{"id":58202,"date":"2025-02-23T00:02:26","date_gmt":"2025-02-22T23:02:26","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=58202"},"modified":"2025-02-18T18:04:59","modified_gmt":"2025-02-18T17:04:59","slug":"23-shkurt-hierodeshmor-polikarpi-i-smirnit-oshenare-gorgonia-deshmor-sereni","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/23\/23-shkurt-hierodeshmor-polikarpi-i-smirnit-oshenare-gorgonia-deshmor-sereni\/","title":{"rendered":"&#8211; 23 Shkurt &#8211; Hierod\u00ebshmor Polikarpi i Smirnit. Osh\u00ebnare Gorgonia. D\u00ebshmor Sereni."},"content":{"rendered":"<h4><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\">Hierod\u00ebshmor Polikarpi i Smirnit.<\/h4>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Polikarpi i lavdish\u00ebm, q\u00eb ishte, sipas nx\u00ebn\u00ebsit t\u00eb tij, Irineut t\u00eb Lionit, \u201cnx\u00ebn\u00ebsi i apostujve dhe familjar me ata q\u00eb kishin par\u00eb Zotin\u201d, lindi n\u00eb Efes, n\u00eb koh\u00ebn e perandorit Vespasian (rreth vitit 70). Para se t\u00eb martirizoheshin, prind\u00ebrit e tij t\u00eb shenjt\u00eb ia besuan f\u00ebmij\u00ebn e tyre nj\u00eb gruaje t\u00eb shenjt\u00eb, Kalist\u00ebs, q\u00eb e rriti me frik\u00eb Per\u00ebndie dhe me dashuri p\u00ebr virtytet e shenjta. Plot me dashuri n\u00eb shpirt, f\u00ebmija jepte aq shum\u00eb l\u00ebmosh\u00eb, sa zbrazi rezervat e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij q\u00eb e kishte adoptuar, p\u00ebr t\u2019ua dh\u00ebn\u00eb t\u00eb varf\u00ebrve.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Meqen\u00ebse ato u rimbush\u00ebn p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb mrekullueshme, Kalista i ndryshoi emrin, dhe nga Pangrat e quajti Polikarp (q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb: me shum\u00eb fryte).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur arriti n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb pjekur, Polikarpi u b\u00eb nx\u00ebn\u00ebs i sh\u00ebn Joan Theologut, i cili shpallte n\u00eb at\u00eb koh\u00eb lajmin e mir\u00eb n\u00eb provinc\u00ebn e Azis\u00eb, bashk\u00eb me sh\u00ebn Bukolin (6 shkurt) dhe sh\u00ebn Ignat Hyjmbajt\u00ebsin (20 dhjetor). Duke p\u00ebrftuar nga m\u00ebsimdh\u00ebnia e tij n\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb kishte lidhje me Zotin, Polikarpi bashk\u00ebndau me Nx\u00ebn\u00ebsin e Shum\u00ebdashur t\u00eb Tij t\u00eb gjitha mundimet, deri n\u00eb internimin e tij n\u00eb Patmos. Sh\u00ebn Joani e hirotonisi Bukolin episkop t\u00eb qytetit t\u00eb madh dhe t\u00eb famsh\u00ebm t\u00eb Smirn\u00ebs dhe i besoi Polikarpin si ndihm\u00ebs e shok t\u00eb mundimeve. Kur mb\u00ebrriti n\u00eb Smirn\u00eb, Polikarpi u hirotonis prift dhe u ngarkua me p\u00ebrkujdesjen p\u00ebr jetim\u00ebt, deri n\u00eb dit\u00ebn kur Bukoli, q\u00eb parashikoi vdekjen e vet, e caktoi p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pasardh\u00ebsi i tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">K\u00ebshtu Polikarpi, me an\u00eb t\u00eb vullnetit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb dhe t\u00eb atit t\u00eb tij shpirt\u00ebror, u b\u00eb bariu i Kish\u00ebs s\u00eb Smirn\u00ebs, dhe punoi me plot zell, duke imituar n\u00eb gjith\u00e7ka sjelljen e shenjt\u00eb t\u00eb et\u00ebrve t\u00eb tij dhe duke p\u00ebrs\u00ebritur besnik\u00ebrisht fjal\u00ebt q\u00eb ata i kishin marr\u00eb nga vet\u00eb goja e Zotit ton\u00eb. Sh\u00ebn Joani i d\u00ebrgonte prej internimit lavd\u00ebrimet e tij Engj\u00ebllit t\u00eb Kish\u00ebs s\u00eb Smirn\u00ebs dhe e inkurajonte t\u00eb q\u00ebndronte besnik deri n\u00eb vdekje, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb kuror\u00ebn e jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrjetshme (Zbul. 2:10). I veshur me hirin hyjnor, Polikarpi kreu mrekulli t\u00eb shumta: me lutjen e tij shoi nj\u00eb zjarr q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnonte mbar\u00eb krahin\u00ebn p\u00ebr shtat\u00eb dit\u00eb me radh\u00eb, b\u00ebri t\u00eb binte shi i bollsh\u00ebm pas nj\u00eb that\u00ebsire t\u00eb gjat\u00eb, \u00e7liroi t\u00eb demonizuar dhe sh\u00ebroi t\u00eb s\u00ebmur\u00eb, saq\u00eb shum\u00eb pagan\u00eb, fal\u00eb tij, u b\u00ebn\u00eb t\u00eb krishter\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb fillim t\u00eb baritimit t\u00eb Polikarpit (viti 101), sh\u00ebn Ignati u d\u00ebnua me vdekje dhe u d\u00ebrgua i lidhur me zinxhir\u00eb n\u00eb Rom\u00eb p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pre e bishave t\u00eb aren\u00ebs. Ai kaloi nga Smirna dhe ishte i lumtur t\u00eb p\u00ebrqafonte p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit episkopin e shenjt\u00eb. Kur mb\u00ebrriti n\u00eb Troad\u00eb, sh\u00ebn Ignati i d\u00ebrgoi nj\u00eb let\u00ebr ku e fal\u00ebnderonte p\u00ebr mikpritjen e tij, i dor\u00ebzoi kujdesjen e Kish\u00ebs s\u00eb Antiokis\u00eb dhe i transmetoi k\u00ebshilla t\u00eb vyera e t\u00eb frym\u00ebzuara hyjnisht p\u00ebr detyrat e bariut: Un\u00eb lavd\u00ebroj Zotin q\u00eb m\u00eb ka gjykuar t\u00eb denj\u00eb t\u00eb sodit fytyr\u00ebn t\u00ebnde t\u00eb paqortueshme. Kryeje detyr\u00ebn t\u00ebnde episkopale me zell t\u00eb madh n\u00eb trup dhe n\u00eb shpirt. Merru me unitetin, sepse nuk ka asgj\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se ai. Duroji me dashuri t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit, ashtu si Zoti t\u00eb duron ty. Mbaji dob\u00ebsit\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve, si nj\u00eb atlet i p\u00ebrsosur. Koha e tanishme t\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb fitosh Per\u00ebndin\u00eb, nj\u00ebsoj si timonieri q\u00ebndron n\u00eb pritje t\u00eb er\u00ebs dhe si njeriu i rrahur nga furtuna, q\u00eb shpreson t\u00eb dal\u00eb n\u00eb limanin e qet\u00eb&#8230;.