{"id":64010,"date":"2024-04-18T00:02:39","date_gmt":"2024-04-17T22:02:39","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=64010"},"modified":"2024-04-15T22:04:48","modified_gmt":"2024-04-15T20:04:48","slug":"18-prill-deshmoret-rafaeli-nikolla-dhe-irini-oshenar-joani-efthimi-ndricues-i-finlandes-deshmor-i-ri-joani-oshenare-athanasia-e-egjines","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/04\/18\/18-prill-deshmoret-rafaeli-nikolla-dhe-irini-oshenar-joani-efthimi-ndricues-i-finlandes-deshmor-i-ri-joani-oshenare-athanasia-e-egjines\/","title":{"rendered":"&#8211; 18 Prill &#8211; D\u00ebshmor\u00ebt Rafaeli, Nikolla dhe Irini. Osh\u00ebnar Joani. Efthimi, ndri\u00e7ues i Finland\u00ebs. D\u00ebshmor i ri Joani. Osh\u00ebnare Athanasia e Egjin\u00ebs."},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>&#8211; D\u00ebshmor\u00ebt Rafaeli, Nikolla, Irini \u2013<\/strong><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb vitin 1959, gjat\u00eb punimeve q\u00eb po b\u00ebheshin n\u00eb nj\u00eb paraklis t\u00eb vog\u00ebl, q\u00eb ndodhej mbi nj\u00eb kod\u00ebr, af\u00ebr fshatit Thermi, n\u00eb ishullin e Mitilinit, nj\u00eb pun\u00ebtor gjeti nj\u00eb varr me kocka njer\u00ebzish t\u00eb panjohur. Duke qen\u00eb besimpak dhe pa respekt p\u00ebr gj\u00ebrat e shenjta, i la pa kujdes lipsanet rr\u00ebz\u00eb nj\u00eb peme, duke u tallur me to. Por n\u00eb \u00e7ast iu paralizuan duart, t\u00eb cilat mundi t\u2019i l\u00ebvizte p\u00ebrs\u00ebri vet\u00ebm pasi b\u00ebri shenj\u00ebn e kryqit, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas nj\u00ebzet e shtat\u00eb vjet\u00ebsh. N\u00eb vazhdim, ai pa pran\u00eb kish\u00ebs vet\u00eb shenjtorin dhe u rikthye n\u00eb besim, duke u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb predikues i zjarrt\u00eb i hirit t\u00eb k\u00ebtij shenjtori, q\u00eb sapo ishte zbuluar nga Per\u00ebndia. Edhe gruaja e tij ishte d\u00ebshmitare n\u00eb k\u00ebto ngjarje. Q\u00eb para se t\u00eb nd\u00ebrtohej kisha, ajo kishte par\u00eb atje nj\u00eb hieromonak shtatlart\u00eb, por i shoqi e kishte qortuar t\u00eb mos u besonte gj\u00ebrave t\u00eb tilla.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nga ai \u00e7ast, shenjtori u shfaq shum\u00eb her\u00eb, kur ishin n\u00eb gjum\u00eb apo zgjuar, gruas s\u00eb pronarit t\u00eb tok\u00ebs dhe grave t\u00eb tjera t\u00eb devotshme t\u00eb fshatit. Ai iu shfaq ve\u00e7 e ve\u00e7 edhe disa f\u00ebmij\u00ebve e burrave. Disave u shfaqej pa u folur, si nj\u00eb hieromonak i veshur me rrobat e Liturgjis\u00eb ose me rroba murg\u00ebrore. Disa t\u00eb tjer\u00ebve u zbulonte emrin e tij, duke u th\u00ebn\u00eb: \u201cMua m\u00eb quajn\u00eb Rafael!\u201d dhe u b\u00ebnte t\u00eb ditur se kishte mb\u00ebrritur koha p\u00ebr ta nderuar, bashk\u00eb me shok\u00ebt e tij t\u00eb martirizimit, dhe q\u00eb ikona e tyre t\u00eb pikturohej e kujtimi t\u2019u kremtohej t\u00eb Mart\u00ebn e Ndritshme, sepse do t\u00eb b\u00ebnin shum\u00eb mrekulli. T\u00eb tjer\u00ebve u shfaqej n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e Hyjlind\u00ebses Mari dhe t\u00eb sh\u00ebn Parashqevis\u00eb, duke u treguar martirizimin e tij n\u00eb detaje q\u00eb p\u00ebrputheshin plot\u00ebsisht tek t\u00eb gjith\u00eb besimtar\u00ebt.