{"id":62583,"date":"2025-11-20T00:02:57","date_gmt":"2025-11-19T23:02:57","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=62583"},"modified":"2025-11-12T20:21:26","modified_gmt":"2025-11-12T19:21:26","slug":"20-nentor-oshenar-grigor-dekapoliti-oshenar-prokli-i-konstandinopojes-deshmor-edmondi-ne-angli-deshmor-dasi-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/20\/20-nentor-oshenar-grigor-dekapoliti-oshenar-prokli-i-konstandinopojes-deshmor-edmondi-ne-angli-deshmor-dasi-2\/","title":{"rendered":"&#8211; 20 N\u00ebntor &#8211; Osh\u00ebnar Grigor Dekapoliti. Osh\u00ebnar Prokli i Konstandinopoj\u00ebs. D\u00ebshmor Edmondi, n\u00eb Angli. D\u00ebshmor Dasi."},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"%E2%80%93_Oshenar_Grigor_Dekapoliti_%E2%80%93\"><\/span><strong>&#8211; Osh\u00ebnar Grigor Dekapoliti \u2013<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sh\u00ebn Grigori jetoi n\u00eb shekullin e 8-t\u00eb n\u00eb nj\u00eb nga qytetet e Dekapolit t\u00eb Izauris\u00eb, q\u00eb quhej Irinipolis. Fal\u00eb p\u00ebrkushtimit dhe p\u00ebrkujdesit t\u00eb s\u00eb \u00ebm\u00ebs, i riu mori edukim elementar t\u00eb mjaftuesh\u00ebm dhe, q\u00eb kur ishte 8 vje\u00e7, u dallua p\u00ebr t\u00ebrheqjen q\u00eb kishte p\u00ebr studimin e Shkrimeve t\u00eb shenjta dhe frekuentimin e Kish\u00ebs. Kreshmonte sistematikisht dhe ushtrohej n\u00eb t\u00eb gjitha virtytet, q\u00eb t\u2019i ngjante besnik\u00ebrisht Krishtit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur u rrit, prind\u00ebrit k\u00ebrkonin ta martonin, por ai d\u00ebshironte t\u00eb ruante d\u00eblir\u00ebsin\u00eb dhe t\u2019i p\u00ebrkushtohej Krishtit, prandaj u largua fshehtazi nga sht\u00ebpia dhe shkoi n\u00eb nj\u00eb manastir, ku igumen ishte nj\u00eb episkop i internuar p\u00ebr shkak t\u00eb persekutimit ikonoklast. Koh\u00eb m\u00eb von\u00eb, pas vdekjes s\u00eb t\u00eb atit, e \u00ebma arriti ta gjente. Nuk iu kund\u00ebrvu thirrjes s\u00eb tij, por i k\u00ebrkoi vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb ishte bashk\u00eb me t\u00eb v\u00ebllan\u00eb, i cili ishte murg n\u00eb nj\u00eb manastir fqinj. Grigori u bind, por nuk mundi t\u00eb rrinte n\u00eb at\u00eb manastir, sepse igumeni ishte heretik. At\u00ebher\u00eb shkoi n\u00eb nj\u00eb manastir tjet\u00ebr, ku igumeni, Simeoni, ishte nj\u00eb nga t\u00eb af\u00ebrmit e tij. Q\u00ebndroi aty 14 vjet dhe shk\u00eblqeu n\u00eb t\u00eb gjitha virtytet e jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, n\u00eb ve\u00e7anti n\u00eb bindje dhe p\u00ebrul\u00ebsi.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Meq\u00eb Grigori ishte i etur p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb vetmuar, mori nga igumeni bekimin p\u00ebr t\u2019u t\u00ebrhequr n\u00eb nj\u00eb nga shpellat p\u00ebrreth, q\u00eb t\u00eb jepej n\u00eb lutjen e pand\u00ebrprer\u00eb, i vet\u00ebm para Per\u00ebndis\u00eb. Vuajti sprova t\u00eb tmerrshme dhe t\u00eb shumta nga demon\u00ebt, q\u00eb ishin xheloz\u00eb p\u00ebr lidhjen e tij me Per\u00ebndin\u00eb. P\u00ebr ta frik\u00ebsuar, ata merrnin form\u00ebn e gjarp\u00ebrinjve ose t\u00eb kafsh\u00ebve t\u00eb tjera helmuese dhe e tundonin t\u00eb linte qelin\u00eb. Por shenjti, i armatosur me shenj\u00ebn e Kryqit dhe shpres\u00ebn te Per\u00ebndia, i p\u00ebrqeshte t\u00eb gjitha makinacionet e tyre dhe nuk e la mendjen t\u00eb shp\u00ebrqendrohej.