{"id":58248,"date":"2025-03-01T00:02:33","date_gmt":"2025-02-28T23:02:33","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=58248"},"modified":"2025-02-28T22:00:46","modified_gmt":"2025-02-28T21:00:46","slug":"01-mars-oshenare-deshmore-evdhokia-deshmoret-markeli-andonina-albini-i-anzherit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/01\/01-mars-oshenare-deshmore-evdhokia-deshmoret-markeli-andonina-albini-i-anzherit\/","title":{"rendered":"&#8211; 01 Mars &#8211; Osh\u00ebnare d\u00ebshmore Evdhokia. D\u00ebshmor\u00ebt Markeli, Andonina. Albini i Anzherit."},"content":{"rendered":"<h4><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\">Osh\u00ebnare d\u00ebshmore Evdhokia.<\/h4>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Martirja e shenjt\u00eb e Krishtit, Evdhokia, ishte me origjin\u00eb nga Samaria dhe jetonte n\u00eb Iliopolis, n\u00eb Feniki t\u00eb Libanit, n\u00eb koh\u00ebn e sundimit t\u00eb perandorit Trajan (96-116). Duke qen\u00eb se nuk dinte asgj\u00eb rreth Per\u00ebndis\u00eb, kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb imoralitet dhe e kishte njollosur n\u00eb prostitucion trupin e saj, t\u00eb cilin Per\u00ebndia ia kishte stolisur me bukuri t\u00eb rrall\u00eb. T\u00eb shumt\u00eb ishin ata q\u00eb vinin nga larg dhe i ofronin shuma t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr k\u00ebnaq\u00ebsi. Nga kjo tregti e turpshme Evdhokia ishte pasuruar dhe jetonte e shkujdesur deri dit\u00ebn kur nj\u00eb murg i quajtur Gjermano, i cili erdhi n\u00eb qytet p\u00ebr t\u00eb mbaruar disa pun\u00eb, q\u00ebndroi n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ngjitur. N\u00eb mbr\u00ebmje, pasi psali sh\u00ebrbes\u00ebn brenda n\u00eb dhom\u00eb n\u00eb or\u00ebn e caktuar, sikur t\u00eb ishte n\u00eb manastir, Gjermanoi filloi t\u00eb lexonte me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr q\u00eb p\u00ebrshkruante dit\u00ebn e Gjykimit, nd\u00ebshkimet e m\u00ebkatar\u00ebve dhe shp\u00ebrblimet e t\u00eb drejt\u00ebve. Duke d\u00ebgjuar k\u00ebto fjal\u00eb t\u00eb tmerrshme, Evdhokia u trondit, nd\u00ebrgjegjja iu zgjua nga topitja ku ishte zhytur p\u00ebr kaq vjet n\u00eb m\u00ebkat dhe derdhi lot gjat\u00eb gjith\u00eb nat\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb m\u00ebngjes vrapoi te Gjermanoi, i ra nd\u00ebr k\u00ebmb\u00eb dhe e luti mes lot\u00ebsh t\u2019i tregonte udh\u00ebn e shp\u00ebtimit. Pasi i foli p\u00ebr besimin, si at\u00eb i kujdessh\u00ebm shpirt\u00ebror, q\u00eb t\u00eb provonte vendosm\u00ebrin\u00eb e saj, Gjermanoi i tha t\u00eb kthehej n\u00eb sht\u00ebpi, ku t\u00eb lutej p\u00ebr nj\u00eb jav\u00eb rresht. Nd\u00ebrsa lutej nat\u00ebn, duke vajtuar p\u00ebr jet\u00ebn e kaluar, Evdhokia pa papritur nj\u00eb drit\u00eb dhe Kryeengj\u00ebllin Mihail t\u00eb zbriste dhe ta drejtonte n\u00eb qiell, ku bashk\u00ebsia e t\u00eb zgjedhurve e priti me g\u00ebzim, nd\u00ebrsa nga jasht\u00eb djalli, n\u00eb trajt\u00ebn e nj\u00eb qenieje gjigante, i zi dhe i neveritsh\u00ebm, e akuzonte Per\u00ebndin\u00eb p\u00ebr padrejt\u00ebsi, pasi e kishte pranuar menj\u00ebher\u00eb pendimin e asaj gruaje t\u00eb p\u00ebrdal\u00eb. Nj\u00eb z\u00eb i \u00ebmb\u00ebl u d\u00ebgjua q\u00eb lartazi: \u201cKy \u00ebsht\u00eb p\u00eblqimi i Per\u00ebndis\u00eb, t\u00eb pranoj\u00eb me dhembshuri njer\u00ebzit q\u00eb pendohen\u201d. Dhe me urdh\u00ebr t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, Kryeengj\u00eblli e \u00e7oi Evdhokin\u00eb n\u00eb banes\u00ebn e saj, duke i premtuar ndihm\u00ebn, q\u00eb do t\u2019i sillte Hiri hyjnor gjat\u00eb betejave q\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebnte kund\u00ebr m\u00ebkatit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">E mbushur me g\u00ebzim dhe