{"id":62770,"date":"2024-12-07T00:02:46","date_gmt":"2024-12-06T23:02:46","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=62770"},"modified":"2024-12-24T22:40:52","modified_gmt":"2024-12-24T21:40:52","slug":"07-dhjetor-oshenar-ambrozi-i-milanos-oshenar-grigori-ne-athos-deshmore-filothea-ne-arxhesh-deshmor-prisku-oshenar-pavel-bindesi-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/07\/07-dhjetor-oshenar-ambrozi-i-milanos-oshenar-grigori-ne-athos-deshmore-filothea-ne-arxhesh-deshmor-prisku-oshenar-pavel-bindesi-2\/","title":{"rendered":"&#8211; 07 Dhjetor &#8211; Osh\u00ebnar Ambrozi i Milanos. Osh\u00ebnar Grigori n\u00eb Athos. D\u00ebshmore Filothea n\u00eb Arxhesh. D\u00ebshmor Prisku. Osh\u00ebnar Pav\u00ebl Bind\u00ebsi."},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: justify;\">\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>&#8211; Osh\u00ebnar Ambrozi i Milanos &#8211;<\/strong><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">Ky at\u00eb i famsh\u00ebm, nj\u00eb pishtar i ndezur nga drita e pakrijuar, emri i t\u00eb cilit t\u00eb sjell n\u00eb mendje pavdek\u00ebsin\u00eb hyjnore, vinte nga nj\u00eb familje e r\u00ebnd\u00ebsishme patric\u00ebsh romak\u00eb q\u00eb ishin konvertuar n\u00eb Krishterim. Ai lindi n\u00eb vitin 339 n\u00eb Augusta Treverorum (Trier) ku ati i tij ishte prefekt i lart\u00eb i Galis\u00eb. Pas vdekjes s\u00eb tij, e \u00ebma u kthye n\u00eb Rom\u00eb me 3 bijt\u00eb e saj t\u00eb rinj, Ambrozin, Marcelinusin dhe Satirusin, q\u00eb do t\u00eb nderoheshin m\u00eb von\u00eb t\u00eb 3 si shenjtor\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nj\u00eb dit\u00eb, kur Ambrozi ende foshnj\u00eb ishte n\u00eb djep, iu sul nj\u00eb tuf\u00eb blet\u00ebsh q\u00eb fluturuan rreth tij, madje iu fut\u00ebn edhe n\u00eb goj\u00eb dhe pastaj ik\u00ebn lart n\u00eb qiell, shenj\u00eb kjo e elokuenc\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb t\u00eb ardhmen, q\u00eb ishte nj\u00eb dhurat\u00eb qiellore. I shkolluar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer prej m\u00ebsuesve m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, ai shfaqi nj\u00eb aft\u00ebsi t\u00eb madhe n\u00eb t\u00eb gjitha deg\u00ebt e shkenc\u00ebs dhe u admirua shpejt si nj\u00eb orator i p\u00ebrsosur. Pasi mbaroi studimet n\u00eb drejt\u00ebsi, ai u caktua guvernator i Emilias dhe i Ligurias nga perandori Valentian I (375) dhe shkoi t\u00eb banonte n\u00eb Milano, kryeqytetin e asaj province. \u201cT\u00eb qeveris\u00ebsh m\u00eb tep\u00ebr si nj\u00eb episkop, sesa si nj\u00eb gjykat\u00ebs!\u201d i tha n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb profetike guvernatori Probus kur mori detyr\u00ebn, pa i kuptuar as vet\u00eb ato q\u00eb po i thoshte n\u00eb ato \u00e7aste. V\u00ebrtet, urt\u00ebsia dhe virtytet e Ambrozit t\u00eb ri fituan shum\u00eb shpejt simpatin\u00eb dhe mir\u00ebnjohjen e popullit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Gjat\u00eb atyre dit\u00ebve, herezia e fort\u00eb arianiste e kishte p\u00ebr\u00e7ar\u00eb Kish\u00ebn me nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mizore, me gjith\u00eb p\u00ebrpjekjet e b\u00ebra n\u00eb shum\u00eb vite duke nisur nga Sinodi i Nikeas n\u00eb vitin 325. Ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Lindje, mb\u00ebshtetja e perandorit Valens (364-78) i kishte dh\u00ebn\u00eb herezis\u00eb nj\u00eb frym\u00ebmarrje t\u00eb re.