{"id":58790,"date":"2025-04-10T00:02:31","date_gmt":"2025-04-09T22:02:31","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=58790"},"modified":"2025-04-07T11:35:36","modified_gmt":"2025-04-07T09:35:36","slug":"10-prill-profetesha-olda-hulda-deshmoret-perikliu-sofokliu-miltiadhi-hierodeshmor-grigori-v-patriark-i-konstandinopojes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/10\/10-prill-profetesha-olda-hulda-deshmoret-perikliu-sofokliu-miltiadhi-hierodeshmor-grigori-v-patriark-i-konstandinopojes\/","title":{"rendered":"&#8211; 10 Prill &#8211; Profetesha Olda\/Hulda. D\u00ebshmor\u00ebt Perikliu, Sofokliu, Miltiadhi. Hierod\u00ebshmor Grigori V, patriark i Konstandinopoj\u00ebs."},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"Oshenare_Maria_Egjiptiane\"><\/span><strong>Osh\u00ebnare Maria Egjiptiane.<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">E shenjta Mari ishte me origjin\u00eb nga Egjipti. Ajo i braktisi prind\u00ebrit kur ishte dymb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7e dhe shkoi n\u00eb Aleksandri. P\u00ebr shtat\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet rresht jetoi aty mes shthurjes m\u00eb t\u00eb madhe. Buk\u00ebn e fitonte me an\u00eb t\u00eb l\u00ebmoshave, duke endur fije lini. Ajo shiste trupin e saj dhe k\u00ebt\u00eb e b\u00ebnte jo nga mjerimi, por e shtyr\u00eb nga pasioni i flakt\u00eb trupor, q\u00eb nuk mund ta ndalonte asgj\u00eb. Nj\u00eb dit\u00eb, pa nj\u00eb grup pelegrin\u00ebsh q\u00eb po i drejtohej portit p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb Jerusalem. I ndoqi dhe hipi bashk\u00eb me ta n\u00eb anije. Gjat\u00eb lundrimit tundonte pasagjer\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, duke ofruar trupin e saj si pages\u00eb p\u00ebr shpenzimet e udh\u00ebtimit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur mb\u00ebrrit\u00ebn n\u00eb Qytetin e Shenjt\u00eb, iu bashkua grupit t\u00eb pelegrin\u00ebve q\u00eb shkonte te Bazilika e Ngjalljes, dit\u00ebn e Lart\u00ebsimit t\u00eb Kryqit t\u00eb Nderuar. Por, kur vuri k\u00ebmb\u00ebn n\u00eb pragun e kish\u00ebs, nj\u00eb fuqi e padukshme e pengoi t\u00eb hynte, me gjith\u00eb p\u00ebrpjekjet e p\u00ebrs\u00ebritura, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pelegrin\u00ebt e kalonin pa asnj\u00eb problem. E mbetur vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb cep pran\u00eb hyrjes, nisi t\u00eb kuptonte se ishte papast\u00ebrtia e jet\u00ebs s\u00eb saj q\u00eb e pengonte t\u2019i afrohej Kryqit t\u00eb Shenjt\u00eb. Ndaj i shp\u00ebrthyen lot, filloi t\u00eb godiste gjoksin dhe, duke par\u00eb nj\u00eb ikon\u00eb t\u00eb N\u00ebn\u00ebs s\u00eb Zotit, i drejtoi k\u00ebt\u00eb lutje: \u201cO Zonj\u00eb Virgj\u00ebresh\u00eb, q\u00eb ke lindur Per\u00ebndin\u00eb n\u00eb mish, un\u00eb e di se jam e padenj\u00eb t\u00eb shikoj ikon\u00ebn t\u00ebnde, jam kaq e shthurur, sa Ty q\u00eb je e past\u00ebr n\u00eb trup dhe n\u00eb shpirt, duhet t\u00eb t\u00eb ngjall neveri. Por, meqen\u00ebse Per\u00ebndia, q\u00eb lindi prej teje, u b\u00eb njeri p\u00ebr t\u00eb thirrur m\u00ebkatar\u00ebt n\u00eb pendim, eja dhe m\u00eb ndihmo; m\u00eb lejo t\u00eb hyj n\u00eb kish\u00eb p\u00ebr t\u2019iu falur Kryqit t\u00eb Tij t\u00eb Shenjt\u00eb. E sapo t\u2019i falem Kryqit, t\u00eb premtoj se do t\u00eb braktis bot\u00ebn dhe k\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb dhe do t\u00eb ndjek udh\u00ebn e shp\u00ebtimit q\u00eb ti do t\u00eb m\u00eb tregosh\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Menj\u00ebher\u00eb u \u00e7lirua nga pengesa q\u00eb e mbante t\u00eb gozhduar dhe mundi t\u00eb hynte n\u00eb kish\u00eb, ku iu fal nxeht\u00ebsisht Kryqit t\u00eb Shenjt\u00eb. Pastaj, e kthyer nga ikona e Hyjlind\u00ebses, tha se ishte gati p\u00ebr t\u00eb ndjekur rrug\u00ebn q\u00eb ajo do t\u2019i tregonte. Nj\u00eb z\u00eb u d\u00ebgjua q\u00eb lartazi: \u201cN\u00ebse kap\u00ebrcen Jordanin, atje do t\u00eb gjesh prehje\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur doli nga kisha, bleu tri buk\u00eb me l\u00ebmosh\u00ebn q\u00eb i dha nj\u00eb pelegrin dhe pyeti p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar rrug\u00ebn q\u00eb t\u00eb \u00e7onte te lumi. N\u00eb dark\u00eb arriti n\u00eb kish\u00ebn e Sh\u00ebn Joan Pag\u00ebzorit. Pasi u la n\u00eb uj\u00ebrat e Jordanit, u kungua me Misteret e