{"id":62509,"date":"2025-11-17T00:02:11","date_gmt":"2025-11-16T23:02:11","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=62509"},"modified":"2025-11-07T22:26:04","modified_gmt":"2025-11-07T21:26:04","slug":"17-nentor-oshenar-grigori-i-neoqesarise-oshenar-genadi-i-konstandinopojes-oshenare-hilda-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/17\/17-nentor-oshenar-grigori-i-neoqesarise-oshenar-genadi-i-konstandinopojes-oshenare-hilda-2\/","title":{"rendered":"&#8211; 17 N\u00ebntor &#8211; Osh\u00ebnar Grigori i Neoqesaris\u00eb. Osh\u00ebnar Genadi i Konstandinopoj\u00ebs. Osh\u00ebnare Hilda."},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"%E2%80%93_Oshenar_Grigori_i_Neoqesarise_%E2%80%93\"><\/span><strong>&#8211; Osh\u00ebnar Grigori i Neoqesaris\u00eb &#8211;<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">Ati yn\u00eb i shenjt\u00eb Grigori lindi rreth vitit 214, n\u00eb gjirin e nj\u00eb familjeje t\u00eb ndritur pagane t\u00eb Neoqesaris\u00eb, n\u00eb Pont. E \u00ebma e Grigorit, e vetmja p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr kujdesin e tre f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb saj pas vdekjes s\u00eb t\u00eb shoqit, p\u00ebrpiqej t\u2019u jepte nj\u00eb edukim t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb. Grigori, i cili at\u00ebher\u00eb quhej Theodhor, jo vet\u00ebm q\u00eb tregoi dhunti t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr studim dhe n\u00eb ve\u00e7anti p\u00ebr retorik\u00ebn, por edhe men\u00e7uri t\u00eb thell\u00eb dhe but\u00ebsi t\u00eb madhe.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Q\u00eb nga mosha 14-vje\u00e7are iu largua loj\u00ebrave turbulluese t\u00eb shok\u00ebve t\u00eb tij, p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb n\u00eb soditjen e harmonis\u00eb s\u00eb krijes\u00ebs dhe duke shprehur mendime rreth ekzistenc\u00ebs s\u00eb nj\u00eb Krijuesi t\u00eb vet\u00ebm. Besimi i krishter\u00eb ishte pothuaj i panjohur n\u00eb at\u00eb krahin\u00eb: n\u00eb Neoqesari num\u00ebroheshin gjithsej vet\u00ebm 17 t\u00eb krishter\u00eb. Shok\u00ebt e tij, xheloz\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn e shenjt\u00eb dhe t\u00eb past\u00ebr q\u00eb b\u00ebnte Grigori, paguan nj\u00eb dit\u00eb nj\u00eb prostitut\u00eb, q\u00eb t\u00eb hapte fjal\u00eb te njer\u00ebzit se Theodhori kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb shthurje me t\u00eb. Kur i d\u00ebgjoi k\u00ebto shpifje, i riu nuk k\u00ebrkoi t\u00eb justifikohej, as nuk u zem\u00ebrua kund\u00ebr tyre, por preferoi t\u2019i jepte po aq para sa kishte marr\u00eb gruaja e p\u00ebrdal\u00eb p\u00ebr g\u00ebnjeshtrat, q\u00eb ta linte t\u00eb qet\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">E \u00ebma kishte vendosur t\u2019i d\u00ebrgonte t\u00eb dy bijt\u00eb, Theodhorin dhe Athinodhorin, v\u00ebllan\u00eb e tij, t\u00eb studionin p\u00ebr drejt\u00ebsi n\u00eb shkoll\u00ebn e famshme t\u00eb Berit\u00ebs (Bejrutit), por u k\u00ebrkoi ta \u00e7onin m\u00eb p\u00ebrpara motr\u00ebn e tyre n\u00eb Qesari t\u00eb Palestin\u00ebs, te bashk\u00ebshorti i saj. Atje v\u00ebllez\u00ebrit njoh\u00ebn Origjenin e madh dhe, duke l\u00ebn\u00eb pas \u00e7do plan tjet\u00ebr, ndoq\u00ebn me etje m\u00ebsimet e tij p\u00ebr 8 vjet. Ata u fut\u00ebn n\u00eb theologjin\u00eb e krishter\u00eb nga m\u00ebsuesi aleksandrin, por pat\u00ebn mjaftuesh\u00ebm dallueshm\u00ebri q\u00eb t\u00eb mos binin n\u00eb disa gabime t\u00eb tij, t\u00eb cilat erdh\u00ebn si pasoj\u00eb e disa spekullimeve tep\u00ebr t\u00eb guximshme p\u00ebr misteret hyjnore.