{"id":62753,"date":"2023-12-05T00:02:13","date_gmt":"2023-12-04T23:02:13","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=62753"},"modified":"2023-11-29T21:19:25","modified_gmt":"2023-11-29T20:19:25","slug":"05-dhjetor-oshenar-sava-i-shenjteruar-deshmor-diogjeni-deshmor-pelini-nga-durresi-oshenar-noni-oshenar-nektari-dhe-ati-i-tij-shpirteror-filotheu-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/12\/05\/05-dhjetor-oshenar-sava-i-shenjteruar-deshmor-diogjeni-deshmor-pelini-nga-durresi-oshenar-noni-oshenar-nektari-dhe-ati-i-tij-shpirteror-filotheu-2\/","title":{"rendered":"&#8211; 05 Dhjetor &#8211; Osh\u00ebnar Sava i Shenjt\u00ebruar. D\u00ebshmor Diogjeni. D\u00ebshmor Pelini nga Durr\u00ebsi. Osh\u00ebnar Noni. Osh\u00ebnar Nektari dhe ati i tij shpirt\u00ebror Filotheu."},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>&#8211; Osh\u00ebnar Sava i Shenjt\u00ebruar &#8211;<\/strong><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">Ati yn\u00eb hyjprur\u00ebs Sava, nj\u00eb engj\u00ebll n\u00eb mish dhe mjesht\u00ebr i shkret\u00ebtir\u00ebs s\u00eb Palestin\u00ebs, lindi n\u00eb Mutalaska, nj\u00eb qytet i vog\u00ebl pran\u00eb Qesaris\u00eb n\u00eb Kapadoki, n\u00eb vitin 439. N\u00eb mosh\u00ebn 8-vje\u00e7are hyri n\u00eb manastirin e Flavian\u00ebs, q\u00eb ndodhej aty af\u00ebr, ngaq\u00eb ndjeu nj\u00eb dashuri t\u00eb madhe p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb dhe ngaq\u00eb e kuptoi kot\u00ebsin\u00eb e gj\u00ebrave t\u00eb dheut. Ai i rezistoi insistimit t\u00eb t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb tij, q\u00eb donin ta b\u00ebnin t\u00eb ndryshonte mendje dhe eci shum\u00eb shpejt n\u00eb rregullin e jet\u00ebs murg\u00ebrore, duke p\u00ebrparuar ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb vet\u00ebp\u00ebrmbajtje dhe n\u00eb recitimin p\u00ebrmendsh t\u00eb Psaltirit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nj\u00eb dit\u00eb, teksa po punonte n\u00eb kopsht, ndjeu d\u00ebshir\u00ebn t\u00eb hante nj\u00eb moll\u00eb. Por, sapo k\u00ebputi nj\u00eb kok\u00ebrr, e qortoi veten, kap\u00ebrceu pasionin e gryk\u00ebsis\u00eb dhe tha: \u201cFruti q\u00eb m\u00eb solli mua vdekjen n\u00ebp\u00ebrmjet Adamit, ishte josh\u00ebs p\u00ebr syt\u00eb dhe i mir\u00eb si ushqim. Adami preferoi gj\u00ebn\u00eb q\u00eb ishte e p\u00eblqyer p\u00ebr syt\u00eb mishtor\u00eb dhe vendosi t\u00eb k\u00ebnaqte m\u00eb tep\u00ebr barkun e tij, sesa shpirtin. Prandaj, le t\u00eb mos e lejojm\u00eb letargjin\u00eb shpirt\u00ebrore t\u00eb na b\u00ebj\u00eb t\u00eb huaj p\u00ebr shk\u00eblqimet e vet\u00ebp\u00ebrmbajtjes\u201d. Duke e hedhur frutin e moll\u00ebs p\u00ebrtok\u00eb, ai fitoi mbi lakmin\u00eb dhe nuk h\u00ebngri m\u00eb asnj\u00eb moll\u00eb gjat\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb k\u00ebtushme. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, b\u00ebri shum\u00eb p\u00ebrpjekje shpirt\u00ebrore n\u00eb kreshm\u00eb dhe n\u00eb agripni me pjekurin\u00eb e asket\u00ebve m\u00eb me p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb jet\u00ebn shpirt\u00ebrore dhe ua kaloi bashk\u00ebmurgjve t\u00eb tij n\u00eb p\u00ebrul\u00ebsi, bindje dhe n\u00eb vet\u00ebp\u00ebrmbajtje.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pasi kishte kaluar 10 vjet n\u00eb manastir, ai mori bekimin e igumenit t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb Jerusalem, ku e t\u00ebrhoqi jasht\u00eb mase fama e virtytit t\u00eb sh\u00ebn Efthimit (20 jan.). Ai iu lut jerondit t\u00eb shenjt\u00eb q\u00eb ta pranonte si nx\u00ebn\u00ebsin e tij, por Efthimi e d\u00ebrgoi s\u00eb pari n\u00eb manastirin e Sh\u00ebn Theoktistit (3 shtat.), sepse nuk e kishte zakon t\u00eb pranonte t\u00eb rinj pa mjek\u00ebr midis eremit\u00ebve t\u00eb ashp\u00ebr t\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebs. N\u00ebn