Shenjta, h\u00ebngri gjysm\u00ebn e nj\u00ebr\u00ebs buk\u00eb dhe fjeti n\u00eb breg. T\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb m\u00ebngjes, kaloi lumin dhe q\u00eb nga ajo dit\u00eb, p\u00ebr dyzet e shtat\u00eb vjet, jetoi n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb pa takuar ask\u00ebnd, madje as kafsh\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Gjat\u00eb shtat\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb viteve t\u00eb para t\u00eb q\u00ebndrimit atje, rrobat iu b\u00ebn\u00eb cop\u00eb, trupi i p\u00ebrc\u00ebllohej nga dielli zhurit\u00ebs i dit\u00ebs dhe ngrinte nga e ftohta e nat\u00ebs. Ushqehej vet\u00ebm me barishte dhe rr\u00ebnj\u00eb bim\u00ebsh t\u00eb egra. Por, p\u00ebrve\u00e7 v\u00ebshtir\u00ebsive t\u00eb jashtme fizike, u p\u00ebrball edhe me sulmet e dhunshme t\u00eb pasioneve dhe t\u00eb m\u00ebkateve t\u00eb saj, ndaj, e shtrir\u00eb p\u00ebrtok\u00eb, i lutej N\u00ebn\u00ebs s\u00eb Zotit q\u00eb ta ndihmonte. E mbrojtur nga Per\u00ebndia, q\u00eb nuk d\u00ebshiron asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa q\u00eb m\u00ebkatari t\u00eb kthehet tek Ai dhe t\u00eb ket\u00eb jet\u00eb, osh\u00ebnarja i \u00e7rr\u00ebnjosi nga zemra t\u00eb gjitha pasionet me an\u00eb t\u00eb k\u00ebtij asketizmi t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. Zjarrin e d\u00ebshir\u00ebs mishore arriti ta kthente n\u00eb flak\u00eb t\u00eb dashuris\u00eb hyjnore, q\u00eb e b\u00ebnte t\u00eb duronte me g\u00ebzim shkret\u00ebtir\u00ebn e eg\u00ebr, si t\u00eb ishte qenie pa trup.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pasi kaluan shum\u00eb vjet, nj\u00eb jerond i shenjt\u00eb, i quajtur Zosima (4 prill), q\u00eb, sipas tradit\u00ebs s\u00eb vendosur nga sh\u00ebn Efthimi, kishte shkuar n\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebn p\u00ebrtej Jordanit p\u00ebr t\u00eb kaluar Kreshm\u00ebn e Madhe, pa nj\u00eb dit\u00eb nj\u00eb qenie me form\u00eb njer\u00ebzore, me trupin e nxir\u00eb nga dielli dhe me flok\u00eb t\u00eb bardh\u00eb si d\u00ebbora q\u00eb i binin mbi shpatulla. Ai vrapoi pas k\u00ebtij imazhi q\u00eb i largohej, duke e lutur q\u00eb t\u2019i jepte bekimin dhe t\u2019i thoshte ndonj\u00eb fjal\u00eb shp\u00ebtimi. Kur arriti aq pran\u00eb sa mund t\u2019i d\u00ebgjonte z\u00ebrin, Maria e thirri me em\u00ebr jerondin, t\u00eb cilin nuk e kishte takuar kurr\u00eb. I tha se ishte grua dhe i k\u00ebrkoi t\u2019i hidhte mantelin e tij, q\u00eb t\u00eb mbulonte trupin e saj t\u00eb zhveshur.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pyetjeve dhe lutjeve t\u00eb murgut t\u00eb g\u00ebzuar, ngaq\u00eb kishte takuar m\u00eb n\u00eb fund nj\u00eb qenie hyjmbajt\u00ebse, q\u00eb kishte arritur n\u00eb majat e p\u00ebrsosm\u00ebris\u00eb murg\u00ebrore, shenjtorja iu p\u00ebrgjigj duke i treguar jet\u00ebn e saj dhe ndryshimin q\u00eb i kishte ndodhur. Pasi p\u00ebrfundoi rr\u00ebfimin, ajo e luti t\u00eb vinte p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb brigjet e Jordanit vitin tjet\u00ebr, t\u00eb Enjten e Madhe, me Kungat\u00ebn e Shenjt\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur mb\u00ebrriti dita e caktuar, Maria u shfaq n\u00eb bregun tjet\u00ebr t\u00eb lumit. Ajo b\u00ebri shenj\u00ebn e Kryqit dhe kap\u00ebrceu Jordanin, duke ecur sip\u00ebr tij m\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Pasi u kungua mes lot\u00ebsh, ajo tha: \u201cTani, o Zot, p\u00ebrl\u00ebshoje sh\u00ebrb\u00ebtoren t\u00ebnde n\u00eb paqe, sipas fjal\u00ebs sate, sepse syt\u00eb e mi pan\u00eb shp\u00ebtimin t\u00ebnd\u201d (shih Lluk. 2:29). Pastaj ajo u p\u00ebrsh\u00ebndet me Zosiman\u00eb, duke i p\u00ebrs\u00ebritur t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn k\u00ebrkes\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur kaloi nj\u00eb vit, Zosimai shkoi n\u00eb vendin e caktuar dhe gjeti trupin e shenjtores t\u00eb shtrir\u00eb p\u00ebrtok\u00eb, me krah\u00ebt e kryq\u00ebzuar dhe fytyr\u00ebn kthyer nga lindja. Emocioni dhe lot\u00ebt nuk e penguan t\u00eb dallonte \u00e7far\u00eb ishte shkruar n\u00eb tok\u00eb nga vet\u00eb shenjtorja, q\u00eb thoshte: \u201cAva Zosima, varrose n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend trupin e Maris\u00eb s\u00eb p\u00ebrulur, ktheja dheut \u00e7ka \u00ebsht\u00eb e dheut, pasi t\u00eb jesh lutur p\u00ebr mua. Vdiqa