{"id":61686,"date":"2025-08-26T00:02:13","date_gmt":"2025-08-25T22:02:13","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=61686"},"modified":"2025-09-02T12:26:51","modified_gmt":"2025-09-02T10:26:51","slug":"26-gusht-deshmoret-adrian-dhe-natalia-oshenar-joasafi-princ-ne-indi-oshenar-ivisti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/08\/26\/26-gusht-deshmoret-adrian-dhe-natalia-oshenar-joasafi-princ-ne-indi-oshenar-ivisti\/","title":{"rendered":"&#8211; 26 Gusht &#8211; D\u00ebshmor\u00ebt Adrian dhe Natalia. Osh\u00ebnar Joasafi, princ n\u00eb Indi. Osh\u00ebnar Ivisti."},"content":{"rendered":"<h4><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>D\u00ebshmor\u00ebt Adrian dhe Natalia<\/strong><\/h4>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ishin nj\u00eb \u00e7ift bashk\u00ebshort\u00ebsh q\u00eb banonin n\u00eb Nikomedi t\u00eb brigjeve aziatike t\u00eb Propontid\u00ebs, n\u00eb koh\u00ebn e Maksimianit (286-305). Gjat\u00eb p\u00ebrndjekjeve njer\u00ebzit e perandorit zbuluan t\u00eb fshehur n\u00ebp\u00ebr shpella 23 t\u00eb krishter\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt u d\u00ebnuan me m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme. Oficeri idhujtar Adriani, 28 vje\u00e7, mbeti i mahnitur nga durimi i tyre dhe i pyeti p\u00ebr shkakun e d\u00ebnimeve. Ata iu p\u00ebrgjigj\u00ebn se e b\u00ebnin p\u00ebr hir t\u00eb shp\u00ebrblimeve qiellore t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. Ai u prek kaq shum\u00eb, sa k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihej edhe emri i tij n\u00eb list\u00ebn e tyre. Ndaj tirani, pasi e mori n\u00eb pyetje, e burgosi.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Gruaja e tij, Natalia, q\u00eb ishte e krishter\u00eb, vajtonte sepse nuk i dinte akuzat q\u00eb i kishin b\u00ebr\u00eb. Por, kur mori vesh shkakun, veshi rrobat m\u00eb t\u00eb mira dhe shkoi n\u00eb burg. Puthi zinxhir\u00ebt e t\u00eb shoqit dhe i dha kuraj\u00eb. M\u00eb pas vajti p\u00ebrs\u00ebri me gra t\u00eb tjera shpres\u00ebtare dhe mjekuan atlet\u00ebt e besimit. Kur Adriani mori leje p\u00ebr t\u00eb par\u00eb sht\u00ebpin\u00eb, kur shkoi atje, Natalia kujtoi se mos mohoi Krishtin, e ofendoi r\u00ebnd\u00eb dhe e la jasht\u00eb n\u00eb rrug\u00eb! Por, kur u bind p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, ajo lumuroi veten si bashk\u00ebshorte martiri.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pasi tirani e rimori n\u00eb pyetje, urdh\u00ebroi ta rrihnin dhe pastaj e hodh\u00ebn n\u00eb tok\u00eb dhe e godit\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb tmerrshme me shkopinj n\u00eb bark, saq\u00eb i dol\u00ebn zorr\u00ebt. Nd\u00ebrsa trim\u00ebresha e re Natalia, nga nj\u00ebra an\u00eb i jepte t\u00eb shoqit guxim dhe nga ana tjet\u00ebr nxiste xhelatin. Adriani, s\u00eb bashku me 23 shenjtor\u00ebt e tjer\u00eb, duroi i pathyesh\u00ebm vdekjen e tmerrshme me an\u00ebn e prerjes s\u00eb gjymtyr\u00ebve. Heroina mbajti nj\u00ebr\u00ebn dor\u00eb t\u00eb t\u00eb shoqit si thesar dhe u lye me gjakun si me miro. Nj\u00eb shi i fort\u00eb shoi zjarrin ku kishin hedhur lipsanet e martir\u00ebve.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nj\u00eb besimtar i \u00e7oi lipsanet n\u00eb Bizant, ku edhe Natalia e kaloi jet\u00ebn q\u00eb i kishte mbetur, derisa fjeti dhe u varros pran\u00eb tyre. Shenjtorja quhet edhe \u201cmartire\u201d, pa qen\u00eb e till\u00eb, pasi u martirizua jo realisht por vet\u00ebm \u201csipas d\u00ebshir\u00ebs\u201d p\u00ebr t\u2019u martirizuar.