{"id":58411,"date":"2022-03-06T19:00:00","date_gmt":"2022-03-06T18:00:00","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=58411"},"modified":"2022-03-09T22:53:07","modified_gmt":"2022-03-09T21:53:07","slug":"e-diela-e-te-lidhurit-te-djathit-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-06-03-2022-tekst","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/03\/06\/e-diela-e-te-lidhurit-te-djathit-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-06-03-2022-tekst\/","title":{"rendered":"E Diela e t\u00eb lidhurit t\u00eb djathit, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &#038; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 06.03.2022 (Tekst)"},"content":{"rendered":"<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"E_Diela_e_te_lidhurit_te_djathit_nga_Mitropoliti_i_Beratit_Vlores_Kanines_H_Ignati_06032022_Tekst\"><\/span><strong>E Diela e t\u00eb lidhurit t\u00eb djathit, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &amp; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 06.03.2022 (Tekst)<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\"><em>\u201cVishni Zotin Jisu Krisht\u201d (v. 14)<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">Kuptimi i t\u00eb diel\u00ebs s\u00eb sotme, i t\u00eb lidhurit t\u00eb djathit, \u00ebsht\u00eb kujtimi i daljes s\u00eb t\u00eb Par\u00ebgatuarve nga Parajsa. Q\u00eb nga momenti kur m\u00ebkati i par\u00eb u krye nga t\u00eb Par\u00ebgatuarit, vet\u00eb ata konstatuan se jan\u00eb t\u00eb zhveshur; prandaj p\u00ebrgatit\u00ebn rroba me gjethe fiku, p\u00ebr t\u00eb mbuluar lakuriq\u00ebsin\u00eb e tyre, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos ken\u00eb turp duke par\u00eb nj\u00ebri-tjetrin. Sigurisht, kjo d\u00ebshmon se m\u00ebkati zhveshi shpirtin e tyre, nga veshja e hyjdh\u00ebn\u00eb e pafaj\u00ebsis\u00eb dhe thjesht\u00ebsis\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb, nga stolia e lavdishme dhe e ndritshme e hirit. Me nj\u00eb liriz\u00ebm t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, himnuesi i hirsh\u00ebm i Kish\u00ebs, vendos n\u00eb goj\u00ebn e Adamit, vargjet melankolike dhe aq trondit\u00ebse: \u201cU zhvesha un\u00eb i mjeri, nga stolia e hyjthurur, o Zot, me shkeljen e urdhrit t\u00ebnd t\u00eb shenjt\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb porosis\u00eb s\u00eb t\u00eb ligut\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Por ja, v\u00ebllez\u00ebr t\u00eb dashur, q\u00eb apostull Pavli na tregon veshje t\u00eb shtrenjta dhe t\u00eb bukura, t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr \u00e7do njeri, p\u00ebr \u00e7do mosh\u00eb, formim dhe klas\u00eb shoq\u00ebrore. Kisha jon\u00eb e shfaq para nesh k\u00ebt\u00eb ngjarje tragjike, n\u00eb fillim t\u00eb kreshm\u00ebs. \u00cbsht\u00eb si t\u00eb na thot\u00eb: Shikoni \u00e7far\u00eb p\u00ebsoi gjinia njer\u00ebzore, nga d\u00ebshira e paligjshme e m\u00ebkatit t\u00eb t\u00eb Par\u00ebgatuarve. Vendosni t\u00eb fitoni Parajs\u00ebn, q\u00eb ju ofron Adami i ri, Krishti. Vishni, pra, Krishtin dhe mos u kujdesni p\u00ebr k\u00ebnaqjen e d\u00ebshirave tuaja t\u00eb prap\u00ebta dhe t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"i\"><\/span><strong>* * *<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">Por, q\u00eb t\u00eb veshim Krishtin, \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb zhveshin rrob\u00ebn e njeriut t\u00eb vjet\u00ebr. Si luft\u00ebtar\u00eb me p\u00ebrvoj\u00eb i p\u00ebrpjekjeve shpirt\u00ebrore, apostull Pavli, na rekomandon: Gj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb, \u00ebsht\u00eb t\u00eb hedhim tej \u201cveprat e err\u00ebsir\u00ebs\u201d. Me largimin nga Parajsa e k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb dhe me shfaqjen e m\u00ebkatit, njeriu vesh m\u00ebkatin.