{"id":62864,"date":"2024-12-19T00:02:43","date_gmt":"2024-12-18T23:02:43","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=62864"},"modified":"2024-12-24T22:32:34","modified_gmt":"2024-12-24T21:32:34","slug":"19-dhjetor-deshmoret-bonifati-agllaia-senatore-deshmor-ari-oshenar-grigjenti-i-etiopise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/19\/19-dhjetor-deshmoret-bonifati-agllaia-senatore-deshmor-ari-oshenar-grigjenti-i-etiopise\/","title":{"rendered":"&#8211; 19 Dhjetor &#8211; D\u00ebshmor\u00ebt Bonifati, Agllaia, senatore. D\u00ebshmor Ari. Osh\u00ebnar Grigjenti i Etiopis\u00eb."},"content":{"rendered":"<div class=\"\" data-block=\"true\" data-editor=\"4k4ic\" data-offset-key=\"ct02j-0-0\">\n<div class=\"_1mf _1mj\" style=\"text-align: justify;\" data-offset-key=\"ct02j-0-0\">\n<h4 style=\"text-align: center;\"><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>&#8211; D\u00ebshmor\u00ebt Bonifati, Agllaia, Senatore &#8211;<\/strong><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><\/h4>\n<p>Sh\u00ebn Bonifati ishte skllav n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb nj\u00eb zonje t\u00eb pasur romake t\u00eb quajtur Agllai, bij\u00eb e nj\u00eb prokonsulli t\u00eb kryeqytetit, n\u00eb koh\u00ebn e perandorit Dioklecian (284-305). Ai merrej me mbar\u00ebvajtjen dhe mbar\u00ebshtimin e pasuris\u00eb s\u00eb madhe t\u00eb zonj\u00ebs s\u00eb tij dhe b\u00ebnte jet\u00eb t\u00eb shthurur, sipas zakoneve t\u00eb njohura t\u00eb Rom\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb. Shpeshher\u00eb, duke u dh\u00ebn\u00eb pas dehjes dhe imoralitetit, ai kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebkat edhe me vet\u00eb Agllain\u00eb dhe nuk dukej se e vriste nd\u00ebrgjegjja p\u00ebr nj\u00eb akt t\u00eb till\u00eb. Megjithat\u00eb, ai ishte i mir\u00eb dhe bujar, praktikonte mikpritjen n\u00eb shkall\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr t\u00eb huajt dhe u ndante l\u00ebmosha t\u00eb shumta me dhembshuri t\u00eb varf\u00ebrve.<\/p>\n<p>Pas disa vitesh t\u00eb nj\u00eb jete t\u00eb till\u00eb, Agllaia, e munduar nga qortimet e nd\u00ebrgjegjes s\u00eb saj dhe duke pasur frik\u00eb se nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb jepte llogari p\u00ebrpara Per\u00ebndis\u00eb, d\u00ebgjoi nga t\u00eb krishter\u00ebt se ai q\u00eb u sh\u00ebrben dhe i nderon lipsanet e martir\u00ebve t\u00eb shenjt\u00eb, do t\u00eb g\u00ebzoj\u00eb nd\u00ebrmjetimin e tyre pran\u00eb Per\u00ebndis\u00eb dhe do t\u00eb gjej\u00eb faljen e m\u00ebkateve t\u00eb tij. Duke u mbushur me shpres\u00eb p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, ajo e thirri Bonifatin dhe i dha urdh\u00ebr t\u00eb shkonte n\u00eb Azin\u00eb e Vog\u00ebl, atje ku t\u00eb krishter\u00ebt vuanin persekutimin, p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb me argjend lipsane t\u00eb shenjta dhe p\u00ebr t\u2019i sjell\u00eb ato n\u00eb Rom\u00eb. Ende i pandjesh\u00ebm ndaj Per\u00ebndis\u00eb, sh\u00ebrb\u00ebtori dhe i dashuri i saj iu p\u00ebrgjigj duke u tallur: \u201cPo n\u00ebse t\u00eb sjell trupin tim n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb lipsani, do ta nderosh si nj\u00eb shenjtor?\u201d. \u201cNuk \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb shaka\u201d iu p\u00ebrgjigj Agllaia me nj\u00eb ton qortues. \u201cShkunde dehjen t\u00ebnde dhe b\u00ebhu gati me shpejt\u00ebsi t\u00eb madhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb udh\u00ebtim, sepse un\u00eb m\u00ebkatarja po pres me padurim kthimin t\u00ebnd, q\u00eb t\u00eb fitoj faljen nga Per\u00ebndia\u201d.