{"id":63820,"date":"2023-03-26T20:40:27","date_gmt":"2023-03-26T18:40:27","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=63820"},"modified":"2023-03-27T23:59:27","modified_gmt":"2023-03-27T21:59:27","slug":"e-diela-e-iv-e-kreshmes-shen-joani-i-shkalles-midis-besimit-pabesise-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-26-03-2023-tekst","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/03\/26\/e-diela-e-iv-e-kreshmes-shen-joani-i-shkalles-midis-besimit-pabesise-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-26-03-2023-tekst\/","title":{"rendered":"E Diela e IV e kreshm\u00ebs, Sh\u00ebn Joani i Shkall\u00ebs, Midis Besimit &#038; Pabesis\u00eb, Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &#038; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 26.03.2023 (Tekst)"},"content":{"rendered":"<h4><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>E Diela e IV e kreshm\u00ebs, Sh\u00ebn Joani i Shkall\u00ebs, Midis Besimit &amp; Pabesis\u00eb, Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &amp; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 26.03.2023 (Tekst)<\/strong><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: right;\"><em>\u00abBesoj o Zot. Ndihmom\u00eb n\u00eb pabesin\u00eb time\u00bb (v. 24)<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">Ungjilli i sot\u00ebm na p\u00ebrshkruan nj\u00eb shembull nga shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb panum\u00ebrt. Na tregon se Zoti, me dashurin\u00eb e Tij p\u00ebr njeriun, zbuloi edhe nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr, fuqin\u00eb e s\u00eb mir\u00ebs mbi t\u00eb lig\u00ebn, se u p\u00ebrpoq t\u00eb forcoj\u00eb bes\u00ebn n\u00eb t\u00eb mir\u00ebn, si t\u00eb t\u00ebr\u00ebfuqishme dhe fitimprur\u00ebse. K\u00ebt\u00eb ngjarje e ka p\u00ebrshkruar, p\u00ebrve\u00e7 ungjillor Markut, si m\u00eb lart\u00eb, edhe ungjillor Lukai 9:37-42. Secili prej tyre, dhe madje Lukai si mjek, p\u00ebrshkruajn\u00eb disa detaje p\u00ebr s\u00ebmundjen e djalit. Ishte djali i vet\u00ebm i atit t\u00eb tij dhe ishte pushtuar nga nj\u00eb \u201cfrym\u00eb e pagoj\u00eb\u201d. Kur fryma dinake hynte brenda tij, e trondiste djalin, e b\u00ebnte t\u00eb p\u00ebrpiqej dhe t\u00eb nxirrte shkum\u00eb nga goja, t\u00eb k\u00ebrc\u00ebllij\u00eb dh\u00ebmb\u00ebt dhe n\u00eb fund t\u00eb bjer\u00eb i mpir\u00eb dhe pa ndjenja.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u201cIu luta nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb t\u2019u ta nxjerrin k\u00ebt\u00eb frym\u00eb dinake, por ata nuk mund\u00ebn\u201d tha ati i tij. S\u00eb pari nga besa e tyre e pakt\u00eb, s\u00eb dyti nga besa e pakt\u00eb e atit dhe s\u00eb treti nga pabesia e p\u00ebrgjithshme e shkronj\u00ebsve q\u00eb ishin t\u00eb pranish\u00ebm. P\u00ebrmendet se rreth nx\u00ebn\u00ebsve ishin mbledhur dhe \u201cshkruesit duke biseduar me ata\u201d (Marku 9:16). Besa e pafuqishme e atit duket nga fjal\u00ebt q\u00eb i tha Krishtit. Nuk foli si lebrozi, q\u00eb tha: \u201cZot, n\u00ebse do, mund t\u00eb m\u00eb pastrosh\u201d (Matheu 8:2). Atje foli nj\u00eb njeri me bes\u00eb t\u00eb fort\u00eb. As si Jairi nuk foli, kur ftoi Krishtin t\u00eb ngjall\u00eb bij\u00ebn e tij: \u201cEja dhe v\u00ebr dor\u00ebn t\u00ebnde mbi t\u00eb, dhe do t\u00eb rroj\u00eb\u201d (Matheu 9:18). Dhe k\u00ebtu ai q\u00eb flet \u00ebsht\u00eb njeri me bes\u00eb t\u00eb fort\u00eb. Shum\u00eb m\u00eb pak foli se kryeqind\u00ebsi i Kapernaumit, q\u00eb kishte t\u00eb s\u00ebmur\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtorin e tij: \u201cZot&#8230; thuaj vet\u00ebm nj\u00eb fjal\u00eb dhe sh\u00ebrb\u00ebtori im do t\u00eb sh\u00ebrohet\u201d (Matheu 8:8). K\u00ebtu foli besa e madhe. Por ajo, q\u00eb kishte bes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe nga t\u00eb gjith\u00eb, nuk tha asgj\u00eb. Thjesht\u00eb iu afrua Krishtit dhe preku cepin e rrob\u00ebs s\u00eb Tij. Dhe ajo ishte gruaja gjakrrjedh\u00ebse.