{"id":62713,"date":"2025-11-26T00:02:18","date_gmt":"2025-11-25T23:02:18","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=62713"},"modified":"2025-12-02T21:52:14","modified_gmt":"2025-12-02T20:52:14","slug":"26-nentor-oshenaret-alip-stiliti-stilian-paflagoni-nikoni-pendohuni-oshenar-heremoni-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/26\/26-nentor-oshenaret-alip-stiliti-stilian-paflagoni-nikoni-pendohuni-oshenar-heremoni-2\/","title":{"rendered":"&#8211; 26 N\u00ebntor &#8211; Osh\u00ebnar\u00ebt Alip Stiliti, Stilian Paflagoni, Nikoni \u201cPendohuni\u201d Osh\u00ebnar Heremoni."},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: justify;\">\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"%E2%80%93_Oshenar_Alip_Stiliti_%E2%80%93\"><\/span><strong>&#8211; Osh\u00ebnar Alip Stiliti \u2013<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">Ati yn\u00eb i shenjt\u00eb Alipi lindi n\u00eb qytetin e Adrianopoj\u00ebs, provinca e Paflagonis\u00eb, n\u00eb koh\u00ebn e Iraklit (610-641). Kur e \u00ebma ishte shtatz\u00ebn\u00eb, pa vegim nj\u00eb qengj, i cili mbante n\u00eb vend t\u00eb brir\u00ebve dy qirinj t\u00eb ndezur, si profeci e hireve hyjnore q\u00eb do t\u00eb mbushnin sh\u00ebrb\u00ebtorin e Per\u00ebndis\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Jetim nga i ati, e \u00ebma ia besoi episkop Theodhorit, q\u00eb kur djali ishte tre vje\u00e7, q\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbente n\u00eb kish\u00eb dhe t\u00eb m\u00ebsonte Shkrimet e Shenjta. F\u00ebmija tregoi aft\u00ebsi dhe devotshm\u00ebri t\u00eb till\u00eb, sa t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen dhe besimin e episkopit, i cili, me rekomandimin unanim t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve, e ngarkoi Alipin me funksionet e ikonomit t\u00eb kish\u00ebs dhe e dor\u00ebzoi dhjak kur arriti mosh\u00ebn kanonike. E kryente me p\u00ebrpik\u00ebri k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb t\u00eb dyfisht\u00eb, por shpirti i tij ishte i plagosur nga dashuria p\u00ebr Krishtin dhe d\u00ebshironte t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrsosur, duke ndjekur rrug\u00ebn e ngusht\u00eb dhe t\u00eb shtr\u00ebnguar t\u00eb jet\u00ebs murg\u00ebrore.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">P\u00ebrfundimisht, duke iu bindur z\u00ebrit t\u00eb nd\u00ebrgjegjes s\u00eb tij, ua shp\u00ebrndau t\u00eb mirat t\u00eb varf\u00ebrve dhe ia besoi s\u00eb \u00ebm\u00ebs planin q\u00eb kishte p\u00ebr t\u00eb ikur n\u00eb Tok\u00ebn e Shenjt\u00eb dhe t\u00eb b\u00ebhej murg. E \u00ebma nuk e kund\u00ebrshtoi, as donte ta mbante af\u00ebr vetes, por i ra n\u00eb krah\u00eb duke qar\u00eb, lavd\u00ebroi Per\u00ebndin\u00eb p\u00ebr vendimin e guximsh\u00ebm dhe i dha bekimin. Iku fshehurazi, nga frika se mos e pengonin episkopi dhe banor\u00ebt e qytetit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Disa dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, kur arriti n\u00eb Efkaita, dit\u00ebn e fest\u00ebs s\u00eb sh\u00ebn Theodhorit (17 shkurt), episkopi e gjeti dhe e detyroi t\u00eb kthehej n\u00eb atdhe. E soll\u00ebn me forc\u00eb n\u00eb bot\u00eb, por sh\u00ebrb\u00ebtori i Per\u00ebndis\u00eb u ngush\u00ebllua me nj\u00eb vegim, p\u00ebrmes t\u00eb cilit m\u00ebsoi se dhe n\u00eb qytetin e lindjes ishin Vendet e Shenjta: Bethlehem, Nazaret, Jerusalem, Golgotha, pasi atje donte Per\u00ebndia q\u00eb ai t\u00eb ushtrohej. Filloi t\u00eb k\u00ebrkonte nj\u00eb vend t\u00eb izoluar. Arriti n\u00eb nj\u00eb mal t\u00eb eg\u00ebr n\u00eb jug t\u00eb Adrianopoj\u00ebs, zbuloi nj\u00eb burim fal\u00eb nj\u00eb vegimi dhe u p\u00ebrgatit t\u00eb nd\u00ebrtonte nj\u00eb kish\u00ebz dhe m\u00eb pas do t\u00eb ngrinte nj\u00eb qeli; por episkopi e donte m\u00eb af\u00ebr vetes, q\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbente n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn tashm\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb i huaj, prandaj bllokoi burimin, q\u00eb ta detyronte Alipin t\u00eb zbriste n\u00eb lugin\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend m\u00eb t\u00eb arritsh\u00ebm.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ai vazhdoi k\u00ebrkimet e veta dhe u fut n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb friksh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt e zon\u00ebs, ku kishte varre t\u00eb vjetra dhe tempuj pagan\u00eb, qendra demon\u00ebsh dhe tmerri p\u00ebr njer\u00ebzit. Me gjith\u00eb k\u00ebshillat e t\u00eb af\u00ebrmve p\u00ebr t\u00eb hequr dor\u00eb nga plani i tij, Alipi u ngjit n\u00eb maj\u00eb t\u00eb nj\u00ebrit prej k\u00ebtyre monumenteve t\u00eb braktisura. Ishte nj\u00eb kolon\u00eb (kion), n\u00eb maj\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs ngrihej statuja e nj\u00eb kafshe fantastike, gjysm\u00eb dem, gjysm\u00eb luan.