtimtarit t\u00eb Shenjt\u00eb (415). Duke qen\u00eb nj\u00eb asket i sprovuar dhe nj\u00eb at\u00eb me nj\u00eb dallim t\u00eb shenjt\u00eb baritor, p\u00ebrshtati p\u00ebr numrin e madh t\u00eb murgjve q\u00eb ishte grumbulluar rreth tij tradit\u00ebn autentike t\u00eb marr\u00eb nga Et\u00ebrit e Lindjes, duke pasur parasysh edhe ve\u00e7antit\u00eb e kushteve t\u00eb jetes\u00ebs n\u00eb Gali, klim\u00ebn dhe karakterin e banor\u00ebve. Pastaj me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb sh\u00ebn Kastorit, episkopit t\u00eb Aptit, ai hartoi vepr\u00ebn Formulime kinoviake, p\u00ebr manastiret q\u00eb kishte themeluar n\u00eb Provans\u00eb. Osh\u00ebnar Kasiani i dha murg\u00ebris\u00eb gale q\u00eb po lindte armatimin doktrinor, duke nxjerr\u00eb uj\u00eb nga burimet e gjalla t\u00eb Et\u00ebrve t\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Osh\u00ebnar Joan Kasiani, nx\u00ebn\u00ebs besnik i Et\u00ebrve t\u00eb m\u00ebdhenj kapadokas dhe i sh\u00ebn Joan Gojartit, u ngrit kund\u00ebr ndarjes s\u00eb tepruar q\u00eb vendosi sh\u00ebn Augustini midis natyr\u00ebs njer\u00ebzore dhe Hirit, p\u00ebr t\u00eb luftuar kund\u00ebr herezis\u00eb pelagjiane. N\u00eb fakt edhe pse \u00e7do dhurat\u00eb e shk\u00eblqyer dhe \u00e7do hir vijn\u00eb v\u00ebrtet nga Per\u00ebndia, &#8220;Ati i dritave&#8221;, n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb fundit, liria njer\u00ebzore, e krijuar sipas ikon\u00ebs s\u00eb Liris\u00eb absolute t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb dhe e rip\u00ebrt\u00ebrir\u00eb nga Pag\u00ebzimi i Shenjt\u00eb, \u00ebsht\u00eb thirrur t\u00eb p\u00ebrgjigjet dhe t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me hirin hyjnor, p\u00ebr t\u00eb prodhuar brenda shpirtit frytet shp\u00ebtimtare t\u00eb virtyteve t\u00eb shenjta, n\u00eb at\u00eb shkall\u00eb sa mund t\u00eb thuhet s\u00eb bashku me sh\u00ebn Joan Gojartin: &#8220;Puna e Per\u00ebndis\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb jap\u00eb hirin dhe ajo e njeriut q\u00eb t\u00eb paraqes\u00eb besimin e tij&#8221;.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pasuesit ekstremist\u00eb t\u00eb sh\u00ebn Augustinit reaguan dhunsh\u00ebm kund\u00ebr k\u00ebsaj doktrine t\u00eb murgjve provensian\u00eb, q\u00eb nuk ishte gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se shprehja e m\u00ebsimit tradicional t\u00eb Et\u00ebrve grek\u00eb dhe e akuzuan osh\u00ebnar Kasianin se gjoja kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb herezin\u00eb &#8220;gjysm\u00eb pelagjiane&#8221;. Armik i zhurm\u00ebs dhe i z\u00ebnkave, asketi i shenjt\u00eb, pasi m\u00ebsoi n\u00eb intimitetin e soditjes hyjnore sekretin e nj\u00eb paqeje t\u00eb q\u00ebndrueshme e t\u00eb \u00ebmb\u00ebl dhe t\u00eb nj\u00eb qet\u00ebsie t\u00eb lumur&#8221;, q\u00ebndroi n\u00eb heshtje, pa k\u00ebrkuar t\u00eb justifikohej. Ai dor\u00ebzoi n\u00eb paqe shpirtin e tij rreth vitit 435. I konsideruar shenjtor nga bashk\u00ebkoh\u00ebsit, ai nderohet prej asaj kohe nga murgjit e Per\u00ebndimit si ati i tyre dhe si nj\u00eb prej et\u00ebrve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj. Lipsanet e tij t\u00eb nderuara ruhen deri m\u00eb sot n\u00eb manastirin e Sh\u00ebn Viktorit n\u00eb Marsej\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>* * * * *<\/strong><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>Osh\u00ebnar Gjergji, Episkop i Develtos<\/strong><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">Episkopi i shenjt\u00eb pohoi me guxim emrin e Zotit Krisht, t\u00eb njohur n\u00eb dy natyra (natyra hyjnore dhe ajo njer\u00ebzore) dhe me dy vullnete q\u00eb i korrespondojn\u00eb atyre, kund\u00ebr heretik\u00ebve monothelit\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye vuajti nga sllav\u00ebt t\u00eb gjitha llojet e mundimeve.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Osh\u00ebnar Kasiani (Joan Kasiani) N\u00eb Rom\u00eb Ati yn\u00eb osh\u00ebnar, Joan Kasiani, i caktuar nga Per\u00ebndia t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb Per\u00ebndim drit\u00ebn e murg\u00ebris\u00eb s\u00eb Lindjes, lindi nga nj\u00eb veprim i lumur i Providenc\u00ebs s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb rreth vitit 365, n\u00eb kufijt\u00eb e dy bot\u00ebve, n\u00eb Skithin\u00eb e Vog\u00ebl, n\u00eb krahin\u00ebn e Danubit (Dobruxhia e sotme n\u00eb Rumani). Bir i nj\u00eb familjeje t\u00eb shquar, ndoqi me sukses studimet<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":65840,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/53553701275_18a883198d_b.jpg","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[372],"tags":[2103,2101],"class_list":["post-65838","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shenjtoret-e-dites","tag-leximet-e-dites","tag-shenjtori-i-dites"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>- 29 Shkurt - Osh\u00ebnar Kasiani n\u00eb Rom\u00eb. Osh\u00ebnar Gjergji, episkop i Defeltos. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/02\/29\/29-shkurt-oshenar-kasiani-ne-rome-oshenar-gjergji-episkop-i-defeltos\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"- 29 Shkurt - Osh\u00ebnar Kasiani n\u00eb Rom\u00eb. Osh\u00ebnar Gjergji, episkop i Defeltos. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Osh\u00ebnar Kasiani (Joan Kasiani) N\u00eb Rom\u00eb Ati yn\u00eb osh\u00ebnar, Joan Kasiani, i caktuar nga Per\u00ebndia t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb Per\u00ebndim drit\u00ebn e murg\u00ebris\u00eb s\u00eb Lindjes, lindi nga nj\u00eb veprim i lumur i Providenc\u00ebs s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb rreth vitit 365, n\u00eb kufijt\u00eb e dy bot\u00ebve, n\u00eb Skithin\u00eb e Vog\u00ebl, n\u00eb krahin\u00ebn e Danubit (Dobruxhia e sotme n\u00eb Rumani). Bir i nj\u00eb familjeje t\u00eb shquar, ndoqi me sukses studimet\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/02\/29\/29-shkurt-oshenar-kasiani-ne-rome-oshenar-gjergji-episkop-i-defeltos\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2024-02-28T23:02:42+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/53553701275_18a883198d_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/53553701275_18a883198d_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/02\/29\/29-shkurt-oshenar-kasiani-ne-rome-oshenar-gjergji-episkop-i-defeltos\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/02\/29\/29-shkurt-oshenar-kasiani-ne-rome-oshenar-gjergji-episkop-i-defeltos\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"&#8211; 29 Shkurt &#8211; Osh\u00ebnar Kasiani n\u00eb Rom\u00eb. Osh\u00ebnar Gjergji, episkop i Defeltos.\",\"datePublished\":\"2024-02-28T23:02:42+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/02\/29\/29-shkurt-oshenar-kasiani-ne-rome-oshenar-gjergji-episkop-i-defeltos\/\"},\"wordCount\":1576,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/02\/29\/29-shkurt-oshenar-kasiani-ne-rome-oshenar-gjergji-episkop-i-defeltos\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/53553701275_18a883198d_b.jpg\",\"keywords\":[\"leximet e dites\",\"shenjtori i dites\"],\"articleSection\":[\"Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/02\/29\/29-shkurt-oshenar-kasiani-ne-rome-oshenar-gjergji-episkop-i-defeltos\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/02\/29\/29-shkurt-oshenar-kasiani-ne-rome-oshenar-gjergji-episkop-i-defeltos\/\",\"name\":\"- 29 Shkurt - Osh\u00ebnar Kasiani n\u00eb Rom\u00eb. Osh\u00ebnar Gjergji, episkop i Defeltos. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/02\/29\/29-shkurt-oshenar-kasiani-ne-rome-oshenar-gjergji-episkop-i-defeltos\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/02\/29\/29-shkurt-oshenar-kasiani-ne-rome-oshenar-gjergji-episkop-i-defeltos\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/53553701275_18a883198d_b.jpg\",\"datePublished\":\"2024-02-28T23:02:42+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/02\/29\/29-shkurt-oshenar-kasiani-ne-rome-oshenar-gjergji-episkop-i-defeltos\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/02\/29\/29-shkurt-oshenar-kasiani-ne-rome-oshenar-gjergji-episkop-i-defeltos\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/02\/29\/29-shkurt-oshenar-kasiani-ne-rome-oshenar-gjergji-episkop-i-defeltos\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/53553701275_18a883198d_b.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/53553701275_18a883198d_b.jpg\",\"width\":\"500\",\"height\":\"720\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/02\/29\/29-shkurt-oshenar-kasiani-ne-rome-oshenar-gjergji-episkop-i-defeltos\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8211; 29 Shkurt &#8211; Osh\u00ebnar Kasiani n\u00eb Rom\u00eb. Osh\u00ebnar Gjergji, episkop i Defeltos.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"- 29 Shkurt - Osh\u00ebnar Kasiani n\u00eb Rom\u00eb. Osh\u00ebnar Gjergji, episkop i Defeltos. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/02\/29\/29-shkurt-oshenar-kasiani-ne-rome-oshenar-gjergji-episkop-i-defeltos\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"- 29 Shkurt - Osh\u00ebnar Kasiani n\u00eb Rom\u00eb. Osh\u00ebnar Gjergji, episkop i Defeltos. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"Osh\u00ebnar Kasiani (Joan Kasiani) N\u00eb Rom\u00eb Ati yn\u00eb osh\u00ebnar, Joan Kasiani, i caktuar nga Per\u00ebndia t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb Per\u00ebndim drit\u00ebn e murg\u00ebris\u00eb s\u00eb Lindjes, lindi nga nj\u00eb veprim i lumur i Providenc\u00ebs s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb rreth vitit 365, n\u00eb kufijt\u00eb e dy bot\u00ebve, n\u00eb Skithin\u00eb e Vog\u00ebl, n\u00eb krahin\u00ebn e Danubit (Dobruxhia e sotme n\u00eb Rumani). Bir i nj\u00eb familjeje t\u00eb shquar, ndoqi me sukses studimet","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/02\/29\/29-shkurt-oshenar-kasiani-ne-rome-oshenar-gjergji-episkop-i-defeltos\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2024-02-28T23:02:42+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/53553701275_18a883198d_b.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_image":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/53553701275_18a883198d_b.jpg","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/02\/29\/29-shkurt-oshenar-kasiani-ne-rome-oshenar-gjergji-episkop-i-defeltos\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/02\/29\/29-shkurt-oshenar-kasiani-ne-rome-oshenar-gjergji-episkop-i-defeltos\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"&#8211; 29 Shkurt &#8211; Osh\u00ebnar Kasiani n\u00eb Rom\u00eb. Osh\u00ebnar Gjergji, episkop i Defeltos.","datePublished":"2024-02-28T23:02:42+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/02\/29\/29-shkurt-oshenar-kasiani-ne-rome-oshenar-gjergji-episkop-i-defeltos\/"},"wordCount":1576,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/02\/29\/29-shkurt-oshenar-kasiani-ne-rome-oshenar-gjergji-episkop-i-defeltos\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/53553701275_18a883198d_b.jpg","keywords":["leximet e dites","shenjtori i dites"],"articleSection":["Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/02\/29\/29-shkurt-oshenar-kasiani-ne-rome-oshenar-gjergji-episkop-i-defeltos\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/02\/29\/29-shkurt-oshenar-kasiani-ne-rome-oshenar-gjergji-episkop-i-defeltos\/","name":"- 29 Shkurt - Osh\u00ebnar Kasiani n\u00eb Rom\u00eb. Osh\u00ebnar Gjergji, episkop i Defeltos. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/02\/29\/29-shkurt-oshenar-kasiani-ne-rome-oshenar-gjergji-episkop-i-defeltos\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/02\/29\/29-shkurt-oshenar-kasiani-ne-rome-oshenar-gjergji-episkop-i-defeltos\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/53553701275_18a883198d_b.jpg","datePublished":"2024-02-28T23:02:42+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/02\/29\/29-shkurt-oshenar-kasiani-ne-rome-oshenar-gjergji-episkop-i-defeltos\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/02\/29\/29-shkurt-oshenar-kasiani-ne-rome-oshenar-gjergji-episkop-i-defeltos\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/02\/29\/29-shkurt-oshenar-kasiani-ne-rome-oshenar-gjergji-episkop-i-defeltos\/#primaryimage","url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/53553701275_18a883198d_b.jpg","contentUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/53553701275_18a883198d_b.jpg","width":"500","height":"720"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/02\/29\/29-shkurt-oshenar-kasiani-ne-rome-oshenar-gjergji-episkop-i-defeltos\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8211; 29 Shkurt &#8211; Osh\u00ebnar Kasiani n\u00eb Rom\u00eb. Osh\u00ebnar Gjergji, episkop i Defeltos."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65838","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=65838"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65838\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":65839,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65838\/revisions\/65839"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/65840"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=65838"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=65838"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=65838"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}