{"id":62913,"date":"2024-12-22T00:02:49","date_gmt":"2024-12-21T23:02:49","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=62913"},"modified":"2024-12-24T22:30:40","modified_gmt":"2024-12-24T21:30:40","slug":"22-dhjetor-deshmore-e-madhe-anastasia-deshmoret-krisogoni-theodhota-etj-deshmor-flaviani-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/22\/22-dhjetor-deshmore-e-madhe-anastasia-deshmoret-krisogoni-theodhota-etj-deshmor-flaviani-2\/","title":{"rendered":"&#8211; 22 Dhjetor &#8211; D\u00ebshmore e madhe Anastasia. D\u00ebshmor\u00ebt Krisogoni, Theodhota etj. D\u00ebshmor Flaviani."},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: justify;\">\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>&#8211; D\u00ebshmore e Madhe Anastasia &#8211;<\/strong><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">Sh\u00ebn Anastasia, emri i s\u00eb cil\u00ebs do t\u00eb thot\u00eb ngjallje, jetoi n\u00eb Rom\u00eb, n\u00eb koh\u00ebn e Dioklecianit kur ky mbret\u00ebronte n\u00eb perandorin\u00eb e Per\u00ebndimit (284-305). I ati i saj, Preteksatusi, ishte nj\u00eb pagan i pasur dhe i famsh\u00ebm, nd\u00ebrsa e \u00ebma Fausta ishte besimtare. Kjo, pasi mbolli n\u00eb shpirtin e vajz\u00ebs farat e para t\u00eb besimit, ia besoi Krisogonit, i cili ishte njeri i nderuar, plot me urt\u00ebsi dhe dije n\u00eb Shkrimet e Shenjta. M\u00eb pas, i ati e martoi, pa d\u00ebshir\u00ebn e saj, me nj\u00eb njeri me sjellje mjerane, Publiusin, i cili mendonte t\u00eb k\u00ebnaqte me t\u00eb vet\u00ebm d\u00ebshirat e tij t\u00eb ul\u00ebta mishore. Duke pasur dashuri t\u00eb madhe p\u00ebr Dh\u00ebndrin qiellor dhe p\u00ebr virgj\u00ebrin\u00eb q\u00eb e b\u00ebn njeriun t\u00eb ngjash\u00ebm me engj\u00ebjt, vajza e re arriti t\u00eb shmangte marr\u00ebdh\u00ebniet mishore me t\u00eb shoqin, duke u shtirur si e s\u00ebmur\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Net\u00ebve, vishej me rroba t\u00eb varfra si nj\u00eb njeri i zakonsh\u00ebm dhe, bashk\u00eb me nj\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtore t\u00eb saj, shkonte p\u00ebr t\u00eb vizituar ushtar\u00ebt e Krishtit q\u00eb ndodheshin n\u00eb burgjet e perandorit, p\u00ebr shkak t\u00eb besimit t\u00eb tyre. Ajo arrinte t\u00eb futej n\u00eb burgje, duke u dh\u00ebn\u00eb ar rojave dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb leht\u00ebsonte disi vuajtjen e atyre q\u00eb ishin torturuar p\u00ebr emrin e Krishtit. U lante k\u00ebmb\u00ebt, u pastronte dhe u fashonte plag\u00ebt dhe i inkurajonte t\u00eb q\u00ebndronin t\u00eb pal\u00ebkundur deri n\u00eb fund t\u00eb betej\u00ebs s\u00eb tyre, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb palmat e fitores dhe t\u00eb lavdis\u00eb s\u00eb p\u00ebrjetshme. Por, kur Publiusi mori vesh se gruaja e tij e kishte g\u00ebnjyer p\u00ebr s\u00ebmundjen dhe se ajo kujdesej p\u00ebr njer\u00ebz t\u00eb p\u00ebrbuzur, si\u00e7 ishin martir\u00ebt e krishter\u00eb, ai u zem\u00ebrua shum\u00eb dhe e mbylli Anastasin\u00eb n\u00eb dhom\u00ebn e saj, duke i penguar \u00e7do kontakt me bot\u00ebn e jashtme.