{"id":59579,"date":"2025-05-16T00:02:14","date_gmt":"2025-05-15T22:02:14","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=59579"},"modified":"2025-05-16T21:24:21","modified_gmt":"2025-05-16T19:24:21","slug":"16-maj-oshenar-theodhori-i-shenjteruar-hierodeshmoret-avdai-avdijisu-e-38-deshmoret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/05\/16\/16-maj-oshenar-theodhori-i-shenjteruar-hierodeshmoret-avdai-avdijisu-e-38-deshmoret\/","title":{"rendered":"&#8211; 16 Maj &#8211; Osh\u00ebnar Theodhori i Shenjt\u00ebruar. Hierod\u00ebshmor\u00ebt Avdai, Avdijisu e 38 d\u00ebshmor\u00ebt."},"content":{"rendered":"<h4><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>Osh\u00ebnar Theodhori i Shenjt\u00ebruar.<\/strong><\/h4>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><img decoding=\"async\" class=\"lazyload alignleft\" src=\"data:image\/svg+xml,%3Csvg%20xmlns%3D%27http%3A%2F%2Fwww.w3.org%2F2000%2Fsvg%27%20width%3D%27194%27%20height%3D%27272%27%20viewBox%3D%270%200%20194%20272%27%3E%3Crect%20width%3D%27194%27%20height%3D%27272%27%20fill-opacity%3D%220%22%2F%3E%3C%2Fsvg%3E\" data-orig-src=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52886650887_8bb35a4db1_b.jpg\" width=\"194\" height=\"272\" \/>Lindi n\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb shquar t\u00eb krishter\u00eb n\u00eb Egjiptin e Sip\u00ebrm dhe q\u00eb i vog\u00ebl b\u00ebri nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb p\u00eblqyeshme p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb. Kur ishte 12 vje\u00e7, u hidh\u00ebrua kur pa p\u00ebrgatitjet e fest\u00ebs s\u00eb Theofanis\u00eb e tha: \u201cN\u00ebse k\u00ebnaqesh m\u00eb k\u00ebto ushqime, nuk do t\u00eb fitosh jet\u00ebn e p\u00ebrjetshme\u201d. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb kreshmonte gjith\u00eb dit\u00ebn deri n\u00eb mbr\u00ebmje dhe nuk hante ushqim t\u00eb zgjedhur.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Dy vjet m\u00eb von\u00eb u pranua n\u00eb manastirin e Latopolisit, ku jetoi si eremit pran\u00eb disa murgjve. U kthye plot zell n\u00eb Tabenesis kur d\u00ebgjoi p\u00ebr urt\u00ebsin\u00eb e sh\u00ebn Pahomit, ku, sapo mb\u00ebrriti, filloi ta imitonte. U p\u00ebrpoq t\u00eb ruante past\u00ebrtin\u00eb e zemr\u00ebs, nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb matur e t\u00eb hijshme dhe bindje deri n\u00eb vdekje. U b\u00eb model dhe ngush\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb vitin e par\u00eb t\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tij, kur u ngrit p\u00ebr t\u2019u lutur, qelia u ndri\u00e7ua dhe dy engj\u00ebj t\u00eb shndritsh\u00ebm iu shfaq\u00ebn. I frik\u00ebsuar, Theodhori doli me vrap dhe u ngjit mbi \u00e7ati, por engj\u00ebjt e qet\u00ebsuan dhe i dhan\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb profetike nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh \u00e7el\u00ebsash.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nj\u00ebher\u00eb, nd\u00ebrsa Pahomi e qortoi gabimisht p\u00ebr ta provuar, Theodhori nuk u justifikua, por e mori p\u00ebrsip\u00ebr gabimin dhe tha: \u201cDuhet t\u00eb qaj, derisa Zoti t\u00eb korrigjoj\u00eb zemr\u00ebn time dhe t\u00eb meritoj t\u2019u bindem urdh\u00ebrimeve t\u00eb Tij\u201d. Shenjti i ndihmonte shum\u00eb murgjit me sjelljen, dashurin\u00eb dhe ngush\u00ebllimin e tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nj\u00eb dit\u00eb nj\u00eb v\u00eblla, pasi e qortoi sh\u00ebn Pahomi, u p\u00ebrgatit t\u00eb braktiste manastirin. Theodhori shkoi tek ai dhe u shtir sikur edhe ai kishte marr\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb till\u00eb, q\u00eb t\u2019i jepte kuraj\u00eb v\u00ebllait dhe k\u00ebshtu t\u00eb mos shkonte n\u00eb humbje. Ishte 30 vje\u00e7, kur nj\u00eb t\u00eb diel sh\u00ebn Pahomi mblodhi murgjit p\u00ebr bised\u00eb shpirt\u00ebrore dhe i dha fjal\u00ebn Theodhorit. I binduri, filloi t\u00eb fliste ashtu si e frym\u00ebzoi Zoti. Disa et\u00ebr t\u00eb vjet\u00ebr e pat\u00ebn xhelozi nj\u00eb lart\u00ebsi t\u00eb till\u00eb t\u00eb t\u00eb riut dhe e braktis\u00ebn mbledhjen. At\u00ebher\u00eb Pahomi e b\u00ebri Theodhorin ikonom t\u00eb manastirit dhe e mori si ndihm\u00ebs n\u00eb administrimin e v\u00ebllaz\u00ebris\u00eb. I provuar n\u00eb p\u00ebrul\u00ebsi dhe i zhveshur nga \u00e7do d\u00ebshir\u00eb vetjake, shenjti nuk e ndryshoi sjelljen e tij prej nx\u00ebn\u00ebsi dhe p\u00ebrparoi duke nd\u00ebrtuar (shpirt\u00ebrisht) shum\u00eb murgj, sepse fjala e tij plot hir dhe dashuria mbulonte dob\u00ebsit\u00eb e v\u00ebllez\u00ebrve.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00c7do dit\u00eb pas pun\u00ebs shkonte n\u00eb Pabo p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar m\u00ebsimet e Pahomit dhe kthehej n\u00eb Tabenesis p\u00ebr t\u2019ua p\u00ebrs\u00ebritur murgjve. Kishte dhurat\u00ebn e ngush\u00ebllimit, saq\u00eb Pahomi thoshte: \u201cTheodhori dhe un\u00eb kryejm\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin sh\u00ebrbim p\u00ebr nder t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb dhe ka pushtet t\u00eb drejtoj\u00eb si nj\u00eb at\u00eb dhe m\u00ebsues\u201d. Prandaj e mor\u00ebn si drejtues n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr manastir, ku priste murgjit e rinj dhe p\u00ebrjashtonte t\u00eb parregulltit. Kur korrigjonte nj\u00eb v\u00eblla, b\u00ebnte t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pendes\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nj\u00ebher\u00eb kur sh\u00ebn Pahomi u s\u00ebmur, v\u00ebllez\u00ebrit erdh\u00ebn t\u00eb k\u00ebrkonin sh\u00ebn Theodhorin q\u00eb ta pasonte, kur ati i tyre t\u00eb vdiste. Kur Pahomi u sh\u00ebrua dhe k\u00ebrkoi q\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit e tij t\u2019i zbulonin mendimet, Theodhori i rr\u00ebfeu se n\u00ebn presionin e v\u00ebllez\u00ebrve, kishte pranuar n\u00eb heshtje propozimin e tyre. K\u00ebshtu iu hoq \u00e7do autoritet q\u00eb kishte mbi murgjit dhe u \u00e7ua n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb vetmuar, ku vajtoi shum\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb m\u00ebkatit t\u00eb krenaris\u00eb. Pas shum\u00eb vitesh pendimi dhe pak para se t\u00eb vdiste, Pahomi e rivendosi n\u00eb funksionet e m\u00ebparshme dhe u tha v\u00ebllez\u00ebrve se kjo prov\u00eb b\u00ebri t\u00eb mundur q\u00eb Theodhori t\u00eb p\u00ebrparonte 7 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se asketizmat e m\u00ebparshme, si pasoj\u00eb e pendimit t\u00eb p\u00ebrulur q\u00eb kishte treguar.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pasi varrosi trupin e m\u00ebsuesit t\u00eb tij Pahom (346) n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb fsheht\u00eb, Theodhori u d\u00ebrgua n\u00eb Aleksandri p\u00ebr disa pun\u00eb. Vizitoi Andonin e Madh, i cili kishte nj\u00eb admirim p\u00ebr Pahomin dhe jet\u00ebn kinoviake (t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt) dhe e d\u00ebrgoi tek Athanasi me nj\u00eb let\u00ebr rekomandimi. N\u00eb Aleksandri m\u00ebsoi p\u00ebr vdekjen e Petronios dhe, si u kthye n\u00eb Teb\u00eb, iu n\u00ebnshtrua m\u00eb p\u00ebrul\u00ebsi dhe zell sh\u00ebn Horsiezit. Ishte para tij si nj\u00eb dele, pasi kishte \u00e7rr\u00ebnjosur \u00e7do mendim pushteti, megjith\u00ebse n\u00eb syt\u00eb e shumic\u00ebs ishte m\u00eb i denj\u00eb p\u00ebr t\u00eb pasuar Pahomin.