{"id":58734,"date":"2025-04-06T00:02:57","date_gmt":"2025-04-05T22:02:57","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=58734"},"modified":"2025-04-05T21:40:48","modified_gmt":"2025-04-05T19:40:48","slug":"06-prill-eftihi-i-konstandinopojes-oshenar-grigor-sinaiti-grigor-athoniti-deshmoret-ne-persi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/06\/06-prill-eftihi-i-konstandinopojes-oshenar-grigor-sinaiti-grigor-athoniti-deshmoret-ne-persi\/","title":{"rendered":"&#8211; 06 Prill &#8211; Eftihi i Konstandinopoj\u00ebs. Osh\u00ebnar Grigor Sinaiti. Grigor Athoniti. D\u00ebshmor\u00ebt n\u00eb Persi."},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>Eftihi i Konstandinopoj\u00ebs.<\/strong><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">Lindi n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb Frigjis\u00eb rreth vitit 512.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur u rrit dhe shkoi t\u00eb studionte n\u00eb Konstandinopoj\u00eb, e kuptoi se dituria e k\u00ebsaj bote \u00ebsht\u00eb marr\u00ebzi (1 Kor. 1:18-25). Donte q\u00eb t\u00eb b\u00ebhej murg, por Per\u00ebndia e kishte caktuar p\u00ebr nj\u00eb sh\u00ebrbim tjet\u00ebr: n\u00eb mosh\u00ebn 30-vje\u00e7are nga u hirotonis prift nga mitropoliti i Amasis\u00eb, q\u00eb donte ta caktonte episkop t\u00eb Lazik\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Por, meqen\u00ebse atje u zgjodh nj\u00eb tjet\u00ebr, Eftihi ishte i lir\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbushte planin e tij t\u00eb shenjt\u00eb dhe t\u00eb t\u00ebrhiqej n\u00eb manastirin e Amasis\u00eb, igumen i t\u00eb cilit u b\u00eb m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Mori pjes\u00eb n\u00eb Sinodin local t\u00eb mbledhur nga perandori Justinian, p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebrkrah\u00ebs t\u00eb nestorianizmit. Gjat\u00eb sesioneve t\u00eb sinodit, Eftihi i urt\u00eb e i p\u00ebrshpirtsh\u00ebm fitoi admirimin e et\u00ebrve p\u00ebr shkak t\u00eb dijes s\u00eb tij t\u00eb thell\u00eb n\u00eb Shkrimin e Shenjt\u00eb dhe t\u00eb aft\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb hedhur posht\u00eb argumentet e heretik\u00ebve.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Duke p\u00ebrmendur n\u00eb diskutim shembullin e mbretit Josia, q\u00eb kishte zhvarrosur dhe djegur eshtrat e idhujtar\u00ebve (IV Mbret. 23:16), ai deklaroi se mund t\u00eb anatemoheshin t\u00eb vdekurit,<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">p\u00ebr ta mbrojtur Kish\u00ebn nga influenca negative e doktrin\u00ebs s\u00eb tyre.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Patriarku sh\u00ebn Mina (25 gusht), q\u00eb e donte shum\u00eb Eftihin, paratha se ai do t\u00eb b\u00ebhej pasuesi i vet. Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, pas fjetjes s\u00eb patriarkut, Eftihi u caktua pasardh\u00ebs i tij nga perandori, dhe kjo i g\u00ebzoi shum\u00eb besimtar\u00ebt.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sapo mori k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb, duke dashur t\u00eb forconte paqen e Kish\u00ebs, e bindi sovranin q\u00eb t\u00eb mblidhte n\u00eb Konstandinopoj\u00eb Sinodin e Pest\u00eb Ekumenik (553). Aty u konfirmua doktrin\u00ebn e pes\u00eb Sinodeve paraardh\u00ebse dhe u shpall\u00ebn 14 anatema, q\u00eb d\u00ebnonin shkrimet e Theodhorit t\u00eb Mopsuest\u00ebs, Theodhoretit t\u00eb Kirit dhe Ibasit t\u00eb Edes\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, l\u00ebshoi anatema p\u00ebr Origjenin dhe Evagrin, shkrimet e t\u00eb cil\u00ebve, me gjith\u00eb ndikimin e madh n\u00eb doktrin\u00ebn e Et\u00ebrve t\u00eb Kish\u00ebs, kishin krijuar nj\u00eb rrym\u00eb t\u00eb rrezikshme origjeniste. Sinodi i mbylli punimet me sukses dhe pasoi nj\u00eb periudh\u00eb 12 vje\u00e7are paqeje.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Por, me nxitjen e atit t\u00eb g\u00ebnjeshtr\u00ebs, disa sofist\u00eb b\u00ebn\u00eb q\u00eb perandori Justinian t\u00eb binte n\u00eb rrjetat e nj\u00eb doctrine t\u00eb re heretike: autartodocetizmi. Sipas saj, trupi i Krishtit duhej t\u00eb ishte i papasionsh\u00ebm dhe i paprishsh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb vet\u00eb natyr\u00ebs dhe Zoti kishte duruar P\u00ebsimin e Tij vet\u00ebm me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb mrekullie t\u00eb vullnetit t\u00eb Tij. Kur e kuptoi se nj\u00eb tez\u00eb e till\u00eb ishte n\u00eb fakt nj\u00eb monofizitiz\u00ebm i maskuar, q\u00eb vinte n\u00eb pik\u00ebpyetje vet\u00eb Mish\u00ebrimin e Zotit ton\u00eb Jisu Krisht, sh\u00ebn Eftihi e kund\u00ebrshtoi at\u00eb rrept\u00ebsisht.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">K\u00ebshtu, perandori p\u00ebrdori pushtetin e tij q\u00eb hierarkun e shenjt\u00eb ta hiqnin nga detyra dhe ta internonin, p\u00ebr arsye qesharake.