{"id":60458,"date":"2025-07-15T00:02:12","date_gmt":"2025-07-14T22:02:12","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=60458"},"modified":"2025-07-22T21:16:55","modified_gmt":"2025-07-22T19:16:55","slug":"15-korrik-deshmoret-julita-kiriku-vladimiri-i-madh-ne-kiev-oshenar-donaldi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/15\/15-korrik-deshmoret-julita-kiriku-vladimiri-i-madh-ne-kiev-oshenar-donaldi\/","title":{"rendered":"-15 Korrik &#8211; D\u00ebshmor\u00ebt Julita, Kiriku. Vladimiri i Madh n\u00eb Kiev. Osh\u00ebnar Donaldi."},"content":{"rendered":"<h4><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"Deshmoret_Julita_dhe_Kiriku\"><\/span><strong>D\u00ebshmor\u00ebt Julita dhe Kiriku.<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Me prejardhje gjaku mbret\u00ebror dhe \u201cn\u00eb lule t\u00eb rinis\u00eb\u201d duke pasur nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb panjollshme, Julita mbeti e ve. Jetonte n\u00eb Ikoni, n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb bregdetit jugor t\u00eb Azis\u00eb s\u00eb Vog\u00ebl, kur n\u00eb fillim t\u00eb shekullit t\u00eb 4-t shp\u00ebrtheu p\u00ebrndjekja e perandorit Dioklecian (284-305). Meqen\u00ebse guvernatori lokal i p\u00ebrndiqte t\u00eb krishter\u00ebt me eg\u00ebrsi, ajo mori djalin 3-vje\u00e7ar, Kirikun dhe iku n\u00eb Selefkin\u00ebn bregdetare. Gjendja e nj\u00ebjt\u00eb q\u00eb ishte atje e detyroi t\u00eb zhvendosej m\u00eb n\u00eb lindje, n\u00eb Tars t\u00eb Kilikis\u00eb, por atje e arrestoi qeveritari shpirtbish\u00eb. Porsa shpalli publikisht besimin e v\u00ebrtet\u00eb, e rrahu dhe e d\u00ebnoi me g\u00ebrvishtje dhe me tortura t\u00eb tjera, t\u00eb cilat i duroi duke lavd\u00ebruar Per\u00ebndin\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pastaj ia rr\u00ebmbyen djalin nga prehri dhe e hodh\u00ebn n\u00eb shkall\u00ebt e gjykat\u00ebs. Foshnja belb\u00ebzoi fjal\u00ebn \u201ci krishter\u00eb\u201d, at\u00ebher\u00eb tirani i t\u00ebrbuar e goditi me shkelm, duke i \u00e7ar\u00eb kok\u00ebn ende t\u00eb njom\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Burime t\u00eb tjera thon\u00eb se qeveritari u p\u00ebrpoq q\u00eb ta mposhtte me p\u00ebrk\u00ebdhelje Kirikun (greqisht do t\u00eb thot\u00eb: predikues), ai belb\u00ebzoi emrin e Krishtit dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht e shkelmoi tiranin n\u00eb bark. Atij i dhembi dhe, i eg\u00ebrsuar, e hodhi n\u00ebp\u00ebr shkall\u00eb, duke u goditur n\u00eb kok\u00eb. K\u00ebshtu koret e shenjtor\u00ebve prit\u00ebn v\u00ebllain e tyre t\u00eb vog\u00ebl. N\u00ebna trim\u00ebresh\u00eb nuk u dor\u00ebzua prej fundit t\u00eb tij \u00e7njer\u00ebzor dhe ia pren\u00eb kok\u00ebn m\u00eb 15 korrik pas torturave t\u00eb tjera.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Lipsanet i kishin varrosur fshehurazi dy sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e saj, q\u00eb kishin v\u00ebzhguar martirizimin e tyre. Nj\u00ebra jetonte akoma n\u00eb koh\u00ebn e Konstandinit t\u00eb Madh (21 maj), kur ndaluan p\u00ebrndjekjet dhe tregoi varrin e tyre.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Shum\u00eb shpejt nderimi p\u00ebr dy d\u00ebshmor\u00ebt u shtri n\u00eb Azin\u00eb e Vog\u00ebl, pak m\u00eb von\u00eb edhe n\u00eb Palestin\u00eb, Konstandinopoj\u00eb, Itali dhe Spanj\u00eb dhe u nd\u00ebrtuan shum\u00eb kisha p\u00ebr ta.