{"id":58510,"date":"2025-03-17T00:02:55","date_gmt":"2025-03-16T23:02:55","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=58510"},"modified":"2025-03-13T20:25:03","modified_gmt":"2025-03-13T19:25:03","slug":"17-mars-oshenar-aleksi-njeriu-i-perendise-episkop-patriku-ndricuesi-i-irlandes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/17\/17-mars-oshenar-aleksi-njeriu-i-perendise-episkop-patriku-ndricuesi-i-irlandes\/","title":{"rendered":"-17 Mars &#8211; Osh\u00ebnar Aleksi, njeriu i Per\u00ebndis\u00eb. Episkop Patriku, ndri\u00e7uesi i Irland\u00ebs."},"content":{"rendered":"<h4 style=\"text-align: center;\"><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\">Osh\u00ebnar Aleksi, njeriu i Per\u00ebndis\u00eb.<\/h4>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Osh\u00ebnar Aleksi lindi n\u00eb Rom\u00eb gjat\u00eb sundimit t\u00eb perandorit Arkad (395-408). Prind\u00ebrit e tij besimtar\u00eb ishin pa f\u00ebmij\u00eb p\u00ebr shum\u00eb vjet. I ati ishte senator dhe quhej Efimian, nd\u00ebrsa e \u00ebma quhej Agllai. Mori edukimin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe, kur arriti n\u00eb mosh\u00ebn e pjekuris\u00eb, prind\u00ebrit vendos\u00ebn ta martonin me nj\u00eb vajz\u00eb nga fisnik\u00ebria romake.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nat\u00ebn e dasm\u00ebs, n\u00eb \u00e7astin kur ishin n\u00eb dhom\u00ebn e tyre, Aleksi, i cili ishte dashuruar me virgj\u00ebrin\u00eb e shenjt\u00eb e t\u00eb p\u00ebrsosur, i p\u00ebshp\u00ebriti disa fjal\u00eb n\u00eb vesh vajz\u00ebs, i la unaz\u00ebn dhe u largua n\u00eb fsheht\u00ebsi. U nis me anije duke ia besuar veten Providenc\u00ebs hyjnore, arriti n\u00eb Laodiki dhe prej andej u bashkua me nj\u00eb karvan tregtar\u00ebsh q\u00eb shkonin n\u00eb Edes\u00eb t\u00eb Mesopotamis\u00eb. Ndaloi n\u00eb nj\u00eb kish\u00eb q\u00eb i p\u00ebrkushtohej Hyjlind\u00ebses dhe q\u00ebndroi atje n\u00eb narteks p\u00ebr 17 vjet; i veshur me rroba t\u00eb vjetra e t\u00eb rreckosura, duke u ushqyer me l\u00ebmoshat e besimtar\u00ebve q\u00eb vinin p\u00ebr t\u2019u lutur.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nd\u00ebrkoh\u00eb, i ati kishte d\u00ebrguar sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e tij gjithandej p\u00ebr ta k\u00ebrkuar, nd\u00ebrsa e \u00ebma u vesh me thes dhe qante e pangush\u00eblluar dhe e d\u00ebrrmuar. Nusja, si turtullesha q\u00eb pret dh\u00ebndrin e saj, priste ndonj\u00eb lajm. Disa nga t\u00eb d\u00ebrguarit e Efimianit arrit\u00ebn deri n\u00eb Edes\u00eb, kaluan para Aleksit dhe madje i dhan\u00eb l\u00ebmosh\u00eb, pa u shkuar fare nd\u00ebr mend q\u00eb ai mund t\u00eb ishte zot\u00ebria i tyre, sepse i gjith\u00eb trupi ishte transformuar nga asketizmi, vuajtjet e s\u00ebmundjet q\u00eb duronte nga dashuria p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij asketizmi t\u00eb gjat\u00eb q\u00eb ushtronte fshehurazi, nj\u00eb dit\u00eb Hyjlind\u00ebsja iu shfaq kishtarit dhe i k\u00ebrkoi q\u00eb ta lejonte njeriun e Per\u00ebndis\u00eb t\u00eb hynte. Nga frika e ndereve dhe lavd\u00ebrimeve, Aleksi u largua p\u00ebrs\u00ebri, hipi n\u00eb nj\u00eb anije dhe u nis p\u00ebr n\u00eb Tars. Por er\u00ebrat e kund\u00ebrta, ose m\u00eb mir\u00eb t\u00eb themi, P\u00ebrkujdesja hyjnore, e shtyu anijen deri n\u00eb portin e Rom\u00ebs. Shenjtori iu bind k\u00ebsaj shenje hyjnore dhe pa u vonuar shkoi n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e familjes, ku si lypsar i k\u00ebrkoi t\u00eb atit l\u00ebmosh\u00eb, nd\u00ebrsa po dilte nga sht\u00ebpia.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pa e njohur birin e tij t\u00eb dashur, Efimiani, i cili ishte b\u00ebr\u00eb m\u00eb i dhembshur q\u00eb dit\u00ebn e humbjes s\u00eb t\u00eb birit, i urdh\u00ebroi sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt t\u2019i gjenin nj\u00eb streh\u00eb k\u00ebtij njeriu t\u00eb mjer\u00eb dhe ta ushqenin me tepricat e tryez\u00ebs s\u00eb tyre p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb t\u00eb d\u00ebshironte t\u00eb q\u00ebndronte aty. Njeriu i Per\u00ebndis\u00eb q\u00ebndroi 17 vjet n\u00eb hyrjen e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb t\u00eb atit dhe duroi pa u ankuar, madje me k\u00ebnaq\u00ebsi, talljet e fyerjet e sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebve. Kur ndjeu largimin e tij nga kjo bot\u00eb, k\u00ebrkoi let\u00ebr dhe boj\u00eb dhe pasi shkroi gjith\u00eb historin\u00eb e tij, fjeti dhe iku n\u00eb banesat e p\u00ebrjetshme.