{"id":63710,"date":"2023-03-12T20:20:48","date_gmt":"2023-03-12T19:20:48","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=63710"},"modified":"2023-03-15T17:58:39","modified_gmt":"2023-03-15T16:58:39","slug":"e-diela-ii-e-kreshmes-shen-grigor-pallamai-pesha-e-paperballueshme-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-12-03-2023-tekst","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/03\/12\/e-diela-ii-e-kreshmes-shen-grigor-pallamai-pesha-e-paperballueshme-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-12-03-2023-tekst\/","title":{"rendered":"E Diela II e Kreshm\u00ebs (Sh\u00ebn Grigor Pallamai), Pesha e Pap\u00ebrballueshme, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &#038; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 12.03.2023. (Tekst)"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: justify;\">\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"E_Diela_II_e_Kreshmes_Shen_Grigor_Pallamai_Pesha_e_Paperballueshme_nga_Mitropoliti_i_Beratit_Vlores_Kanines_H_Ignati_12032023_Tekst\"><\/span><strong>E Diela II e Kreshm\u00ebs (Sh\u00ebn Grigor Pallamai), Pesha e Pap\u00ebrballueshme, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &amp; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 12.03.2023. (Tekst)<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: right;\"><em>\u00abBir, t\u2019u fal\u00ebn m\u00ebkatet e tua\u00bb (v. 5)<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">Pjesa e sotme e Ungjillit, na shfaq Jisu Krishtin t\u00eb predikoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb Kapernaumit. Zoti, nuk humbiste rast p\u00ebr t\u00eb shpallur fjal\u00ebn e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. \u00abU predikonte atyre fjal\u00ebn\u00bb sh\u00ebnon Ungjillori i hirsh\u00ebm. Krishti erdhi n\u00eb bot\u00eb q\u00eb t\u00eb predikoj\u00eb. Gj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb duhej b\u00ebr\u00eb ishte t\u00eb ndri\u00e7ohej njeriu, q\u00eb t\u00eb rigjej\u00eb rrug\u00ebn e per\u00ebndinjohjes s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb; t\u00eb ndri\u00e7ohet logjika e tij, mendja e tij. Fjal\u00ebn e Tij e shoq\u00ebronte me sh\u00ebrimet e t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve. Por fjala e Krishtit peshon m\u00eb tep\u00ebr nga mrekullit\u00eb e Tij. Ato b\u00ebhen q\u00eb t\u00eb sigurojn\u00eb v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e fjal\u00ebs s\u00eb Tij. Ungjillori i hirsh\u00ebm na flet akoma edhe p\u00ebr p\u00ebrpjekjet e m\u00ebdha dhe luft\u00ebn q\u00eb nd\u00ebrmorr\u00ebn njer\u00ebzit me bes\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, q\u00eb t\u00eb paraqiten p\u00ebrpara Zotit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"i\"><\/span><strong>* * *<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">Kat\u00ebr njer\u00ebz transportonin nj\u00eb t\u00eb af\u00ebrm apo mik t\u00eb tyre, q\u00eb ishte i paralizuar. E transportonin me shtratin e tij, p\u00ebrderisa ishte kaq i pafuqish\u00ebm dhe i pamundur. Por m\u00eb kot p\u00ebrpiqeshin t\u00eb kalojn\u00eb midis turm\u00ebs s\u00eb dendur q\u00eb t\u2019i afrohen Zotit. Dhe meqen\u00ebse k\u00ebt\u00eb nuk mund\u00ebn ta arrinin, u ngjit\u00ebn n\u00eb \u00e7atin\u00eb e sht\u00ebpis\u00eb, e hap\u00ebn at\u00eb, dhe me mundim t\u00eb madh zbrit\u00ebn shtratin ku dergjej i s\u00ebmuri dhe e vendos\u00ebn para k\u00ebmb\u00ebve t\u00eb Mjekut \u00e7udib\u00ebr\u00ebs. Kaq e madhe ishte besa e tyre tek Krishti.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00abEdhe Jisui, kur pa besimin e tyre, i thot\u00eb t\u00eb paralizuarit: Bir, t\u2019u fal\u00ebn m\u00ebkatet e tua\u00bb. Krishti nuk priste t\u00eb d\u00ebgjonte t\u00eb shprehet me fjal\u00eb besa e tyre. E pa. Shikimi i Tij shpirt\u00ebror, hyri n\u00eb thell\u00ebsit\u00eb e zemr\u00ebs njer\u00ebzore. Dhe atje, n\u00eb thell\u00ebsit\u00eb e saj, pa bes\u00ebn e tyre t\u00eb madhe. Me syt\u00eb e Tij trupor, pa p\u00ebrpjekjet dhe mundimin e tyre p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb njeriun e s\u00ebmur\u00eb p\u00ebrpara Tij. Besa e tyre, rrjedhimisht, ishte e dukshme.