<\/p>\n<p>Pasi mb\u00ebrriti n\u00eb Tars t\u00eb Kilikis\u00eb, n\u00eb krye t\u00eb nj\u00eb shpure t\u00eb shumt\u00eb n\u00eb num\u00ebr dhe i pajisur me sasi t\u00eb madhe ari dhe \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb ishte e nevojshme p\u00ebr t\u00eb balsamosur dhe p\u00ebr t\u00eb transportuar me luks lipsanet e shenjta, Bonifati shkoi n\u00eb amfiteat\u00ebr, n\u00eb aren\u00ebn e t\u00eb cilit pa i habitur torturat e nj\u00eb grupi martir\u00ebsh prej 20 vetash. Nj\u00ebri prej tyre i kishte gjymtyr\u00ebt e shqyera n\u00eb mes t\u00eb 4 shtyllave, nj\u00eb tjet\u00ebr ishte varur kok\u00ebposht\u00eb, mbi t\u00eb tjer\u00ebt xhelat\u00ebt po derdhnin t\u00ebr\u00eb vrullin e tyre duke i rrahur me kamxhik\u00eb ose duke u \u00e7jerr\u00eb brinj\u00ebt me grepa hekuri&#8230; Por gjith\u00eb t\u00eb krishter\u00ebt dukeshin sikur nuk i ndienin fare torturat, saq\u00eb kurtizani i shthurur ndjeu zemr\u00ebn t\u00eb zbutej p\u00ebrbrenda tij. I mbytur n\u00eb lot ra n\u00eb k\u00ebmb\u00ebt e tyre, deklaroi publikisht se ishte i krishter\u00eb.<\/p>\n<p>E \u00e7uan p\u00ebrpara gjykat\u00ebs s\u00eb guvernatorit, ku ai hodhi posht\u00eb me p\u00ebrbuzje kultin e idhujve dhe pohoi me guxim Shp\u00ebtimtarin Krisht. M\u00eb pas e d\u00ebrguan edhe at\u00eb n\u00eb amfiteat\u00ebr, ku, fal\u00eb lutjes s\u00eb shenjtor\u00ebve, duroi t\u00eb gjitha llojet e torturave me pandjeshm\u00ebrin\u00eb e atij q\u00eb duket sikur ka dal\u00eb jasht\u00eb trupit dhe \u00ebsht\u00eb i huaj p\u00ebr bot\u00ebn. I fut\u00ebn shkopinj me maj\u00eb n\u00eb thonj, i derdh\u00ebn plumb t\u00eb shkrir\u00eb n\u00eb goj\u00eb, e zhyt\u00ebn n\u00eb nj\u00eb kazan me zift t\u00eb valuar, por prap\u00ebseprap\u00eb ai mbeti i patundur p\u00ebrpara k\u00ebtyre torturave.<\/p>\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen, atleti i Krishtit, d\u00ebgjoi me g\u00ebzim vendimin p\u00ebr vdekjen e tij dhe, para se t\u2019i pritej koka, b\u00ebri shenj\u00ebn e Kryqit, iu drejtua Zotit me nj\u00eb lutje t\u00eb zjarrt\u00eb p\u00ebr forcimin e popullit t\u00eb krishter\u00eb dhe q\u00eb vdekja e tij, sipas imitimit t\u00eb Krishtit, t\u2019i falte faljen e m\u00ebkateve t\u00eb tij dhe hyrjen n\u00eb g\u00ebzimin e p\u00ebrjetsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Shok\u00ebt e tij t\u00eb udh\u00ebtimit, fillimisht menduan se, sipas zakonit t\u00eb tij, Bonifati duhej t\u00eb gjendej n\u00eb ndonj\u00eb tavern\u00eb apo n\u00eb vende t\u00eb tjera t\u00eb shthurura, por m\u00eb pas nis\u00ebn t\u00eb shqet\u00ebsoheshin p\u00ebr munges\u00ebn e tij t\u00eb gjat\u00eb dhe filluan k\u00ebrkimet. Ata takuan rast\u00ebsisht n\u00eb qytet v\u00ebllan\u00eb e xhelatit q\u00eb i kishte prer\u00eb kok\u00ebn Bonifatit dhe ai u tha se pik\u00ebrisht nj\u00eb nat\u00eb m\u00eb par\u00eb, kishin ekzekutuar nj\u00eb romak, q\u00eb dukej se i p\u00ebrputhej p\u00ebrshkrimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb shokut t\u00eb tyre. Edhe pse u dukej e pamundur q\u00eb martiri n\u00eb fjal\u00eb t\u00eb ishte Bonifati, ai njeri i shthurur, ata shkuan me vrap n\u00eb amfiteat\u00ebr dhe gjet\u00ebn t\u00eb habitur aty trupin e tij, t\u00eb cilin e blen\u00eb p\u00ebr 50 lira ari dhe e \u00e7uan me nderime t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb Rom\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb