{"id":62298,"date":"2022-10-23T12:00:16","date_gmt":"2022-10-23T10:00:16","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=62298"},"modified":"2022-10-31T18:48:40","modified_gmt":"2022-10-31T17:48:40","slug":"mitropoliti-i-korces-hiresi-joani-mbi-vepren-dhe-kontributin-e-teologut-te-mirenjohur-z-theofan-popa-per-konservimin-dhe-mbrojten-e-pasurive-kishtare-ne-kohen-e-erret-te-ateizmit-komunist","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/10\/23\/mitropoliti-i-korces-hiresi-joani-mbi-vepren-dhe-kontributin-e-teologut-te-mirenjohur-z-theofan-popa-per-konservimin-dhe-mbrojten-e-pasurive-kishtare-ne-kohen-e-erret-te-ateizmit-komunist\/","title":{"rendered":"Mitropoliti i Kor\u00e7\u00ebs Hir\u00ebsi Joani mbi vepr\u00ebn dhe kontributin e teologut t\u00eb mir\u00ebnjohur z. Theofan Popa p\u00ebr konservimin dhe mbrojten e pasurive kishtare n\u00eb koh\u00ebn e err\u00ebt t\u00eb ateizmit komunist."},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Mitropoliti i Kor\u00e7\u00ebs Hir\u00ebsi Joani mbi vepr\u00ebn dhe kontributin e teologut t\u00eb mir\u00ebnjohur z. Theofan Popa p\u00ebr konservimin dhe mbrojten e pasurive kishtare n\u00eb koh\u00ebn e err\u00ebt t\u00eb ateizmit komunist.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">&#8220;Theofani, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk humbi, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk u mundua m\u00eb\u00a0kot, por fitoi shum\u00eb. Fitoi Per\u00ebndin\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e vetmja pasuri&#8221;.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Figura e Theofan Pop\u00ebs<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Fjala e mbajtur n\u00eb Sesionin Shkencor t\u00eb organizuar nga Muzeu Komb\u00ebtar i Artit Mesjetar n\u00eb Kor\u00e7\u00eb nga: Mitropoliti i Kor\u00e7\u00ebs Hir\u00ebsi Joani.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>THEOFAN POPA<\/strong><\/h4>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>I<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sot jemi mbledhur p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkujtuar nj\u00eb njeri t\u00eb dashur, t\u00eb cilin shum\u00eb nga ne e kan\u00eb njohur personalisht. Jam i g\u00ebzuar dhe i p\u00ebrmalluar q\u00eb ky p\u00ebrkujtim po b\u00ebhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend ku ruhen ikonat, t\u00eb cilat aq shum\u00eb i deshi dhe p\u00ebr t\u00eb cilat aq shum\u00eb punoi p\u00ebr t\u2019i mbledhur dhe p\u00ebr t\u2019i ruajtur, n\u00eb ato koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira ku pushteti i err\u00ebsir\u00ebs donte t\u00eb shkat\u00ebrronte \u00e7do shpres\u00eb dhe t\u00eb shuante \u00e7do drit\u00eb. Por shpresa nuk vdes kurr\u00eb dhe drita e s\u00eb V\u00ebrtet\u00ebs, sic thoshte edhe vet\u00eb, nuk mund t\u00eb shuhet kurr\u00eb, sepse ajo \u00ebsht\u00eb \u201cdrit\u00eb q\u00eb nuk per\u00ebndon\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Por sot, do t\u00eb doja t\u00eb flisja m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr Theofanin si njeri dhe p\u00ebr bot\u00ebn e tij t\u00eb brendshme shpirt\u00ebrore, sepse p\u00ebr Theofanin si studiues do t\u00eb flasin sot shum\u00eb lektor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb mirinformuar dhe dashamir\u00ebs p\u00ebr kontributin e jasht\u00ebzakonsh\u00ebm t\u00eb tij n\u00eb ruajtjen e kultur\u00ebs t\u00eb vendit ton\u00eb. P\u00ebr t\u00eb kuptuar m\u00eb mir\u00eb biografin\u00eb e nj\u00eb njeriu, si edhe motivimet e aktivitetit t\u00eb tij, duhet t\u00eb njihet edhe bota e tij shpirt\u00ebrore. Po ashtu, p\u00ebr t\u00eb njohur m\u00eb mir\u00eb historin\u00eb e nj\u00eb vendi, duhet t\u00eb njihet edhe gjendja psiko-kulturore e atij vendi.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Do t\u00eb ndalem pak p\u00ebr ta shtjelluar m\u00eb qart\u00eb k\u00ebt\u00eb mendim, sepse p\u00ebrsa i p\u00ebrket evidentimit dhe paraqitjes s\u00eb gjendjes psiko-kulturore t\u00eb nj\u00eb individi apo t\u00eb nj\u00eb populli, pa t\u00eb cilat v\u00ebshtir\u00ebsohet nj\u00eb kuptim m\u00eb i mir\u00eb dhe m\u00eb i thell\u00eb i ngjarjeve t\u00eb jashtme, ne kemi nj\u00eb mang\u00ebsi dhe besoj se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tem\u00eb q\u00eb duhet hulumtuar dhe shtjelluar m\u00eb tej. I njohim nga jasht\u00eb heronjt\u00eb dhe njer\u00ebzit e shquar t\u00eb vendit ton\u00eb, por pak e njohim bot\u00ebn e tyre t\u00eb brendshme.