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Duke par\u00eb se shum\u00eb v\u00ebllez\u00ebr shkonin p\u00ebr ngush\u00ebllim tek ai dhe, q\u00eb t\u00eb evitonte \u00e7do lloj rivaliteti, shkoi n\u00eb manastirin e Pahnumit p\u00ebr t\u00eb drejtuar furr\u00ebn e buk\u00ebs. Kur Apoloni, igumeni i manastirit t\u00eb Monhosit, u revoltua duke pretenduar t\u00eb b\u00ebnte t\u00eb pavarur manastirin e tij, Horsiezi u t\u00ebrhoq dhe caktoi Theodhorin p\u00ebr ta pasuar. Shenjti i mblodhi murgjit dhe i nxiti me fuqi dhe lot t\u00eb mbanin tradit\u00ebn e vendosur nga sh\u00ebn Pahomi dhe t\u00eb ruanin unitetin e v\u00ebllaz\u00ebris\u00eb s\u00eb shenjt\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">M\u00eb von\u00eb, ai vizitoi t\u00eb gjitha manastiret, ndryshoi jeront\u00ebt dhe ndau detyra t\u00eb reja. Duke iu kujtuar gjithmon\u00eb d\u00ebnimin q\u00eb Pahomi i dha nga mendimi krenar q\u00eb pati, ai kurr\u00eb nuk e vler\u00ebsoi veten si jeront manastiri, por si ndihm\u00ebs dhe sh\u00ebrb\u00ebtor i ava Horsiezit dhe sa her\u00eb q\u00eb donte t\u00eb merrte nj\u00eb vendim, shkonte dhe merrte lejen e jerontit tjet\u00ebr.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kryente mrekulli t\u00eb shumta. Fal\u00eb p\u00ebrkushtimit t\u00eb tij, restauroi rregullin n\u00eb manastir dhe e p\u00ebrflaku zellin e murgjve. Bisedonte me secilin, i ngush\u00ebllonte t\u00eb q\u00ebndronin me kuraj\u00eb n\u00eb luft\u00ebn me mendimet, korrigjonte dembel\u00ebt me durim. P\u00ebrve\u00e7 manastireve t\u00eb nd\u00ebrtuara nga Pahomi, ai shtoi edhe ata t\u00eb Kaiorit, Uit n\u00eb krahin\u00ebn e Hermupolit dhe nj\u00eb tjet\u00ebr pran\u00eb Hermontit, si dhe dy manastire grash.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Rreth vitit 363, sh\u00ebn Athanasi e vizitoi dhe admiroi urdhrat dhe rregulloren q\u00eb siguronin paqen e shum\u00eb shpirtrave. Theodhori i tha: \u201cKjo dhurat\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb i p\u00ebrket atit ton\u00eb Pahom. Por, kur ne t\u00eb shikojm\u00eb, \u00ebsht\u00eb sikur t\u00eb shikonim Krishtin\u201d. Trishtohej kur shikonte murgj t\u00eb braktisnin ashp\u00ebrsin\u00eb dhe thjesht\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs q\u00eb kishte vendosur Pahomi. Asketizonte p\u00ebr ta dhe lutej nat\u00ebn te varri i Pahomit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pas Pashk\u00ebs s\u00eb vitit 368, Theodhori u s\u00ebmur. Horsiez iu lut Zotit ta merrte at\u00eb t\u00eb parin, pasi v\u00ebllaz\u00ebria kishte nevoj\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr Theodhorin. Por nuk ishte ky vullneti i Zotit. Pasi rr\u00ebfeu se kurr\u00eb nuk kishte b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka pa bindje, Theodhori fjeti n\u00eb paqe m\u00eb 27 prill. T\u00eb gjith\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit thirr\u00ebn: \u201cMbet\u00ebm jetim\u00eb, sepse n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb sot vdiq ati yn\u00eb i drejt\u00eb Pahom!