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, kur po kryhej Liturgjia Hyjnore n\u00eb bazilik\u00ebn e Sh\u00ebn Petros, n\u00ebn drejtimin e pap\u00ebs dhe n\u00eb prani t\u00eb perandorit Honor (395-423) dhe t\u00eb shum\u00eb besimtar\u00ebve, u d\u00ebgjua nj\u00eb z\u00eb n\u00eb shenjt\u00ebrore, q\u00eb tha: \u201cK\u00ebrkoni p\u00ebr Njeriun e Per\u00ebndis\u00eb; ai do t\u00eb lutet p\u00ebr qytetin dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ju. Tashm\u00eb ai po largohet nga trupi!\u201d. Nd\u00ebrsa turma lutej, z\u00ebri u d\u00ebgjua s\u00ebrish p\u00ebr t\u2019u zbuluar se ai gjendej n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Efimianit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur kortezhi, i kryesuar nga perandori dhe papa, arriti n\u00eb at\u00eb sht\u00ebpi, sh\u00ebrb\u00ebtori q\u00eb i p\u00ebrgjigjej nevojave t\u00eb lyp\u00ebsit u tregoi se ai ua jepte ushqimin m\u00eb t\u00eb varf\u00ebrve dhe p\u00ebr vete ushqehej vet\u00ebm t\u00eb dielave me pak buk\u00eb e uj\u00eb dhe i duronte me qet\u00ebsi ofendimet e sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebve. Shkuan n\u00eb kasollen ku kishte q\u00ebndruar shenjtori dhe e gjet\u00ebn t\u00eb vdekur me letr\u00ebn n\u00eb dor\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur e lexuan at\u00eb p\u00ebrpara popullit, t\u00eb gjith\u00eb mbet\u00ebn pa goj\u00eb dhe t\u00eb shastisur nga m\u00ebnyra e mrekullueshme me t\u00eb cil\u00ebn ky sh\u00ebrb\u00ebtor i Per\u00ebndis\u00eb kishte luftuar kund\u00ebr natyr\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb fituar t\u00eb mirat e p\u00ebrmbinatyrshme. Kur perandori dhe papa pan\u00eb lot\u00ebt dhe vajtimin e prind\u00ebrve t\u00eb Aleksit, i nxit\u00ebn q\u00eb t\u00eb g\u00ebzoheshin, madje t\u00eb ngaz\u00eblloheshin q\u00eb soll\u00ebn n\u00eb bot\u00eb nj\u00eb shenjtor t\u00eb till\u00eb, i cili do t\u00eb mbret\u00ebronte me Krishtin n\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsi. Turma e njer\u00ebzve rrethoi shtratin ku prehej i lumuri; t\u00eb verbrit rigjet\u00ebn shikimin, t\u00eb shurdhrit d\u00ebgjuan, memec\u00ebt lavd\u00ebruan Per\u00ebndin\u00eb me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb, frym\u00ebt e k\u00ebqija mor\u00ebn arratin\u00eb. U b\u00eb nj\u00eb rr\u00ebmuj\u00eb kaq e madhe, saq\u00eb kortezhi mbeti n\u00eb vend.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Perandori i hodhi turm\u00ebs monedha ari, me shpres\u00ebn se njer\u00ebzit do t\u00eb suleshin mbi to dhe do ta linin kortezhin mortor t\u00eb ecte p\u00ebrpara. Por populli e p\u00ebrbuzi arin e prishsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb hirin e paprishjes, duke prekur trupin e shenjtorit. P\u00ebrfundimisht, trupin e tij e vendos\u00ebn n\u00eb bazilik\u00ebn e Sh\u00ebn Bonifacit, n\u00eb nj\u00eb ark\u00eb t\u00eb zbukuruar me ar dhe gur\u00eb t\u00eb \u00e7muar, dhe q\u00eb aty dilte miro er\u00ebk\u00ebndshme, q\u00eb sh\u00ebronte t\u00eb gjitha llojet e s\u00ebmundjeve.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"lazyload aligncenter\" src=\"data:image\/svg+xml,%3Csvg%20xmlns%3D%27http%3A%2F%2Fwww.w3.org%2F2000%2Fsvg%27%20width%3D%27512%27%20height%3D%27684%27%20viewBox%3D%270%200%20512%20684%27%3E%3Crect%20width%3D%27512%27%20height%3D%27684%27%20fill-opacity%3D%220%22%2F%3E%3C%2Fsvg%3E\" data-orig-src=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52754264909_f2b8dc93b6_b.jpg\" width=\"512\" height=\"684\" \/><\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\">* * * * *<\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\">Episkop Patriku, ndri\u00e7uesi i Irland\u00ebs.