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ati i t\u00eb riut t\u00eb s\u00ebmur\u00eb nuk vepron dhe as flet\u00eb si ata, por i thot\u00eb Krishtit: \u201cN\u00ebse mund t\u00eb b\u00ebsh gj\u00eb, ndihmona\u201d. Njeri i vuajtur! Pak do t\u00eb dinte, shum\u00eb pak p\u00ebr fuqin\u00eb e Krishtit, dhe prandaj i foli k\u00ebshtu Atij, q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u00e7do gj\u00eb. Besa e tij e pafuqishme e dob\u00ebsoi edhe m\u00eb shum\u00eb fuqin\u00eb e Apostujve. N\u00eb t\u00eb kontribuuan edhe shpifjet e liga t\u00eb shkronj\u00ebsve kund\u00ebr Krishtit dhe apostujve t\u00eb Tij. \u201cN\u00ebse mund t\u00eb b\u00ebsh gj\u00eb, ndihmona\u201d. Kjo shfaq nj\u00eb shk\u00ebndij\u00eb t\u00eb vog\u00ebl bese, shum\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, gati p\u00ebr t\u2019u fikur.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Krishti e drejtoi k\u00ebt\u00eb qortim ndaj t\u00eb gjith\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Ndaj gjith\u00eb t\u00eb pranishm\u00ebve, si\u00e7 ishte ati i pafuqish\u00ebm, nx\u00ebn\u00ebsit e Tij dhe ve\u00e7an\u00ebrisht shkronj\u00ebsit. O brez i pabes\u00eb! Kjo do t\u00eb thot\u00eb: Brez q\u00eb iu n\u00ebnshtrua t\u00eb ligut, djallit, q\u00eb beson vendosm\u00ebrisht tek fuqia e t\u00eb ligut, q\u00eb i sh\u00ebrben me serviliz\u00ebm t\u00eb ligut dhe kund\u00ebrshton t\u00eb mir\u00ebn, q\u00eb mohon vet\u00eb Per\u00ebndin\u00eb. Brez bes\u00ebpak\u00eb apo krejt i pabes\u00eb ndaj s\u00eb mir\u00ebs, q\u00eb arratiset i revoltuar nga e mira.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Prandaj Jisu Krishti theksoi besimin, si kusht t\u00eb sh\u00ebrimit dhe pyeti atin e t\u00eb riut: \u201cSa koh\u00eb ka q\u00ebkurse i ngjau kjo?\u201d (v.21). Nuk e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb pyetje p\u00ebr at\u00e9, por p\u00ebr ata q\u00eb ishin pran\u00eb tij. Vet\u00eb ai e dinte mir\u00eb, e dinte se f\u00ebmija ishte i s\u00ebmur\u00eb prej vitesh. Dhe ati u p\u00ebrgjigj: \u201cQ\u00ebkurse ishte djal\u00eb i vog\u00ebl\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Por le t\u00eb shohim edhe nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr me sa urt\u00ebsi dhe me \u00e7far\u00eb m\u00ebnyre lidh Zoti vendosm\u00ebrin\u00eb me fisnik\u00ebrin\u00eb. Kur denoncon me mpreht\u00ebsi pabesin\u00eb, flet p\u00ebrgjith\u00ebsisht dhe forcon bes\u00ebn e t\u00eb gjith\u00ebve, por nuk ul asnj\u00eb personalisht. Por kur i drejtohet personalisht dikujt q\u00eb i p\u00ebrgj\u00ebrohet, nuk flet rrept\u00ebsisht\u00eb, por me kujdes t\u00eb madh dhe mir\u00ebsjellje. Mir\u00ebsjellja dhe dallueshm\u00ebria nga ana e Krishtit, soll\u00ebn rezultatin e d\u00ebshiruar. Ati thirri me lot: \u201cBesoj o Zot. Ndihmom\u00eb n\u00eb pabesin\u00eb time\u201d (v.24). Nuk ekziston asgj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb t\u00eb shkrij\u00eb kaq leht\u00eb akullin e pabesis\u00eb, sa lot\u00ebt. N\u00eb momentin q\u00eb ai njeri qau p\u00ebrpara Zotit, ishte penduar tashm\u00eb p\u00ebr pabesin\u00eb e tij t\u00eb m\u00ebparshme. Brenda tij, p\u00ebrkundrejt Per\u00ebndis\u00eb, besa e tij doli papritur si\u00e7 k\u00ebrcen nj\u00eb rr\u00ebke nga lumi i fryr\u00eb. Dhe m\u00eb pas ajo bes\u00eb u shnd\u00ebrrua n\u00eb z\u00eb, n\u00eb fjal\u00eb, q\u00eb mbet\u00ebn si mesazh dinamik n\u00eb gjith\u00eb brezat e njer\u00ebzve. \u201cBesoj o Zot. Ndihmom\u00eb n\u00eb pabesin\u00eb time!