{"id":62928,"date":"2024-12-23T00:02:05","date_gmt":"2024-12-22T23:02:05","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=62928"},"modified":"2024-12-24T22:30:12","modified_gmt":"2024-12-24T21:30:12","slug":"23-dhjetor-oshenar-naumi-ne-oher-cudiberes-10-deshmoret-e-kretes-oshenar-pavli-kryepiskop-i-neoqesarise-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/23\/23-dhjetor-oshenar-naumi-ne-oher-cudiberes-10-deshmoret-e-kretes-oshenar-pavli-kryepiskop-i-neoqesarise-2\/","title":{"rendered":"&#8211; 23 Dhjetor &#8211; Osh\u00ebnar Naumi n\u00eb Oh\u00ebr, \u00e7udib\u00ebr\u00ebs. 10 d\u00ebshmor\u00ebt e Kret\u00ebs. Osh\u00ebnar Pavli, kryepiskop i Neoqesaris\u00eb."},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>&#8211; Osh\u00ebnar Naumi n\u00eb Oh\u00ebr, \u00c7udib\u00ebr\u00ebs &#8211;<\/strong><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">I lindur n\u00eb tok\u00eb bizantine, n\u00eb epok\u00ebn kur Kisha po zbukurohej p\u00ebrs\u00ebri me ikonat e shenjta (nga viti 843), ati yn\u00eb i shenjt\u00eb Naumi u b\u00eb nx\u00ebn\u00ebsi i apostujve t\u00eb lavdish\u00ebm t\u00eb sllav\u00ebve: sh\u00ebn Konstandinit (Kirillit), Metodit dhe Klementit dhe u nis bashk\u00eb me ta n\u00eb mision drejt krahinave pak t\u00eb qytet\u00ebruara t\u00eb Evrop\u00ebs Qendrore (nga viti 863).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Mbret\u00ebria e re e Moravis\u00eb (krahina e Danubit t\u00eb mes\u00ebm) midis Bohemis\u00eb, Bavaris\u00eb dhe Sllovakis\u00eb) p\u00ebrb\u00ebhej nga popullsi sllave me zakone ende barbare. Apostujt e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Krishtit i p\u00ebrshkuan k\u00ebto krahina p\u00ebr t\u00eb predikuar fjal\u00ebn e Zotit mes shum\u00eb mundimeve dhe sprovave t\u00eb panum\u00ebrta, duke vuajtur or\u00eb e \u00e7ast, duke duruar talljet dhe p\u00ebrbuzjet e barbar\u00ebve, urin\u00eb, t\u00eb ftoht\u00ebt dhe t\u00eb rrahurat. Ata arrit\u00ebn sukses t\u00eb madh dhe t\u00eb shpejt\u00eb ndryshe nga misionar\u00ebt frank\u00eb t\u00eb ardhur nga Gjermania, q\u00eb tentonin t\u00eb impononin gjuh\u00ebn dhe zakonet latine mbi ato popullsi. Apostujt e rinj m\u00ebsuan gjuh\u00ebn e vendit e t\u00eb banor\u00ebve dhe nis\u00ebn t\u00eb p\u00ebrkthejn\u00eb n\u00eb sllavisht Shkrimin e Shenjt\u00eb dhe Liturgjin\u00eb e Sh\u00ebn Joan Gojartit. Meq\u00eb kjo gjuh\u00eb nuk kishte alfabet, shenjtor\u00ebt e krijuan at\u00eb dhe i dhan\u00eb k\u00ebshtu bazamente t\u00eb forta misionit t\u00eb tyre me an\u00eb t\u00eb librave dhe shkrimit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Meq\u00eb vepra e tyre po p\u00ebrhapej me shpejt\u00ebsi t\u00eb madhe, ata shkuan n\u00eb Rom\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb mb\u00ebshtetjen dhe p\u00ebrkujdesjen e papa Adrianit II (867-872). Ata u prit\u00ebn me shum\u00eb shk\u00eblqim n\u00eb oborrin e patriarkut t\u00eb Per\u00ebndimit dhe u nderuan si t\u00eb d\u00ebrguar t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. Pas krahasimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb me tekstet greke, p\u00ebrkthimet e tyre n\u00eb gjith\u00e7ka ishin besnike dhe t\u00eb denja