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pasi kaloi disa koh\u00eb n\u00eb nj\u00eb manastir n\u00eb ishullin e Prinkipos, shenjtori u d\u00ebrgua n\u00eb manastirin e tij n\u00eb Amasi, duke fal\u00ebnderuar Per\u00ebndin\u00eb, q\u00eb e gjykoi t\u00eb denj\u00eb t\u00eb vuante p\u00ebr shkak t\u00eb s\u00eb V\u00ebrtet\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pas dymb\u00ebdhjet\u00eb vjet\u00ebsh internimi, u thirr p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb fronin e Konstandinopoj\u00ebs nga bashk\u00ebperandor\u00ebt Justini II dhe Tiberi (576). I gjith\u00eb qyteti doli p\u00ebr ta pritur,<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">dhe th\u00ebrrisnin: \u201cI bekuar \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb vjen n\u00eb emrin e Zotit!\u201d. Shenjtori d\u00ebboi me an\u00eb t\u00eb lutjeve t\u00eb tij epidemin\u00eb e koler\u00ebs, q\u00eb prej disa koh\u00ebsh po e shkretonte qytetin.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Gjat\u00eb peridh\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb si patriark, q\u00eb zgjati m\u00eb pak se kat\u00ebr vjet, shenjtori e forcoi Kish\u00ebn n\u00eb besimin e drejt\u00eb dhe mb\u00ebshteti m\u00ebsimin e tij me an\u00eb t\u00eb mrekullive. Fjeti n\u00eb paqe t\u00eb Diel\u00ebn e Thomait, n\u00eb vitin 582, pasi i paratha perandorit Tiber, q\u00eb rendi te shtrati i tij, se kat\u00ebr muaj m\u00eb von\u00eb edhe ai do t\u00eb nd\u00ebrronte jet\u00eb. Trupin ia vendos\u00ebn n\u00ebn altarin e kish\u00ebs s\u00eb Apostujve t\u00eb Shenjt\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"lazyload aligncenter\" src=\"data:image\/svg+xml,%3Csvg%20xmlns%3D%27http%3A%2F%2Fwww.w3.org%2F2000%2Fsvg%27%20width%3D%27544%27%20height%3D%27789%27%20viewBox%3D%270%200%20544%20789%27%3E%3Crect%20width%3D%27544%27%20height%3D%27789%27%20fill-opacity%3D%220%22%2F%3E%3C%2Fsvg%3E\" data-orig-src=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51985143757_945b0b3c3c_b.jpg\" width=\"544\" height=\"789\" \/><\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>* * * * *<\/strong><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>Osh\u00ebnar Grigor Sinaiti.<\/strong><\/h4>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ati yn\u00eb i shenjt\u00eb Grigori lindi n\u00eb gjirin e nj\u00eb familjeje t\u00eb pasur n\u00eb fshatin Kukulion, n\u00eb jug t\u00eb gjirit t\u00eb Smirnit. N\u00eb vitet e para t\u00eb mbret\u00ebrimit t\u00eb Andronikut II Paleologut (1282- 1328), u kap rob nga turqit selxhuk\u00eb, q\u00eb at\u00ebher\u00eb shkat\u00ebrruan t\u00ebr\u00eb Azin\u00eb e Vog\u00ebl dhe e \u00e7uan bashk\u00eb me familjen n\u00eb Laodicea. Nd\u00ebrsa mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbes\u00eb n\u00eb kish\u00eb, t\u00eb krishter\u00ebt e vendit u prek\u00ebn shum\u00eb kur i d\u00ebgjuan t\u00eb psalnin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb melodioze, ndaj grumbulluan nj\u00eb shum\u00eb parash dhe i \u00e7liruan. Grigori shkoi n\u00eb Qipro, ku u b\u00ebri shum\u00eb p\u00ebrshtypje banor\u00ebve me pamjen e g\u00ebzuar dhe t\u00eb hijshme, q\u00eb zbulonte gjendjen e tij shpirt\u00ebrore. Per\u00ebndia, kur pa brenda zemr\u00ebs s\u00eb tij dashurin\u00eb e zjarrt\u00eb p\u00ebr virtytin, b\u00ebri q\u00eb ai t\u00eb takohej me nj\u00eb murg eremit, i cili e pranoi si rishtar.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur u fut n\u00eb misteret e jet\u00ebs murg\u00ebrore, shkoi n\u00eb Malin Sina, q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebnte p\u00ebrpjekje m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha asketike. Atje mori edhe rrob\u00ebn murg\u00ebrore, duke braktisur \u00e7do d\u00ebshir\u00eb mishore me qethjen e flok\u00ebve. N\u00eb pak koh\u00eb i habiti murgjit me jet\u00ebn e tij, q\u00eb ishte e ngjashme me at\u00eb t\u00eb engj\u00ebjve t\u00eb patrup. Kreshm\u00ebt, agripnit\u00eb, psalmodia dhe lutja e tij e pand\u00ebrprer\u00eb nuk mund t\u00eb p\u00ebrshkruheshin me fjal\u00eb. Kryente pa u ankuar \u00e7do lloj pune, sado e r\u00ebndomt\u00eb t\u00eb ishte, duke menduar se Per\u00ebndia e kishte ngulur shikimin mbi pun\u00ebn e tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00c7do mbr\u00ebmje, pasi merrte bekimin e igumenit, shkonte n\u00eb qeli dhe i ofronte me t\u00eb gjith\u00eb zemr\u00ebn lutjen e tij Per\u00ebndis\u00eb, duke lart\u00ebsuar duart dhe mendjen si nj\u00eb sakrific\u00eb lavd\u00ebrimi. E recitonte t\u00eb gjith\u00eb Psaltirin, derisa t\u00eb mb\u00ebrrinte n\u00eb nj\u00eb gjendje ngaz\u00ebllimi shpirt\u00ebror. N\u00eb m\u00ebngjes, kur binte kambana, ishte i pari q\u00eb futej n\u00eb kish\u00eb dhe dilte i fundit. Pak buk\u00eb dhe pak uj\u00eb i mjaftonte p\u00ebr t\u00eb mbajtur trupin n\u00eb jet\u00eb, edhe pse p\u00ebr tre vjet me radh\u00eb b\u00ebnte pun\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kuzhinierit dhe buk\u00ebpjek\u00ebsit. Ai e respektonte k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim nj\u00ebsoj si at\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbimit n\u00eb altar dhe u sh\u00ebrbente t\u00eb gjith\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve me p\u00ebrul\u00ebsi, sikur t\u00eb ishin engj\u00ebj. Kishte edhe nj\u00eb kaligrafi p\u00ebr t\u2019u admiruar dhe kalonte dit\u00eb e net t\u00eb t\u00ebra duke mbledhur, si nj\u00eb blet\u00eb, nektarin q\u00eb ndodhet n\u00eb Shkrimet e hyjfrym\u00ebzuara. P\u00ebrpos k\u00ebtyre, ngjitej sa m\u00eb shpesh q\u00eb mundej n\u00eb Malin Sina, p\u00ebr t\u00eb nderuar vendin ku Zoti iu shfaq profetit Moisi.