{"id":58393,"date":"2025-03-09T00:02:15","date_gmt":"2025-03-08T23:02:15","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=58393"},"modified":"2025-03-05T12:38:52","modified_gmt":"2025-03-05T11:38:52","slug":"09-mars-40-deshmoret-e-sebastise-melitoni-flavio-valeri-sisini-etj-oshenar-qesari-mjek","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/09\/09-mars-40-deshmoret-e-sebastise-melitoni-flavio-valeri-sisini-etj-oshenar-qesari-mjek\/","title":{"rendered":"&#8211; 09 Mars &#8211; 40 d\u00ebshmor\u00ebt e Sebastis\u00eb (Melitoni, Flavio, Valeri, Sisini etj.). Osh\u00ebnar Qesari, mjek."},"content":{"rendered":"<h4 style=\"text-align: center;\"><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\">40 D\u00ebshmor\u00ebt e Sebastis\u00eb (Melitoni, Flavio, Valeri, Sisini etj.)<\/h4>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur mizori Licinius (308-323), t\u00eb cilit i ishte dh\u00ebn\u00eb nga sh\u00ebn Konstandini fuqi e barabart\u00eb n\u00eb administrimin e Perandoris\u00eb, hoqi mask\u00ebn, preu marr\u00ebdh\u00ebniet me t\u00eb dhe shpalli edikte kund\u00ebr t\u00eb krishter\u00ebve. P\u00ebr t\u2019i zbatuar ai d\u00ebrgoi magjistrat\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00eb provincat n\u00ebn kontrollin e tij, p\u00ebr t\u00eb torturuar e vrar\u00eb ata q\u00eb nuk u n\u00ebnshtroheshin.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Agrikola, qeveritari q\u00eb u caktua p\u00ebr Kapadokin\u00eb dhe Armenin\u00eb e Vog\u00ebl, ishte nj\u00eb nga zbatuesit m\u00eb t\u00eb zellsh\u00ebm t\u00eb edikteve q\u00eb shpallnin persekutimin e t\u00eb krishter\u00ebve. Ai kishte thirrur n\u00eb qytetin e Sebastis\u00eb, ku q\u00ebndronte, legjionin e dyt\u00eb perandorak, i quajtur i rrufeshmi, drejtuar nga duka Lisia. Dyzet ushtar\u00eb t\u00eb k\u00ebtij legjioni, djem t\u00eb rinj, trima dhe t\u00eb vler\u00ebsuar p\u00ebr sh\u00ebrbimet q\u00eb b\u00ebnin, nuk pranuan t\u2019u sakrifikonin idhujve t\u00eb perandoris\u00eb dhe e shpall\u00ebn veten t\u00eb krishter\u00eb. Me prejardhje nga zona ndryshme, por t\u00eb bashkuar si nj\u00eb njeri i vet\u00ebm me an\u00eb t\u00eb besimit dhe dashuris\u00eb, ata dol\u00ebn nj\u00eb nga nj\u00eb para qeveritarit, si atlet\u00eb q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb ndeshje dhe zbuluan identitetin e tyre t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb: \u201cJam i krishter\u00eb!\u201d. Agrikola n\u00eb fillim tentoi t\u2019i kthente but\u00ebsisht, duke mburrur sh\u00ebrbimin e tyre t\u00eb shk\u00eblqyer dhe duke u premtuar, n\u00eb qoft\u00eb se do t\u2019i n\u00ebnshtroheshin, m\u00eb shum\u00eb privilegje nga ana e perandorit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Shenjtor\u00ebt iu p\u00ebrgjigj\u00ebn me z\u00ebrin e nj\u00ebrit prej tyre: \u201cN\u00ebse luftuam burr\u00ebrisht, si\u00e7 po thua, p\u00ebr perandorin e tok\u00ebs, me sa shum\u00eb zell duhet t\u00eb angazhohemi tani n\u00eb betej\u00eb p\u00ebr dashurin\u00eb e Mbretit t\u00eb Gjith\u00ebsis\u00eb? Sepse p\u00ebr ne ekziston vet\u00ebm nj\u00eb jet\u00eb: vdekja p\u00ebr Krishtin\u201d. N\u00eb burg, n\u00eb pritje t\u00eb nj\u00eb gjykimi t\u00eb dyt\u00eb, luft\u00ebtar\u00ebt e vyer e t\u00eb denj\u00eb ran\u00eb n\u00eb gjunj\u00eb, duke iu lutur Zotit t\u2019i ruante n\u00eb besimin e v\u00ebrtet\u00eb dhe t\u2019i fuqizonte n\u00eb betej\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po e gdhinin duke psalur, Krishti iu shfaq dhe u tha: \u201cFilluat mir\u00eb, por kurora do t\u2019i jepet vet\u00ebm atij q\u00eb do t\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul\u00eb deri n\u00eb fund!