{"id":62275,"date":"2025-10-20T00:02:36","date_gmt":"2025-10-19T22:02:36","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=62275"},"modified":"2025-11-07T21:24:19","modified_gmt":"2025-11-07T20:24:19","slug":"20-tetor-deshmor-i-madh-artemi-oshenar-gjerasimi-ne-kefaloni-oshenare-matrona-ne-hios","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/10\/20\/20-tetor-deshmor-i-madh-artemi-oshenar-gjerasimi-ne-kefaloni-oshenare-matrona-ne-hios\/","title":{"rendered":"&#8211; 20 Tetor &#8211; D\u00ebshmor i madh Artemi. Osh\u00ebnar Gjerasimi n\u00eb Kefaloni. Osh\u00ebnare Matrona n\u00eb Hios."},"content":{"rendered":"<h4><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"%E2%80%93_Deshmor_i_Madh_Artemi_%E2%80%93\"><\/span><strong>&#8211; D\u00ebshmor i Madh Artemi \u2013<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ishte shpallur nga Konstandini i Madh (21 maj) duk\u00eb dhe komandant p\u00ebr gjith\u00eb Afrik\u00ebn. Dikur u thirr nga perandori Julian Shkel\u00ebsi (361-363), p\u00ebr ta takuar n\u00eb Antioki.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur ai u kthye nga Aleksandria, perandori torturonte me pes\u00ebqind goditje me shkopinj prift\u00ebrinjt\u00eb Evgjen dhe Makario (19 shkurt), t\u00eb cil\u00ebt duronin pa r\u00ebnkuar. Duke menduar se mos ndoshta heshtja e tij do t\u00eb ishte e barazvlershme me dezertimin, nga nj\u00ebra an\u00eb ai kontrolloi arroganc\u00ebn e mbretit, q\u00eb edhe ai ishte njeri si t\u00eb tjer\u00ebt, nd\u00ebrsa nga ana tjet\u00ebr shpalli Shp\u00ebtimtarin.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Mosbesuesi u shastis dhe pyeti kush ishte, sepse nuk e njihte personalisht. E informuan dhe u g\u00ebzua, sepse do t\u00eb hakmerrej p\u00ebr v\u00ebllan\u00eb e vet, Galin, q\u00eb kujtonte se e kishte ekzekutuar Artemi. Por at\u00eb e kishte vrar\u00eb n\u00eb vitin 354 mbreti bamir\u00ebs dhe kush\u00ebriri i tij, Konstandi (337-361), si njeri tinzar.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Prandaj atletin e tendos\u00ebn dhe e fshikulluan eg\u00ebrsisht, pastaj e fut\u00ebn n\u00eb burg. M\u00eb pas u thirr nga Julian Shkel\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb flijime, q\u00eb t\u00eb shp\u00ebtonte, edhe pse sipas mendimit t\u00eb tij i kishte vrar\u00eb t\u00eb v\u00ebllan\u00eb. Madje do ta shpallte m\u00ebk\u00ebmb\u00ebs t\u00eb tij dhe kryeprift t\u00eb per\u00ebndive. Martiri i provoi se s\u2019kishte marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb ekzekutimin e t\u00eb v\u00ebllait.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb nj\u00eb diskutim theologjik e mundi renegatin, i cili urdh\u00ebroi t\u2019i \u00e7irrnin kurrizin me rrodhe dhe t\u2019i shponin brinj\u00ebt dhe qepallat me ashkla t\u00eb ndezura. Ai as nuk r\u00ebnkoi dhe prandaj e rifut\u00ebn n\u00eb burg pa ushqim dhe pa uj\u00eb, por nat\u00ebn pa Krishtin, q\u00eb e sh\u00ebroi n\u00eb \u00e7ast.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pas 15 dit\u00ebsh Juliani shkoi n\u00eb Dafni, rrethin\u00eb e Antiokis\u00eb, q\u00eb ishte me fam\u00eb p\u00ebr flor\u00ebn dhe nd\u00ebrtimet e saj, n\u00eb ve\u00e7anti p\u00ebr tempullin me statuj\u00ebn e Apollonit, t\u00eb d\u00ebgjuar n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn. Por demoni q\u00eb ishte atje nuk i dha fjal\u00ebn \u201chyjnore\u201d, madje nat\u00ebn nj\u00eb zjarr dogji tempullin.