{"id":58455,"date":"2025-03-14T00:02:55","date_gmt":"2025-03-13T23:02:55","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=58455"},"modified":"2025-03-05T12:52:42","modified_gmt":"2025-03-05T11:52:42","slug":"14-mars-oshenar-benedikti-bonifati-i-skocise-mbreteresha-matilda-oshenar-efskimon-rrefyesi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/14\/14-mars-oshenar-benedikti-bonifati-i-skocise-mbreteresha-matilda-oshenar-efskimon-rrefyesi\/","title":{"rendered":"&#8211; 14 Mars &#8211; Osh\u00ebnar Benedikti. Bonifati i Skocis\u00eb. Mbret\u00ebresha Matilda. Osh\u00ebnar Efskimon Rr\u00ebfyesi."},"content":{"rendered":"<h4><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\">Osh\u00ebnar Benedikti.<\/h4>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ati yn\u00eb osh\u00ebnar Benedikti lindi rreth vitit 480 n\u00eb Nor\u00e7ia, qytet i vog\u00ebl mes maleve n\u00eb verilindje t\u00eb Rom\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb krishter\u00eb mjaft t\u00eb pasur. E d\u00ebrguan p\u00ebr t\u00eb studiuar n\u00eb Rom\u00eb, por q\u00eb f\u00ebmij\u00eb kishte arritur urt\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb plaku. Ai d\u00ebshironte t\u2019i p\u00eblqente vet\u00ebm Per\u00ebndis\u00eb, prandaj i p\u00ebrbuzi k\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb e bot\u00ebs e premtimet e kota dhe k\u00ebrkoi jet\u00ebn murg\u00ebrore.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur ndaloi n\u00eb qytez\u00ebn Emfida, m\u00ebndesha, q\u00eb e kishte ndjekur pas me dashurin\u00eb e nj\u00eb n\u00ebne, mori hua nj\u00eb shosh\u00eb balte t\u00eb pjekur p\u00ebr t\u00eb pastruar grurin, q\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatiste buk\u00eb. Por ena ra e u thye. Kur Benedikti pa pik\u00ebllimin e m\u00ebndesh\u00ebs, u ul n\u00eb gjunj\u00eb dhe filloi t\u00eb lutej me lot. Kur u ngrit, shosha ishte si n\u00eb fillim. T\u00eb mrekulluar nga kjo, banor\u00ebt e var\u00ebn shosh\u00ebn te dera e kish\u00ebs. Por, i frik\u00ebsuar se mund t\u00eb privohej nga hiri hyjnor p\u00ebr shkak t\u00eb lavdis\u00eb s\u00eb kot\u00eb, Benedikti u largua fshehurazi dhe u t\u00ebrhoq n\u00eb Subiako, n\u00eb malet e Abruceve, n\u00eb nj\u00eb shpell\u00eb q\u00eb ndodhej n\u00eb 600 metra lart\u00ebsi, ku mbeti i panjohur nga njer\u00ebzit, me p\u00ebrjashtim t\u00eb nj\u00eb murgu kinovi, Romanit, i cili e veshi me skim\u00ebn engj\u00ebllore dhe i sillte fshehurazi pak ushqim, q\u00eb e hiqte m\u00ebnjan\u00eb nga racioni i tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pas tre vjet\u00ebsh, Per\u00ebndia, q\u00eb nuk donte ta linte t\u00eb fshehur virtytin e tij, i zbuloi nj\u00eb prifti vendin se ku ndodhej dhe dit\u00ebn e Pashk\u00ebs ai shkoi dhe i \u00e7oi ushqim. Benedikti, i cili kishte harruar nocionin e koh\u00ebs, e p\u00ebrsh\u00ebndeti duke i th\u00ebn\u00eb: \u201cE di se \u00ebsht\u00eb Pashk\u00eb, p\u00ebrderisa kam edhe nderin t\u00eb t\u00eb shikoj!\u201d. U gjet edhe nga disa barinj dhe m\u00eb pas shum\u00eb njer\u00ebz e vizitonin p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar fjal\u00eb shp\u00ebtimi.