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sh\u00ebn Rafaeli jetoi n\u00eb shek. 15, n\u00eb koh\u00ebn e r\u00ebnies s\u00eb Konstandinopoj\u00ebs. Ishte me origjin\u00eb nga ishulli i Itak\u00ebs. U quajt Gjergj n\u00eb Pag\u00ebzimin e shenjt\u00eb dhe mori nj\u00eb formim t\u00eb shk\u00eblqyer, si t\u00eb krishter\u00eb ashtu dhe n\u00eb dijen e bot\u00ebs. U b\u00eb murg me emrin Rafael dhe u hirotonis prift, duke u nderuar arkimandrit dhe protosingjel. P\u00ebr shkak t\u00eb aft\u00ebsive, u d\u00ebrgua me mision nga Patriarkana Ekumenike n\u00eb Franc\u00eb, n\u00eb qytetin Morle. Atje u miq\u00ebsua me dhjakun Nikolla, i cili u b\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtori dhe biri i tij shpirt\u00ebror. Pas r\u00ebnies s\u00eb Konstandinopoj\u00ebs, ata u strehuan n\u00eb Maqedoni dhe m\u00eb von\u00eb, kur turqit pushtuan Thrak\u00ebn, m\u00eb 1454, shkuan n\u00eb ishullin e Mitilinit (Lesbos). Aty u vendos\u00ebn n\u00eb Thermi, n\u00eb manastirin e Hyjlind\u00ebses, q\u00eb ndodhej pik\u00ebrisht n\u00eb vendin ku u zbuluan lipsanet. T\u00eb Enjten e Madhe t\u00eb vitit 1463, turqit sulmuan manastirin dhe kap\u00ebn igumenin Rafael, t\u00eb cilin e torturuan keq. T\u00eb Mart\u00ebn e Jav\u00ebs s\u00eb Ndritshme, m\u00eb 9 prill, pasi e rrah\u00ebn me topuz\u00ebt e tyre, e t\u00ebrhoq\u00ebn zvarr\u00eb nga mjekra, q\u00eb nga maja e kodr\u00ebs e deri posht\u00eb. Pastaj e var\u00ebn n\u00eb nj\u00eb pem\u00eb, ia \u00e7an\u00eb ij\u00ebt me shtiza dhe i shqyen nofull\u00ebn. Kjo ishte m\u00ebnyra me t\u00eb cil\u00ebn Rafaeli u bashkua p\u00ebrjet\u00ebsisht me Krishtin e ngjallur. N\u00eb fakt, skeleti i gjetur nga pun\u00ebtori nuk kishte nofull; ajo u gjet pak m\u00eb larg, pas nj\u00eb shfaqjeje tjet\u00ebr t\u00eb shenjtorit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Shfaqjet e shenjtor\u00ebve u shumuan dhe sh\u00ebn Nikolla u zbuloi mjaft njer\u00ebzve vendin e sakt\u00eb t\u00eb varrit t\u00eb tij. Pas disa ngurrimeve, p\u00ebr shkak se besimtar\u00ebt kishin frik\u00eb se mos i tallnin t\u00eb pabes\u00ebt n\u00eb rast d\u00ebshtimi, g\u00ebrmuan dhe gjet\u00ebn, m\u00eb 13 qershor 1960, lipsanin e trupit t\u00eb sh\u00ebn Nikoll\u00ebs. M\u00ebsuan nga sh\u00ebn Rafaeli, se sh\u00ebn Nikolla ishte me origjin\u00eb nga Raghesi i Medis\u00eb, por ishte rritur n\u00eb Selanik. Kur erdhi ora e tij, turqit e kap\u00ebn dhe e torturuan; vdiq gjat\u00eb torturave, nga nj\u00eb atak n\u00eb zem\u00ebr.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, nj\u00eb vajze iu shfaq nj\u00eb vash\u00eb dymb\u00ebdhjet\u00ebvje\u00e7are, me pamje engj\u00ebllore, martirja e shenjt\u00eb Irini. Hyjlind\u00ebsja Mari i zbuloi nj\u00eb tjetri, se Irini ishte vajza e kryetarit t\u00eb fshatit, Vasilit, i cili kishte gjetur streh\u00eb n\u00eb manastir bashk\u00eb me banor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Turqit u p\u00ebrpoq\u00ebn q\u00eb t\u00eb m\u00ebsonin nga ai se ku ndodheshin luft\u00ebtar\u00ebt e krishter\u00eb, por nuk ia dol\u00ebn. Prandaj, mor\u00ebn t\u00eb bij\u00ebn dhe, n\u00eb sy t\u00eb prind\u00ebrve, ia pren\u00eb t\u00eb dyja duart, e hodh\u00ebn n\u00eb nj\u00eb voz\u00eb t\u00eb madhe dhe i vun\u00eb zjarrin, duke e djegur t\u00eb gjall\u00eb. Pastaj masakruan prind\u00ebrit e vajz\u00ebs dhe Theodhorin, m\u00ebsuesin e fshatit. N\u00eb vazhd\u00ebn e nj\u00eb zbulese tjet\u00ebr, u gjet\u00ebn lipsanet e sh\u00ebn Irinit, n\u00eb voz\u00eb, sipas rr\u00ebfimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb, dhe pran\u00eb varreve t\u00eb sh\u00ebn Rafaelit dhe Nikoll\u00ebs, u zbuluan edhe varret e martir\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sh\u00ebn