{"id":65543,"date":"2023-12-10T20:00:08","date_gmt":"2023-12-10T19:00:08","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=65543"},"modified":"2023-12-10T23:10:29","modified_gmt":"2023-12-10T22:10:29","slug":"e-diela-x-e-llukait-pasioni-i-hipokrizise-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-10-12-2023-tekst","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/12\/10\/e-diela-x-e-llukait-pasioni-i-hipokrizise-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-10-12-2023-tekst\/","title":{"rendered":"E Diela X e Llukait, Pasioni i hipokrizis\u00eb, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &#038; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 10.12.2023 (Tekst)"},"content":{"rendered":"<h4><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"E_Diela_X_e_Llukait_Pasioni_i_hipokrizise_nga_Mitropoliti_i_Beratit_Vlores_Kanines_H_Ignati_10122023_Tekst\"><\/span><strong>E Diela X e Llukait, Pasioni i hipokrizis\u00eb, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &amp; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 10.12.2023 (Tekst)<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: right;\"><em>\u00abHipokrit, gjithsecili prej jush dit\u00ebn e shtun\u00eb a nuk zgjidh kaun e tij&#8230;?\u00bb v.15<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pjesa e sotme e Ungjillit na shfaq qart\u00eb, nga nj\u00ebra an\u00eb imazhin e dashuris\u00eb s\u00eb madhe t\u00eb Krishtit p\u00ebr njeriun, dhe nga ana tjet\u00ebr vet\u00ebdashjen e farisenjve, bashk\u00eb me smir\u00ebn dhe zem\u00ebrimin e tyre. E shtuna ishte dita e lutjes s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr judenjt\u00eb, ashtu si e diela p\u00ebr t\u00eb krishter\u00ebt. Zoti e kishte p\u00ebr zakon t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb sinagog\u00eb p\u00ebr lutje. Por nuk shkonte vet\u00ebm p\u00ebr lutje n\u00eb sinagog\u00eb. Shpesh her\u00eb shpjegonte Shkrimin e Shenjt\u00eb dhe m\u00ebsonte njer\u00ebzit, duke u th\u00ebn\u00eb fjal\u00eb q\u00eb nuk jan\u00eb shkruar n\u00eb Ungjij. Zoti Jisu shkonte gjithashtu n\u00eb sinagog\u00eb, q\u00eb t\u00eb gjej\u00eb momentin e duhur t\u2019u sh\u00ebrbej\u00eb, me veprat e Tij t\u00eb mrekullueshme, njer\u00ebzve, t\u00eb cilat d\u00ebshmonin shp\u00ebtimin q\u00eb ofron dhe hyjnin\u00eb e Tij. Nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb till\u00eb t\u00eb mrekullueshme b\u00ebri me rastin, q\u00eb p\u00ebrshkruhet n\u00eb Ungjillin e sot\u00ebm.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"i\"><\/span><strong>* * *<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">Zoti gjendej nj\u00eb t\u00eb shtun\u00eb n\u00eb nj\u00eb sinagog\u00eb dhe predikonte. Midis turm\u00ebs, pra, ishte edhe nj\u00eb grua, q\u00eb kishte nj\u00eb s\u00ebmundje trupore, duksh\u00ebm p\u00ebr t\u2019u ardhur keq. Kurrizi i saj ishte i k\u00ebrrusur shum\u00eb dhe nuk mundej t\u00eb q\u00ebndronte drejt\u00eb. Atje ku fliste Jisui, pra, e vuri re, iu dhimbs dhe, duke nd\u00ebrprer\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnien e Tij, i tha: -\u201cGrua, je e \u00e7liruar prej s\u00ebmundjes sate. Dhe vuri duart mbi t\u00eb dhe ajo menj\u00ebher\u00eb u drejtua, dhe lavd\u00ebronte Per\u00ebndin\u00eb\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Por at\u00ebher\u00eb, nd\u00ebrhyri menj\u00ebher\u00eb i pari i sinagog\u00ebs dhe duke u zem\u00ebruar, se Jisu Krishti e kishte b\u00ebr\u00eb at\u00eb mrekulli p\u00ebr dit\u00eb t\u00eb shtun\u00eb, dhe duke mos guxuar i mjeri, t\u2019i drejtohet vet\u00eb Atij, i thoshte turm\u00ebs: -\u201cGjasht\u00eb dit\u00eb jan\u00eb n\u00eb t\u00eb cilat duhet t\u00eb punoni; nd\u00ebr k\u00ebto pra ejani e sh\u00ebrohuni, e jo dit\u00ebn e shtun\u00eb\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"i-2\"><\/span><strong>* * *<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">Por, Zoti nuk e la pa p\u00ebrgjigje. Gjoja me pushimin e s\u00eb shtun\u00ebs, ai njeri i mbushur me vrer dhe lig\u00ebsi, kishte dashur t\u00eb shtremb\u00ebroj\u00eb n\u00eb popull frym\u00ebn e fes\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Ligji i Moisiut e ndalonte pun\u00ebn p\u00ebrgjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb shtat\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb, por jo veprat e mira. Dhe Jisui b\u00ebri t\u00eb shk\u00eblqej\u00eb kjo e v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb shpirtrat, ku i pari i sinagog\u00ebs kishte mbjell\u00eb trazir\u00ebn.