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Por, q\u00eb t\u00eb vesh\u00eb dikush Krishtin, duhet t\u00eb vdes\u00eb m\u00eb par\u00eb njeriu i m\u00ebkatit. Prandaj edhe prifti, kur pag\u00ebzon foshnj\u00ebn, e zhyt tri her\u00eb brenda n\u00eb ujin e shenjt\u00ebruar t\u00eb pag\u00ebzimores, n\u00eb emrin e Atit dhe t\u00eb Birit dhe t\u00eb Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb vdes\u00eb njeriu i vjet\u00ebr dhe t\u00eb dal\u00eb nga ajo njeriu i rilindur m\u00eb Krishtin.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Apostull Pavli nuk kufizohet n\u00eb nj\u00eb rekomandim t\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsuar. N\u00eb vazhdim, num\u00ebron vepra konkrete t\u00eb err\u00ebsir\u00ebs, q\u00eb nuk kan\u00eb absolutisht asnj\u00eb lidhje me jet\u00ebn e t\u00eb krishter\u00ebve. Duhet t\u00eb jetojm\u00eb \u201cjo n\u00eb arg\u00ebtime e dehje\u201d, bankete me k\u00ebng\u00eb t\u00eb ul\u00ebta e t\u00eb neveritshme. Per\u00ebndia nuk e ndalon konsumimin e ushqimeve dhe p\u00ebrdorimin e ver\u00ebs. P\u00ebrkundrazi, i bekon dhe i shenjt\u00ebron. Por, kur konsumimi i ushqimit t\u00eb drejton n\u00eb gryk\u00ebsi dhe abuzimi me ver\u00ebn n\u00eb dehje, at\u00ebher\u00eb devijojm\u00eb nga vullneti i Per\u00ebndis\u00eb. B\u00ebhemi skllav t\u00eb pasioneve.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u201cJo n\u00eb shtret\u00ebr imoraliteti e ndyr\u00ebsira\u201d. Me k\u00ebto dy fjal\u00eb, sh\u00ebn Pavli, n\u00ebnkupton jet\u00ebn e shthurur dhe t\u00eb shfrenuar, q\u00eb \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht e papajtueshme me cil\u00ebsin\u00eb ton\u00eb, si t\u00eb krishter\u00eb, me bindjen ton\u00eb, se trupi njer\u00ebzor \u00ebsht\u00eb tempulli i Per\u00ebndis\u00eb dhe banes\u00eb e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Apostull Pavli, shton edhe nj\u00eb \u00e7ift tjet\u00ebr fjal\u00ebsh: \u201cjo n\u00eb grindje e smir\u00eb\u201d. Duhet t\u00eb largojm\u00eb nga jeta jon\u00eb \u00e7do grindje dhe smir\u00eb. Si t\u00eb krishter\u00eb, nuk mund t\u00eb kacafytemi dhe as t\u00eb lejojm\u00eb smir\u00ebn dhe zilin\u00eb t\u00eb helmoj\u00eb zemr\u00ebn ton\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u201cLe t\u00eb ngjeshim arm\u00ebt e drit\u00ebs\u201d. \u00cbsht\u00eb pika e dyt\u00eb e rekomandimit apostullor. Ashtu si ushtari armatoset me pajimin ushtarak, k\u00ebshtu edhe i krishteri -si ushtar i Jisu Krishtit- vesh arm\u00ebt e drit\u00ebs, q\u00eb jan\u00eb virtytet e krishtera. Virtyti \u00ebsht\u00eb arma jon\u00eb. Me t\u00eb pajisemi. Me t\u00eb luftojm\u00eb t\u00eb ligun. Me t\u00eb tregohemi fitimtar\u00eb n\u00eb luft\u00ebn shpirt\u00ebrore. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb thekson apostull Pavli edhe n\u00eb letr\u00ebn e tij drejtuar Efesian\u00ebve: \u201cVishni gjith\u00eb arm\u00ebt e Per\u00ebndis\u00eb, q\u00eb t\u00eb mundeni t\u00eb q\u00ebndroni kund\u00ebr mjesht\u00ebrive t\u00eb djallit\u201d (Efes. 6:11).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">T\u00eb veshim virtytin, sigurisht, nuk do t\u00eb thot\u00eb nj\u00eb pajtim i jasht\u00ebm ndaj disa rregullave; nj\u00eb sjellje sip\u00ebrfaq\u00ebsore dhe e shtirur, por nj\u00eb ndryshim i thell\u00eb i bot\u00ebs son\u00eb t\u00eb brendshme. D\u00ebshiron t\u00eb na thot\u00eb, se drejtues dhe frym\u00ebzues i jet\u00ebs son\u00eb, n\u00eb \u00e7do moment, n\u00eb \u00e7do \u00e7ast, \u00ebsht\u00eb Krishti. Ashtu si rrobat na shoq\u00ebrojn\u00eb n\u00eb gjith\u00eb shfaqjet e jet\u00ebs son\u00eb, k\u00ebshtu dhe prania, dashuria dhe mendimi p\u00ebr Krishtin, duhet t\u00eb na shoq\u00ebrojn\u00eb gjithmon\u00eb, n\u00eb \u00e7do moment t\u00eb jet\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u201cVishni Zotin Jisu Krisht\u201d. N\u00ebse p\u00ebrpiqet dikush t\u00eb thellohet m\u00eb shum\u00eb n\u00eb k\u00ebto fjal\u00eb t\u00eb hyjfrym\u00ebzuara, zbulon se n\u00eb to p\u00ebrmblidhet gjith\u00e7ka p\u00ebr jet\u00ebn ton\u00eb. Sepse t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb veshur realisht me Krishtin, nuk jetojn\u00eb m\u00eb vet\u00eb, me m\u00ebkatet e tyre. Jeton brenda tyre, Ai, tek i Cili kan\u00eb dor\u00ebzuar \u00e7el\u00ebsat e zemr\u00ebs s\u00eb tyre. Ndodh ajo \u00e7udi, q\u00eb jetoi dhe shkroi apostull Pavli: \u201cS\u2019rroj m\u00eb un\u00eb, po Krishti rron tek un\u00eb\u201d (Gal. 2:20). Apostulli i Krishtit e mohon \u201cunin\u201d e tij. \u201cS\u2019rroj m\u00eb un\u00eb\u201d, dhe pranon nj\u00eb \u201cun\u201d tjet\u00ebr, \u201cunin\u201d e Krishtit. Mohoj jet\u00ebn mishore t\u00eb pasioneve, sepse jam p\u00ebrmallues i nj\u00eb jete tjet\u00ebr, jet\u00ebs s\u00eb Krishtit. Mohoj jet\u00ebn e varf\u00ebr t\u00eb shqisave, t\u00eb \u201cunit\u201d tim personal, q\u00eb t\u00eb jetoj\u00eb brenda meje Krishti. \u201cKrishti rron tek un\u00eb\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"i-2\"><\/span><strong>* * *<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">Por, \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb \u201cvesh\u00eb dikush Krishtin\u201d, pa marr\u00eb Pag\u00ebzimin e Shenjt\u00eb. K\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb thekson Apostulli yn\u00eb, n\u00eb letr\u00ebn e tij drejtuar Galatian\u00ebve: \u201cSa u pag\u00ebzuat n\u00eb Krishtin, Krishtin vesh\u00ebt\u201d (Gal. 3:27). Gojarti i shenjt\u00eb, duke shpjeguar k\u00ebto fjal\u00eb, q\u00eb prifti i psal pas Misterit t\u00eb Pag\u00ebzimit t\u00eb Shenjt\u00eb, shkruan: \u00abMeqen\u00ebse apostull Pavli tha di\u00e7ka t\u00eb madhe dhe t\u00eb mrekullueshme, se,\u201c t\u00eb gjith\u00eb jemi bij t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb me an\u00eb t\u00eb besimit q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb Jisu Krishtin\u201d, p\u00ebrmendi edhe m\u00ebnyr\u00ebn e bir\u00ebsimit: T\u00eb vesh\u00eb i pag\u00ebzuari Krishtin\u00bb. \u00abSepse -vazhdon Shenjtori- p\u00ebrderisa Krishti \u00ebsht\u00eb Bir i Per\u00ebndis\u00eb, dhe ti e ke veshur, duke e pasur brenda teje dhe duke ngjasuar me T\u00eb, ke arritur n\u00eb farefisni dhe u b\u00ebre nj\u00eb imazh me Krishtin\u00bb. Pra, t\u00eb veshim Krishtin, \u00ebsht\u00eb t\u00eb b\u00ebhemi t\u00eb ngjash\u00ebm me T\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Shpirti i t\u00eb pag\u00ebzuarit rrezaton nga shk\u00eblqimi dhe lavdia e rrob\u00ebs qiellore, t\u00eb Zotit Jisu Krisht, e cila jepet si dhurat\u00eb nga Ati qiellor. \u201cM\u00eb ka veshur me rrobat e shp\u00ebtimit, m\u00eb ka mbuluar me mantelin e drejt\u00ebsis\u00eb\u201d (Isaia 61:10), shpall n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb profetike Isaia. Gjithashtu, njeriu q\u00eb ka veshur Krishtin, ka fuqi vullneti p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar dhe p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur, si fitimtar, gjith\u00eb d\u00ebshirave dhe intrigave t\u00eb djallit t\u00eb lig, dhe t\u00eb veproj\u00eb me zell, gjall\u00ebri dhe durim t\u00eb pal\u00ebkundur, \u00e7do gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb sipas d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. Asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e pamundur p\u00ebr at\u00eb njeri, i cili, bashk\u00eb me apostull Pavlin, thot\u00eb: \u201cT\u00eb gjitha mund t\u2019i b\u00ebj me an\u00eb t\u00eb Krishtit q\u00eb m\u00eb jep fuqi\u201d (Fil. 4:13).