{"id":58999,"date":"2022-04-26T00:02:05","date_gmt":"2022-04-25T22:02:05","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=58999"},"modified":"2022-04-26T11:24:26","modified_gmt":"2022-04-26T09:24:26","slug":"26-prill-apostull-e-ungjillor-marku-deshmore-pelagjia-oshenar-ilari-cudiberes-deshmor-floriani-ne-ems-shen-monika-deshmor-afrodhisi-deshmoret-rafaeli-nikolla-dhe-irini","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/04\/26\/26-prill-apostull-e-ungjillor-marku-deshmore-pelagjia-oshenar-ilari-cudiberes-deshmor-floriani-ne-ems-shen-monika-deshmor-afrodhisi-deshmoret-rafaeli-nikolla-dhe-irini\/","title":{"rendered":"&#8211; 26 Prill &#8211; Apostull e Ungjillor Marku. D\u00ebshmore Pelagjia. Osh\u00ebnar Ilari, \u00e7udib\u00ebr\u00ebs. D\u00ebshmor Floriani n\u00eb Ems. Sh\u00ebn Monika. D\u00ebshmor Afrodhisi. D\u00ebshmor\u00ebt Rafaeli, Nikolla dhe Irini."},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: center;\"><strong>Apostull e Ungjillor Marku.<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Apostulli i shenjt\u00eb dhe i lavd\u00ebruar Marku, q\u00eb quhej edhe Joan, ishte biri i nj\u00eb gruaje t\u00eb devotshme t\u00eb Jerusalemit, Maris\u00eb, e cila ua ofroi sht\u00ebpin\u00eb e saj apostujve, si vend mbledhjeje p\u00ebr lutje. Sh\u00ebn Petroja shkonte shpesh atje dhe kishte dashuri p\u00ebr Markun e ri, t\u00eb cilin e m\u00ebsoi n\u00eb besim, e pag\u00ebzoi dhe e konsideronte si birin e tij (1 Petr. 5:13). Ai ishte edhe i af\u00ebrm i apostull Varnav\u00ebs, i cili e mori me vete kur u nis n\u00eb Antioki bashk\u00eb me sh\u00ebn Pavlin (Vep. 12:24). Gjat\u00eb k\u00ebtyre udh\u00ebtimeve hierapostolike, Marku ndihmoi me p\u00ebrul\u00ebsi t\u00eb dy predikuesit, duke u kujdesur p\u00ebr nevojat e tyre materiale dhe duke p\u00ebrvet\u00ebsuar m\u00ebsimin e tyre.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur mb\u00ebrriti n\u00eb Perg\u00eb t\u00eb Pamfilis\u00eb, Marku u tremb para v\u00ebshtir\u00ebsive t\u00eb misionit dhe u nda nga Pavli e Varnava (Vep. 13:13). Sh\u00ebn Pavli u m\u00ebrzit nga kjo ndarje dhe kur e ritakuan n\u00eb Antioki, nuk deshi ta merrte me vete \u201cat\u00eb q\u00eb u nda nga ata n\u00eb Pamfili dhe nuk shkoi n\u00eb pun\u00eb me ta\u201d (Vep. 15:37). Debati u nxeh dhe Varnava vendosi t\u00eb shkonte n\u00eb Qipro me Markun, kurse Pavli u nis me Sil\u00ebn p\u00ebr t\u00eb predikuar n\u00eb Siri dhe Kiliki (Vep. 15:39-41).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Dhjet\u00eb vjet m\u00eb pas, sh\u00ebn Marku ndodhej n\u00eb Rom\u00eb bashk\u00eb me Aristarkun dhe Jisuin e Drejt\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ndihmuar Pavlin gjat\u00eb rob\u00ebris\u00eb s\u00eb tij (Kol. 4:10). Nga aty, me bekimin e apostull Pavlit, u nis p\u00ebr t\u00eb vizituar t\u00eb krishter\u00ebt e Kolosit. Gjat\u00eb rob\u00ebris\u00eb s\u00eb tij t\u00eb dyt\u00eb, Pavli i shkruante Timotheut dhe i rekomandonte ta sillte Markun me vete: \u201cMerre dhe sille Markun me vete; sepse m\u00eb \u00ebsht\u00eb i vlefsh\u00ebm n\u00eb pun\u00eb\u201d (2 Tim. 4:11). N\u00eb vitin 65, Marku rigjeti apostull Petron n\u00eb Rom\u00eb, n\u00eb koh\u00ebn kur apostujt korifenj po b\u00ebheshin gati p\u00ebr martirizimin. Rrezatimi i m\u00ebsimit t\u00eb sh\u00ebn Petros kishte l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb thella te t\u00eb krishter\u00ebt e rinj t\u00eb sapondri\u00e7uar t\u00eb Rom\u00ebs, ndaj ata e lut\u00ebn Markun ta shkruante k\u00ebt\u00eb doktrin\u00eb hyjnore. Pasi mori miratimin nga nj\u00eb zbules\u00eb hyjnore dhe n\u00eb marr\u00ebveshje me Petron, ai nisi t\u00eb shkruante dhe p\u00ebrmblodhi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb koncize e plot jet\u00eb nj\u00eb rr\u00ebfim t\u00eb veprave dhe fjal\u00ebve t\u00eb Shp\u00ebtimtarit, konfirmuar nga predikimi i korifeut t\u00eb apostujve. Pa u shqet\u00ebsuar p\u00ebr paraqitjen letrare dhe pa u p\u00ebrpjekur t\u2019u p\u00ebrgjigjej t\u00eb gjitha pyetjeve t\u00eb besimtar\u00ebve, shkroi \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb e domosdoshme p\u00ebr shp\u00ebtimin dhe p\u00ebr njohjen e Birit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb q\u00eb u b\u00eb njeri, dhe asgj\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se k\u00ebto.