{"id":60214,"date":"2022-06-19T20:00:05","date_gmt":"2022-06-19T18:00:05","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=60214"},"modified":"2022-06-20T10:29:38","modified_gmt":"2022-06-20T08:29:38","slug":"e-diela-e-gjithe-shenjtoreve-drejtesia-nje-kuptim-shume-i-gjere-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-20-05-2022-tekst","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/06\/19\/e-diela-e-gjithe-shenjtoreve-drejtesia-nje-kuptim-shume-i-gjere-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-20-05-2022-tekst\/","title":{"rendered":"E Diela e Gjith\u00eb Shenjtor\u00ebve, Drejt\u00ebsia nj\u00eb kuptim shum\u00eb i gjer\u00eb, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &#038; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 19.05.2022 (Tekst)"},"content":{"rendered":"<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"E_Diela_e_Gjithe_Shenjtoreve_Drejtesia_nje_kuptim_shume_i_gjere_nga_Mitropoliti_i_Beratit_Vlores_Kanines_H_Ignati_19052022_Tekst\"><\/span><strong>E Diela e Gjith\u00eb Shenjtor\u00ebve, Drejt\u00ebsia nj\u00eb kuptim shum\u00eb i gjer\u00eb, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &amp; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 19.05.2022 (Tekst)<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\"><em>\u201cGjith\u00eb Shenjtor\u00ebt me an\u00eb t\u00eb besimit punuan drejt\u00ebsi\u201d (v. 33)<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nj\u00eb bot\u00eb e bukur shtrohet sot para nesh. \u00cbsht\u00eb bota e heronjve t\u00eb shenjt\u00eb t\u00eb bes\u00ebs! Nj\u00eb shumic\u00eb e panum\u00ebrt shpirtrash t\u00eb zgjedhur, t\u00eb cil\u00ebt, me jet\u00ebn e tyre t\u00eb qasht\u00ebr, me luft\u00ebrat e tyre t\u00eb mrekullueshme dhe heroike, shk\u00eblqejn\u00eb si yje t\u00eb ndritsh\u00ebm n\u00eb qiellin shpirt\u00ebror t\u00eb gjith\u00ebsis\u00eb. Kronik\u00ebn e jet\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb \u00e7uditshme e d\u00ebgjuam n\u00eb pjes\u00ebn e sotme t\u00eb apostullit. T\u00eb gjith\u00eb luftuan p\u00ebr virtytin, iu bind\u00ebn vullnetit t\u00eb Zotit. T\u00eb gjith\u00eb konkretizuan dhe vulos\u00ebn, me jet\u00ebn e tyre, bes\u00ebn tek Per\u00ebndia. T\u00eb gjith\u00ebve atyre u p\u00ebrket fjala e apostull Pavlit: \u201cGjith\u00eb shenjtor\u00ebt, me an\u00eb t\u00eb besimit, punuan drejt\u00ebsi\u201d<\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"i\"><\/span><strong>* * *<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">Padrejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb situat\u00eb e pasr\u00ebnies s\u00eb t\u00eb par\u00ebgatuarve, q\u00eb u themelua si nj\u00eb sistem jete dhe administrimi n\u00eb gjinin\u00eb njer\u00ebzore. Dhe, nga thell\u00ebsia e shekujve, deri n\u00eb dit\u00ebt tona, d\u00ebgjohet z\u00ebri vajtues i t\u00eb padrejt\u00ebsuarve, duke k\u00ebrkuar drejt\u00ebsi. Sipas frym\u00ebs s\u00eb Shkrimit t\u00eb Shenjt\u00eb dhe lumurimit p\u00ebrkat\u00ebs t\u00eb Zotit, n\u00eb predikimin mbi mal, \u201cT\u00eb lumur jan\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb uri e etje p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb, sepse ata do t\u00eb ngopen\u201d Mat. 5:6, drejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb virtyt. Dhe si virtyt q\u00eb \u00ebsht\u00eb, nuk imponohet me ligje dhe institucione disiplinuese. Imponimi i drejt\u00ebsis\u00eb me ligje, nga nj\u00ebra an\u00eb, \u00ebsht\u00eb i dobish\u00ebm p\u00ebr bashk\u00ebsin\u00eb shoq\u00ebrore por, nga ana tjet\u00ebr, nuk mund ta bind\u00eb tjetrin se ata q\u00eb zbatojn\u00eb k\u00ebto ligje, jan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. Kuptimi i drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Shkrimin e Shenjt\u00eb nuk kufizohet vet\u00ebm n\u00eb dh\u00ebnien e drejt\u00ebsis\u00eb, por p\u00ebrqafon gjith\u00eb virtytin dhe nj\u00ebsohet me d\u00ebshir\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb s\u00eb drejt\u00eb e t\u00eb shenjt\u00eb. K\u00ebshtu, i krishteri duhet t\u00eb jet\u00eb personifikimi i virtytit, nj\u00eb personalitet i p\u00ebrsosur.