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Fal\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsis\u00eb s\u00eb nj\u00eb gruaje t\u00eb moshuar t\u00eb krishter\u00eb, q\u00eb jetonte aty af\u00ebr, Anastasia arriti t\u2019i d\u00ebrgonte nj\u00eb let\u00ebr atit t\u00eb saj shpirt\u00ebror, Krisogonit, q\u00eb ndodhej edhe ai n\u00eb burg me urdh\u00ebr t\u00eb perandorit. Ai iu p\u00ebrgjigj me nj\u00eb let\u00ebr plot g\u00ebzim dhe shpres\u00eb, duke e ngush\u00eblluar n\u00eb shtr\u00ebngimin e saj dhe duke e nxitur q\u00eb t\u00eb duronte, sepse burgosjet, persekutimet, vuajtjet e \u00e7do lloji, jan\u00eb pjesa e nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb Krishtit, t\u00eb Atij q\u00eb pranoi t\u00eb vuante p\u00ebr hir t\u00eb shp\u00ebtimit ton\u00eb. E ngush\u00eblluar nga k\u00ebto fjal\u00eb, gruaja e re provoi me durim keqtrajtimet e atyre q\u00eb e ruanin, edhe pse ishin shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda, sepse e privonin thuajse t\u00ebr\u00ebsisht nga ushqimi.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb dyt\u00eb, Krisogoni i rip\u00ebrt\u00ebriti fuqit\u00eb e saj, duke e k\u00ebshilluar t\u00eb b\u00ebhej gati n\u00eb \u00e7do \u00e7ast edhe p\u00ebr t\u00eb vdekur p\u00ebr hir t\u00eb Krishtit, q\u00eb t\u00eb num\u00ebrohej k\u00ebshtu n\u00eb rreshtat e martir\u00ebve fitimtar\u00eb. Duke iu shtuar p\u00ebrdit\u00eb g\u00ebzimi dhe fuqia e besimit, sh\u00ebn Anastasia duroi k\u00ebshtu rreth 3 muaj, n\u00eb fund t\u00eb t\u00eb cil\u00ebve arriti t\u00eb rifitonte lirin\u00eb, meq\u00eb burri i saj u mbyt n\u00eb det gjat\u00eb nj\u00eb ekspedite drejt Persis\u00eb. Ajo shkoi dhe vizitoi Krisogonin n\u00eb burg dhe mori bekimin e tij p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb gjith\u00eb pasurin\u00eb n\u00eb vepra bamir\u00ebsie, duke ia p\u00ebrkushtuar jet\u00ebn e saj vizitave dhe mb\u00ebshtetjes s\u00eb pohuesve t\u00eb besimit n\u00ebp\u00ebr burgje.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Diokleciani, gjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tij n\u00eb Akuila, urdh\u00ebroi t\u00eb vriteshin t\u00eb krishter\u00ebt e burgosur n\u00eb burgjet e Rom\u00ebs dhe solli p\u00ebrpara tij Krisogonin, nj\u00eb nga p\u00ebrgjegj\u00ebsit kryesor\u00eb t\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb fort\u00eb t\u00eb t\u00eb krishter\u00ebve. Pasi i hodhi posht\u00eb me nj\u00eb ironi p\u00ebrbuz\u00ebse propozimet e kota t\u00eb sovranit, q\u00eb premtonte se do ta mbushte p\u00ebrplot me ndere n\u00ebse pranonte t\u00eb n\u00ebnshtrohej, plaku heroik u \u00e7ua n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb shkret\u00eb dhe iu pre koka, nd\u00ebrsa trupin ia flak\u00ebn n\u00eb nj\u00eb lum\u00eb q\u00eb ndodhej aty pran\u00eb. Pak koh\u00eb m\u00eb von\u00eb, sipas nj\u00eb zbulese hyjnore, u gjet\u00ebn lipsanet e tij t\u00eb shenjta dhe u varros\u00ebn me kujdes nga nj\u00eb asket i shenjt\u00eb, q\u00eb banonte n\u00eb krahin\u00eb, i quajtur Zoil dhe nga 3 motra t\u00eb reja me origjin\u00eb nga Selaniku: Agapia, Hionia dhe Irini. N\u00eb vazhdim, sipas zbules\u00ebs s\u00eb treguar nga Zoili, 3 vajzat e reja, t\u00eb mb\u00ebshtetura nga Anastasia, i arrestuan dhe i \u00e7uan p\u00ebrpara Dioklecianit n\u00eb Akuila, ku u martizuan heroikisht p\u00ebr hir t\u00eb Krishtit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Anastasia sh\u00ebrbente nat\u00eb e dit\u00eb pa e llogaritur veten p\u00ebr shoqet e saj dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb pohuesit e bes\u00ebs; nuk kishte t\u00eb krishter\u00eb, q\u00eb nuk gjente ndihm\u00eb dhe prehje shpirt\u00ebrore prej saj: ushqim, para, ndihm\u00eb shpirt\u00ebrore, fjal\u00eb t\u00eb zjarrta p\u00ebr t\u2019i inkurajuar q\u00eb t\u00eb rezistonin dhe q\u00eb t\u00eb shpresonin n\u00eb t\u00eb mirat qiellore. Kur ata p\u00ebrfundonin betej\u00ebn e