Rafaeli u shfaq gjat\u00eb zbulesave t\u00eb tjera t\u00eb lavdishme i rrethuar nga nj\u00eb num\u00ebr i madh shenjtoresh, q\u00eb ishin murgesha q\u00eb jetonin n\u00eb at\u00eb manastir nj\u00eb shekull para tyre. M\u00eb 11 maj 1235, igumenia Olimbiadha dhe murgesha Efrosini u masakruan aty nga pirat\u00ebt turq. Sh\u00ebn Rafaeli lejoi t\u00eb zbulohej edhe nj\u00eb ikon\u00eb e Krishtit dhe nj\u00eb burim ajazme, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilave u kryen mrekulli t\u00eb shumta. N\u00eb fakt, shenjtor\u00ebt nuk u mjaftuan t\u00eb tregonin vet\u00ebm p\u00ebr ekzistenc\u00ebn dhe rrethanat e martirizimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Af\u00ebrsin\u00eb e tyre me Per\u00ebndin\u00eb e provuan me an\u00eb t\u00eb mrekullive, q\u00eb sa vijn\u00eb e shtohen. Sh\u00ebn Rafaeli vazhdon edhe sot t\u2019u shfaqet, n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr apo kur jan\u00eb zgjuar, shum\u00eb njer\u00ebzve, besimtar\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpirtsh\u00ebm apo indiferent\u00eb, nga Greqia e deri n\u00eb Amerik\u00eb e Australi. Ai sh\u00ebron t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt e pash\u00ebruesh\u00ebm, zgjon nd\u00ebrgjegjet e r\u00ebnduara nga m\u00ebkati, leht\u00ebson dhimbjet e hidh\u00ebrimet dhe shfaq se Zoti lavd\u00ebrohet n\u00eb shenjtor\u00ebt e Tij, sot ashtu si dje e n\u00eb jet\u00eb jet\u00ebve.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p><img decoding=\"async\" class=\"lazyload aligncenter\" src=\"data:image\/gif;base64,R0lGODlhAQABAAAAACH5BAEKAAEALAAAAAABAAEAAAICTAEAOw==\" data-orig-src=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52825226964_67de538490_b.jpg\" \/><\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>* * * * *<\/strong><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>&#8211; Osh\u00ebnare Athanasia e Egjin\u00ebs \u2013<\/strong><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">Osh\u00ebnare Athanasia mendohet t\u00eb ket\u00eb lindur n\u00eb shek. 9, n\u00eb ishullin e Egjin\u00ebs. Qysh f\u00ebmij\u00eb dallohej p\u00ebr jet\u00ebn e virtytshme dhe d\u00ebshironte t\u2019ia p\u00ebrkushtonte jet\u00ebn e saj Zotit. Por, prind\u00ebrit e detyruan t\u00eb martohej. Gjasht\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb dit\u00eb pas martes\u00ebs, barbar\u00ebt u dynd\u00ebn n\u00eb ishull dhe i masakruan t\u00eb shoqin, i cili po punonte n\u00eb ar\u00eb. Shenjtorja mendoi t\u00eb p\u00ebrfitonte nga rasti, p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb murgesh\u00eb, por nj\u00eb edikt perandorak, q\u00eb doli n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, urdh\u00ebronte q\u00eb vajzat dhe vejushat e reja t\u00eb martoheshin me pagan\u00eb. Ajo iu n\u00ebnshtrua p\u00ebrkujdesjes hyjnore dhe b\u00ebri nj\u00eb martes\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, por shembulli i jet\u00ebs s\u00eb saj t\u00eb virtytshme pati nj\u00eb shk\u00eblqim dhe ndikim aq t\u00eb madh tek i shoqi, saq\u00eb ai vendosi t\u00eb b\u00ebhej murg. Pak koh\u00eb pas hyrjes n\u00eb manastir, ai nd\u00ebrroi jet\u00eb dhe shenjtorja ua shp\u00ebrndau t\u00eb varf\u00ebrve pasurin\u00eb e saj. K\u00ebshtu arriti, m\u00eb n\u00eb fund, t\u00eb p\u00ebrqafonte jet\u00ebn murg\u00ebrore dhe me an\u00eb t\u00eb shembullit t\u00eb saj t\u00ebrhoqi pas vetes nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh grash t\u00eb ishullit. Athanasia jetonte me asketiz\u00ebm t\u00eb rrept\u00eb; ushqehej me buk\u00eb e uj\u00eb dhe gjat\u00eb Kreshm\u00ebs hante nj\u00eb her\u00eb n\u00eb dy dit\u00eb pak perime. Pas kat\u00ebr vjet\u00ebsh e zgjodh\u00ebn igumene, por ajo tregonte nj\u00eb p\u00ebrul\u00ebsi aq t\u00eb madhe, sa asgj\u00eb nuk e dallonte nga motrat e tjera.