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u201cK\u00ebtu, tha ai, \u00ebsht\u00eb vendi i prehjes sime!\u201d Dhe u kthye n\u00eb qytet t\u00eb k\u00ebrkonte nj\u00eb kryq e nj\u00eb lev\u00eb. Me an\u00eb t\u00eb lev\u00ebs, e hodhi statuj\u00ebn p\u00ebrtok\u00eb dhe e z\u00ebvend\u00ebsoi me kryqin jet\u00ebdh\u00ebn\u00ebs, i vendosur p\u00ebr t\u2019i mundur demon\u00ebt n\u00eb strofk\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Por, kur episkopi do t\u00eb shkonte te perandori p\u00ebr disa \u00e7\u00ebshtje, e detyroi shenjtin ta shoq\u00ebronte n\u00eb udh\u00ebtimin e tij. Kur arrit\u00ebn n\u00eb Kalqedoni, Alipi u fsheh n\u00eb sall\u00ebn e lutjeve t\u00eb Sh\u00ebn Vas\u00ebs, ngjitur me detin, dhe dremiti derisa episkopi u nis p\u00ebr n\u00eb Konstandinopoj\u00eb. N\u00eb gjum\u00eb iu shfaq sh\u00ebn Efimia (16 shtator), mbrojt\u00ebsja e Kalqedonis\u00eb, e cila e urdh\u00ebroi t\u00eb kthehej n\u00eb vendin e tij dhe e siguroi se do ta mbronte. Pasi u kthye, shenjti nd\u00ebrtoi edhe nj\u00eb kish\u00ebz kushtuar sh\u00ebn Efimis\u00eb, n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb iu p\u00ebrcaktua me an\u00ebn e nj\u00eb vizioni t\u00eb nj\u00eb personi t\u00eb shenjt\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Meq\u00eb shenjti nuk zot\u00ebronte asgj\u00eb, disa miq t\u00eb tij i siguronin burimet e nevojshme dhe u mor\u00ebn me pun\u00ebt e nd\u00ebrtimit. Alipi, sado q\u00eb kishte d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr t\u2019u vendosur mbi shtyll\u00eb, ndoqi me bindje k\u00ebshillat e jeront\u00ebve dhe u t\u00ebrhoq n\u00eb nj\u00eb qeli t\u00eb ngusht\u00eb, jo larg prej andej, p\u00ebr t\u00eb punuar p\u00ebr pastrimin e shpirtit t\u00eb tij me kreshm\u00eb, agripni dhe lutje. Ishte 30 vje\u00e7 dhe q\u00ebndroi dy vjet n\u00eb k\u00ebt\u00eb qeli, n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb t\u00eb pakursyer kund\u00ebr demon\u00ebve. Ishte i pal\u00ebkundur para ngacmimeve t\u00eb tyre t\u00eb k\u00ebqija dhe i d\u00ebbonte me shenj\u00ebn e Kryqit dhe me an\u00eb t\u00eb fjal\u00ebve t\u00eb zjarrta t\u00eb Shkrimit t\u00eb Shenjt\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sh\u00ebrb\u00ebtori i Per\u00ebndis\u00eb u b\u00eb menj\u00ebher\u00eb i njohur dhe, megjith\u00ebse nuk donte t\u00eb turbullohej n\u00eb aktivitetin e tij t\u00eb shenjt\u00eb, u detyrua t\u00eb pranonte shum\u00eb besimtar\u00eb q\u00eb shkonin p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb bekimin e tij. I but\u00eb, i kujdessh\u00ebm me k\u00ebdo, q\u00eb nga f\u00ebmija deri te plaku, nga i varfri deri te i pasuri, nuk linte asnj\u00eb t\u00eb largohej pa qen\u00eb i mbushur me g\u00ebzim shpirt\u00ebror. Por vuri re se kjo i b\u00ebnte keq shpirtit t\u00eb tij, prandaj vendosi t\u00eb ngjitej n\u00eb maj\u00ebn e shtyll\u00ebs, duke u mbrojtur nga paq\u00ebndrueshm\u00ebrit\u00eb e motit n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb \u00e7atie t\u00eb vog\u00ebl, b\u00ebr\u00eb me disa d\u00ebrrasa. Vendi ku q\u00ebndronte ishte kaq i ngusht\u00eb, aq sa nuk mund t\u00eb shtrihej, as t\u00eb ulej, por rrinte vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, duke luftuar kund\u00ebr t\u00eb nxehtit, t\u00eb ftohtit, shiut, er\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb martir\u00ebt vuanin p\u00ebr disa \u00e7aste, sh\u00ebn Alipi martirizohej p\u00ebrdit\u00eb p\u00ebr 53 vjet me radh\u00eb, duke dhunuar \u00e7do dit\u00eb natyr\u00ebn njer\u00ebzore. Demon\u00ebt xheloz\u00eb u t\u00ebrbuan nga ai dhe i hidhnin gur\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nj\u00eb dit\u00eb, duke dashur t\u2019u tregonte se trupat e tyre ishin m\u00eb t\u00eb pafuqish\u00ebm nga ata t\u00eb luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Krishtit, i k\u00ebrkoi nj\u00eb s\u00ebpat\u00eb s\u00eb \u00ebm\u00ebs q\u00eb rrinte rr\u00ebz\u00eb shtyll\u00ebs dhe e rr\u00ebzoi p\u00ebrdh\u00e9 \u00e7atin\u00eb, q\u00eb t\u2019u ekspozohej gjuajtjeve me gur\u00eb t\u00eb demon\u00ebve, n\u00ebse ishte ky vullneti i Per\u00ebndis\u00eb dhe t\u00eb vdiste si Stefani, martiri i par\u00eb. I frik\u00ebsuar nga ky guxim dhe besim i pal\u00ebkundur te Per\u00ebndia, demon\u00ebt e braktis\u00ebn at\u00eb vend, duke vajtuar p\u00ebr humbjen q\u00eb p\u00ebsuan.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">I ekspozuar ndaj shikimeve t\u00eb njer\u00ebzve si llamba n\u00eb mbajt\u00ebsen e saj, shenjti shk\u00eblqeu me virtytet e tij (Matth. 