besim te m\u00ebshira e Zotit, Evdhokia u pag\u00ebzua nga episkopi i qytetit, Theodhoti, dhe, duke ndjekur me besnik\u00ebri m\u00ebsimet e atit t\u00eb saj shpirt\u00ebror. Pasurin\u00eb e p\u00ebrftuar me pandershm\u00ebri ia dha nj\u00eb prifti, q\u00eb t\u2019ua shp\u00ebrndante nevojtar\u00ebve. Pasi u \u00e7lirua nga \u00e7do lidhje me bot\u00ebn e \u00e7do p\u00ebrkujdesje jet\u00ebsore, shkoi t\u00eb takonte Gjermanoin, i cili e pranoi n\u00eb nj\u00eb manastir grash, af\u00ebr me at\u00eb ku ndodhej vet\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Q\u00eb kur hyri n\u00eb stadiumin e virtyteve, e lumura tregoi zell t\u00eb zjarrt\u00eb p\u00ebr t\u00eb fshir\u00eb me asketiz\u00ebm dhe lot pendimi t\u00eb gjitha gjurm\u00ebt e pasioneve t\u00eb saj t\u00eb hershme. Mbante vazhdimisht n\u00eb trup, pa e nd\u00ebrruar kurr\u00eb, tunik\u00ebn q\u00eb kishte veshur n\u00eb pag\u00ebzim; m\u00ebsoi p\u00ebrmend\u00ebsh Psaltirin dhe lutja dhe meditimi i Shkrimeve ishin ushqimi i saj m\u00eb i parap\u00eblqyer nga \u00e7do ushqim tjet\u00ebr tok\u00ebsor. Nga kjo sjellje e admirueshme dhe ndryshim i mir\u00eb, ajo mori nga Zoti pushtetin p\u00ebr t\u00eb kryer mrekulli dhe, kur fjeti igumenia e saj, u zgjodh nga v\u00ebllaz\u00ebria p\u00ebr ta pasuar.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, kur disa nga t\u00eb miqt\u00eb e saj t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm m\u00ebsuan se p\u00ebr dashurin\u00eb e Krishtit Evdhokia kishte hequr dor\u00eb nga k\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb e k\u00ebsaj jete dhe nga kulti i idhujve, e denoncuan te perandori, se kishte p\u00ebrdorur pasurin\u00eb e saj p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb streh\u00eb p\u00ebr t\u00eb krishter\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt kishin ngritur krye ndaj autoritetit perandorak dhe fes\u00eb s\u00eb perandoris\u00eb. Por, kur nj\u00eb funksionar i d\u00ebrguar nga perandori dhe treqind ushtar\u00ebt e eskort\u00ebs s\u00eb tij k\u00ebrkuan t\u00eb futeshin n\u00eb manastirin e shenjtores, nj\u00eb fuqi hyjnore i pengoi dhe i erdh\u00ebn rrotull murit p\u00ebr tri dit\u00eb, duke k\u00ebrkuar m\u00eb kot t\u00eb hynin. Madje, p\u00ebrve\u00e7 magjistratit dhe tre ushtar\u00ebve, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt vdiq\u00ebn.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur mori k\u00ebt\u00eb lajm, perandori d\u00ebrgoi t\u00eb birin p\u00ebr t\u00eb kapur shenjtoren. Por edhe ky u godit nga Per\u00ebndia dhe vdiq duke r\u00ebn\u00eb nga kali. Duke ndjekur k\u00ebshill\u00ebn e nj\u00ebrit nga miqve t\u00eb saj t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, sovrani i shkroi shenjtores, duke i k\u00ebrkuar t\u00eb lutej q\u00eb i biri t\u00eb ngjallej. Evdhokia iu p\u00ebrgjigj me p\u00ebrul\u00ebsi, duke i deklaruar se ishte e pafuqishme p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Ajo b\u00ebri tri her\u00eb kryqin mbi let\u00ebr, e mbylli dhe e ktheu mbrapsht. Sapo lajm\u00ebtari e \u00e7oi letr\u00ebn n\u00eb pallat para kufom\u00ebs s\u00eb princit, ai erdhi n\u00eb jet\u00eb; perandori dhe i gjith\u00eb oborri thirr\u00ebn: \u201cI madh \u00ebsht\u00eb Per\u00ebndia i t\u00eb krishter\u00ebve, q\u00eb kryen mrekulli t\u00eb tilla!