{"id":60526,"date":"2025-07-23T00:02:33","date_gmt":"2025-07-22T22:02:33","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=60526"},"modified":"2025-07-22T21:25:18","modified_gmt":"2025-07-22T19:25:18","slug":"23-korrik-profeti-ezekiel-hierodeshmoret-apolinari-e-vitali-te-ravenes-oshenare-pelagjia-ne-tinos","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/23\/23-korrik-profeti-ezekiel-hierodeshmoret-apolinari-e-vitali-te-ravenes-oshenare-pelagjia-ne-tinos\/","title":{"rendered":"&#8211; 23 Korrik &#8211; Profeti Ezekiel. Hierod\u00ebshmor\u00ebt Apolinari e Vitali t\u00eb Raven\u00ebs. Osh\u00ebnare Pelagjia n\u00eb Tinos."},"content":{"rendered":"<h4><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"Profeti_Ezekiel\"><\/span><strong>Profeti Ezekiel.<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Profeti i shenjt\u00eb Ezekiel, emri i t\u00eb cilit do t\u00eb thot\u00eb \u201cPer\u00ebndi i fort\u00eb\u201d (ose Per\u00ebndia do t\u00eb forcoj\u00eb\u201d), ishte prift i Tempullit. Kur Jerusalemi u mor p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nga Nabukodonosori (597), profeti ishte 25 vje\u00e7 dhe u mor rob n\u00eb Babiloni, me mbretin Jekonia, oborrin e tij dhe njer\u00ebzit e ngritur, rreth dhjet\u00eb mij\u00eb persona, si dhe sende t\u00eb \u00e7muara t\u00eb Tempullit (IV Mbret. 24.16). U vendos n\u00eb Tel-Aviv, mori grua, dhe sht\u00ebpia e tij u b\u00eb magnet p\u00ebr judenjt\u00eb e internuar, q\u00eb shkonin p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar Fjal\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Vitin e pest\u00eb t\u00eb internimit, nd\u00ebrsa ndodhej n\u00eb brigjet e lumit, qiejt u hap\u00ebn dhe soditi n\u00eb nj\u00eb vizion madh\u00ebshtor, lavdin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb, mbi nj\u00eb qere t\u00eb t\u00ebrhequr nga kat\u00ebr keruvime me krah\u00eb, me kat\u00ebr fytyra: e para ishte si luan, e dyta si shqiponj\u00eb, e treta si dem dhe e kat\u00ebrta si njeri. Dy nga krah\u00ebt e tyre ishin shpalosur lart dhe dy t\u00eb tjer\u00eb i mbulonin trupin. Secili shkonte drejt, pa u kthyer, atje ku Shpirti i shtynte, dhe b\u00ebnin zhurm\u00eb stuhie duke ecur. N\u00eb mes tyre shk\u00eblqente nj\u00eb drit\u00eb e shndritshme si vet\u00ebtim\u00eb dhe zjarr. N\u00ebn fytyrat shikoheshin kat\u00ebr rrota q\u00eb ecnin me ta; mbi ta shtrihej si kupol\u00eb kristali, mbi t\u00eb cil\u00ebn gjendej nj\u00eb fron me pamje si gur safiri, dhe mbi fron ishte ulur nj\u00eb qenie me pamje njeriu, q\u00eb kishte shk\u00eblqimin e rubinit, rrethuar nga nj\u00eb drit\u00eb q\u00eb i ngjante ylberit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Per\u00ebndia i foli Ezekielit dhe e d\u00ebrgoi te izraelit\u00ebt rebel\u00eb (kap. 1). Nj\u00eb dor\u00eb i dha nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtjell\u00eb, ku ishte shkruar: \u201cVajtime, psher\u00ebtima dhe lot.\u201d Atij iu desh ta hante k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr, dhe n\u00eb goj\u00ebn e tij fjala e Per\u00ebndis\u00eb u b\u00eb e \u00ebmb\u00ebl si mjalti.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur u kthye n\u00eb Tel-Aviv, ndenji mes t\u00eb internuarve, p\u00ebr shtat\u00eb dit\u00eb i shtangur, pa mundur dot t\u00eb fliste. Kur kjo koh\u00eb kaloi, fjala e Per\u00ebndis\u00eb iu drejtua k\u00ebshtu: \u201cBir i njeriut, po t\u00eb b\u00ebj p\u00ebrgjues p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e Izraelit. Kur t\u00eb d\u00ebgjosh nj\u00eb fjal\u00eb nga goja ime, do t\u2019i lajm\u00ebrosh nga ana ime.