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"i-2\"><\/span><strong>* * *<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pabesia e shkronj\u00ebsve q\u00eb ndodheshin n\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje, ishte gjithashtu e dukshme. Ai blasfemon, thoshin brenda tyre. Kush tjet\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7 Per\u00ebndis\u00eb, mund t\u00eb fal\u00eb m\u00ebkate? (v.. -Zoti i dinte ato q\u00eb mendonin dhe filloi t\u2019i qortoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qet\u00eb. P\u00ebrse mendoni gj\u00ebra t\u00eb tilla? -u thoshte. Zoti lexon zemrat dinake me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn leht\u00ebsi q\u00eb lexon edhe t\u00eb qashtrat. Ashtu si\u00e7 njohu menj\u00ebher\u00eb zemr\u00ebn e past\u00ebr dhe t\u00eb qasht\u00ebr t\u00eb Nathanaelit, q\u00eb nuk kishte dinak\u00ebri dhe mashtrim, k\u00ebshtu njehu menj\u00ebher\u00eb zemrat e papastra t\u00eb shkronj\u00ebsve, q\u00eb ishin t\u00eb mbushura me dinak\u00ebri. Q\u00eb tu tregoj\u00eb pra, se ka pushtet sa n\u00eb trupat aq edhe n\u00eb shpirtrat e njer\u00ebzve; sa t\u00eb fal\u00eb m\u00ebkate aq edhe t\u00eb sh\u00ebroj\u00eb trupa t\u00eb s\u00ebmur\u00eb. Zoti i thot\u00eb t\u00eb paralizuarit: \u00abTy t\u00eb them, ngrihu dhe merr shtratin t\u00ebnd e shko n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb t\u00ebnde\u00bb (v. 11). Dhe para nj\u00eb fjale t\u00eb till\u00eb t\u00eb pushtetshme, njeriu i Paralizuar u \u00e7ua menj\u00ebher\u00eb, mori shtratin mbi supe dhe kaloi p\u00ebrpara t\u00eb gjith\u00ebve. Dhe t\u00eb gjith\u00eb admiruan dhe lavd\u00ebruan Per\u00ebndin\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb: Gj\u00ebra t\u00eb tilla s\u2019kemi par\u00eb kurr\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"i-3\"><\/span><strong>* * *<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">Njeriu i sh\u00ebndetsh\u00ebm shpirt\u00ebrisht, duron n\u00eb t\u00eb nxeht\u00eb e n\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb, n\u00eb uri e n\u00eb etje, n\u00eb pagjum\u00ebsi e mundim, n\u00eb dhimbje e n\u00eb s\u00ebmundje, madje edhe n\u00eb p\u00ebrndjekje e tortura. Por vet\u00ebm nj\u00eb gj\u00eb nuk duron: Pesh\u00ebn e m\u00ebkatit. Pesha e m\u00ebkatit e gjunj\u00ebzon, e d\u00ebrrmon. Madje edhe kur nuk e ndiejm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb, edhe at\u00ebher\u00eb, pesha e m\u00ebkatit vepron dinak\u00ebrisht n\u00eb organizmin ton\u00eb shpirt\u00ebror por edhe trupor, dhe e shkat\u00ebrron. Dhe \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb pesh\u00ebs s\u00eb m\u00ebkatit, n\u00ebse nuk marrim masa n\u00eb koh\u00eb, t\u00eb rr\u00ebnohet papritmas organizmi yn\u00eb dhe trup\u00ebrisht dhe shpirt\u00ebrisht. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast gjen zbatim t\u00eb plot\u00eb dhe v\u00ebrtetohet himni i Kish\u00ebs n\u00eb madh\u00ebshitimin e Paraklisit t\u00eb Shenjt\u00eb drejtuar Hyjlind\u00ebses s\u00eb T\u00ebr\u00ebshenjt\u00eb: \u00abBarra e m\u00ebkateve m\u00eb d\u00ebrrmon, m\u2019u s\u00ebmur pra trupi, edhe shpirti m\u2019u err n\u00eb ferr\u00bb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kemi pra, nevoj\u00eb biologjike t\u00eb \u00e7lirohemi nga barra e m\u00ebkateve tona.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"i-4\"><\/span><strong>* * *<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">Por, nga vjen kjo nevoj\u00eb?<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Njeriu \u00ebsht\u00eb gatuar q\u00eb t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb paqe me Per\u00ebndin\u00eb. M\u00ebkati trondit marr\u00ebdh\u00ebniet e tij me At\u00e9, dhe k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb si ta shpjer\u00eb n\u00eb nj\u00eb gjendje t\u00eb kund\u00ebrt me natyr\u00ebn e tij. Madje q\u00eb prej fillimit t\u00eb Krijimit dhe t\u00eb historis\u00eb njer\u00ebzore, e v\u00ebm\u00eb re k\u00ebt\u00eb fenomen. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00e7ifti i njer\u00ebzve t\u00eb par\u00eb jetonte n\u00eb paqe, me gjith\u00eb krijes\u00ebn dhe Krijuesin, erdhi shkelja. Sapo u b\u00eb m\u00ebkati, ndjenja e fajit solli trazira n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e tyre paq\u00ebsore me Per\u00ebndin\u00eb dhe n\u00eb ritmin normal t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre. Prandaj ndjen\u00eb edhe nevoj\u00ebn t\u00eb fshihen nga Per\u00ebndia.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Dhe shikojm\u00eb p\u00ebrs\u00ebri, q\u00eb nga agimi i historis\u00eb njer\u00ebzore, nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb vazhdueshme dhe t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb t\u00eb njeriut, p\u00ebr t\u2019u pajtuar me Krijuesin e tij. Historia njer\u00ebzore shkruhet nga marr\u00ebdh\u00ebniet e njeriut me Per\u00ebndin\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ekzistojn\u00eb altar\u00ebt dhe theroret, tempujt dhe adhurimi hyjnor.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"i-5\"><\/span><strong>* * *<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">Por drama e tmerrshme e njeriut \u00ebsht\u00eb se, me gjith\u00eb p\u00ebrpjekjen e tij t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar, nuk e ndjen veten e tij t\u00eb qet\u00eb, nuk bindet se Per\u00ebndia u pajtua p\u00ebrs\u00ebri me t\u00eb. Prandaj pesha e m\u00ebkatit vazhdon t\u00eb shtyp\u00eb shpirtin e njeriut dhe t\u00eb shtoj\u00eb tragjicitetin e dram\u00ebs s\u00eb tij. Dometh\u00ebn\u00eb, tek m\u00ebkatet e vjetra, shtremb\u00ebrimi q\u00eb vjen nga tronditja e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb tij me Per\u00ebndin\u00eb, shton p\u00ebrs\u00ebri edhe t\u00eb tjera t\u00eb reja, dhe m\u00ebkati p\u00ebr njeriun, n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre, b\u00ebhet natyr\u00eb e dyt\u00eb. \u00cbsht\u00eb \u00abtrupi i vdekjes\u00bb (Rom. 7:24), si\u00e7 e quan apostull Pavli, q\u00eb ndrydh organizmin ton\u00eb trupor dhe shpirt\u00ebror. N\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje ndodhej njeriu i mjer\u00eb, kur erdhi n\u00eb bot\u00eb \u00abBiri i njeriut\u00bb, Zoti yn\u00eb, dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gjendje vazhdojn\u00eb t\u00eb gjenden deri sot, edhe ata q\u00eb nuk kan\u00eb kuptuar me p\u00ebrpikm\u00ebri thelbin e mesazhit t\u00eb Tij, se: \u00abBiri i njeriut ka pushtet t\u00eb fal\u00eb m\u00ebkate mbi dhe\u00bb (Mat. 9:6).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"i-6\"><\/span><strong>* * *<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">K\u00ebt\u00eb pushtet realisht shp\u00ebtues, Zoti, pas Ngjalljes, ia kaloi Nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb Tij: \u00abSi\u00e7 m\u00eb d\u00ebrgoi Ati, edhe un\u00eb ju d\u00ebrgoj ju. Edhe si tha k\u00ebt\u00eb, fryu dhe u thot\u00eb atyre: Merrni Frym\u00eb t\u00eb Shenjt\u00eb. Kujtdo q\u00eb t\u2019u falni m\u00ebkatet, u jan\u00eb falur atyre\u00bb (Joani 20:21-23). Nx\u00ebn\u00ebsit p\u00ebrs\u00ebri, ua kaluan k\u00ebt\u00eb pushtet pasuesve t\u00eb tyre dhe k\u00ebshtu, deri m\u00eb sot, njeriu ka mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb \u00e7lirohet nga pesha e m\u00ebkateve t\u00eb tij, t\u00eb ndiej\u00eb se rilindi realisht, se u b\u00eb njeri i ri dhe i leht\u00eb, p\u00ebr sa i p\u00ebrket trupit dhe shpirtit, i mbushur me g\u00ebzim, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrparuar pjes\u00ebn e mbetur t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij. Sigurisht, m\u00eb e mira dhe m\u00eb e dobishmja p\u00ebr ne, \u00ebsht\u00eb t\u00eb mos biem n\u00eb m\u00ebkate t\u00eb reja. Por m\u00eb e mundshmja \u00ebsht\u00eb, se p\u00ebrs\u00ebri do t\u00eb biem n\u00eb gabime t\u00eb reja, do t\u00eb r\u00ebndohemi me nj\u00eb barr\u00eb t\u00eb re m\u00ebkatesh. Por p\u00ebrs\u00ebri Nx\u00ebn\u00ebsi i dashuris\u00eb na kujton: \u00abN\u00eb m\u00ebkatoft\u00eb ndonj\u00eb, kemi kusht t\u00eb lutet tek Ati, Jisu Krishtin e drejt\u00eb. Dhe ai \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrblimi p\u00ebr m\u00ebkatet tona\u00bb (I Joani 2:1-2).