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur e kreu k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr, sh\u00ebn Petroja e d\u00ebrgoi n\u00eb Egjipt, p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar atje Lajmin e Mir\u00eb. Gjat\u00eb udh\u00ebtimit me anije, i kapi nj\u00eb stuhi e frikshme q\u00eb Marku e fashiti me an\u00eb t\u00eb lutjes s\u00eb tij. Arrit\u00ebn t\u00eb zbarkonin n\u00eb nj\u00eb port t\u00eb ishullit Pitusa, p\u00ebrball\u00eb Kilikis\u00eb, ku u prit nga nj\u00eb fisnik me emrin Basos, i kthyer n\u00eb Krishterim nga sh\u00ebn Petroja dhe, fal\u00eb mb\u00ebshtetjes s\u00eb tij, ktheu n\u00eb besim pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb ishullit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur zbriti n\u00eb Aleksandri, iu k\u00ebput sandalja gjat\u00eb rrug\u00ebs dhe ia dha ta ndreqte nj\u00eb k\u00ebpucari me emrin Anian. K\u00ebpucari u \u00e7udit shum\u00eb prej shk\u00eblqimit q\u00eb rrezatonte fytyra e apostullit, la gjilp\u00ebr\u00ebn dhe thirri: \u201cNj\u00eb Per\u00ebndi i vet\u00ebm ekziston!\u201d. Sh\u00ebn Marku i sh\u00ebroi nj\u00eb plag\u00eb dhe e shfryt\u00ebzoi k\u00ebt\u00eb rast p\u00ebr t\u2019i m\u00ebsuar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e nj\u00eb Per\u00ebndie t\u00eb vet\u00ebm, q\u00eb u b\u00eb njeri p\u00ebr shp\u00ebtimin ton\u00eb. Aniani i d\u00ebgjoi me v\u00ebmendje fjal\u00ebt e jet\u00ebs dhe, pasi u pag\u00ebzua bashk\u00eb me familjen, e la zanatin dhe \u00e7do lidhje tjet\u00ebr me bot\u00ebn, p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtori m\u00eb i af\u00ebrt i apostullit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet t\u00eb st\u00ebrmadh, metropol i paganizmit dhe i kultur\u00ebs, fjala e apostullit, e thjesht\u00eb dhe pa zbukurime t\u00eb kota t\u00eb retorik\u00ebs boshe, gj\u00ebmoi si bubullim\u00eb dhe mrekullit\u00eb e tij konfirmuan fjal\u00ebt e psalmistit q\u00eb thot\u00eb: \u201cZoti do t\u00eb hap\u00eb goj\u00ebn e atyre q\u00eb shpallin lajmin e mir\u00eb me nj\u00eb fuqi t\u00eb madhe\u201d (Ps. 67:12). N\u00eb em\u00ebr t\u00eb Jisuit, Drit\u00ebs s\u00eb bot\u00ebs, ai i ktheu shikimin nj\u00eb t\u00eb verbri. I soll\u00ebn shum\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00eb e t\u00eb demonizuar, mbi t\u00eb cil\u00ebt vendoste duart dhe i sh\u00ebronte. Para k\u00ebtyre mrekullive t\u00eb kryera me an\u00eb t\u00eb fuqis\u00eb s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb k\u00ebrkuan t\u00eb pag\u00ebzoheshin 300 pagan\u00eb. Ashtu si Krishti, Marku ngjalli edhe birin e nj\u00eb vejushe, e cila ra p\u00ebrtok\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00ebt e tij duke qar\u00eb me lot. Kur turma pa djalin e ri t\u00eb ngrihej, thirri: \u201cNuk ka ve\u00e7se nj\u00eb Per\u00ebndi t\u00eb vet\u00ebm, Krishti, t\u00eb Cilin e predikon Marku!\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Fara ungjillore nisi t\u00eb jepte frytet e para dhe Marku organizoi rregullat e para liturgjike t\u00eb Kish\u00ebs s\u00eb Egjiptit, dor\u00ebzoi Anianin episkop t\u00eb Aleksandris\u00eb si dhe tre prift\u00ebrinj ndihm\u00ebs, Mileun, Savinin dhe Kerdonin, shtat\u00eb dhjakon\u00eb dhe nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb klerik\u00eb t\u00eb rangjeve m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta, pastaj vazhdoi misionin e tij n\u00eb Per\u00ebndim.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nga Aleksandria, ai shkoi n\u00eb Mendesion dhe \u00e7liroi prej demonit nj\u00eb djal\u00eb t\u00eb verb\u00ebr. Prind\u00ebrit e f\u00ebmij\u00ebs, shum\u00eb t\u00eb g\u00ebzuar, i ofruan nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb konsiderueshme parash, por Marku nuk e pranoi, duke th\u00ebn\u00eb se hiri i Per\u00ebndis\u00eb nuk shk\u00ebmbehet me para dhe u k\u00ebrkoi t\u2019ua falnin t\u00eb varf\u00ebrve. Shum\u00eb njer\u00ebz u kthyen n\u00eb t\u00eb krishter\u00eb nga kjo mrekulli. Marku themeloi nj\u00eb kish\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet dhe dor\u00ebzoi nj\u00eb episkop, prift\u00ebrinj dhe dhjakon\u00eb, pastaj vazhdoi udh\u00ebtimin e tij drejt Kiren\u00ebs s\u00eb Pentapolit, ku \u00e7liroi nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh pagan\u00ebsh nga idhujtaria. M\u00eb pas shkoi p\u00ebr t\u00eb ungjill\u00ebzuar Libin\u00eb. Kur mb\u00ebrriti n\u00eb kryeqytetin e saj, ndihmoi t\u00eb bij\u00ebn e filarkut t\u00eb qytetit, Menodhorit, e cila q\u00eb f\u00ebmij\u00eb torturohej nga nj\u00eb demon, q\u00eb i shkaktoi nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe i provokoi vdekjen. Por lutja e apostullit e ngjalli dhe kjo solli mjaft njer\u00ebz n\u00eb Krishterim.