{"id":62442,"date":"2025-11-03T00:02:19","date_gmt":"2025-11-02T23:02:19","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=62442"},"modified":"2025-11-07T21:57:41","modified_gmt":"2025-11-07T20:57:41","slug":"03-nentor-transferimi-i-lipsanit-te-shen-gjergjit-deshmoret-akepsimai-josifi-aithalai-ne-persi-shen-silvia-deshmore-grua-uinefrida-hierodeshmor-i-ri-gjergji-ne-neapol","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/03\/03-nentor-transferimi-i-lipsanit-te-shen-gjergjit-deshmoret-akepsimai-josifi-aithalai-ne-persi-shen-silvia-deshmore-grua-uinefrida-hierodeshmor-i-ri-gjergji-ne-neapol\/","title":{"rendered":"&#8211; 03 N\u00ebntor &#8211; Transferimi i lipsanit t\u00eb Sh\u00ebn Gjergjit. D\u00ebshmor\u00ebt Akepsimai, Josifi, Aithalai n\u00eb Persi. Sh\u00ebn Silvia. D\u00ebshmore grua Uinefrida. Hierod\u00ebshmor i ri Gjergji n\u00eb Neapol."},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>&#8211; D\u00ebshmor\u00ebt Akepsimai, Josifi, Aithalai n\u00eb Persi \u2013<\/strong><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">Gjat\u00eb vitit t\u00eb 37-t\u00eb t\u00eb persekutimit t\u00eb eg\u00ebr kund\u00ebr t\u00eb krishter\u00ebve, nd\u00ebrmarr\u00eb nga mbreti pers, Sapori II (378-379), kryemagjistar\u00ebt mor\u00ebn pushtet t\u00eb torturonin dhe t\u00eb vrisnin ata t\u00eb krishter\u00eb q\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulnin n\u00eb pohimin e besimit t\u00eb tyre. \u201cT\u00eb krishter\u00ebt po p\u00ebrmbysin besimin ton\u00eb\u201d, thoshin ata. Sipas tyre (t\u00eb krishter\u00ebve), \u201cka vet\u00ebm nj\u00eb Per\u00ebndi krijues t\u00eb qiellit dhe t\u00eb tok\u00ebs. M\u00ebsojn\u00eb t\u00eb mos adhurojm\u00eb diellin, as t\u00eb nderojm\u00eb zjarrin. E njollosin ujin me pastrime t\u00eb tmerrshme (p\u00ebr pag\u00ebzimin) dhe duan fundin e rac\u00ebs son\u00eb, duke shpallur superioritetin e virgj\u00ebris\u00eb nga shtimi i f\u00ebmij\u00ebve. Dhe, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, revoltohen kund\u00ebr pushtetit universal t\u00eb mbretit ton\u00eb dhe refuzojn\u00eb t\u2019i sh\u00ebrbejn\u00eb\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb kap\u00ebn Akepsiman\u00eb, episkopin e qytetit t\u00eb Pakas dhe t\u00eb krahin\u00ebs s\u00eb Heneitas. Ishte nj\u00eb plak i nderuar 80-vje\u00e7ar, i mir\u00eb me t\u00eb varfrit dhe t\u00eb huajt. U tregonte pagan\u00ebve rrug\u00ebn e jet\u00ebs p\u00ebrmes fjal\u00ebs dhe shembullit t\u00eb tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kreshmonte e lutej pa pushim. Kur po e lidhnin p\u00ebr ta nxjerr\u00eb nga sht\u00ebpia, u tha miqve t\u00eb tij, q\u00eb po mendonin t\u00eb kujdeseshin p\u00ebr t\u00eb mirat e tij: \u201cKjo sht\u00ebpi nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb imja, kjo pron\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb m\u00eb imja. Nuk kam gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7 Krishtit, Ai \u00ebsht\u00eb pasuria ime, pjesa tjet\u00ebr nuk ekziston m\u00eb p\u00ebr mua\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur arriti n\u00eb Arbil dhe u pyet nga kreu i magjistar\u00ebve, episkopi i shenjt\u00eb nuk k\u00ebrkoi t\u00eb shfaj\u00ebsohej prej asnj\u00eb nga akuzat q\u00eb i b\u00ebn\u00eb. \u201cPredikoj realisht Per\u00ebndin\u00eb e vet\u00ebm, Mikun e njer\u00ebzve, q\u00eb ata t\u00eb pendohen, t\u00eb l\u00ebn\u00eb udh\u00ebt e humbjes dhe t\u00eb adhurojn\u00eb Krijuesin dhe jo krijesat si per\u00ebndi\u201d. Magjistari e kamxhikoi pa pasur m\u00ebshir\u00eb p\u00ebr mosh\u00ebn e tij dhe e mbylli n\u00eb nj\u00eb qeli t\u00eb err\u00ebt.