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Q\u00ebndrimi i disave se, p\u00ebrderisa p\u00ebrs\u00ebri do t\u00eb m\u00ebkatojm\u00eb, p\u00ebr \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb rr\u00ebfehemi, \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht i gabuar si m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb menduari. \u00cbsht\u00eb si t\u00eb mos duam t\u00eb na sh\u00ebroj\u00eb mjeku, meqen\u00ebse \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e mundur t\u00eb s\u00ebmuremi p\u00ebrs\u00ebri. Ne do t\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u00eb mos m\u00ebkatojm\u00eb. Por edhe n\u00ebse ndodh dhe biem, menj\u00ebher\u00eb t\u00eb vrapojm\u00eb tek Mjeku shpirt\u00ebror. Nxitja e Kish\u00ebs \u00ebsht\u00eb: sa her\u00eb t\u00eb biesh, ngrihu dhe do t\u00eb sh\u00ebrohesh.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ndoshta p\u00ebrs\u00ebri do t\u00eb pyes\u00eb dikush: Po mir\u00eb, k\u00ebshtu do vej\u00eb jeta jon\u00eb? Do t\u00eb m\u00ebkatojm\u00eb leht\u00eb n\u00eb nd\u00ebrgjegje dhe menj\u00ebher\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb faljen e m\u00ebkateve tona, q\u00eb t\u00eb vazhdom\u00eb m\u00eb pas t\u00eb m\u00ebkatojm\u00eb? Nuk \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb tallje? P\u00ebrgjigja \u00ebsht\u00eb se Per\u00ebndia k\u00ebrkon q\u00eb ne, n\u00eb mir\u00ebbesim, t\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u00eb mos biem p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb m\u00ebkate. Por edhe n\u00ebse me gjith\u00eb p\u00ebrpjekjen ton\u00eb t\u00eb mir\u00eb, biem p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb m\u00ebkate, \u00e7far\u00eb thot\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Fryma e Per\u00ebndis\u00eb? \u00abN\u00eb m\u00ebkatoft\u00eb ndonj\u00eb, kemi kusht t\u00eb lutet tek Ati. Cili? Jisu Krishtin e drejt\u00eb\u00bb, vet\u00eb Zotin ton\u00eb. Ai, i Cili, si njeri njohu fuqin\u00eb e ngasjes, do t\u00eb jet\u00eb mbrojt\u00ebsi yn\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"i-7\"><\/span><strong>* * *<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">V\u00ebllez\u00ebrit e mi t\u00eb dashur m\u00eb Krishtin!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Le t\u00eb mos trembemi, le t\u00eb mos ngurojm\u00eb. Ai q\u00eb vazhdon t\u00eb mbaj\u00eb mbi veten e tij pesh\u00ebn e pap\u00ebrballueshme t\u00eb m\u00ebkatit, padrejt\u00ebson veten dhe shp\u00ebrdoron nj\u00eb dhurat\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. \u00abLe t\u2019i afrohemi pra me guxim fronit t\u00eb hirit, q\u00eb t\u00eb marrim p\u00ebrd\u00ebllim dhe t\u00eb gjejm\u00eb hir p\u00ebr ndihm\u00eb n\u00eb koh\u00eb nevoje\u00bb; \u00abSepse s\u2019kemi kryeprift q\u00eb t\u00eb mos mund t\u2019i vij\u00eb keq p\u00ebr dob\u00ebsit\u00eb tona\u00bb (Heb. 4:16,15).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">U b\u00ebft\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E Diela II e Kreshm\u00ebs (Sh\u00ebn Grigor Pallamai), Pesha e Pap\u00ebrballueshme, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &amp; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 12.03.2023. (Tekst) \u00abBir, t\u2019u fal\u00ebn m\u00ebkatet e tua\u00bb (v. 5) Pjesa e sotme e Ungjillit, na shfaq Jisu Krishtin t\u00eb predikoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb Kapernaumit. Zoti, nuk humbiste rast p\u00ebr t\u00eb shpallur fjal\u00ebn e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. \u00abU predikonte atyre fjal\u00ebn\u00bb sh\u00ebnon Ungjillori i hirsh\u00ebm.