{"id":59586,"date":"2022-05-15T18:00:51","date_gmt":"2022-05-15T16:00:51","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=59586"},"modified":"2022-05-16T16:08:55","modified_gmt":"2022-05-16T14:08:55","slug":"e-diela-e-te-paralizuarit-te-mbushur-me-vepra-te-mira-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-15-05-2022-tekst","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/05\/15\/e-diela-e-te-paralizuarit-te-mbushur-me-vepra-te-mira-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-15-05-2022-tekst\/","title":{"rendered":"E Diela e t\u00eb Paralizuarit, t\u00eb mbushur me vepra t\u00eb mira, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &#038; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 15.05.2022 (Tekst)"},"content":{"rendered":"<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"E_Diela_e_te_Paralizuarit_te_mbushur_me_vepra_te_mira_nga_Mitropoliti_i_Beratit_Vlores_Kanines_H_Ignati_15052022_Tekst\"><\/span><strong>E Diela e t\u00eb Paralizuarit, t\u00eb mbushur me vepra t\u00eb mira, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &amp; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 15.05.2022 (Tekst)<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\"><em>\u201cI dol\u00ebn p\u00ebrpara gjith\u00eb grat\u00eb e veja duke qar\u00eb e duke treguar tunikat e rrobat, t\u00eb cilat i b\u00ebnte Sorkadhja, kur ishte bashk\u00eb me to\u201d (v. 39)<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00cbsht\u00eb prek\u00ebs tregimi i Apostullit t\u00eb sot\u00ebm. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb himn p\u00ebrkundrejt dashuris\u00eb dhe nj\u00eb vler\u00ebsim i njer\u00ebzve t\u00eb dashuris\u00eb. Jetonte nj\u00eb grua n\u00eb Jop\u00eb, p\u00ebrmend pjesa e Apostullit t\u00eb sot\u00ebm, e cila quhej Tavith\u00e1. Ajo grua ishte personifikimi i dashuris\u00eb dhe i mir\u00ebsis\u00eb. Gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb saj, punonte, qepte dhe jepte. Nuk linte t\u00eb ve dhe jetim, t\u00eb varf\u00ebr dhe t\u00eb s\u00ebmur\u00eb, pa ndihmuar. E kishte mbushur Jop\u00ebn, ku jetonte, me vepra t\u00eb mira. Por nj\u00eb dit\u00eb u s\u00ebmur. Dhe pas pak vdiq. Vaj dhe t\u00eb qar\u00eb n\u00eb qytet.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Rastisi, at\u00ebher\u00eb, t\u00eb ishte n\u00eb Lidh\u00eb, apostull Pjetri. E m\u00ebsuan k\u00ebt\u00eb gj\u00eb banor\u00ebt e Jop\u00ebs dhe d\u00ebrguan p\u00ebrfaq\u00ebsues, duke iu lutur Apostullit, t\u00eb vij\u00eb n\u00eb qytetin e tyre, p\u00ebr ta ngjallur. Apostulli, shkoi. U ngjit n\u00eb dhom\u00ebn e sip\u00ebrme, ku gjendej e vdekura. Mall\u00ebngjehet, falet, lut Per\u00ebndin\u00eb me dhimbje n\u00eb shpirt dhe me nj\u00eb urdh\u00ebr ndaj t\u00eb vdekur\u00ebs, \u201cTavith\u00e1 ngrihu\u201d, e ngjall, e risjell n\u00eb jet\u00eb dhe ua dor\u00ebzon t\u00eb gjall\u00eb, t\u00eb vejave dhe jetim\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb vazhduar veprat e saj t\u00eb p\u00eblqyeshme nga Per\u00ebndia, veprat e dashuris\u00eb dhe filantropis\u00eb s\u00eb madhe. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb dashuri praktike, \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb sh\u00ebnohen disa mendime.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"i\"><\/span><strong>* * *<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00cbsht\u00eb theksuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur, se bota nuk d\u00ebgjoi m\u00ebsimdh\u00ebnie m\u00eb t\u00eb lart\u00eb nga ajo e krishter\u00eb. Idet\u00eb m\u00eb t\u00eb ndritshme dhe m\u00eb t\u00eb shenjta, u shpall\u00ebn nga feja e Kryqit. Por, atje ku \u00ebsht\u00eb realisht i pakrahasuesh\u00ebm krisht\u00ebrimi, gjendet kuptimi i dashuris\u00eb. Askush nuk mundi ta kap\u00eb n\u00eb nj\u00eb thell\u00ebsi dhe shtrirje t\u00eb k\u00ebtill\u00eb, sa ai. Prandaj dhe em\u00ebrtimi i tij m\u00eb kryesor \u00ebsht\u00eb; feja e dashuris\u00eb. Si Zoti, i Cili shpalli \u201cporosin\u00eb e re\u201d, \u201cdoni nj\u00ebri-tjetrin\u201d, ashtu edhe m\u00eb pas Apostujt e Tij dhe Et\u00ebrit e Kish\u00ebs, e