{"id":58706,"date":"2025-04-03T00:02:51","date_gmt":"2025-04-02T22:02:51","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=58706"},"modified":"2025-04-03T22:22:47","modified_gmt":"2025-04-03T20:22:47","slug":"03-prill-omologjet-nikita-oshenar-josif-himnografi-deshmor-elpidofori-oshenar-iliri-ne-mirsion","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/03\/03-prill-omologjet-nikita-oshenar-josif-himnografi-deshmor-elpidofori-oshenar-iliri-ne-mirsion\/","title":{"rendered":"&#8211; 03 Prill &#8211; Omologjet Nikita. Osh\u00ebnar Josif Himnografi. D\u00ebshmor Elpidofori. Osh\u00ebnar Iliri n\u00eb Mirsion."},"content":{"rendered":"<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"Omologjet_Nikita\"><\/span><strong>Omologjet Nikita.<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ati yn\u00eb osh\u00ebnar Nikita lindi n\u00eb Qesari t\u00eb Bitinis\u00eb, af\u00ebr Prus\u00ebs. E \u00ebma i vdiq tet\u00eb dit\u00eb pas lindjes s\u00eb tij dhe djalin e p\u00ebrkushtuan te Per\u00ebndia, si t\u00eb ishte nj\u00eb Samuel i ri. Ai u caktua t\u2019i sh\u00ebrbente Kish\u00ebs nga i ati, Fillareti, q\u00eb u b\u00eb edhe vet\u00eb murg.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Episkopi i qytetit e mori pran\u00eb p\u00ebr t\u2019i m\u00ebsuar Shkrimin e Shenjt\u00eb dhe n\u00eb mosh\u00ebn dymb\u00ebdhjet\u00ebvje\u00e7are e dor\u00ebzoi anagnost. Meditonte me zell mbi librat e shenjt\u00eb dhe, i pushtuar nga nj\u00eb zjarr hyjnor kur lexoi fjal\u00ebt e Zotit, q\u00eb i nxiste nx\u00ebn\u00ebsit t\u00eb braktisin bot\u00ebn, vendosi t\u00eb ndiqte shembullin e t\u00eb atit, duke marr\u00eb edhe ai kryqin p\u00ebr t\u2019i shkuar pas Krishtit. Shkoi te nj\u00eb asket i shenjt\u00eb i quajtur Stefan, i cili banonte n\u00eb nj\u00eb shpell\u00eb pran\u00eb qytetit. P\u00ebr disa koh\u00eb Nikita jetoi pran\u00eb tij duke ndjekur nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb rrept\u00eb asketike. Por eremiti e k\u00ebshilloi t\u00eb shkonte n\u00eb nj\u00eb manastir me jet\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar m\u00eb shum\u00eb nga ana shpirt\u00ebrore. \u201cAtje do t\u00eb gjesh pik\u00ebllimin q\u00eb sjell g\u00ebzimin dhe do t\u00eb fitosh, me an\u00eb t\u00eb provave t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, dallueshm\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebrparimin n\u00eb ngjitjen drejt Per\u00ebndis\u00eb\u201d. Adoleshenti shkoi at\u00ebher\u00eb n\u00eb Manastirin e Medikit, i themeluar n\u00eb malin Olimp t\u00eb Bitinis\u00eb nga sh\u00ebn Niqifori (4 maj).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Bindja shembullore, dashuria pa kufi p\u00ebr atin shpirt\u00ebror, vet\u00ebp\u00ebrmbajtja dhe durimi i tij e b\u00ebn\u00eb t\u00eb dashur nd\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit. Pas pes\u00eb vjet\u00ebsh Nikita u dor\u00ebzua prift nga patriarku, sh\u00ebn Tarasi (25 shkurt). Kur u kthye n\u00eb manastir, sh\u00ebn Niqifori, pa u dor\u00ebhequr nga vendi i igumenit, i besoi drejtimin e manastirit, n\u00eb bashk\u00ebpunim me nj\u00eb murg tjet\u00ebr, Athanasin, nga manastiri i Simboleve, t\u00eb cilin e kishte caktuar kujdestar t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm. Zelli p\u00ebr virtytin i k\u00ebtyre njer\u00ebzve t\u00eb shenjt\u00eb e b\u00ebri Medikin model p\u00ebr t\u00eb gjitha manastiret e tjera t\u00eb koh\u00ebs dhe qiell t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb tok\u00eb, ku nuk d\u00ebgjohej kurr\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb e kot\u00eb. Sh\u00ebn Nikita ishte p\u00ebr v\u00ebllez\u00ebrit ikon\u00eb e gjall\u00eb e t\u00eb gjitha virtyteve; ai i drejtonte ata me rrept\u00ebsi dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht me p\u00ebrul\u00ebsi plot \u00ebmb\u00eblsi. Me an\u00eb t\u00eb hirit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, q\u00eb banonte brenda tij, ai parathoshte t\u00eb ardhmen dhe sh\u00ebronte shum\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00eb. Por, pas disa koh\u00ebsh, u privua nga prania e Athanasit dhe pak m\u00eb von\u00eb e atit t\u00eb tij shpirt\u00ebror, Niqiforit. At\u00ebher\u00eb, n\u00ebn presionin e murgjve dhe t\u00eb patriarkut, Niqifori I (2 qershor), u detyrua t\u00eb pranonte detyr\u00ebn e igumenit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb ato koh\u00eb, Leoni V Armeni (815), pasi rinisi persekutimin kund\u00ebr ikonave t\u00eb shenjta, thirri n\u00eb Kostandinopoj\u00eb igumen\u00ebt m\u00eb t\u00eb njohur. Ai shpresonte se do t\u2019i kishte ata n\u00eb an\u00ebn e tij dhe do t\u00eb fitonte n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb popullin, q\u00eb kishte mbetur besnik i Orthodhoksis\u00eb. Perandori, kur i takoi, p\u00ebrdori vargun e Shkrimit t\u00eb Shenjt\u00eb, q\u00eb thot\u00eb t\u00eb lutemi n\u00eb frym\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb (Jn. 4:22), p\u00ebr t\u00eb justifikuar mospranimin e ikonave t\u00eb shenjta. Por Nikita iu p\u00ebrgjigj me guxim, se ata q\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, mohojn\u00eb realitetin e Mish\u00ebrimit t\u00eb Zotit ton\u00eb Jisu Krisht. Kur pa se argumentet p\u00ebr t\u00eb nuk kishin vler\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast dhe i frik\u00ebsuar nga reputacioni i igumenit t\u00eb Medikit, tirani vendosi t\u00eb p\u00ebrdorte dhun\u00eb. Dha urdh\u00ebr ta burgosnin shenjtorin, ta futnin n\u00eb nj\u00eb qeli q\u00eb kund\u00ebrmonte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padurueshme dhe e la n\u00eb dor\u00eb t\u00eb fyerjeve dhe abuzimeve t\u00eb t\u00eb d\u00ebrguarve t\u00eb tij, q\u00eb shkonin rregullisht p\u00ebr ta marr\u00eb n\u00eb pyetje.