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ngjarjet historike nuk mund t\u00eb shpjegohen dhe t\u00eb interpretohen vet\u00ebm n\u00eb kushtet materiale t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie ose t\u00eb nj\u00eb kohe t\u00eb caktuar, N\u00eb histori ndikojn\u00eb, si kushtet gjeopolitike, ekonomike dhe shoq\u00ebrore, po ashtu edhe kushtet kulturore (ku p\u00ebrfshihen bot\u00ebkuptimet, mentalitetet, zakonet, arti, p\u00ebrjetimi fetar dhe gjendja psikologjike) t\u00eb koh\u00ebs kur ndodhnin ngjarjet. Sepse, jo rrall\u00eb, historian\u00ebt i kan\u00eb shkruar ngjarjet e s\u00eb kaluar\u00ebs, jo n\u00eb kontekstin e koh\u00ebs kur ato kan\u00eb ndodhur, por n\u00eb kontekstin e koh\u00ebs s\u00eb tyre. Historiografia moderne i shikon ngjarjet historike n\u00eb shum\u00eb dimensione, sepse t\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb t\u00eb pandashme dhe t\u00eb nd\u00ebrlidhura me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. Qysh n\u00eb shekullin XVIII, q\u00eb p\u00ebrkon edhe me shekullin e lul\u00ebzimit t\u00eb Voskopoj\u00ebs, Volteri shkruante: \u201cObjekti im kryesor nuk \u00ebsht\u00eb historia politike ose ushtarake, por \u00ebsht\u00eb historia e arteve, e tregtis\u00eb, e qytet\u00ebrimit \u2013 me nj\u00eb fjal\u00eb \u2013 e mendjes njer\u00ebzore. Dy Librat e tij historik\u00eb, shum\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm, Shekulli i Luigjit XIV dhe Ese e zakoneve dhe mendjes (ose e frym\u00ebs) s\u00eb kombeve, me t\u00eb cilat fillon historiografia moderne e Franc\u00ebs, u b\u00ebn\u00eb gjithashtu nj\u00eb gur themeli p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb historiografin\u00eb moderne, sepse, pa paraqitjen gjithashtu t\u00eb frym\u00ebs dhe mendjes njer\u00ebzore, d.m.th. t\u00eb gjendjes kulturore, historia nuk mund t\u00eb jet\u00eb e plot\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Mendja dhe kultura jan\u00eb t\u00eb pandara nga nj\u00ebra tjetra, sepse njer\u00ebzit formohen nga kultura e tyre dhe jan\u00eb po ata q\u00eb formojn\u00eb vazhdim\u00ebsin\u00eb e kultur\u00ebs. Prandaj, \u00ebsht\u00eb jetike p\u00ebr ne q\u00eb vlerat e krijuara n\u00eb vendin ton\u00eb, t\u00eb paraqiten ashtu si\u00e7 jan\u00eb, me t\u00ebr\u00eb bukurin\u00eb, madh\u00ebshtin\u00eb dhe dob\u00ebsit\u00eb q\u00eb ato mund t\u00eb ken\u00eb. Sepse, jo rrall\u00eb, ato jan\u00eb paraqitur t\u00eb deformuara, sa q\u00eb shpesh \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kuptohet p\u00ebrse po b\u00ebhet fjal\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Le t\u00eb marrim si shembull paraqitjen q\u00eb i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ikonografis\u00eb ton\u00eb. Ato jan\u00eb paraqitur sikur t\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb vetvetiu. Nuk \u00ebsht\u00eb folur pothuajse fare p\u00ebr frym\u00ebn q\u00eb i frym\u00ebzonte ikonograf\u00ebt dhe p\u00ebr ambientin e tyre fetaro-kulturor ku ata jetonin. Q\u00eb Onufri ka qen\u00eb protopap\u00eb (prift i par\u00eb) pak p\u00ebrmendet. Edhe kur p\u00ebrmendet, kjo b\u00ebhet vet\u00ebm thjesht si pjes\u00eb e biografis\u00eb s\u00eb tij dhe jo si pjesa kryesore e frym\u00ebzimit dhe e p\u00ebrjetimit t\u00eb asaj q\u00eb ai pikturonte. Sepse, stili q\u00eb karakterizon artin bizantin, ka t\u00eb b\u00ebj kryesisht me shprehjen fetare, ose e th\u00ebn\u00eb ndryshe, me p\u00ebrkthimin e teologjis\u00eb s\u00eb kish\u00ebs n\u00eb mjete artistike, qofshin ato muzikore, arkitekturore, ikonografike etj. Q\u00ebllimi i k\u00ebtij arti ishte t\u00eb shprehte misterin e besimit, prandaj ky art \u00ebsht\u00eb i mbushur me nj\u00eb simboliz\u00ebm shpirt\u00ebror kaq t\u00eb pasur dhe t\u00eb thell\u00eb. Kisha Ortodokse, e cila ishte krijuesja e k\u00ebsaj trash\u00ebgimie t\u00eb pasur kulturore, p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme, p\u00ebrmendej fare pak ose aspak, duke u l\u00ebn\u00eb pothuajse n\u00eb hije. Po ashtu, p\u00ebrmendet pak, ose aspak, kostoja e lart\u00eb financiare, pa t\u00eb cil\u00ebn k\u00ebto vlera nuk do t\u00eb mund t\u00eb krijoheshin.