lart\u00ebsuan dashurin\u00eb si simbolin m\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb Krisht\u00ebrimit. Dhe, askush tjet\u00ebr, nd\u00ebr shekuj, nuk arriti ta himnizoj\u00eb m\u00eb mir\u00eb at\u00eb dashuri, nga apostull Pavli, i cili, n\u00eb kapitullin e 13 t\u00eb Letr\u00ebs s\u00eb Par\u00eb drejtuar Korinthian\u00ebve, e paraqet si karakteristik\u00ebn m\u00eb kryesore t\u00eb Krisht\u00ebrimit. K\u00ebshtu, n\u00eb nj\u00eb moment shp\u00ebrthimi, shkruan ato fjal\u00eb t\u00eb pavdekshme: \u201cDashuria t\u00eb gjitha i mban, t\u00eb gjitha i beson, t\u00eb gjitha i shpreson, t\u00eb gjitha i duron. Dashuria kurr\u00eb nuk bie posht\u00eb\u201d (v. 7).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"i-2\"><\/span><strong>* * *<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">Por, Kisha e vjet\u00ebr nuk u kufizua n\u00eb ushtrimin individual t\u00eb veprave t\u00eb dashuris\u00eb, por krijoi nj\u00eb organizat\u00eb madh\u00ebshtore t\u00eb mbrojtjes shoq\u00ebrore. N\u00ebse sot flitet p\u00ebr kujdes shoq\u00ebror, nga shteti, ideja dhe zbatimi i saj \u00ebsht\u00eb ofres\u00eb e Kish\u00ebs. Mbrojtja shoq\u00ebrore e Kish\u00ebs, vazhdohet n\u00eb koh\u00ebn e Bizantit. Me burimet ekonomike, me disiplin\u00ebn e punonj\u00ebsve, n\u00eb vepr\u00ebn shoq\u00ebrore t\u00eb Kish\u00ebs, me maturi, me drejt\u00ebsi, Barinjt\u00eb e Kish\u00ebs, mor\u00ebn p\u00ebrsip\u00ebr nj\u00eb vep\u00ebr gjigante dhe t\u00eb pashembullt bamir\u00ebsie dhe filantropie, me institucionet bamir\u00ebse, p\u00ebr kujdesin dhe leht\u00ebsimin e nevojtar\u00ebve dhe t\u00eb vuajturve.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Episkop\u00ebt, sipas d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb \u201cUrdh\u00ebrimeve Apostolike\u201d, u jepnin \u201cjetim\u00ebve, pa kursyer aspak, m\u00ebshir\u00eb dhe l\u00ebmosh\u00eb, t\u00eb huajve streh\u00eb, t\u00eb uriturve buk\u00eb, t\u00eb eturve pije, t\u00eb zhveshurve rroba, t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve vizita, t\u00eb burgosurve ndihma\u201d (Migne 1:802). Osh\u00ebnar Isidor Pilusioti, theksonte se vepra e episkop\u00ebve \u00ebsht\u00eb \u201ctu japin ushqime t\u00eb uriturve, pije t\u00eb eturve, veshje t\u00eb zhveshurve, mbrojtje t\u00eb padrejt\u00ebsuarve, kujdes jetim\u00ebve dhe t\u00eb vuajturve, ndihma t\u00eb vejave, ila\u00e7e t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve, lirimin me shp\u00ebrblimin e d\u00ebnimit t\u00eb t\u00eb burgosurve\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Dhe sot nuk mungon ofresa shoq\u00ebrore e Kish\u00ebs, me institucionet e shum\u00ebllojshme filantropike, n\u00ebn frym\u00ebzimin e ndri\u00e7uar, kujdesin dhe donacionet e Fortlumturis\u00eb s\u00eb Tij, Kryepiskopit Anastas, i cili ndjek me p\u00ebrpikm\u00ebri k\u00ebt\u00eb linj\u00eb apostolike dhe, nd\u00ebr shekuj, historike, t\u00eb Kish\u00ebs s\u00eb shenjt\u00eb Orthodhokse.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"i-3\"><\/span><strong>* * *<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Shembulli i nx\u00ebn\u00ebses s\u00eb Krishtit, n\u00eb Jop\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm fryma dhe vepra e barinjve, por edhe e t\u00eb udh\u00ebhequrve, t\u00eb \u00e7do besimtari t\u00eb krishter\u00eb, t\u00eb \u00e7do lloj gjendjeje shoq\u00ebrore dhe mund\u00ebsie ekonomike q\u00eb ka. Tavith\u00e1ja e shenjt\u00eb, q\u00eb Apostulli e karakterizon se ishte \u201ce mbushur me vepra t\u00eb mira\u201d, nuk ishte e pasur. Ishte e varf\u00ebr. Por, pun\u00ebtore, kursimtare, bamir\u00ebse. U tregua pem\u00eb me fryte t\u00eb shumta. Veprat e shumta t\u00eb bamir\u00ebsis\u00eb dhe dashuris\u00eb s\u00eb saj, na tregojn\u00eb edhe ne detyr\u00ebn e krishter\u00eb. Shfaqin, ve\u00e7an\u00ebrisht, \u00e7far\u00eb misioni shoq\u00ebror ka sot gruaja e krishter\u00eb, e cil\u00ebsdo prejardhjeje qoft\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Dashuria e pasuesve besnik\u00eb t\u00eb Krishtit, duhet t\u00eb jet\u00eb gjithmon\u00eb e flakt\u00eb dhe e nxeht\u00eb. I krishteri i mir\u00eb duhet