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Tirani i zem\u00ebruar mbylli kish\u00ebn e krishter\u00eb, sekuestroi en\u00ebt e shenjta dhe i la t\u00eb lir\u00eb idhujtar\u00ebt kund\u00ebr besimtar\u00ebve. Ata dogj\u00ebn lipsanet e nderuara t\u00eb Pararend\u00ebsit (7 janar) dhe t\u00eb sh\u00ebn Eliseut (14 qershor), shkat\u00ebrruan shtatoren e Zotit, q\u00eb ishte nj\u00eb kushtim i sh\u00ebn Veronik\u00ebs (12 korrik). Gjithashtu, iu dha leje hebrenjve t\u00eb rind\u00ebrtonin tempullin e tyre, por ata i ndaluan fatkeq\u00ebsi vdekjeprur\u00ebse.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">M\u00eb pas Artemi (greqisht do t\u00eb thot\u00eb: i sh\u00ebndetsh\u00ebm) u d\u00ebrrmua sepse nga nj\u00eb lart\u00ebsi i hodh\u00ebn nj\u00eb gur t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, por t\u00eb nes\u00ebrmen u ngrit m\u00eb k\u00ebmb\u00eb edhe pse i tretur dhe i verb\u00ebr! Iu pre koka (ndoshta m\u00eb 20.10.362), pasi m\u00eb par\u00eb ishte lutur q\u00eb p\u00ebrndjekja t\u00eb nd\u00ebrpritej dhe d\u00ebgjoi se qysh at\u00eb \u00e7ast do t\u00eb kishte veti sh\u00ebruese. Lipsani i tij u d\u00ebrgua n\u00eb Bizant.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sh\u00ebron n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb habitshme herniet. P.sh. t\u00eb s\u00ebmur\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm e \u00ebnd\u00ebrronin duke i operuar, duke u b\u00ebr\u00eb kryqin ose thjesht, duke u th\u00ebn\u00eb se ishin t\u00eb sh\u00ebruar. Nj\u00ebri q\u00eb tallej me mrekullit\u00eb e tij, p\u00ebsoi vet\u00eb hernie!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sh\u00ebn Artemi n\u00eb koh\u00ebn e perandorit Konstand dhe me k\u00ebrkes\u00ebn e tij kishte transferuar lipsanet e sh\u00ebn Andreas dhe sh\u00ebn Lukait n\u00eb kish\u00ebn e Apostujve t\u00eb Shenjt\u00eb n\u00eb Konstandinopol. Tani n\u00eb fund, disa besojn\u00eb se tjet\u00ebr ishte duka i Aleksandris\u00eb, Artemi dhe tjet\u00ebr shenjtori yn\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"i\"><\/span><strong>* * * *<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"%E2%80%93_Oshenare_Matrona_ne_Hios_%E2%80%93\"><\/span><strong>&#8211; Osh\u00ebnare Matrona n\u00eb Hios \u2013<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sh\u00ebn Matrona jetoi rreth shekullit XV. Lindi n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb ishullit Hio nga prind\u00ebr besimtar\u00eb dhe t\u00eb mir\u00eb. Q\u00eb f\u00ebmij\u00eb, zelli hyjnor e digjte p\u00ebrbrenda dhe shpejt m\u00ebsoi p\u00ebr gj\u00ebrat e shenjta. Braktisi atdheun, prind\u00ebrit, pasurit\u00eb dhe u b\u00eb e huaj p\u00ebr hir t\u00eb dashuris\u00eb p\u00ebr At\u00eb q\u00eb u b\u00eb i huaj dhe banoi nd\u00ebr ne p\u00ebr shp\u00ebtimin ton\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pasurin\u00eb q\u00eb la n\u00eb atdhe e dha p\u00ebr t\u00eb varfrit dhe p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb kishe. Por gjat\u00eb punimeve p\u00ebr nd\u00ebrtimin e saj, brenda n\u00eb tok\u00eb u zbulua nj\u00eb thesar. Dyshoi se mund t\u00eb ishte nj\u00eb kurth i t\u00eb ligut, u lut dhe menj\u00ebher\u00eb ari u kthye n\u00eb nj\u00eb grumbull qymyri. U lajm\u00ebrua me nj\u00eb shenj\u00eb hyjnore q\u00eb t\u00eb mos nd\u00ebrtonte kish\u00eb n\u00eb at\u00eb vend, por nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb p\u00ebr t\u00eb s\u00ebmur\u00eb e t\u00eb huaj.