{"id":64151,"date":"2023-05-07T20:10:05","date_gmt":"2023-05-07T18:10:05","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=64151"},"modified":"2023-05-08T18:43:57","modified_gmt":"2023-05-08T16:43:57","slug":"e-diela-iii-pas-pashkes-sherimi-i-te-paralizuarit-virtyti-i-durimiti-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-7-5-2023-tekst","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/05\/07\/e-diela-iii-pas-pashkes-sherimi-i-te-paralizuarit-virtyti-i-durimiti-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-7-5-2023-tekst\/","title":{"rendered":"E Diela III pas Pashk\u00ebs, Sh\u00ebrimi i t\u00eb paralizuarit,\u00a0Virtyti I Durimiti, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &#038; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 7.5.2023 (Tekst)."},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>E Diela III pas Pashk\u00ebs, Sh\u00ebrimi i t\u00eb paralizuarit, Virtyti I Durimiti, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &amp; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 7.5.2023 (Tekst).<\/strong><\/h4>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><em>\u00abIshte nj\u00eb njeri i s\u00ebmur\u00eb, q\u00eb kishte tridhjetetet\u00eb vjet q\u00eb vuante\u00bb (v.5)<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Shkrimi i Shenjt\u00eb dhe historia kishtare na ofrojn\u00eb shembujt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb durimit, n\u00eb tortura t\u00eb par\u00ebd\u00ebgjuara nga njer\u00ebzit. Ungjilli i sot\u00ebm, p\u00ebrshkruan nj\u00eb shembull t\u00eb till\u00eb durimi t\u00eb madh dhe koh\u00ebgjat\u00eb dhimbjeje. I paralizuari i Betesdas\u00eb, q\u00eb p\u00ebrkthehet sht\u00ebpi e p\u00ebrd\u00ebllimit, p\u00ebr tridhjetetet\u00eb vite t\u00eb t\u00ebra priste me durim kur t\u00eb trazohej uji, q\u00eb t\u00eb futet n\u00eb pellgun e dhenve p\u00ebr tu sh\u00ebruar. Nuk kishte njeri ta ndihmonte p\u00ebr ta futur n\u00eb pellg; por takoi Per\u00ebndi-njeriun, dhe k\u00ebshtu gjeti zgjidhjen p\u00ebr problemin e tij t\u00eb mpreht\u00eb dhe kronik. Zoti e pyeti n\u00ebse d\u00ebshiron t\u00eb sh\u00ebrohet dhe, duke par\u00eb vullnetin e tij t\u00eb lir\u00eb dhe durimin e madh, iu p\u00ebrgjigj me bujari.<\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>* * *<\/strong><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">T\u00eb gjitha virtytet kan\u00eb hirin e tyre dhe midis tyre edhe durimi. Sh\u00ebn Joan Gojarti shum\u00eb her\u00eb shkruan qart\u00eb dhe prer\u00eb: \u201cMe durimin s\u2019ka gj\u00eb t\u00eb barabart\u00eb\u201d. Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, gjith\u00eb veprat e m\u00ebdha t\u00eb moralit, t\u00eb shkenc\u00ebs, t\u00eb artit, dhe t\u00eb ngjashmet me to, jan\u00eb vepra durimi. Nj\u00eb murg n\u00eb Meteor\u00eb, p\u00ebr gjasht\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet skaliste n\u00eb dru nj\u00eb kryq bekimi. K\u00ebt\u00eb durim le t\u00eb admirojm\u00eb tek i paralizuari i pjes\u00ebs s\u00eb sotme t\u00eb Ungjillit. Kemi t\u00eb gjith\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb, n\u00eb epok\u00ebn ton\u00eb shum\u00eb t\u00eb z\u00ebn\u00eb me pun\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Shkruan nj\u00eb shenjtor bashk\u00ebkohor: \u201cAh, Betesda, Betesda, sa mbar\u00ebbot\u00ebrore je. Tek ti, engj\u00eblli i Per\u00ebndis\u00eb, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb sh\u00ebrbente si bari, q\u00eb shp\u00ebton nj\u00eb nga nj\u00eb delet e humbura, derisa t\u00eb shfaqet Bariu i t\u00eb gjith\u00ebve, i engj\u00ebjve dhe i njer\u00ebzve. Nj\u00eb engj\u00ebll i heshtur, sh\u00ebrbyes i Krijuesit t\u00eb tij, trazonte ujin q\u00eb t\u00eb laj\u00eb delen e s\u00ebmur\u00eb nga ndotja e m\u00ebkatit. Dhe kur zbriti tek ti Bariu i mir\u00eb, Fjala e mish\u00ebruar e Per\u00ebndis\u00eb, me fjal\u00ebn e Tij krijuese, largoi ndotjen m\u00ebkatare dhe t\u00eb zbrazi.