{"id":58576,"date":"2025-03-23T00:02:29","date_gmt":"2025-03-22T23:02:29","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=58576"},"modified":"2025-03-13T20:42:47","modified_gmt":"2025-03-13T19:42:47","slug":"23-mars-deshmor-nikoni-e-199-nxenesit-e-tij-oshenar-deshmor-i-ri-llukai-hierodeshmor-i-ri-grigori","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/23\/23-mars-deshmor-nikoni-e-199-nxenesit-e-tij-oshenar-deshmor-i-ri-llukai-hierodeshmor-i-ri-grigori\/","title":{"rendered":"&#8211; 23 Mars &#8211; Mrekullia E Grurit Nga Sh\u00ebn Theodhori. D\u00ebshmor Nikoni e 199 nx\u00ebn\u00ebsit e tij. Osh\u00ebnar D\u00ebshmor i ri Llukai. Hierod\u00ebshmor i ri Grigori."},"content":{"rendered":"<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"Mrekullia_E_Grurit_Nga_Shen_Theodhori\"><\/span><strong>Mrekullia E Grurit Nga Sh\u00ebn Theodhori<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">M\u00eb 361, Julian Apostati po p\u00ebrpiqej, me sa kishte n\u00eb dor\u00eb, t\u00eb rivendoste zakonet pagane. Duke e ditur se t\u00eb krishter\u00ebt e kishin zakon t\u00eb shenjt\u00ebronin veten e tyre gjat\u00eb Jav\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Kreshm\u00ebve t\u00eb M\u00ebdha me lutje dhe kreshm\u00eb, tirani i lig i tha prefektit t\u00eb Konstandinopoj\u00ebs t\u00eb sp\u00ebrkaste t\u00eb gjitha ushqimet q\u00eb shiteshin n\u00eb treg me gjakun e kafsh\u00ebve t\u00eb sakrifikuara p\u00ebr per\u00ebndit\u00eb pagane. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, asnj\u00eb njeri n\u00eb qytet nuk do t\u2019i shp\u00ebtonte dot ndotjes s\u00eb idhujtaris\u00eb. Por Per\u00ebndia i t\u00eb krishter\u00ebve nuk e braktisi popullin e Tij t\u00eb zgjedhur. Ai d\u00ebrgoi sh\u00ebrb\u00ebtorin e Tij, Theodhorin, p\u00ebr t\u00eb turp\u00ebruar tiranin. Sh\u00ebn Theodhori iu shfaq n\u00eb nj\u00eb vizion patriarkut Evdhoks (360-364) dhe e informoi p\u00ebr \u00e7ka ndodhte dhe se duhej t\u00eb urdh\u00ebronte t\u00eb krishter\u00ebt t\u00eb mos blinin ushqim n\u00eb treg, por, n\u00eb vend t\u00eb tyre, t\u00eb hanin koliva, grur\u00eb t\u00eb zier. K\u00ebshtu, fal\u00eb nd\u00ebrhyrjes s\u00eb martirit t\u00eb shenjt\u00eb, Theodhorit, populli i krishter\u00eb u ruajt i pacenuar nga ndotja e idhujtaris\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kisha ka caktuar p\u00ebrkujtimin e k\u00ebsaj mrekullie t\u00eb shtun\u00ebn e par\u00eb t\u00eb Kreshm\u00ebs s\u00eb Madhe, p\u00ebr t\u2019u kujtuar besimtar\u00ebve se kreshmimi dhe p\u00ebrkorja kan\u00eb fuqin\u00eb p\u00ebr t\u00eb pastruar t\u00eb gjitha njollat e m\u00ebkatit.<\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"i\"><\/span><strong>* * * * *<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"Nga_Jeta_E_Shen_Theodhorit\"><\/span><strong>Nga Jeta E Sh\u00ebn Theodhorit<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ky martir i madh dhe i shenjt\u00eb i Krishtit e kishte origjin\u00ebn nga Amasia e Pontit dhe ishte nj\u00eb legjionar romak n\u00eb koh\u00ebn e persekutimit t\u00eb madh t\u00eb Maksimianit (rreth 303). Ishte i krishter\u00eb q\u00eb prej f\u00ebmij\u00ebris\u00eb, por e mbante t\u00eb fsheht\u00eb besimin e tij, jo nga frika, por sepse nuk kishte marr\u00eb ende nj\u00eb shenj\u00eb nga Per\u00ebndia p\u00ebr ta paraqitur veten p\u00ebr martirizim. Nd\u00ebrsa kohorta e tij ishte vendosur pran\u00eb qytetit t\u00eb Efkait\u00ebs (Helenoponti), m\u00ebsoi se njer\u00ebzit e asaj krahine kishin frik\u00eb nga nj\u00eb bish\u00eb, q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb streh\u00eb n\u00eb pyllin atje pran\u00eb. E kuptoi se n\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje fshihej p\u00ebrgjigjja q\u00eb Per\u00ebndia do t\u2019i jepte, n\u00ebse kishte ardhur koha ose jo q\u00eb t\u00eb martirizohej. Ndaj shkoi thell\u00eb n\u00eb pyll, ku gjeti nj\u00eb fshat t\u00eb shkretuar, banorja e vetme e t\u00eb cilit ishte Efsevia, nj\u00eb princesh\u00eb e krishter\u00eb, e cila i tregoi se ku strehohej bisha. Theodhori e gjeti dhe, pasi u armatos me shenj\u00ebn e Kryqit t\u00eb shenjt\u00eb, e gjuajti me shtiz\u00ebn e tij bish\u00ebn q\u00eb ul\u00ebrinte e t\u00ebrbuar dhe e vrau.