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pas vdekjes s\u00eb Auksentit, episkopit arianist t\u00eb Milanos n\u00eb vitin 373, u b\u00eb nj\u00eb takim n\u00eb katedrale p\u00ebr t\u00eb caktuar episkopin e ri t\u00eb qytetit. Por mosmarr\u00ebveshja midis arianist\u00ebve dhe orthodhoks\u00ebve ishte aq e madhe, saq\u00eb nuk ekzistonte mund\u00ebsi marr\u00ebveshjeje. M\u00eb pas iu b\u00eb nj\u00eb apel guvernatorit t\u00eb qytetit, q\u00eb t\u00eb vinte dhe t\u00eb mbante rregullin gjat\u00eb mbledhjeve. Fisnik\u00ebria, bindja e fort\u00eb dhe shpirti paq\u00ebsor i Ambrozit shkaktuan p\u00ebrshtypje kaq t\u00eb madhe te t\u00eb gjith\u00eb besimtar\u00ebt, saq\u00eb ata thirr\u00ebn me nj\u00eb z\u00eb t\u00eb vet\u00ebm: \u201cAmbrozin duam p\u00ebr episkop!\u201d. Por ai kund\u00ebrshtoi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb duke th\u00ebn\u00eb se ishte ende nj\u00eb katikumen sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb ekzistonte zakoni i shtyrjes n\u00eb koh\u00eb t\u00eb Pag\u00ebzimit nga frika se mos katikumeni ndotej me m\u00ebkate dhe u t\u00ebrhoq n\u00eb pallatin e tij, i ndjekur nga turma q\u00eb th\u00ebrriste po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">At\u00eb nat\u00eb mori kalin dhe donte t\u00eb ikte, por humbi rrug\u00ebn dhe n\u00eb m\u00ebngjes u gjet p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb vendin nga ku ishte nisur. Ai i shkroi perandorit p\u00ebrpjekjen e tij p\u00ebr t\u2019iu shmangur episkopat\u00ebs, por perandori Valens, q\u00eb zakonisht nuk interesohej p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e fes\u00eb, ishte shum\u00eb n\u00eb favor t\u00eb zgjedhjes s\u00eb tij. Duke iu n\u00ebnshtruar m\u00eb n\u00eb fund vullnetit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, avokati 34-vje\u00e7ar u dor\u00ebzua episkop 8 dit\u00eb pas Pag\u00ebzimit t\u00eb tij, duke k\u00ebnaqur si orthodhoks\u00ebt, ashtu edhe arianist\u00ebt.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Duke hequr dor\u00eb nga t\u00ebr\u00eb pasurit\u00eb, k\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb dhe privilegjet e shtres\u00ebs s\u00eb tij, Ambrozi iu p\u00ebrkushtua t\u00ebr\u00ebsisht Per\u00ebndis\u00eb dhe njeriut. Ua shp\u00ebrndau pasurit\u00eb e tij t\u00eb varf\u00ebrve e kish\u00ebs dhe, duke mos ruajtur asgj\u00eb p\u00ebr vete, ai e kalonte t\u00ebr\u00eb jav\u00ebn n\u00eb kreshm\u00eb t\u00eb fort\u00eb. Gjat\u00eb nat\u00ebs lutej dhe studionte me zell Shkrimin e Shenjt\u00eb dhe Et\u00ebrit e Kish\u00ebs, nd\u00ebrsa dit\u00ebn merrej me pun\u00ebt e ndryshme t\u00eb Kish\u00ebs dhe drejtimin e grigj\u00ebs s\u00eb tij shpirt\u00ebrore. N\u00ebn drejtimin e priftit Simplicien, ai fitoi nj\u00eb njohje t\u00eb thell\u00eb t\u00eb Et\u00ebrve t\u00eb Kish\u00ebs, (ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb Origjenit) dhe u angazhua me zell t\u00eb madh n\u00eb mbrojtjen e besimit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb orthodhoks. Kjo gj\u00eb shkaktoi nj\u00eb p\u00ebshtjellim t\u00eb madh tek arianist\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt e kishin pranuar me d\u00ebshir\u00eb zgjedhjen e tij si njeri modest, duke shpresuar se do ta b\u00ebnin m\u00eb pas vegl\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">I palodhur n\u00eb shkrimet dhe predikimet e tij, episkopi i Milanos u tregua p\u00ebr 25 vjet me radh\u00eb mbrojt\u00ebs i pamposhtur i Orthodhoksis\u00eb n\u00eb Per\u00ebndim, pas sh\u00ebn Ilarionit, dhe e b\u00ebri dioqez\u00ebn e tij, e cila ishte shpallur kryeqendra e perandoris\u00eb s\u00eb Per\u00ebndimit q\u00eb nga viti 381, mitropolin\u00eb ku vendoseshin t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb kishin lidhje me dioqezat e Italis\u00eb, Panonis\u00eb, Dakis\u00eb dhe Maqedonis\u00eb. Duke e kund\u00ebrshtuar me forc\u00eb perandoresh\u00ebn Justina dhe rrethin e princit trash\u00ebgimtar Valentiniani II, t\u00eb cil\u00ebt ishin mposhtur nga herezia, Ambrozi arriti t\u00eb fitonte interesimin dhe besimin e perandorit t\u00eb Per\u00ebndimit, Graciani (375-383), fal\u00eb t\u00eb cilit ai arriti t\u00eb mblidhte edhe Sinodin e Sirmiumit (korrik 378) dhe t\u00eb dekretonte ligje q\u00eb ndalonin arianizmin.