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb, ndaluan edhe priftin Josif t\u00eb Bet-Katobas. Ky ishte nj\u00eb i moshuar rreth 70 vje\u00e7, kishte zell p\u00ebr besimin, si n\u00eb koh\u00ebt e para t\u00eb kthimit, dhe ishte model i priftit. U kap edhe dhjaku Aithalai i krahin\u00ebs s\u00eb Bet-Nuhadres\u00eb. Ai ishte 60 vje\u00e7, por fjal\u00ebn e kishte t\u00eb mpreht\u00eb, replik\u00ebn t\u00eb gjall\u00eb, shpirtin t\u00eb zjarrt\u00eb, fytyr\u00ebn t\u00eb ndritshme; digjej nga dashuria p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb dhe e donte Krishtin deri n\u00eb vuajtje, q\u00eb t\u00eb jetonte me T\u00eb. I lidh\u00ebn me zinxhir\u00eb dhe i \u00e7uan n\u00eb Arbil, para kryemagjistarit. Ky i k\u00ebrc\u00ebnoi me vdekje, me pretekstin se po abuzonin me popullin n\u00ebp\u00ebrmjet magjive t\u00eb tyre (Misteret e shenjta).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Josifi iu p\u00ebrgjigj: \u201cNe nuk jemi magjistar\u00eb, por u m\u00ebsojm\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, q\u00eb t\u00eb l\u00ebn\u00eb imazhet e pikturuara t\u00eb pa jet\u00eb e t\u00eb njohin Per\u00ebndin\u00eb e gjall\u00eb\u201d. Magjistari i tha se e v\u00ebrteta gjendej vet\u00ebm af\u00ebr mbretit, t\u00eb m\u00ebdhenjve dhe t\u00eb pasurve t\u00eb k\u00ebsaj bote, jo te t\u00eb varfrit dhe te t\u00eb krishter\u00ebt.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Josifi i tha p\u00ebrs\u00ebri: \u201cPer\u00ebndia e p\u00ebrbuz krenarin\u00eb, madh\u00ebshtin\u00eb dhe pasurin\u00eb e k\u00ebsaj bote. Jemi t\u00eb varf\u00ebr e mjeran\u00eb, por me vullnetin ton\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">U japim t\u00eb varf\u00ebrve at\u00eb q\u00eb fitojm\u00eb me djers\u00ebn e ballit, nd\u00ebrsa ju i vidhni. Pasuria \u00ebsht\u00eb kalimtare dhe shkon n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb, prandaj dhe nuk e lidhim zemr\u00ebn me t\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet e denj\u00eb p\u00ebr lavdin\u00eb e jet\u00ebs q\u00eb do t\u00eb vij\u00eb.\u201d<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Siguria e Josifit e irritoi kryetarin e magjistar\u00ebve dhe 10 burra shkuan dhe e ndan\u00eb m\u00eb kat\u00ebrsh, duke e goditur me deg\u00eb shege plot gjemba. Nd\u00ebrsa trupi i mbytej nga gjaku, martiri i shenjt\u00eb ngriti syt\u00eb nga qielli dhe tha: \u201cT\u00eb fal\u00ebnderoj, o Krisht, Biri i Per\u00ebndis\u00eb, se m\u00eb gjykove t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pag\u00ebzim t\u00eb shenjt\u00eb, q\u00eb m\u00eb pastron nga t\u00ebr\u00eb m\u00ebkatet e mia\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Radha i erdhi Aithalait. Magjistari i tha: \u201cAdhuro diellin, pi gjak, merr grua, bindu mbretit dhe do t\u2019u shp\u00ebtosh torturave e vdekjes q\u00eb t\u00eb pret.\u201d Aithalai iu p\u00ebrgjigj: \u201cM\u00eb mir\u00eb t\u00eb vdes q\u00eb t\u00eb jetoj, sesa t\u00eb jetoj e t\u00eb vdes p\u00ebrjet\u00eb. M\u00ebsuesi yn\u00eb na m\u00ebsoi t\u00eb duam jet\u00ebn dhe ju, nga padija, e quani vdekje, dhe t\u00eb urrejm\u00eb vdekjen, q\u00eb ju e quani jet\u00eb. Ti e adhuron diellin, se je i verb\u00ebr dhe nuk e shikon drit\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb u lart\u00ebsua n\u00eb bot\u00eb dhe arriti deri n\u00eb skajet e tok\u00ebs\u201d. Guximtarin e dor\u00ebzuan n\u00eb tortura, duke ia thyer gjymtyr\u00ebt dhe duke e kamxhikuar derisa iu shk\u00ebput\u00ebn artikulacionet. Pastaj e hodh\u00ebn n\u00eb biruc\u00eb ku ndodheshin edhe dy pohuesit e tjer\u00eb t\u00eb besimit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pas 5 dit\u00ebsh, t\u00eb tre i nxor\u00ebn p\u00ebr t\u2019i marr\u00eb s\u00ebrish n\u00eb pyetje dhe p\u00ebr t\u2019i munduar m\u00eb \u00e7njer\u00ebzisht, p\u00ebr t\u2019i dekurajuar; para se t\u2019i burgosnin, i kishin rrahur kaq r\u00ebnd\u00eb, sa kushdo q\u00eb i shikonte do t\u00eb shp\u00ebrthente n\u00eb vaj p\u00ebr gjendjen si i kishin katandisur.