{"id":60532,"date":"2025-07-24T00:02:05","date_gmt":"2025-07-23T22:02:05","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=60532"},"modified":"2025-07-22T21:21:53","modified_gmt":"2025-07-22T19:21:53","slug":"24-korrik-e-diela-vi-e-mattheut-sherimi-i-ulokut-deshmore-e-madhe-kristina-omologjet-athinagora-deshmoret-borisi-gljebi-deshmor-imenesi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/24\/24-korrik-e-diela-vi-e-mattheut-sherimi-i-ulokut-deshmore-e-madhe-kristina-omologjet-athinagora-deshmoret-borisi-gljebi-deshmor-imenesi\/","title":{"rendered":"&#8211; 24 Korrik &#8211; D\u00ebshmore e madhe Kristina. Omologjet Athinagora. D\u00ebshmor\u00ebt Borisi, Gljebi. D\u00ebshmor Imenesi."},"content":{"rendered":"<h4><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"Deshmore_e_madhe_Kristina\"><\/span><strong>D\u00ebshmore e madhe Kristina.<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">F\u00ebmij\u00eb e vetme e gjeneralit idhujtar Urban, lindi dhe jetoi n\u00eb qytetin bregdetar t\u00eb Tir\u00ebs, n\u00eb veri t\u00eb Palestin\u00ebs, n\u00eb koh\u00ebn e Sevirit (193-211). P\u00ebr shkak t\u00eb bukuris\u00eb s\u00eb saj, u mbyll nga i ati n\u00eb nj\u00eb kull\u00eb luksoze, nga ku, duke v\u00ebshtruar qiellin me yje, filozofonte p\u00ebr krijes\u00ebn dhe Krijuesin e saj. At\u00ebher\u00eb, me an\u00ebn e zbules\u00ebs hyjnore, besoi te Krishti dhe nuk u falej m\u00eb idhujve t\u00eb saj prej ari, si\u00e7 e k\u00ebshillonin prind\u00ebrit. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, nj\u00eb nat\u00eb ajo i cop\u00ebtoi ato dhe ua shp\u00ebrndau t\u00eb varf\u00ebrve.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pas k\u00ebsaj Urbani dha urdh\u00ebr dhe e torturuan. E godit\u00ebn pa m\u00ebshir\u00eb; e vendos\u00ebn n\u00eb nj\u00eb rrot\u00eb, ku posht\u00eb kishte zjarr, i cili dogji shum\u00eb njer\u00ebz, por jo vajz\u00ebn; e burgos\u00ebn, duke e l\u00ebn\u00eb pa ushqim dhe uj\u00eb, por nd\u00ebrkoh\u00eb, e ushqeu dhe e sh\u00ebroi nj\u00eb engj\u00ebll; e hodh\u00ebn n\u00eb det, duke i varur gur n\u00eb trup, por ajo pa Shp\u00ebtimtarin q\u00eb e pag\u00ebzoi. Pastaj u ndodh n\u00eb stere sh\u00ebndosh\u00eb e mir\u00eb. I ati e burgosi p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr ta ekzekutuar si magjistare, por po at\u00eb nat\u00eb ai dha shpirt me dhimbje.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pasardh\u00ebsi i tij, pasi nuk ia ktheu besimin me lajka, dha urdh\u00ebr ta rrihnin dhe ta hidhnin n\u00eb zift t\u00eb p\u00ebrv\u00ebluar, t\u2019i rruanin kok\u00ebn dhe ta sh\u00ebtisnin rrug\u00ebve t\u00eb zhveshur. Virgj\u00ebresha, n\u00eb vend q\u00eb t\u2019i falej idhullit t\u00eb Apolonit, urdh\u00ebroi dhe u vet\u00ebshkat\u00ebrrua dhe, si rezultat, sundimtari vdiq nga hidh\u00ebrimi. N\u00eb saje t\u00eb mrekullive t\u00eb saj u kthyen 3.000 idhujtar\u00eb. Sovrani i ri e hodhi n\u00eb furr\u00eb, por ajo brenda furr\u00ebs, e paprekur, psalte s\u00eb bashku me engj\u00ebjt; e hodhi te zvarranik\u00ebt helmues, por nuk u prek. Madje ngjalli zbut\u00ebsin e eg\u00ebrsirave, t\u00eb cilin e kishin kafshuar gjarp\u00ebrinjt\u00eb kur i nd\u00ebrsente kund\u00ebr saj.