\u201d Duke marr\u00eb k\u00ebshtu p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs dhe t\u00eb vdekjes s\u00eb atyre q\u00eb e kishte d\u00ebrguar, Ezekieli vigjiloi pa u lodhur p\u00ebr nj\u00ebzet e dy vjet, n\u00eb postin e lart\u00eb t\u00eb ruajtjes s\u00eb shpirtit para Per\u00ebndis\u00eb. Paratha si me fjal\u00eb dhe me vepra simbolike, shkat\u00ebrrimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb Jerusalemit, si nd\u00ebshkim p\u00ebr m\u00ebkatet e popullit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u201cFundi po afron, fundi po afron, ja tek po vjen!\u201d (7,6) p\u00ebrs\u00ebriste profeti pa u lodhur, duke lajm\u00ebruar se Per\u00ebndia do t\u00eb k\u00ebrkonte llogari p\u00ebr t\u00eb gjitha shkeljet dhe m\u00ebkatet q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb populli i Tij. Askush nuk mund t\u2019i shp\u00ebtonte mbretit t\u00eb Babilonis\u00eb, i cili u b\u00eb instrument i zem\u00ebrimit hyjnor. Do t\u00eb k\u00ebrkohej paqja, por s\u2019do t\u00eb gjendej.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pasi profetizoi kund\u00ebr profet\u00ebve t\u00eb rrem\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt e qet\u00ebsonin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb gabuar popullin dhe e nxisnin t\u00eb revoltoheshin kund\u00ebr Kaldenjve, Ezekieli kujtoi dashurin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb p\u00ebr Izraelin, t\u00eb cilin e kishte b\u00ebr\u00eb &#8220;nusen&#8221; e Tij n\u00eb malin Sina; por q\u00eb nga kryelart\u00ebsia p\u00ebr bukurin\u00eb e saj, ishte b\u00ebr\u00eb prostitut\u00eb duke u dh\u00ebn\u00eb pas idhujve. Zoti, thot\u00eb ai, do t\u00eb mbledh\u00eb kombet e huaj, p\u00ebr ta turp\u00ebruar, q\u00eb t\u00eb v\u00ebr\u00eb drejt\u00ebsi p\u00ebr pabesnik\u00ebrin\u00eb e saj. Pastaj kur zem\u00ebrimi i Tij t\u00eb jet\u00eb shuar, me dashamir\u00ebsi t\u00eb kulluar Ai do t\u00eb vendos\u00eb me popullin e tij t\u00eb pajtuar e t\u00eb pastruar nga sprova, nj\u00eb Bes\u00eblidhje t\u00eb p\u00ebrjetshme.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Profeti shpallte m\u00eb shum\u00eb se gjat\u00eb k\u00ebtij pajtimi, asnj\u00eb nuk ka p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb llogari p\u00ebr fajet e et\u00ebrve t\u00eb tij, si\u00e7 m\u00ebsonte Ligji jude, por secili do t\u00eb gjykohet n\u00eb gjendjen q\u00eb do ta gjej\u00eb Per\u00ebndia: n\u00ebse i keqi vendos t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga m\u00ebkatet e tij p\u00ebr t\u2019u kthyer te Per\u00ebndia dhe p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb prej Tij nj\u00eb zem\u00ebr t\u00eb re dhe frym\u00eb t\u00eb re, ai do t\u00eb jetoj\u00eb dhe nuk do t\u00eb vdes\u00eb, pasi Per\u00ebndia \u201cnuk do vdekjen e m\u00ebkatarit, por q\u00eb t\u00eb kthehet e t\u00eb jetoj\u00eb\u201d (33,11).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nj\u00eb vit para marrjes s\u00eb Jerusalemit (588), pasi Per\u00ebndia kishte lajm\u00ebruar se qyteti i p\u00ebrgjakur do t\u00eb kalonte n\u00eb sprov\u00ebn e zjarrit, si kazani i ndryshkur, q\u00eb ndryshku t\u00eb digjet (24), Ezekieli e humbi papritur t\u00eb shoqen, \u201cg\u00ebzimin e syve t\u00eb tij\u201d; por Zoti e ndaloi t\u00eb mbante zi. T\u00eb nes\u00ebrmen, ai i b\u00ebri t\u00eb ditur popullit se n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb, ata do t\u00eb humbnin at\u00eb q\u00eb kan\u00eb m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb, dhe se fatkeq\u00ebsit\u00eb do t\u00eb binin mbi ta n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb brutale dhe as koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb vajtuar s\u2019do t\u00eb kishin.