engj\u00ebll i Zotit, iu shfaq at\u00ebher\u00eb Agllais\u00eb dhe i tha: \u201cNgrihu p\u00ebr t\u00eb takuar at\u00eb q\u00eb ishte sh\u00ebrb\u00ebtori yt dhe shoku yt i shthurjes dhe tani \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb v\u00ebllai yn\u00eb. Prite si zot\u00ebrin\u00eb t\u00ebnd, sepse, fal\u00eb atij, t\u00eb gjitha m\u00ebkatet e tua t\u00eb jan\u00eb falur\u201d. N\u00eb kulmin e g\u00ebzimit, ajo mblodhi nj\u00eb shpur\u00eb t\u00ebr\u00eb shk\u00eblqim p\u00ebr ta pritur, sipas profecis\u00eb s\u00eb pavullnetshme, trupin e sh\u00ebn Bonifatit, disi m\u00eb larg Rom\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb vend ku m\u00eb pas ajo nd\u00ebrtoi nj\u00eb kish\u00eb t\u00eb bukur dhe t\u00eb madhe n\u00eb nder t\u00eb tij, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb kryer shum\u00eb mrekulli. Agllaia, n\u00eb vazhdim, hoqi dor\u00eb nga nderimet e bot\u00ebs, ua shp\u00ebrndau pasurin\u00eb t\u00eb varf\u00ebrve dhe iu p\u00ebrkushtua asketizmit e lutjes, duke fituar edhe fuqin\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb mrekulli. Ajo fjeti n\u00eb paqe n\u00eb Zotin 13 vjet m\u00eb von\u00eb, me sigurin\u00eb se f\u00eblliq\u00ebsit\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb saj t\u00eb kaluar ishin shlyer, fal\u00eb nd\u00ebrmjetimit t\u00eb sh\u00ebn Bonifatit.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"lazyload aligncenter\" src=\"data:image\/svg+xml,%3Csvg%20xmlns%3D%27http%3A%2F%2Fwww.w3.org%2F2000%2Fsvg%27%20width%3D%27552%27%20height%3D%27763%27%20viewBox%3D%270%200%20552%20763%27%3E%3Crect%20width%3D%27552%27%20height%3D%27763%27%20fill-opacity%3D%220%22%2F%3E%3C%2Fsvg%3E\" data-orig-src=\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52564003884_1c803ce8bb_b.jpg\" width=\"552\" height=\"763\" \/><\/p>\n<div class=\"\" data-block=\"true\" data-editor=\"4k4ic\" data-offset-key=\"ct02j-0-0\">\n<div class=\"_1mf _1mj\" style=\"text-align: justify;\" data-offset-key=\"ct02j-0-0\">\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>* * * * *<\/strong><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>&#8211; Osh\u00ebnar Grigjenti i Etiopis\u00eb &#8211;<\/strong><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><\/h4>\n<p>Sh\u00ebn Grigjenti lindi n\u00eb qytetin e Milanos, n\u00eb fund t\u00eb shekullit t\u00eb 5-t\u00eb dhe u rrit nga prind\u00ebr shpres\u00ebtar\u00eb. Solli shpejt fryte, sepse ishte tok\u00eb e mir\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb virtytet lul\u00ebzuan shpejt tek ai. U hirotonis dhjak kur mbushi mosh\u00ebn e k\u00ebrkuar nga kanonet e shenjta, dhe ia kushtoi aq shum\u00eb jet\u00ebn kreshmimit dhe mundimeve t\u00eb tjera asketike, saq\u00eb Per\u00ebndia kryente mrekulli dhe shenja n\u00ebp\u00ebrmjet tij. Nj\u00eb asket i shenjt\u00eb q\u00eb jetonte af\u00ebr qytetit e m\u00ebsonte t\u00eb riun n\u00eb theologji dhe profetizoi se ai ishte i thirrur t\u00eb b\u00ebhej episkop n\u00eb Arabin\u00eb e largme t\u00eb Jugut, gj\u00eb q\u00eb ishte konfirmuar nga nj\u00eb vizion i apostull Petros.