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pastaj xhelat\u00ebt i pren\u00eb gjinjt\u00eb, por n\u00eb vend t\u00eb gjakut rrodhi qum\u00ebsht. I pren\u00eb edhe gjuh\u00ebn q\u00eb pohonte Krishtin, t\u00eb cil\u00ebn ajo vet\u00eb ia hodhi tiranit n\u00eb sy, i cili u verbua si d\u00ebnim, si\u00e7 ia sqaroi ajo, duke i folur qart\u00eb edhe pse nuk kishte gjuh\u00eb. S\u00eb fundi, e shpuan me shtiz\u00eb n\u00eb brinj\u00eb e n\u00eb zem\u00ebr dhe k\u00ebshtu fitoi (24 korrik) kuror\u00ebn q\u00eb i kishte parath\u00ebn\u00eb nj\u00eb z\u00eb qiellor.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"lazyload aligncenter\" src=\"data:image\/svg+xml,%3Csvg%20xmlns%3D%27http%3A%2F%2Fwww.w3.org%2F2000%2Fsvg%27%20width%3D%27488%27%20height%3D%27659%27%20viewBox%3D%270%200%20488%20659%27%3E%3Crect%20width%3D%27488%27%20height%3D%27659%27%20fill-opacity%3D%220%22%2F%3E%3C%2Fsvg%3E\" data-orig-src=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52238905172_76b0e05c43_b.jpg\" width=\"488\" height=\"659\" \/><\/h4>\n<h4><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"i\"><\/span><strong>* * * * *<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"Omologjet_Athinagora\"><\/span><strong>Omologjet Athinagora.<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Athinagora ishte filozof i krishter\u00eb dhe omologjet i shek. II. Origjina e tij mendohet se ishte nga Athina, ku edhe studioi Platonizmin dhe Stoicizmin.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">T\u00eb dh\u00ebnat kryesore p\u00ebr personin dhe vepr\u00ebn e tij i marrim nga shkrimet e vet\u00eb shenjtorit \u201cNd\u00ebrmjetim p\u00ebr t\u00eb krishter\u00ebt\u201d dhe \u201cMbi ngjalljen e t\u00eb vdekurve\u201d, t\u00eb ruajtura n\u00eb nj\u00eb kodik t\u00eb vitit 914.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sh\u00ebn Athinagora dallon nga apologjist\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb tij nga m\u00ebnyra e p\u00ebrsosur e t\u00eb shkruarit dhe stili i qart\u00eb e elokuent. N\u00eb fush\u00ebn e teologjis\u00eb, n\u00eb shkrimet e tij shenjtori afirmon besimin e drejt\u00eb mbi Trinin\u00eb e Shenjt\u00eb, Shkrimin e Shenjt\u00eb t\u00eb hyjfrym\u00ebzuar dhe paraqet mendime dhe pozicionim asketik n\u00eb lidhje me jet\u00ebn dhe moralin e \u00e7do t\u00eb krishteri. K\u00ebto shkrime luajt\u00ebn rrol mjaft t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe didaktik n\u00eb m\u00ebsimet e Kish\u00ebs s\u00eb 2 shekujve t\u00eb par\u00eb t\u00eb er\u00ebs son\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><img decoding=\"async\" class=\"lazyload aligncenter\" src=\"data:image\/svg+xml,%3Csvg%20xmlns%3D%27http%3A%2F%2Fwww.w3.org%2F2000%2Fsvg%27%20width%3D%27438%27%20height%3D%27642%27%20viewBox%3D%270%200%20438%20642%27%3E%3Crect%20width%3D%27438%27%20height%3D%27642%27%20fill-opacity%3D%220%22%2F%3E%3C%2Fsvg%3E\" data-orig-src=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52240376540_eafbe24907_b.jpg\" width=\"438\" height=\"642\" \/><\/p>\n<h4><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"i-2\"><\/span><strong>* * * * *<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"Deshmort_Borisi_Gljebi\"><\/span><strong>D\u00ebshmort Borisi, Gljebi.