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">-\u201cHipokrit, i tha. Gjithsecili prej jush dit\u00ebn e shtun\u00eb a nuk e zgjidh kaun e tij apo gomarin e tij nga grazhdi, edhe e sjell e i jep uj\u00eb? Edhe kjo q\u00eb \u00ebsht\u00eb bij\u00eb e Abrahamit, t\u00eb cil\u00ebn ja tek e pati lidhur satanai tet\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet, a nuk duhej t\u00eb zgjidhej, prej k\u00ebsaj lidhjeje, dit\u00ebn e shtun\u00eb?\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"i-3\"><\/span><strong>* * *<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">Si zgjidhje, e karakterizoi Zoti sh\u00ebrimin e asaj gruaje. Zgjidhje dhe \u00e7lirim nga pranga q\u00eb nuk ishin thjesht nga natyra, por nga vet\u00eb satanai. Ai \u00ebsht\u00eb mjeshtri i \u00e7do situate t\u00eb tmerrshme, shkaktari m\u00eb i fsheht\u00eb pas \u00e7do p\u00ebsimi nga sa u ndodh njer\u00ebzve.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur krijesa doli nga duart e Per\u00ebndis\u00eb, ishte shum\u00eb e mir\u00eb. Nuk e hijesonte as e meta m\u00eb e vog\u00ebl, as pap\u00ebrsosm\u00ebria m\u00eb e vog\u00ebl, as lig\u00ebsia m\u00eb e pakt\u00eb. Por kur, t\u00eb par\u00ebgatuarit ran\u00eb n\u00eb shkelje dhe u internuan nga Parajsa e d\u00ebfrimit, at\u00ebher\u00eb krijesa u l\u00ebkund dhe u err\u00ebsua, u b\u00eb fush\u00eb veprimi e frym\u00ebs dinake. At\u00ebher\u00eb, midis mundimeve t\u00eb tjera q\u00eb i ndodhin njeriut, u shfaq\u00ebn edhe s\u00ebmundjet. Per\u00ebndia lejon, si pik\u00ebllimet e tjera, ashtu edhe s\u00ebmundjet, jo si nd\u00ebshkim, as q\u00eb t\u2019i b\u00ebj\u00eb qefin t\u00eb ligut, por q\u00eb t\u00eb lavd\u00ebrohet emri i Tij i shenjt\u00eb, qoft\u00eb me pendimin ton\u00eb, qoft\u00eb me durimin ton\u00eb, si\u00e7 p\u00ebrmend Shkrimi i Shenjt\u00eb Jovin, t\u00eb paralizuarin, t\u00eb verbrin, apostull Pavlin.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"i-4\"><\/span><strong>* * *<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">Por n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, nuk ishte zelli i ligjit, q\u00eb e ngriti t\u00eb parin e sinagog\u00ebs kund\u00ebr Krishtit, por vet\u00ebdashja e tij e s\u00ebmur\u00eb. Si do t\u00eb mundej dikush t\u00eb tregoj\u00eb n\u00eb sinagog\u00eb, se \u00ebsht\u00eb m\u00eb i fort\u00eb, m\u00eb i urt\u00eb dhe m\u00eb i dhembshur nga vetja e tij. B\u00ebri nj\u00eb shfaqje t\u00eb zellit t\u00eb tij p\u00ebr Ligjin e Per\u00ebndis\u00eb; por n\u00eb buz\u00ebt e tij dukej hapur nj\u00eb helm, q\u00eb doli nga zemra e tij e s\u00ebmur\u00eb. Kjo ishte nj\u00eb arsye tjet\u00ebr, q\u00eb ta quaj\u00eb Zoti hipokrit. Me p\u00ebrgjigjen e Tij, q\u00eb ishte e mpreht\u00eb si shpat\u00eb dhe e past\u00ebr si dielli, Zoti ia mbylli goj\u00ebn jo vet\u00eb t\u00eb parit t\u00eb sinagog\u00ebs, por edhe gjith\u00eb armiqve t\u00eb Tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u201cDhe nd\u00ebrsa Ai po thoshte k\u00ebto, gjith\u00eb ata q\u00eb i dilnin kund\u00ebr turp\u00ebroheshin\u201d v. 17. Sa e leht\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb mbrosh nj\u00eb vep\u00ebr q\u00eb u b\u00eb nga dashuria p\u00ebr njeriun! Per\u00ebndia q\u00ebndron pas nj\u00eb vepre t\u00eb till\u00eb si d\u00ebshmues dhe mbrojt\u00ebs. Vepra e mir\u00eb jep nj\u00eb rrjedhshm\u00ebri t\u00eb pamposhtur n\u00eb t\u00eb folur. Zoti i dinte gjith\u00eb t\u00eb fshehtat e qiellit dhe t\u00eb dheut.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u201cPrandaj dhe gjith\u00eb turma g\u00ebzohej p\u00ebr gjith\u00eb pun\u00ebt e lavd\u00ebrueshme q\u00eb b\u00ebheshin prej tij\u201d. Me tu b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb mrekulli, lajmet p\u00ebr t\u00eb, p\u00ebrhapeshin shpejt dhe menj\u00ebher\u00eb pasonte edhe nj\u00eb mrekulli e dyt\u00eb, e tret\u00eb dhe t\u00eb tjera. Nj\u00eb mrekulli siguronte dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e mrekullis\u00eb s\u00eb m\u00ebparshme. Dhe t\u00eb gjitha bashk\u00eb krijonin begati shpirt\u00ebrore, u jepnin g\u00ebzim njer\u00ebzve t\u00eb zymt\u00eb dhe shpres\u00eb t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruarve. T\u00eb gjitha forconin n\u00eb besim ata q\u00eb ishin m\u00eb tep\u00ebr bes\u00ebpak\u00eb, u jepnin kurajo t\u00eb mir\u00ebve n\u00eb rrug\u00ebn e s\u00eb mir\u00ebs, dhe udh\u00ebhiqnin ata q\u00eb endeshin n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb shtremb\u00ebta, mbillnin kudo fjal\u00ebn se, Per\u00ebndia kishte vizituar popullin e tij dhe se Mbret\u00ebria e Per\u00ebndis\u00eb po vjen.