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pasi provuan edhe tundime t\u00eb tjera p\u00ebr ta trembur, demon\u00ebt e sulmuan me d\u00ebshira trupore. Grigori rezistoi me p\u00ebrgj\u00ebrime t\u00eb nxehta, t\u00eb p\u00ebrziera me lot dhe nj\u00eb dit\u00eb, pas nj\u00eb vizioni, u \u00e7lirua me nj\u00eb mrekulli nga tundimet trupore. M\u00eb n\u00eb fund arriti n\u00eb paq\u00ebsimin e trupit dhe p\u00ebrparoi nga dita n\u00eb dit\u00eb n\u00eb papasionshm\u00ebrin\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrsosur, e cila \u00ebsht\u00eb imitim i p\u00ebrsosm\u00ebris\u00eb hyjnore.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nj\u00eb dit\u00eb, tek rrinte ulur, i mbyllur n\u00eb shpell\u00ebn e tij, ra n\u00eb ekstaz\u00eb dhe nj\u00eb drit\u00eb e shk\u00eblqyeshme, e shoq\u00ebruar nga nj\u00eb er\u00eb e mir\u00eb, mbushi shpell\u00ebn dhe q\u00ebndroi atje p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb. Shenjti u transportua n\u00eb Parajs\u00eb, n\u00eb gjendjen q\u00eb do t\u00eb njohin t\u00eb zgjedhurit gjat\u00eb Ngjalljes s\u00eb p\u00ebrgjithshme, humbi \u00e7do nocion t\u00eb koh\u00ebs dhe, kur dishepulli i tij erdhi p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer, pas kat\u00ebr dit\u00ebsh, i dukej sikur nuk kishte kaluar ve\u00e7se nj\u00eb or\u00eb q\u00eb prej ardhjes s\u00eb k\u00ebsaj drite. Megjithat\u00eb, plot kujdes dhe i m\u00ebsuar nga p\u00ebrvoja e Et\u00ebrve p\u00ebr dredhit\u00eb e djallit, q\u00eb di t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb engj\u00ebll drite, Grigori i k\u00ebrkoi k\u00ebshill\u00eb igumenit t\u00eb manastirit, p\u00ebr t\u00eb ditur n\u00ebse ky vizion vinte realisht nga Per\u00ebndia. Ky e siguroi dhe e nxiti t\u00eb vazhdonte betejat e tij asketike, p\u00ebr t\u00eb lavd\u00ebruar denj\u00ebsisht Per\u00ebndin\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">I ndri\u00e7uar nga drita hyjnore, Grigori u d\u00ebrgua p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb bot\u00eb nga Zoti, q\u00eb t\u00eb shk\u00eblqente n\u00eb syt\u00eb e njer\u00ebzve drita e virtyteve t\u00eb tij dhe q\u00ebndrueshm\u00ebria e m\u00ebsimit orthodhoks. Shkoi n\u00eb Efes, q\u00eb t\u00eb gjente nj\u00eb anije p\u00ebr n\u00eb Konstandinopoj\u00eb, ku donte t\u00eb shkonte p\u00ebr t\u2019u ballafaquar me heretik\u00ebt ikonoklast\u00eb. Por arriti vet\u00ebm n\u00eb ishujt e Princave, ku, me gjith\u00eb ndalimin formal ndaj kujtdo q\u00eb t\u00eb pranonte murgjit q\u00eb rr\u00ebfenin ikonat e shenjta, u prit n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e nj\u00eb t\u00eb varfri. I penguar p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb kryeqytet, u nis p\u00ebr n\u00eb qytetin e Enosit (Thrak\u00eb) dhe prej andej arriti deri n\u00eb Selanik, pasi shp\u00ebtoi nga nj\u00eb band\u00eb kusar\u00ebsh sllav\u00eb. Mb\u00ebrriti n\u00eb Korinth, u nis me anije p\u00ebr n\u00eb Itali dhe arriti n\u00eb Rexhio, n\u00eb Kalabri. Besimtar\u00ebt donin t\u2019i jepnin para, por, kur pa se e kishin pritur keq, shenjti refuzoi dhe vazhdoi rrug\u00ebn drejt Rom\u00ebs. Q\u00ebndroi atje tre muaj n\u00eb nj\u00eb qeli t\u00eb izoluar, i panjohur nga askush.