{"id":62869,"date":"2024-12-20T00:02:39","date_gmt":"2024-12-19T23:02:39","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=62869"},"modified":"2024-12-24T22:32:01","modified_gmt":"2024-12-24T21:32:01","slug":"20-dhjetor-hierodeshmor-ignat-hyjmbajtesi-oshenar-filogoni-i-antiokise-joani-ne-kronshtad-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/20\/20-dhjetor-hierodeshmor-ignat-hyjmbajtesi-oshenar-filogoni-i-antiokise-joani-ne-kronshtad-2\/","title":{"rendered":"&#8211; 20 Dhjetor &#8211;  Hierod\u00ebshmor Ignat Hyjmbajt\u00ebsi. Osh\u00ebnar Filogoni i Antiokis\u00eb. Joani n\u00eb Kronshtad."},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>&#8211; Hierod\u00ebshmor Ignat Hyjmbajt\u00ebsi &#8211;<\/strong><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">Dishepull i apostujve, at\u00eb i episkop\u00ebve, luft\u00ebtar i guximsh\u00ebm q\u00eb u l\u00ebshua i pari n\u00ebn kohort\u00ebn e martir\u00ebve fitimtar\u00eb, sh\u00ebn Ignati mori nj\u00eb kuror\u00eb t\u00eb trefisht\u00eb dhe tani ndri\u00e7on me nj\u00eb shk\u00eblqim t\u00eb madh n\u00eb qiellin e miqve t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sipas emrit t\u00eb tij q\u00eb \u00ebsht\u00eb zjarr (ignis n\u00eb latinisht do t\u00eb thot\u00eb zjarr), dashuria e Per\u00ebndis\u00eb ishte tek ai n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb aq t\u00eb madhe, saq\u00eb ai u quajt Theofor, Hyjmbajt\u00ebs, nj\u00eb fjal\u00eb q\u00eb ai nuk hezitonte ta p\u00ebrdorte p\u00ebr veten, pa u mburrur aspak, sepse t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb krishter\u00ebt, pas pag\u00ebzimit t\u00eb tyre, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb Kristofor\u00eb, Krishtmbajt\u00ebs dhe jan\u00eb veshur me Shpirtin e Shenjt\u00eb (t\u00eb krishter\u00ebt jan\u00eb hagiofor\u00eb, pneumatofor\u00eb, d.m.th. shpirtmbajt\u00ebs, na thon\u00eb Et\u00ebrit e shenjt\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb rinin\u00eb e tij, Ignati njohu apostujt dhe u fut n\u00eb misteret m\u00eb t\u00eb thella t\u00eb Besimit nga sh\u00ebn Joan Theologu, n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e sh\u00ebn Polikarpit. Ai pasoi Evodin, si episkop i Antiokis\u00eb, kryeqyteti i Siris\u00eb dhe qyteti m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i mbar\u00eb Lindjes, froni episkopal i s\u00eb cil\u00ebs u themelua nga apostull Petroja. Gjat\u00eb persekutimit t\u00eb Domicianit (81-96), sh\u00ebn Ignati inkurajoi konfesor\u00eb t\u00eb shumt\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrbuznin torturat dhe sprovat q\u00eb zgjatin p\u00ebr pak koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb fituar jet\u00ebn e p\u00ebrjetshme. Ai vizitonte t\u00eb krishter\u00ebt n\u00ebp\u00ebr burgje, i ngush\u00ebllonte dhe u transmetonte zellin q\u00eb ai provonte vet\u00eb, p\u00ebr t\u2019u bashkuar p\u00ebrfundimisht me Krishtin me an\u00eb t\u00eb imitimit t\u00eb vdekjes s\u00eb Tij. Por at\u00ebher\u00eb nuk e arrestuan dhe, kur u nd\u00ebrpren\u00eb p\u00ebrndjekjet, episkopi i patrembur u hidh\u00ebrua q\u00eb nuk u thirr nga Per\u00ebndia p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb dishepull i v\u00ebrtet\u00eb sipas mas\u00ebs s\u00eb p\u00ebrsosm\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Gjat\u00eb viteve t\u00eb paqes q\u00eb pasoi, apostujt tashm\u00eb ishin larguar nga kjo jet\u00eb, prandaj episkopi i Antiokis\u00eb u p\u00ebrpoq t\u2019i jepte Kish\u00ebs bazat e organizimit t\u00eb saj dhe tregoi se si Hiri, i zbritur mbi apostujt n\u00eb dit\u00ebn e Pentikostis\u00eb, banon dhe vazhdon t\u00eb veproj\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb sh\u00ebrbes\u00ebs episkopale.