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nj\u00eb dit\u00eb, teksa lutej i vet\u00ebm, iu shfaq demoni n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb m\u00ebllenje dhe menj\u00ebher\u00eb u sulmua aq shum\u00eb nga afshet e tundimit mishor, sa gati e la vetmin\u00eb, por me ndihm\u00ebn e Hirit u hodh lakuriq mbi nj\u00eb ferr\u00eb me gjemba dhe me hithra p\u00ebrreth dhe p\u00ebrmes dhimbjes mori fitoren p\u00ebrfundimtare mbi epshin. I hir\u00ebsuar nga Per\u00ebndia me papasionshm\u00ebrin\u00eb e mishit, fitoi pjekurin\u00eb dhe u b\u00eb nj\u00eb m\u00ebsues i virtytit p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur nd\u00ebrroi jet\u00eb igumeni i manastirit fqinj t\u00eb Vikovaros, murgjit k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebn q\u00eb t\u00eb vinte Benedikti n\u00eb vend t\u00eb tij dhe arrit\u00ebn ta bindnin t\u00eb merrte drejtimin e tyre. Por, kur shenjti iu caktoi disiplin\u00eb t\u00eb rrept\u00eb, e cila binte ndesh me sjelljen e tyre, filluan t\u00eb p\u00ebshp\u00ebritnin kund\u00ebr tij. Madje shkuan aq larg, sa tentuan ta helmonin, por sapo shenjtori b\u00ebri shenj\u00ebn e kryqit mbi kan\u00ebn me helm, ajo u thye. Fytyra e tij ishte e qet\u00eb dhe shpirti plot paqe, pa urrejtje ndaj armiqve t\u00eb tij. I la murgjit e pakorrigjuesh\u00ebm dhe u kthye n\u00eb vetmi, q\u00eb t\u00eb vigjilonte pa pushim mbi zemr\u00ebn e tij n\u00eb prani t\u00eb Krijuesit, pa e l\u00ebn\u00eb syrin e shpirtit t\u00eb hidhte v\u00ebshtrime jasht\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nd\u00ebrsa po rritej n\u00eb virtyt dhe soditje, t\u00ebrhoqi dishepuj dhe nga Roma erdh\u00ebn shum\u00eb fisnik\u00eb p\u00ebr t\u2019i besuar shpirtrat e tyre tek ai, si Mauri (27 janar) dhe Placidi i vog\u00ebl. I vendosi ata n\u00eb dymb\u00ebdhjet\u00eb manastire, t\u00eb ndara mes tyre dhe secili kishte dymb\u00ebdhjet\u00eb murgj. N\u00eb krye t\u00eb \u00e7do v\u00ebllaz\u00ebrie ishte nj\u00eb igumen, i cili i jepte llogari njeriut t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb p\u00ebr sa i p\u00ebrkiste jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe p\u00ebrparimit shpirt\u00ebror t\u00eb \u00e7do murgu. Benedikti ishte n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb ati i tyre shpirt\u00ebror dhe shembulli i gjall\u00eb i bindjes s\u00eb p\u00ebrsosur t\u00eb kanonit murg\u00ebror. I ndihmonte me t\u00eb mira materialet q\u00eb siguronte hiri hyjnor dhe, duke dalluar mendimet e fshehta t\u00eb zemr\u00ebs s\u00eb tyre, nuk ngurronte q\u00eb t\u2019i korrigjonte, me dashurin\u00eb e tij at\u00ebrore, ndonj\u00ebher\u00eb edhe me d\u00ebnime trupore, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb hiqnin dor\u00eb nga zakonet e k\u00ebqija.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Virtytet e tij dhe mrekullit\u00eb q\u00eb b\u00ebnte soll\u00ebn sprova t\u00eb tjera p\u00ebr Benediktin. Nj\u00eb prift me emrin Florent, nga xhelozia p\u00ebr shenjtorin dhe me sugjerimin e djallit, filloi t\u00eb p\u00ebrhapte shpifje, q\u00eb t\u2019ia largonte vizitor\u00ebt, madje arriti t\u2019i d\u00ebrgonte nj\u00eb dit\u00eb edhe buk\u00eb me helm. Kur mori k\u00ebt\u00eb dhurat\u00eb vdekjeprur\u00ebse, Benedikti ia dha nj\u00eb korbi, i cili e kishte zakon t\u00eb merrte ushqim p\u00ebrdit\u00eb nga dora e shenjtorit dhe e urdh\u00ebroi ta hidhte n\u00eb nj\u00eb vend ku t\u00eb mos e gjente askush. Prifti i padenj\u00eb nuk ndaloi s\u00eb shpikuri dredhi e kurthe, por, kur pa se nuk mund ta d\u00ebmtonte dot me asgj\u00eb Benediktin, vendosi t\u2019i rr\u00ebzonte n\u00eb m\u00ebkat dishepujt e tij, duke d\u00ebrguar shtat\u00eb vajza t\u00eb reja t\u00eb vall\u00ebzonin lakuriq para tyre, n\u00eb kopshtin e manastirit. Nga frika se mos b\u00ebhej shkak r\u00ebnieje p\u00ebr v\u00ebllez\u00ebrit, Benedikti vendosi t\u00eb largohej dhe, pasi u dha porosit\u00eb e fundit superior\u00ebve t\u00eb manastirit, e la Subiakon, i shoq\u00ebruar nga nj\u00eb grup i vog\u00ebl dishepujsh (rreth vitit 529). Kur m\u00ebsoi m\u00eb von\u00eb p\u00ebr vdekjen aksidentale t\u00eb Florentit, njeriu i Per\u00ebndis\u00eb vajtoi hidhur p\u00ebr t\u00eb dhe i k\u00ebrkoi me ashp\u00ebrsi t\u00eb pendohej nj\u00ebrit nga dishepujt, i cili kishte shfaqur g\u00ebzim.