q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdoreshin p\u00ebr ungjill\u00ebzimin e popujve sllav\u00eb. Papa u dha me g\u00ebzim bekimin e tij, u dha prift\u00ebrin\u00eb shum\u00eb prej nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb tyre dhe dha urdh\u00ebr q\u00eb Liturgjia Hyjnore t\u00eb kryhej n\u00eb sllavisht n\u00eb mjaft kisha t\u00eb qytetit. Gjat\u00eb q\u00ebndrimit atje, Per\u00ebndia e shfaqi n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb aq t\u00eb lart\u00eb mb\u00ebshtetjen e Tij ndaj sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebve t\u00eb Vet, saq\u00eb me nj\u00eb shikim t\u00eb vet\u00ebm ata sh\u00ebronin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb mrekullueshme t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt dhe gjith\u00eb sa ndodheshin n\u00eb sprova, t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebrkonin lutjet e tyre. Duke qen\u00eb m\u00eb i riu, sh\u00ebn Naumi shquhej jo m\u00eb pak se shok\u00ebt e tij p\u00ebr zellin apostolik dhe fuqin\u00eb mrekullib\u00ebr\u00ebse.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pasi e lan\u00eb sh\u00ebn Konstandinin t\u00eb mbaronte n\u00eb paqe dit\u00ebt e tij n\u00eb nj\u00eb manastir t\u00eb Rom\u00ebs dedikuar sh\u00ebn Kirillit, sh\u00ebn Metodi dhe shok\u00ebt e tij mor\u00ebn p\u00ebrs\u00ebri rrug\u00ebn drejt fushave t\u00eb Veriut. I em\u00ebruar nga papa si kryepiskop i Panonis\u00eb, n\u00eb selin\u00eb e vjet\u00ebr t\u00eb Sirmiumit, me juridiksion mbi territoret sllave t\u00eb Panonis\u00eb, Moravis\u00eb, Sllovakis\u00eb dhe mbi nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Kroacis\u00eb, Metodi u ngarkua t\u00eb vazhdonte vepr\u00ebn e nisur. Por situata kishte ndryshuar. Sovrani i Moravis\u00eb, duke k\u00ebrkuar mbrojtjen e mbretit frank Luigj Gjermanikut, i l\u00ebshoi territoret n\u00eb influenc\u00ebn e misionar\u00ebve gjerman\u00eb, q\u00eb k\u00ebrkonin t\u00eb p\u00ebrhapnin herezin\u00eb latine t\u00eb Filioque dhe donin t\u00eb impononin kudo liturgjin\u00eb n\u00eb latinisht, duke premtuar p\u00ebrdorimin e sllavishtes p\u00ebr predikimin. Kur mb\u00ebrriti n\u00eb dioqez\u00ebn e tij, kryepiskopi Metod dhe misionar\u00ebt e tij u quajt\u00ebn uzurpator\u00eb. I arrestuan dhe I keqtrajtuan, pastaj fshehurazi i fut\u00ebn n\u00eb nj\u00eb burg t\u00eb Suabis\u00eb, ku nuk kishin gj\u00ebrat e domosdoshme p\u00ebr t\u2019u mbrojtur nga ashp\u00ebrsia e klim\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb burg, sh\u00ebn Naumi shfaqi p\u00ebrs\u00ebri pushtetin e lutjes s\u00eb tij, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb hapeshin dyert n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb mrekullueshme. M\u00eb n\u00eb fund i liruan dhe arrit\u00ebn t\u00eb nisnin p\u00ebrs\u00ebri vepr\u00ebn e themelimit t\u00eb Kish\u00ebs sllave t\u00eb Evrop\u00ebs Qendrore, n\u00eb mes t\u00eb sprovave dhe v\u00ebshtir\u00ebsive t\u00eb shumta, t\u00eb shkaktuara m\u00eb shum\u00eb nga kleri frank, sesa prej barbar\u00ebve. Pas vdekjes s\u00eb Metodit (885), pasuesi i tij Gorazdi, dhe nx\u00ebn\u00ebsit e tij kryesor\u00eb: Lavrenti, Klementi, Angjelari dhe Naumi u burgos\u00ebn p\u00ebrs\u00ebri, pas intrigave t\u00eb misionar\u00ebve gjerman\u00eb, madje 3 t\u00eb fundit edhe u internuan. Sh\u00ebn Klementi dhe shok\u00ebt e tij shkuan drejt mbret\u00ebris\u00eb orthodhokse t\u00eb Bullgaris\u00eb, ku u prit\u00ebn me g\u00ebzim t\u00eb madh dhe nderim nga mbreti Boris, dhe pat\u00ebn t\u00eb gjitha leht\u00ebsirat p\u00ebr vazhdimin e misionit t\u00eb tyre, duke p\u00ebrdorur tashm\u00eb lirisht gjuh\u00ebn sllave.