<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":63712,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52749378681_658dac4566_b.jpg","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[2777],"tags":[2783,2779],"class_list":["post-63710","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-predikimet-e-se-dieles-festive","tag-mitropolia-e-beratit","tag-predikimet-e-se-dieles-festive"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>E Diela II e Kreshm\u00ebs (Sh\u00ebn Grigor Pallamai), Pesha e Pap\u00ebrballueshme, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &amp; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 12.03.2023. (Tekst) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/03\/12\/e-diela-ii-e-kreshmes-shen-grigor-pallamai-pesha-e-paperballueshme-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-12-03-2023-tekst\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"E Diela II e Kreshm\u00ebs (Sh\u00ebn Grigor Pallamai), Pesha e Pap\u00ebrballueshme, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &amp; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 12.03.2023. (Tekst) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"E Diela II e Kreshm\u00ebs (Sh\u00ebn Grigor Pallamai), Pesha e Pap\u00ebrballueshme, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &amp; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 12.03.2023. (Tekst) \u00abBir, t\u2019u fal\u00ebn m\u00ebkatet e tua\u00bb (v. 5) Pjesa e sotme e Ungjillit, na shfaq Jisu Krishtin t\u00eb predikoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb Kapernaumit. Zoti, nuk humbiste rast p\u00ebr t\u00eb shpallur fjal\u00ebn e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. \u00abU predikonte atyre fjal\u00ebn\u00bb sh\u00ebnon Ungjillori i hirsh\u00ebm.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/03\/12\/e-diela-ii-e-kreshmes-shen-grigor-pallamai-pesha-e-paperballueshme-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-12-03-2023-tekst\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2023-03-12T19:20:48+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2023-03-15T16:58:39+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52749378681_658dac4566_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52749378681_658dac4566_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/03\/12\/e-diela-ii-e-kreshmes-shen-grigor-pallamai-pesha-e-paperballueshme-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-12-03-2023-tekst\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/03\/12\/e-diela-ii-e-kreshmes-shen-grigor-pallamai-pesha-e-paperballueshme-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-12-03-2023-tekst\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"E Diela II e Kreshm\u00ebs (Sh\u00ebn Grigor Pallamai), Pesha e Pap\u00ebrballueshme, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &#038; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 12.03.2023. (Tekst)\",\"datePublished\":\"2023-03-12T19:20:48+00:00\",\"dateModified\":\"2023-03-15T16:58:39+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/03\/12\/e-diela-ii-e-kreshmes-shen-grigor-pallamai-pesha-e-paperballueshme-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-12-03-2023-tekst\/\"},\"wordCount\":1719,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/03\/12\/e-diela-ii-e-kreshmes-shen-grigor-pallamai-pesha-e-paperballueshme-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-12-03-2023-tekst\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52749378681_658dac4566_b.jpg\",\"keywords\":[\"Mitropolia e Beratit\",\"Predikimet e se Dieles &amp; Festive\"],\"articleSection\":[\"Predikimet e se Dieles &amp; Festive\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/03\/12\/e-diela-ii-e-kreshmes-shen-grigor-pallamai-pesha-e-paperballueshme-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-12-03-2023-tekst\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/03\/12\/e-diela-ii-e-kreshmes-shen-grigor-pallamai-pesha-e-paperballueshme-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-12-03-2023-tekst\/\",\"name\":\"E Diela II e Kreshm\u00ebs (Sh\u00ebn Grigor Pallamai), Pesha e Pap\u00ebrballueshme, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs & Kanin\u00ebs, H. Ignati, 