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">I bindur se tashm\u00eb, me an\u00eb t\u00eb hirit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, ishte gati p\u00ebr t\u00eb fituar edhe mbi dragoin shpirt\u00ebror, Djallin, si\u00e7 kishte b\u00ebr\u00eb me bish\u00ebn e dukshme, sh\u00ebn Theodhori u kthye n\u00eb kamp, i gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb pohuar besimin e tij. Kur komandanti i kohort\u00ebs s\u00eb tij urdh\u00ebroi q\u00eb t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb sakrific\u00eb p\u00ebr zotat e perandoris\u00eb, Theodhori q\u00ebndroi n\u00eb tend\u00ebn e tij. \u201cUn\u00eb jam i krishter\u00eb\u201d, i tha ai skuadr\u00ebs q\u00eb erdhi p\u00ebr ta k\u00ebrkuar. \u201cUn\u00eb adhuroj vet\u00ebm Krishtin. Ai \u00ebsht\u00eb mbreti q\u00eb un\u00eb i sh\u00ebrbej dhe vet\u00ebm Atij jam gati t\u2019i ofroj therore\u201d. Pasi i b\u00ebn\u00eb pyetje me djall\u00ebzi, ata e lan\u00eb p\u00ebr t\u00eb pyetur edhe ushtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb krishter\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Theodhori, duke marr\u00eb zem\u00ebr prej zjarrit t\u00eb zellit hyjnor, i nxiti edhe t\u00eb krishter\u00ebt e tjer\u00eb q\u00eb ta shfaqnin veten e tyre t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr Krishtin, i Cili i kishte zgjedhur ata ushtar\u00eb n\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb e Tij qiellore. At\u00eb nat\u00eb ai shkoi n\u00eb tempullin pagan dhe shkat\u00ebrroi altarin e Reas, n\u00ebn\u00ebs s\u00eb zotave, duke e b\u00ebr\u00eb copa-copa. E kap\u00ebn teksa po b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb veprim dhe e \u00e7uan te guvernatori Publius.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb Efkaita u b\u00eb trazir\u00eb e madhe kur u m\u00ebsua p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje, por Theodhori iu p\u00ebrgjigj me qet\u00ebsi guvernatorit, duke i treguar absurditetin e t\u00eb besuarit se nj\u00eb cop\u00eb e vog\u00ebl druri, q\u00eb ishte djegur n\u00eb pak minuta, ishte nj\u00eb hyjni. Kur e k\u00ebrc\u00ebnuan me tortura t\u00eb frikshme, shenjtori u p\u00ebrgjigj: \u201cK\u00ebrc\u00ebnimet tuaja nuk m\u00eb frik\u00ebsojn\u00eb, sepse, n\u00eb mes t\u00eb k\u00ebtyre torturave, fuqia e Krishtit do t\u00eb jet\u00eb g\u00ebzim dhe ngaz\u00ebllim p\u00ebr mua\u201d. Duke k\u00ebrc\u00ebllitur dh\u00ebmb\u00ebt nga inati, guvernatori e futi n\u00eb nj\u00eb burg t\u00eb err\u00ebt. At\u00eb nat\u00eb Krishti iu shfaq n\u00eb burg sh\u00ebrb\u00ebtorit t\u00eb tij besnik dhe i premtoi se Hiri i Tij do t\u00eb ishte ushqimi, pija, g\u00ebzimi dhe mbrojtja e tij. I ngush\u00eblluar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, Theodhori i psali t\u00ebr\u00eb nat\u00ebn himne Per\u00ebndis\u00eb s\u00eb bashku me engj\u00ebjt, aq sa rojat menduan se kishte edhe t\u00eb krishter\u00eb t\u00eb tjer\u00eb aty brenda edhe pse dyert e burgut ishin t\u00eb mbyllura. Kur i ofruan buk\u00eb dhe uj\u00eb, Theodhori i refuzoi duke th\u00ebn\u00eb se Krishti i kishte premtuar atij ushqim prej qiellit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur mb\u00ebrriti te Publiusi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, atij i ofruan nj\u00eb post t\u00eb lart\u00eb prift\u00ebror t\u00eb idhujve, por shenjti qeshi dhe e siguroi guvernatorin se ishte gati t\u00eb vdiste p\u00ebr hir t\u00eb dashuris\u00eb p\u00ebr Krishtin. At\u00ebher\u00eb e var\u00ebn nga thembrat dhe trupin ia \u00e7an\u00eb me thonj hekuri. Por kur pan\u00eb q\u00ebndres\u00ebn e pathyeshme t\u00eb shenjtorit, torturuesit e kuptuan se lodheshin m\u00eb kot dhe guvernatori, duke par\u00eb vendosm\u00ebrin\u00eb e tij e duke pasur frik\u00eb shembullin e tij, q\u00eb do t\u00eb inkurajonte edhe t\u00eb krishter\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, e d\u00ebnoi me vdekje.