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Shkuan n\u00eb Kasino, nj\u00eb mal i lart\u00eb midis Rom\u00ebs dhe Napolit, n\u00eb maj\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit ndodhej tempulli kushtuar Apollonit. Shenjtori cop\u00ebtoi idhullin, rr\u00ebzoi altarin dhe e shnd\u00ebrroi tempullin e lasht\u00eb n\u00eb kish\u00eb kushtuar sh\u00ebn Martinit t\u00eb Turit (11 n\u00ebntor). Ai preu pem\u00ebt ku banor\u00ebt shkonin dhe adhuronin idhujt dhe arriti t\u2019i kthente me fjal\u00ebn e tij apostolike. Me britma keqardhjeje dhe me mallkime, satanai u p\u00ebrpoq t\u2019u ngrinte kurthe murgjve gjat\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb manastirit, por \u00e7do her\u00eb fuqia e Per\u00ebndis\u00eb e kthente mbrapsht.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Mbreti i ostrogot\u00ebve, Totila, i cili po shkat\u00ebrronte at\u00ebher\u00eb Italin\u00eb me luft\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjakshme, k\u00ebrkoi ta vinte n\u00eb prov\u00eb shpirtin profetik t\u00eb shenjtorit dhe i d\u00ebrgoi shqytarin e tij t\u00eb veshur me t\u00eb gjitha stolit\u00eb mbret\u00ebrore. Por, kur pa pajisjet e ndritshme, njeriu i Per\u00ebndis\u00eb thirri: \u201cL\u00ebri, o bir, ato q\u00eb nuk t\u00eb p\u00ebrkasin ty!\u201d. Totila erdhi at\u00ebher\u00eb n\u00eb vete dhe ra n\u00eb k\u00ebmb\u00ebt e shenjtorit, i cili e qortoi p\u00ebr veprat e tij t\u00eb k\u00ebqija dhe i paratha se do t\u00eb mbret\u00ebronte n\u00ebnt\u00eb vjet n\u00eb Rom\u00eb dhe pastaj do t\u00eb vdiste. Ky parashikim u plot\u00ebsua sakt\u00ebsisht n\u00eb vitin 556.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr, iu shfaq n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr igumenit q\u00eb kishte caktuar n\u00eb manastirin e Terra\u00e7in\u00ebs dhe i tregoi vendin ku duhej t\u00eb ngriheshin nd\u00ebrtesat e reja.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb koh\u00eb zie buke, b\u00ebri p\u00ebrmes lutjes q\u00eb t\u00eb kishte grur\u00eb e vaj me boll\u00ebk p\u00ebr manastirin, q\u00eb t\u2019i linte murgjit t\u00eb punonin pa shp\u00ebrqendrim n\u00eb vepr\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb, para s\u00eb cil\u00ebs asgj\u00eb tjet\u00ebr nuk \u00ebsht\u00eb e preferueshme. E kishte organizuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb balancuar adhurimin e shenjt\u00eb, q\u00eb t\u00eb ishte i arritsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb tradit\u00ebn e Et\u00ebrve t\u00eb Lindjes dhe zakonet romake t\u00eb koh\u00ebs. Vazhdimisht i bashkuar me Per\u00ebndin\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet lutjes, nuk e n\u00ebnvler\u00ebsonte pun\u00ebn e dor\u00ebs bashk\u00eb me murgjit. Nj\u00eb dit\u00eb, duke u kthyer nga ara, pa n\u00eb der\u00ebn e manastirit trupin e pajet\u00eb t\u00eb nj\u00eb f\u00ebmije, q\u00eb i ati e kishte l\u00ebn\u00eb aty. I shtyr\u00eb nga dhembshuria, Benedikti iu lut Zotit dhe, p\u00ebr hir t\u00eb besimit t\u00eb t\u00eb atit, f\u00ebmija erdhi n\u00eb jet\u00eb. Vet\u00eb fjal\u00ebt e shenjtit kishin fuqi hyjnore dhe pushtet t\u00eb d\u00ebnonin ose t\u00eb \u00e7lironin shpirtrat e t\u00eb fjeturve.