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Gjat\u00eb k\u00ebtyre pelegrinazheve misionare, sh\u00ebn Naumi themeloi nj\u00eb manastir, q\u00eb edhe sot mban emrin e tij, n\u00eb bregun jugor t\u00eb liqenit t\u00eb Ohrit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb vend u varros edhe trupi i tij pas fjetjes, i cili nderohet me zell t\u00eb madh nga t\u00eb krishter\u00ebt e krahin\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>* * * *<\/strong><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>&#8211; Osh\u00ebnar Pavli, Kryepiskop i Neoqesaris\u00eb &#8211;<\/strong><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb koh\u00ebn q\u00eb Licini mbret\u00ebronte n\u00eb perandorin\u00eb e Lindjes (307-321), n\u00eb Nikomedi, fama e virtyteve dhe urt\u00ebsia baritore e episkopit t\u00eb shenjt\u00eb t\u00eb Neoqesaris\u00eb, Pavlit, mb\u00ebrrit\u00ebn n\u00eb vesh\u00ebt e k\u00ebtij tirani dhe shtyp\u00ebsi t\u00eb t\u00eb krishter\u00ebve. Ai e thirri n\u00eb oborrin e tij dhe u p\u00ebrpoq si fillim ta trembte me k\u00ebrc\u00ebnime, pastaj dha urdh\u00ebr q\u00eb ta fshikullonin. Por prelati i shenjt\u00eb tregoi durim t\u00eb madh, dashuri dhe m\u00ebshir\u00eb p\u00ebr persekutor\u00ebt e tij. Perandori urdh\u00ebroi pastaj t\u00eb shkrihej nj\u00eb mas\u00eb e madhe metali dhe t\u00eb fusnin n\u00eb t\u00eb duart e shenjtorit. N\u00ebn nxeht\u00ebsin\u00eb e tmerrshme, duart e shenjtorit u shkrin\u00eb dhe mishi l\u00ebshoi nj\u00eb er\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb; m\u00eb pas atleti nuk i p\u00ebrdorte m\u00eb duart. U internua n\u00eb nj\u00eb fortes\u00eb q\u00eb ndodhej n\u00eb brigjet e lumit Eufrat.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur sh\u00ebn Konstandini i Madh q\u00eb erdhi nga Per\u00ebndimi, ia mori perandorin\u00eb e Lindjes Licinit (324) dhe urdh\u00ebroi pushimin e p\u00ebrndjekjeve kund\u00ebr t\u00eb krishter\u00ebve, t\u00eb burgosurit u liruan dhe k\u00ebshtu sh\u00ebn Pavli arriti t\u00eb kthehej n\u00eb atdheun e tij. Shenjtori nisi t\u00eb shk\u00eblqente n\u00eb kandilerin e Kish\u00ebs s\u00eb Neoqesaris\u00eb dhe, n\u00eb vitin q\u00eb pasoi, u thirr bashk\u00eb me episkop\u00ebt e tjer\u00eb n\u00eb gjith\u00eb perandorin\u00eb, p\u00ebr Sinodin e shenjt\u00eb dhe t\u00eb madh Ekumenik t\u00eb Nikeas.