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur u kthye n\u00eb atdhe, shum\u00eb t\u00eb pasur u turr\u00ebn pas Grigorit, duke i propozuar privilegje p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb k\u00ebshilltar i f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre. Por i riu i hodhi posht\u00eb t\u00ebr\u00eb t\u00ebrheqjet mashtruese t\u00eb bot\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb, q\u00eb t\u00eb jetonte i vet\u00ebm para Per\u00ebndis\u00eb, n\u00eb lutje dhe asketiz\u00ebm. Kryepiskopi i Amasis\u00eb, Fajdimi, i cili kishte d\u00ebgjuar t\u00eb flitej p\u00ebr virtytet e Grigorit dhe p\u00ebr dhuratat e tij n\u00eb artin oratorik, u p\u00ebrpoq ta bindte t\u00eb vinte n\u00eb mitropoli, q\u00eb ta hirotoniste episkop t\u00eb Neoqesaris\u00eb. Por Grigori s\u2019pranoi t\u00eb linte shkret\u00ebtir\u00ebn e tij e t\u00eb kthehej n\u00eb turbullimet e bot\u00ebs. Fajdimi b\u00ebri at\u00ebher\u00eb di\u00e7ka t\u00eb pazakont\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e mund\u00ebsoi vet\u00ebm sistemi kanonik jo i formuar mir\u00eb i nj\u00eb Kishe ende t\u00eb re, e hirotonisi Grigorin n\u00eb distanc\u00eb, pa i v\u00ebn\u00eb duart drejtp\u00ebrdrejt, dhe i d\u00ebrgoi nj\u00eb let\u00ebr n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn v\u00ebrtetonte se, donte apo jo, ai ishte zgjedhur tashm\u00eb episkop i qytetit t\u00eb tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Grigori ishte rreth 30 vje\u00e7 dhe iu bind vullnetit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, por nuk e braktisi shkret\u00ebtir\u00ebn, ku kishte kaluar shum\u00eb dit\u00eb e net n\u00eb lutje, q\u00eb Per\u00ebndia ta forconte n\u00eb vepr\u00ebn e tij baritore.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nj\u00eb nat\u00eb, e T\u00ebr\u00ebshenjta dhe sh\u00ebn Joan Theologu iu shfaq\u00ebn dhe i zbuluan qartazi misterin e unitetit t\u00eb natyr\u00ebs hyjnore dhe t\u00eb dallimit midis tre Personave, me k\u00ebto fjal\u00eb: \u201cAi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Per\u00ebndi i vet\u00ebm, At\u00eb i Fjal\u00ebs s\u00eb gjall\u00eb, i Urt\u00ebsis\u00eb ekzistuese, i Fuqis\u00eb dhe i Vul\u00ebs s\u00eb p\u00ebrjetshme. Ai \u00ebsht\u00eb Ati i p\u00ebrsosur i Birit t\u00eb p\u00ebrsosur. Ka vet\u00ebm nj\u00eb Zot, i Vet\u00ebm prej t\u00eb Vetmi, Per\u00ebndi prej Per\u00ebndie, vula dhe ikona e Hyjnis\u00eb, Fjal\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Biri i v\u00ebrtet\u00eb i Atit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, i padukur prej t\u00eb padukuri, i p\u00ebrjetsh\u00ebm prej t\u00eb P\u00ebrjetshmi.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Dhe ka nj\u00eb Shpirt t\u00eb Shenjt\u00eb q\u00eb buron prej Per\u00ebndis\u00eb (At\u00eb) dhe vjen n\u00ebp\u00ebrmjet Birit. Ai \u00ebsht\u00eb shkaku i jet\u00ebs, burim i shenjt\u00eb dhe burim shenjt\u00ebrimi. N\u00eb t\u00eb d\u00ebftehet Per\u00ebndia At\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb mbi gjith\u00e7ka dhe n\u00eb \u00e7do gj\u00eb, dhe Per\u00ebndia Bir, q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrtej \u00e7do gj\u00ebje.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Trini e p\u00ebrsosur. N\u00eb Trini nuk ka asgj\u00eb t\u00eb krijuar, as skllav\u00ebri, as di\u00e7ka q\u00eb do t\u00eb kishte qen\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara, dhe q\u00eb do t\u00eb ishte futur m\u00eb pas. K\u00ebshtu, as Biri nuk i ka munguar Atit, as Shpirti Birit.