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nga Antiokia e Madhe, z\u00ebri i tij plot autoritet u d\u00ebgjua n\u00eb t\u00eb gjitha Kishat q\u00eb at\u00ebher\u00eb ishin komunitete t\u00eb vogla lokale duke i nxitur ato t\u00eb q\u00ebndronin n\u00eb unitetin dhe dashurin\u00eb rreth episkopit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb ikona tok\u00ebsore e t\u00eb vetmit Episkop t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe Priftit t\u00eb Madh, Jisu Krishtit. T\u00eb bashkuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pandar\u00eb me Shp\u00ebtimtarin e kryq\u00ebzuar dhe t\u00eb ngjallur, besimtar\u00ebt duhet t\u00eb p\u00ebrbashkohen rreth episkopit t\u00eb tyre e rreth rreshtit t\u00eb prift\u00ebrinjve e dhjak\u00ebve, sa m\u00eb shpesh q\u00eb munden n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dit\u00ebn e diel, dit\u00ebn e Zotit p\u00ebr t\u00eb celebruar s\u00eb bashku Eukaristin\u00eb Hyjnore, \u201cduke thyer t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn buk\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb ila\u00e7 i p\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb dhe antidot p\u00ebr t\u00eb mos vdekur, por p\u00ebr t\u00eb jetuar p\u00ebrher\u00eb n\u00eb Krishtin\u201d (Letra drejtuar Efesian\u00ebve 20). Atje ku \u00ebsht\u00eb episkopi, thoshte ai, atje \u00ebsht\u00eb Jisu Krishti, atje \u00ebsht\u00eb Kisha katholike (universale), siguria e jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrjetshme, siguria e kungimit me Per\u00ebndin\u00eb. Prandaj nuk ka ve\u00e7se nj\u00eb asamble t\u00eb vetme eukaristike legjitime: ajo q\u00eb p\u00ebrmbushet prej Kish\u00ebs, n\u00eb unitetin e besimit p\u00ebrreth episkopit ose t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb tij (Letr\u00ebn drejtuar Smirneasve 8:2).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur kjo mbledhje p\u00ebrfundon, t\u00eb krishter\u00ebt duhet t\u00eb shfaqin n\u00eb jet\u00ebn e tyre, n\u00eb sjellje, s\u00eb bashku dhe me bot\u00ebn q\u00eb i rrethon, n\u00eb ndjenjat dhe n\u00eb mendimet e tyre, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn harmoni dhe akordim harmonik nj\u00ebsoj si kordat e akorduara mir\u00eb t\u00eb nj\u00eb lire, q\u00eb t\u2019i k\u00ebndojn\u00eb \u201cme nj\u00eb z\u00eb t\u00eb vet\u00ebm, n\u00ebp\u00ebrmjet Jisu Krishtit, nj\u00eb himn lavd\u00ebrimi Atit\u201d (Efes. 4). \u201cJini t\u00eb bashkuar me episkopin i porosit ai efesian\u00ebt, si Kisha \u00ebsht\u00eb me Jisu Krishtin e Jisu Krishti me Atin, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb gjitha gj\u00ebrat t\u00eb jen\u00eb n\u00eb n\u00eb nj\u00eb mendje me p\u00ebrjet\u00ebsin\u00eb\u201d. P\u00ebrtej urrejtjes dhe z\u00ebnkave, ai i nxit t\u00eb shmangin ndarjet e t\u00eb gjitha llojeve, \u201csi fillesat e t\u00eb gjitha t\u00eb k\u00ebqijave\u201d (Smirneasve 7). K\u00ebshtu, t\u00eb forcuar n\u00eb nj\u00eb mendje t\u00eb vetme dhe n\u00eb dashurin\u00eb e nd\u00ebrsjell\u00eb, e V\u00ebrteta do t\u00eb mbetet tek ata dhe Kisha, si nj\u00eb qytet qiellor, do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb e past\u00ebr dhe e paarritshme nga ndotjet e herezive.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ashtu si apostull Pavli, sh\u00ebn Ignati b\u00ebri t\u00eb ditur n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb parimet e pandryshuara, t\u00eb pal\u00ebkundura, t\u00eb cilat lidhen me vet\u00eb natyr\u00ebn e Kish\u00ebs, institucionin e episkopit, rolin e mbledhjes eukaristike, raportin midis Kish\u00ebs lokale dhe asaj Katholike, t\u00eb gjitha gj\u00ebrat q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb Kish\u00ebn e Shenjt\u00eb t\u00eb thot\u00eb: \u201cT\u00ebr\u00eb shk\u00eblqim \u00ebsht\u00eb brenda e bija e mbretit; rrobat e saj jan\u00eb t\u00eb q\u00ebndisura me ar\u201d (Ps. 44:15).