{"id":62849,"date":"2024-12-17T00:02:12","date_gmt":"2024-12-16T23:02:12","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=62849"},"modified":"2024-12-24T22:33:42","modified_gmt":"2024-12-24T21:33:42","slug":"17-dhjetor-profeti-daniel-e-3-djemte-anania-azaria-misaeli-oshenar-dionisi-i-egjines-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/17\/17-dhjetor-profeti-daniel-e-3-djemte-anania-azaria-misaeli-oshenar-dionisi-i-egjines-2\/","title":{"rendered":"&#8211; 17 Dhjetor &#8211; Profeti Daniel e 3 djemt\u00eb: Anania, Azaria, Misaeli. Osh\u00ebnar Dionisi i Egjin\u00ebs."},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>&#8211; Profeti Daniel E 3 Djemt\u00eb: Anania, Azaria, Misaeli &#8211;<\/strong><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur n\u00eb vitin 597, para Zotit ton\u00eb, mbreti i Babilonis\u00eb, Nabukodonosori, pushtoi Jerusalemin, ai d\u00ebrgoi n\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb e tij t\u00eb larg\u00ebt Joakimin, mbretin e Judes\u00eb, me nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb paris\u00eb s\u00eb qytetit dhe objektet e shenjta t\u00eb Tempullit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. Danieli, i cili at\u00ebher\u00eb ishte 8 vje\u00e7, u kap rob me 3 shok\u00ebt e tij, t\u00eb gjith\u00eb me origjin\u00eb mbret\u00ebrore dhe t\u00eb pash\u00ebm. Ata i d\u00ebrguan n\u00eb pallatin mbret\u00ebror p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar n\u00ebn drejtimin e t\u00eb parit t\u00eb eunuk\u00ebve mbret\u00ebror\u00eb shkenc\u00ebn e kaldenjve dhe q\u00eb t\u00eb futeshin n\u00eb sh\u00ebrbimin e sovranit. U vun\u00eb emra t\u00eb rinj, Danieli u quajt Baltasar, Anania-Sidraak, Misaeli-Misak dhe Azaria-Abdenego. Duke jetuar n\u00eb mes t\u00eb pagan\u00ebve, Danieli ruante me sakt\u00ebsi t\u00eb madhe urdh\u00ebresat e ligjit. Ai refuzonte t\u00eb shijonte ushqimet e tryez\u00ebs mbret\u00ebrore q\u00eb i ofronin dhe, t\u00eb forcuar nga lutja e kreshma, ai bashk\u00eb me shok\u00ebt e tij ishin m\u00eb t\u00eb fort\u00eb n\u00eb trup dhe n\u00eb shpirt nga t\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tjer\u00eb q\u00eb ndodheshin n\u00eb oborr, edhe pse hanin vet\u00ebm perime dhe pinin vet\u00ebm uj\u00eb. Per\u00ebndia u dhuroi urt\u00ebsi dhe dituri aq t\u00eb madhe, saq\u00eb i kaluan t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb diturit e mbret\u00ebris\u00eb. Sa p\u00ebr Danielin, ai mori edhe dhurat\u00ebn e dallimit t\u00eb \u00ebndrrave e t\u00eb vizioneve.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pas 3 vjet\u00ebsh, mbreti Nabukodonosor pa nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr q\u00eb ia turbulloi shum\u00eb mendjen. Meq\u00eb t\u00eb diturit e tij dhe orakujt e perandoris\u00eb e kishin t\u00eb pamundur ta gjenin shpjegimin, ai urdh\u00ebroi t\u00eb vriteshin t\u00eb gjith\u00eb me shpat\u00eb, p\u00ebrfshi edhe djemt\u00eb e rinj izraelit\u00eb. Por si p\u00ebrgjigje t\u00eb lutjes s\u00eb fort\u00eb t\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij, Per\u00ebndia i zbuloi Danielit \u00ebndrr\u00ebn e mbretit dhe interpretimin e saj. Statuja e shk\u00eblqyer q\u00eb Nabukodonosori kishte par\u00eb t\u00eb ngrihej p\u00ebrpara tij ishte nj\u00eb alegori e koh\u00ebve q\u00eb kishin p\u00ebr t\u00eb ardhur. Koka e art\u00eb e saj p\u00ebrfaq\u00ebsonte mbret\u00ebrin\u00eb kaldease; duart dhe gjoksi n\u00eb argjend mbret\u00ebrin\u00eb e med\u00ebve dhe t\u00eb pers\u00ebve q\u00eb do ta pasonin; barku dhe kofsh\u00ebt prej bronzi, mbret\u00ebrin\u00eb helenike t\u00eb Aleksandrit t\u00eb Madh; k\u00ebmb\u00ebt prej hekuri, Perandorin\u00eb Romake. Guri q\u00eb kishte par\u00eb t\u00eb shk\u00ebputej nga mali pa e prekur asnj\u00eb dor\u00eb e q\u00eb e b\u00ebri pluhur k\u00ebt\u00eb statuj\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb perandorive pagane, ishte Zoti yn\u00eb Jisu Krisht, i mish\u00ebruar n\u00eb fund t\u00eb koh\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb themeluar nj\u00eb mbret\u00ebri shpirt\u00ebrore dhe t\u00eb p\u00ebrjetshme, t\u00eb cil\u00ebn asgj\u00eb n\u00eb tok\u00eb nuk do ta shkat\u00ebrroj\u00eb m\u00eb: Kish\u00ebn e Shenjt\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Duke lavd\u00ebruar Per\u00ebndin\u00eb e Danielit, mbreti i dha djaloshit nj\u00eb rang t\u00eb lart\u00eb; e b\u00ebri guvernator t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Babilonis\u00eb dhe t\u00eb parin e t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb diturve t\u00eb perandoris\u00eb. Por Danieli arriti ta bindte mbretin t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb oborrin e tij dhe t\u00eb mbante pran\u00eb vetes t\u00eb tre djemt\u00eb e rinj si ndihm\u00ebs p\u00ebr pun\u00ebt e provinc\u00ebs s\u00eb Babilonis\u00eb. Prestigji i tij u rrit mjaft pran\u00eb princit dhe popullit edhe kur arriti t\u00eb tregonte mashtrimin e dy burrave t\u00eb moshuar lakmitar\u00eb, q\u00eb kishin akuzuar padrejt\u00ebsisht p\u00ebr imoralitet Suzan\u00ebn e bukur, sepse ajo i kishte refuzuar k\u00ebrkesat e tyre.