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">S\u00eb andejmi, sh\u00ebn Marku kaloi n\u00eb Marmarik\u00eb, duke p\u00ebrhapur drit\u00ebn e Ungjillit kudo q\u00eb shkelte. Nj\u00eb nat\u00eb, Zoti iu shfaq n\u00eb nj\u00eb vizion dhe e urdh\u00ebroi t\u00eb shkonte p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Aleksandri, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar misionin e tij. Me gjith\u00eb lutjet dhe p\u00ebrgj\u00ebrimet e t\u00eb sapokthyerve n\u00eb besim, q\u00eb donin t\u00eb mbanin pran\u00eb vetes atin dhe bariun e tyre, apostulli, i fuqizuar edhe nga nj\u00eb vizion tjet\u00ebr, ku iu b\u00eb e ditur se do ta vuloste misionin e tij me lavdin\u00eb e martirit, udh\u00ebtoi p\u00ebr n\u00eb Aleksandri. Kur mb\u00ebrriti atje, admiroi p\u00ebrparimin e ungjill\u00ebzimit gjat\u00eb dy viteve t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb tij. Megjithat\u00eb pagan\u00ebt dhe judenjt\u00eb nuk mund t\u00eb duronin suksesin e madh t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit t\u00eb Krishtit dhe k\u00ebrkonin nj\u00eb rast p\u00ebr ta vrar\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nj\u00eb vit, kur kremtimi i Pashk\u00ebs p\u00ebrkoi n\u00eb nj\u00eb dat\u00eb me celebrimet p\u00ebr fest\u00ebn e hyjnesh\u00ebs Serapis, q\u00eb pagan\u00ebt e Aleksandris\u00eb e celebronin me shthurje t\u00eb turpshme, ata shkuan dhe e kap\u00ebn shenjtorin, kur po kryente Liturgjin\u00eb Hyjnore. E \u00e7uan deri n\u00eb amfiteat\u00ebr, ku ndodhej guvernatori dhe e akuzuan se kryente rite magjike. Apostulli iu p\u00ebrgjigj me qet\u00ebsi t\u00eb gjitha akuzave t\u00eb b\u00ebra nga urrejtja dhe smira dhe ekspozoi, si\u00e7 e kishte zakon n\u00eb pak fjal\u00eb, doktrin\u00ebn e lart\u00eb t\u00eb Shp\u00ebtimit. Guvernatori, i habitur dhe n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar argumentet e tij, u kthye nga turma dhe i k\u00ebrkoi asaj se \u00e7far\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebnte me Markun. Disa th\u00ebrrisnin se duhej djegur para tempullit t\u00eb Serapisit, t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb t\u00eb vritej me gur\u00eb. Si p\u00ebrfundim, e rrah\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb barbare me kamxhik dhe i shqyen gjymtyr\u00ebt, pastaj turma mori trupin e sfilitur dhe e lidhi me litar nga k\u00ebmb\u00ebt. E t\u00ebrhoqi zvarr\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebs n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt e qytetit, duke i vaditur gur\u00ebt dhe tok\u00ebn me gjakun e apostullit. N\u00eb mbr\u00ebmje, e mbyll\u00ebn n\u00eb burg, ku n\u00eb mesnat\u00eb, erdhi nj\u00eb engj\u00ebll p\u00ebr ta ngush\u00eblluar. T\u00eb shtun\u00ebn, m\u00eb 4 prill, xhelat\u00ebt e lidh\u00ebn me litar dhe e t\u00ebrhoq\u00ebn, si nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, deri n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb pjerr\u00ebt buz\u00eb detit, t\u00eb quajtur Bukol, ku gjeti vdekjen. At\u00ebher\u00eb ishte 57 vje\u00e7.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pagan\u00ebt donin t\u2019ia digjnin trupin, por nj\u00eb stuhi e fort\u00eb i detyroi t\u2019ia mbathnin dhe i lejoi t\u00eb krishter\u00ebt ta merrnin e ta vendosnin n\u00eb nj\u00eb varr t\u00eb hapur n\u00eb shk\u00ebmb. M\u00eb von\u00eb, sip\u00ebr varrit t\u00eb apostullit t\u00eb shenjt\u00eb, n\u00eb Bukol, u nd\u00ebrtua edhe nj\u00eb kish\u00eb e cila u b\u00eb kryeqendra e shpres\u00ebtaris\u00eb s\u00eb t\u00eb krishter\u00ebve t\u00eb Aleksandris\u00eb. N\u00eb shek. 9, trupi i sh\u00ebn Markut u transferua n\u00eb Venecia, n\u00eb bazilik\u00ebn e famshme q\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar p\u00ebr nder t\u00eb tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">&#8212;&#8212;&#8212;-<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ky shenjtor kremtohet n\u00eb dt 25 prill, por meqen\u00ebse k\u00ebt\u00eb vit n\u00eb k\u00ebt\u00eb u zhvendos kujtimi i Sh\u00ebn Gjergjit, at\u00ebher\u00eb kremtimi i apostull Markut zhvendoset sot, t\u00eb Mart\u00ebn e Ndritshme.