{"id":63961,"date":"2023-04-15T00:00:51","date_gmt":"2023-04-14T22:00:51","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=63961"},"modified":"2023-04-15T23:05:21","modified_gmt":"2023-04-15T21:05:21","slug":"nga-librat-i-gjenezes-11-13-i-p-jona-11-411-i-p-daniel-31-23-51-88-romakeve-63-11-mattheut-281-20-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/04\/15\/nga-librat-i-gjenezes-11-13-i-p-jona-11-411-i-p-daniel-31-23-51-88-romakeve-63-11-mattheut-281-20-2\/","title":{"rendered":"Nga Librat i Gjenez\u00ebs 1:1-13, i P. Jona 1:1-4:11, i P. Daniel 3:1-23, 51-88, Romak\u00ebve 6:3-11, Mattheut 28:1-20."},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"Nga_Libri_i_Gjenezes_1_1-13\"><\/span><strong>Nga Libri i Gjenez\u00ebs 1:1-13.<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb fillim Per\u00ebndia krijoi qiejt dhe tok\u00ebn. Toka ishte pa trajt\u00eb, e zbraz\u00ebt dhe err\u00ebsira mbulonte sip\u00ebrfaqen e humner\u00ebs; dhe Fryma e Per\u00ebndis\u00eb fluturonte mbi sip\u00ebrfaqen e uj\u00ebrave. Pastaj Per\u00ebndia tha: &#8220;U b\u00ebft\u00eb drita!&#8221;. Dhe drita u b\u00eb. Dhe Per\u00ebndia pa q\u00eb drita ishte e mir\u00eb; dhe Per\u00ebndia e ndau drit\u00ebn nga err\u00ebsira. Dhe Per\u00ebndia e quajti drit\u00ebn &#8220;dit\u00eb&#8221; dhe err\u00ebsir\u00ebn &#8220;nat\u00eb&#8221;. K\u00ebshtu erdhi mbr\u00ebmja e pastaj erdhi m\u00ebngjesi: dita e par\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pastaj Per\u00ebndia tha: &#8220;Le t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb kup\u00eb qiellore mes uj\u00ebrave, q\u00eb t&#8217;i ndaj\u00eb uj\u00ebrat nga uj\u00ebrat&#8221;. Dhe Per\u00ebndia krijoi kup\u00ebn qiellore dhe ndau uj\u00ebrat q\u00eb ishin posht\u00eb saj nga uj\u00ebrat q\u00eb ishin sip\u00ebr saj. Dhe k\u00ebshtu u b\u00eb. Dhe Per\u00ebndia e quajti kup\u00ebn qiellore &#8220;qiell&#8221;. K\u00ebshtu erdhi mbr\u00ebmja, pastaj erdhi m\u00ebngjesi: dita e dyt\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pastaj Per\u00ebndia tha: &#8220;Uj\u00ebrat q\u00eb jan\u00eb n\u00ebn qiellin t\u00eb grumbullohen n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb vet\u00ebm dhe t\u00eb shfaqet tera&#8221;. Dhe k\u00ebshtu u b\u00eb. Dhe Per\u00ebndia e quajti ter\u00ebn &#8220;tok\u00eb&#8221; dhe grumbullimin e uj\u00ebrave &#8220;det\u00eb&#8221;. Dhe Per\u00ebndia pa q\u00eb kjo ishte mir\u00eb. Pastaj Per\u00ebndia tha: &#8220;T\u00eb mbij\u00eb toka gjelb\u00ebrimin, bar\u00ebrat t\u00eb nxjerrin far\u00eb dhe drur\u00ebt frutore t\u00eb japin n\u00eb tok\u00eb nj\u00eb frut q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbaj\u00eb far\u00ebn e tij, secili simbas llojit t\u00eb tij&#8221;. Dhe k\u00ebshtu u b\u00eb. Dhe toka prodhoi gjelb\u00ebrim, bar\u00ebra q\u00eb e b\u00ebnin far\u00ebn simbas llojit t\u00eb tyre dhe drur\u00eb q\u00eb mbanin fruta me far\u00ebn e tyre brenda, secili simbas llojit t\u00eb vet. Dhe Per\u00ebndia e pa se kjo ishte mir\u00eb. K\u00ebshtu erdhi mbr\u00ebmja, pastaj erdhi m\u00ebngjesi; dita e tret\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"i\"><\/span><strong>* * * * *<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"Nga_Libri_i_Profetit_Jona_1_1-4_11\"><\/span><strong>Nga Libri i Profetit Jona 1:1-4:11.<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">Dhe fjala e Zotit iu drejtua Jonas, birit t\u00eb Amitait, duke th\u00ebn\u00eb: \u00c7ohu, shko n\u00eb Ninive, qytet i madh, dhe prediko kund\u00ebr tij, sepse lig\u00ebsia e tyre \u00ebsht\u00eb ngjitur p\u00ebrpara meje. Por Jonai u ngrit p\u00ebr t\u00eb ikur n\u00eb Tarshish, larg pranis\u00eb t\u00eb Zotit. K\u00ebshtu zbriti n\u00eb Jafa, ku gjeti nj\u00eb anije q\u00eb shkonte n\u00eb Tarshish. Pagoi \u00e7mimin e caktuar dhe hipi n\u00eb anije p\u00ebr t\u00eb shkuar me ta larg pranis\u00eb t\u00eb Zotit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Por Zoti shp\u00ebrtheu nj\u00eb er\u00eb t\u00eb fort\u00eb n\u00eb det dhe u ngrit nj\u00eb furtun\u00eb e madhe n\u00eb det, k\u00ebshtu q\u00eb anija rrezikonte t\u00eb shkallmohej. Detar\u00ebt, t\u00eb trembur, i thirr\u00ebn secili per\u00ebndis\u00eb s\u00eb vet dhe hodh\u00ebn n\u00eb det ngarkes\u00ebn q\u00eb ishte n\u00eb anije p\u00ebr ta leht\u00ebsuar. Nd\u00ebrkaq Jonai kishte zbritur n\u00eb pjes\u00ebt m\u00eb t\u00eb fshehta t\u00eb anijes, kishte r\u00ebn\u00eb dhe flinte thell\u00eb. Kapiteni iu afrua dhe i tha: &#8220;\u00c7far\u00eb po b\u00ebn n\u00eb gjum\u00eb kaq t\u00eb thell\u00eb? \u00c7ohu, k\u00ebrko Per\u00ebndin\u00eb t\u00ebnd! Ndofta Per\u00ebndia do t\u00eb kujdeset p\u00ebr ne dhe nuk do t\u00eb vdesim&#8221;.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pastaj i than\u00eb njeri tjetrit: &#8220;Ejani, t\u00eb hedhim short p\u00ebr t\u00eb ditur p\u00ebr shkak t\u00eb kujt na ra n\u00eb kok\u00eb kjo fatkeq\u00ebsi&#8221;. K\u00ebshtu hodh\u00ebn shortin dhe shorti ra mbi Jonan. At\u00ebher\u00eb e pyet\u00ebn: &#8220;Na shpjego p\u00ebr shkak t\u00eb kujt na ra n\u00eb kok\u00eb kjo fatkeq\u00ebsi. Cili \u00ebsht\u00eb zanati yt? Nga vjen? Cili \u00ebsht\u00eb vendi yt? Cilit popull i p\u00ebrket?