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb ato koh\u00eb lufte e invazionesh, parashikoi r\u00ebnien e Rom\u00ebs dhe shkat\u00ebrrimin m\u00eb pas t\u00eb manastirit t\u00eb Kasinos nga longobard\u00ebt (583). Dhe ndoshta, duke pasur parasysh k\u00ebt\u00eb profeci, n\u00eb fund t\u00eb jet\u00ebs shkroi Kanonin e tij, dokument i mrekulluesh\u00ebm rreth dallueshm\u00ebris\u00eb shpirt\u00ebrore dhe vet\u00ebp\u00ebrmbajtjes plot\u00ebsisht latine, e cila u b\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb karta e murgjve t\u00eb Per\u00ebndimit. Duke u bazuar edhe n\u00eb shkrimet e Et\u00ebrve, si t\u00eb Pahomit, Vasilit dhe Kasianit, si dhe n\u00eb institucionet murg\u00ebrore q\u00eb zbatoi n\u00eb manastirin e tij, ai paraqet n\u00eb t\u00eb parimet dhe ligjet e funksionimit t\u00eb nj\u00eb manastiri me jet\u00eb kinoviake.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">P\u00ebr sh\u00ebn Benediktin manastiri \u00ebsht\u00eb imazh i Kish\u00ebs dhe \u201cnj\u00eb shkoll\u00eb ku m\u00ebsohet t\u2019i sh\u00ebrbesh Zotit\u201d, n\u00ebn drejtimin e igumenit dhe n\u00ebp\u00ebrmjet bindjes s\u00eb shenjt\u00eb ndaj porosive ungjillore. Duke k\u00ebmb\u00ebngulur atje deri n\u00eb vdekje dhe duke marr\u00eb pjes\u00eb me durim n\u00eb P\u00ebsimin e Zotit ton\u00eb Jisu Krisht, murgjit mund p\u00ebrparojn\u00eb n\u00eb virtyt, q\u00eb t\u00eb arrijn\u00eb p\u00ebrfundimisht n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e p\u00ebrjetshme. N\u00ebse n\u00eb fillim ata duhet ta dhunojn\u00eb natyr\u00ebn e tyre t\u00eb pabindur, derisa t\u00eb \u00e7lirohen nga egoizmi, zemra e tyre do t\u00eb zgjerohet dhe ata do t\u00eb mund t\u00eb vrapojn\u00eb n\u00eb udh\u00ebn e urdh\u00ebrimeve t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb me \u00ebmb\u00eblsi t\u00eb pap\u00ebrshkrueshme t\u00eb dashuris\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sikurse episkopi n\u00eb kish\u00ebn lokale, edhe igumeni mban n\u00eb manastir vendin e Krishtit dhe duhet t\u00eb jap\u00eb llogari para Per\u00ebndis\u00eb p\u00ebr bindjen e dishepujve, duke treguar t\u00ebr\u00eb kujdesin e tij p\u00ebr t\u2019i m\u00ebsuar, sigurisht me fjal\u00eb, por mbi t\u00eb gjitha me shembullin e jet\u00ebs s\u00eb tij. Ati shpirt\u00ebror, i mbushur plot dashuri, duhet t\u00eb dij\u00eb ta nd\u00ebrthur\u00eb but\u00ebsin\u00eb me rrept\u00ebsin\u00eb e duhur dhe, n\u00ebse n\u00eb fush\u00ebn shpirt\u00ebrore ka autoritet t\u00eb plot\u00eb, p\u00ebr sa u p\u00ebrket gj\u00ebrave materiale t\u00eb komunitetit, duhet t\u00eb veproj\u00eb \u201cbashk\u00eb me k\u00ebshillin\u201d dhe t\u2019i ndaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb me t\u00eb tjer\u00ebt. Pasi tregoi instrumentet e veprave t\u00eb mira, virtytet murg\u00ebrore dhe shkall\u00ebt e p\u00ebrul\u00ebsis\u00eb q\u00eb na \u00e7ojn\u00eb te dashuria, d.m.th. te bashkimi me Per\u00ebndin\u00eb, sh\u00ebn Benedikti p\u00ebrcaktoi se si duhet t\u00eb kremtohen Sh\u00ebrbesat Hyjnore t\u00eb dit\u00ebs dhe t\u00eb nat\u00ebs dhe sakt\u00ebsoi se n\u00eb to duhet t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb para Per\u00ebndis\u00eb dhe engj\u00ebjve duke psalur n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, q\u00eb mendja jon\u00eb t\u00eb p\u00ebrputhet me z\u00ebrin ton\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb vazhdim p\u00ebrmbledh t\u00eb gjitha aspektet e jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, duke zbuluar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pagabueshme gjith\u00e7ka q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet rast r\u00ebnieje ose neglizhence n\u00eb detyrat e shenjta t\u00eb murgjve, si: n\u00eb vakte, n\u00eb gjum\u00eb, n\u00eb veshje, n\u00eb sh\u00ebrbime, n\u00eb pun\u00ebn e dor\u00ebs, n\u00eb daljet jasht\u00eb manastirit, n\u00eb pritjen e vizitor\u00ebve dhe n\u00eb lidhjet e v\u00ebllez\u00ebrve midis tyre dhe me t\u00eb huajt. Asgj\u00eb nuk i shp\u00ebton kujdesit t\u00eb tij baritor dhe me pak fjal\u00eb sakt\u00ebson se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur gjith\u00e7ka \u201csi\u00e7 i ka hije dhe me rregull\u201d (I Kor. 14:40).