t\u00eb leht\u00ebsoj\u00eb \u00e7do t\u00eb af\u00ebrm, t\u00eb varf\u00ebr e t\u00eb munduar. Jetim\u00ebt, t\u00eb vejat, pleqt\u00eb, t\u00eb braktisurit, t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt, nevojtar\u00ebt dhe t\u00eb vuajturit, do t\u00eb ekzistojn\u00eb gjithmon\u00eb, sado t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohen kushtet e jet\u00ebs. Sepse dhimbja dhe sprovat e jet\u00ebs, jan\u00eb pasoja pik\u00eblluese t\u00eb m\u00ebkatit dhe rebelimit t\u00eb njeriut. \u201cPaga e m\u00ebkatit \u00ebsht\u00eb vdekje\u201d (Rom. 6:23), thot\u00eb apostull Pavli. Pra, p\u00ebr sa koh\u00eb do t\u00eb ekzistojn\u00eb njer\u00ebz n\u00eb planetin ton\u00eb, do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb domosdosh\u00ebm edhe bamir\u00ebsit, t\u00eb cil\u00ebt, me dashurin\u00eb dhe vet\u00ebsakrifikimin e tyre, do t\u00eb leht\u00ebsojn\u00eb fatkeq\u00ebsin\u00eb e t\u00eb tjer\u00ebve, \u201cduke qen\u00eb t\u00eb par\u00ebt n\u00eb pun\u00eb t\u00eb mira\u201d (Tit. 3:14).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">M\u00eb e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr k\u00ebto vepra t\u00eb mira filantropie, \u00ebsht\u00eb gruaja e krishter\u00eb, e cila, si nj\u00eb Tavith\u00e1 tjet\u00ebr, do t\u00eb jap\u00eb kudo, me shpirtin e saj t\u00eb ndjesh\u00ebm, prezenc\u00ebn e saj bamir\u00ebse. S\u00eb pari, brenda familjes s\u00eb saj, si nj\u00eb zonj\u00eb sht\u00ebpie e lumtur, e m\u00eb pas jasht\u00eb saj. Lavdi Per\u00ebndis\u00eb, ekzistojn\u00eb edhe sot nx\u00ebn\u00ebse t\u00eb Krishtit, \u201ct\u00eb mbushura me vepra t\u00eb mira\u201d dhe bamir\u00ebsi. Vrapojn\u00eb n\u00eb klinika, n\u00eb spitale dhe n\u00eb azilet e dhimbjes! Vizitojn\u00eb bodrumet dhe kasollet e lagjeve. Kujtohen p\u00ebr pleqt\u00eb, t\u00eb burgosurit, t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt, vajtuesit. Ofrojn\u00eb tek ata q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb, \u201ctunika e rroba\u201d, ushqime tek familjet me shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb, ila\u00e7e tek t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt. Madje shum\u00eb her\u00eb, ofrojn\u00eb edhe nga privimet e tyre. Dhe kjo ka nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb madhe. Libri i Krisht\u00ebrimit, \u00ebsht\u00eb i mbushur me faqe t\u00eb arta bamir\u00ebsie dhe dashurie. Le t\u00eb kujtojm\u00eb vet\u00ebm dhiakonesh\u00ebn Olimbiadha, Vasilin e Madh, Joan P\u00ebrd\u00ebllimtarin.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"i-4\"><\/span><strong>* * *<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">V\u00ebllez\u00ebrit e mi t\u00eb dashur m\u00eb Krishtin! P\u00ebrse v\u00ebshtir\u00ebsohemi, pra? Ato q\u00eb japim tek t\u00eb varfrit, nuk i humbasim. I fitojm\u00eb. I japim me kamat\u00eb. Dhe, \u201cme t\u00eb tep\u00ebrt\u201d do t\u2019i marrim, ato q\u00eb japim n\u00eb l\u00ebmosh\u00eb. T\u00eb varfrit dhe t\u00eb mjer\u00ebt, jan\u00eb bankat m\u00eb t\u00eb sigurta. Nuk falimentojn\u00eb, sepse \u00ebsht\u00eb garantues Per\u00ebndia i gjith\u00ebfuqish\u00ebm. Nuk ekziston frik\u00eb vjedhjeje dhe bastisjeje, sepse transferohen n\u00eb Qiell. Le t\u00eb japim, pra. Le t\u00eb japim sipas mund\u00ebsis\u00eb. Le t\u00eb japim me g\u00ebzim. Le t\u00eb japim n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Krishtit ton\u00eb. Dhe do t\u00eb marrim. N\u00eb vend t\u00eb l\u00ebndoreve, shpirt\u00ebroret. N\u00eb vend t\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshmeve, t\u00eb p\u00ebrjetshmet. N\u00eb vend t\u00eb t\u00eb mbidheshmeve, qielloret. Patjet\u00ebr, do t\u00eb marrim si shpagim, si shp\u00ebrblim dhe si \u00e7mim, Mbret\u00ebrin\u00eb e pavdekshme t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb s\u00eb Cil\u00ebs, dh\u00ebnt\u00eb Zoti njeridash\u00ebs t\u00eb na denj\u00ebsoj\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve ne. U b\u00ebft\u00eb!