<\/h4>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ky apostull i Per\u00ebndimit t\u00eb Sip\u00ebrm lindi n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe rreth vitit 383, n\u00eb nj\u00eb familje kelte t\u00eb romanizuar, e cila ishte b\u00ebr\u00eb e krishter\u00eb prej shum\u00eb koh\u00ebsh. I ati, Kalpurniusi, ishte dhjak dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb kishte detyr\u00ebn e dekurionit. Ai kishte si pron\u00eb nj\u00eb vil\u00eb t\u00eb bukur dhe vitet e para e la t\u00eb birin t\u00eb endej n\u00eb kot\u00ebsi, pa ndonj\u00eb interes p\u00ebr gj\u00ebrat e Per\u00ebndis\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><img decoding=\"async\" class=\"lazyload alignleft\" src=\"data:image\/svg+xml,%3Csvg%20xmlns%3D%27http%3A%2F%2Fwww.w3.org%2F2000%2Fsvg%27%20width%3D%27258%27%20height%3D%27333%27%20viewBox%3D%270%200%20258%20333%27%3E%3Crect%20width%3D%27258%27%20height%3D%27333%27%20fill-opacity%3D%220%22%2F%3E%3C%2Fsvg%3E\" data-orig-src=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51942693558_a867dcd7f8_b.jpg\" width=\"258\" height=\"333\" \/>Kur Patriku mbushi 16 vje\u00e7, u zu rob nga pirat\u00ebt, bashk\u00eb me banor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb krahin\u00ebs dhe u shit n\u00eb Irland\u00eb te nj\u00eb pronar tokash, i cili e ngarkoi t\u00eb ruante bag\u00ebtin\u00eb n\u00ebp\u00ebr male. Ashp\u00ebrsit\u00eb e m\u00ebrgimit n\u00eb at\u00eb tok\u00eb t\u00eb huaj, e dh\u00ebn\u00eb plot\u00ebsisht pas paganizmit dhe kontakti me natyr\u00ebn e kthyen zemr\u00ebn e t\u00eb riut drejt Per\u00ebndis\u00eb. Ai filloi t\u00eb jetonte me pendim, duke i kaluar dit\u00ebt dhe pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb net\u00ebve n\u00eb lutje, i p\u00ebrgjunjur mbi tok\u00ebn e ngrir\u00eb apo t\u00eb lagur nga shirat, pa ndier asnj\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi; kaq shum\u00eb ishte mbushur shpirti i tij nga ngush\u00ebllimi hyjnor.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pas gjasht\u00eb vitesh rob\u00ebrie, q\u00eb ishin kthyer n\u00eb parajs\u00eb d\u00ebfrimi, nj\u00eb nat\u00eb d\u00ebgjoi nj\u00eb z\u00eb t\u2019i thoshte: \u201cMir\u00eb b\u00ebre q\u00eb kreshmove dhe u lute, Per\u00ebndia e d\u00ebgjoi lutjen t\u00ebnde, shko dhe kthehu n\u00eb atdhe, anija jote \u00ebsht\u00eb gati!\u201d Plot besim, u arratis dhe, duke ecur andej-k\u00ebtej m\u00eb shum\u00eb se 320 kilometra, arriti n\u00eb nj\u00eb liman dhe u nis me nj\u00eb anije tregtar\u00ebsh pagan\u00eb. Pas tri dit\u00ebsh mb\u00ebrrit\u00ebn n\u00eb nj\u00eb tok\u00eb t\u00eb shkret\u00eb e t\u00eb panjohur dhe nis\u00ebn t\u00eb k\u00ebrkonin ndonj\u00eb vendbanim. Duke u endur afro nj\u00eb muaj dhe duke rrezikuar t\u00eb vdisnin nga uria, p\u00ebrfundimisht ata i k\u00ebrkuan Patrikut t\u00eb nd\u00ebrmjetonte pran\u00eb Per\u00ebndis\u00eb q\u00eb t\u2019i shp\u00ebtonte. Sa ngriti duart i riu i krishter\u00eb, u shfaq nj\u00eb tuf\u00eb derrash dhe njer\u00ebzit i ther\u00ebn disa prej tyre q\u00eb t\u2019i hanin. Pas shum\u00eb peripecish, Patriku arriti t\u00eb kthehej n\u00eb atdhe, por p\u00ebrs\u00ebri e rr\u00ebmbyen pirat\u00ebt. U lirua pas dy muajsh, pik\u00ebrisht sipas asaj q\u00eb iu paratha.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">U kthye n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb at\u00ebrore dhe pati nj\u00eb vegim t\u00eb ri: nj\u00eb njeri qiellor me emrin Viktor u paraqit para tij me nj\u00eb pako letrash. Kur hapi t\u00eb par\u00ebn, lexoi: \u201cZ\u00ebri i Irland\u00ebs! O bir i shenjt\u00eb, t\u00eb lutemi t\u00eb vish e t\u00eb ec\u00ebsh mes nesh\u201d. Ai besoi se d\u00ebgjonte z\u00ebrin e njer\u00ebzve t\u00eb pyllit t\u00eb Foklutit, ku kishte kaluar vitet e rob\u00ebris\u00eb. Ndjeu brenda tij thirrjen e Per\u00ebndis\u00eb dhe vendosi t\u00eb p\u00ebrgatitej q\u00eb t\u00eb ungjill\u00ebzonte k\u00ebta barbar\u00eb, pasi plot\u00ebsoi formimin e tij teologjik, t\u00eb cilin e kishte neglizhuar n\u00eb rini. Shkoi n\u00eb Gali, q\u00ebndroi n\u00eb qendra t\u00eb ndryshme monakale, kryesisht te Lerin\u00ebt, dhe p\u00ebr 15 vjet ndenji n\u00eb Okser, p\u00ebr t\u00eb ndjekur m\u00ebsimin e sh\u00ebn Gjermanoit (31 korrik), i cili e hirotonisi dhjak.