<\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>* * * * *<\/strong><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>D\u00ebshmor\u00ebt Rafaeli, Nikolla e Irini.<\/strong><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb vitin 1959, gjat\u00eb punimeve q\u00eb po b\u00ebheshin n\u00eb nj\u00eb paraklis t\u00eb vog\u00ebl, q\u00eb ndodhej mbi nj\u00eb kod\u00ebr, af\u00ebr fshatit Thermi, n\u00eb ishullin e Mitilinit, nj\u00eb pun\u00ebtor gjeti nj\u00eb varr me kocka njer\u00ebzish t\u00eb panjohur. Duke qen\u00eb besimpak dhe pa respekt p\u00ebr gj\u00ebrat e shenjta, i la pa kujdes lipsanet rr\u00ebz\u00eb nj\u00eb peme, duke u tallur me to. Por n\u00eb \u00e7ast iu paralizuan duart, t\u00eb cilat mundi t\u2019i l\u00ebvizte p\u00ebrs\u00ebri vet\u00ebm pasi b\u00ebri shenj\u00ebn e kryqit, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas nj\u00ebzet e shtat\u00eb vjet\u00ebsh. N\u00eb vazhdim, ai pa pran\u00eb kish\u00ebs vet\u00eb shenjtorin dhe u rikthye n\u00eb besim, duke u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb predikues i zjarrt\u00eb i hirit t\u00eb k\u00ebtij shenjtori, q\u00eb sapo ishte zbuluar nga Per\u00ebndia. Edhe gruaja e tij ishte d\u00ebshmitare n\u00eb k\u00ebto ngjarje. Q\u00eb para se t\u00eb nd\u00ebrtohej kisha, ajo kishte par\u00eb atje nj\u00eb hieromonak shtatlart\u00eb, por i shoqi e kishte qortuar t\u00eb mos u besonte gj\u00ebrave t\u00eb tilla. Nga ai \u00e7ast, shenjtori u shfaq shum\u00eb her\u00eb, kur ishin n\u00eb gjum\u00eb apo zgjuar, gruas s\u00eb pronarit t\u00eb tok\u00ebs dhe grave t\u00eb tjera t\u00eb devotshme t\u00eb fshatit. Ai iu shfaq ve\u00e7 e ve\u00e7 edhe disa f\u00ebmij\u00ebve e burrave. Disave u shfaqej pa u folur, si nj\u00eb hieromonak i veshur me rrobat e Liturgjis\u00eb ose me rroba murg\u00ebrore. Disa t\u00eb tjer\u00ebve u zbulonte emrin e tij, duke u th\u00ebn\u00eb: \u201cMua m\u00eb quajn\u00eb Rafael!\u201d dhe u b\u00ebnte t\u00eb ditur se kishte mb\u00ebrritur koha p\u00ebr ta nderuar, bashk\u00eb me shok\u00ebt e tij t\u00eb martirizimit, dhe q\u00eb ikona e tyre t\u00eb pikturohej e kujtimi t\u2019u kremtohej t\u00eb Mart\u00ebn e Ndritshme, sepse do t\u00eb b\u00ebnin shum\u00eb mrekulli. T\u00eb tjer\u00ebve u shfaqej n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e Hyjlind\u00ebses Mari dhe t\u00eb sh\u00ebn Parashqevis\u00eb, duke u treguar martirizimin e tij n\u00eb detaje q\u00eb p\u00ebrputheshin plot\u00ebsisht tek t\u00eb gjith\u00eb besimtar\u00ebt.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sh\u00ebn Rafaeli jetoi n\u00eb shek. 15, n\u00eb koh\u00ebn e r\u00ebnies s\u00eb Konstandinopoj\u00ebs. Ishte me origjin\u00eb nga ishulli i Itak\u00ebs. U quajt Gjergj n\u00eb Pag\u00ebzimin e shenjt\u00eb dhe mori nj\u00eb formim t\u00eb shk\u00eblqyer, si t\u00eb krishter\u00eb ashtu dhe n\u00eb dijen e bot\u00ebs. U b\u00eb murg me emrin Rafael dhe u hirotonis prift, duke u nderuar arkimandrit dhe protosingjel. P\u00ebr shkak t\u00eb aft\u00ebsive, u d\u00ebrgua me mision nga Patriarkana Ekumenike n\u00eb Franc\u00eb, n\u00eb qytetin Morle. Atje u miq\u00ebsua me dhjakun Nikolla, i cili u b\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtori dhe biri i tij shpirt\u00ebror. Pas r\u00ebnies s\u00eb Konstandinopoj\u00ebs, ata u strehuan n\u00eb Maqedoni dhe m\u00eb von\u00eb, kur turqit pushtuan Thrak\u00ebn, m\u00eb 1454, shkuan n\u00eb ishullin e Mitilinit (Lesbos). Aty u vendos\u00ebn n\u00eb Thermi, n\u00eb manastirin e Hyjlind\u00ebses, q\u00eb ndodhej pik\u00ebrisht n\u00eb vendin ku u zbuluan lipsanet. T\u00eb Enjten e Madhe t\u00eb vitit 1463, turqit sulmuan manastirin dhe kap\u00ebn igumenin Rafael, t\u00eb cilin e torturuan keq. T\u00eb Mart\u00ebn e Jav\u00ebs s\u00eb Ndritshme, m\u00eb 9 prill, pasi e rrah\u00ebn me topuz\u00ebt e tyre, e t\u00ebrhoq\u00ebn zvarr\u00eb nga mjekra, q\u00eb nga maja e kodr\u00ebs e deri posht\u00eb. Pastaj e var\u00ebn n\u00eb nj\u00eb pem\u00eb, ia \u00e7an\u00eb ij\u00ebt me shtiza dhe i shqyen nofull\u00ebn. Kjo