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pas vdekjes s\u00eb Valensit (379), perandoria e Lindjes kaloi n\u00eb duart e sh\u00ebn Theodhosit (17 janar), i cili kishte dashuri dhe respekt p\u00ebr episkopin e shenjt\u00eb. Thell\u00ebsisht orthodhoks, perandori i ri mblodhi Sinodin e madh dhe t\u00eb shenjt\u00eb t\u00eb Konstandinopoj\u00ebs (Sinodi II Ekumenik) n\u00eb korrik 381, gjat\u00eb t\u00eb cilit Gracieni, i k\u00ebshilluar nga Ambrozi, mblodhi Sinodin e Akuilas, i cili sh\u00ebnoi fundin e arianizmit n\u00eb Per\u00ebndim.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Por kjo miq\u00ebsi me princat, nuk b\u00ebri t\u00eb humbte tek Ambrozi ndjenja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kish\u00ebs ndaj pushtetit civil. I shtyr\u00eb nga n\u00ebna e tij ariane, Justina, Valentiani II i dha nj\u00eb dit\u00eb episkopit t\u00eb shenjt\u00eb urdh\u00ebr t\u00eb lironte kish\u00ebn e tij. \u201cShkoni t\u2019i thoni zot\u00ebris\u00eb suaj\u201d u tha Ambrozi t\u00eb d\u00ebrguarve t\u00eb perandorit, \u201cq\u00eb nj\u00eb episkop nuk e dor\u00ebzon kurr\u00eb kish\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb!\u201d. Ai u mbyll n\u00eb kish\u00eb i rrethuar nga populli i tij, q\u00eb kishte vendosur t\u00eb vdiste bashk\u00eb me t\u00eb. Dhe, nga e Diela e Dafinave deri t\u00eb Enjten e Madhe, ai u rezistoi n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ushtar\u00ebve q\u00eb kishin rrethuar kish\u00ebn, duke pasur arm\u00eb t\u00eb tij predikimin e zjarrt\u00eb dhe k\u00ebndimin e psalmeve dhe t\u00eb himneve.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Disa vite m\u00eb von\u00eb, kur ndodhej n\u00eb maj\u00eb t\u00eb lavdis\u00eb s\u00eb tij, Theodhosi shtypi me mizori t\u00eb pad\u00ebgjuar nj\u00eb kryengritje q\u00eb kishte shp\u00ebrthyer n\u00eb Selanik dhe kishte masakruar m\u00eb shum\u00eb se 7.000 veta. Lajmi mb\u00ebrriti deri n\u00eb Milano dhe, kur perandori q\u00eb po vizitonte metropolin italian erdhi te dera e kish\u00ebs ku meshonte Ambrozi p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb Liturgjin\u00eb Hyjnore, episkopi i shenjt\u00eb, duke u b\u00ebr\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i zem\u00ebrat\u00ebs hyjnore, nuk pati frik\u00eb q\u00eb t\u2019i ndalonte hyrjen n\u00eb kish\u00eb perandorit. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr i ndaloi kungimin p\u00ebr 8 muaj. Duke respektuar disiplin\u00ebn e Kish\u00ebs, sovrani, p\u00ebrpara t\u00eb cilit trembej mbar\u00eb bota e at\u00ebhershme, u t\u00ebrhoq duke qar\u00eb n\u00eb pallatin e tij perandorak dhe iu n\u00ebnshtrua me p\u00ebrul\u00ebsi pendes\u00ebs publike. Dit\u00ebn e Krishtlindjes, ai erdhi p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb kish\u00ebn e shenjt\u00eb, u shtri p\u00ebrdh\u00e9 n\u00eb k\u00ebmb\u00ebt e Ambrozit, duke e njomur dyshemen\u00eb me lot dhe k\u00ebrkoi t\u00eb pranohej p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb kungimin e Mistereve t\u00eb Shenjta.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pasi mori faljen e episkopit, n\u00eb momentin e kungimit, ai hyri n\u00eb altar p\u00ebr t\u2019u kunguar bashk\u00eb me klerik\u00ebt e tjer\u00eb sipas zakonit n\u00eb Konstandinopoj\u00eb. Por sh\u00ebrb\u00ebtori i Per\u00ebndis\u00eb, Ambrozi, u kthye nga ai dhe e p\u00ebruli publikisht p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb duke e larguar q\u00eb nga altari dhe duke i th\u00ebn\u00eb: \u201cDil q\u00eb k\u00ebtu dhe q\u00ebndro n\u00eb mes t\u00eb laik\u00ebve, sepse porfira jote nuk b\u00ebn prift\u00ebrinj, por perandor\u00eb\u201d. Pa i kthyer p\u00ebrgjigje, Theodhosi doli nga altari dhe zuri vendin e tij n\u00eb rangun e t\u00eb penduarve, sepse ndiente nj\u00eb respekt shum\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr Ambrozin. Kur u kthye n\u00eb Konstandinopoj\u00eb, nuk u fut kurr\u00eb n\u00eb altar p\u00ebr t\u2019u kunguar.