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>* * * *<\/strong><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>Osh\u00ebnar Joasafi<\/strong><\/h4>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb koh\u00ebn e sh\u00ebn Konstandinit t\u00eb Madh, mbret\u00ebronte n\u00eb Indi nj\u00eb sovran i fuqish\u00ebm, Abeneri, idhujtar dhe q\u00eb i urrente shum\u00eb t\u00eb krishter\u00ebt. Abenerit i lindi nj\u00eb bir, Joasafi. Me rastin e lindjes s\u00eb tij, mbreti organizoi nj\u00eb sakrific\u00eb solemne, ku mag\u00ebt dhe falltar\u00ebt do t\u00eb gjeni t\u00eb ardhmen e djalit. Kur t\u00eb gjith\u00eb pothuajse po b\u00ebnin lajka, nj\u00eb prej tyre i b\u00ebri t\u00eb njohur mbretit se djali ishte thirrur t\u00eb ishte sovrani m\u00eb i urt\u00eb dhe m\u00eb i lavd\u00ebruar dhe se do ta kthente mbret\u00ebrin\u00eb n\u00eb t\u00eb krishter\u00eb. Mbreti, duke dashur t\u00eb pengonte realizimin e k\u00ebsaj profecie, nd\u00ebrtoi nj\u00eb pallat luksoz dhe e rriti t\u00eb birin n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e t\u00eb rinjve t\u00eb zgjedhur, q\u00eb kishin marr\u00eb urdh\u00ebr t\u00eb mos flisnin kurr\u00eb p\u00ebr varf\u00ebri, s\u00ebmundje dhe trishtime. Mbreti i caktoi m\u00ebsues t\u00eb ditur p\u00ebr t\u00eb gjitha shkencat, por duke i ndaluar t\u00eb flisnin p\u00ebr Krishterimin.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">T\u00eb gjitha masat nuk ia dol\u00ebn mban\u00eb t\u00eb mposhtnin prirjet e mira natyrale t\u00eb princit. Pasi u rrit n\u00eb luks dhe k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb kota, u m\u00ebrzit dhe k\u00ebrkoi me ngulm t\u00eb dilte. Mbreti pranoi, por duke i urdh\u00ebruar sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e tij t\u00eb d\u00ebbonin nga rruga \u00e7do njeri t\u00eb varf\u00ebr. Megjithat\u00eb, ishte e pashmangshme q\u00eb princi t\u00eb p\u00ebrballej me t\u00eb moshuar e t\u00eb s\u00ebmur\u00eb. Kur m\u00ebsoi se pleq\u00ebria dhe vdekja jan\u00eb fati i mbar\u00eb njer\u00ebzimit, nisi t\u00eb p\u00ebrbuz\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb e deriat\u00ebhershme dhe meditonte pa pushim mbi misterin e vdekjes. Pyeste veten n\u00ebse ekzistonte ose jo nj\u00eb tjet\u00ebr jet\u00eb, p\u00ebrtej k\u00ebsaj barriere t\u00eb frikshme dhe k\u00ebrkoi n\u00ebp\u00ebrmjet m\u00ebsuesit t\u00eb tij t\u00eb m\u00ebsonte t\u00eb v\u00ebrteta mbi k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje. M\u00ebsuesi iu p\u00ebrgjigj se murgjit merreshin duke filozofuar vazhdimisht mbi k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje, por ishin persekutuar nga i ati dhe ishin zhdukur nga mbret\u00ebria.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">At\u00ebher\u00eb Per\u00ebndia- i cili do q\u00eb \u00e7do njeri t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb dhe t\u00eb njoh\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn- i zbuloi nj\u00eb asketi t\u00eb shenjt\u00eb, t\u00eb quajtur Varlaam, i cili banonte n\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebn e larg\u00ebt t\u00eb Senaarit, t\u00eb dilte s\u00eb andejmi dhe t\u00eb shkonte p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar princin. Varlami u vesh si tregtar dhe mb\u00ebrriti n\u00eb pallat. Atje i prezantoi Joasafit doktrin\u00ebn e krishter\u00eb. Shpirti i Joasafit, q\u00eb ishte gati p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb drit\u00ebn e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb predispozitave t\u00eb natyrshme dhe meditimeve shpirt\u00ebrore, pranoi se guri i \u00e7muar, q\u00eb i kishte premtuar jerondi, ishte besimi n\u00eb Zotin ton\u00eb Jisu Krisht, u mbush plot me zell hyjnor dhe i tha: \u201c\u00c7liroje shpirtin tim prej burgut dhe merre me vete atje ku do t\u00eb jet\u00eb i lir\u00eb nga \u00e7do kot\u00ebsi e k\u00ebsaj bote. Kam vendosur t\u00eb