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur mbreti kaloi n\u00eb at\u00eb krahin\u00eb, ia nxor\u00ebn t\u00eb burgosurit q\u00eb t\u2019i pyesnin edhe nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr. Mbreti ia la n\u00eb dor\u00eb kryemagjistarit q\u00eb komandonte t\u00ebr\u00eb Lindjen: ai u shtir sikur kishte m\u00ebshir\u00eb p\u00ebr mosh\u00ebn e tyre t\u00eb vjet\u00ebr dhe i nxiti t\u2019i bindeshin mbretit q\u00eb t\u00eb mos vdisnin.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">I lumuri Akepsima i tha: \u201cRuhu se mos ndryshon ti n\u00eb vendin ton\u00eb. Mos u g\u00ebnje, kurr\u00eb s\u2019i bindemi mbretit. Jep urdh\u00ebr, qoft\u00eb p\u00ebr vdekje, qoft\u00eb p\u00ebr tortura. Mund ta provosh pleq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb me \u00e7far\u00ebdolloj vuajtjeje q\u00eb d\u00ebshiron. Durimi yn\u00eb nuk thyhet n\u00eb At\u00eb q\u00eb na forcon. Me k\u00ebt\u00eb sprov\u00eb e V\u00ebrteta do t\u00eb shpallet m\u00eb qart\u00eb. Trupat tan\u00eb t\u00eb p\u00ebrkasin ty, por shpirtrat Per\u00ebndis\u00eb. B\u00ebj \u00e7\u2019ke p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb.\u201d<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">E godit\u00ebn me aq t\u00ebrbim, sa e ndan\u00eb n\u00eb copa. Por shenjti, si i huaj p\u00ebr trupin, i ngrinte syt\u00eb drejt qiellit. Vdiq nga goditjet pa u v\u00ebn\u00eb re nga xhelat\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt vazhduan gjat\u00eb ta godisnin, edhe pse kishte vdekur.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pas tij, i erdhi radha Josifit t\u00eb lumur. E torturuan mizorisht dhe m\u00eb pas e hodh\u00ebn p\u00ebrjashta, duke e konsideruar t\u00eb vdekur. Kur e \u00e7uan p\u00ebr gjykim, Aithalai s\u2019ishte mpakur nga vdekja e dy shok\u00ebve, por thirri: \u201cK\u00ebmb\u00ebngul n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe nuk do ta d\u00ebgjoj mbretin, armikun e gjith\u00e7kaje t\u00eb madhe e t\u00eb bukur. Mundimet e tua nuk jan\u00eb dhe aq t\u00eb frikshme, o njeri cinik e i pafuqish\u00ebm! N\u00ebse ke xhelat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, silli q\u00eb t\u00eb ma forcojn\u00eb shpirtin dhe trupin.\u201d Duke par\u00eb se vuajtjet dhe vdekja ishin \u00e7lirim p\u00ebr shenjtin, kryemagu mendoi q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet tyre t\u00eb p\u00ebrdhoste Trupin e Krishtit: vendosi q\u00eb t\u00eb dy konfesor\u00ebt, Josifi dhe Aithalai, t\u00eb vriteshin me gur\u00eb nga bashk\u00ebbesimtar\u00ebt e tyre. Urdh\u00ebruan t\u00eb mblidhnin burra e gra n\u00eb shesh. T\u00eb tmerruar, shum\u00eb u fsheh\u00ebn n\u00ebp\u00ebr male, q\u00eb t\u00eb mos derdhnin gjak t\u00eb pafajsh\u00ebm.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Para se t\u00eb kryenin ekzekutimin, u than\u00eb shenjtor\u00ebve t\u00eb shtireshin sikur kishin mohuar duke pir\u00eb l\u00ebng rrushi n\u00eb vend t\u00eb gjakut dhe se kishin ngr\u00ebn\u00eb mish \u00e7far\u00ebdo, i cili nuk u qe sakrifikuar idhujve. Por shenjtor\u00ebt thirr\u00ebn: \u201cPer\u00ebndia na ruan nga njollosja e thinjave tona dhe nga fshehja e besimit apo e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs p\u00ebr t\u2019u p\u00eblqyer ca njer\u00ebzve t\u00eb marr\u00eb. Fuqia juaj na i theu trupat, por s\u2019na e shkul nga shpirtrat shpres\u00ebn e pamposhtur, as ngjalljen q\u00eb na u premtua, nd\u00ebrsa ju p\u00ebrgatiteni p\u00ebr lot dhe k\u00ebrc\u00ebllim dh\u00ebmb\u00ebsh n\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsi.\u201d I pafytyri u tha: \u201cMe \u00e7\u2019d\u00ebnim po m\u00eb shp\u00ebrbleni?\u201d Ata i than\u00eb: \u201cN\u00eb jet\u00ebn tjet\u00ebr askush s\u2019ka p\u00ebr ta kthyer t\u00eb mir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb keqe. Por n\u00eb k\u00ebt\u00eb, lutemi p\u00ebr ty, sikurse na m\u00ebsoi Zoti kur tha: Bekoni ata q\u00eb ju mallkojn\u00eb, b\u00ebjuni mir\u00eb atyre q\u00eb ju kan\u00eb m\u00ebri (Matth. 