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Perandori Trajan u ngjit n\u00eb fron n\u00eb vitin 98 dhe si fillim i la t\u00eb krishter\u00ebt t\u00eb jetonin n\u00eb paqe, meq\u00eb ishte i shqet\u00ebsuar nga lufta q\u00eb i duhej t\u00eb b\u00ebnte kund\u00ebr barbar\u00ebve. Por, n\u00eb vazhdim t\u00eb fitoreve t\u00eb tij kund\u00ebr skith\u00ebve dhe dak\u00ebve, ai vendosi t\u00eb n\u00ebnshtronte t\u00eb gjitha subjektet e perandoris\u00eb s\u00eb tij ndaj kultit t\u00eb idhujve dhe t\u00eb perandorit, n\u00ebn d\u00ebnimin e vdekjes.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb vitin 113, ai nd\u00ebrmori nj\u00eb fushat\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb Armenis\u00eb dhe Parthis\u00eb dhe, gjat\u00eb rrug\u00ebs, ndaloi p\u00ebr pak koh\u00eb n\u00eb Antiokin\u00eb e shk\u00eblqyeshme. Aty shpalli nj\u00eb persekutim t\u00eb eg\u00ebr kund\u00ebr t\u00eb krishter\u00ebve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb qytetit. Duke ndier se kishte mb\u00ebrritur momenti i shum\u00ebd\u00ebshiruar, sh\u00ebn Ignati u paraqit vet\u00eb p\u00ebrpara perandorit dhe iu p\u00ebrgjigj me guxim pyetjeve t\u00eb tij. Ai pohoi Per\u00ebndin\u00eb, Krijuesin dhe Mikun e njer\u00ebzve, dhe Birin e Tij t\u00eb Vet\u00ebm, Jisu Krishtin, dhe nuk pati frik\u00eb t\u00eb tallej me supersticionet e k\u00ebtij sovrani t\u00eb fuqish\u00ebm, q\u00eb u lutej qenieve t\u00eb kota dhe t\u00eb rreme p\u00ebr t\u00eb mbrojtur ushtrit\u00eb e tij. Trajani e pyeti i zem\u00ebruar: \u201cTi je dishepulli i t\u00eb kryq\u00ebzuarit n\u00eb koh\u00ebn e Pont Pilatit?\u201d. \u201cUn\u00eb jam nx\u00ebn\u00ebsi i Atij q\u00eb ka kryq\u00ebzuar m\u00ebkatin tim mbi Kryq dhe q\u00eb ka shkelur djallin dhe intrigat\u201d &#8211; iu p\u00ebrgjigj shenjtori. \u201cP\u00ebrse t\u00eb quajn\u00eb Theofor?\u201d. &#8211; \u201cSepse mbaj p\u00ebrbrenda meje Krishtin e gjall\u00eb!\u201d. &#8211; \u201cAi q\u00eb mban t\u00eb Kryq\u00ebzuarin duhet t\u00eb \u00e7ohet n\u00eb Rom\u00eb i lidhur me zinxhir\u00eb dhe aty t\u2019u jepet si ushqim luan\u00ebve p\u00ebr t\u00eb zbavitur popullin\u201d tha perandori.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sh\u00ebrb\u00ebtori i Per\u00ebndis\u00eb, i mbushur plot me g\u00ebzim, puthi nxeht\u00ebsisht zinxhir\u00ebt e r\u00ebnd\u00eb me t\u00eb cil\u00ebt e kishin lidhur, duke i quajtur ato \u201cperlat e mia shpirt\u00ebrore m\u00eb t\u00eb \u00e7muara\u201d, zinxhir\u00eb t\u00eb d\u00ebshiruar fort q\u00eb i dhan\u00eb jet\u00ebn n\u00eb Krishtin, sipas shembullit t\u00eb apostull Pavlit dhe shum\u00eb martir\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb. Pasi i dha lamtumir\u00ebn Kish\u00ebs s\u00eb tij, ai u nis m\u00eb k\u00ebmb\u00eb, bashk\u00eb me t\u00eb burgosur t\u00eb tjer\u00eb, n\u00ebn shoq\u00ebrin\u00eb e truproj\u00ebs s\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga 10 ushtar\u00eb mizor\u00eb e t\u00eb paepur, \u201cleopard\u00eb\u201d t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, i quan ai, t\u00eb cil\u00ebt i d\u00ebrrmonin me goditje t\u00eb panum\u00ebrta, gj\u00eb q\u00eb solli vet\u00ebm nj\u00eb rezultat: i shtoi g\u00ebzim m\u00eb tep\u00ebr zellit t\u00eb tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ata u larguan nga Antiokia, dhe m\u00eb pas me shum\u00eb mundime, her\u00eb duke udh\u00ebtuar n\u00ebp\u00ebr det dhe her\u00eb n\u00eb tok\u00eb, arrit\u00ebn