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur mb\u00ebrrit\u00ebn te turra e druve, martiri i hoqi vet\u00eb rrobat dhe iu lut nxeht\u00ebsisht Per\u00ebndis\u00eb, q\u00eb t\u2019i forconte edhe martir\u00ebt e tjer\u00eb. Ai shkoi vet\u00eb drejt flak\u00ebve, q\u00eb e rrethuan por nuk e prek\u00ebn, sikur donin t\u00eb tregonin me k\u00ebt\u00eb bindjen e tyre. N\u00eb mes t\u00eb atij rrethi triumfal sh\u00ebn Theodhori ia dha frym\u00ebn Per\u00ebndis\u00eb, duke e fal\u00ebnderuar At\u00eb. Efsevia shpres\u00ebtare bleu trupin e tij dhe e \u00e7oi n\u00eb Efkaita. Aty u nd\u00ebrtua nj\u00eb kish\u00eb p\u00ebr nder t\u00eb sh\u00ebn Theodhorit, ku pelegrin\u00ebt e shumt\u00eb fitonin sh\u00ebndetin e shpirtit dhe t\u00eb trupit, duke u lutur me bes\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sh\u00ebn Theodhor Tironi p\u00ebrve\u00e7 mrekullis\u00eb grurit, kreu edhe shum\u00eb mrekulli t\u00eb tjera p\u00ebr ata q\u00eb i luteshin me bes\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nj\u00eb dit\u00eb, duke shk\u00eblqyer mbi nj\u00eb kal\u00eb t\u00eb bardh\u00eb, ai iu shfaq nj\u00eb vejushe t\u00eb varf\u00ebr dhe i solli djalin e saj t\u00eb vet\u00ebm, q\u00eb ishte kapur rob prej sara\u00e7en\u00ebve. Ai i \u00e7onte shpesh n\u00eb vend t\u00eb sigurt shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb i zinte stuhia e tmerrshme; drejtonte hajdut\u00ebt n\u00eb pendim dhe shum\u00eb t\u00eb arratisur i ktheu p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb paqe pran\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb t\u00eb gjitha mrekullit\u00eb ky legjionar romak tregoi se \u00ebsht\u00eb mbrojt\u00ebs qiellor i t\u00eb krishter\u00ebve.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"i-2\"><\/span><strong>* * * * *<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"Deshmor_Nikoni_e_199_nxenesit_e_tij\"><\/span>D\u00ebshmor Nikoni e 199 nx\u00ebn\u00ebsit e tij.<span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ati yn\u00eb i shenjt\u00eb Nikon lindi n\u00eb shekullin e III-t\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e Napolit. I ati ishte pagan, nd\u00ebrsa e \u00ebma e krishter\u00eb. U fut n\u00eb ushtri, ku nj\u00eb dit\u00eb u p\u00ebrball me nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb rrezikshme. Iu kujtuan m\u00ebsimet e per\u00ebndishme t\u00eb n\u00ebn\u00ebs dhe thirri: \u201cZot, Jisu Krisht, ki m\u00ebshir\u00eb p\u00ebr mua!\u201d. I armatosur me shenj\u00ebn e kryqit hyri me guxim n\u00eb betej\u00eb, dhe doli fitimtar e i mbuluar me lavdi. Kur u kthye n\u00eb vendlindje, vizitoi n\u00ebn\u00ebn dhe ia tregoi ngjarjet q\u00eb i kishin ndodhur, si dhe d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shkuar q\u00eb t\u00eb pag\u00ebzohej n\u00eb Lindje n\u00eb burimin e Besimit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Dhe k\u00ebshtu b\u00ebri. Zbriti n\u00eb ishullin Hios, u izolua n\u00eb nj\u00eb mal dhe q\u00ebndroi n\u00eb kreshm\u00eb e lutje p\u00ebr nj\u00eb jave, q\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitej p\u00ebr pag\u00ebzimin e shenjt\u00eb. Nj\u00eb engj\u00ebll i Zotit iu shfaq dhe e udh\u00ebzoi t\u00eb zbriste n\u00eb liman. Atje gjeti nj\u00eb anije dhe shkoi me t\u00eb deri n\u00eb malin Ganos, n\u00eb Thrak\u00eb, ku takoi episkopin Theodhor t\u00eb Kizik\u00ebs, i cili b\u00ebnte jet\u00eb eremiti n\u00eb nj\u00eb shpell\u00eb n\u00eb mal.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Episkopi ishte informuar q\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara p\u00ebr ardhjen e tij, e mbajti pas vetes, duke i dh\u00ebn\u00eb m\u00ebsimet themelore t\u00eb besimit dhe e pag\u00ebzoi n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Trinis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb. Nikoni vendosi t\u00eb jetonte p\u00ebrgjithmon\u00eb atje ku p\u00ebrkujdesja e Per\u00ebndis\u00eb e kishte drejtuar. Pas tre vjet\u00ebsh Theodhori e dor\u00ebzoi prift dhe m\u00eb pas, kur erdhi koha t\u00eb thirrej nga Per\u00ebndia, i dha n\u00ebn drejtim 190 dishepujt q\u00eb ishin mbledhur rreth tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb Lindje kishte shp\u00ebrthyer at\u00ebher\u00eb Persekutimi i Decit (251) dhe kjo e detyroi Nikonin e dishepujt t\u00eb largoheshin q\u00eb aty. Pasi q\u00ebndruan p\u00ebr pak koh\u00eb n\u00eb Mitilini, arrit\u00ebn n\u00eb Itali, ku Nikoni mundi ta shikonte n\u00ebn\u00ebn e tij para se ajo t\u00eb vdiste.