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur u kthye nga nj\u00eb mision n\u00eb Angli, ku kishte luftuar kund\u00ebr heretik\u00ebve t\u00eb Pelagjit (429), sh\u00ebn Gjermanoi solli lajme p\u00ebr nevoj\u00ebn e ngutshme p\u00ebr misionar\u00eb n\u00eb tok\u00ebn e Irland\u00ebs. Sh\u00ebn Paladi, dhjak i Rom\u00ebs, u hirotonis at\u00ebher\u00eb nga papa \u00c7elestini I (431), q\u00eb t\u00eb qeveriste dhe t\u00eb organizonte t\u00eb krishter\u00ebt e shp\u00ebrndar\u00eb t\u00eb Irland\u00ebs. Por ai u ndesh menj\u00ebher\u00eb me v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha; ngriti vet\u00ebm tri kisha dhe pas tri muajsh vdiq befas. At\u00ebher\u00eb sh\u00ebn Patriku u hirotonis episkop nga sh\u00ebn Gjermanoi, me mision p\u00ebr t\u00eb ungjill\u00ebzuar barbar\u00ebt e Irland\u00ebs. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb ishte tashm\u00eb i p\u00ebrgatitur, jo vet\u00ebm nga thirrja e Per\u00ebndis\u00eb, por dhe sepse njihte gjuh\u00ebn dhe zakonet e atyre popullsive. Duke kujtuar m\u00ebkatet e rinis\u00eb, ngurroi ta pranonte hirotonisjen, por u sigurua nga nj\u00eb vizion i ri se ky ishte vullneti i Zotit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Zbarkoi n\u00eb ishull n\u00eb krye t\u00eb nj\u00eb grupi t\u00eb vog\u00ebl klerik\u00ebsh, n\u00eb vendin ku kishte mb\u00ebrritur m\u00eb par\u00eb sh\u00ebn Paladi dhe menj\u00ebher\u00eb mori pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb mbledhje t\u00eb madhe q\u00eb mbanin her\u00eb pas here prij\u00ebsit e klaneve. Pa frik\u00eb predikoi Krishtin p\u00ebrpara atyre luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb ashp\u00ebr dhe arriti t\u00eb kthente disa, duke fituar k\u00ebshtu edhe kthimin n\u00eb Krishterim t\u00eb popullsive t\u00eb tyre, si dhe sip\u00ebrfaqe tokash q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtonte kisha e manastire.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">P\u00ebrshkoi mbar\u00eb Irland\u00ebn, ve\u00e7an\u00ebrisht pjes\u00ebn veriore, duke shpallur pa u lodhur fjal\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb, duke iu drejtuar n\u00eb fillim udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb klaneve dhe mbret\u00ebrve lokal\u00eb. K\u00ebshtu ai arriti t\u00eb kthente mbret\u00ebrit e Dublinit, t\u00eb Munsterit dhe t\u00eb shtat\u00eb bijt\u00eb e mbretit Konagt. Hasi ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb kund\u00ebrshtimin e druid\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrdornin kund\u00ebr apostullit magjit\u00eb e tyre, por me fuqin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb, Patriku e mposhti pafuqin\u00eb e tyre dhe disa i ktheu n\u00eb besimin e v\u00ebrtet\u00eb dhe ata u b\u00ebn\u00eb prift\u00ebrinj t\u00eb devotsh\u00ebm e t\u00eb zellsh\u00ebm p\u00ebr ungjill\u00ebzimin e v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pasi predikoi n\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb e Orielit, themeloi nj\u00eb manastir n\u00eb Armagh, i cili u b\u00eb qendra e udh\u00ebtimeve t\u00eb tij misionare dhe m\u00eb pas selia kryepiskopale e Irland\u00ebs. Duke u p\u00ebrballur me dhun\u00eb, k\u00ebrc\u00ebnime dhe rreziqe t\u00eb t\u00eb gjitha llojeve, me nj\u00eb p\u00ebrbuzje t\u00eb plot\u00eb t\u00eb vetvetes, Patriku p\u00ebrshkonte k\u00ebto toka t\u00eb egra duke l\u00ebn\u00eb Per\u00ebndin\u00eb t\u00eb fliste p\u00ebrmes nd\u00ebrmjet\u00ebsit t\u00eb Tij. Megjith\u00ebse nuk i p\u00eblqente arti i t\u00eb folurit, fjala e shenjtorit, e cila mb\u00ebshtetej n\u00eb referenca e citime biblike, kishte fuqi hyjnore p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb te Krishti jo vet\u00ebm popullin, por edhe bard\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt u b\u00ebn\u00eb murgj dhe filluan t\u2019i sh\u00ebrbenin Kish\u00ebs me dhuntin\u00eb e tyre poetike, duke kompozuar himne t\u00eb mrekullueshme, sa thuhet se edhe engj\u00ebj p\u00ebrkuleshin lart nga qielli p\u00ebr t\u2019i d\u00ebgjuar.