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"i-5\"><\/span><strong>* * *<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">Gruaja e k\u00ebrrusur n\u00ebnkupton mendjet e k\u00ebrrusura t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb nuk i afroheshin Jisu Krishtit. Atyre q\u00eb kan\u00eb mendje t\u00eb shtremb\u00ebr dhe nuk munden me fuqit\u00eb e tyre t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb p\u00ebrpara Per\u00ebndis\u00eb, por zvarriten vazhdimisht n\u00eb tok\u00eb, ushqehen vet\u00ebm nga dheu. M\u00ebsojn\u00eb nga dheu dhe g\u00ebzohen mbi dh\u00e9.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">I pari i sinagog\u00ebs mbante mask\u00ebn e shprestaris\u00eb dhe mashtronte popullin. Por n\u00ebse njer\u00ebzit mashtrohen leht\u00eb, nj\u00eb nuk mashtrohet. Dhe ai \u00ebsht\u00eb Krishti. Krishti shikon jo vet\u00ebm t\u00eb jashtmet por edhe t\u00eb brendshmet. Krishti shikon thell\u00ebsit\u00eb e zemr\u00ebs njer\u00ebzore. T\u00eb gjith\u00eb mundej t\u2019i g\u00ebnjente i pari i sinagog\u00ebs, por jo Krishtin. Dhe Krishti, q\u00eb shikonte vepr\u00ebn e tij t\u00eb shtremb\u00ebrohet, t\u00eb shpifet, dhe i shenjti e i pam\u00ebkatshmi, t\u00eb paraqitet si nj\u00eb i pabes\u00eb dhe shkel\u00ebs i urdhrave t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb -sepse ai ishte q\u00ebllimi i t\u00eb parit t\u00eb sinagog\u00ebs-, Krishti b\u00ebn nj\u00eb zbules\u00eb publike t\u00eb k\u00ebtij njeriu smir\u00ebzi. Heq mask\u00ebn e shprestaris\u00eb, q\u00eb mbante, dhe e shfaq si\u00e7 ishte.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Krishti, sh\u00ebroi t\u00eb k\u00ebrrusur\u00ebn; e ngriti drejt, duke e b\u00ebr\u00eb at\u00eb t\u00eb shikoj\u00eb lart. Sh\u00ebroi edhe njer\u00ebzimin; e ngriti drejt. Gruan e k\u00ebrrusur, e b\u00ebri mir\u00eb vet\u00ebm me fjal\u00ebn e Tij. Kurse njer\u00ebzimin, e b\u00ebri mir\u00eb me trup\u00ebzimin e Tij. U nevojit, dometh\u00ebn\u00eb, t\u00eb zbres\u00eb Vet\u00eb nga Qielli n\u00eb dh\u00e9, dhe t\u00eb vesh\u00eb natyr\u00ebn ton\u00eb njer\u00ebzore; t\u00eb p\u00ebrkulet vet\u00eb Ai mbi ne; t\u00eb b\u00ebhet edhe Ai \u201ci k\u00ebrrusur\u201d. Nga Zoti, q\u00eb \u00ebsht\u00eb mjeku i shpirtrave dhe i trupave tan\u00eb, le t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb \u00e7lirimin ton\u00eb nga s\u00ebmundjet trupore, ashtu si edhe ato shpirt\u00ebrore. Dhe le t\u00eb mos harrojm\u00eb kurr\u00eb se, pas shkaqeve natyrore t\u00eb k\u00ebtyre p\u00ebsimeve, \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb gishti i djallit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Prandaj, p\u00ebrkrah ila\u00e7eve dhe mjekimeve natyrore, \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb e madhe ndihma, q\u00eb jep lutja, pendimi, q\u00eb t\u00eb p\u00ebrballojm\u00eb s\u00ebmundjet e trupit, p\u00ebrve\u00e7 atyre, t\u00eb cilat Per\u00ebndia vazhdon t\u2019i p\u00ebrdor\u00eb, q\u00eb t\u00eb lavd\u00ebrohet emri i Tij me rezistenc\u00ebn ton\u00eb, durimin dhe besimin ton\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 atyre q\u00eb ngjajn\u00eb me gjembin e apostullit t\u00eb madh, sh\u00ebn Pavlit II Korinthian\u00ebt 12:7, i cili tre her\u00eb i ishte lutur Zotit p\u00ebr at\u00eb p\u00ebsim, dhe mori p\u00ebrgjigjen: \u201cT\u00eb mjafton hiri im; sepse fuqia ime, n\u00eb dob\u00ebsi tregohet e p\u00ebrsosur\u201d II Korinthian\u00ebt 12:9.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">K\u00ebshtu, duke iu afruar Krishtlindjeve, Kisha jon\u00eb, pak dit\u00eb para k\u00ebsaj t\u00eb kremteje, vendosi, q\u00eb sot t\u00eb lexohet kjo pjes\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse e Ungjillit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"i-6\"><\/span><strong>* * *<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\"><em>V\u00ebllez\u00ebrit e mi t\u00eb dashur m\u00eb Krishtin!