&#8221;. Ai u p\u00ebrgjigj atyre: &#8220;Un\u00eb jam hebre dhe kam frik\u00eb nga Zoti, Per\u00ebndia i qiellit, q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb detin dhe steren\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">At\u00ebher\u00eb ata njer\u00ebz i pushtoi nj\u00eb frik\u00eb e madhe dhe i than\u00eb: &#8220;Pse e b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb?&#8221;. Ata n\u00eb fakt e kishin v\u00ebn\u00eb re q\u00eb ai ikte larg pranis\u00eb t\u00eb Zotit, sepse ua kishte th\u00ebn\u00eb atyre. Ata i than\u00eb: &#8220;\u00c7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb q\u00eb deti t\u00eb na qet\u00ebsohet?&#8221;. N\u00eb fakt deti po b\u00ebhej gjithnj\u00eb m\u00eb i stuhish\u00ebm. Ai iu p\u00ebrgjigj atyre: &#8220;M\u00eb zini dhe m\u00eb hidhni n\u00eb det dhe deti do t\u00eb qet\u00ebsohet, sepse un\u00eb e di q\u00eb kjo furtun\u00eb e madhe ju ra mbi kok\u00eb p\u00ebr shkakun tim&#8221;. Megjithat\u00eb ata njer\u00ebz vozitnin me forc\u00eb p\u00ebr ta kthyer anijen n\u00eb breg, por nuk ia dilnin dot, sepse deti b\u00ebhej gjithnj\u00eb m\u00eb i stuhish\u00ebm kund\u00ebr tyre. Prandaj i klith\u00ebn Zotit dhe i than\u00eb: &#8220;O Zot, mos lejo q\u00eb t\u00eb vdesim p\u00ebr shkak t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij njeriu dhe mos na faj\u00ebso me gjak t\u00eb pafajsh\u00ebm, sepse ti, o Zot, ke b\u00ebr\u00eb si ke dashur&#8221;.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pastaj e zun\u00eb Jonan dhe e hodh\u00ebn n\u00eb det, dhe t\u00ebrbimi i detit u fashit. Ata njer\u00ebz at\u00ebher\u00eb i zuri nj\u00eb frik\u00eb e madhe nga Zoti, i ofruan nj\u00eb flijim Zotit dhe u betuan. Zoti kishte p\u00ebrgatitur nj\u00eb peshk t\u00eb madh q\u00eb t\u00eb g\u00eblltiste Jonan; dhe Jonai q\u00ebndroi tri dit\u00eb dhe tri net\u00eb n\u00eb barkun e peshkut.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">At\u00ebher\u00eb Jonai iu lut Zotit, Per\u00ebndis\u00eb t\u00eb tij, nga barku i peshkut dhe tha: N\u00eb fatkeq\u00ebsin\u00eb time i thirra Zotit dhe ai m&#8217;u p\u00ebrgjigj; nga gjiri i Sheolit i thirra dhe ti e d\u00ebgjove z\u00ebrin tim. M\u00eb hodhe n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb thell\u00eb, n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb deteve, rryma m\u00eb mori dhe gjith\u00eb dallg\u00ebt e tua dhe val\u00ebt e tua m\u00eb kaluan sip\u00ebr. At\u00ebher\u00eb thash\u00eb: U d\u00ebbova nga prania jote. Megjithat\u00eb do t\u00eb shikoj akoma n\u00eb drejtim t\u00eb tempullit t\u00ebnd t\u00eb shenjt\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Uj\u00ebrat m\u00eb kan\u00eb rrethuar deri n\u00eb shpirt, humnera m\u00eb ka mb\u00ebshtjell\u00eb, algat u mblodh\u00ebn rreth kok\u00ebs sime. Zbrita deri n\u00eb themelet e maleve, toka mbylli shufrat e saj pas meje p\u00ebr gjithnj\u00eb, por ti e ngrite jet\u00ebn time nga gropa, o Zot, Per\u00ebndia im. Kur shpirti im po lig\u00ebshtohej brenda meje, kujtova Zotin, dhe lutja ime arriti deri te ti, n\u00eb tempullin t\u00ebnd t\u00eb shenjt\u00eb. Ata q\u00eb jepen pas kot\u00ebsive t\u00eb rreme braktisin vet\u00eb burimin e hirit t\u00eb tyre. Por un\u00eb me z\u00ebra l\u00ebvdimi do t\u00eb ofroj flijime dhe do t\u00eb plot\u00ebsoj betimet q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb. Shp\u00ebtimi i p\u00ebrket Zotit&#8221;.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">At\u00ebher\u00eb Zoti i foli peshkut dhe peshku e volli Jonan n\u00eb breg.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Fjala e Zotit iu drejtua Jonas p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb: \u00c7ohu, shko n\u00eb Ninive, qyteti i madh, dhe shpalli atij mesazhin q\u00eb po t\u00eb urdh\u00ebroj. K\u00ebshtu Jonai u ngrit dhe shkoi n\u00eb Ninive, sipas fjal\u00ebs t\u00eb Zotit. Ninivie ishte nj\u00eb qytet shum\u00eb i madh p\u00ebrpara Per\u00ebndis\u00eb, q\u00eb donte tri dit\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebrshkuar. Jonai nisi t\u00eb futet n\u00eb qytet n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb rrug\u00eb dhe duke predikuar tha: &#8220;Edhe dyzet dit\u00eb dhe Ninive do t\u00eb shkat\u00ebrrohet&#8221;.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">At\u00ebher\u00eb Niniveasit i besuan Per\u00ebndis\u00eb, shpall\u00ebn nj\u00eb agj\u00ebrim dhe u vesh\u00ebn me thes, nga m\u00eb i madhi deri te m\u00eb i vogli nga ata. Kur lajmi i vajti mbretit t\u00eb Ninivet, ai u ngrit nga froni, hoqi mantelin e tij, u mbulua me thes dhe u ul mbi hi. Me dekret t\u00eb mbretit dhe t\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenjve t\u00eb tij, shpalli dhe p\u00ebrhapi pastaj n\u00eb Ninive nj\u00eb urdh\u00ebr q\u00eb thoshte: &#8220;Njer\u00ebzit dhe kafsh\u00ebt, kopet\u00eb dhe tufat t\u00eb mos k\u00ebrkojn\u00eb asgj\u00eb, t\u00eb mos han\u00eb ushqim dhe t\u00eb mos pijn\u00eb uj\u00eb; por njer\u00ebzit dhe kafsh\u00ebt t\u00eb mbulohen me thes dhe t&#8217;i th\u00ebrresin me forc\u00eb Per\u00ebndis\u00eb; secili t\u00eb kthehet nga rruga e tij e keqe dhe nga dhuna q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb duart e tij. Ku ta dish n\u00eb ktheft\u00eb Per\u00ebndia, n\u00eb u pendoft\u00eb dhe l\u00ebnt\u00eb m\u00ebnjan\u00eb zem\u00ebrimin e tij t\u00eb zjarrt\u00eb, dhe k\u00ebshtu ne nuk vdesim&#8221;.