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Duke hirotonisur prift\u00ebrinj dhe episkop\u00eb, sh\u00ebn Patriku organizoi Kish\u00ebn e re, duke respektuar me urt\u00ebsi ve\u00e7orit\u00eb e popullit irlandez. Episkop\u00ebt e tij nuk i kishin selit\u00eb e tyre n\u00ebp\u00ebr qytete, por n\u00eb manastire, t\u00eb cilat n\u00eb brezat e m\u00ebvonsh\u00ebm njoh\u00ebn nj\u00eb lul\u00ebzim t\u00eb konsideruesh\u00ebm dhe e shnd\u00ebrruan Irland\u00ebn n\u00eb nj\u00eb Tebaid\u00eb t\u00eb re, nga ku dol\u00ebn shum\u00eb murgj, misionar\u00eb t\u00eb guximsh\u00ebm dhe t\u00eb palodhur, q\u00eb kontribuuan gjer\u00ebsisht n\u00eb riungjill\u00ebzimin e Evrop\u00ebs pas invazioneve barbare.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Edhe kur ishte n\u00eb nj\u00eb nga k\u00ebto manastire-episkopata, edhe n\u00eb udh\u00ebtim, sh\u00ebn Patriku nuk e linte asnj\u00ebher\u00eb pa b\u00ebr\u00eb kanonin e p\u00ebrditsh\u00ebm t\u00eb lutjes q\u00eb kishte, i cili p\u00ebrfshinte recitimin e gjith\u00eb Psaltirit, me gjith\u00eb kantik\u00ebt e Dhiat\u00ebs s\u00eb Vjet\u00ebr dhe tekste t\u00eb tjera t\u00eb hyjfrym\u00ebzuara, si Apokalipsi i sh\u00ebn Joanit. B\u00ebnte nj\u00ebqind her\u00eb shenj\u00ebn e kryqit n\u00eb \u00e7do or\u00eb t\u00eb dit\u00ebs, dhe kur ndeshte ndonj\u00eb kryq n\u00eb rrug\u00eb, zbriste nga karroca dhe p\u00ebrkulej para tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb rrug\u00ebtimet e tij misionare, m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb her\u00eb rrezikoi t\u00eb vritej nga kund\u00ebrshtar\u00ebt, por engj\u00eblli i Kish\u00ebs s\u00eb tij ia m\u00ebnjanonte rrezikun. Ai q\u00eb kishte njohur vuajtjet e skllav\u00ebrimit, u b\u00eb mbrojt\u00ebsi i popullsive q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnoheshin nga sulmet e pirat\u00ebve dhe shkish\u00ebroi Korotikun, kryetarin e nj\u00eb hordhie bretone, i cili, kur zbriti n\u00eb mes t\u00eb nj\u00eb popullate t\u00eb sapopag\u00ebzuar, masakroi shum\u00eb prej tyre dhe b\u00ebri rob\u00ebr shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebr t\u2019i shitur si skllev\u00ebr. Disa muaj m\u00eb von\u00eb, Korotiku, i cili refuzoi t\u00eb pendohej, p\u00ebsoi nj\u00eb s\u00ebmundje mendore dhe vdiq n\u00eb d\u00ebshp\u00ebrim.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb mosh\u00ebn 80-vje\u00e7are, pasi kishte mbushur 30 vjet si episkop, sh\u00ebn Patriku, u t\u00ebrhoq n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb qet\u00eb dhe shkruante n\u00eb Rr\u00ebfimin e tij:<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u201cIa rr\u00ebfej Zotit tim dhe nuk kam turp n\u00eb pranin\u00eb e Tij: q\u00eb kur e kam njohur At\u00eb n\u00eb rinin\u00eb time, dashuria e Per\u00ebndis\u00eb u rrit brenda meje, dhe deri tani, me hirin e Zotit, e ruajta besimin. Ai q\u00eb kaq shpesh e fali marr\u00ebzin\u00eb dhe neglizhenc\u00ebn time p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur asaj q\u00eb Shpirti m\u00eb frym\u00ebzonte, pati m\u00ebshir\u00eb p\u00ebr mua p\u00ebr dobi t\u00eb mij\u00ebra e mij\u00ebra njer\u00ebzve, sepse shikonte se isha i gatsh\u00ebm p\u00ebr T\u00eb. Dh\u00ebnt\u00eb Per\u00ebndia q\u00eb bijt\u00eb e mi t\u00eb ma kalojn\u00eb n\u00eb vepra m\u00eb t\u00eb larta dhe n\u00eb fryte shp\u00ebtimi! Kjo do t\u00eb ishte lavdia ime, pasi \u201cnj\u00eb bir i urt\u00eb \u00ebsht\u00eb lavdia e atit t\u00eb tij\u201d (Fja. Urt. 10:1). Por, shum\u00eb t\u00eb dashur, jeni ju dhe jo pasurit\u00eb tuaja q\u00eb k\u00ebrkoj. Ajo q\u00eb m\u2019u dha falas, e shp\u00ebrndava falas. P\u00ebr ju t\u00eb mirat tuaja, nd\u00ebrsa p\u00ebr vete lodhjet dhe rreziqet, dhe shkova kudo p\u00ebr ju, madje edhe n\u00eb krahinat ku askush nuk kishte ardhur p\u00ebr t\u00eb pag\u00ebzuar.