<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00cbsht\u00eb koha t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsohemi, se edhe ne jemi t\u00eb k\u00ebrrusur, jo p\u00ebr shkak t\u00eb djallit, as p\u00ebr shkak t\u00eb ndonj\u00eb p\u00ebsimi anatomik, i cili na detyron t\u00eb shikojm\u00eb vazhdimisht dheun, por kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb prirjes-d\u00ebshir\u00ebs son\u00eb, e cila shnd\u00ebrron madje edhe vet\u00eb rregullat e Kish\u00ebs, n\u00eb mjete p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb t\u00eb drejt\u00eb veten ton\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar t\u00eb tjer\u00ebt. Me rastin e periudh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs shpirt\u00ebrore, le t\u00eb vendosim n\u00ebn petrahilin e atit shpirt\u00ebror gjith\u00eb fajet dhe m\u00ebkatet, q\u00eb na k\u00ebrrusin dhe na gozhdojn\u00eb posht\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb brenda nesh t\u00eb lindet hiri hyjnor i Krishtlinjdeve dhe t\u00eb shohim me nj\u00eb sy tjet\u00ebr t\u00eb past\u00ebr Qiellin dhe t\u00eb af\u00ebrmin ton\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><em>U b\u00ebft\u00eb!<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E Diela X e Llukait, Pasioni i hipokrizis\u00eb, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &amp; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 10.12.2023 (Tekst) &nbsp; \u00abHipokrit, gjithsecili prej jush dit\u00ebn e shtun\u00eb a nuk zgjidh kaun e tij&#8230;?\u00bb v.15 Pjesa e sotme e Ungjillit na shfaq qart\u00eb, nga nj\u00ebra an\u00eb imazhin e dashuris\u00eb s\u00eb madhe t\u00eb Krishtit p\u00ebr njeriun, dhe nga ana tjet\u00ebr vet\u00ebdashjen e farisenjve, bashk\u00eb me smir\u00ebn dhe<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":65545,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/53388207397_c987aa545e_b.jpg","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[2777],"tags":[2783,2779],"class_list":["post-65543","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-predikimet-e-se-dieles-festive","tag-mitropolia-e-beratit","tag-predikimet-e-se-dieles-festive"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>E Diela X e Llukait, Pasioni i hipokrizis\u00eb, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &amp; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 10.12.2023 (Tekst) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/12\/10\/e-diela-x-e-llukait-pasioni-i-hipokrizise-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-10-12-2023-tekst\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"E Diela X e Llukait, Pasioni i hipokrizis\u00eb, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &amp; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 10.12.2023 (Tekst) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"E Diela X e Llukait, Pasioni i hipokrizis\u00eb, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &amp; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 10.12.2023 (Tekst) &nbsp; \u00abHipokrit, gjithsecili prej jush dit\u00ebn e shtun\u00eb a nuk zgjidh kaun e tij&#8230;?\u00bb v.15 Pjesa e sotme e Ungjillit na shfaq qart\u00eb, nga nj\u00ebra an\u00eb imazhin e dashuris\u00eb s\u00eb madhe t\u00eb Krishtit p\u00ebr njeriun, dhe nga ana tjet\u00ebr vet\u00ebdashjen e farisenjve, bashk\u00eb me smir\u00ebn dhe\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/12\/10\/e-diela-x-e-llukait-pasioni-i-hipokrizise-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-10-12-2023-tekst\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2023-12-10T19:00:08+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2023-12-10T22:10:29+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/53388207397_c987aa545e_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/53388207397_c987aa545e_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/12\/10\/e-diela-x-e-llukait-pasioni-i-hipokrizise-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-10-12-2023-tekst\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/12\/10\/e-diela-x-e-llukait-pasioni-i-hipokrizise-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-10-12-2023-tekst\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"E Diela X e Llukait, Pasioni i