drejtimin e Theoktistit, Sava ishte shembullor n\u00eb p\u00ebrul\u00ebsi dhe n\u00eb braktisjen e vullnetit t\u00eb tij; ai ia p\u00ebrkushtonte t\u00ebr\u00eb dit\u00ebn sh\u00ebrbimit t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve dhe e kalonte \u00e7do nat\u00eb duke lavd\u00ebruar Per\u00ebndin\u00eb me lutje. P\u00ebrsosm\u00ebria e tij n\u00eb t\u00eb gjitha virtytet ishte aq e madhe, saq\u00eb sh\u00ebn Efthimi e quante \u201cf\u00ebmija jerond\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pas vdekjes s\u00eb sh\u00ebn Theoktistit n\u00eb vitin 469, sh\u00ebn Sava mori bekimin q\u00eb t\u00eb jetonte si asket n\u00eb nj\u00eb shpell\u00eb, jo shum\u00eb larg manastirit. Ai nuk hante asgj\u00eb gjat\u00eb 5 dit\u00ebve t\u00eb para t\u00eb jav\u00ebs dhe e kalonte koh\u00ebn n\u00eb lutje, duke thurur gjethe palme. T\u00eb shtunave dhe t\u00eb dielave, kthehej n\u00eb manastir p\u00ebr Liturgji dhe p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb ushqim bashk\u00eb me v\u00ebllez\u00ebrit. Gjat\u00eb Kreshm\u00ebs s\u00eb Madhe (14 janar deri t\u00eb shtun\u00ebn e Palmave), sh\u00ebn Efthimi e kishte si zakon ta merrte sh\u00ebn Sav\u00ebn me vete n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb, ku ata ushtroheshin n\u00eb praktikimin e virtyteve m\u00eb t\u00eb larta, duke e takuar Per\u00ebndin\u00eb n\u00eb qet\u00ebsi dhe n\u00eb munges\u00eb t\u00eb \u00e7do lloji ngush\u00ebllimi njer\u00ebzor. Pasi Sava arriti n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e asket\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb besimit dhe kur sh\u00ebn Efthimi fjeti n\u00eb Zotin, ai u largua p\u00ebrfundimisht drejt shkret\u00ebtir\u00ebs s\u00eb plot\u00eb, p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me djallin dhe sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e tij, i armatosur me shenj\u00ebn e Kryqit dhe thirrjen e emrit t\u00eb shenjt\u00eb t\u00eb Jisuit. Pasi kaloi 4 vjet n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb, ai u udh\u00ebhoq nga nj\u00eb engj\u00ebll n\u00eb nj\u00eb shpell\u00eb q\u00eb ndodhej n\u00eb an\u00ebn e majt\u00eb t\u00eb nj\u00eb honi, posht\u00eb t\u00eb cilit kalonte p\u00ebrroi i Kedronit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Shenjti ndenji aty 5 vjet, duke soditur gj\u00ebrat shpirt\u00ebrore dhe Per\u00ebndia i dha atij sigurin\u00eb se kishte arritur koha q\u00eb t\u00eb pranonte nx\u00ebn\u00ebs. Ai e pajiste secilin prej tyre me nj\u00eb qeli n\u00ebp\u00ebr shpellat e shumta q\u00eb kishte vendi dhe i m\u00ebsonte nga p\u00ebrvoja e tij artin e jet\u00ebs eremite. Kur numri i nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb tij arriti n\u00eb 70, shenjti nxori me an\u00eb t\u00eb lutjes s\u00eb tij nj\u00eb burim uji t\u00eb fresk\u00ebt, p\u00ebr t\u2019i ngush\u00eblluar ata. Nx\u00ebn\u00ebsit mblidheshin p\u00ebr lutje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb nj\u00eb shpell\u00eb q\u00eb p\u00ebr nga forma i ngjasonte m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb kishe. K\u00ebt\u00eb shpell\u00eb shenjtori e kishte gjetur me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb zbulese, duke u udh\u00ebhequr nga nj\u00eb shtyll\u00eb e zjarrt\u00eb. Lavra e tij vazhdoi t\u00eb rritej e num\u00ebronte deri n\u00eb 150 murgj. Shum\u00eb pelegrin\u00eb vinin tek ai p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar shp\u00ebtimin dhe sillnin gj\u00ebrat e domosdoshme materiale p\u00ebr nevojat e murgjve, t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebshtu ishin t\u00eb lir\u00eb nga p\u00ebrkujdesjet dhe shqet\u00ebsimet materiale. Edhe pse sh\u00ebn Sava nuk donte dor\u00ebzohej prift, atij iu desh ta pranonte nj\u00eb detyr\u00eb t\u00eb till\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 53-vje\u00e7are, p\u00ebr hir t\u00eb grigj\u00ebs s\u00eb tij shpirt\u00ebrore.