pag\u00ebzohem dhe t\u00eb ndjek n\u00ebn drejtimin t\u00ebnd k\u00ebt\u00eb filozofi t\u00eb mrekullueshme\u201d. Jerondi iu p\u00ebrgjigj se po ta merrte me vete, do t\u00eb arrestoheshin nga t\u00eb d\u00ebrguarit e mbretit, q\u00eb do t\u00eb masakronin t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb krishter\u00ebt e ngelur n\u00ebp\u00ebr vende t\u00eb shkreta. Ai e porositi t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb pallatin e tij dhe t\u00eb zbatonte porosit\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb, q\u00eb t\u00eb b\u00ebhej shkak shp\u00ebtimi p\u00ebr t\u00eb af\u00ebrmit e tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pasi e p\u00ebrgatiti si duhet, duke e m\u00ebsuar me detaje mbi dogmat e shenjta, Varlaami e pag\u00ebzoi. Pasi u ndan\u00eb t\u00eb mall\u00ebngjyer, Varlaami u kthye n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb, duke i l\u00ebn\u00eb Joasafit l\u00ebkur\u00ebn e tij t\u00eb dhirt\u00eb, si bekimi dhe mbrojtje n\u00eb provat q\u00eb do t\u00eb duronte m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Zardani, m\u00ebsuesi personal i princit, q\u00eb kishte v\u00ebn\u00eb re vizitat e shpeshta t\u00eb Varlaamit, lajm\u00ebroi mbretin. Sapo Abeneri m\u00ebsoi konvertimin e t\u00eb birit, d\u00ebrgoi k\u00ebshilltarin e Arahes p\u00ebr t\u00eb kapur Varlaamin. K\u00ebshilltari mb\u00ebrriti n\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebn e Senaarit dhe kapi nj\u00eb grup murgjish prej 15 vetash, t\u00eb cil\u00ebt i d\u00ebrgoi tek mbreti. Murgjit pohuan besimin e krishter\u00eb, duke e d\u00ebnuar Abenerin p\u00ebr marrin\u00eb e tij n\u00eb mbrojtjen e idhujve. U pren\u00eb gjuh\u00ebn dhe u nxor\u00ebn syt\u00eb, pastaj ua pren\u00eb edhe duart e k\u00ebmb\u00ebt, derisa ata fituan kuror\u00ebn e martirit, pa zbuluar se ku ndodhej Varlaami.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nd\u00ebrkoh\u00eb, mbreti d\u00ebboi t\u00eb gjith\u00eb filozof\u00ebt e tij dhe nisi t\u00eb dyshoj\u00eb edhe vet\u00eb p\u00ebr fuqin\u00eb e per\u00ebndive t\u00eb rreme. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk shkonte shpesh n\u00eb festat dhe kremtimet p\u00ebr nder t\u00eb tyre. Prift\u00ebrinjt\u00eb e idhujve u shqet\u00ebsuan kur e pan\u00eb mbretin n\u00eb nj\u00eb gjendje t\u00eb till\u00eb dhe k\u00ebrkuan ndihm\u00ebn e nj\u00eb magjistari t\u00eb fort\u00eb e t\u00eb friksh\u00ebm, Theudas, q\u00eb banonte n\u00eb nj\u00eb shpell\u00eb t\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebs. Ky i fundit i propozoi Abenerit q\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e Joasafit t\u00eb nd\u00ebrroheshin me vajza t\u00eb reja t\u00eb bukura, q\u00eb do t\u00eb tregonin t\u00eb gjitha hiret e tyre p\u00ebr t\u00eb joshur djalin e ri, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb magjistari do t\u00eb b\u00ebnte magjit\u00eb e tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Joasafi i d\u00eblir\u00eb u sulmua fort nga tundimet trupore dhe luftoi kund\u00ebr tyre me vendosm\u00ebri. Ai e d\u00ebbonte zjarrin e epshit trupor me an\u00eb t\u00eb dashuris\u00eb p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb dhe e mundonte trupin me kreshm\u00eb dhe lutje. Shum\u00eb u mundua magjistari ta shtinte n\u00eb m\u00ebkat, por m\u00eb kot. Kur i erdhi p\u00ebr ta vizituar mbreti, Joasafi i denoncoi djall\u00ebzin\u00eb e madhe t\u00eb Theudas dhe i b\u00ebri t\u00eb ditur se asgj\u00eb nuk mund ta shk\u00ebpuste dhe t\u00eb kthente n\u00eb kultin e idhujve, t\u00eb cilat jan\u00eb vet\u00ebm disa imazhe t\u00eb krijuara prej pasioneve njer\u00ebzore. Ai pohoi besimin e krishter\u00eb me nj\u00eb fuqi aq t\u00eb madhe saq\u00eb magjistari Theudas u bind p\u00ebr pafuqin\u00eb e tij, dogji librat e magjis\u00eb dhe u pag\u00ebzua.