tyre, ajo u siguronte trupave t\u00eb tyre nj\u00eb varrim t\u00eb denj\u00eb dhe t\u00eb kryer me lutje. Kur tirani dha urdh\u00ebr t\u00eb vriteshin n\u00eb nj\u00eb nat\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb ndodheshin t\u00eb mbyllur n\u00eb burgje, disa duke i mbytur, disa duke i vrar\u00eb, t\u00eb tjer\u00ebt duke i djegur apo duke i kaluar n\u00eb tehun e shpat\u00ebs, Anastasia shkoi n\u00eb burg, sipas zakonit, por nuk pa asnj\u00eb prej v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb saj dhe nisi t\u00eb qante me d\u00ebnes\u00eb, e d\u00ebrrmuar prej dhimbjes.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur pagan\u00ebt q\u00eb po kalonin andej e pyet\u00ebn p\u00ebr shkakun e m\u00ebrzitjes, ajo u tha pa kurrfar\u00eb frike se edhe ajo ishte e krishter\u00eb dhe se po qante p\u00ebr largimin e v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb saj. E arrestuan n\u00eb \u00e7ast si nj\u00eb grua t\u00eb zakonshme dhe e \u00e7uan p\u00ebrpara Florusit, prefektit t\u00eb Ilirikumit. Kur m\u00ebsoi p\u00ebr origjin\u00ebn e saj t\u00eb lart\u00eb, ai nuk ua dha xhelat\u00ebve q\u00eb ta torturonin dhe u p\u00ebrpoq ta bindte duke e marr\u00eb n\u00eb pyetje. T\u00eb nes\u00ebrmen e \u00e7uan n\u00eb pallat, p\u00ebrpara Dioklecianit. Por p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebrgjigjet e saj ishin t\u00eb nj\u00ebjta si m\u00eb par\u00eb: ajo p\u00ebrbuzte t\u00eb mirat materiale dhe vler\u00ebsimet e bot\u00ebs, duke pritur me padurim bashkimin e saj me v\u00ebllez\u00ebrit n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Qiejve. N\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtyre diskutimeve, Florusi vendosi t\u2019ia dor\u00ebzonte vejush\u00ebn e re priftit t\u00eb madh t\u00eb Kapitolit, Ulpianus, i cili e \u00e7oi n\u00eb pallatin e tij dhe i tregoi nj\u00eb sasi t\u00eb madhe ari, var\u00ebsesh dhe zbukurimesh t\u00eb shtrenjta dhe nga ana tjet\u00ebr veglat e tortur\u00ebs, pamja e t\u00eb cilave tmerronte edhe pagan\u00ebt m\u00eb zem\u00ebrgur\u00eb. N\u00ebse pranonte t\u2019u b\u00ebnte sakrific\u00eb per\u00ebndive, ai i premtoi se do ta merrte p\u00ebr grua dhe se kishte p\u00ebr ta mbuluar me pasuri, n\u00ebse jo, do ta torturonte eg\u00ebrsisht.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Gjat\u00eb 3 dit\u00ebve, ajo u la n\u00eb kujdesjen e 3 grave t\u00eb k\u00ebqija q\u00eb p\u00ebrpiqeshin ta bindnin; por ajo lutej vazhdimisht, pa ngr\u00ebn\u00eb dhe pa fjetur, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb i rip\u00ebrt\u00ebriheshin fuqit\u00eb. Nd\u00ebrsa Ulpianusi iu sul p\u00ebr ta p\u00ebrdhunuar, ai u godit papritur nga verbimi dhe vdiq, pasi u ishte falur me t\u00eb madhe hyjnive t\u00eb tij imagjinare.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Anastasia u \u00e7lirua dhe shkoi n\u00eb Nike t\u00eb Bitinis\u00eb, ku, duke vizituar burgjet, u takua me vejush\u00ebn besimtare Theodhota, e cila edhe ajo i ishte p\u00ebrkushtuar ndihm\u00ebs s\u00eb t\u00eb krishter\u00ebve q\u00eb pohonin besimin e tyre. Diokleciani ia dha p\u00ebr grua kontit t\u00eb Bitinis\u00eb, Lefkadhit, q\u00eb ta t\u00ebrhiqte drejt jet\u00ebs mondane duke e bindur t\u00eb mohonte Krishtin. Por, pasi ajo, nj\u00ebsoj si Anastasia, nuk pranoi t\u00eb bashkohej me t\u00eb, Theodhota p\u00ebrfitoi nga mungesa e t\u00eb shoqit p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrkushtuar e t\u00ebra, s\u00eb bashku me t\u00eb 3 f\u00ebmij\u00ebt e saj, sh\u00ebrbimit