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">P\u00ebrfundimisht, duke kujtuar p\u00ebrul\u00ebsisht se ky Kanon \u00ebsht\u00eb nj\u00eb skic\u00eb dhe fillim i jet\u00ebs shpirt\u00ebrore, i d\u00ebrgonte te m\u00ebsimi i Et\u00ebrve t\u00eb shenjt\u00eb ata q\u00eb d\u00ebshironin t\u2019i p\u00ebrkushtoheshin soditjes p\u00ebr t\u00eb arritur atdheun qiellor.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Disa koh\u00eb pas bised\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb mrekullueshme dhe t\u00eb fundit me t\u00eb motr\u00ebn, sh\u00ebn Skolastik\u00ebn, dhe pas vdekjes s\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb fundit, teksa q\u00ebndronte te dritarja duke u lutur, pa nj\u00eb drit\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyeshme t\u00eb largonte tutje err\u00ebsir\u00ebn dhe n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj drite soditi bot\u00ebn e t\u00ebr\u00eb, si t\u00eb ishte e mbledhur n\u00ebn nj\u00eb rreze dielli. I ngritur mbi bot\u00ebn dhe jasht\u00eb vetes nga bashkimi me Krijuesin, Benedikti mundi t\u00eb sodiste t\u00ebr\u00eb krijes\u00ebn, gjith\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebn Per\u00ebndin\u00eb, n\u00eb drit\u00ebn hyjnore q\u00eb buronte prej zemr\u00ebs s\u00eb tij. Pasi arriti n\u00eb kufijt\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb ardhshme, pa n\u00eb k\u00ebt\u00eb drit\u00eb shpirtin e Gjermanoit, episkopit t\u00eb Kapuas, i cili fluturonte drejt qiellit. Paranjohu dit\u00ebn e fjetjes s\u00eb tij, dhe urdh\u00ebroi t\u2019i hapej varri, n\u00eb t\u00eb cilin kishte v\u00ebn\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara trupin e s\u00eb motr\u00ebs dhe pastaj e zun\u00eb ethet. E \u00e7uan n\u00eb kish\u00eb, u kungua, ngriti duart drejt qiellit dhe dha frym\u00ebn e tij t\u00eb fundit, duke th\u00ebn\u00eb fjal\u00ebt e nj\u00eb lutjeje (rreth vitit 560). Po at\u00eb dit\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit pan\u00eb nj\u00eb udh\u00eb shtruar me tapet\u00eb t\u00eb bukur dhe t\u00eb ndri\u00e7uar me pishtar, q\u00eb ngrihej nga manastiri i tij deri n\u00eb qiell dhe nj\u00eb jerond i nderuar u shfaq n\u00eb maj\u00eb p\u00ebr t\u2019iu zbuluar se andej kishte kaluar shenjtori, p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb atdheun e tij qiellor.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">M\u00eb von\u00eb, nga lipsani i shenjtorit filluan t\u00eb kryheshin mrekulli t\u00eb shumta. Por, pas shkat\u00ebrrimit t\u00eb manastirit nga longobard\u00ebt, ai u harrua, deri kur murgjit e manastirit t\u00eb Flerit n\u00eb Franc\u00eb erdh\u00ebn dhe mor\u00ebn lipsanin, n\u00eb fillim t\u00eb shek. 8, p\u00ebr ta transferuar n\u00eb manastirin e tyre, i cili mori emrin e shenjtorit (Sh\u00ebn Benedikti-syr-Luar), ku nderohet edhe sot.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>* * * * *<\/strong><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\">Osh\u00ebnar Efskimon Rr\u00ebfyesi.<\/h4>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pas nj\u00eb f\u00ebmij\u00ebrie t\u00eb virtytshme, sh\u00ebn Efskimoni u b\u00eb murg dhe ishte i mbushur aq shum\u00eb me hirin e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb, saq\u00eb arriti t\u00eb ngjallte nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb dhe t\u00eb d\u00ebbonte me an\u00eb t\u00eb lutjes t\u00eb gjith\u00eb parazit\u00ebt q\u00eb d\u00ebmtonin kopshtet me perime. U hirotonis episkop i Lampsak\u00ebs gjat\u00eb persekutimit ikonoklast dhe u b\u00eb mbrojt\u00ebs i zjarrt\u00eb i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs pran\u00eb sh\u00ebn Theodhor Studitit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye u burgos dhe u internua me urdh\u00ebr t\u00eb perandorit Theofil (829-842). Sado q\u00eb vuante, kujdesej me dashuri p\u00ebr t\u00eb mjer\u00ebt dhe madje, pas fjetjes s\u00eb tij, vazhdoi t\u2019u shp\u00ebrndante bekime besimtar\u00ebve.