\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">T\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb m\u00ebngjes i \u00e7uan p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebrpara qeveritarit, i cili filloi nga lajkat, por nj\u00ebri nga martir\u00ebt e shenjt\u00eb, Kandidi, denoncoi hapur but\u00ebsin\u00eb e tij hipokrite, duke nxitur shp\u00ebrthimin e zem\u00ebrimit t\u00eb tiranit. Megjithat\u00eb, duke mos mundur t\u00eb b\u00ebnte asgj\u00eb kund\u00ebr tyre, derisa, si gjeneral i tyre, t\u2019i gjykonte duka Lisia, Agrikola i futi prap\u00eb n\u00eb burg. Pas shtat\u00eb dit\u00ebsh, Lisia mb\u00ebrriti n\u00eb Sebasti dhe shenjtor\u00ebt i nxor\u00ebn para tij. Duke shkuar para tij, Kirioni u jepte zem\u00ebr shok\u00ebve, duke u th\u00ebn\u00eb: \u201cTre armiq kemi: djallin, Lisian dhe qeveritarin. \u00c7\u2019do t\u00eb na b\u00ebjn\u00eb neve q\u00eb jemi dyzet ushtar\u00eb t\u00eb Jisu Krishtit?\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur i pa t\u00eb pal\u00ebkundur dhe kaq t\u00eb vendosur, Lisia i urdh\u00ebroi ushtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u2019i goditnin me gur\u00eb dhe t\u2019u thyenin dh\u00ebmb\u00ebt. Por, kur ata u sul\u00ebn p\u00ebr t\u2019i q\u00eblluar, u verbuan nga nj\u00eb fuqi hyjnore dhe t\u00eb turbulluar filluan t\u00eb godisnin nj\u00ebri-tjetrin. I t\u00ebrbuar nga zem\u00ebrimi, Lisia mori nj\u00eb gur dhe donte t\u2019ua hidhte shenjtor\u00ebve, por guri goditi qeveritarin, duke e plagosur r\u00ebnd\u00eb. Nat\u00ebn, shenjtor\u00ebt i fut\u00ebn p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb burg, n\u00eb pritje t\u00eb nj\u00eb vendimi p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si do t\u2019i torturonin.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Qeveritari mblodhi t\u00ebr\u00eb burimet e imagjinat\u00ebs s\u00eb mbrapsht\u00eb dhe urdh\u00ebroi t\u2019i zhvishnin e t\u2019i hidhnin lakuriq n\u00eb liqenin e ngrir\u00eb, diku af\u00ebr qytetit, q\u00eb t\u00eb vdisnin n\u00eb vuajtje t\u00eb frikshme nga t\u00eb ftohtit. P\u00ebr ta zgjatur martirizimin, ai mendoi t\u00eb paraqiste para tyre, si tundim t\u00eb fundit, ila\u00e7in e mundimeve t\u00eb tyre dhe p\u00ebrgatiti buz\u00eb liqenit nj\u00eb banj\u00eb me uj\u00eb t\u00eb nxeht\u00eb, q\u00eb, kush do ta linte betej\u00ebn, i mundur nga i ftohti i acart\u00eb, t\u00eb gjente atje leht\u00ebsim.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sa mor\u00ebn vesh p\u00ebr vendimin, shenjtor\u00ebt filluan t\u00eb nxisnin nj\u00ebri-tjetrin se kush do t\u00eb zhvishej i pari, dhe thoshin: \u201cDuke l\u00ebn\u00eb k\u00ebto rroba, le t\u00eb hedhim tej edhe njeriun e vjet\u00ebr! P\u00ebrderisa nga mashtrimi i gjarprit u vesh\u00ebm me tunik\u00eb mishi, le ta zhveshim at\u00eb sot q\u00eb t\u00eb fitojm\u00eb Parajs\u00ebn q\u00eb humb\u00ebm! \u00c7\u2019do t\u2019i japim Zotit q\u00eb vuajti p\u00ebr shp\u00ebtimin ton\u00eb? At\u00ebher\u00eb ushtar\u00ebt e zhvesh\u00ebn At\u00eb, tani le t\u00eb zhveshim rrobat tona, q\u00eb gjith\u00eb sa sh\u00ebrbejn\u00eb si ushtar\u00eb t\u00eb marrin faljen! I ashp\u00ebr dimri, por e \u00ebmb\u00ebl Parajsa! Le t\u00eb durojm\u00eb edhe pak, q\u00eb t\u00eb ngrohemi n\u00eb gjirin e Abrahamit. Le ta blejm\u00eb g\u00ebzimin e p\u00ebrjetsh\u00ebm me \u00e7mimin e nj\u00eb nate vuajtjesh. Meqen\u00ebse n\u00eb \u00e7do rast ky trup duhet t\u00eb vdes\u00eb, le t\u00eb pranojm\u00eb tani t\u00eb vdesim vullnetarisht, q\u00eb t\u00eb jetojm\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsisht! Pranoje, o Zot, k\u00ebt\u00eb therore, t\u00eb cil\u00ebn do ta tres\u00eb t\u00eb ftoht\u00ebt dhe jo zjarri!