deri n\u00eb Smirn\u00eb, ku Ignati u prit me shum\u00eb nderime nga bashk\u00ebdishepulli i tij, sh\u00ebn Polikarpi, episkop i qytetit. Aty u takua edhe me t\u00eb d\u00ebrguarit e qyteteve t\u00eb tjera: me episkopin e Efesit, Onesimin, me at\u00eb t\u00eb Magnesis\u00eb, Dhimas, dhe me episkopin e Tralesit, Polibin. Duke u dh\u00ebn\u00eb m\u00ebsimet e tij t\u00eb fundit dhe duke i m\u00ebsuar t\u00eb imitonin \u00ebmb\u00eblsin\u00eb e Zotit ton\u00eb Jisu Krisht n\u00eb p\u00ebrndjekje, ai u transmetoi g\u00ebzimin dhe d\u00ebshir\u00ebn e tij p\u00ebr t\u00eb gjetur sa m\u00eb shpejt p\u00ebrsosm\u00ebrin\u00eb e martirizimit. K\u00ebt\u00eb e b\u00ebri aq mir\u00eb, saq\u00eb ata u p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebn me t\u00eb jo si me nj\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar me vdekje, por si me nj\u00eb atlet q\u00eb tashm\u00eb kishte triumfuar, si nj\u00eb udh\u00ebtar q\u00eb po nisej drejt qiellit. Prej aty, sh\u00ebn Ignati u d\u00ebrgonte letra t\u00eb admirueshme t\u00eb krishter\u00ebve t\u00eb Kishave t\u00eb Azis\u00eb s\u00eb Vog\u00ebl, p\u00ebr t\u2019i forcuar n\u00eb bes\u00eb, p\u00ebr t\u2019i k\u00ebshilluar q\u00eb t\u00eb ruheshin prej herezive, duke q\u00ebndruar t\u00eb bashkuar rreth episkop\u00ebve dhe prift\u00ebrinjve n\u00eb nj\u00eb mbledhje t\u00eb vetme eukaristike dhe p\u00ebr t\u2019u transmetuar entuziazmin e tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pasi m\u00ebsoi se t\u00eb krishter\u00ebt e Rom\u00ebs u orvat\u00ebn ta shp\u00ebtonin prej ekzekutimit, ai u shkroi nj\u00eb let\u00ebr p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbajtur zellin e tyre jo t\u00eb matur dhe p\u00ebr t\u2019i lutur q\u00eb t\u00eb mos nd\u00ebrhynin. \u201cTani kam filluar t\u00eb jem nj\u00eb dishepull&#8230; D\u00ebshira ime trupore \u00ebsht\u00eb kryq\u00ebzuar dhe nuk ka m\u00eb zjarr tek un\u00eb p\u00ebr t\u00eb dashur materien, por nj\u00eb uj\u00eb t\u00eb gjall\u00eb q\u00eb murmurin brenda meje dhe thot\u00eb: \u201cEja drejt Atit\u201d (Letra p\u00ebr romak\u00ebt 7).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Dashuria e Per\u00ebndis\u00eb gufonte deri n\u00eb at\u00eb pik\u00eb p\u00ebrbrenda tij, saq\u00eb i frym\u00ebzoi k\u00ebto fjal\u00eb t\u00eb zjarrta: \u201cM\u00eb falni v\u00ebllez\u00ebr, mos m\u00eb pengoni t\u00eb jetoj, mos d\u00ebshironi q\u00eb t\u00eb vdes, m\u00eb lejoni t\u00eb jem nj\u00eb imitues i p\u00ebsimit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb tim&#8230; M\u00eb lini t\u00eb m\u00eb han\u00eb kafsh\u00ebt, me an\u00eb t\u00eb t\u00eb cilave do t\u00eb arrij t\u00eb gjej Per\u00ebndin\u00eb. Un\u00eb jam brumi i Zotit dhe dua t\u00eb vdes nga dh\u00ebmb\u00ebt e bishave, q\u00eb t\u00eb b\u00ebhem nj\u00eb buk\u00eb e past\u00ebr e Krishtit\u201d. T\u00eb b\u00ebhej sipas imazhit t\u00eb Krishtit, nj\u00eb buk\u00eb eukaristike, q\u00eb t\u00eb celebronte me an\u00eb t\u00eb vetes s\u00eb tij Liturgjin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrsosur, kjo ishte d\u00ebshira e hierarkut t\u00eb shenjt\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kortezhi ndaloi n\u00eb Troad\u00eb, ku Ignati m\u00ebsoi me g\u00ebzim se persekutimi n\u00eb Antioki kishte p\u00ebrfunduar. Ai u shkroi Kishave q\u00eb t\u00eb d\u00ebrgonin p\u00ebrfaq\u00ebsues p\u00ebr t\u00eb g\u00ebzuar bashk\u00eb me bijt\u00eb e tij shpirt\u00ebror\u00eb dhe ia besoi Polikarpit kujdesin e Kish\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">M\u00eb n\u00eb fund, pas shum\u00eb peripecish, shenjtori mb\u00ebrriti n\u00eb Rom\u00eb. Atje u prit nga besimtar\u00ebt e kryeqytetit me nj\u00eb