\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pas varrimit, sh\u00ebn Horsiezi e vuri trupin e tij n\u00eb varrin e fsheht\u00eb t\u00eb Pahomit. Kur e m\u00ebsoi k\u00ebt\u00eb Athanasi, u shkroi v\u00ebllez\u00ebrve se tashm\u00eb Theodhori do t\u00eb ishte gjithmon\u00eb me ta dhe i ngush\u00eblloi q\u00eb t\u00eb mos qanin m\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb tashm\u00eb prehet me t\u00eb lumurit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Osh\u00ebnar Theodhori i Shenjt\u00ebruar. &nbsp; Lindi n\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb shquar t\u00eb krishter\u00eb n\u00eb Egjiptin e Sip\u00ebrm dhe q\u00eb i vog\u00ebl b\u00ebri nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb p\u00eblqyeshme p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb. Kur ishte 12 vje\u00e7, u hidh\u00ebrua kur pa p\u00ebrgatitjet e fest\u00ebs s\u00eb Theofanis\u00eb e tha: \u201cN\u00ebse k\u00ebnaqesh m\u00eb k\u00ebto ushqime, nuk do t\u00eb fitosh jet\u00ebn e p\u00ebrjetshme\u201d. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb kreshmonte gjith\u00eb dit\u00ebn deri n\u00eb mbr\u00ebmje dhe nuk<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":59584,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52076488832_953c5ddcd0_b.jpg","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[372],"tags":[2103,2101],"class_list":["post-59579","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shenjtoret-e-dites","tag-leximet-e-dites","tag-shenjtori-i-dites"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>- 16 Maj - Osh\u00ebnar Theodhori i Shenjt\u00ebruar. Hierod\u00ebshmor\u00ebt Avdai, Avdijisu e 38 d\u00ebshmor\u00ebt. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/05\/16\/16-maj-oshenar-theodhori-i-shenjteruar-hierodeshmoret-avdai-avdijisu-e-38-deshmoret\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"- 16 Maj - Osh\u00ebnar Theodhori i Shenjt\u00ebruar. Hierod\u00ebshmor\u00ebt Avdai, Avdijisu e 38 d\u00ebshmor\u00ebt. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Osh\u00ebnar Theodhori i Shenjt\u00ebruar. &nbsp; Lindi n\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb shquar t\u00eb krishter\u00eb n\u00eb Egjiptin e Sip\u00ebrm dhe q\u00eb i vog\u00ebl b\u00ebri nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb p\u00eblqyeshme p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb. Kur ishte 12 vje\u00e7, u hidh\u00ebrua kur pa p\u00ebrgatitjet e fest\u00ebs s\u00eb Theofanis\u00eb e tha: \u201cN\u00ebse k\u00ebnaqesh m\u00eb k\u00ebto ushqime, nuk do t\u00eb fitosh jet\u00ebn e p\u00ebrjetshme\u201d. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb kreshmonte gjith\u00eb dit\u00ebn deri n\u00eb mbr\u00ebmje dhe nuk\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/05\/16\/16-maj-oshenar-theodhori-i-shenjteruar-hierodeshmoret-avdai-avdijisu-e-38-deshmoret\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2025-05-15T22:02:14+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2025-05-16T19:24:21+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52076488832_953c5ddcd0_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52076488832_953c5ddcd0_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"5 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/05\/16\/16-maj-oshenar-theodhori-i-shenjteruar-hierodeshmoret-avdai-avdijisu-e-38-deshmoret\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/05\/16\/16-maj-oshenar-theodhori-i-shenjteruar-hierodeshmoret-avdai-avdijisu-e-38-deshmoret\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"&#8211; 16 Maj &#8211; Osh\u00ebnar Theodhori i Shenjt\u00ebruar. Hierod\u00ebshmor\u00ebt Avdai, Avdijisu e 38 d\u00ebshmor\u00ebt.