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Familjar me princat dhe t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb e k\u00ebsaj bote, Ambrozi tregonte kujdesin m\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb edhe p\u00ebr m\u00eb t\u00eb voglin, sipas k\u00ebsaj bote. Kur nj\u00eb m\u00ebkatar vinte tek ai p\u00ebr t\u2019u rr\u00ebfyer, ai e p\u00ebrqafonte dhe e lante me lot\u00ebt e tij. Mbrojt\u00ebs i zjarrt\u00eb i pendimit, ai ktheu nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh pagan\u00ebsh nga err\u00ebsira n\u00eb drit\u00eb dhe i inicioi n\u00eb misterin e madh t\u00eb Krishterimit, si me predikimet e tij publike, ashtu edhe me bisedat private. M\u00eb i famshmi nd\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit e tij \u00ebsht\u00eb sh\u00ebn Augustini (15 qershor) i cili, fal\u00eb episkopit t\u00eb Milanos, mundi t\u00eb shp\u00ebtonte nga kthetrat e manikeizmit dhe t\u00eb hynte p\u00ebrfundimisht n\u00eb Kish\u00eb, ku sh\u00ebrbeu me shk\u00eblqim t\u00eb madh. Fal\u00eb sh\u00ebn Ambrozit, u kthye edhe mbret\u00ebresha e fisit gjermanik t\u00eb makroman\u00ebve, e cila u pag\u00ebzua prej tij dhe t\u00ebrhoqi edhe popullin e saj n\u00eb besimin e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Me gjith\u00eb pun\u00ebt e tij t\u00eb shumta, ky bari i shenjt\u00eb gjeti koh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb kompozuar vepra t\u00eb shumta, kryesisht shpjeguese dhe morale, n\u00eb t\u00eb cilat ai shfaq kultur\u00ebn e lart\u00eb q\u00eb zot\u00ebronte, si t\u00eb shenjt\u00ebn, ashtu edhe at\u00eb profane, dhe kjo vep\u00ebr kontribuoi shum\u00eb n\u00eb p\u00ebrhapjen e doktrin\u00ebs s\u00eb Et\u00ebrve t\u00eb Lindjes n\u00eb bot\u00ebn latine. P\u00ebrve\u00e7 vepr\u00ebs s\u00eb tij oratorike, Ambrozi pasuroi Kish\u00ebn edhe me himne t\u00eb mrekullueshme liturgjike, t\u00eb destinuara q\u00eb t\u00eb psalen nga populli n\u00eb dy kore antifone, q\u00eb ishin nga elementet m\u00eb t\u00eb pasura t\u00eb liturgjis\u00eb latine p\u00ebr shum\u00eb shekuj.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sh\u00ebn Ambrozi fjeti paq\u00ebsisht n\u00eb Zotin, m\u00eb 4 prill 397, 2 vjet pas mikut dhe nx\u00ebn\u00ebsit t\u00eb tij, perandorit Theodhos, p\u00ebr t\u00eb cilin mbajti edhe fjalimin varrimor. Trupi i tij prehet edhe sot n\u00eb katedralen e Milanos.<\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>* * * * *<\/strong><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>&#8211; Osh\u00ebnar Grigori n\u00eb Athos &#8211;<\/strong><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">I lindur n\u00eb fillim n\u00eb shekullit t\u00eb 14-t\u00eb n\u00eb nj\u00eb krahin\u00eb t\u00eb panjohur t\u00eb Ballkanit (ndoshta t\u00eb Serbis\u00eb), sh\u00ebn Grigori d\u00ebgjoi t\u00eb flitej, nd\u00ebrsa ishte shum\u00eb i ri, p\u00ebr virtytet e sh\u00ebn Grigor Sinaitit (6 prill) dhe rendi t\u00eb bashkohej me nx\u00ebn\u00ebsit e tij. Pas fjetjes s\u00eb k\u00ebtij rinovuesi t\u00eb jet\u00ebs hesikaste n\u00eb Malin e Shenjt\u00eb dhe n\u00eb Ballkan, Grigori erdhi nga Konstandinopoja dhe takoi sh\u00ebn Romilin n\u00eb Parori t\u00eb Thrak\u00ebs, pran\u00eb kufirit midis Bullgaris\u00eb dhe Bizantit (viti 1350).