hipokrizis\u00eb, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &#038; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 10.12.2023 (Tekst)\",\"datePublished\":\"2023-12-10T19:00:08+00:00\",\"dateModified\":\"2023-12-10T22:10:29+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/12\/10\/e-diela-x-e-llukait-pasioni-i-hipokrizise-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-10-12-2023-tekst\/\"},\"wordCount\":1666,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/12\/10\/e-diela-x-e-llukait-pasioni-i-hipokrizise-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-10-12-2023-tekst\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/53388207397_c987aa545e_b.jpg\",\"keywords\":[\"Mitropolia e Beratit\",\"Predikimet e se Dieles &amp; Festive\"],\"articleSection\":[\"Predikimet e se Dieles &amp; Festive\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/12\/10\/e-diela-x-e-llukait-pasioni-i-hipokrizise-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-10-12-2023-tekst\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/12\/10\/e-diela-x-e-llukait-pasioni-i-hipokrizise-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-10-12-2023-tekst\/\",\"name\":\"E Diela X e Llukait, Pasioni i hipokrizis\u00eb, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs & Kanin\u00ebs, H. Ignati, 10.12.2023 (Tekst) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/12\/10\/e-diela-x-e-llukait-pasioni-i-hipokrizise-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-10-12-2023-tekst\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/12\/10\/e-diela-x-e-llukait-pasioni-i-hipokrizise-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-10-12-2023-tekst\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/53388207397_c987aa545e_b.jpg\",\"datePublished\":\"2023-12-10T19:00:08+00:00\",\"dateModified\":\"2023-12-10T22:10:29+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/12\/10\/e-diela-x-e-llukait-pasioni-i-hipokrizise-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-10-12-2023-tekst\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/12\/10\/e-diela-x-e-llukait-pasioni-i-hipokrizise-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-10-12-2023-tekst\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/12\/10\/e-diela-x-e-llukait-pasioni-i-hipokrizise-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-10-12-2023-tekst\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/53388207397_c987aa545e_b.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/53388207397_c987aa545e_b.jpg\",\"width\":\"698\",\"height\":\"411\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/12\/10\/e-diela-x-e-llukait-pasioni-i-hipokrizise-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-10-12-2023-tekst\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"E Diela X e Llukait, Pasioni i hipokrizis\u00eb, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &#038; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 10.12.2023 (Tekst)\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"E Diela X e Llukait, Pasioni i hipokrizis\u00eb, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs & Kanin\u00ebs, H. Ignati, 10.12.2023 (Tekst) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/12\/10\/e-diela-x-e-llukait-pasioni-i-hipokrizise-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-10-12-2023-tekst\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"E Diela X e Llukait, Pasioni i hipokrizis\u00eb, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs & Kanin\u00ebs, H. Ignati, 10.12.2023 (Tekst) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"E Diela X e Llukait, Pasioni i hipokrizis\u00eb, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &amp; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 10.12.2023 (Tekst) &nbsp; \u00abHipokrit, gjithsecili prej jush dit\u00ebn e shtun\u00eb a nuk zgjidh kaun e tij&#8230;?\u00bb v.15 Pjesa e sotme e Ungjillit na shfaq qart\u00eb, nga nj\u00ebra an\u00eb imazhin e dashuris\u00eb s\u00eb madhe t\u00eb Krishtit p\u00ebr njeriun, dhe nga ana tjet\u00ebr vet\u00ebdashjen e farisenjve, bashk\u00eb me smir\u00ebn dhe","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/12\/10\/e-diela-x-e-llukait-pasioni-i-hipokrizise-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-10-12-2023-tekst\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2023-12-10T19:00:08+00:00","article_modified_time":"2023-12-10T22:10:29+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/53388207397_c987aa545e_b.