{"id":62657,"date":"2025-11-30T00:02:43","date_gmt":"2025-11-29T23:02:43","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=62657"},"modified":"2025-12-02T22:07:18","modified_gmt":"2025-12-02T21:07:18","slug":"30-nentor-apostull-andrea-i-parethirruri-oshenar-frumenti-i-abisinise-ndricues-i-etiopise-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/30\/30-nentor-apostull-andrea-i-parethirruri-oshenar-frumenti-i-abisinise-ndricues-i-etiopise-2\/","title":{"rendered":"&#8211; 30 N\u00ebntor &#8211; Apostull Andrea, i Par\u00ebthirruri. Osh\u00ebnar Frumenti i Abisinis\u00eb, ndri\u00e7ues i Etiopis\u00eb."},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>&#8211; Apostull Andrea, i Par\u00ebthirruri &#8211;<\/strong><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">Apostulli i lavdish\u00ebm i Krishtit, sh\u00ebn Andrea, ishte v\u00ebllai i sh\u00ebn Petros dhe vinte nga Betsaida, n\u00eb bregun per\u00ebndimor t\u00eb liqenit t\u00eb Gjenesaretit. Ndryshe nga i v\u00ebllai, q\u00eb ishte i martuar, kishte preferuar t\u00eb ruante d\u00eblir\u00ebsin\u00eb dhe banonte n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Petros. T\u00eb dy v\u00ebllez\u00ebrit ishin peshkatar\u00eb dhe ruanin Ligjin me devotshm\u00ebri. Kur sh\u00ebn Joan Pag\u00ebzori p\u00ebrshkoi Juden\u00eb dhe krahinat e Jordanit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhapur mesazhin e pendimit, Andrea vrapoi drejt tij, braktisi gjith\u00e7ka q\u00eb e mbante lidhur me bot\u00ebn dhe u b\u00eb dishepull i tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Por nj\u00eb dit\u00eb, pasi pag\u00ebzoi Jisuin, Joan Pag\u00ebzori bisedonte me Andrean dhe me dishepullin tjet\u00ebr t\u00eb tij, Joan Ungjillorin, dhe, duke u treguar Jisuin q\u00eb kalonte jo larg nga ai vend, u tha: \u201cJa Qengji i Per\u00ebndis\u00eb!\u201d (Jn 1.35). Pas k\u00ebtyre fjal\u00ebve t\u00eb m\u00ebsuesit t\u00eb tyre, i cili u tregoi At\u00eb q\u00eb pararendi Pag\u00ebzori, Joani dhe Andrea e pasuan Jisuin, q\u00eb t\u00eb m\u00ebsonin m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr T\u00eb. Krishti u kthye drejt tyre e u tha: \u201c\u00c7\u2019k\u00ebrkoni?\u201d. Ata iu p\u00ebrgjigj\u00ebn me respekt: \u201cM\u00ebsues, ku banon?\u201d, \u201cEjani t\u00eb shihni\u201d, tha Jisui. Shkuan me t\u00eb ku banonte si i huaj dhe gjith\u00eb dit\u00ebn i b\u00ebnin pyetje. Nuk e kuptonin ende q\u00eb ky ishte Shp\u00ebtimtari dhe Biri i Per\u00ebndis\u00eb, dhe as t\u00eb d\u00ebshironin b\u00ebheshin dishepujt e Tij, por ndienin nj\u00eb t\u00ebrheqje t\u00eb pap\u00ebrshkrueshme drejt Tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nga kjo bised\u00eb, Andrea u bind se Jisui ishte Mesia i pritur prej shekujsh nga populli i tij, Shp\u00ebtimtari i bot\u00ebs. Duke mos e p\u00ebrmbajtur g\u00ebzimin, shpejtoi tek i v\u00ebllai, Simoni, dhe i tha: \u201cE gjet\u00ebm Mesian!\u201d (Jn. 1.41), pastaj e drejtoi te Jisui. Andrea ishte i pari q\u00eb njohu Krishtin dhe ia shpalli atij q\u00eb m\u00eb von\u00eb do t\u00eb b\u00ebhej korifeu i grupit t\u00eb apostujve, prandaj mori edhe emrin I par\u00ebthirruri.