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb vitin e 18-t\u00eb t\u00eb mbret\u00ebrimit t\u00eb tij, Nabukodonosori ngriti nj\u00eb statuj\u00eb ari dhe urdh\u00ebroi gjith\u00eb satrap\u00ebt, guvernator\u00ebt, k\u00ebshilltar\u00ebt dhe magjistrat\u00ebt e tij ta adhuronin duke r\u00ebn\u00eb p\u00ebrtok\u00eb, kur t\u00eb binin veglat muzikore. Me gjith\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimet e tiranit t\u00eb friksh\u00ebm, Tre Djemt\u00eb e rinj nuk iu bind\u00ebn k\u00ebtij urdhri dhe i mbet\u00ebn besnik\u00eb adhurimit t\u00eb t\u00eb vetmit Per\u00ebndi t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Disa magjistrat\u00eb kaldeas, duke i pasur smir\u00eb p\u00ebr pozit\u00ebn e tyre t\u00eb lart\u00eb, p\u00ebrfituan nga rasti p\u00ebr t\u2019i denoncuar pran\u00eb Nabukodonosorit. Duke u dridhur prej zem\u00ebrimit p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtij lajmi, ai urdh\u00ebroi t\u00eb ndizej nj\u00eb furr\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrflakej e gjitha 7 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se zakonisht dhe u tha rojave t\u00eb fusnin brenda t\u00eb Tre Djemt\u00eb. Duke folur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb popullit hebre, Anania, Azaria dhe Misaeli i drejtuan Per\u00ebndis\u00eb nj\u00eb lutje plot p\u00ebrul\u00ebsi, duke i rr\u00ebfyer t\u00eb gjitha m\u00ebkatet e et\u00ebrve t\u00eb tyre dhe duke e pranuar se ishte e drejt\u00eb dhe e sakt\u00eb q\u00eb ata ishin internuar n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, duke vuajtur trajtimin e keq t\u00eb k\u00ebtij mbreti t\u00eb pabes\u00eb dhe, n\u00eb fund fare, edhe tortur\u00ebn e zjarrit. Sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt po ndiznin zjarrin dhe po i frynin, vdiq\u00ebn nga nxeht\u00ebsia e madhe, kurse nj\u00eb engj\u00ebll i Per\u00ebndis\u00eb zbriti n\u00eb furr\u00eb dhe i shtyu flak\u00ebt jasht\u00eb, duke i mb\u00ebshtjell\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e shenjt\u00eb me freskin\u00eb e nj\u00eb vese t\u00eb njom\u00eb. Duke k\u00ebrcyer t\u00eb g\u00ebzuar n\u00eb zjarr rreth engj\u00ebllit, ata e kthyen lutjen e tyre n\u00eb himn lavd\u00ebrimi. Pasi thirr\u00ebn n\u00eb fillim 3 her\u00eb emrin e Zotit, ata i ftuan t\u00eb gjitha urdhrat e krijes\u00ebs t\u00eb bashkoheshin me ta \u201cp\u00ebr t\u00eb himnuar dhe lavd\u00ebruar Zotin n\u00eb t\u00eb gjitha jet\u00ebt\u201d: engj\u00ebjt, qiejt, elementet, stin\u00ebt, tok\u00ebn, detin, malet, kafsh\u00ebt dhe bijt\u00eb e njer\u00ebzve, deri te shpirtrat e t\u00eb drejt\u00ebve q\u00eb kan\u00eb nd\u00ebrruar jet\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Dhe pasi p\u00ebrmend\u00ebn t\u00eb gjitha qeniet, ata e thirr\u00ebn nj\u00ebri-tjetrin si m\u00eb t\u00eb vegjlit dhe m\u00eb t\u00eb p\u00ebrulurit, duke th\u00ebn\u00eb me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb: \u201cLavd\u00ebrojm\u00eb, bekojm\u00eb dhe adhurojm\u00eb Zotin, Zotin e k\u00ebndojm\u00eb, dhe e lart\u00ebsojm\u00eb p\u00ebrmbi t\u00eb gjitha jet\u00ebt, sepse na ka shp\u00ebtuar nga ferri, Ai na ka \u00e7liruar nga duart e vdekjes, na ka shp\u00ebtuar nga furra e flak\u00ebs s\u00eb p\u00ebrv\u00ebluar\u201d (Dan. 3). Ata nuk harruan asgj\u00eb nga krijesa dhe i mblodh\u00ebn t\u00eb gjitha k\u00ebto n\u00eb vall\u00ebzimin e tyre rreth Fjal\u00ebs s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb mistershme n\u00eb form\u00eb njer\u00ebzore nga engj\u00eblli i zbritur n\u00eb zjarr p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar. E pa edhe vet\u00eb Nabukodonosori q\u00eb u p\u00ebrkul, gj\u00eb q\u00eb na jep paraprakisht konvertimin e pagan\u00ebve: \u201cJa ajo q\u00eb po shikoj, kat\u00ebr njer\u00ebz t\u00eb lidhur p\u00ebr dore q\u00eb po sh\u00ebtisin n\u00eb mes t\u00eb zjarrit. Ata nuk kan\u00eb p\u00ebsuar asgj\u00eb t\u00eb keqe dhe pamja e t\u00eb kat\u00ebrtit \u00ebsht\u00eb e ngjashme me at\u00eb t\u00eb Birit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb\u201d (Dan. 3:25). Ai i nxori nga furra dhe konstatoi me t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit e oborrit t\u00eb tij se zjarri nuk kishte kurrfar\u00eb pushteti p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb gj\u00eb dhe se nuk kishte l\u00ebn\u00eb sip\u00ebr tyre as er\u00ebn m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. At\u00ebher\u00eb mbreti lavd\u00ebroi Per\u00ebndin\u00eb, i rivendosi t\u00eb Tre Djemt\u00eb n\u00eb funksionet e tyre t\u00eb m\u00ebparshme dhe urdh\u00ebroi t\u00eb vritej cilido q\u00eb do t\u00eb guxonte tashm\u00eb e tutje t\u00eb blasfemonte kund\u00ebr Per\u00ebndis\u00eb s\u00eb Izraelit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Po at\u00eb vit, Nabukodonosori pa nj\u00eb tjet\u00ebr \u00ebnd\u00ebrr t\u00eb frikshme, q\u00eb vet\u00ebm Danieli arriti t\u2019ia interpretonte me an\u00eb t\u00eb frym\u00ebzimit t\u00eb Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb dhe q\u00eb u plot\u00ebsua pas 12 vjet\u00ebsh. Nd\u00ebrsa sovrani ishte lart\u00ebsuar me krenari p\u00ebrpara shk\u00eblqimit t\u00eb pushtetit t\u00eb tij, Per\u00ebndia e nd\u00ebshkoi menj\u00ebher\u00eb dhe e uli si pema q\u00eb e kishte par\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr. Ai u \u00e7mend, u privua nga mbret\u00ebria e tij dhe u d\u00ebbua nga shoq\u00ebria e njer\u00ebzve t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebr t\u2019u endur n\u00eb natyr\u00eb bashk\u00eb me bishat, derisa u p\u00ebrul, pohoi fajin dhe iu lut Zotit. M\u00eb pas ai u rivendos mbret edhe p\u00ebr 7 vite t\u00eb tjera.