<\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"i-2\"><\/span><strong>* * *<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">Gjith\u00eb shenjtor\u00ebt, profet\u00ebt, t\u00eb drejt\u00ebt, apostujt, d\u00ebshmor\u00ebt, osh\u00ebnar\u00ebt, burra dhe gra, t\u00eb vegj\u00ebl e t\u00eb m\u00ebdhenj, ishin luft\u00ebtar\u00eb me konsekuenc\u00eb. Jetuan brenda bot\u00ebs, por nuk u pajtuan me t\u00eb. E mbajt\u00ebn bes\u00ebn e tyre pa pajtime dhe sprapsje. Parulla e tyre e p\u00ebrhershme ishte: besnik me \u00e7do kusht. Prandaj parap\u00eblqyen t\u00eb p\u00ebrndiqen e t\u00eb torturohen, sesa t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb marr\u00ebveshje me bot\u00ebn m\u00ebkatare. K\u00ebshtu, thot\u00eb apostull Pavli, disa nga shenjtor\u00ebt u lidh\u00ebn n\u00eb mjete torturuese, disa u p\u00ebrqesh\u00ebn, u fshikulluan, u fut\u00ebn n\u00eb burg, u vran\u00eb me gur\u00eb, u sharruan, u provuan me shum\u00eb ngasje dhe, p\u00ebrfundimisht, vdiq\u00ebn n\u00ebn s\u00ebpat\u00ebn e xhelatit. Dhe vazhdon, Apostulli i shenjt\u00eb, luft\u00ebrat e ashpra q\u00eb b\u00ebn\u00eb shenjtor\u00ebt p\u00ebr t\u00eb mbajtur besimin e tyre.<\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"i-3\"><\/span><strong>* * *<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">Besojm\u00eb edhe ne. Por, si? Zakonisht vijm\u00eb n\u00eb marr\u00ebveshje, q\u00eb n\u00eb p\u00ebrplasjen e par\u00eb, me mentalitetin m\u00ebkatar t\u00eb bot\u00ebs. Nuk e mbajm\u00eb linj\u00ebn ton\u00eb. Sprapsemi leht\u00eb. Pajtohemi. Por, n\u00ebse duam t\u2019i p\u00ebrkasim edhe ne bot\u00ebs s\u00eb bukur t\u00eb shenjtor\u00ebve, duhet t\u00eb b\u00ebhemi luft\u00ebtar\u00eb me konsekuenc\u00eb t\u00eb bes\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ja disa shembuj nga jeta e p\u00ebrditshme. Luft\u00ebtar me konsekuenc\u00eb i bes\u00ebs do t\u00eb jesh kur nuk do t\u00eb p\u00ebrdor\u00ebsh rrug\u00eb t\u00eb paligjshme p\u00ebr t\u00eb siguruar fitime t\u00eb m\u00ebdha. Do t\u00eb parap\u00eblqesh t\u00eb mjaftohesh me t\u00eb paktat, sesa t\u00eb pajtohesh me pasionin e lakmis\u00eb. Konsekuenca n\u00eb bes\u00ebn e krishter\u00eb, do t\u00eb t\u00eb detyroj\u00eb t\u00eb thuash jo. Jeta e qasht\u00ebrsis\u00eb, moralit t\u00eb lart\u00eb dhe ndjeshm\u00ebris\u00eb q\u00eb b\u00ebn, shkakton, ndoshta, komente dhe ironi nga koleg\u00ebt dhe epror\u00ebt e tu. Por ti duhet t\u00eb vazhdosh, \u00e7far\u00ebdo q\u00eb t\u00eb thon\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt. Madje edhe n\u00eb qoft\u00eb se kjo do t\u00eb t\u00eb kushtoj\u00eb pozit\u00ebn dhe pun\u00ebn t\u00ebnde. Kjo do t\u00eb thot\u00eb konsekuenc\u00eb. Dhe, n\u00eb k\u00ebto raste, do t\u00eb mendosh shenjtor\u00ebt -bura dhe gra- t\u00eb cil\u00ebt, n\u00eb rrethana t\u00eb ngjashme, nuk u spraps\u00ebn, nuk u p\u00ebrkul\u00ebn, nuk u dor\u00ebzuan. Dhe kjo, \u00ebsht\u00eb fitore. Kurse sprapsja dhe pajtimi, kurr\u00eb nuk mund t\u00eb jet\u00eb fitore, \u00e7far\u00ebdo lloj gj\u00ebje q\u00eb mund t\u00eb t\u00eb sigurojn\u00eb.