\u201d. Thuhet se sovrani u pag\u00ebzua bashk\u00eb me nj\u00eb rreth nga t\u00eb tijt\u00eb dhe princi q\u00eb u ngjall u b\u00eb kryepiskop i qytetit, nd\u00ebrsa e motra, Gjelasia, u b\u00eb murgesh\u00eb n\u00eb manastirin e Evdhokis\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Perandori Adrian (117-138), q\u00eb pasoi n\u00eb fron, ishte idhujtar fanatik. Ai d\u00ebrgoi n\u00eb Iliopolis qeveritarin Diogjen, i njohur p\u00ebr mizori, i cili kishte qen\u00eb fejuar me Gjelasin\u00eb. Meq\u00eb ajo kishte parap\u00eblqyer jet\u00ebn murg\u00ebrore, ai kishte urrejtjen m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr Evdhokin\u00eb. Ndaj, me t\u00eb marr\u00eb detyr\u00ebn, d\u00ebrgoi pes\u00ebdhjet\u00eb burra t\u00eb armatosur p\u00ebr t\u00eb kapur shenjtoren. Nd\u00ebrsa ata ishin gjat\u00eb udh\u00ebs, Krishti iu shfaq Evdhokis\u00eb dhe e lajm\u00ebroi se kishte ardhur ora q\u00eb t\u00eb merrte kuror\u00ebn e martires. Ajo shkoi n\u00eb kish\u00eb, u kungua, priti me qet\u00ebsi ushtar\u00ebt dhe i ndoqi pa kund\u00ebrshtuar. Gjat\u00eb rrug\u00ebs i paraprinte nj\u00eb engj\u00ebll q\u00eb mbante nj\u00eb pishtar t\u00eb ndezur, pa e kuptuar pagan\u00ebt.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">E lan\u00eb kat\u00ebr dit\u00eb n\u00eb burg, pa ngr\u00ebn\u00eb e pa pir\u00eb dhe pastaj e nxor\u00ebn para gjyqit me fytyr\u00eb t\u00eb mbuluar. Por, sapo ia hoq\u00ebn mbules\u00ebn, fytyra e saj shk\u00eblqeu nga drita, gj\u00eb q\u00eb shkaktoi britma habie t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pranishm\u00ebve. Shenjtorja iu p\u00ebrgjigj me guxim pyetjeve t\u00eb qeveritarit dhe e ftoi t\u00eb zbatonte pa humbur koh\u00eb planin e tij p\u00ebr ekzekutim dhe t\u00eb mos e merrte kot n\u00eb pyetje. E lan\u00eb t\u00eb zgjidhte mes tri alternativave q\u00eb t\u00eb shp\u00ebtonte: t\u00eb adhuronte idhujt, t\u00eb kthehej n\u00eb jet\u00ebn e saj t\u00eb m\u00ebparshme ose t\u2019ia kalonte pasurin\u00eb e saj thesarit publik. Evdhokia deklaroi se, tani q\u00eb kishte njohur t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, nuk b\u00ebhej fjal\u00eb t\u00eb kthehej m\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e m\u00ebparshme, dhe se nuk zot\u00ebronte m\u00eb pasuri, sepse i kishte shp\u00ebrndar\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Me urdh\u00ebr t\u00eb Diogjenit, kat\u00ebr burra e rrah\u00ebn dy or\u00eb resht. Pastaj, kur u p\u00ebrpoq\u00ebn ta zhvishnin dhe ta lidhnin n\u00eb drurin e d\u00ebnimit, i gjet\u00ebn en\u00ebn ku mbante Kungat\u00ebn e Shenjt\u00eb. Kur qeveritari u p\u00ebrpoq ta hapte, doli nj\u00eb flak\u00eb dhe i dogji ata q\u00eb ndodheshin p\u00ebrreth dhe e la Diogjenin gjysm\u00eb t\u00eb paralizuar. Meqen\u00ebse ai ra n\u00eb gjunj\u00eb, duke iu lutur per\u00ebndis\u00eb Diell ta \u00e7lironte nga kjo magji, nj\u00eb shk\u00ebndij\u00eb \u00e7au qiellin dhe Diogjeni ra p\u00ebrtok\u00eb i vdekur. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nj\u00eb engj\u00ebll i ndritsh\u00ebm zbriti nga qielli dhe fliste me shenjtoren, pasi e kishte mbuluar me nj\u00eb vello. Nj\u00eb ushtar, q\u00eb kishte qen\u00eb d\u00ebshmitar i k\u00ebsaj skene, u pendua, shkoi ta zgjidhte dhe iu lut t\u00eb nd\u00ebrmjetonte p\u00ebr ata q\u00eb i kishte goditur zem\u00ebrimi i Per\u00ebndis\u00eb, q\u00eb t\u00eb ktheheshin n\u00eb jet\u00eb dhe t\u00eb pendoheshin. Evdhokia pati dhembshuri, u lut dhe menj\u00ebher\u00eb t\u00eb vdekurit u ngjall\u00ebn, duke sjell\u00eb edhe kthimin e nj\u00eb pjese t\u00eb mir\u00eb t\u00eb popullit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Shenjtorja q\u00ebndroi n\u00eb qytet p\u00ebr disa koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar popullin dhe kreu edhe shum\u00eb mrekulli t\u00eb tjera, deri dit\u00ebn ku Diogjeni vdiq dhe n\u00eb Iliopolis erdhi qeveritari Vikent, me vendimin e patundur p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund fam\u00ebs s\u00eb Evdhokis\u00eb. Ai d\u00ebrgoi ushtar\u00eb atje ku banonte, t\u00eb cil\u00ebt ia pren\u00eb kok\u00ebn pa asnj\u00eb proces gjyq\u00ebsor, duke i ofruar k\u00ebshtu p\u00ebrmbushjen e d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb saj m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb: bashkimin p\u00ebrfundimtar me Dh\u00ebndrin qiellor. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb lipsani i sh\u00ebn Evdhokis\u00eb kreu mrekulli t\u00eb shumta, t\u00eb cilat d\u00ebshmojn\u00eb nd\u00ebr brezat e t\u00eb krishter\u00ebve fuqin\u00eb e pendimit.<\/p>\n<h4><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>* * * * *<\/strong><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\">D\u00ebshmor\u00ebt Markeli, Andonina.<\/h4>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sh\u00ebn Andonina ishte nj\u00eb e krishter\u00eb nga Nikea e Bitinis\u00eb, n\u00eb koh\u00ebn e persekutimit t\u00eb Dioklecianit (rreth vitit 305). U akuzua p\u00ebr blasfemi ndaj per\u00ebndive dhe e \u00e7uan para qeveritarit, por, pavar\u00ebsisht nga torturat, rr\u00ebfeu me guxim Krishtin. Pas disa koh\u00ebsh e nxor\u00ebn nga burgu, por refuzoi t\u2019u digjte temjan idhujve. Pas k\u00ebsaj e var\u00ebn n\u00eb trek\u00ebmb\u00ebsh dhe duroi rrahjet me shkopinj, duke u tallur me pafuqin\u00eb e pagan\u00ebve.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur dy xhelat\u00eb iu afruan p\u00ebr ta zhveshur, nj\u00eb engj\u00ebll zbriti befas nga qielli dhe i largoi. M\u00eb pas shenjtoren e shtrin\u00eb mbi nj\u00eb skar\u00eb t\u00eb p\u00ebrv\u00ebluar, por hiri i Per\u00ebndis\u00eb e ruajti t\u00eb paprekur nga djegiet. N\u00eb fund, e mbyll\u00ebn n\u00eb thes dhe e hodh\u00ebn n\u00eb nj\u00eb liqen dhe k\u00ebshtu Sh\u00ebn Andonina fitoi kuror\u00ebn e martires.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Osh\u00ebnare d\u00ebshmore Evdhokia. &nbsp; Martirja e shenjt\u00eb e Krishtit, Evdhokia, ishte me origjin\u00eb nga Samaria dhe jetonte n\u00eb Iliopolis, n\u00eb Feniki t\u00eb Libanit, n\u00eb koh\u00ebn e sundimit t\u00eb perandorit Trajan (96-116). Duke qen\u00eb se nuk dinte asgj\u00eb rreth Per\u00ebndis\u00eb, kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb imoralitet dhe e kishte njollosur n\u00eb prostitucion trupin e saj, t\u00eb cilin Per\u00ebndia ia kishte stolisur me bukuri t\u00eb rrall\u00eb. T\u00eb shumt\u00eb ishin<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":58252,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51905465660_fc71fe33d1_b.jpg","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[372],"tags":[2103,2101],"class_list":["post-58248","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shenjtoret-e-dites","tag-leximet-e-dites","tag-shenjtori-i-dites"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>- 01 Mars - Osh\u00ebnare d\u00ebshmore Evdhokia. D\u00ebshmor\u00ebt Markeli, Andonina. Albini i Anzherit. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/01\/01-mars-oshenare-deshmore-evdhokia-deshmoret-markeli-andonina-albini-i-anzherit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"- 01 Mars - Osh\u00ebnare d\u00ebshmore Evdhokia. D\u00ebshmor\u00ebt Markeli, Andonina. Albini i Anzherit. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Osh\u00ebnare d\u00ebshmore Evdhokia. &nbsp; Martirja e shenjt\u00eb e Krishtit, Evdhokia, ishte me origjin\u00eb nga Samaria dhe jetonte n\u00eb Iliopolis, n\u00eb Feniki t\u00eb Libanit, n\u00eb koh\u00ebn e sundimit t\u00eb perandorit Trajan (96-116). Duke qen\u00eb se nuk dinte asgj\u00eb rreth Per\u00ebndis\u00eb, kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb imoralitet dhe e kishte njollosur n\u00eb prostitucion trupin e saj, t\u00eb cilin Per\u00ebndia ia kishte stolisur me bukuri t\u00eb rrall\u00eb. T\u00eb shumt\u00eb