m\u00eb 1 t\u00eb muajit prill, nat\u00ebn e P\u00ebsimit t\u00eb Zotit ton\u00eb Jisu Krisht, pasi mora pjes\u00eb n\u00eb Eukaristin\u00eb e Shenjt\u00eb\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">I ngush\u00eblluar n\u00eb hidh\u00ebrimin e tij, ngaq\u00eb i m\u00ebsoi emrin, Zosimai u \u00e7udit kur kuptoi se ajo kishte p\u00ebrshkuar n\u00eb disa or\u00eb nj\u00eb distanc\u00eb, q\u00eb zakonisht k\u00ebrkonte nj\u00ebzet dit\u00eb rrug\u00eb m\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Pasi u p\u00ebrpoq m\u00eb kot t\u00eb hapte nj\u00eb grop\u00eb me nj\u00eb cop\u00eb dru, papandehur ai pa nj\u00eb luan q\u00eb iu afrua trupit t\u00eb shenjtores dhe i l\u00ebpiu k\u00ebmb\u00ebt. Me urdh\u00ebr t\u00eb jerondit, kafsha g\u00ebrmoi grop\u00ebn me thonj dhe Zosimai e vendosi aty me devocion trupin e shenjtores.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur u kthye n\u00eb manastir, ai ua tregoi k\u00ebto mrekulli v\u00ebllez\u00ebrve, p\u00ebr dobin\u00eb e atyre q\u00eb duan t\u00eb kthehen nga rruga e m\u00ebkatit dhe t\u00eb shkojn\u00eb pran\u00eb Zotit me gjith\u00eb zem\u00ebr. Maria, nga nj\u00eb grua shum\u00eb m\u00ebkatare, u b\u00eb burim shprese dhe model pendimi p\u00ebr shum\u00eb shpirtra t\u00eb d\u00ebrrmuar nga barra e m\u00ebkatit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye Et\u00ebrit e shenjt\u00eb e kan\u00eb vendosur festimin e kujtimit t\u00eb saj n\u00eb fund t\u00eb kreshm\u00ebs, si inkurajim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e kan\u00eb neglizhuar shp\u00ebtimin e tyre, duke shpallur se, edhe n\u00eb \u00e7astin e fundit t\u00eb jet\u00ebs, pendimi mund t\u00eb na \u00e7oj\u00eb te Per\u00ebndia.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"i\"><\/span><strong>* * * *<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"Profetesha_OldaHulda\"><\/span><strong>Profetesha Olda\/Hulda.<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb mbret\u00ebrimin e Josias, mbretit t\u00eb Jud\u00ebs (640-609 para Krishtit), i cili nd\u00ebrmori nj\u00eb reform\u00eb fetare dhe nj\u00eb kthim te nderimi i Per\u00ebndis\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, Libri i Ligjit u rigjet n\u00eb Tempullin e Jerusalemit. Kur d\u00ebgjoi fjal\u00ebt q\u00eb ai p\u00ebrmbante, mbreti shqeu rrobat dhe vajtoi duke th\u00ebn\u00eb: \u201cE madhe duhet t\u00eb jet\u00eb zem\u00ebrata e Zotit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb ndezur kund\u00ebr nesh, sepse et\u00ebrit tan\u00eb nuk u jan\u00eb bindur fjal\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij libri\u201d (IV Mbret. 22:14).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ai d\u00ebrgoi prift\u00ebrinj te profetesha Hulda, gruaja e Shallumit, q\u00eb banonte n\u00eb Jerusalem. N\u00ebn frym\u00ebzimin e Per\u00ebndis\u00eb, ajo ripohoi zem\u00ebrimin e Per\u00ebndis\u00eb kund\u00ebr Jerusalemit t\u00eb pabes\u00eb, por i tha mbretit Josia k\u00ebto fjal\u00eb: \u201cK\u00ebshtu flet Zoti, Per\u00ebndia i Izraelit, meq\u00eb zemra jote \u00ebsht\u00eb prekur dhe ti je p\u00ebrulur para Zotit, Per\u00ebndis\u00eb s\u00eb Izraelit, kur d\u00ebgjove vendimin q\u00eb un\u00eb shqiptova kund\u00ebr k\u00ebtij vendi dhe banor\u00ebve t\u00eb tij, q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhen objekt tmerri dhe mallkimi, dhe meq\u00eb ti ke grisur rrobat e tua dhe ke vajtuar p\u00ebrpara meje, un\u00eb t\u00eb kam d\u00ebgjuar. Prandaj un\u00eb do t\u00eb t\u00eb bashkoj me et\u00ebrit e tu; ti do t\u00eb pritesh n\u00eb paqe n\u00eb varrin t\u00ebnd, syt\u00eb e tu nuk do t\u00eb shikojn\u00eb t\u00eb gjitha fatkeq\u00ebsit\u00eb q\u00eb do t\u00eb b\u00ebj t\u00eb vijn\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb vend\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ndodhi q\u00eb pas vdekjes s\u00eb k\u00ebtij mbreti t\u00eb drejt\u00eb, filluan shum\u00eb fatkeq\u00ebsi, t\u00eb cilat \u00e7uan n\u00eb rr\u00ebnimin e Jerusalemit dhe internimin e popullit n\u00eb Babiloni (609-587). Sa p\u00ebr profetesh\u00ebn Hulda, Shkrimi i Shenjt\u00eb nuk jep detaje t\u00eb tjera t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb saj.