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Puna e saj ishte lutja, himnimi, kreshma, pun\u00ebt asketike, lot\u00ebt. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, vet\u00ebm lot\u00ebt shpirt\u00ebror\u00eb mund t\u00eb freskojn\u00eb zemr\u00ebn e p\u00ebrflakur nga dashuria p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb. Fryma e saj ishte b\u00ebr\u00eb tashm\u00eb qiellore, e pastruar vazhdimisht n\u00eb Per\u00ebndin\u00eb, madje i t\u00ebr\u00eb trupi i shk\u00eblqente.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb barbar\u00ebt kishin pushtuar ishullin Hios dhe po mbillnin kudo terror e fatkeq\u00ebsi. Nj\u00eb prej tyre hyri nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb manastirin ku Matrona jetonte bashk\u00eb me nx\u00ebn\u00ebset e saj dhe tentoi t\u00eb sulmonte nj\u00eb nga murgeshat, po zem\u00ebrimi i Per\u00ebndis\u00eb nuk vonoi, e goditi barbarin, i cili ra p\u00ebrdhe i vdekur. Kur shenjtorja e pa se si u katandis, i erdhi keq dhe iu lut Zotit ta ngjallte e t\u2019i jepte rast p\u00ebr pendim. I vdekuri u ngrit sikur t\u00eb flinte dhe erdhi n\u00eb vete p\u00ebr at\u00eb q\u00eb b\u00ebri. Kjo mrekulli u p\u00ebrhap n\u00eb t\u00ebr\u00eb ishullin, madje kur barbar\u00ebt e d\u00ebgjuan, i zuri frika dhe i lan\u00eb t\u00eb qet\u00eb t\u00eb krishter\u00ebt.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pasi kaloi jet\u00ebn tok\u00ebsore, sh\u00ebn Matrona fjeti n\u00eb paqe dhe u la besnik\u00ebve orthodhoks\u00eb trupin e saj t\u00eb \u00e7muar si thesar dhe si burim sh\u00ebrimesh e mrekullish p\u00ebr ata q\u00eb i afrohen me bes\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"i-2\"><\/span><strong>* * * *<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"%E2%80%93_Oshenar_Gjerasimi_ne_Kefaloni_%E2%80%93\"><\/span><strong>&#8211; Osh\u00ebnar Gjerasimi n\u00eb Kefaloni \u2013<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sh\u00ebn Gjerasimi ishte nga Peloponezi. Prind\u00ebrit e lejuan q\u00eb t\u00eb ri t\u00eb studionte Shkrimet e Shenjta, n\u00eb t\u00eb cilat shk\u00eblqeu. Pas disa vjet\u00ebsh, la atdheun dhe shkoi n\u00eb ishullin e Zakinthit. Q\u00eb andej p\u00ebrshkoi t\u00ebr\u00eb Greqin\u00eb. Nga Thesalia u nis p\u00ebr n\u00eb Detin e Zi, Konstandinopoj\u00eb, Propontid\u00eb dhe Kalqedoni.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kudo q\u00eb shkonte, k\u00ebrkonte njer\u00ebz q\u00eb kishin shk\u00eblqyer n\u00eb jet\u00ebn asketike, q\u00eb t\u00eb mund t\u2019i m\u00ebsonin artin e arteve dhe shkenc\u00ebn e shkencave. Porsi blet\u00eb e zellshme shkoi edhe n\u00eb Malin e Shenjt\u00eb, ku thithi nektarin e luleve t\u00eb ndryshme t\u00eb virtytit q\u00eb vuri re tek asket\u00ebt. P\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb q\u00ebndroi n\u00eb shkoll\u00ebn e sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebve t\u00eb Hyjlind\u00ebses n\u00eb Athos. Mori Skim\u00ebn e Madhe murg\u00ebrore dhe u ushtrua n\u00eb virtytet e jet\u00ebs monakale, si kreshma e vazhdueshme, agripnit\u00eb gjat\u00eb nat\u00ebs, lot\u00ebt, lart\u00ebsimi i mendjes drejt Per\u00ebndis\u00eb n\u00eb qet\u00ebsin\u00eb absolute dhe past\u00ebrtin\u00eb e zemr\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pas disa vitesh, u nis p\u00ebr t\u00eb nderuar Vendet e Shenjta. N\u00eb Jerusalem u dor\u00ebzua n\u00ebndhjak, m\u00eb pas dhjak dhe prift p\u00ebr patriarkun Gjermani I (1537-1579). Pasi sh\u00ebrbeu p\u00ebr nj\u00eb vit n\u00eb Varrin e Shenjt\u00eb, q\u00ebndroi 12 vjet n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb patriarkut.