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb vazhdim, sh\u00ebn Polikarpi u shkruante t\u00eb krishter\u00ebve t\u00eb Filipis\u00eb p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrg\u00ebzuar q\u00eb e prit\u00ebn denj\u00ebsisht sh\u00ebn Ignatin dhe martir\u00ebt: &#8230; ikonat e dashuris\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, t\u00eb cilat i keni shoq\u00ebruar si\u00e7 u ka hije atyre q\u00eb ishin lidhur me zinxhir\u00eb t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr shenjtor\u00ebt, q\u00eb jan\u00eb diademat e atyre q\u00eb jan\u00eb zgjedhur v\u00ebrtet nga Per\u00ebndia. Ai i nxiste t\u00eb q\u00ebndronin n\u00eb durimin q\u00eb pan\u00eb t\u00eb rrezatuar te martir\u00ebt dhe iu sjell p\u00ebrpara parimet e jet\u00ebs s\u00eb nj\u00eb komuniteti t\u00eb krishter\u00eb, i cili \u00ebsht\u00eb mik i dashuris\u00eb: Besa \u00ebsht\u00eb n\u00ebna e ne t\u00eb gjith\u00ebve, ajo \u00ebsht\u00eb burimi i shpres\u00ebs dhe paraprihet nga dashuria p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb, p\u00ebr Krishtin dhe p\u00ebr t\u00eb af\u00ebrmin. Ai q\u00eb q\u00ebndron n\u00eb k\u00ebto virtyte, e ka p\u00ebrmbushur porosin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb, sepse ai q\u00eb ka dashurin\u00eb, \u00ebsht\u00eb larg \u00e7do m\u00ebkati.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sh\u00ebn Polikarpi e drejtoi Kish\u00ebn e tij n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb apostolike p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 50 vjet. N\u00eb vitin 160, tashm\u00eb i moshuar, b\u00ebri nj\u00eb udh\u00ebtim n\u00eb Rom\u00eb p\u00ebr t\u00eb diskutuar me pap\u00ebn Aniket n\u00eb lidhje me nj\u00eb dallim q\u00eb e ndante Rom\u00ebn me Kishat e Azis\u00eb p\u00ebr dat\u00ebn e Pashk\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb mbrojtur bes\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb kund\u00ebr herezive. Shk\u00eblqimi i shenjt\u00ebris\u00eb dhe i m\u00ebsimit t\u00eb tij b\u00ebri q\u00eb t\u00eb ktheheshin n\u00eb besimin e v\u00ebrtet\u00eb shum\u00eb veta q\u00eb ishin mashtruar nga heretik\u00ebt Valentin dhe Markion. N\u00eb \u00e7astin kur po largohej nga Roma, Papa i la p\u00ebr hir t\u00eb nderimit, kryesimin e Mbledhjes Eukaristike dhe, pasi shk\u00ebmbyen puthjen e shenjt\u00eb, u ndan\u00eb me paqe, me respekt t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb p\u00ebr dallimet legjitime midis Kishave lokale.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pak koh\u00eb pas kthimit t\u00eb tij n\u00eb Smirn\u00eb (165), shp\u00ebrtheu nj\u00eb persekutim i dhunsh\u00ebm kund\u00ebr t\u00eb krishter\u00ebve nga perandori Mark Aureli (161-180), q\u00eb p\u00ebshtjelloi mbar\u00eb Kishat e Azis\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, gjat\u00eb martirizimit t\u00eb dymb\u00ebdhjet\u00eb martir\u00ebve nga Filadelfia, sh\u00ebn Polikarpi, tashm\u00eb 86 vje\u00e7, vdiq me nj\u00eb vdekje t\u00eb lavdishme, t\u00eb Shtun\u00ebn e Madhe, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ngjashme me P\u00ebsimin e Zotit ton\u00eb Jisu Krisht.