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pas vdekjes s\u00eb Nabukodonosorit (561 para Krishtit) dhe trazirave q\u00eb pasuan, mbret\u00ebria i kaloi p\u00ebrfundimisht Baltazarit (549-539). Nj\u00eb dit\u00eb, kur organizoi nj\u00eb banket t\u00eb madh, ai u dha p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb t\u00eb ftuarve n\u00eb vazot e shenjta t\u00eb vjedhura n\u00eb tempullin e Jerusalemit. Nd\u00ebrsa po u ofronte libacionet e tij hyjnive t\u00eb rreme, nj\u00eb gisht njeriu u shfaq papritur dhe shkroi mbi mur nj\u00eb mbishkrim enigmatik, q\u00eb tmerroi mbretin dhe t\u00eb ftuarit e tij. P\u00ebrs\u00ebri, Danieli ishte i vetmi q\u00eb deshifroi k\u00ebt\u00eb mbishkrim dhe ia zbuloi k\u00ebshtu Baltazarit, p\u00ebr t\u2019i kumtuar fundin e mbret\u00ebrimit t\u00eb tij. At\u00eb nat\u00eb, mbreti kaldeas u vra dhe Dari, q\u00eb ishte med, mori pushtetin.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Danieli ishte m\u00eb i urti dhe m\u00eb i famshmi nga t\u00eb gjith\u00eb med\u00ebt e pers\u00ebt e fuqish\u00ebm dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye u caktua nga sovrani i ri si kryetari i t\u00eb gjith\u00eb satrap\u00ebve (guvernator\u00ebve) t\u00eb provincave t\u00eb perandoris\u00eb. Nderimet e shumta ngjall\u00ebn xhelozin\u00eb e t\u00eb m\u00ebdhenjve, q\u00eb u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u00eb gjenin kund\u00ebr tij nj\u00eb akuz\u00eb, e cila u b\u00eb shkak q\u00eb mbreti t\u00eb l\u00ebshonte nj\u00eb urdh\u00ebr ku i ndalonte shtetasit e tij q\u00eb t\u2019u luteshin per\u00ebndive ose njer\u00ebzve p\u00ebr nj\u00eb periudhe 30-ditore n\u00ebn d\u00ebnimin e vdekjes. Ata mund t\u2019i luteshin vet\u00ebm mbretit Dari.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Danieli, duke pasur nj\u00eb dashuri t\u00eb pal\u00ebkundshme p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb dhe duke qen\u00eb besnik i ligjit t\u00eb Tij, nuk reshti s\u00eb b\u00ebri lutje te Per\u00ebndia, i kthyer nga Jerusalemi, pa k\u00ebrkuar aspak q\u00eb ta fshihte nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Edhe pse brenda vetes e admironte p\u00ebr k\u00ebt\u00eb devocion ndaj Per\u00ebndis\u00eb, Dari i hidh\u00ebruar n\u00eb shpirt, u detyrua t\u00eb urdh\u00ebronte zbatimin e ediktit, kur i denoncuan mosbindjen e ministrit t\u00eb tij dhe e hodhi n\u00eb grop\u00ebn e luan\u00ebve. Por Per\u00ebndia d\u00ebrgoi engj\u00ebllin e Tij q\u00eb ndaloi vrullin e bishave dhe, n\u00eb m\u00ebngjes, kur mbreti, i torturuar nga ndjenja e fajit, shkoi te gropa dhe dha urdh\u00ebr t\u00eb ngrinin pllak\u00ebn e saj, u habit tej mase kur pa Danielin t\u00eb ulur n\u00eb mes t\u00eb bishave t\u00eb egra, duke iu p\u00ebrk\u00ebdhelur krifat dhe luan\u00ebt q\u00eb k\u00ebrcenin t\u00ebr\u00eb g\u00ebzim p\u00ebrreth tij duke tundur bishtin, sikur me k\u00ebt\u00eb donin t\u00eb tregonin se i n\u00ebnshtroheshin atij si nj\u00eb Adami t\u00eb ri. Dari e nxori profetin, e rivendosi n\u00eb ofiqin e tij t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm dhe i hodhi n\u00eb grop\u00eb akuzuesit e Danielit, t\u00eb cil\u00ebt u gllab\u00ebruan prej luan\u00ebve.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Gjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tij n\u00eb Babiloni, Danieli nuk pati frik\u00eb t\u00eb denonconte te mbreti mashtrimin e idhujve dhe t\u00eb hidhte posht\u00eb mashtrimin e prift\u00ebrinjve t\u00eb Belit, t\u00eb cil\u00ebt shkonin nat\u00ebn p\u00ebrmes nj\u00eb tuneli t\u00eb n\u00ebndhesh\u00ebm pran\u00eb statuj\u00ebs s\u00eb tij, p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb ofertat dhe p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb besonin se idhulli ishte i gjall\u00eb. Danieli vrau edhe nj\u00eb dragua, t\u00eb cilin banor\u00ebt e Babilonis\u00eb e nderonin si Per\u00ebndi, pa p\u00ebrdorur asnj\u00eb arm\u00eb, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur te t\u00eb gjith\u00eb se sa i palogjiksh\u00ebm ishte adhurimi i nj\u00eb bishe t\u00eb paarsyeshme. Por kaldenjt\u00eb, t\u00eb zem\u00ebruar, i k\u00ebrkuan mbretit t\u00eb d\u00ebnonte Danielin. I futur n\u00eb grop\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, Danieli u ruajt p\u00ebrs\u00ebri dhe u vizitua nga profeti Abakum (Habakuk), i sjell\u00eb aty n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb mrekullueshme nga Judea, n\u00eb nj\u00eb \u00e7ast t\u00eb vet\u00ebm, p\u00ebr t\u2019i sjell\u00eb ushqim dhe p\u00ebr t\u2019i treguar dashamir\u00ebsin\u00eb e madhe q\u00eb Per\u00ebndia ushqente ndaj tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Duke qen\u00eb nj\u00eb interpretues \u00ebndrrash dhe vizionesh, Danieli mori nga Per\u00ebndia edhe zbulime p\u00ebr koh\u00ebt e fundit. Vitin e par\u00eb t\u00eb mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Baltazarit, ai pa t\u00eb