<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">Borisi e Glebi ishin bijt\u00eb e princit t\u00eb shenjt\u00eb Vladimir, dhe q\u00eb n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri u dalluan p\u00ebr but\u00ebsi dhe devotshm\u00ebri. Menj\u00ebher\u00eb pas vdekjes s\u00eb t\u00eb atit, v\u00ebllai i tyre i madh, Sviatopolku, i cili i kishte zili privilegjet e dy v\u00ebllez\u00ebrve, vendosi t\u2019i vriste dhe t\u00eb b\u00ebhej trash\u00ebgimtar.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur u kthyen pas nj\u00eb ekspedite t\u00eb lavdishme, Borisi mori vesh p\u00ebr vdekjen e t\u00eb atit dhe ngush\u00ebllohej q\u00eb Sviatopolku do t\u00eb ishte p\u00ebr ta nj\u00eb at\u00eb. N\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb spiuni, Sviatopolku m\u00ebsoi se i v\u00ebllai, Borisi, nuk ushqente asnj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb keqe kund\u00ebr tij dhe se nuk kishte q\u00ebllim t\u00eb grindeshin p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e pasimit t\u00eb pushtetit, megjithat\u00eb ishte i vendosur t\u2019i vriste. Zgjodhi sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e tij m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr dhe i d\u00ebrgoi t\u00eb takonin t\u00eb v\u00ebllain, dhe u dha urdh\u00ebr ta kapnin n\u00eb gjum\u00eb. Borisi i mori vesh q\u00ebllimet e k\u00ebqija t\u00eb t\u00eb v\u00ebllait, nuk i besoi por vazhdoi rrug\u00ebn me pafaj\u00ebsin\u00eb e shqerr\u00ebs. Dy dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, i konfirmuan planin e t\u00eb v\u00ebllait dhe e informuan se v\u00ebllait tjet\u00ebr, Glebi, do t\u00eb linte Kievin e do merrte anijen q\u00eb t\u00eb vinte pran\u00eb tij. Borisi thirri: \u201cQoft\u00eb i bekuar Per\u00ebndia! Nuk do t\u00eb iki q\u00eb k\u00ebtej dhe nuk do t\u2019i kund\u00ebrvihem tim v\u00ebllai. U b\u00ebft\u00eb vullneti i Per\u00ebndis\u00eb!\u201d<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Bojar\u00ebt dhe ushtar\u00ebt q\u00eb ishin n\u00ebn sh\u00ebrbimin e tij i propozuan t\u00eb rrethonin qytetin dhe t\u00eb d\u00ebbonin Sviatopolkun; por Borisi nuk donte dhe madje vendosi t\u00eb d\u00ebrgonte nj\u00eb lutje p\u00ebr falje t\u00eb v\u00ebllait duke i k\u00ebrkuar m\u00ebshir\u00eb dhe t\u00eb lironte trupat e tij. Pak m\u00eb von\u00eb, ai m\u00ebsoi se sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e t\u00eb v\u00ebllait po vinin p\u00ebr pak or\u00eb me kuajt e ushtris\u00eb, pran\u00eb lumit Alta. I pushtuar nga frika, ai filloi t\u2019i lutej Zotit: \u201cO Mbret, Zot Jisu Krisht, mos m\u00eb l\u00ebr t\u00eb humbas, por shtri dor\u00ebn T\u00ebnde t\u00eb fuqishme mbi mua m\u00ebkatarin e t\u00eb mjerin: m\u00eb \u00e7liro nga t\u00ebrbimi i atyre q\u00eb ecin kund\u00ebr meje; m\u00eb \u00e7liro nga kjo or\u00eb, p\u00ebrderisa Ti vet\u00ebm je streha e t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruarve!\u201d Si mbeti vet\u00ebm me sh\u00ebrb\u00ebtorin e tij hungarez, Gjergjin, p\u00ebr t\u00eb pritur ardhjen e vras\u00ebsve, shkoi n\u00eb tend\u00ebn e tij dhe nat\u00ebn e fundit e kaloi me lot e lutje (24 korrik) dhe gjeti ngush\u00ebllim dhe kuraj\u00eb duke kujtuar martir\u00ebt e shenjt\u00eb q\u00eb kishin vrar\u00eb paraet\u00ebrit e tij: Nikita, Vin\u00e7enslavi (28 shtator), Varvara (4 dhjetor).