<\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><\/h4>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"lazyload aligncenter\" src=\"data:image\/svg+xml,%3Csvg%20xmlns%3D%27http%3A%2F%2Fwww.w3.org%2F2000%2Fsvg%27%20width%3D%27464%27%20height%3D%27587%27%20viewBox%3D%270%200%20464%20587%27%3E%3Crect%20width%3D%27464%27%20height%3D%27587%27%20fill-opacity%3D%220%22%2F%3E%3C%2Fsvg%3E\" data-orig-src=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52214663691_c0c1fae6d8_b.jpg\" width=\"464\" height=\"587\" \/><\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"i\"><\/span><strong>* * * * *<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"Vladimiri_i_madh_ne_Kiev\"><\/span><strong>Vladimiri i madh n\u00eb Kiev<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">M\u00eb 864 patriarku sh\u00ebn Foti d\u00ebrgoi n\u00eb Kiev nj\u00eb episkop bashk\u00eb me disa prift\u00ebrinj, q\u00eb t\u00eb mbillnin farat e para t\u00eb Krishterimit, por ky mision u nd\u00ebrpre me marrjen e qytetit nga princat Oleg dhe Igor, t\u00eb cil\u00ebt ishin idhujtar\u00eb. N\u00eb vazhdim, t\u00eb tria sulmet q\u00eb nd\u00ebrmor\u00ebn rus\u00ebt kund\u00ebr kryeqytetit bizantin (911, 944 dhe 971) arrit\u00ebn vendosjen e tregtar\u00ebve q\u00eb p\u00ebrqafuan Krishterimin dhe u b\u00ebn\u00eb misionar\u00eb kur u kthyen n\u00eb atdheun e tyre, aq sa m\u00eb 945 Kievi kishte nj\u00eb komunitet t\u00eb madh t\u00eb krishter\u00eb, i cili mblidhej n\u00eb kish\u00ebn e Profetit Ilia.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Vejusha e princit Igor, sh\u00ebn Ollga, u pag\u00ebzua n\u00eb koh\u00ebn kur ishte regjente, por ky kthim ishte personal dhe nuk pati jehon\u00eb n\u00eb popull. Kur i biri, Sviatoslavi mori pushtetin, ai nxiti paganizmin, pasi kthimi n\u00eb besimin e krishter\u00eb konsiderohej si shkelje e tradit\u00ebs s\u00eb popullit dhe turp.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pas vdekjes s\u00eb Sviatoslavit, i biri, Jaropolku, i cili i donte t\u00eb krishter\u00ebt, u b\u00eb princi i Kievit, nd\u00ebrsa v\u00ebllai i tij i vog\u00ebl, Vladimiri, u vendos n\u00eb Novgorod. Atje u d\u00ebbua nga Jaropolku dhe u strehua n\u00eb Skandinavi. Pas vdekjes s\u00eb v\u00ebllait u vendos n\u00eb Kiev (980). Me gjith\u00eb udh\u00ebzimet e gjyshes, Ollg\u00ebs, nuk qe larguar nga idhujtaria, madje q\u00eb kur u fron\u00ebzua ngriti nj\u00eb tempull kushtuar per\u00ebndis\u00eb s\u00eb rrufes\u00eb, Perunit, ku b\u00ebnin edhe flijime njer\u00ebzish.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Duke qen\u00eb monark luft\u00ebdash\u00ebs dhe me lakmi p\u00ebr t\u00eb zgjeruar territorin e tij, kishte shpallur luft\u00eb t\u00eb pam\u00ebshirshme te popujt fqinj: bullgar\u00ebt dhe lituanez\u00ebt. Pasi u kthye nga nj\u00eb fushat\u00eb luftarake e lavdishme kund\u00ebr Jatvag\u00ebve (983), vendosi t\u00eb fal\u00ebnderonte per\u00ebndit\u00eb me an\u00ebn e sakrific\u00ebs s\u00eb nj\u00eb njeriu. Shorti ra te nj\u00eb tregtar, Theodhorin, dhe mbi t\u00eb birin, Joanin, t\u00eb cil\u00ebt ishin t\u00eb krishter\u00eb dhe u b\u00ebn\u00eb martir\u00ebt e par\u00eb