shfaqeshin bisha t\u00eb m\u00ebdha, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonin mbret\u00ebrit\u00eb pagane t\u00eb cilat do t\u00eb gllab\u00ebronin njer\u00ebzimin. Bisha e par\u00eb i ngjante nj\u00eb luaneshe q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte perandorin\u00eb e Babilonis\u00eb; e dyta, q\u00eb i ngjante nj\u00eb ariu, ishte Perandoria Persiane, q\u00eb zgjati 230 vjet; pas saj vinte nj\u00eb leopard, simbol i Perandoris\u00eb Helene t\u00eb Aleksandrit t\u00eb Madh (336-323 para Krishtit), i z\u00ebvend\u00ebsuar tashm\u00eb nga bisha e kat\u00ebrt, q\u00eb ishte pajisur me 10 brir\u00eb, Perandoria Romake. I konfirmuar edhe nga Apokalipsi i sh\u00ebn Joanit, libri i profetit Daniel parathot\u00eb se n\u00eb fund t\u00eb koh\u00ebrave, kur paudh\u00ebsia do t\u00eb ket\u00eb arritur kulmin p\u00ebrmbi tok\u00eb dhe pasi t\u00eb jen\u00eb krijuar 10 mbret\u00ebri simbolike t\u00eb dala nga Perandoria Romake (ose m\u00eb sakt\u00eb nga qytet\u00ebrimi romak), revolucione, luft\u00ebra dhe mosmarr\u00ebveshje n\u00eb mbar\u00eb tok\u00ebn do t\u00eb ken\u00eb krijuar nj\u00eb p\u00ebshtjellim t\u00eb madh, at\u00ebher\u00eb ka p\u00ebr t\u2019u ngritur Antikrishti.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ky njeri, do t\u00eb grumbulloj\u00eb n\u00eb vetvete t\u00ebr\u00eb lig\u00ebsin\u00eb e Satanait dhe, me an\u00eb t\u00eb fjal\u00ebve e mrekullive t\u00eb rreme, do t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt ta adhurojn\u00eb si per\u00ebndi. I zhvendosur n\u00eb vizion n\u00eb k\u00ebt\u00eb epok\u00eb ku do t\u00eb kryhen t\u00eb gjitha k\u00ebto, Danieli pa fronin e Per\u00ebndis\u00eb teksa vinte p\u00ebrpara, i ngjash\u00ebm me nj\u00eb flak\u00eb zjarri dhe Per\u00ebndia At\u00eb, n\u00ebn pamjen e t\u00eb Vjetrit t\u00eb Dit\u00ebve, i veshur i t\u00ebri me t\u00eb bardha dhe, duke shk\u00eblqyer, u ul aty p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar librin e nd\u00ebrgjegjes s\u00eb secilit dhe p\u00ebr ta gjykuar bot\u00ebn. Pasi b\u00ebri p\u00ebrpjekjen e fundit kund\u00ebr Antikrishtit dhe pasi e flaku n\u00eb zjarrin q\u00eb nuk shuhet kurr\u00eb, Biri i Njeriut, Zoti Jisu Krisht, u paraqit p\u00ebrpara fronit t\u00eb Atit, i mbajtur nga engj\u00ebjt. Atje mori pushtetin nga Per\u00ebndia, fuqin\u00eb, lavdin\u00eb dhe mbret\u00ebrin\u00eb e p\u00ebrjetshme mbi t\u00eb gjith\u00eb popujt, fiset dhe gjuh\u00ebt, n\u00eb qiejt, n\u00eb tok\u00eb dhe n\u00ebntok\u00eb, q\u00eb t\u00eb shfaqet tek i gjith\u00eb Universi q\u00eb Ai \u00ebsht\u00eb Zoti, Biri i Per\u00ebndis\u00eb, I Par\u00eblinduri i Per\u00ebndis\u00eb p\u00ebrpara gjith\u00eb krijes\u00ebs. Ai e ka restauruar natyr\u00ebn ton\u00eb t\u00eb prishur njer\u00ebzore, duke u b\u00ebr\u00eb i par\u00eblinduri nd\u00ebr t\u00eb vdekurit dhe duke zbuluar n\u00eb Trupin e Tij premisat e ngjalljes son\u00eb dhe t\u00eb lavdis\u00eb son\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetshme.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb vizione t\u00eb tjera, Per\u00ebndia i sakt\u00ebsoi Danielit detaje t\u00eb tjera p\u00ebr koh\u00ebt q\u00eb do t\u00eb vinin: n\u00eb ve\u00e7anti i tregoi p\u00ebr regjimin tiranik t\u00eb Epifan Antiokut (175-164), q\u00eb ishte nj\u00eb figur\u00eb profetike e Antikrishtit dhe q\u00eb do t\u00eb ndalonte sakrificat dhe adhurimin e Zotit dhe do t\u00eb vendoste neverin\u00eb e shkretimit brenda tempullit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb (Dan. 9:27). I m\u00ebsuar nga Kryeengj\u00eblli Gavriil, Danieli paratha se populli do t\u00eb shkonte p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Jerusalem pas 49 vjet\u00ebsh. Ai u b\u00ebri t\u00eb ditur se Esdra, Josueu dhe Zorobabeli do ta kthenin popullin nga internimi dhe se do t\u00eb rivendosnin adhurimin e Per\u00ebndis\u00eb n\u00eb Jerusalem (Esdra 3:8), n\u00eb shenj\u00eb t\u00eb restaurimit p\u00ebrfundimtar t\u00eb mbar\u00eb njer\u00ebzimit nga Mesia i v\u00ebrtet\u00eb, Krishti, pas 434 vjet\u00ebsh (Dan.9:26).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Vitin e tret\u00eb t\u00eb Kirit, Danieli, njeriu i mir\u00ebsive hyjnore, u gjykua i denj\u00eb p\u00ebr vizionin e vet\u00eb Fjal\u00ebs s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, n\u00ebn pamjen e nj\u00eb njeriu t\u00eb veshur \u201cme li, ij\u00ebt e ngjeshura me ar t\u00eb past\u00ebr, trupi i tij kishte pamjen e kriolitit, fytyra, pamjen e vet\u00ebtim\u00ebs, syt\u00eb e tij ishin si llamba zjarri, krah\u00ebt dhe k\u00ebmb\u00ebt si shk\u00eblqimi i bronzit t\u00eb l\u00ebmuar, tingulli i fjal\u00ebve t\u00eb tij si zhurma e nj\u00eb shumice t\u00eb madhe (Dan. 10:6). I habitur shum\u00eb, profeti ra me fytyr\u00eb p\u00ebrdhe dhe do t\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb shpirt, n\u00eb rast se vet\u00eb engj\u00eblli i Zotit, nuk do ta kishte ngush\u00eblluar dhe forcuar, para se t\u2019i sakt\u00ebsonte ato q\u00eb do t\u00eb ndodhnin n\u00eb vazhdimin e koh\u00ebs: luft\u00ebrat midis pasuesve t\u00eb Aleksandrit dhe persekutimin e Epifan Antiokut, figura t\u00eb provave t\u00eb fundit t\u00eb t\u00eb drejt\u00ebve, t\u00eb shkruara n\u00eb Librin e jet\u00ebs gjat\u00eb