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb m\u00ebngjes, mori pjes\u00eb n\u00eb M\u00ebngjesoren q\u00eb celebroi nj\u00eb prift, dhe duke u kthyer nga ikona e Krishtit, i tha k\u00ebt\u00eb lutje: \u201cZot, Jisu Krisht, Ti q\u00eb denjove t\u00eb shfaqen n\u00eb tok\u00eb me pamje njeriu dhe q\u00eb e l\u00eb veten t\u00eb t\u00eb gozhdonin vullnetarisht mbi Kryq, ti q\u00eb pranove t\u00eb p\u00ebsosh p\u00ebr m\u00ebkatet tona, jepna t\u00eb pranojm\u00eb edhe vuajtjen ton\u00eb. Nuk po e marr nga armiqt\u00eb e mi, por nga im v\u00eblla: O Zot, mos ia num\u00ebro si m\u00ebkat.\u201d T\u00eb d\u00ebrguarit e Sviatopolkut erdh\u00ebn n\u00eb vend, por ngaq\u00eb nuk guxuan ta nd\u00ebrprisnin sh\u00ebrbes\u00ebn, prit\u00ebn jasht\u00eb tend\u00ebs derisa t\u00eb mbaronte. Kur sh\u00ebrbesa mbaroi, Borisi p\u00ebrqafoi t\u00eb af\u00ebrmit e tij, u shtri n\u00eb shtrat dhe priti vras\u00ebsit q\u00eb t\u00eb suleshin n\u00eb tend\u00eb si bisha t\u00eb egra. Besniku i tij, Gjergji, u p\u00ebrpoq ta mbronte m\u00ebsuesin e tij duke e mbuluar me trupin e tij, por ra menj\u00ebher\u00eb nga goditjet q\u00eb kishin n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr Borisin. Shenjti iu lut t\u00eb v\u00ebllait t\u2019i linte pak \u00e7aste p\u00ebr t\u2019u lutur, pastaj duke e l\u00ebn\u00eb veten t\u00eb shpohej nga heshtat si qengj i pafajsh\u00ebm, tha duke qar\u00eb: \u201cAfrohuni, v\u00ebllez\u00ebr, dhe mbaroni detyr\u00ebn q\u00eb keni, dhe paqja qoft\u00eb me v\u00ebllain tim dhe me ju.\u201d Njer\u00ebzit i ngul\u00ebn heshtat n\u00eb trup, dhe duke e menduar t\u00eb vdekur, vendos\u00ebn ta masakronin m\u00eb pas. I plagosur p\u00ebr vdekje, Borisi u hoq zvarr\u00eb me v\u00ebshtir\u00ebsi jasht\u00eb tend\u00ebs dhe u lut: \u201cT\u00eb fal\u00ebnderoj, o Zot, Per\u00ebndia im, q\u00eb m\u00eb b\u00ebre t\u00eb denj\u00eb mua sh\u00ebrb\u00ebtorin t\u00ebnd t\u00eb padenj\u00eb, t\u00eb kungohem me P\u00ebsimin e Birit t\u00ebnd. U plagosa nga sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e tim eti, falua k\u00ebt\u00eb m\u00ebkat, m\u00eb jep prehje n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e shenjtor\u00ebve t\u00eb tu. Se ti je mbrojt\u00ebsi im, o Zot, n\u00eb duart e tua e jap shpirtin.\u201d Nj\u00eb nga vras\u00ebsit e ndoqi nga pas dhe i dha fund Borisit. Trupi i tij u transportua n\u00eb kish\u00ebn e Sh\u00ebn Vasilit n\u00eb Vi\u00e7egorod.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur Sviatopolku m\u00ebsoi p\u00ebr arratisjen e Glebit, d\u00ebrgoi me t\u00eb shpejt\u00eb njer\u00ebz q\u00eb ta ndiqnin dhe i urdh\u00ebroi ta vrisnin. Kur anijet e tyre u afruan, Glebi iu lut njer\u00ebzve t\u00eb tij q\u00eb t\u00eb mos kund\u00ebrshtonin por t\u00eb largoheshin. Mendonte t\u00eb bindte n\u00eb duart e tyre i vet\u00ebm dhe t\u00eb dilte para t\u00eb v\u00ebllait, p\u00ebr t\u00eb cilin shpresonte se do kishte m\u00ebshir\u00eb. Kur rreziku doli sheshit, princi i ri u frik\u00ebsua dhe iu lut Zotit ta ndihmonte. T\u00eb d\u00ebrguarit e Sviatopolkut kontrolluan anijen e Glebit dhe kur u ngjit\u00ebn n\u00eb breg, urdh\u00ebruan kuzhinierin e princit, q\u00eb rrinte mbrapa shenjtit, q\u00eb