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Por ca koh\u00eb m\u00eb von\u00eb, iu desh t\u00eb braktisnin vendin ku asketizonin, p\u00ebr shkak t\u00eb sulmeve turke dhe t\u00eb gjenin streh\u00eb n\u00eb Zagori, n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e atit t\u00eb tyre shpirt\u00ebror jerond Ilarioni. M\u00eb pas, Romili u nis p\u00ebr n\u00eb Malin e Shenjt\u00eb, ku shkoi dhe takoi Grigorin, pas fjetjes s\u00eb Ilarionit. Ata jetuan t\u00eb dy bashk\u00eb n\u00eb qet\u00ebsin\u00eb dhe n\u00eb luft\u00ebrat e virtytit, jo shum\u00eb larg Lavr\u00ebs s\u00eb Madhe, n\u00eb vendet e vetmuara m\u00eb t\u00eb larg\u00ebta n\u00eb jug t\u00eb Athosit. Por dyndja e madhe e vizitor\u00ebve dhe e murgjve q\u00eb vinin t\u00eb k\u00ebrkonin tek ata k\u00ebshilla dhe ngush\u00ebllim, i detyroi t\u00eb shkonin n\u00eb nj\u00eb vend akoma m\u00eb t\u00eb izoluar.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb vitin 1371, pas vdekjes s\u00eb sundimtarit t\u00eb Serbis\u00eb Joan Ugleshi, mbrojt\u00ebsit t\u00eb madh t\u00eb Malit t\u00eb Shenjt\u00eb, n\u00eb mes t\u00eb murgjve lindi nj\u00eb frik\u00eb e madhe p\u00ebr shkak t\u00eb invazioneve turke dhe shum\u00eb prej tyre, si dhe sh\u00ebn Romili, braktis\u00ebn Malin e Shenjt\u00eb. Sh\u00ebn Grigori q\u00ebndroi dhe themeloi pran\u00eb qelis\u00eb ku jetonte manastirin e Sh\u00ebn Nikoll\u00ebs, q\u00eb sot quhet manastiri i Sh\u00ebn Grigorit. Por edhe ai u detyrua t\u00eb largohej p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimit turk dhe t\u00eb gjente streh\u00eb n\u00eb Serbi, ku sundonte princi Llazar (15 qershor), nj\u00eb njeri besimtar dhe mik i murgjve.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Llazari mbushi kodrat dhe malet e vendit t\u00eb tij me shum\u00eb manastire p\u00ebr murgjit. Princi priti me shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb sh\u00ebn Romilin, sh\u00ebn Grigorin dhe pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb murgjve q\u00eb i kishin shoq\u00ebruar t\u00eb quajtur edhe Sinait\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb besnik\u00ebris\u00eb s\u00eb tyre ndaj m\u00ebsimit t\u00eb sh\u00ebn Grigor Sinaitit dhe k\u00ebshtu ata mor\u00ebn nj\u00eb vend t\u00eb qet\u00eb dhe mikprit\u00ebs pran\u00eb Brani\u00e7evos. Shenjtori u vendos n\u00eb nj\u00eb shpell\u00eb, e cila u shnd\u00ebrrua shum\u00eb shpejt n\u00eb nj\u00eb kish\u00eb dedikuar sh\u00ebn Nikoll\u00ebs dhe themeloi p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit e tij manastirin e Gorniakut. Prej andej, \u201csinait\u00ebt\u201d themeluan manastire t\u00eb shumta n\u00eb vende t\u00eb tjera t\u00eb Serbis\u00eb, duke p\u00ebrhapur n\u00eb popullin orthodhoks t\u00eb vendit tradit\u00ebn e lutjes mendore, t\u00eb ardhur nga Athosi dhe Sinai.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sipas disave, sh\u00ebn Grigori u kthye n\u00eb manastirin q\u00eb themeloi n\u00eb Malin e Shenjt\u00eb, pak para fjetjes s\u00eb tij n\u00eb Zotin. Lipsanet e tij u ruajt\u00ebn atje deri n\u00eb djegien e manastirit n\u00eb vitin 1761, pastaj u transferuan n\u00eb Serbi, ku u zhvendos\u00ebn shum\u00eb her\u00eb n\u00eb vende t\u00eb ndryshme, p\u00ebr t\u2019u rivendosur p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb manastirin e Gorniakut. Nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtyre lipsaneve \u00ebsht\u00eb rikthyer n\u00eb manastirin e Sh\u00ebn Grigorit, n\u00eb Malin Athos.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; Osh\u00ebnar Ambrozi i Milanos &#8211; Ky at\u00eb i famsh\u00ebm, nj\u00eb pishtar i ndezur nga drita e pakrijuar, emri i t\u00eb cilit t\u00eb sjell n\u00eb mendje pavdek\u00ebsin\u00eb hyjnore, vinte nga nj\u00eb familje e r\u00ebnd\u00ebsishme patric\u00ebsh romak\u00eb q\u00eb ishin konvertuar n\u00eb Krishterim. Ai lindi n\u00eb vitin 339 n\u00eb Augusta Treverorum (Trier) ku ati i tij ishte prefekt i lart\u00eb i Galis\u00eb. Pas vdekjes s\u00eb tij, e<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":62772,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52540258478_931659c0dc_b.jpg","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[372],"tags":[2103,2101],"class_list":["post-62770","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shenjtoret-e-dites","tag-leximet-e-dites","tag-shenjtori-i-dites"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>- 07 Dhjetor - Osh\u00ebnar Ambrozi i Milanos. Osh\u00ebnar Grigori n\u00eb Athos. D\u00ebshmore Filothea n\u00eb Arxhesh. D\u00ebshmor Prisku. Osh\u00ebnar Pav\u00ebl Bind\u00ebsi. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/07\/07-dhjetor-oshenar-ambrozi-i-milanos-oshenar-grigori-ne-athos-deshmore-filothea-ne-arxhesh-deshmor-prisku-oshenar-pavel-bindesi-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"- 07 Dhjetor - Osh\u00ebnar Ambrozi i Milanos. Osh\u00ebnar Grigori n\u00eb Athos. D\u00ebshmore Filothea n\u00eb Arxhesh. D\u00ebshmor Prisku. Osh\u00ebnar Pav\u00ebl Bind\u00ebsi. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"&#8211; Osh\u00ebnar Ambrozi i Milanos &#8211; Ky at\u00eb i famsh\u00ebm, nj\u00eb pishtar i ndezur nga drita e pakrijuar, emri i t\u00eb cilit t\u00eb sjell n\u00eb mendje pavdek\u00ebsin\u00eb hyjnore, vinte nga nj\u00eb familje e r\u00ebnd\u00ebsishme patric\u00ebsh romak\u00eb q\u00eb ishin konvertuar n\u00eb Krishterim. Ai lindi n\u00eb vitin 339 n\u00eb Augusta Treverorum (Trier) ku ati i tij ishte prefekt i lart\u00eb i Galis\u00eb. Pas vdekjes s\u00eb tij, e\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/07\/07-dhjetor-oshenar-ambrozi-i-milanos-oshenar-grigori-ne-athos-deshmore-filothea-ne-arxhesh-deshmor-prisku-oshenar-pavel-bindesi-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2024-12-06T23:02:46+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2024-12-24T21:40:52+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52540258478_931659c0dc_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52540258478_931659c0dc_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/07\/07-dhjetor-oshenar-ambrozi-i-milanos-oshenar-grigori-ne-athos-deshmore-filothea-ne-arxhesh-deshmor-prisku-oshenar-pavel-bindesi-2\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/07\/07-dhjetor-oshenar-ambrozi-i-milanos-oshenar-grigori-ne-athos-deshmore-filothea-ne-arxhesh-deshmor-prisku-oshenar-pavel-bindesi-2\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"&#8211; 07 Dhjetor &#8211; Osh\u00ebnar Ambrozi i Milanos. Osh\u00ebnar Grigori n\u00eb Athos. D\u00ebshmore Filothea n\u00eb Arxhesh. D\u00ebshmor Prisku. Osh\u00ebnar Pav\u00ebl Bind\u00ebsi.\",\"datePublished\":\"2024-12-06T23:02:46+00:00\",\"dateModified\":\"2024-12-24T21:40:52+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/07\/07-dhjetor-oshenar-ambrozi-i-milanos-oshenar-grigori-ne-athos-deshmore-filothea-ne-arxhesh-deshmor-prisku-oshenar-pavel-bindesi-2\/\"},\"wordCount\":2294,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/07\/07-dhjetor-oshenar-ambrozi-i-milanos-oshenar-grigori-ne-athos-deshmore-filothea-ne-arxhesh-deshmor-prisku-oshenar-pavel-bindesi-2\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52540258478_931659c0dc_b.jpg\",\"keywords\":[\"leximet e dites\",\"shenjtori i dites\"],\"articleSection\":[\"Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/07\/07-dhjetor-oshenar-ambrozi-i-milanos-oshenar-grigori-ne-athos-deshmore-filothea-ne-arxhesh-deshmor-prisku-oshenar-pavel-bindesi-2\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/07\/07-dhjetor-oshenar-ambrozi-i-milanos-oshenar-grigori-ne-athos-deshmore-filothea-ne-arxhesh-deshmor-prisku-oshenar-pavel-bindesi-2\/\",\"name\":\"- 07 Dhjetor - Osh\u00ebnar Ambrozi i Milanos. Osh\u00ebnar Grigori n\u00eb Athos. D\u00ebshmore Filothea n\u00eb Arxhesh. D\u00ebshmor Prisku. Osh\u00ebnar Pav\u00ebl Bind\u00ebsi. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/07\/07-dhjetor-oshenar-ambrozi-i-milanos-oshenar-grigori-ne-athos-deshmore-filothea-ne-arxhesh-deshmor-prisku-oshenar-pavel-bindesi-2\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/07\/07-dhjetor-oshenar-ambrozi-i-milanos-oshenar-grigori-ne-athos-deshmore-filothea-ne-arxhesh-deshmor-prisku-oshenar-pavel-bindesi-2\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52540258478_931659c0dc_b.jpg\",\"datePublished\":\"2024-12-06T23:02:46+00:00\",\"dateModified\":\"2024-12-24T21:40:52+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/07\/07-dhjetor-oshenar-ambrozi-i-milanos-oshenar-grigori-ne-athos-deshmore-filothea-ne-arxhesh-deshmor-prisku-oshenar-pavel-bindesi-2\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/07\/07-dhjetor-oshenar-ambrozi-i-milanos-oshenar-grigori-ne-athos-deshmore-filothea-ne-arxhesh-deshmor-prisku-oshenar-pavel-bindesi-2\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/07\/07-dhjetor-oshenar-ambrozi-i-milanos-oshenar-grigori-ne-athos-deshmore-filothea-ne-arxhesh-deshmor-prisku-oshenar-pavel-bindesi-2\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52540258478_931659c0dc_b.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52540258478_931659c0dc_b.jpg\",\"width\":\"662\",\"height\":\"960\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/07\/07-dhjetor-oshenar-ambrozi-i-milanos-oshenar-grigori-ne-athos-deshmore-filothea-ne-arxhesh-deshmor-prisku-oshenar-pavel-bindesi-2\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8211; 07 Dhjetor &#8211; Osh\u00ebnar Ambrozi i Milanos. Osh\u00ebnar Grigori n\u00eb Athos. D\u00ebshmore Filothea n\u00eb Arxhesh. D\u00ebshmor Prisku. Osh\u00ebnar Pav\u00ebl Bind\u00ebsi.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"- 07 Dhjetor - Osh\u00ebnar Ambrozi i Milanos. Osh\u00ebnar Grigori n\u00eb Athos. D\u00ebshmore Filothea n\u00eb Arxhesh. D\u00ebshmor Prisku. Osh\u00ebnar Pav\u00ebl Bind\u00ebsi. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/07\/07-dhjetor-oshenar-ambrozi-i-milanos-oshenar-grigori-ne-athos-deshmore-filothea-ne-arxhesh-deshmor-prisku-oshenar-pavel-bindesi-2\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"- 07 Dhjetor - Osh\u00ebnar Ambrozi i Milanos. Osh\u00ebnar Grigori n\u00eb Athos. D\u00ebshmore Filothea n\u00eb Arxhesh. D\u00ebshmor Prisku. Osh\u00ebnar Pav\u00ebl Bind\u00ebsi. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"&#8211; Osh\u00ebnar Ambrozi i Milanos &#8211; Ky at\u00eb i famsh\u00ebm, nj\u00eb pishtar i ndezur nga drita e pakrijuar, emri i t\u00eb cilit t\u00eb sjell n\u00eb mendje pavdek\u00ebsin\u00eb hyjnore, vinte nga nj\u00eb familje e r\u00ebnd\u00ebsishme patric\u00ebsh romak\u00eb q\u00eb ishin konvertuar n\u00eb Krishterim. Ai lindi n\u00eb vitin 339 n\u00eb Augusta Treverorum (Trier) ku ati i tij ishte prefekt i lart\u00eb i Galis\u00eb. Pas vdekjes s\u00eb tij, e","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/07\/07-dhjetor-oshenar-ambrozi-i-milanos-oshenar-grigori-ne-athos-deshmore-filothea-ne-arxhesh-deshmor-prisku-oshenar-pavel-bindesi-2\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2024-12-06T23:02:46+00:00","article_modified_time":"2024-12-24T21:40:52+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52540258478_931659c0dc_b.