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb k\u00ebta martir\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb t\u00eb Krishtit po duronin t\u00eb gjitha llojet e torturave dhe n\u00eb fund do t\u00eb sh\u00ebrbenin si ushqim p\u00ebr bishat, Polikarpi shum\u00eb i nderuar, po ruante qet\u00ebsin\u00eb e tij t\u00eb zakonshme dhe donte t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb qytet p\u00ebr t\u00eb mos e braktisur grigj\u00ebn e tij. Por, duke d\u00ebgjuar lutjet e shok\u00ebve t\u00eb tij, t\u00eb cil\u00ebt i k\u00ebrkuan q\u00eb t\u00eb mos e ekspozonte para kohe veten e tij n\u00eb vdekje, u t\u00ebrhoq n\u00eb nj\u00eb pron\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, jo larg qytetit, dhe nat\u00eb e dit\u00eb lutej p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit dhe p\u00ebr Kishat e mbar\u00eb bot\u00ebs. Tri dit\u00eb para arrestimit, nd\u00ebrsa po lutej, pati nj\u00eb vegim n\u00eb t\u00eb cilin jast\u00ebku i tij mori zjarr dhe u b\u00eb shkrumb. Kur u kthye te shok\u00ebt, u b\u00ebri t\u00eb ditur se s\u00eb shpejti ai do t\u00eb jepte jet\u00ebn e tij p\u00ebr hir t\u00eb Krishtit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur kishte shkuar n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr streh\u00eb, kat\u00ebr burra t\u00eb armatosur, q\u00eb m\u00ebsuan se ku q\u00ebndronte, pasi torturuan nj\u00eb skllav t\u00eb ri, shkuan dhe u fut\u00ebn me dhun\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb. Shenjtori refuzoi t\u00eb largohej dhe i priti me nj\u00eb fytyr\u00eb plot rrezatim e drit\u00eb, i ftoi t\u00eb hanin nj\u00eb m\u00ebngjes t\u00eb mir\u00eb, duke u k\u00ebrkuar q\u00eb ta linin p\u00ebr pak koh\u00eb t\u00eb lutej. Ata pranuan dhe ai, pothuajse dy or\u00eb, u lut m\u00eb k\u00ebmb\u00eb, i mbushur plot me hirin e Per\u00ebndis\u00eb, duke kujtuar t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb kishte njohur, t\u00eb m\u00ebdhenj e t\u00eb vegj\u00ebl, si edhe Kish\u00ebn n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn. Erdhi ora e largimit dhe ushtar\u00ebt, t\u00eb kapur nga nj\u00eb frik\u00eb e madhe dhe pasi u penduan q\u00eb nd\u00ebrmor\u00ebn nj\u00eb veprim t\u00eb till\u00eb, e hip\u00ebn mbi nj\u00eb gomar q\u00eb ta \u00e7onin n\u00eb Smirn\u00eb. P\u00ebrgjegj\u00ebsi i rojave, q\u00eb quhej edhe ai Herod, ndaloi para tij dhe e mori n\u00eb karroc\u00ebn e vet, p\u00ebr ta bindur q\u00eb t\u00eb shp\u00ebtonte jet\u00ebn duke i b\u00ebr\u00eb sakrific\u00eb Cezarit. Kur e pa se u mundua m\u00eb kot, e flaku n\u00eb rrug\u00eb shenjtin dhe e goditi. Plaku i plagosur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb e vazhdoi me m\u00eb shum\u00eb g\u00ebzim rrug\u00ebn e tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur hyri n\u00eb stadiumin e mbushur plot, ku turma th\u00ebrriste e ul\u00ebrinte e etur p\u00ebr gjak, nj\u00eb z\u00eb hyjnor u d\u00ebgjua n\u00eb mes t\u00eb t\u00eb krishter\u00ebve t\u00eb pakt\u00eb, q\u00eb ndodheshin n\u00eb at\u00eb mas\u00eb njer\u00ebzish. \u201cKi kuraj\u00eb, Polikarp, dhe sillu si burr\u00eb!\u201d. Prokonsulli e nxiti t\u00eb mohonte Krishtin, duke th\u00ebn\u00eb: \u201cT\u00eb t\u00eb vij\u00eb keq p\u00ebr mosh\u00ebn t\u00ebnde t\u00eb madhe!\u201d, si dhe gj\u00ebra t\u00eb tjera, q\u00eb persekutor\u00ebt e kan\u00eb zakon t\u00eb thon\u00eb n\u00eb t\u00eb tilla raste. \u201cBetohu p\u00ebr emrin e Cezarit dhe thuaj: Posht\u00eb ateist\u00ebt!