5.44). Lutemi q\u00eb t\u00eb kthehesh te Per\u00ebndia, q\u00eb t\u00eb t\u00eb m\u00ebshiroj\u00eb dhe t\u00eb njoh\u00ebsh q\u00eb s\u2019ka jet\u00eb jasht\u00eb Tij\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Para zem\u00ebrgjer\u00ebsis\u00eb s\u00eb martir\u00ebve, t\u00ebrbimi i kreut t\u00eb magjistar\u00ebve i kaloi kufijt\u00eb. I torturuan s\u00ebrish dhe urdh\u00ebruan q\u00eb t\u2019i vrisnin me gur\u00eb grupin e t\u00eb krishter\u00ebve q\u00eb i kishin kapur. I pari ishte Josifi. Gur\u00ebt bini si rrebesh, gjaku dhe trut\u00eb e martirit u p\u00ebrzien e ran\u00eb p\u00ebrtok\u00eb. U mbulua nga gur\u00ebt, por meq\u00eb s\u2019vdiq, nj\u00eb ushtar ia shtypi kok\u00ebn me nj\u00eb gur t\u00eb madh.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Disa dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, \u00e7uan Aithalain n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb zon\u00ebs s\u00eb Bet-Nuhadres\u00eb dhe p\u00ebrs\u00ebri i detyruan t\u00eb krishter\u00ebt e vendit q\u00eb ta vrisnin me gur\u00eb. Vdiq i mbuluar nga nj\u00eb stiv\u00eb gur\u00ebsh. Dit\u00ebt n\u00eb vazhdim, nj\u00eb lule m\u00ebrsine mbiu n\u00eb vendin e ekzekutimit dhe p\u00ebr 5 vjet banor\u00ebt e krahin\u00ebs gjet\u00ebn sh\u00ebrim nga t\u00ebr\u00eb llojet e t\u00eb k\u00ebqijave.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Me martirizimin e sh\u00ebn Akepsim\u00ebs, Josifit dhe Aithalait mori fund persekutimi q\u00eb kishte nisur 40 vjet m\u00eb par\u00eb, me ekzekutimin e sh\u00ebn Simeonit dhe t\u00eb shok\u00ebve t\u00eb tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p><img decoding=\"async\" class=\"lazyload aligncenter\" src=\"data:image\/svg+xml,%3Csvg%20xmlns%3D%27http%3A%2F%2Fwww.w3.org%2F2000%2Fsvg%27%20width%3D%27516%27%20height%3D%27792%27%20viewBox%3D%270%200%20516%20792%27%3E%3Crect%20width%3D%27516%27%20height%3D%27792%27%20fill-opacity%3D%220%22%2F%3E%3C%2Fsvg%3E\" data-orig-src=\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52490788238_8a1f0bdd4f_b.jpg\" width=\"516\" height=\"792\" \/><\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>* * * * *<\/strong><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>&#8211; Hierod\u00ebshmor i ri Gjergji n\u00eb Neapol \u2013<\/strong><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">I lindur n\u00eb nj\u00eb fshat af\u00ebr, ishte prift n\u00eb Neapoli (Nevsehir) t\u00eb Kapadokis\u00eb, n\u00eb mes t\u00eb Azis\u00eb s\u00eb Vog\u00ebl. Por u martirizua n\u00eb fshatin Malakopeja, 29 km n\u00eb jug. Malakopeja e historis\u00eb s\u00eb Bizantit dhe epopeve t\u00eb akrit\u00ebve (ruajt\u00ebsve t\u00eb kufijve) tani quhet Derinkuju (turqisht do t\u00eb thot\u00eb: pusi i thell\u00eb). Atje banonin shum\u00eb t\u00eb krishter\u00eb p\u00ebrpara shkat\u00ebrrimit t\u00eb vitit 1922. Fshati dispononte nj\u00eb katakomb fantastik me nj\u00eb qytet t\u00eb n\u00ebndhesh\u00ebm kolosal dhe nj\u00eb labirint me shtrirje 4 km2 dhe 18 kate.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pra, shenjtin, i cili ishte plak dhe sh\u00ebndetlig, e ftuan m\u00eb 1797 p\u00ebr t\u00eb meshuar n\u00eb Malakopej\u00eb, e cila kishte mbetur pa klerik, p\u00ebr arsye t\u00eb persekutimit t\u00eb eg\u00ebr t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm kund\u00ebr t\u00eb krishter\u00ebve. Ai nuk e mori parasysh rrezikun dhe u nis. Por para Malakopej\u00ebs turq fanatik\u00eb e sulmuan, e vodh\u00ebn, e zhvesh\u00ebn dhe i pren\u00eb kok\u00ebn.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pas kat\u00ebr dit\u00ebsh t\u00eb krishter\u00eb t\u00eb fshehur n\u00ebp\u00ebr shkret\u00ebtira e gjet\u00ebn trupin e tij, i b\u00ebn\u00eb sh\u00ebrbes\u00ebn dhe e varros\u00ebn shpejt e shpejt atje n\u00eb vend.