5.14-16). E kishte mposhtur dashurin\u00eb p\u00ebr veten dhe egoizmin dhe, si apostujt, ishte b\u00ebr\u00eb loj\u00eb n\u00eb bot\u00eb, n\u00eb engj\u00ebjt e n\u00eb njer\u00ebzit nga dashuria p\u00ebr Krishtin (I Kor. 4.9). Turma njer\u00ebzish vraponin te shtylla dhe k\u00ebrkonin nd\u00ebrmjetimin e shenjtit. Disa q\u00ebndruan aty p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb stilitit. E para ishte nj\u00eb grua e shquar me emrin Efimia dhe shpejt erdhi ta takonte nj\u00eb tjet\u00ebr grua fisnike, Euvula, e cila u b\u00eb kryetare e manastirit, t\u00eb nd\u00ebrtuar pas pak koh\u00ebsh atje. E \u00ebma e shenjtit, e cila ende e kishte dob\u00ebsin\u00eb e natyr\u00ebs s\u00eb saj si n\u00ebn\u00eb, e kishte ndjekur pas dhe e kishte ndihmuar t\u00eb birin n\u00eb p\u00ebrmbushjen e betejave t\u00eb tij, u fut dhe ajo n\u00eb manastir, por pa veshur skim\u00ebn murg\u00ebrore, sado q\u00eb biri i saj e donte k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Ishte kaq e p\u00ebrkushtuar sa, duke pasur si detyr\u00eb t\u00eb ndante l\u00ebmoshat, u jepte t\u00eb varf\u00ebrve madje dhe nga m\u00eb t\u00eb domosdoshmet p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e manastirit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pak koh\u00eb m\u00eb von\u00eb, disa burra i k\u00ebrkuan shenjtit t\u00eb q\u00ebndronin pran\u00eb tij dhe ai themeloi nj\u00eb manastir nga ana tjet\u00ebr e shtyll\u00ebs. Ishte nj\u00eb pamje e admirueshme t\u00eb d\u00ebgjoje 7 her\u00eb n\u00eb dit\u00eb korin e virgj\u00ebreshave dhe at\u00eb t\u00eb murgjve q\u00eb lavd\u00ebronin Per\u00ebndin\u00eb dhe t\u00eb shikoje shenjtin q\u00eb rrinte mes tyre si engj\u00ebll.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Shum\u00eb her\u00eb, d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm pan\u00eb nj\u00eb drit\u00eb qiellore q\u00eb shkrep\u00ebtinte n\u00eb maj\u00eb t\u00eb shtyll\u00ebs, shoq\u00ebruar me vet\u00ebtima dhe bubullima. Shenjti kishte dhuntin\u00eb e profecis\u00eb, sh\u00ebronte t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt, pajtonte armiqt\u00eb, m\u00ebsonte misteret e Urt\u00ebsis\u00eb hyjnore: qoft\u00eb drejtp\u00ebrdrejt, qoft\u00eb me letra; u b\u00eb nj\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb t\u2019i fitonte t\u00eb gjith\u00eb m\u00eb Krishtin (I Kor. 9.22). Nj\u00eb her\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ndihmuar nj\u00eb t\u00eb varf\u00ebr, i hodhi tunik\u00ebn e tij q\u00eb lart nga shtylla dhe vet\u00eb ndenji i zhveshur n\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb, derisa e vuri re nj\u00eb i mbyllur i manastirit t\u00eb burrave dhe e ndihmoi. Hiret e tij u shp\u00ebrndan\u00eb mbi dishepujt, prandaj vinin shum\u00eb q\u00eb t\u2019i t\u00ebrhiqnin n\u00eb manastirin e tyre apo p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb episkop\u00eb n\u00ebp\u00ebr kisha.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pas 53 vjet\u00ebsh betejash heroike, gjysma e trupit t\u00eb shenjtit ishte paralizuar dhe k\u00ebmb\u00ebt iu pren\u00eb, prandaj p\u00ebr 14 vjet u detyrua t\u00eb rrinte shtrir\u00eb n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn brinj\u00eb, pothuajse pa l\u00ebvizur. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht vuante nga nj\u00eb plag\u00eb e r\u00ebnd\u00eb dhe, si nj\u00eb Jov tjet\u00ebr, lavd\u00ebronte Per\u00ebndin\u00eb (Jov. 1.21). Kur fjeti, n\u00eb mosh\u00ebn 99-vje\u00e7are, populli erdhi p\u00ebr ta nderuar dhe nj\u00eb i demonizuar u sh\u00ebrua kur u afrua pran\u00eb tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p><img decoding=\"async\" class=\"lazyload aligncenter\" src=\"data:image\/gif;base64,R0lGODlhAQABAAAAACH5BAEKAAEALAAAAAABAAEAAAICTAEAOw==\" data-orig-src=\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52529340534_0a940924cf_b.jpg\" \/><\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"i\"><\/span><strong>* * * * *<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"%E2%80%93_Oshenar_Stilian_Paflagoni_%E2%80%93\"><\/span><strong>&#8211; Osh\u00ebnar Stilian Paflagoni \u2013<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">Me sa duket shk\u00eblqeu midis shekujve t\u00eb 4-\u00ebt dhe t\u00eb 6-t\u00eb n\u00eb Paflagoni (n\u00eb bregdetin jugor t\u00eb Detit t\u00eb Zi). Atje ishte lindur dhe rritur, atje ishte dhe lipsani i shenjt\u00eb i tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nuk disponojm\u00eb shum\u00eb t\u00eb dh\u00ebna. \u201cDuke qen\u00eb i shenjt\u00ebruar q\u00eb nga barku i n\u00ebn\u00ebs\u201d, ua shp\u00ebrndau pasurin\u00eb prind\u00ebrore t\u00eb varf\u00ebrve dhe u b\u00eb murg. U izolua n\u00eb nj\u00eb shpell\u00eb dhe duke u st\u00ebrvitur me ushtrime t\u00eb r\u00ebnda trupore, ua kaloi n\u00eb asketiz\u00ebm t\u00eb gjith\u00eb murgj\u00ebrve t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm. Ushqehej nga engj\u00eblli!