atmosfer\u00eb ku lot\u00ebt e trishtimit dhe t\u00eb ankthit i bashkoheshin g\u00ebzimit se po prisnin k\u00ebt\u00eb yll t\u00eb ardhur nga Lindja, i cili kishte p\u00ebrshkuar bot\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb Per\u00ebndim, q\u00eb t\u00eb per\u00ebndonte. Kur mb\u00ebrriti momenti i ekzekutimit, sh\u00ebn Ignati hyri n\u00eb aren\u00eb sikur po ecte drejt Altarit t\u00eb shenjt\u00eb p\u00ebr t\u00eb kryer Liturgjin\u00eb e tij t\u00eb fundit, p\u00ebrpara besimtar\u00ebve t\u00eb p\u00ebrzier midis pagan\u00ebve n\u00eb shkall\u00ebt e amfiteatrit. Tashm\u00eb, n\u00eb kuptimin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs, episkop dhe nx\u00ebn\u00ebs i Priftit t\u00eb Madh, Shp\u00ebtimtarit ton\u00eb, Jisu Krishtit, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb prift dhe therore, ai ia ofroi veten me g\u00ebzim luan\u00ebve t\u00eb eg\u00ebr, q\u00eb u sul\u00ebn p\u00ebrmbi t\u00eb dhe e gllab\u00ebruan n\u00eb pak \u00e7aste, duke i l\u00ebn\u00eb vet\u00ebm eshtrat e m\u00ebdha. Besimtar\u00ebt i mor\u00ebn k\u00ebto lipsane t\u00eb vyera me shum\u00eb nderim dhe i soll\u00ebn me madh\u00ebshti n\u00eb Antioki. Gjat\u00eb gjith\u00eb rrug\u00ebs, t\u00eb krishter\u00ebt i p\u00ebrsh\u00ebndetnin, nj\u00ebsoj sikur bariu t\u00eb kthehej te grigja e tij i gjall\u00eb dhe triumfues.<\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>* * * * *<\/strong><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>&#8211; Osh\u00ebnar Filogoni i Antiokis\u00eb &#8211;<\/strong><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">Sh\u00ebn Filogoni, duke qen\u00eb i pajisur nga Per\u00ebndia me aft\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha natyrore dhe me besim t\u00eb madh, fitoi nj\u00eb njohje t\u00eb plot\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha fushat e dijes dhe, pasi u b\u00eb avokat, e vuri shkenc\u00ebn dhe elokuenc\u00ebn e tij n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb t\u00eb af\u00ebrmit. I martuar dhe babai i nj\u00eb vajze t\u00eb vog\u00ebl, ai jetonte n\u00eb p\u00ebrkorje dhe d\u00eblir\u00ebsi, duke i kaluar dit\u00ebt n\u00eb gjykatore p\u00ebr t\u00eb mbrojtur \u00e7\u00ebshtjen e t\u00eb pafajshm\u00ebve dhe p\u00ebr t\u00eb ndihmuar t\u00eb shtypurit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Shenjti shk\u00eblqeu n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aq shum\u00eb me an\u00eb t\u00eb virtyteve t\u00eb tij, saq\u00eb u zgjodh me nj\u00eb shenj\u00eb nga Per\u00ebndia, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb kryepiskop i Antiokis\u00eb s\u00eb Madhe dhe q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmjetonte me an\u00eb t\u00eb lutjes dhe kujdesjes s\u00eb tij baritore pran\u00eb Gjykat\u00ebsit qiellor, p\u00ebr shp\u00ebtimin e deleve t\u00eb Tij. Edhe pse persekutimi kishte mbaruar, kur ai u ngjit n\u00eb fron situata n\u00eb Kish\u00eb ishte ende delikate (314), sepse herezia arianiste q\u00eb kishte lindur po shkaktonte shum\u00eb shqet\u00ebsime.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">K\u00ebshtu u detyrua t\u00eb luftonte pareshtur p\u00ebr ruajtjen e unitetit dhe forcimin e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. N\u00eb fund t\u00eb nj\u00eb jete t\u00eb till\u00eb qiellore, pasi kishte kullotur me urt\u00ebsi grigj\u00ebn e tij shpirt\u00ebrore, e dha shpirtin e tij te Zotit n\u00eb vitin 324.