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">M\u00eb von\u00eb, neapolit\u00ebt e mor\u00ebn lipsanin e paprishur q\u00eb binte er\u00eb miro, sipas nxitjes s\u00eb hieromartirit, i cili iu shfaq n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr nj\u00eb t\u00eb veje shpres\u00ebtare dy her\u00eb derisa ajo u bind. Lipsani u vendos n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e at\u00eb Vasilit, bashk\u00ebmeshtar i martirit t\u00eb ri, m\u00eb pas u vu n\u00eb kish\u00ebn ku bashk\u00ebmeshonin dhe, mbas ikjes s\u00eb t\u00eb krishter\u00ebve (1924), n\u00eb kish\u00ebn e sh\u00ebn Efstathit n\u00eb Athin\u00eb. Bile gjat\u00eb lundrimit p\u00ebr n\u00eb Greqi lipsani qet\u00ebsoi furtun\u00ebn.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Disa nga mrekullit\u00eb e shpeshta t\u00eb b\u00ebra pas vdekjes s\u00eb tij deri tani: I nd\u00ebshkoi me s\u00ebmundje t\u00eb gjith\u00eb kryepleqt\u00eb, sepse kishin shpifur p\u00ebr papa Neofitin, t\u00eb birin e papa Vasilit, sikur ai gjoja shfryt\u00ebzonte lipsanin e shenjt\u00eb, por ai i sh\u00ebroi kur ata u penduan, sapo ai iu shfaq dhe i qortoi.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nj\u00eb prift i Malakopej\u00ebs, i cili mori fshehurazi nj\u00eb cop\u00eb nga lipsani, u s\u00ebmur familjarisht dhe e ktheu at\u00eb i frik\u00ebsuar, pasi u urdh\u00ebrua nga shenjti n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb periudh\u00ebn e uris\u00eb (1903), vaji i kandilit t\u00eb tij nuk mbarohej. B\u00ebri t\u00eb binte shi n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb that\u00ebsire. Sh\u00ebroi sterilitetin, l\u00ebngat\u00ebn (dob\u00ebsimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb organizmit), s\u00ebmundjet nervore dhe shum\u00eb lloje t\u00eb tjera s\u00ebmundjesh.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; D\u00ebshmor\u00ebt Akepsimai, Josifi, Aithalai n\u00eb Persi \u2013 Gjat\u00eb vitit t\u00eb 37-t\u00eb t\u00eb persekutimit t\u00eb eg\u00ebr kund\u00ebr t\u00eb krishter\u00ebve, nd\u00ebrmarr\u00eb nga mbreti pers, Sapori II (378-379), kryemagjistar\u00ebt mor\u00ebn pushtet t\u00eb torturonin dhe t\u00eb vrisnin ata t\u00eb krishter\u00eb q\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulnin n\u00eb pohimin e besimit t\u00eb tyre. \u201cT\u00eb krishter\u00ebt po p\u00ebrmbysin besimin ton\u00eb\u201d, thoshin ata. Sipas tyre (t\u00eb krishter\u00ebve), \u201cka vet\u00ebm nj\u00eb Per\u00ebndi krijues t\u00eb qiellit dhe<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":62446,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52490519219_de58228cfd_b.jpg","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[372],"tags":[2103,2101],"class_list":["post-62442","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shenjtoret-e-dites","tag-leximet-e-dites","tag-shenjtori-i-dites"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>- 03 N\u00ebntor - Transferimi i lipsanit t\u00eb Sh\u00ebn Gjergjit. D\u00ebshmor\u00ebt Akepsimai, Josifi, Aithalai n\u00eb Persi. Sh\u00ebn Silvia. D\u00ebshmore grua Uinefrida. Hierod\u00ebshmor i ri Gjergji n\u00eb Neapol. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/03\/03-nentor-transferimi-i-lipsanit-te-shen-gjergjit-deshmoret-akepsimai-josifi-aithalai-ne-persi-shen-silvia-deshmore-grua-uinefrida-hierodeshmor-i-ri-gjergji-ne-neapol\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"- 03 N\u00ebntor - Transferimi i lipsanit t\u00eb Sh\u00ebn Gjergjit. D\u00ebshmor\u00ebt Akepsimai, Josifi, Aithalai n\u00eb Persi. Sh\u00ebn Silvia. D\u00ebshmore grua Uinefrida. Hierod\u00ebshmor i ri Gjergji n\u00eb Neapol. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"&#8211; D\u00ebshmor\u00ebt Akepsimai, Josifi, Aithalai n\u00eb Persi \u2013 Gjat\u00eb vitit t\u00eb 37-t\u00eb t\u00eb persekutimit t\u00eb eg\u00ebr kund\u00ebr t\u00eb krishter\u00ebve, nd\u00ebrmarr\u00eb nga mbreti pers, Sapori II (378-379), kryemagjistar\u00ebt mor\u00ebn pushtet t\u00eb torturonin dhe t\u00eb vrisnin ata t\u00eb krishter\u00eb q\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulnin n\u00eb pohimin e besimit t\u00eb tyre. \u201cT\u00eb krishter\u00ebt po p\u00ebrmbysin besimin ton\u00eb\u201d, thoshin ata. Sipas tyre (t\u00eb krishter\u00ebve), \u201cka vet\u00ebm nj\u00eb Per\u00ebndi krijues t\u00eb qiellit dhe\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/03\/03-nentor-transferimi-i-lipsanit-te-shen-gjergjit-deshmoret-akepsimai-josifi-aithalai-ne-persi-shen-silvia-deshmore-grua-uinefrida-hierodeshmor-i-ri-gjergji-ne-neapol\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2025-11-02T23:02:19+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2025-11-07T20:57:41+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52490519219_de58228cfd_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52490519219_de58228cfd_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/03\/03-nentor-transferimi-i-lipsanit-te-shen-gjergjit-deshmoret-akepsimai-josifi-aithalai-ne-persi-shen-silvia-deshmore-grua-uinefrida-hierodeshmor-i-ri-gjergji-ne-neapol\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/03\/03-nentor-transferimi-i-lipsanit-te-shen-gjergjit-deshmoret-akepsimai-josifi-aithalai-ne-persi-shen-silvia-deshmore-grua-uinefrida-hierodeshmor-i-ri-gjergji-ne-neapol\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"&#8211; 03 N\u00ebntor &#8211; Transferimi i lipsanit t\u00eb Sh\u00ebn Gjergjit. D\u00ebshmor\u00ebt Akepsimai, Josifi, Aithalai n\u00eb Persi. Sh\u00ebn Silvia. D\u00ebshmore grua Uinefrida. Hierod\u00ebshmor i ri Gjergji n\u00eb Neapol.\",\"datePublished\":\"2025-11-02T23:02:19+00:00\",\"dateModified\":\"2025-11-07T20:57:41+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/03\/03-nentor-transferimi-i-lipsanit-te-shen-gjergjit-deshmoret-akepsimai-josifi-aithalai-ne-persi-shen-silvia-deshmore-grua-uinefrida-hierodeshmor-i-ri-gjergji-ne-neapol\/\"},\"wordCount\":2085,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/03\/03-nentor-transferimi-i-lipsanit-te-shen-gjergjit-deshmoret-akepsimai-josifi-aithalai-ne-persi-shen-silvia-deshmore-grua-uinefrida-hierodeshmor-i-ri-gjergji-ne-neapol\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52490519219_de58228cfd_b.jpg\",\"keywords\":[\"leximet e dites\",\"shenjtori i dites\"],\"articleSection\":[\"Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/03\/03-nentor-transferimi-i-lipsanit-te-shen-gjergjit-deshmoret-akepsimai-josifi-aithalai-ne-persi-shen-silvia-deshmore-grua-uinefrida-hierodeshmor-i-ri-gjergji-ne-neapol\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/03\/03-nentor-transferimi-i-lipsanit-te-shen-gjergjit-deshmoret-akepsimai-josifi-aithalai-ne-persi-shen-silvia-deshmore-grua-uinefrida-hierodeshmor-i-ri-gjergji-ne-neapol\/\",\"name\":\"- 03 N\u00ebntor - Transferimi i lipsanit t\u00eb Sh\u00ebn Gjergjit. D\u00ebshmor\u00ebt Akepsimai, Josifi, Aithalai n\u00eb Persi. Sh\u00ebn Silvia. D\u00ebshmore grua Uinefrida. Hierod\u00ebshmor i ri Gjergji n\u00eb Neapol. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/03\/03-nentor-transferimi-i-lipsanit-te-shen-gjergjit-deshmoret-akepsimai-josifi-aithalai-ne-persi-shen-silvia-deshmore-grua-uinefrida-hierodeshmor-i-ri-gjergji-ne-neapol\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/03\/03-nentor-transferimi-i-lipsanit-te-shen-gjergjit-deshmoret-akepsimai-josifi-aithalai-ne-persi-shen-silvia-deshmore-grua-uinefrida-hierodeshmor-i-ri-gjergji-ne-neapol\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52490519219_de58228cfd_b.jpg\",\"datePublished\":\"2025-11-02T23:02:19+00:00\",\"dateModified\":\"2025-11-07T20:57:41+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/03\/03-nentor-transferimi-i-lipsanit-te-shen-gjergjit-deshmoret-akepsimai-josifi-aithalai-ne-persi-shen-silvia-deshmore-grua-uinefrida-hierodeshmor-i-ri-gjergji-ne-neapol\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/03\/03-nentor-transferimi-i-lipsanit-te-shen-gjergjit-deshmoret-akepsimai-josifi-aithalai-ne-persi-shen-silvia-deshmore-grua-uinefrida-hierodeshmor-i-ri-gjergji-ne-neapol\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/03\/03-nentor-transferimi-i-lipsanit-te-shen-gjergjit-deshmoret-akepsimai-josifi-aithalai-ne-persi-shen-silvia-deshmore-grua-uinefrida-hierodeshmor-i-ri-gjergji-ne-neapol\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52490519219_de58228cfd_b.