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Por, kur pastroi nj\u00eb t\u00eb demonizuar, u sulmua nga miz\u00ebri njer\u00ebzish q\u00eb e nderonin si shenjtor. U arratis at\u00ebher\u00eb p\u00ebr n\u00eb Sirakuz\u00eb, ku u mbyll n\u00eb nj\u00eb kull\u00eb t\u00eb braktisur, q\u00eb t\u00eb jetonte n\u00eb qet\u00ebsi. Demon\u00ebt e sulmuan p\u00ebrs\u00ebri me tundime t\u00eb ndryshme, por Grigori i zmbrapste me lutjen. Ktheu nj\u00eb prostitut\u00eb q\u00eb ushtronte profesionin e saj t\u00eb mjer\u00eb af\u00ebr tij dhe e bindi t\u00eb b\u00ebhej murgesh\u00eb, nd\u00ebrsa sht\u00ebpin\u00eb publike ta shnd\u00ebrronte n\u00eb manastir.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kreu edhe shum\u00eb mrekulli, ve\u00e7an\u00ebrisht kund\u00ebr demon\u00ebve, duke t\u00ebrhequr p\u00ebrs\u00ebri, kund\u00ebr d\u00ebshir\u00ebs, turma njer\u00ebzish. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, mori edhe nj\u00eb her\u00eb vullnetarisht rrug\u00ebn e m\u00ebrgimit, p\u00ebr t\u2019iu shmangur lavdis\u00eb s\u00eb njer\u00ebzve. S\u2019mundi t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb Otranto, sepse episkopi kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb herezi, prandaj u nis p\u00ebr n\u00eb Selanik. Ndenji n\u00eb kish\u00ebn e braktisur t\u00eb Sh\u00ebn Minait dhe nuk u mor m\u00eb me asgj\u00eb tok\u00ebsore. Kur kishte uri, dilte dhe ndonj\u00eb fqinj e mikpriste. Pas disa viteve pranoi dishepuj dhe kreu shum\u00eb \u00e7udira, n\u00eb saje t\u00eb dhuntis\u00eb s\u00eb largpam\u00ebsis\u00eb q\u00eb Per\u00ebndia i kishte dh\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb fund t\u00eb jet\u00ebs, u s\u00ebmur r\u00ebnd\u00eb nga neutropatia. Iu lut Per\u00ebndis\u00eb t\u2019i jepte s\u00ebmundjen e hidropezis\u00eb dhe lutja e tij u d\u00ebgjua. I shp\u00ebrfytyruar nga s\u00ebmundja, por i lumtur p\u00ebr t\u00eb vuajtur p\u00ebr Zotin, arriti t\u00eb kthehej n\u00eb Konstandinopoj\u00eb dhe t\u00eb q\u00ebndronte disa koh\u00eb n\u00eb Malin Olimp n\u00eb Bitini, n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb lart\u00eb t\u00eb jet\u00ebs murg\u00ebrore dhe t\u00eb mbrojtjes s\u00eb Orthodhoksis\u00eb. Pas kthimit n\u00eb Bizant, takoi n\u00eb burgun ku e kishin mbyllur sh\u00ebn Simeonin, atin e tij shpirt\u00ebror, i cili kishte kaluar shum\u00eb persekutime p\u00ebr mbrojtjen e ikonave t\u00eb shenjta.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pas nj\u00eb viti, i lodhur edhe m\u00eb shum\u00eb nga s\u00ebmundja, sh\u00ebn Grigori paratha, 12 dit\u00eb para, \u00e7astin e fjetjes s\u00eb tij. Fjeti n\u00eb paqe m\u00eb 842, pak para vendosjes p\u00ebrfundimtare t\u00eb Orthodhoksis\u00eb. Lipsani i plot\u00eb q\u00eb prej vitit 1490 gjendet n\u00eb manastirin e Bistric\u00ebs, n\u00eb provinc\u00ebn e Oltenias, Rumani (departament i Vil\u00e7eas), ku nuk resht s\u00eb kryeri mrekulli p\u00ebr banor\u00ebt e zon\u00ebs dhe pelegrin\u00ebt e shumt\u00eb q\u00eb e vizitojn\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p><img decoding=\"async\" class=\"lazyload