<\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"i-4\"><\/span><strong>* * *<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">Shenjtor\u00ebt jan\u00eb \u201ct\u00eb rreziksh\u00ebm\u201d n\u00eb t\u00eb gjitha epokat. Madje edhe qytetar\u00ebt e virtytsh\u00ebm dhe t\u00eb ndersh\u00ebm, si\u00e7 ishte Sokrati i urt\u00eb, me shembullin e tyre t\u00eb ndritsh\u00ebm, hedhin drit\u00eb tek hipokrizia, tek rr\u00ebmbimi, tek mburrja, tek moskonsekuenca, tek \u00e7orientimi. Dhe kjo nuk u intereson dinak\u00ebve dhe t\u00eb shthururve, q\u00eb synojn\u00eb, sa t\u00eb munden, t\u00eb sundojn\u00eb njer\u00ebzit e tjer\u00eb. Pak apo shum\u00eb, ndoshta edhe t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, sipas kushteve dhe mund\u00ebsive t\u00eb tyre.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Gjithmon\u00eb, ankesa mbetet e theksuar. \u00c7far\u00eb b\u00ebhet me gjith\u00eb torturuesit e m\u00ebdhenj apo t\u00eb vegj\u00ebl, vras\u00ebsit, xhelat\u00ebt? Krishti \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb. V\u00ebrteton se t\u00eb gjitha falen, mjafton q\u00eb njeriu t\u00eb jet\u00eb, me d\u00ebshir\u00ebn e tij, pranues i hirit t\u00eb Tij shenjt\u00ebrues.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Por \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet, kur njer\u00ebzit i kund\u00ebrvihen \u00e7do veprimi shp\u00ebtues t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb? Dhe, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrrojn\u00eb mendje, d\u00ebshir\u00eb, mbeten t\u00eb papenduar? K\u00ebmb\u00ebngulin, dometh\u00ebn\u00eb, n\u00eb inatin e tyre, hakmarrjen, zilin\u00eb, kompleksitetin, pap\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb, rr\u00ebmbimin dhe manin\u00eb e shkat\u00ebrrimit?<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">T\u00eb papenduarit dhe ata rreth tyre, i drejtojn\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb shkat\u00ebrrim, por edhe vet\u00eb ata mbyten n\u00eb vetmin\u00eb e tyre, egon e tyre dhe mburrjen e tyre t\u00eb kot\u00eb. Njer\u00ebz pa dashuri, pa falje, pa m\u00ebshir\u00eb, pa nj\u00eb pik\u00eb loti, xhelat\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb e t\u00eb vrazhd\u00eb!<\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"i-5\"><\/span><strong>* * *<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">Por, Kisha jon\u00eb kurr\u00eb nuk d\u00ebshp\u00ebrohet. Gjithmon\u00eb shpreson. Lutet vazhdimisht, t\u00eb ndri\u00e7ohet fytyra e \u00e7do njeriu me drit\u00ebn e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs s\u00eb Krishtit dhe t\u00eb drejtohen njer\u00ebzit n\u00eb pendim. Q\u00eb t\u00eb b\u00ebhen pak m\u00eb njer\u00ebzore shoq\u00ebrit\u00eb tona dhe m\u00eb t\u00eb pakt\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb rrotullohen rreth g\u00ebnjeshtr\u00ebs dhe mashtrimeve t\u00eb djallit. T\u00eb pak\u00ebsohen ata, t\u00eb cil\u00ebt, n\u00eb dehjen e mburrjes s\u00eb tyre, shfryhen tek shenjtor\u00ebt e Per\u00ebndis\u00eb dhe d\u00ebshmor\u00ebt e bes\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Krishti u b\u00eb njeri p\u00ebr ne, predikoi, u kryq\u00ebzua dhe u ngjall, p\u00ebr t\u00eb na hapur rrug\u00ebn e p\u00ebrsosm\u00ebris\u00eb dhe shenjt\u00ebrimit q\u00eb arrit\u00ebn shenjtor\u00ebt e Per\u00ebndis\u00eb dhe d\u00ebshmor\u00ebt e bes\u00ebs. Ai k\u00ebrkon, edhe nga ne, nj\u00eb veg\u00ebl, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht lev\u00eb dhe dalt\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ngritur dhe p\u00ebr t\u00eb hedhur tej barr\u00ebn e v\u00ebshtir\u00ebsive dhe t\u00eb skalitim veten ton\u00eb, duke shikuar me kujdes modelin hyjnor, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb kopje t\u00eb arrir\u00eb. K\u00ebt\u00eb lev\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb dalt\u00eb p\u00ebrdor\u00ebn shenjtor\u00ebt, p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb t\u00eb ngjash\u00ebm me Krishtin. Me besimin, m\u00ebnjanuan gjith\u00eb pengesat, rr\u00ebzuan ngasjet, kund\u00ebrshtuan me rezultat sulmet e t\u00eb ligut.