{"id":61586,"date":"2025-06-07T18:00:25","date_gmt":"2025-06-07T16:00:25","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=61586"},"modified":"2025-02-22T19:19:30","modified_gmt":"2025-02-22T18:19:30","slug":"rushajet-pesedhjetorja-zbritja-e-shpirtit-te-shenjte-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/06\/07\/rushajet-pesedhjetorja-zbritja-e-shpirtit-te-shenjte-2\/","title":{"rendered":"Rr\u00ebshajet (Pes\u00ebdhjetorja) Zbritja e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb."},"content":{"rendered":"<h4 style=\"text-align: center;\"><strong><span style=\"font-size: 12pt; color: #000000;\"><span style=\"font-family: verdana,geneva,sans-serif;\">Rr\u00ebshajet (Pes\u00ebdhjetorja) Zbritja e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb.<\/span><\/span><\/strong><\/h4>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0 \u00a0N\u00eb Dhiat\u00ebn e Vjet\u00ebr Pes\u00ebdhjetorja (Pentekostia) ishte festa q\u00eb kremtohej pes\u00ebdhjet\u00eb dit\u00eb pas Pashk\u00ebs. Ashtu si\u00e7 Pashka kremton eksodin e Izraelit\u00ebve nga skllav\u00ebria e Egjiptit k\u00ebshtu edhe Pes\u00ebdhjetorja kremton dh\u00ebnien e dhjet\u00eb urdh\u00ebrimeve nga Per\u00ebndia Moisiut, n\u00eb malin e Sinait. N\u00eb Dhiat\u00ebn e Re t\u00eb Mesias, ngjarja e Pashk\u00ebs merr nj\u00eb kuptim t\u00eb ri, si kremtimi i vdekjes dhe ngjalljes s\u00eb Krishtit, &#8220;eksodi&#8221; i njer\u00ebzve prej k\u00ebsaj bote m\u00ebkatare n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb. Po, gjithashtu, n\u00eb Dhiat\u00ebn e Re, festa e Rushajeve (Pes\u00ebdhjetorja) \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbushur dhe rinuar me ardhjen e &#8220;ligjit t\u00eb ri&#8221;, zbritjes s\u00eb Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb mbi nx\u00ebn\u00ebsit e Krishtit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0<strong>\u00a0 \u00a0 <em>Kur erdhi dita e Rushajeve, ata ishin t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb, n\u00eb nj\u00eb mendje t\u00eb vetme, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vend. Dhe befas nga qielli erdhi nj\u00eb ushtim\u00eb, si ajo e nj\u00eb ere q\u00eb fryn furish\u00ebm dhe e mbushi gjith\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ku ata po rrinin. Dhe u duk\u00ebn mbi ata gjuh\u00eb si prej zjarri, t\u00eb cilat ndaheshin dhe q\u00ebndronin mbi secilin prej tyre. Edhe u mbush\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb me Shpirtin e Shenjt\u00eb&#8230;\u00a0<\/em><\/strong><em>(Veprat 2:1-4)<strong>.\u00a0<\/strong><\/em>Shpirti i Shenjt\u00eb, t\u00eb cilin Krishti u kishte premtuar nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb tij, erdhi dit\u00ebn e Rushajeve (Joani 14:26, 15:26; Lluka 24:49; Veprat 1:5). Apostujt mor\u00ebn &#8220;fuqi prej s\u00eb larti&#8221; dhe filluan t\u00eb predikonin dhe t\u00eb jepnin d\u00ebshmi p\u00ebr Jisuin si Krishtin e ngjallur, Mbretin dhe Zotin. Tradicionalisht, ky moment \u00ebsht\u00eb quajtur dit\u00eblindja e Kish\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0 \u00a0 N\u00eb sh\u00ebrbesat liturgjike t\u00eb fest\u00ebs s\u00eb Rushajeve, ardhja e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb kremtohet bashk\u00eb me zbules\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb Trinis\u00eb Hyjnore: Atit, Birit dhe Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb. Plot\u00ebsia e Hyjnis\u00eb u shfaq n\u00eb ardhjen e Shpirtit tek njer\u00ebzit dhe himnet e Kish\u00ebs e kremtojn\u00eb k\u00ebt\u00eb shfaqje si vepr\u00ebn finale t\u00eb vet\u00ebzbules\u00ebs dhe vet\u00ebadhurimit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb n\u00eb bot\u00ebn e krijuar prej Tij. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, e Diela e Rushajeve n\u00eb Tradit\u00ebn Orthodhokse \u00ebsht\u00eb quajtur gjithashtu, Dita e Trinis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb (Sh\u00ebn Trinis\u00eb). Shpesh, n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb, ikona e Trinis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb &#8211; ve\u00e7an\u00ebrisht ajo e tre figurave engj\u00ebllore q\u00eb iu shfaq\u00ebn Abrahamit, st\u00ebratit t\u00eb bes\u00ebs s\u00eb krishter\u00eb &#8211; vendoset n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Kish\u00ebs. Gjithashtu, n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb p\u00ebrdoret edhe ikona e Rushajeve, e cila tregon gjuh\u00ebt e zjarrit mbi Sh\u00ebn Marin\u00eb dhe Dymb\u00ebdhjet\u00eb Apostujt, prototipi origjinal i Kish\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb ulur n\u00eb unitet, duke rrethuar nj\u00eb imazh simbolik t\u00eb &#8220;kozmosit&#8221;, bot\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0 \u00a0 N\u00eb Rushajet, ne kemi p\u00ebrmbushjen finale t\u00eb misionit t\u00eb Jisu Krishtit dhe fillimin e periudh\u00ebs mesianike t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb e pranishme mistik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb n\u00eb Kish\u00ebn e Mesias. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, dita e pes\u00ebdhjet\u00eb \u00ebsht\u00eb fillimi i epok\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb tej kufijve t\u00eb k\u00ebsaj bote. Pes\u00ebdhjeta, \u00ebsht\u00eb numri i p\u00ebrmbushjes s\u00eb p\u00ebrjetshme dhe qiellore, n\u00eb tradit\u00ebn e devotshm\u00ebris\u00eb mistike Judeo-Kristiane: shtat\u00eb her\u00eb shtat\u00eb, plus nj\u00eb.\u00a0K\u00ebshtu, Pes\u00ebdhjetorja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb apokaliptike, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb dita e zbules\u00ebs finale. Ajo \u00ebsht\u00eb quajtur gjithashtu nj\u00eb dit\u00eb eskatologjike, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb dita e mbarimit final dhe t\u00eb p\u00ebrsosur (n\u00eb greqisht eskaton do t\u00eb thot\u00eb mbarim, fund). Sepse, kur do vij\u00eb Mesia dhe do t\u00eb afrohet Dita e Zotit, inagurohen &#8220;dit\u00ebt e fundit&#8221;, p\u00ebr t\u00eb cilat &#8220;Per\u00ebndia deklaron: &#8230;Un\u00eb do t\u00eb derdh nga Fryma ime n\u00eb \u00e7do mish.&#8221; Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb profeci e vjet\u00ebr, s\u00eb cil\u00ebs Apostull Pietri i referohet n\u00eb predikimin e par\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs s\u00eb krishter\u00eb, q\u00eb u predikua t\u00eb Diel\u00ebn e par\u00eb t\u00eb Rushajeve (Veprat 2:17; Joeli 2:28-32).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0 \u00a0 Duhet ta themi p\u00ebrs\u00ebri q\u00eb festa e Rushajeve nuk \u00ebsht\u00eb thjesht kremtimi i nj\u00eb ngjarjeje, q\u00eb ndodhi shum\u00eb shekuj m\u00eb par\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb kremtimi i \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb ndodh\u00eb me ne n\u00eb Kish\u00eb sot. Ne t\u00eb gjith\u00eb kemi vdekur e jemi ngjallur me Mbretin-Mesia dhe t\u00eb gjith\u00eb e kemi marr\u00eb Shpirtin e Tij t\u00eb T\u00ebr\u00ebshenjt\u00eb. Ne jemi &#8220;tempujt e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb&#8221;. Shpirti i Per\u00ebndis\u00eb banon nd\u00ebr ne (Roman\u00ebt 8; 1 Korinthian\u00ebt 2-3; 2 Korinthian\u00ebt 3; Galatian\u00ebt 5; Efesian\u00ebt 2-3). Ne, n\u00ebp\u00ebrmjet an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb n\u00eb Kish\u00eb, kemi marr\u00eb &#8220;vul\u00ebn e dhurat\u00ebs s\u00eb Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb&#8221; n\u00eb misterin e Mirosjes. Rushajet kan\u00eb ndodhur tek ne.