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Midis 318 Et\u00ebrve t\u00eb shenjt\u00eb orthodhoks\u00eb q\u00eb mund\u00ebn t\u00eb shkonin t\u00eb thirrur nga perandori n\u00eb Bitini, t\u00eb shumt\u00eb ishin ata q\u00eb mbanin, si apostull Pavli dhe homonimi i tij, episkopi i Neoqesaris\u00eb, shenjat e P\u00ebsimit t\u00eb Krishtit (Gal. 6:17). Dhe ia tregonin nj\u00ebri-tjetrit, si zbukurime t\u00eb vyera dhe tituj lavdie: disa kishin hund\u00ebn t\u00eb prer\u00eb, disa vesh\u00ebt, ndonj\u00eb nuk kishte sy, kishte nga ata q\u00eb u qen\u00eb prer\u00eb ndonj\u00eb prej gjymtyr\u00ebve kur i kishin torturuar eg\u00ebrsisht ose i kishin duruar me heroiz\u00ebm djegiet, si\u00e7 ishte rasti i Pavlit. Ata dhan\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e dashuris\u00eb p\u00ebr Shp\u00ebtimtarin n\u00eb vet\u00eb trupin e tyre dhe hodh\u00ebn posht\u00eb me autoritet doktrinat e pabesa t\u00eb Ariosit, q\u00eb mohonte hyjnin\u00eb e Zotit ton\u00eb Jisu Krisht.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn nga seancat e Sinodit, perandori Konstandin mori duart e pajeta t\u00eb sh\u00ebn Pavlit n\u00eb duart e tij, i vendosi n\u00eb syt\u00eb e vet dhe i puthi me nderim si lipsane t\u00eb shenjta, duke th\u00ebn\u00eb: \u201cNuk ngopem s\u00eb puthuri k\u00ebto duar q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb pajeta dhe jan\u00eb shkat\u00ebrruar p\u00ebr Krishtin tim\u201d. Kur u kthye n\u00eb episkopat\u00ebn e tij, pas triumfit t\u00eb Orthodhoksis\u00eb, sh\u00ebn Pavli shk\u00eblqeu edhe p\u00ebr disa vjet, pastaj ia dha n\u00eb paqe shpirtin e tij Zotit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; Osh\u00ebnar Naumi n\u00eb Oh\u00ebr, \u00c7udib\u00ebr\u00ebs &#8211; I lindur n\u00eb tok\u00eb bizantine, n\u00eb epok\u00ebn kur Kisha po zbukurohej p\u00ebrs\u00ebri me ikonat e shenjta (nga viti 843), ati yn\u00eb i shenjt\u00eb Naumi u b\u00eb nx\u00ebn\u00ebsi i apostujve t\u00eb lavdish\u00ebm t\u00eb sllav\u00ebve: sh\u00ebn Konstandinit (Kirillit), Metodit dhe Klementit dhe u nis bashk\u00eb me ta n\u00eb mision drejt krahinave pak t\u00eb qytet\u00ebruara t\u00eb Evrop\u00ebs Qendrore (nga viti 863).<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":62931,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52576215164_7b47011221_b.jpg","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[372],"tags":[2103,2101],"class_list":["post-62928","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shenjtoret-e-dites","tag-leximet-e-dites","tag-shenjtori-i-dites"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>- 23 Dhjetor - Osh\u00ebnar Naumi n\u00eb Oh\u00ebr, \u00e7udib\u00ebr\u00ebs. 10 d\u00ebshmor\u00ebt e Kret\u00ebs. Osh\u00ebnar Pavli, kryepiskop i Neoqesaris\u00eb. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/23\/23-dhjetor-oshenar-naumi-ne-oher-cudiberes-10-deshmoret-e-kretes-oshenar-pavli-kryepiskop-i-neoqesarise-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"- 23 Dhjetor - Osh\u00ebnar Naumi n\u00eb Oh\u00ebr, \u00e7udib\u00ebr\u00ebs. 10 d\u00ebshmor\u00ebt e Kret\u00ebs. Osh\u00ebnar Pavli, kryepiskop i Neoqesaris\u00eb. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"&#8211; Osh\u00ebnar Naumi n\u00eb Oh\u00ebr, \u00c7udib\u00ebr\u00ebs &#8211; I lindur n\u00eb tok\u00eb bizantine, n\u00eb epok\u00ebn kur Kisha po zbukurohej p\u00ebrs\u00ebri me ikonat e shenjta (nga viti 843), ati yn\u00eb i shenjt\u00eb Naumi u b\u00eb nx\u00ebn\u00ebsi i apostujve t\u00eb lavdish\u00ebm t\u00eb sllav\u00ebve: sh\u00ebn Konstandinit (Kirillit), Metodit dhe Klementit dhe u nis bashk\u00eb me ta n\u00eb mision drejt krahinave pak t\u00eb qytet\u00ebruara t\u00eb Evrop\u00ebs Qendrore (nga viti 863).