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Prania e pohuesve t\u00eb besimit n\u00eb kryeqytet paraqiste nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim t\u00eb madh p\u00ebr realizimin e planeve t\u00eb tij, ndaj perandori e d\u00ebrgoi shenjtorin dhe shok\u00ebt e tij, m\u00eb k\u00ebmb\u00eb, n\u00eb fortes\u00ebn e Masaleas, n\u00eb Azin\u00eb e Vog\u00ebl. Por sapo mb\u00ebrrit\u00ebn atje, dha urdh\u00ebr t\u2019i kthenin p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Konstandinopoj\u00eb. Perandori u tha pohuesve t\u00eb besimit, se mjaftonte t\u00eb kungoheshin vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb me Theodhotin (815-821), pasuesin e patriarkut sh\u00ebn Niqifor, t\u00eb cilin e kishin d\u00ebrguar n\u00eb internim (Theodhoti thoshte se ai vet\u00eb kishte ikona n\u00eb sht\u00ebpi dhe \u201ci nderonte\u201d, por \u201cpa i adhuruar\u201d). T\u00eb raskapitur nga burgimi i gjat\u00eb dhe t\u00eb g\u00ebnjyer nga fjal\u00ebt hipokrite t\u00eb perandorit, pohuesit pranuan t\u00eb kungoheshin me patriarkun uzurpator. Ata e bind\u00ebn edhe Nikit\u00ebn q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb (Pashk\u00eb 815).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Shum\u00eb shpejt pas k\u00ebsaj ngjarjeje shenjtori, me brejtje t\u00eb fort\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegjes, u arratis drejt Prokonezit (deti Marmara), p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb pendim n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb t\u00ebrhequr. Por, duke menduar p\u00ebr ndikimin e kobsh\u00ebm q\u00eb kishte pasur te populli veprimi i tyre, kungimi me heretik\u00ebt, u kthye n\u00eb Konstandinopoj\u00eb. Atje doli n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb hapur dhe, p\u00ebr shkak t\u00eb respektit ndaj njer\u00ebzve, b\u00ebri nj\u00eb t\u00ebrheqje publike, duke goditur gjoksin dhe faj\u00ebsuar veten p\u00ebr fajin q\u00eb kreu. Menj\u00ebher\u00eb e arrestuan dhe e internuan n\u00eb ishullin e Sh\u00ebn Gliqeris\u00eb, n\u00eb kepin Akrita. Atje iu n\u00ebnshtrua p\u00ebr gjasht\u00eb muaj persekutimeve t\u00eb nj\u00eb far\u00eb Anthimi, t\u00eb cilit i kishin v\u00ebn\u00eb nofk\u00ebn \u201cKajafa\u201d, p\u00ebr shkak t\u00eb sjelljes s\u00eb tij \u00e7njer\u00ebzore me nx\u00ebn\u00ebsin e Krishtit. I mbyllur n\u00eb nj\u00eb burg t\u00eb err\u00ebt, duke u ushqyer vet\u00ebm me buk\u00eb t\u00eb njomur n\u00eb uj\u00eb t\u00eb ndenjur, sh\u00ebn Nikita i p\u00ebrballoi mundimet me shum\u00eb durim, i vendosur t\u00eb vuante deri n\u00eb vdekje, p\u00ebr t\u00eb shlyer fajin e tij dhe p\u00ebr t\u00eb ruajtur besimin orthodhoks. Por, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb trupi vuante, shpirti i tij ngrihej lirisht n\u00eb lart\u00ebsit\u00eb e soditjes s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Per\u00ebndia i dha dhurat\u00ebn e kryerjes s\u00eb mrekullive p\u00ebr t\u00eb ndihmuar miqt\u00eb e tij n\u00eb rrezik.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pas vdekjes s\u00eb Leonit V (820), Nikita u lirua, por nuk u kthye n\u00eb manastirin e Medikit. E gjykoi veten t\u00eb padenj\u00eb p\u00ebr t\u00eb rimarr\u00eb drejtimin e v\u00ebllez\u00ebrve pas r\u00ebnies q\u00eb pati dhe vendosi ta ofronte jet\u00ebn e tij, n\u00ebse nuk ishte e mundur me an\u00eb t\u00eb martirizimit t\u00eb gjakut, t\u00eb pakt\u00ebn me at\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegjes. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye shkonte sa nga nj\u00ebri vend n\u00eb tjetrin n\u00eb ishujt aty pran\u00eb Konstandinopoj\u00ebs, duke jetuar vet\u00ebm me Per\u00ebndin\u00eb dhe ofronte ndihm\u00eb duke u lutur p\u00ebr t\u00eb ngush\u00eblluar t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt dhe t\u00eb pik\u00eblluarit. N\u00eb fund u vendos n\u00eb nj\u00eb pron\u00eb t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb Bririn e Art\u00eb, p\u00ebrball\u00eb Konstandinopoj\u00ebs, ku b\u00ebri nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb shum\u00eb engj\u00ebllore sesa njer\u00ebzore. Pas disa muajsh, i d\u00ebrrmuar nga vuajtjet e burgimit dhe t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb ashp\u00ebr asketike, u s\u00ebmur r\u00ebnd\u00eb dhe ia dor\u00ebzoi shpirtin Per\u00ebndis\u00eb, m\u00eb 3 prill 824. Nj\u00eb num\u00ebr i madh murgjish dhe pohuesish t\u00eb Orthodhoksis\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb funeralin e tij, midis t\u00eb tjer\u00ebve edhe sh\u00ebn Josifi i Selanikut (14 qershor). Ata e shoq\u00ebruan trupin me litani deri n\u00eb manastirin e Medikit, ku u vendos pran\u00eb sh\u00ebn Niqiforit.