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur pa p\u00ebrparimin e sh\u00ebrb\u00ebtorit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, djalli, armiku i \u00e7do t\u00eb mire, ngjalli te bashk\u00ebmurgjit pasionin shkat\u00ebrrues t\u00eb zilis\u00eb. Kur pa se ky pasion rrezikonte t\u00eb prishte unitetin e Trupit t\u00eb Krishtit, Grigori e la manastirin, i shoq\u00ebruar nga Gjerasimi, bir i nj\u00eb familjeje fisnike, i cili u b\u00eb nj\u00eb prej nx\u00ebn\u00ebsve m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb shenjtorit. Ata shkuan fillimisht p\u00ebr t\u2019u falur n\u00eb Vendet e Shenjta dhe m\u00eb von\u00eb n\u00eb ishullin e Kret\u00ebs. Me v\u00ebshtir\u00ebsi gjet\u00ebn nj\u00eb shpell\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr jet\u00eb t\u00eb qet\u00eb (hezikia) dhe t\u00eb lutjes pa shp\u00ebrqendrim q\u00eb ata d\u00ebshironin. Sh\u00ebn Grigori rifilloi me energji t\u00eb dyfishuara jet\u00ebn e tij asketike. Nga p\u00ebrkorja e madhe, fytyra i kishte marr\u00eb nj\u00eb ngjyr\u00eb t\u00eb verdh\u00eb t\u00eb zbeht\u00eb dhe gjymtyr\u00ebt e tij t\u00eb thara l\u00ebviznin me v\u00ebshtir\u00ebsi, duke u dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb fjal\u00ebve t\u00eb profetit, q\u00eb thot\u00eb: \u201cGjunj\u00ebt e mi u dob\u00ebsuan nga agj\u00ebrimi dhe mishi m\u2019u tjet\u00ebrsua p\u00ebr shkak t\u00eb vajit\u201d (Ps. 108:24). Por, megjithat\u00eb, k\u00ebrkonte nj\u00eb njeri hyjmbajt\u00ebs, t\u00eb aft\u00eb q\u00eb t\u2019i m\u00ebsonte artin e soditjes shpirt\u00ebrore. Nj\u00eb dit\u00eb, i prekur nga Shpirti i Shenjt\u00eb, hezikasti Arsen, q\u00eb kishte dhurat\u00ebn e t\u00eb tejshikuarit, trokiti n\u00eb der\u00ebn e tij dhe nisi t\u2019i shpjegonte se \u00e7far\u00eb kuptojn\u00eb Et\u00ebrit e shenjt\u00eb me ruajtjen e mendjes, vigjilenc\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb (nipsis) dhe lutjen e past\u00ebr.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pasi e pyeti Grigorin p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e deriat\u00ebhershme t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij, Arseni i tha se mundimet e deriat\u00ebhershme q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr virtytin u korrespondojn\u00eb atyre q\u00eb shenjtor\u00ebt i quajn\u00eb praktika (praksis), por nuk t\u00eb japin vetvetiu soditjen shpirt\u00ebrore (theoria). P\u00ebr ta arritur dikush k\u00ebt\u00eb gjendje shpirt\u00ebrore, duhet s\u00eb pari ta pastroj\u00eb shpirtin me an\u00eb t\u00eb ruajtjes s\u00eb porosive dhe t\u2019i kushtohet me zell e dashuri lutjes s\u00eb brendshme. Zemra e hezikastit mund t\u00eb ndri\u00e7ohet nga hiri dhe vet\u00eb njeriu mund t\u00eb b\u00ebhet i gjithi drit\u00eb, vet\u00ebm duke thirrur emrin e Zotit ton\u00eb Jisu Krisht. Me k\u00ebmb\u00ebnguljen e Grigorit, ai i shpjegoi p\u00ebr pengesat q\u00eb ngrihen para atij q\u00eb lutet, p\u00ebr kurthet q\u00eb u b\u00ebn i ligu n\u00eb t\u00eb djatht\u00eb e n\u00eb t\u00eb majt\u00eb dhe p\u00ebr mundimet q\u00eb duhet t\u00eb durojn\u00eb nga njer\u00ebzit smir\u00ebzinj.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sapo biseda mbaroi, Grigori, pa humbur asnj\u00eb \u00e7ast, u nis p\u00ebr n\u00eb Malin e Shenjt\u00eb Athos, metropolin e Hezikazm\u00ebs, me shpres\u00ebn p\u00ebr t\u00eb gjetur njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb frym\u00ebzuar nga Per\u00ebndia. Ai vizitoi t\u00eb gjitha manastiret, qelit\u00eb, skitet dhe takoi shum\u00eb et\u00ebr q\u00eb ishin zbukuruar me virtytet e jet\u00ebs praktike. Por kur i pyeste n\u00ebse praktikonin ruajtjen e mendjes dhe lutjen e zemr\u00ebs, ata nuk e dinin as p\u00ebr \u00e7far\u00eb po fliste. M\u00eb n\u00eb fund, gjeti tre murgj q\u00eb i ishin p\u00ebrkushtuar lutjes s\u00eb brendshme n\u00eb skitin e Magul\u00ebs, pran\u00eb manastirit t\u00eb Filotheut. Nd\u00ebrtoi nj\u00eb qeli af\u00ebr tyre dhe i vet\u00ebm p\u00ebrpara Per\u00ebndis\u00eb, duke p\u00ebrqendruar n\u00eb veten e tij t\u00eb gjitha shqisat dhe duke e gozhduar mendjen n\u00eb Kryqin e Krishtit, i kalonte dit\u00ebt dhe pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb net\u00ebve i ulur mbi nj\u00eb stol, duke th\u00ebn\u00eb pareshtur: \u201cZot Jisu Krisht, m\u00ebshirom\u00eb mua m\u00ebkatarin!\u201d, me dhimbje n\u00eb shpirt dhe duke psher\u00ebtir\u00eb thell\u00eb e duke e njomur tok\u00ebn me lot. Kur lodhej nga lutja p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, ngrihej p\u00ebr t\u2019u qet\u00ebsuar n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e psalmodis\u00eb ose n\u00eb meditimin e nj\u00eb fjale t\u00eb Shkrimit t\u00eb Shenjt\u00eb, n\u00eb kujtimin e vdekjes, n\u00eb pun\u00ebt e dor\u00ebs ose n\u00eb lexim, duke q\u00ebndruar n\u00eb k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr t\u00eb lodhur trupin.