<\/p>\n<p>Rreth vitit 526, mbreti Elesbaan (Kaleb Ella Asbeha) i Aksumit (Etiopi), me inkurajimin e perandorit romak Justin I (518-27), kreu nj\u00eb ekspedit\u00eb ushtarake t\u00eb suksesshme n\u00ebp\u00ebrmjet Detit t\u00eb Kuq n\u00eb Himyar (Jemen), ku pushtetari i vendit, Dhu-Novas, nj\u00eb i konvertuar n\u00eb Judaiz\u00ebm, kryente persekutime t\u00eb m\u00ebdha kund\u00ebr t\u00eb krishter\u00ebve dhe i masakronte n\u00eb provinc\u00ebn e Najranit. Pasi pushtoi vendin, Elesbaani caktoi nj\u00eb n\u00ebnmbret nga Aksumi dhe rivendosi Krishterimin. Ai ishte aq i zellsh\u00ebm p\u00ebr besimin e krishter\u00eb, sa ndihmoi me duart e tij p\u00ebr themelimin e nj\u00eb kishe kushtuar Trinis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb, nd\u00ebrtuar pran\u00eb pallatit mbret\u00ebror n\u00eb Safar, kryeqyteti i vendit. Ai i shkroi Timotheut III, patriarkut t\u00eb Aleksandris\u00eb, duke i k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb d\u00ebrgonte nj\u00eb njeri besimtar, me frik\u00eb Per\u00ebndie, t\u00eb mbushur me zell apostolik, si episkop p\u00ebr Kish\u00ebn e Himiarit, e cila ishte e dob\u00ebt dhe e \u00e7organizuar pas persekutimit judeas.<\/p>\n<p>Duke mos pasur mund\u00ebsi t\u00eb gjente nj\u00eb kandidat, patriarku nisi t\u00eb lutej. N\u00eb mbarim t\u00eb nat\u00ebs, ungjillori i shenjt\u00eb Mark, themeluesi dhe mbrojt\u00ebsi i mitropolis\u00eb s\u00eb Afrik\u00ebs, iu shfaq atij dhe i tregoi zgjedhjen e Per\u00ebndis\u00eb, q\u00eb ishte i riu italian Grigjenti, i cili ndodhej n\u00eb Aleksandri n\u00eb ato dit\u00eb me nj\u00eb mikun e tij t\u00eb krishter\u00eb. Shum\u00eb i g\u00ebzuar, patriarku d\u00ebrgoi t\u00eb gjenin Grigjentin, e informoi p\u00ebr zgjedhjen e Per\u00ebndis\u00eb dhe, pasi kaloi disa dit\u00eb me t\u00eb n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb t\u00eb ngroht\u00eb at\u00ebrore, e ngriti n\u00eb rangun e episkopit dhe e d\u00ebrgoi me nj\u00eb shpur\u00eb t\u00eb mjaftueshme n\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb e Himyarit. Bariu i ri u fron\u00ebzua episkop i Safarit n\u00eb mes t\u00eb g\u00ebzimit t\u00eb madh t\u00eb banor\u00ebve. N\u00eb vazhdim nisi t\u00eb m\u00ebsonte dhe t\u00eb fuqizonte popullin n\u00eb besimin e tij dhe t\u00eb fuste zakone e t\u00eb nd\u00ebrtonte institucione t\u00eb krishtera. Ai dor\u00ebzoi nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh prift\u00ebrinjsh e dhjakon\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb rip\u00ebrt\u00ebrir\u00eb jet\u00ebn e krishter\u00eb n\u00eb mbar\u00eb vendin dhe u mor vet\u00eb me sfid\u00ebn e judaizmit, q\u00eb ishte i p\u00ebrhapur m\u00eb gjer\u00ebsisht n\u00eb mes t\u00eb popujve t\u00eb Arabis\u00eb Felikse.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb shpirt t\u00eb pastruar prej asketizmit shum\u00ebvje\u00e7ar, sh\u00ebn Grigjenti zot\u00ebronte nj\u00eb njohje t\u00eb thell\u00eb dhe shum\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb Shkrimit t\u00eb Shenjt\u00eb, m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se ajo e drejtuesve t\u00eb Sinagog\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt i mposhti pareshtur, i armatosur vet\u00ebm me fjal\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mpreht\u00eb se shpata me dy tehe (Hebr. 4:12). Asgj\u00eb nuk mundej dot ta ndalte at\u00eb, as sofizmat komplekse, as citimet e marra gabim nga pasazhe t\u00eb paqarta t\u00eb Dhiat\u00ebs s\u00eb Vjet\u00ebr. Fjala e tij kumbonte si nj\u00eb bronz i kalitur m\u00eb s\u00eb miri dhe ai i detyronte kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij t\u00eb pranonin Fjal\u00ebn e mish\u00ebruar t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb ose t\u00eb zbulonin para t\u00eb gjith\u00ebve besimin e tyre t\u00eb gabuar dhe ngurt\u00ebsin\u00eb e zemr\u00ebs s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Me rabinin e