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur Per\u00ebndia pa at\u00eb q\u00eb b\u00ebnin, dometh\u00ebn\u00eb q\u00eb po ktheheshin nga rruga e tyre e keqe, Per\u00ebndia u pendua p\u00ebr t\u00eb keqen q\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb se do t&#8217;u b\u00ebnte dhe nuk e b\u00ebri.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Por kjo nuk i p\u00eblqeu aspak Jonas, i cili u zem\u00ebrua. K\u00ebshtu ai iu lut Zotit, duke th\u00ebn\u00eb: &#8220;O Zot, a nuk ishte vall\u00eb kjo q\u00eb un\u00eb thoja kur isha akoma n\u00eb vendin tim? Prandaj ika n\u00eb fillim n\u00eb Tarshish, sepse e dija q\u00eb je nj\u00eb Per\u00ebndi i m\u00ebshirsh\u00ebm dhe plot dhembshuri, i ngadalsh\u00ebm n\u00eb zem\u00ebrim dhe me shum\u00eb dashamir\u00ebsi, dhe q\u00eb pendohesh p\u00ebr t\u00eb keqen e hak\u00ebrruar. Tani, pra, o Zot, t\u00eb lutem, ma hiq jet\u00ebn, sepse p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb vdes se sa t\u00eb rroj&#8221;. Por Zoti i tha: &#8220;A t\u00eb duket e drejt\u00eb t\u00eb zem\u00ebrohesh k\u00ebshtu?&#8221;.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">At\u00ebher\u00eb Jonai doli nga qyteti dhe u ul n\u00eb lindje t\u00eb qytetit; atje b\u00ebri nj\u00eb kasolle dhe u ul n\u00ebn t\u00eb, n\u00eb hije, q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb shikonte \u00e7far\u00eb do t&#8217;i ndodhte qytetit. At\u00ebher\u00eb Zoti Per\u00ebndi p\u00ebrgatiti nj\u00eb bim\u00eb q\u00eb u rrit p\u00ebrmbi Jonan, p\u00ebr t&#8217;i b\u00ebr\u00eb hije kok\u00ebs s\u00eb tij dhe p\u00ebr ta \u00e7liruar nga e keqja e tij; dhe Jonai ndjeu nj\u00eb g\u00ebzim t\u00eb madh nga kjo bim\u00eb. T\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb t\u00eb gdhir\u00eb Per\u00ebndia d\u00ebrgoi nj\u00eb krimb q\u00eb i ra bim\u00ebs, dhe kjo u tha. Kur u ngrit dielli Per\u00ebndia solli nj\u00eb er\u00eb mbyt\u00ebse nga lindja, dhe dielli i ra n\u00eb kok\u00eb Jonas, q\u00eb e ndjeu veten t\u00eb lig\u00ebshtuar dhe k\u00ebrkoi t\u00eb vdes\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb: &#8220;P\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb vdes se sa t\u00eb rroj&#8221;.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Per\u00ebndia i tha Jonas: &#8220;A t\u00eb duket e drejt\u00eb t\u00eb zem\u00ebrohesh k\u00ebshtu p\u00ebr bim\u00ebn?&#8221;. Ai u p\u00ebrgjigj: &#8220;Po, \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb p\u00ebr mua t\u00eb zem\u00ebrohem deri n\u00eb vdekje&#8221;. Por Zoti tha: &#8220;Ty t\u00eb erdhi keq p\u00ebr bim\u00ebn p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk je munduar dhe nuk e ke rritur, dhe q\u00eb nj\u00eb nat\u00eb u rrit dhe n\u00eb nj\u00eb nat\u00eb mbaroi. Dhe mua nuk duhet t\u00eb m\u00eb vij\u00eb keq p\u00ebr Niniven, qytetin e madh, n\u00eb t\u00eb cilin ka nj\u00ebqind e nj\u00ebzetmij\u00eb veta q\u00eb nuk dijn\u00eb t\u00eb dallojn\u00eb t\u00eb djatht\u00ebn e tyre nga e majta e tyre, dhe nj\u00eb sasi t\u00eb madhe kafsh\u00ebsh?&#8221;.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"i-2\"><\/span><strong>* * * * *<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"Nga_Libri_i_Profetit_Daniel_3_1-23_51-88\"><\/span><strong>Nga Libri i Profetit Daniel 3:1-23, 51-88.<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">Mbreti Nabukodonosor urdh\u00ebroi t\u00eb nd\u00ebrtohet nj\u00eb figur\u00eb prej ari, e lart\u00eb gjasht\u00ebdhjet\u00eb kubit\u00eb dhe e gjer\u00eb gjasht\u00eb kubit\u00eb, dhe e ngriti n\u00eb fush\u00ebn e Duras, n\u00eb krahin\u00ebn e Babilonis\u00eb. Pastaj mbreti Nabukodonosor d\u00ebrgoi njer\u00ebz t\u00eb mbledhin satrap\u00ebt, prefekt\u00ebt, qeveritar\u00ebt, gjykat\u00ebsit, n\u00ebpun\u00ebsit e thesarit, k\u00ebshilltar\u00ebt e shtetit, ekspert\u00ebt e ligjit dhe t\u00ebr\u00eb autoritetet e krahinave, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb vinin n\u00eb p\u00ebrurimin e figur\u00ebs q\u00eb mbreti Nabukodonosor kishte ngritur.