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"lazyload aligncenter\" src=\"data:image\/svg+xml,%3Csvg%20xmlns%3D%27http%3A%2F%2Fwww.w3.org%2F2000%2Fsvg%27%20width%3D%27460%27%20height%3D%27655%27%20viewBox%3D%270%200%20460%20655%27%3E%3Crect%20width%3D%27460%27%20height%3D%27655%27%20fill-opacity%3D%220%22%2F%3E%3C%2Fsvg%3E\" data-orig-src=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51986400889_cde981946a_b.jpg\" width=\"460\" height=\"655\" \/><\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"i\"><\/span><strong>* * * *<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"Oshenar_Joani_i_Shkalles\"><\/span><strong>Osh\u00ebnar Joani i Shkall\u00ebs.<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ky njeri hyjnor me sa duket lindi n\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb VI-t\u00eb; por nuk dihet asgj\u00eb lidhur me atdheun dhe origjin\u00ebn e tij, pasi q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb mohimit t\u00eb bot\u00ebs, u kujdes t\u00eb jetonte si i huaj: \u201cM\u00ebrgimi vullnetar, shkruan ai, \u00ebsht\u00eb ndarja nga \u00e7do gj\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb mendimi yn\u00eb t\u00eb b\u00ebhet i pandash\u00ebm nga Per\u00ebndia\u201d (III, 3). Dim\u00eb vet\u00ebm se q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 16-vje\u00e7are, pasi mori nj\u00eb formim intelektual solid, nga dashuria p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb hoqi dor\u00eb nga t\u00eb gjitha joshjet e k\u00ebsaj jete t\u00eb kot\u00eb dhe shkoi n\u00eb Malin Sina, aty ku Per\u00ebndia i zbuloi q\u00ebmoti Moisiut lavdin\u00eb e tij, dhe ky iu ofrua Zotit me zem\u00ebr t\u00eb zjarrt\u00eb si therore er\u00ebmir\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Q\u00eb kur hyri n\u00eb stadium, me an\u00ebn e p\u00ebrul\u00ebsis\u00eb jo t\u00eb shtirur e la m\u00ebnjan\u00eb besimin te vetja dhe \u00e7do k\u00ebnaq\u00ebsi dhe iu n\u00ebnshtrua trup e shpirt nj\u00eb jerondi me emrin Martirios. I lir\u00eb nga \u00e7do p\u00ebrkujdesje u angazhua n\u00eb ngjitjen e k\u00ebsaj shkalle shpirt\u00ebrore (klimaks), n\u00eb maj\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs q\u00ebndronte Per\u00ebndia dhe q\u00eb \u00e7do dit\u00eb t\u00eb shtonte: \u201czjarr mbi zjarr, nxeht\u00ebsi mbi nxeht\u00ebsi, d\u00ebshir\u00eb mbi d\u00ebshir\u00eb dhe zell mbi zell\u201d (1, 46). Ai e shikonte bariun e tij si ikon\u00eb t\u00eb gjall\u00eb t\u00eb Krishtit (IV, 29) dhe, i bindur se ky duhet t\u00eb jepte llogari p\u00ebr t\u00eb para Per\u00ebndis\u00eb (IV, 33), kishte vet\u00ebm nj\u00eb shqet\u00ebsim: t\u00eb hidhte posht\u00eb vullnetin e tij dhe t\u00eb hiqte dor\u00eb nga \u00e7do dallueshm\u00ebri para plot\u00ebsis\u00eb s\u00eb dallueshm\u00ebris\u00eb (IV, 3), n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos kishte asnj\u00eb interval kohe mes urdhrave q\u00eb Martirios i jepte, edhe atyre n\u00eb dukje t\u00eb paarsyeshme dhe zbatimit nga ana e tij. Pavar\u00ebsisht k\u00ebtij n\u00ebnshtrimi t\u00eb p\u00ebrsosur, Martirios e la p\u00ebr kat\u00ebr vjet si rishtar dhe e qethi murg n\u00eb mosh\u00ebn 20-vje\u00e7are, pasi i vuri n\u00eb prov\u00eb p\u00ebrul\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nj\u00eb nga murgjit e pranish\u00ebm at\u00eb dit\u00eb, i quajtur Strateg, paratha se ky murg i ri ishte thirrur t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb nga yjet e m\u00ebdhenj t\u00eb bot\u00ebs. M\u00eb pas, kur Martirios dhe dishepulli i tij vizituan Joan Savaitin, nj\u00eb nga asket\u00ebt m\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm t\u00eb asaj kohe, edhe ai, nuk i kushtoi v\u00ebmendje jerondit, por shkoi dhe i lau k\u00ebmb\u00ebt Joanit. Pasi u larguan, ai tha se nuk e njihte k\u00ebt\u00eb murg t\u00eb ri, por se me frym\u00ebzimin e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb, kishte lar\u00eb k\u00ebmb\u00ebt e igumenit t\u00eb Sinait. E nj\u00ebjta profeci u konfirmua edhe nga i madhi sh\u00ebn Anastas Sinaiti (21 prill), tek i cili kishin shkuar p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr vizit\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Edhe pse i ri, Joani tregoi pjekurin\u00eb e nj\u00eb jerondi dhe dallueshm\u00ebri t\u00eb madhe. K\u00ebshtu nj\u00eb dit\u00eb, teksa e kishin d\u00ebrguar n\u00eb bot\u00eb me nj\u00eb mision dhe u gjend n\u00eb tryez\u00eb me njer\u00ebz t\u00eb bot\u00ebs, preferoi n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre t\u00eb binte n\u00eb lavdin\u00eb e kot\u00eb, duke ngr\u00ebn\u00eb pak, sesa t\u00eb binte n\u00eb gryk\u00ebsi; pasi nga t\u00eb dyja t\u00eb k\u00ebqijat, vlen m\u00eb mir\u00eb t\u00eb preferosh at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak e rrezikshme p\u00ebr t\u00eb sapoardhurit n\u00eb jet\u00ebn murg\u00ebrore (XXVI, 53).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kaloi k\u00ebshtu pra 19 vjet n\u00eb bindjen e lumur, i zbrazur nga \u00e7do luft\u00eb me an\u00ebn e lutjes t\u00eb atit t\u00eb tij shpirt\u00ebror; duke lundruar pa rrezik, duke fjetur, drejt portit t\u00eb papasionshm\u00ebris\u00eb (IV, 3). Pas vdekjes s\u00eb Martirios, Joani vendosi t\u00eb ndiqte n\u00eb vetmi ngjitjen e tij, m\u00ebnyr\u00eb jetese e cila iu p\u00ebrshtatet vet\u00ebm nj\u00eb numri t\u00eb vog\u00ebl, atyre q\u00eb u forcuan n\u00eb shk\u00ebmbin e p\u00ebrul\u00ebsis\u00eb, q\u00eb u larguan nga njer\u00ebzit q\u00eb t\u00eb mos privoheshin p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7ast nga \u00ebmb\u00eblsia e Per\u00ebndis\u00eb (XXVII, 29). Nuk u angazhua n\u00eb k\u00ebt\u00eb udh\u00eb plot kurthe duke pasur besim te gjykimi vetjak, por n\u00eb rekomandimet e nj\u00eb jerondi, Gjergj Asilaitit, i cili e m\u00ebsoi p\u00ebr jet\u00ebn hezikaste.