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Numri i nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb tij nuk e ndalonte at\u00eb q\u00eb t\u00eb vazhdonte t\u00eb jetonte n\u00eb vetmi dhe t\u00eb ruante zakonin e atit t\u00eb tij shpirt\u00ebror, Efthimit, q\u00eb e kalonte Kreshm\u00ebn e Madhe \u00e7do vit n\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebn e thell\u00eb. Nj\u00eb vit, ai u vendos n\u00eb nj\u00eb kod\u00ebr t\u00eb pushtuar nga demon\u00eb, e cila quhej Kastelion, t\u00eb cil\u00ebn e pastroi me an\u00eb t\u00eb lutjes s\u00eb tij dhe m\u00eb von\u00eb nd\u00ebrtoi edhe nj\u00eb manastir me jet\u00eb komunitare p\u00ebr murgj me p\u00ebrvoj\u00eb. P\u00ebr ata q\u00eb sapo kishin l\u00ebn\u00eb bot\u00ebn, ai kishte nd\u00ebrtuar nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb n\u00eb veri t\u00eb Lavr\u00ebs, ku ata mund t\u00eb st\u00ebrviteshin n\u00eb jet\u00ebn asketike dhe n\u00eb recitimin e Psaltirit. Ai nuk e lejonte \u00e7do njeri t\u00eb b\u00ebnte jet\u00eb eremiti, por i vinte n\u00eb prov\u00eb dhe i st\u00ebrviste murgjit q\u00eb kishin cil\u00ebsit\u00eb e gjykimit dhe vigjilimit mbi mendimet e tyre, si edhe zemr\u00ebn e p\u00ebrulur dhe braktisjen e plot\u00eb t\u00eb vullnetit t\u00eb tyre. Ai i d\u00ebrgonte t\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb nuk kishin ende mjek\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb m\u00ebsime n\u00eb manastirin e Sh\u00ebn Theodhosit (11 janar).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Duke par\u00eb p\u00ebshtjellimin e madh n\u00eb popullat\u00ebn murg\u00ebrore t\u00eb Palestin\u00ebs n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, p\u00ebr shkak se heretik\u00ebt monofizit\u00eb i kund\u00ebrviheshin Sinodit t\u00eb Halkidon\u00ebs, patriarku Salust i Jerusalemit caktoi sh\u00ebn Sav\u00ebn dhe sh\u00ebn Theodhosin si ekzark\u00eb t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb gjitha manastiret q\u00eb vareshin nga Jerusalemi. Ai i dha Theodhosit ofiqin e arkimandritit t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb murgjve t\u00eb manastireve me jet\u00eb komunitare, nd\u00ebrsa Sav\u00ebn e b\u00ebri arkimandrit t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb eremit\u00ebve dhe murgjve q\u00eb banonin n\u00eb qelit\u00eb e lavrave. Sava ngjallte frik\u00eb te demon\u00ebt, por me njer\u00ebzit ishte shum\u00eb i but\u00eb dhe i p\u00ebrulur. N\u00eb nj\u00eb rast, kur disa murgj u rebeluan kund\u00ebr tij, jerondi i shenjt\u00eb u t\u00ebrhoq pa u p\u00ebrpjekur t\u00eb shfaj\u00ebsohej ose t\u00eb impononte autoritetin e tij. U kthye m\u00eb pas vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb mesazhin e patriarkut. Ai themeloi manastire t\u00eb tjera, k\u00ebshtu q\u00eb, p\u00ebrve\u00e7se ishte ekzarku i eremit\u00ebve, u b\u00eb edhe igumen i 7 manastireve.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pasi fitoi papasionshm\u00ebrin\u00eb e lumur dhe, meq\u00eb ishte i pal\u00ebkundur n\u00eb besimin e tij dhe i p\u00ebrkushtuar te Per\u00ebndia, ky mjesht\u00ebr i shkret\u00ebtir\u00ebs zbuste kafsh\u00eb t\u00eb egra, sh\u00ebronte t\u00eb s\u00ebmur\u00eb dhe, me an\u00eb t\u00eb lutjes s\u00eb tij, sillte shiun e shum\u00ebpritur, n\u00eb krahina q\u00eb mundoheshin nga that\u00ebsira dhe zia e buk\u00ebs. Ai i udh\u00ebhiqte legjionet e luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tij shpirt\u00ebror\u00eb me nj\u00eb urt\u00ebsi t\u00eb madhe dhe p\u00ebrpiqej t\u00eb ruante unitetin e besimit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sh\u00ebn Sava ishte nj\u00eb nga murgjit q\u00eb u d\u00ebrgua n\u00eb Konstandinopoj\u00eb n\u00eb vitin 512 p\u00ebr t\u00eb mbrojtur besimin ordhodhoks