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_image":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52540258478_931659c0dc_b.jpg","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/07\/07-dhjetor-oshenar-ambrozi-i-milanos-oshenar-grigori-ne-athos-deshmore-filothea-ne-arxhesh-deshmor-prisku-oshenar-pavel-bindesi-2\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/07\/07-dhjetor-oshenar-ambrozi-i-milanos-oshenar-grigori-ne-athos-deshmore-filothea-ne-arxhesh-deshmor-prisku-oshenar-pavel-bindesi-2\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"&#8211; 07 Dhjetor &#8211; Osh\u00ebnar Ambrozi i Milanos. Osh\u00ebnar Grigori n\u00eb Athos. D\u00ebshmore Filothea n\u00eb Arxhesh. D\u00ebshmor Prisku. Osh\u00ebnar Pav\u00ebl Bind\u00ebsi.","datePublished":"2024-12-06T23:02:46+00:00","dateModified":"2024-12-24T21:40:52+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/07\/07-dhjetor-oshenar-ambrozi-i-milanos-oshenar-grigori-ne-athos-deshmore-filothea-ne-arxhesh-deshmor-prisku-oshenar-pavel-bindesi-2\/"},"wordCount":2294,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/07\/07-dhjetor-oshenar-ambrozi-i-milanos-oshenar-grigori-ne-athos-deshmore-filothea-ne-arxhesh-deshmor-prisku-oshenar-pavel-bindesi-2\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52540258478_931659c0dc_b.jpg","keywords":["leximet e dites","shenjtori i dites"],"articleSection":["Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/07\/07-dhjetor-oshenar-ambrozi-i-milanos-oshenar-grigori-ne-athos-deshmore-filothea-ne-arxhesh-deshmor-prisku-oshenar-pavel-bindesi-2\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/07\/07-dhjetor-oshenar-ambrozi-i-milanos-oshenar-grigori-ne-athos-deshmore-filothea-ne-arxhesh-deshmor-prisku-oshenar-pavel-bindesi-2\/","name":"- 07 Dhjetor - Osh\u00ebnar Ambrozi i Milanos. Osh\u00ebnar Grigori n\u00eb Athos. D\u00ebshmore Filothea n\u00eb Arxhesh. D\u00ebshmor Prisku. Osh\u00ebnar Pav\u00ebl Bind\u00ebsi. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/07\/07-dhjetor-oshenar-ambrozi-i-milanos-oshenar-grigori-ne-athos-deshmore-filothea-ne-arxhesh-deshmor-prisku-oshenar-pavel-bindesi-2\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/07\/07-dhjetor-oshenar-ambrozi-i-milanos-oshenar-grigori-ne-athos-deshmore-filothea-ne-arxhesh-deshmor-prisku-oshenar-pavel-bindesi-2\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52540258478_931659c0dc_b.jpg","datePublished":"2024-12-06T23:02:46+00:00","dateModified":"2024-12-24T21:40:52+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/07\/07-dhjetor-oshenar-ambrozi-i-milanos-oshenar-grigori-ne-athos-deshmore-filothea-ne-arxhesh-deshmor-prisku-oshenar-pavel-bindesi-2\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/07\/07-dhjetor-oshenar-ambrozi-i-milanos-oshenar-grigori-ne-athos-deshmore-filothea-ne-arxhesh-deshmor-prisku-oshenar-pavel-bindesi-2\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/07\/07-dhjetor-oshenar-ambrozi-i-milanos-oshenar-grigori-ne-athos-deshmore-filothea-ne-arxhesh-deshmor-prisku-oshenar-pavel-bindesi-2\/#primaryimage","url":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52540258478_931659c0dc_b.jpg","contentUrl":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52540258478_931659c0dc_b.jpg","width":"662","height":"960"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/07\/07-dhjetor-oshenar-ambrozi-i-milanos-oshenar-grigori-ne-athos-deshmore-filothea-ne-arxhesh-deshmor-prisku-oshenar-pavel-bindesi-2\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8211; 07 Dhjetor &#8211; Osh\u00ebnar Ambrozi i Milanos. Osh\u00ebnar Grigori n\u00eb Athos. D\u00ebshmore Filothea n\u00eb Arxhesh. D\u00ebshmor Prisku. Osh\u00ebnar Pav\u00ebl Bind\u00ebsi."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62770","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62770"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62770\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62771,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62770\/revisions\/62771"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62772"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62770"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62770"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62770"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}