\u201d Ky ishte Bariu i mir\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nga ana e natyr\u00ebs, ky pellg u quajt Porta e Dhenve, sepse n\u00ebp\u00ebrmjet saj kalonin delet dhe pinin uj\u00eb. Nga ana e frym\u00ebs, ky pellg u quajt n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb profetike Porta e Dhenve p\u00ebr delet mendore t\u00eb Krishtit, sepse n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj dere shkonin pran\u00eb Krishtit p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb ujin e pavdeksh\u00ebm t\u00eb Fjal\u00ebs hyjnore dhe t\u00eb shuajn\u00eb etjen e shpirtit. Krishti \u00ebsht\u00eb Ai q\u00eb na thot\u00eb: \u201cKush t\u00eb ket\u00eb etje, le t\u00eb vij\u00eb tek un\u00eb e le t\u00eb pij\u00eb\u201d (Joani 7:37). Dhe do t\u00eb flas\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb alegorike n\u00eb sh\u00ebmb\u00eblltyr\u00ebn e Bariut t\u00eb mir\u00eb, duke n\u00ebnkuptuar veten e Tij: \u201cDelet e d\u00ebgjojn\u00eb z\u00ebrin e Bariut t\u00eb Mir\u00eb, dhe ai i th\u00ebrret delet e tij me em\u00ebr dhe i prin jasht\u00eb, sepse e njohin z\u00ebrin e tij\u201d (Joani 10:3-4). Delet d\u00ebgjojn\u00eb z\u00ebrin e Bariut t\u00eb Mir\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Zoti i gjith\u00ebditur, e kishte par\u00eb nga larg kush e k\u00ebrkonte, kush kishte nevoj\u00eb p\u00ebr T\u00eb. Njeriu n\u00eb fjal\u00eb ishte shum\u00eb, shum\u00eb i s\u00ebmur\u00eb. Nj\u00eb s\u00ebmundje, q\u00eb zgjat tridhjetetet\u00eb dit\u00eb, p\u00ebr njer\u00ebzit duket pambarim. \u00c7far\u00eb do t\u00eb themi tani p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebmundje q\u00eb zgjat tridhjetetet\u00eb vjet? Sa shpejt apo ngadal\u00eb kalon s\u00ebmundja, varet nga q\u00ebndrimi yn\u00eb, nga d\u00ebshira jon\u00eb. Momentet e g\u00ebzueshme kan\u00eb krah\u00eb, kalojn\u00eb shpejt. Por momentet e dhimbjes jan\u00eb pa krah\u00eb, shpesh nuk kan\u00eb as k\u00ebmb\u00eb, dhe kalojn\u00eb shum\u00eb ngadal\u00eb. P\u00ebr nj\u00eb njeri t\u00eb paralizuar, duket t\u00eb jet\u00eb paralizuar edhe vet\u00eb koha.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00c7far\u00eb durimi heroik kishte ky njeri! \u00c7far\u00eb p\u00ebrpjekjesh mbinjer\u00ebzore do t\u00eb kishte nd\u00ebrmarr\u00eb, q\u00eb t\u00eb sulet tek pellgu n\u00eb momentin kur engj\u00eblli i Per\u00ebndis\u00eb t\u00eb trazonte ujin! \u00c7far\u00eb shprese t\u00eb q\u00ebndrueshme kishte p\u00ebr sh\u00ebrimin e tij, nga dita n\u00eb dit\u00eb, nga viti n\u00eb vit, madje edhe nga dhjet\u00ebvje\u00e7ari n\u00eb dhjet\u00ebvje\u00e7ar! Meqen\u00ebse ky njeri vuante kaq shum\u00eb p\u00ebr m\u00ebkatet e tij, s\u2019kemi ve\u00e7se ta admirojm\u00eb. Kur e sjellim nd\u00ebrmend, s\u2019mundemi ve\u00e7se t\u00eb mendojm\u00eb aq karaktere t\u00eb dob\u00ebt -burra dhe gra, t\u00eb rinj dhe t\u00eb reja- n\u00eb dit\u00ebt tona, q\u00eb megjith\u00ebse iu n\u00ebnshtrohen nj\u00eb trysnie shum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, ngren\u00eb duart e tyre, heqin dor\u00eb nga jeta dhe nisen p\u00ebr n\u00eb jet\u00ebn tjet\u00ebr nga vet\u00ebvrasja.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u201cD\u00ebshiron t\u00eb b\u00ebhesh i sh\u00ebndetsh\u00ebm?\u201d, e pyeti Miku i vet\u00ebm q\u00eb u p\u00ebrkul ndonj\u00ebher\u00eb pran\u00eb tij, n\u00eb shtratin e vet\u00eb, n\u00eb k\u00ebto tridhjetetet\u00eb vjet. -\u201cZot, s\u2019kam njeri\u201d, iu p\u00ebrgjigj i s\u00ebmuri. I verbri ka nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs, invalidi ka t\u00eb af\u00ebrm, i pafuqishmi ka miq.