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0 \u00a0 Mesha Hyjnore e Rushajeve na kujton pag\u00ebzimin ton\u00eb n\u00eb Krishtin me vargjet nga Galatian\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrs\u00ebri z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb Himnin Trishenjtor. Vargje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb nga psalmet z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb, gjithashtu, psalmet e zakonsh\u00ebm t\u00eb antifon\u00ebve t\u00eb Mesh\u00ebs. Apostulli dhe Ungjilli na tregojn\u00eb ardhjen e Shpirtit tek njer\u00ebzit. Shkurtorja flet p\u00ebr p\u00ebrmbysjen e Babelit, meqen\u00ebse tani Per\u00ebndia i bashkon kombet n\u00eb unitetin e Shpirtit t\u00eb Tij. P\u00ebrl\u00ebshorja shpall kapjen e t\u00ebr\u00eb gjith\u00ebsis\u00eb n\u00eb rrjet\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet vepr\u00ebs s\u00eb Apostujve t\u00eb frym\u00ebzuar. Himnet &#8220;O Mbret Qiellor&#8230;&#8221; dhe &#8220;Pam\u00eb Drit\u00ebn e V\u00ebrtet\u00eb&#8230;&#8221;, k\u00ebndohen p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb qysh prej Pashk\u00ebs, duke e thirrur Shpirtin e Shenjt\u00eb &#8220;t\u00eb vij\u00eb e t\u00eb banoj\u00eb nd\u00ebr ne&#8221; dhe duke shpallur q\u00eb &#8220;ne kemi marr\u00eb Shpirtin qiellor&#8221;. Nd\u00ebrtesa e Kish\u00ebs \u00ebsht\u00eb zbukuruar me lule dhe me gjethet e gjelb\u00ebra t\u00eb ver\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb treguar se Fryma hyjnore e Per\u00ebndis\u00eb vjen t\u00eb rinoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb krijimin si &#8220;Shpirti jet\u00ebb\u00ebr\u00ebs&#8221;. N\u00eb hebraisht fjala Shpirt, frym\u00eb dhe er\u00eb \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjta fjal\u00eb, ruah.\u00a0<em><strong>I bekuar je, o Krisht Per\u00ebndia yn\u00eb, q\u00eb i tregove peshkatar\u00ebt t\u00eb gjithurt\u00eb, duke iu d\u00ebrguar Shpirtin e Shenjt\u00eb dhe me an\u00ebn e tyre rrjetove t\u00ebr\u00eb bot\u00ebn, o Njeridash\u00ebs, lavdi m\u00eb Ty!<\/strong>\u00a0(P\u00ebrl\u00ebshorja)<strong>.<br \/>\n<\/strong><\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>\u00a0 \u00a0 <em>Kur i Larti zbriti dhe p\u00ebrzjeu gjuh\u00ebt, i p\u00ebrndau kombet. Por, kur d\u00ebrgoi gjuh\u00ebt e zjarrta, t\u00eb gjith\u00eb i thirri n\u00eb bashkim. Prandaj, me nj\u00eb z\u00eb, ne lavd\u00ebrojm\u00eb Shpirtin e T\u00ebr\u00ebshenjt\u00eb\u00a0<\/em><\/strong><em>(Shkurtorja)<strong>.\u00a0<\/strong><\/em>Mbr\u00ebm\u00ebsorja e Madhe e mbr\u00ebmjes s\u00eb Rushajeve p\u00ebrmban tre lutje t\u00eb gjata, n\u00eb t\u00eb cilat besnik\u00ebt bien n\u00eb gjunj\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00ebn her\u00eb qysh prej Pashk\u00ebve. E H\u00ebna mbas Rushajeve, n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse \u00ebsht\u00eb festa e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb dhe e Diela mbas Rushajeve \u00ebsht\u00eb e festa e Gjith\u00eb Shenjtor\u00ebve. Kjo \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb logjike e Liturgjis\u00eb, meqen\u00ebse ardhja e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb p\u00ebrmbushet n\u00eb njer\u00ebzit me an\u00eb t\u00eb b\u00ebrjes s\u00eb tyre shenjtor\u00eb dhe ky \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi i krijimit dhe i shp\u00ebtimit t\u00eb bot\u00ebs.