{"id":58330,"date":"2022-02-28T22:39:16","date_gmt":"2022-02-28T21:39:16","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=58330"},"modified":"2022-02-28T23:00:02","modified_gmt":"2022-02-28T22:00:02","slug":"pagezimi-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/02\/28\/pagezimi-2\/","title":{"rendered":"Pag\u00ebzimi."},"content":{"rendered":"<h3 style=\"text-align: center;\"><strong>Pag\u00ebzimi.<\/strong><\/h3>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0\u00a0Misteri i Pag\u00ebzimit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga shtat\u00eb misteret e Kish\u00ebs s\u00eb Shenjt\u00eb Orthodhokse. Gjat\u00eb k\u00ebtij riti t\u00eb lasht\u00eb, nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb i Zotit (i rritur apo foshnje) ndri\u00e7ohet ose lind p\u00ebrs\u00ebri, por k\u00ebsaj here n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shpirt\u00ebrore n\u00eb Familjen e Krishtit. Gjithashtu, ai \u00ebsht\u00eb lar\u00eb mistikisht prej m\u00ebkatit dhe merr nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb re prej hirit. Pag\u00ebzimi \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzimi shpirt\u00ebror te Krishti, Drita e Bot\u00ebs (Joani 1:9).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0\u00a0\u00c7do pag\u00ebzim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bes\u00eblidhje, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhiat\u00eb nd\u00ebrmjet Zotit dhe njeriut. Zoti premton t\u00eb jet\u00eb Ati yn\u00eb, dhe ne premtojm\u00eb t\u00eb jemi bijt\u00eb e tij. Edhe n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn Per\u00ebndia ka b\u00ebr\u00eb Dhiat\u00eb me Noen, Abrahamin, Moisiun etj. N\u00ebp\u00ebrmjet pag\u00ebzimit, Zoti afrohet dhe d\u00ebshiron t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb bes\u00eblidhje me \u00e7do person q\u00eb vjen n\u00eb bot\u00eb. Pag\u00ebzimi k\u00ebrkon nj\u00eb p\u00ebrgjigje personale nga i pag\u00ebzuari i rritur dhe nga foshnja kur ai t\u00eb rritet. Ai nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ritual magjik, q\u00eb hap automatikisht dyert e qiellit. Pa nj\u00eb pranim personal pag\u00ebzimi mbetet vet\u00ebm nj\u00eb &#8220;form\u00eb&#8221;, nj\u00eb rit pa kuptim. Hiri q\u00eb Per\u00ebndia dhuron gjat\u00eb misterit duhet ta gjej\u00eb t\u00eb hapur zemr\u00ebn e besimtarit, q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb hyj\u00eb e t\u00eb jap\u00eb fryte. E theksojm\u00eb p\u00ebrs\u00ebri, q\u00eb Hiri i Per\u00ebndis\u00eb nuk i b\u00ebn dhun\u00eb vullnetit t\u00eb lir\u00eb t\u00eb njeriut; varet nga ne pranimi apo refuzimi i k\u00ebsaj dhurate. Si qenie t\u00eb lira, jemi t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr veprimet tona, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ne do t\u00eb gjykohemi.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0\u00a0Kisha Orthodhokse praktikon pag\u00ebzimin e foshnjave pa pritur mosh\u00ebn e arsyetimit, si nj\u00eb shenj\u00eb t\u00eb dashuris\u00eb s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb ndaj njeriut qysh prej lindjes s\u00eb tij. Et\u00ebrit e Kish\u00ebs k\u00ebmb\u00ebngulin p\u00ebr pag\u00ebzimin e foshnjave. Sh\u00ebn Grigor Teologu, duke iu drejtuar n\u00ebnave t\u00eb krishtera thot\u00eb: &#8220;A keni nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb? Mos i lini koh\u00eb demit t\u00eb rritet. Le t\u00eb shenjt\u00ebrohet ai n\u00eb foshnj\u00ebri dhe qysh nga f\u00ebmij\u00ebria t&#8217;i kushtohet Frym\u00ebs. Apo mos i trembeni vul\u00ebs nga shkaku