\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/23\/23-dhjetor-oshenar-naumi-ne-oher-cudiberes-10-deshmoret-e-kretes-oshenar-pavli-kryepiskop-i-neoqesarise-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2024-12-22T23:02:05+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2024-12-24T21:30:12+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52576215164_7b47011221_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52576215164_7b47011221_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"5 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/23\/23-dhjetor-oshenar-naumi-ne-oher-cudiberes-10-deshmoret-e-kretes-oshenar-pavli-kryepiskop-i-neoqesarise-2\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/23\/23-dhjetor-oshenar-naumi-ne-oher-cudiberes-10-deshmoret-e-kretes-oshenar-pavli-kryepiskop-i-neoqesarise-2\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"&#8211; 23 Dhjetor &#8211; Osh\u00ebnar Naumi n\u00eb Oh\u00ebr, \u00e7udib\u00ebr\u00ebs. 10 d\u00ebshmor\u00ebt e Kret\u00ebs. Osh\u00ebnar Pavli, kryepiskop i Neoqesaris\u00eb.\",\"datePublished\":\"2024-12-22T23:02:05+00:00\",\"dateModified\":\"2024-12-24T21:30:12+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/23\/23-dhjetor-oshenar-naumi-ne-oher-cudiberes-10-deshmoret-e-kretes-oshenar-pavli-kryepiskop-i-neoqesarise-2\/\"},\"wordCount\":1335,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/23\/23-dhjetor-oshenar-naumi-ne-oher-cudiberes-10-deshmoret-e-kretes-oshenar-pavli-kryepiskop-i-neoqesarise-2\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52576215164_7b47011221_b.jpg\",\"keywords\":[\"leximet e dites\",\"shenjtori i dites\"],\"articleSection\":[\"Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/23\/23-dhjetor-oshenar-naumi-ne-oher-cudiberes-10-deshmoret-e-kretes-oshenar-pavli-kryepiskop-i-neoqesarise-2\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/23\/23-dhjetor-oshenar-naumi-ne-oher-cudiberes-10-deshmoret-e-kretes-oshenar-pavli-kryepiskop-i-neoqesarise-2\/\",\"name\":\"- 23 Dhjetor - Osh\u00ebnar Naumi n\u00eb Oh\u00ebr, \u00e7udib\u00ebr\u00ebs. 10 d\u00ebshmor\u00ebt e Kret\u00ebs. Osh\u00ebnar Pavli, kryepiskop i Neoqesaris\u00eb. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/23\/23-dhjetor-oshenar-naumi-ne-oher-cudiberes-10-deshmoret-e-kretes-oshenar-pavli-kryepiskop-i-neoqesarise-2\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/23\/23-dhjetor-oshenar-naumi-ne-oher-cudiberes-10-deshmoret-e-kretes-oshenar-pavli-kryepiskop-i-neoqesarise-2\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52576215164_7b47011221_b.jpg\",\"datePublished\":\"2024-12-22T23:02:05+00:00\",\"dateModified\":\"2024-12-24T21:30:12+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/23\/23-dhjetor-oshenar-naumi-ne-oher-cudiberes-10-deshmoret-e-kretes-oshenar-pavli-kryepiskop-i-neoqesarise-2\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/23\/23-dhjetor-oshenar-naumi-ne-oher-cudiberes-10-deshmoret-e-kretes-oshenar-pavli-kryepiskop-i-neoqesarise-2\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/23\/23-dhjetor-oshenar-naumi-ne-oher-cudiberes-10-deshmoret-e-kretes-oshenar-pavli-kryepiskop-i-neoqesarise-2\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52576215164_7b47011221_b.