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Disa koh\u00eb m\u00eb von\u00eb, pas marrjes s\u00eb Jerusalemit (587), nj\u00eb nga t\u00eb mbijetuarit arriti n\u00eb Tel-Aviv p\u00ebr t\u00eb lajm\u00ebruar shkat\u00ebrrimin. Profeti mori fjal\u00ebn p\u00ebr t\u00eb sprovuar besimin mendjemadh t\u00eb t\u00eb mbijetuarve, dhe paratha se fatkeq\u00ebsia nuk do t\u00eb ndalonte k\u00ebtu dhe se i gjith\u00eb vendi do t\u00eb shkat\u00ebrrohej. Ai b\u00ebri m\u00eb pas qortimet solemne kund\u00ebr barinjve t\u00eb Izraelit: mbret\u00ebr, prift\u00ebrinj dhe kryetar\u00eb, q\u00eb kullotnin veten n\u00eb vend t\u00eb popullit, me krimet dhe lakmit\u00eb e tyre. Ai lajm\u00ebroi se Per\u00ebndia do ta merrte grigj\u00ebn e Tij dhe se ai do t\u00eb b\u00ebhej Bariu i popullit, p\u00ebr ta \u00e7uar n\u00eb Tok\u00ebn e Premtuar dhe p\u00ebr ta kullotur n\u00eb malet e Izraelit (34). Pas m\u00ebrgimit, ligjshm\u00ebria nuk do t\u00eb vendosej n\u00eb Izrael, sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb er\u00eb mesianike, Per\u00ebndia do t\u00eb mbret\u00ebroj\u00eb n\u00eb popullin e Tij me nd\u00ebrmjetimin e nj\u00eb Davidi t\u00eb ri, Bariu i Mir\u00eb (shih Joan 10.11-18): \u201cUn\u00eb Zoti, do t\u00eb jem p\u00ebr ta Per\u00ebndia, dhe sh\u00ebrb\u00ebtori im David do t\u00eb jet\u00eb princ n\u00eb mes tyre dhe do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr ta nj\u00eb bari\u201d (34,24).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Tregohet se profeti Ezekiel d\u00ebnoi njer\u00ebzit e fisit t\u00eb Gadit, q\u00eb silleshin me pabesi, duke iu d\u00ebrguar gjarp\u00ebrinj q\u00eb vran\u00eb f\u00ebmij\u00ebt dhe bag\u00ebtin\u00eb e tyre. Meqen\u00ebse u thoshte se nuk do t\u00eb ktheheshin n\u00eb tok\u00ebn e et\u00ebrve t\u00eb tyre n\u00ebse nuk hiqnin dor\u00eb nga veprat e k\u00ebqija, njer\u00ebzit e Gadit nuk i duruan m\u00eb k\u00ebto qortime dhe e vran\u00eb me gur\u00eb njeriun e Per\u00ebndis\u00eb. Mund t\u00eb jet\u00eb varrosur n\u00eb varrin e Semit dhe Arfaksadit, pran\u00eb Bagdadit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"lazyload aligncenter\" src=\"data:image\/svg+xml,%3Csvg%20xmlns%3D%27http%3A%2F%2Fwww.w3.org%2F2000%2Fsvg%27%20width%3D%27496%27%20height%3D%27719%27%20viewBox%3D%270%200%20496%20719%27%3E%3Crect%20width%3D%27496%27%20height%3D%27719%27%20fill-opacity%3D%220%22%2F%3E%3C%2Fsvg%3E\" data-orig-src=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52234366163_a4bdbcd3cb_b.jpg\" width=\"496\" height=\"719\" \/><\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"i\"><\/span><strong>* * * *<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"%E2%80%93_Oshenare_Pelagjia_ne_Tinos_%E2%80%93\"><\/span><strong>&#8211; Osh\u00ebnare Pelagjia n\u00eb Tinos \u2013<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nj\u00eb vit pas fillimit t\u00eb revolucionit grek (1822), e T\u00ebr\u00ebshenjta iu shfaq nj\u00eb murgeshe t\u00eb respektuar t\u00eb quajtur Pelagjia, e cila asketizonte n\u00eb manastirin e Kekrovunit, n\u00eb lart\u00ebsit\u00eb e ishullit Tino. I k\u00ebrkoi t\u00eb vinte n\u00eb dijeni nj\u00eb nga fshatar\u00ebt p\u00ebrreth, Stamatelos Kangadis, se ishte zgjedhur t\u00eb zbulonte ikon\u00ebn e s\u00eb T\u00ebr\u00ebshenjt\u00ebs, q\u00eb gjendej n\u00eb nj\u00eb ar\u00eb dhe t\u00eb nd\u00ebrtonte nj\u00eb kish\u00eb p\u00ebr nder t\u00eb saj. E frik\u00ebsuar, e konsideroi veten t\u00eb padenj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vegim t\u00eb till\u00eb, prandaj nuk u bind. E T\u00ebr\u00ebshenjta iu shfaq p\u00ebrs\u00ebri pas nj\u00eb jave, por Pelagjia e priti me t\u00eb nj\u00ebjtat dyshime.