i dob\u00ebsis\u00eb s\u00eb natyr\u00ebs, si ata zem\u00ebrdob\u00ebtit dhe bes\u00ebpak\u00ebt? Ana, madje edhe para se t\u00eb lindte Samueli, ia premtoi at\u00eb Zotit, dhe menj\u00ebher\u00eb mbas lindjes e p\u00ebrkushtoi at\u00eb p\u00ebr rrob\u00ebn e shenjt\u00eb, pa patur frik\u00eb nga dob\u00ebsia njer\u00ebzore, por duke besuar n\u00eb Per\u00ebndin\u00eb&#8221;. T\u00eb pretendosh q\u00eb dikush duhet t\u00eb arrij\u00eb mosh\u00ebn e pjekuris\u00eb dhe t\u00eb arsyetimit dhe fillimisht t\u00eb besoj\u00eb para se t\u00eb pag\u00ebzohet (si\u00e7 arsyetojn\u00eb shum\u00eb grupe protestante), do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebsh Hirin e Per\u00ebndis\u00eb, n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre, t\u00eb varur nga inteligjenca e njeriut. K\u00ebtu duhet t\u00eb theksojm\u00eb q\u00eb nun\u00ebt kan\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb madhe para Per\u00ebndis\u00eb. Kjo detyr\u00eb (nun\u00ebsia) nuk duhet t\u00eb merret me mendjeleht\u00ebsi. \u00c7do nun do p\u00ebrgjigjet para &#8220;gjykatores s\u00eb trembshme t\u00eb Krishtit&#8221;, p\u00ebr humbjen e shpirtit t\u00eb t\u00eb pag\u00ebzuarit nga shkaku i indiferenc\u00ebs apo neglizhenc\u00ebs s\u00eb nunit.<\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>*\u00a0\u00a0 *\u00a0\u00a0 *<\/strong><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Shpjegimi i Misterit<\/strong>. Veprimet e shumta t\u00eb kryera gjat\u00eb misterit t\u00eb pag\u00ebzimit n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse nuk jan\u00eb forma t\u00eb zbrazura pa kuptim. Krishterimi \u00ebsht\u00eb jet\u00eb. \u00c7do veprim n\u00eb Misterin e Pag\u00ebzimit shpreh se \u00e7far\u00eb po b\u00ebn aktualisht Krishti n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij misteri.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Shenja e Kryqit<\/strong>. Prifti b\u00ebn shenj\u00ebn e kryqit mbi trupin e atij q\u00eb po pag\u00ebzohet. Kjo p\u00ebrs\u00ebritet disa her\u00eb gjat\u00eb misterit. Kryqi \u00ebsht\u00eb shenj\u00eb e fitores dhe q\u00eb u jep arratin\u00eb demon\u00ebve. N\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn skllev\u00ebrve u vihej nj\u00eb shenj\u00eb, si\u00e7 edhe bag\u00ebtive sot, p\u00ebr t\u00eb treguar se kujt i p\u00ebrkasin. Shenja e kryqit tregon q\u00eb ne i p\u00ebrkasim Krishtit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>V\u00ebnia e emrit<\/strong>. Qysh nga momenti q\u00eb f\u00ebmija vjen n\u00eb kish\u00eb vihet theksi n\u00eb individualitetin e tij. I jepet nj\u00eb em\u00ebr nga i cili ai dallohet nga f\u00ebmij\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb Zotit. Kjo shpreh besimin ton\u00eb q\u00eb f\u00ebmija ka dinjitetin e tij personal para Zotit dhe Kish\u00ebs. Krishterimi \u00ebsht\u00eb p\u00ebr unitet dhe jo p\u00ebr uniformitet. Kisha nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grumbull qeniesh anonime, nj\u00eb turm\u00eb, por \u00ebsht\u00eb bashkimi i individ\u00ebve t\u00eb lir\u00eb, pa d\u00ebmtuar personaliten e askujt. \u00c7do njeri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb individualitet i pap\u00ebrs\u00ebritsh\u00ebm. Per\u00ebndia nuk b\u00ebn kopje as ka krijuar robot\u00eb, por person, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb individualitetin e tyre dhe vullnetin e tyre t\u00eb lir\u00eb p\u00ebr nj\u00eb dialog personal apo kolektiv me Per\u00ebndin\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Kazani\/Vaska i pag\u00ebzimit (Kolimvithra)<\/strong>, \u00ebsht\u00eb &#8220;Barku Hyjnor&#8221; nga i cili ne rilindim shpirt\u00ebrisht si f\u00ebmij\u00eb t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. Gjithashtu, simbolizon dhe tipifikon ark\u00ebn e Noes, dashurin\u00eb, faljen, dhe pajtimin e Zotit me njeriun, duke i dhuruar shp\u00ebtimin n\u00ebp\u00ebrmjet Jisu Krishtit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Nuni<\/strong>, n\u00ebp\u00ebrmjet veprimit t\u00eb Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb nuni b\u00ebhet n\u00eb pag\u00ebzim &#8220;At\u00eb Shpirt\u00ebror&#8221;, sepse Shpirti \u00ebsht\u00eb mbi mishin. K\u00ebshtu, nun\u00ebt b\u00ebhen m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt me f\u00ebmij\u00ebn e pag\u00ebzuar se sa prind\u00ebrit e tij natyral\u00eb (biologjik\u00eb). Nun\u00ebt n\u00eb pag\u00ebzim b\u00ebhen garant\u00eb tek Krishti, q\u00eb f\u00ebmija do t\u00eb rritet dhe edukohet n\u00eb besimin e krishter\u00eb orthodhoks. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, ata jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs para Per\u00ebndis\u00eb. Kisha preferon nj\u00eb nun dhe nj\u00eb nune p\u00ebr \u00e7do shpirt t\u00eb pag\u00ebzuar. Por, megjithat\u00eb edhe nj\u00eb nun orthodhoks \u00ebsht\u00eb mjaft p\u00ebr nj\u00eb djal\u00eb dhe nj\u00eb nune orthodhokse p\u00ebr nj\u00eb vajz\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Ekzorcizmat<\/strong>, lutjet e para, jan\u00eb nj\u00eb form\u00eb e shkurt\u00ebr, por e ve\u00e7ant\u00eb ekzorcizmash, b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb &#8220;p\u00ebrz\u00ebn\u00eb \u00e7do frym\u00eb t\u00eb lig\u00eb dhe t\u00eb ndyr\u00eb q\u00eb fshihet dhe ka b\u00ebr\u00eb fole&#8221; n\u00eb zemr\u00ebn e atij q\u00eb do t\u00eb pag\u00ebzohet. Pastaj, duke u kthyer me fytyr\u00eb nga per\u00ebndimi, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson err\u00ebsir\u00ebn, injoranc\u00ebn dhe t\u00eb keqen, ai q\u00eb do pag\u00ebzohet (ose dhe nuni) mohon Satanain, Princin e err\u00ebsir\u00ebs, &#8220;dhe gjith\u00eb engj\u00ebjt e tij, dhe gjith\u00eb veprat e tij, dhe gjith\u00eb sh\u00ebrbimet e tij, dhe gjith\u00eb krenarin\u00eb e tij&#8221;.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Bashkimi me Krishtin<\/strong>. Mbas mohimit t\u00eb Satanait t\u00eb gjith\u00eb kthehen me fytyr\u00eb nga lindja, burimi i drit\u00ebs, dituris\u00eb dhe mir\u00ebsis\u00eb dhe ai q\u00eb do pag\u00ebzohet (ose dhe nuni) pohon publikisht bashkimin e tij me Krishtin, Diellin ton\u00eb t\u00eb Drit\u00ebs dhe t\u00eb Dituris\u00eb, i cili vjen tek ne nga &#8220;Lindja e t\u00eb Lartave&#8221;!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Besorja<\/strong>. Mbas pohimit t\u00eb bashkimit me Krishtin thuhet Besorja, si simbol i bes\u00ebs p\u00ebr t\u00eb krishter\u00ebt orthodhoks\u00eb. Duke th\u00ebn\u00eb Besoren ai q\u00eb do pag\u00ebzohet (ose edhe nuni) rr\u00ebfen bes\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb Zotin Krisht.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Heqja e rrobave<\/strong>. Nga t\u00eb gjith\u00eb krijesat e Zotit, vet\u00ebm njeriu vesh rroba, si shenj\u00eb e natyr\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb r\u00ebn\u00eb dhe m\u00ebkatare. Prandaj heqja e rrobave t\u00eb katikumenit (atij q\u00eb do t\u00eb pranohet n\u00eb familjen e Krishtit) \u00ebsht\u00eb simbol i zhveshjes s\u00eb njeriut t\u00eb vjet\u00ebr (Adamit) dhe jet\u00ebs s\u00eb tij m\u00ebkatare (Rom. 6:4, 6), si dhe heqjes s\u00eb flet\u00ebve t\u00eb fikut (Gjen. 3:7), \u00ebsht\u00eb simbol i heqjes s\u00eb petkut ton\u00eb t\u00eb mjerimit dhe p\u00ebrgatitjes p\u00ebr t&#8217;u veshur me petkun e lavdis\u00eb (Gjen. 2:25).