shfaqjes s\u00eb Antikrishtit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">M\u00eb qart\u00eb se profet\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, Per\u00ebndia i zbuloi Danielit se n\u00eb k\u00ebt\u00eb Dit\u00eb t\u00eb fundit, \u201cata q\u00eb flen\u00eb n\u00eb vendin e pluhurit do t\u00eb zgjohen, disa p\u00ebr jet\u00ebn e p\u00ebrjetshme dhe disa p\u00ebr turpin dhe mundimin e p\u00ebrjetsh\u00ebm\u201d (Dan. 12:2) dhe se t\u00eb drejt\u00ebt do t\u00eb shk\u00eblqejn\u00eb n\u00eb trupat e tyre si dielli n\u00eb lavdin\u00eb e tij. Meq\u00eb profeti donte t\u00eb m\u00ebsonte se kur kishin p\u00ebr t\u00eb ndodhur t\u00eb gjitha k\u00ebto, Zoti iu p\u00ebrgjigj: \u201cShko Daniel, sepse t\u00eb mbyllura dhe t\u00eb vulosura jan\u00eb k\u00ebto fjal\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb koh\u00ebve, derisa t\u00eb zgjidhet nj\u00eb num\u00ebr i madh, i bardh\u00eb dhe i pastruar nga zjarri&#8230; Dhe ti, shko, gjej prehjen t\u00ebnde dhe do t\u00eb ngjallesh p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb t\u00ebnde deri n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebve\u201d (Dan. 13:9-10,13). Profeti i shenjt\u00eb fjeti n\u00eb paqe n\u00eb mosh\u00ebn 80-vje\u00e7are, 2 vjet pas kthimit t\u00eb popullit t\u00eb tij n\u00eb tok\u00ebn e et\u00ebrve (pra, rreth vitit 534-530). Tre Djemt\u00eb e rinj fjet\u00ebn edhe ata n\u00eb paqe dhe, sipas tradit\u00ebs, ata ishin me Danielin n\u00eb rreshtat e t\u00eb drejt\u00ebve q\u00eb u ngjall\u00ebn gjat\u00eb Kryq\u00ebzimit t\u00eb Krishtit (Matth. 27, 52-53).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p><img decoding=\"async\" class=\"lazyload aligncenter\" src=\"data:image\/svg+xml,%3Csvg%20xmlns%3D%27http%3A%2F%2Fwww.w3.org%2F2000%2Fsvg%27%20width%3D%27488%27%20height%3D%27678%27%20viewBox%3D%270%200%20488%20678%27%3E%3Crect%20width%3D%27488%27%20height%3D%27678%27%20fill-opacity%3D%220%22%2F%3E%3C%2Fsvg%3E\" data-orig-src=\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52564148370_64714e6d08_b.jpg\" width=\"488\" height=\"678\" \/><\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>* * * * *<\/strong><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>&#8211; Osh\u00ebnar Dionisi i Egjin\u00ebs &#8211;<\/strong><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">I lindur n\u00eb vitin 1547, n\u00eb ishullin Zakintho, n\u00eb nj\u00eb familje besimtare t\u00eb shquar, sh\u00ebn Dionisi shfaqi q\u00eb n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri nj\u00eb inteligjenc\u00eb t\u00eb thell\u00eb dhe predispozita t\u00eb forta p\u00ebr jet\u00ebn shpirt\u00ebrore. P\u00ebr t\u00eb kryer betej\u00ebn e tij kund\u00ebr bot\u00ebs, mishit dhe kund\u00ebr djallit, ai hoqi dor\u00eb shpejt nga gjith\u00e7ka q\u00eb kishte vler\u00eb p\u00ebr t\u00eb dhe u b\u00eb murg n\u00eb manastirin e ishujve Strofadhes, disa milje larg nga jugu i Zakinthit. Me gjith\u00eb mosh\u00ebn e tij t\u00eb re, brenda nj\u00eb kohe t\u00eb shkurt\u00ebr, u b\u00eb model i virtytit dhe i respektimit t\u00eb rregullave murg\u00ebrore, madje edhe p\u00ebr vet\u00eb murgjit e sprovuar. Kreshm\u00ebt e tij, agripnit\u00eb e p\u00ebrditshme gjat\u00eb pjes\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb nat\u00ebs, lutjet dhe meditimet e tij k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse e b\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb ngrihej n\u00eb ofiqin e prift\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pas ca koh\u00ebsh, nd\u00ebrsa po k\u00ebrkonte nj\u00eb anije p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb pelegrinazh n\u00eb Vendet e Shenjta, kaloi nga Athina, ku kryepiskopi, i informuar p\u00ebr virtytet e tij, e detyroi t\u00eb pranonte detyr\u00ebn e episkopit t\u00eb Egjin\u00ebs. Duke l\u00ebn\u00eb planet e tij dhe duke sakrifikuar dashurin\u00eb e tij p\u00ebr vetmin\u00eb, p\u00ebr t\u2019iu bindur vullnetit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, murgu i p\u00ebrulur u ngjit n\u00eb fronin episkopal dhe e udh\u00ebhoqi me urt\u00ebsi e zell at\u00ebror grigj\u00ebn e tij shpirt\u00ebrore n\u00eb shtigjet e Hirit. Meq\u00eb fama e tij po shtohej me kalimin e viteve, vendosi t\u00eb jepte dor\u00ebheqjen p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar lavdis\u00eb s\u00eb kot\u00eb dhe shp\u00ebrqendrimit n\u00eb bot\u00eb. N\u00eb vitin 1579 u kthye p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb atdhe. Me urdh\u00ebr t\u00eb patriarkut t\u00eb Konstandinopoj\u00ebs, ai z\u00ebvend\u00ebsoi p\u00ebr disa koh\u00eb episkopin e ndjer\u00eb t\u00eb Zakinthit, pastaj, sapo u zgjodh z\u00ebvend\u00ebsuesi i tij, u kthye me nxitim n\u00eb lart\u00ebsit\u00eb e ishullit, n\u00eb manastirin e N\u00ebn\u00ebs s\u00eb Zotit, Anafonitria, ku u b\u00eb at\u00eb shpirt\u00ebror. Duke qen\u00eb p\u00ebrs\u00ebri vet\u00ebm me Per\u00ebndin\u00eb, ai rifilloi me vrullin e rinis\u00eb s\u00eb tij kreshm\u00ebn, asketizmin dhe lutjen. Nuk linte ask\u00ebnd t\u00eb hynte n\u00eb qelin\u00eb e tij, nga ku ai dilte vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019u shp\u00ebrndar\u00eb l\u00ebmosh\u00eb t\u00eb varf\u00ebrve ose p\u00ebr t\u2019u dhuruar nx\u00ebn\u00ebsve m\u00ebsimin e ndri\u00e7uar.