\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Duke i dh\u00ebn\u00eb zem\u00ebr nj\u00ebri-tjetrit, t\u00eb dyzet shenjtor\u00ebt ndenj\u00ebn si nj\u00eb njeri i vet\u00ebm n\u00eb ujin e akullt, duke duruar gjat\u00eb gjith\u00eb nat\u00ebs er\u00ebn e akullt t\u00eb asaj zone, duke iu lutur Zotit q\u00eb t\u00eb dyzet si\u00e7 ishin n\u00eb betej\u00eb, t\u00eb dilnin fitimtar\u00eb s\u00eb bashku dhe t\u00eb mos mungonte asnj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb num\u00ebr t\u00eb shenjt\u00eb, simbol i plot\u00ebsis\u00eb. Nata kalonte dhe trupat e tyre filluan t\u00eb ngrinin e qarkullimi i gjakut ngadal\u00ebsohej, duke shkaktuar k\u00ebshtu vuajtje t\u00eb padurueshme n\u00eb zem\u00ebr, sa nj\u00ebri prej tyre, i mundur nga dhimbja, e braktisi liqenin dhe u fut n\u00eb banj\u00ebn e nxeht\u00eb. Por ndryshimi i menj\u00ebhersh\u00ebm i temperatur\u00ebs b\u00ebri q\u00eb t\u00eb vdiste n\u00eb vend dhe t\u00eb privohej nga kurora e fitores.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">T\u00eb tridhjet\u00eb e n\u00ebnt\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, t\u00eb hidh\u00ebruar nga humbja e shokut, i dyfishuan lutjet dhe befas nj\u00eb drit\u00eb e fuqishme \u00e7au qiellin dhe u ndal mbi liqen, duke i ngrohur martir\u00ebt e shenjt\u00eb, dhe disa engj\u00ebj zbrit\u00ebn q\u00eb t\u00eb vinin n\u00eb kokat e tridhjet\u00eb e n\u00ebnt\u00eb martir\u00ebve kurora t\u00eb shndritshme. Para k\u00ebsaj mrekullie, nj\u00ebrit nga rojat me emrin Aglai, i cili ngrohej pran\u00eb banj\u00ebs, iu ndri\u00e7ua nd\u00ebrgjegjja nga besimi. Kur pa se nj\u00eb kuror\u00eb po q\u00ebndronte e varur n\u00eb aj\u00ebr dhe ngjante se priste dik\u00eb q\u00eb ta p\u00ebrmbushte numrin e t\u00eb zgjedhurve, i zgjoi shok\u00ebt e arm\u00ebve, u hodhi rrobat q\u00eb mbante veshur dhe u fut pa ngurrim n\u00eb liqenin e akullt, p\u00ebr t\u2019iu bashkuar korit t\u00eb martir\u00ebve, duke thirrur se edhe ai ishte i krishter\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">T\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb m\u00ebngjes, kur Agrikola m\u00ebsoi p\u00ebr ngjarjen, urdh\u00ebroi t\u2019i nxirrnin shenjtor\u00ebt nga liqeni dhe t\u2019u jepnin fund duke iu thyer k\u00ebmb\u00ebt, pastaj trupat t\u2019ua hidhnin n\u00eb zjarr, q\u00eb t\u00eb mos mbetej asnj\u00eb shenj\u00eb e betej\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb lavdishme. Nd\u00ebrsa po i zvarrisnin drejt tortur\u00ebs s\u00eb fundit, martir\u00ebt e lavdish\u00ebm psalnin: \u201cKaluam p\u00ebrmes zjarrit dhe ujit, por Ti na nxore, o Zot, n\u00eb vend freskie\u201d (Ps. 65.12). Pasi i ekzekutuan, xhelat\u00ebt ngarkuan trupat e tyre n\u00eb nj\u00eb karro, q\u00eb t\u2019i hidhnin n\u00eb zjarr. Vun\u00eb re se m\u00eb i riu nga ata, Melitoni, ishte ende gjall\u00eb dhe e lan\u00eb, m\u00ebnjan\u00eb, me shpres\u00ebn se do t\u00eb bindej p\u00ebr t\u00eb mohuar besimin. Por e \u00ebma, e cila kishte ndjekur t\u00ebr\u00eb ngjarjen, e mori t\u00eb birin n\u00eb krah\u00eb dhe e vuri vet\u00eb mbi karro, me trupat e