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Gjat\u00eb k\u00ebtij q\u00ebndrimi t\u00eb shkurt\u00ebr n\u00eb vendlindje, Nikoni pag\u00ebzoi edhe n\u00ebnt\u00eb bashkatdhetar\u00eb t\u00eb tij, t\u00eb cil\u00ebt braktis\u00ebn familjet p\u00ebr t\u2019u bashkuar me ushtrin\u00eb e t\u00eb 190-ve. T\u00eb dyqind murgjit shkuan n\u00eb Sicili, ku u vendos\u00ebn n\u00eb malin Taormina, n\u00eb rr\u00ebnojat e nj\u00eb nd\u00ebrtese t\u00eb vjet\u00ebr termale. Por q\u00ebndruan n\u00eb paqe vet\u00ebm p\u00ebr pak koh\u00eb, sepse prefekti pagan i Sicilis\u00eb, Kuintiani, kur mori vesh p\u00ebr pranin\u00eb e asket\u00ebve t\u00eb shenjt\u00eb, i kapi dhe i nxori p\u00ebrpara gjykat\u00ebs. Dishepujt e Nikonit, t\u00eb frym\u00ebzuar edhe nga fjal\u00ebt e atit t\u00eb tyre shpirt\u00ebror, refuzuan t\u2019u flijonin idhujve dhe rr\u00ebfyen fuqish\u00ebm Krishtin.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Prefekti urdh\u00ebroi t\u2019i rrihnin me kamxhik\u00eb prej deje kau dhe pastaj t\u2019u prisnin kokat. Trupat ua hodh\u00ebn n\u00eb furr\u00ebn e ndezur me k\u00ebt\u00eb rast t\u00eb qendr\u00ebs termale. Kur i erdhi radha Nikonit i shqyen gjymtyr\u00ebt dhe ushtar\u00ebt e dogj\u00ebn me pishtar\u00eb. Pastaj e lidh\u00ebn me rripa pas disa buajsh, t\u00eb cil\u00ebt e hodh\u00ebn n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrrosk\u00eb t\u00eb thell\u00eb. Pasi e nxor\u00ebn prej andej ende t\u00eb gjall\u00eb, i thyen nofullat me gur\u00eb, i pren\u00eb gjuh\u00ebn dhe n\u00eb fund edhe kok\u00ebn. Lipsanet e \u00e7muara t\u00eb sh\u00ebn Nikonit dhe t\u00eb shok\u00ebve t\u00eb tij u gjet\u00ebn m\u00eb von\u00eb nga episkopi i Mesinis\u00eb, Theodhosi, i cili nd\u00ebrtoi nj\u00eb kish\u00ebz p\u00ebr nder t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"lazyload aligncenter\" src=\"data:image\/svg+xml,%3Csvg%20xmlns%3D%27http%3A%2F%2Fwww.w3.org%2F2000%2Fsvg%27%20width%3D%27345%27%20height%3D%27721%27%20viewBox%3D%270%200%20345%20721%27%3E%3Crect%20width%3D%27345%27%20height%3D%27721%27%20fill-opacity%3D%220%22%2F%3E%3C%2Fsvg%3E\" data-orig-src=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51956641290_78a31c86b3_b.jpg\" width=\"345\" height=\"721\" \/><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * * * *<\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"Oshenar_Deshmor_i_ri_Llukai\"><\/span><strong>Osh\u00ebnar D\u00ebshmor i ri Llukai.<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sh\u00ebn Llukai lindi n\u00eb gjirin e nj\u00eb familjeje t\u00eb krishter\u00eb t\u00eb Adrianopoj\u00ebs. Pas vdekjes s\u00eb t\u00eb atit, kur s\u2019ishte as gjasht\u00eb vje\u00e7, e \u00ebma ia besoi edukimin e tij nj\u00eb tregtari grek t\u00eb Konstandinopoj\u00ebs. Kur ishte tremb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7 u p\u00ebrlesh me nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb turk. Kur pan\u00eb se po fitonte, turma e mbledhur u sul mbi t\u00eb me britma, duke e k\u00ebrc\u00ebnuar me vdekje. I frik\u00ebsuar, djali thirri at\u00ebher\u00eb: \u201cM\u00eb lini dhe do t\u00eb b\u00ebhem mysliman!\u201d. E \u00e7uan si sh\u00ebrb\u00ebtor te nj\u00eb turk i pasur dhe e rrethpren\u00eb. Me gjith\u00eb kujdesin e zot\u00ebrinjve t\u00eb tij dhe premtimet p\u00ebr karrier\u00eb, nd\u00ebrgjegjja e Llukait nuk gjeti prehje dhe i p\u00ebrbuzi t\u00eb gjitha k\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb, duke vajtuar fshehtazi se s\u2019mund t\u00eb shp\u00ebtonte nga ajo sht\u00ebpi dhe nga skllav\u00ebria e t\u00eb Ligut.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Megjithat\u00eb, arriti t\u2019i shprehte tutorit, me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb mesazhi, d\u00ebshir\u00ebn e tij p\u00ebr t\u00eb ikur dhe ai e d\u00ebrgoi si \u00e7\u00ebshtje te ambasada e Rusis\u00eb, duke shpresuar p\u00ebr ndihm\u00eb. Pasi t\u00eb gjitha tentativat p\u00ebr ta larguar d\u00ebshtuan, Llukai arriti t\u00eb arratisej dhe si nd\u00ebrroi rrobat q\u00eb kishte me veshje t\u00eb krishter\u00eb, u nis me nj\u00eb anije, q\u00eb e \u00e7oi n\u00eb Smirn\u00eb. Aty u rr\u00ebfye te nj\u00eb prift, i cili e k\u00ebshilloi t\u00eb shkonte n\u00eb Malin e Shenjt\u00eb, p\u00ebr t\u00eb gjetur atje udh\u00ebn e shp\u00ebtimit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Por, n\u00eb shumic\u00ebn e manastireve t\u00eb Malit t\u00eb Shenjt\u00eb ku shkoi, nuk e pranuan p\u00ebr shkak t\u00eb mosh\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb re. Duke mos gjetur paqen e shpirtit dhe i sulmuar nga shum\u00eb tundime, arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se, n\u00ebse s\u2019do t\u00eb gjente nj\u00eb vend t\u00eb favorsh\u00ebm p\u00ebr t\u2019u penduar n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, ku jetuan shum\u00eb shenjtor\u00eb, kjo tregonte se Per\u00ebndia k\u00ebrkonte nga ai sakrific\u00ebn e fundit, martirizimin, p\u00ebr t\u00eb fshir\u00eb fajin me gjak dhe p\u00ebr t\u00eb pastruar nd\u00ebrgjegjen.