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Menj\u00ebher\u00eb pas vdekjes s\u00eb tij, u mblodh nj\u00eb sinod episkop\u00ebsh n\u00eb Antioki p\u00ebr t\u00eb zgjedhur pasuesin e tij, sh\u00ebn Efstathin, dhe p\u00ebr t\u00eb shpallur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padiskutueshme besimin orthodhoks n\u00eb Krishtin, Fjal\u00ebn e p\u00ebrjetshme t\u00eb pakrijuar dhe Birin e Vet\u00ebmlindur t\u00eb Atit, duke p\u00ebrgatitur n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb vepr\u00ebn e Sinodit t\u00eb madh e t\u00eb shenjt\u00eb Ekumenik t\u00eb Nikes\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; Hierod\u00ebshmor Ignat Hyjmbajt\u00ebsi &#8211; Dishepull i apostujve, at\u00eb i episkop\u00ebve, luft\u00ebtar i guximsh\u00ebm q\u00eb u l\u00ebshua i pari n\u00ebn kohort\u00ebn e martir\u00ebve fitimtar\u00eb, sh\u00ebn Ignati mori nj\u00eb kuror\u00eb t\u00eb trefisht\u00eb dhe tani ndri\u00e7on me nj\u00eb shk\u00eblqim t\u00eb madh n\u00eb qiellin e miqve t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. Sipas emrit t\u00eb tij q\u00eb \u00ebsht\u00eb zjarr (ignis n\u00eb latinisht do t\u00eb thot\u00eb zjarr), dashuria e Per\u00ebndis\u00eb ishte tek ai<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":62875,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52564202560_de92738d54_b.jpg","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[372],"tags":[2103,2101],"class_list":["post-62869","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shenjtoret-e-dites","tag-leximet-e-dites","tag-shenjtori-i-dites"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>- 20 Dhjetor - Hierod\u00ebshmor Ignat Hyjmbajt\u00ebsi. Osh\u00ebnar Filogoni i Antiokis\u00eb. Joani n\u00eb Kronshtad. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/20\/20-dhjetor-hierodeshmor-ignat-hyjmbajtesi-oshenar-filogoni-i-antiokise-joani-ne-kronshtad-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"- 20 Dhjetor - Hierod\u00ebshmor Ignat Hyjmbajt\u00ebsi. Osh\u00ebnar Filogoni i Antiokis\u00eb. Joani n\u00eb Kronshtad. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"&#8211; Hierod\u00ebshmor Ignat Hyjmbajt\u00ebsi &#8211; Dishepull i apostujve, at\u00eb i episkop\u00ebve, luft\u00ebtar i guximsh\u00ebm q\u00eb u l\u00ebshua i pari n\u00ebn kohort\u00ebn e martir\u00ebve fitimtar\u00eb, sh\u00ebn Ignati mori nj\u00eb kuror\u00eb t\u00eb trefisht\u00eb dhe tani ndri\u00e7on me nj\u00eb shk\u00eblqim t\u00eb madh n\u00eb qiellin e miqve t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. Sipas emrit t\u00eb tij q\u00eb \u00ebsht\u00eb zjarr (ignis n\u00eb latinisht do t\u00eb thot\u00eb zjarr), dashuria e Per\u00ebndis\u00eb ishte tek ai\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/20\/20-dhjetor-hierodeshmor-ignat-hyjmbajtesi-oshenar-filogoni-i-antiokise-joani-ne-kronshtad-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2024-12-19T23:02:39+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2024-12-24T21:32:01+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52564202560_de92738d54_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52564202560_de92738d54_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/20\/20-dhjetor-hierodeshmor-ignat-hyjmbajtesi-oshenar-filogoni-i-antiokise-joani-ne-kronshtad-2\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/20\/20-dhjetor-hierodeshmor-ignat-hyjmbajtesi-oshenar-filogoni-i-antiokise-joani-ne-kronshtad-2\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"&#8211; 20 Dhjetor &#8211; Hierod\u00ebshmor Ignat Hyjmbajt\u00ebsi. Osh\u00ebnar Filogoni i Antiokis\u00eb. Joani n\u00eb Kronshtad.