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">P\u00ebrfundimisht, nd\u00ebrsa po lutej, Pelagjia e pa Mbret\u00ebresh\u00ebn e Qiejve para saj, t\u00eb rrethuar nga nj\u00eb drit\u00eb hyjnore. I p\u00ebrs\u00ebriti urdhrin q\u00eb i kishte th\u00ebn\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara dhe e p\u00ebrsh\u00ebndeti me k\u00ebto fjal\u00eb: \u201cG\u00ebzohu, Toka e G\u00ebzimit t\u00eb madh&#8230;\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Murgesha iu p\u00ebrgjigj me vazhdimin e himnit: \u201cLavd\u00ebroni, o qiej lavdin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb.\u201d N\u00eb fillim t\u00eb sh\u00ebrbes\u00ebs s\u00eb M\u00ebngjesores, Pelagjia shkoi t\u2019i tregonte igumenes vegimin q\u00eb pati dhe ajo konfirmoi v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e tij. T\u00eb nes\u00ebrmen shkoi n\u00eb fshat dhe e informoi Stamatelos Kangadisin dhe, pasi episkopi i dha bekimin dhe tha se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shenj\u00eb t\u00eb dashuris\u00eb s\u00eb t\u00eb T\u00ebr\u00ebshenjt\u00ebs, mblodhi t\u00eb gjith\u00eb besimtar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb g\u00ebrmuar. Por gruaja e zot\u00ebris\u00eb, q\u00eb N\u00ebna e Zotit e kishte caktuar, refuzoi veprimet pasi burri i saj nuk ndodhej n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">At\u00eb nat\u00eb, ajo pa n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr sikur nj\u00eb njeri me pamje t\u00eb tmerrshme e k\u00ebrc\u00ebnonte, k\u00ebshtu q\u00eb ajo jo vet\u00ebm lejoi t\u00eb b\u00ebheshin g\u00ebrmime, por edhe e dhuroi tok\u00ebn p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar kish\u00ebn. Shum\u00eb njer\u00ebz erdh\u00ebn nga ishulli dhe filluan t\u00eb g\u00ebrmonin, por nuk gjet\u00ebn gj\u00eb pas 2 muaj k\u00ebrkimesh. U dekurajuan, disa filluan edhe t\u00eb dyshonin, megjithat\u00eb e T\u00ebr\u00ebshenjta nd\u00ebrhyri p\u00ebrs\u00ebri dhe punimet rifilluan. K\u00ebshtu, n\u00eb 30 janar t\u00eb vitit 1823, u zbulua nj\u00eb ikon\u00eb madh\u00ebshtore e Ungjill\u00ebzimit, e cila ishte prer\u00eb vertikalisht n\u00eb dy pjes\u00eb, por nuk kishte p\u00ebsuar d\u00ebmtim nga q\u00ebndrimi i saj brenda n\u00eb tok\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sapo u vendos n\u00eb kish\u00ebn q\u00eb ishte nd\u00ebrtuar p\u00ebr nder t\u00eb saj, filloi t\u00eb b\u00ebnte kaq shum\u00eb mrekulli, saq\u00eb ikona e Tinos \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb vend pelegrinazhi popullor t\u00eb Greqis\u00eb. N\u00eb manastirin e Kekrovunit, nderohet ende qelia n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Pelagjis\u00eb iu shfaq N\u00ebna e Zotit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><img decoding=\"async\" class=\"lazyload alignleft\" src=\"data:image\/svg+xml,%3Csvg%20xmlns%3D%27http%3A%2F%2Fwww.w3.org%2F2000%2Fsvg%27%20width%3D%27406%27%20height%3D%27513%27%20viewBox%3D%270%200%20406%20513%27%3E%3Crect%20width%3D%27406%27%20height%3D%27513%27%20fill-opacity%3D%220%22%2F%3E%3C%2Fsvg%3E\" data-orig-src=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52234837485_2e4d561dfa_b.jpg\" width=\"406\" height=\"513\" \/><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<h4><img