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E Diela e t\u00eb Paralizuarit, t\u00eb mbushur me vepra t\u00eb mira, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &amp; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 15.05.2022 (Tekst) \u201cI dol\u00ebn p\u00ebrpara gjith\u00eb grat\u00eb e veja duke qar\u00eb e duke treguar tunikat e rrobat, t\u00eb cilat i b\u00ebnte Sorkadhja, kur ishte bashk\u00eb me to\u201d (v. 39) &nbsp; \u00cbsht\u00eb prek\u00ebs tregimi i Apostullit t\u00eb sot\u00ebm. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb himn p\u00ebrkundrejt dashuris\u00eb dhe nj\u00eb vler\u00ebsim<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":59591,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52077565091_d24a371ff9_b.jpg","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[2777],"tags":[2783,2779],"class_list":["post-59586","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-predikimet-e-se-dieles-festive","tag-mitropolia-e-beratit","tag-predikimet-e-se-dieles-festive"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>E Diela e t\u00eb Paralizuarit, t\u00eb mbushur me vepra t\u00eb mira, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &amp; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 15.05.2022 (Tekst) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/05\/15\/e-diela-e-te-paralizuarit-te-mbushur-me-vepra-te-mira-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-15-05-2022-tekst\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"E Diela e t\u00eb Paralizuarit, t\u00eb mbushur me vepra t\u00eb mira, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &amp; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 15.05.2022 (Tekst) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"E Diela e t\u00eb Paralizuarit, t\u00eb mbushur me vepra t\u00eb mira, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &amp; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 15.05.2022 (Tekst) \u201cI dol\u00ebn p\u00ebrpara gjith\u00eb grat\u00eb e veja duke qar\u00eb e duke treguar tunikat e rrobat, t\u00eb cilat i b\u00ebnte Sorkadhja, kur ishte bashk\u00eb me to\u201d (v. 39) &nbsp; \u00cbsht\u00eb prek\u00ebs tregimi i Apostullit t\u00eb sot\u00ebm. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb himn p\u00ebrkundrejt dashuris\u00eb dhe nj\u00eb vler\u00ebsim\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/05\/15\/e-diela-e-te-paralizuarit-te-mbushur-me-vepra-te-mira-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-15-05-2022-tekst\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2022-05-15T16:00:51+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2022-05-16T14:08:55+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52077565091_d24a371ff9_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52077565091_d24a371ff9_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/05\/15\/e-diela-e-te-paralizuarit-te-mbushur-me-vepra-te-mira-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-15-05-2022-tekst\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/05\/15\/e-diela-e-te-paralizuarit-te-mbushur-me-vepra-te-mira-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-15-05-2022-tekst\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"E Diela e t\u00eb Paralizuarit, t\u00eb mbushur me vepra t\u00eb mira, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &#038; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 15.05.2022 (Tekst)\",\"datePublished\":\"2022-05-15T16:00:51+00:00\",\"dateModified\":\"2022-05-16T14:08:55+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/05\/15\/e-diela-e-te-paralizuarit-te-mbushur-me-vepra-te-mira-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-15-05-2022-tekst\/\"},\"wordCount\":1366,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/05\/15\/e-diela-e-te-paralizuarit-te-mbushur-me-vepra-te-mira-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-15-05-2022-tekst\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52077565091_d24a371ff9_b.jpg\",\"keywords\":[\"Mitropolia e Beratit\",\"Predikimet e se Dieles &amp; Festive\"],\"articleSection\":[\"Predikimet e se Dieles &amp; Festive\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/05\/15\/e-diela-e-te-paralizuarit-te-mbushur-me-vepra-te-mira-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-15-05-2022-tekst\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/05\/15\/e-diela-e-te-paralizuarit-te-mbushur-me-vepra-te-mira-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-15-05-2022-tekst\/\",\"name\":\"E Diela e t\u00eb Paralizuarit, t\u00eb mbushur me vepra t\u00eb mira, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs & Kanin\u00ebs, H. Ignati, 15.05.2022 (Tekst) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/05\/15\/e-diela-e-te-paralizuarit-te-mbushur-me-vepra-te-mira-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-15-05-2022-tekst\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/05\/15\/e-diela-e-te-paralizuarit-te-mbushur-me-vepra-te-mira-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-15-05-2022-tekst\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52077565091_d24a371ff9_b.jpg\",\"datePublished\":\"2022-05-15T16:00:51+00:00\",\"dateModified\":\"2022-05-16T14:08:55+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/05\/15\/e-diela-e-te-paralizuarit-te-mbushur-me-vepra-te-mira-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-15-05-2022-tekst\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/05\/15\/e-diela-e-te-paralizuarit-te-mbushur-me-vepra-te-mira-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-15-05-2022-tekst\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/05\/15\/e-diela-e-te-paralizuarit-te-mbushur-me-vepra-te-mira-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-15-05-2022-tekst\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52077565091_d24a371ff9_b.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52077565091_d24a371ff9_b.jpg\",\"width\":\"1000\",\"height\":\"981\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/05\/15\/e-diela-e-te-paralizuarit-te-mbushur-me-vepra-te-mira-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-15-05-2022-tekst\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"E Diela e t\u00eb Paralizuarit, t\u00eb mbushur me vepra t\u00eb mira, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &#038; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 15.05.2022 (Tekst)\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"E Diela e t\u00eb Paralizuarit, t\u00eb mbushur me vepra t\u00eb mira, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs & Kanin\u00ebs, H. Ignati, 15.05.2022 (Tekst) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/05\/15\/e-diela-e-te-paralizuarit-te-mbushur-me-vepra-te-mira-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-15-05-2022-tekst\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"E Diela e t\u00eb Paralizuarit, t\u00eb mbushur me vepra t\u00eb mira, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs & Kanin\u00ebs, H. Ignati, 15.05.2022 (Tekst) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"E Diela e t\u00eb Paralizuarit, t\u00eb mbushur me vepra t\u00eb mira, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &amp; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 15.05.2022 (Tekst) \u201cI dol\u00ebn p\u00ebrpara gjith\u00eb grat\u00eb e veja duke qar\u00eb e duke treguar tunikat e rrobat, t\u00eb cilat i b\u00ebnte Sorkadhja, kur ishte bashk\u00eb me to\u201d (v. 39) &nbsp; \u00cbsht\u00eb prek\u00ebs tregimi i Apostullit t\u00eb sot\u00ebm. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb himn p\u00ebrkundrejt dashuris\u00eb dhe nj\u00eb vler\u00ebsim","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/05\/15\/e-diela-e-te-paralizuarit-te-mbushur-me-vepra-te-mira-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-15-05-2022-tekst\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2022-05-15T16:00:51+00:00","article_modified_time":"2022-05-16T14:08:55+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52077565091_d24a371ff9_b.