tjer\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb: \u201cMos e l\u00ebr kuror\u00ebn, o bir; bashkohu me shok\u00ebt e tu, q\u00eb t\u00eb shijosh drit\u00ebn e p\u00ebrjetshme, e cila do ta zhduk\u00eb hidh\u00ebrimin tim\u201d. Dhe, pa derdhur lot, e shoq\u00ebroi karroc\u00ebn me fytyr\u00eb t\u00eb g\u00ebzuar deri te turra e zjarrit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Duke zbatuar urdhrin e qeveritarit, ushtar\u00ebt e shp\u00ebrndan\u00eb hirin e martir\u00ebve dhe kockat e tyre i hodh\u00ebn n\u00eb lum\u00eb. Pas tri dit\u00ebsh, shenjtor\u00ebt iu shfaq\u00ebn n\u00eb nj\u00eb vegim episkopit t\u00eb Sebastis\u00eb, Petros, dhe i treguan vendin n\u00eb lum\u00eb ku do t\u00eb gjente lipsanet e tyre, me q\u00ebllim q\u00eb t\u2019i nderonin besimtar\u00ebt. N\u00eb vazhdim, lipsanet e dyzet martir\u00ebve u shp\u00ebrndan\u00eb n\u00eb vende t\u00eb ndryshme dhe nderimi i tyre u p\u00ebrhap kudo, sidomos p\u00ebr hir t\u00eb familjes s\u00eb sh\u00ebn Vasilit t\u00eb Madh, e cila i nderonte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nj\u00eb nat\u00eb para martirizimit, shenjtor\u00ebt i diktuan nj\u00eb skllavi t\u00eb ri, Evnoikut, nj\u00eb Testament n\u00eb form\u00eb k\u00ebshillash. Ky skllav, d\u00ebshmitar i ndeshjeve t\u00eb tyre, mundi t\u2019u shp\u00ebtonte persekutor\u00ebve. K\u00ebt\u00eb tekst t\u00eb shk\u00eblqyer ai ua la pasardh\u00ebsve t\u00eb tij dhe u kujdes p\u00ebr kish\u00ebn ku do t\u00eb vendoseshin lipsanet e shenjtor\u00ebve. N\u00eb k\u00ebt\u00eb Testament p\u00ebrmenden emrat e Dyzet Martir\u00ebve: Akaki, Aeti, Aleksandri, Angjia, Athanasi, Kandidi (ose Klaudi), Kirili, Dometiani, Domni, Ekdiki, Ilia, Evnoiku, Eftiki, Flavio, Gaji, Gorgoni dhe nj\u00eb tjet\u00ebr me t\u00eb nj\u00ebjtin em\u00ebr, Iliani, Irakli, Iziki, Joani, Kudioni, Leoniku, Lisimaku, Meleti, Melitoni, Nikolla, Filoktimoni, Priski, Kirioni, Sakerdoni, Severiani, Sisini, Smaragdi, Theodhuli, Theofili, Valensi, Valeri, Viviani, Ksanthia. Nj\u00ebri prej tyre u largua dhe ushtari Aglai i zuri vendin, p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar numrin e shenjt\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>* * * * *<\/strong><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\">Osh\u00ebnar Qesari, mjek.<\/h4>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sh\u00ebn Qesari lindi n\u00eb vitin 330 dhe ishte v\u00ebllai m\u00eb i vog\u00ebl i sh\u00ebn Grigorit (25 janar). I edukuar me dashurin\u00eb p\u00ebr virtytet e shenjta nga sh\u00ebn Nona dhe sh\u00ebn Grigori i Nazianzit (1 janar), ai ndoqi v\u00ebllain. Pasi p\u00ebrfundoi studimet e p\u00ebrgjithshme n\u00eb qendrat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha kulturore t\u00eb koh\u00ebs; fillimisht n\u00eb Qesari t\u00eb Kapadokis\u00eb, m\u00eb pas n\u00eb Qesari t\u00eb Palestin\u00ebs dhe n\u00eb fund n\u00eb Aleksandri, ku p\u00ebrfundoi studimet me sukses n\u00eb matematik\u00eb, astronomi, filozofi dhe retorik\u00eb. Por ai interesohej m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr mjek\u00ebsin\u00eb, e cila at\u00ebher\u00eb merrej jo vet\u00ebm me shkenc\u00ebn e sh\u00ebrimit t\u00eb s\u00ebmundjeve trupore, por edhe me m\u00ebnyr\u00ebn se si ato lidheshin me shpirtin. Me sa duket, u njoh me sh\u00ebn Athanasin e Madh dhe sh\u00ebn Andonin e Madh dhe p\u00ebrfitoi shum\u00eb nga shembulli i k\u00ebtyre dy shtyllave tep\u00ebr t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Kish\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">M\u00eb