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Duke i paraqitur k\u00ebshtu t\u00eb gjymtuara, ne vet\u00eb i gjymtojm\u00eb vlerat tona historike dhe kulturore dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr ne cenojm\u00eb vazhdim\u00ebsin\u00eb psiko-kulturore t\u00eb popullit ton\u00eb, duke krijuar \u00e7oroditje dhe mjegullim. E v\u00ebrteta nuk d\u00ebmton ask\u00ebnd, dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ne nuk mund t\u00eb kemi tagrin ta fshehim ose ta shtremb\u00ebrojm\u00eb at\u00eb. Njer\u00ebzit mund t\u00eb mos ta p\u00eblqejn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, mund ta shikojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn t\u00eb pap\u00ebrshtatshme dhe l\u00ebnduese, mund ta persekutojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, ta shkat\u00ebrrojn\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrpiqen ta shtypin edhe n\u00ebp\u00ebrmjet ligjit. Por t\u00eb mendosh se njer\u00ebzit kan\u00eb pushtetin p\u00ebrfundimtar mbi t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn \u00ebsht\u00eb nj\u00eb iluzion. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb, njer\u00ebzit jo.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb historiografin\u00eb ton\u00eb, me gjith\u00eb pun\u00ebn e madhe, e cila duhet vler\u00ebsuar, b\u00ebr\u00eb nga nj\u00eb brez i talentuar dhe i aft\u00eb historian\u00ebsh, por interpretimi i ngjarjeve historike, n\u00eb veprat e tyre, u deformua r\u00ebnd\u00eb nga presioni i regjimit t\u00eb kaluar. Ky deformim krijoi paragjykime dhe opinione t\u00eb paracaktuara, t\u00eb cilat pengojn\u00eb akoma edhe sot zbulimin e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, sepse paragjykimet dhe opinionet e paracaktuara jan\u00eb realisht nj\u00eb penges\u00eb e madhe. \u201cAjo q\u00eb i kund\u00ebrvihet m\u00eb shum\u00eb zbulimin e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs \u2013 shkruan Shopenhauri \u2013 nuk \u00ebsht\u00eb paraqitja e rreme q\u00eb rrjedh nga gj\u00ebrat dhe q\u00eb t\u00eb drejton n\u00eb gabim, ose drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti nga dob\u00ebsia e fuqis\u00eb s\u00eb arsyetimit. P\u00ebrkundrazi, ajo vjen nga mendimi i paracaktuar, nga paragjykimi, i cili si i rrem\u00eb a priori, i kund\u00ebrvihet t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. \u00cbsht\u00eb pra si nj\u00eb er\u00eb e kund\u00ebrt q\u00eb e shtyn anijen mbrapa nga drejtimi ku ndodhet bregu, k\u00ebshtu q\u00eb timoni dhe velat punojn\u00eb m\u00eb kot.<\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>II<\/strong><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">E b\u00ebra k\u00ebt\u00eb hyrje pak t\u00eb gjat\u00eb, sepse mendoj se kjo do t\u00eb na ndihmoj\u00eb p\u00ebr ta kuptuar dhe vler\u00ebsuar edhe m\u00eb shum\u00eb jet\u00ebn dhe vepr\u00ebn e Theofanit ton\u00eb t\u00eb dashur. Ai ia p\u00ebrkushtoi t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn e tij t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, studioi p\u00ebr At\u00eb dhe punoi p\u00ebr at\u00eb, duke u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb shembull p\u00ebr shum\u00eb e shum\u00eb njer\u00ebz. Fjala e tij e dashur jepte shpres\u00eb, qortimi i tij nuk zem\u00ebronte dhe k\u00ebshillat e tij nd\u00ebrtonin. Tek ai ishte kombinuar dijetari me shpres\u00ebtarin, duke i dh\u00ebn\u00eb fjal\u00ebve t\u00eb tij, t\u00eb dala nga nj\u00eb mendje e ditur, edhe ngroht\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb zemre t\u00eb prekur nga dashuria e Krishtit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Theofani lindi n\u00eb vitin 1914 n\u00eb Elbasan, n\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb njohur t\u00eb lagjes Kala. Shkoll\u00ebn fillore e b\u00ebri n\u00eb Elbasan dhe m\u00eb pas studjoi n\u00eb Seminarin Teologjik n\u00eb qytetin e Manastirit. Studimet e larta teologjike i vazhdoi n\u00eb Athin\u00eb. I pajisur k\u00ebshtu me nj\u00eb njohuri t\u00eb madhe teologjike dhe njoh\u00ebs i disa gjuh\u00ebve t\u00eb huaja ai ishte personi i duhur q\u00eb Per\u00ebndia e kishte p\u00ebrgatitur n\u00eb ruajtjen e kultur\u00ebs s\u00eb vendit ton\u00eb dhe t\u00eb pasuris\u00eb shpirt\u00ebrore t\u00eb tij. Ne jemi mbledhur pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkujtuar at\u00eb dhe vepr\u00ebn e tij. p\u00ebr mbrojtjen e kishave dhe kultur\u00ebs s\u00eb vendit ton\u00eb, si edhe p\u00ebr mbledhjen dhe ruajtjen e ikonave, k\u00ebsaj pasurie t\u00eb rrall\u00eb shpirt\u00ebrore dhe kulturore, e cila d\u00ebshmon p\u00ebr besimin e fort\u00eb dhe devotshm\u00ebrin\u00eb e vazhdueshme t\u00eb popullit ton\u00eb. Me v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe me rrezik real ai mblodhi mij\u00ebra ikona, t\u00eb cilat tashm\u00eb jan\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb museum dhe n\u00eb muzeume t\u00eb tjera n\u00eb mbar\u00eb vendin.