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_image":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52077565091_d24a371ff9_b.jpg","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/05\/15\/e-diela-e-te-paralizuarit-te-mbushur-me-vepra-te-mira-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-15-05-2022-tekst\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/05\/15\/e-diela-e-te-paralizuarit-te-mbushur-me-vepra-te-mira-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-15-05-2022-tekst\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"E Diela e t\u00eb Paralizuarit, t\u00eb mbushur me vepra t\u00eb mira, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &#038; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 15.05.2022 (Tekst)","datePublished":"2022-05-15T16:00:51+00:00","dateModified":"2022-05-16T14:08:55+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/05\/15\/e-diela-e-te-paralizuarit-te-mbushur-me-vepra-te-mira-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-15-05-2022-tekst\/"},"wordCount":1366,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/05\/15\/e-diela-e-te-paralizuarit-te-mbushur-me-vepra-te-mira-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-15-05-2022-tekst\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52077565091_d24a371ff9_b.jpg","keywords":["Mitropolia e Beratit","Predikimet e se Dieles &amp; Festive"],"articleSection":["Predikimet e se Dieles &amp; Festive"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/05\/15\/e-diela-e-te-paralizuarit-te-mbushur-me-vepra-te-mira-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-15-05-2022-tekst\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/05\/15\/e-diela-e-te-paralizuarit-te-mbushur-me-vepra-te-mira-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-15-05-2022-tekst\/","name":"E Diela e t\u00eb Paralizuarit, t\u00eb mbushur me vepra t\u00eb mira, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs & Kanin\u00ebs, H. Ignati, 15.05.2022 (Tekst) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/05\/15\/e-diela-e-te-paralizuarit-te-mbushur-me-vepra-te-mira-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-15-05-2022-tekst\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/05\/15\/e-diela-e-te-paralizuarit-te-mbushur-me-vepra-te-mira-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-15-05-2022-tekst\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52077565091_d24a371ff9_b.jpg","datePublished":"2022-05-15T16:00:51+00:00","dateModified":"2022-05-16T14:08:55+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/05\/15\/e-diela-e-te-paralizuarit-te-mbushur-me-vepra-te-mira-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-15-05-2022-tekst\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/05\/15\/e-diela-e-te-paralizuarit-te-mbushur-me-vepra-te-mira-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-15-05-2022-tekst\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/05\/15\/e-diela-e-te-paralizuarit-te-mbushur-me-vepra-te-mira-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-15-05-2022-tekst\/#primaryimage","url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52077565091_d24a371ff9_b.jpg","contentUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52077565091_d24a371ff9_b.jpg","width":"1000","height":"981"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/05\/15\/e-diela-e-te-paralizuarit-te-mbushur-me-vepra-te-mira-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-15-05-2022-tekst\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"E Diela e t\u00eb Paralizuarit, t\u00eb mbushur me vepra t\u00eb mira, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &#038; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 15.05.2022 (Tekst)"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59586","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=59586"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59586\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":59589,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59586\/revisions\/59589"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/59591"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=59586"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=59586"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=59586"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}