\",\"datePublished\":\"2025-05-15T22:02:14+00:00\",\"dateModified\":\"2025-05-16T19:24:21+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/05\/16\/16-maj-oshenar-theodhori-i-shenjteruar-hierodeshmoret-avdai-avdijisu-e-38-deshmoret\/\"},\"wordCount\":1272,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/05\/16\/16-maj-oshenar-theodhori-i-shenjteruar-hierodeshmoret-avdai-avdijisu-e-38-deshmoret\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52076488832_953c5ddcd0_b.jpg\",\"keywords\":[\"leximet e dites\",\"shenjtori i dites\"],\"articleSection\":[\"Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/05\/16\/16-maj-oshenar-theodhori-i-shenjteruar-hierodeshmoret-avdai-avdijisu-e-38-deshmoret\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/05\/16\/16-maj-oshenar-theodhori-i-shenjteruar-hierodeshmoret-avdai-avdijisu-e-38-deshmoret\/\",\"name\":\"- 16 Maj - Osh\u00ebnar Theodhori i Shenjt\u00ebruar. Hierod\u00ebshmor\u00ebt Avdai, Avdijisu e 38 d\u00ebshmor\u00ebt. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/05\/16\/16-maj-oshenar-theodhori-i-shenjteruar-hierodeshmoret-avdai-avdijisu-e-38-deshmoret\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/05\/16\/16-maj-oshenar-theodhori-i-shenjteruar-hierodeshmoret-avdai-avdijisu-e-38-deshmoret\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52076488832_953c5ddcd0_b.jpg\",\"datePublished\":\"2025-05-15T22:02:14+00:00\",\"dateModified\":\"2025-05-16T19:24:21+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/05\/16\/16-maj-oshenar-theodhori-i-shenjteruar-hierodeshmoret-avdai-avdijisu-e-38-deshmoret\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/05\/16\/16-maj-oshenar-theodhori-i-shenjteruar-hierodeshmoret-avdai-avdijisu-e-38-deshmoret\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/05\/16\/16-maj-oshenar-theodhori-i-shenjteruar-hierodeshmoret-avdai-avdijisu-e-38-deshmoret\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52076488832_953c5ddcd0_b.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52076488832_953c5ddcd0_b.jpg\",\"width\":\"662\",\"height\":\"960\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/05\/16\/16-maj-oshenar-theodhori-i-shenjteruar-hierodeshmoret-avdai-avdijisu-e-38-deshmoret\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8211; 16 Maj &#8211; Osh\u00ebnar Theodhori i Shenjt\u00ebruar. Hierod\u00ebshmor\u00ebt Avdai, Avdijisu e 38 d\u00ebshmor\u00ebt.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"- 16 Maj - Osh\u00ebnar Theodhori i Shenjt\u00ebruar. Hierod\u00ebshmor\u00ebt Avdai, Avdijisu e 38 d\u00ebshmor\u00ebt. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/05\/16\/16-maj-oshenar-theodhori-i-shenjteruar-hierodeshmoret-avdai-avdijisu-e-38-deshmoret\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"- 16 Maj - Osh\u00ebnar Theodhori i Shenjt\u00ebruar. Hierod\u00ebshmor\u00ebt Avdai, Avdijisu e 38 d\u00ebshmor\u00ebt. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"Osh\u00ebnar Theodhori i Shenjt\u00ebruar. &nbsp; Lindi n\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb shquar t\u00eb krishter\u00eb n\u00eb Egjiptin e Sip\u00ebrm dhe q\u00eb i vog\u00ebl b\u00ebri nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb p\u00eblqyeshme p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb. Kur ishte 12 vje\u00e7, u hidh\u00ebrua kur pa p\u00ebrgatitjet e fest\u00ebs s\u00eb Theofanis\u00eb e tha: \u201cN\u00ebse k\u00ebnaqesh m\u00eb k\u00ebto ushqime, nuk do t\u00eb fitosh jet\u00ebn e p\u00ebrjetshme\u201d. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb kreshmonte gjith\u00eb dit\u00ebn deri n\u00eb mbr\u00ebmje dhe nuk","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/05\/16\/16-maj-oshenar-theodhori-i-shenjteruar-hierodeshmoret-avdai-avdijisu-e-38-deshmoret\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2025-05-15T22:02:14+00:00","article_modified_time":"2025-05-16T19:24:21+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52076488832_953c5ddcd0_b.