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pastaj Andrea ndoqi Zotin kudo q\u00eb shkonte, n\u00eb qytete e fshatra, n\u00eb male e shkret\u00ebtira, q\u00eb t\u00eb pinte nga lumi i uj\u00ebrave t\u00eb gjalla t\u00eb fjal\u00ebve t\u00eb Tij. Ishte i pranish\u00ebm kur u b\u00eb shumimi i buk\u00ebve (Jn. 6) dhe nd\u00ebrmjetoi te Zoti, q\u00eb t\u00eb ushqente me buk\u00eb tok\u00ebsore 5 000 burra. Andrea kishte miq\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb me sh\u00ebn Filipin, i cili ishte edhe ai nga Betsaida. Kur disa grek\u00eb i k\u00ebrkuan Filipit t\u00eb shikonin Jisuin, Filipi i tha Andreas, i cili kishte m\u00eb tep\u00ebr af\u00ebrsi me M\u00ebsuesin (Jn. 12.20). Pas t\u00eb tre apostujve, Petros, Jakovit dhe Joanit, d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb shfaqjeve madh\u00ebshtore t\u00eb hyjnis\u00eb s\u00eb Zotit Jisu, ishte edhe Andrea, i cili edhe ai kishte nj\u00ebfar\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsie mbi dishepujt e tjer\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ai ishte d\u00ebshmitar i ngjarjeve t\u00eb frikshme q\u00eb shoq\u00ebruan P\u00ebsimin shp\u00ebtimtar t\u00eb Zotit dhe ishte i pranish\u00ebm me t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb shfaqjet e Tij pas Ngjalljes. Gjat\u00eb Pentikostis\u00eb mori plot\u00ebsin\u00eb e Hirit t\u00eb Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb dhe i ra n\u00eb short ungjill\u00ebzimi i brigjeve t\u00eb Detit t\u00eb Zi (Ponti Efksin), Bitinia, Thraka dhe Greqia (Maqedonia, Thesalia dhe Akaia). Besnik n\u00eb porosit\u00eb e Zotit, s\u2019mori me vete as buk\u00eb, as trast\u00eb, as shkop (Matth. 5) dhe u nis p\u00ebr t\u00eb shpallur Lajmin e Mir\u00eb t\u00eb Shp\u00ebtimit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00cbsht\u00eb e pamundur t\u00eb thuhen sa sprova dhe rreziqe p\u00ebrballoi: privime t\u00eb \u00e7do lloji, s\u00ebmundje, rreziqe nga kusar\u00ebt, keqtrajtime nga judenjt\u00eb dhe pagan\u00ebt&#8230; Por kudo q\u00eb shkonte Shpirti i Shenjt\u00eb e shoq\u00ebronte, fliste me goj\u00ebn e tij, kryente mrekulli dhe sh\u00ebrime, i jepte durim dhe g\u00ebzim n\u00eb mundime. Ishte pik\u00ebrisht kjo fuqi e Per\u00ebndis\u00eb q\u00eb banonte brenda tij, q\u00eb t\u00ebrhiqte turmat n\u00eb besim. Kudo q\u00eb shkonte, pasi ndri\u00e7onte mendjet e njer\u00ebzve me predikimin e tij, b\u00ebnte q\u00eb t\u00eb rilindnin shpirtrat me banj\u00ebn e Pag\u00ebzimit t\u00eb shenjt\u00eb, hirotoniste prift\u00ebrinj dhe episkop\u00eb, nd\u00ebrtonte kisha dhe organizonte atje sh\u00ebrbesat.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Si fillim, shkoi n\u00eb Amisos, n\u00eb brigjet e Detit t\u00eb Zi dhe ktheu shum\u00eb judenj, pastaj, me fuqin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb, sh\u00ebroi ata q\u00eb vuanin nga s\u00ebmundje t\u00eb shum\u00ebllojshme. E vazhdoi misionin e tij n\u00eb Trebizond\u00eb dhe Lazik dhe p\u00ebr Pashk\u00eb u kthye n\u00eb Jerusalem. Prej andej u nis me sh\u00ebn Joan Theologun p\u00ebr n\u00eb Efes dhe ungjill\u00ebzoi p\u00ebr disa koh\u00eb krahinat per\u00ebndimore t\u00eb Azis\u00eb s\u00eb Vog\u00ebl. Kur ngjitej p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr n\u00eb Propontid\u00eb dhe kur predikonte n\u00eb qytetet e Nikeas, Nikomedis\u00eb, Kalqedonis\u00eb, Iraklias s\u00eb Pontit dhe Amastrid\u00ebs iu desh t\u00eb p\u00ebrballej me fanatik\u00eb t\u00eb kulteve idhujtare dhe me argumentimet e g\u00ebnjesht\u00ebrta t\u00eb sofist\u00ebve, por i theu si nj\u00ebr\u00ebn pal\u00eb