\u00a0<em><strong>&#8220;K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti: Shenjt\u00ebrohuni, pra dhe jini t\u00eb shenjt\u00eb, sepse un\u00eb Per\u00ebndia juaj jam i shenjt\u00eb&#8221;\u00a0<\/strong>(Levitiku 11:44-45; 1 Pietri 1:15-16)<strong>.<\/strong><\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rr\u00ebshajet (Pes\u00ebdhjetorja) Zbritja e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb. &nbsp; \u00a0 \u00a0N\u00eb Dhiat\u00ebn e Vjet\u00ebr Pes\u00ebdhjetorja (Pentekostia) ishte festa q\u00eb kremtohej pes\u00ebdhjet\u00eb dit\u00eb pas Pashk\u00ebs. Ashtu si\u00e7 Pashka kremton eksodin e Izraelit\u00ebve nga skllav\u00ebria e Egjiptit k\u00ebshtu edhe Pes\u00ebdhjetorja kremton dh\u00ebnien e dhjet\u00eb urdh\u00ebrimeve nga Per\u00ebndia Moisiut, n\u00eb malin e Sinait. N\u00eb Dhiat\u00ebn e Re t\u00eb Mesias, ngjarja e Pashk\u00ebs merr nj\u00eb kuptim t\u00eb ri, si kremtimi<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":61588,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/www.ekklisiaonline.gr\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/%CF%80%CE%B5%CE%BD%CF%84%CE%B7%CE%BA%CE%BF%CF%83%CF%84%CE%B7.jpg","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[2986],"tags":[2988],"class_list":["post-61586","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-viti-kishtar-predikime","tag-viti-kishtar-predikime"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Rr\u00ebshajet (Pes\u00ebdhjetorja) Zbritja e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/06\/07\/rushajet-pesedhjetorja-zbritja-e-shpirtit-te-shenjte-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Rr\u00ebshajet (Pes\u00ebdhjetorja) Zbritja e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Rr\u00ebshajet (Pes\u00ebdhjetorja) Zbritja e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb. &nbsp; \u00a0 \u00a0N\u00eb Dhiat\u00ebn e Vjet\u00ebr Pes\u00ebdhjetorja (Pentekostia) ishte festa q\u00eb kremtohej pes\u00ebdhjet\u00eb dit\u00eb pas Pashk\u00ebs. Ashtu si\u00e7 Pashka kremton eksodin e Izraelit\u00ebve nga skllav\u00ebria e Egjiptit k\u00ebshtu edhe Pes\u00ebdhjetorja kremton dh\u00ebnien e dhjet\u00eb urdh\u00ebrimeve nga Per\u00ebndia Moisiut, n\u00eb malin e Sinait. N\u00eb Dhiat\u00ebn e Re t\u00eb Mesias, ngjarja e Pashk\u00ebs merr nj\u00eb kuptim t\u00eb ri, si kremtimi\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/06\/07\/rushajet-pesedhjetorja-zbritja-e-shpirtit-te-shenjte-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2025-06-07T16:00:25+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/www.ekklisiaonline.gr\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/%CF%80%CE%B5%CE%BD%CF%84%CE%B7%CE%BA%CE%BF%CF%83%CF%84%CE%B7.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/www.ekklisiaonline.gr\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/%CF%80%CE%B5%CE%BD%CF%84%CE%B7%CE%BA%CE%BF%CF%83%CF%84%CE%B7.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"5 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/06\/07\/rushajet-pesedhjetorja-zbritja-e-shpirtit-te-shenjte-2\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/06\/07\/rushajet-pesedhjetorja-zbritja-e-shpirtit-te-shenjte-2\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"Rr\u00ebshajet (Pes\u00ebdhjetorja) Zbritja e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb.\",\"datePublished\":\"2025-06-07T16:00:25+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/06\/07\/rushajet-pesedhjetorja-zbritja-e-shpirtit-te-shenjte-2\/\"},\"wordCount\":1192,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/06\/07\/rushajet-pesedhjetorja-zbritja-e-shpirtit-te-shenjte-2\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/www.ekklisiaonline.gr\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/%CF%80%CE%B5%CE%BD%CF%84%CE%B7%CE%BA%CE%BF%CF%83%CF%84%CE%B7.jpg\",\"keywords\":[\"Viti Kishtar \u2013 Predikime\"],\"articleSection\":[\"Viti Kishtar - Predikime\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/06\/07\/rushajet-pesedhjetorja-zbritja-e-shpirtit-te-shenjte-2\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/06\/07\/rushajet-pesedhjetorja-zbritja-e-shpirtit-te-shenjte-2\/\",\"name\":\"Rr\u00ebshajet (Pes\u00ebdhjetorja) Zbritja e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/06\/07\/rushajet-pesedhjetorja-zbritja-e-shpirtit-te-shenjte-2\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/06\/07\/rushajet-pesedhjetorja-zbritja-e-shpirtit-te-shenjte-2\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/www.ekklisiaonline.gr\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/%CF%80%CE%B5%CE%BD%CF%84%CE%B7%CE%BA%CE%BF%CF%83%CF%84%CE%B7.jpg\",\"datePublished\":\"2025-06-07T16:00:25+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/06\/07\/rushajet-pesedhjetorja-zbritja-e-shpirtit-te-shenjte-2\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/06\/07\/rushajet-pesedhjetorja-zbritja-e-shpirtit-te-shenjte-2\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/06\/07\/rushajet-pesedhjetorja-zbritja-e-shpirtit-te-shenjte-2\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/www.ekklisiaonline.gr\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/%CF%80%CE%B5%CE%BD%CF%84%CE%B7%CE%BA%CE%BF%CF%83%CF%84%CE%B7.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/www.ekklisiaonline.gr\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/%CF%80%CE%B5%CE%BD%CF%84%CE%B7%CE%BA%CE%BF%CF%83%CF%84%CE%B7.jpg\",\"width\":\"1600\",\"height\":\"1005\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/06\/07\/rushajet-pesedhjetorja-zbritja-e-shpirtit-te-shenjte-2\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Rr\u00ebshajet (Pes\u00ebdhjetorja) Zbritja e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Rr\u00ebshajet (Pes\u00ebdhjetorja) Zbritja e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/06\/07\/rushajet-pesedhjetorja-zbritja-e-shpirtit-te-shenjte-2\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Rr\u00ebshajet (Pes\u00ebdhjetorja) Zbritja e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"Rr\u00ebshajet (Pes\u00ebdhjetorja) Zbritja e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb. &nbsp; \u00a0 \u00a0N\u00eb Dhiat\u00ebn e Vjet\u00ebr Pes\u00ebdhjetorja (Pentekostia) ishte festa q\u00eb kremtohej pes\u00ebdhjet\u00eb dit\u00eb pas Pashk\u00ebs. Ashtu si\u00e7 Pashka kremton eksodin e Izraelit\u00ebve nga skllav\u00ebria e Egjiptit k\u00ebshtu edhe Pes\u00ebdhjetorja kremton dh\u00ebnien e dhjet\u00eb urdh\u00ebrimeve nga Per\u00ebndia Moisiut, n\u00eb malin e Sinait. N\u00eb Dhiat\u00ebn e Re t\u00eb Mesias, ngjarja e Pashk\u00ebs merr nj\u00eb kuptim t\u00eb ri, si kremtimi","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/06\/07\/rushajet-pesedhjetorja-zbritja-e-shpirtit-te-shenjte-2\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2025-06-07T16:00:25+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/www.ekklisiaonline.gr\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/%CF%80%CE%B5%CE%BD%CF%84%CE%B7%CE%BA%CE%BF%CF%83%CF%84%CE%B7.