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_image":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/53388207397_c987aa545e_b.jpg","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/12\/10\/e-diela-x-e-llukait-pasioni-i-hipokrizise-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-10-12-2023-tekst\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/12\/10\/e-diela-x-e-llukait-pasioni-i-hipokrizise-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-10-12-2023-tekst\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"E Diela X e Llukait, Pasioni i hipokrizis\u00eb, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &#038; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 10.12.2023 (Tekst)","datePublished":"2023-12-10T19:00:08+00:00","dateModified":"2023-12-10T22:10:29+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/12\/10\/e-diela-x-e-llukait-pasioni-i-hipokrizise-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-10-12-2023-tekst\/"},"wordCount":1666,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/12\/10\/e-diela-x-e-llukait-pasioni-i-hipokrizise-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-10-12-2023-tekst\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/53388207397_c987aa545e_b.jpg","keywords":["Mitropolia e Beratit","Predikimet e se Dieles &amp; Festive"],"articleSection":["Predikimet e se Dieles &amp; Festive"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/12\/10\/e-diela-x-e-llukait-pasioni-i-hipokrizise-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-10-12-2023-tekst\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/12\/10\/e-diela-x-e-llukait-pasioni-i-hipokrizise-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-10-12-2023-tekst\/","name":"E Diela X e Llukait, Pasioni i hipokrizis\u00eb, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs & Kanin\u00ebs, H. Ignati, 10.12.2023 (Tekst) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/12\/10\/e-diela-x-e-llukait-pasioni-i-hipokrizise-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-10-12-2023-tekst\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/12\/10\/e-diela-x-e-llukait-pasioni-i-hipokrizise-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-10-12-2023-tekst\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/53388207397_c987aa545e_b.jpg","datePublished":"2023-12-10T19:00:08+00:00","dateModified":"2023-12-10T22:10:29+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/12\/10\/e-diela-x-e-llukait-pasioni-i-hipokrizise-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-10-12-2023-tekst\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/12\/10\/e-diela-x-e-llukait-pasioni-i-hipokrizise-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-10-12-2023-tekst\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/12\/10\/e-diela-x-e-llukait-pasioni-i-hipokrizise-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-10-12-2023-tekst\/#primaryimage","url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/53388207397_c987aa545e_b.jpg","contentUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/53388207397_c987aa545e_b.jpg","width":"698","height":"411"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/12\/10\/e-diela-x-e-llukait-pasioni-i-hipokrizise-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-10-12-2023-tekst\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"E Diela X e Llukait, Pasioni i hipokrizis\u00eb, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &#038; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 10.12.2023 (Tekst)"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65543","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=65543"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65543\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":65544,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65543\/revisions\/65544"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/65545"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=65543"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=65543"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=65543"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}