rus\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kjo sakrific\u00eb e turpshme la gjurm\u00eb te Vladimiri. Pastaj filloi t\u00eb mendonte mbi besimin dhe t\u00eb ushqente dyshime p\u00ebr idhujtarin\u00eb. K\u00ebto e shtyn\u00eb q\u00eb t\u00eb njihte popujt q\u00eb adhuronin nj\u00eb Per\u00ebndi t\u00eb vet\u00ebm: bullgar\u00ebt mysliman\u00eb t\u00eb Kamas, judenjt\u00eb Khazar\u00eb, gjerman\u00ebt t\u00eb krishter\u00ebt latin\u00eb, dhe grek\u00ebt orthodhoks\u00eb. K\u00ebta d\u00ebrguan lajm\u00ebtar\u00eb n\u00eb Kiev, t\u00eb cil\u00ebt u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u00eb bindnin princin me argumentet e tyre; por vet\u00ebm i d\u00ebrguari i Bizantit arriti ta bindte duke i treguar vepr\u00ebn shp\u00ebtimtare t\u00eb Zotit Jisu Krisht. K\u00ebshtu, princi vendosi t\u00eb d\u00ebrgonte ambasador\u00eb n\u00eb k\u00ebto vende t\u00eb ndryshme, q\u00eb t\u00eb d\u00ebgjonte prej tyre m\u00ebnyr\u00ebn se si k\u00ebta popuj e jetonin besimin.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur t\u00eb d\u00ebrguarit n\u00eb qytetin bizantin mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb Liturgjin\u00eb hyjnore dhe n\u00eb ceremonit\u00eb q\u00eb u kryen n\u00eb Sh\u00ebn Sofi, u mrekulluan pa mas\u00eb, prandaj u raportuan sovranit at\u00eb q\u00eb pan\u00eb: \u201cNuk e dinim n\u00ebse ishim n\u00eb qiell ose n\u00eb tok\u00eb. Sepse nuk ka mbi dh\u00e9 shfaqje si kjo, as bukuri si kjo, n\u00ebse do t\u00eb ishim t\u00eb aft\u00eb ta shprehnim. Por dim\u00eb vet\u00ebm q\u00eb atje banon Per\u00ebndia bashk\u00eb me njer\u00ebzit, dhe se adhurimi i tyre \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbi gjith\u00eb adhurimet e vendeve t\u00eb tjera. K\u00ebt\u00eb madh\u00ebshti s\u2019mund ta harrojm\u00eb, dhe e dim\u00eb se tashm\u00eb do t\u00eb jet\u00eb e pamundur p\u00ebr ne t\u00eb jetojm\u00eb n\u00eb Rusi n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ndryshe nga ajo e tyre!\u201d I bindur, Vladimiri vendosi t\u00eb b\u00ebhej i krishter\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nd\u00ebrkoh\u00eb, perandori i Bizantit, Vasili II, i dob\u00ebsuar nga lufta kund\u00ebr carit t\u00eb bullgar\u00ebve, Samuelit, dhe i k\u00ebrc\u00ebnuar se mos e d\u00ebbonin nga Konstandinopoja p\u00ebr shkak t\u00eb revolt\u00ebs s\u00eb Bardas Fokait (987), i b\u00ebri apel princit t\u00eb madh t\u00eb Kievit. Vladimiri i tha se do t\u2019i d\u00ebrgonte gjasht\u00eb mij\u00eb vareg\u00eb, por n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb k\u00ebsaj k\u00ebrkoi dor\u00ebn e t\u00eb motr\u00ebs, Ana Porfirogjeniti, duke i premtuar se do t\u00eb kthente n\u00eb Krishterim t\u00ebr\u00eb popullin e tij. Fal\u00eb nd\u00ebrhyrjes s\u00eb vareg\u00ebve, revolta e Bardas u shtyp, por perandori vonoi n\u00eb mbajtjen e premtimit dhe n\u00eb d\u00ebrgimin n\u00eb Kiev t\u00eb s\u00eb motr\u00ebs, e cila nuk pranonte t\u00eb bashkohej me nj\u00eb pagan.