p\u00ebrpara perandorit Anastas, q\u00eb favorizonte monofizit\u00ebt dhe p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar taksat e kish\u00ebs s\u00eb Jerusalemit. Ngaq\u00eb Sava ishte veshur me rroba t\u00eb vjetra, rojat e pallatit menduan se ishte lyp\u00ebs dhe e d\u00ebbonin, por perandorit i b\u00ebri nj\u00eb p\u00ebrshtypje t\u00eb madhe ai eremit i hirsh\u00ebm. N\u00eb q\u00ebndrimin e tij t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb Konstandinopoj\u00eb, perandori e th\u00ebrriste shpesh p\u00ebr ta takuar, q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitonte prej m\u00ebsimeve t\u00eb tij shpirt\u00ebrore.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur u kthye n\u00eb Palestin\u00eb, Sav\u00ebs iu desh t\u00eb merrej me intrigat dhe komplotet e Severit, patriarkut heretik t\u00eb Antiokis\u00eb, i cili, pasi e t\u00ebrhoqi s\u00eb pari perandorin n\u00eb rrjetat e mashtrimit t\u00eb tij, arriti t\u00eb d\u00ebbonte sh\u00ebn Ilian nga selia e Jerusalemit. Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, m\u00eb shum\u00eb se 6.000 murgj, t\u00eb nxitur nga Sava dhe Theodhosi, u mblodh\u00ebn dhe protestuan kund\u00ebr patriark Joanit, pasuesit t\u00eb Ilias, duke mbrojtur Sinodin e Halkidon\u00ebs. Duke ditur se perandori po b\u00ebhej gati t\u00eb p\u00ebrdorte forc\u00ebn kund\u00ebr murgjve t\u00eb Tok\u00ebs s\u00eb Shenjt\u00eb, Sava i drejtoi Anastasit nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb guximshme n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve. Perandori vdiq po at\u00eb vit dhe, me hirin e Per\u00ebndis\u00eb, besimi i drejt\u00eb u ripohua me forc\u00eb nga Justini I (518-27), pasuesi i tij n\u00eb fron. Perandor Justini urdh\u00ebroi q\u00eb Sinodi i Halkidon\u00ebs t\u2019u shtohej diptik\u00ebve t\u00eb shenjt\u00eb. Sh\u00ebn Sava u d\u00ebrgua n\u00eb Skithopolis dhe Kesarea, ku ai b\u00ebri t\u00eb ditur fitoren e orthodhoksis\u00eb n\u00eb mes t\u00eb kremtimit t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm t\u00eb popullit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Jerondi u d\u00ebrgua p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Konstandinopoj\u00eb n\u00eb vitin 531, p\u00ebr t\u00eb fituar ndihm\u00ebn dhe mbrojtjen e perandorit t\u00eb devotsh\u00ebm Justinian (527-65), pas kryengritjes s\u00eb p\u00ebrgjakshme t\u00eb samarit\u00ebve. Sh\u00ebn Sava i profetizoi perandorit q\u00eb ai do t\u00eb rimerrte Rom\u00ebn dhe Afrik\u00ebn, si dhe i parashikoi fitoren finale mbi monofizitizmin, nestorianizmin dhe origjenizmin, q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin edhe lavdin\u00eb e mbret\u00ebrimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sh\u00ebn Sava u prit me g\u00ebzim kur u kthye n\u00eb Jerusalem. Sh\u00ebrb\u00ebtori i palodhur i Per\u00ebndis\u00eb themeloi manastirin e Jeremias n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, para se t\u00ebrhiqej p\u00ebrfundimisht n\u00eb Lavr\u00ebn e Madhe. U s\u00ebmur pak koh\u00eb m\u00eb von\u00eb, pasi kishte mb\u00ebrritur n\u00eb mosh\u00ebn 94-vje\u00e7are dhe fjeti n\u00eb paqe m\u00eb 5 dhjetor 532. Trupi i tij, q\u00eb mbeti i paprishur n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb mrekullueshme, u pre me paqe n\u00eb Lav\u00ebr, n\u00eb pranin\u00eb e nj\u00eb numri t\u00eb madh murgjish dhe laik\u00ebsh. Ai u mor n\u00eb Venecie n\u00eb koh\u00ebn e kryqtar\u00ebve dhe u kthye n\u00eb manastirin e tij n\u00eb vitin 1965.