\u201d<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">K\u00ebto fjal\u00eb do t\u00eb thon\u00eb se njeriu nuk mund t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb bes\u00eb pa ndihm\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb. Gj\u00ebja e vetme q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb njeriu, \u00ebsht\u00eb t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsoj\u00eb nj\u00eb bes\u00eb t\u00eb vog\u00ebl fillestare. T\u00eb besoj\u00eb, pra, n\u00eb ekzistenc\u00ebn e s\u00eb mir\u00ebs dhe s\u00eb lig\u00ebs, apo t\u00eb dyshoj\u00eb t\u00eb mir\u00ebn dhe t\u00eb lig\u00ebn. Por distanca nga kjo bes\u00eb e vog\u00ebl n\u00eb at\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, \u00ebsht\u00eb e madhe. Nuk mund ta p\u00ebrshkoj\u00eb dikush n\u00ebse nuk e drejton dora e Per\u00ebndis\u00eb. Fjal\u00ebt q\u00eb tha ati: \u201cNdihmom\u00eb n\u00eb pabesin\u00eb time\u201d jan\u00eb si t\u00eb thot\u00eb: \u201cZot, ndihmom\u00eb t\u00eb besoj!&#8230; Ndihmom\u00eb t\u00eb mos besoj tek i ligu!&#8230; Ndihmom\u00eb t\u00eb \u00e7lirohem nga i ligu dhe t\u00eb bashkohem me Ty!\u201d<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>* * *<\/strong><\/h4>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u201cDhe nd\u00ebrsa ai po vinte pran\u00eb\u201d, djalli e hodhi posht\u00eb dhe e tronditi me t\u00eb p\u00ebrplasura gjith\u00eb trupin (Luka 9:42). Kjo ishte gj\u00ebja e fundit q\u00eb lejoi Per\u00ebndia t\u00eb b\u00ebj\u00eb demoni, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb shohin njer\u00ebzit dhe t\u00eb ndihmohen, t\u00eb tmerrohen nga ato q\u00eb mund t\u2019i b\u00ebj\u00eb satanai njeriut. T\u00eb besojn\u00eb dhe t\u00eb kuptojn\u00eb sa e pamjaftueshme \u00ebsht\u00eb fuqia e njeriut, madje edhe fuqia e mjek\u00ebve m\u00eb t\u00eb aft\u00eb t\u00eb bot\u00ebs, q\u00eb t\u00eb shp\u00ebtojn\u00eb jet\u00ebn, qoft\u00eb edhe t\u00eb nj\u00eb njeriu, nga nj\u00eb frik\u00eb dhe tmerr i till\u00eb. Dhe pasi t\u00eb shikojn\u00eb fuqin\u00eb e djallit dhe t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsohen p\u00ebr dob\u00ebsin\u00eb e tyre, njer\u00ebzit do t\u00eb njohin madh\u00ebshtin\u00eb dhe fuqin\u00eb hyjnore t\u00eb Zotit Krisht.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ungjillor Marku p\u00ebrmend k\u00ebtu fjal\u00ebt q\u00eb tha Krishti ndaj frym\u00ebs s\u00eb lig\u00eb: \u201cFrym\u00eb e pagoj\u00eb dhe e shurdh\u00ebr, un\u00eb t\u00eb urdh\u00ebroj, dhe t\u00eb mos hysh m\u00eb tek ai\u201d (v.25). T\u00eb urdh\u00ebroj, thot\u00eb Zoti. Ai \u00ebsht\u00eb burimi i pushtetit dhe i fuqis\u00eb. Nuk ka nevoj\u00eb t\u2019i marr\u00eb borxh ato nga dikush tjet\u00ebr. \u201cGjith\u00eb sa ka Ati, jan\u00eb t\u00eb miat\u201d (Joani 16:15), ka th\u00ebn\u00eb Krishti n\u00eb nj\u00eb rast tjet\u00ebr. Dhe si\u00e7 shohim, e zbaton k\u00ebt\u00eb n\u00eb vepra. \u201cUn\u00eb t\u00eb flas. T\u00eb urdh\u00ebroj me pushtetin Tim, t\u00eb nxjerr me fuqin\u00eb Time\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Duhet t\u00eb kuptoj\u00eb mir\u00eb bota se Krishti nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga profet\u00ebt q\u00eb b\u00ebn\u00eb gj\u00ebra t\u00eb mrekullueshme me ndihm\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb. Krishti \u00ebsht\u00eb Biri i Per\u00ebndis\u00eb s\u00eb Gjall\u00eb, p\u00ebr t\u00eb Cilin profetizuan profet\u00ebt dhe t\u00eb Cilin priste bota. Pas asaj mrekullie kaq t\u00eb madhe t\u00eb Krishtit, \u201ct\u00eb gjith\u00eb mahniteshin p\u00ebr madh\u00ebshtin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb\u201d (Luka 9:43).