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Theofani jetoi dhe punoi n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb ku mbrojtja e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs k\u00ebrkonte guxim dhe vendosm\u00ebri, ku shum\u00eb thonin dhe mendonin se po ai mundohej m\u00eb kot, madje shum\u00eb vet\u00eb, edhe nga dashamir\u00ebsit e tij, i thonin se \u00e7\u2019po fiton nga t\u00ebr\u00eb kjo p\u00ebrpjekje. I thonin k\u00ebto, se nuk e kuptonin, se t\u00eb \u201chumb\u00ebsh\u201d p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, k\u00ebrkon nj\u00eb besim t\u00eb madh dhe p\u00ebr nj\u00eb besimtar si Theofani t\u00eb humb\u00ebsh p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fitim dhe madje fitim i madh. Ata nuk e kuptonin p\u00ebrse ai po p\u00ebrpiqej t\u00eb ruante k\u00ebt\u00eb pasuri t\u00eb madhe shpirt\u00ebrore, sepse nuk e njihnin bot\u00ebn e tij t\u00eb brendshme shpirt\u00ebrore.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nga nj\u00eb koleg i tij kam d\u00ebgjuar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb k\u00ebto fjal\u00eb: Theofani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njeri i mir\u00eb, i drejt\u00eb, i ditur, familjar dhe pun\u00ebtor, por se kuptoj se p\u00ebrse rrezikon kaq shum\u00eb. Tertuliani, nj\u00eb apologjet i madh i krishter\u00eb n\u00eb shekullin e dyt\u00eb pas Krishtin, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur perandoria romake i p\u00ebrndiqte mizorisht t\u00eb krishter\u00ebt, shkruan: \u201cD\u00ebgjohen shpesh n\u00eb Rom\u00eb k\u00ebto fjal\u00eb, filani \u00ebsht\u00eb burr\u00eb i mir\u00eb, i drejt\u00eb, i dashur dhe i ndihmon t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb n\u00eb nevoj\u00eb, por \u00e7\u2019e do \u00ebsht\u00eb i krishter\u00eb. Nuk ndalin t\u00eb mendojn\u00eb se p\u00ebrse ai \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb, i dashur dhe zem\u00ebrdhembshur? \u00cbsht\u00eb i till\u00eb pik\u00ebrisht sepse \u00ebsht\u00eb i krishter\u00eb.\u201d<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">At\u00eb q\u00eb nuk kuptonin disa nga koleg\u00ebt e Theofanit ishte pik\u00ebrisht kjo gj\u00eb. Ai rrezikoi gjith\u00e7ka, p\u00ebr t\u00eb ruajtur thesarin shpirt\u00ebror t\u00eb vendit t\u00eb tij pik\u00ebrisht sepse ishte besimtar, nj\u00eb njeri me integritet dhe e donte dhe e mbronte t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn edhe kur kjo gj\u00eb ishte me rrezik. K\u00ebt\u00eb e tregon edhe nj\u00eb ngjarje nga jeta e tij, t\u00eb cil\u00ebn na e ka treguar vet\u00eb, por \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb edhe nga disa bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb tij. Disa nga koleg\u00ebt e tij, nga cmira, e akuzuan, se n\u00ebp\u00ebrmjet maskimit p\u00ebr pun\u00eb shkencore, ai b\u00ebnte propagand\u00eb fetare. N\u00eb nj\u00eb mbledhje, p\u00ebr ta z\u00ebn\u00eb n\u00eb kurth, at\u00eb e pyet\u00ebn: \u201cA beson n\u00eb Zot, apo jo?\u201d Ai iu p\u00ebrgjigj qet\u00eb por i vendosur: \u201cT\u2019ju them se nuk besoj do t\u2019ju g\u00ebnjej dhe g\u00ebnjeshtrat nuk jan\u00eb n\u00eb karakterin tim.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Dua t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris di\u00e7ka q\u00eb e kam th\u00ebn\u00eb edhe n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr konference kushtuar vepr\u00ebs s\u00eb Theofanit. Sot, kur shum\u00eb nga persekutor\u00ebve t\u00eb tij u \u00ebsht\u00eb harruar emri, ndon\u00ebse nuk kan\u00eb kaluar shum\u00eb koh\u00eb, atij q\u00eb \u201cu mundua m\u00eb kot\u201d p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn po i shk\u00eblqen emri. Nj\u00eb nga shembujt \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ky i sotmi. Emrin e Theofan Pop\u00ebs u munduan ta linin n\u00eb harres\u00eb, ta denigronin dhe madje ta posht\u00ebronin, por nuk mund\u00ebn dot, as at\u00ebher\u00eb dhe aq m\u00eb pak sot.