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p><img decoding=\"async\" class=\"lazyload aligncenter\" src=\"data:image\/svg+xml,%3Csvg%20xmlns%3D%27http%3A%2F%2Fwww.w3.org%2F2000%2Fsvg%27%20width%3D%27474%27%20height%3D%27687%27%20viewBox%3D%270%200%20474%20687%27%3E%3Crect%20width%3D%27474%27%20height%3D%27687%27%20fill-opacity%3D%220%22%2F%3E%3C%2Fsvg%3E\" data-orig-src=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51997068854_c682c09279_b.jpg\" width=\"474\" height=\"687\" \/><\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"i-2\"><\/span><strong>* * * *<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"Hierodeshmor_Grigori_V_patriark_i_Konstandinopojes\"><\/span><strong>Hierod\u00ebshmor Grigori V, patriark i Konstandinopoj\u00ebs.<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">Sh\u00ebn Grigori lindi n\u00eb vitin 1745, n\u00eb gjirin e n\u00eb familjeje t\u00eb varf\u00ebr nga Dhimicani, n\u00eb Peloponez. Mbaroi shkoll\u00ebn fillore pran\u00eb t\u00eb ungjit, q\u00eb ishte hieromonak, pastaj shkoi e u vendos n\u00eb Smirni. U b\u00eb murg n\u00eb manastirin e Strofadh\u00ebs dhe plot\u00ebsoi studimet teologjike n\u00eb Patmos. Kur u kthye n\u00eb Smirni, mitropoliti Prokop, q\u00eb ushqente dashuri at\u00ebrore ndaj tij, e b\u00ebri kryedhjakon, m\u00eb pas e hirotonisi prift dhe kur u b\u00eb patriark (1788), e caktoi Grigorin pasues t\u00eb tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">P\u00ebr dymb\u00ebdhjet\u00eb vjet, hierarku i shenjt\u00eb e qeverisi me urt\u00ebsi dhe zell apostolik qytetin e madh dhe t\u00eb pasur t\u00eb Smirnit, qend\u00ebr shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e Orthodhoksis\u00eb n\u00eb Azin\u00eb e Vog\u00ebl. Nd\u00ebrtoi shum\u00eb kisha, themeloi shkolla dhe organizoi sistemin e bamir\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb varfrit. N\u00eb vitin 1797, u zgjodh Patriark Ekumenik dhe filloi menj\u00ebher\u00eb ringritjen e pallatit t\u00eb Fanarit. Ai themeloi edhe nj\u00eb shtypshkronj\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn botonte libra n\u00eb gjuh\u00ebn e popullit, t\u00eb cil\u00ebt kontribuuan jasht\u00eb mase n\u00eb zgjimin shpirt\u00ebror dhe kulturor t\u00eb popullit t\u00eb krishter\u00eb. Hierarku i shenjt\u00eb vigjilonte p\u00ebr ruajtjen dhe zbatimin e rrept\u00eb t\u00eb kanoneve t\u00eb shenjta dhe p\u00ebr pal\u00ebkundshm\u00ebrin\u00eb morale t\u00eb klerit. N\u00eb ato koh\u00eb t\u00eb turbullta, kur populli i krishter\u00eb vuante n\u00ebn zgjedh\u00ebn otomane prej kat\u00ebr shekujsh, u brumos l\u00ebvizja p\u00ebr nj\u00eb kryengritje t\u00eb p\u00ebrgjithshme kund\u00ebr pushtuesve. I nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e tij si bari, patriarku p\u00ebrpiqej t\u00eb moderonte shpirtrat e trazuar, duke forcuar ndjenj\u00ebn \u00e7lirimtare n\u00eb gjirin e popullit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pas nj\u00eb viti e gjysm\u00eb, u denoncua te sulltani nga episkop\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt i kishte qortuar p\u00ebr sjelljet e tyre. E internuan n\u00eb Halkidon\u00eb dhe m\u00eb pas n\u00eb manastirin e Ivironit, n\u00eb Malin e Shenjt\u00eb. Gjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tij t\u00eb detyruar n\u00eb Malin Athos, shenjtori vizitoi t\u00eb gjitha manastiret, p\u00ebrhapi fjal\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb dhe u b\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb model i jet\u00ebs murg\u00ebrore. Ai i dha bekimin sh\u00ebn Efthimit (22 mars), p\u00ebr t\u2019u martirizuar dhe shprehu g\u00ebzimin e krenarin\u00eb p\u00ebr lajmin e martirizimit t\u00eb sh\u00ebn Agathangjelit (19 prill). Me k\u00ebt\u00eb tregoi se e shikonte vdekjen p\u00ebr hir t\u00eb dashuris\u00eb s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, si q\u00ebllimin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe kuror\u00ebzimin e jet\u00ebs s\u00eb krishter\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">I rithirrur n\u00eb Patriarkan\u00eb n\u00eb vitin 1806, u pranua me entuziaz\u00ebm t\u00eb madh nga populli i krishter\u00eb i Konstandinopoj\u00ebs. Rifilloi me guxim t\u00eb madh pun\u00ebn baritore dhe korrigjimin e zakoneve e sjelljeve kishtare. Por, n\u00eb vitin 1808, nj\u00eb grusht shteti solli n\u00eb pushtet sulltanin Mehmeti II, q\u00eb e detyroi t\u00eb dor\u00ebhiqej p\u00ebrs\u00ebri dhe t\u00eb shkonte n\u00eb ishullin e Prinkipos. Pastaj shkoi s\u00ebrish n\u00eb Malin e Shenjt\u00eb, ku rifilloi studimet e tij patristike dhe ushtrimet asketike. Ai ishte i mirinformuar p\u00ebr gjendjen e Kish\u00ebs dhe t\u00eb popullit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pak koh\u00eb m\u00eb von\u00eb, u thirr p\u00ebr her\u00eb t\u00eb tret\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtuar fronin patriarkal, duke nxitur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb themelimin e shkollave, ku nx\u00ebn\u00ebsit mund t\u00eb merrnin nj\u00eb formim t\u00eb krishter\u00eb dhe tradicional. Ai ngriti edhe nj\u00eb ark\u00eb ndihmash, ku grek\u00ebt e pasur kontribuonin p\u00ebr t\u00eb ndihmuar t\u00eb krishter\u00ebt q\u00eb vuanin.