<\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"i-6\"><\/span><strong>* * *<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sigurisht, gj\u00ebra t\u00eb v\u00ebshtira k\u00ebto, v\u00ebllez\u00ebrit e mi t\u00eb dashur m\u00eb Krishtin. Kurse nga ana tjet\u00ebr, \u201cm\u00ebkati \u00ebsht\u00eb i leht\u00eb\u201d, si\u00e7 sh\u00ebnon Apostulli. Ekziston gjithashtu edhe m\u00ebnyra p\u00ebr t\u00eb mos u rr\u00ebmbyer nga jeta e leht\u00eb e m\u00ebkatit, por t\u00eb parap\u00eblqejm\u00eb luft\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb bes\u00ebs. \u00cbsht\u00eb e vetmja luft\u00eb. T\u00eb shikojm\u00eb bot\u00ebn e bukur t\u00eb shenjtor\u00ebve t\u00eb bes\u00ebs dhe, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, \u201cJisuin q\u00eb \u00ebsht\u00eb kreu dhe fundi i besimit\u201d. T\u00eb shikojm\u00eb armat\u00ebn dhe Udh\u00ebheq\u00ebsin e luft\u00ebtar\u00ebve dhe fitimtar\u00ebve t\u00eb jet\u00ebs. Dhe, me durim, le t\u00eb sulemi n\u00eb luft\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpara nesh. U b\u00ebft\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E Diela e Gjith\u00eb Shenjtor\u00ebve, Drejt\u00ebsia nj\u00eb kuptim shum\u00eb i gjer\u00eb, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &amp; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 19.05.2022 (Tekst) \u201cGjith\u00eb Shenjtor\u00ebt me an\u00eb t\u00eb besimit punuan drejt\u00ebsi\u201d (v. 33) Nj\u00eb bot\u00eb e bukur shtrohet sot para nesh. \u00cbsht\u00eb bota e heronjve t\u00eb shenjt\u00eb t\u00eb bes\u00ebs! Nj\u00eb shumic\u00eb e panum\u00ebrt shpirtrash t\u00eb zgjedhur, t\u00eb cil\u00ebt, me jet\u00ebn e tyre t\u00eb qasht\u00ebr, me luft\u00ebrat<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":60218,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52159737466_26060ecdb8_b.jpg","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[2777],"tags":[2783,2779],"class_list":["post-60214","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-predikimet-e-se-dieles-festive","tag-mitropolia-e-beratit","tag-predikimet-e-se-dieles-festive"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>E Diela e Gjith\u00eb Shenjtor\u00ebve, Drejt\u00ebsia nj\u00eb kuptim shum\u00eb i gjer\u00eb, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &amp; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 19.05.2022 (Tekst) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/06\/19\/e-diela-e-gjithe-shenjtoreve-drejtesia-nje-kuptim-shume-i-gjere-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-20-05-2022-tekst\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"E Diela e Gjith\u00eb Shenjtor\u00ebve, Drejt\u00ebsia nj\u00eb kuptim shum\u00eb i gjer\u00eb, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &amp; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 19.05.2022 (Tekst) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"E Diela e Gjith\u00eb Shenjtor\u00ebve, Drejt\u00ebsia nj\u00eb kuptim shum\u00eb i gjer\u00eb, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &amp; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 19.05.2022 (Tekst) \u201cGjith\u00eb Shenjtor\u00ebt me an\u00eb t\u00eb besimit punuan drejt\u00ebsi\u201d (v. 33) Nj\u00eb bot\u00eb e bukur shtrohet sot