\u201d<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">I fuqizuar nga Shpirti i Shenjt\u00eb, ai u b\u00eb i denj\u00eb, si nj\u00eb Moisi tjet\u00ebr, t\u00eb merrte zbulimin e Mistereve drejtp\u00ebrdrejt nga Per\u00ebndia. Grigori u tregua apostull i palodhur i besimit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00eb krahin\u00ebn e Neoqesaris\u00eb. Kthente shum\u00eb si me fjal\u00ebn, ashtu edhe me mrekullit\u00eb: d\u00ebshmi shp\u00ebrthyese se fuqia e Per\u00ebndis\u00eb ishte me t\u00eb dhe jo me demon\u00ebt e pafuqish\u00ebm t\u00eb pagan\u00ebve; ndaj edhe mori epitetin \u00c7udib\u00ebr\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">M\u00eb 250, gjat\u00eb persekutimit t\u00eb eg\u00ebr t\u00eb Deciusit, Grigori me nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh besimtar\u00ebsh preferuan m\u00eb shum\u00eb t\u00eb largoheshin n\u00ebp\u00ebr malet af\u00ebr Neoqesaris\u00eb, sesa t\u00eb jepeshin kot n\u00eb vdekje. N\u00eb realitet, sa p\u00ebr vete, ai tashm\u00eb kishte vdekur prej koh\u00ebsh p\u00ebr bot\u00ebn, si apostull Pavli (Fil. 1.24), por dashuria p\u00ebr grigj\u00ebn e tij dhe meraku p\u00ebr t\u00eb ruajtur Kish\u00ebn, duke fuqizuar besimin e m\u00eb t\u00eb dobt\u00ebve, e kishte bindur p\u00ebr largimin. N\u00eb vendin ku u vendos\u00ebn, ai lutej p\u00ebr martir\u00ebt q\u00eb dhan\u00eb gjakun dhe u p\u00ebrshkruante shok\u00ebve t\u00eb vet betejat e tyre, sikur t\u2019i kishte para syve. N\u00eb fund t\u00eb persekutimit, u mblodhi lipsanet dhe porositi t\u00eb kremtoheshin festa t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr nder t\u00eb tyre n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat dit\u00eb kur pagan\u00ebt e kishin zakon t\u00eb shkonin n\u00eb festimet e tyre, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb e gjith\u00eb krahina t\u00eb b\u00ebhej rr\u00ebnj\u00ebsisht e krishter\u00eb dhe shum\u00eb shpejt, zakonet e saj pagane u shnd\u00ebrruan n\u00eb d\u00ebfrime shpirt\u00ebrore.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Grigori vazhdoi t\u00eb shk\u00eblqente me \u00e7udit\u00eb e tij dhe me predikimin e bes\u00ebs orthodhokse p\u00ebr shum\u00eb vjet. Rreth vitit 275, disa dit\u00eb para se t\u00eb nisej n\u00eb qiej, u k\u00ebrkoi t\u00eb af\u00ebrmve se sa pagan\u00eb kishin mbetur n\u00eb dioqez\u00eb. M\u00ebsoi se nuk ishin m\u00eb shum\u00eb se 17, pik\u00ebrisht i nj\u00ebjti num\u00ebr si ai i t\u00eb krishter\u00ebve kur mori detyr\u00ebn. K\u00ebshtu fjeti me paqen dhe me g\u00ebzimin e sh\u00ebrb\u00ebtorit, q\u00eb kreu besnik\u00ebrisht detyr\u00ebn q\u00eb i ngarkoi Zoti i tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"i\"><\/span><strong>* * * * *<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"%E2%80%93_Oshenar_Genadi_i_Konstandinopojes_%E2%80%93\"><\/span><strong>&#8211; Osh\u00ebnar Genadi i Konstandinopoj\u00ebs &#8211;<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sh\u00ebn Genadi ishte prift n\u00eb Kish\u00ebn e Konstandinopoj\u00ebs. M\u00eb 458, pas vdekjes s\u00eb patriarkut Anatol (3 korrik), u zgjodh n\u00eb fronin patriarkal, p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrkushtimit dhe integritetit t\u00eb sjelljeve.