pas shkoi n\u00eb Konstandinopoj\u00eb, ku u prit me respekt nga perandori Konstanc (337-361), i cili e em\u00ebroi sh\u00ebn Qesarin mjek t\u00eb pallatit mbret\u00ebror. M\u00eb von\u00eb edhe perandori Julian (361-363), tregoi respekt p\u00ebr t\u00eb dhe Qesari ishte i vetmi i krishter\u00eb q\u00eb nuk u d\u00ebrgua nga ai n\u00eb m\u00ebrgim. Madje, e ngriti n\u00eb detyr\u00ebn e kryemjekut dhe i besoi t\u00eb ardhurat publike. Sh\u00ebn Grigor Theologu dhe pjesa tjet\u00ebr e familjes u shqet\u00ebsuan nga frika, se mos ndoshta Qesari mohonte Krishtin n\u00ebn ndikimin e oborrit mbret\u00ebror dhe i v\u00ebllai i d\u00ebrgoi nj\u00eb let\u00ebr ku e nxiste t\u00eb braktiste pallatin dhe t\u00eb kthehej n\u00eb vendlindje. Por Qesari q\u00ebndroi n\u00eb Konstandinopoj\u00eb edhe p\u00ebr pak koh\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ndihmuar t\u00eb krishter\u00ebt e p\u00ebrndjekur dhe p\u00ebr t\u00eb bindur perandorin. Shum\u00eb shpejt kuptoi se m\u00eb kot p\u00ebrpiqej t\u00eb bindte Julianin, i cili sa vinte e b\u00ebhej m\u00eb tiran dhe madje i k\u00ebrkoi Qesarit t\u00eb mohonte besimin, se do t\u2019i shtonte privilegjet.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">At\u00ebher\u00eb Qesari pohoi me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb para t\u00ebr\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb oborrit, se kurr\u00eb nuk do t\u00eb hiqte dor\u00eb nga besimi te Krishti, edhe sikur t\u00eb vuante \u00e7far\u00ebdo lloj gj\u00ebje. Ai la pas t\u00eb gjitha ofiqet e t\u00eb mirat q\u00eb g\u00ebzonte dhe u kthye n\u00eb vendlindje, n\u00eb Nazianz, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e prind\u00ebrve, duke ndihmuar banor\u00ebt q\u00eb vuanin nga s\u00ebmundje t\u00eb ndryshme. Kur Juliani vdiq n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mjerane, Qesari u kthye p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Konstandinopoj\u00eb, gjat\u00eb mbret\u00ebrimit t\u00eb Valensit (364-378). U em\u00ebrua kuestor i thesarit dhe i t\u00eb ardhurave publike n\u00eb Nikea t\u00eb Bitinis\u00eb, detyr\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e mbajti deri n\u00eb fund t\u00eb jet\u00ebs. P\u00ebr shkak t\u00eb pozit\u00ebs, mundi t\u00eb shp\u00ebrndante l\u00ebmosha dhe t\u00eb ndihmonte t\u00eb varfrit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pasi shp\u00ebtoi p\u00ebr mrekulli nga nj\u00eb t\u00ebrmet i friksh\u00ebm, i cili e shkat\u00ebrroi pothuajse t\u00ebr\u00ebsisht Nikean, vendosi t\u00eb hiqte dor\u00eb nga t\u00eb gjitha p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb zyrtare, q\u00eb t\u2019i p\u00ebrkushtohej plot\u00ebsisht Per\u00ebndis\u00eb, nj\u00ebsoj si v\u00ebllai, Grigori. U pag\u00ebzua n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb pjekur, si\u00e7 ishte zakoni at\u00ebher\u00eb dhe u ushtrua n\u00eb asketiz\u00ebm. Por u s\u00ebmur shpejt dhe vdiq n\u00eb Nikea, m\u00eb 10 mars t\u00eb vitit 369, para s\u00eb t\u00eb pranohej si murg. Me nj\u00eb testament t\u00eb shkurt\u00ebr dhe prek\u00ebs, ia linte t\u00ebr\u00eb pasurin\u00eb t\u00eb varf\u00ebrve. Trupi i tij u transferua n\u00eb Arianz, p\u00ebr t\u2019u varrosur n\u00eb prani t\u00eb t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb tij. Sh\u00ebn Grigor Theologu mbajti me k\u00ebt\u00eb rast nj\u00eb fjalim t\u00eb p\u00ebrmortsh\u00ebm, i cili u b\u00eb model i k\u00ebsaj gjinie, n\u00eb t\u00eb cilin nxiste t\u00eb krishter\u00ebt t\u00eb hiqnin dor\u00eb, ashtu si Qesari, nga kot\u00ebsia e ofiqeve t\u00eb k\u00ebsaj bote, q\u00eb t\u00eb merrnin bekimet qiellore.