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">At\u00ebher\u00eb satrap\u00ebt, prefekt\u00ebt dhe qeveritar\u00ebt, gjykat\u00ebsit, n\u00ebpun\u00ebsit e thesarit, k\u00ebshilltar\u00ebt e shtetit, ekspert\u00ebt e ligjit dhe t\u00ebr\u00eb autoritetet e krahinave u mblodh\u00ebn bashk\u00eb p\u00ebr p\u00ebrurimin e figur\u00ebs q\u00eb kishte ngritur mbreti Nabukodonosor, dhe q\u00ebndruan n\u00eb k\u00ebmb\u00eb p\u00ebrpara figur\u00ebs q\u00eb Nabukodonosori kishte ngritur. Pastaj kasneci thirri me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb: &#8220;Juve, popuj, kombe dhe gjuh\u00eb, ju jepet urdh\u00ebr q\u00eb, sapo t\u00eb d\u00ebgjoni z\u00ebrin e bririt, t\u00eb flautit, t\u00eb qestes, t\u00eb lir\u00ebs, t\u00eb salterit, t\u00eb gajdes dhe t\u00eb \u00e7do lloji vegle, t\u00eb bini p\u00ebrmbys p\u00ebr t\u00eb adhuruar figur\u00ebn prej ari q\u00eb ka ngritur mbreti Nabukodonosor; kushdo q\u00eb nuk do t\u00eb bjer\u00eb p\u00ebrmbys p\u00ebr t\u00eb adhuruar, do t\u00eb hidhet menj\u00ebher\u00eb n\u00eb mes t\u00eb nj\u00eb furre zjarri p\u00ebrv\u00eblues&#8221;. K\u00ebshtu, me t\u00eb d\u00ebgjuar t\u00ebr\u00eb popujt z\u00ebrin e bririt, t\u00eb flautit, t\u00eb qestes, t\u00eb lir\u00ebs, t\u00eb salterit dhe t\u00eb \u00e7do lloji vegle, t\u00ebr\u00eb popujt, kombet dhe gjuh\u00ebt ran\u00eb p\u00ebrmbys dhe adhuruan figur\u00ebn e art\u00eb, q\u00eb mbreti Nabukodonosor kishte ngritur.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ar\u00ebsye n\u00eb at\u00eb \u00e7ast, disa Kaldeas dol\u00ebn dhe padit\u00ebn Judejt\u00eb; duke marr\u00eb fjal\u00ebn, i than\u00eb mbretit Nabukodonosor: &#8220;O mbret, jetofsh p\u00ebr jet\u00eb! Ti, o mbret, ke nxjerr\u00eb nj\u00eb dekret, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit kushdo q\u00eb ka d\u00ebgjuar z\u00ebrin e bririt, t\u00eb flautit, t\u00eb qestes, t\u00eb lir\u00ebs, t\u00eb salterit, t\u00eb gajdes dhe t\u00eb \u00e7do lloji vegle duhet t\u00eb bjer\u00eb p\u00ebrmbys p\u00ebr t\u00eb adhuruar figur\u00ebn e art\u00eb; dhe ai q\u00eb nuk bie p\u00ebrmbys dhe nuk adhuron, duhet t\u00eb hidhet n\u00eb mes t\u00eb nj\u00eb furre me zjarr p\u00ebrv\u00eblues. Por ka disa Judej q\u00eb i ke v\u00ebn\u00eb n\u00eb krye t\u00eb administrimit t\u00eb pun\u00ebve t\u00eb krahin\u00ebs s\u00eb Babilonis\u00eb, Shadraku, Meshaku dhe Abed-nego, q\u00eb nuk kan\u00eb asnj\u00eb konsiderat\u00eb p\u00ebr ty; nuk u sh\u00ebrbejn\u00eb per\u00ebndive t\u00eb tua dhe nuk adhurojn\u00eb figur\u00ebn e art\u00eb q\u00eb ti ke ngritur&#8221;.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">At\u00ebher\u00eb Nabukodonosori, i zem\u00ebruar dhe i t\u00ebrbuar, urdh\u00ebroi q\u00eb t\u00eb sillnin Shadrakun, Meshakun dhe Abed-negon; k\u00ebshtu k\u00ebta njer\u00ebz u \u00e7uan para mbretit. Nabukodonosori u drejtoi atyre fjal\u00ebn, duke th\u00ebn\u00eb: &#8220;Shadrak, Meshak dhe Abed-nego, a \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb nuk u sh\u00ebrbeni per\u00ebndive t\u00eb mia dhe nuk adhuroni figur\u00ebn e art\u00eb q\u00eb un\u00eb kam ngritur? Tani, posa t\u00eb d\u00ebgjoni z\u00ebrin e bririt, t\u00eb flautit, t\u00eb qestes, t\u00eb lir\u00ebs, t\u00eb salterit, t\u00eb gajdes dhe t\u00eb \u00e7do lloj vegle, n\u00eb rast se jeni gati t\u00eb bini p\u00ebrmbys p\u00ebr t\u00eb adhuruar figur\u00ebn q\u00eb un\u00eb kam b\u00ebr\u00eb, mir\u00eb; por n\u00eb rast se nuk do ta adhuroni, do t&#8217;ju hedhin menj\u00ebher\u00eb n\u00eb mes t\u00eb nj\u00eb furre t\u00eb ndezur; dhe cila \u00ebshte ajo per\u00ebndi q\u00eb do t\u00eb mund t&#8217;ju \u00e7liroj\u00eb nga duart e mia?<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Shadraku, Meshaku dhe Abed-nego iu p\u00ebrgjigj\u00ebn mbretit, duke th\u00ebn\u00eb: &#8220;O Nabukodonosor, ne nuk kemi nevoj\u00eb t\u00eb t\u00eb japim p\u00ebrgjigje lidhur me k\u00ebt\u00eb. Ja, Per\u00ebndia yn\u00eb, t\u00eb cilit i sh\u00ebrbejm\u00eb, \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb na \u00e7liroj\u00eb nga furra e ndezur, dhe do t\u00eb na \u00e7liroj\u00eb nga dora jote, o mbret. Por edhe sikur t\u00eb mos e b\u00ebnte, dije, o mbret, q\u00eb ne nuk do t&#8217;u sh\u00ebrbejm\u00eb per\u00ebndive t\u00eb tua dhe nuk do t\u00eb adhurojm\u00eb figur\u00ebn e art\u00eb q\u00eb ti ke ngritur&#8221;.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">At\u00ebher\u00eb Nabukodonosori u mbush me inat dhe shprehja e fytyr\u00ebs s\u00eb tij ndryshoi ndaj Shadrakut, Meshakut dhe Abed-negos. Duke marr\u00eb p\u00ebrs\u00ebri fjal\u00ebn, urdh\u00ebroi q\u00eb furra t\u00eb ngrohej shtat\u00eb her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se zakonisht. Pastaj urdh\u00ebroi disa njer\u00ebz t\u00eb fort\u00eb dhe trima t\u00eb ushtris\u00eb s\u00eb tij t\u00eb lidhnin Shadrakun, Meshakun dhe Abed-negon dhe t&#8217;i hidhnin n\u00eb furr\u00ebn e zjarrit p\u00ebrv\u00eblues. At\u00ebher\u00eb k\u00ebta tre burra i lidh\u00ebn dhe, me pantallonat e tyre, me tunik\u00ebn e tyre dhe me gjitha mbules\u00ebn e tyre t\u00eb kok\u00ebs dhe i hodh\u00ebn n\u00eb mes t\u00eb furr\u00ebs me zjarr p\u00ebrv\u00eblues. Por me qen\u00eb se urdh\u00ebri i mbretit ishte i rrept\u00eb dhe furra ishte jasht\u00ebzakonisht e mbingrohur, flaka e zjarrit vrau njer\u00ebzit q\u00eb kishin hedhur n\u00eb t\u00eb Shadrakun, Meshakun dhe Abed-negon. Dhe k\u00ebta tre burra, Shadraku, Meshaku dhe Abed-nego, ran\u00eb t\u00eb lidhur n\u00eb mes t\u00eb furr\u00ebs me zjarr p\u00ebrv\u00eblues.