ishin\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/01\/01-mars-oshenare-deshmore-evdhokia-deshmoret-markeli-andonina-albini-i-anzherit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2025-02-28T23:02:33+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51905465660_fc71fe33d1_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51905465660_fc71fe33d1_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/01\/01-mars-oshenare-deshmore-evdhokia-deshmoret-markeli-andonina-albini-i-anzherit\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/01\/01-mars-oshenare-deshmore-evdhokia-deshmoret-markeli-andonina-albini-i-anzherit\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"&#8211; 01 Mars &#8211; Osh\u00ebnare d\u00ebshmore Evdhokia. D\u00ebshmor\u00ebt Markeli, Andonina. Albini i Anzherit.\",\"datePublished\":\"2025-02-28T23:02:33+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/01\/01-mars-oshenare-deshmore-evdhokia-deshmoret-markeli-andonina-albini-i-anzherit\/\"},\"wordCount\":1681,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/01\/01-mars-oshenare-deshmore-evdhokia-deshmoret-markeli-andonina-albini-i-anzherit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51905465660_fc71fe33d1_b.jpg\",\"keywords\":[\"leximet e dites\",\"shenjtori i dites\"],\"articleSection\":[\"Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/01\/01-mars-oshenare-deshmore-evdhokia-deshmoret-markeli-andonina-albini-i-anzherit\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/01\/01-mars-oshenare-deshmore-evdhokia-deshmoret-markeli-andonina-albini-i-anzherit\/\",\"name\":\"- 01 Mars - Osh\u00ebnare d\u00ebshmore Evdhokia. D\u00ebshmor\u00ebt Markeli, Andonina. Albini i Anzherit. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/01\/01-mars-oshenare-deshmore-evdhokia-deshmoret-markeli-andonina-albini-i-anzherit\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/01\/01-mars-oshenare-deshmore-evdhokia-deshmoret-markeli-andonina-albini-i-anzherit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51905465660_fc71fe33d1_b.jpg\",\"datePublished\":\"2025-02-28T23:02:33+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/01\/01-mars-oshenare-deshmore-evdhokia-deshmoret-markeli-andonina-albini-i-anzherit\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/01\/01-mars-oshenare-deshmore-evdhokia-deshmoret-markeli-andonina-albini-i-anzherit\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/01\/01-mars-oshenare-deshmore-evdhokia-deshmoret-markeli-andonina-albini-i-anzherit\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51905465660_fc71fe33d1_b.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51905465660_fc71fe33d1_b.jpg\",\"width\":\"706\",\"height\":\"1024\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/01\/01-mars-oshenare-deshmore-evdhokia-deshmoret-markeli-andonina-albini-i-anzherit\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8211; 01 Mars &#8211; Osh\u00ebnare d\u00ebshmore Evdhokia. D\u00ebshmor\u00ebt Markeli, Andonina. Albini i Anzherit.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"- 01 Mars - Osh\u00ebnare d\u00ebshmore Evdhokia. D\u00ebshmor\u00ebt Markeli, Andonina. Albini i Anzherit. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/01\/01-mars-oshenare-deshmore-evdhokia-deshmoret-markeli-andonina-albini-i-anzherit\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"- 01 Mars - Osh\u00ebnare d\u00ebshmore Evdhokia. D\u00ebshmor\u00ebt Markeli, Andonina. Albini i Anzherit. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"Osh\u00ebnare d\u00ebshmore Evdhokia. &nbsp; Martirja e shenjt\u00eb e Krishtit, Evdhokia, ishte me origjin\u00eb nga Samaria dhe jetonte n\u00eb Iliopolis, n\u00eb Feniki t\u00eb Libanit, n\u00eb koh\u00ebn e sundimit t\u00eb perandorit Trajan (96-116). Duke qen\u00eb se nuk dinte asgj\u00eb rreth Per\u00ebndis\u00eb, kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb imoralitet dhe e kishte njollosur n\u00eb prostitucion trupin e saj, t\u00eb cilin Per\u00ebndia ia kishte stolisur me bukuri t\u00eb rrall\u00eb. T\u00eb shumt\u00eb ishin","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/01\/01-mars-oshenare-deshmore-evdhokia-deshmoret-markeli-andonina-albini-i-anzherit\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2025-02-28T23:02:33+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51905465660_fc71fe33d1_b.