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Madh\u00ebshtia e Per\u00ebndis\u00eb dhe t\u00ebr\u00ebfuqia e Tij, lum t\u00eb mbeteshin vazhdimisht dhe t\u00eb pandryshueshme n\u00eb shpirtrat e njer\u00ebzve. T\u00eb mos shkrijn\u00eb si flluska n\u00eb uj\u00eb. Por Per\u00ebndia nuk mbjell m\u00eb kot. N\u00ebse fara q\u00eb do t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb rrug\u00eb, n\u00eb gur\u00eb apo midis gjembave do t\u00eb humbas\u00eb, ajo q\u00eb do t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb tok\u00eb t\u00eb mir\u00eb nuk humbet, por do t\u00eb sjell\u00eb fryt nj\u00ebqindfish.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>* * *<\/strong><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\"><em>V\u00ebllez\u00ebrit e mi t\u00eb dashur m\u00eb Krishtin!<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Edhe ne, vazhdimisht, sado q\u00eb jemi t\u00eb pajustifikuar p\u00ebr bes\u00ebn ton\u00eb t\u00eb pakt\u00eb, anemike, thuajse minimale, le t\u00eb mos ngurojm\u00eb t\u2019i afrohemi Zotit dhe t\u2019i k\u00ebrkojm\u00eb t\u00eb na ndihmoj\u00eb n\u00eb pabesin\u00eb ton\u00eb. Le t\u2019i p\u00ebrs\u00ebrisim edhe ne \u201cBesoj o Zot. Ndihmom\u00eb n\u00eb pabesin\u00eb time!\u201d. Dhe Zoti, i Cili asnj\u00eb nga ata q\u00eb afrohen tek Ai nuk e kthen t\u00eb zbraz\u00ebt, do t\u00eb na jap\u00eb aq besim, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb me t\u00eb, sado t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb jen\u00eb malet e bes\u00ebs son\u00eb t\u00eb pakt\u00eb, t\u2019i l\u00ebvizim dhe t\u2019i hedhim n\u00eb detin e paan\u00eb t\u00eb m\u00ebshir\u00ebs s\u00eb Tij hyjnore. Kjo \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra e vetme, q\u00eb t\u2019i dhurojm\u00eb shpirtit ton\u00eb t\u00eb trazuar, qet\u00ebsin\u00eb e d\u00ebshiruar dhe jet\u00ebdh\u00ebn\u00ebse, nga e cila ka kaq nevoj\u00eb dhe e cila do ta mbush\u00eb me g\u00ebzim t\u00eb pashprehsh\u00ebm dhe lumturi t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Amin.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E Diela e IV e kreshm\u00ebs, Sh\u00ebn Joani i Shkall\u00ebs, Midis Besimit &amp; Pabesis\u00eb, Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &amp; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 26.03.2023 (Tekst) \u00abBesoj o Zot. Ndihmom\u00eb n\u00eb pabesin\u00eb time\u00bb (v. 24) Ungjilli i sot\u00ebm na p\u00ebrshkruan nj\u00eb shembull nga shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb panum\u00ebrt. Na tregon se Zoti, me dashurin\u00eb e Tij p\u00ebr njeriun, zbuloi edhe nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr, fuqin\u00eb e s\u00eb mir\u00ebs<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":63822,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52776069880_edd0086890_b.jpg","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[2777],"tags":[2783,2779],"class_list":["post-63820","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-predikimet-e-se-dieles-festive","tag-mitropolia-e-beratit","tag-predikimet-e-se-dieles-festive"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>E Diela e IV e kreshm\u00ebs, Sh\u00ebn Joani i Shkall\u00ebs, Midis Besimit &amp; Pabesis\u00eb, Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &amp; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 26.03.2023 (Tekst) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/03\/26\/e-diela-e-iv-e-kreshmes-shen-joani-i-shkalles-midis-besimit-pabesise-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-26-03-2023-tekst\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"E Diela e IV e kreshm\u00ebs, Sh\u00ebn Joani i Shkall\u00ebs, Midis Besimit &amp; Pabesis\u00eb, Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &amp; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 26.03.2023 (Tekst) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"E Diela e IV e kreshm\u00ebs, Sh\u00ebn Joani