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Vladimiri eci drejt Krimes\u00eb dhe zaptoi qytetin e Kersonit, duke k\u00ebrc\u00ebnuar se do t\u00eb vazhdonte edhe me Konstandinopoj\u00ebn n\u00ebse perandori s\u2019e mbante premtimin. I frik\u00ebsuar, Vasili d\u00ebrgoi pa vonuar t\u00eb motr\u00ebn, t\u00eb shoq\u00ebruar nga episkopi sh\u00ebn Mihail (30 shtator) dhe nga prinft\u00ebrinjt\u00eb q\u00eb kishin marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb misionin n\u00eb Rusi. Princi i madh u pag\u00ebzua me emrin Vasil dit\u00ebn e Theofanis\u00eb, bashk\u00eb me oficer\u00ebt e shpur\u00ebs s\u00eb vet, pastaj b\u00ebri dasm\u00ebn. U ktheu bizant\u00ebve qytetin e Kerson\u00ebs, pastaj u nis p\u00ebr n\u00eb Kiev, bashk\u00eb me princesh\u00ebn dhe klerik\u00ebt q\u00eb kishin marr\u00eb n\u00eb Kerson\u00eb nj\u00eb fragment nga lipsani i sh\u00ebn Klementit t\u00eb Rom\u00ebs, si dhe trofe t\u00eb lavdishme, ikona dhe objekte adhurimit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Me t\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb kryeqytet, princi largoi grat\u00eb pagane, duke deklaruar se tashm\u00eb kishte vet\u00ebm nj\u00eb grua, dhe filloi ta pastronte qytetin nga kulti idhujtar. Me t\u00eb nj\u00ebjtin zell q\u00eb kishte m\u00eb p\u00ebrpara p\u00ebr per\u00ebndit\u00eb e rreme, i p\u00ebrmbysi idhujt dhe urdh\u00ebroi q\u00eb statuj\u00ebn e Perunit ta lidhnin pas bishtit t\u00eb kuajve, t\u00eb cil\u00ebt e l\u00ebshuan nga kodra dhe e hodh\u00ebn n\u00eb Dniep\u00ebr para gjith\u00eb popullit. Sh\u00ebn Mihaili filloi t\u00eb predikonte fjal\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb, ku u ndihmua nga vet\u00eb Vladimiri. Dit\u00ebn e Pentikostis\u00eb, turma e banor\u00ebve t\u00eb Kievit u pag\u00ebzua n\u00eb lum\u00eb. Episkopi b\u00ebri pag\u00ebzimin dhe i k\u00ebrkoi princit Vladimir t\u00eb b\u00ebhej kumbari i t\u00eb gjith\u00eb popullit t\u00eb tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Duke ndryshuar plot\u00ebsisht karakterin e tij sipas but\u00ebsis\u00eb s\u00eb zakoneve ungjillore, Vladimiri hoqi d\u00ebnimin me vdekje dhe b\u00ebri nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb p\u00eblqyeshme te Per\u00ebndia dhe populli e quajti \u201cDiell i ndritsh\u00ebm\u201d. Nd\u00ebrtoi kisha n\u00eb vend t\u00eb tempujve pagan\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht nj\u00eb kish\u00eb madh\u00ebshtore, kushtuar Fjetjes s\u00eb Hyjlind\u00ebses, n\u00eb vendin ku u martirizua sh\u00ebn Theodhori dhe i biri, t\u00eb cil\u00ebs princi i caktoi nj\u00eb t\u00eb dhjet\u00ebn e t\u00eb ardhurave t\u00eb tij. Themeloi edhe shkolla p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar popullin dhe p\u00ebr t\u00eb formuar prift\u00ebrinjt\u00eb. U d\u00ebrguan misionar\u00eb n\u00eb principata t\u00eb tjera q\u00eb t\u00eb shpallnin Lajmin e Mir\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn sllave.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Qyteti i Kievit u b\u00eb froni i episkopit metropolitan, q\u00eb varej nga Patriarkana e Konstandinopoj\u00ebs dhe q\u00eb kishte si juridiksion k\u00ebt\u00eb terriror t\u00eb gjer\u00eb. Meqen\u00ebse prift\u00ebrinjt\u00eb pagan\u00eb po b\u00ebnin rezistenc\u00eb, vet\u00ebm principata e Novgorodit mbeti e pan\u00ebnshtruar, Vladimiri p\u00ebrdori forc\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shtrir\u00eb krishterimin.