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Shk\u00eblqente mbi t\u00eb gjith\u00eb me dashurin\u00eb p\u00ebr t\u00eb af\u00ebrmin dhe me but\u00ebsin\u00eb q\u00eb e karakterizonte. Nj\u00eb dit\u00eb vras\u00ebsi i v\u00ebllait t\u00eb tij, q\u00eb po ndiqej nga xhandar\u00ebt dhe nga t\u00eb af\u00ebrmit e viktim\u00ebs, mb\u00ebrriti deri n\u00eb manastir dhe i k\u00ebrkoi streh\u00eb sh\u00ebn Dhionisit, pa e ditur se kush ishte. Duke m\u00ebsuar shkakun e arratisjes s\u00eb tij dhe se kush ishte viktima, njeriu i Per\u00ebndis\u00eb p\u00ebrmbajti brenda vetes t\u00eb gjith\u00eb dhimbjen e natyr\u00ebs dhe tundimin p\u00ebr t\u2019u hakmarr\u00eb. Duke imituar Krishtin, q\u00eb fali armiqt\u00eb e Tij dhe q\u00eb u lut p\u00ebr persekutor\u00ebt, ai shkoi drejt tij me shum\u00eb dhembshuri, e ngush\u00eblloi, e nxiti t\u00eb pendohej dhe e fshehu n\u00eb nj\u00eb qeli q\u00eb nuk binte shum\u00eb n\u00eb sy.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur ndjek\u00ebsit mb\u00ebrrit\u00ebn n\u00eb manastir, ata i b\u00ebn\u00eb t\u00eb ditur shenjtorit vrasjen e tmerrshme t\u00eb t\u00eb v\u00ebllait p\u00ebr t\u00eb cilin u shtir sikur nuk dinte gj\u00eb dhe u p\u00ebrpoq t\u2019i qet\u00ebsonte e t\u2019u largonte d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr hakmarrje me fjal\u00eb paqeje. Sapo grumbulli i njer\u00ebzve u largua, ai nxori vras\u00ebsin, q\u00eb ishte paralizuar nga tmerri p\u00ebrpara atij shembulli t\u00eb nj\u00eb mir\u00ebsie t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebrmbinjer\u00ebzore dhe e la t\u00eb lir\u00eb t\u00eb shkonte q\u00eb t\u00eb punonte p\u00ebr shp\u00ebtimin e shpirtit t\u00eb tij, pasi i dha edhe shum\u00eb ushqime p\u00ebr t\u2019i marr\u00eb me vete.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">I pajisur me virtyte kaq t\u00eb larta, Dionisi mori nga Per\u00ebndia pushtetin p\u00ebr t\u00eb kryer mrekulli. Nj\u00eb dit\u00eb kur po binte nj\u00eb rrebesh i madh, ai ndaloi rrjedh\u00ebn e lumit q\u00eb ishte fryr\u00eb nga v\u00ebrshimi i uj\u00ebrave, p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00ebp\u00ebr t\u00eb s\u00eb bashku me nx\u00ebn\u00ebsin e tij. Kur trupi i nj\u00eb gruaje t\u00eb vdekur q\u00eb ndodhej n\u00ebn mallkim, nuk mundej dot t\u00eb dekompozohej, Dhionisi urdh\u00ebroi t\u00eb hapej varri i saj dhe i b\u00ebri lutjen e faljes. Menj\u00ebher\u00eb pas k\u00ebsaj, n\u00eb syt\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve, trupi u b\u00eb pluhur sipas rregullit t\u00eb natyr\u00ebs. Me an\u00eb t\u00eb fuqis\u00eb s\u00eb lutjes s\u00eb tij, ai u dha rast shum\u00eb peshkatar\u00ebve t\u00eb pafat, q\u00eb blasfemonin kund\u00ebr Per\u00ebndis\u00eb dhe kund\u00ebr sh\u00ebrb\u00ebtorit t\u00eb Tij, q\u00eb t\u00eb kishin nj\u00eb peshkim t\u00eb mrekulluesh\u00ebm dhe t\u00eb pendoheshin p\u00ebr pabesin\u00eb e tyre. Per\u00ebndia e kishte pajisur kaq shum\u00eb me dhurat\u00ebn e tejshikimit dhe t\u00eb dallimit t\u00eb zemrave, saq\u00eb ai u thoshte vet\u00eb besimtar\u00ebve m\u00eb p\u00ebrpara m\u00ebkatet e tyre, t\u00eb dukshme ose t\u00eb fshehta, kur ata vinin p\u00ebr t\u2019u rr\u00ebfyer tek ai.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Shenjtori mb\u00ebrriti deri n\u00eb mosh\u00ebn 75-vje\u00e7are, duke p\u00ebrhapur rreth tij mrekulli t\u00eb shumta, g\u00ebzim, paqe dhe dashuri p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Ai e dha shpirtin te Per\u00ebndia m\u00eb 17 dhjetor 1622, pasi m\u00eb par\u00eb trupi iu mundua tej mase nga nj\u00eb s\u00ebmundje e dhimbshme dhe p\u00ebr shkak t\u00eb viteve t\u00eb shumta t\u00eb asketizmit; ai ua kishte parath\u00ebn\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb tij dit\u00ebn e sakt\u00eb t\u00eb largimit nga kjo bot\u00eb. Sipas d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb tij, trupi iu \u00e7ua n\u00eb manastirin e Strofadheve p\u00ebr t\u2019u varrosur, i shoq\u00ebruar nga lutjet dhe himnet e nj\u00eb numri t\u00eb madh njer\u00ebzish. Pak koh\u00eb m\u00eb von\u00eb, pas shum\u00eb shfaqjeve t\u00eb shenjtorit tek igumeni i manastirit dhe te v\u00ebllez\u00ebrit e tjer\u00eb, u mor vendimi p\u00ebr ta hapur varrin e tij dhe at\u00ebher\u00eb ndodhi nj\u00eb mrekulli e madhe. Trupi i tij ishte i t\u00ebri i paprishur dhe l\u00ebshonte nj\u00eb arom\u00eb t\u00eb mrekullueshme.