ditur, Herban, shenjtori b\u00ebri nj\u00eb diskutim me argumente dhe citime nga Shkrimi i Shenjt\u00eb n\u00eb nj\u00eb debat t\u00eb hapur e t\u00eb fort\u00eb, q\u00eb zgjati shum\u00eb dit\u00eb, pa b\u00ebr\u00eb aspak pushim. Asgj\u00eb nuk dukej se ishte e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb hedhur posht\u00eb kok\u00ebfort\u00ebsin\u00eb e kund\u00ebrshtarit t\u00eb tij, i cili, pasi i shteroi t\u00eb gjitha argumentet e tij, tha me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb: \u201cP\u00ebrse duhet t\u00eb harxhojm\u00eb m\u00eb tep\u00ebr koh\u00eb me argumente q\u00eb nuk na vlejn\u00eb? N\u00ebse Jisui, q\u00eb u kryq\u00ebzua prej st\u00ebret\u00ebrve tan\u00eb \u00ebsht\u00eb, si ti thua, i gjall\u00eb dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr Biri i Per\u00ebndis\u00eb, le ta shikoj At\u00eb dhe do t\u00eb besoj tek Ai!\u201d. Meq\u00eb hebrenjt\u00eb e tjer\u00eb iu bashkuan k\u00ebsaj kauze t\u00eb Herbanit, sh\u00ebn Grigjenti u t\u00ebrhoq p\u00ebr disa \u00e7aste dhe b\u00ebri nj\u00eb lutje te Zoti. Pastaj dheu u l\u00ebkund, qielli u hap dhe Krishti u shfaq Vet\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00eb lavdin\u00eb, q\u00eb ka p\u00ebr ta shoq\u00ebruar n\u00eb Ardhjen e Dyt\u00eb, duke i rr\u00ebzuar p\u00ebrtok\u00eb dhe duke i verbuar jobesimtar\u00ebt por, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr duke i mbushur me drit\u00eb dhe g\u00ebzim t\u00eb krishter\u00ebt, si nj\u00eb parashijim i t\u00eb mirave t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrjetshme.<\/p>\n<p>Shenjtori u shpjegoi hebrenjve t\u00eb tmerruar se ata u verbuan p\u00ebr shkak t\u00eb pabesis\u00eb s\u00eb tyre dhe se do t\u00eb binin n\u00eb err\u00ebsir\u00ebn e p\u00ebrjetshme n\u00eb Dit\u00ebn e Gjyqit, n\u00ebse nuk pendoheshin dhe nuk besonin te Shp\u00ebtimtari. Nj\u00eb prej tyre vendosi t\u00eb pranonte Pag\u00ebzimin e shenjt\u00eb dhe doli prej banj\u00ebs s\u00eb rilindjes plot g\u00ebzim, duke rigjetur p\u00ebrs\u00ebri drit\u00ebn e syve trupor\u00eb, pasi u ndri\u00e7ua me drit\u00ebn shpirt\u00ebrore. Ai u ndoq nga m\u00eb shum\u00eb se 5.000 hebrenj dhe nga vet\u00eb Hebrani, i cili, ngaq\u00eb shfaqi nj\u00eb pendim shembullor, mori emrin e Leonit dhe u b\u00eb nj\u00eb prej k\u00ebshilltar\u00ebve m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb mbretit.<\/p>\n<p>N\u00eb vazhdim, sh\u00ebn Grigjenti hartoi nj\u00eb kod ligjesh q\u00eb rregullonte sjelljen dhe zakonet e t\u00eb krishter\u00ebve. Kishat u shum\u00ebfishuan dhe mbreti, n\u00ebn drejtimin e tij shpirt\u00ebror, hapi spitale t\u00eb shumta dhe fondacione bamir\u00ebsie. Pas vdekjes s\u00eb mbretit, biri i tij, Erdidos, vazhdoi me devotshm\u00ebri t\u00eb madhe vepr\u00ebn e nd\u00ebrmarr\u00eb nga i ati.<\/p>\n<p>Pasi i mbushi t\u00eb gjith\u00eb me mrekulli dhe hire shpirt\u00ebrore gjat\u00eb viteve t\u00eb shumta t\u00eb episkopat\u00ebs s\u00eb tij, Grigjenti, ky apostull i ri, fjeti n\u00eb Zotin me nj\u00eb vdekje t\u00eb shenjt\u00eb m\u00eb 19 dhjetor 552 dhe u vajtua nga i gjith\u00eb populli i mbledhur n\u00eb funeralin e tij. Kisha e Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Arabis\u00eb s\u00eb Re vazhdoi ekzistenc\u00ebn e saj n\u00eb paqe, derisa u zhduk p\u00ebrfundimisht nga batica myslimane (rreth vitit 632).