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Zgjodhi p\u00ebr t\u2019u ushtruar nj\u00eb vend t\u00eb vetmuar, i cili quhej Thola dhe ndodhej pes\u00eb milje larg nga manastiri i madh, ku jo larg njeri-tjetrit jetonin edhe eremit\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Q\u00ebndroi atje p\u00ebr dyzet vjet, i tretur nga dashuria p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb q\u00eb sa vinte e rritej, pa u kujdesur p\u00ebr trupin, i lir\u00eb nga \u00e7do kontakt me njer\u00ebzit, duke pasur si pun\u00eb lutjen pa pushim dhe vigjilenc\u00ebn e zemr\u00ebs, si engj\u00ebll veshur me trup.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Hante gjith\u00e7ka q\u00eb e lejon rregulli monakal, por n\u00eb sasi t\u00eb vogla, duke zbutur tiranin\u00eb e mishit pa i dh\u00ebn\u00eb shkak lavdis\u00eb s\u00eb kot\u00eb. P\u00ebrmes vetmis\u00eb dhe t\u00ebrheqjes, kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb vdiste furra e d\u00ebshir\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mbledhur, e cila n\u00ebn pretekstin e dashuris\u00eb dhe mikpritjes, i \u00e7on murgjit e pakujdessh\u00ebm n\u00eb lakmi, dera e gjith\u00eb pasioneve (XIV, 38), dhe te dashuria p\u00ebr para, bij\u00ebn e munges\u00ebs s\u00eb besimit q\u00eb \u00e7on n\u00eb adhurimin e idhujve (XVI, 2). Ai triumfoi mbi p\u00ebrtacin\u00eb, kjo vdekje e shpirtit q\u00eb sulmon kryesisht hezikast\u00ebt (XIII, 4) dhe mbi plog\u00ebshtin\u00eb, me an\u00ebn e kujtimit t\u00eb vdekjes (XXVII, 36). Dhe p\u00ebrmes meditimit t\u00eb t\u00eb mirave t\u00eb p\u00ebrjetshme t\u00eb premtuara theu vargoin e trishtimit; ai njihte vet\u00ebm nj\u00eb trishtim: trishtimin q\u00eb sjell g\u00ebzim dhe na b\u00ebn t\u00eb vrapojm\u00eb me zell n\u00eb udh\u00ebn e pendimit (VII), dhe q\u00eb pastron shpirtin nga gjithfar\u00eb ndotjesh.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00c7far\u00eb i mbeti q\u00eb t\u00eb arrinte n\u00eb p\u00ebrsosm\u00ebri (apathi)? Zem\u00ebrimin e kishte mundur prej koh\u00ebsh me shpat\u00ebn e bindjes. Lavdis\u00eb s\u00eb kot\u00eb, k\u00ebtij gjembi me tri maja, q\u00eb q\u00ebndron p\u00ebrher\u00eb i krekosur kund\u00ebr luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb devotsh\u00ebm dhe q\u00eb p\u00ebrzihet me t\u00eb gjitha virtytet si shushunj\u00eb (XXI, 5), ia mori frym\u00ebn me izolimin dhe sidomos me heshtjen. Dhe si \u00e7mim p\u00ebr pun\u00ebt e tij, t\u00eb cilat i aromatizonte gjithnj\u00eb me qortimin e vetes, Zoti i kishte dh\u00ebn\u00eb mbret\u00ebresh\u00ebn e virtyteve, p\u00ebrul\u00ebsin\u00eb e shenjt\u00eb dhe t\u00eb \u00e7muar: \u201cky hir i pap\u00ebrshkruesh\u00ebm n\u00eb shpirt, ky thesar, emri i t\u00eb cilit njihet vet\u00ebm nga ata q\u00eb e kan\u00eb m\u00ebsuar nga p\u00ebrvoja, dhe q\u00eb mban Emrin e Vet\u00eb Per\u00ebndis\u00eb\u201d (Matth. 11.29), (XXV, 3).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Meq\u00eb qelia e tij ishte af\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebve, t\u00ebrhiqej shpesh n\u00eb nj\u00eb shpell\u00eb t\u00eb larg\u00ebt, rr\u00ebz\u00eb malit, q\u00eb e kishte kthyer n\u00eb nj\u00eb paradhom\u00eb t\u00eb qiellit me psher\u00ebtimat dhe lot\u00ebt q\u00eb i rridhnin nga syt\u00eb si burim i pasur, pa sforcim, dhe e transformonin trupin n\u00eb nj\u00eb rrob\u00eb nus\u00ebroreje (VII, 20, 44). N\u00ebn efektin e k\u00ebtij pik\u00ebllimi t\u00eb lumur dhe lot\u00ebve t\u00eb vazhduesh\u00ebm, e jetonte \u00e7do dit\u00eb si fest\u00eb (VII, 41) dhe ruante lutjen e vazhdueshme n\u00eb zem\u00ebr, e cila ishte b\u00ebr\u00eb si k\u00ebshtjell\u00eb e padhunueshme p\u00ebr sulmet e mendimeve.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ndonj\u00ebher\u00eb i ndodhte t\u00eb ishte i ngaz\u00eblluar n\u00eb frym\u00eb n\u00eb mes t\u00eb koreve engj\u00ebllore, pa e ditur se ishte n\u00eb trupin e tij apo jasht\u00eb tij, dhe n\u00eb liri t\u00eb madhe i k\u00ebrkonte at\u00ebher\u00eb Per\u00ebndis\u00eb t\u2019i m\u00ebsonte misteret e teologjis\u00eb (XXVII, 48). Kur dilte nga furra e lutjes, her\u00eb ndihej i pastruar si me zjarr, her\u00eb-her\u00eb shk\u00eblqente nga drita (XXVIII, 54).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Flinte aq sa mjaftonte p\u00ebr ta mbajtur vigjilente mendjen n\u00eb lutje, dhe para se t\u00eb dremiste, lutej gjat\u00eb ose hidhte n\u00eb let\u00ebr frytin e meditimeve t\u00eb tij me Shkrimet e frym\u00ebzuara.