aligncenter\" src=\"data:image\/svg+xml,%3Csvg%20xmlns%3D%27http%3A%2F%2Fwww.w3.org%2F2000%2Fsvg%27%20width%3D%27600%27%20height%3D%27855%27%20viewBox%3D%270%200%20600%20855%27%3E%3Crect%20width%3D%27600%27%20height%3D%27855%27%20fill-opacity%3D%220%22%2F%3E%3C%2Fsvg%3E\" data-orig-src=\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52512977044_1c5486bf40_b.jpg\" width=\"600\" height=\"855\" \/><\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"i\"><\/span><strong>* * * * *<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"%E2%80%93_Oshenar_Prokli_i_Konstandinopojes_%E2%80%93\"><\/span><strong>&#8211; Osh\u00ebnar Prokli i Konstandinopoj\u00ebs \u2013<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">Ka shum\u00eb gjasa t\u00eb ishte nga Konstandinopoja. Ishte dishepulli i sh\u00ebn Joan Gojartit. Me vdekjen e patriarkut Atiki, sekretar i t\u00eb cilit ishte (425), shum\u00eb njer\u00ebz e propozuan si pasues, por u caktua Sisiniusi (11 tetor). Me karakter t\u00eb but\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrulur, nuk kund\u00ebrshtoi, por u vu n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb patriarkut t\u00eb ri. Shum\u00eb shpejt u dor\u00ebzua episkop i Kizik\u00ebs (426); por, kur arriti n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet, nuk u pranua nga banor\u00ebt, q\u00eb kund\u00ebrshtonin p\u00ebrzierjen e Kish\u00ebs s\u00eb Konstandinopoj\u00ebs n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e Kish\u00ebs s\u00eb tyre dhe kishin zgjedhur nj\u00eb episkop tjet\u00ebr, Dalmatin. Kur u kthye n\u00eb Bizant, sh\u00ebn Prokli q\u00ebndroi n\u00eb dioqez\u00ebn e tij, por shk\u00eblqeu n\u00eb kishat e kryeqytetit me elokuenc\u00ebn, si Gojarti i shenjt\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pas vdekjes t\u00eb Sisiniusit, u propozua p\u00ebr fronin patriarkal, por perandori Theodhos preferoi Nestorin e Antiokis\u00eb. Ky nuk vonoi t\u00eb shp\u00ebrndante konceptet e tij heretike p\u00ebr personin e Krishtit, duke refuzuar ta quante T\u00eb T\u00ebr\u00ebshenjt\u00ebn, Virgj\u00ebresh\u00ebn Mari, N\u00ebn\u00eb t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. Me gjith\u00eb durimin dhe but\u00ebsin\u00eb, Prokli u tregua mbrojt\u00ebs i p\u00ebrflakt\u00eb i Orthodhoksis\u00eb. Ishte ai i pari q\u00eb mori fjal\u00ebn p\u00ebr t\u00eb hedhur posht\u00eb Nestorin, gjat\u00eb nj\u00eb fjalimi solemn, mbajtur para vet\u00eb patriarkut, dit\u00ebn e Krishtlindjeve (428).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pasi Nestori u p\u00ebrjashtua nga Sinodi i Efesit (431), em\u00ebruan Maksimianin n\u00eb patriarkan\u00eb (21 prill). I paturbulluar, sh\u00ebn Prokli, i cili ishte d\u00ebbuar edhe nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr, i sh\u00ebrbeu me p\u00ebrul\u00ebsi patriarkut t\u00eb ri deri n\u00eb fjetje, m\u00eb 434. M\u00eb n\u00eb fund, mes ngaz\u00ebllimit t\u00eb popullit shenjti u zgjodh nga perandori si patriark.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Prokli nisi t\u00eb eliminonte herezin\u00eb nestoriane, pa persekutuar ask\u00ebnd. Realisht, mendonte se but\u00ebsia \u00ebsht\u00eb m\u00eb e p\u00ebrshtatshmja p\u00ebr t\u2019i sjell\u00eb n\u00eb gji t\u00eb Kish\u00ebs, sesa dhuna. T\u00ebrhoqi pas vetes t\u00ebr\u00eb orthodhoks\u00ebt dhe forcoi Kish\u00ebn n\u00eb unitet dhe dashuri.