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Gjat\u00eb nj\u00eb mbledhje t\u00eb re t\u00eb senatit, Arakes k\u00ebshilloi mbretin, meq\u00eb kishte d\u00ebshtuar n\u00eb t\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjet e tij dhe k\u00ebshtu krishterimi mund t\u00eb p\u00ebrhapej kudo, q\u00eb t\u00eb ndante p\u00ebrgjysm\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb me t\u00eb birin. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, shqet\u00ebsimet e qeverisjes do ta shk\u00ebpusnin djalin e ri nga p\u00ebrpjekjet shpirt\u00ebrore. Joasafi e pranoi propozimin e t\u00eb atit, mbret\u00ebria u nda n\u00eb dysh dhe at\u00eb fron\u00ebzuan n\u00eb nj\u00eb qytet t\u00eb madh. Menj\u00ebher\u00eb urdh\u00ebroi t\u00eb vendoseshin kryqe n\u00eb t\u00eb gjitha nd\u00ebrtesat publike dhe nd\u00ebrtoi nj\u00eb kish\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb kryeqytetit. Joasafi nuk u deh aspak nga pushteti dhe k\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb e kota dhe e dyfishoi p\u00ebrpjekjen e tij asketike, duke i nxitur n\u00ebnshtetasit e tij ta imitonin n\u00eb jet\u00ebn e tyre. Ai punoi shum\u00eb dhe n\u00eb pak koh\u00eb mbret\u00ebria e tij u b\u00eb e krishter\u00eb. Prift\u00ebrinjt\u00eb dhe murgjit e fshehur gjat\u00eb persekutimeve u prit\u00ebn prej tij me shum\u00eb nderim dhe respekt t\u00eb madh. Mbret\u00ebria e Joasafit p\u00ebrparoi shum\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha fushat. Ky sukses b\u00ebri q\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb braktisnin mbret\u00ebrin\u00eb e Abenerit dhe t\u00eb vendoseshin n\u00eb at\u00eb t\u00eb Joasafit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">M\u00eb n\u00eb fund Abeneri i mundur i d\u00ebrgoi t\u00eb birit nj\u00eb let\u00ebr, ku i b\u00ebnte t\u00eb ditur se e pranonte faktin q\u00eb ai besonte n\u00eb Per\u00ebndin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shpirti i tij i pushtuar nga err\u00ebsira e pasioneve e pengonte t\u00eb njihte drit\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb. I ati i k\u00ebrkoi Joasafit me p\u00ebrul\u00ebsi ta falte dhe ta udh\u00ebhiqte n\u00eb rrug\u00ebn e virtytit. Ai p\u00ebrmbysi t\u00eb gjitha statujat e idhujve dhe nd\u00ebrtoi nj\u00eb kish\u00eb n\u00eb vendin ku ndodhej tempulli kryesor i kryeqytetit t\u00eb tij. Episkopi i krahin\u00ebs s\u00eb Joasafit e katekizoi Abenerin dhe e pag\u00ebzoi. Pas konvertimit t\u00eb monarkut edhe populli p\u00ebrqafoi besimin e krishter\u00eb dhe mbret\u00ebria e tij u mbush plot me kisha. Abeneri nuk kishte m\u00eb asnj\u00eb d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr t\u00eb ushtruar pushtetin dhe donte t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb jet\u00eb n\u00eb pendes\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ai abdikoi n\u00eb dobi t\u00eb t\u00eb birit dhe jetoi me kok\u00ebn e mbuluar me hi e duke derdhur lot.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pasi Abeneri nd\u00ebrroi jet\u00eb, Joasafi donte gjithashtu t\u00eb t\u00ebrhiqej pran\u00eb atit t\u00eb tij shpirt\u00ebror.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pasi vendosi kuror\u00ebn n\u00eb kok\u00ebn e k\u00ebshilltarit t\u00eb tij besnik Barakias, Joasafi i dha lamtumir\u00ebn popullit, me gjith\u00eb kund\u00ebrshtit\u00eb e tyre p\u00ebr k\u00ebt\u00eb largim, dhe u premtoi se do t\u00eb ishin s\u00eb bashku n\u00eb lutje.