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_image":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51905465660_fc71fe33d1_b.jpg","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/01\/01-mars-oshenare-deshmore-evdhokia-deshmoret-markeli-andonina-albini-i-anzherit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/01\/01-mars-oshenare-deshmore-evdhokia-deshmoret-markeli-andonina-albini-i-anzherit\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"&#8211; 01 Mars &#8211; Osh\u00ebnare d\u00ebshmore Evdhokia. D\u00ebshmor\u00ebt Markeli, Andonina. Albini i Anzherit.","datePublished":"2025-02-28T23:02:33+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/01\/01-mars-oshenare-deshmore-evdhokia-deshmoret-markeli-andonina-albini-i-anzherit\/"},"wordCount":1681,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/01\/01-mars-oshenare-deshmore-evdhokia-deshmoret-markeli-andonina-albini-i-anzherit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51905465660_fc71fe33d1_b.jpg","keywords":["leximet e dites","shenjtori i dites"],"articleSection":["Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/01\/01-mars-oshenare-deshmore-evdhokia-deshmoret-markeli-andonina-albini-i-anzherit\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/01\/01-mars-oshenare-deshmore-evdhokia-deshmoret-markeli-andonina-albini-i-anzherit\/","name":"- 01 Mars - Osh\u00ebnare d\u00ebshmore Evdhokia. D\u00ebshmor\u00ebt Markeli, Andonina. Albini i Anzherit. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/01\/01-mars-oshenare-deshmore-evdhokia-deshmoret-markeli-andonina-albini-i-anzherit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/01\/01-mars-oshenare-deshmore-evdhokia-deshmoret-markeli-andonina-albini-i-anzherit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51905465660_fc71fe33d1_b.jpg","datePublished":"2025-02-28T23:02:33+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/01\/01-mars-oshenare-deshmore-evdhokia-deshmoret-markeli-andonina-albini-i-anzherit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/01\/01-mars-oshenare-deshmore-evdhokia-deshmoret-markeli-andonina-albini-i-anzherit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/01\/01-mars-oshenare-deshmore-evdhokia-deshmoret-markeli-andonina-albini-i-anzherit\/#primaryimage","url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51905465660_fc71fe33d1_b.jpg","contentUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51905465660_fc71fe33d1_b.jpg","width":"706","height":"1024"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/03\/01\/01-mars-oshenare-deshmore-evdhokia-deshmoret-markeli-andonina-albini-i-anzherit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8211; 01 Mars &#8211; Osh\u00ebnare d\u00ebshmore Evdhokia. D\u00ebshmor\u00ebt Markeli, Andonina. Albini i Anzherit."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58248","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=58248"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58248\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":63524,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58248\/revisions\/63524"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/58252"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=58248"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=58248"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=58248"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}