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52576215164_7b47011221_b.jpg\",\"width\":\"662\",\"height\":\"960\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/23\/23-dhjetor-oshenar-naumi-ne-oher-cudiberes-10-deshmoret-e-kretes-oshenar-pavli-kryepiskop-i-neoqesarise-2\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8211; 23 Dhjetor &#8211; Osh\u00ebnar Naumi n\u00eb Oh\u00ebr, \u00e7udib\u00ebr\u00ebs. 10 d\u00ebshmor\u00ebt e Kret\u00ebs. Osh\u00ebnar Pavli, kryepiskop i Neoqesaris\u00eb.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"- 23 Dhjetor - Osh\u00ebnar Naumi n\u00eb Oh\u00ebr, \u00e7udib\u00ebr\u00ebs. 10 d\u00ebshmor\u00ebt e Kret\u00ebs. Osh\u00ebnar Pavli, kryepiskop i Neoqesaris\u00eb. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/23\/23-dhjetor-oshenar-naumi-ne-oher-cudiberes-10-deshmoret-e-kretes-oshenar-pavli-kryepiskop-i-neoqesarise-2\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"- 23 Dhjetor - Osh\u00ebnar Naumi n\u00eb Oh\u00ebr, \u00e7udib\u00ebr\u00ebs. 10 d\u00ebshmor\u00ebt e Kret\u00ebs. Osh\u00ebnar Pavli, kryepiskop i Neoqesaris\u00eb. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"&#8211; Osh\u00ebnar Naumi n\u00eb Oh\u00ebr, \u00c7udib\u00ebr\u00ebs &#8211; I lindur n\u00eb tok\u00eb bizantine, n\u00eb epok\u00ebn kur Kisha po zbukurohej p\u00ebrs\u00ebri me ikonat e shenjta (nga viti 843), ati yn\u00eb i shenjt\u00eb Naumi u b\u00eb nx\u00ebn\u00ebsi i apostujve t\u00eb lavdish\u00ebm t\u00eb sllav\u00ebve: sh\u00ebn Konstandinit (Kirillit), Metodit dhe Klementit dhe u nis bashk\u00eb me ta n\u00eb mision drejt krahinave pak t\u00eb qytet\u00ebruara t\u00eb Evrop\u00ebs Qendrore (nga viti 863).","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/23\/23-dhjetor-oshenar-naumi-ne-oher-cudiberes-10-deshmoret-e-kretes-oshenar-pavli-kryepiskop-i-neoqesarise-2\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2024-12-22T23:02:05+00:00","article_modified_time":"2024-12-24T21:30:12+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52576215164_7b47011221_b.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_image":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52576215164_7b47011221_b.jpg","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"5 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/23\/23-dhjetor-oshenar-naumi-ne-oher-cudiberes-10-deshmoret-e-kretes-oshenar-pavli-kryepiskop-i-neoqesarise-2\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/23\/23-dhjetor-oshenar-naumi-ne-oher-cudiberes-10-deshmoret-e-kretes-oshenar-pavli-kryepiskop-i-neoqesarise-2\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"&#8211; 23 Dhjetor &#8211; Osh\u00ebnar Naumi n\u00eb Oh\u00ebr, \u00e7udib\u00ebr\u00ebs. 10 d\u00ebshmor\u00ebt e Kret\u00ebs. Osh\u00ebnar Pavli, kryepiskop i