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Osh\u00ebnar Benedikti. &nbsp; Ati yn\u00eb osh\u00ebnar Benedikti lindi rreth vitit 480 n\u00eb Nor\u00e7ia, qytet i vog\u00ebl mes maleve n\u00eb verilindje t\u00eb Rom\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb krishter\u00eb mjaft t\u00eb pasur. E d\u00ebrguan p\u00ebr t\u00eb studiuar n\u00eb Rom\u00eb, por q\u00eb f\u00ebmij\u00eb kishte arritur urt\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb plaku. Ai d\u00ebshironte t\u2019i p\u00eblqente vet\u00ebm Per\u00ebndis\u00eb, prandaj i p\u00ebrbuzi k\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb e bot\u00ebs e premtimet e kota dhe k\u00ebrkoi jet\u00ebn<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":58459,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51928717657_567b62f3e0_b.jpg","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[372],"tags":[2103,2101],"class_list":["post-58455","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shenjtoret-e-dites","tag-leximet-e-dites","tag-shenjtori-i-dites"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>- 14 Mars - Osh\u00ebnar Benedikti. Bonifati i Skocis\u00eb. Mbret\u00ebresha Matilda. Osh\u00ebnar Efskimon Rr\u00ebfyesi. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/14\/14-mars-oshenar-benedikti-bonifati-i-skocise-mbreteresha-matilda-oshenar-efskimon-rrefyesi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"- 14 Mars - Osh\u00ebnar Benedikti. Bonifati i Skocis\u00eb. Mbret\u00ebresha Matilda. Osh\u00ebnar Efskimon Rr\u00ebfyesi. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Osh\u00ebnar Benedikti. &nbsp; Ati yn\u00eb osh\u00ebnar Benedikti lindi rreth vitit 480 n\u00eb Nor\u00e7ia, qytet i vog\u00ebl mes maleve n\u00eb verilindje t\u00eb Rom\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb krishter\u00eb mjaft t\u00eb pasur. E d\u00ebrguan p\u00ebr t\u00eb studiuar n\u00eb Rom\u00eb, por q\u00eb f\u00ebmij\u00eb kishte arritur urt\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb plaku. Ai d\u00ebshironte t\u2019i p\u00eblqente vet\u00ebm Per\u00ebndis\u00eb, prandaj i p\u00ebrbuzi k\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb e bot\u00ebs e premtimet e kota dhe k\u00ebrkoi jet\u00ebn\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/14\/14-mars-oshenar-benedikti-bonifati-i-skocise-mbreteresha-matilda-oshenar-efskimon-rrefyesi\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2025-03-13T23:02:55+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51928717657_567b62f3e0_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51928717657_567b62f3e0_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/14\/14-mars-oshenar-benedikti-bonifati-i-skocise-mbreteresha-matilda-oshenar-efskimon-rrefyesi\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/14\/14-mars-oshenar-benedikti-bonifati-i-skocise-mbreteresha-matilda-oshenar-efskimon-rrefyesi\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"&#8211; 14 Mars &#8211; Osh\u00ebnar Benedikti. Bonifati i Skocis\u00eb. Mbret\u00ebresha Matilda. Osh\u00ebnar Efskimon Rr\u00ebfyesi.