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb fund t\u00eb jet\u00ebs, pas vdekjes s\u00eb t\u00eb shoqes, princi pati shum\u00eb hidh\u00ebrime nga ana e dy bijve t\u00eb tij t\u00eb m\u00ebdhenj, Sviatopolku dhe Jaroslavi. N\u00ebn ndikimin e t\u00eb vjehrrit, mbretit t\u00eb Polonis\u00eb, i cili e kishte bindur t\u00eb kthehej n\u00eb katoliciz\u00ebm, Sviatopolku b\u00ebri kryengritje kund\u00ebr Vladimirit, i cili e futi n\u00eb burg, dhe nj\u00eb luft\u00eb jo shum\u00eb e gjat\u00eb shp\u00ebrtheu mes Polonis\u00eb dhe Rusis\u00eb (1013).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, duke p\u00ebrfituar nga urrejtja q\u00eb ushqente principata e Novgorodit kundrejt Kievit q\u00eb i kishte hequr hegjemonin\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e Olegut, Jaroslavi ndezi nj\u00eb revolt\u00eb. Por para se t\u00eb shpallej lufta, sh\u00ebn Vladimiri u s\u00ebmur r\u00ebnd\u00eb. D\u00ebrgoi t\u00eb birin, Borisin, t\u00eb luftonte kund\u00ebr Pe\u00e7eneg\u00ebve, pagan\u00eb me zem\u00ebr t\u00eb ngurt\u00eb dhe me rite t\u00eb egra, q\u00eb sulmonin territorin e tij, dhe e la t\u00eb lir\u00eb Sviatopolkun para se t\u00eb vdiste, m\u00eb 15 korrik 1015. Sviatopolku u p\u00ebrpoq ta fshihte vdekjen e t\u00eb atit te populli ; por n\u00eb m\u00ebngjes, katedralja ku u soll trupi ishte rrethuar me mij\u00ebra njer\u00ebz t\u00eb rangjeve t\u00eb ndryshme, q\u00eb qanin dhe vajtonin p\u00ebr apostullin e ri q\u00eb kishin humbur.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Lipsanet e tij t\u00eb \u00e7muara u fsheh\u00ebn gjat\u00eb invazionit mongol dhe u gjet\u00ebn n\u00eb rr\u00ebnojat e kish\u00ebs m\u00eb 1631. Koka e tij ruhet n\u00eb kish\u00ebn kryesore t\u00eb Manastirit t\u00eb Shpellave t\u00eb Kievit, nofullat e tij n\u00eb katedralen e Fjetjes n\u00eb Mosk\u00eb, dhe fragmente t\u00eb tjera n\u00eb vendet t\u00eb shenjta t\u00eb Rusis\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><img decoding=\"async\" class=\"lazyload aligncenter\" src=\"data:image\/gif;base64,R0lGODlhAQABAAAAACH5BAEKAAEALAAAAAABAAEAAAICTAEAOw==\" data-orig-src=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52215148225_bc1ef1f78c_b.jpg\" \/><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"i-2\"><\/span><strong>* * * * *<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"Shen_Donaldi_dhe_nente_bijat_e_tij\"><\/span><strong>Sh\u00ebn Donaldi dhe n\u00ebnt\u00eb bijat e tij.<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sh\u00ebn Donaldi jetoi n\u00eb fillim t\u00eb shek. VIII n\u00eb Skoci. Pasi nd\u00ebrroi jet\u00eb e shoqja, ai bashk\u00eb me 9 t\u00eb bijat filluan t\u00eb b\u00ebnin jet\u00eb asketike. Punonin tok\u00ebn me duart e tyre dhe ushqeheshin me pak buk\u00eb dhe uj\u00eb nj\u00eb her\u00eb n\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pas nj\u00eb jete t\u00eb thejsht\u00eb, n\u00eb p\u00ebrul\u00ebsi e lutje, osh\u00ebnari fjeti n\u00eb paqe. Pas fjetjes s\u00eb t\u00eb atit, vajzat shkuan n\u00eb nj\u00eb manastir n\u00eb Aberenthy, ku fal\u00eb p\u00ebrkushtimit t\u00eb tyre u b\u00ebn\u00eb t\u00eb njohura si \u201cn\u00ebnt\u00eb bijat\u201d apo \u201cn\u00ebnt\u00eb virgj\u00ebreshat e shenjta\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>D\u00ebshmor\u00ebt Julita dhe Kiriku. &nbsp; Me prejardhje gjaku mbret\u00ebror dhe \u201cn\u00eb lule t\u00eb rinis\u00eb\u201d duke pasur nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb panjollshme, Julita mbeti e ve. Jetonte n\u00eb Ikoni, n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb bregdetit jugor t\u00eb Azis\u00eb s\u00eb Vog\u00ebl, kur n\u00eb fillim t\u00eb shekullit t\u00eb 4-t shp\u00ebrtheu p\u00ebrndjekja e perandorit Dioklecian (284-305). Meqen\u00ebse guvernatori lokal i p\u00ebrndiqte t\u00eb krishter\u00ebt me eg\u00ebrsi, ajo mori djalin 3-vje\u00e7ar, Kirikun dhe iku<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":64640,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/53039367386_23b80c09e0_b.jpg","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[372],"tags":[2103,2101],"class_list":["post-60458","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shenjtoret-e-dites","tag-leximet-e-dites","tag-shenjtori-i-dites"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>-15 Korrik - D\u00ebshmor\u00ebt Julita, Kiriku. Vladimiri i Madh n\u00eb Kiev. Osh\u00ebnar Donaldi. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/15\/15-korrik-deshmoret-julita-kiriku-vladimiri-i-madh-ne-kiev-oshenar-donaldi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"-15 Korrik - D\u00ebshmor\u00ebt Julita, Kiriku. Vladimiri i Madh n\u00eb Kiev. Osh\u00ebnar Donaldi. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"D\u00ebshmor\u00ebt Julita dhe Kiriku. &nbsp; Me prejardhje gjaku mbret\u00ebror dhe \u201cn\u00eb lule t\u00eb rinis\u00eb\u201d duke pasur nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb panjollshme, Julita mbeti e ve. Jetonte n\u00eb Ikoni, n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb bregdetit jugor t\u00eb Azis\u00eb s\u00eb Vog\u00ebl, kur n\u00eb fillim t\u00eb shekullit t\u00eb 4-t shp\u00ebrtheu p\u00ebrndjekja e perandorit Dioklecian (284-305). Meqen\u00ebse guvernatori lokal i p\u00ebrndiqte t\u00eb krishter\u00ebt me eg\u00ebrsi, ajo mori djalin 3-vje\u00e7ar, Kirikun dhe iku\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/15\/15-korrik-deshmoret-julita-kiriku-vladimiri-i-madh-ne-kiev-oshenar-donaldi\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2025-07-14T22:02:12+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2025-07-22T19:16:55+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/53039367386_23b80c09e0_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/53039367386_23b80c09e0_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/15\/15-korrik-deshmoret-julita-kiriku-vladimiri-i-madh-ne-kiev-oshenar-donaldi\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/15\/15-korrik-deshmoret-julita-kiriku-vladimiri-i-madh-ne-kiev-oshenar-donaldi\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"-15 Korrik &#8211; D\u00ebshmor\u00ebt Julita, Kiriku. Vladimiri i Madh n\u00eb Kiev. Osh\u00ebnar Donaldi.\",\"datePublished\":\"2025-07-14T22:02:12+00:00\",\"dateModified\":\"2025-07-22T19:16:55+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/15\/15-korrik-deshmoret-julita-kiriku-vladimiri-i-madh-ne-kiev-oshenar-donaldi\/\"},\"wordCount\":1889,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/15\/15-korrik-deshmoret-julita-kiriku-vladimiri-i-madh-ne-kiev-oshenar-donaldi\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/53039367386_23b80c09e0_b.jpg\",\"keywords\":[\"leximet e dites\",\"shenjtori i dites\"],\"articleSection\":[\"Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/15\/15-korrik-deshmoret-julita-kiriku-vladimiri-i-madh-ne-kiev-oshenar-donaldi\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/15\/15-korrik-deshmoret-julita-kiriku-vladimiri-i-madh-ne-kiev-oshenar-donaldi\/\",\"name\":\"-15 Korrik - D\u00ebshmor\u00ebt Julita, Kiriku. Vladimiri i Madh n\u00eb Kiev. Osh\u00ebnar Donaldi. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/15\/15-korrik-deshmoret-julita-kiriku-vladimiri-i-madh-ne-kiev-oshenar-donaldi\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/15\/15-korrik-deshmoret-julita-kiriku-vladimiri-i-madh-ne-kiev-oshenar-donaldi\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/53039367386_23b80c09e0_b.jpg\",\"datePublished\":\"2025-07-14T22:02:12+00:00\",\"dateModified\":\"2025-07-22T19:16:55+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/15\/15-korrik-deshmoret-julita-kiriku-vladimiri-i-madh-ne-kiev-oshenar-donaldi\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/15\/15-korrik-deshmoret-julita-kiriku-vladimiri-i-madh-ne-kiev-oshenar-donaldi\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/15\/15-korrik-deshmoret-julita-kiriku-vladimiri-i-madh-ne-kiev-oshenar-donaldi\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/53039367386_23b80c09e0_b.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/53039367386_23b80c09e0_b.jpg\",\"width\":\"574\",\"height\":\"832\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/15\/15-korrik-deshmoret-julita-kiriku-vladimiri-i-madh-ne-kiev-oshenar-donaldi\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"-15 Korrik &#8211; D\u00ebshmor\u00ebt Julita, Kiriku. Vladimiri i Madh n\u00eb Kiev. Osh\u00ebnar Donaldi.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"-15 Korrik - D\u00ebshmor\u00ebt Julita, Kiriku. Vladimiri i Madh n\u00eb Kiev. Osh\u00ebnar Donaldi. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/15\/15-korrik-deshmoret-julita-kiriku-vladimiri-i-madh-ne-kiev-oshenar-donaldi\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"-15 Korrik - D\u00ebshmor\u00ebt Julita, Kiriku. Vladimiri i Madh n\u00eb Kiev. Osh\u00ebnar Donaldi. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"D\u00ebshmor\u00ebt Julita dhe Kiriku. &nbsp; Me prejardhje gjaku mbret\u00ebror dhe \u201cn\u00eb lule t\u00eb rinis\u00eb\u201d duke pasur nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb panjollshme, Julita mbeti e ve. Jetonte n\u00eb Ikoni, n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb bregdetit jugor t\u00eb Azis\u00eb s\u00eb Vog\u00ebl, kur n\u00eb fillim t\u00eb shekullit t\u00eb 4-t shp\u00ebrtheu p\u00ebrndjekja e perandorit Dioklecian (284-305). Meqen\u00ebse guvernatori lokal i p\u00ebrndiqte t\u00eb krishter\u00ebt me eg\u00ebrsi, ajo mori djalin 3-vje\u00e7ar, Kirikun dhe iku","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/15\/15-korrik-deshmoret-julita-kiriku-vladimiri-i-madh-ne-kiev-oshenar-donaldi\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2025-07-14T22:02:12+00:00","article_modified_time":"2025-07-22T19:16:55+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/53039367386_23b80c09e0_b.