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Me hirin e Per\u00ebndis\u00eb, p\u00ebrmbusha gjith\u00e7ka me vigjilenc\u00eb dhe zem\u00ebrgjer\u00ebsi p\u00ebr shp\u00ebtimin tuaj. Zoti Krisht u b\u00eb i varf\u00ebr p\u00ebr ne, dhe un\u00eb, i varf\u00ebr e fatkeq, pres \u00e7do dit\u00eb t\u00eb m\u00eb vrasin, ose t\u00eb m\u00eb b\u00ebjn\u00eb kurth, ose t\u00eb m\u00eb z\u00ebn\u00eb si skllav. Por, p\u00ebr shkak t\u00eb premtimeve t\u00eb qiellit, nuk i trembem aspak k\u00ebtyre gj\u00ebrave, por vrapoj n\u00eb duart e Per\u00ebndis\u00eb s\u00eb t\u00ebr\u00ebfuqish\u00ebm q\u00eb m\u00eb zgjodhi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mision. Si do t\u2019ia shp\u00ebrblej p\u00ebr mir\u00ebb\u00ebrjet q\u00eb b\u00ebri p\u00ebr mua? Dhe n\u00ebse arrita t\u00eb b\u00ebja ndonj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb mir\u00eb nga dashuria p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb tim, askush mos th\u00ebnt\u00eb q\u00eb arrita ta b\u00ebja un\u00eb, por kjo ishte dhurat\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb. I k\u00ebrkoj t\u00eb m\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb denj\u00eb t\u00eb derdh gjakun p\u00ebr Emrin e Tij, t\u00eb privohem nga varri dhe kufoma ime e cop\u00ebtuar le t\u2019u hidhet si ushqim zogjve dhe bishave t\u00eb egra\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Para fjetjes s\u00eb tij, e cila i ishte lajm\u00ebruar nga Per\u00ebndia, Patriku nd\u00ebrmori nj\u00eb udh\u00ebtim tjet\u00ebr inspektimi. Buz\u00eb rrug\u00ebs dalloi nj\u00eb ferr\u00eb q\u00eb l\u00ebshonte flak\u00eb, por pa u djegur. U afrua dhe nj\u00eb engj\u00ebll, p\u00ebrve\u00e7 premtimeve t\u00eb tjera, i tha se do t\u00eb gjykonte popullin irlandez dit\u00ebn e Gjyqit. U kthye n\u00eb Saul, n\u00eb krahin\u00ebn e Ulidias dhe fjeti n\u00eb paqe m\u00eb 17 mars 461, i shoq\u00ebruar nga himne t\u00eb ushtrive qiellore. Trupin ia vendos\u00ebn mbi nj\u00eb karroc\u00eb q\u00eb e t\u00ebrhiqnin dy qe t\u00eb eg\u00ebr. Ata u ndal\u00ebn n\u00eb nj\u00eb vend ku hap\u00ebn varrin e tij, i cili m\u00eb pas u quajt Daun-Patrik.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Fal\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb sh\u00ebn Patrikut, Irlanda u b\u00eb ishulli i shenjtor\u00ebve dhe ai nderohet me zell si mbrojt\u00ebsi i saj kryesor, madje i jan\u00eb dedikuar mbi dyqind kisha. Nderimi i tij u p\u00ebrhap shum\u00eb shpejt n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Per\u00ebndimin.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Osh\u00ebnar Aleksi, njeriu i Per\u00ebndis\u00eb. &nbsp; Osh\u00ebnar Aleksi lindi n\u00eb Rom\u00eb gjat\u00eb sundimit t\u00eb perandorit Arkad (395-408). Prind\u00ebrit e tij besimtar\u00eb ishin pa f\u00ebmij\u00eb p\u00ebr shum\u00eb vjet. I ati ishte senator dhe quhej Efimian, nd\u00ebrsa e \u00ebma quhej Agllai. Mori edukimin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe, kur arriti n\u00eb mosh\u00ebn e pjekuris\u00eb, prind\u00ebrit vendos\u00ebn ta martonin me nj\u00eb vajz\u00eb nga fisnik\u00ebria romake. Nat\u00ebn e dasm\u00ebs, n\u00eb<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":63724,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52754265384_0b710ae7a3_b.jpg","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[372],"tags":[2103,2101],"class_list":["post-58510","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shenjtoret-e-dites","tag-leximet-e-dites","tag-shenjtori-i-dites"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>-17 Mars - Osh\u00ebnar Aleksi, njeriu i Per\u00ebndis\u00eb. Episkop Patriku, ndri\u00e7uesi i Irland\u00ebs. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/17\/17-mars-oshenar-aleksi-njeriu-i-perendise-episkop-patriku-ndricuesi-i-irlandes\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"-17 Mars - Osh\u00ebnar Aleksi, njeriu i Per\u00ebndis\u00eb. Episkop Patriku, ndri\u00e7uesi i Irland\u00ebs. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Osh\u00ebnar Aleksi, njeriu i Per\u00ebndis\u00eb. &nbsp; Osh\u00ebnar Aleksi lindi n\u00eb Rom\u00eb gjat\u00eb sundimit t\u00eb perandorit Arkad (395-408). Prind\u00ebrit e tij besimtar\u00eb ishin pa f\u00ebmij\u00eb p\u00ebr shum\u00eb vjet. I ati ishte senator dhe quhej Efimian, nd\u00ebrsa e \u00ebma quhej Agllai. Mori edukimin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe, kur arriti n\u00eb mosh\u00ebn e pjekuris\u00eb, prind\u00ebrit vendos\u00ebn ta martonin me nj\u00eb vajz\u00eb nga fisnik\u00ebria romake. Nat\u00ebn e dasm\u00ebs, n\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/17\/17-mars-oshenar-aleksi-njeriu-i-perendise-episkop-patriku-ndricuesi-i-irlandes\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2025-03-16T23:02:55+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52754265384_0b710ae7a3_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52754265384_0b710ae7a3_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/17\/17-mars-oshenar-aleksi-njeriu-i-perendise-episkop-patriku-ndricuesi-i-irlandes\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/17\/17-mars-oshenar-aleksi-njeriu-i-perendise-episkop-patriku-ndricuesi-i-irlandes\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"-17 Mars &#8211; Osh\u00ebnar Aleksi, njeriu i Per\u00ebndis\u00eb. Episkop Patriku, ndri\u00e7uesi i Irland\u00ebs.\",\"datePublished\":\"2025-03-16T23:02:55+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/17\/17-mars-oshenar-aleksi-njeriu-i-perendise-episkop-patriku-ndricuesi-i-irlandes\/\"},\"wordCount\":2897,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/17\/17-mars-oshenar-aleksi-njeriu-i-perendise-episkop-patriku-ndricuesi-i-irlandes\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52754265384_0b710ae7a3_b.jpg\",\"keywords\":[\"leximet e dites\",\"shenjtori i dites\"],\"articleSection\":[\"Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/17\/17-mars-oshenar-aleksi-njeriu-i-perendise-episkop-patriku-ndricuesi-i-irlandes\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/17\/17-mars-oshenar-aleksi-njeriu-i-perendise-episkop-patriku-ndricuesi-i-irlandes\/\",\"name\":\"-17 Mars - Osh\u00ebnar Aleksi, njeriu i Per\u00ebndis\u00eb. Episkop Patriku, ndri\u00e7uesi i Irland\u00ebs. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/17\/17-mars-oshenar-aleksi-njeriu-i-perendise-episkop-patriku-ndricuesi-i-irlandes\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/17\/17-mars-oshenar-aleksi-njeriu-i-perendise-episkop-patriku-ndricuesi-i-irlandes\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52754265384_0b710ae7a3_b.jpg\",\"datePublished\":\"2025-03-16T23:02:55+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/17\/17-mars-oshenar-aleksi-njeriu-i-perendise-episkop-patriku-ndricuesi-i-irlandes\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/17\/17-mars-oshenar-aleksi-njeriu-i-perendise-episkop-patriku-ndricuesi-i-irlandes\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/17\/17-mars-oshenar-aleksi-njeriu-i-perendise-episkop-patriku-ndricuesi-i-irlandes\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52754265384_0b710ae7a3_b.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52754265384_0b710ae7a3_b.jpg\",\"width\":\"584\",\"height\":\"1024\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/17\/17-mars-oshenar-aleksi-njeriu-i-perendise-episkop-patriku-ndricuesi-i-irlandes\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"-17 Mars &#8211; Osh\u00ebnar Aleksi, njeriu i Per\u00ebndis\u00eb. Episkop Patriku, ndri\u00e7uesi i Irland\u00ebs.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"-17 Mars - Osh\u00ebnar Aleksi, njeriu i Per\u00ebndis\u00eb. Episkop Patriku, ndri\u00e7uesi i Irland\u00ebs. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/17\/17-mars-oshenar-aleksi-njeriu-i-perendise-episkop-patriku-ndricuesi-i-irlandes\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"-17 Mars - Osh\u00ebnar Aleksi, njeriu i Per\u00ebndis\u00eb. Episkop Patriku, ndri\u00e7uesi i Irland\u00ebs. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"Osh\u00ebnar Aleksi, njeriu i Per\u00ebndis\u00eb. &nbsp; Osh\u00ebnar Aleksi lindi n\u00eb Rom\u00eb gjat\u00eb sundimit t\u00eb perandorit Arkad (395-408). Prind\u00ebrit e tij besimtar\u00eb ishin pa f\u00ebmij\u00eb p\u00ebr shum\u00eb vjet. I ati ishte senator dhe quhej Efimian, nd\u00ebrsa e \u00ebma quhej Agllai. Mori edukimin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe, kur arriti n\u00eb mosh\u00ebn e pjekuris\u00eb, prind\u00ebrit vendos\u00ebn ta martonin me nj\u00eb vajz\u00eb nga fisnik\u00ebria romake. Nat\u00ebn e dasm\u00ebs, n\u00eb","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/17\/17-mars-oshenar-aleksi-njeriu-i-perendise-episkop-patriku-ndricuesi-i-irlandes\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2025-03-16T23:02:55+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52754265384_0b710ae7a3_b.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_image":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52754265384_0b710ae7a3_b.jpg","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/17\/17-mars-oshenar-aleksi-njeriu-i-perendise-episkop-patriku-ndricuesi-i-irlandes\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/17\/17-mars-oshenar-aleksi-njeriu-i-perendise-episkop-patriku-ndricuesi-i-irlandes\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"-17 Mars &#8211; Osh\u00ebnar Aleksi, njeriu i Per\u00ebndis\u00eb. Episkop Patriku, ndri\u00e7uesi i Irland\u00ebs.","datePublished":"2025-03-16T23:02:55+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/17\/17-mars-oshenar-aleksi-njeriu-i-perendise-episkop-patriku-ndricuesi-i-irlandes\/"},"wordCount":2897,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/17\/17-mars-oshenar-aleksi-njeriu-i-perendise-episkop-patriku-ndricuesi-i-irlandes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52754265384_0b710ae7a3_b.jpg","keywords":["leximet e dites","shenjtori i dites"],"articleSection":["Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/17\/17-mars-oshenar-aleksi-njeriu-i-perendise-episkop-patriku-ndricuesi-i-irlandes\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/17\/17-mars-oshenar-aleksi-njeriu-i-perendise-episkop-patriku-ndricuesi-i-irlandes\/","name":"-17 Mars - Osh\u00ebnar Aleksi, njeriu i Per\u00ebndis\u00eb. Episkop Patriku, ndri\u00e7uesi i Irland\u00ebs. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/17\/17-mars-oshenar-aleksi-njeriu-i-perendise-episkop-patriku-ndricuesi-i-irlandes\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/17\/17-mars-oshenar-aleksi-njeriu-i-perendise-episkop-patriku-ndricuesi-i-irlandes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52754265384_0b710ae7a3_b.jpg","datePublished":"2025-03-16T23:02:55+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/17\/17-mars-oshenar-aleksi-njeriu-i-perendise-episkop-patriku-ndricuesi-i-irlandes\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/17\/17-mars-oshenar-aleksi-njeriu-i-perendise-episkop-patriku-ndricuesi-i-irlandes\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/17\/17-mars-oshenar-aleksi-njeriu-i-perendise-episkop-patriku-ndricuesi-i-irlandes\/#primaryimage","url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52754265384_0b710ae7a3_b.jpg","contentUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52754265384_0b710ae7a3_b.jpg","width":"584","height":"1024"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/17\/17-mars-oshenar-aleksi-njeriu-i-perendise-episkop-patriku-ndricuesi-i-irlandes\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"-17 Mars &#8211; Osh\u00ebnar Aleksi, njeriu i Per\u00ebndis\u00eb. Episkop Patriku, ndri\u00e7uesi i Irland\u00ebs."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58510","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=58510"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58510\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":63723,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58510\/revisions\/63723"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63724"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=58510"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=58510"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=58510"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}