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Dashuria p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb u shtua n\u00eb zemr\u00ebn e saj dhe pas kat\u00ebr vitesh si igumene, Athanasia u t\u00ebrhoq bashk\u00eb me disa nx\u00ebn\u00ebse, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb jet\u00ebn hezikaste, n\u00ebn drejtimin e asketit t\u00eb shenjt\u00eb q\u00eb quhej Matthe. Kur asketi nd\u00ebrroi jet\u00eb, ajo shkoi n\u00eb Konstandinopoj\u00eb, ku jetoi shtat\u00eb vjet n\u00eb nj\u00eb manastir, duke ruajtur nostalgjin\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn eremite n\u00eb Egjina. Pasi u urdh\u00ebrua n\u00eb nj\u00eb vizion, q\u00eb t\u00eb kthehej p\u00ebrs\u00ebri, i kaloi atje dit\u00ebt e fundit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrkohshme, duke u m\u00ebsuar nx\u00ebn\u00ebseve parimet e jet\u00ebs s\u00eb virtytshme. Dit\u00ebn q\u00eb Zoti e kishte paralajm\u00ebruar, ajo caktoi nj\u00eb pasuese dhe e dor\u00ebzoi shpirtin te Per\u00ebndia, duke th\u00ebn\u00eb Psaltirin s\u00eb bashku me murgeshat e tjera. Q\u00eb n\u00eb \u00e7astin e varrimit, n\u00eb varrin e saj ndodh\u00ebn mrekulli t\u00eb shumta. Kur luteshin atje, shum\u00eb t\u00eb verb\u00ebrve iu kthye p\u00ebrs\u00ebri drita e syve. Pas 12 dit\u00ebsh, dy murgesha pan\u00eb shenjtoren, t\u00eb veshur me rroba mbret\u00ebrore, t\u00eb q\u00ebndronte me lavdi p\u00ebrpara der\u00ebs s\u00eb kish\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; D\u00ebshmor\u00ebt Rafaeli, Nikolla, Irini \u2013 N\u00eb vitin 1959, gjat\u00eb punimeve q\u00eb po b\u00ebheshin n\u00eb nj\u00eb paraklis t\u00eb vog\u00ebl, q\u00eb ndodhej mbi nj\u00eb kod\u00ebr, af\u00ebr fshatit Thermi, n\u00eb ishullin e Mitilinit, nj\u00eb pun\u00ebtor gjeti nj\u00eb varr me kocka njer\u00ebzish t\u00eb panjohur. Duke qen\u00eb besimpak dhe pa respekt p\u00ebr gj\u00ebrat e shenjta, i la pa kujdes lipsanet rr\u00ebz\u00eb nj\u00eb peme, duke u tallur me to. Por<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":64012,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52824471867_ffbb023e70_b.jpg","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[372],"tags":[2103,2101],"class_list":["post-64010","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shenjtoret-e-dites","tag-leximet-e-dites","tag-shenjtori-i-dites"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>- 18 Prill - D\u00ebshmor\u00ebt Rafaeli, Nikolla dhe Irini. Osh\u00ebnar Joani. Efthimi, ndri\u00e7ues i Finland\u00ebs. D\u00ebshmor i ri Joani. Osh\u00ebnare Athanasia e Egjin\u00ebs. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/04\/18\/18-prill-deshmoret-rafaeli-nikolla-dhe-irini-oshenar-joani-efthimi-ndricues-i-finlandes-deshmor-i-ri-joani-oshenare-athanasia-e-egjines\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"- 18 Prill - D\u00ebshmor\u00ebt Rafaeli, Nikolla dhe Irini. Osh\u00ebnar Joani. Efthimi, ndri\u00e7ues i Finland\u00ebs. D\u00ebshmor i ri Joani. Osh\u00ebnare Athanasia e Egjin\u00ebs. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"&#8211; D\u00ebshmor\u00ebt Rafaeli, Nikolla, Irini \u2013 N\u00eb vitin 1959, gjat\u00eb punimeve q\u00eb po b\u00ebheshin n\u00eb nj\u00eb paraklis t\u00eb vog\u00ebl, q\u00eb ndodhej mbi nj\u00eb kod\u00ebr, af\u00ebr fshatit Thermi, n\u00eb ishullin e Mitilinit, nj\u00eb pun\u00ebtor gjeti nj\u00eb varr me kocka njer\u00ebzish t\u00eb panjohur. Duke qen\u00eb besimpak dhe pa respekt p\u00ebr gj\u00ebrat e shenjta, i la pa kujdes lipsanet rr\u00ebz\u00eb nj\u00eb peme, duke u tallur me to. Por\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/04\/18\/18-prill-deshmoret-rafaeli-nikolla-dhe-irini-oshenar-joani-efthimi-ndricues-i-finlandes-deshmor-i-ri-joani-oshenare-athanasia-e-egjines\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2024-04-17T22:02:39+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52824471867_ffbb023e70_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52824471867_ffbb023e70_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/04\/18\/18-prill-deshmoret-rafaeli-nikolla-dhe-irini-oshenar-joani-efthimi-ndricues-i-finlandes-deshmor-i-ri-joani-oshenare-athanasia-e-egjines\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/04\/18\/18-prill-deshmoret-rafaeli-nikolla-dhe-irini-oshenar-joani-efthimi-ndricues-i-finlandes-deshmor-i-ri-joani-oshenare-athanasia-e-egjines\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"&#8211; 18 Prill &#8211; D\u00ebshmor\u00ebt Rafaeli, Nikolla dhe Irini. Osh\u00ebnar Joani. Efthimi, ndri\u00e7ues i Finland\u00ebs. D\u00ebshmor i ri Joani. Osh\u00ebnare Athanasia e Egjin\u00ebs.\",\"datePublished\":\"2024-04-17T22:02:39+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/04\/18\/18-prill-deshmoret-rafaeli-nikolla-dhe-irini-oshenar-joani-efthimi-ndricues-i-finlandes-deshmor-i-ri-joani-oshenare-athanasia-e-egjines\/\"},\"wordCount\":1546,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/04\/18\/18-prill-deshmoret-rafaeli-nikolla-dhe-irini-oshenar-joani-efthimi-ndricues-i-finlandes-deshmor-i-ri-joani-oshenare-athanasia-e-egjines\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52824471867_ffbb023e70_b.jpg\",\"keywords\":[\"leximet e dites\",\"shenjtori i dites\"],\"articleSection\":[\"Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/04\/18\/18-prill-deshmoret-rafaeli-nikolla-dhe-irini-oshenar-joani-efthimi-ndricues-i-finlandes-deshmor-i-ri-joani-oshenare-athanasia-e-egjines\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/04\/18\/18-prill-deshmoret-rafaeli-nikolla-dhe-irini-oshenar-joani-efthimi-ndricues-i-finlandes-deshmor-i-ri-joani-oshenare-athanasia-e-egjines\/\",\"name\":\"- 18 Prill - D\u00ebshmor\u00ebt Rafaeli, Nikolla dhe Irini. Osh\u00ebnar Joani. Efthimi, ndri\u00e7ues i Finland\u00ebs. D\u00ebshmor i ri Joani. Osh\u00ebnare Athanasia e Egjin\u00ebs. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/04\/18\/18-prill-deshmoret-rafaeli-nikolla-dhe-irini-oshenar-joani-efthimi-ndricues-i-finlandes-deshmor-i-ri-joani-oshenare-athanasia-e-egjines\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/04\/18\/18-prill-deshmoret-rafaeli-nikolla-dhe-irini-oshenar-joani-efthimi-ndricues-i-finlandes-deshmor-i-ri-joani-oshenare-athanasia-e-egjines\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52824471867_ffbb023e70_b.jpg\",\"datePublished\":\"2024-04-17T22:02:39+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/04\/18\/18-prill-deshmoret-rafaeli-nikolla-dhe-irini-oshenar-joani-efthimi-ndricues-i-finlandes-deshmor-i-ri-joani-oshenare-athanasia-e-egjines\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/04\/18\/18-prill-deshmoret-rafaeli-nikolla-dhe-irini-oshenar-joani-efthimi-ndricues-i-finlandes-deshmor-i-ri-joani-oshenare-athanasia-e-egjines\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/04\/18\/18-prill-deshmoret-rafaeli-nikolla-dhe-irini-oshenar-joani-efthimi-ndricues-i-finlandes-deshmor-i-ri-joani-oshenare-athanasia-e-egjines\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52824471867_ffbb023e70_b.