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ati shpirt\u00ebror i Skitit t\u00eb Sh\u00ebn An\u00ebs, t\u00eb cilit i tregoi planin, si pa mosh\u00ebn e tij t\u00eb re, nga frika se mos e mohonte besimin p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, u p\u00ebrpoq t\u2019i kthente mendjen, por m\u00eb kot. Vendosi at\u00ebher\u00eb ta sprovonte dhe i tha t\u00eb b\u00ebnte 800 metani n\u00eb dit\u00eb dhe t\u00eb ushqehej vet\u00ebm me buk\u00eb t\u00eb that\u00eb dhe uj\u00eb. Llukai iu n\u00ebnshtrua me g\u00ebzim k\u00ebtij kanoni, duke medituar vazhdimisht mbi vdekjen e lavdishme p\u00ebr Krishtin. Pasi mori p\u00ebrfundimisht bekimin p\u00ebr t\u2019u martirizuar, u vesh me Skim\u00ebn e Madhe dhe lundroi p\u00ebr n\u00eb Mitilini, bashk\u00eb me hieromonakun Visarion, i cili qe ngarkuar nga ati i tij shpirt\u00ebror ta shoq\u00ebronte dhe t\u2019i jepte zem\u00ebr deri n\u00eb \u00e7astin e fundit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sapo mb\u00ebrriti n\u00eb Mitilini, Llukai ndjeu g\u00ebzim t\u00eb pamas\u00eb n\u00eb zem\u00ebr dhe d\u00ebshira e madhe p\u00ebr t\u2019u martirizuar i rritej n\u00eb \u00e7do hap, duke menduar edhe betej\u00ebn e lavdishme q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara martiri i shenjt\u00eb Theodhor (17 shkurt). Pasi u p\u00ebrgatit n\u00eb nj\u00eb kish\u00eb fshati, me an\u00eb t\u00eb agripnive dhe Mistereve t\u00eb Shenjta, u vesh me rroba t\u00eb thjeshta mbi rason, u k\u00ebrkoi t\u00eb falur me lot prift\u00ebrinjve t\u00eb kish\u00ebs e shokut t\u00eb tij, dhe u paraqit n\u00eb gjykat\u00ebn lokale.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Por kjo p\u00ebrpjekje e par\u00eb d\u00ebshtoi dhe i riu u kthye te Visarioni i trishtuar, duke th\u00ebn\u00eb: \u201cAt\u00eb, zjarri i Krishtit nuk \u00ebsht\u00eb ndezur!\u201d. Mori zem\u00ebr dhe shkoi p\u00ebrs\u00ebri te Nazir agai dhe k\u00ebrkoi q\u00eb drejt\u00ebsia t\u00eb vihej n\u00eb vend p\u00ebr sa i p\u00ebrkiste rrethprerjes s\u00eb detyruar q\u00eb i kishin b\u00ebr\u00eb kur ishte f\u00ebmij\u00eb. U tall\u00ebn me t\u00eb, por ai i tregoi gjykat\u00ebsit se nuk e kishte humbur arsyen dhe se ishte gati t\u00eb p\u00ebrballonte pasojat e ligjit mysliman p\u00ebr nj\u00eb rast t\u00eb till\u00eb. E \u00e7uan t\u00eb shoq\u00ebruar deri te sht\u00ebpia e gjykat\u00ebsit, ku takoi episkopin e Mitilinit, t\u00eb cilin e kishin thirrur atje p\u00ebr shkak t\u00eb kthimit n\u00eb besimin e krishter\u00eb dhe arratisjen e nj\u00eb familjeje myslimane, ngjarje q\u00eb kishte provokuar t\u00ebrbimin e pushtuesve dhe i kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb krishter\u00ebt e ishullit t\u00eb jetonin n\u00ebn frik\u00ebn e nj\u00eb reprezaljeje t\u00eb p\u00ebrgjakshme. Llukai u p\u00ebrgjunj para hierarkut dhe i k\u00ebrkoi t\u00eb lutej p\u00ebr realizimin e d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Me gjith\u00eb rrezikun, episkopi b\u00ebri Paraklise n\u00eb t\u00eb gjitha kishat p\u00ebr sh\u00ebrb\u00ebtorin e Per\u00ebndis\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb krishter\u00ebt ishin n\u00eb ankth, Llukai vet\u00eb kishte besim dhe guxim kur doli para gjykat\u00ebs. Tri her\u00eb e mor\u00ebn n\u00eb pyetje dhe tregoi t\u00eb nj\u00ebjtin vendim t\u00eb pal\u00ebkundsh\u00ebm, q\u00eb t\u00eb d\u00ebnohej me d\u00ebnimin kapital, duke i p\u00ebrbuzur premtimet e kota t\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsive mishore nga ana e turqve. N\u00ebn frym\u00ebzimin e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb, gjeti citime nga Shkrimi i Shenjt\u00eb p\u00ebr t\u00eb hedhur posht\u00eb pretendimet e tyre, por persekutor\u00ebt i inatosi edhe mungesa e plot\u00eb e frik\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">E lan\u00eb p\u00ebr tri dit\u00eb n\u00eb burg, me shpres\u00ebn se do ndryshonte mendje, por kur e nxor\u00ebn p\u00ebrs\u00ebri para gjykat\u00ebsit, Llukai k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb ekzekutohej nj\u00eb or\u00eb me par\u00eb. Vendimi u dha dhe shenjtori shkoi n\u00eb vendin e ekzekutimit plot g\u00ebzim, sa nj\u00eb nga rojet e pyeti: \u201cN\u00eb dasm\u00eb po shkon, q\u00eb po nxiton k\u00ebshtu?