\",\"datePublished\":\"2025-03-13T23:02:55+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/14\/14-mars-oshenar-benedikti-bonifati-i-skocise-mbreteresha-matilda-oshenar-efskimon-rrefyesi\/\"},\"wordCount\":2442,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/14\/14-mars-oshenar-benedikti-bonifati-i-skocise-mbreteresha-matilda-oshenar-efskimon-rrefyesi\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51928717657_567b62f3e0_b.jpg\",\"keywords\":[\"leximet e dites\",\"shenjtori i dites\"],\"articleSection\":[\"Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/14\/14-mars-oshenar-benedikti-bonifati-i-skocise-mbreteresha-matilda-oshenar-efskimon-rrefyesi\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/14\/14-mars-oshenar-benedikti-bonifati-i-skocise-mbreteresha-matilda-oshenar-efskimon-rrefyesi\/\",\"name\":\"- 14 Mars - Osh\u00ebnar Benedikti. Bonifati i Skocis\u00eb. Mbret\u00ebresha Matilda. Osh\u00ebnar Efskimon Rr\u00ebfyesi. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/14\/14-mars-oshenar-benedikti-bonifati-i-skocise-mbreteresha-matilda-oshenar-efskimon-rrefyesi\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/14\/14-mars-oshenar-benedikti-bonifati-i-skocise-mbreteresha-matilda-oshenar-efskimon-rrefyesi\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51928717657_567b62f3e0_b.jpg\",\"datePublished\":\"2025-03-13T23:02:55+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/14\/14-mars-oshenar-benedikti-bonifati-i-skocise-mbreteresha-matilda-oshenar-efskimon-rrefyesi\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/14\/14-mars-oshenar-benedikti-bonifati-i-skocise-mbreteresha-matilda-oshenar-efskimon-rrefyesi\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/14\/14-mars-oshenar-benedikti-bonifati-i-skocise-mbreteresha-matilda-oshenar-efskimon-rrefyesi\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51928717657_567b62f3e0_b.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51928717657_567b62f3e0_b.jpg\",\"width\":\"706\",\"height\":\"1024\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/14\/14-mars-oshenar-benedikti-bonifati-i-skocise-mbreteresha-matilda-oshenar-efskimon-rrefyesi\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8211; 14 Mars &#8211; Osh\u00ebnar Benedikti. Bonifati i Skocis\u00eb. Mbret\u00ebresha Matilda. Osh\u00ebnar Efskimon Rr\u00ebfyesi.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"- 14 Mars - Osh\u00ebnar Benedikti. Bonifati i Skocis\u00eb. Mbret\u00ebresha Matilda. Osh\u00ebnar Efskimon Rr\u00ebfyesi. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/14\/14-mars-oshenar-benedikti-bonifati-i-skocise-mbreteresha-matilda-oshenar-efskimon-rrefyesi\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"- 14 Mars - Osh\u00ebnar Benedikti. Bonifati i Skocis\u00eb. Mbret\u00ebresha Matilda. Osh\u00ebnar Efskimon Rr\u00ebfyesi. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"Osh\u00ebnar Benedikti. &nbsp; Ati yn\u00eb osh\u00ebnar Benedikti lindi rreth vitit 480 n\u00eb Nor\u00e7ia, qytet i vog\u00ebl mes maleve n\u00eb verilindje t\u00eb Rom\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb krishter\u00eb mjaft t\u00eb pasur. E d\u00ebrguan p\u00ebr t\u00eb studiuar n\u00eb Rom\u00eb, por q\u00eb f\u00ebmij\u00eb kishte arritur urt\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb plaku. Ai d\u00ebshironte t\u2019i p\u00eblqente vet\u00ebm Per\u00ebndis\u00eb, prandaj i p\u00ebrbuzi k\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb e bot\u00ebs e premtimet e kota dhe k\u00ebrkoi jet\u00ebn","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/14\/14-mars-oshenar-benedikti-bonifati-i-skocise-mbreteresha-matilda-oshenar-efskimon-rrefyesi\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2025-03-13T23:02:55+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51928717657_567b62f3e0_b.