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52824471867_ffbb023e70_b.jpg\",\"width\":\"686\",\"height\":\"1024\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/04\/18\/18-prill-deshmoret-rafaeli-nikolla-dhe-irini-oshenar-joani-efthimi-ndricues-i-finlandes-deshmor-i-ri-joani-oshenare-athanasia-e-egjines\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8211; 18 Prill &#8211; D\u00ebshmor\u00ebt Rafaeli, Nikolla dhe Irini. Osh\u00ebnar Joani. Efthimi, ndri\u00e7ues i Finland\u00ebs. D\u00ebshmor i ri Joani. Osh\u00ebnare Athanasia e Egjin\u00ebs.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"- 18 Prill - D\u00ebshmor\u00ebt Rafaeli, Nikolla dhe Irini. Osh\u00ebnar Joani. Efthimi, ndri\u00e7ues i Finland\u00ebs. D\u00ebshmor i ri Joani. Osh\u00ebnare Athanasia e Egjin\u00ebs. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/04\/18\/18-prill-deshmoret-rafaeli-nikolla-dhe-irini-oshenar-joani-efthimi-ndricues-i-finlandes-deshmor-i-ri-joani-oshenare-athanasia-e-egjines\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"- 18 Prill - D\u00ebshmor\u00ebt Rafaeli, Nikolla dhe Irini. Osh\u00ebnar Joani. Efthimi, ndri\u00e7ues i Finland\u00ebs. D\u00ebshmor i ri Joani. Osh\u00ebnare Athanasia e Egjin\u00ebs. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"&#8211; D\u00ebshmor\u00ebt Rafaeli, Nikolla, Irini \u2013 N\u00eb vitin 1959, gjat\u00eb punimeve q\u00eb po b\u00ebheshin n\u00eb nj\u00eb paraklis t\u00eb vog\u00ebl, q\u00eb ndodhej mbi nj\u00eb kod\u00ebr, af\u00ebr fshatit Thermi, n\u00eb ishullin e Mitilinit, nj\u00eb pun\u00ebtor gjeti nj\u00eb varr me kocka njer\u00ebzish t\u00eb panjohur. Duke qen\u00eb besimpak dhe pa respekt p\u00ebr gj\u00ebrat e shenjta, i la pa kujdes lipsanet rr\u00ebz\u00eb nj\u00eb peme, duke u tallur me to. Por","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/04\/18\/18-prill-deshmoret-rafaeli-nikolla-dhe-irini-oshenar-joani-efthimi-ndricues-i-finlandes-deshmor-i-ri-joani-oshenare-athanasia-e-egjines\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2024-04-17T22:02:39+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52824471867_ffbb023e70_b.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_image":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52824471867_ffbb023e70_b.jpg","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/04\/18\/18-prill-deshmoret-rafaeli-nikolla-dhe-irini-oshenar-joani-efthimi-ndricues-i-finlandes-deshmor-i-ri-joani-oshenare-athanasia-e-egjines\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/04\/18\/18-prill-deshmoret-rafaeli-nikolla-dhe-irini-oshenar-joani-efthimi-ndricues-i-finlandes-deshmor-i-ri-joani-oshenare-athanasia-e-egjines\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"&#8211; 18 Prill &#8211; D\u00ebshmor\u00ebt Rafaeli, Nikolla dhe Irini. Osh\u00ebnar Joani. Efthimi, ndri\u00e7ues i Finland\u00ebs. D\u00ebshmor i ri Joani. Osh\u00ebnare Athanasia e