dhe tjetr\u00ebn me urt\u00ebsin\u00eb dhe mrekullit\u00eb e tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur arriti n\u00eb Sinop\u00eb, \u00e7liroi me lutjen e tij apostull Mathian nga zinxhir\u00ebt, por u zu rob nga pagan\u00ebt e t\u00ebrbuar dhe vuajti shum\u00eb tortura: e hodh\u00ebn p\u00ebrtok\u00eb, e godisnin t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb, madje i pren\u00eb nj\u00eb gisht me dh\u00ebmb\u00eb. N\u00eb t\u00eb gjitha sprovat nuk k\u00ebrkoi t\u00eb arratisej, as t\u00eb mbrohej, por i duronte t\u00eb gjitha duke imituar M\u00ebsuesin e tij, Qengjin e Per\u00ebndis\u00eb, i Cili erdhi n\u00eb tok\u00eb q\u00eb t\u00eb vuante e t\u00eb ngrinte m\u00ebkatet e bot\u00ebs. Nga k\u00ebmb\u00ebngulja e tij, durimi tejet i madh me xhelat\u00ebt dhe nga mrekullit\u00eb e shumta q\u00eb kryente, banor\u00ebt e Sinop\u00ebs u penduan, i k\u00ebrkuan t\u00eb falur dhe mor\u00ebn Pag\u00ebzimin e shenjt\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Andrea caktoi episkop\u00eb dhe prift\u00ebrinj n\u00eb Sinop\u00eb dhe pastaj u nis n\u00eb qytetet e Pontit, t\u00eb cilat i kishte ungjill\u00ebzuar tashm\u00eb, q\u00eb t\u2019i forconte n\u00eb besim. E vazhdoi predikimin e tij dhe i zmbrapsi pagan\u00ebt e urt\u00eb n\u00eb qytetet e Neoqesaris\u00eb dhe t\u00eb Samosat\u00ebs, pastaj shkoi s\u00ebrish n\u00eb Jerusalem p\u00ebr Sinodin e Apostujve, q\u00eb u thirr p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb pranimit t\u00eb ish-idhujtar\u00ebve n\u00eb Kish\u00eb (Vep. 15.6).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pas fest\u00ebs s\u00eb Pashk\u00ebs, shoq\u00ebroi p\u00ebr disa koh\u00eb Mathian dhe Tadeun n\u00ebp\u00ebr Mesopotami dhe u nis t\u00eb ungjill\u00ebzonte krahinat barbare n\u00eb Lindje t\u00eb Detit t\u00eb Zi, n\u00eb jug t\u00eb Rusis\u00eb s\u00eb sotme (Krimea, Jugu i Ukrahin\u00ebs). Pastaj zbriti n\u00eb Thrak\u00eb dhe ndri\u00e7oi me predikimin e tij zemrat e besimtar\u00ebve t\u00eb qytetit t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb Bizantit. Ai themeloi aty nj\u00eb kish\u00eb kushtuar Hyjlind\u00ebses dhe la si episkop Stakin (31 tetor), nj\u00eb nga Shtat\u00ebdhjet\u00eb dishepujt. M\u00eb pas e vazhdoi udh\u00ebtimin e tij t\u00eb palodhur n\u00eb Thrak\u00eb, Maqedoni dhe Thesali dhe arriti deri n\u00eb Peloponez, n\u00eb qytetin e Patr\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb Patra, apostulli i shenjt\u00eb ktheu n\u00eb t\u00eb krishter\u00eb vet\u00eb gruan e kryekonsullit romak, Maksimil\u00ebn, duke e \u00e7liruar nga nj\u00eb s\u00ebmundje e pash\u00ebrueshme. U solli shum\u00eb t\u00eb mira banor\u00ebve dhe p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr ngriti nj\u00eb komunitet me dishepuj t\u00eb Krishtit. Gjat\u00eb munges\u00ebs s\u00eb kryekonsullit, Igjiatit, ktheu edhe t\u00eb v\u00ebllan\u00eb dhe z\u00ebvend\u00ebsin e tij, Stratoklin. Kur Igjiati u kthye, u t\u00ebrbua kur pa p\u00ebrparimin e Krishterimit, q\u00eb kishte arritur edhe n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij, prandaj e arrestoi apostullin. Ndon\u00ebse n\u00eb burg, Andrea e vazhdoi predikimin dhe dor\u00ebzoi Stratoklin si episkop t\u00eb Patr\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Disa dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, vendimi u mor pa gjyq dhe