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>40 D\u00ebshmor\u00ebt e Sebastis\u00eb (Melitoni, Flavio, Valeri, Sisini etj.) &nbsp; Kur mizori Licinius (308-323), t\u00eb cilit i ishte dh\u00ebn\u00eb nga sh\u00ebn Konstandini fuqi e barabart\u00eb n\u00eb administrimin e Perandoris\u00eb, hoqi mask\u00ebn, preu marr\u00ebdh\u00ebniet me t\u00eb dhe shpalli edikte kund\u00ebr t\u00eb krishter\u00ebve. P\u00ebr t\u2019i zbatuar ai d\u00ebrgoi magjistrat\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00eb provincat n\u00ebn kontrollin e tij, p\u00ebr t\u00eb torturuar e vrar\u00eb ata q\u00eb nuk u n\u00ebnshtroheshin. Agrikola,<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":58399,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51926797153_14060f764f_b.jpg","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[372],"tags":[2103,2101],"class_list":["post-58393","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shenjtoret-e-dites","tag-leximet-e-dites","tag-shenjtori-i-dites"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>- 09 Mars - 40 d\u00ebshmor\u00ebt e Sebastis\u00eb (Melitoni, Flavio, Valeri, Sisini etj.). Osh\u00ebnar Qesari, mjek. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/09\/09-mars-40-deshmoret-e-sebastise-melitoni-flavio-valeri-sisini-etj-oshenar-qesari-mjek\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"- 09 Mars - 40 d\u00ebshmor\u00ebt e Sebastis\u00eb (Melitoni, Flavio, Valeri, Sisini etj.). Osh\u00ebnar Qesari, mjek. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"40 D\u00ebshmor\u00ebt e Sebastis\u00eb (Melitoni, Flavio, Valeri, Sisini etj.) &nbsp; Kur mizori Licinius (308-323), t\u00eb cilit i ishte dh\u00ebn\u00eb nga sh\u00ebn Konstandini fuqi e barabart\u00eb n\u00eb administrimin e Perandoris\u00eb, hoqi mask\u00ebn, preu marr\u00ebdh\u00ebniet me t\u00eb dhe shpalli edikte kund\u00ebr t\u00eb krishter\u00ebve. P\u00ebr t\u2019i zbatuar ai d\u00ebrgoi magjistrat\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00eb provincat n\u00ebn kontrollin e tij, p\u00ebr t\u00eb torturuar e vrar\u00eb ata q\u00eb nuk u n\u00ebnshtroheshin. Agrikola,\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/09\/09-mars-40-deshmoret-e-sebastise-melitoni-flavio-valeri-sisini-etj-oshenar-qesari-mjek\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2025-03-08T23:02:15+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51926797153_14060f764f_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51926797153_14060f764f_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/09\/09-mars-40-deshmoret-e-sebastise-melitoni-flavio-valeri-sisini-etj-oshenar-qesari-mjek\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/09\/09-mars-40-deshmoret-e-sebastise-melitoni-flavio-valeri-sisini-etj-oshenar-qesari-mjek\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"&#8211; 09 Mars &#8211; 40 d\u00ebshmor\u00ebt e Sebastis\u00eb (Melitoni, Flavio, Valeri, Sisini etj.). Osh\u00ebnar Qesari, mjek.