dhe mb\u00ebshtetjes s\u00eb ushtar\u00ebve t\u00eb Krishtit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur e m\u00ebsoi k\u00ebt\u00eb sjellje, Lefkadhi i t\u00ebrbuar e dor\u00ebzoi gruan te prokonsulli i Bitinis\u00eb, Niketi, q\u00eb ajo t\u00eb nd\u00ebshkohej. Meq\u00eb Theodhota bashk\u00eb me f\u00ebmij\u00ebt e saj nuk u dor\u00ebzuan, at\u00ebher\u00eb u b\u00ebn\u00eb gati t\u00eb merrnin palmat e fitores. Biri i saj i madh, Evodhi, q\u00eb e \u00e7uan p\u00ebrpara tortur\u00ebs, i tha k\u00ebto fjal\u00eb tiranit: \u201cTi e shikon mir\u00eb se vendosm\u00ebria e shpirtit ton\u00eb dhe guximi i fjal\u00ebve tona, me gjith\u00eb mosh\u00ebn ton\u00eb t\u00eb re, na jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb dhurat\u00eb prej Krishtit. Kjo fuqi na jepet dhe na merret prej Krishtit\u201d. I inkurajuar me fjal\u00eb besimi nga e \u00ebma q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrkulej, djali i ri iu dor\u00ebzua xhelat\u00ebve dhe vdiq n\u00ebn goditjet e fshikujve. Nd\u00ebrsa e \u00ebma, u hodh bashk\u00eb me 2 vajzat e saj n\u00eb nj\u00eb zjarr t\u00eb madh, duke lavd\u00ebruar Per\u00ebndin\u00eb q\u00eb e lejoi t\u00eb fitonte k\u00ebshtu Qiellin s\u00eb bashku me f\u00ebmij\u00ebt.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sh\u00ebn Anastasin\u00eb e arrestuan dhe e \u00e7uan p\u00ebrpara prefektit t\u00eb ri t\u00eb Iliris\u00eb, Lukianit, nj\u00eb njeri lakmitar dhe i pap\u00ebrmbajtur, t\u00eb cilit ajo i mohoi t\u2019i jepte pasurin\u00eb e saj. \u201cPer\u00ebndia nuk m\u00eb ka urdh\u00ebruar q\u00eb t\u2019u jap t\u00eb pasurve si ty pasurin\u00eb time, por t\u00eb varf\u00ebrve, p\u00ebr t\u2019u sjell\u00eb shp\u00ebtimin e shpirtrave t\u00eb tyre\u201d i tha ajo prefektit. E fut\u00ebn n\u00eb burg, ku q\u00ebndroi p\u00ebr nj\u00eb muaj, pa marr\u00eb kurrfar\u00eb ushqimi, e ngush\u00eblluar dhe inkurajuar nga vizionet e shpeshta t\u00eb sh\u00ebn Theodhot\u00ebs. Kur prefekti e pa plot drit\u00eb dhe g\u00ebzim p\u00ebr shkak t\u00eb fuqis\u00eb shpirt\u00ebrore t\u00eb dh\u00ebn\u00eb tek ajo nga Per\u00ebndia, vendosi ta linte n\u00eb burg edhe p\u00ebr 30 dit\u00eb, duke e dor\u00ebzuar te xhelat\u00ebt m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr, dhe, n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve, e d\u00ebnoi me vdekje.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e rreth 130 pagan\u00ebve, t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr krime t\u00eb r\u00ebndomta, si dhe vet\u00ebm t\u00eb nj\u00eb t\u00eb krishteri, t\u00eb quajtur Eftikien, Anastasin\u00eb e hip\u00ebn n\u00eb nj\u00eb anije t\u00eb shpuar dhe e braktis\u00ebn n\u00eb det. Por, para se anija t\u00eb fundosej, u shfaq sh\u00ebn Theodhota te timoni dhe e \u00e7oi anijen deri n\u00eb ishullin Palmaria, ku ndodheshin t\u00eb krishter\u00eb t\u00eb internuar. P\u00ebrpara k\u00ebsaj mrekullie, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarit p\u00ebrqafuan besimin e krishter\u00eb, plot mir\u00ebnjohje. Kur m\u00ebsoi k\u00ebt\u00eb lajm, prefekti d\u00ebrgoi trupat e tij n\u00eb ishull, t\u00eb cil\u00ebt arrestuan 200 t\u00eb krishter\u00eb dhe m\u00eb pas ua pren\u00eb kokat, bashk\u00eb me Anastasin\u00eb, e cila fitoi m\u00eb n\u00eb fund palm\u00ebn e martires.