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">U tregua ruajt\u00ebs mjaft besnik i traditave apostolike dhe e drejtoi grigj\u00ebn e tij shpirt\u00ebrore me urt\u00ebsi t\u00eb madhe baritore. Vuri rregulla te kleri i prishur nga simonia (tregti me pushtetin fetar), caktoi pushim t\u00eb detyruesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb dielat dhe ruajti harmonin\u00eb e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb Kish\u00ebs me pushtetin civil. Mbrojti me zell besimin orthodhoks dhe p\u00ebrdori ndikimin e tij pran\u00eb perandorit p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar patriarkun heretik t\u00eb Antiokis\u00eb, Petro Fuloni. Shk\u00eblqeu me shum\u00eb mrekulli q\u00eb Per\u00ebndia i dha t\u00eb b\u00ebnte p\u00ebr p\u00ebrforcimin e Kish\u00ebs. Nj\u00eb dit\u00eb, ai paralizoi dor\u00ebn e nj\u00eb ikonografi, q\u00eb kishte paraqitur Krishtin n\u00eb form\u00ebn e per\u00ebndis\u00eb pagan, Zeus.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Tregohet se n\u00eb fund t\u00eb jet\u00ebs, duke mos dashur t\u00eb drejtonte Kish\u00ebn e n\u00ebnshtruar ndaj perandorit heretik Leoni I (457-474), sh\u00ebn Genadi dha dor\u00ebheqjen dhe u nis n\u00eb pelegrinazh p\u00ebr n\u00eb Vendet e Shenjta, i veshur si murg i thjesht\u00eb. N\u00eb kthim, ndaloi n\u00eb Qipro q\u00eb t\u00eb nderonte vendet e shenjt\u00ebruara nga sh\u00ebn Ilarioni (21 tetor). Por gjat\u00eb rrug\u00ebs, humbi dhe arriti n\u00eb nj\u00eb qytez\u00eb me emrin Kisopetra. Nj\u00eb stuhi bore e bllokoi dhe shkoi e trokiti n\u00eb der\u00ebn e nj\u00eb vejushe, e cila nuk denjoi ta pranonte k\u00ebt\u00eb t\u00eb huaj dhe t\u00eb nes\u00ebrmen patriarkun e shenjt\u00eb e gjet\u00ebn t\u00eb vdekur nga t\u00eb ftoht\u00ebt n\u00eb pragun e der\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p><img decoding=\"async\" class=\"lazyload aligncenter\" src=\"data:image\/svg+xml,%3Csvg%20xmlns%3D%27http%3A%2F%2Fwww.w3.org%2F2000%2Fsvg%27%20width%3D%27559%27%20height%3D%27716%27%20viewBox%3D%270%200%20559%20716%27%3E%3Crect%20width%3D%27559%27%20height%3D%27716%27%20fill-opacity%3D%220%22%2F%3E%3C%2Fsvg%3E\" data-orig-src=\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52503879029_f06ce80a86_b.jpg\" width=\"559\" height=\"716\" \/><\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"i-2\"><\/span><strong>* * * * *<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"%E2%80%93_Oshenare_Hilda_%E2%80%93\"><\/span><strong>&#8211; Osh\u00ebnare Hilda &#8211;<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">Sh\u00ebn Hilda ishte e af\u00ebrme e mbretit t\u00eb Northumbris\u00eb, nj\u00eb nga shtat\u00eb mbret\u00ebrit\u00eb mes t\u00eb cilave ishte ndar\u00eb Anglia e shekullit VII, n\u00eb epok\u00ebn kur kishte filluar t\u00eb dilte nga paganizmi.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Fal\u00eb predikimit t\u00eb sh\u00ebn Pavlinit, nj\u00eb nga misionar\u00ebt e ardhur nga Roma, ajo kishte marr\u00eb pag\u00ebzimin e shenjt\u00eb dhe p\u00ebr 30 vjet u ushtrua n\u00eb bot\u00eb n\u00eb virtytet ungjillore, deri dit\u00ebn kur ndjeu thirrjen e Per\u00ebndis\u00eb dhe mori vendimin p\u00ebr ta braktisur bot\u00ebn, familjen dhe vendin e saj. Shkoi n\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb e Anglis\u00eb Lindore, ku mbreti i atjesh\u00ebm ishte martuar me motr\u00ebn e saj, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb kalonte n\u00eb Franc\u00eb, p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb murgesh\u00eb n\u00eb manastirin e famsh\u00ebm t\u00eb