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Lavra e Sh\u00ebn Sav\u00ebs, q\u00eb u b\u00eb m\u00eb von\u00eb nj\u00eb manastir komunitar, z\u00eb nj\u00eb vend me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb historin\u00eb e murgj\u00ebris\u00eb orthodhokse dhe t\u00eb Kish\u00ebs s\u00eb Palestin\u00ebs. Shum\u00eb shenjtor\u00eb kan\u00eb dal\u00eb aty, duke num\u00ebruar k\u00ebtu sh\u00ebn Joan Damaskinin, sh\u00ebn Kozman\u00eb e Majumas\u00eb, Sh\u00ebn Stefanin dhe sh\u00ebn Andrean e Kret\u00ebs. Tipikoni, q\u00eb ende rregullon sh\u00ebrbesat e Kish\u00ebs son\u00eb, u zhvillua dhe u p\u00ebrcaktua n\u00eb lavr\u00ebn e Sh\u00ebn Sav\u00ebs dhe nj\u00eb pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e himnografis\u00eb s\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb \u00ebsht\u00eb kompozuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb shenjt\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>* * * * *<\/strong><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>&#8211; Osh\u00ebnar Nektari dhe Ati i tij Shpirt\u00ebror Filotheu &#8211;<\/strong><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">Sh\u00ebn Nektari ishte me origjin\u00eb nga Maqedonia, ku ai dhe familja e tij kishin shp\u00ebtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb mrekullueshme nga vdekja, gjat\u00eb nj\u00eb ekspedite nd\u00ebshkimore turke. N\u00eb fal\u00ebnderim t\u00eb k\u00ebsaj, i ati i tij u b\u00eb murg dhe e mori me vete at\u00eb dhe t\u00eb v\u00ebllan\u00eb, q\u00eb t\u00eb vazhdonin shkollimin e tyre. Nektari, m\u00eb pas, u b\u00eb murg n\u00eb Malin e Shenjt\u00eb, n\u00ebn drejtimin shpirt\u00ebror t\u00eb Dionisit, nj\u00eb ish-fisniku nga Konstandinopoja, dhe t\u00eb nj\u00eb jerondi q\u00eb quhej Filothe, i cili kishte edhe dhurat\u00ebn e profecis\u00eb. Ai b\u00ebri nj\u00eb p\u00ebrparim t\u00eb shpejt\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e virtytit, por djalli, i pafuqish\u00ebm p\u00ebr ta d\u00ebmtuar p\u00ebr sa koh\u00eb ndodhej me atin e tij shpirt\u00ebror, nxiti nj\u00eb nga bashkasket\u00ebt e tij t\u00eb b\u00ebhej xheloz dhe i dhunsh\u00ebm me t\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Nektari u d\u00ebrgua n\u00eb Karies dhe q\u00ebndroi me Danielin, Protosin e Malit t\u00eb Shenjt\u00eb, q\u00eb kishte marr\u00eb edhe ky dhurat\u00ebn e profecis\u00eb. Kur Danieli vdiq, Nektari u vendos me Dionisin n\u00eb Qelin\u00eb e Kryeengj\u00ebjve. Pasi Dionisi fjeti n\u00eb Zotin, Nektari jetoi i vet\u00ebm. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe p\u00ebrparoi mjaft n\u00eb virtyt, edhe pse u provua n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr prej Per\u00ebndis\u00eb nga nj\u00eb s\u00ebmundje e gjat\u00eb dhe e dhimbshme. Ai fjeti n\u00eb paqe m\u00eb 5 dhjetor 1500. Pas 4 vjet\u00ebsh, trupi i tij u nxor nga toka dhe l\u00ebshoi nj\u00eb arom\u00eb t\u00eb mrekullueshme shenjt\u00ebrie.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; Osh\u00ebnar Sava i Shenjt\u00ebruar &#8211; Ati yn\u00eb hyjprur\u00ebs Sava, nj\u00eb engj\u00ebll n\u00eb mish dhe mjesht\u00ebr i shkret\u00ebtir\u00ebs s\u00eb Palestin\u00ebs, lindi n\u00eb Mutalaska, nj\u00eb qytet i vog\u00ebl pran\u00eb Qesaris\u00eb n\u00eb Kapadoki, n\u00eb vitin 439. N\u00eb mosh\u00ebn 8-vje\u00e7are hyri n\u00eb manastirin e Flavian\u00ebs, q\u00eb ndodhej aty af\u00ebr, ngaq\u00eb ndjeu nj\u00eb dashuri t\u00eb madhe p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb dhe ngaq\u00eb e kuptoi kot\u00ebsin\u00eb e gj\u00ebrave t\u00eb dheut. Ai i<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":62758,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52540155500_43196d6aa1_b.jpg","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[372],"tags":[2103,2101],"class_list":["post-62753","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shenjtoret-e-dites","tag-leximet-e-dites","tag-shenjtori-i-dites"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>- 05 Dhjetor - Osh\u00ebnar Sava i Shenjt\u00ebruar. D\u00ebshmor Diogjeni. D\u00ebshmor Pelini nga Durr\u00ebsi. Osh\u00ebnar Noni. Osh\u00ebnar Nektari dhe ati i tij shpirt\u00ebror Filotheu. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/12\/05\/05-dhjetor-oshenar-sava-i-shenjteruar-deshmor-diogjeni-deshmor-pelini-nga-durresi-oshenar-noni-oshenar-nektari-dhe-ati-i-tij-shpirteror-filotheu-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"- 05 Dhjetor - Osh\u00ebnar Sava i Shenjt\u00ebruar. D\u00ebshmor Diogjeni. D\u00ebshmor Pelini nga Durr\u00ebsi. Osh\u00ebnar Noni. Osh\u00ebnar Nektari dhe ati i tij shpirt\u00ebror Filotheu. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"&#8211; Osh\u00ebnar Sava i Shenjt\u00ebruar &#8211; Ati yn\u00eb hyjprur\u00ebs Sava, nj\u00eb engj\u00ebll n\u00eb mish dhe mjesht\u00ebr i shkret\u00ebtir\u00ebs s\u00eb Palestin\u00ebs, lindi n\u00eb Mutalaska, nj\u00eb qytet i vog\u00ebl pran\u00eb Qesaris\u00eb n\u00eb Kapadoki, n\u00eb vitin 439. N\u00eb mosh\u00ebn 8-vje\u00e7are hyri n\u00eb manastirin e Flavian\u00ebs, q\u00eb ndodhej aty af\u00ebr, ngaq\u00eb ndjeu nj\u00eb dashuri t\u00eb madhe p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb dhe ngaq\u00eb e kuptoi kot\u00ebsin\u00eb e gj\u00ebrave t\u00eb dheut. Ai i\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/12\/05\/05-dhjetor-oshenar-sava-i-shenjteruar-deshmor-diogjeni-deshmor-pelini-nga-durresi-oshenar-noni-oshenar-nektari-dhe-ati-i-tij-shpirteror-filotheu-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2023-12-04T23:02:13+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52540155500_43196d6aa1_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52540155500_43196d6aa1_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/12\/05\/05-dhjetor-oshenar-sava-i-shenjteruar-deshmor-diogjeni-deshmor-pelini-nga-durresi-oshenar-noni-oshenar-nektari-dhe-ati-i-tij-shpirteror-filotheu-2\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/12\/05\/05-dhjetor-oshenar-sava-i-shenjteruar-deshmor-diogjeni-deshmor-pelini-nga-durresi-oshenar-noni-oshenar-nektari-dhe-ati-i-tij-shpirteror-filotheu-2\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"&#8211; 05 Dhjetor &#8211; Osh\u00ebnar Sava i Shenjt\u00ebruar. D\u00ebshmor Diogjeni. D\u00ebshmor Pelini nga Durr\u00ebsi. Osh\u00ebnar Noni. Osh\u00ebnar Nektari dhe ati i tij shpirt\u00ebror Filotheu.\",\"datePublished\":\"2023-12-04T23:02:13+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/12\/05\/05-dhjetor-oshenar-sava-i-shenjteruar-deshmor-diogjeni-deshmor-pelini-nga-durresi-oshenar-noni-oshenar-nektari-dhe-ati-i-tij-shpirteror-filotheu-2\/\"},\"wordCount\":2257,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/12\/05\/05-dhjetor-oshenar-sava-i-shenjteruar-deshmor-diogjeni-deshmor-pelini-nga-durresi-oshenar-noni-oshenar-nektari-dhe-ati-i-tij-shpirteror-filotheu-2\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52540155500_43196d6aa1_b.jpg\",\"keywords\":[\"leximet e dites\",\"shenjtori i dites\"],\"articleSection\":[\"Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/12\/05\/05-dhjetor-oshenar-sava-i-shenjteruar-deshmor-diogjeni-deshmor-pelini-nga-durresi-oshenar-noni-oshenar-nektari-dhe-ati-i-tij-shpirteror-filotheu-2\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/12\/05\/05-dhjetor-oshenar-sava-i-shenjteruar-deshmor-diogjeni-deshmor-pelini-nga-durresi-oshenar-noni-oshenar-nektari-dhe-ati-i-tij-shpirteror-filotheu-2\/\",\"name\":\"- 05 Dhjetor - Osh\u00ebnar Sava i Shenjt\u00ebruar. D\u00ebshmor Diogjeni. D\u00ebshmor Pelini nga Durr\u00ebsi. Osh\u00ebnar Noni. Osh\u00ebnar Nektari dhe ati i tij shpirt\u00ebror Filotheu. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/12\/05\/05-dhjetor-oshenar-sava-i-shenjteruar-deshmor-diogjeni-deshmor-pelini-nga-durresi-oshenar-noni-oshenar-nektari-dhe-ati-i-tij-shpirteror-filotheu-2\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/12\/05\/05-dhjetor-oshenar-sava-i-shenjteruar-deshmor-diogjeni-deshmor-pelini-nga-durresi-oshenar-noni-oshenar-nektari-dhe-ati-i-tij-shpirteror-filotheu-2\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52540155500_43196d6aa1_b.jpg\",\"datePublished\":\"2023-12-04T23:02:13+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/12\/05\/05-dhjetor-oshenar-sava-i-shenjteruar-deshmor-diogjeni-deshmor-pelini-nga-durresi-oshenar-noni-oshenar-nektari-dhe-ati-i-tij-shpirteror-filotheu-2\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/12\/05\/05-dhjetor-oshenar-sava-i-shenjteruar-deshmor-diogjeni-deshmor-pelini-nga-durresi-oshenar-noni-oshenar-nektari-dhe-ati-i-tij-shpirteror-filotheu-2\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/12\/05\/05-dhjetor-oshenar-sava-i-shenjteruar-deshmor-diogjeni-deshmor-pelini-nga-durresi-oshenar-noni-oshenar-nektari-dhe-ati-i-tij-shpirteror-filotheu-2\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52540155500_43196d6aa1_b.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52540155500_43196d6aa1_b.jpg\",\"width\":\"662\",\"height\":\"960\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/12\/05\/05-dhjetor-oshenar-sava-i-shenjteruar-deshmor-diogjeni-deshmor-pelini-nga-durresi-oshenar-noni-oshenar-nektari-dhe-ati-i-tij-shpirteror-filotheu-2\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8211; 05 Dhjetor &#8211; Osh\u00ebnar Sava i Shenjt\u00ebruar. D\u00ebshmor Diogjeni. D\u00ebshmor Pelini nga Durr\u00ebsi. Osh\u00ebnar Noni. Osh\u00ebnar Nektari dhe ati i tij shpirt\u00ebror Filotheu.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"- 05 Dhjetor - Osh\u00ebnar Sava i Shenjt\u00ebruar. D\u00ebshmor Diogjeni. D\u00ebshmor Pelini nga Durr\u00ebsi. Osh\u00ebnar Noni. Osh\u00ebnar Nektari dhe ati i tij shpirt\u00ebror Filotheu. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/12\/05\/05-dhjetor-oshenar-sava-i-shenjteruar-deshmor-diogjeni-deshmor-pelini-nga-durresi-oshenar-noni-oshenar-nektari-dhe-ati-i-tij-shpirteror-filotheu-2\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"- 05 Dhjetor - Osh\u00ebnar Sava i Shenjt\u00ebruar. D\u00ebshmor Diogjeni. D\u00ebshmor Pelini nga Durr\u00ebsi. Osh\u00ebnar Noni. Osh\u00ebnar Nektari dhe ati i tij shpirt\u00ebror Filotheu. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"&#8211; Osh\u00ebnar Sava i Shenjt\u00ebruar &#8211; Ati yn\u00eb hyjprur\u00ebs Sava, nj\u00eb engj\u00ebll n\u00eb mish dhe mjesht\u00ebr i shkret\u00ebtir\u00ebs s\u00eb Palestin\u00ebs, lindi n\u00eb Mutalaska, nj\u00eb qytet i vog\u00ebl pran\u00eb Qesaris\u00eb n\u00eb Kapadoki, n\u00eb vitin 439. N\u00eb mosh\u00ebn 8-vje\u00e7are hyri n\u00eb manastirin e Flavian\u00ebs, q\u00eb ndodhej aty af\u00ebr, ngaq\u00eb ndjeu nj\u00eb dashuri t\u00eb madhe p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb dhe ngaq\u00eb e kuptoi kot\u00ebsin\u00eb e gj\u00ebrave t\u00eb dheut. Ai i","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/12\/05\/05-dhjetor-oshenar-sava-i-shenjteruar-deshmor-diogjeni-deshmor-pelini-nga-durresi-oshenar-noni-oshenar-nektari-dhe-ati-i-tij-shpirteror-filotheu-2\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2023-12-04T23:02:13+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52540155500_43196d6aa1_b.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_image":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52540155500_43196d6aa1_b.jpg","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/12\/05\/05-dhjetor-oshenar-sava-i-shenjteruar-deshmor-diogjeni-deshmor-pelini-nga-durresi-oshenar-noni-oshenar-nektari-dhe-ati-i-tij-shpirteror-filotheu-2\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/12\/05\/05-dhjetor-oshenar-sava-i-shenjteruar-deshmor-diogjeni-deshmor-pelini-nga-durresi-oshenar-noni-oshenar-nektari-dhe-ati-i-tij-shpirteror-filotheu-2\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"&#8211; 05 Dhjetor &#8211; Osh\u00ebnar Sava i