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Un\u00eb s\u2019kam asnj\u00eb njeri n\u00eb t\u00ebr\u00eb bot\u00ebn, q\u00eb t\u2019i dhimbsem dhe t\u2019m\u00eb fus\u00eb n\u00eb uj\u00eb n\u00eb momentin q\u00eb merr fuqin\u00eb sh\u00ebruese. N\u00eb momentin kur sulem t\u00eb futem n\u00eb uj\u00eb, dikush tjet\u00ebr arrin m\u00eb par\u00eb dhe sh\u00ebrohet, dhe un\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn p\u00ebrpjekje t\u00eb dhimbshme, q\u00eb t\u00eb kthehem n\u00eb shtratin tim. Dhe kjo ndodh p\u00ebr tridhjetetet\u00eb vjet tashm\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u201cS\u2019kam njeri\u201d, nuk kam as para as sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb. K\u00ebtu u gjend nj\u00eb njeri, njeriu i vet\u00ebm! K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb Zoti, q\u00eb do m\u00eb tep\u00ebr se i af\u00ebrmi dhe miku, q\u00eb sh\u00ebrben m\u00eb me besnik\u00ebri se sh\u00ebrb\u00ebtori. Nuk e b\u00ebri udh\u00ebtimin e larg\u00ebt dhe t\u00eb mundimsh\u00ebm, nga Galilea deri n\u00eb Jerusalem, p\u00ebr t\u00eb shtun\u00ebn dhe t\u00eb kremten, por p\u00ebr hir t\u00eb nj\u00eb njeriu t\u00eb vuajtur. Erdhi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb, me pun\u00ebt e Tij dhe jo me fjal\u00eb, t\u00eb denoncoj\u00eb munges\u00ebn e frikshme t\u00eb dashuris\u00eb s\u00eb nj\u00eb populli, shqisat e t\u00eb cilit jan\u00eb dob\u00ebsuar. Njeriu erdhi p\u00ebr hir t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Q\u00eb nga ai moment dhe, me sa duket, p\u00ebrgjithmon\u00eb, engj\u00eblli pushoi s\u00eb ardhuri p\u00ebr t\u00eb trazuar ujin n\u00eb pellgun e dhenve. Sepse u shfaq Mesia, Zoti i engj\u00ebjve, q\u00eb sh\u00ebron pa nd\u00ebrmjet\u00ebs. P\u00ebr sa koh\u00eb njeriu ndodhej n\u00ebn Ligj, sh\u00ebrbyes i Ligjit, Zoti p\u00ebrdorte sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e Tij. Tani q\u00eb erdhi Hiri, ra fuqia e ligjit, vjen vet\u00eb Zoti tek njeriu, si babai tek bijt\u00eb e tij. Vet\u00eb Ai, me duart e veta, u ofron dhuratat e Tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Zoti b\u00ebri vepr\u00ebn e mir\u00eb, vepr\u00ebn hyjnore, sa n\u00eb fuqi edhe n\u00eb dashuri, dhe u largua q\u00eb t\u2019i shp\u00ebtoj\u00eb l\u00ebvdat\u00ebs s\u00eb njer\u00ebzve, si\u00e7 tha pak m\u00eb von\u00eb: \u201cNuk marr lavdi prej njer\u00ebzish\u201d (Joani 5:41). Ik\u00ebn larg njer\u00ebzve, q\u00eb mos ta ken\u00eb smir\u00eb, si\u00e7 ndodh zakonisht. Por ik\u00ebn q\u00eb t\u00eb jap\u00eb nj\u00eb shembull edhe tek t\u00eb gjith\u00eb ne q\u00eb quhemi t\u00eb krishter\u00eb. Vepra e mir\u00eb p\u00ebrsoset dhe drejt\u00ebsohet, kur b\u00ebhet vet\u00ebm p\u00ebr dashurin\u00eb ndaj njeriut dhe lavdin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb vepra t\u00eb mira, le t\u00eb mos i b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr kot\u00ebsi, lavdidashje, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb l\u00ebvdat\u00ebn e njer\u00ebzve. Ai q\u00eb shfaq veprat e tij t\u00eb mira n\u00eb shesh, ngjan me njeriun q\u00eb i fut dh\u00ebnt\u00eb midis ujqve. Prandaj, duhet t\u00eb kujdesemi shum\u00eb p\u00ebr veprat tona t\u00eb mira, t\u00eb shmangemi s\u00eb provokuari l\u00ebvdat\u00ebn apo smir\u00ebn e t\u00eb tjer\u00ebve. Ai q\u00eb k\u00ebrkon me q\u00ebllim lavd\u00ebrimin nga t\u00eb tjer\u00ebt, p\u00ebrve\u00e7 pun\u00ebs s\u00eb mir\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe dy t\u00eb k\u00ebqija: l\u00ebvdat\u00ebn q\u00eb do ta d\u00ebmtoj\u00eb vet\u00eb at\u00eb personalisht, dhe smir\u00ebn q\u00eb do