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Duke u p\u00ebrpjekur p\u00ebr t\u2019i ruajtur ato, ai ishte i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm se po ruante nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb shpirtit t\u00eb popullit ton\u00eb, pa t\u00eb cilin asnj\u00eb popull nuk mund t\u00eb jetoj\u00eb. Duke i mbledhur dhe duke ruajtur ato, ndon\u00ebse shpesh me rrezik, ai ruante at\u00eb pak drit\u00eb q\u00eb kishte mundur t\u00eb shp\u00ebtonte nga stuhit\u00eb e tmerrshme q\u00eb kan\u00eb fryr\u00eb vazhdimisht me t\u00ebrbim mbi vendin ton\u00eb, at\u00eb drit\u00eb kaq t\u00eb nevojshme p\u00ebr ne. Populli yn\u00eb kishte nevoj\u00eb p\u00ebr drit\u00eb, m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do vend tjet\u00ebr, sepse k\u00ebtu edhe err\u00ebsira ishte m\u00eb e madhe. Njer\u00ebz si Theofani, si edhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, secili sipas aft\u00ebsive dhe mund\u00ebsive q\u00eb kishin, dhan\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb madh p\u00ebr ta ruajtur k\u00ebt\u00eb drit\u00eb dhe p\u00ebr ta shp\u00ebrndar\u00eb at\u00eb kudo. N\u00eb qiellin e err\u00ebt atesit, k\u00ebta ishin yjet e pak\u00ebt q\u00eb rrezatuan drit\u00eb, at\u00eb drit\u00eb aq t\u00eb domosdoshme p\u00ebr jet\u00ebn e njeriut dhe p\u00ebrmbushjen e q\u00ebllimit t\u00eb jet\u00ebs. K\u00ebta do t\u00eb mbeten gjithmon\u00eb n\u00eb mendjen dhe zemr\u00ebn ton\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">M\u00eb kujtohet entuziazmi dhe shpresa e tij e madhe edhe n\u00eb \u00e7astet kur \u00e7do njeri do ta kapej nga d\u00ebshp\u00ebrimi i thell\u00eb. Kur u mbyll\u00ebn kishat, ai e mbajti p\u00ebrs\u00ebri shpres\u00ebn, kur i arrestuan djalin e tij Dhimitrin, ai p\u00ebrs\u00ebri u mb\u00ebshtet tek Per\u00ebndia dhe nuk u dor\u00ebzua. Edhe n\u00eb \u00e7astet e fundit t\u00eb jet\u00ebs, kur ishte i s\u00ebmur\u00eb dhe e kuptoi se Per\u00ebndia i tij i dashur, t\u00eb Cilit i kishte sh\u00ebrbyer me devotshm\u00ebri gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs, po e th\u00ebrriste pran\u00eb Tij, ai p\u00ebrs\u00ebri e p\u00ebrballoi vdekjen me qet\u00ebsi dhe besimin e madh se ajo nuk \u00ebsht\u00eb fundi, por fillimi i jet\u00ebs s\u00eb plot\u00eb, duke d\u00ebshmuar edhe n\u00eb \u00e7astet e fundit p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb dhe dashurin\u00eb e tij p\u00ebr njeriun.<\/p>\n<p style=\"text-align: right;\"><em>Nga: Mitropoliti i Kor\u00e7\u00ebs Hir\u00ebsi Joani<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<hr \/>\n<p>Mitropoliti i Kor\u00e7\u00ebs Hir\u00ebsi Joani mbi vepr\u00ebn dhe kontributin e teologut t\u00eb mir\u00ebnjohur z. Theofan Popa p\u00ebr konservimin dhe mbrojten e pasurive kishtare n\u00eb koh\u00ebn e err\u00ebt t\u00eb ateizmit komunist.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><div class=\"oa-video-wrapper oa-facebook-wrapper\" style=\"max-width: 100%;\">\n                    <div class=\"oa-video-responsive oa-facebook-responsive\">\n                        <iframe \n                            src=\"https:\/\/www.facebook.com\/plugins\/video.php?href=https%3A%2F%2Ffb.watch%2FgvKtN7FYHL%2F&#038;show_text=false\" \n                            style=\"border:none;overflow:hidden\" \n                            scrolling=\"no\" \n                            frameborder=\"0\" \n                            allowfullscreen=\"true\" \n                            allow=\"autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share\"\n                            loading=\"lazy\"\n                            title=\"Facebook Video\">\n                        <\/iframe>\n                    <\/div>\n                <\/div><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; Mitropoliti i Kor\u00e7\u00ebs Hir\u00ebsi Joani mbi vepr\u00ebn dhe kontributin e teologut t\u00eb mir\u00ebnjohur z. Theofan Popa p\u00ebr konservimin dhe mbrojten e pasurive kishtare n\u00eb koh\u00ebn e err\u00ebt t\u00eb ateizmit komunist. &#8220;Theofani, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk humbi, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk u mundua m\u00eb\u00a0kot, por fitoi shum\u00eb. Fitoi Per\u00ebndin\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e vetmja pasuri&#8221;. Figura e Theofan Pop\u00ebs Fjala e mbajtur n\u00eb Sesionin Shkencor t\u00eb<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":62301,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52467453482_ceecf022c8_b.jpg","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[108,1935],"tags":[2843,212,3031],"class_list":["post-62298","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-news-sq","tag-2843","tag-lajme-d27","tag-theofan-popa"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Mitropoliti i Kor\u00e7\u00ebs Hir\u00ebsi Joani mbi vepr\u00ebn dhe kontributin e teologut t\u00eb mir\u00ebnjohur z. Theofan Popa p\u00ebr konservimin dhe mbrojten e pasurive kishtare n\u00eb koh\u00ebn e err\u00ebt t\u00eb ateizmit komunist. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/10\/23\/mitropoliti-i-korces-hiresi-joani-mbi-vepren-dhe-kontributin-e-teologut-te-mirenjohur-z-theofan-popa-per-konservimin-dhe-mbrojten-e-pasurive-kishtare-ne-kohen-e-erret-te-ateizmit-komunist\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Mitropoliti i Kor\u00e7\u00ebs Hir\u00ebsi Joani mbi vepr\u00ebn dhe kontributin e teologut t\u00eb mir\u00ebnjohur z. Theofan Popa p\u00ebr konservimin dhe mbrojten e pasurive kishtare n\u00eb koh\u00ebn e err\u00ebt t\u00eb ateizmit komunist. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"&nbsp; Mitropoliti i Kor\u00e7\u00ebs Hir\u00ebsi Joani mbi vepr\u00ebn dhe kontributin e teologut t\u00eb mir\u00ebnjohur z. Theofan Popa p\u00ebr konservimin dhe mbrojten e pasurive kishtare n\u00eb koh\u00ebn e err\u00ebt t\u00eb ateizmit komunist. &#8220;Theofani, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk humbi, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk u mundua m\u00eb\u00a0kot, por fitoi shum\u00eb. Fitoi Per\u00ebndin\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e vetmja pasuri&#8221;. Figura e Theofan Pop\u00ebs Fjala e mbajtur n\u00eb Sesionin Shkencor t\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/10\/23\/mitropoliti-i-korces-hiresi-joani-mbi-vepren-dhe-kontributin-e-teologut-te-mirenjohur-z-theofan-popa-per-konservimin-dhe-mbrojten-e-pasurive-kishtare-ne-kohen-e-erret-te-ateizmit-komunist\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2022-10-23T10:00:16+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2022-10-31T17:48:40+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52467453482_ceecf022c8_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52467453482_ceecf022c8_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/10\/23\/mitropoliti-i-korces-hiresi-joani-mbi-vepren-dhe-kontributin-e-teologut-te-mirenjohur-z-theofan-popa-per-konservimin-dhe-mbrojten-e-pasurive-kishtare-ne-kohen-e-erret-te-ateizmit-komunist\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/10\/23\/mitropoliti-i-korces-hiresi-joani-mbi-vepren-dhe-kontributin-e-teologut-te-mirenjohur-z-theofan-popa-per-konservimin-dhe-mbrojten-e-pasurive-kishtare-ne-kohen-e-erret-te-ateizmit-komunist\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"Mitropoliti i Kor\u00e7\u00ebs Hir\u00ebsi Joani mbi vepr\u00ebn dhe kontributin e teologut t\u00eb mir\u00ebnjohur z. Theofan Popa p\u00ebr konservimin dhe mbrojten e pasurive kishtare n\u00eb koh\u00ebn e err\u00ebt t\u00eb ateizmit komunist.\",\"datePublished\":\"2022-10-23T10:00:16+00:00\",\"dateModified\":\"2022-10-31T17:48:40+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/10\/23\/mitropoliti-i-korces-hiresi-joani-mbi-vepren-dhe-kontributin-e-teologut-te-mirenjohur-z-theofan-popa-per-konservimin-dhe-mbrojten-e-pasurive-kishtare-ne-kohen-e-erret-te-ateizmit-komunist\/\"},\"wordCount\":2495,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/10\/23\/mitropoliti-i-korces-hiresi-joani-mbi-vepren-dhe-kontributin-e-teologut-te-mirenjohur-z-theofan-popa-per-konservimin-dhe-mbrojten-e-pasurive-kishtare-ne-kohen-e-erret-te-ateizmit-komunist\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52467453482_ceecf022c8_b.jpg\",\"keywords\":[\"2022\",\"lajme\",\"THEOFAN POPA\"],\"articleSection\":[\"Lajme\",\"Lajme AL\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/10\/23\/mitropoliti-i-korces-hiresi-joani-mbi-vepren-dhe-kontributin-e-teologut-te-mirenjohur-z-theofan-popa-per-konservimin-dhe-mbrojten-e-pasurive-kishtare-ne-kohen-e-erret-te-ateizmit-komunist\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/10\/23\/mitropoliti-i-korces-hiresi-joani-mbi-vepren-dhe-kontributin-e-teologut-te-mirenjohur-z-theofan-popa-per-konservimin-dhe-mbrojten-e-pasurive-kishtare-ne-kohen-e-erret-te-ateizmit-komunist\/\",\"name\":\"Mitropoliti i Kor\u00e7\u00ebs Hir\u00ebsi Joani mbi vepr\u00ebn dhe kontributin e teologut t\u00eb mir\u00ebnjohur z. Theofan Popa p\u00ebr konservimin dhe mbrojten e pasurive kishtare n\u00eb koh\u00ebn e err\u00ebt t\u00eb ateizmit komunist. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/10\/23\/mitropoliti-i-korces-hiresi-joani-mbi-vepren-dhe-kontributin-e-teologut-te-mirenjohur-z-theofan-popa-per-konservimin-dhe-mbrojten-e-pasurive-kishtare-ne-kohen-e-erret-te-ateizmit-komunist\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/10\/23\/mitropoliti-i-korces-hiresi-joani-mbi-vepren-dhe-kontributin-e-teologut-te-mirenjohur-z-theofan-popa-per-konservimin-dhe-mbrojten-e-pasurive-kishtare-ne-kohen-e-erret-te-ateizmit-komunist\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52467453482_ceecf022c8_b.jpg\",\"datePublished\":\"2022-10-23T10:00:16+00:00\",\"dateModified\":\"2022-10-31T17:48:40+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/10\/23\/mitropoliti-i-korces-hiresi-joani-mbi-vepren-dhe-kontributin-e-teologut-te-mirenjohur-z-theofan-popa-per-konservimin-dhe-mbrojten-e-pasurive-kishtare-ne-kohen-e-erret-te-ateizmit-komunist\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/10\/23\/mitropoliti-i-korces-hiresi-joani-mbi-vepren-dhe-kontributin-e-teologut-te-mirenjohur-z-theofan-popa-per-konservimin-dhe-mbrojten-e-pasurive-kishtare-ne-kohen-e-erret-te-ateizmit-komunist\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/10\/23\/mitropoliti-i-korces-hiresi-joani-mbi-vepren-dhe-kontributin-e-teologut-te-mirenjohur-z-theofan-popa-per-konservimin-dhe-mbrojten-e-pasurive-kishtare-ne-kohen-e-erret-te-ateizmit-komunist\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52467453482_ceecf022c8_b.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52467453482_ceecf022c8_b.jpg\",\"width\":\"1023\",\"height\":\"639\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/10\/23\/mitropoliti-i-korces-hiresi-joani-mbi-vepren-dhe-kontributin-e-teologut-te-mirenjohur-z-theofan-popa-per-konservimin-dhe-mbrojten-e-pasurive-kishtare-ne-kohen-e-erret-te-ateizmit-komunist\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Mitropoliti i Kor\u00e7\u00ebs Hir\u00ebsi Joani mbi vepr\u00ebn dhe kontributin e teologut t\u00eb mir\u00ebnjohur z. Theofan Popa p\u00ebr konservimin dhe mbrojten e pasurive kishtare n\u00eb koh\u00ebn e err\u00ebt t\u00eb ateizmit komunist.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Mitropoliti i Kor\u00e7\u00ebs Hir\u00ebsi Joani mbi vepr\u00ebn dhe kontributin e teologut t\u00eb mir\u00ebnjohur z. Theofan Popa p\u00ebr konservimin dhe mbrojten e pasurive kishtare n\u00eb koh\u00ebn e err\u00ebt t\u00eb ateizmit komunist. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/10\/23\/mitropoliti-i-korces-hiresi-joani-mbi-vepren-dhe-kontributin-e-teologut-te-mirenjohur-z-theofan-popa-per-konservimin-dhe-mbrojten-e-pasurive-kishtare-ne-kohen-e-erret-te-ateizmit-komunist\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Mitropoliti i Kor\u00e7\u00ebs Hir\u00ebsi Joani mbi vepr\u00ebn dhe kontributin e teologut t\u00eb mir\u00ebnjohur z. Theofan Popa p\u00ebr konservimin dhe mbrojten e pasurive kishtare n\u00eb koh\u00ebn e err\u00ebt t\u00eb ateizmit komunist. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"&nbsp; Mitropoliti i Kor\u00e7\u00ebs Hir\u00ebsi Joani mbi vepr\u00ebn dhe kontributin e teologut t\u00eb mir\u00ebnjohur z. Theofan Popa p\u00ebr konservimin dhe mbrojten e pasurive kishtare n\u00eb koh\u00ebn e err\u00ebt t\u00eb ateizmit komunist. &#8220;Theofani, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk humbi, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk u mundua m\u00eb\u00a0kot, por fitoi shum\u00eb. Fitoi Per\u00ebndin\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e vetmja pasuri&#8221;. Figura e Theofan Pop\u00ebs Fjala e mbajtur n\u00eb Sesionin Shkencor t\u00eb","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/10\/23\/mitropoliti-i-korces-hiresi-joani-mbi-vepren-dhe-kontributin-e-teologut-te-mirenjohur-z-theofan-popa-per-konservimin-dhe-mbrojten-e-pasurive-kishtare-ne-kohen-e-erret-te-ateizmit-komunist\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2022-10-23T10:00:16+00:00","article_modified_time":"2022-10-31T17:48:40+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52467453482_ceecf022c8_b.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_image":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52467453482_ceecf022c8_b.jpg","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/10\/23\/mitropoliti-i-korces-hiresi-joani-mbi-vepren-dhe-kontributin-e-teologut-te-mirenjohur-z-theofan-popa-per-konservimin-dhe-mbrojten-e-pasurive-kishtare-ne-kohen-e-erret-te-ateizmit-komunist\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/10\/23\/mitropoliti-i-korces-hiresi-joani-mbi-vepren-dhe-kontributin-e-teologut-te-mirenjohur-z-theofan-popa-per-konservimin-dhe-mbrojten-e-pasurive-kishtare-ne-kohen-e-erret-te-ateizmit-komunist\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"Mitropoliti i Kor\u00e7\u00ebs Hir\u00ebsi