ta therte. Ky kapi kok\u00ebn e zot\u00ebris\u00eb s\u00eb tij, i cili e la veten si qengji n\u00eb therje dhe duke iu lutur Krishtit, rr\u00ebfeu se duke u dor\u00ebzuar n\u00eb shpat\u00ebn e vras\u00ebsve t\u00eb tij, do t\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb p\u00ebsimin shp\u00ebtimtar. E mposhti frik\u00ebn e vdekjes dhe vuajtjen me kujtimin e Krishtit dhe e la veten n\u00eb duart e vras\u00ebsit, i cili e q\u00eblloi n\u00eb kok\u00eb dhe ia preu fytin. Vras\u00ebsit e mor\u00ebn trupin dhe e fsheh\u00ebn n\u00eb nj\u00eb pem\u00eb, pastaj u kthyen n\u00eb Kiev p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb llogari Sviatopolkut. Ky i fundit, i mbiquajtur \u201ci mallkuari\u201d u shkarkua nga nj\u00eb revolt\u00eb popullore, dhe i v\u00ebllai Jaroslavi i Urt\u00eb, mori pushtetin.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pes\u00eb vjet pas vdekjes s\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve, gjuetar\u00ebt gjet\u00ebn n\u00eb pyll nj\u00eb kufom\u00eb t\u00eb pad\u00ebmtuar, q\u00eb shk\u00eblqente si vet\u00ebtim\u00eb. Kuptuan se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr trupin e sh\u00ebn Glebit, dhe princi Jaroslav kur e mori vesh, dha urdh\u00ebr q\u00eb trupi t\u00eb transportohej n\u00eb Vi\u00e7egorod, q\u00eb t\u00eb prehej pran\u00eb trupit t\u00eb Borisit. Nderimi i tyre u njoh nga Kisha, dhe varri i shenjtor\u00ebve u b\u00eb vend pelegrinazhi, duke t\u00ebrhequr shum\u00eb njer\u00ebz besimtar\u00eb, q\u00eb gjenin sh\u00ebrim dhe ngush\u00ebllim n\u00eb hidh\u00ebrimet e tyre.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>D\u00ebshmore e madhe Kristina. &nbsp; F\u00ebmij\u00eb e vetme e gjeneralit idhujtar Urban, lindi dhe jetoi n\u00eb qytetin bregdetar t\u00eb Tir\u00ebs, n\u00eb veri t\u00eb Palestin\u00ebs, n\u00eb koh\u00ebn e Sevirit (193-211). P\u00ebr shkak t\u00eb bukuris\u00eb s\u00eb saj, u mbyll nga i ati n\u00eb nj\u00eb kull\u00eb luksoze, nga ku, duke v\u00ebshtruar qiellin me yje, filozofonte p\u00ebr krijes\u00ebn dhe Krijuesin e saj. At\u00ebher\u00eb, me an\u00ebn e zbules\u00ebs hyjnore, besoi<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":60537,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52238903882_9db6feee80_b.jpg","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[372],"tags":[2103,2101],"class_list":["post-60532","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shenjtoret-e-dites","tag-leximet-e-dites","tag-shenjtori-i-dites"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>- 24 Korrik - D\u00ebshmore e madhe Kristina. Omologjet Athinagora. D\u00ebshmor\u00ebt Borisi, Gljebi. D\u00ebshmor Imenesi. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/24\/24-korrik-e-diela-vi-e-mattheut-sherimi-i-ulokut-deshmore-e-madhe-kristina-omologjet-athinagora-deshmoret-borisi-gljebi-deshmor-imenesi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"- 24 Korrik - D\u00ebshmore e madhe Kristina. Omologjet Athinagora. D\u00ebshmor\u00ebt Borisi, Gljebi. D\u00ebshmor Imenesi. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"D\u00ebshmore e madhe Kristina. &nbsp; F\u00ebmij\u00eb e vetme e gjeneralit idhujtar Urban, lindi dhe jetoi n\u00eb qytetin bregdetar t\u00eb Tir\u00ebs, n\u00eb veri t\u00eb Palestin\u00ebs, n\u00eb koh\u00ebn e Sevirit (193-211). P\u00ebr shkak t\u00eb bukuris\u00eb s\u00eb saj, u mbyll nga i ati n\u00eb nj\u00eb kull\u00eb luksoze, nga ku, duke v\u00ebshtruar qiellin me yje, filozofonte p\u00ebr krijes\u00ebn dhe Krijuesin e saj. At\u00ebher\u00eb, me an\u00ebn e zbules\u00ebs hyjnore, besoi\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/24\/24-korrik-e-diela-vi-e-mattheut-sherimi-i-ulokut-deshmore-e-madhe-kristina-omologjet-athinagora-deshmoret-borisi-gljebi-deshmor-imenesi\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2025-07-23T22:02:05+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52238903882_9db6feee80_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52238903882_9db6feee80_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/24\/24-korrik-e-diela-vi-e-mattheut-sherimi-i-ulokut-deshmore-e-madhe-kristina-omologjet-athinagora-deshmoret-borisi-gljebi-deshmor-imenesi\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/24\/24-korrik-e-diela-vi-e-mattheut-sherimi-i-ulokut-deshmore-e-madhe-kristina-omologjet-athinagora-deshmoret-borisi-gljebi-deshmor-imenesi\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"&#8211; 24 Korrik &#8211; D\u00ebshmore e madhe Kristina. Omologjet Athinagora. D\u00ebshmor\u00ebt Borisi, Gljebi. D\u00ebshmor Imenesi.\",\"datePublished\":\"2025-07-23T22:02:05+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/24\/24-korrik-e-diela-vi-e-mattheut-sherimi-i-ulokut-deshmore-e-madhe-kristina-omologjet-athinagora-deshmoret-borisi-gljebi-deshmor-imenesi\/\"},\"wordCount\":1788,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/24\/24-korrik-e-diela-vi-e-mattheut-sherimi-i-ulokut-deshmore-e-madhe-kristina-omologjet-athinagora-deshmoret-borisi-gljebi-deshmor-imenesi\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52238903882_9db6feee80_b.jpg\",\"keywords\":[\"leximet e dites\",\"shenjtori i dites\"],\"articleSection\":[\"Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/24\/24-korrik-e-diela-vi-e-mattheut-sherimi-i-ulokut-deshmore-e-madhe-kristina-omologjet-athinagora-deshmoret-borisi-gljebi-deshmor-imenesi\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/24\/24-korrik-e-diela-vi-e-mattheut-sherimi-i-ulokut-deshmore-e-madhe-kristina-omologjet-athinagora-deshmoret-borisi-gljebi-deshmor-imenesi\/\",\"name\":\"- 24 Korrik - D\u00ebshmore e madhe Kristina. Omologjet Athinagora. D\u00ebshmor\u00ebt Borisi, Gljebi. D\u00ebshmor Imenesi. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/24\/24-korrik-e-diela-vi-e-mattheut-sherimi-i-ulokut-deshmore-e-madhe-kristina-omologjet-athinagora-deshmoret-borisi-gljebi-deshmor-imenesi\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/24\/24-korrik-e-diela-vi-e-mattheut-sherimi-i-ulokut-deshmore-e-madhe-kristina-omologjet-athinagora-deshmoret-borisi-gljebi-deshmor-imenesi\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52238903882_9db6feee80_b.jpg\",\"datePublished\":\"2025-07-23T22:02:05+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/24\/24-korrik-e-diela-vi-e-mattheut-sherimi-i-ulokut-deshmore-e-madhe-kristina-omologjet-athinagora-deshmoret-borisi-gljebi-deshmor-imenesi\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/24\/24-korrik-e-diela-vi-e-mattheut-sherimi-i-ulokut-deshmore-e-madhe-kristina-omologjet-athinagora-deshmoret-borisi-gljebi-deshmor-imenesi\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/24\/24-korrik-e-diela-vi-e-mattheut-sherimi-i-ulokut-deshmore-e-madhe-kristina-omologjet-athinagora-deshmoret-borisi-gljebi-deshmor-imenesi\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52238903882_9db6feee80_b.