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Shpejt fama e tij u p\u00ebrhap kudo, k\u00ebshtu q\u00eb u b\u00eb si pol magnetik, t\u00ebrheq\u00ebs p\u00ebr besimtar\u00ebt, q\u00eb vinin me vrap p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebruar trup e shpirt. U b\u00eb i denj\u00eb q\u00eb t\u00eb marr\u00eb \u201cinformacion\u201d, p\u00ebr vdekjen e tij q\u00eb ishte af\u00ebr, pra, duke i psalur himne Zotit fjeti me fytyr\u00ebn q\u00eb iu ndri\u00e7ua si diell, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nj\u00eb grup engj\u00ebjsh merrnin trupin e tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Mrekullit\u00eb e tij nuk pushuan. K\u00ebshtu sh\u00ebronte foshnjat mrekullisht dhe lutej p\u00ebr n\u00ebnat shterpa apo q\u00eb nuk kishin f\u00ebmij\u00eb, q\u00eb t\u00eb mbesnin shtatz\u00ebn\u00eb. K\u00ebto n\u00ebna k\u00ebrkonin ndihm\u00ebn e tij dhe pikturonin ikon\u00ebn e tij. Pra, ai pikturohet zakonisht me nj\u00eb foshnj\u00eb n\u00eb gjirin e tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Stilian, rrjedh nga greqishtja dhe do t\u00eb thot\u00eb shtyll\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"i-2\"><\/span><strong>* * * * *<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"%E2%80%93_Oshenar_Nikon_%E2%80%9CPendohuni%E2%80%9D_%E2%80%93\"><\/span><strong>&#8211; Osh\u00ebnar Nikon &#8220;Pendohuni&#8221; \u2013<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">Lindi n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb Pontit, pran\u00eb qytetit t\u00eb Trebizond\u00ebs, rreth vitit 920. Rridhte nga nj\u00eb familje besimtar\u00ebsh dhe pronar\u00eb t\u00eb pasur tokash. Q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re tregoi urt\u00ebsi dhe dashuri t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr veprat e virtytit. Nj\u00eb dit\u00eb, kur i ati e kishte d\u00ebrguar t\u00eb k\u00ebqyrte pronat, u pik\u00ebllua kur pa mjerimin dhe pun\u00ebn e mundimshme t\u00eb t\u00eb varf\u00ebrve. Nuk u revoltua, por filloi t\u00eb meditonte rreth kot\u00ebsis\u00eb s\u00eb t\u00eb mirave t\u00eb k\u00ebsaj bote. Sa mundime dhe shpresa t\u00eb kota b\u00ebn njeriu p\u00ebr t\u00eb mbyllur k\u00ebt\u00eb jet\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr n\u00eb varr, qoft\u00eb i pasur apo i varf\u00ebr! Mori at\u00ebher\u00eb vendimin t\u00eb braktiste gjith\u00e7ka q\u00eb e lidhte me k\u00ebt\u00eb jet\u00eb dhe u nis q\u00eb t\u00eb punonte p\u00ebr jet\u00ebn e p\u00ebrjetshme mes murgjve.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Fshehurazi nga prind\u00ebrit, shkoi n\u00eb manastirin e Gurit t\u00eb Art\u00eb, q\u00eb ndodhej n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb eg\u00ebr, mes Pontit dhe Paflagonis\u00eb. Igumeni, i informuar hyjnisht p\u00ebr mb\u00ebrritjen e t\u00eb riut n\u00eb \u00e7astin kur kremtonte Liturgjin\u00eb Hyjnore, e priti me g\u00ebzim dhe e veshi menj\u00ebher\u00eb me skim\u00ebn e madhe murg\u00ebrore, pa prov\u00ebn e zakonshme q\u00eb kalojn\u00eb rishtar\u00ebt.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sjellja e t\u00eb riut u b\u00eb menj\u00ebher\u00eb objekt i admirimit t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve m\u00eb me p\u00ebrvoj\u00eb: bindje absolute, pranim i pun\u00ebve m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, p\u00ebrul\u00ebsi, durim. I praktikonte me zell gjith\u00eb virtytet e shenjta, por mbi gjith\u00e7ka shk\u00eblqeu n\u00eb kreshm\u00eb dhe n\u00eb lutje. Hante nj\u00eb her\u00eb n\u00eb jav\u00eb, pasi kungohej me Misteret e Shenjta dhe k\u00ebnaqej me buk\u00eb t\u00eb that\u00eb dhe pak uj\u00eb. I \u00e7liruar nga pesha e trupit, kalonte gjith\u00eb net\u00ebt n\u00eb lutje dhe fytyr\u00ebn e kishte p\u00ebrher\u00eb t\u00eb lagur nga lot\u00ebt.