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"i-3\"><\/span><strong>* * *<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">V\u00ebllez\u00ebrit e mi t\u00eb dashur m\u00eb Krishtin! Arena e virtyteve \u00ebsht\u00eb hapur. Ata q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb luftojn\u00eb, t\u00eb p\u00ebrpiqen, le t\u00eb marrin p\u00ebrsip\u00ebr luft\u00ebn e mir\u00eb t\u00eb kreshm\u00ebs. Le t\u2019i bindemi k\u00ebshillave t\u00eb Apostullit: T\u00eb zgjohemi nga letargjia e m\u00ebkatit. T\u00eb zhveshim, si rrob\u00eb t\u00eb papast\u00ebr, njeriun e vjet\u00ebr dhe t\u00eb marrim n\u00eb duar arm\u00ebt e virtyteve. T\u00eb veshim Krishtin, Shenjtin e t\u00eb Shenjt\u00ebve, q\u00eb t\u00eb na ndri\u00e7oj\u00eb, t\u00eb na e b\u00ebj\u00eb t\u00eb papik\u00ebluar shpirtin ton\u00eb, ta qeveris\u00eb Ai jet\u00ebn ton\u00eb dhe t\u00eb na dhuroj\u00eb shp\u00ebtimin. U b\u00ebft\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E Diela e t\u00eb lidhurit t\u00eb djathit, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &amp; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 06.03.2022 (Tekst) \u201cVishni Zotin Jisu Krisht\u201d (v. 14) Kuptimi i t\u00eb diel\u00ebs s\u00eb sotme, i t\u00eb lidhurit t\u00eb djathit, \u00ebsht\u00eb kujtimi i daljes s\u00eb t\u00eb Par\u00ebgatuarve nga Parajsa. Q\u00eb nga momenti kur m\u00ebkati i par\u00eb u krye nga t\u00eb Par\u00ebgatuarit, vet\u00eb ata konstatuan se jan\u00eb t\u00eb zhveshur; prandaj p\u00ebrgatit\u00ebn<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":58415,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51929098079_837bbca523_b.jpg","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[2777],"tags":[2783,2779],"class_list":["post-58411","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-predikimet-e-se-dieles-festive","tag-mitropolia-e-beratit","tag-predikimet-e-se-dieles-festive"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>E Diela e t\u00eb lidhurit t\u00eb djathit, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &amp; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 06.03.2022 (Tekst) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/03\/06\/e-diela-e-te-lidhurit-te-djathit-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-06-03-2022-tekst\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"E Diela e t\u00eb lidhurit t\u00eb djathit, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &amp; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 06.03.2022 (Tekst) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"E Diela e t\u00eb lidhurit t\u00eb djathit, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &amp; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 06.03.2022 (Tekst) \u201cVishni Zotin Jisu Krisht\u201d (v. 14) Kuptimi i t\u00eb diel\u00ebs s\u00eb sotme, i t\u00eb lidhurit t\u00eb djathit, \u00ebsht\u00eb kujtimi i daljes s\u00eb t\u00eb Par\u00ebgatuarve nga Parajsa. Q\u00eb nga momenti kur m\u00ebkati i par\u00eb u krye nga t\u00eb Par\u00ebgatuarit, vet\u00eb ata konstatuan se jan\u00eb t\u00eb zhveshur; prandaj p\u00ebrgatit\u00ebn\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/03\/06\/e-diela-e-te-lidhurit-te-djathit-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-06-03-2022-tekst\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2022-03-06T18:00:00+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2022-03-09T21:53:07+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51929098079_837bbca523_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51929098079_837bbca523_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/03\/06\/e-diela-e-te-lidhurit-te-djathit-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-06-03-2022-tekst\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/03\/06\/e-diela-e-te-lidhurit-te-djathit-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-06-03-2022-tekst\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"E Diela e t\u00eb lidhurit t\u00eb djathit, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &#038; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 06.03.2022 (Tekst)\",\"datePublished\":\"2022-03-06T18:00:00+00:00\",\"dateModified\":\"2022-03-09T21:53:07+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/03\/06\/e-diela-e-te-lidhurit-te-djathit-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-06-03-2022-tekst\/\"},\"wordCount\":1391,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/03\/06\/e-diela-e-te-lidhurit-te-djathit-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-06-03-2022-tekst\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51929098079_837bbca523_b.jpg\",\"keywords\":[\"Mitropolia