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ata sh\u00ebtisnin n\u00eb mes t\u00eb flak\u00ebve, lavd\u00ebronin Per\u00ebndin\u00eb dhe e bekonin Zotin. Azaria u ngrit n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, u lut k\u00ebshtu, e duke hapur goj\u00ebn n\u00eb mes t\u00eb zjarrit tha: I bekuar je o Zot, Per\u00ebndia i et\u00ebrve tan\u00eb, i madh\u00ebruesh\u00ebm, emri yt i lavdish\u00ebm n\u00eb shekuj. Sepse je i drejt\u00eb n\u00eb gjith\u00e7ka na b\u00ebre t\u00eb gjitha veprat e tua e udh\u00ebt e tua jan\u00eb t\u00eb drejta, t\u00eb gjitha gjyqet e tua t\u00eb v\u00ebrteta. Ke marr\u00eb vendim t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha gj\u00ebrat q\u00eb ke b\u00ebr\u00eb t\u00eb vijn\u00eb mbi ne e mbi qytetin e shenjt\u00eb t\u00eb et\u00ebve tan\u00eb, Jerusalem! Sepse p\u00ebr shkak t\u00eb m\u00ebkateve tona Ti u solle me ne k\u00ebshtu me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e me drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">V\u00ebrtet m\u00ebkatuam e vepruam paudh\u00ebsisht duke u larguar prej teje, porse tep\u00ebr shum\u00eb m\u00ebkatuam! Si d\u00ebgjuam urdh\u00ebrimet e tua, as nuk i mbajt\u00ebm, nuk b\u00ebm\u00eb ashtu si na urdh\u00ebrove p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn ton\u00eb! Prandaj, gjith\u00e7ka \u00e7ove mbi ne e gjith\u00e7ka na b\u00ebre na e b\u00ebre plot\u00ebsisht me t\u00eb drejt\u00eb! Na l\u00ebshove n\u00eb duar t\u00eb armiqve tan\u00eb keqb\u00ebr\u00ebsve, kryek\u00ebcyerve m\u00eb t\u00eb mbrapsht\u00eb, n\u00eb duar t\u00eb nj\u00eb mbreti t\u00eb padrejt\u00eb, m\u00eb t\u00eb ziut q\u00eb ishte mbi tok\u00eb. Tani as guxojm\u00eb ta hapim goj: turpi e tallja i mbuloi ata q\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb e t\u00eb adhurojn\u00eb ty.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Oh, mos na l\u00ebsho p\u00ebrgjithmon\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb emrit t\u00ebnd dhe mos e prish dhiat\u00ebn t\u00ebnde; as mos e t\u00ebrhiq m\u00ebshir\u00ebn t\u00ebnde prej nesh, p\u00ebr hir t\u00eb Abrahamit, t\u00eb dashurit t\u00ebnd, p\u00ebr hir t\u00eb Isakut, sh\u00ebrb\u00ebtorit t\u00ebnd dhe p\u00ebr hir t\u00eb Izraelit, sh\u00ebrb\u00ebtorit t\u00ebnd, t\u00eb cil\u00ebve u zotove se do t\u02c8ua shumosh far\u00ebn porsi yjet e qiellit e porsi r\u00ebr\u00ebn e detit. Sepse, o Zot, jemi mplakur m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb popujt, t\u00eb p\u00ebrvuajtur kudo mbi mbar\u00eb tok\u00ebn n\u00eb dit\u00ebn e sotme p\u00ebr shkak t\u00eb m\u00ebkateve tona!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ne n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb nuk kemi princ as profet as prij\u00ebs, fli shkrumbimi, therore, as kushtime nuk kemi, as vend ku t\u00eb kushtojm\u00eb ty flit\u00eb e fryteve t\u00eb para q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb gjejm\u00eb m\u00ebshir\u00eb. Por na prano me shpirt t\u00eb p\u00ebrgrir\u00eb e t\u00eb p\u00ebrvuajtur n\u00eb shpirt, porsi fli shkrumbimi desh\u00ebn e desh\u00ebsh e m\u00ebzet\u00ebrish, porsi mij\u00ebra qengja t\u00eb majm\u00eb e till\u00eb le t\u00eb jet\u00eb flija jon\u00eb para teje sot dhe p\u00ebrsosna ne q\u00eb t\u00eb vemi pas teje sepse s\u02c8do t\u00eb turp\u00ebrohen ata q\u00eb shpres\u00ebn e kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb ty.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Tani do t\u00eb vemi pas teje me gjith\u00eb zem\u00ebr, ty do t\u00eb t\u00eb nderojm\u00eb, fytyr\u00ebn t\u00ebnde do t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb. Mos na turp\u00ebro, por sillu me ne sipas but\u00ebsis\u00eb sate e sipas madh\u00ebris\u00eb s\u00eb m\u00ebshir\u00ebs sate. Na shp\u00ebto me mrekullit\u00eb e tua lavdi jepi emrit t\u00ebnd, o Zot! T\u00eb turp\u00ebruar le te mbeten t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb duan t\u00eb keqen e sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tu, u turp\u00ebrofshin e mbetshin pa far\u00eb pushtetit, u theft\u00eb hovi, pa fuqi mbetshin! Le ta din\u00eb se ti je Zot, Per\u00ebndi i vet\u00ebm, n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn i lavdish\u00ebm.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e mbretit q\u00eb i hodh\u00ebn ata n\u00eb furr\u00eb, nuk pushonin t\u00eb hidhnin n\u00eb t\u00eb vaj toke, li, peshq e rrozga. Flaka \u00e7ohej p\u00ebrmbi furr\u00eb dyzet e n\u00ebnt\u00eb kut, shp\u00ebrtheu e dogji edhe kaldenjt\u00eb q\u00eb ishin p\u00ebrbri furr\u00ebs. Nd\u00ebrkaq, engj\u00eblli i zotit zbriti te Azaria e shok\u00ebt e tij n\u00eb furr\u00eb dhe e d\u00ebboi flak\u00ebn e zjarrit nga furra, e frynte n\u00eb midis t\u00eb furr\u00ebs nj\u00eb freski vese. Zjarri aspak nuk i preku as s\u02c8u shkaktoi dhimbje as trazim.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">At\u00ebhere k\u00ebta t\u00eb tre, pothuajse nj\u00ebz\u00ebri e lavd\u00ebronin, e madh\u00ebronin dhe e k\u00ebrkonin Per\u00ebndin\u00eb n\u00eb furr\u00eb e thoshin:<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">I bekuar je, o Zot, Per\u00ebndi i et\u00ebrve tan\u00eb, i lavdish\u00ebm e i p\u00ebrmbilart\u00ebsuar p\u00ebr gjith\u00eb jet\u00ebt!