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pasi trupit i rivesh\u00ebn rrob\u00ebn episkopale, e vendos\u00ebn n\u00eb narteksin e kish\u00ebs, pastaj n\u00eb vitin 1717, kur manastiri u shkat\u00ebrrua nga pirat\u00ebt turq, e transferuan lipsanin e shenjt\u00eb n\u00eb katedralen e Zakinthit, ku nderohet me shpres\u00ebtari t\u00eb madhe nga t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt e ishullit. Mrekullit\u00eb, shfaqjet dhe shenjat e shum\u00ebllojta me an\u00eb t\u00eb t\u00eb cilave sh\u00ebn Dionisi ka treguar deri m\u00eb sot se \u00ebsht\u00eb i gjall\u00eb, e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb quhet shenjtori mbrojt\u00ebs i Zakinthit<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; Profeti Daniel E 3 Djemt\u00eb: Anania, Azaria, Misaeli &#8211; Kur n\u00eb vitin 597, para Zotit ton\u00eb, mbreti i Babilonis\u00eb, Nabukodonosori, pushtoi Jerusalemin, ai d\u00ebrgoi n\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb e tij t\u00eb larg\u00ebt Joakimin, mbretin e Judes\u00eb, me nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb paris\u00eb s\u00eb qytetit dhe objektet e shenjta t\u00eb Tempullit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. Danieli, i cili at\u00ebher\u00eb ishte 8 vje\u00e7, u kap rob me 3 shok\u00ebt e tij,<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":62853,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52563688721_657a19979f_b.jpg","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[372],"tags":[2103,2101],"class_list":["post-62849","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shenjtoret-e-dites","tag-leximet-e-dites","tag-shenjtori-i-dites"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>- 17 Dhjetor - Profeti Daniel e 3 djemt\u00eb: Anania, Azaria, Misaeli. Osh\u00ebnar Dionisi i Egjin\u00ebs. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/17\/17-dhjetor-profeti-daniel-e-3-djemte-anania-azaria-misaeli-oshenar-dionisi-i-egjines-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"- 17 Dhjetor - Profeti Daniel e 3 djemt\u00eb: Anania, Azaria, Misaeli. Osh\u00ebnar Dionisi i Egjin\u00ebs. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"&#8211; Profeti Daniel E 3 Djemt\u00eb: Anania, Azaria, Misaeli &#8211; Kur n\u00eb vitin 597, para Zotit ton\u00eb, mbreti i Babilonis\u00eb, Nabukodonosori, pushtoi Jerusalemin, ai d\u00ebrgoi n\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb e tij t\u00eb larg\u00ebt Joakimin, mbretin e Judes\u00eb, me nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb paris\u00eb s\u00eb qytetit dhe objektet e shenjta t\u00eb Tempullit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. Danieli, i cili at\u00ebher\u00eb ishte 8 vje\u00e7, u kap rob me 3 shok\u00ebt e tij,\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/17\/17-dhjetor-profeti-daniel-e-3-djemte-anania-azaria-misaeli-oshenar-dionisi-i-egjines-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2024-12-16T23:02:12+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2024-12-24T21:33:42+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52563688721_657a19979f_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52563688721_657a19979f_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"16 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/17\/17-dhjetor-profeti-daniel-e-3-djemte-anania-azaria-misaeli-oshenar-dionisi-i-egjines-2\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/17\/17-dhjetor-profeti-daniel-e-3-djemte-anania-azaria-misaeli-oshenar-dionisi-i-egjines-2\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"&#8211; 17 Dhjetor &#8211; Profeti Daniel e 3 djemt\u00eb: Anania, Azaria, Misaeli. Osh\u00ebnar Dionisi i Egjin\u00ebs.\",\"datePublished\":\"2024-12-16T23:02:12+00:00\",\"dateModified\":\"2024-12-24T21:33:42+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/17\/17-dhjetor-profeti-daniel-e-3-djemte-anania-azaria-misaeli-oshenar-dionisi-i-egjines-2\/\"},\"wordCount\":4056,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/17\/17-dhjetor-profeti-daniel-e-3-djemte-anania-azaria-misaeli-oshenar-dionisi-i-egjines-2\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52563688721_657a19979f_b.jpg\",\"keywords\":[\"leximet e dites\",\"shenjtori i dites\"],\"articleSection\":[\"Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/17\/17-dhjetor-profeti-daniel-e-3-djemte-anania-azaria-misaeli-oshenar-dionisi-i-egjines-2\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/17\/17-dhjetor-profeti-daniel-e-3-djemte-anania-azaria-misaeli-oshenar-dionisi-i-egjines-2\/\",\"name\":\"- 17 Dhjetor - Profeti Daniel e 3 djemt\u00eb: Anania, Azaria, Misaeli. Osh\u00ebnar Dionisi i Egjin\u00ebs. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/17\/17-dhjetor-profeti-daniel-e-3-djemte-anania-azaria-misaeli-oshenar-dionisi-i-egjines-2\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/17\/17-dhjetor-profeti-daniel-e-3-djemte-anania-azaria-misaeli-oshenar-dionisi-i-egjines-2\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52563688721_657a19979f_b.jpg\",\"datePublished\":\"2024-12-16T23:02:12+00:00\",\"dateModified\":\"2024-12-24T21:33:42+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/17\/17-dhjetor-profeti-daniel-e-3-djemte-anania-azaria-misaeli-oshenar-dionisi-i-egjines-2\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/17\/17-dhjetor-profeti-daniel-e-3-djemte-anania-azaria-misaeli-oshenar-dionisi-i-egjines-2\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/17\/17-dhjetor-profeti-daniel-e-3-djemte-anania-azaria-misaeli-oshenar-dionisi-i-egjines-2\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52563688721_657a19979f_b.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52563688721_657a19979f_b.jpg\",\"width\":\"600\",\"height\":\"752\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/17\/17-dhjetor-profeti-daniel-e-3-djemte-anania-azaria-misaeli-oshenar-dionisi-i-egjines-2\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8211; 17 Dhjetor &#8211; Profeti Daniel e 3 djemt\u00eb: Anania, Azaria, Misaeli. Osh\u00ebnar Dionisi i Egjin\u00ebs.