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Me gjith\u00eb kujdesin e madh q\u00eb kishte gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve p\u00ebr t\u2019i ruajtur virtytet e tij nga syt\u00eb e njer\u00ebzve, kur Per\u00ebndia gjykoi se kishte ardhur koha q\u00eb t\u00eb transmetonte tek t\u00eb tjer\u00ebt drit\u00ebn q\u00eb kishte fituar p\u00ebr nd\u00ebrtimin e Kish\u00ebs, Ai d\u00ebrgoi te Joani nj\u00eb murg t\u00eb ri, me emrin Moisi, i cili fal\u00eb nd\u00ebrhyrjes s\u00eb asket\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, arriti ta mposhtte rezistenc\u00ebn e njeriut t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb dhe t\u00eb pranohej si dishepulli i tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nj\u00eb dit\u00eb, kur Moisiu kishte shkuar t\u00eb k\u00ebrkonte diku larg tok\u00eb p\u00ebr kopshtin e tyre t\u00eb vog\u00ebl dhe ishte shtrir\u00eb n\u00ebn nj\u00eb shk\u00ebmb t\u00eb madh p\u00ebr t\u2019u \u00e7lodhur, Joani pati n\u00eb qelin\u00eb e vet nj\u00eb zbulim, se dishepulli i tij ndodhej n\u00eb rrezik. Filloi t\u00eb lutej dhe kur Moisiu u kthye n\u00eb mbr\u00ebmje, i tregoi se kur po flinte, papritur kishte d\u00ebgjuar z\u00ebrin e jerondit t\u00eb tij ta th\u00ebrriste, n\u00eb \u00e7astin kur shk\u00ebmbi u shk\u00ebput dhe p\u00ebr pak do ta shtypte posht\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Lutja e Joanit kishte gjithashtu edhe fuqin\u00eb t\u00eb sh\u00ebronte plag\u00ebt e dukshme e t\u00eb padukshme. K\u00ebshtu, ai \u00e7liroi nj\u00eb murg nga demoni i epshit, i cili e kishte shtyr\u00eb n\u00eb zem\u00ebrl\u00ebshim. Nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr ai b\u00ebri t\u00eb binte shi. Por Per\u00ebndia shfaqi Hirin e tij tek ai kryesisht me dhuntin\u00eb e m\u00ebsimdh\u00ebnies shpirt\u00ebrore. Duke u bazuar n\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn personale, i m\u00ebsonte lirsh\u00ebm ata q\u00eb e k\u00ebrkonin, rreth kurtheve q\u00eb u ngrihen murgjve n\u00eb luft\u00ebn q\u00eb b\u00ebjn\u00eb kund\u00ebr pasioneve dhe kund\u00ebr princit t\u00eb k\u00ebsaj bote.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">M\u00ebsimdh\u00ebnia e tij nxiti edhe xhelozin\u00eb e disave, q\u00eb shpif\u00ebn p\u00ebr shenjtin, duke e konsideruar si llafazan dhe kryelart\u00eb. Megjith\u00ebse nd\u00ebrgjegjen e kishte t\u00eb paqt\u00eb, Joani nuk k\u00ebrkoi t\u00eb justifikohej, dhe q\u00eb t\u00eb mos linte asnj\u00eb pretekst p\u00ebr ata, e nd\u00ebrpreu m\u00ebsimdh\u00ebnien p\u00ebr nj\u00eb vit t\u00eb t\u00ebr\u00eb, i bindur se ia vlente m\u00eb mir\u00eb t\u00eb mbante nj\u00eb paragjykim t\u00eb leht\u00eb, sesa t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsonte fyerjen e t\u00eb k\u00ebqijve. T\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt e shkret\u00ebtir\u00ebs pat\u00ebn dobi nga heshtja e tij dhe nga kjo prov\u00eb p\u00ebrul\u00ebsie, dhe me k\u00ebrkes\u00ebn e shpif\u00ebsve q\u00eb u penduan, pranoi t\u00eb priste p\u00ebrs\u00ebri vizitor\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">I mbushur me t\u00eb gjitha virtytet e veprimit dhe soditjes dhe si arriti n\u00eb maj\u00ebn e shkall\u00ebs s\u00eb shenjt\u00eb me fitoren e t\u00eb gjitha pasioneve t\u00eb njeriut t\u00eb vjet\u00ebr, Joani rrezatonte si yll n\u00eb gadishullin e Sinait dhe t\u00eb gjith\u00eb e admironin. Megjithat\u00eb, ai e konsideronte veten ende si fillestar dhe i etur p\u00ebr t\u00eb mbledhur shembuj t\u00eb jet\u00ebs engj\u00ebllore, nd\u00ebrmori nj\u00eb udh\u00ebtim n\u00eb manastire t\u00eb ndryshme t\u00eb Egjiptit. Vizitoi n\u00eb ve\u00e7anti shum\u00eb manastire kinovi n\u00eb krahin\u00ebn e Aleksandris\u00eb, nj\u00eb qiell tok\u00ebsor i v\u00ebrtet\u00eb, i cili drejtohej nga nj\u00eb bari i mrekulluesh\u00ebm, q\u00eb kishte dallueshm\u00ebri t\u00eb pal\u00ebkundur.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ky komunitet ishte i mbledhur te Zoti me nj\u00eb dashuri t\u00eb till\u00eb, pa asnj\u00eb gjurm\u00eb familjariteti dhe fjale t\u00eb kot\u00eb, aq sa murgjit zor se kishin nevoj\u00eb p\u00ebr qortimet e igumenit t\u00eb tyre, por e nxisnin nj\u00ebri-tjetrin n\u00eb vigjilenc\u00eb gati hyjnore. Nga t\u00eb gjitha virtytet e tyre, m\u00eb e admirueshmja sipas Joanit, ishte se ushtroheshin q\u00eb t\u00eb mos e plagosnin n\u00eb asgj\u00eb nd\u00ebrgjegjen e ndonj\u00ebrit v\u00eblla (IV,15-17). Ai pati tep\u00ebr dobi nga vizita q\u00eb b\u00ebri n\u00eb nj\u00eb metokio t\u00eb po atij manastiri, q\u00eb quhej \u2018burgu\u2019, ku jetonin n\u00eb asketiz\u00ebm t\u00eb tejskajsh\u00ebm dhe n\u00eb demonstrimet m\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb pendimit, murgj q\u00eb kishin m\u00ebkatuar r\u00ebnd\u00eb t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrpiqeshin q\u00eb t\u00eb fitonin n\u00ebp\u00ebrmjet veprave t\u00eb tyre faljen nga Per\u00ebndia. Pa iu dukur e v\u00ebshtir\u00eb dhe e padurueshme, ky burg ishte n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt p\u00ebr shenjtin nj\u00eb model i jet\u00ebs monakale.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u201cN\u00eb fakt, shpirti q\u00eb humbi besimin e par\u00eb, q\u00eb e theu vul\u00ebn e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb tij dhe q\u00eb b\u00ebri \u00e7\u2019t\u00eb donte me thesaret e hirit, q\u00eb u b\u00eb i huaj p\u00ebr ngush\u00ebllimet hyjnore, q\u00eb e shkeli aleanc\u00ebn me Zotin, dhe q\u00eb u plagos dhe u hidh\u00ebrua me kujtimin e gjith\u00eb k\u00ebtyre gj\u00ebrave, ky shpirt, po them, jo vet\u00ebm q\u00eb do t\u00eb n\u00ebnshtrohet me vullnetin e tij te k\u00ebto mundime, por do t\u00eb jet\u00eb fort i vendosur t\u00eb vdiste n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb per\u00ebndishme n\u00ebp\u00ebrmjet asketizmit, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb qoft\u00eb se do t\u2019i mbetej ende nj\u00eb shk\u00ebndij\u00eb dashurie dhe frike p\u00ebr Zotin\u201d (V, 24).