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pas 2 vjet\u00ebsh, gjat\u00eb t\u00eb cilave b\u00ebri n\u00eb manastir nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb p\u00eblqyeshme si ajo n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb, igumeni i dha bekimin t\u00eb t\u00ebrhiqej i vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb qeli dhe t\u2019i p\u00ebrkushtohej ekskluzivisht vepr\u00ebs s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. I shtoi akoma m\u00eb shum\u00eb betejat n\u00eb kreshm\u00eb e agj\u00ebrim dhe n\u00eb d\u00ebrrmimin e shpirtit. Derdhte aq shum\u00eb lot, sa dyshemeja e qelis\u00eb s\u00eb tij ishte e lag\u00ebsht dhe kur e pyesnin se p\u00ebrse qante kaq shum\u00eb, shenjti p\u00ebrgjigjej se nuk mund t\u2019i p\u00ebrmbante lot\u00ebt kur shikonte t\u00eb ishte i veshur me mish t\u00eb vdeksh\u00ebm dhe t\u00eb prishsh\u00ebm. Megjithat\u00eb, Per\u00ebndia i kishte dh\u00ebn\u00eb thell\u00eb n\u00eb zem\u00ebr vizionin e t\u00eb mirave q\u00eb jan\u00eb ruajtur p\u00ebr shenjtor\u00ebt n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Tij qiellore. Ishte pik\u00ebrisht ndjenja e padenj\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij dhe frika e privimit nga jeta e p\u00ebrjetshme (p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kishte \u00e7do dit\u00eb nj\u00eb parashijim), t\u00eb cilat e b\u00ebnin t\u00eb derdhte lot\u00ebt si lum\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Q\u00ebndroi p\u00ebr 12 vjet n\u00eb k\u00ebt\u00eb qeli dhe arriti papasionshm\u00ebrin\u00eb e lumur dhe past\u00ebrtin\u00eb e zemr\u00ebs. Ati i tij shpirt\u00ebror mori at\u00ebher\u00eb nj\u00eb zbulim t\u00eb ri hyjnor p\u00ebr shenjtin dhe m\u00ebsoi se Per\u00ebndia e th\u00ebrriste Nikonin t\u00eb dilte nga vendi i asketizmit t\u00eb tij dhe t\u00eb merrte detyr\u00ebn e lart\u00eb t\u00eb jet\u00ebs apostolike. Ai i tha shenjtit t\u00eb nisej e t\u2019u m\u00ebsonte njer\u00ebzve m\u00ebshir\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb dhe t\u00eb shpallte kudo ku Providenca do ta drejtonte:<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u201cPendohuni, se Mbret\u00ebria e qiejve u afrua!\u201d (Matth. 4.17), duke imituar Zotin dhe sh\u00ebn Joan Pararend\u00ebsin. T\u00eb gjith\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit u mblodh\u00ebn dhe qan\u00eb p\u00ebr largimin e Nikonit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Disa dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, meq\u00eb i ati, i shoq\u00ebruar nga sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e tij, p\u00ebrgatitej p\u00ebr ta kapur q\u00eb ta bindte t\u00eb kthehej n\u00eb atdhe, shenjti kap\u00ebrceu mrekullisht nj\u00eb lum\u00eb q\u00eb kishte dal\u00eb nga shtrati dhe, pasi u p\u00ebrkul i heshtur tri her\u00eb para t\u00eb atit q\u00eb vajtonte n\u00eb krahun tjet\u00ebr t\u00eb bregut, vazhdoi rrug\u00ebn e tij pa u kthyer pas (Lluk. 9.62).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Si sh\u00ebn Joan Pag\u00ebzori, predikonte pendimin dhe ardhjen e pritshme t\u00eb Krishtit (Matth. 3). Sh\u00ebn Nikoni shkonte m\u00eb k\u00ebmb\u00eb n\u00ebp\u00ebr rrug\u00eb, qytete dhe fshatra; veshur me nj\u00eb tunik\u00eb t\u00eb varf\u00ebr, k\u00ebmb\u00ebzbathur, ushqehej me \u00e7\u2019mblidhte, duke u u shpallur t\u00eb gjith\u00ebve pendimin dhe mesazhin e shp\u00ebtimit n\u00ebp\u00ebrmjet pendimit, lot\u00ebve dhe mundimeve t\u00eb jet\u00ebs engj\u00ebllore. Sipas porosis\u00eb s\u00eb Zotit, ai nuk mbante as shkop, as trast\u00eb, as buk\u00eb, as para (Lluk. 9.3). Shkonte atje ku Per\u00ebndia e \u00e7onte, edhe n\u00eb sprova nga ana e djajve, duke e mbajtur shpres\u00ebn vet\u00ebm n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrjetshme.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pas 3 vjet\u00ebsh predikimi, u nis p\u00ebr n\u00eb ishullin e Kret\u00ebs, i cili sapo ishte \u00e7liruar nga nj\u00eb pushtim i gjat\u00eb dhe i dhimbsh\u00ebm arab nga Niqifor Fokai (961). Situata morale e banor\u00ebve ishte e r\u00ebn\u00eb dhe virtytet e krishtera ishin p\u00ebr\u00e7muar dhe injoruar. Ndoshta i shoq\u00ebruar nga sh\u00ebn Athanas Athoniti, miku i perandorit (5 korrik), Nikoni p\u00ebrhapi atje p\u00ebr 7 vjet mesazhin e pendimit dhe kontribuoi gjer\u00ebsisht p\u00ebr rivendosjen e jet\u00ebs s\u00eb krishter\u00eb. Nga Kreta, u kthye n\u00eb Greqi, n\u00eb Epidaur (Epidhavro), n\u00eb Dhamala, pastaj shkoi me det n\u00eb Athin\u00eb, ku u b\u00eb shum\u00eb i dashur p\u00ebr banor\u00ebt. E vazhdoi udh\u00ebtimin misionar drejt ishullit t\u00eb Eubes\u00eb (Evias), ku predikimi i tij pati nj\u00eb sukses t\u00eb till\u00eb, sa vinin dhe e d\u00ebgjonin dit\u00eb e nat\u00eb. Fjal\u00ebt e tij i siguronte me \u00e7udira dhe sh\u00ebrime dhe t\u00eb shumt\u00eb ishin ata q\u00eb nisnin nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb virtytshme e t\u00eb shenjt\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">M\u00eb pas vazhdoi n\u00eb Thiv\u00eb e u kthye m\u00eb k\u00ebmb\u00eb n\u00eb Korinth, ku predikoi duke imituar modelin e tij t\u00eb shk\u00eblqyer, sh\u00ebn Pavlin. Pastaj, duke kaluar nga Argosi dhe Nafplio, shp\u00ebrndau far\u00ebn e mir\u00eb t\u00eb Ungjillit n\u00eb Peloponez dhe arriti n\u00eb Lakedemoni (Spart\u00eb), rreth vitit 970. Pushoi disa dit\u00eb dhe i rinisi pelegrinazhet e tij. Gjat\u00eb rrug\u00ebs u s\u00ebmur r\u00ebnd\u00eb dhe u detyrua t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb nj\u00eb shpell\u00eb, ku u vizitua nga shum\u00eb besimtar\u00eb dhe b\u00ebri q\u00eb t\u00eb rridhte p\u00ebr ta nj\u00eb burim me veti sh\u00ebruese.