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb fakt, p\u00ebr hezikast\u00ebt q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb t\u00eb ndar\u00eb nga njer\u00ebzit, as puna dhe as sh\u00ebrbesat liturgjike nuk kan\u00eb kaq shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi; e t\u00ebr\u00eb v\u00ebmendja e tyre \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb aktivitetin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm njer\u00ebzor: n\u00eb lutjen e zemr\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Lutja, &#8211; shkruan sh\u00ebn Grigori, &#8211; \u00ebsht\u00eb te fillestar\u00ebt si nj\u00eb zjarr ngaz\u00ebllimi q\u00eb buron prej zemr\u00ebs dhe tek t\u00eb p\u00ebrsosurit ajo i ngjan nj\u00eb drite plot arom\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb predikimi i apostujve, nj\u00eb akt besimi, ose m\u00eb mir\u00eb vet\u00ebbesimi: \u2018garancia e t\u00eb mirave q\u00eb shpresojm\u00eb\u2019 (Hebr. 11:1). Ajo \u00ebsht\u00eb Ungjilli i Per\u00ebndis\u00eb, shenj\u00eb e pastrimit, simbol i shenjt\u00ebrimit, zbules\u00eb e Pag\u00ebzimit, dashuri q\u00eb vepron, fryt i par\u00eb i Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb, m\u00ebshir\u00eb Per\u00ebndie, vula e Krishtit, rreze e diellit shpirt\u00ebror, ylli i m\u00ebngjesit (q\u00eb ngrihet n\u00eb zemra), konfirmim i Krishterimit, dekret i pajtimit me Per\u00ebndin\u00eb, hir Per\u00ebndie, urt\u00ebsi Per\u00ebndie, ose m\u00eb sakt\u00eb, princip i Urt\u00ebsis\u00eb q\u00eb ekziston nga vetja, shfaqje e Per\u00ebndis\u00eb, puna e murgjve, m\u00ebnyra e jetes\u00ebs s\u00eb eremit\u00ebve, rast p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrqafuar hezikian, prov\u00eb e jet\u00ebs ungjillore. E \u00e7far\u00eb t\u00eb themi m\u00eb shum\u00eb? Ajo \u00ebsht\u00eb Per\u00ebndia q\u00eb \u00ebsht\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, meq\u00eb ka nj\u00eb energji t\u00eb vetme t\u00eb Atit, t\u00eb Birit dhe t\u00eb Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb, q\u00eb i kryen t\u00eb gjitha n\u00eb Jisu Krishtin.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, duke q\u00ebndruar n\u00eb lutje me k\u00ebmb\u00ebngulje, me besim dhe p\u00ebrul\u00ebsi, Grigori p\u00ebsoi ndryshimin e mir\u00eb dhe, me an\u00eb t\u00eb veprimit t\u00eb Hirit, nj\u00eb dit\u00eb pa n\u00eb qelin\u00eb e tij nj\u00eb drit\u00eb hyjnore. I transportuar jasht\u00eb vetes dhe bot\u00ebs, u mbush me dashurin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb me vet\u00eb Per\u00ebndin\u00eb, saq\u00eb m\u00eb pas i tha nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebsi: Ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb lart\u00ebsuar te Per\u00ebndia me an\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj ngritjeje t\u00eb shenjt\u00eb, nga praktika drejt soditjes (theoria), shikon me an\u00eb t\u00eb hirit t\u00eb Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb t\u00eb gjith\u00eb krijes\u00ebn t\u00eb shk\u00eblqej\u00eb si n\u00eb nj\u00eb pasqyr\u00eb. Kur dilte nga qelia, fytyra i shk\u00eblqente nga g\u00ebzimi dhe pohonte se, shpirti q\u00eb digjet nga dashuria p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb, nuk mund t\u00eb fshihet nga njer\u00ebzit e tjer\u00eb. N\u00eb fakt, zemra q\u00eb ngaz\u00ebllohet dhe frym\u00ebzohet nga g\u00ebzimi n\u00ebn efektin e Hirit, b\u00ebn q\u00eb fytyra t\u00eb shk\u00eblqej\u00eb si shenj\u00eb e tepric\u00ebs s\u00eb tij, ashtu sikund\u00ebr thot\u00eb fjala e t\u00eb urtit: \u201cZemra e g\u00ebzuar e zbukuron fytyr\u00ebn\u201d (Fja. Urt. 15:13).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nj\u00eb dit\u00eb, sh\u00ebn Kalisti, nx\u00ebn\u00ebsi dhe biografi i tij, k\u00ebrkoi t\u00eb m\u00ebsonte se si arrihet q\u00eb t\u00eb shoh\u00ebsh ngjalljen e shpirtit t\u00ebnd. Shenjtori u p\u00ebrgjigj: Kur shpirti p\u00ebrdor t\u00eb gjith\u00eb zellin e tij dhe lufton me p\u00ebrul\u00ebsi p\u00ebr fitimin e virtyteve praktike, i p\u00ebrmbys t\u00eb gjitha pasionet dhe i n\u00ebnshtron. Virtytet e natyrshme e rrethojn\u00eb nj\u00ebsoj si shpirti ndien trupin dhe e \u00e7ojn\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb shkalle shpirt\u00ebrore deri n\u00eb gjendjen q\u00eb e kap\u00ebrcen natyr\u00ebn. Dhe kur mendja (nous) lart\u00ebsohet p\u00ebrmbi t\u00eb, e ndri\u00e7uar e gjitha nga shk\u00eblqimi i Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb sipas mas\u00ebs s\u00eb hirit q\u00eb ka marr\u00eb, shikon m\u00eb qart\u00eb natyr\u00ebn e qenieve, jo sipas m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb t\u00eb diturve t\u00eb k\u00ebsaj bote, por n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie esenciale me Krijuesin. Pas k\u00ebsaj p\u00ebrparon n\u00eb soditje dhe, duke u shtrir\u00eb pareshtur p\u00ebrpara, harron rrug\u00ebn e p\u00ebrshkuar (Fil. 3:14) dhe shpirti braktis \u00e7do lloj mendimi natyror dhe vjen n\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebbisedim t\u00eb parr\u00ebfyer dot me fjal\u00eb me Per\u00ebndin\u00eb, i zhveshur nga \u00e7do lloj mendimi dhe forme. I ndri\u00e7uar prej drit\u00ebs s\u00eb pafund, nuk ndien m\u00eb asgj\u00eb nga trupi material dhe tok\u00ebsor dhe e gjen veten t\u00eb rr\u00ebmbyer te Per\u00ebndia n\u00eb nj\u00eb vrull t\u00eb pandalsh\u00ebm dashurie. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, me an\u00eb t\u00eb praktikimit k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebs t\u00eb lutjes s\u00eb brendshme, mb\u00ebrrin n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb kaq t\u00eb lart\u00eb shpirt\u00ebrore, saq\u00eb njeriu, i rivendosur n\u00eb lirin\u00eb e lavdishme t\u00eb bijve t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, mund t\u00eb shikoj\u00eb ngjalljen e shpirtit t\u00eb tij p\u00ebrpara ngjalljes s\u00eb ardhshme t\u00eb p\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Me an\u00eb t\u00eb arom\u00ebs s\u00eb mir\u00eb t\u00eb virtyteve, Grigori hyjnor t\u00ebrhiqte pran\u00eb vetes, si nj\u00eb magnet, nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh murgjish t\u00eb Malit t\u00eb Shenjt\u00eb. Pamja e tij e g\u00ebzuar dhe lumturia q\u00eb shprehte, d\u00ebshmonin sa pran\u00eb Per\u00ebndis\u00eb kishte arritur. Dhe, pasi d\u00ebgjonin m\u00ebsimin e tij p\u00ebr jet\u00ebn kontemplative dhe lutjen e zemr\u00ebs, shum\u00eb nga ata linin et\u00ebrit e tyre shpirt\u00ebror\u00eb p\u00ebr t\u2019u drejtuar nga ai. Kur u fliste vizitor\u00ebve p\u00ebr pastrimin e shpirtit dhe m\u00ebnyr\u00ebn se si njeriu b\u00ebhet per\u00ebndi sipas hirit, at\u00ebher\u00eb, nj\u00ebsoj si n\u00eb koh\u00ebrat e apostujve, Shpirti i Shenjt\u00eb zbriste p\u00ebrmbi ta dhe mbusheshin me nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb dhe t\u00eb parezistueshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrqafuar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb qiellore. Me shum\u00eb p\u00ebrul\u00ebsi dhe duke imituar Krishtin, shenjtori mikpriste me g\u00ebzim gjith\u00eb ata q\u00eb shkonin tek ai me etje shpirt\u00ebrore. Por i pranonte si nx\u00ebn\u00ebs, vet\u00ebm pasi i kishte provuar me ashp\u00ebrsi n\u00eb bindje dhe n\u00eb p\u00ebrul\u00ebsi.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Demoni, i paaft\u00eb t\u00eb ndalonte ndikimin e Grigorit, nxiti disa nga murgjit m\u00eb t\u00eb ditur t\u00eb Malit t\u00eb Shenjt\u00eb, t\u00eb shtyr\u00eb nga xhelozia, t\u00eb kund\u00ebrshtonin m\u00ebsimin e Grigorit p\u00ebr hezikian, ruajtjen e mendjes dhe lutjen e brendshme, si nj\u00eb risi t\u00eb papranueshme. Fillimisht, shenjtori ruajti qet\u00ebsin\u00eb dhe e la t\u00eb ligun t\u00eb b\u00ebnte t\u00eb tij\u00ebn. Pastaj, mori me vete dy hezikast\u00eb t\u00eb nderuar dhe shkoi n\u00eb Karies, p\u00ebr ta shqyrtuar m\u00ebsimdh\u00ebnien e tij nga i pari i Malit t\u00eb Shenjt\u00eb. Protosi e njohu menj\u00ebher\u00eb dhe me thjesht\u00ebsi t\u00eb drejt\u00ebn e tyre dhe deklaroi: \u201cSot po flas me apostujt e m\u00ebdhenj Petro dhe Pav\u00ebl!\u201d. Nga ai \u00e7ast, t\u00eb gjith\u00eb athonit\u00ebt e quajt\u00ebn Grigorin m\u00ebsuesin e tyre t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe numri i vizitor\u00ebve pran\u00eb tij u shtua aq shum\u00eb, saq\u00eb iu desh t\u00eb largohej dhe t\u00eb shkonte n\u00eb vende t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t\u2019u arritur, si p.sh. manastiri i Simonopetras, p\u00ebr t\u2019iu kushtuar lutjes dhe soditjes shpirt\u00ebrore.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sulmet e reja t\u00eb turqve, q\u00eb po shkretonin skitet dhe merrnin rob murgjit e shp\u00ebrndar\u00eb dhe pa mbrojtje, e pengonin Grigorin dhe nx\u00ebn\u00ebsit e tij q\u00eb t\u00eb shijonin qet\u00ebsin\u00eb shpirt\u00ebrore. Prandaj, e lan\u00eb Malin e Shenjt\u00eb dhe shkuan n\u00eb Selanik, duke synuar q\u00eb m\u00eb von\u00eb t\u00eb shkonin n\u00eb Malin Sina (1326). Por, kur m\u00ebsoi se edhe atje nuk do t\u2019i t\u2019i shp\u00ebtonte k\u00ebrc\u00ebnimit t\u00eb turqve, Grigori shkoi n\u00eb Hios e pastaj n\u00eb Mitilini. Pasi kaloi dimrin n\u00eb Konstandinopoj\u00eb, n\u00eb fund mb\u00ebrriti n\u00eb vendin e shkret\u00eb Parorias, krahin\u00eb malore e thepisur e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr jet\u00ebn hezikaste, q\u00eb ndodhej mes Adrianopoj\u00ebs dhe Detit t\u00eb Zi, e cila p\u00ebrcaktonte n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kufirin midis Perandoris\u00eb Bizantine dhe Bullgaris\u00eb. Atje u vendos n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb quajtur Mesomilion, q\u00eb iu dha nga Amirales, igumeni i nj\u00eb grupi eremit\u00ebsh. Por Llukai, nj\u00ebri nga eremit\u00ebt, nx\u00ebn\u00ebs i Grigorit n\u00eb Athos, i pushtuar nga nj\u00eb smir\u00eb vrastare kund\u00ebr njeriut t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, arriti sa t\u2019i sulej me shpat\u00eb n\u00eb dor\u00eb. Nx\u00ebn\u00ebsi i \u00ebmb\u00ebl i Jisuit, shp\u00ebtoi p\u00ebr pak nga vdekja, por nuk u shqet\u00ebsua fare dhe nuk i mbajti m\u00ebri agresorit. P\u00ebrkundrazi, tregoi mjaft dhembshuri p\u00ebr Llukain dhe hartoi p\u00ebr dobi t\u00eb tij nj\u00eb nga traktatet kryesore p\u00ebr hezikian dhe lutjen. Pak koh\u00eb m\u00eb von\u00eb, vet\u00eb Amirali, i shtyr\u00eb nga xhelozia deri n\u00eb \u00e7menduri, i d\u00ebboi hezikast\u00ebt dhe pagoi nj\u00eb band\u00eb grabit\u00ebsish p\u00ebr t\u00eb pla\u00e7kitur qelit\u00eb e tyre. Kur e pa se nuk e mundi dot k\u00ebt\u00eb xhelozi t\u00eb lig\u00eb as me zem\u00ebrgjer\u00ebsin\u00eb e tij dhe as me \u00ebmb\u00eblsi, shenjtori shkoi n\u00eb Konstandinopoj\u00eb nga Sozopolis e m\u00eb pas u kthye n\u00eb Malin e Shenjt\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ardhja