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">I bekuar emri i shenjt\u00eb i lavdis\u00eb sate, i p\u00ebrmbilavdish\u00ebm e i p\u00ebrmbimadh\u00ebruesh\u00ebm p\u00ebr gjith\u00eb jet\u00ebt!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">I bekuar je n\u00eb Tempullin e lavdis\u00eb sate, i p\u00ebrmbilavdish\u00ebm e i p\u00ebrmbimadh\u00ebruesh\u00ebm p\u00ebr gjith\u00eb jet\u00ebt!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">I bekuar je, ti q\u00eb shqyrton humnerat e q\u00eb rri mbi keruvimet, i lavdish\u00ebm e i p\u00ebrmbimadh\u00ebruesh\u00ebm p\u00ebr gjith\u00eb jet\u00ebt!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">I bekuar je n\u00eb fronin e mbret\u00ebris\u00eb sate, i p\u00ebrmbilavdish\u00ebm e i p\u00ebrmbimadh\u00ebruesh\u00ebm p\u00ebr gjith\u00eb jet\u00ebt!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">I bekuar je n\u00eb kup\u00ebn qiellore, i lavdish\u00ebm e i p\u00ebrmbimadh\u00ebruesh\u00ebm p\u00ebr gjith\u00eb jet\u00ebt!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"i-3\"><\/span><strong>* * * * *<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"Nga_Letra_Drejtuar_Romakeve_6_3-11\"><\/span><strong>Nga Letra Drejtuar Romak\u00ebve 6:3-11.<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">A nuk e dini, se t\u00eb gjith\u00eb sa u pag\u00ebzuam n\u00eb Jisu Krishtin, n\u00eb vdekjen e tij u pag\u00ebzuam? U varros\u00ebm pra bashk\u00eb me t\u00eb me an\u00eb t\u00eb pag\u00ebzimit n\u00eb vdekjen, q\u00eb, si\u00e7 u ngjall Krishti prej s\u00eb vdekurish me an\u00eb t\u00eb lavdis\u00eb s\u00eb Atit, k\u00ebshtu edhe ne t\u00eb ecim n\u00eb jet\u00eb t\u00eb re. Sepse n\u00eb u bashk\u00ebmboll\u00ebm me t\u00eb sipas sh\u00ebmb\u00ebllimit t\u00eb vdekjes s\u00eb tij, do t\u00eb jemi edhe sipas sh\u00ebmb\u00ebllimit t\u00eb ngjalljes s\u00eb tij. Duke ditur k\u00ebt\u00eb, se njeriu yn\u00eb i vjet\u00ebr u kryq\u00ebzua bashk\u00eb me t\u00eb, q\u00eb t\u00eb prishet trupi i m\u00ebkatit, q\u00eb t\u00eb mos i sh\u00ebrbejm\u00eb m\u00eb m\u00ebkatit. Sepse ai q\u00eb vdiq u \u00e7lirua nga m\u00ebkati. Edhe n\u00ebse vdiq\u00ebm bashk\u00eb me Krishtin, besojm\u00eb se edhe do t\u00eb rrojm\u00eb bashk\u00eb me t\u00eb. Sepse e dim\u00eb se Krishti, q\u00eb u ngjall prej s\u00eb vdekurish, nuk vdes m\u00eb; vdekja nuk e pushton m\u00eb at\u00eb. Sepse ai q\u00eb vdiq, vdiq nj\u00eb her\u00eb p\u00ebr m\u00ebkatin; po ai q\u00eb rron, rron n\u00eb Per\u00ebndin\u00eb. K\u00ebshtu llogariteni edhe ju veten tuaj, se jeni t\u00eb vdekur p\u00ebr m\u00ebkatin, por t\u00eb gjall\u00eb n\u00eb Per\u00ebndin\u00eb, me an\u00eb t\u00eb Jisu Krishtit, Zotit ton\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"i-4\"><\/span><strong>* * * * *<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"Nga_Ungjilli_i_Mattheut_28_1-20\"><\/span><strong>Nga Ungjilli i Mattheut 28:1-20.<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">Edhe si shkoi e shtuna, duke gdhir\u00eb e Diel\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb e para dit\u00eb e jav\u00ebs, erdhi Maria Magdalena, edhe Maria tjet\u00ebr, q\u00eb t\u00eb shihnin varrin. Edhe ja tek u b\u00eb nj\u00eb t\u00ebrmet i madh; sepse engj\u00eblli i Zotit zbriti nga qielli dhe erdhi e rrokullisi gurin nga dera e varrit, edhe rrinte sip\u00ebr tij. Edhe pamja e tij ishte si vet\u00ebtim\u00eb, edhe rroba e tij e bardh\u00eb si d\u00ebbor\u00eb. Edhe ata q\u00eb ruanin, u drodh\u00ebn nga frika e atij, edhe u b\u00ebn\u00eb si t\u00eb vdekur. Edhe engj\u00eblli u p\u00ebrgjigj e u tha grave: Mos kini frik\u00eb ju, sepse e di se k\u00ebrkoni Jisuin q\u00eb u kryq\u00ebzua. Nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu, sepse u ngjall, si\u00e7 pati th\u00ebn\u00eb. Ejani, shihni vendin ku dergjej Zoti. Edhe shkoni shpejt e u thoni nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb tij se u ngjall prej s\u00eb vdekurish; edhe ja tek po shkon m\u00eb p\u00ebrpara se ju n\u00eb Galile; atje do ta shihni at\u00eb. Ja tek jua thash\u00eb juve.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Edhe ato dol\u00ebn shpejt nga varri me frik\u00eb e me g\u00ebzim t\u00eb madh, edhe vrapuan t\u00eb lajm\u00ebronin nx\u00ebn\u00ebsit e tij. Edhe duke shkuar t\u2019u jepnin z\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb tij, ja Jisui i takoi ato, e u tha: G\u00ebzohuni. Edhe ato i erdh\u00ebn pran\u00eb e i zun\u00eb k\u00ebmb\u00ebt dhe iu fal\u00ebn. At\u00ebher\u00eb Jisui u tha atyre: Mos kini frik\u00eb, shkoni, lajm\u00ebroni v\u00ebllez\u00ebrit e mi q\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb Galile, edhe atje do t\u00eb m\u00eb shohin.