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Me iniciativ\u00ebn e tij, soll\u00ebn me madh\u00ebshti n\u00eb Konstandinopoj\u00eb lipsanet e sh\u00ebn Joan Gojartit, m\u00eb 27 janar 438. Tregohet se, kur ishte patriark, u fut Trishenjti n\u00eb sh\u00ebrbesat e Kish\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sh\u00ebn Prokli fjeti n\u00eb paqe m\u00eb 12 korrik 446, pasi drejtoi grigj\u00ebn e Krishtit p\u00ebr 12 vjet e 3 muaj.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p><img decoding=\"async\" class=\"lazyload aligncenter\" src=\"data:image\/gif;base64,R0lGODlhAQABAAAAACH5BAEKAAEALAAAAAABAAEAAAICTAEAOw==\" data-orig-src=\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52512976884_2a53758e69_b.jpg\" \/><\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"i-2\"><\/span><strong>* * * * *<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"%E2%80%93_Deshmor_Edmondi_mbret_ne_Angli_%E2%80%93\"><\/span><strong>&#8211; D\u00ebshmor Edmondi, mbret n\u00eb Angli \u2013<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">Lindur m\u00eb 841, ishte pinjolli i familjes mbret\u00ebrore t\u00eb Anglis\u00eb Lindore. Trash\u00ebgoi fronin mbret\u00ebror n\u00eb vitin 856, ne mosh\u00ebn 16 vje\u00e7are. Mori edukim t\u00eb krishter\u00eb dhe luftoi p\u00ebrkrah mbretit Alfred t\u00eb Wessex-it kund\u00ebr ushtrive Vikinge pagane.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb vitin 869\/70 u mposht nga ushtria e tyre dhe vet\u00eb Edmondi u zu rob. E urdh\u00ebruan t\u00eb mohonte besimin e tij e t\u2019u falej idhujve pagane, por refuzoi prerazi.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">K\u00ebshtu, m\u00eb 20 n\u00ebntor e lidh\u00ebn n\u00eb nj\u00eb pem\u00eb dhe e q\u00eblluan me shigjeta, e m\u00eb pas i pren\u00eb kok\u00ebn. Thuhet se miqt\u00eb e tij shpres\u00ebtar\u00eb arrit\u00ebn ta gjenin kok\u00ebn t\u00eb prer\u00eb fal\u00eb nj\u00eb ujku, i cili i drejtoi tek ajo.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; Osh\u00ebnar Grigor Dekapoliti \u2013 &nbsp; Sh\u00ebn Grigori jetoi n\u00eb shekullin e 8-t\u00eb n\u00eb nj\u00eb nga qytetet e Dekapolit t\u00eb Izauris\u00eb, q\u00eb quhej Irinipolis. Fal\u00eb p\u00ebrkushtimit dhe p\u00ebrkujdesit t\u00eb s\u00eb \u00ebm\u00ebs, i riu mori edukim elementar t\u00eb mjaftuesh\u00ebm dhe, q\u00eb kur ishte 8 vje\u00e7, u dallua p\u00ebr t\u00ebrheqjen q\u00eb kishte p\u00ebr studimin e Shkrimeve t\u00eb shenjta dhe frekuentimin e Kish\u00ebs. Kreshmonte sistematikisht dhe ushtrohej n\u00eb<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":62586,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52513255783_e4f6b32528_b.jpg","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[372],"tags":[2103,2101],"class_list":["post-62583","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shenjtoret-e-dites","tag-leximet-e-dites","tag-shenjtori-i-dites"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>- 20 N\u00ebntor - Osh\u00ebnar Grigor Dekapoliti. Osh\u00ebnar Prokli i Konstandinopoj\u00ebs. D\u00ebshmor Edmondi, n\u00eb Angli. D\u00ebshmor Dasi. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/20\/20-nentor-oshenar-grigor-dekapoliti-oshenar-prokli-i-konstandinopojes-deshmor-edmondi-ne-angli-deshmor-dasi-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"- 20 N\u00ebntor - Osh\u00ebnar Grigor Dekapoliti. Osh\u00ebnar Prokli i Konstandinopoj\u00ebs. D\u00ebshmor Edmondi, n\u00eb Angli. D\u00ebshmor Dasi. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"&#8211; Osh\u00ebnar Grigor Dekapoliti \u2013 &nbsp; Sh\u00ebn Grigori jetoi n\u00eb shekullin e 8-t\u00eb n\u00eb nj\u00eb nga qytetet e Dekapolit t\u00eb Izauris\u00eb, q\u00eb quhej Irinipolis. Fal\u00eb p\u00ebrkushtimit dhe p\u00ebrkujdesit t\u00eb s\u00eb \u00ebm\u00ebs, i riu mori edukim elementar t\u00eb mjaftuesh\u00ebm dhe, q\u00eb kur ishte 8 vje\u00e7, u dallua p\u00ebr t\u00ebrheqjen q\u00eb kishte p\u00ebr studimin e Shkrimeve t\u00eb shenjta dhe frekuentimin e Kish\u00ebs. Kreshmonte sistematikisht dhe ushtrohej n\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/20\/20-nentor-oshenar-grigor-dekapoliti-oshenar-prokli-i-konstandinopojes-deshmor-edmondi-ne-angli-deshmor-dasi-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2025-11-19T23:02:57+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52513255783_e4f6b32528_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52513255783_e4f6b32528_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/20\/20-nentor-oshenar-grigor-dekapoliti-oshenar-prokli-i-konstandinopojes-deshmor-edmondi-ne-angli-deshmor-dasi-2\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/20\/20-nentor-oshenar-grigor-dekapoliti-oshenar-prokli-i-konstandinopojes-deshmor-edmondi-ne-angli-deshmor-dasi-2\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"&#8211; 20 N\u00ebntor &#8211; Osh\u00ebnar Grigor Dekapoliti. Osh\u00ebnar Prokli i Konstandinopoj\u00ebs. D\u00ebshmor Edmondi, n\u00eb Angli. D\u00ebshmor Dasi.\",\"datePublished\":\"2025-11-19T23:02:57+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/20\/20-nentor-oshenar-grigor-dekapoliti-oshenar-prokli-i-konstandinopojes-deshmor-edmondi-ne-angli-deshmor-dasi-2\/\"},\"wordCount\":1721,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/20\/20-nentor-oshenar-grigor-dekapoliti-oshenar-prokli-i-konstandinopojes-deshmor-edmondi-ne-angli-deshmor-dasi-2\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52513255783_e4f6b32528_b.jpg\",\"keywords\":[\"leximet e dites\",\"shenjtori i dites\"],\"articleSection\":[\"Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/20\/20-nentor-oshenar-grigor-dekapoliti-oshenar-prokli-i-konstandinopojes-deshmor-edmondi-ne-angli-deshmor-dasi-2\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/20\/20-nentor-oshenar-grigor-dekapoliti-oshenar-prokli-i-konstandinopojes-deshmor-edmondi-ne-angli-deshmor-dasi-2\/\",\"name\":\"- 20 N\u00ebntor - Osh\u00ebnar Grigor Dekapoliti. Osh\u00ebnar Prokli i Konstandinopoj\u00ebs. D\u00ebshmor Edmondi, n\u00eb Angli. D\u00ebshmor Dasi. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/20\/20-nentor-oshenar-grigor-dekapoliti-oshenar-prokli-i-konstandinopojes-deshmor-edmondi-ne-angli-deshmor-dasi-2\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/20\/20-nentor-oshenar-grigor-dekapoliti-oshenar-prokli-i-konstandinopojes-deshmor-edmondi-ne-angli-deshmor-dasi-2\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52513255783_e4f6b32528_b.jpg\",\"datePublished\":\"2025-11-19T23:02:57+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/20\/20-nentor-oshenar-grigor-dekapoliti-oshenar-prokli-i-konstandinopojes-deshmor-edmondi-ne-angli-deshmor-dasi-2\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/20\/20-nentor-oshenar-grigor-dekapoliti-oshenar-prokli-i-konstandinopojes-deshmor-edmondi-ne-angli-deshmor-dasi-2\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/20\/20-nentor-oshenar-grigor-dekapoliti-oshenar-prokli-i-konstandinopojes-deshmor-edmondi-ne-angli-deshmor-dasi-2\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52513255783_e4f6b32528_b.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52513255783_e4f6b32528_b.jpg\",\"width\":\"719\",\"height\":\"1024\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/20\/20-nentor-oshenar-grigor-dekapoliti-oshenar-prokli-i-konstandinopojes-deshmor-edmondi-ne-angli-deshmor-dasi-2\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8211; 20 N\u00ebntor &#8211; Osh\u00ebnar Grigor Dekapoliti. Osh\u00ebnar Prokli i Konstandinopoj\u00ebs. D\u00ebshmor Edmondi, n\u00eb Angli. D\u00ebshmor Dasi.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"- 20 N\u00ebntor - Osh\u00ebnar Grigor Dekapoliti. Osh\u00ebnar Prokli i Konstandinopoj\u00ebs. D\u00ebshmor Edmondi, n\u00eb Angli. D\u00ebshmor Dasi. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/20\/20-nentor-oshenar-grigor-dekapoliti-oshenar-prokli-i-konstandinopojes-deshmor-edmondi-ne-angli-deshmor-dasi-2\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"- 20 N\u00ebntor - Osh\u00ebnar Grigor Dekapoliti. Osh\u00ebnar Prokli i Konstandinopoj\u00ebs. D\u00ebshmor Edmondi, n\u00eb Angli. D\u00ebshmor Dasi. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"&#8211; Osh\u00ebnar Grigor Dekapoliti \u2013 &nbsp; Sh\u00ebn Grigori jetoi n\u00eb shekullin e 8-t\u00eb n\u00eb nj\u00eb nga qytetet e Dekapolit t\u00eb Izauris\u00eb, q\u00eb quhej Irinipolis. Fal\u00eb p\u00ebrkushtimit dhe p\u00ebrkujdesit t\u00eb s\u00eb \u00ebm\u00ebs, i riu mori edukim elementar t\u00eb mjaftuesh\u00ebm dhe, q\u00eb kur ishte 8 vje\u00e7, u dallua p\u00ebr t\u00ebrheqjen q\u00eb kishte p\u00ebr studimin e Shkrimeve t\u00eb shenjta dhe frekuentimin e Kish\u00ebs. Kreshmonte sistematikisht dhe ushtrohej n\u00eb","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/20\/20-nentor-oshenar-grigor-dekapoliti-oshenar-prokli-i-konstandinopojes-deshmor-edmondi-ne-angli-deshmor-dasi-2\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2025-11-19T23:02:57+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52513255783_e4f6b32528_b.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_image":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52513255783_e4f6b32528_b.jpg","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/20\/20-nentor-oshenar-grigor-dekapoliti-oshenar-prokli-i-konstandinopojes-deshmor-edmondi-ne-angli-deshmor-dasi-2\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/20\/20-nentor-oshenar-grigor-dekapoliti-oshenar-prokli-i-konstandinopojes-deshmor-edmondi-ne-angli-deshmor-dasi-2\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"&#8211; 20 N\u00ebntor &#8211; Osh\u00ebnar Grigor Dekapoliti. Osh\u00ebnar Prokli i Konstandinopoj\u00ebs. D\u00ebshmor