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_image":"https:\/\/www.ekklisiaonline.gr\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/%CF%80%CE%B5%CE%BD%CF%84%CE%B7%CE%BA%CE%BF%CF%83%CF%84%CE%B7.jpg","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"5 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/06\/07\/rushajet-pesedhjetorja-zbritja-e-shpirtit-te-shenjte-2\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/06\/07\/rushajet-pesedhjetorja-zbritja-e-shpirtit-te-shenjte-2\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"Rr\u00ebshajet (Pes\u00ebdhjetorja) Zbritja e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb.","datePublished":"2025-06-07T16:00:25+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/06\/07\/rushajet-pesedhjetorja-zbritja-e-shpirtit-te-shenjte-2\/"},"wordCount":1192,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/06\/07\/rushajet-pesedhjetorja-zbritja-e-shpirtit-te-shenjte-2\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/www.ekklisiaonline.gr\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/%CF%80%CE%B5%CE%BD%CF%84%CE%B7%CE%BA%CE%BF%CF%83%CF%84%CE%B7.jpg","keywords":["Viti Kishtar \u2013 Predikime"],"articleSection":["Viti Kishtar - Predikime"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/06\/07\/rushajet-pesedhjetorja-zbritja-e-shpirtit-te-shenjte-2\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/06\/07\/rushajet-pesedhjetorja-zbritja-e-shpirtit-te-shenjte-2\/","name":"Rr\u00ebshajet (Pes\u00ebdhjetorja) Zbritja e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/06\/07\/rushajet-pesedhjetorja-zbritja-e-shpirtit-te-shenjte-2\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/06\/07\/rushajet-pesedhjetorja-zbritja-e-shpirtit-te-shenjte-2\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/www.ekklisiaonline.gr\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/%CF%80%CE%B5%CE%BD%CF%84%CE%B7%CE%BA%CE%BF%CF%83%CF%84%CE%B7.jpg","datePublished":"2025-06-07T16:00:25+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/06\/07\/rushajet-pesedhjetorja-zbritja-e-shpirtit-te-shenjte-2\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/06\/07\/rushajet-pesedhjetorja-zbritja-e-shpirtit-te-shenjte-2\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/06\/07\/rushajet-pesedhjetorja-zbritja-e-shpirtit-te-shenjte-2\/#primaryimage","url":"https:\/\/www.ekklisiaonline.gr\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/%CF%80%CE%B5%CE%BD%CF%84%CE%B7%CE%BA%CE%BF%CF%83%CF%84%CE%B7.jpg","contentUrl":"https:\/\/www.ekklisiaonline.gr\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/%CF%80%CE%B5%CE%BD%CF%84%CE%B7%CE%BA%CE%BF%CF%83%CF%84%CE%B7.jpg","width":"1600","height":"1005"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/06\/07\/rushajet-pesedhjetorja-zbritja-e-shpirtit-te-shenjte-2\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Rr\u00ebshajet (Pes\u00ebdhjetorja) Zbritja e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61586","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=61586"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61586\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":64350,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61586\/revisions\/64350"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/61588"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=61586"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=61586"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=61586"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}