Qeleve, pran\u00eb Parisit, q\u00eb varej nga Manastiri i Lukseilit (shih sh\u00ebn Kolombani, 21 n\u00ebntor), ku shkonin n\u00eb at\u00eb epok\u00eb shum\u00eb virgj\u00ebresha t\u00eb pasura saksone. Por sh\u00ebn Aidani (+651, shih 31 gusht), episkop i ishullit murg\u00ebror t\u00eb Lindisfarn\u00ebs, qend\u00ebr e jet\u00ebs s\u00eb krishter\u00eb t\u00eb asaj kohe n\u00eb ishujt britanik\u00eb, e thirri n\u00eb Northumbri dhe i dha nj\u00eb streh\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, ku jetoi p\u00ebr nj\u00eb vit jet\u00ebn murg\u00ebrore n\u00eb krye t\u00eb nj\u00eb grupi t\u00eb vog\u00ebl virgj\u00ebreshash.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Aty dol\u00ebn n\u00eb pah menj\u00ebher\u00eb dhuntit\u00eb e saj shpirt\u00ebrore dhe si drejtuese, ndaj u caktua si igumene n\u00eb manastirin e Hartlepulit, duke kryesuar nj\u00eb komunitet t\u00eb madh, dhe pas 9 vjet\u00ebsh, m\u00eb 657, ajo themeloi manastirin e Vitbit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">P\u00ebr 30 vjet sh\u00ebn Hilda q\u00ebndroi n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebtyre dy manastireve dhe tregoi aft\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr drejtimin e murgeshave drejt Per\u00ebndis\u00eb, duke siguruar me dije rregullin e bamir\u00ebsit\u00eb, n\u00eb at\u00eb pik\u00eb sa thoshin se manastiri i Vitbit ishte nj\u00eb ikon\u00eb e p\u00ebrsosur e Kish\u00ebs s\u00eb hershme, ku t\u00eb gjith\u00eb, t\u00eb pasur e t\u00eb varf\u00ebr, ndanin \u00e7\u2019kishin t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe ishin t\u00eb bashkuar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dashuri. Ajo qeveriste gjithashtu edhe nj\u00eb manastir burrash, i cili ishte shtuar, si\u00e7 ishte zakoni n\u00eb ato koh\u00eb. Fal\u00eb saj, ai u b\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr e v\u00ebrtet\u00eb formimi p\u00ebr shum\u00eb misionar\u00eb dhe episkop\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Mbret\u00ebrit, princat e vendeve fqinje, episkopi Aidan dhe t\u00ebr\u00eb popullata vraponin te sh\u00ebn Hilda p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb k\u00ebshillat dhe m\u00ebsimet e saj shpirt\u00ebrore. E konsideronin q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb si n\u00ebn\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb shpirt\u00ebrore t\u00eb vendit. Pasi solli shum\u00eb shpirtra te Zoti p\u00ebr vite me radh\u00eb, ajo u sprovua p\u00ebr 6 vjet nga nj\u00eb s\u00ebmundje e r\u00ebnd\u00eb, por q\u00eb nuk e pengonte t\u00eb vazhdonte drejtimin shpirt\u00ebror. Vitin e shtat\u00eb t\u00eb k\u00ebtij martirizimi, m\u00eb 17 n\u00ebntor 680, n\u00eb mosh\u00ebn 66-vje\u00e7are, mblodhi bijat shpirt\u00ebrore, u dha porosit\u00eb e saj mbi dashurin\u00eb dhe fjeti n\u00eb paqe. Nj\u00eb tjet\u00ebr shenjtore e asaj kohe, sh\u00ebn Begji, pa shpirtin e saj t\u00eb ngrihej n\u00eb qiell.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sh\u00ebn Hilda ishte me sh\u00ebn Eb\u00ebn e Koldingamit (25 gusht), nj\u00eb nga figurat e m\u00ebdha fem\u00ebrore t\u00eb Krishterimit t\u00eb ri anglosakson dhe dha nj\u00eb nga shembujt e rrall\u00eb t\u00eb nj\u00eb n\u00ebne shpirt\u00ebrore q\u00eb mori nga Per\u00ebndia dhurat\u00ebn t\u00eb drejtoj\u00eb jo vet\u00ebm murgesha, por edhe murgj, madje dhe episkop\u00eb; sepse \u201cnuk ka m\u00eb mashkull e fem\u00ebr; sepse ju t\u00eb gjith\u00eb jeni n\u00eb Jisu Krishtin\u201d (Gal. 3.28).