shenjtin e kryq\u00ebzuan me kok\u00eb posht\u00eb. Sa i madh ishte g\u00ebzimi i tij, q\u00eb po imitonte me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb vdekjeje Zotin Krisht! Nuk i la shok\u00ebt ta zbrisnin prej andej, i bekoi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit besimtar\u00ebt dhe dha shpirtin te Per\u00ebndia. Si nd\u00ebshkim t\u00eb lig\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij, kryekonsulli p\u00ebsoi vdekje brutale. Episkop Stratokli, pasi ua shp\u00ebrndau pasurin\u00eb t\u00eb varf\u00ebrve, nd\u00ebrtoi katedralen e tij n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vend ku apostulli u martirizua.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Shum\u00eb vite m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 3 mars 357, lipsanet e \u00e7muara t\u00eb shenjtit u transferuan nga Patra p\u00ebr n\u00eb Konstandinopoj\u00eb nga sh\u00ebn Artemi (20 tetor), me urdh\u00ebr t\u00eb perandor Konstancit, i biri i sh\u00ebn Konstandinit t\u00eb Madh. Ato u vendos\u00ebn bashk\u00eb me lipsanet e sh\u00ebn Llukait dhe sh\u00ebn Tadeut n\u00eb kish\u00ebn e sapond\u00ebrtuar t\u00eb Apostujve t\u00eb Shenjt\u00eb. Pas 500 vjet\u00ebsh, u kthyen n\u00eb Patra, t\u00eb d\u00ebrguara nga perandori Vasili I Maqedonasi (867-886). M\u00eb pas, para k\u00ebrc\u00ebnimit t\u00eb invazionit turk n\u00eb Peloponez, iu d\u00ebrguan Papa Piut II t\u00eb Rom\u00ebs nga Despoti i Mores\u00eb, Thoma Paleologu, m\u00eb 1460. Koka e shenjtorit u rikthye n\u00eb Patra m\u00eb 26 shtator 1964, p\u00ebr g\u00ebzimin e orthodhoks\u00ebve besimtar\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sipas nj\u00eb tradite sllave, sh\u00ebn Andrea mund t\u00eb ket\u00eb ungjill\u00ebzuar deri n\u00eb Rusi dhe Kisha Ruse mund t\u00eb ket\u00eb pasur q\u00eb at\u00ebher\u00eb nj\u00eb origjin\u00eb t\u00eb hershme apostolike, identike me at\u00eb t\u00eb Bizantit. Megjithat\u00eb, ajo i p\u00ebrket deg\u00ebs q\u00eb doli nga sh\u00ebn Andrea, p\u00ebrderisa pas kthimit t\u00eb saj, ajo ishte e varur p\u00ebr shekuj nga patriarkana e Konstandinopoj\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sipas tradit\u00ebs per\u00ebndimore, sh\u00ebn Andrea nderohet edhe si mbrojt\u00ebs i Skocis\u00eb. Gjat\u00eb Mesjet\u00ebs atje num\u00ebroheshin m\u00eb shum\u00eb se 800 kisha kushtuar t\u00eb Par\u00ebthirrurit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>* * * * *<\/strong><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>&#8211; Osh\u00ebnar Frumenti i Abisinis\u00eb, Ndri\u00e7ues i Etiopis\u00eb &#8211;<\/strong><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00ebn mbret\u00ebrimin e sh\u00ebn Konstandinit t\u00eb madh (330), Mropius, nj\u00eb filozof nga Tiri i Fenik\u00ebs, nd\u00ebrmori nj\u00eb udh\u00ebtim zbulimi drejt tokave t\u00eb panjohura t\u00eb t\u00eb lasht\u00ebve, q\u00eb gjendeshin n\u00eb brigjet e Detit t\u00eb Kuq. Mori me vete dy f\u00ebmij\u00eb t\u00eb krishter\u00eb, Frumentin dhe Edesin. Nj\u00eb dit\u00eb, kur ndaloi n\u00eb port p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb uj\u00eb, anija e tyre u sulmua nga pirat\u00ebt dhe t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e ekspedit\u00ebs u masakruan eg\u00ebrsisht, p\u00ebrve\u00e7 dy f\u00ebmij\u00ebve.