Joani mbi vepr\u00ebn dhe kontributin e teologut t\u00eb mir\u00ebnjohur z. Theofan Popa p\u00ebr konservimin dhe mbrojten e pasurive kishtare n\u00eb koh\u00ebn e err\u00ebt t\u00eb ateizmit komunist.","datePublished":"2022-10-23T10:00:16+00:00","dateModified":"2022-10-31T17:48:40+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/10\/23\/mitropoliti-i-korces-hiresi-joani-mbi-vepren-dhe-kontributin-e-teologut-te-mirenjohur-z-theofan-popa-per-konservimin-dhe-mbrojten-e-pasurive-kishtare-ne-kohen-e-erret-te-ateizmit-komunist\/"},"wordCount":2495,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/10\/23\/mitropoliti-i-korces-hiresi-joani-mbi-vepren-dhe-kontributin-e-teologut-te-mirenjohur-z-theofan-popa-per-konservimin-dhe-mbrojten-e-pasurive-kishtare-ne-kohen-e-erret-te-ateizmit-komunist\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52467453482_ceecf022c8_b.jpg","keywords":["2022","lajme","THEOFAN POPA"],"articleSection":["Lajme","Lajme AL"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/10\/23\/mitropoliti-i-korces-hiresi-joani-mbi-vepren-dhe-kontributin-e-teologut-te-mirenjohur-z-theofan-popa-per-konservimin-dhe-mbrojten-e-pasurive-kishtare-ne-kohen-e-erret-te-ateizmit-komunist\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/10\/23\/mitropoliti-i-korces-hiresi-joani-mbi-vepren-dhe-kontributin-e-teologut-te-mirenjohur-z-theofan-popa-per-konservimin-dhe-mbrojten-e-pasurive-kishtare-ne-kohen-e-erret-te-ateizmit-komunist\/","name":"Mitropoliti i Kor\u00e7\u00ebs Hir\u00ebsi Joani mbi vepr\u00ebn dhe kontributin e teologut t\u00eb mir\u00ebnjohur z. Theofan Popa p\u00ebr konservimin dhe mbrojten e pasurive kishtare n\u00eb koh\u00ebn e err\u00ebt t\u00eb ateizmit komunist. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/10\/23\/mitropoliti-i-korces-hiresi-joani-mbi-vepren-dhe-kontributin-e-teologut-te-mirenjohur-z-theofan-popa-per-konservimin-dhe-mbrojten-e-pasurive-kishtare-ne-kohen-e-erret-te-ateizmit-komunist\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/10\/23\/mitropoliti-i-korces-hiresi-joani-mbi-vepren-dhe-kontributin-e-teologut-te-mirenjohur-z-theofan-popa-per-konservimin-dhe-mbrojten-e-pasurive-kishtare-ne-kohen-e-erret-te-ateizmit-komunist\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52467453482_ceecf022c8_b.jpg","datePublished":"2022-10-23T10:00:16+00:00","dateModified":"2022-10-31T17:48:40+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/10\/23\/mitropoliti-i-korces-hiresi-joani-mbi-vepren-dhe-kontributin-e-teologut-te-mirenjohur-z-theofan-popa-per-konservimin-dhe-mbrojten-e-pasurive-kishtare-ne-kohen-e-erret-te-ateizmit-komunist\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/10\/23\/mitropoliti-i-korces-hiresi-joani-mbi-vepren-dhe-kontributin-e-teologut-te-mirenjohur-z-theofan-popa-per-konservimin-dhe-mbrojten-e-pasurive-kishtare-ne-kohen-e-erret-te-ateizmit-komunist\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/10\/23\/mitropoliti-i-korces-hiresi-joani-mbi-vepren-dhe-kontributin-e-teologut-te-mirenjohur-z-theofan-popa-per-konservimin-dhe-mbrojten-e-pasurive-kishtare-ne-kohen-e-erret-te-ateizmit-komunist\/#primaryimage","url":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52467453482_ceecf022c8_b.jpg","contentUrl":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52467453482_ceecf022c8_b.jpg","width":"1023","height":"639"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/10\/23\/mitropoliti-i-korces-hiresi-joani-mbi-vepren-dhe-kontributin-e-teologut-te-mirenjohur-z-theofan-popa-per-konservimin-dhe-mbrojten-e-pasurive-kishtare-ne-kohen-e-erret-te-ateizmit-komunist\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Mitropoliti i Kor\u00e7\u00ebs Hir\u00ebsi Joani mbi vepr\u00ebn dhe kontributin e teologut t\u00eb mir\u00ebnjohur z. Theofan Popa p\u00ebr konservimin dhe mbrojten e pasurive kishtare n\u00eb koh\u00ebn e err\u00ebt t\u00eb ateizmit komunist."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62298","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62298"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62298\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62300,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62298\/revisions\/62300"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62301"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62298"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62298"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62298"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}