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; Osh\u00ebnar Grigori i Neoqesaris\u00eb &#8211; Ati yn\u00eb i shenjt\u00eb Grigori lindi rreth vitit 214, n\u00eb gjirin e nj\u00eb familjeje t\u00eb ndritur pagane t\u00eb Neoqesaris\u00eb, n\u00eb Pont. E \u00ebma e Grigorit, e vetmja p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr kujdesin e tre f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb saj pas vdekjes s\u00eb t\u00eb shoqit, p\u00ebrpiqej t\u2019u jepte nj\u00eb edukim t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb. Grigori, i cili at\u00ebher\u00eb quhej Theodhor, jo vet\u00ebm q\u00eb tregoi dhunti t\u00eb<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":62512,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52504159093_43744a6799_b.jpg","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[372],"tags":[2103,2101],"class_list":["post-62509","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shenjtoret-e-dites","tag-leximet-e-dites","tag-shenjtori-i-dites"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>- 17 N\u00ebntor - Osh\u00ebnar Grigori i Neoqesaris\u00eb. Osh\u00ebnar Genadi i Konstandinopoj\u00ebs. Osh\u00ebnare Hilda. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/17\/17-nentor-oshenar-grigori-i-neoqesarise-oshenar-genadi-i-konstandinopojes-oshenare-hilda-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"- 17 N\u00ebntor - Osh\u00ebnar Grigori i Neoqesaris\u00eb. Osh\u00ebnar Genadi i Konstandinopoj\u00ebs. Osh\u00ebnare Hilda. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"&#8211; Osh\u00ebnar Grigori i Neoqesaris\u00eb &#8211; Ati yn\u00eb i shenjt\u00eb Grigori lindi rreth vitit 214, n\u00eb gjirin e nj\u00eb familjeje t\u00eb ndritur pagane t\u00eb Neoqesaris\u00eb, n\u00eb Pont. E \u00ebma e Grigorit, e vetmja p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr kujdesin e tre f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb saj pas vdekjes s\u00eb t\u00eb shoqit, p\u00ebrpiqej t\u2019u jepte nj\u00eb edukim t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb. Grigori, i cili at\u00ebher\u00eb quhej Theodhor, jo vet\u00ebm q\u00eb tregoi dhunti t\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/17\/17-nentor-oshenar-grigori-i-neoqesarise-oshenar-genadi-i-konstandinopojes-oshenare-hilda-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2025-11-16T23:02:11+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52504159093_43744a6799_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52504159093_43744a6799_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/17\/17-nentor-oshenar-grigori-i-neoqesarise-oshenar-genadi-i-konstandinopojes-oshenare-hilda-2\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/17\/17-nentor-oshenar-grigori-i-neoqesarise-oshenar-genadi-i-konstandinopojes-oshenare-hilda-2\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"&#8211; 17 N\u00ebntor &#8211; Osh\u00ebnar Grigori i Neoqesaris\u00eb. Osh\u00ebnar Genadi i Konstandinopoj\u00ebs. Osh\u00ebnare Hilda.