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Lipsanet e saj t\u00eb shenjta, n\u00eb fillim u transferuan n\u00eb Rom\u00eb, ku u nd\u00ebrtua edhe nj\u00eb kish\u00eb n\u00eb nder t\u00eb saj, pastaj u transferuan n\u00eb Konstandinopoj\u00eb, nga patriarku sh\u00ebn Genadi, n\u00eb vitin 470 dhe u vendos\u00ebn n\u00eb kish\u00ebn q\u00eb mban emrin e saj, ku kryhen mrekulli t\u00eb shumta.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; D\u00ebshmore e Madhe Anastasia &#8211; Sh\u00ebn Anastasia, emri i s\u00eb cil\u00ebs do t\u00eb thot\u00eb ngjallje, jetoi n\u00eb Rom\u00eb, n\u00eb koh\u00ebn e Dioklecianit kur ky mbret\u00ebronte n\u00eb perandorin\u00eb e Per\u00ebndimit (284-305). I ati i saj, Preteksatusi, ishte nj\u00eb pagan i pasur dhe i famsh\u00ebm, nd\u00ebrsa e \u00ebma Fausta ishte besimtare. Kjo, pasi mbolli n\u00eb shpirtin e vajz\u00ebs farat e para t\u00eb besimit, ia besoi Krisogonit,<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":62915,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52576191935_860e2435c8_b.jpg","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[372],"tags":[2103,2101],"class_list":["post-62913","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shenjtoret-e-dites","tag-leximet-e-dites","tag-shenjtori-i-dites"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>- 22 Dhjetor - D\u00ebshmore e madhe Anastasia. D\u00ebshmor\u00ebt Krisogoni, Theodhota etj. D\u00ebshmor Flaviani. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/22\/22-dhjetor-deshmore-e-madhe-anastasia-deshmoret-krisogoni-theodhota-etj-deshmor-flaviani-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"- 22 Dhjetor - D\u00ebshmore e madhe Anastasia. D\u00ebshmor\u00ebt Krisogoni, Theodhota etj. D\u00ebshmor Flaviani. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"&#8211; D\u00ebshmore e Madhe Anastasia &#8211; Sh\u00ebn Anastasia, emri i s\u00eb cil\u00ebs do t\u00eb thot\u00eb ngjallje, jetoi n\u00eb Rom\u00eb, n\u00eb koh\u00ebn e Dioklecianit kur ky mbret\u00ebronte n\u00eb perandorin\u00eb e Per\u00ebndimit (284-305). I ati i saj, Preteksatusi, ishte nj\u00eb pagan i pasur dhe i famsh\u00ebm, nd\u00ebrsa e \u00ebma Fausta ishte besimtare. Kjo, pasi mbolli n\u00eb shpirtin e vajz\u00ebs farat e para t\u00eb besimit, ia besoi Krisogonit,\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/22\/22-dhjetor-deshmore-e-madhe-anastasia-deshmoret-krisogoni-theodhota-etj-deshmor-flaviani-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2024-12-21T23:02:49+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2024-12-24T21:30:40+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52576191935_860e2435c8_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52576191935_860e2435c8_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/22\/22-dhjetor-deshmore-e-madhe-anastasia-deshmoret-krisogoni-theodhota-etj-deshmor-flaviani-2\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/22\/22-dhjetor-deshmore-e-madhe-anastasia-deshmoret-krisogoni-theodhota-etj-deshmor-flaviani-2\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"&#8211; 22 Dhjetor &#8211; D\u00ebshmore e madhe Anastasia. D\u00ebshmor\u00ebt Krisogoni, Theodhota etj. D\u00ebshmor Flaviani.