\u201d, i th\u00ebrriste atij. Polikarpi hodhi v\u00ebshtrimin mbi turm\u00ebn e pagan\u00ebve q\u00eb kishte mbushur amfiteatrin dhe u p\u00ebrgjigj duke psher\u00ebtir\u00eb: \u201cPo, sigurisht, posht\u00eb ateist\u00ebt!\u201d. Teksa po e urdh\u00ebronin t\u00eb mohonte Krishtin, ai u p\u00ebrgjigj: \u201cP\u00ebr 86 vjet me radh\u00eb un\u00eb i kam sh\u00ebrbyer atij dhe nuk m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb t\u00eb keqe. Si mundem un\u00eb t\u00eb blasfemoj kund\u00ebr Mbretit tim q\u00eb m\u00eb do?\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Prokonsulli i tha: \u201cUn\u00eb kam kafsh\u00eb t\u00eb egra dhe, n\u00ebse nuk ndryshon mendje, do t\u00eb b\u00ebhesh pre e tyre\u201d. Polikarpi u p\u00ebrgjigj: \u201cSilli k\u00ebtu, sepse p\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb e pamundur q\u00eb t\u00eb shkojm\u00eb nga m\u00eb e mira te m\u00eb e keqja, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb rregulli p\u00ebr njeriun \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrparoj\u00eb nga e keqja p\u00ebr te drejt\u00ebsia\u201d. \u201cDo t\u00eb t\u00eb p\u00ebrv\u00ebloj me zjarr, sepse ti i p\u00ebrbuz kafsh\u00ebt\u201d, i tha gjykat\u00ebsi. Polikarpi, plot me fuqi dhe g\u00ebzim, iu p\u00ebrgjigj: \u201cTi m\u00eb k\u00ebrc\u00ebnon me zjarrin q\u00eb digjet p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast dhe pas pak kohe shuhet, sepse nuk e njeh zjarrin e gjykimit t\u00eb ardhsh\u00ebm dhe mundimin e p\u00ebrjetsh\u00ebm, q\u00eb iu \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gati t\u00eb pabes\u00ebve. Por p\u00ebrse t\u00eb harxhojm\u00eb koh\u00eb dhe t\u00eb vonohemi? B\u00ebj \u00e7\u2019t\u00eb duash!\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pasi tellalli shpalli se Polikarpi kishte deklaruar tri her\u00eb radhazi se ishte i krishter\u00eb, turma e t\u00ebrbuar k\u00ebrkoi me forc\u00eb q\u00eb nj\u00eb luan i eg\u00ebrsuar t\u00eb l\u00ebshohej kund\u00ebr tij. Por, meqen\u00ebse ndeshjet e kafsh\u00ebve kishin p\u00ebrfunduar, thirr\u00ebn: \u201cPolikarpi duhet t\u00eb digjet i gjall\u00eb!\u201d. Menj\u00ebher\u00eb pagan\u00ebt dhe judenj\u00ebt e p\u00ebrzier me ta shkuan n\u00ebp\u00ebr punishtet e ndryshme p\u00ebr t\u00eb gjetur dru dhe shkarpa. Kur b\u00ebn\u00eb gati pirgun e druve n\u00eb mes t\u00eb stadiumit, Polikarpi i hoqi vet\u00eb rrobat e tij dhe po aq i qet\u00eb sa ishte kur kryente sakrific\u00ebn e shenjt\u00eb, donte t\u00eb hiqte edhe k\u00ebpuc\u00ebt, gj\u00eb q\u00eb nuk e kishte b\u00ebr\u00eb ngaq\u00eb besimtar\u00ebt donin t\u2019i puthnin k\u00ebmb\u00ebt. Kur donin ta mb\u00ebrthenin n\u00eb nj\u00eb shtyll\u00eb, ai u tha xhelat\u00ebve: \u201cM\u00eb lini k\u00ebshtu, sepse Ai q\u00eb m\u00eb jep fuqin\u00eb p\u00ebr t\u00eb duruar zjarrin, do t\u00eb m\u00eb jap\u00eb forc\u00eb q\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj i pal\u00ebvizur n\u00eb turr\u00ebn e druve\u201d. E vun\u00eb n\u00eb mes t\u00eb turr\u00ebs dhe