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Frumentin dhe Edesin i \u00e7uan n\u00eb oborrin e mbretit t\u00eb Abisinis\u00eb, ku edhe i mbajt\u00ebn. Atje u dalluan p\u00ebr fisnik\u00ebrin\u00eb e tyre dhe aft\u00ebsit\u00eb q\u00eb kishin, prandaj u b\u00ebn\u00eb ekonom\u00eb t\u00eb pallatit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">M\u00eb pas, Frumentit iu ngarkua edukimi i trash\u00ebgimtarit t\u00eb ri t\u00eb fronit. Ai kishte favore t\u00eb m\u00ebdha te mbreti, k\u00ebshtu q\u00eb fitoi lirin\u00eb p\u00ebr praktikimin e Krishterimit, i cili tashm\u00eb d\u00ebshmohej n\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb e Aksumit nga disa tregtar\u00eb romak\u00eb. Disa vite m\u00eb von\u00eb, si u kthyen n\u00eb Bizant, ata treguan aventurat e tyre. Edesi u kthye n\u00eb Tir, n\u00eb vendlindjen e tij dhe u b\u00eb prift, por Frumenti, i mbushur me zell apostolik, shkoi pran\u00eb Athanasit t\u00eb Madh t\u00eb Aleksandris\u00eb. I raportoi hierarkut t\u00eb shenjt\u00eb se n\u00eb cil\u00ebn gjendje paditurie ishin banor\u00ebt e atyre krahinave t\u00eb larg\u00ebta dhe se sa etje kishin p\u00ebr Lajmin e Mir\u00eb. Athanasi, pasi e pa zellin e tij, e dor\u00ebzoi Frumentin episkop dhe e d\u00ebrgoi me mision si episkopi i par\u00eb i Abisinis\u00eb, rreth vitit 350.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Me ndihm\u00ebn e Hirit t\u00eb shenjt\u00eb, Frumenti u b\u00eb apostull i v\u00ebrtet\u00eb. P\u00ebrktheu Shkrimin e Shenjt\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn vendase dhe m\u00ebsonte pa pushim. Vraponte n\u00eb qytete e shkret\u00ebtira dhe kudo kryente mrekulli e sh\u00ebrime, p\u00ebr t\u2019u treguar idhujtar\u00ebve se fjala e Ungjillit ishte fuqi Per\u00ebndie. Ktheu n\u00eb besim nj\u00eb shumic\u00eb t\u00eb madhe idhujtar\u00ebsh, nd\u00ebrtoi kisha, por mbret\u00ebria e atij vendi u b\u00eb m\u00eb von\u00eb shtet i krishter\u00eb, n\u00eb shekullin e 6-t\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Perandori heretik, Konstandi, nuk donte ta linte merit\u00ebn dhe kontrollin e misionit t\u00eb larg\u00ebt tek episkopi i Aleksandris\u00eb dhe tek orthodhoks\u00ebt. K\u00ebshtu, kur e largoi Athanasin nga froni, i shkroi mbretit t\u00eb Aksumit, Aizanit, ta d\u00ebrgonte Frumentin n\u00eb Aleksandri, ku episkopi arian do ta indoktrinonte. Ky mision u nd\u00ebrmor nga episkopi heretik Theofil indiani, m\u00eb 357, por ai u ndal n\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb fqinje t\u00eb Homerit\u00ebve, pa prekur territorin ku ungjill\u00ebzonte Frumenti. Episkopi i shenjt\u00eb fjeti n\u00eb paqe m\u00eb Zotin dhe lipsani i tij kryen shum\u00eb \u00e7udira. Nderohet si ndri\u00e7ues i Etiopis\u00eb, ku e quajn\u00eb \u201cAt\u00eb i Paqes\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; Apostull Andrea, i Par\u00ebthirruri &#8211; Apostulli i lavdish\u00ebm i Krishtit, sh\u00ebn Andrea, ishte v\u00ebllai i sh\u00ebn Petros dhe vinte nga Betsaida, n\u00eb bregun per\u00ebndimor t\u00eb liqenit t\u00eb Gjenesaretit. Ndryshe nga i v\u00ebllai, q\u00eb ishte i martuar, kishte preferuar t\u00eb ruante d\u00eblir\u00ebsin\u00eb dhe banonte n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Petros. T\u00eb dy v\u00ebllez\u00ebrit ishin peshkatar\u00eb dhe ruanin Ligjin me devotshm\u00ebri. Kur sh\u00ebn Joan Pag\u00ebzori p\u00ebrshkoi Juden\u00eb