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52490519219_de58228cfd_b.jpg\",\"width\":\"785\",\"height\":\"1024\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/03\/03-nentor-transferimi-i-lipsanit-te-shen-gjergjit-deshmoret-akepsimai-josifi-aithalai-ne-persi-shen-silvia-deshmore-grua-uinefrida-hierodeshmor-i-ri-gjergji-ne-neapol\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8211; 03 N\u00ebntor &#8211; Transferimi i lipsanit t\u00eb Sh\u00ebn Gjergjit. D\u00ebshmor\u00ebt Akepsimai, Josifi, Aithalai n\u00eb Persi. Sh\u00ebn Silvia. D\u00ebshmore grua Uinefrida. Hierod\u00ebshmor i ri Gjergji n\u00eb Neapol.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"- 03 N\u00ebntor - Transferimi i lipsanit t\u00eb Sh\u00ebn Gjergjit. D\u00ebshmor\u00ebt Akepsimai, Josifi, Aithalai n\u00eb Persi. Sh\u00ebn Silvia. D\u00ebshmore grua Uinefrida. Hierod\u00ebshmor i ri Gjergji n\u00eb Neapol. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/03\/03-nentor-transferimi-i-lipsanit-te-shen-gjergjit-deshmoret-akepsimai-josifi-aithalai-ne-persi-shen-silvia-deshmore-grua-uinefrida-hierodeshmor-i-ri-gjergji-ne-neapol\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"- 03 N\u00ebntor - Transferimi i lipsanit t\u00eb Sh\u00ebn Gjergjit. D\u00ebshmor\u00ebt Akepsimai, Josifi, Aithalai n\u00eb Persi. Sh\u00ebn Silvia. D\u00ebshmore grua Uinefrida. Hierod\u00ebshmor i ri Gjergji n\u00eb Neapol. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"&#8211; D\u00ebshmor\u00ebt Akepsimai, Josifi, Aithalai n\u00eb Persi \u2013 Gjat\u00eb vitit t\u00eb 37-t\u00eb t\u00eb persekutimit t\u00eb eg\u00ebr kund\u00ebr t\u00eb krishter\u00ebve, nd\u00ebrmarr\u00eb nga mbreti pers, Sapori II (378-379), kryemagjistar\u00ebt mor\u00ebn pushtet t\u00eb torturonin dhe t\u00eb vrisnin ata t\u00eb krishter\u00eb q\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulnin n\u00eb pohimin e besimit t\u00eb tyre. \u201cT\u00eb krishter\u00ebt po p\u00ebrmbysin besimin ton\u00eb\u201d, thoshin ata. Sipas tyre (t\u00eb krishter\u00ebve), \u201cka vet\u00ebm nj\u00eb Per\u00ebndi krijues t\u00eb qiellit dhe","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/03\/03-nentor-transferimi-i-lipsanit-te-shen-gjergjit-deshmoret-akepsimai-josifi-aithalai-ne-persi-shen-silvia-deshmore-grua-uinefrida-hierodeshmor-i-ri-gjergji-ne-neapol\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2025-11-02T23:02:19+00:00","article_modified_time":"2025-11-07T20:57:41+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52490519219_de58228cfd_b.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_image":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52490519219_de58228cfd_b.jpg","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/03\/03-nentor-transferimi-i-lipsanit-te-shen-gjergjit-deshmoret-akepsimai-josifi-aithalai-ne-persi-shen-silvia-deshmore-grua-uinefrida-hierodeshmor-i-ri-gjergji-ne-neapol\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/03\/03-nentor-transferimi-i-lipsanit-te-shen-gjergjit-deshmoret-akepsimai-josifi-aithalai-ne-persi-shen-silvia-deshmore-grua-uinefrida-hierodeshmor-i-ri-gjergji-ne-neapol\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"&#8211; 03 N\u00ebntor &#8211; Transferimi i lipsanit t\u00eb Sh\u00ebn Gjergjit. D\u00ebshmor\u00ebt Akepsimai, Josifi, Aithalai n\u00eb Persi. Sh\u00ebn Silvia. D\u00ebshmore grua Uinefrida. Hierod\u00ebshmor i ri Gjergji n\u00eb