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur nisi Kryengritja e principatave t\u00eb Danubit, n\u00eb zon\u00ebn e Moldavis\u00eb (1 shkurt 1821), e karakterizuar nga mungesa e plot\u00eb e organizimit, n\u00eb Konstandinopoj\u00eb nis\u00ebn raprezalje t\u00eb tmerrshme dhe t\u00eb p\u00ebrgjakshme, gj\u00eb q\u00eb u p\u00ebrhap edhe n\u00eb qendrat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Perandoris\u00eb Otomane. U masakruan t\u00eb gjith\u00eb personat e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, q\u00eb kishin lidhje me k\u00ebt\u00eb kryengritje dhe u arrestuan kat\u00ebr episkop\u00eb. Kur qeveria dha urdh\u00ebr t\u00eb mblidheshin n\u00eb Fanar familjet e paris\u00eb greke t\u00eb Konstandipoj\u00ebs, patriarku, p\u00ebr t\u00eb evituar masakr\u00ebn, doli garant te Porta e Lart\u00eb p\u00ebr besnik\u00ebrin\u00eb e tyre. I pak\u00ebnaqur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb, sulltani e detyroi sh\u00ebn Grigorin t\u00eb n\u00ebnshkruante aforizimin e kreut t\u00eb kryengritjes, Aleksand\u00ebr Ipsilantit dhe t\u00eb shok\u00ebve t\u00eb tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">M\u00eb 31 mars, shp\u00ebrtheu kryengritja greke e p\u00ebrgjithshme n\u00eb Peloponez dhe tri dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, t\u00eb H\u00ebn\u00ebn e Madhe, Dragomani i madh, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte komunitetin grek pran\u00eb oborrit t\u00eb sulltanit, u ekzekutua bashk\u00eb me arkond\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Shenjtori parashikoi se ky do t\u00eb ishte fati i tij dhe prandaj refuzoi propozimet p\u00ebr t\u2019u larguar, duke th\u00ebn\u00eb: \u201cSi mund t\u00eb braktis grigj\u00ebn time? Jam patriarku i tyre p\u00ebr ta shp\u00ebtuar grigj\u00ebn dhe jo p\u00ebr ta l\u00ebn\u00eb n\u00ebn m\u00ebshir\u00ebn e shpat\u00ebs s\u00eb jeni\u00e7er\u00ebve. Vdekja ime do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e dobishme sesa jeta ime, sepse t\u00eb krishter\u00ebt do t\u00eb luftojn\u00eb t\u00eb frym\u00ebzuar prej saj me energjin\u00eb e d\u00ebshp\u00ebrimit, q\u00eb shpesh sjell fitoren. Jo, nuk do t\u00eb b\u00ebhem gazi i bot\u00ebs duke u arratisur, q\u00eb t\u00eb m\u00eb tregojn\u00eb me gisht, duke th\u00ebn\u00eb: \u2018Ja patriarku vras\u00ebs!\u2019\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Dit\u00ebn e Pashk\u00ebs, m\u00eb 10 prill, sh\u00ebn Grigori kremtoi me qet\u00ebsi t\u00eb madhe dhe madh\u00ebshti Liturgjin\u00eb e Ngjalljes, q\u00eb nd\u00ebrpritej vet\u00ebm nga ngash\u00ebrimat. N\u00eb mbarim t\u00eb sh\u00ebrbes\u00ebs, i konfirmuan lajmin e kryengritjes s\u00eb Peloponezit. At\u00ebher\u00eb ai tha: \u201cU b\u00ebft\u00eb tani e p\u00ebrgjithmon\u00eb vullneti i Zotit\u201d. Pak or\u00eb m\u00eb von\u00eb i b\u00ebn\u00eb t\u00eb ditur largimin e tij nga froni patriarkal dhe jeni\u00e7er\u00ebt e burgos\u00ebn, pa shum\u00eb ceremoni. E mor\u00ebn n\u00eb pyetje dhe e torturuan, por ai ruajti nj\u00eb heshtje madh\u00ebshtore. Kur i than\u00eb se do t\u00eb shp\u00ebtonte po t\u00eb mohonte Krishtin, u tha: \u201cPatriarku i t\u00eb krishter\u00ebve, duhet t\u00eb vdes\u00eb i krishter\u00eb!\u201d. Pak koh\u00eb pas zgjedhjes s\u00eb pasuesit t\u00eb tij nga an\u00ebtar\u00ebt e Sinodit t\u00eb Shenjt\u00eb, otoman\u00ebt e var\u00ebn n\u00eb der\u00ebn e Patriarkan\u00ebs. Q\u00eb nga ajo koh\u00eb, kjo der\u00eb ka mbetur e mbyllur, n\u00eb kujtim t\u00eb k\u00ebsaj ngjarjeje mizore. N\u00eb \u00e7astin e fundit, Patriarku ngriti duart drejt qiellit, bekoi t\u00eb krishter\u00ebt e pranish\u00ebm dhe tha: \u201cZot Jisu Krisht, pranoje shpirtin tim!