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pas dyzet vjet\u00ebve q\u00ebndrimi n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb, si nj\u00eb tjet\u00ebr Moisi, ai u ngarkua nga Per\u00ebndia t\u00eb merrte drejtimin e k\u00ebtij Izraeli t\u00eb ri dhe u b\u00eb igumen i manastirit, rr\u00ebz\u00eb malit t\u00eb shenjt\u00eb. Tregohet se dit\u00ebn e fron\u00ebzimit t\u00eb tij ishin t\u00eb pranish\u00ebm 600 pelegrin\u00eb dhe nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ishin t\u00eb ulur p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb, pan\u00eb mes tyre edhe profetin Moisi, veshur me tunik\u00eb t\u00eb bardh\u00eb, q\u00eb shkonte e vinte dhe u jepte me autoritet urdhra kuzhinier\u00ebve, ikonom\u00ebve, p\u00ebrgjegj\u00ebsve t\u00eb rezervave dhe t\u00eb tjer\u00ebve.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pasi dep\u00ebrtoi n\u00eb err\u00ebsir\u00ebn mistike t\u00eb soditjes, ky Moisi i ri kishte hyr\u00eb n\u00eb sekretet e Ligjit shpirt\u00ebror dhe, duke zbritur nga mali, duke mos pasur pasion, me fytyr\u00eb t\u00eb lavd\u00ebruar nga Hiri, ai u b\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb Bariu, mjeku dhe m\u00ebsuesi shpirt\u00ebror, i cili, duke mbajtur n\u00eb veten e tij librin e shkruar nga Per\u00ebndia, nuk kishte nevoj\u00eb p\u00ebr libra t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb t\u2019u m\u00ebsonte murgjve shkenc\u00ebn e shkencave dhe artin e arteve.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Igumeni i Raithos\u00eb, i cili kishte t\u00eb nj\u00ebjtin em\u00ebr si Joani, dhe ishte informuar p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e mrekullueshme t\u00eb jet\u00ebs t\u00eb murgjve t\u00eb Sinait, i shkroi Joanit, duke i k\u00ebrkuar q\u00eb ta paraqiste at\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb metodike dhe t\u00eb shkurt\u00ebr, t\u00eb nevojshme p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrqafuar jet\u00ebn engj\u00ebllore me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb fitojn\u00eb shp\u00ebtimin. Joani, q\u00eb nuk dinte t\u00eb kund\u00ebrshtonte, shkroi at\u00ebher\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn e tij, \u201cTabelat e Ligjit shpirt\u00ebror\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ai e paraqiti k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb Shkall\u00eb me tridhjet\u00eb grad\u00eb, ashtu si Jakovi q\u00eb pa dikur tek prehej (Gjen. 28.12). N\u00eb k\u00ebt\u00eb esenc\u00eb orthodhokse t\u00eb jet\u00ebs shpirt\u00ebrore, e cila mbetet nd\u00ebr shekuj udh\u00ebrr\u00ebfyesi i shk\u00eblqyer i jet\u00ebs engj\u00ebllore si p\u00ebr murgjit ashtu edhe p\u00ebr laik\u00ebt, Sh\u00ebn Joani nuk krijon rregulla, por p\u00ebrmes k\u00ebshillave praktike, detajeve t\u00eb zgjedhura me men\u00e7uri, me aforizma e enigma, shpesh edhe me humor, e fut shpirtin n\u00eb betej\u00ebn shpirt\u00ebrore dhe n\u00eb dallueshm\u00ebrin\u00eb e mendimeve. Fjala e tij e shkurt\u00ebr, e dendur dhe e mpreht\u00eb, dep\u00ebrton, si nj\u00eb shpat\u00eb, deri n\u00eb thell\u00ebsi t\u00eb shpirtit, duke prer\u00eb pa kompromis \u00e7do vet\u00ebp\u00eblqim dhe duke shkuar deri n\u00eb rr\u00ebnj\u00ebt e hipokrizis\u00eb e egoizmit. Duke i ngjar\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb sh\u00ebn Grigorit n\u00eb fush\u00ebn e teologjis\u00eb, kjo fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb Ungjilli i v\u00ebn\u00eb n\u00eb praktik\u00eb, q\u00eb i drejton me siguri ata q\u00eb e mbushin shpirtin gjat\u00eb leximit k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebs t\u00eb tij, deri n\u00eb port\u00ebn e qiellit ku na pret Krishti.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb fundin e dit\u00ebve t\u00eb tij, i lumuri Joan caktoi q\u00eb t\u00eb drejtonte manastirin v\u00ebllain e tij Gjergjin, i cili edhe ai kishte p\u00ebrqafuar q\u00eb n\u00eb fillim jet\u00ebn hezikaste. N\u00eb prag t\u00eb vdekjes, Gjergji i tha Joanit: \u201cK\u00ebshtu po m\u00eb braktis dhe po ik\u00ebn! Megjithat\u00eb u luta q\u00eb t\u00eb m\u00eb d\u00ebrgosh mua t\u00eb parin tek Zoti, sepse pa ty, nuk mund ta kullos k\u00ebt\u00eb komunitet.\u201d Por Joani e qet\u00ebsoi dhe i tha: \u201cMos u pik\u00ebllo dhe mos u shqet\u00ebso. N\u00ebse gjen hir para Per\u00ebndis\u00eb, nuk do t\u00eb t\u00eb l\u00eb ta mbyll\u00ebsh vitin dhe do vish pas meje.\u201d Dhe me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, dhjet\u00eb muaj pas prehjes s\u00eb Joanit, Gjergji u largua drejt Zotit.