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pjes\u00ebn e mbetur t\u00eb jet\u00ebs Joasafi jetoi si asket. Kaloi 35 vjet n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb dhe pasi u b\u00eb apostulli i popullit t\u00eb tij, u b\u00eb edhe martir i nd\u00ebrgjegjes, duke pasur engj\u00ebjt dhe shenjtor\u00ebt si d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb p\u00ebrpjekjeve t\u00eb tij t\u00eb mbinatyrshme.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur nd\u00ebrroi jet\u00eb, trupin ia varros\u00ebn n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin varr me Varlaaminatin e tij shpirt\u00ebror. Trupat e dy asket\u00ebve ishin t\u00eb paprishur dhe l\u00ebshonin miro. Ata u transferuan n\u00eb katedralen e kryeqytetit, ku kryen shum\u00eb mrekulli.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>D\u00ebshmor\u00ebt Adrian dhe Natalia &nbsp; Ishin nj\u00eb \u00e7ift bashk\u00ebshort\u00ebsh q\u00eb banonin n\u00eb Nikomedi t\u00eb brigjeve aziatike t\u00eb Propontid\u00ebs, n\u00eb koh\u00ebn e Maksimianit (286-305). Gjat\u00eb p\u00ebrndjekjeve njer\u00ebzit e perandorit zbuluan t\u00eb fshehur n\u00ebp\u00ebr shpella 23 t\u00eb krishter\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt u d\u00ebnuan me m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme. Oficeri idhujtar Adriani, 28 vje\u00e7, mbeti i mahnitur nga durimi i tyre dhe i pyeti p\u00ebr shkakun e d\u00ebnimeve. Ata iu<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":61689,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52291597878_81cd8b89ab_b.jpg","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[372],"tags":[2103,2101],"class_list":["post-61686","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shenjtoret-e-dites","tag-leximet-e-dites","tag-shenjtori-i-dites"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>- 26 Gusht - D\u00ebshmor\u00ebt Adrian dhe Natalia. Osh\u00ebnar Joasafi, princ n\u00eb Indi. Osh\u00ebnar Ivisti. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/08\/26\/26-gusht-deshmoret-adrian-dhe-natalia-oshenar-joasafi-princ-ne-indi-oshenar-ivisti\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"- 26 Gusht - D\u00ebshmor\u00ebt Adrian dhe Natalia. Osh\u00ebnar Joasafi, princ n\u00eb Indi. Osh\u00ebnar Ivisti. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"D\u00ebshmor\u00ebt Adrian dhe Natalia &nbsp; Ishin nj\u00eb \u00e7ift bashk\u00ebshort\u00ebsh q\u00eb banonin n\u00eb Nikomedi t\u00eb brigjeve aziatike t\u00eb Propontid\u00ebs, n\u00eb koh\u00ebn e Maksimianit (286-305). Gjat\u00eb p\u00ebrndjekjeve njer\u00ebzit e perandorit zbuluan t\u00eb fshehur n\u00ebp\u00ebr shpella 23 t\u00eb krishter\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt u d\u00ebnuan me m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme. Oficeri idhujtar Adriani, 28 vje\u00e7, mbeti i mahnitur nga durimi i tyre dhe i pyeti p\u00ebr shkakun e d\u00ebnimeve. Ata iu\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/08\/26\/26-gusht-deshmoret-adrian-dhe-natalia-oshenar-joasafi-princ-ne-indi-oshenar-ivisti\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2025-08-25T22:02:13+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2025-09-02T10:26:51+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52291597878_81cd8b89ab_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52291597878_81cd8b89ab_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/08\/26\/26-gusht-deshmoret-adrian-dhe-natalia-oshenar-joasafi-princ-ne-indi-oshenar-ivisti\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/08\/26\/26-gusht-deshmoret-adrian-dhe-natalia-oshenar-joasafi-princ-ne-indi-oshenar-ivisti\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"&#8211; 26 Gusht &#8211; D\u00ebshmor\u00ebt Adrian dhe Natalia. Osh\u00ebnar Joasafi, princ n\u00eb Indi. Osh\u00ebnar Ivisti.