decoding=\"async\" class=\"lazyload aligncenter\" src=\"data:image\/svg+xml,%3Csvg%20xmlns%3D%27http%3A%2F%2Fwww.w3.org%2F2000%2Fsvg%27%20width%3D%27508%27%20height%3D%27475%27%20viewBox%3D%270%200%20508%20475%27%3E%3Crect%20width%3D%27508%27%20height%3D%27475%27%20fill-opacity%3D%220%22%2F%3E%3C%2Fsvg%3E\" data-orig-src=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52234837555_9def4fd6e3_b.jpg\" width=\"508\" height=\"475\" \/><\/h4>\n<h4><\/h4>\n<h4><\/h4>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"i-2\"><\/span><strong>* * * *<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"%E2%80%93_Hierodeshmoret_Apolinari_e_Vitali_te_Ravenes_%E2%80%93\"><\/span><strong>&#8211; Hierod\u00ebshmor\u00ebt Apolinari e Vitali t\u00eb Raven\u00ebs \u2013<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">Thuhet se sh\u00ebn Apolinari vinte nga Antiokia e Siris\u00eb. Pasi kishte ndjekur sh\u00ebn Petron n\u00eb Rom\u00eb, u d\u00ebrgua prej tij n\u00eb Raven\u00eb, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhapur Lajmin e Mir\u00eb. Suksesi q\u00eb pati te popullsia pagane i solli shum\u00eb persekutime. E d\u00ebbuan nga qyteti, lundroi p\u00ebr n\u00eb Korinth dhe si shp\u00ebtoi nga p\u00ebrmbytja, predikoi n\u00eb Mesi dhe n\u00eb Thrak\u00eb, ku e b\u00ebri memece idhullin e Serapis. Shkoi p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Raven\u00eb ku p\u00ebrmbysi nj\u00eb statuj\u00eb t\u00eb Apolonit. E arrestuan, por u arratis bashk\u00eb me nj\u00eb centurion q\u00eb kishte kthyer n\u00eb besim. Megjithat\u00eb, pagan\u00ebt arrit\u00ebn ta kapnin dhe ta vrisnin.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur Ravena u zgjodh kryeqyteti i Perandoris\u00eb s\u00eb Lindjes (402), ajo u b\u00eb rezidenca e mbret\u00ebrve Ostrogot\u00eb arian\u00eb (493-526), pastaj u shnd\u00ebrrua n\u00eb ekzarkat bizantin, pas pushtimit t\u00eb Italis\u00eb nga Justiniani (568-751). Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe u nd\u00ebrtuan shum\u00eb monumente madh\u00ebshtore, kryesisht bazilika, kushtuar mbrojt\u00ebsve t\u00eb shenjt\u00eb t\u00eb qytetit: sh\u00ebn Apolinari, nderimi i t\u00eb cilit u p\u00ebrhap n\u00eb Itali dhe n\u00eb pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb Evrop\u00ebs, si dhe sh\u00ebn Vitali.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sh\u00ebn Vitali ishte personalitet i lart\u00eb, i cili kishte shk\u00eblqyer n\u00eb ushtrin\u00eb romake (shek. I dhe II). Ai kishte ndjekur gjykat\u00ebsin Paulin n\u00eb Raven\u00eb p\u00ebr ta ndihmuar. Nj\u00eb dit\u00eb, nj\u00eb mjek i krishter\u00eb, Ursi\u00e7ini, u soll n\u00eb gjyq pas shum\u00eb torturash mizore, dhe u d\u00ebnua me prerje koke. Por n\u00eb \u00e7astin e fundit, ai ishte gati t\u00eb mohonte besimin. Vitali, i cili ishte d\u00ebshmitar i k\u00ebsaj skene, i dha zem\u00ebr, nga frika se mos ai privohej nga kurora e martirit, dhe e varrosi me shpres\u00ebtari. Meq\u00eb e kishte shpallur veten t\u00eb krishter\u00eb, e arrestuan edhe at\u00eb. Paulini urdh\u00ebroi q\u00eb ta \u00e7onin deri n\u00eb vendin ku Ursi\u00e7ini ishte ekzekutuar dhe ta fshihnin n\u00ebn gur\u00eb e r\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pas vdekjes s\u00eb Vitalit, bashk\u00ebshortja e tij, Valeria, shkoi n\u00eb Milano. Nuk kishte pranuar t\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb fest\u00ebn pagane