t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt. T\u2019i shmangemi l\u00ebvdat\u00ebs, t\u00eb durojm\u00eb pik\u00ebllimet q\u00eb lejon Per\u00ebndia p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e shpirtit ton\u00eb. Per\u00ebndia, n\u00eb Dhiat\u00ebn e Vjet\u00ebr, shp\u00ebrbleu durimin e Jovit. \u201cZoti i bekoi vitet e fundit t\u00eb tij m\u00eb tep\u00ebr se vitet e para\u201d (Jovi 42:12). Dhe i drejti tha lutjen fal\u00ebnderuese proverbiale: \u201cEmri i Zotit qoft\u00eb i bekuar p\u00ebr jet\u00eb\u201d (Jovi 1:21). N\u00eb Dhiat\u00ebn e Re, shembull gjigant durimi dhe q\u00ebndrese, pas M\u00ebsuesit t\u00eb pakrahasuesh\u00ebm t\u00eb frym\u00ebs dhe t\u00eb dashuris\u00eb, \u00ebsht\u00eb i varfri i sh\u00ebmb\u00eblltyr\u00ebs s\u00eb t\u00eb pasurit dhe Llazarit.<\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>* * *<\/strong><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\"><em>V\u00ebllez\u00ebrit e mi t\u00eb dashur m\u00eb Krishtin!<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">P\u00ebr tridhjetetet\u00eb vjet tregoi durim ai njeri i vuajtur. K\u00ebt\u00eb virtyt t\u00eb madh theksoi Shp\u00ebrblenj\u00ebsi, duke th\u00ebn\u00eb fjal\u00ebt madh\u00ebshtore: \u201cMe durimin tuaj do t\u00eb fitoni shpirtrat tuaj\u201d (Lluka 21:19). Para rreth dyqind vjet\u00ebsh, kompozitori i madh G. F. Handel, me durim dhe lutje, nga i paralizuar n\u00eb trup dhe n\u00eb shpirt, u b\u00eb n\u00eb t\u00eb dyja i sh\u00ebndosh\u00eb, duke shkruar kryevepr\u00ebn e tij \u201cMessia\u201d. Per\u00ebndia i durimit dhe i ngush\u00ebllimit, dh\u00ebnt\u00eb durim q\u00eb t\u2019i p\u00eblqejm\u00eb Atij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">U b\u00ebft\u00eb!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; &nbsp; E Diela III pas Pashk\u00ebs, Sh\u00ebrimi i t\u00eb paralizuarit, Virtyti I Durimiti, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &amp; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 7.5.2023 (Tekst). &nbsp; \u00abIshte nj\u00eb njeri i s\u00ebmur\u00eb, q\u00eb kishte tridhjetetet\u00eb vjet q\u00eb vuante\u00bb (v.5) Shkrimi i Shenjt\u00eb dhe historia kishtare na ofrojn\u00eb shembujt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb durimit, n\u00eb tortura t\u00eb par\u00ebd\u00ebgjuara nga njer\u00ebzit. Ungjilli i sot\u00ebm, p\u00ebrshkruan nj\u00eb shembull t\u00eb<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":64156,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52881052886_d9fd003dd1_b.jpg","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[2777],"tags":[2783,2779],"class_list":["post-64151","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-predikimet-e-se-dieles-festive","tag-mitropolia-e-beratit","tag-predikimet-e-se-dieles-festive"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>E Diela III pas Pashk\u00ebs, Sh\u00ebrimi i t\u00eb paralizuarit,\u00a0Virtyti I Durimiti, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &amp; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 7.5.2023 (Tekst). - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/05\/07\/e-diela-iii-pas-pashkes-sherimi-i-te-paralizuarit-virtyti-i-durimiti-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-7-5-2023-tekst\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"E Diela III pas Pashk\u00ebs, Sh\u00ebrimi i t\u00eb paralizuarit,\u00a0Virtyti I Durimiti, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &amp; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 7.5.2023 (Tekst). - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"&nbsp; &nbsp; E Diela III pas Pashk\u00ebs, Sh\u00ebrimi i t\u00eb paralizuarit, Virtyti I