Shenjt\u00ebruar. D\u00ebshmor Diogjeni. D\u00ebshmor Pelini nga Durr\u00ebsi. Osh\u00ebnar Noni. Osh\u00ebnar Nektari dhe ati i tij shpirt\u00ebror Filotheu.","datePublished":"2023-12-04T23:02:13+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/12\/05\/05-dhjetor-oshenar-sava-i-shenjteruar-deshmor-diogjeni-deshmor-pelini-nga-durresi-oshenar-noni-oshenar-nektari-dhe-ati-i-tij-shpirteror-filotheu-2\/"},"wordCount":2257,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/12\/05\/05-dhjetor-oshenar-sava-i-shenjteruar-deshmor-diogjeni-deshmor-pelini-nga-durresi-oshenar-noni-oshenar-nektari-dhe-ati-i-tij-shpirteror-filotheu-2\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52540155500_43196d6aa1_b.jpg","keywords":["leximet e dites","shenjtori i dites"],"articleSection":["Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/12\/05\/05-dhjetor-oshenar-sava-i-shenjteruar-deshmor-diogjeni-deshmor-pelini-nga-durresi-oshenar-noni-oshenar-nektari-dhe-ati-i-tij-shpirteror-filotheu-2\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/12\/05\/05-dhjetor-oshenar-sava-i-shenjteruar-deshmor-diogjeni-deshmor-pelini-nga-durresi-oshenar-noni-oshenar-nektari-dhe-ati-i-tij-shpirteror-filotheu-2\/","name":"- 05 Dhjetor - Osh\u00ebnar Sava i Shenjt\u00ebruar. D\u00ebshmor Diogjeni. D\u00ebshmor Pelini nga Durr\u00ebsi. Osh\u00ebnar Noni. Osh\u00ebnar Nektari dhe ati i tij shpirt\u00ebror Filotheu. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/12\/05\/05-dhjetor-oshenar-sava-i-shenjteruar-deshmor-diogjeni-deshmor-pelini-nga-durresi-oshenar-noni-oshenar-nektari-dhe-ati-i-tij-shpirteror-filotheu-2\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/12\/05\/05-dhjetor-oshenar-sava-i-shenjteruar-deshmor-diogjeni-deshmor-pelini-nga-durresi-oshenar-noni-oshenar-nektari-dhe-ati-i-tij-shpirteror-filotheu-2\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52540155500_43196d6aa1_b.jpg","datePublished":"2023-12-04T23:02:13+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/12\/05\/05-dhjetor-oshenar-sava-i-shenjteruar-deshmor-diogjeni-deshmor-pelini-nga-durresi-oshenar-noni-oshenar-nektari-dhe-ati-i-tij-shpirteror-filotheu-2\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/12\/05\/05-dhjetor-oshenar-sava-i-shenjteruar-deshmor-diogjeni-deshmor-pelini-nga-durresi-oshenar-noni-oshenar-nektari-dhe-ati-i-tij-shpirteror-filotheu-2\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/12\/05\/05-dhjetor-oshenar-sava-i-shenjteruar-deshmor-diogjeni-deshmor-pelini-nga-durresi-oshenar-noni-oshenar-nektari-dhe-ati-i-tij-shpirteror-filotheu-2\/#primaryimage","url":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52540155500_43196d6aa1_b.jpg","contentUrl":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52540155500_43196d6aa1_b.jpg","width":"662","height":"960"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/12\/05\/05-dhjetor-oshenar-sava-i-shenjteruar-deshmor-diogjeni-deshmor-pelini-nga-durresi-oshenar-noni-oshenar-nektari-dhe-ati-i-tij-shpirteror-filotheu-2\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8211; 05 Dhjetor &#8211; Osh\u00ebnar Sava i Shenjt\u00ebruar. D\u00ebshmor Diogjeni. D\u00ebshmor Pelini nga Durr\u00ebsi. Osh\u00ebnar Noni. Osh\u00ebnar Nektari dhe ati i tij shpirt\u00ebror Filotheu."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62753","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62753"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62753\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62757,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62753\/revisions\/62757"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62758"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62753"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62753"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62753"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}