\",\"datePublished\":\"2024-12-21T23:02:49+00:00\",\"dateModified\":\"2024-12-24T21:30:40+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/22\/22-dhjetor-deshmore-e-madhe-anastasia-deshmoret-krisogoni-theodhota-etj-deshmor-flaviani-2\/\"},\"wordCount\":1896,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/22\/22-dhjetor-deshmore-e-madhe-anastasia-deshmoret-krisogoni-theodhota-etj-deshmor-flaviani-2\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52576191935_860e2435c8_b.jpg\",\"keywords\":[\"leximet e dites\",\"shenjtori i dites\"],\"articleSection\":[\"Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/22\/22-dhjetor-deshmore-e-madhe-anastasia-deshmoret-krisogoni-theodhota-etj-deshmor-flaviani-2\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/22\/22-dhjetor-deshmore-e-madhe-anastasia-deshmoret-krisogoni-theodhota-etj-deshmor-flaviani-2\/\",\"name\":\"- 22 Dhjetor - D\u00ebshmore e madhe Anastasia. D\u00ebshmor\u00ebt Krisogoni, Theodhota etj. D\u00ebshmor Flaviani. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/22\/22-dhjetor-deshmore-e-madhe-anastasia-deshmoret-krisogoni-theodhota-etj-deshmor-flaviani-2\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/22\/22-dhjetor-deshmore-e-madhe-anastasia-deshmoret-krisogoni-theodhota-etj-deshmor-flaviani-2\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52576191935_860e2435c8_b.jpg\",\"datePublished\":\"2024-12-21T23:02:49+00:00\",\"dateModified\":\"2024-12-24T21:30:40+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/22\/22-dhjetor-deshmore-e-madhe-anastasia-deshmoret-krisogoni-theodhota-etj-deshmor-flaviani-2\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/22\/22-dhjetor-deshmore-e-madhe-anastasia-deshmoret-krisogoni-theodhota-etj-deshmor-flaviani-2\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/22\/22-dhjetor-deshmore-e-madhe-anastasia-deshmoret-krisogoni-theodhota-etj-deshmor-flaviani-2\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52576191935_860e2435c8_b.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52576191935_860e2435c8_b.jpg\",\"width\":\"432\",\"height\":\"600\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/22\/22-dhjetor-deshmore-e-madhe-anastasia-deshmoret-krisogoni-theodhota-etj-deshmor-flaviani-2\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8211; 22 Dhjetor &#8211; D\u00ebshmore e madhe Anastasia. D\u00ebshmor\u00ebt Krisogoni, Theodhota etj. D\u00ebshmor Flaviani.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"- 22 Dhjetor - D\u00ebshmore e madhe Anastasia. D\u00ebshmor\u00ebt Krisogoni, Theodhota etj. D\u00ebshmor Flaviani. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/22\/22-dhjetor-deshmore-e-madhe-anastasia-deshmoret-krisogoni-theodhota-etj-deshmor-flaviani-2\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"- 22 Dhjetor - D\u00ebshmore e madhe Anastasia. D\u00ebshmor\u00ebt Krisogoni, Theodhota etj. D\u00ebshmor Flaviani. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"&#8211; D\u00ebshmore e Madhe Anastasia &#8211; Sh\u00ebn Anastasia, emri i s\u00eb cil\u00ebs do t\u00eb thot\u00eb ngjallje, jetoi n\u00eb Rom\u00eb, n\u00eb koh\u00ebn e Dioklecianit kur ky mbret\u00ebronte n\u00eb perandorin\u00eb e Per\u00ebndimit (284-305). I ati i saj, Preteksatusi, ishte nj\u00eb pagan i pasur dhe i famsh\u00ebm, nd\u00ebrsa e \u00ebma Fausta ishte besimtare. Kjo, pasi mbolli n\u00eb shpirtin e vajz\u00ebs farat e para t\u00eb besimit, ia besoi Krisogonit,","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/22\/22-dhjetor-deshmore-e-madhe-anastasia-deshmoret-krisogoni-theodhota-etj-deshmor-flaviani-2\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2024-12-21T23:02:49+00:00","article_modified_time":"2024-12-24T21:30:40+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52576191935_860e2435c8_b.