\",\"datePublished\":\"2025-11-16T23:02:11+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/17\/17-nentor-oshenar-grigori-i-neoqesarise-oshenar-genadi-i-konstandinopojes-oshenare-hilda-2\/\"},\"wordCount\":2075,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/17\/17-nentor-oshenar-grigori-i-neoqesarise-oshenar-genadi-i-konstandinopojes-oshenare-hilda-2\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52504159093_43744a6799_b.jpg\",\"keywords\":[\"leximet e dites\",\"shenjtori i dites\"],\"articleSection\":[\"Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/17\/17-nentor-oshenar-grigori-i-neoqesarise-oshenar-genadi-i-konstandinopojes-oshenare-hilda-2\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/17\/17-nentor-oshenar-grigori-i-neoqesarise-oshenar-genadi-i-konstandinopojes-oshenare-hilda-2\/\",\"name\":\"- 17 N\u00ebntor - Osh\u00ebnar Grigori i Neoqesaris\u00eb. Osh\u00ebnar Genadi i Konstandinopoj\u00ebs. Osh\u00ebnare Hilda. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/17\/17-nentor-oshenar-grigori-i-neoqesarise-oshenar-genadi-i-konstandinopojes-oshenare-hilda-2\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/17\/17-nentor-oshenar-grigori-i-neoqesarise-oshenar-genadi-i-konstandinopojes-oshenare-hilda-2\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52504159093_43744a6799_b.jpg\",\"datePublished\":\"2025-11-16T23:02:11+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/17\/17-nentor-oshenar-grigori-i-neoqesarise-oshenar-genadi-i-konstandinopojes-oshenare-hilda-2\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/17\/17-nentor-oshenar-grigori-i-neoqesarise-oshenar-genadi-i-konstandinopojes-oshenare-hilda-2\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/17\/17-nentor-oshenar-grigori-i-neoqesarise-oshenar-genadi-i-konstandinopojes-oshenare-hilda-2\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52504159093_43744a6799_b.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52504159093_43744a6799_b.jpg\",\"width\":\"662\",\"height\":\"960\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/17\/17-nentor-oshenar-grigori-i-neoqesarise-oshenar-genadi-i-konstandinopojes-oshenare-hilda-2\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8211; 17 N\u00ebntor &#8211; Osh\u00ebnar Grigori i Neoqesaris\u00eb. Osh\u00ebnar Genadi i Konstandinopoj\u00ebs. Osh\u00ebnare Hilda.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"- 17 N\u00ebntor - Osh\u00ebnar Grigori i Neoqesaris\u00eb. Osh\u00ebnar Genadi i Konstandinopoj\u00ebs. Osh\u00ebnare Hilda. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/17\/17-nentor-oshenar-grigori-i-neoqesarise-oshenar-genadi-i-konstandinopojes-oshenare-hilda-2\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"- 17 N\u00ebntor - Osh\u00ebnar Grigori i Neoqesaris\u00eb. Osh\u00ebnar Genadi i Konstandinopoj\u00ebs. Osh\u00ebnare Hilda. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"&#8211; Osh\u00ebnar Grigori i Neoqesaris\u00eb &#8211; Ati yn\u00eb i shenjt\u00eb Grigori lindi rreth vitit 214, n\u00eb gjirin e nj\u00eb familjeje t\u00eb ndritur pagane t\u00eb Neoqesaris\u00eb, n\u00eb Pont. E \u00ebma e Grigorit, e vetmja p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr kujdesin e tre f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb saj pas vdekjes s\u00eb t\u00eb shoqit, p\u00ebrpiqej t\u2019u jepte nj\u00eb edukim t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb. Grigori, i cili at\u00ebher\u00eb quhej Theodhor, jo vet\u00ebm q\u00eb tregoi dhunti t\u00eb","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/17\/17-nentor-oshenar-grigori-i-neoqesarise-oshenar-genadi-i-konstandinopojes-oshenare-hilda-2\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2025-11-16T23:02:11+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52504159093_43744a6799_b.