para nesh. \u00cbsht\u00eb bota e heronjve t\u00eb shenjt\u00eb t\u00eb bes\u00ebs! Nj\u00eb shumic\u00eb e panum\u00ebrt shpirtrash t\u00eb zgjedhur, t\u00eb cil\u00ebt, me jet\u00ebn e tyre t\u00eb qasht\u00ebr, me luft\u00ebrat\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/06\/19\/e-diela-e-gjithe-shenjtoreve-drejtesia-nje-kuptim-shume-i-gjere-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-20-05-2022-tekst\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2022-06-19T18:00:05+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2022-06-20T08:29:38+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52159737466_26060ecdb8_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52159737466_26060ecdb8_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"5 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/06\/19\/e-diela-e-gjithe-shenjtoreve-drejtesia-nje-kuptim-shume-i-gjere-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-20-05-2022-tekst\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/06\/19\/e-diela-e-gjithe-shenjtoreve-drejtesia-nje-kuptim-shume-i-gjere-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-20-05-2022-tekst\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"E Diela e Gjith\u00eb Shenjtor\u00ebve, Drejt\u00ebsia nj\u00eb kuptim shum\u00eb i gjer\u00eb, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &#038; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 19.05.2022 (Tekst)\",\"datePublished\":\"2022-06-19T18:00:05+00:00\",\"dateModified\":\"2022-06-20T08:29:38+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/06\/19\/e-diela-e-gjithe-shenjtoreve-drejtesia-nje-kuptim-shume-i-gjere-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-20-05-2022-tekst\/\"},\"wordCount\":1367,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/06\/19\/e-diela-e-gjithe-shenjtoreve-drejtesia-nje-kuptim-shume-i-gjere-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-20-05-2022-tekst\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52159737466_26060ecdb8_b.jpg\",\"keywords\":[\"Mitropolia e Beratit\",\"Predikimet e se Dieles &amp; Festive\"],\"articleSection\":[\"Predikimet e se Dieles &amp; Festive\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/06\/19\/e-diela-e-gjithe-shenjtoreve-drejtesia-nje-kuptim-shume-i-gjere-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-20-05-2022-tekst\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/06\/19\/e-diela-e-gjithe-shenjtoreve-drejtesia-nje-kuptim-shume-i-gjere-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-20-05-2022-tekst\/\",\"name\":\"E Diela e Gjith\u00eb Shenjtor\u00ebve, Drejt\u00ebsia nj\u00eb kuptim shum\u00eb i gjer\u00eb, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs & Kanin\u00ebs, H. Ignati, 19.05.2022 (Tekst) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/06\/19\/e-diela-e-gjithe-shenjtoreve-drejtesia-nje-kuptim-shume-i-gjere-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-20-05-2022-tekst\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/06\/19\/e-diela-e-gjithe-shenjtoreve-drejtesia-nje-kuptim-shume-i-gjere-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-20-05-2022-tekst\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52159737466_26060ecdb8_b.jpg\",\"datePublished\":\"2022-06-19T18:00:05+00:00\",\"dateModified\":\"2022-06-20T08:29:38+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/06\/19\/e-diela-e-gjithe-shenjtoreve-drejtesia-nje-kuptim-shume-i-gjere-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-20-05-2022-tekst\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/06\/19\/e-diela-e-gjithe-shenjtoreve-drejtesia-nje-kuptim-shume-i-gjere-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-20-05-2022-tekst\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/06\/19\/e-diela-e-gjithe-shenjtoreve-drejtesia-nje-kuptim-shume-i-gjere-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-20-05-2022-tekst\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52159737466_26060ecdb8_b.