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52238903882_9db6feee80_b.jpg\",\"width\":\"574\",\"height\":\"832\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/24\/24-korrik-e-diela-vi-e-mattheut-sherimi-i-ulokut-deshmore-e-madhe-kristina-omologjet-athinagora-deshmoret-borisi-gljebi-deshmor-imenesi\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8211; 24 Korrik &#8211; D\u00ebshmore e madhe Kristina. Omologjet Athinagora. D\u00ebshmor\u00ebt Borisi, Gljebi. D\u00ebshmor Imenesi.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"- 24 Korrik - D\u00ebshmore e madhe Kristina. Omologjet Athinagora. D\u00ebshmor\u00ebt Borisi, Gljebi. D\u00ebshmor Imenesi. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/24\/24-korrik-e-diela-vi-e-mattheut-sherimi-i-ulokut-deshmore-e-madhe-kristina-omologjet-athinagora-deshmoret-borisi-gljebi-deshmor-imenesi\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"- 24 Korrik - D\u00ebshmore e madhe Kristina. Omologjet Athinagora. D\u00ebshmor\u00ebt Borisi, Gljebi. D\u00ebshmor Imenesi. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"D\u00ebshmore e madhe Kristina. &nbsp; F\u00ebmij\u00eb e vetme e gjeneralit idhujtar Urban, lindi dhe jetoi n\u00eb qytetin bregdetar t\u00eb Tir\u00ebs, n\u00eb veri t\u00eb Palestin\u00ebs, n\u00eb koh\u00ebn e Sevirit (193-211). P\u00ebr shkak t\u00eb bukuris\u00eb s\u00eb saj, u mbyll nga i ati n\u00eb nj\u00eb kull\u00eb luksoze, nga ku, duke v\u00ebshtruar qiellin me yje, filozofonte p\u00ebr krijes\u00ebn dhe Krijuesin e saj. At\u00ebher\u00eb, me an\u00ebn e zbules\u00ebs hyjnore, besoi","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/24\/24-korrik-e-diela-vi-e-mattheut-sherimi-i-ulokut-deshmore-e-madhe-kristina-omologjet-athinagora-deshmoret-borisi-gljebi-deshmor-imenesi\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2025-07-23T22:02:05+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52238903882_9db6feee80_b.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_image":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52238903882_9db6feee80_b.jpg","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/24\/24-korrik-e-diela-vi-e-mattheut-sherimi-i-ulokut-deshmore-e-madhe-kristina-omologjet-athinagora-deshmoret-borisi-gljebi-deshmor-imenesi\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/24\/24-korrik-e-diela-vi-e-mattheut-sherimi-i-ulokut-deshmore-e-madhe-kristina-omologjet-athinagora-deshmoret-borisi-gljebi-deshmor-imenesi\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"&#8211; 24 Korrik &#8211; D\u00ebshmore e madhe Kristina. Omologjet Athinagora. D\u00ebshmor\u00ebt Borisi, Gljebi. D\u00ebshmor