\u201d. Nd\u00ebrsa turqit dhe judenjt\u00eb gjuanin me gur\u00eb kufom\u00ebn e patriarkut, veziri q\u00eb ishte ngarkuar me ekzekutimin e tij, q\u00ebndronte i ulur p\u00ebrpara trupit, duke pir\u00eb duhan.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Trupin e patriarkut t\u00eb shenjt\u00eb e lan\u00eb t\u00eb varur p\u00ebr tri dit\u00eb, me vendimin e d\u00ebnimit t\u00eb varur n\u00eb qaf\u00eb, pastaj e t\u00ebrhoq\u00ebn n\u00ebp\u00ebr rrug\u00eb, n\u00eb mes t\u00eb thirrjeve t\u00eb tyre triumfuese, pastaj e hodh\u00ebn n\u00eb det. Edhe pse i var\u00ebn nj\u00eb gur t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb qaf\u00eb, trupi arriti t\u00eb dilte mbi uj\u00eb dhe u gjet nga nj\u00eb anije greke n\u00ebn flamurin rus, q\u00eb e \u00e7oi n\u00eb Odes\u00eb. Atje, lipsani i tij, q\u00eb nuk tregoi shenja dekompozimi, u nderua gjat\u00eb tri dit\u00ebve nga populli i krishter\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb vitin 1871, me rastin e pes\u00ebdhjet\u00ebvjetorit t\u00eb Revolucionit Grek, trupi i patriarkut t\u00eb shenjt\u00eb u transferua n\u00eb Athin\u00eb dhe u vendos me nderime t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb kish\u00ebn metropolitane.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"lazyload aligncenter\" src=\"data:image\/svg+xml,%3Csvg%20xmlns%3D%27http%3A%2F%2Fwww.w3.org%2F2000%2Fsvg%27%20width%3D%27438%27%20height%3D%27635%27%20viewBox%3D%270%200%20438%20635%27%3E%3Crect%20width%3D%27438%27%20height%3D%27635%27%20fill-opacity%3D%220%22%2F%3E%3C%2Fsvg%3E\" data-orig-src=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51996855513_26a379bde0_b.jpg\" width=\"438\" height=\"635\" \/><\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"i-3\"><\/span><strong>* * * *<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"Deshmore_Miltiadhi\"><\/span><strong>D\u00ebshmor\u00eb Miltiadhi<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Osh\u00ebnare Maria Egjiptiane. E shenjta Mari ishte me origjin\u00eb nga Egjipti. Ajo i braktisi prind\u00ebrit kur ishte dymb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7e dhe shkoi n\u00eb Aleksandri. P\u00ebr shtat\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet rresht jetoi aty mes shthurjes m\u00eb t\u00eb madhe. Buk\u00ebn e fitonte me an\u00eb t\u00eb l\u00ebmoshave, duke endur fije lini. Ajo shiste trupin e saj dhe k\u00ebt\u00eb e b\u00ebnte jo nga mjerimi, por e shtyr\u00eb nga pasioni i flakt\u00eb trupor,<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":58794,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51997333730_479f8a2c9e_b.jpg","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[372],"tags":[2103,2101],"class_list":["post-58790","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shenjtoret-e-dites","tag-leximet-e-dites","tag-shenjtori-i-dites"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>- 10 Prill - Profetesha Olda\/Hulda. D\u00ebshmor\u00ebt Perikliu, Sofokliu, Miltiadhi. Hierod\u00ebshmor Grigori V, patriark i Konstandinopoj\u00ebs. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/10\/10-prill-profetesha-olda-hulda-deshmoret-perikliu-sofokliu-miltiadhi-hierodeshmor-grigori-v-patriark-i-konstandinopojes\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"- 10 Prill - Profetesha Olda\/Hulda. D\u00ebshmor\u00ebt Perikliu, Sofokliu, Miltiadhi. Hierod\u00ebshmor Grigori V, patriark i Konstandinopoj\u00ebs. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Osh\u00ebnare Maria Egjiptiane. E shenjta Mari ishte me origjin\u00eb nga Egjipti. Ajo i braktisi prind\u00ebrit kur ishte dymb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7e dhe shkoi n\u00eb Aleksandri. P\u00ebr shtat\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet rresht jetoi aty mes shthurjes m\u00eb t\u00eb madhe. Buk\u00ebn e fitonte me an\u00eb t\u00eb l\u00ebmoshave, duke endur fije lini. Ajo shiste trupin e saj dhe k\u00ebt\u00eb e b\u00ebnte jo nga mjerimi, por e shtyr\u00eb nga pasioni i flakt\u00eb trupor,\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/10\/10-prill-profetesha-olda-hulda-deshmoret-perikliu-sofokliu-miltiadhi-hierodeshmor-grigori-v-patriark-i-konstandinopojes\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2025-04-09T22:02:31+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51997333730_479f8a2c9e_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51997333730_479f8a2c9e_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/10\/10-prill-profetesha-olda-hulda-deshmoret-perikliu-sofokliu-miltiadhi-hierodeshmor-grigori-v-patriark-i-konstandinopojes\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/10\/10-prill-profetesha-olda-hulda-deshmoret-perikliu-sofokliu-miltiadhi-hierodeshmor-grigori-v-patriark-i-konstandinopojes\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"&#8211; 10 Prill &#8211; Profetesha Olda\/Hulda. D\u00ebshmor\u00ebt Perikliu, Sofokliu, Miltiadhi. Hierod\u00ebshmor Grigori V, patriark i Konstandinopoj\u00ebs.