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nj\u00eb her\u00eb, u largua p\u00ebr n\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebn e Jordanit dhe kaloi 40 dit\u00eb n\u00eb kreshm\u00eb e lutje, ashtu si Zoti (Matth. 4.1; Mark. 1.12; Lluk. 4.1), pastaj u kthye s\u00ebrish n\u00eb patriarkan\u00eb p\u00ebr t\u00eb vazhduar sh\u00ebrbimin e tij. E braktisi Jerusalemin p\u00ebr t\u00eb vijuar pelegrinazhet e tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Q\u00ebndroi p\u00ebr pak koh\u00eb n\u00eb Malin Sina, pastaj u nis p\u00ebr n\u00eb Aleksandri. P\u00ebrshkoi t\u00ebr\u00eb Egjiptin, kaloi n\u00eb Antioki, n\u00eb Damask, pastaj lundroi p\u00ebr n\u00eb Kret\u00eb dhe n\u00eb fund u kthye n\u00eb Zakinth. Atje u mbyll n\u00eb nj\u00eb shpell\u00eb t\u00eb larg\u00ebt dhe jetoi p\u00ebr pes\u00eb vjet me perime, pa buk\u00eb dhe krip\u00eb. Megjith\u00ebse ishte kaq i izoluar, u zbulua nga besimtar\u00eb q\u00eb k\u00ebrkonin bekimin dhe k\u00ebshillat e tij. Por, duke kujtuar z\u00ebrin e et\u00ebrve se \u201cs\u2019ka gj\u00eb m\u00eb t\u00eb rrezikshme p\u00ebr murgun sesa l\u00ebvdatat dhe fama e mir\u00eb\u201d, vendosi t\u00eb largohej. Q\u00ebndroi p\u00ebr gjasht\u00eb vjet n\u00eb nj\u00eb shpell\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, n\u00eb ishullin e Kefalonis\u00eb. Si\u00e7 nuk \u00ebsht\u00eb e mundur p\u00ebr llamb\u00ebn e ndezur ta fsheh\u00ebsh, k\u00ebshtu edhe virtyti i t\u00eb lumurit nuk mund t\u00eb mos zbulohej prej bes\u00ebmir\u00ebve. Providenca e udh\u00ebhoqi drejt ishullit Omala, pran\u00eb nj\u00eb kish\u00ebze mrekullib\u00ebr\u00ebse. At\u00ebher\u00eb mori nga Per\u00ebndia sigurin\u00eb se tashm\u00eb kishte ardhur koha t\u00eb pranonte dishepuj. Pran\u00eb tij erdh\u00ebn 25 vajza t\u00eb reja, t\u00eb cilat i k\u00ebrkuan t\u2019i drejtonte n\u00eb jet\u00ebn shpirt\u00ebrore dhe kish\u00ebz\u00ebn ta shnd\u00ebrronte n\u00eb manastir. Pranoi t\u2019u komunikonte dishepujve t\u00eb tij hiret dhe p\u00ebrvoj\u00ebn shpirt\u00ebrore q\u00eb Per\u00ebndia i kishte dh\u00ebn\u00eb me mbushulli.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Manastiri u quajt \u201cJerusalemi i Ri\u201d dhe dukej se banohej nga engj\u00ebj me trup. Arriti n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb madhe dhe paratha dit\u00ebn e vdekjes. Mblodhi bijat e tij shpirt\u00ebrore dhe u dha k\u00ebshillat e fundit. Fjeti m\u00eb 15 gusht 1579. Duke qen\u00eb se kjo dat\u00eb p\u00ebrkon me fest\u00ebn e Fjetjes s\u00eb Hyjlind\u00ebses, kujtimin e tij e kremtojm\u00eb m\u00eb 20 tetor, dit\u00ebn e transferimit t\u00eb lipsanit t\u00eb tij, i cili deri m\u00eb sot ka mbetur i paprishur dhe ngjan sikur \u00ebsht\u00eb duke fjetur. Nga ai buron er\u00eb e mir\u00eb dhe kryen mrekulli. Sh\u00ebn Gjerasimi u b\u00eb mbrojt\u00ebsi i banor\u00ebve t\u00eb ishullit t\u00eb Kefalonis\u00eb. Tregoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb pushtet p\u00ebr t\u00eb \u00e7liruar t\u00eb demonizuarit. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, fal\u00eb tij Orthodhoksia u ruajt n\u00eb Kefaloni, p\u00ebrgjat\u00eb shekujve t\u00eb pushtimit venedikas.