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur e mori veten, banor\u00ebt e Spart\u00ebs, viktima t\u00eb nj\u00eb epidemie shfaros\u00ebse, erdh\u00ebn e i k\u00ebrkuan ndihm\u00eb. Sh\u00ebn Nikoni i \u00e7liroi nga epidemia fal\u00eb lutjes dhe vendosi t\u00eb kalonte pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb dit\u00ebve p\u00ebr t\u00eb thelluar vepr\u00ebn e tij misionare. U b\u00eb shum\u00eb i dashur p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt e qytetit; t\u00eb shumt\u00eb ishin ata q\u00eb shkonin t\u00eb merrnin sh\u00ebrimin nga t\u00eb k\u00ebqijat q\u00eb i k\u00ebrc\u00ebnonin dhe t\u00eb d\u00ebgjonin m\u00ebsimet e tij. Me bekimin e episkopit t\u00eb Spart\u00ebs, Theopemptit, shenjti nd\u00ebrmori nd\u00ebrtimin e nj\u00eb kishe t\u00eb madhe e t\u00eb shk\u00eblqyer. T\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt mor\u00ebn pjes\u00eb me zell n\u00eb punime. Shum\u00eb her\u00eb, ai pati edhe ndihm\u00ebn mrekullib\u00ebr\u00ebse t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb p\u00ebrmes lutjes: zhvendosi shk\u00ebmbinj, siguroi materiale q\u00eb mungonin dhe ushqim p\u00ebr pun\u00ebtor\u00ebt; vuajti edhe keqtrajtime nga k\u00ebta t\u00eb fundit, se nuk ishin paguar. Kisha p\u00ebrfundoi dhe shenjti deri n\u00eb fund t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij predikoi n\u00eb t\u00eb dhe priti shum\u00eb vizitor\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb jet\u00ebs, ngriti nj\u00eb manastir t\u00eb vog\u00ebl, ku pranonte dishepujt.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sh\u00ebn Nikoni shk\u00eblqeu edhe disa vjet me mrekullit\u00eb dhe m\u00ebsimdh\u00ebnien, pastaj u s\u00ebmur dhe u p\u00ebrgatit p\u00ebr largimin nga kjo jet\u00eb. Mblodhi nx\u00ebn\u00ebsit dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt, mir\u00ebb\u00ebr\u00ebsit e shumt\u00eb q\u00eb Hiri i kishte treguar, dhe u dha porosit\u00eb e tij t\u00eb fundit, duke iu kujtuar se \u00ebsht\u00eb urgjente t\u00eb pendohemi dhe t\u00eb kthehemi te Per\u00ebndia q\u00eb tani, pasi pas vdekjes s\u2019ka m\u00eb mund\u00ebsi pendimi. I ngush\u00eblloi p\u00ebr largimin e tij t\u00eb af\u00ebrt duke iu folur p\u00ebr ngjalljen e t\u00eb vdekurve dhe i porositi t\u00eb ruanin si t\u00eb mir\u00ebn m\u00eb t\u00eb \u00e7muar dashurin\u00eb p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb dhe p\u00ebr njer\u00ebzit, sepse kjo \u00ebsht\u00eb lidhja e p\u00ebrsosm\u00ebris\u00eb (Kol. 3.14).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u201cLargojuni krenaris\u00eb, bashkohuni me p\u00ebrul\u00ebsin\u00eb; mos i p\u00ebrbuzni t\u00eb varfrit; shmangiuni \u00e7do t\u00eb keqeje, \u00e7do xhelozie dhe kujtimit t\u00eb fyerjeve; falini v\u00ebllez\u00ebrit tuaj. Shkoni rregullisht n\u00eb kish\u00eb dhe rr\u00ebfeni shpesh m\u00ebkatet tuaja te prift\u00ebrinjt\u00eb dhe et\u00ebrit shpirt\u00ebror\u00eb. N\u00ebse i ruani k\u00ebto porosi, nuk do t\u2019ju braktis kurr\u00eb\u201d. Pasi ia besoi t\u00ebr\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tij shpirt\u00ebror\u00eb mbrojtjes s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, i ngriti edhe nj\u00eb her\u00eb duart drejt qiellit dhe dha shpirt (rreth vitit 1000).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Menj\u00ebher\u00eb u nderua si shenjtor nga banor\u00ebt e Spart\u00ebs, u konsiderua si mbrojt\u00ebs i qytetit dhe lipsani i tij nderohet atje me besim.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; Osh\u00ebnar Alip Stiliti \u2013 Ati yn\u00eb i shenjt\u00eb Alipi lindi n\u00eb qytetin e Adrianopoj\u00ebs, provinca e Paflagonis\u00eb, n\u00eb koh\u00ebn e Iraklit (610-641). Kur e \u00ebma ishte shtatz\u00ebn\u00eb, pa vegim nj\u00eb qengj, i cili mbante n\u00eb vend t\u00eb brir\u00ebve dy qirinj t\u00eb ndezur, si profeci e hireve hyjnore q\u00eb do t\u00eb mbushnin sh\u00ebrb\u00ebtorin e Per\u00ebndis\u00eb. Jetim nga i ati, e \u00ebma ia besoi episkop Theodhorit,<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":62716,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52529341019_8c0dc1a6a7_b.jpg","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[372],"tags":[2103,2101],"class_list":["post-62713","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shenjtoret-e-dites","tag-leximet-e-dites","tag-shenjtori-i-dites"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>- 26 N\u00ebntor - Osh\u00ebnar\u00ebt Alip Stiliti, Stilian Paflagoni, Nikoni \u201cPendohuni\u201d Osh\u00ebnar Heremoni. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/26\/26-nentor-oshenaret-alip-stiliti-stilian-paflagoni-nikoni-pendohuni-oshenar-heremoni-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"- 26 N\u00ebntor - Osh\u00ebnar\u00ebt Alip Stiliti, Stilian Paflagoni, Nikoni \u201cPendohuni\u201d Osh\u00ebnar Heremoni. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"&#8211; Osh\u00ebnar Alip Stiliti \u2013 Ati yn\u00eb i shenjt\u00eb Alipi lindi n\u00eb qytetin e Adrianopoj\u00ebs, provinca e Paflagonis\u00eb, n\u00eb koh\u00ebn e Iraklit (610-641). Kur e \u00ebma ishte shtatz\u00ebn\u00eb, pa vegim nj\u00eb qengj, i cili mbante n\u00eb vend t\u00eb brir\u00ebve dy qirinj t\u00eb ndezur, si profeci e hireve hyjnore q\u00eb do t\u00eb mbushnin sh\u00ebrb\u00ebtorin e Per\u00ebndis\u00eb. Jetim nga i ati, e \u00ebma ia besoi episkop Theodhorit,\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/26\/26-nentor-oshenaret-alip-stiliti-stilian-paflagoni-nikoni-pendohuni-oshenar-heremoni-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2025-11-25T23:02:18+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2025-12-02T20:52:14+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52529341019_8c0dc1a6a7_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52529341019_8c0dc1a6a7_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/26\/26-nentor-oshenaret-alip-stiliti-stilian-paflagoni-nikoni-pendohuni-oshenar-heremoni-2\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/26\/26-nentor-oshenaret-alip-stiliti-stilian-paflagoni-nikoni-pendohuni-oshenar-heremoni-2\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"&#8211; 26 N\u00ebntor &#8211; Osh\u00ebnar\u00ebt Alip Stiliti, Stilian Paflagoni, Nikoni \u201cPendohuni\u201d Osh\u00ebnar Heremoni.\",\"datePublished\":\"2025-11-25T23:02:18+00:00\",\"dateModified\":\"2025-12-02T20:52:14+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/26\/26-nentor-oshenaret-alip-stiliti-stilian-paflagoni-nikoni-pendohuni-oshenar-heremoni-2\/\"},\"wordCount\":3406,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/26\/26-nentor-oshenaret-alip-stiliti-stilian-paflagoni-nikoni-pendohuni-oshenar-heremoni-2\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52529341019_8c0dc1a6a7_b.jpg\",\"keywords\":[\"leximet e dites\",\"shenjtori i dites\"],\"articleSection\":[\"Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/26\/26-nentor-oshenaret-alip-stiliti-stilian-paflagoni-nikoni-pendohuni-oshenar-heremoni-2\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/26\/26-nentor-oshenaret-alip-stiliti-stilian-paflagoni-nikoni-pendohuni-oshenar-heremoni-2\/\",\"name\":\"- 26 N\u00ebntor - Osh\u00ebnar\u00ebt Alip Stiliti, Stilian Paflagoni, Nikoni \u201cPendohuni\u201d Osh\u00ebnar Heremoni. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/26\/26-nentor-oshenaret-alip-stiliti-stilian-paflagoni-nikoni-pendohuni-oshenar-heremoni-2\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/26\/26-nentor-oshenaret-alip-stiliti-stilian-paflagoni-nikoni-pendohuni-oshenar-heremoni-2\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52529341019_8c0dc1a6a7_b.jpg\",\"datePublished\":\"2025-11-25T23:02:18+00:00\",\"dateModified\":\"2025-12-02T20:52:14+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/26\/26-nentor-oshenaret-alip-stiliti-stilian-paflagoni-nikoni-pendohuni-oshenar-heremoni-2\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/26\/26-nentor-oshenaret-alip-stiliti-stilian-paflagoni-nikoni-pendohuni-oshenar-heremoni-2\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/26\/26-nentor-oshenaret-alip-stiliti-stilian-paflagoni-nikoni-pendohuni-oshenar-heremoni-2\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52529341019_8c0dc1a6a7_b.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52529341019_8c0dc1a6a7_b.jpg\",\"width\":\"738\",\"height\":\"1024\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/26\/26-nentor-oshenaret-alip-stiliti-stilian-paflagoni-nikoni-pendohuni-oshenar-heremoni-2\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8211; 26 N\u00ebntor &#8211; Osh\u00ebnar\u00ebt Alip Stiliti, Stilian Paflagoni, Nikoni \u201cPendohuni\u201d Osh\u00ebnar Heremoni.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"- 26 N\u00ebntor - Osh\u00ebnar\u00ebt Alip Stiliti, Stilian Paflagoni, Nikoni \u201cPendohuni\u201d Osh\u00ebnar Heremoni. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/26\/26-nentor-oshenaret-alip-stiliti-stilian-paflagoni-nikoni-pendohuni-oshenar-heremoni-2\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"- 26 N\u00ebntor - Osh\u00ebnar\u00ebt Alip Stiliti, Stilian Paflagoni, Nikoni \u201cPendohuni\u201d Osh\u00ebnar Heremoni. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"&#8211; Osh\u00ebnar Alip Stiliti \u2013 Ati yn\u00eb i shenjt\u00eb Alipi lindi n\u00eb qytetin e Adrianopoj\u00ebs, provinca e Paflagonis\u00eb, n\u00eb koh\u00ebn e Iraklit (610-641). Kur e \u00ebma ishte shtatz\u00ebn\u00eb, pa vegim nj\u00eb qengj, i cili mbante n\u00eb vend t\u00eb brir\u00ebve dy qirinj t\u00eb ndezur, si profeci e hireve hyjnore q\u00eb do t\u00eb mbushnin sh\u00ebrb\u00ebtorin e Per\u00ebndis\u00eb. Jetim nga i ati, e \u00ebma ia besoi episkop Theodhorit,","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/26\/26-nentor-oshenaret-alip-stiliti-stilian-paflagoni-nikoni-pendohuni-oshenar-heremoni-2\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2025-11-25T23:02:18+00:00","article_modified_time":"2025-12-02T20:52:14+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52529341019_8c0dc1a6a7_b.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_image":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52529341019_8c0dc1a6a7_b.jpg","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/26\/26-nentor-oshenaret-alip-stiliti-stilian-paflagoni-nikoni-pendohuni-oshenar-heremoni-2\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/26\/26-nentor-oshenaret-alip-stiliti-stilian-paflagoni-nikoni-pendohuni-oshenar-heremoni-2\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"&#8211; 26 N\u00ebntor &#8211; Osh\u00ebnar\u00ebt Alip Stiliti, Stilian Paflagoni, Nikoni \u201cPendohuni\u201d Osh\u00ebnar Heremoni.","datePublished":"2025-11-25T23:02:18+00:00","dateModified":"2025-12-02T20:52:14+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/26\/26-nentor-oshenaret-alip-stiliti-stilian-paflagoni-nikoni-pendohuni-oshenar-heremoni-2\/"},"wordCount":3406,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/26\/26-nentor-oshenaret-alip-stiliti-stilian-paflagoni-nikoni-pendohuni-oshenar-heremoni-2\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52529341019_8c0dc1a6a7_b.jpg","keywords":["leximet e dites","shenjtori i dites"],"articleSection":["Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/26\/26-nentor-oshenaret-alip-stiliti-stilian-paflagoni-nikoni-pendohuni-oshenar-heremoni-2\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/26\/26-nentor-oshenaret-alip-stiliti-stilian-paflagoni-nikoni-pendohuni-oshenar-heremoni-2\/","name":"- 26 N\u00ebntor - Osh\u00ebnar\u00ebt Alip Stiliti, Stilian Paflagoni, Nikoni \u201cPendohuni\u201d Osh\u00ebnar Heremoni. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/26\/26-nentor-oshenaret-alip-stiliti-stilian-paflagoni-nikoni-pendohuni-oshenar-heremoni-2\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/26\/26-nentor-oshenaret-alip-stiliti-stilian-paflagoni-nikoni-pendohuni-oshenar-heremoni-2\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52529341019_8c0dc1a6a7_b.jpg","datePublished":"2025-11-25T23:02:18+00:00","dateModified":"2025-12-02T20:52:14+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/26\/26-nentor-oshenaret-alip-stiliti-stilian-paflagoni-nikoni-pendohuni-oshenar-heremoni-2\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/26\/26-nentor-oshenaret-alip-stiliti-stilian-paflagoni-nikoni-pendohuni-oshenar-heremoni-2\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/26\/26-nentor-oshenaret-alip-stiliti-stilian-paflagoni-nikoni-pendohuni-oshenar-heremoni-2\/#primaryimage","url":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52529341019_8c0dc1a6a7_b.jpg","contentUrl":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52529341019_8c0dc1a6a7_b.jpg","width":"738","height":"1024"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/26\/26-nentor-oshenaret-alip-stiliti-stilian-paflagoni-nikoni-pendohuni-oshenar-heremoni-2\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8211; 26 N\u00ebntor &#8211; Osh\u00ebnar\u00ebt Alip Stiliti, Stilian Paflagoni, Nikoni \u201cPendohuni\u201d Osh\u00ebnar Heremoni."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62713","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62713"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62713\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62715,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62713\/revisions\/62715"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62716"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62713"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62713"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62713"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}