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52159737466_26060ecdb8_b.jpg\",\"width\":\"634\",\"height\":\"569\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/06\/19\/e-diela-e-gjithe-shenjtoreve-drejtesia-nje-kuptim-shume-i-gjere-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-20-05-2022-tekst\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"E Diela e Gjith\u00eb Shenjtor\u00ebve, Drejt\u00ebsia nj\u00eb kuptim shum\u00eb i gjer\u00eb, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &#038; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 19.05.2022 (Tekst)\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"E Diela e Gjith\u00eb Shenjtor\u00ebve, Drejt\u00ebsia nj\u00eb kuptim shum\u00eb i gjer\u00eb, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs & Kanin\u00ebs, H. Ignati, 19.05.2022 (Tekst) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/06\/19\/e-diela-e-gjithe-shenjtoreve-drejtesia-nje-kuptim-shume-i-gjere-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-20-05-2022-tekst\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"E Diela e Gjith\u00eb Shenjtor\u00ebve, Drejt\u00ebsia nj\u00eb kuptim shum\u00eb i gjer\u00eb, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs & Kanin\u00ebs, H. Ignati, 19.05.2022 (Tekst) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"E Diela e Gjith\u00eb Shenjtor\u00ebve, Drejt\u00ebsia nj\u00eb kuptim shum\u00eb i gjer\u00eb, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &amp; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 19.05.2022 (Tekst) \u201cGjith\u00eb Shenjtor\u00ebt me an\u00eb t\u00eb besimit punuan drejt\u00ebsi\u201d (v. 33) Nj\u00eb bot\u00eb e bukur shtrohet sot para nesh. \u00cbsht\u00eb bota e heronjve t\u00eb shenjt\u00eb t\u00eb bes\u00ebs! Nj\u00eb shumic\u00eb e panum\u00ebrt shpirtrash t\u00eb zgjedhur, t\u00eb cil\u00ebt, me jet\u00ebn e tyre t\u00eb qasht\u00ebr, me luft\u00ebrat","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/06\/19\/e-diela-e-gjithe-shenjtoreve-drejtesia-nje-kuptim-shume-i-gjere-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-20-05-2022-tekst\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2022-06-19T18:00:05+00:00","article_modified_time":"2022-06-20T08:29:38+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52159737466_26060ecdb8_b.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_image":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52159737466_26060ecdb8_b.jpg","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"5 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/06\/19\/e-diela-e-gjithe-shenjtoreve-drejtesia-nje-kuptim-shume-i-gjere-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-20-05-2022-tekst\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/06\/19\/e-diela-e-gjithe-shenjtoreve-drejtesia-nje-kuptim-shume-i-gjere-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-20-05-2022-tekst\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"E Diela e Gjith\u00eb Shenjtor\u00ebve, Drejt\u00ebsia nj\u00eb kuptim shum\u00eb i gjer\u00eb, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &#038; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 19.05.2022 (Tekst)","datePublished":"2022-06-19T18:00:05+00:00","dateModified":"2022-06-20T08:29:38+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/06\/19\/e-diela-e-gjithe-shenjtoreve-drejtesia-nje-kuptim-shume-i-gjere-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-20-05-2022-tekst\/"},"wordCount":1367,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/06\/19\/e-diela-e-gjithe-shenjtoreve-drejtesia-nje-kuptim-shume-i-gjere-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-20-05-2022-tekst\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52159737466_26060ecdb8_b.jpg","keywords":["Mitropolia e Beratit","Predikimet e se Dieles &amp; Festive"],"articleSection":["Predikimet e se Dieles &amp; Festive"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/06\/19\/e-diela-e-gjithe-shenjtoreve-drejtesia-nje-kuptim-shume-i-gjere-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-20-05-2022-tekst\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/06\/19\/e-diela-e-gjithe-shenjtoreve-drejtesia-nje-kuptim-shume-i-gjere-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-20-05-2022-tekst\/","name":"E Diela e Gjith\u00eb Shenjtor\u00ebve, Drejt\u00ebsia nj\u00eb kuptim shum\u00eb i gjer\u00eb, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs & Kanin\u00ebs, H. Ignati, 19.05.2022 (Tekst) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/06\/19\/e-diela-e-gjithe-shenjtoreve-drejtesia-nje-kuptim-shume-i-gjere-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-20-05-2022-tekst\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/06\/19\/e-diela-e-gjithe-shenjtoreve-drejtesia-nje-kuptim-shume-i-gjere-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-20-05-2022-tekst\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52159737466_26060ecdb8_b.jpg","datePublished":"2022-06-19T18:00:05+00:00","dateModified":"2022-06-20T08:29:38+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/06\/19\/e-diela-e-gjithe-shenjtoreve-drejtesia-nje-kuptim-shume-i-gjere-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-20-05-2022-tekst\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/06\/19\/e-diela-e-gjithe-shenjtoreve-drejtesia-nje-kuptim-shume-i-gjere-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-20-05-2022-tekst\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/06\/19\/e-diela-e-gjithe-shenjtoreve-drejtesia-nje-kuptim-shume-i-gjere-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-20-05-2022-tekst\/#primaryimage","url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52159737466_26060ecdb8_b.jpg","contentUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52159737466_26060ecdb8_b.jpg","width":"634","height":"569"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/06\/19\/e-diela-e-gjithe-shenjtoreve-drejtesia-nje-kuptim-shume-i-gjere-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-20-05-2022-tekst\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"E Diela e Gjith\u00eb Shenjtor\u00ebve, Drejt\u00ebsia nj\u00eb kuptim shum\u00eb i gjer\u00eb, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &#038; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 19.05.2022 (Tekst)"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60214","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=60214"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60214\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":60220,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60214\/revisions\/60220"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/60218"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=60214"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=60214"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=60214"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}