\",\"datePublished\":\"2025-08-25T22:02:13+00:00\",\"dateModified\":\"2025-09-02T10:26:51+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/08\/26\/26-gusht-deshmoret-adrian-dhe-natalia-oshenar-joasafi-princ-ne-indi-oshenar-ivisti\/\"},\"wordCount\":1963,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/08\/26\/26-gusht-deshmoret-adrian-dhe-natalia-oshenar-joasafi-princ-ne-indi-oshenar-ivisti\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52291597878_81cd8b89ab_b.jpg\",\"keywords\":[\"leximet e dites\",\"shenjtori i dites\"],\"articleSection\":[\"Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/08\/26\/26-gusht-deshmoret-adrian-dhe-natalia-oshenar-joasafi-princ-ne-indi-oshenar-ivisti\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/08\/26\/26-gusht-deshmoret-adrian-dhe-natalia-oshenar-joasafi-princ-ne-indi-oshenar-ivisti\/\",\"name\":\"- 26 Gusht - D\u00ebshmor\u00ebt Adrian dhe Natalia. Osh\u00ebnar Joasafi, princ n\u00eb Indi. Osh\u00ebnar Ivisti. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/08\/26\/26-gusht-deshmoret-adrian-dhe-natalia-oshenar-joasafi-princ-ne-indi-oshenar-ivisti\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/08\/26\/26-gusht-deshmoret-adrian-dhe-natalia-oshenar-joasafi-princ-ne-indi-oshenar-ivisti\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52291597878_81cd8b89ab_b.jpg\",\"datePublished\":\"2025-08-25T22:02:13+00:00\",\"dateModified\":\"2025-09-02T10:26:51+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/08\/26\/26-gusht-deshmoret-adrian-dhe-natalia-oshenar-joasafi-princ-ne-indi-oshenar-ivisti\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/08\/26\/26-gusht-deshmoret-adrian-dhe-natalia-oshenar-joasafi-princ-ne-indi-oshenar-ivisti\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/08\/26\/26-gusht-deshmoret-adrian-dhe-natalia-oshenar-joasafi-princ-ne-indi-oshenar-ivisti\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52291597878_81cd8b89ab_b.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52291597878_81cd8b89ab_b.jpg\",\"width\":\"574\",\"height\":\"832\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/08\/26\/26-gusht-deshmoret-adrian-dhe-natalia-oshenar-joasafi-princ-ne-indi-oshenar-ivisti\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8211; 26 Gusht &#8211; D\u00ebshmor\u00ebt Adrian dhe Natalia. Osh\u00ebnar Joasafi, princ n\u00eb Indi. Osh\u00ebnar Ivisti.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"- 26 Gusht - D\u00ebshmor\u00ebt Adrian dhe Natalia. Osh\u00ebnar Joasafi, princ n\u00eb Indi. Osh\u00ebnar Ivisti. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/08\/26\/26-gusht-deshmoret-adrian-dhe-natalia-oshenar-joasafi-princ-ne-indi-oshenar-ivisti\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"- 26 Gusht - D\u00ebshmor\u00ebt Adrian dhe Natalia. Osh\u00ebnar Joasafi, princ n\u00eb Indi. Osh\u00ebnar Ivisti. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"D\u00ebshmor\u00ebt Adrian dhe Natalia &nbsp; Ishin nj\u00eb \u00e7ift bashk\u00ebshort\u00ebsh q\u00eb banonin n\u00eb Nikomedi t\u00eb brigjeve aziatike t\u00eb Propontid\u00ebs, n\u00eb koh\u00ebn e Maksimianit (286-305). Gjat\u00eb p\u00ebrndjekjeve njer\u00ebzit e perandorit zbuluan t\u00eb fshehur n\u00ebp\u00ebr shpella 23 t\u00eb krishter\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt u d\u00ebnuan me m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme. Oficeri idhujtar Adriani, 28 vje\u00e7, mbeti i mahnitur nga durimi i tyre dhe i pyeti p\u00ebr shkakun e d\u00ebnimeve. Ata iu","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/08\/26\/26-gusht-deshmoret-adrian-dhe-natalia-oshenar-joasafi-princ-ne-indi-oshenar-ivisti\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2025-08-25T22:02:13+00:00","article_modified_time":"2025-09-02T10:26:51+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52291597878_81cd8b89ab_b.