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"- 17 Dhjetor - Profeti Daniel e 3 djemt\u00eb: Anania, Azaria, Misaeli. Osh\u00ebnar Dionisi i Egjin\u00ebs. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/17\/17-dhjetor-profeti-daniel-e-3-djemte-anania-azaria-misaeli-oshenar-dionisi-i-egjines-2\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"- 17 Dhjetor - Profeti Daniel e 3 djemt\u00eb: Anania, Azaria, Misaeli. Osh\u00ebnar Dionisi i Egjin\u00ebs. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"&#8211; Profeti Daniel E 3 Djemt\u00eb: Anania, Azaria, Misaeli &#8211; Kur n\u00eb vitin 597, para Zotit ton\u00eb, mbreti i Babilonis\u00eb, Nabukodonosori, pushtoi Jerusalemin, ai d\u00ebrgoi n\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb e tij t\u00eb larg\u00ebt Joakimin, mbretin e Judes\u00eb, me nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb paris\u00eb s\u00eb qytetit dhe objektet e shenjta t\u00eb Tempullit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. Danieli, i cili at\u00ebher\u00eb ishte 8 vje\u00e7, u kap rob me 3 shok\u00ebt e tij,","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/17\/17-dhjetor-profeti-daniel-e-3-djemte-anania-azaria-misaeli-oshenar-dionisi-i-egjines-2\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2024-12-16T23:02:12+00:00","article_modified_time":"2024-12-24T21:33:42+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52563688721_657a19979f_b.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_image":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52563688721_657a19979f_b.jpg","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"16 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/17\/17-dhjetor-profeti-daniel-e-3-djemte-anania-azaria-misaeli-oshenar-dionisi-i-egjines-2\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/17\/17-dhjetor-profeti-daniel-e-3-djemte-anania-azaria-misaeli-oshenar-dionisi-i-egjines-2\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"&#8211; 17 Dhjetor &#8211; Profeti Daniel e 3 djemt\u00eb: Anania, Azaria, Misaeli. Osh\u00ebnar Dionisi i Egjin\u00ebs.","datePublished":"2024-12-16T23:02:12+00:00","dateModified":"2024-12-24T21:33:42+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/17\/17-dhjetor-profeti-daniel-e-3-djemte-anania-azaria-misaeli-oshenar-dionisi-i-egjines-2\/"},"wordCount":4056,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/17\/17-dhjetor-profeti-daniel-e-3-djemte-anania-azaria-misaeli-oshenar-dionisi-i-egjines-2\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52563688721_657a19979f_b.jpg","keywords":["leximet e dites","shenjtori i dites"],"articleSection":["Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/17\/17-dhjetor-profeti-daniel-e-3-djemte-anania-azaria-misaeli-oshenar-dionisi-i-egjines-2\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/17\/17-dhjetor-profeti-daniel-e-3-djemte-anania-azaria-misaeli-oshenar-dionisi-i-egjines-2\/","name":"- 17 Dhjetor - Profeti Daniel e 3 djemt\u00eb: Anania, Azaria, Misaeli. Osh\u00ebnar Dionisi i Egjin\u00ebs. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/17\/17-dhjetor-profeti-daniel-e-3-djemte-anania-azaria-misaeli-oshenar-dionisi-i-egjines-2\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/17\/17-dhjetor-profeti-daniel-e-3-djemte-anania-azaria-misaeli-oshenar-dionisi-i-egjines-2\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52563688721_657a19979f_b.jpg","datePublished":"2024-12-16T23:02:12+00:00","dateModified":"2024-12-24T21:33:42+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/17\/17-dhjetor-profeti-daniel-e-3-djemte-anania-azaria-misaeli-oshenar-dionisi-i-egjines-2\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/17\/17-dhjetor-profeti-daniel-e-3-djemte-anania-azaria-misaeli-oshenar-dionisi-i-egjines-2\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/17\/17-dhjetor-profeti-daniel-e-3-djemte-anania-azaria-misaeli-oshenar-dionisi-i-egjines-2\/#primaryimage","url":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52563688721_657a19979f_b.jpg","contentUrl":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52563688721_657a19979f_b.jpg","width":"600","height":"752"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/17\/17-dhjetor-profeti-daniel-e-3-djemte-anania-azaria-misaeli-oshenar-dionisi-i-egjines-2\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8211; 17 Dhjetor &#8211; Profeti Daniel e 3 djemt\u00eb: Anania, Azaria, Misaeli. Osh\u00ebnar Dionisi i Egjin\u00ebs."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62849","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62849"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62849\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62852,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62849\/revisions\/62852"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62853"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62849"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62849"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62849"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}