ishte m\u00ebnyra me t\u00eb cil\u00ebn Rafaeli u bashkua p\u00ebrjet\u00ebsisht me Krishtin e ngjallur. N\u00eb fakt, skeleti i gjetur nga pun\u00ebtori nuk kishte nofull; ajo u gjet pak m\u00eb larg, pas nj\u00eb shfaqjeje tjet\u00ebr t\u00eb shenjtorit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Shfaqjet e shenjtor\u00ebve u shumuan dhe sh\u00ebn Nikolla u zbuloi mjaft njer\u00ebzve vendin e sakt\u00eb t\u00eb varrit t\u00eb tij. Pas disa ngurrimeve, p\u00ebr shkak se besimtar\u00ebt kishin frik\u00eb se mos i tallnin t\u00eb pabes\u00ebt n\u00eb rast d\u00ebshtimi, g\u00ebrmuan dhe gjet\u00ebn, m\u00eb 13 qershor 1960, lipsanin e trupit t\u00eb sh\u00ebn Nikoll\u00ebs. M\u00ebsuan nga sh\u00ebn Rafaeli, se sh\u00ebn Nikolla ishte me origjin\u00eb nga Raghesi i Medis\u00eb, por ishte rritur n\u00eb Selanik. Kur erdhi ora e tij, turqit e kap\u00ebn dhe e torturuan; vdiq gjat\u00eb torturave, nga nj\u00eb atak n\u00eb zem\u00ebr.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, nj\u00eb vajze iu shfaq nj\u00eb vash\u00eb dymb\u00ebdhjet\u00ebvje\u00e7are, me pamje engj\u00ebllore, martirja e shenjt\u00eb Irini. Hyjlind\u00ebsja Mari i zbuloi nj\u00eb tjetri, se Irini ishte vajza e kryetarit t\u00eb fshatit, Vasilit, i cili kishte gjetur streh\u00eb n\u00eb manastir bashk\u00eb me banor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Turqit u p\u00ebrpoq\u00ebn q\u00eb t\u00eb m\u00ebsonin nga ai se ku ndodheshin luft\u00ebtar\u00ebt e krishter\u00eb, por nuk ia dol\u00ebn. Prandaj, mor\u00ebn t\u00eb bij\u00ebn dhe, n\u00eb sy t\u00eb prind\u00ebrve, ia pren\u00eb t\u00eb dyja duart, e hodh\u00ebn n\u00eb nj\u00eb voz\u00eb t\u00eb madhe dhe i vun\u00eb zjarrin, duke e djegur t\u00eb gjall\u00eb. Pastaj masakruan prind\u00ebrit e vajz\u00ebs dhe Theodhorin, m\u00ebsuesin e fshatit. N\u00eb vazhd\u00ebn e nj\u00eb zbulese tjet\u00ebr, u gjet\u00ebn lipsanet e sh\u00ebn Irinit, n\u00eb voz\u00eb, sipas rr\u00ebfimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb, dhe pran\u00eb varreve t\u00eb sh\u00ebn Rafaelit dhe Nikoll\u00ebs, u zbuluan edhe varret e martir\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sh\u00ebn Rafaeli u shfaq gjat\u00eb zbulesave t\u00eb tjera t\u00eb lavdishme i rrethuar nga nj\u00eb num\u00ebr i madh shenjtoresh, q\u00eb ishin murgesha q\u00eb jetonin n\u00eb at\u00eb manastir nj\u00eb shekull para tyre. M\u00eb 11 maj 1235, igumenia Olimbiadha dhe murgesha Efrosini u masakruan aty nga pirat\u00ebt turq. Sh\u00ebn Rafaeli lejoi t\u00eb zbulohej edhe nj\u00eb ikon\u00eb e Krishtit dhe nj\u00eb burim ajazme, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilave u kryen mrekulli t\u00eb shumta. N\u00eb fakt, shenjtor\u00ebt nuk u mjaftuan t\u00eb tregonin vet\u00ebm p\u00ebr ekzistenc\u00ebn dhe rrethanat e martirizimit t\u00eb tyre. Af\u00ebrsin\u00eb e tyre me Per\u00ebndin\u00eb e provuan me an\u00eb t\u00eb mrekullive, q\u00eb sa vijn\u00eb e shtohen. Sh\u00ebn Rafaeli vazhdon edhe sot t\u2019u shfaqet, n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr apo kur jan\u00eb zgjuar, shum\u00eb njer\u00ebzve, besimtar\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpirtsh\u00ebm apo indiferent\u00eb, nga Greqia e deri n\u00eb Amerik\u00eb e Australi. Ai sh\u00ebron t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt e pash\u00ebruesh\u00ebm, zgjon nd\u00ebrgjegjet e r\u00ebnduara nga m\u00ebkati, leht\u00ebson dhimbjet e hidh\u00ebrimet dhe shfaq se Zoti lavd\u00ebrohet n\u00eb shenjtor\u00ebt e Tij, sot ashtu si dje e n\u00eb jet\u00eb jet\u00ebve.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Apostull e Ungjillor Marku. Apostulli i shenjt\u00eb dhe i lavd\u00ebruar Marku, q\u00eb quhej edhe Joan, ishte biri i nj\u00eb gruaje t\u00eb devotshme t\u00eb Jerusalemit, Maris\u00eb, e cila ua ofroi sht\u00ebpin\u00eb e saj apostujve, si vend mbledhjeje p\u00ebr lutje. Sh\u00ebn Petroja shkonte shpesh atje dhe kishte dashuri p\u00ebr Markun e ri, t\u00eb cilin e m\u00ebsoi n\u00eb besim, e pag\u00ebzoi dhe e konsideronte si birin e tij<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":59004,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52030996466_0f0631e91a_b.jpg","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[372],"tags":[2103,2101],"class_list":["post-58999","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shenjtoret-e-dites","tag-leximet-e-dites","tag-shenjtori-i-dites"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>- 26 Prill - Apostull e Ungjillor Marku. D\u00ebshmore Pelagjia. Osh\u00ebnar Ilari, \u00e7udib\u00ebr\u00ebs. D\u00ebshmor Floriani n\u00eb Ems. Sh\u00ebn Monika. D\u00ebshmor Afrodhisi. D\u00ebshmor\u00ebt Rafaeli, Nikolla dhe Irini. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/04\/26\/26-prill-apostull-e-ungjillor-marku-deshmore-pelagjia-oshenar-ilari-cudiberes-deshmor-floriani-ne-ems-shen-monika-deshmor-afrodhisi-deshmoret-rafaeli-nikolla-dhe-irini\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"- 26 Prill - Apostull e Ungjillor Marku. D\u00ebshmore Pelagjia. Osh\u00ebnar Ilari, \u00e7udib\u00ebr\u00ebs. D\u00ebshmor Floriani n\u00eb Ems. Sh\u00ebn Monika. D\u00ebshmor Afrodhisi. D\u00ebshmor\u00ebt Rafaeli, Nikolla dhe Irini. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Apostull e Ungjillor Marku. Apostulli i shenjt\u00eb dhe i lavd\u00ebruar Marku, q\u00eb quhej edhe Joan, ishte biri i nj\u00eb gruaje t\u00eb devotshme t\u00eb Jerusalemit, Maris\u00eb, e cila ua ofroi sht\u00ebpin\u00eb e saj apostujve, si vend mbledhjeje p\u00ebr lutje. Sh\u00ebn Petroja shkonte shpesh atje dhe kishte dashuri p\u00ebr Markun e ri, t\u00eb cilin e m\u00ebsoi n\u00eb besim, e pag\u00ebzoi dhe e konsideronte si birin e tij\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/04\/26\/26-prill-apostull-e-ungjillor-marku-deshmore-pelagjia-oshenar-ilari-cudiberes-deshmor-floriani-ne-ems-shen-monika-deshmor-afrodhisi-deshmoret-rafaeli-nikolla-dhe-irini\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2022-04-25T22:02:05+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2022-04-26T09:24:26+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52030996466_0f0631e91a_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52030996466_0f0631e91a_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/04\/26\/26-prill-apostull-e-ungjillor-marku-deshmore-pelagjia-oshenar-ilari-cudiberes-deshmor-floriani-ne-ems-shen-monika-deshmor-afrodhisi-deshmoret-rafaeli-nikolla-dhe-irini\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/04\/26\/26-prill-apostull-e-ungjillor-marku-deshmore-pelagjia-oshenar-ilari-cudiberes-deshmor-floriani-ne-ems-shen-monika-deshmor-afrodhisi-deshmoret-rafaeli-nikolla-dhe-irini\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"&#8211; 26 Prill &#8211; Apostull e Ungjillor Marku. D\u00ebshmore Pelagjia. Osh\u00ebnar Ilari, \u00e7udib\u00ebr\u00ebs. D\u00ebshmor Floriani n\u00eb Ems. Sh\u00ebn Monika. D\u00ebshmor Afrodhisi. D\u00ebshmor\u00ebt Rafaeli, Nikolla dhe Irini.\",\"datePublished\":\"2022-04-25T22:02:05+00:00\",\"dateModified\":\"2022-04-26T09:24:26+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/04\/26\/26-prill-apostull-e-ungjillor-marku-deshmore-pelagjia-oshenar-ilari-cudiberes-deshmor-floriani-ne-ems-shen-monika-deshmor-afrodhisi-deshmoret-rafaeli-nikolla-dhe-irini\/\"},\"wordCount\":2719,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/04\/26\/26-prill-apostull-e-ungjillor-marku-deshmore-pelagjia-oshenar-ilari-cudiberes-deshmor-floriani-ne-ems-shen-monika-deshmor-afrodhisi-deshmoret-rafaeli-nikolla-dhe-irini\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52030996466_0f0631e91a_b.jpg\",\"keywords\":[\"leximet e dites\",\"shenjtori i dites\"],\"articleSection\":[\"Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/04\/26\/26-prill-apostull-e-ungjillor-marku-deshmore-pelagjia-oshenar-ilari-cudiberes-deshmor-floriani-ne-ems-shen-monika-deshmor-afrodhisi-deshmoret-rafaeli-nikolla-dhe-irini\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/04\/26\/26-prill-apostull-e-ungjillor-marku-deshmore-pelagjia-oshenar-ilari-cudiberes-deshmor-floriani-ne-ems-shen-monika-deshmor-afrodhisi-deshmoret-rafaeli-nikolla-dhe-irini\/\",\"name\":\"- 26 Prill - Apostull e Ungjillor Marku. D\u00ebshmore Pelagjia. Osh\u00ebnar Ilari, \u00e7udib\u00ebr\u00ebs. D\u00ebshmor Floriani n\u00eb Ems. Sh\u00ebn Monika. D\u00ebshmor Afrodhisi. D\u00ebshmor\u00ebt Rafaeli, Nikolla dhe Irini. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/04\/26\/26-prill-apostull-e-ungjillor-marku-deshmore-pelagjia-oshenar-ilari-cudiberes-deshmor-floriani-ne-ems-shen-monika-deshmor-afrodhisi-deshmoret-rafaeli-nikolla-dhe-irini\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/04\/26\/26-prill-apostull-e-ungjillor-marku-deshmore-pelagjia-oshenar-ilari-cudiberes-deshmor-floriani-ne-ems-shen-monika-deshmor-afrodhisi-deshmoret-rafaeli-nikolla-dhe-irini\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52030996466_0f0631e91a_b.jpg\",\"datePublished\":\"2022-04-25T22:02:05+00:00\",\"dateModified\":\"2022-04-26T09:24:26+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/04\/26\/26-prill-apostull-e-ungjillor-marku-deshmore-pelagjia-oshenar-ilari-cudiberes-deshmor-floriani-ne-ems-shen-monika-deshmor-afrodhisi-deshmoret-rafaeli-nikolla-dhe-irini\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/04\/26\/26-prill-apostull-e-ungjillor-marku-deshmore-pelagjia-oshenar-ilari-cudiberes-deshmor-floriani-ne-ems-shen-monika-deshmor-afrodhisi-deshmoret-rafaeli-nikolla-dhe-irini\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/04\/26\/26-prill-apostull-e-ungjillor-marku-deshmore-pelagjia-oshenar-ilari-cudiberes-deshmor-floriani-ne-ems-shen-monika-deshmor-afrodhisi-deshmoret-rafaeli-nikolla-dhe-irini\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52030996466_0f0631e91a_b.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52030996466_0f0631e91a_b.jpg\",\"width\":\"844\",\"height\":\"1024\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/04\/26\/26-prill-apostull-e-ungjillor-marku-deshmore-pelagjia-oshenar-ilari-cudiberes-deshmor-floriani-ne-ems-shen-monika-deshmor-afrodhisi-deshmoret-rafaeli-nikolla-dhe-irini\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8211; 26 Prill &#8211; Apostull e Ungjillor Marku. D\u00ebshmore Pelagjia. Osh\u00ebnar Ilari, \u00e7udib\u00ebr\u00ebs. D\u00ebshmor Floriani n\u00eb Ems. Sh\u00ebn Monika. D\u00ebshmor Afrodhisi. D\u00ebshmor\u00ebt Rafaeli, Nikolla dhe Irini.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"- 26 Prill - Apostull e Ungjillor Marku. D\u00ebshmore Pelagjia. Osh\u00ebnar Ilari, \u00e7udib\u00ebr\u00ebs. D\u00ebshmor Floriani n\u00eb Ems. Sh\u00ebn Monika. D\u00ebshmor Afrodhisi. D\u00ebshmor\u00ebt Rafaeli, Nikolla dhe Irini. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/04\/26\/26-prill-apostull-e-ungjillor-marku-deshmore-pelagjia-oshenar-ilari-cudiberes-deshmor-floriani-ne-ems-shen-monika-deshmor-afrodhisi-deshmoret-rafaeli-nikolla-dhe-irini\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"- 26 Prill - Apostull e Ungjillor Marku. D\u00ebshmore Pelagjia. Osh\u00ebnar Ilari, \u00e7udib\u00ebr\u00ebs. D\u00ebshmor Floriani n\u00eb Ems. Sh\u00ebn Monika. D\u00ebshmor Afrodhisi. D\u00ebshmor\u00ebt Rafaeli, Nikolla dhe Irini. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"Apostull e Ungjillor Marku. Apostulli i shenjt\u00eb dhe i lavd\u00ebruar Marku, q\u00eb quhej edhe Joan, ishte biri i nj\u00eb gruaje t\u00eb devotshme t\u00eb Jerusalemit, Maris\u00eb, e cila ua ofroi sht\u00ebpin\u00eb e saj apostujve, si vend mbledhjeje p\u00ebr lutje. Sh\u00ebn Petroja shkonte shpesh atje dhe kishte dashuri p\u00ebr Markun e ri, t\u00eb cilin e m\u00ebsoi n\u00eb besim, e pag\u00ebzoi dhe e konsideronte si birin e tij","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/04\/26\/26-prill-apostull-e-ungjillor-marku-deshmore-pelagjia-oshenar-ilari-cudiberes-deshmor-floriani-ne-ems-shen-monika-deshmor-afrodhisi-deshmoret-rafaeli-nikolla-dhe-irini\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2022-04-25T22:02:05+00:00","article_modified_time":"2022-04-26T09:24:26+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52030996466_0f0631e91a_b.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_image":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52030996466_0f0631e91a_b.jpg","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/04\/26\/26-prill-apostull-e-ungjillor-marku-deshmore-pelagjia-oshenar-ilari-cudiberes-deshmor-floriani-ne-ems-shen-monika-deshmor-afrodhisi-deshmoret-rafaeli-nikolla-dhe-irini\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/04\/26\/26-prill-apostull-e-ungjillor-marku-deshmore-pelagjia-oshenar-ilari-cudiberes-deshmor-floriani-ne-ems-shen-monika-deshmor-afrodhisi-deshmoret-rafaeli-nikolla-dhe-irini\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"&#8211; 26 Prill &#8211; Apostull