dhe rr\u00ebfeu besimin. E rrah\u00ebn \u00e7njer\u00ebzisht, e \u00e7uan gjysm\u00eb t\u00eb vdekur n\u00eb qytet, dhe dha shpirt p\u00ebr tri dit\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Profeti Ezekiel. &nbsp; Profeti i shenjt\u00eb Ezekiel, emri i t\u00eb cilit do t\u00eb thot\u00eb \u201cPer\u00ebndi i fort\u00eb\u201d (ose Per\u00ebndia do t\u00eb forcoj\u00eb\u201d), ishte prift i Tempullit. Kur Jerusalemi u mor p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nga Nabukodonosori (597), profeti ishte 25 vje\u00e7 dhe u mor rob n\u00eb Babiloni, me mbretin Jekonia, oborrin e tij dhe njer\u00ebzit e ngritur, rreth dhjet\u00eb mij\u00eb persona, si dhe sende t\u00eb<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":64671,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/53044973102_771e1850fc_b.jpg","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[372],"tags":[2103,2101],"class_list":["post-60526","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shenjtoret-e-dites","tag-leximet-e-dites","tag-shenjtori-i-dites"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>- 23 Korrik - Profeti Ezekiel. Hierod\u00ebshmor\u00ebt Apolinari e Vitali t\u00eb Raven\u00ebs. Osh\u00ebnare Pelagjia n\u00eb Tinos. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/23\/23-korrik-profeti-ezekiel-hierodeshmoret-apolinari-e-vitali-te-ravenes-oshenare-pelagjia-ne-tinos\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"- 23 Korrik - Profeti Ezekiel. Hierod\u00ebshmor\u00ebt Apolinari e Vitali t\u00eb Raven\u00ebs. Osh\u00ebnare Pelagjia n\u00eb Tinos. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Profeti Ezekiel. &nbsp; Profeti i shenjt\u00eb Ezekiel, emri i t\u00eb cilit do t\u00eb thot\u00eb \u201cPer\u00ebndi i fort\u00eb\u201d (ose Per\u00ebndia do t\u00eb forcoj\u00eb\u201d), ishte prift i Tempullit. Kur Jerusalemi u mor p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nga Nabukodonosori (597), profeti ishte 25 vje\u00e7 dhe u mor rob n\u00eb Babiloni, me mbretin Jekonia, oborrin e tij dhe njer\u00ebzit e ngritur, rreth dhjet\u00eb mij\u00eb persona, si dhe sende t\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/23\/23-korrik-profeti-ezekiel-hierodeshmoret-apolinari-e-vitali-te-ravenes-oshenare-pelagjia-ne-tinos\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2025-07-22T22:02:33+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/53044973102_771e1850fc_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/53044973102_771e1850fc_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/23\/23-korrik-profeti-ezekiel-hierodeshmoret-apolinari-e-vitali-te-ravenes-oshenare-pelagjia-ne-tinos\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/23\/23-korrik-profeti-ezekiel-hierodeshmoret-apolinari-e-vitali-te-ravenes-oshenare-pelagjia-ne-tinos\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"&#8211; 23 Korrik &#8211; Profeti Ezekiel. Hierod\u00ebshmor\u00ebt Apolinari e Vitali t\u00eb Raven\u00ebs. Osh\u00ebnare Pelagjia n\u00eb Tinos.\",\"datePublished\":\"2025-07-22T22:02:33+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/23\/23-korrik-profeti-ezekiel-hierodeshmoret-apolinari-e-vitali-te-ravenes-oshenare-pelagjia-ne-tinos\/\"},\"wordCount\":2018,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/23\/23-korrik-profeti-ezekiel-hierodeshmoret-apolinari-e-vitali-te-ravenes-oshenare-pelagjia-ne-tinos\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/53044973102_771e1850fc_b.jpg\",\"keywords\":[\"leximet e dites\",\"shenjtori i dites\"],\"articleSection\":[\"Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/23\/23-korrik-profeti-ezekiel-hierodeshmoret-apolinari-e-vitali-te-ravenes-oshenare-pelagjia-ne-tinos\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/23\/23-korrik-profeti-ezekiel-hierodeshmoret-apolinari-e-vitali-te-ravenes-oshenare-pelagjia-ne-tinos\/\",\"name\":\"- 23 Korrik - Profeti Ezekiel. Hierod\u00ebshmor\u00ebt Apolinari e Vitali t\u00eb Raven\u00ebs. Osh\u00ebnare Pelagjia n\u00eb Tinos. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/23\/23-korrik-profeti-ezekiel-hierodeshmoret-apolinari-e-vitali-te-ravenes-oshenare-pelagjia-ne-tinos\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/23\/23-korrik-profeti-ezekiel-hierodeshmoret-apolinari-e-vitali-te-ravenes-oshenare-pelagjia-ne-tinos\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/53044973102_771e1850fc_b.jpg\",\"datePublished\":\"2025-07-22T22:02:33+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/23\/23-korrik-profeti-ezekiel-hierodeshmoret-apolinari-e-vitali-te-ravenes-oshenare-pelagjia-ne-tinos\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/23\/23-korrik-profeti-ezekiel-hierodeshmoret-apolinari-e-vitali-te-ravenes-oshenare-pelagjia-ne-tinos\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/23\/23-korrik-profeti-ezekiel-hierodeshmoret-apolinari-e-vitali-te-ravenes-oshenare-pelagjia-ne-tinos\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/53044973102_771e1850fc_b.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/53044973102_771e1850fc_b.jpg\",\"width\":\"452\",\"height\":\"1024\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/23\/23-korrik-profeti-ezekiel-hierodeshmoret-apolinari-e-vitali-te-ravenes-oshenare-pelagjia-ne-tinos\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8211; 23 Korrik &#8211; Profeti Ezekiel. Hierod\u00ebshmor\u00ebt Apolinari e Vitali t\u00eb Raven\u00ebs. Osh\u00ebnare Pelagjia n\u00eb Tinos.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"- 23 Korrik - Profeti Ezekiel. Hierod\u00ebshmor\u00ebt Apolinari e Vitali t\u00eb Raven\u00ebs. Osh\u00ebnare Pelagjia n\u00eb Tinos. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/23\/23-korrik-profeti-ezekiel-hierodeshmoret-apolinari-e-vitali-te-ravenes-oshenare-pelagjia-ne-tinos\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"- 23 Korrik - Profeti Ezekiel. Hierod\u00ebshmor\u00ebt Apolinari e Vitali t\u00eb Raven\u00ebs. Osh\u00ebnare Pelagjia n\u00eb Tinos. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"Profeti Ezekiel. &nbsp; Profeti i shenjt\u00eb Ezekiel, emri i t\u00eb cilit do t\u00eb thot\u00eb \u201cPer\u00ebndi i fort\u00eb\u201d (ose Per\u00ebndia do t\u00eb forcoj\u00eb\u201d), ishte prift i Tempullit. Kur Jerusalemi u mor p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nga Nabukodonosori (597), profeti ishte 25 vje\u00e7 dhe u mor rob n\u00eb Babiloni, me mbretin Jekonia, oborrin e tij dhe njer\u00ebzit e ngritur, rreth dhjet\u00eb mij\u00eb persona, si dhe sende t\u00eb","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/23\/23-korrik-profeti-ezekiel-hierodeshmoret-apolinari-e-vitali-te-ravenes-oshenare-pelagjia-ne-tinos\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2025-07-22T22:02:33+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/53044973102_771e1850fc_b.