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_image":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/53039367386_23b80c09e0_b.jpg","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/15\/15-korrik-deshmoret-julita-kiriku-vladimiri-i-madh-ne-kiev-oshenar-donaldi\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/15\/15-korrik-deshmoret-julita-kiriku-vladimiri-i-madh-ne-kiev-oshenar-donaldi\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"-15 Korrik &#8211; D\u00ebshmor\u00ebt Julita, Kiriku. Vladimiri i Madh n\u00eb Kiev. Osh\u00ebnar Donaldi.","datePublished":"2025-07-14T22:02:12+00:00","dateModified":"2025-07-22T19:16:55+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/15\/15-korrik-deshmoret-julita-kiriku-vladimiri-i-madh-ne-kiev-oshenar-donaldi\/"},"wordCount":1889,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/15\/15-korrik-deshmoret-julita-kiriku-vladimiri-i-madh-ne-kiev-oshenar-donaldi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/53039367386_23b80c09e0_b.jpg","keywords":["leximet e dites","shenjtori i dites"],"articleSection":["Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/15\/15-korrik-deshmoret-julita-kiriku-vladimiri-i-madh-ne-kiev-oshenar-donaldi\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/15\/15-korrik-deshmoret-julita-kiriku-vladimiri-i-madh-ne-kiev-oshenar-donaldi\/","name":"-15 Korrik - D\u00ebshmor\u00ebt Julita, Kiriku. Vladimiri i Madh n\u00eb Kiev. Osh\u00ebnar Donaldi. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/15\/15-korrik-deshmoret-julita-kiriku-vladimiri-i-madh-ne-kiev-oshenar-donaldi\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/15\/15-korrik-deshmoret-julita-kiriku-vladimiri-i-madh-ne-kiev-oshenar-donaldi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/53039367386_23b80c09e0_b.jpg","datePublished":"2025-07-14T22:02:12+00:00","dateModified":"2025-07-22T19:16:55+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/15\/15-korrik-deshmoret-julita-kiriku-vladimiri-i-madh-ne-kiev-oshenar-donaldi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/15\/15-korrik-deshmoret-julita-kiriku-vladimiri-i-madh-ne-kiev-oshenar-donaldi\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/15\/15-korrik-deshmoret-julita-kiriku-vladimiri-i-madh-ne-kiev-oshenar-donaldi\/#primaryimage","url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/53039367386_23b80c09e0_b.jpg","contentUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/53039367386_23b80c09e0_b.jpg","width":"574","height":"832"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/07\/15\/15-korrik-deshmoret-julita-kiriku-vladimiri-i-madh-ne-kiev-oshenar-donaldi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"-15 Korrik &#8211; D\u00ebshmor\u00ebt Julita, Kiriku. Vladimiri i Madh n\u00eb Kiev. Osh\u00ebnar Donaldi."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60458","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=60458"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60458\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":64639,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60458\/revisions\/64639"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/64640"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=60458"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=60458"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=60458"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}