<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; D\u00ebshmor\u00ebt Bonifati, Agllaia, Senatore &#8211; Sh\u00ebn Bonifati ishte skllav n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb nj\u00eb zonje t\u00eb pasur romake t\u00eb quajtur Agllai, bij\u00eb e nj\u00eb prokonsulli t\u00eb kryeqytetit, n\u00eb koh\u00ebn e perandorit Dioklecian (284-305). Ai merrej me mbar\u00ebvajtjen dhe mbar\u00ebshtimin e pasuris\u00eb s\u00eb madhe t\u00eb zonj\u00ebs s\u00eb tij dhe b\u00ebnte jet\u00eb t\u00eb shthurur, sipas zakoneve t\u00eb njohura t\u00eb Rom\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb. Shpeshher\u00eb, duke u dh\u00ebn\u00eb<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":62866,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52563265837_b971abe429_b.jpg","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[372],"tags":[2103,2101],"class_list":["post-62864","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shenjtoret-e-dites","tag-leximet-e-dites","tag-shenjtori-i-dites"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>- 19 Dhjetor - D\u00ebshmor\u00ebt Bonifati, Agllaia, senatore. D\u00ebshmor Ari. Osh\u00ebnar Grigjenti i Etiopis\u00eb. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/19\/19-dhjetor-deshmoret-bonifati-agllaia-senatore-deshmor-ari-oshenar-grigjenti-i-etiopise\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"- 19 Dhjetor - D\u00ebshmor\u00ebt Bonifati, Agllaia, senatore. D\u00ebshmor Ari. Osh\u00ebnar Grigjenti i Etiopis\u00eb. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"&#8211; D\u00ebshmor\u00ebt Bonifati, Agllaia, Senatore &#8211; Sh\u00ebn Bonifati ishte skllav n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb nj\u00eb zonje t\u00eb pasur romake t\u00eb quajtur Agllai, bij\u00eb e nj\u00eb prokonsulli t\u00eb kryeqytetit, n\u00eb koh\u00ebn e perandorit Dioklecian (284-305). Ai merrej me mbar\u00ebvajtjen dhe mbar\u00ebshtimin e pasuris\u00eb s\u00eb madhe t\u00eb zonj\u00ebs s\u00eb tij dhe b\u00ebnte jet\u00eb t\u00eb shthurur, sipas zakoneve t\u00eb njohura t\u00eb Rom\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb. Shpeshher\u00eb, duke u dh\u00ebn\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/19\/19-dhjetor-deshmoret-bonifati-agllaia-senatore-deshmor-ari-oshenar-grigjenti-i-etiopise\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2024-12-18T23:02:43+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2024-12-24T21:32:34+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52563265837_b971abe429_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52563265837_b971abe429_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/19\/19-dhjetor-deshmoret-bonifati-agllaia-senatore-deshmor-ari-oshenar-grigjenti-i-etiopise\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/19\/19-dhjetor-deshmoret-bonifati-agllaia-senatore-deshmor-ari-oshenar-grigjenti-i-etiopise\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"&#8211; 19 Dhjetor &#8211; D\u00ebshmor\u00ebt Bonifati, Agllaia, senatore. D\u00ebshmor Ari. Osh\u00ebnar Grigjenti i Etiopis\u00eb.\",\"datePublished\":\"2024-12-18T23:02:43+00:00\",\"dateModified\":\"2024-12-24T21:32:34+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/19\/19-dhjetor-deshmoret-bonifati-agllaia-senatore-deshmor-ari-oshenar-grigjenti-i-etiopise\/\"},\"wordCount\":2150,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/19\/19-dhjetor-deshmoret-bonifati-agllaia-senatore-deshmor-ari-oshenar-grigjenti-i-etiopise\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52563265837_b971abe429_b.jpg\",\"keywords\":[\"leximet e dites\",\"shenjtori i dites\"],\"articleSection\":[\"Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/19\/19-dhjetor-deshmoret-bonifati-agllaia-senatore-deshmor-ari-oshenar-grigjenti-i-etiopise\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/19\/19-dhjetor-deshmoret-bonifati-agllaia-senatore-deshmor-ari-oshenar-grigjenti-i-etiopise\/\",\"name\":\"- 19 Dhjetor - D\u00ebshmor\u00ebt Bonifati, Agllaia, senatore. D\u00ebshmor Ari. Osh\u00ebnar Grigjenti i Etiopis\u00eb. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/19\/19-dhjetor-deshmoret-bonifati-agllaia-senatore-deshmor-ari-oshenar-grigjenti-i-etiopise\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/19\/19-dhjetor-deshmoret-bonifati-agllaia-senatore-deshmor-ari-oshenar-grigjenti-i-etiopise\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52563265837_b971abe429_b.jpg\",\"datePublished\":\"2024-12-18T23:02:43+00:00\",\"dateModified\":\"2024-12-24T21:32:34+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/19\/19-dhjetor-deshmoret-bonifati-agllaia-senatore-deshmor-ari-oshenar-grigjenti-i-etiopise\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/19\/19-dhjetor-deshmoret-bonifati-agllaia-senatore-deshmor-ari-oshenar-grigjenti-i-etiopise\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/19\/19-dhjetor-deshmoret-bonifati-agllaia-senatore-deshmor-ari-oshenar-grigjenti-i-etiopise\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52563265837_b971abe429_b.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52563265837_b971abe429_b.jpg\",\"width\":\"662\",\"height\":\"960\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/19\/19-dhjetor-deshmoret-bonifati-agllaia-senatore-deshmor-ari-oshenar-grigjenti-i-etiopise\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8211; 19 Dhjetor &#8211; D\u00ebshmor\u00ebt Bonifati, Agllaia, senatore. D\u00ebshmor Ari. Osh\u00ebnar Grigjenti i Etiopis\u00eb.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"- 19 Dhjetor - D\u00ebshmor\u00ebt Bonifati, Agllaia, senatore. D\u00ebshmor Ari. Osh\u00ebnar Grigjenti i Etiopis\u00eb. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/19\/19-dhjetor-deshmoret-bonifati-agllaia-senatore-deshmor-ari-oshenar-grigjenti-i-etiopise\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"- 19 Dhjetor - D\u00ebshmor\u00ebt Bonifati, Agllaia, senatore. D\u00ebshmor Ari. Osh\u00ebnar Grigjenti i Etiopis\u00eb. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"&#8211; D\u00ebshmor\u00ebt Bonifati, Agllaia, Senatore &#8211; Sh\u00ebn Bonifati ishte skllav n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb nj\u00eb zonje t\u00eb pasur romake t\u00eb quajtur Agllai, bij\u00eb e nj\u00eb prokonsulli t\u00eb kryeqytetit, n\u00eb koh\u00ebn e perandorit Dioklecian (284-305). Ai merrej me mbar\u00ebvajtjen dhe mbar\u00ebshtimin e pasuris\u00eb s\u00eb madhe t\u00eb zonj\u00ebs s\u00eb tij dhe b\u00ebnte jet\u00eb t\u00eb shthurur, sipas zakoneve t\u00eb njohura t\u00eb Rom\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb. Shpeshher\u00eb, duke u dh\u00ebn\u00eb","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/19\/19-dhjetor-deshmoret-bonifati-agllaia-senatore-deshmor-ari-oshenar-grigjenti-i-etiopise\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2024-12-18T23:02:43+00:00","article_modified_time":"2024-12-24T21:32:34+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52563265837_b971abe429_b.