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_image":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51928717657_567b62f3e0_b.jpg","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/14\/14-mars-oshenar-benedikti-bonifati-i-skocise-mbreteresha-matilda-oshenar-efskimon-rrefyesi\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/14\/14-mars-oshenar-benedikti-bonifati-i-skocise-mbreteresha-matilda-oshenar-efskimon-rrefyesi\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"&#8211; 14 Mars &#8211; Osh\u00ebnar Benedikti. Bonifati i Skocis\u00eb. Mbret\u00ebresha Matilda. Osh\u00ebnar Efskimon Rr\u00ebfyesi.","datePublished":"2025-03-13T23:02:55+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/14\/14-mars-oshenar-benedikti-bonifati-i-skocise-mbreteresha-matilda-oshenar-efskimon-rrefyesi\/"},"wordCount":2442,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/14\/14-mars-oshenar-benedikti-bonifati-i-skocise-mbreteresha-matilda-oshenar-efskimon-rrefyesi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51928717657_567b62f3e0_b.jpg","keywords":["leximet e dites","shenjtori i dites"],"articleSection":["Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/14\/14-mars-oshenar-benedikti-bonifati-i-skocise-mbreteresha-matilda-oshenar-efskimon-rrefyesi\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/14\/14-mars-oshenar-benedikti-bonifati-i-skocise-mbreteresha-matilda-oshenar-efskimon-rrefyesi\/","name":"- 14 Mars - Osh\u00ebnar Benedikti. Bonifati i Skocis\u00eb. Mbret\u00ebresha Matilda. Osh\u00ebnar Efskimon Rr\u00ebfyesi. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/14\/14-mars-oshenar-benedikti-bonifati-i-skocise-mbreteresha-matilda-oshenar-efskimon-rrefyesi\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/14\/14-mars-oshenar-benedikti-bonifati-i-skocise-mbreteresha-matilda-oshenar-efskimon-rrefyesi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51928717657_567b62f3e0_b.jpg","datePublished":"2025-03-13T23:02:55+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/14\/14-mars-oshenar-benedikti-bonifati-i-skocise-mbreteresha-matilda-oshenar-efskimon-rrefyesi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/14\/14-mars-oshenar-benedikti-bonifati-i-skocise-mbreteresha-matilda-oshenar-efskimon-rrefyesi\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/14\/14-mars-oshenar-benedikti-bonifati-i-skocise-mbreteresha-matilda-oshenar-efskimon-rrefyesi\/#primaryimage","url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51928717657_567b62f3e0_b.jpg","contentUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51928717657_567b62f3e0_b.jpg","width":"706","height":"1024"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/14\/14-mars-oshenar-benedikti-bonifati-i-skocise-mbreteresha-matilda-oshenar-efskimon-rrefyesi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8211; 14 Mars &#8211; Osh\u00ebnar Benedikti. Bonifati i Skocis\u00eb. Mbret\u00ebresha Matilda. Osh\u00ebnar Efskimon Rr\u00ebfyesi."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58455","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=58455"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58455\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":63693,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58455\/revisions\/63693"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/58459"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=58455"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=58455"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=58455"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}