Edmondi, n\u00eb Angli. D\u00ebshmor Dasi.","datePublished":"2025-11-19T23:02:57+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/20\/20-nentor-oshenar-grigor-dekapoliti-oshenar-prokli-i-konstandinopojes-deshmor-edmondi-ne-angli-deshmor-dasi-2\/"},"wordCount":1721,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/20\/20-nentor-oshenar-grigor-dekapoliti-oshenar-prokli-i-konstandinopojes-deshmor-edmondi-ne-angli-deshmor-dasi-2\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52513255783_e4f6b32528_b.jpg","keywords":["leximet e dites","shenjtori i dites"],"articleSection":["Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/20\/20-nentor-oshenar-grigor-dekapoliti-oshenar-prokli-i-konstandinopojes-deshmor-edmondi-ne-angli-deshmor-dasi-2\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/20\/20-nentor-oshenar-grigor-dekapoliti-oshenar-prokli-i-konstandinopojes-deshmor-edmondi-ne-angli-deshmor-dasi-2\/","name":"- 20 N\u00ebntor - Osh\u00ebnar Grigor Dekapoliti. Osh\u00ebnar Prokli i Konstandinopoj\u00ebs. D\u00ebshmor Edmondi, n\u00eb Angli. D\u00ebshmor Dasi. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/20\/20-nentor-oshenar-grigor-dekapoliti-oshenar-prokli-i-konstandinopojes-deshmor-edmondi-ne-angli-deshmor-dasi-2\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/20\/20-nentor-oshenar-grigor-dekapoliti-oshenar-prokli-i-konstandinopojes-deshmor-edmondi-ne-angli-deshmor-dasi-2\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52513255783_e4f6b32528_b.jpg","datePublished":"2025-11-19T23:02:57+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/20\/20-nentor-oshenar-grigor-dekapoliti-oshenar-prokli-i-konstandinopojes-deshmor-edmondi-ne-angli-deshmor-dasi-2\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/20\/20-nentor-oshenar-grigor-dekapoliti-oshenar-prokli-i-konstandinopojes-deshmor-edmondi-ne-angli-deshmor-dasi-2\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/20\/20-nentor-oshenar-grigor-dekapoliti-oshenar-prokli-i-konstandinopojes-deshmor-edmondi-ne-angli-deshmor-dasi-2\/#primaryimage","url":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52513255783_e4f6b32528_b.jpg","contentUrl":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52513255783_e4f6b32528_b.jpg","width":"719","height":"1024"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/20\/20-nentor-oshenar-grigor-dekapoliti-oshenar-prokli-i-konstandinopojes-deshmor-edmondi-ne-angli-deshmor-dasi-2\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8211; 20 N\u00ebntor &#8211; Osh\u00ebnar Grigor Dekapoliti. Osh\u00ebnar Prokli i Konstandinopoj\u00ebs. D\u00ebshmor Edmondi, n\u00eb Angli. D\u00ebshmor Dasi."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62583","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62583"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62583\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62585,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62583\/revisions\/62585"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62586"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62583"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62583"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62583"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}