Neoqesaris\u00eb.","datePublished":"2024-12-22T23:02:05+00:00","dateModified":"2024-12-24T21:30:12+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/23\/23-dhjetor-oshenar-naumi-ne-oher-cudiberes-10-deshmoret-e-kretes-oshenar-pavli-kryepiskop-i-neoqesarise-2\/"},"wordCount":1335,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/23\/23-dhjetor-oshenar-naumi-ne-oher-cudiberes-10-deshmoret-e-kretes-oshenar-pavli-kryepiskop-i-neoqesarise-2\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52576215164_7b47011221_b.jpg","keywords":["leximet e dites","shenjtori i dites"],"articleSection":["Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/23\/23-dhjetor-oshenar-naumi-ne-oher-cudiberes-10-deshmoret-e-kretes-oshenar-pavli-kryepiskop-i-neoqesarise-2\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/23\/23-dhjetor-oshenar-naumi-ne-oher-cudiberes-10-deshmoret-e-kretes-oshenar-pavli-kryepiskop-i-neoqesarise-2\/","name":"- 23 Dhjetor - Osh\u00ebnar Naumi n\u00eb Oh\u00ebr, \u00e7udib\u00ebr\u00ebs. 10 d\u00ebshmor\u00ebt e Kret\u00ebs. Osh\u00ebnar Pavli, kryepiskop i Neoqesaris\u00eb. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/23\/23-dhjetor-oshenar-naumi-ne-oher-cudiberes-10-deshmoret-e-kretes-oshenar-pavli-kryepiskop-i-neoqesarise-2\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/23\/23-dhjetor-oshenar-naumi-ne-oher-cudiberes-10-deshmoret-e-kretes-oshenar-pavli-kryepiskop-i-neoqesarise-2\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52576215164_7b47011221_b.jpg","datePublished":"2024-12-22T23:02:05+00:00","dateModified":"2024-12-24T21:30:12+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/23\/23-dhjetor-oshenar-naumi-ne-oher-cudiberes-10-deshmoret-e-kretes-oshenar-pavli-kryepiskop-i-neoqesarise-2\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/23\/23-dhjetor-oshenar-naumi-ne-oher-cudiberes-10-deshmoret-e-kretes-oshenar-pavli-kryepiskop-i-neoqesarise-2\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/23\/23-dhjetor-oshenar-naumi-ne-oher-cudiberes-10-deshmoret-e-kretes-oshenar-pavli-kryepiskop-i-neoqesarise-2\/#primaryimage","url":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52576215164_7b47011221_b.jpg","contentUrl":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52576215164_7b47011221_b.jpg","width":"662","height":"960"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/23\/23-dhjetor-oshenar-naumi-ne-oher-cudiberes-10-deshmoret-e-kretes-oshenar-pavli-kryepiskop-i-neoqesarise-2\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8211; 23 Dhjetor &#8211; Osh\u00ebnar Naumi n\u00eb Oh\u00ebr, \u00e7udib\u00ebr\u00ebs. 10 d\u00ebshmor\u00ebt e Kret\u00ebs. Osh\u00ebnar Pavli, kryepiskop i Neoqesaris\u00eb."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62928","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62928"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62928\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62930,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62928\/revisions\/62930"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62931"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62928"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62928"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62928"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}