Durimiti, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &amp; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 7.5.2023 (Tekst). &nbsp; \u00abIshte nj\u00eb njeri i s\u00ebmur\u00eb, q\u00eb kishte tridhjetetet\u00eb vjet q\u00eb vuante\u00bb (v.5) Shkrimi i Shenjt\u00eb dhe historia kishtare na ofrojn\u00eb shembujt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb durimit, n\u00eb tortura t\u00eb par\u00ebd\u00ebgjuara nga njer\u00ebzit. Ungjilli i sot\u00ebm, p\u00ebrshkruan nj\u00eb shembull t\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/05\/07\/e-diela-iii-pas-pashkes-sherimi-i-te-paralizuarit-virtyti-i-durimiti-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-7-5-2023-tekst\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2023-05-07T18:10:05+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2023-05-08T16:43:57+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52881052886_d9fd003dd1_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52881052886_d9fd003dd1_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/05\/07\/e-diela-iii-pas-pashkes-sherimi-i-te-paralizuarit-virtyti-i-durimiti-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-7-5-2023-tekst\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/05\/07\/e-diela-iii-pas-pashkes-sherimi-i-te-paralizuarit-virtyti-i-durimiti-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-7-5-2023-tekst\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"E Diela III pas Pashk\u00ebs, Sh\u00ebrimi i t\u00eb paralizuarit,\u00a0Virtyti I Durimiti, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &#038; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 7.5.2023 (Tekst).\",\"datePublished\":\"2023-05-07T18:10:05+00:00\",\"dateModified\":\"2023-05-08T16:43:57+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/05\/07\/e-diela-iii-pas-pashkes-sherimi-i-te-paralizuarit-virtyti-i-durimiti-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-7-5-2023-tekst\/\"},\"wordCount\":1601,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/05\/07\/e-diela-iii-pas-pashkes-sherimi-i-te-paralizuarit-virtyti-i-durimiti-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-7-5-2023-tekst\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52881052886_d9fd003dd1_b.jpg\",\"keywords\":[\"Mitropolia e Beratit\",\"Predikimet e se Dieles &amp; Festive\"],\"articleSection\":[\"Predikimet e se Dieles &amp; Festive\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/05\/07\/e-diela-iii-pas-pashkes-sherimi-i-te-paralizuarit-virtyti-i-durimiti-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-7-5-2023-tekst\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/05\/07\/e-diela-iii-pas-pashkes-sherimi-i-te-paralizuarit-virtyti-i-durimiti-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-7-5-2023-tekst\/\",\"name\":\"E Diela III pas Pashk\u00ebs, Sh\u00ebrimi i t\u00eb paralizuarit,\u00a0Virtyti I Durimiti, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs & Kanin\u00ebs, H. Ignati, 7.5.2023 (Tekst). - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/05\/07\/e-diela-iii-pas-pashkes-sherimi-i-te-paralizuarit-virtyti-i-durimiti-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-7-5-2023-tekst\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/05\/07\/e-diela-iii-pas-pashkes-sherimi-i-te-paralizuarit-virtyti-i-durimiti-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-7-5-2023-tekst\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52881052886_d9fd003dd1_b.jpg\",\"datePublished\":\"2023-05-07T18:10:05+00:00\",\"dateModified\":\"2023-05-08T16:43:57+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/05\/07\/e-diela-iii-pas-pashkes-sherimi-i-te-paralizuarit-virtyti-i-durimiti-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-7-5-2023-tekst\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/05\/07\/e-diela-iii-pas-pashkes-sherimi-i-te-paralizuarit-virtyti-i-durimiti-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-7-5-2023-tekst\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/05\/07\/e-diela-iii-pas-pashkes-sherimi-i-te-paralizuarit-virtyti-i-durimiti-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-7-5-2023-tekst\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52881052886_d9fd003dd1_b.