e hezikast\u00ebve n\u00eb Lavr\u00ebn e Madhe u kthye n\u00eb fest\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shpirt\u00ebrore. Ata u vendos\u00ebn n\u00eb qeli t\u00eb shp\u00ebrndara af\u00ebr Lavr\u00ebs, por n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnimin e sulmeve t\u00eb turqve, iu desh t\u00eb strehoheshin n\u00eb manastir, ku shoq\u00ebrimi me murgj t\u00eb shumt\u00eb dhe ritmi i jet\u00ebs kinovjake ishin penges\u00eb p\u00ebr qet\u00ebsin\u00eb q\u00eb k\u00ebrkonin. Grigori mori me vete nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs dhe shkoi n\u00eb Adrianopoj\u00eb dhe nga andej m\u00eb k\u00ebmb\u00eb n\u00eb Paroria, ku shpejt rreth tij u mblodh\u00ebn murgj t\u00eb shumt\u00eb nga vende t\u00eb ndryshme. Ai themeloi nj\u00eb lav\u00ebr n\u00eb malin Katakriomeni, rreth s\u00eb cil\u00ebs u mblodh\u00ebn asket\u00eb t\u00eb shumt\u00eb, q\u00eb jetonin n\u00eb qeli t\u00eb ndara dhe n\u00eb vazhdim u nd\u00ebrtuan aty rrotull edhe tri lavra t\u00eb tjera m\u00eb t\u00eb vogla. Por vendi ishte mbushur me kusar\u00eb, q\u00eb u shkaktonin shum\u00eb mundime murgjve dhe u prishnin qet\u00ebsin\u00eb shpirt\u00ebrore, ndaj Grigori i k\u00ebrkoi ndihm\u00eb mbretit t\u00eb Bullgaris\u00eb, Joan Aleksandrit (1331-1371). Sovrani, nj\u00eb mik i murgjve dhe admirues i kultur\u00ebs bizantine, e pranoi me g\u00ebzim k\u00ebrkes\u00ebn e shenjtorit dhe d\u00ebrgoi menj\u00ebher\u00eb par\u00e1 dhe pun\u00ebtor\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb kull\u00eb, nj\u00eb kish\u00eb t\u00eb madhe dhe qeli. Ai e pajisi manastirin me gjith\u00e7ka t\u00eb nevojshme dhe i dhuroi fshatra, tufa me bag\u00ebti dhe liqene me peshq. Per\u00ebndia i dha mbretit mbrojtjen e tij si shp\u00ebrblim dhe e shp\u00ebtoi nga nj\u00eb komplot i thurur kund\u00ebr tij. I vendosur n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij qyteti shpirt\u00ebror, sh\u00ebn Grigori tregonte zell apostolik duke ndezur te t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit zjarrin shpirt\u00ebror q\u00eb na mund\u00ebson, n\u00ebp\u00ebrmjet jet\u00ebs praktike dhe q\u00ebndrimit k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebs n\u00eb Lutjen e Jisuit, t\u00eb arrijm\u00eb n\u00eb maj\u00ebn e soditjes shpirt\u00ebrore. Ai jepte pa u lodhur m\u00ebsime shpirt\u00ebrore dhe arriti t\u00eb kthente n\u00eb dele shpirt\u00ebrore shum\u00eb nga kusar\u00ebt e krahin\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Fjala e tij kumbonte deri n\u00eb skajet e bot\u00ebs dhe Paroria u b\u00eb qendra e nj\u00eb l\u00ebvizjeje t\u00eb gjer\u00eb, q\u00eb synonte t\u00eb p\u00ebrhapte spiritualitetin hezikast n\u00eb vendet sllave. Midis nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb tij, numri i t\u00eb cil\u00ebve ishte shum\u00eb i madh, kishte grek\u00eb, bullgar\u00eb, serb\u00eb e rumun\u00eb. Nj\u00ebri nga ata, sh\u00ebn Theodhosi (27 n\u00ebntor), themeloi manastirin e famsh\u00ebm t\u00eb Kelifarevos, pran\u00eb T\u00ebrnovos, q\u00eb u b\u00eb manastiri m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb Ballkan dhe selia e nj\u00eb shkolle t\u00eb famshme shpirt\u00ebrore, nga ku dol\u00ebn nj\u00eb num\u00ebr i madh shenjtor\u00ebsh, asket\u00ebsh e barinjsh shpirtrash, si sh\u00ebn Efthimi, Patriarku i T\u00ebrnovos (20 janar) dhe sh\u00ebn Qipriani, Mitropolit i Kievit (16 shtator). Sh\u00ebn Romili (18 shtator) dhe sh\u00ebn Grigor Hezikasti (7 dhjetor) p\u00ebrhap\u00ebn edhe n\u00eb Serbi tradit\u00ebn e Lutjes s\u00eb Zemr\u00ebs, fal\u00eb ndihm\u00ebs s\u00eb princit Llazar (6 maj).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sovran\u00ebt orthodhoks\u00eb t\u00eb asaj kohe, Androniku III Paleologu (1328-1341), Stefan Dushani i Serbis\u00eb (1331-1356), Joan Aleksandri i Bullgaris\u00eb dhe Nikolla Aleksandri i Vllahis\u00eb (1352-1363), donin t\u00eb kishin miq\u00ebsin\u00eb e sh\u00ebn Grigorit dhe pat\u00ebn me t\u00eb nj\u00eb korrespondenc\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb k\u00ebshilla shpirt\u00ebrore. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr jet\u00ebn shpirt\u00ebrore. Mund t\u00eb pohohet pa ngurrim se sh\u00ebn Grigori ishte burimi i k\u00ebsaj l\u00ebvizjeje t\u00eb madhe hezikaste q\u00eb Bizanti do ta \u00e7onte n\u00eb bot\u00ebn sllave, si trash\u00ebgimin\u00eb e tij m\u00eb t\u00eb vyer shpirt\u00ebrore.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Me gjith\u00eb zellin e tij apostolik, Grigori kishte nj\u00eb etje t\u00eb pashuar p\u00ebr qet\u00ebsin\u00eb shpirt\u00ebrore dhe jetonte n\u00eb nj\u00eb qeli t\u00eb vog\u00ebl pran\u00eb manastirit. Atje Per\u00ebndia e njoftoi p\u00ebr largimin nga kjo bot\u00eb, ndaj u t\u00ebrhoq n\u00eb heshtje t\u00eb plot\u00eb, duke i t\u00ebrbuar demon\u00ebt q\u00eb suleshin kund\u00ebr tij si kafsh\u00eb t\u00eb egra. Ata nd\u00ebrmor\u00ebn \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta privuar n\u00eb or\u00ebn e fundit nga kurora e tij e lavdis\u00eb, por m\u00eb kot. Pas tri dit\u00ebsh, nj\u00eb fuqi hyjnore i d\u00ebboi demon\u00ebt dhe e mbushi shenjtorin me nj\u00eb \u00ebmb\u00eblsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Pak koh\u00eb m\u00eb von\u00eb, ai hyri plot g\u00ebzim n\u00eb jet\u00ebn e pafund, m\u00eb 27 n\u00ebntor 1346.