Egjin\u00ebs.","datePublished":"2024-04-17T22:02:39+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/04\/18\/18-prill-deshmoret-rafaeli-nikolla-dhe-irini-oshenar-joani-efthimi-ndricues-i-finlandes-deshmor-i-ri-joani-oshenare-athanasia-e-egjines\/"},"wordCount":1546,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/04\/18\/18-prill-deshmoret-rafaeli-nikolla-dhe-irini-oshenar-joani-efthimi-ndricues-i-finlandes-deshmor-i-ri-joani-oshenare-athanasia-e-egjines\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52824471867_ffbb023e70_b.jpg","keywords":["leximet e dites","shenjtori i dites"],"articleSection":["Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/04\/18\/18-prill-deshmoret-rafaeli-nikolla-dhe-irini-oshenar-joani-efthimi-ndricues-i-finlandes-deshmor-i-ri-joani-oshenare-athanasia-e-egjines\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/04\/18\/18-prill-deshmoret-rafaeli-nikolla-dhe-irini-oshenar-joani-efthimi-ndricues-i-finlandes-deshmor-i-ri-joani-oshenare-athanasia-e-egjines\/","name":"- 18 Prill - D\u00ebshmor\u00ebt Rafaeli, Nikolla dhe Irini. Osh\u00ebnar Joani. Efthimi, ndri\u00e7ues i Finland\u00ebs. D\u00ebshmor i ri Joani. Osh\u00ebnare Athanasia e Egjin\u00ebs. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/04\/18\/18-prill-deshmoret-rafaeli-nikolla-dhe-irini-oshenar-joani-efthimi-ndricues-i-finlandes-deshmor-i-ri-joani-oshenare-athanasia-e-egjines\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/04\/18\/18-prill-deshmoret-rafaeli-nikolla-dhe-irini-oshenar-joani-efthimi-ndricues-i-finlandes-deshmor-i-ri-joani-oshenare-athanasia-e-egjines\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52824471867_ffbb023e70_b.jpg","datePublished":"2024-04-17T22:02:39+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/04\/18\/18-prill-deshmoret-rafaeli-nikolla-dhe-irini-oshenar-joani-efthimi-ndricues-i-finlandes-deshmor-i-ri-joani-oshenare-athanasia-e-egjines\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/04\/18\/18-prill-deshmoret-rafaeli-nikolla-dhe-irini-oshenar-joani-efthimi-ndricues-i-finlandes-deshmor-i-ri-joani-oshenare-athanasia-e-egjines\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/04\/18\/18-prill-deshmoret-rafaeli-nikolla-dhe-irini-oshenar-joani-efthimi-ndricues-i-finlandes-deshmor-i-ri-joani-oshenare-athanasia-e-egjines\/#primaryimage","url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52824471867_ffbb023e70_b.jpg","contentUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52824471867_ffbb023e70_b.jpg","width":"686","height":"1024"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/04\/18\/18-prill-deshmoret-rafaeli-nikolla-dhe-irini-oshenar-joani-efthimi-ndricues-i-finlandes-deshmor-i-ri-joani-oshenare-athanasia-e-egjines\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8211; 18 Prill &#8211; D\u00ebshmor\u00ebt Rafaeli, Nikolla dhe Irini. Osh\u00ebnar Joani. Efthimi, ndri\u00e7ues i Finland\u00ebs. D\u00ebshmor i ri Joani. Osh\u00ebnare Athanasia e Egjin\u00ebs."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64010","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=64010"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64010\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":64011,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64010\/revisions\/64011"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/64012"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=64010"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=64010"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=64010"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}