Neapol.","datePublished":"2025-11-02T23:02:19+00:00","dateModified":"2025-11-07T20:57:41+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/03\/03-nentor-transferimi-i-lipsanit-te-shen-gjergjit-deshmoret-akepsimai-josifi-aithalai-ne-persi-shen-silvia-deshmore-grua-uinefrida-hierodeshmor-i-ri-gjergji-ne-neapol\/"},"wordCount":2085,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/03\/03-nentor-transferimi-i-lipsanit-te-shen-gjergjit-deshmoret-akepsimai-josifi-aithalai-ne-persi-shen-silvia-deshmore-grua-uinefrida-hierodeshmor-i-ri-gjergji-ne-neapol\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52490519219_de58228cfd_b.jpg","keywords":["leximet e dites","shenjtori i dites"],"articleSection":["Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/03\/03-nentor-transferimi-i-lipsanit-te-shen-gjergjit-deshmoret-akepsimai-josifi-aithalai-ne-persi-shen-silvia-deshmore-grua-uinefrida-hierodeshmor-i-ri-gjergji-ne-neapol\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/03\/03-nentor-transferimi-i-lipsanit-te-shen-gjergjit-deshmoret-akepsimai-josifi-aithalai-ne-persi-shen-silvia-deshmore-grua-uinefrida-hierodeshmor-i-ri-gjergji-ne-neapol\/","name":"- 03 N\u00ebntor - Transferimi i lipsanit t\u00eb Sh\u00ebn Gjergjit. D\u00ebshmor\u00ebt Akepsimai, Josifi, Aithalai n\u00eb Persi. Sh\u00ebn Silvia. D\u00ebshmore grua Uinefrida. Hierod\u00ebshmor i ri Gjergji n\u00eb Neapol. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/03\/03-nentor-transferimi-i-lipsanit-te-shen-gjergjit-deshmoret-akepsimai-josifi-aithalai-ne-persi-shen-silvia-deshmore-grua-uinefrida-hierodeshmor-i-ri-gjergji-ne-neapol\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/03\/03-nentor-transferimi-i-lipsanit-te-shen-gjergjit-deshmoret-akepsimai-josifi-aithalai-ne-persi-shen-silvia-deshmore-grua-uinefrida-hierodeshmor-i-ri-gjergji-ne-neapol\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52490519219_de58228cfd_b.jpg","datePublished":"2025-11-02T23:02:19+00:00","dateModified":"2025-11-07T20:57:41+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/03\/03-nentor-transferimi-i-lipsanit-te-shen-gjergjit-deshmoret-akepsimai-josifi-aithalai-ne-persi-shen-silvia-deshmore-grua-uinefrida-hierodeshmor-i-ri-gjergji-ne-neapol\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/03\/03-nentor-transferimi-i-lipsanit-te-shen-gjergjit-deshmoret-akepsimai-josifi-aithalai-ne-persi-shen-silvia-deshmore-grua-uinefrida-hierodeshmor-i-ri-gjergji-ne-neapol\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/03\/03-nentor-transferimi-i-lipsanit-te-shen-gjergjit-deshmoret-akepsimai-josifi-aithalai-ne-persi-shen-silvia-deshmore-grua-uinefrida-hierodeshmor-i-ri-gjergji-ne-neapol\/#primaryimage","url":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52490519219_de58228cfd_b.jpg","contentUrl":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52490519219_de58228cfd_b.jpg","width":"785","height":"1024"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/03\/03-nentor-transferimi-i-lipsanit-te-shen-gjergjit-deshmoret-akepsimai-josifi-aithalai-ne-persi-shen-silvia-deshmore-grua-uinefrida-hierodeshmor-i-ri-gjergji-ne-neapol\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8211; 03 N\u00ebntor &#8211; Transferimi i lipsanit t\u00eb Sh\u00ebn Gjergjit. D\u00ebshmor\u00ebt Akepsimai, Josifi, Aithalai n\u00eb Persi. Sh\u00ebn Silvia. D\u00ebshmore grua Uinefrida. Hierod\u00ebshmor i ri Gjergji n\u00eb Neapol."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62442","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62442"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62442\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62445,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62442\/revisions\/62445"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62446"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62442"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62442"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62442"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}