e Ungjillor Marku. D\u00ebshmore Pelagjia. Osh\u00ebnar Ilari, \u00e7udib\u00ebr\u00ebs. D\u00ebshmor Floriani n\u00eb Ems. Sh\u00ebn Monika. D\u00ebshmor Afrodhisi. D\u00ebshmor\u00ebt Rafaeli, Nikolla dhe Irini.","datePublished":"2022-04-25T22:02:05+00:00","dateModified":"2022-04-26T09:24:26+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/04\/26\/26-prill-apostull-e-ungjillor-marku-deshmore-pelagjia-oshenar-ilari-cudiberes-deshmor-floriani-ne-ems-shen-monika-deshmor-afrodhisi-deshmoret-rafaeli-nikolla-dhe-irini\/"},"wordCount":2719,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/04\/26\/26-prill-apostull-e-ungjillor-marku-deshmore-pelagjia-oshenar-ilari-cudiberes-deshmor-floriani-ne-ems-shen-monika-deshmor-afrodhisi-deshmoret-rafaeli-nikolla-dhe-irini\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52030996466_0f0631e91a_b.jpg","keywords":["leximet e dites","shenjtori i dites"],"articleSection":["Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/04\/26\/26-prill-apostull-e-ungjillor-marku-deshmore-pelagjia-oshenar-ilari-cudiberes-deshmor-floriani-ne-ems-shen-monika-deshmor-afrodhisi-deshmoret-rafaeli-nikolla-dhe-irini\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/04\/26\/26-prill-apostull-e-ungjillor-marku-deshmore-pelagjia-oshenar-ilari-cudiberes-deshmor-floriani-ne-ems-shen-monika-deshmor-afrodhisi-deshmoret-rafaeli-nikolla-dhe-irini\/","name":"- 26 Prill - Apostull e Ungjillor Marku. D\u00ebshmore Pelagjia. Osh\u00ebnar Ilari, \u00e7udib\u00ebr\u00ebs. D\u00ebshmor Floriani n\u00eb Ems. Sh\u00ebn Monika. D\u00ebshmor Afrodhisi. D\u00ebshmor\u00ebt Rafaeli, Nikolla dhe Irini. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/04\/26\/26-prill-apostull-e-ungjillor-marku-deshmore-pelagjia-oshenar-ilari-cudiberes-deshmor-floriani-ne-ems-shen-monika-deshmor-afrodhisi-deshmoret-rafaeli-nikolla-dhe-irini\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/04\/26\/26-prill-apostull-e-ungjillor-marku-deshmore-pelagjia-oshenar-ilari-cudiberes-deshmor-floriani-ne-ems-shen-monika-deshmor-afrodhisi-deshmoret-rafaeli-nikolla-dhe-irini\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52030996466_0f0631e91a_b.jpg","datePublished":"2022-04-25T22:02:05+00:00","dateModified":"2022-04-26T09:24:26+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/04\/26\/26-prill-apostull-e-ungjillor-marku-deshmore-pelagjia-oshenar-ilari-cudiberes-deshmor-floriani-ne-ems-shen-monika-deshmor-afrodhisi-deshmoret-rafaeli-nikolla-dhe-irini\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/04\/26\/26-prill-apostull-e-ungjillor-marku-deshmore-pelagjia-oshenar-ilari-cudiberes-deshmor-floriani-ne-ems-shen-monika-deshmor-afrodhisi-deshmoret-rafaeli-nikolla-dhe-irini\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/04\/26\/26-prill-apostull-e-ungjillor-marku-deshmore-pelagjia-oshenar-ilari-cudiberes-deshmor-floriani-ne-ems-shen-monika-deshmor-afrodhisi-deshmoret-rafaeli-nikolla-dhe-irini\/#primaryimage","url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52030996466_0f0631e91a_b.jpg","contentUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52030996466_0f0631e91a_b.jpg","width":"844","height":"1024"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/04\/26\/26-prill-apostull-e-ungjillor-marku-deshmore-pelagjia-oshenar-ilari-cudiberes-deshmor-floriani-ne-ems-shen-monika-deshmor-afrodhisi-deshmoret-rafaeli-nikolla-dhe-irini\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8211; 26 Prill &#8211; Apostull e Ungjillor Marku. D\u00ebshmore Pelagjia. Osh\u00ebnar Ilari, \u00e7udib\u00ebr\u00ebs. D\u00ebshmor Floriani n\u00eb Ems. Sh\u00ebn Monika. D\u00ebshmor Afrodhisi. D\u00ebshmor\u00ebt Rafaeli, Nikolla dhe Irini."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58999","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=58999"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58999\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":59003,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58999\/revisions\/59003"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/59004"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=58999"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=58999"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=58999"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}