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Lyerja me Vajin e Shenjt\u00eb<\/strong>. Vaji i Shenjt\u00eb \u00ebsht\u00eb vaj ulliri i past\u00ebr e i bekuar dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur kryesisht n\u00eb lidhje me sh\u00ebrimin hyjnor dhe me shenjt\u00ebrimin. \u00cbsht\u00eb shenja e dukshme e hirit dhe sh\u00ebrimit t\u00eb trupit dhe shpirtit; rikthimit t\u00eb sh\u00ebndetit dhe faljes s\u00eb m\u00ebkateve (Mark. 6:13, 16:18; Jakovi 5:4). Ky vaj g\u00ebzimi \u00ebsht\u00eb dhurata e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb dhe simbolizon m\u00ebshir\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb. &#8220;Ju jeni t\u00eb lyer prej Shenjtit, dhe i dini t\u00eb gjitha&#8230; dhe t\u00eb lyer\u00ebt q\u00eb mor\u00ebt nga Ai mbetet nd\u00ebr ju! (Joani 2:20, 27)<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Uji i Shenjt\u00eb ose Uji i Bekuar.\u00a0<\/strong>Nga Uji i Bekuar vijn\u00eb shum\u00eb t\u00eb mira. Uji i Pag\u00ebzimit \u00ebsht\u00eb uj\u00eb i past\u00ebr i bekuar dhe q\u00eb p\u00ebrdoret kryesisht p\u00ebr q\u00ebllim bekimi, pastrimi, sh\u00ebndeti dhe shenjt\u00ebrimi. Ata q\u00eb zhyten n\u00eb Ujin e Shenjt\u00ebruar me besim, fitojn\u00eb pastrimin dhe shenjt\u00ebrimin e shpirtit dhe trupit, sh\u00ebrim nga vuajtja, faljen e m\u00ebkateve dhe \u00e7do gj\u00eb q\u00eb duhet p\u00ebr shp\u00ebtimin dhe jet\u00ebn e pasosur. \u201cN\u00ebse njeriu nuk lind prej uji dhe prej Fryme, ai s&#8217;mund t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb Mbret\u00ebri t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb\u201d (Joani 3:5).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Zhytja e triher\u00ebshme<\/strong>. Zhytja n\u00eb uj\u00eb konsiderohet nga Kisha nj\u00eb porosi e vet\u00eb Krishtit. B\u00ebhet tri her\u00eb: (1) &#8220;N\u00eb em\u00ebr t\u00eb Atit, (2) dhe t\u00eb Birit, (3) dhe t\u00eb Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb!&#8221; (Mat. 28:19). Zhytja e trefisht\u00eb simbolizon varrimin e treditsh\u00ebm t\u00eb Krishtit, dhe si\u00e7 Krishti u ngjall nga t\u00eb vdekurit ashtu edhe i porsapag\u00ebzuari ngjallet n\u00eb jet\u00ebn e re. (Rom 6:4, 11).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Misteri i Mirosjes s\u00eb Shenjt\u00eb<\/strong>, \u00ebsht\u00eb forma m\u00eb e lart\u00eb e v\u00ebrtetimit p\u00ebr at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb pranuar n\u00eb Besimin e Krishter\u00eb Orthodhoks. Personi i porsapag\u00ebzuar lyhet me Miron e Shenjt\u00eb (Nj\u00eb p\u00ebrzierje vaj ulliri me er\u00ebra dhe parfume), e cila \u00ebsht\u00eb &#8220;Vula e Dhurat\u00ebs s\u00eb Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb&#8221;. N\u00eb thirrje prifti lyen me miro personin q\u00eb po miroset dhe nun\u00ebt p\u00ebrgjigjen: &#8220;Vula&#8221;! <em>P\u00ebr Mirosjen do t\u00eb flasim m\u00eb gjer\u00ebsisht n\u00eb vazhdim n\u00eb tem\u00ebn \u201cMirosja\u201d<\/em>.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Qethja<\/strong>. Mbas Mirosjes, prifti pret tufa t\u00eb vogla flok\u00ebsh (n\u00eb form\u00eb kryqi) nga koka e t\u00eb porsapag\u00ebzuarit, si shenj\u00eb e mir\u00ebnjohjes p\u00ebr bekimet e bollshme q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet Misterit t\u00eb Pag\u00ebzimit. Mirosja dhe Kungata e Shenjt\u00eb jan\u00eb dhurat\u00eb dhe sakrific\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn e re n\u00eb Krishtin, q\u00eb sapo ka filluar.