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_image":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52576191935_860e2435c8_b.jpg","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/22\/22-dhjetor-deshmore-e-madhe-anastasia-deshmoret-krisogoni-theodhota-etj-deshmor-flaviani-2\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/22\/22-dhjetor-deshmore-e-madhe-anastasia-deshmoret-krisogoni-theodhota-etj-deshmor-flaviani-2\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"&#8211; 22 Dhjetor &#8211; D\u00ebshmore e madhe Anastasia. D\u00ebshmor\u00ebt Krisogoni, Theodhota etj. D\u00ebshmor Flaviani.","datePublished":"2024-12-21T23:02:49+00:00","dateModified":"2024-12-24T21:30:40+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/22\/22-dhjetor-deshmore-e-madhe-anastasia-deshmoret-krisogoni-theodhota-etj-deshmor-flaviani-2\/"},"wordCount":1896,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/22\/22-dhjetor-deshmore-e-madhe-anastasia-deshmoret-krisogoni-theodhota-etj-deshmor-flaviani-2\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52576191935_860e2435c8_b.jpg","keywords":["leximet e dites","shenjtori i dites"],"articleSection":["Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/22\/22-dhjetor-deshmore-e-madhe-anastasia-deshmoret-krisogoni-theodhota-etj-deshmor-flaviani-2\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/22\/22-dhjetor-deshmore-e-madhe-anastasia-deshmoret-krisogoni-theodhota-etj-deshmor-flaviani-2\/","name":"- 22 Dhjetor - D\u00ebshmore e madhe Anastasia. D\u00ebshmor\u00ebt Krisogoni, Theodhota etj. D\u00ebshmor Flaviani. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/22\/22-dhjetor-deshmore-e-madhe-anastasia-deshmoret-krisogoni-theodhota-etj-deshmor-flaviani-2\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/22\/22-dhjetor-deshmore-e-madhe-anastasia-deshmoret-krisogoni-theodhota-etj-deshmor-flaviani-2\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52576191935_860e2435c8_b.jpg","datePublished":"2024-12-21T23:02:49+00:00","dateModified":"2024-12-24T21:30:40+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/22\/22-dhjetor-deshmore-e-madhe-anastasia-deshmoret-krisogoni-theodhota-etj-deshmor-flaviani-2\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/22\/22-dhjetor-deshmore-e-madhe-anastasia-deshmoret-krisogoni-theodhota-etj-deshmor-flaviani-2\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/22\/22-dhjetor-deshmore-e-madhe-anastasia-deshmoret-krisogoni-theodhota-etj-deshmor-flaviani-2\/#primaryimage","url":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52576191935_860e2435c8_b.jpg","contentUrl":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52576191935_860e2435c8_b.jpg","width":"432","height":"600"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/22\/22-dhjetor-deshmore-e-madhe-anastasia-deshmoret-krisogoni-theodhota-etj-deshmor-flaviani-2\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8211; 22 Dhjetor &#8211; D\u00ebshmore e madhe Anastasia. D\u00ebshmor\u00ebt Krisogoni, Theodhota etj. D\u00ebshmor Flaviani."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62913","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62913"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62913\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62914,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62913\/revisions\/62914"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62915"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62913"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62913"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62913"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}