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"lazyload aligncenter\" src=\"data:image\/svg+xml,%3Csvg%20xmlns%3D%27http%3A%2F%2Fwww.w3.org%2F2000%2Fsvg%27%20width%3D%27505%27%20height%3D%27518%27%20viewBox%3D%270%200%20505%20518%27%3E%3Crect%20width%3D%27505%27%20height%3D%27518%27%20fill-opacity%3D%220%22%2F%3E%3C%2Fsvg%3E\" data-orig-src=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51986175083_18d874892f_b.jpg\" width=\"505\" height=\"518\" \/><\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"i-2\"><\/span><strong>* * * *<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"Oshenar_Iliri_ne_Mirsion\"><\/span><strong>Osh\u00ebnar Iliri n\u00eb Mirsion<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Omologjet Nikita. Ati yn\u00eb osh\u00ebnar Nikita lindi n\u00eb Qesari t\u00eb Bitinis\u00eb, af\u00ebr Prus\u00ebs. E \u00ebma i vdiq tet\u00eb dit\u00eb pas lindjes s\u00eb tij dhe djalin e p\u00ebrkushtuan te Per\u00ebndia, si t\u00eb ishte nj\u00eb Samuel i ri. Ai u caktua t\u2019i sh\u00ebrbente Kish\u00ebs nga i ati, Fillareti, q\u00eb u b\u00eb edhe vet\u00eb murg. Episkopi i qytetit e mori pran\u00eb p\u00ebr t\u2019i m\u00ebsuar Shkrimin e Shenjt\u00eb dhe<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":58711,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51985108292_06427e5bee_b.jpg","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[372],"tags":[2103,2101],"class_list":["post-58706","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shenjtoret-e-dites","tag-leximet-e-dites","tag-shenjtori-i-dites"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>- 03 Prill - Omologjet Nikita. Osh\u00ebnar Josif Himnografi. D\u00ebshmor Elpidofori. Osh\u00ebnar Iliri n\u00eb Mirsion. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/03\/03-prill-omologjet-nikita-oshenar-josif-himnografi-deshmor-elpidofori-oshenar-iliri-ne-mirsion\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"- 03 Prill - Omologjet Nikita. Osh\u00ebnar Josif Himnografi. D\u00ebshmor Elpidofori. Osh\u00ebnar Iliri n\u00eb Mirsion. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Omologjet Nikita. Ati yn\u00eb osh\u00ebnar Nikita lindi n\u00eb Qesari t\u00eb Bitinis\u00eb, af\u00ebr Prus\u00ebs. E \u00ebma i vdiq tet\u00eb dit\u00eb pas lindjes s\u00eb tij dhe djalin e p\u00ebrkushtuan te Per\u00ebndia, si t\u00eb ishte nj\u00eb Samuel i ri. Ai u caktua t\u2019i sh\u00ebrbente Kish\u00ebs nga i ati, Fillareti, q\u00eb u b\u00eb edhe vet\u00eb murg. Episkopi i qytetit e mori pran\u00eb p\u00ebr t\u2019i m\u00ebsuar Shkrimin e Shenjt\u00eb dhe\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/03\/03-prill-omologjet-nikita-oshenar-josif-himnografi-deshmor-elpidofori-oshenar-iliri-ne-mirsion\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2025-04-02T22:02:51+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2025-04-03T20:22:47+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51985108292_06427e5bee_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51985108292_06427e5bee_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"16 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/03\/03-prill-omologjet-nikita-oshenar-josif-himnografi-deshmor-elpidofori-oshenar-iliri-ne-mirsion\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/03\/03-prill-omologjet-nikita-oshenar-josif-himnografi-deshmor-elpidofori-oshenar-iliri-ne-mirsion\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"&#8211; 03 Prill &#8211; Omologjet Nikita. Osh\u00ebnar Josif Himnografi. D\u00ebshmor Elpidofori. Osh\u00ebnar Iliri n\u00eb Mirsion.\",\"datePublished\":\"2025-04-02T22:02:51+00:00\",\"dateModified\":\"2025-04-03T20:22:47+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/03\/03-prill-omologjet-nikita-oshenar-josif-himnografi-deshmor-elpidofori-oshenar-iliri-ne-mirsion\/\"},\"wordCount\":3991,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/03\/03-prill-omologjet-nikita-oshenar-josif-himnografi-deshmor-elpidofori-oshenar-iliri-ne-mirsion\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51985108292_06427e5bee_b.jpg\",\"keywords\":[\"leximet e dites\",\"shenjtori i dites\"],\"articleSection\":[\"Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/03\/03-prill-omologjet-nikita-oshenar-josif-himnografi-deshmor-elpidofori-oshenar-iliri-ne-mirsion\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/03\/03-prill-omologjet-nikita-oshenar-josif-himnografi-deshmor-elpidofori-oshenar-iliri-ne-mirsion\/\",\"name\":\"- 03 Prill - Omologjet Nikita. Osh\u00ebnar Josif Himnografi. D\u00ebshmor Elpidofori. Osh\u00ebnar Iliri n\u00eb Mirsion. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/03\/03-prill-omologjet-nikita-oshenar-josif-himnografi-deshmor-elpidofori-oshenar-iliri-ne-mirsion\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/03\/03-prill-omologjet-nikita-oshenar-josif-himnografi-deshmor-elpidofori-oshenar-iliri-ne-mirsion\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51985108292_06427e5bee_b.jpg\",\"datePublished\":\"2025-04-02T22:02:51+00:00\",\"dateModified\":\"2025-04-03T20:22:47+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/03\/03-prill-omologjet-nikita-oshenar-josif-himnografi-deshmor-elpidofori-oshenar-iliri-ne-mirsion\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/03\/03-prill-omologjet-nikita-oshenar-josif-himnografi-deshmor-elpidofori-oshenar-iliri-ne-mirsion\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/03\/03-prill-omologjet-nikita-oshenar-josif-himnografi-deshmor-elpidofori-oshenar-iliri-ne-mirsion\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51985108292_06427e5bee_b.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51985108292_06427e5bee_b.jpg\",\"width\":\"662\",\"height\":\"960\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/03\/03-prill-omologjet-nikita-oshenar-josif-himnografi-deshmor-elpidofori-oshenar-iliri-ne-mirsion\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8211; 03 Prill &#8211; Omologjet Nikita. Osh\u00ebnar Josif Himnografi. D\u00ebshmor Elpidofori. Osh\u00ebnar Iliri n\u00eb Mirsion.