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Veshja e re<\/strong>, q\u00eb tradicionalisht \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb e bardh\u00eb dhe q\u00eb shpreh past\u00ebrtin\u00eb e shpirtit t\u00eb porsapag\u00ebzuar, simbolizon jet\u00ebn e re dhe t\u00eb panjollshme q\u00eb merret n\u00ebp\u00ebrmjet pag\u00ebzimit. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb zakon i lasht\u00eb i cili shpreh transformimin e madh t\u00eb shpirtrave t\u00eb veshur me Krishtin: &#8220;Sa u pag\u00ebzuat m\u00eb Krishtin, m\u00eb Krishtin u vesh\u00ebt\u201d (Gal 3:26-27). Kungimi \u00ebsht\u00eb marrja e Trupit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe t\u00eb panjollsh\u00ebm dhe Gjakut t\u00eb \u00e7muar t\u00eb Krishtit n\u00eb form\u00ebn e buk\u00ebs dhe t\u00eb ver\u00ebs. I porsapag\u00ebzuari dhe i porsamirosuri merr kungimin e tij t\u00eb par\u00eb dhe prej k\u00ebsaj kohe ai b\u00ebhet nj\u00eb an\u00ebtar i plot\u00eb i Kish\u00ebs s\u00eb Shenjt\u00eb Orthodhokse dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb me Krishtin, dhe n\u00ebp\u00ebrmjet Krishtit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb jet\u00ebn e pasosur. \u00cbsht\u00eb zakon q\u00eb nun\u00ebt e sjellin f\u00ebmij\u00ebn e pag\u00ebzuar n\u00eb Mesh\u00ebn Hyjnore p\u00ebr tre t\u00eb Diela radhazi mbas pag\u00ebzimit, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb Kungimin e Shenjt\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Qirinjt\u00eb<\/strong>. Simbolizojn\u00eb Drit\u00ebn e p\u00ebrjetshme t\u00eb Krishtit dhe i kujtojn\u00eb t\u00eb porsapag\u00ebzurit q\u00eb nga ai moment ai duhet t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb shk\u00eblqej\u00eb n\u00eb virtyte dhe past\u00ebrti, me vepra t\u00eb mira. Qirinjt\u00eb e ndezur tregojn\u00eb besimin ton\u00eb n\u00eb ndri\u00e7imin q\u00eb ajo b\u00ebn n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij Misteri n\u00eb shpirtin e t\u00eb pag\u00ebzuarit. Pra personi i pag\u00ebzuar b\u00ebhet f\u00ebmij\u00eb i drit\u00ebs&#8230; duke kaluar nga err\u00ebsira n\u00eb drit\u00eb (Thes. 5:5).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Procesioni rreth Altarit<\/strong>. Nun\u00ebt dhe i porsapag\u00ebzuari, duke mbajtur qirinjt\u00eb ndezur n\u00eb duar, vijn\u00eb rrotull Altarit tri her\u00eb, n\u00eb nderim t\u00eb Trinis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ky procesion paraqet ecjen para t\u00eb porsapag\u00ebzuarit me Krishtin: p\u00ebr t\u00eb treguar q\u00eb fjal\u00ebt dhe Rruga e jet\u00ebs s\u00eb Krishtit do t\u00eb jen\u00eb udh\u00ebrrefyes p\u00ebr jet\u00ebn e p\u00ebrditshme.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Leximet nga Shkrimi i Shenjt\u00eb<\/strong>. Leximi nga Apostulli \u00ebsht\u00eb letra e Sh\u00ebn Pavlit d\u00ebrguar Romak\u00ebve (6:3-11), ku shpjegohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb sakt\u00eb kuptimi i Pag\u00ebzimit n\u00eb drit\u00ebn e Krishtit t\u00eb Ngjallur. Leximi i Ungjillit \u00ebsht\u00eb nga Mattheu (28:16-21), i cili lidh autoritetin q\u00eb i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb Jisuit &#8220;n\u00eb qiell dhe n\u00eb dh\u00e9&#8221;, me urdhrin e madh t\u00eb Krishtit dh\u00ebn\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb tij. N\u00eb k\u00ebt\u00eb urdh\u00ebr Krishti vet\u00eb ka diktuar formul\u00ebn p\u00ebr pag\u00ebzim: &#8220;N\u00eb em\u00ebr t\u00eb Atit, t\u00eb Birit