\",\"datePublished\":\"2025-03-08T23:02:15+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/09\/09-mars-40-deshmoret-e-sebastise-melitoni-flavio-valeri-sisini-etj-oshenar-qesari-mjek\/\"},\"wordCount\":2302,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/09\/09-mars-40-deshmoret-e-sebastise-melitoni-flavio-valeri-sisini-etj-oshenar-qesari-mjek\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51926797153_14060f764f_b.jpg\",\"keywords\":[\"leximet e dites\",\"shenjtori i dites\"],\"articleSection\":[\"Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/09\/09-mars-40-deshmoret-e-sebastise-melitoni-flavio-valeri-sisini-etj-oshenar-qesari-mjek\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/09\/09-mars-40-deshmoret-e-sebastise-melitoni-flavio-valeri-sisini-etj-oshenar-qesari-mjek\/\",\"name\":\"- 09 Mars - 40 d\u00ebshmor\u00ebt e Sebastis\u00eb (Melitoni, Flavio, Valeri, Sisini etj.). Osh\u00ebnar Qesari, mjek. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/09\/09-mars-40-deshmoret-e-sebastise-melitoni-flavio-valeri-sisini-etj-oshenar-qesari-mjek\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/09\/09-mars-40-deshmoret-e-sebastise-melitoni-flavio-valeri-sisini-etj-oshenar-qesari-mjek\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51926797153_14060f764f_b.jpg\",\"datePublished\":\"2025-03-08T23:02:15+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/09\/09-mars-40-deshmoret-e-sebastise-melitoni-flavio-valeri-sisini-etj-oshenar-qesari-mjek\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/09\/09-mars-40-deshmoret-e-sebastise-melitoni-flavio-valeri-sisini-etj-oshenar-qesari-mjek\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/09\/09-mars-40-deshmoret-e-sebastise-melitoni-flavio-valeri-sisini-etj-oshenar-qesari-mjek\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51926797153_14060f764f_b.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51926797153_14060f764f_b.jpg\",\"width\":\"775\",\"height\":\"1024\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/09\/09-mars-40-deshmoret-e-sebastise-melitoni-flavio-valeri-sisini-etj-oshenar-qesari-mjek\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8211; 09 Mars &#8211; 40 d\u00ebshmor\u00ebt e Sebastis\u00eb (Melitoni, Flavio, Valeri, Sisini etj.). Osh\u00ebnar Qesari, mjek.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"- 09 Mars - 40 d\u00ebshmor\u00ebt e Sebastis\u00eb (Melitoni, Flavio, Valeri, Sisini etj.). Osh\u00ebnar Qesari, mjek. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/09\/09-mars-40-deshmoret-e-sebastise-melitoni-flavio-valeri-sisini-etj-oshenar-qesari-mjek\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"- 09 Mars - 40 d\u00ebshmor\u00ebt e Sebastis\u00eb (Melitoni, Flavio, Valeri, Sisini etj.). Osh\u00ebnar Qesari, mjek. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"40 D\u00ebshmor\u00ebt e Sebastis\u00eb (Melitoni, Flavio, Valeri, Sisini etj.) &nbsp; Kur mizori Licinius (308-323), t\u00eb cilit i ishte dh\u00ebn\u00eb nga sh\u00ebn Konstandini fuqi e barabart\u00eb n\u00eb administrimin e Perandoris\u00eb, hoqi mask\u00ebn, preu marr\u00ebdh\u00ebniet me t\u00eb dhe shpalli edikte kund\u00ebr t\u00eb krishter\u00ebve. P\u00ebr t\u2019i zbatuar ai d\u00ebrgoi magjistrat\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00eb provincat n\u00ebn kontrollin e tij, p\u00ebr t\u00eb torturuar e vrar\u00eb ata q\u00eb nuk u n\u00ebnshtroheshin. Agrikola,","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/09\/09-mars-40-deshmoret-e-sebastise-melitoni-flavio-valeri-sisini-etj-oshenar-qesari-mjek\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2025-03-08T23:02:15+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51926797153_14060f764f_b.