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_image":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52291597878_81cd8b89ab_b.jpg","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/08\/26\/26-gusht-deshmoret-adrian-dhe-natalia-oshenar-joasafi-princ-ne-indi-oshenar-ivisti\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/08\/26\/26-gusht-deshmoret-adrian-dhe-natalia-oshenar-joasafi-princ-ne-indi-oshenar-ivisti\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"&#8211; 26 Gusht &#8211; D\u00ebshmor\u00ebt Adrian dhe Natalia. Osh\u00ebnar Joasafi, princ n\u00eb Indi. Osh\u00ebnar Ivisti.","datePublished":"2025-08-25T22:02:13+00:00","dateModified":"2025-09-02T10:26:51+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/08\/26\/26-gusht-deshmoret-adrian-dhe-natalia-oshenar-joasafi-princ-ne-indi-oshenar-ivisti\/"},"wordCount":1963,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/08\/26\/26-gusht-deshmoret-adrian-dhe-natalia-oshenar-joasafi-princ-ne-indi-oshenar-ivisti\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52291597878_81cd8b89ab_b.jpg","keywords":["leximet e dites","shenjtori i dites"],"articleSection":["Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/08\/26\/26-gusht-deshmoret-adrian-dhe-natalia-oshenar-joasafi-princ-ne-indi-oshenar-ivisti\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/08\/26\/26-gusht-deshmoret-adrian-dhe-natalia-oshenar-joasafi-princ-ne-indi-oshenar-ivisti\/","name":"- 26 Gusht - D\u00ebshmor\u00ebt Adrian dhe Natalia. Osh\u00ebnar Joasafi, princ n\u00eb Indi. Osh\u00ebnar Ivisti. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/08\/26\/26-gusht-deshmoret-adrian-dhe-natalia-oshenar-joasafi-princ-ne-indi-oshenar-ivisti\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/08\/26\/26-gusht-deshmoret-adrian-dhe-natalia-oshenar-joasafi-princ-ne-indi-oshenar-ivisti\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52291597878_81cd8b89ab_b.jpg","datePublished":"2025-08-25T22:02:13+00:00","dateModified":"2025-09-02T10:26:51+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/08\/26\/26-gusht-deshmoret-adrian-dhe-natalia-oshenar-joasafi-princ-ne-indi-oshenar-ivisti\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/08\/26\/26-gusht-deshmoret-adrian-dhe-natalia-oshenar-joasafi-princ-ne-indi-oshenar-ivisti\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/08\/26\/26-gusht-deshmoret-adrian-dhe-natalia-oshenar-joasafi-princ-ne-indi-oshenar-ivisti\/#primaryimage","url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52291597878_81cd8b89ab_b.jpg","contentUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52291597878_81cd8b89ab_b.jpg","width":"574","height":"832"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/08\/26\/26-gusht-deshmoret-adrian-dhe-natalia-oshenar-joasafi-princ-ne-indi-oshenar-ivisti\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8211; 26 Gusht &#8211; D\u00ebshmor\u00ebt Adrian dhe Natalia. Osh\u00ebnar Joasafi, princ n\u00eb Indi. Osh\u00ebnar Ivisti."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61686","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=61686"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61686\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":64898,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61686\/revisions\/64898"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/61689"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=61686"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=61686"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=61686"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}