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_image":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52563265837_b971abe429_b.jpg","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/19\/19-dhjetor-deshmoret-bonifati-agllaia-senatore-deshmor-ari-oshenar-grigjenti-i-etiopise\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/19\/19-dhjetor-deshmoret-bonifati-agllaia-senatore-deshmor-ari-oshenar-grigjenti-i-etiopise\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"&#8211; 19 Dhjetor &#8211; D\u00ebshmor\u00ebt Bonifati, Agllaia, senatore. D\u00ebshmor Ari. Osh\u00ebnar Grigjenti i Etiopis\u00eb.","datePublished":"2024-12-18T23:02:43+00:00","dateModified":"2024-12-24T21:32:34+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/19\/19-dhjetor-deshmoret-bonifati-agllaia-senatore-deshmor-ari-oshenar-grigjenti-i-etiopise\/"},"wordCount":2150,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/19\/19-dhjetor-deshmoret-bonifati-agllaia-senatore-deshmor-ari-oshenar-grigjenti-i-etiopise\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52563265837_b971abe429_b.jpg","keywords":["leximet e dites","shenjtori i dites"],"articleSection":["Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/19\/19-dhjetor-deshmoret-bonifati-agllaia-senatore-deshmor-ari-oshenar-grigjenti-i-etiopise\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/19\/19-dhjetor-deshmoret-bonifati-agllaia-senatore-deshmor-ari-oshenar-grigjenti-i-etiopise\/","name":"- 19 Dhjetor - D\u00ebshmor\u00ebt Bonifati, Agllaia, senatore. D\u00ebshmor Ari. Osh\u00ebnar Grigjenti i Etiopis\u00eb. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/19\/19-dhjetor-deshmoret-bonifati-agllaia-senatore-deshmor-ari-oshenar-grigjenti-i-etiopise\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/19\/19-dhjetor-deshmoret-bonifati-agllaia-senatore-deshmor-ari-oshenar-grigjenti-i-etiopise\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52563265837_b971abe429_b.jpg","datePublished":"2024-12-18T23:02:43+00:00","dateModified":"2024-12-24T21:32:34+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/19\/19-dhjetor-deshmoret-bonifati-agllaia-senatore-deshmor-ari-oshenar-grigjenti-i-etiopise\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/19\/19-dhjetor-deshmoret-bonifati-agllaia-senatore-deshmor-ari-oshenar-grigjenti-i-etiopise\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/19\/19-dhjetor-deshmoret-bonifati-agllaia-senatore-deshmor-ari-oshenar-grigjenti-i-etiopise\/#primaryimage","url":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52563265837_b971abe429_b.jpg","contentUrl":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52563265837_b971abe429_b.jpg","width":"662","height":"960"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/19\/19-dhjetor-deshmoret-bonifati-agllaia-senatore-deshmor-ari-oshenar-grigjenti-i-etiopise\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8211; 19 Dhjetor &#8211; D\u00ebshmor\u00ebt Bonifati, Agllaia, senatore. D\u00ebshmor Ari. Osh\u00ebnar Grigjenti i Etiopis\u00eb."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62864","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62864"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62864\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62865,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62864\/revisions\/62865"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62866"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62864"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62864"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62864"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}