\",\"datePublished\":\"2025-04-09T22:02:31+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/10\/10-prill-profetesha-olda-hulda-deshmoret-perikliu-sofokliu-miltiadhi-hierodeshmor-grigori-v-patriark-i-konstandinopojes\/\"},\"wordCount\":2846,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/10\/10-prill-profetesha-olda-hulda-deshmoret-perikliu-sofokliu-miltiadhi-hierodeshmor-grigori-v-patriark-i-konstandinopojes\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51997333730_479f8a2c9e_b.jpg\",\"keywords\":[\"leximet e dites\",\"shenjtori i dites\"],\"articleSection\":[\"Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/10\/10-prill-profetesha-olda-hulda-deshmoret-perikliu-sofokliu-miltiadhi-hierodeshmor-grigori-v-patriark-i-konstandinopojes\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/10\/10-prill-profetesha-olda-hulda-deshmoret-perikliu-sofokliu-miltiadhi-hierodeshmor-grigori-v-patriark-i-konstandinopojes\/\",\"name\":\"- 10 Prill - Profetesha Olda\/Hulda. D\u00ebshmor\u00ebt Perikliu, Sofokliu, Miltiadhi. Hierod\u00ebshmor Grigori V, patriark i Konstandinopoj\u00ebs. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/10\/10-prill-profetesha-olda-hulda-deshmoret-perikliu-sofokliu-miltiadhi-hierodeshmor-grigori-v-patriark-i-konstandinopojes\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/10\/10-prill-profetesha-olda-hulda-deshmoret-perikliu-sofokliu-miltiadhi-hierodeshmor-grigori-v-patriark-i-konstandinopojes\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51997333730_479f8a2c9e_b.jpg\",\"datePublished\":\"2025-04-09T22:02:31+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/10\/10-prill-profetesha-olda-hulda-deshmoret-perikliu-sofokliu-miltiadhi-hierodeshmor-grigori-v-patriark-i-konstandinopojes\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/10\/10-prill-profetesha-olda-hulda-deshmoret-perikliu-sofokliu-miltiadhi-hierodeshmor-grigori-v-patriark-i-konstandinopojes\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/10\/10-prill-profetesha-olda-hulda-deshmoret-perikliu-sofokliu-miltiadhi-hierodeshmor-grigori-v-patriark-i-konstandinopojes\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51997333730_479f8a2c9e_b.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51997333730_479f8a2c9e_b.jpg\",\"width\":\"706\",\"height\":\"1024\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/10\/10-prill-profetesha-olda-hulda-deshmoret-perikliu-sofokliu-miltiadhi-hierodeshmor-grigori-v-patriark-i-konstandinopojes\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8211; 10 Prill &#8211; Profetesha Olda\/Hulda. D\u00ebshmor\u00ebt Perikliu, Sofokliu, Miltiadhi. Hierod\u00ebshmor Grigori V, patriark i Konstandinopoj\u00ebs.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"- 10 Prill - Profetesha Olda\/Hulda. D\u00ebshmor\u00ebt Perikliu, Sofokliu, Miltiadhi. Hierod\u00ebshmor Grigori V, patriark i Konstandinopoj\u00ebs. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/10\/10-prill-profetesha-olda-hulda-deshmoret-perikliu-sofokliu-miltiadhi-hierodeshmor-grigori-v-patriark-i-konstandinopojes\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"- 10 Prill - Profetesha Olda\/Hulda. D\u00ebshmor\u00ebt Perikliu, Sofokliu, Miltiadhi. Hierod\u00ebshmor Grigori V, patriark i Konstandinopoj\u00ebs. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"Osh\u00ebnare Maria Egjiptiane. E shenjta Mari ishte me origjin\u00eb nga Egjipti. Ajo i braktisi prind\u00ebrit kur ishte dymb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7e dhe shkoi n\u00eb Aleksandri. P\u00ebr shtat\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet rresht jetoi aty mes shthurjes m\u00eb t\u00eb madhe. Buk\u00ebn e fitonte me an\u00eb t\u00eb l\u00ebmoshave, duke endur fije lini. Ajo shiste trupin e saj dhe k\u00ebt\u00eb e b\u00ebnte jo nga mjerimi, por e shtyr\u00eb nga pasioni i flakt\u00eb trupor,","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/10\/10-prill-profetesha-olda-hulda-deshmoret-perikliu-sofokliu-miltiadhi-hierodeshmor-grigori-v-patriark-i-konstandinopojes\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2025-04-09T22:02:31+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51997333730_479f8a2c9e_b.