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; Eftihi i Konstandinopoj\u00ebs. Lindi n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb Frigjis\u00eb rreth vitit 512. Kur u rrit dhe shkoi t\u00eb studionte n\u00eb Konstandinopoj\u00eb, e kuptoi se dituria e k\u00ebsaj bote \u00ebsht\u00eb marr\u00ebzi (1 Kor. 1:18-25). Donte q\u00eb t\u00eb b\u00ebhej murg, por Per\u00ebndia e kishte caktuar p\u00ebr nj\u00eb sh\u00ebrbim tjet\u00ebr: n\u00eb mosh\u00ebn 30-vje\u00e7are nga u hirotonis prift nga mitropoliti i Amasis\u00eb, q\u00eb donte ta caktonte episkop t\u00eb<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":63864,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52787576529_8caf9f84b6_b.jpg","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[372],"tags":[2103,2101],"class_list":["post-58734","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shenjtoret-e-dites","tag-leximet-e-dites","tag-shenjtori-i-dites"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>- 06 Prill - Eftihi i Konstandinopoj\u00ebs. Osh\u00ebnar Grigor Sinaiti. Grigor Athoniti. D\u00ebshmor\u00ebt n\u00eb Persi. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/06\/06-prill-eftihi-i-konstandinopojes-oshenar-grigor-sinaiti-grigor-athoniti-deshmoret-ne-persi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"- 06 Prill - Eftihi i Konstandinopoj\u00ebs. Osh\u00ebnar Grigor Sinaiti. Grigor Athoniti. D\u00ebshmor\u00ebt n\u00eb Persi. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"&nbsp; Eftihi i Konstandinopoj\u00ebs. Lindi n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb Frigjis\u00eb rreth vitit 512. Kur u rrit dhe shkoi t\u00eb studionte n\u00eb Konstandinopoj\u00eb, e kuptoi se dituria e k\u00ebsaj bote \u00ebsht\u00eb marr\u00ebzi (1 Kor. 1:18-25). Donte q\u00eb t\u00eb b\u00ebhej murg, por Per\u00ebndia e kishte caktuar p\u00ebr nj\u00eb sh\u00ebrbim tjet\u00ebr: n\u00eb mosh\u00ebn 30-vje\u00e7are nga u hirotonis prift nga mitropoliti i Amasis\u00eb, q\u00eb donte ta caktonte episkop t\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/06\/06-prill-eftihi-i-konstandinopojes-oshenar-grigor-sinaiti-grigor-athoniti-deshmoret-ne-persi\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2025-04-05T22:02:57+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52787576529_8caf9f84b6_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52787576529_8caf9f84b6_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"15 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/06\/06-prill-eftihi-i-konstandinopojes-oshenar-grigor-sinaiti-grigor-athoniti-deshmoret-ne-persi\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/06\/06-prill-eftihi-i-konstandinopojes-oshenar-grigor-sinaiti-grigor-athoniti-deshmoret-ne-persi\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"&#8211; 06 Prill &#8211; Eftihi i Konstandinopoj\u00ebs. Osh\u00ebnar Grigor Sinaiti. Grigor Athoniti. D\u00ebshmor\u00ebt n\u00eb Persi.\",\"datePublished\":\"2025-04-05T22:02:57+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/06\/06-prill-eftihi-i-konstandinopojes-oshenar-grigor-sinaiti-grigor-athoniti-deshmoret-ne-persi\/\"},\"wordCount\":3989,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/06\/06-prill-eftihi-i-konstandinopojes-oshenar-grigor-sinaiti-grigor-athoniti-deshmoret-ne-persi\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52787576529_8caf9f84b6_b.jpg\",\"keywords\":[\"leximet e dites\",\"shenjtori i dites\"],\"articleSection\":[\"Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/06\/06-prill-eftihi-i-konstandinopojes-oshenar-grigor-sinaiti-grigor-athoniti-deshmoret-ne-persi\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/06\/06-prill-eftihi-i-konstandinopojes-oshenar-grigor-sinaiti-grigor-athoniti-deshmoret-ne-persi\/\",\"name\":\"- 06 Prill - Eftihi i Konstandinopoj\u00ebs. Osh\u00ebnar Grigor Sinaiti. Grigor Athoniti. D\u00ebshmor\u00ebt n\u00eb Persi. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/06\/06-prill-eftihi-i-konstandinopojes-oshenar-grigor-sinaiti-grigor-athoniti-deshmoret-ne-persi\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/06\/06-prill-eftihi-i-konstandinopojes-oshenar-grigor-sinaiti-grigor-athoniti-deshmoret-ne-persi\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52787576529_8caf9f84b6_b.jpg\",\"datePublished\":\"2025-04-05T22:02:57+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/06\/06-prill-eftihi-i-konstandinopojes-oshenar-grigor-sinaiti-grigor-athoniti-deshmoret-ne-persi\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/06\/06-prill-eftihi-i-konstandinopojes-oshenar-grigor-sinaiti-grigor-athoniti-deshmoret-ne-persi\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/06\/06-prill-eftihi-i-konstandinopojes-oshenar-grigor-sinaiti-grigor-athoniti-deshmoret-ne-persi\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52787576529_8caf9f84b6_b.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52787576529_8caf9f84b6_b.jpg\",\"width\":\"765\",\"height\":\"1024\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/06\/06-prill-eftihi-i-konstandinopojes-oshenar-grigor-sinaiti-grigor-athoniti-deshmoret-ne-persi\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8211; 06 Prill &#8211; Eftihi i Konstandinopoj\u00ebs. Osh\u00ebnar Grigor Sinaiti. Grigor Athoniti. D\u00ebshmor\u00ebt n\u00eb Persi.