\",\"datePublished\":\"2024-12-19T23:02:39+00:00\",\"dateModified\":\"2024-12-24T21:32:01+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/20\/20-dhjetor-hierodeshmor-ignat-hyjmbajtesi-oshenar-filogoni-i-antiokise-joani-ne-kronshtad-2\/\"},\"wordCount\":2343,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/20\/20-dhjetor-hierodeshmor-ignat-hyjmbajtesi-oshenar-filogoni-i-antiokise-joani-ne-kronshtad-2\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52564202560_de92738d54_b.jpg\",\"keywords\":[\"leximet e dites\",\"shenjtori i dites\"],\"articleSection\":[\"Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/20\/20-dhjetor-hierodeshmor-ignat-hyjmbajtesi-oshenar-filogoni-i-antiokise-joani-ne-kronshtad-2\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/20\/20-dhjetor-hierodeshmor-ignat-hyjmbajtesi-oshenar-filogoni-i-antiokise-joani-ne-kronshtad-2\/\",\"name\":\"- 20 Dhjetor - Hierod\u00ebshmor Ignat Hyjmbajt\u00ebsi. Osh\u00ebnar Filogoni i Antiokis\u00eb. Joani n\u00eb Kronshtad. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/20\/20-dhjetor-hierodeshmor-ignat-hyjmbajtesi-oshenar-filogoni-i-antiokise-joani-ne-kronshtad-2\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/20\/20-dhjetor-hierodeshmor-ignat-hyjmbajtesi-oshenar-filogoni-i-antiokise-joani-ne-kronshtad-2\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52564202560_de92738d54_b.jpg\",\"datePublished\":\"2024-12-19T23:02:39+00:00\",\"dateModified\":\"2024-12-24T21:32:01+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/20\/20-dhjetor-hierodeshmor-ignat-hyjmbajtesi-oshenar-filogoni-i-antiokise-joani-ne-kronshtad-2\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/20\/20-dhjetor-hierodeshmor-ignat-hyjmbajtesi-oshenar-filogoni-i-antiokise-joani-ne-kronshtad-2\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/20\/20-dhjetor-hierodeshmor-ignat-hyjmbajtesi-oshenar-filogoni-i-antiokise-joani-ne-kronshtad-2\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52564202560_de92738d54_b.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52564202560_de92738d54_b.jpg\",\"width\":\"802\",\"height\":\"1024\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/20\/20-dhjetor-hierodeshmor-ignat-hyjmbajtesi-oshenar-filogoni-i-antiokise-joani-ne-kronshtad-2\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8211; 20 Dhjetor &#8211; Hierod\u00ebshmor Ignat Hyjmbajt\u00ebsi. Osh\u00ebnar Filogoni i Antiokis\u00eb. Joani n\u00eb Kronshtad.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"- 20 Dhjetor - Hierod\u00ebshmor Ignat Hyjmbajt\u00ebsi. Osh\u00ebnar Filogoni i Antiokis\u00eb. Joani n\u00eb Kronshtad. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/20\/20-dhjetor-hierodeshmor-ignat-hyjmbajtesi-oshenar-filogoni-i-antiokise-joani-ne-kronshtad-2\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"- 20 Dhjetor - Hierod\u00ebshmor Ignat Hyjmbajt\u00ebsi. Osh\u00ebnar Filogoni i Antiokis\u00eb. Joani n\u00eb Kronshtad. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"&#8211; Hierod\u00ebshmor Ignat Hyjmbajt\u00ebsi &#8211; Dishepull i apostujve, at\u00eb i episkop\u00ebve, luft\u00ebtar i guximsh\u00ebm q\u00eb u l\u00ebshua i pari n\u00ebn kohort\u00ebn e martir\u00ebve fitimtar\u00eb, sh\u00ebn Ignati mori nj\u00eb kuror\u00eb t\u00eb trefisht\u00eb dhe tani ndri\u00e7on me nj\u00eb shk\u00eblqim t\u00eb madh n\u00eb qiellin e miqve t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. Sipas emrit t\u00eb tij q\u00eb \u00ebsht\u00eb zjarr (ignis n\u00eb latinisht do t\u00eb thot\u00eb zjarr), dashuria e Per\u00ebndis\u00eb ishte tek ai","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/20\/20-dhjetor-hierodeshmor-ignat-hyjmbajtesi-oshenar-filogoni-i-antiokise-joani-ne-kronshtad-2\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2024-12-19T23:02:39+00:00","article_modified_time":"2024-12-24T21:32:01+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52564202560_de92738d54_b.