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; D\u00ebshmor i Madh Artemi \u2013 &nbsp; Ishte shpallur nga Konstandini i Madh (21 maj) duk\u00eb dhe komandant p\u00ebr gjith\u00eb Afrik\u00ebn. Dikur u thirr nga perandori Julian Shkel\u00ebsi (361-363), p\u00ebr ta takuar n\u00eb Antioki. Kur ai u kthye nga Aleksandria, perandori torturonte me pes\u00ebqind goditje me shkopinj prift\u00ebrinjt\u00eb Evgjen dhe Makario (19 shkurt), t\u00eb cil\u00ebt duronin pa r\u00ebnkuar. Duke menduar se mos ndoshta heshtja e<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":62279,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52447565811_5fd70ef6e6_b.jpg","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[372],"tags":[2103,2101],"class_list":["post-62275","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shenjtoret-e-dites","tag-leximet-e-dites","tag-shenjtori-i-dites"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>- 20 Tetor - D\u00ebshmor i madh Artemi. Osh\u00ebnar Gjerasimi n\u00eb Kefaloni. Osh\u00ebnare Matrona n\u00eb Hios. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/10\/20\/20-tetor-deshmor-i-madh-artemi-oshenar-gjerasimi-ne-kefaloni-oshenare-matrona-ne-hios\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"- 20 Tetor - D\u00ebshmor i madh Artemi. Osh\u00ebnar Gjerasimi n\u00eb Kefaloni. Osh\u00ebnare Matrona n\u00eb Hios. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"&#8211; D\u00ebshmor i Madh Artemi \u2013 &nbsp; Ishte shpallur nga Konstandini i Madh (21 maj) duk\u00eb dhe komandant p\u00ebr gjith\u00eb Afrik\u00ebn. Dikur u thirr nga perandori Julian Shkel\u00ebsi (361-363), p\u00ebr ta takuar n\u00eb Antioki. Kur ai u kthye nga Aleksandria, perandori torturonte me pes\u00ebqind goditje me shkopinj prift\u00ebrinjt\u00eb Evgjen dhe Makario (19 shkurt), t\u00eb cil\u00ebt duronin pa r\u00ebnkuar. Duke menduar se mos ndoshta heshtja e\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/10\/20\/20-tetor-deshmor-i-madh-artemi-oshenar-gjerasimi-ne-kefaloni-oshenare-matrona-ne-hios\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2025-10-19T22:02:36+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2025-11-07T20:24:19+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52447565811_5fd70ef6e6_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52447565811_5fd70ef6e6_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/10\/20\/20-tetor-deshmor-i-madh-artemi-oshenar-gjerasimi-ne-kefaloni-oshenare-matrona-ne-hios\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/10\/20\/20-tetor-deshmor-i-madh-artemi-oshenar-gjerasimi-ne-kefaloni-oshenare-matrona-ne-hios\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"&#8211; 20 Tetor &#8211; D\u00ebshmor i madh Artemi. Osh\u00ebnar Gjerasimi n\u00eb Kefaloni. Osh\u00ebnare Matrona n\u00eb Hios.\",\"datePublished\":\"2025-10-19T22:02:36+00:00\",\"dateModified\":\"2025-11-07T20:24:19+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/10\/20\/20-tetor-deshmor-i-madh-artemi-oshenar-gjerasimi-ne-kefaloni-oshenare-matrona-ne-hios\/\"},\"wordCount\":1682,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/10\/20\/20-tetor-deshmor-i-madh-artemi-oshenar-gjerasimi-ne-kefaloni-oshenare-matrona-ne-hios\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52447565811_5fd70ef6e6_b.jpg\",\"keywords\":[\"leximet e dites\",\"shenjtori i dites\"],\"articleSection\":[\"Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/10\/20\/20-tetor-deshmor-i-madh-artemi-oshenar-gjerasimi-ne-kefaloni-oshenare-matrona-ne-hios\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/10\/20\/20-tetor-deshmor-i-madh-artemi-oshenar-gjerasimi-ne-kefaloni-oshenare-matrona-ne-hios\/\",\"name\":\"- 20 Tetor - D\u00ebshmor i madh Artemi. Osh\u00ebnar Gjerasimi n\u00eb Kefaloni. Osh\u00ebnare Matrona n\u00eb Hios. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/10\/20\/20-tetor-deshmor-i-madh-artemi-oshenar-gjerasimi-ne-kefaloni-oshenare-matrona-ne-hios\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/10\/20\/20-tetor-deshmor-i-madh-artemi-oshenar-gjerasimi-ne-kefaloni-oshenare-matrona-ne-hios\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52447565811_5fd70ef6e6_b.jpg\",\"datePublished\":\"2025-10-19T22:02:36+00:00\",\"dateModified\":\"2025-11-07T20:24:19+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/10\/20\/20-tetor-deshmor-i-madh-artemi-oshenar-gjerasimi-ne-kefaloni-oshenare-matrona-ne-hios\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/10\/20\/20-tetor-deshmor-i-madh-artemi-oshenar-gjerasimi-ne-kefaloni-oshenare-matrona-ne-hios\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/10\/20\/20-tetor-deshmor-i-madh-artemi-oshenar-gjerasimi-ne-kefaloni-oshenare-matrona-ne-hios\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52447565811_5fd70ef6e6_b.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52447565811_5fd70ef6e6_b.jpg\",\"width\":\"662\",\"height\":\"960\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/10\/20\/20-tetor-deshmor-i-madh-artemi-oshenar-gjerasimi-ne-kefaloni-oshenare-matrona-ne-hios\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8211; 20 Tetor &#8211; D\u00ebshmor i madh Artemi. Osh\u00ebnar Gjerasimi n\u00eb Kefaloni. Osh\u00ebnare Matrona n\u00eb Hios.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"- 20 Tetor - D\u00ebshmor i madh Artemi. Osh\u00ebnar Gjerasimi n\u00eb Kefaloni. Osh\u00ebnare Matrona n\u00eb Hios. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/10\/20\/20-tetor-deshmor-i-madh-artemi-oshenar-gjerasimi-ne-kefaloni-oshenare-matrona-ne-hios\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"- 20 Tetor - D\u00ebshmor i madh Artemi. Osh\u00ebnar Gjerasimi n\u00eb Kefaloni. Osh\u00ebnare Matrona n\u00eb Hios. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"&#8211; D\u00ebshmor i Madh Artemi \u2013 &nbsp; Ishte shpallur nga Konstandini i Madh (21 maj) duk\u00eb dhe komandant p\u00ebr gjith\u00eb Afrik\u00ebn. Dikur u thirr nga perandori Julian Shkel\u00ebsi (361-363), p\u00ebr ta takuar n\u00eb Antioki. Kur ai u kthye nga Aleksandria, perandori torturonte me pes\u00ebqind goditje me shkopinj prift\u00ebrinjt\u00eb Evgjen dhe Makario (19 shkurt), t\u00eb cil\u00ebt duronin pa r\u00ebnkuar. Duke menduar se mos ndoshta heshtja e","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/10\/20\/20-tetor-deshmor-i-madh-artemi-oshenar-gjerasimi-ne-kefaloni-oshenare-matrona-ne-hios\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2025-10-19T22:02:36+00:00","article_modified_time":"2025-11-07T20:24:19+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52447565811_5fd70ef6e6_b.