12.03.2023. (Tekst) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/03\/12\/e-diela-ii-e-kreshmes-shen-grigor-pallamai-pesha-e-paperballueshme-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-12-03-2023-tekst\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/03\/12\/e-diela-ii-e-kreshmes-shen-grigor-pallamai-pesha-e-paperballueshme-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-12-03-2023-tekst\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52749378681_658dac4566_b.jpg\",\"datePublished\":\"2023-03-12T19:20:48+00:00\",\"dateModified\":\"2023-03-15T16:58:39+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/03\/12\/e-diela-ii-e-kreshmes-shen-grigor-pallamai-pesha-e-paperballueshme-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-12-03-2023-tekst\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/03\/12\/e-diela-ii-e-kreshmes-shen-grigor-pallamai-pesha-e-paperballueshme-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-12-03-2023-tekst\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/03\/12\/e-diela-ii-e-kreshmes-shen-grigor-pallamai-pesha-e-paperballueshme-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-12-03-2023-tekst\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52749378681_658dac4566_b.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52749378681_658dac4566_b.jpg\",\"width\":\"640\",\"height\":\"425\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/03\/12\/e-diela-ii-e-kreshmes-shen-grigor-pallamai-pesha-e-paperballueshme-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-12-03-2023-tekst\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"E Diela II e Kreshm\u00ebs (Sh\u00ebn Grigor Pallamai), Pesha e Pap\u00ebrballueshme, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &#038; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 12.03.2023. (Tekst)\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"E Diela II e Kreshm\u00ebs (Sh\u00ebn Grigor Pallamai), Pesha e Pap\u00ebrballueshme, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs & Kanin\u00ebs, H. Ignati, 12.03.2023. (Tekst) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/03\/12\/e-diela-ii-e-kreshmes-shen-grigor-pallamai-pesha-e-paperballueshme-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-12-03-2023-tekst\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"E Diela II e Kreshm\u00ebs (Sh\u00ebn Grigor Pallamai), Pesha e Pap\u00ebrballueshme, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs & Kanin\u00ebs, H. Ignati, 12.03.2023. (Tekst) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"E Diela II e Kreshm\u00ebs (Sh\u00ebn Grigor Pallamai), Pesha e Pap\u00ebrballueshme, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &amp; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 12.03.2023. (Tekst) \u00abBir, t\u2019u fal\u00ebn m\u00ebkatet e tua\u00bb (v. 5) Pjesa e sotme e Ungjillit, na shfaq Jisu Krishtin t\u00eb predikoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb Kapernaumit. Zoti, nuk humbiste rast p\u00ebr t\u00eb shpallur fjal\u00ebn e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. \u00abU predikonte atyre fjal\u00ebn\u00bb sh\u00ebnon Ungjillori i hirsh\u00ebm.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/03\/12\/e-diela-ii-e-kreshmes-shen-grigor-pallamai-pesha-e-paperballueshme-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-12-03-2023-tekst\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2023-03-12T19:20:48+00:00","article_modified_time":"2023-03-15T16:58:39+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52749378681_658dac4566_b.