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"- 03 Prill - Omologjet Nikita. Osh\u00ebnar Josif Himnografi. D\u00ebshmor Elpidofori. Osh\u00ebnar Iliri n\u00eb Mirsion. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/03\/03-prill-omologjet-nikita-oshenar-josif-himnografi-deshmor-elpidofori-oshenar-iliri-ne-mirsion\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"- 03 Prill - Omologjet Nikita. Osh\u00ebnar Josif Himnografi. D\u00ebshmor Elpidofori. Osh\u00ebnar Iliri n\u00eb Mirsion. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"Omologjet Nikita. Ati yn\u00eb osh\u00ebnar Nikita lindi n\u00eb Qesari t\u00eb Bitinis\u00eb, af\u00ebr Prus\u00ebs. E \u00ebma i vdiq tet\u00eb dit\u00eb pas lindjes s\u00eb tij dhe djalin e p\u00ebrkushtuan te Per\u00ebndia, si t\u00eb ishte nj\u00eb Samuel i ri. Ai u caktua t\u2019i sh\u00ebrbente Kish\u00ebs nga i ati, Fillareti, q\u00eb u b\u00eb edhe vet\u00eb murg. Episkopi i qytetit e mori pran\u00eb p\u00ebr t\u2019i m\u00ebsuar Shkrimin e Shenjt\u00eb dhe","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/03\/03-prill-omologjet-nikita-oshenar-josif-himnografi-deshmor-elpidofori-oshenar-iliri-ne-mirsion\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2025-04-02T22:02:51+00:00","article_modified_time":"2025-04-03T20:22:47+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51985108292_06427e5bee_b.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_image":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51985108292_06427e5bee_b.jpg","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"16 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/03\/03-prill-omologjet-nikita-oshenar-josif-himnografi-deshmor-elpidofori-oshenar-iliri-ne-mirsion\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/03\/03-prill-omologjet-nikita-oshenar-josif-himnografi-deshmor-elpidofori-oshenar-iliri-ne-mirsion\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"&#8211; 03 Prill &#8211; Omologjet Nikita. Osh\u00ebnar Josif Himnografi. D\u00ebshmor Elpidofori. Osh\u00ebnar Iliri n\u00eb Mirsion.","datePublished":"2025-04-02T22:02:51+00:00","dateModified":"2025-04-03T20:22:47+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/03\/03-prill-omologjet-nikita-oshenar-josif-himnografi-deshmor-elpidofori-oshenar-iliri-ne-mirsion\/"},"wordCount":3991,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/03\/03-prill-omologjet-nikita-oshenar-josif-himnografi-deshmor-elpidofori-oshenar-iliri-ne-mirsion\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51985108292_06427e5bee_b.jpg","keywords":["leximet e dites","shenjtori i dites"],"articleSection":["Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/03\/03-prill-omologjet-nikita-oshenar-josif-himnografi-deshmor-elpidofori-oshenar-iliri-ne-mirsion\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/03\/03-prill-omologjet-nikita-oshenar-josif-himnografi-deshmor-elpidofori-oshenar-iliri-ne-mirsion\/","name":"- 03 Prill - Omologjet Nikita. Osh\u00ebnar Josif Himnografi. D\u00ebshmor Elpidofori. Osh\u00ebnar Iliri n\u00eb Mirsion. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/03\/03-prill-omologjet-nikita-oshenar-josif-himnografi-deshmor-elpidofori-oshenar-iliri-ne-mirsion\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/03\/03-prill-omologjet-nikita-oshenar-josif-himnografi-deshmor-elpidofori-oshenar-iliri-ne-mirsion\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51985108292_06427e5bee_b.jpg","datePublished":"2025-04-02T22:02:51+00:00","dateModified":"2025-04-03T20:22:47+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/03\/03-prill-omologjet-nikita-oshenar-josif-himnografi-deshmor-elpidofori-oshenar-iliri-ne-mirsion\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/03\/03-prill-omologjet-nikita-oshenar-josif-himnografi-deshmor-elpidofori-oshenar-iliri-ne-mirsion\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/03\/03-prill-omologjet-nikita-oshenar-josif-himnografi-deshmor-elpidofori-oshenar-iliri-ne-mirsion\/#primaryimage","url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51985108292_06427e5bee_b.jpg","contentUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51985108292_06427e5bee_b.jpg","width":"662","height":"960"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/04\/03\/03-prill-omologjet-nikita-oshenar-josif-himnografi-deshmor-elpidofori-oshenar-iliri-ne-mirsion\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8211; 03 Prill &#8211; Omologjet Nikita. Osh\u00ebnar Josif Himnografi. D\u00ebshmor Elpidofori. Osh\u00ebnar Iliri n\u00eb Mirsion."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58706","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=58706"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58706\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":63842,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58706\/revisions\/63842"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/58711"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=58706"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=58706"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=58706"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}