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_image":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52076488832_953c5ddcd0_b.jpg","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"5 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/05\/16\/16-maj-oshenar-theodhori-i-shenjteruar-hierodeshmoret-avdai-avdijisu-e-38-deshmoret\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/05\/16\/16-maj-oshenar-theodhori-i-shenjteruar-hierodeshmoret-avdai-avdijisu-e-38-deshmoret\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"&#8211; 16 Maj &#8211; Osh\u00ebnar Theodhori i Shenjt\u00ebruar. Hierod\u00ebshmor\u00ebt Avdai, Avdijisu e 38 d\u00ebshmor\u00ebt.","datePublished":"2025-05-15T22:02:14+00:00","dateModified":"2025-05-16T19:24:21+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/05\/16\/16-maj-oshenar-theodhori-i-shenjteruar-hierodeshmoret-avdai-avdijisu-e-38-deshmoret\/"},"wordCount":1272,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/05\/16\/16-maj-oshenar-theodhori-i-shenjteruar-hierodeshmoret-avdai-avdijisu-e-38-deshmoret\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52076488832_953c5ddcd0_b.jpg","keywords":["leximet e dites","shenjtori i dites"],"articleSection":["Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/05\/16\/16-maj-oshenar-theodhori-i-shenjteruar-hierodeshmoret-avdai-avdijisu-e-38-deshmoret\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/05\/16\/16-maj-oshenar-theodhori-i-shenjteruar-hierodeshmoret-avdai-avdijisu-e-38-deshmoret\/","name":"- 16 Maj - Osh\u00ebnar Theodhori i Shenjt\u00ebruar. Hierod\u00ebshmor\u00ebt Avdai, Avdijisu e 38 d\u00ebshmor\u00ebt. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/05\/16\/16-maj-oshenar-theodhori-i-shenjteruar-hierodeshmoret-avdai-avdijisu-e-38-deshmoret\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/05\/16\/16-maj-oshenar-theodhori-i-shenjteruar-hierodeshmoret-avdai-avdijisu-e-38-deshmoret\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52076488832_953c5ddcd0_b.jpg","datePublished":"2025-05-15T22:02:14+00:00","dateModified":"2025-05-16T19:24:21+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/05\/16\/16-maj-oshenar-theodhori-i-shenjteruar-hierodeshmoret-avdai-avdijisu-e-38-deshmoret\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/05\/16\/16-maj-oshenar-theodhori-i-shenjteruar-hierodeshmoret-avdai-avdijisu-e-38-deshmoret\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/05\/16\/16-maj-oshenar-theodhori-i-shenjteruar-hierodeshmoret-avdai-avdijisu-e-38-deshmoret\/#primaryimage","url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52076488832_953c5ddcd0_b.jpg","contentUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52076488832_953c5ddcd0_b.jpg","width":"662","height":"960"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/05\/16\/16-maj-oshenar-theodhori-i-shenjteruar-hierodeshmoret-avdai-avdijisu-e-38-deshmoret\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8211; 16 Maj &#8211; Osh\u00ebnar Theodhori i Shenjt\u00ebruar. Hierod\u00ebshmor\u00ebt Avdai, Avdijisu e 38 d\u00ebshmor\u00ebt."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59579","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=59579"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59579\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":64199,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59579\/revisions\/64199"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/59584"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=59579"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=59579"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=59579"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}