e Beratit\",\"Predikimet e se Dieles &amp; Festive\"],\"articleSection\":[\"Predikimet e se Dieles &amp; Festive\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/03\/06\/e-diela-e-te-lidhurit-te-djathit-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-06-03-2022-tekst\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/03\/06\/e-diela-e-te-lidhurit-te-djathit-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-06-03-2022-tekst\/\",\"name\":\"E Diela e t\u00eb lidhurit t\u00eb djathit, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs & Kanin\u00ebs, H. Ignati, 06.03.2022 (Tekst) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/03\/06\/e-diela-e-te-lidhurit-te-djathit-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-06-03-2022-tekst\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/03\/06\/e-diela-e-te-lidhurit-te-djathit-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-06-03-2022-tekst\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51929098079_837bbca523_b.jpg\",\"datePublished\":\"2022-03-06T18:00:00+00:00\",\"dateModified\":\"2022-03-09T21:53:07+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/03\/06\/e-diela-e-te-lidhurit-te-djathit-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-06-03-2022-tekst\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/03\/06\/e-diela-e-te-lidhurit-te-djathit-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-06-03-2022-tekst\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/03\/06\/e-diela-e-te-lidhurit-te-djathit-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-06-03-2022-tekst\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51929098079_837bbca523_b.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51929098079_837bbca523_b.jpg\",\"width\":\"398\",\"height\":\"395\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/03\/06\/e-diela-e-te-lidhurit-te-djathit-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-06-03-2022-tekst\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"E Diela e t\u00eb lidhurit t\u00eb djathit, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &#038; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 06.03.2022 (Tekst)\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"E Diela e t\u00eb lidhurit t\u00eb djathit, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs & Kanin\u00ebs, H. Ignati, 06.03.2022 (Tekst) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/03\/06\/e-diela-e-te-lidhurit-te-djathit-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-06-03-2022-tekst\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"E Diela e t\u00eb lidhurit t\u00eb djathit, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs & Kanin\u00ebs, H. Ignati, 06.03.2022 (Tekst) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"E Diela e t\u00eb lidhurit t\u00eb djathit, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &amp; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 06.03.2022 (Tekst) \u201cVishni Zotin Jisu Krisht\u201d (v. 14) Kuptimi i t\u00eb diel\u00ebs s\u00eb sotme, i t\u00eb lidhurit t\u00eb djathit, \u00ebsht\u00eb kujtimi i daljes s\u00eb t\u00eb Par\u00ebgatuarve nga Parajsa. Q\u00eb nga momenti kur m\u00ebkati i par\u00eb u krye nga t\u00eb Par\u00ebgatuarit, vet\u00eb ata konstatuan se jan\u00eb t\u00eb zhveshur; prandaj p\u00ebrgatit\u00ebn","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/03\/06\/e-diela-e-te-lidhurit-te-djathit-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-06-03-2022-tekst\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2022-03-06T18:00:00+00:00","article_modified_time":"2022-03-09T21:53:07+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51929098079_837bbca523_b.