Imenesi.","datePublished":"2025-07-23T22:02:05+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/24\/24-korrik-e-diela-vi-e-mattheut-sherimi-i-ulokut-deshmore-e-madhe-kristina-omologjet-athinagora-deshmoret-borisi-gljebi-deshmor-imenesi\/"},"wordCount":1788,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/24\/24-korrik-e-diela-vi-e-mattheut-sherimi-i-ulokut-deshmore-e-madhe-kristina-omologjet-athinagora-deshmoret-borisi-gljebi-deshmor-imenesi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52238903882_9db6feee80_b.jpg","keywords":["leximet e dites","shenjtori i dites"],"articleSection":["Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/24\/24-korrik-e-diela-vi-e-mattheut-sherimi-i-ulokut-deshmore-e-madhe-kristina-omologjet-athinagora-deshmoret-borisi-gljebi-deshmor-imenesi\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/24\/24-korrik-e-diela-vi-e-mattheut-sherimi-i-ulokut-deshmore-e-madhe-kristina-omologjet-athinagora-deshmoret-borisi-gljebi-deshmor-imenesi\/","name":"- 24 Korrik - D\u00ebshmore e madhe Kristina. Omologjet Athinagora. D\u00ebshmor\u00ebt Borisi, Gljebi. D\u00ebshmor Imenesi. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/24\/24-korrik-e-diela-vi-e-mattheut-sherimi-i-ulokut-deshmore-e-madhe-kristina-omologjet-athinagora-deshmoret-borisi-gljebi-deshmor-imenesi\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/24\/24-korrik-e-diela-vi-e-mattheut-sherimi-i-ulokut-deshmore-e-madhe-kristina-omologjet-athinagora-deshmoret-borisi-gljebi-deshmor-imenesi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52238903882_9db6feee80_b.jpg","datePublished":"2025-07-23T22:02:05+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/24\/24-korrik-e-diela-vi-e-mattheut-sherimi-i-ulokut-deshmore-e-madhe-kristina-omologjet-athinagora-deshmoret-borisi-gljebi-deshmor-imenesi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/24\/24-korrik-e-diela-vi-e-mattheut-sherimi-i-ulokut-deshmore-e-madhe-kristina-omologjet-athinagora-deshmoret-borisi-gljebi-deshmor-imenesi\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/24\/24-korrik-e-diela-vi-e-mattheut-sherimi-i-ulokut-deshmore-e-madhe-kristina-omologjet-athinagora-deshmoret-borisi-gljebi-deshmor-imenesi\/#primaryimage","url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52238903882_9db6feee80_b.jpg","contentUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52238903882_9db6feee80_b.jpg","width":"574","height":"832"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/24\/24-korrik-e-diela-vi-e-mattheut-sherimi-i-ulokut-deshmore-e-madhe-kristina-omologjet-athinagora-deshmoret-borisi-gljebi-deshmor-imenesi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8211; 24 Korrik &#8211; D\u00ebshmore e madhe Kristina. Omologjet Athinagora. D\u00ebshmor\u00ebt Borisi, Gljebi. D\u00ebshmor Imenesi."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60532","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=60532"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60532\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":64679,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60532\/revisions\/64679"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/60537"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=60532"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=60532"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=60532"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}