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_image":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51997333730_479f8a2c9e_b.jpg","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/10\/10-prill-profetesha-olda-hulda-deshmoret-perikliu-sofokliu-miltiadhi-hierodeshmor-grigori-v-patriark-i-konstandinopojes\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/10\/10-prill-profetesha-olda-hulda-deshmoret-perikliu-sofokliu-miltiadhi-hierodeshmor-grigori-v-patriark-i-konstandinopojes\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"&#8211; 10 Prill &#8211; Profetesha Olda\/Hulda. D\u00ebshmor\u00ebt Perikliu, Sofokliu, Miltiadhi. Hierod\u00ebshmor Grigori V, patriark i Konstandinopoj\u00ebs.","datePublished":"2025-04-09T22:02:31+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/10\/10-prill-profetesha-olda-hulda-deshmoret-perikliu-sofokliu-miltiadhi-hierodeshmor-grigori-v-patriark-i-konstandinopojes\/"},"wordCount":2846,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/10\/10-prill-profetesha-olda-hulda-deshmoret-perikliu-sofokliu-miltiadhi-hierodeshmor-grigori-v-patriark-i-konstandinopojes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51997333730_479f8a2c9e_b.jpg","keywords":["leximet e dites","shenjtori i dites"],"articleSection":["Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/10\/10-prill-profetesha-olda-hulda-deshmoret-perikliu-sofokliu-miltiadhi-hierodeshmor-grigori-v-patriark-i-konstandinopojes\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/10\/10-prill-profetesha-olda-hulda-deshmoret-perikliu-sofokliu-miltiadhi-hierodeshmor-grigori-v-patriark-i-konstandinopojes\/","name":"- 10 Prill - Profetesha Olda\/Hulda. D\u00ebshmor\u00ebt Perikliu, Sofokliu, Miltiadhi. Hierod\u00ebshmor Grigori V, patriark i Konstandinopoj\u00ebs. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/10\/10-prill-profetesha-olda-hulda-deshmoret-perikliu-sofokliu-miltiadhi-hierodeshmor-grigori-v-patriark-i-konstandinopojes\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/10\/10-prill-profetesha-olda-hulda-deshmoret-perikliu-sofokliu-miltiadhi-hierodeshmor-grigori-v-patriark-i-konstandinopojes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51997333730_479f8a2c9e_b.jpg","datePublished":"2025-04-09T22:02:31+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/10\/10-prill-profetesha-olda-hulda-deshmoret-perikliu-sofokliu-miltiadhi-hierodeshmor-grigori-v-patriark-i-konstandinopojes\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/10\/10-prill-profetesha-olda-hulda-deshmoret-perikliu-sofokliu-miltiadhi-hierodeshmor-grigori-v-patriark-i-konstandinopojes\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/10\/10-prill-profetesha-olda-hulda-deshmoret-perikliu-sofokliu-miltiadhi-hierodeshmor-grigori-v-patriark-i-konstandinopojes\/#primaryimage","url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51997333730_479f8a2c9e_b.jpg","contentUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51997333730_479f8a2c9e_b.jpg","width":"706","height":"1024"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/10\/10-prill-profetesha-olda-hulda-deshmoret-perikliu-sofokliu-miltiadhi-hierodeshmor-grigori-v-patriark-i-konstandinopojes\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8211; 10 Prill &#8211; Profetesha Olda\/Hulda. D\u00ebshmor\u00ebt Perikliu, Sofokliu, Miltiadhi. Hierod\u00ebshmor Grigori V, patriark i Konstandinopoj\u00ebs."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58790","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=58790"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58790\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":58793,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58790\/revisions\/58793"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/58794"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=58790"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=58790"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=58790"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}