i Shkall\u00ebs, Midis Besimit &amp; Pabesis\u00eb, Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &amp; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 26.03.2023 (Tekst) \u00abBesoj o Zot. Ndihmom\u00eb n\u00eb pabesin\u00eb time\u00bb (v. 24) Ungjilli i sot\u00ebm na p\u00ebrshkruan nj\u00eb shembull nga shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb panum\u00ebrt. Na tregon se Zoti, me dashurin\u00eb e Tij p\u00ebr njeriun, zbuloi edhe nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr, fuqin\u00eb e s\u00eb mir\u00ebs\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/03\/26\/e-diela-e-iv-e-kreshmes-shen-joani-i-shkalles-midis-besimit-pabesise-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-26-03-2023-tekst\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2023-03-26T18:40:27+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2023-03-27T21:59:27+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52776069880_edd0086890_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52776069880_edd0086890_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/03\/26\/e-diela-e-iv-e-kreshmes-shen-joani-i-shkalles-midis-besimit-pabesise-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-26-03-2023-tekst\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/03\/26\/e-diela-e-iv-e-kreshmes-shen-joani-i-shkalles-midis-besimit-pabesise-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-26-03-2023-tekst\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"E Diela e IV e kreshm\u00ebs, Sh\u00ebn Joani i Shkall\u00ebs, Midis Besimit &#038; Pabesis\u00eb, Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &#038; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 26.03.2023 (Tekst)\",\"datePublished\":\"2023-03-26T18:40:27+00:00\",\"dateModified\":\"2023-03-27T21:59:27+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/03\/26\/e-diela-e-iv-e-kreshmes-shen-joani-i-shkalles-midis-besimit-pabesise-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-26-03-2023-tekst\/\"},\"wordCount\":1578,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/03\/26\/e-diela-e-iv-e-kreshmes-shen-joani-i-shkalles-midis-besimit-pabesise-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-26-03-2023-tekst\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52776069880_edd0086890_b.jpg\",\"keywords\":[\"Mitropolia e Beratit\",\"Predikimet e se Dieles &amp; Festive\"],\"articleSection\":[\"Predikimet e se Dieles &amp; Festive\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/03\/26\/e-diela-e-iv-e-kreshmes-shen-joani-i-shkalles-midis-besimit-pabesise-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-26-03-2023-tekst\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/03\/26\/e-diela-e-iv-e-kreshmes-shen-joani-i-shkalles-midis-besimit-pabesise-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-26-03-2023-tekst\/\",\"name\":\"E Diela e IV e kreshm\u00ebs, Sh\u00ebn Joani i Shkall\u00ebs, Midis Besimit & Pabesis\u00eb, Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs & Kanin\u00ebs, H. Ignati, 26.03.2023 (Tekst) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/03\/26\/e-diela-e-iv-e-kreshmes-shen-joani-i-shkalles-midis-besimit-pabesise-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-26-03-2023-tekst\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/03\/26\/e-diela-e-iv-e-kreshmes-shen-joani-i-shkalles-midis-besimit-pabesise-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-26-03-2023-tekst\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52776069880_edd0086890_b.jpg\",\"datePublished\":\"2023-03-26T18:40:27+00:00\",\"dateModified\":\"2023-03-27T21:59:27+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/03\/26\/e-diela-e-iv-e-kreshmes-shen-joani-i-shkalles-midis-besimit-pabesise-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-26-03-2023-tekst\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/03\/26\/e-diela-e-iv-e-kreshmes-shen-joani-i-shkalles-midis-besimit-pabesise-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-26-03-2023-tekst\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/03\/26\/e-diela-e-iv-e-kreshmes-shen-joani-i-shkalles-midis-besimit-pabesise-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-26-03-2023-tekst\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52776069880_edd0086890_b.