dhe t\u00eb Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: right;\"><em><strong>Hierodhjakon Joan Pelushi (sot Mitropolit i Kor\u00e7\u00ebs),<\/strong><\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: right;\"><em>Misteret e shenjta n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse,\u00a0<\/em><br \/>\n<em>Nga libri: Besimi Orthodhoks,\u00a0<\/em><br \/>\n<em>Sht\u00ebpia botuese Bashkimi Orthodhoks Kristian \u201cKryqi i Nderuar\u201d,\u00a0<\/em><br \/>\n<em>Selanik, 1996<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pag\u00ebzimi. \u00a0\u00a0\u00a0Misteri i Pag\u00ebzimit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga shtat\u00eb misteret e Kish\u00ebs s\u00eb Shenjt\u00eb Orthodhokse. Gjat\u00eb k\u00ebtij riti t\u00eb lasht\u00eb, nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb i Zotit (i rritur apo foshnje) ndri\u00e7ohet ose lind p\u00ebrs\u00ebri, por k\u00ebsaj here n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shpirt\u00ebrore n\u00eb Familjen e Krishtit. Gjithashtu, ai \u00ebsht\u00eb lar\u00eb mistikisht prej m\u00ebkatit dhe merr nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb re prej hirit. Pag\u00ebzimi \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzimi shpirt\u00ebror te Krishti, Drita e Bot\u00ebs<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[2852],"tags":[2854],"class_list":["post-58330","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-misteret-e-shenjta-ne-kishen-orthodhokse","tag-misteret-e-shenjta-ne-kishen-orthodhokse"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Pag\u00ebzimi. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/02\/28\/pagezimi-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Pag\u00ebzimi. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Pag\u00ebzimi. \u00a0\u00a0\u00a0Misteri i Pag\u00ebzimit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga shtat\u00eb misteret e Kish\u00ebs s\u00eb Shenjt\u00eb Orthodhokse. Gjat\u00eb k\u00ebtij riti t\u00eb lasht\u00eb, nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb i Zotit (i rritur apo foshnje) ndri\u00e7ohet ose lind p\u00ebrs\u00ebri, por k\u00ebsaj here n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shpirt\u00ebrore n\u00eb Familjen e Krishtit. Gjithashtu, ai \u00ebsht\u00eb lar\u00eb mistikisht prej m\u00ebkatit dhe merr nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb re prej hirit. Pag\u00ebzimi \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzimi shpirt\u00ebror te Krishti, Drita e Bot\u00ebs\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/02\/28\/pagezimi-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2022-02-28T21:39:16+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2022-02-28T22:00:02+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/LogoLastALb-200.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"172\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/02\/28\/pagezimi-2\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/02\/28\/pagezimi-2\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"Pag\u00ebzimi.\",\"datePublished\":\"2022-02-28T21:39:16+00:00\",\"dateModified\":\"2022-02-28T22:00:02+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/02\/28\/pagezimi-2\/\"},\"wordCount\":2112,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"keywords\":[\"Misteret e shenjta n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse\"],\"articleSection\":[\"Misteret e shenjta n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/02\/28\/pagezimi-2\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/02\/28\/pagezimi-2\/\",\"name\":\"Pag\u00ebzimi. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"datePublished\":\"2022-02-28T21:39:16+00:00\",\"dateModified\":\"2022-02-28T22:00:02+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/02\/28\/pagezimi-2\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/02\/28\/pagezimi-2\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/02\/28\/pagezimi-2\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Pag\u00ebzimi.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Pag\u00ebzimi. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/02\/28\/pagezimi-2\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Pag\u00ebzimi. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"Pag\u00ebzimi. \u00a0\u00a0\u00a0Misteri i Pag\u00ebzimit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga shtat\u00eb misteret e Kish\u00ebs s\u00eb Shenjt\u00eb Orthodhokse. Gjat\u00eb k\u00ebtij riti t\u00eb lasht\u00eb, nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb i Zotit (i rritur apo foshnje) ndri\u00e7ohet ose lind p\u00ebrs\u00ebri, por k\u00ebsaj here n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shpirt\u00ebrore n\u00eb Familjen e Krishtit. Gjithashtu, ai \u00ebsht\u00eb lar\u00eb mistikisht prej m\u00ebkatit dhe merr nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb re prej hirit. Pag\u00ebzimi \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzimi shpirt\u00ebror te Krishti, Drita e Bot\u00ebs","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/02\/28\/pagezimi-2\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2022-02-28T21:39:16+00:00","article_modified_time":"2022-02-28T22:00:02+00:00","og_image":[{"width":200,"height":172,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/LogoLastALb-200.png","type":"image\/png"}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/02\/28\/pagezimi-2\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/02\/28\/pagezimi-2\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"Pag\u00ebzimi.","datePublished":"2022-02-28T21:39:16+00:00","dateModified":"2022-02-28T22:00:02+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/02\/28\/pagezimi-2\/"},"wordCount":2112,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"keywords":["Misteret e shenjta n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse"],"articleSection":["Misteret e shenjta n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/02\/28\/pagezimi-2\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/02\/28\/pagezimi-2\/","name":"Pag\u00ebzimi. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"datePublished":"2022-02-28T21:39:16+00:00","dateModified":"2022-02-28T22:00:02+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/02\/28\/pagezimi-2\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/02\/28\/pagezimi-2\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2022\/02\/28\/pagezimi-2\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Pag\u00ebzimi."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58330","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=58330"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58330\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":58333,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58330\/revisions\/58333"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=58330"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=58330"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=58330"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}