\u201d. Pastaj k\u00ebrkoi nj\u00eb moment pushimi dhe u lut p\u00ebr t\u00eb krishter\u00ebt e ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr ata q\u00eb kishin qen\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb kthimin e tij. Ai i rr\u00ebfeu nj\u00eb besimtari q\u00eb ndodhej atje se kishte vet\u00ebm nj\u00eb breng\u00eb, q\u00eb nuk e kishin torturuar. Kur arriti te trek\u00ebmb\u00ebshi, me qet\u00ebsi i la t\u2019i vinin litarin n\u00eb qaf\u00eb dhe dor\u00ebzoi shpirtin n\u00eb duart e Per\u00ebndis\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">P\u00ebr tri dit\u00eb, gjat\u00eb t\u00eb cilave trupi mbeti i varur, pamja e tij nuk frik\u00ebsonte si\u00e7 ndodh zakonisht me t\u00eb d\u00ebnuarit, por dukej sikur flinte, plot hir hyjnor. Asnj\u00eb insekt s\u2019guxoi t\u2019i afrohej dhe prej tij buronte er\u00eb miro, duke d\u00ebshmuar k\u00ebshtu p\u00eblqimin q\u00eb shenjtori kishte gjetur pran\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. Pas tri dit\u00ebsh turqit lidh\u00ebn nj\u00eb gur trupit t\u00eb shenjtorit dhe e hodh\u00ebn aty ku deti ishte m\u00eb i thell\u00eb. Por, p\u00ebr \u00e7udin\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve, doli p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb sip\u00ebrfaqe, nd\u00ebrsa nj\u00eb stuhi e fort\u00eb k\u00ebrc\u00ebnonte anijen. Lipsani i tij i shenjt\u00eb doli n\u00eb breg, ku t\u00eb krishter\u00ebt e varros\u00ebn me ndere, pavar\u00ebsisht se agai e kishte ndaluar.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mrekullia E Grurit Nga Sh\u00ebn Theodhori M\u00eb 361, Julian Apostati po p\u00ebrpiqej, me sa kishte n\u00eb dor\u00eb, t\u00eb rivendoste zakonet pagane. Duke e ditur se t\u00eb krishter\u00ebt e kishin zakon t\u00eb shenjt\u00ebronin veten e tyre gjat\u00eb Jav\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Kreshm\u00ebve t\u00eb M\u00ebdha me lutje dhe kreshm\u00eb, tirani i lig i tha prefektit t\u00eb Konstandinopoj\u00ebs t\u00eb sp\u00ebrkaste t\u00eb gjitha ushqimet q\u00eb shiteshin n\u00eb treg me<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":58581,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51956350329_96950684a8_b.jpg","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[372],"tags":[2103,2101],"class_list":["post-58576","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shenjtoret-e-dites","tag-leximet-e-dites","tag-shenjtori-i-dites"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>- 23 Mars - Mrekullia E Grurit Nga Sh\u00ebn Theodhori. D\u00ebshmor Nikoni e 199 nx\u00ebn\u00ebsit e tij. Osh\u00ebnar D\u00ebshmor i ri Llukai. Hierod\u00ebshmor i ri Grigori. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/23\/23-mars-deshmor-nikoni-e-199-nxenesit-e-tij-oshenar-deshmor-i-ri-llukai-hierodeshmor-i-ri-grigori\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"- 23 Mars - Mrekullia E Grurit Nga Sh\u00ebn Theodhori. D\u00ebshmor Nikoni e 199 nx\u00ebn\u00ebsit e tij. Osh\u00ebnar D\u00ebshmor i ri Llukai. Hierod\u00ebshmor i ri Grigori. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Mrekullia E Grurit Nga Sh\u00ebn Theodhori M\u00eb 361, Julian Apostati po p\u00ebrpiqej, me sa kishte n\u00eb dor\u00eb, t\u00eb rivendoste zakonet pagane. Duke e ditur se t\u00eb krishter\u00ebt e kishin zakon t\u00eb shenjt\u00ebronin veten e tyre gjat\u00eb Jav\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Kreshm\u00ebve t\u00eb M\u00ebdha me lutje dhe kreshm\u00eb, tirani i lig i tha prefektit t\u00eb Konstandinopoj\u00ebs t\u00eb sp\u00ebrkaste t\u00eb gjitha ushqimet q\u00eb shiteshin n\u00eb treg