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52776069880_edd0086890_b.jpg\",\"width\":\"807\",\"height\":\"980\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/03\/26\/e-diela-e-iv-e-kreshmes-shen-joani-i-shkalles-midis-besimit-pabesise-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-26-03-2023-tekst\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"E Diela e IV e kreshm\u00ebs, Sh\u00ebn Joani i Shkall\u00ebs, Midis Besimit &#038; Pabesis\u00eb, Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &#038; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 26.03.2023 (Tekst)\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"E Diela e IV e kreshm\u00ebs, Sh\u00ebn Joani i Shkall\u00ebs, Midis Besimit & Pabesis\u00eb, Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs & Kanin\u00ebs, H. Ignati, 26.03.2023 (Tekst) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/03\/26\/e-diela-e-iv-e-kreshmes-shen-joani-i-shkalles-midis-besimit-pabesise-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-26-03-2023-tekst\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"E Diela e IV e kreshm\u00ebs, Sh\u00ebn Joani i Shkall\u00ebs, Midis Besimit & Pabesis\u00eb, Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs & Kanin\u00ebs, H. Ignati, 26.03.2023 (Tekst) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"E Diela e IV e kreshm\u00ebs, Sh\u00ebn Joani i Shkall\u00ebs, Midis Besimit &amp; Pabesis\u00eb, Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &amp; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 26.03.2023 (Tekst) \u00abBesoj o Zot. Ndihmom\u00eb n\u00eb pabesin\u00eb time\u00bb (v. 24) Ungjilli i sot\u00ebm na p\u00ebrshkruan nj\u00eb shembull nga shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb panum\u00ebrt. Na tregon se Zoti, me dashurin\u00eb e Tij p\u00ebr njeriun, zbuloi edhe nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr, fuqin\u00eb e s\u00eb mir\u00ebs","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/03\/26\/e-diela-e-iv-e-kreshmes-shen-joani-i-shkalles-midis-besimit-pabesise-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-26-03-2023-tekst\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2023-03-26T18:40:27+00:00","article_modified_time":"2023-03-27T21:59:27+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52776069880_edd0086890_b.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_image":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52776069880_edd0086890_b.jpg","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/03\/26\/e-diela-e-iv-e-kreshmes-shen-joani-i-shkalles-midis-besimit-pabesise-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-26-03-2023-tekst\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/03\/26\/e-diela-e-iv-e-kreshmes-shen-joani-i-shkalles-midis-besimit-pabesise-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-26-03-2023-tekst\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"E Diela e IV e kreshm\u00ebs, Sh\u00ebn Joani i Shkall\u00ebs, Midis Besimit &#038; Pabesis\u00eb, Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &#038; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 26.03.2023 (Tekst)","datePublished":"2023-03-26T18:40:27+00:00","dateModified":"2023-03-27T21:59:27+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/03\/26\/e-diela-e-iv-e-kreshmes-shen-joani-i-shkalles-midis-besimit-pabesise-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-26-03-2023-tekst\/"},"wordCount":1578,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/03\/26\/e-diela-e-iv-e-kreshmes-shen-joani-i-shkalles-midis-besimit-pabesise-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-26-03-2023-tekst\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52776069880_edd0086890_b.jpg","keywords":["Mitropolia e Beratit","Predikimet e se Dieles &amp; Festive"],"articleSection":["Predikimet e se Dieles &amp; Festive"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/03\/26\/e-diela-e-iv-e-kreshmes-shen-joani-i-shkalles-midis-besimit-pabesise-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-26-03-2023-tekst\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/03\/26\/e-diela-e-iv-e-kreshmes-shen-joani-i-shkalles-midis-besimit-pabesise-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-26-03-2023-tekst\/","name":"E Diela e IV e kreshm\u00ebs, Sh\u00ebn Joani i Shkall\u00ebs, Midis Besimit & Pabesis\u00eb, Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs & Kanin\u00ebs, H. Ignati, 26.03.2023 (Tekst) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/03\/26\/e-diela-e-iv-e-kreshmes-shen-joani-i-shkalles-midis-besimit-pabesise-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-26-03-2023-tekst\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/03\/26\/e-diela-e-iv-e-kreshmes-shen-joani-i-shkalles-midis-besimit-pabesise-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-26-03-2023-tekst\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52776069880_edd0086890_b.jpg","datePublished":"2023-03-26T18:40:27+00:00","dateModified":"2023-03-27T21:59:27+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/03\/26\/e-diela-e-iv-e-kreshmes-shen-joani-i-shkalles-midis-besimit-pabesise-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-26-03-2023-tekst\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/03\/26\/e-diela-e-iv-e-kreshmes-shen-joani-i-shkalles-midis-besimit-pabesise-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-26-03-2023-tekst\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/03\/26\/e-diela-e-iv-e-kreshmes-shen-joani-i-shkalles-midis-besimit-pabesise-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-26-03-2023-tekst\/#primaryimage","url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52776069880_edd0086890_b.jpg","contentUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52776069880_edd0086890_b.jpg","width":"807","height":"980"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/03\/26\/e-diela-e-iv-e-kreshmes-shen-joani-i-shkalles-midis-besimit-pabesise-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-26-03-2023-tekst\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"E Diela e IV e kreshm\u00ebs, Sh\u00ebn Joani i Shkall\u00ebs, Midis Besimit &#038; Pabesis\u00eb, Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &#038; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 26.03.2023 (Tekst)"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63820","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63820"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63820\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":63821,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63820\/revisions\/63821"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63822"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63820"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63820"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63820"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}