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52881052886_d9fd003dd1_b.jpg\",\"width\":\"662\",\"height\":\"960\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/05\/07\/e-diela-iii-pas-pashkes-sherimi-i-te-paralizuarit-virtyti-i-durimiti-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-7-5-2023-tekst\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"E Diela III pas Pashk\u00ebs, Sh\u00ebrimi i t\u00eb paralizuarit,\u00a0Virtyti I Durimiti, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &#038; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 7.5.2023 (Tekst).\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"E Diela III pas Pashk\u00ebs, Sh\u00ebrimi i t\u00eb paralizuarit,\u00a0Virtyti I Durimiti, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs & Kanin\u00ebs, H. Ignati, 7.5.2023 (Tekst). - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/05\/07\/e-diela-iii-pas-pashkes-sherimi-i-te-paralizuarit-virtyti-i-durimiti-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-7-5-2023-tekst\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"E Diela III pas Pashk\u00ebs, Sh\u00ebrimi i t\u00eb paralizuarit,\u00a0Virtyti I Durimiti, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs & Kanin\u00ebs, H. Ignati, 7.5.2023 (Tekst). - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"&nbsp; &nbsp; E Diela III pas Pashk\u00ebs, Sh\u00ebrimi i t\u00eb paralizuarit, Virtyti I Durimiti, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &amp; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 7.5.2023 (Tekst). &nbsp; \u00abIshte nj\u00eb njeri i s\u00ebmur\u00eb, q\u00eb kishte tridhjetetet\u00eb vjet q\u00eb vuante\u00bb (v.5) Shkrimi i Shenjt\u00eb dhe historia kishtare na ofrojn\u00eb shembujt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb durimit, n\u00eb tortura t\u00eb par\u00ebd\u00ebgjuara nga njer\u00ebzit. Ungjilli i sot\u00ebm, p\u00ebrshkruan nj\u00eb shembull t\u00eb","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/05\/07\/e-diela-iii-pas-pashkes-sherimi-i-te-paralizuarit-virtyti-i-durimiti-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-7-5-2023-tekst\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2023-05-07T18:10:05+00:00","article_modified_time":"2023-05-08T16:43:57+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52881052886_d9fd003dd1_b.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_image":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52881052886_d9fd003dd1_b.jpg","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/05\/07\/e-diela-iii-pas-pashkes-sherimi-i-te-paralizuarit-virtyti-i-durimiti-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-7-5-2023-tekst\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/05\/07\/e-diela-iii-pas-pashkes-sherimi-i-te-paralizuarit-virtyti-i-durimiti-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-7-5-2023-tekst\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"E Diela III pas Pashk\u00ebs, Sh\u00ebrimi i t\u00eb paralizuarit,\u00a0Virtyti I Durimiti, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &#038; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 7.5.2023 (Tekst).","datePublished":"2023-05-07T18:10:05+00:00","dateModified":"2023-05-08T16:43:57+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/05\/07\/e-diela-iii-pas-pashkes-sherimi-i-te-paralizuarit-virtyti-i-durimiti-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-7-5-2023-tekst\/"},"wordCount":1601,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/05\/07\/e-diela-iii-pas-pashkes-sherimi-i-te-paralizuarit-virtyti-i-durimiti-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-7-5-2023-tekst\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52881052886_d9fd003dd1_b.jpg","keywords":["Mitropolia e Beratit","Predikimet e se Dieles &amp; Festive"],"articleSection":["Predikimet e se Dieles &amp; Festive"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/05\/07\/e-diela-iii-pas-pashkes-sherimi-i-te-paralizuarit-virtyti-i-durimiti-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-7-5-2023-tekst\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/05\/07\/e-diela-iii-pas-pashkes-sherimi-i-te-paralizuarit-virtyti-i-durimiti-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-7-5-2023-tekst\/","name":"E Diela III pas Pashk\u00ebs, Sh\u00ebrimi i t\u00eb paralizuarit,\u00a0Virtyti I Durimiti, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs & Kanin\u00ebs, H. Ignati, 7.5.2023 (Tekst). - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/05\/07\/e-diela-iii-pas-pashkes-sherimi-i-te-paralizuarit-virtyti-i-durimiti-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-7-5-2023-tekst\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/05\/07\/e-diela-iii-pas-pashkes-sherimi-i-te-paralizuarit-virtyti-i-durimiti-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-7-5-2023-tekst\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52881052886_d9fd003dd1_b.jpg","datePublished":"2023-05-07T18:10:05+00:00","dateModified":"2023-05-08T16:43:57+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/05\/07\/e-diela-iii-pas-pashkes-sherimi-i-te-paralizuarit-virtyti-i-durimiti-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-7-5-2023-tekst\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/05\/07\/e-diela-iii-pas-pashkes-sherimi-i-te-paralizuarit-virtyti-i-durimiti-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-7-5-2023-tekst\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/05\/07\/e-diela-iii-pas-pashkes-sherimi-i-te-paralizuarit-virtyti-i-durimiti-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-7-5-2023-tekst\/#primaryimage","url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52881052886_d9fd003dd1_b.jpg","contentUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52881052886_d9fd003dd1_b.jpg","width":"662","height":"960"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/05\/07\/e-diela-iii-pas-pashkes-sherimi-i-te-paralizuarit-virtyti-i-durimiti-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-7-5-2023-tekst\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"E Diela III pas Pashk\u00ebs, Sh\u00ebrimi i t\u00eb paralizuarit,\u00a0Virtyti I Durimiti, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &#038; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 7.5.2023 (Tekst)."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64151","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=64151"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64151\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":64158,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64151\/revisions\/64158"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/64156"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=64151"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=64151"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=64151"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}