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_image":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52447565811_5fd70ef6e6_b.jpg","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/10\/20\/20-tetor-deshmor-i-madh-artemi-oshenar-gjerasimi-ne-kefaloni-oshenare-matrona-ne-hios\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/10\/20\/20-tetor-deshmor-i-madh-artemi-oshenar-gjerasimi-ne-kefaloni-oshenare-matrona-ne-hios\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"&#8211; 20 Tetor &#8211; D\u00ebshmor i madh Artemi. Osh\u00ebnar Gjerasimi n\u00eb Kefaloni. Osh\u00ebnare Matrona n\u00eb Hios.","datePublished":"2025-10-19T22:02:36+00:00","dateModified":"2025-11-07T20:24:19+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/10\/20\/20-tetor-deshmor-i-madh-artemi-oshenar-gjerasimi-ne-kefaloni-oshenare-matrona-ne-hios\/"},"wordCount":1682,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/10\/20\/20-tetor-deshmor-i-madh-artemi-oshenar-gjerasimi-ne-kefaloni-oshenare-matrona-ne-hios\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52447565811_5fd70ef6e6_b.jpg","keywords":["leximet e dites","shenjtori i dites"],"articleSection":["Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/10\/20\/20-tetor-deshmor-i-madh-artemi-oshenar-gjerasimi-ne-kefaloni-oshenare-matrona-ne-hios\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/10\/20\/20-tetor-deshmor-i-madh-artemi-oshenar-gjerasimi-ne-kefaloni-oshenare-matrona-ne-hios\/","name":"- 20 Tetor - D\u00ebshmor i madh Artemi. Osh\u00ebnar Gjerasimi n\u00eb Kefaloni. Osh\u00ebnare Matrona n\u00eb Hios. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/10\/20\/20-tetor-deshmor-i-madh-artemi-oshenar-gjerasimi-ne-kefaloni-oshenare-matrona-ne-hios\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/10\/20\/20-tetor-deshmor-i-madh-artemi-oshenar-gjerasimi-ne-kefaloni-oshenare-matrona-ne-hios\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52447565811_5fd70ef6e6_b.jpg","datePublished":"2025-10-19T22:02:36+00:00","dateModified":"2025-11-07T20:24:19+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/10\/20\/20-tetor-deshmor-i-madh-artemi-oshenar-gjerasimi-ne-kefaloni-oshenare-matrona-ne-hios\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/10\/20\/20-tetor-deshmor-i-madh-artemi-oshenar-gjerasimi-ne-kefaloni-oshenare-matrona-ne-hios\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/10\/20\/20-tetor-deshmor-i-madh-artemi-oshenar-gjerasimi-ne-kefaloni-oshenare-matrona-ne-hios\/#primaryimage","url":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52447565811_5fd70ef6e6_b.jpg","contentUrl":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52447565811_5fd70ef6e6_b.jpg","width":"662","height":"960"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/10\/20\/20-tetor-deshmor-i-madh-artemi-oshenar-gjerasimi-ne-kefaloni-oshenare-matrona-ne-hios\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8211; 20 Tetor &#8211; D\u00ebshmor i madh Artemi. Osh\u00ebnar Gjerasimi n\u00eb Kefaloni. Osh\u00ebnare Matrona n\u00eb Hios."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62275","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62275"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62275\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":65274,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62275\/revisions\/65274"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62279"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62275"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62275"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62275"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}