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_image":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51926797153_14060f764f_b.jpg","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/09\/09-mars-40-deshmoret-e-sebastise-melitoni-flavio-valeri-sisini-etj-oshenar-qesari-mjek\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/09\/09-mars-40-deshmoret-e-sebastise-melitoni-flavio-valeri-sisini-etj-oshenar-qesari-mjek\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"&#8211; 09 Mars &#8211; 40 d\u00ebshmor\u00ebt e Sebastis\u00eb (Melitoni, Flavio, Valeri, Sisini etj.). Osh\u00ebnar Qesari, mjek.","datePublished":"2025-03-08T23:02:15+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/09\/09-mars-40-deshmoret-e-sebastise-melitoni-flavio-valeri-sisini-etj-oshenar-qesari-mjek\/"},"wordCount":2302,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/09\/09-mars-40-deshmoret-e-sebastise-melitoni-flavio-valeri-sisini-etj-oshenar-qesari-mjek\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51926797153_14060f764f_b.jpg","keywords":["leximet e dites","shenjtori i dites"],"articleSection":["Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/09\/09-mars-40-deshmoret-e-sebastise-melitoni-flavio-valeri-sisini-etj-oshenar-qesari-mjek\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/09\/09-mars-40-deshmoret-e-sebastise-melitoni-flavio-valeri-sisini-etj-oshenar-qesari-mjek\/","name":"- 09 Mars - 40 d\u00ebshmor\u00ebt e Sebastis\u00eb (Melitoni, Flavio, Valeri, Sisini etj.). Osh\u00ebnar Qesari, mjek. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/09\/09-mars-40-deshmoret-e-sebastise-melitoni-flavio-valeri-sisini-etj-oshenar-qesari-mjek\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/09\/09-mars-40-deshmoret-e-sebastise-melitoni-flavio-valeri-sisini-etj-oshenar-qesari-mjek\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51926797153_14060f764f_b.jpg","datePublished":"2025-03-08T23:02:15+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/09\/09-mars-40-deshmoret-e-sebastise-melitoni-flavio-valeri-sisini-etj-oshenar-qesari-mjek\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/09\/09-mars-40-deshmoret-e-sebastise-melitoni-flavio-valeri-sisini-etj-oshenar-qesari-mjek\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/09\/09-mars-40-deshmoret-e-sebastise-melitoni-flavio-valeri-sisini-etj-oshenar-qesari-mjek\/#primaryimage","url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51926797153_14060f764f_b.jpg","contentUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51926797153_14060f764f_b.jpg","width":"775","height":"1024"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/09\/09-mars-40-deshmoret-e-sebastise-melitoni-flavio-valeri-sisini-etj-oshenar-qesari-mjek\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8211; 09 Mars &#8211; 40 d\u00ebshmor\u00ebt e Sebastis\u00eb (Melitoni, Flavio, Valeri, Sisini etj.). Osh\u00ebnar Qesari, mjek."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58393","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=58393"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58393\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":63660,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58393\/revisions\/63660"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/58399"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=58393"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=58393"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=58393"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}