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_image":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52504159093_43744a6799_b.jpg","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/17\/17-nentor-oshenar-grigori-i-neoqesarise-oshenar-genadi-i-konstandinopojes-oshenare-hilda-2\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/17\/17-nentor-oshenar-grigori-i-neoqesarise-oshenar-genadi-i-konstandinopojes-oshenare-hilda-2\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"&#8211; 17 N\u00ebntor &#8211; Osh\u00ebnar Grigori i Neoqesaris\u00eb. Osh\u00ebnar Genadi i Konstandinopoj\u00ebs. Osh\u00ebnare Hilda.","datePublished":"2025-11-16T23:02:11+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/17\/17-nentor-oshenar-grigori-i-neoqesarise-oshenar-genadi-i-konstandinopojes-oshenare-hilda-2\/"},"wordCount":2075,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/17\/17-nentor-oshenar-grigori-i-neoqesarise-oshenar-genadi-i-konstandinopojes-oshenare-hilda-2\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52504159093_43744a6799_b.jpg","keywords":["leximet e dites","shenjtori i dites"],"articleSection":["Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/17\/17-nentor-oshenar-grigori-i-neoqesarise-oshenar-genadi-i-konstandinopojes-oshenare-hilda-2\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/17\/17-nentor-oshenar-grigori-i-neoqesarise-oshenar-genadi-i-konstandinopojes-oshenare-hilda-2\/","name":"- 17 N\u00ebntor - Osh\u00ebnar Grigori i Neoqesaris\u00eb. Osh\u00ebnar Genadi i Konstandinopoj\u00ebs. Osh\u00ebnare Hilda. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/17\/17-nentor-oshenar-grigori-i-neoqesarise-oshenar-genadi-i-konstandinopojes-oshenare-hilda-2\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/17\/17-nentor-oshenar-grigori-i-neoqesarise-oshenar-genadi-i-konstandinopojes-oshenare-hilda-2\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52504159093_43744a6799_b.jpg","datePublished":"2025-11-16T23:02:11+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/17\/17-nentor-oshenar-grigori-i-neoqesarise-oshenar-genadi-i-konstandinopojes-oshenare-hilda-2\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/17\/17-nentor-oshenar-grigori-i-neoqesarise-oshenar-genadi-i-konstandinopojes-oshenare-hilda-2\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/17\/17-nentor-oshenar-grigori-i-neoqesarise-oshenar-genadi-i-konstandinopojes-oshenare-hilda-2\/#primaryimage","url":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52504159093_43744a6799_b.jpg","contentUrl":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52504159093_43744a6799_b.jpg","width":"662","height":"960"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/17\/17-nentor-oshenar-grigori-i-neoqesarise-oshenar-genadi-i-konstandinopojes-oshenare-hilda-2\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8211; 17 N\u00ebntor &#8211; Osh\u00ebnar Grigori i Neoqesaris\u00eb. Osh\u00ebnar Genadi i Konstandinopoj\u00ebs. Osh\u00ebnare Hilda."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62509","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62509"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62509\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62511,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62509\/revisions\/62511"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62512"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62509"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62509"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62509"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}