dhe<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":62661,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52529358300_9019bdbaff_b.jpg","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[372],"tags":[2103,2101],"class_list":["post-62657","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shenjtoret-e-dites","tag-leximet-e-dites","tag-shenjtori-i-dites"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>- 30 N\u00ebntor - Apostull Andrea, i Par\u00ebthirruri. Osh\u00ebnar Frumenti i Abisinis\u00eb, ndri\u00e7ues i Etiopis\u00eb. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/30\/30-nentor-apostull-andrea-i-parethirruri-oshenar-frumenti-i-abisinise-ndricues-i-etiopise-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"- 30 N\u00ebntor - Apostull Andrea, i Par\u00ebthirruri. Osh\u00ebnar Frumenti i Abisinis\u00eb, ndri\u00e7ues i Etiopis\u00eb. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"&#8211; Apostull Andrea, i Par\u00ebthirruri &#8211; Apostulli i lavdish\u00ebm i Krishtit, sh\u00ebn Andrea, ishte v\u00ebllai i sh\u00ebn Petros dhe vinte nga Betsaida, n\u00eb bregun per\u00ebndimor t\u00eb liqenit t\u00eb Gjenesaretit. Ndryshe nga i v\u00ebllai, q\u00eb ishte i martuar, kishte preferuar t\u00eb ruante d\u00eblir\u00ebsin\u00eb dhe banonte n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Petros. T\u00eb dy v\u00ebllez\u00ebrit ishin peshkatar\u00eb dhe ruanin Ligjin me devotshm\u00ebri. Kur sh\u00ebn Joan Pag\u00ebzori p\u00ebrshkoi Juden\u00eb dhe\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/30\/30-nentor-apostull-andrea-i-parethirruri-oshenar-frumenti-i-abisinise-ndricues-i-etiopise-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2025-11-29T23:02:43+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2025-12-02T21:07:18+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52529358300_9019bdbaff_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52529358300_9019bdbaff_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/30\/30-nentor-apostull-andrea-i-parethirruri-oshenar-frumenti-i-abisinise-ndricues-i-etiopise-2\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/30\/30-nentor-apostull-andrea-i-parethirruri-oshenar-frumenti-i-abisinise-ndricues-i-etiopise-2\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"&#8211; 30 N\u00ebntor &#8211; Apostull Andrea, i Par\u00ebthirruri. Osh\u00ebnar Frumenti i Abisinis\u00eb, ndri\u00e7ues i Etiopis\u00eb.\",\"datePublished\":\"2025-11-29T23:02:43+00:00\",\"dateModified\":\"2025-12-02T21:07:18+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/30\/30-nentor-apostull-andrea-i-parethirruri-oshenar-frumenti-i-abisinise-ndricues-i-etiopise-2\/\"},\"wordCount\":2057,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/30\/30-nentor-apostull-andrea-i-parethirruri-oshenar-frumenti-i-abisinise-ndricues-i-etiopise-2\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52529358300_9019bdbaff_b.jpg\",\"keywords\":[\"leximet e dites\",\"shenjtori i dites\"],\"articleSection\":[\"Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/30\/30-nentor-apostull-andrea-i-parethirruri-oshenar-frumenti-i-abisinise-ndricues-i-etiopise-2\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/30\/30-nentor-apostull-andrea-i-parethirruri-oshenar-frumenti-i-abisinise-ndricues-i-etiopise-2\/\",\"name\":\"- 30 N\u00ebntor - Apostull Andrea, i Par\u00ebthirruri. Osh\u00ebnar Frumenti i Abisinis\u00eb, ndri\u00e7ues i Etiopis\u00eb. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/30\/30-nentor-apostull-andrea-i-parethirruri-oshenar-frumenti-i-abisinise-ndricues-i-etiopise-2\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/30\/30-nentor-apostull-andrea-i-parethirruri-oshenar-frumenti-i-abisinise-ndricues-i-etiopise-2\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52529358300_9019bdbaff_b.jpg\",\"datePublished\":\"2025-11-29T23:02:43+00:00\",\"dateModified\":\"2025-12-02T21:07:18+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/30\/30-nentor-apostull-andrea-i-parethirruri-oshenar-frumenti-i-abisinise-ndricues-i-etiopise-2\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/30\/30-nentor-apostull-andrea-i-parethirruri-oshenar-frumenti-i-abisinise-ndricues-i-etiopise-2\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/30\/30-nentor-apostull-andrea-i-parethirruri-oshenar-frumenti-i-abisinise-ndricues-i-etiopise-2\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52529358300_9019bdbaff_b.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52529358300_9019bdbaff_b.jpg\",\"width\":\"719\",\"height\":\"1024\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/30\/30-nentor-apostull-andrea-i-parethirruri-oshenar-frumenti-i-abisinise-ndricues-i-etiopise-2\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8211; 30 N\u00ebntor &#8211; Apostull Andrea, i Par\u00ebthirruri. Osh\u00ebnar Frumenti i Abisinis\u00eb, ndri\u00e7ues i Etiopis\u00eb.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"- 30 N\u00ebntor - Apostull Andrea, i Par\u00ebthirruri. Osh\u00ebnar Frumenti i Abisinis\u00eb, ndri\u00e7ues i Etiopis\u00eb. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/30\/30-nentor-apostull-andrea-i-parethirruri-oshenar-frumenti-i-abisinise-ndricues-i-etiopise-2\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"- 30 N\u00ebntor - Apostull Andrea, i Par\u00ebthirruri. Osh\u00ebnar Frumenti i Abisinis\u00eb, ndri\u00e7ues i Etiopis\u00eb. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"&#8211; Apostull Andrea, i Par\u00ebthirruri &#8211; Apostulli i lavdish\u00ebm i Krishtit, sh\u00ebn Andrea, ishte v\u00ebllai i sh\u00ebn Petros dhe vinte nga Betsaida, n\u00eb bregun per\u00ebndimor t\u00eb liqenit t\u00eb Gjenesaretit. Ndryshe nga i v\u00ebllai, q\u00eb ishte i martuar, kishte preferuar t\u00eb ruante d\u00eblir\u00ebsin\u00eb dhe banonte n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Petros. T\u00eb dy v\u00ebllez\u00ebrit ishin peshkatar\u00eb dhe ruanin Ligjin me devotshm\u00ebri. Kur sh\u00ebn Joan Pag\u00ebzori p\u00ebrshkoi Juden\u00eb dhe","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/30\/30-nentor-apostull-andrea-i-parethirruri-oshenar-frumenti-i-abisinise-ndricues-i-etiopise-2\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2025-11-29T23:02:43+00:00","article_modified_time":"2025-12-02T21:07:18+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52529358300_9019bdbaff_b.