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Edhe nd\u00ebrsa ato ishin duke shkuar, ja ca nga rojet tek erdh\u00ebn n\u00eb qytet e lajm\u00ebruan kryeprift\u00ebrinjt\u00eb p\u00ebr gjith\u00eb sa u b\u00ebn\u00eb. Edhe ata u mblodh\u00ebn bashk\u00eb me pleqt\u00eb dhe, si u k\u00ebshilluan, u dhan\u00eb ushtar\u00ebve mjaft argjend, duke th\u00ebn\u00eb: Thoni se nx\u00ebn\u00ebsit e tij erdh\u00ebn nat\u00ebn dhe e vodh\u00ebn, nd\u00ebrsa ne po flinim. Edhe n\u00eb u d\u00ebgjoft\u00eb kjo nga qeveritari, ne do t\u2019i mbushim atij mendjen dhe do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb q\u00eb ju t\u00eb mos keni p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Edhe ata si mor\u00ebn argjend\u00ebt, b\u00ebn\u00eb si\u00e7 u m\u00ebsuan. Edhe kjo fjal\u00eb u p\u00ebrhap n\u00ebp\u00ebr Judenjt\u00eb deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Edhe t\u00eb nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit shkuan n\u00eb Galile, n\u00eb malin q\u00eb i pati porositur Jisui. Edhe kur e pan\u00eb, iu fal\u00ebn atij; po disa nga ata nguruan. Edhe Jisui erdhi pran\u00eb e u foli atyre, duke th\u00ebn\u00eb: M\u2019u dha \u00e7do pushtet n\u00eb qiell e mbi dhe. Shkoni pra e m\u00ebsoni gjith\u00eb kombet, edhe i pag\u00ebzoni n\u00eb emrin e Atit e t\u00eb Birit dhe t\u00eb Frym\u00ebs s\u00eb Shenjt\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Edhe i m\u00ebsoni ata t\u00eb ruajn\u00eb gjith\u00eb sa ju kam porositur juve. Edhe ja, un\u00eb jam bashk\u00eb me ju gjith\u00eb dit\u00ebt deri n\u00eb mbarim t\u00eb jet\u00ebs. Amin.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; Nga Libri i Gjenez\u00ebs 1:1-13. N\u00eb fillim Per\u00ebndia krijoi qiejt dhe tok\u00ebn. Toka ishte pa trajt\u00eb, e zbraz\u00ebt dhe err\u00ebsira mbulonte sip\u00ebrfaqen e humner\u00ebs; dhe Fryma e Per\u00ebndis\u00eb fluturonte mbi sip\u00ebrfaqen e uj\u00ebrave. Pastaj Per\u00ebndia tha: &#8220;U b\u00ebft\u00eb drita!&#8221;. Dhe drita u b\u00eb. Dhe Per\u00ebndia pa q\u00eb drita ishte e mir\u00eb; dhe Per\u00ebndia e ndau drit\u00ebn nga err\u00ebsira. Dhe Per\u00ebndia e quajti drit\u00ebn &#8220;dit\u00eb&#8221;<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[263],"tags":[2103,2107],"class_list":["post-63961","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-shenjtore-i-dites","tag-leximet-e-dites","tag-ungjilli-i-dites"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Nga Librat i Gjenez\u00ebs 1:1-13, i P. Jona 1:1-4:11, i P. Daniel 3:1-23, 51-88, Romak\u00ebve 6:3-11, Mattheut 28:1-20. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/04\/15\/nga-librat-i-gjenezes-11-13-i-p-jona-11-411-i-p-daniel-31-23-51-88-romakeve-63-11-mattheut-281-20-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Nga Librat i Gjenez\u00ebs 1:1-13, i P. Jona 1:1-4:11, i P. Daniel 3:1-23, 51-88, Romak\u00ebve 6:3-11, Mattheut 28:1-20. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"&nbsp; Nga Libri i Gjenez\u00ebs 1:1-13. N\u00eb fillim Per\u00ebndia krijoi qiejt dhe tok\u00ebn. Toka ishte pa trajt\u00eb, e zbraz\u00ebt dhe err\u00ebsira mbulonte sip\u00ebrfaqen e humner\u00ebs; dhe Fryma e Per\u00ebndis\u00eb fluturonte mbi sip\u00ebrfaqen e uj\u00ebrave. Pastaj Per\u00ebndia tha: &#8220;U b\u00ebft\u00eb drita!&#8221;. Dhe drita u b\u00eb. Dhe Per\u00ebndia pa q\u00eb drita ishte e mir\u00eb; dhe Per\u00ebndia e ndau drit\u00ebn nga err\u00ebsira. Dhe Per\u00ebndia e quajti drit\u00ebn &#8220;dit\u00eb&#8221;\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/04\/15\/nga-librat-i-gjenezes-11-13-i-p-jona-11-411-i-p-daniel-31-23-51-88-romakeve-63-11-mattheut-281-20-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2023-04-14T22:00:51+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2023-04-15T21:05:21+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/LogoLastALb-200.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"172\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"16 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/04\/15\/nga-librat-i-gjenezes-11-13-i-p-jona-11-411-i-p-daniel-31-23-51-88-romakeve-63-11-mattheut-281-20-2\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/04\/15\/nga-librat-i-gjenezes-11-13-i-p-jona-11-411-i-p-daniel-31-23-51-88-romakeve-63-11-mattheut-281-20-2\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"Nga Librat i Gjenez\u00ebs 1:1-13, i P. Jona 1:1-4:11, i P. Daniel 3:1-23, 51-88, Romak\u00ebve 6:3-11, Mattheut 28:1-20.\",\"datePublished\":\"2023-04-14T22:00:51+00:00\",\"dateModified\":\"2023-04-15T21:05:21+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/04\/15\/nga-librat-i-gjenezes-11-13-i-p-jona-11-411-i-p-daniel-31-23-51-88-romakeve-63-11-mattheut-281-20-2\/\"},\"wordCount\":4191,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"keywords\":[\"leximet e dites\",\"ungjilli i dites\"],\"articleSection\":[\"Ungjilli I Dit\u00ebs\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/04\/15\/nga-librat-i-gjenezes-11-13-i-p-jona-11-411-i-p-daniel-31-23-51-88-romakeve-63-11-mattheut-281-20-2\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/04\/15\/nga-librat-i-gjenezes-11-13-i-p-jona-11-411-i-p-daniel-31-23-51-88-romakeve-63-11-mattheut-281-20-2\/\",\"name\":\"Nga Librat i Gjenez\u00ebs 1:1-13, i P. Jona 1:1-4:11, i P. Daniel 3:1-23, 51-88, Romak\u00ebve 6:3-11, Mattheut 28:1-20. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"datePublished\":\"2023-04-14T22:00:51+00:00\",\"dateModified\":\"2023-04-15T21:05:21+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/04\/15\/nga-librat-i-gjenezes-11-13-i-p-jona-11-411-i-p-daniel-31-23-51-88-romakeve-63-11-mattheut-281-20-2\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/04\/15\/nga-librat-i-gjenezes-11-13-i-p-jona-11-411-i-p-daniel-31-23-51-88-romakeve-63-11-mattheut-281-20-2\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/04\/15\/nga-librat-i-gjenezes-11-13-i-p-jona-11-411-i-p-daniel-31-23-51-88-romakeve-63-11-mattheut-281-20-2\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Nga Librat i Gjenez\u00ebs 1:1-13, i P. Jona 1:1-4:11, i P. Daniel 3:1-23, 51-88, Romak\u00ebve 6:3-11, Mattheut 28:1-20.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Nga Librat i Gjenez\u00ebs 1:1-13, i P. Jona 1:1-4:11, i P. Daniel 3:1-23, 51-88, Romak\u00ebve 6:3-11, Mattheut 28:1-20. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/04\/15\/nga-librat-i-gjenezes-11-13-i-p-jona-11-411-i-p-daniel-31-23-51-88-romakeve-63-11-mattheut-281-20-2\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Nga Librat i Gjenez\u00ebs 1:1-13, i P. Jona 1:1-4:11, i P. Daniel 3:1-23, 51-88, Romak\u00ebve 6:3-11, Mattheut 28:1-20. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"&nbsp; Nga Libri i Gjenez\u00ebs 1:1-13. N\u00eb fillim Per\u00ebndia krijoi qiejt dhe tok\u00ebn. Toka ishte pa trajt\u00eb, e zbraz\u00ebt dhe err\u00ebsira mbulonte sip\u00ebrfaqen e humner\u00ebs; dhe Fryma e Per\u00ebndis\u00eb fluturonte mbi sip\u00ebrfaqen e uj\u00ebrave. Pastaj Per\u00ebndia tha: &#8220;U b\u00ebft\u00eb drita!&#8221;. Dhe drita u b\u00eb. Dhe Per\u00ebndia pa q\u00eb drita ishte e mir\u00eb; dhe Per\u00ebndia e ndau drit\u00ebn nga err\u00ebsira. Dhe Per\u00ebndia e quajti drit\u00ebn &#8220;dit\u00eb&#8221;","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/04\/15\/nga-librat-i-gjenezes-11-13-i-p-jona-11-411-i-p-daniel-31-23-51-88-romakeve-63-11-mattheut-281-20-2\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2023-04-14T22:00:51+00:00","article_modified_time":"2023-04-15T21:05:21+00:00","og_image":[{"width":200,"height":172,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/LogoLastALb-200.png","type":"image\/png"}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"16 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/04\/15\/nga-librat-i-gjenezes-11-13-i-p-jona-11-411-i-p-daniel-31-23-51-88-romakeve-63-11-mattheut-281-20-2\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/04\/15\/nga-librat-i-gjenezes-11-13-i-p-jona-11-411-i-p-daniel-31-23-51-88-romakeve-63-11-mattheut-281-20-2\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"Nga Librat i Gjenez\u00ebs 1:1-13, i P. Jona 1:1-4:11, i P. Daniel 3:1-23, 51-88, Romak\u00ebve 6:3-11, Mattheut 28:1-20.","datePublished":"2023-04-14T22:00:51+00:00","dateModified":"2023-04-15T21:05:21+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/04\/15\/nga-librat-i-gjenezes-11-13-i-p-jona-11-411-i-p-daniel-31-23-51-88-romakeve-63-11-mattheut-281-20-2\/"},"wordCount":4191,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"keywords":["leximet e dites","ungjilli i dites"],"articleSection":["Ungjilli I Dit\u00ebs"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/04\/15\/nga-librat-i-gjenezes-11-13-i-p-jona-11-411-i-p-daniel-31-23-51-88-romakeve-63-11-mattheut-281-20-2\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/04\/15\/nga-librat-i-gjenezes-11-13-i-p-jona-11-411-i-p-daniel-31-23-51-88-romakeve-63-11-mattheut-281-20-2\/","name":"Nga Librat i Gjenez\u00ebs 1:1-13, i P. Jona 1:1-4:11, i P. Daniel 3:1-23, 51-88, Romak\u00ebve 6:3-11, Mattheut 28:1-20. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"datePublished":"2023-04-14T22:00:51+00:00","dateModified":"2023-04-15T21:05:21+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/04\/15\/nga-librat-i-gjenezes-11-13-i-p-jona-11-411-i-p-daniel-31-23-51-88-romakeve-63-11-mattheut-281-20-2\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/04\/15\/nga-librat-i-gjenezes-11-13-i-p-jona-11-411-i-p-daniel-31-23-51-88-romakeve-63-11-mattheut-281-20-2\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/04\/15\/nga-librat-i-gjenezes-11-13-i-p-jona-11-411-i-p-daniel-31-23-51-88-romakeve-63-11-mattheut-281-20-2\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Nga Librat i Gjenez\u00ebs 1:1-13, i P. Jona 1:1-4:11, i P. Daniel 3:1-23, 51-88, Romak\u00ebve 6:3-11, Mattheut 28:1-20."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63961","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63961"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63961\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":63963,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63961\/revisions\/63963"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63961"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63961"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63961"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}