me\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/23\/23-mars-deshmor-nikoni-e-199-nxenesit-e-tij-oshenar-deshmor-i-ri-llukai-hierodeshmor-i-ri-grigori\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2025-03-22T23:02:29+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51956350329_96950684a8_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51956350329_96950684a8_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/23\/23-mars-deshmor-nikoni-e-199-nxenesit-e-tij-oshenar-deshmor-i-ri-llukai-hierodeshmor-i-ri-grigori\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/23\/23-mars-deshmor-nikoni-e-199-nxenesit-e-tij-oshenar-deshmor-i-ri-llukai-hierodeshmor-i-ri-grigori\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"&#8211; 23 Mars &#8211; Mrekullia E Grurit Nga Sh\u00ebn Theodhori. D\u00ebshmor Nikoni e 199 nx\u00ebn\u00ebsit e tij. Osh\u00ebnar D\u00ebshmor i ri Llukai. Hierod\u00ebshmor i ri Grigori.\",\"datePublished\":\"2025-03-22T23:02:29+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/23\/23-mars-deshmor-nikoni-e-199-nxenesit-e-tij-oshenar-deshmor-i-ri-llukai-hierodeshmor-i-ri-grigori\/\"},\"wordCount\":2983,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/23\/23-mars-deshmor-nikoni-e-199-nxenesit-e-tij-oshenar-deshmor-i-ri-llukai-hierodeshmor-i-ri-grigori\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51956350329_96950684a8_b.jpg\",\"keywords\":[\"leximet e dites\",\"shenjtori i dites\"],\"articleSection\":[\"Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/23\/23-mars-deshmor-nikoni-e-199-nxenesit-e-tij-oshenar-deshmor-i-ri-llukai-hierodeshmor-i-ri-grigori\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/23\/23-mars-deshmor-nikoni-e-199-nxenesit-e-tij-oshenar-deshmor-i-ri-llukai-hierodeshmor-i-ri-grigori\/\",\"name\":\"- 23 Mars - Mrekullia E Grurit Nga Sh\u00ebn Theodhori. D\u00ebshmor Nikoni e 199 nx\u00ebn\u00ebsit e tij. Osh\u00ebnar D\u00ebshmor i ri Llukai. Hierod\u00ebshmor i ri Grigori. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/23\/23-mars-deshmor-nikoni-e-199-nxenesit-e-tij-oshenar-deshmor-i-ri-llukai-hierodeshmor-i-ri-grigori\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/23\/23-mars-deshmor-nikoni-e-199-nxenesit-e-tij-oshenar-deshmor-i-ri-llukai-hierodeshmor-i-ri-grigori\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51956350329_96950684a8_b.jpg\",\"datePublished\":\"2025-03-22T23:02:29+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/23\/23-mars-deshmor-nikoni-e-199-nxenesit-e-tij-oshenar-deshmor-i-ri-llukai-hierodeshmor-i-ri-grigori\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/23\/23-mars-deshmor-nikoni-e-199-nxenesit-e-tij-oshenar-deshmor-i-ri-llukai-hierodeshmor-i-ri-grigori\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/23\/23-mars-deshmor-nikoni-e-199-nxenesit-e-tij-oshenar-deshmor-i-ri-llukai-hierodeshmor-i-ri-grigori\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51956350329_96950684a8_b.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51956350329_96950684a8_b.jpg\",\"width\":\"706\",\"height\":\"1024\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/23\/23-mars-deshmor-nikoni-e-199-nxenesit-e-tij-oshenar-deshmor-i-ri-llukai-hierodeshmor-i-ri-grigori\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8211; 23 Mars &#8211; Mrekullia E Grurit Nga Sh\u00ebn Theodhori. D\u00ebshmor Nikoni e 199 nx\u00ebn\u00ebsit e tij. Osh\u00ebnar D\u00ebshmor i ri Llukai. Hierod\u00ebshmor i ri Grigori.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"- 23 Mars - Mrekullia E Grurit Nga Sh\u00ebn Theodhori. D\u00ebshmor Nikoni e 199 nx\u00ebn\u00ebsit e tij. Osh\u00ebnar D\u00ebshmor i ri Llukai. Hierod\u00ebshmor i ri Grigori. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/23\/23-mars-deshmor-nikoni-e-199-nxenesit-e-tij-oshenar-deshmor-i-ri-llukai-hierodeshmor-i-ri-grigori\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"- 23 Mars - Mrekullia E Grurit Nga Sh\u00ebn Theodhori. D\u00ebshmor Nikoni e 199 nx\u00ebn\u00ebsit e tij. Osh\u00ebnar D\u00ebshmor i ri Llukai. Hierod\u00ebshmor i ri Grigori. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"Mrekullia E Grurit Nga Sh\u00ebn Theodhori M\u00eb 361, Julian Apostati po p\u00ebrpiqej, me sa kishte n\u00eb dor\u00eb, t\u00eb rivendoste zakonet pagane. Duke e ditur se t\u00eb krishter\u00ebt e kishin zakon t\u00eb shenjt\u00ebronin veten e tyre gjat\u00eb Jav\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Kreshm\u00ebve t\u00eb M\u00ebdha me lutje dhe kreshm\u00eb, tirani i lig i tha prefektit t\u00eb Konstandinopoj\u00ebs t\u00eb sp\u00ebrkaste t\u00eb gjitha ushqimet q\u00eb shiteshin n\u00eb treg me","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/23\/23-mars-deshmor-nikoni-e-199-nxenesit-e-tij-oshenar-deshmor-i-ri-llukai-hierodeshmor-i-ri-grigori\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2025-03-22T23:02:29+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51956350329_96950684a8_b.