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_image":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51929098079_837bbca523_b.jpg","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/03\/06\/e-diela-e-te-lidhurit-te-djathit-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-06-03-2022-tekst\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/03\/06\/e-diela-e-te-lidhurit-te-djathit-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-06-03-2022-tekst\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"E Diela e t\u00eb lidhurit t\u00eb djathit, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &#038; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 06.03.2022 (Tekst)","datePublished":"2022-03-06T18:00:00+00:00","dateModified":"2022-03-09T21:53:07+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/03\/06\/e-diela-e-te-lidhurit-te-djathit-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-06-03-2022-tekst\/"},"wordCount":1391,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/03\/06\/e-diela-e-te-lidhurit-te-djathit-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-06-03-2022-tekst\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51929098079_837bbca523_b.jpg","keywords":["Mitropolia e Beratit","Predikimet e se Dieles &amp; Festive"],"articleSection":["Predikimet e se Dieles &amp; Festive"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/03\/06\/e-diela-e-te-lidhurit-te-djathit-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-06-03-2022-tekst\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/03\/06\/e-diela-e-te-lidhurit-te-djathit-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-06-03-2022-tekst\/","name":"E Diela e t\u00eb lidhurit t\u00eb djathit, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs & Kanin\u00ebs, H. Ignati, 06.03.2022 (Tekst) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/03\/06\/e-diela-e-te-lidhurit-te-djathit-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-06-03-2022-tekst\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/03\/06\/e-diela-e-te-lidhurit-te-djathit-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-06-03-2022-tekst\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51929098079_837bbca523_b.jpg","datePublished":"2022-03-06T18:00:00+00:00","dateModified":"2022-03-09T21:53:07+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/03\/06\/e-diela-e-te-lidhurit-te-djathit-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-06-03-2022-tekst\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/03\/06\/e-diela-e-te-lidhurit-te-djathit-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-06-03-2022-tekst\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/03\/06\/e-diela-e-te-lidhurit-te-djathit-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-06-03-2022-tekst\/#primaryimage","url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51929098079_837bbca523_b.jpg","contentUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51929098079_837bbca523_b.jpg","width":"398","height":"395"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/03\/06\/e-diela-e-te-lidhurit-te-djathit-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-h-ignati-06-03-2022-tekst\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"E Diela e t\u00eb lidhurit t\u00eb djathit, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &#038; Kanin\u00ebs, H. Ignati, 06.03.2022 (Tekst)"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58411","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=58411"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58411\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":58414,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58411\/revisions\/58414"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/58415"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=58411"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=58411"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=58411"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}