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_image":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/53044973102_771e1850fc_b.jpg","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/23\/23-korrik-profeti-ezekiel-hierodeshmoret-apolinari-e-vitali-te-ravenes-oshenare-pelagjia-ne-tinos\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/23\/23-korrik-profeti-ezekiel-hierodeshmoret-apolinari-e-vitali-te-ravenes-oshenare-pelagjia-ne-tinos\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"&#8211; 23 Korrik &#8211; Profeti Ezekiel. Hierod\u00ebshmor\u00ebt Apolinari e Vitali t\u00eb Raven\u00ebs. Osh\u00ebnare Pelagjia n\u00eb Tinos.","datePublished":"2025-07-22T22:02:33+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/23\/23-korrik-profeti-ezekiel-hierodeshmoret-apolinari-e-vitali-te-ravenes-oshenare-pelagjia-ne-tinos\/"},"wordCount":2018,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/23\/23-korrik-profeti-ezekiel-hierodeshmoret-apolinari-e-vitali-te-ravenes-oshenare-pelagjia-ne-tinos\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/53044973102_771e1850fc_b.jpg","keywords":["leximet e dites","shenjtori i dites"],"articleSection":["Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/23\/23-korrik-profeti-ezekiel-hierodeshmoret-apolinari-e-vitali-te-ravenes-oshenare-pelagjia-ne-tinos\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/23\/23-korrik-profeti-ezekiel-hierodeshmoret-apolinari-e-vitali-te-ravenes-oshenare-pelagjia-ne-tinos\/","name":"- 23 Korrik - Profeti Ezekiel. Hierod\u00ebshmor\u00ebt Apolinari e Vitali t\u00eb Raven\u00ebs. Osh\u00ebnare Pelagjia n\u00eb Tinos. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/23\/23-korrik-profeti-ezekiel-hierodeshmoret-apolinari-e-vitali-te-ravenes-oshenare-pelagjia-ne-tinos\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/23\/23-korrik-profeti-ezekiel-hierodeshmoret-apolinari-e-vitali-te-ravenes-oshenare-pelagjia-ne-tinos\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/53044973102_771e1850fc_b.jpg","datePublished":"2025-07-22T22:02:33+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/23\/23-korrik-profeti-ezekiel-hierodeshmoret-apolinari-e-vitali-te-ravenes-oshenare-pelagjia-ne-tinos\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/23\/23-korrik-profeti-ezekiel-hierodeshmoret-apolinari-e-vitali-te-ravenes-oshenare-pelagjia-ne-tinos\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/23\/23-korrik-profeti-ezekiel-hierodeshmoret-apolinari-e-vitali-te-ravenes-oshenare-pelagjia-ne-tinos\/#primaryimage","url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/53044973102_771e1850fc_b.jpg","contentUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/53044973102_771e1850fc_b.jpg","width":"452","height":"1024"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/23\/23-korrik-profeti-ezekiel-hierodeshmoret-apolinari-e-vitali-te-ravenes-oshenare-pelagjia-ne-tinos\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8211; 23 Korrik &#8211; Profeti Ezekiel. Hierod\u00ebshmor\u00ebt Apolinari e Vitali t\u00eb Raven\u00ebs. Osh\u00ebnare Pelagjia n\u00eb Tinos."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60526","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=60526"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60526\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":64670,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60526\/revisions\/64670"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/64671"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=60526"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=60526"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=60526"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}