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_image":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52749378681_658dac4566_b.jpg","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/03\/12\/e-diela-ii-e-kreshmes-shen-grigor-pallamai-pesha-e-paperballueshme-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-12-03-2023-tekst\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/03\/12\/e-diela-ii-e-kreshmes-shen-grigor-pallamai-pesha-e-paperballueshme-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-12-03-2023-tekst\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"E Diela II e Kreshm\u00ebs (Sh\u00ebn Grigor Pallamai), Pesha e Pap\u00ebrballueshme, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &#038; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 12.03.2023. (Tekst)","datePublished":"2023-03-12T19:20:48+00:00","dateModified":"2023-03-15T16:58:39+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/03\/12\/e-diela-ii-e-kreshmes-shen-grigor-pallamai-pesha-e-paperballueshme-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-12-03-2023-tekst\/"},"wordCount":1719,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/03\/12\/e-diela-ii-e-kreshmes-shen-grigor-pallamai-pesha-e-paperballueshme-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-12-03-2023-tekst\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52749378681_658dac4566_b.jpg","keywords":["Mitropolia e Beratit","Predikimet e se Dieles &amp; Festive"],"articleSection":["Predikimet e se Dieles &amp; Festive"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/03\/12\/e-diela-ii-e-kreshmes-shen-grigor-pallamai-pesha-e-paperballueshme-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-12-03-2023-tekst\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/03\/12\/e-diela-ii-e-kreshmes-shen-grigor-pallamai-pesha-e-paperballueshme-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-12-03-2023-tekst\/","name":"E Diela II e Kreshm\u00ebs (Sh\u00ebn Grigor Pallamai), Pesha e Pap\u00ebrballueshme, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs & Kanin\u00ebs, H. Ignati, 12.03.2023. (Tekst) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/03\/12\/e-diela-ii-e-kreshmes-shen-grigor-pallamai-pesha-e-paperballueshme-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-12-03-2023-tekst\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/03\/12\/e-diela-ii-e-kreshmes-shen-grigor-pallamai-pesha-e-paperballueshme-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-12-03-2023-tekst\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52749378681_658dac4566_b.jpg","datePublished":"2023-03-12T19:20:48+00:00","dateModified":"2023-03-15T16:58:39+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/03\/12\/e-diela-ii-e-kreshmes-shen-grigor-pallamai-pesha-e-paperballueshme-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-12-03-2023-tekst\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/03\/12\/e-diela-ii-e-kreshmes-shen-grigor-pallamai-pesha-e-paperballueshme-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-12-03-2023-tekst\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/03\/12\/e-diela-ii-e-kreshmes-shen-grigor-pallamai-pesha-e-paperballueshme-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-12-03-2023-tekst\/#primaryimage","url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52749378681_658dac4566_b.jpg","contentUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52749378681_658dac4566_b.jpg","width":"640","height":"425"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/03\/12\/e-diela-ii-e-kreshmes-shen-grigor-pallamai-pesha-e-paperballueshme-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-12-03-2023-tekst\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"E Diela II e Kreshm\u00ebs (Sh\u00ebn Grigor Pallamai), Pesha e Pap\u00ebrballueshme, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &#038; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 12.03.2023. (Tekst)"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63710","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63710"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63710\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":63711,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63710\/revisions\/63711"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63712"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63710"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63710"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63710"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}