ndez\u00ebn zjarr p\u00ebr ta konsumuar si nj\u00eb sakrific\u00eb t\u00eb vullnetshme t\u00eb b\u00ebr\u00eb gati p\u00ebr holokaust. Ai ngriti syt\u00eb drejt qiellit dhe me nj\u00eb lutje t\u00eb fundit fal\u00ebnderoi Per\u00ebndin\u00eb, q\u00eb e b\u00ebri t\u00eb denj\u00eb t\u00eb merrte pjes\u00eb, me t\u00eb gjith\u00eb martir\u00ebt e tjer\u00eb, n\u00eb kup\u00ebn e Krishtit, p\u00ebr ngjalljen dhe jet\u00ebn e p\u00ebrjetshme t\u00eb shpirtit dhe t\u00eb trupit, n\u00eb paprishjen e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur ai shqiptoi fjal\u00ebn Amin dhe p\u00ebrfundoi lutjen, xhelat\u00ebt e ndez\u00ebn zjarrin. Nj\u00eb zjarr i madh u ngrit p\u00ebrpjet\u00eb, por, p\u00ebr \u00e7udi, flaka mori form\u00ebn e nj\u00eb veli, q\u00eb tundej nga era, e cila e rrethonte si mur mbrojt\u00ebs trupin e shenjtorit. Ai q\u00ebndronte n\u00eb mes jo si nj\u00eb trup q\u00eb digjet, por si nj\u00eb buk\u00eb q\u00eb piqet ose si ari q\u00eb shk\u00eblqen n\u00eb fonderi, duke l\u00ebshuar arom\u00eb temjani dhe aroma t\u00eb tjera t\u00eb k\u00ebndshme.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur t\u00eb pabes\u00ebt e pan\u00eb se shenjtori nuk po vdiste nga zjarri, urdh\u00ebruan xhelat\u00ebt q\u00eb t\u2019i prisnin kok\u00ebn me shpat\u00eb. At\u00ebher\u00eb gjaku shp\u00ebrtheu n\u00eb nj\u00eb sasi aq t\u00eb madhe, saq\u00eb e shoi zjarrin, duke e habitur turm\u00ebn e pranishme.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Lipsanet e \u00e7muara t\u00eb martirit t\u00eb shenjt\u00eb u dogj\u00ebn e u b\u00ebn\u00eb hi me shtys\u00ebn e judenjve, por besimtar\u00ebt arrit\u00ebn t\u00eb merrnin disa eshtra dhe i vendos\u00ebn n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm, ku mblidheshin \u00e7do vit p\u00ebr t\u00eb kremtuar me g\u00ebzim dit\u00ebn e lindjes s\u00eb tij n\u00eb qiell. Martirizimi i lavdish\u00ebm i sh\u00ebn Polikarpit e ndaloi p\u00ebr nj\u00ebfar\u00eb kohe persekutimin kund\u00ebr t\u00eb krishter\u00ebve.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"lazyload aligncenter\" src=\"data:image\/svg+xml,%3Csvg%20xmlns%3D%27http%3A%2F%2Fwww.w3.org%2F2000%2Fsvg%27%20width%3D%27428%27%20height%3D%27591%27%20viewBox%3D%270%200%20428%20591%27%3E%3Crect%20width%3D%27428%27%20height%3D%27591%27%20fill-opacity%3D%220%22%2F%3E%3C%2Fsvg%3E\" data-orig-src=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51898644740_0716048171_b.jpg\" width=\"428\" height=\"591\" \/><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>* * * * *<\/strong><\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>Osh\u00ebnare Gorgonia.<\/strong><\/h4>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">E lumura Gorgonia ishte motra e madhe e sh\u00ebn Grigor Theologut (25 janar) dhe bija e sh\u00ebn Grigorit t\u00eb Nazianzit, Plakut (1 janar) dhe e sh\u00ebn Non\u00ebs (5 gusht). Ajo mori nga ky \u00e7ift shembullor jo vet\u00ebm ekzistenc\u00ebn, por edhe zellin p\u00ebr besimin. Gorgonia u rrit n\u00eb Nazianz, por e konsideroi gjithmon\u00eb Jerusalemin qiellor si atdheun e saj