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_image":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52564202560_de92738d54_b.jpg","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/20\/20-dhjetor-hierodeshmor-ignat-hyjmbajtesi-oshenar-filogoni-i-antiokise-joani-ne-kronshtad-2\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/20\/20-dhjetor-hierodeshmor-ignat-hyjmbajtesi-oshenar-filogoni-i-antiokise-joani-ne-kronshtad-2\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"&#8211; 20 Dhjetor &#8211; Hierod\u00ebshmor Ignat Hyjmbajt\u00ebsi. Osh\u00ebnar Filogoni i Antiokis\u00eb. Joani n\u00eb Kronshtad.","datePublished":"2024-12-19T23:02:39+00:00","dateModified":"2024-12-24T21:32:01+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/20\/20-dhjetor-hierodeshmor-ignat-hyjmbajtesi-oshenar-filogoni-i-antiokise-joani-ne-kronshtad-2\/"},"wordCount":2343,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/20\/20-dhjetor-hierodeshmor-ignat-hyjmbajtesi-oshenar-filogoni-i-antiokise-joani-ne-kronshtad-2\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52564202560_de92738d54_b.jpg","keywords":["leximet e dites","shenjtori i dites"],"articleSection":["Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/20\/20-dhjetor-hierodeshmor-ignat-hyjmbajtesi-oshenar-filogoni-i-antiokise-joani-ne-kronshtad-2\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/20\/20-dhjetor-hierodeshmor-ignat-hyjmbajtesi-oshenar-filogoni-i-antiokise-joani-ne-kronshtad-2\/","name":"- 20 Dhjetor - Hierod\u00ebshmor Ignat Hyjmbajt\u00ebsi. Osh\u00ebnar Filogoni i Antiokis\u00eb. Joani n\u00eb Kronshtad. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/20\/20-dhjetor-hierodeshmor-ignat-hyjmbajtesi-oshenar-filogoni-i-antiokise-joani-ne-kronshtad-2\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/20\/20-dhjetor-hierodeshmor-ignat-hyjmbajtesi-oshenar-filogoni-i-antiokise-joani-ne-kronshtad-2\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52564202560_de92738d54_b.jpg","datePublished":"2024-12-19T23:02:39+00:00","dateModified":"2024-12-24T21:32:01+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/20\/20-dhjetor-hierodeshmor-ignat-hyjmbajtesi-oshenar-filogoni-i-antiokise-joani-ne-kronshtad-2\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/20\/20-dhjetor-hierodeshmor-ignat-hyjmbajtesi-oshenar-filogoni-i-antiokise-joani-ne-kronshtad-2\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/20\/20-dhjetor-hierodeshmor-ignat-hyjmbajtesi-oshenar-filogoni-i-antiokise-joani-ne-kronshtad-2\/#primaryimage","url":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52564202560_de92738d54_b.jpg","contentUrl":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52564202560_de92738d54_b.jpg","width":"802","height":"1024"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/20\/20-dhjetor-hierodeshmor-ignat-hyjmbajtesi-oshenar-filogoni-i-antiokise-joani-ne-kronshtad-2\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8211; 20 Dhjetor &#8211; Hierod\u00ebshmor Ignat Hyjmbajt\u00ebsi. Osh\u00ebnar Filogoni i Antiokis\u00eb. Joani n\u00eb Kronshtad."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62869","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62869"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62869\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62874,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62869\/revisions\/62874"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62875"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62869"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62869"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62869"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}