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"- 06 Prill - Eftihi i Konstandinopoj\u00ebs. Osh\u00ebnar Grigor Sinaiti. Grigor Athoniti. D\u00ebshmor\u00ebt n\u00eb Persi. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/06\/06-prill-eftihi-i-konstandinopojes-oshenar-grigor-sinaiti-grigor-athoniti-deshmoret-ne-persi\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"- 06 Prill - Eftihi i Konstandinopoj\u00ebs. Osh\u00ebnar Grigor Sinaiti. Grigor Athoniti. D\u00ebshmor\u00ebt n\u00eb Persi. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"&nbsp; Eftihi i Konstandinopoj\u00ebs. Lindi n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb Frigjis\u00eb rreth vitit 512. Kur u rrit dhe shkoi t\u00eb studionte n\u00eb Konstandinopoj\u00eb, e kuptoi se dituria e k\u00ebsaj bote \u00ebsht\u00eb marr\u00ebzi (1 Kor. 1:18-25). Donte q\u00eb t\u00eb b\u00ebhej murg, por Per\u00ebndia e kishte caktuar p\u00ebr nj\u00eb sh\u00ebrbim tjet\u00ebr: n\u00eb mosh\u00ebn 30-vje\u00e7are nga u hirotonis prift nga mitropoliti i Amasis\u00eb, q\u00eb donte ta caktonte episkop t\u00eb","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/06\/06-prill-eftihi-i-konstandinopojes-oshenar-grigor-sinaiti-grigor-athoniti-deshmoret-ne-persi\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2025-04-05T22:02:57+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52787576529_8caf9f84b6_b.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_image":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52787576529_8caf9f84b6_b.jpg","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"15 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/06\/06-prill-eftihi-i-konstandinopojes-oshenar-grigor-sinaiti-grigor-athoniti-deshmoret-ne-persi\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/06\/06-prill-eftihi-i-konstandinopojes-oshenar-grigor-sinaiti-grigor-athoniti-deshmoret-ne-persi\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"&#8211; 06 Prill &#8211; Eftihi i Konstandinopoj\u00ebs. Osh\u00ebnar Grigor Sinaiti. Grigor Athoniti. D\u00ebshmor\u00ebt n\u00eb Persi.","datePublished":"2025-04-05T22:02:57+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/06\/06-prill-eftihi-i-konstandinopojes-oshenar-grigor-sinaiti-grigor-athoniti-deshmoret-ne-persi\/"},"wordCount":3989,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/06\/06-prill-eftihi-i-konstandinopojes-oshenar-grigor-sinaiti-grigor-athoniti-deshmoret-ne-persi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52787576529_8caf9f84b6_b.jpg","keywords":["leximet e dites","shenjtori i dites"],"articleSection":["Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/06\/06-prill-eftihi-i-konstandinopojes-oshenar-grigor-sinaiti-grigor-athoniti-deshmoret-ne-persi\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/06\/06-prill-eftihi-i-konstandinopojes-oshenar-grigor-sinaiti-grigor-athoniti-deshmoret-ne-persi\/","name":"- 06 Prill - Eftihi i Konstandinopoj\u00ebs. Osh\u00ebnar Grigor Sinaiti. Grigor Athoniti. D\u00ebshmor\u00ebt n\u00eb Persi. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/06\/06-prill-eftihi-i-konstandinopojes-oshenar-grigor-sinaiti-grigor-athoniti-deshmoret-ne-persi\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/06\/06-prill-eftihi-i-konstandinopojes-oshenar-grigor-sinaiti-grigor-athoniti-deshmoret-ne-persi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52787576529_8caf9f84b6_b.jpg","datePublished":"2025-04-05T22:02:57+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/06\/06-prill-eftihi-i-konstandinopojes-oshenar-grigor-sinaiti-grigor-athoniti-deshmoret-ne-persi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/06\/06-prill-eftihi-i-konstandinopojes-oshenar-grigor-sinaiti-grigor-athoniti-deshmoret-ne-persi\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/06\/06-prill-eftihi-i-konstandinopojes-oshenar-grigor-sinaiti-grigor-athoniti-deshmoret-ne-persi\/#primaryimage","url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52787576529_8caf9f84b6_b.jpg","contentUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52787576529_8caf9f84b6_b.jpg","width":"765","height":"1024"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/06\/06-prill-eftihi-i-konstandinopojes-oshenar-grigor-sinaiti-grigor-athoniti-deshmoret-ne-persi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8211; 06 Prill &#8211; Eftihi i Konstandinopoj\u00ebs. Osh\u00ebnar Grigor Sinaiti. Grigor Athoniti. D\u00ebshmor\u00ebt n\u00eb Persi."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58734","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=58734"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58734\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":63862,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58734\/revisions\/63862"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63864"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=58734"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=58734"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=58734"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}