t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe se fisnik\u00ebria e v\u00ebrtet\u00eb ishte ajo e ikon\u00ebs s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. Q\u00eb n\u00eb rini p\u00ebrpiqej p\u00ebr t\u2019u lart\u00ebsuar me an\u00eb t\u00eb kuror\u00ebs s\u00eb bukur t\u00eb virtyteve, n\u00eb ve\u00e7anti me an\u00eb t\u00eb d\u00eblir\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj. U martua me nj\u00eb banor t\u00eb Ikoniumit, Alipin, me t\u00eb cilin pati tri vajza. Gorgonia ruajti edhe n\u00eb martes\u00eb zellin q\u00eb kan\u00eb virgj\u00ebreshat p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb dhe e t\u00ebrhoqi edhe t\u00eb shoqin n\u00eb p\u00ebrpjekjen shpirt\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb fituar virtytin.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Duke ruajtur syt\u00eb nga \u00e7do pamje e pahijshme dhe duke i mbyllur vesh\u00ebt p\u00ebr bisedat e kota, duke i hapur ato vet\u00ebm p\u00ebr fjal\u00ebt hyjnore dhe shp\u00ebtimtare, ajo zot\u00ebronte veten q\u00eb t\u00eb mos qeshte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pahijshme, duke i shnd\u00ebrruar ato n\u00eb nj\u00eb buz\u00ebqeshje q\u00eb e ndri\u00e7onte paq\u00ebsisht fytyr\u00ebn e saj. Dinte, si askush tjet\u00ebr, t\u00eb ruante gjuh\u00ebn dhe t\u00eb fliste fjal\u00eb me krip\u00eb, duke shqiptuar me goj\u00ebn e saj vet\u00ebm lavd\u00ebrime p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb. Ajo nuk e humbiste koh\u00ebn n\u00eb vog\u00eblsira, nuk i kushtonte kujdes vetes dhe pamjes s\u00eb saj t\u00eb jashtme, duke deformuar me makijazh ikon\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb. Gorgonia njihte vet\u00ebm nj\u00eb zbukurim, at\u00eb t\u00eb shpirtit me an\u00eb t\u00eb virtyteve t\u00eb shenjta dhe i vetmi i kuq p\u00ebrmbi fytyr\u00ebn e saj t\u00eb zbehur nga asketizmi, ishte ai i druajtjes.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Model i gruas s\u00eb krishter\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb njohjes dhe urt\u00ebsis\u00eb s\u00eb madhe shpirt\u00ebrore, ajo ishte p\u00ebr prind\u00ebrit e saj, p\u00ebr bashk\u00ebqytetar\u00ebt dhe p\u00ebr t\u00eb huajt nj\u00eb k\u00ebshilltare e urt\u00eb me njohje t\u00eb thella n\u00eb shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje delikate p\u00ebr sjelljen e t\u00eb krishter\u00ebve n\u00eb bot\u00eb. Asnj\u00eb tjet\u00ebr nuk kujdesej aq shum\u00eb p\u00ebr kishat e Per\u00ebndis\u00eb, askush nuk kishte m\u00eb tep\u00ebr respekt se ajo p\u00ebr prift\u00ebrinjt\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb, duke u hapur n\u00eb \u00e7do koh\u00eb dyert e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb saj. Nuk kishte njeri tjet\u00ebr t\u00eb ngjash\u00ebm n\u00eb l\u00ebmosh\u00eb dhe ndihma p\u00ebr t\u00eb af\u00ebrmit dhe p\u00ebr t\u00eb hidh\u00ebruarit, aq sa n\u00eb rastin e saj mund t\u00eb thuhej si p\u00ebr Jovin e Drejt\u00eb se ajo ishte: \u201csyri i t\u00eb verb\u00ebrve, k\u00ebmba e t\u00eb dob\u00ebt\u00ebve, n\u00ebna e jetim\u00ebve&#8230;\u201d. Ajo i