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_image":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51956350329_96950684a8_b.jpg","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/23\/23-mars-deshmor-nikoni-e-199-nxenesit-e-tij-oshenar-deshmor-i-ri-llukai-hierodeshmor-i-ri-grigori\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/23\/23-mars-deshmor-nikoni-e-199-nxenesit-e-tij-oshenar-deshmor-i-ri-llukai-hierodeshmor-i-ri-grigori\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"&#8211; 23 Mars &#8211; Mrekullia E Grurit Nga Sh\u00ebn Theodhori. D\u00ebshmor Nikoni e 199 nx\u00ebn\u00ebsit e tij. Osh\u00ebnar D\u00ebshmor i ri Llukai. Hierod\u00ebshmor i ri Grigori.","datePublished":"2025-03-22T23:02:29+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/23\/23-mars-deshmor-nikoni-e-199-nxenesit-e-tij-oshenar-deshmor-i-ri-llukai-hierodeshmor-i-ri-grigori\/"},"wordCount":2983,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/23\/23-mars-deshmor-nikoni-e-199-nxenesit-e-tij-oshenar-deshmor-i-ri-llukai-hierodeshmor-i-ri-grigori\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51956350329_96950684a8_b.jpg","keywords":["leximet e dites","shenjtori i dites"],"articleSection":["Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/23\/23-mars-deshmor-nikoni-e-199-nxenesit-e-tij-oshenar-deshmor-i-ri-llukai-hierodeshmor-i-ri-grigori\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/23\/23-mars-deshmor-nikoni-e-199-nxenesit-e-tij-oshenar-deshmor-i-ri-llukai-hierodeshmor-i-ri-grigori\/","name":"- 23 Mars - Mrekullia E Grurit Nga Sh\u00ebn Theodhori. D\u00ebshmor Nikoni e 199 nx\u00ebn\u00ebsit e tij. Osh\u00ebnar D\u00ebshmor i ri Llukai. Hierod\u00ebshmor i ri Grigori. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/23\/23-mars-deshmor-nikoni-e-199-nxenesit-e-tij-oshenar-deshmor-i-ri-llukai-hierodeshmor-i-ri-grigori\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/23\/23-mars-deshmor-nikoni-e-199-nxenesit-e-tij-oshenar-deshmor-i-ri-llukai-hierodeshmor-i-ri-grigori\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51956350329_96950684a8_b.jpg","datePublished":"2025-03-22T23:02:29+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/23\/23-mars-deshmor-nikoni-e-199-nxenesit-e-tij-oshenar-deshmor-i-ri-llukai-hierodeshmor-i-ri-grigori\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/23\/23-mars-deshmor-nikoni-e-199-nxenesit-e-tij-oshenar-deshmor-i-ri-llukai-hierodeshmor-i-ri-grigori\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/23\/23-mars-deshmor-nikoni-e-199-nxenesit-e-tij-oshenar-deshmor-i-ri-llukai-hierodeshmor-i-ri-grigori\/#primaryimage","url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51956350329_96950684a8_b.jpg","contentUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51956350329_96950684a8_b.jpg","width":"706","height":"1024"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/23\/23-mars-deshmor-nikoni-e-199-nxenesit-e-tij-oshenar-deshmor-i-ri-llukai-hierodeshmor-i-ri-grigori\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8211; 23 Mars &#8211; Mrekullia E Grurit Nga Sh\u00ebn Theodhori. D\u00ebshmor Nikoni e 199 nx\u00ebn\u00ebsit e tij. Osh\u00ebnar D\u00ebshmor i ri Llukai. Hierod\u00ebshmor i ri Grigori."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58576","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=58576"}],"version-history":[{"count":5,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58576\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":65925,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58576\/revisions\/65925"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/58581"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=58576"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=58576"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=58576"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}