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_image":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52529358300_9019bdbaff_b.jpg","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/30\/30-nentor-apostull-andrea-i-parethirruri-oshenar-frumenti-i-abisinise-ndricues-i-etiopise-2\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/30\/30-nentor-apostull-andrea-i-parethirruri-oshenar-frumenti-i-abisinise-ndricues-i-etiopise-2\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"&#8211; 30 N\u00ebntor &#8211; Apostull Andrea, i Par\u00ebthirruri. Osh\u00ebnar Frumenti i Abisinis\u00eb, ndri\u00e7ues i Etiopis\u00eb.","datePublished":"2025-11-29T23:02:43+00:00","dateModified":"2025-12-02T21:07:18+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/30\/30-nentor-apostull-andrea-i-parethirruri-oshenar-frumenti-i-abisinise-ndricues-i-etiopise-2\/"},"wordCount":2057,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/30\/30-nentor-apostull-andrea-i-parethirruri-oshenar-frumenti-i-abisinise-ndricues-i-etiopise-2\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52529358300_9019bdbaff_b.jpg","keywords":["leximet e dites","shenjtori i dites"],"articleSection":["Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/30\/30-nentor-apostull-andrea-i-parethirruri-oshenar-frumenti-i-abisinise-ndricues-i-etiopise-2\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/30\/30-nentor-apostull-andrea-i-parethirruri-oshenar-frumenti-i-abisinise-ndricues-i-etiopise-2\/","name":"- 30 N\u00ebntor - Apostull Andrea, i Par\u00ebthirruri. Osh\u00ebnar Frumenti i Abisinis\u00eb, ndri\u00e7ues i Etiopis\u00eb. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/30\/30-nentor-apostull-andrea-i-parethirruri-oshenar-frumenti-i-abisinise-ndricues-i-etiopise-2\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/30\/30-nentor-apostull-andrea-i-parethirruri-oshenar-frumenti-i-abisinise-ndricues-i-etiopise-2\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52529358300_9019bdbaff_b.jpg","datePublished":"2025-11-29T23:02:43+00:00","dateModified":"2025-12-02T21:07:18+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/30\/30-nentor-apostull-andrea-i-parethirruri-oshenar-frumenti-i-abisinise-ndricues-i-etiopise-2\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/30\/30-nentor-apostull-andrea-i-parethirruri-oshenar-frumenti-i-abisinise-ndricues-i-etiopise-2\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/30\/30-nentor-apostull-andrea-i-parethirruri-oshenar-frumenti-i-abisinise-ndricues-i-etiopise-2\/#primaryimage","url":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52529358300_9019bdbaff_b.jpg","contentUrl":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52529358300_9019bdbaff_b.jpg","width":"719","height":"1024"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/30\/30-nentor-apostull-andrea-i-parethirruri-oshenar-frumenti-i-abisinise-ndricues-i-etiopise-2\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8211; 30 N\u00ebntor &#8211; Apostull Andrea, i Par\u00ebthirruri. Osh\u00ebnar Frumenti i Abisinis\u00eb, ndri\u00e7ues i Etiopis\u00eb."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62657","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62657"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62657\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62660,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62657\/revisions\/62660"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62661"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62657"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62657"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62657"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}