shp\u00ebrndante si l\u00ebmosh\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb mirat e saj materiale, saq\u00eb, kur u largua prej k\u00ebsaj jete, la si pasuri t\u00eb vetme trupin e saj; por gjithmon\u00eb p\u00ebrpiqej t\u2019i b\u00ebnte fshehurazi bamir\u00ebsit\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebsoi nj\u00eb aksident t\u00eb tmerrsh\u00ebm: u t\u00ebrhoq zvarr\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00ebn karroc\u00ebn e saj t\u00eb p\u00ebrmbysur. Por, p\u00ebr shkak t\u00eb turpit, nuk pranoi t\u2019i tregonte mjekut trupin e saj t\u00eb \u00ebnjtur nga goditjet dhe e vendosi t\u00eb gjith\u00eb shpres\u00ebn te Per\u00ebndia, q\u00eb e sh\u00ebroi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb mrekullueshme.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr, nd\u00ebrsa vuante nga nj\u00eb s\u00ebmundje q\u00eb p\u00ebr mjek\u00ebt nuk kishte sh\u00ebrim, ajo u ngrit her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjes dhe shkoi e u shtri p\u00ebrdhe n\u00eb pllakat e kish\u00ebs, p\u00ebrpara altarit, duke i kujtuar Per\u00ebndis\u00eb mrekullit\u00eb e kryera prej Tij p\u00ebr t\u00eb ndihmuar sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e vet. Nj\u00ebsoj si gruaja e Ungjillit, q\u00eb njomi k\u00ebmb\u00ebt e Zotit Krisht me lot\u00ebt e saj, e vaditi altarin e shenjt\u00eb me lot dhe k\u00ebshtu gjeti sh\u00ebrimin nga s\u00ebmundja q\u00eb e mundonte.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur mori Pag\u00ebzimin e Shenjt\u00eb, n\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb t\u00eb madhe, si\u00e7 ishte zakoni n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, asgj\u00eb nuk e mbajti m\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb dhe iu lut Krishtit p\u00ebr net\u00eb t\u00eb t\u00ebra, q\u00eb ta merrte sa m\u00eb shpejt pran\u00eb Tij. Gjat\u00eb k\u00ebtyre agripnive mori nj\u00eb zbules\u00eb p\u00ebr dit\u00ebn e vdekjes. I mbetej vet\u00ebm pag\u00ebzimi i t\u00eb shoqit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur vepr\u00ebn e nx\u00ebn\u00ebses s\u00eb Krishtit dhe t\u00eb imitueses s\u00eb apostujve. Kur erdhi dita, shenjtorja u s\u00ebmur dhe mblodhi pran\u00eb shtratit t\u00eb gjith\u00eb af\u00ebrmit, p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb m\u00ebsimin e fundit p\u00ebr jet\u00ebn e p\u00ebrjetshme, pastaj u nis p\u00ebr t\u2019u bashkuar me korin e shenjtor\u00ebve, duke m\u00ebrm\u00ebritur fjal\u00ebt e psalmit: \u201cTani do t\u00eb shtrihem n\u00eb paqe dhe do t\u00eb fle, se vet\u00ebm Ti, o Zot, m\u00eb mbush me shpres\u00eb\u201d (Ps. 4:9).<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Hierod\u00ebshmor Polikarpi i Smirnit. &nbsp; Polikarpi i lavdish\u00ebm, q\u00eb ishte, sipas nx\u00ebn\u00ebsit t\u00eb tij, Irineut t\u00eb Lionit, \u201cnx\u00ebn\u00ebsi i apostujve dhe familjar me ata q\u00eb kishin par\u00eb Zotin\u201d, lindi n\u00eb Efes, n\u00eb koh\u00ebn e perandorit Vespasian (rreth vitit 70). Para se t\u00eb martirizoheshin, prind\u00ebrit e tij t\u00eb shenjt\u00eb ia besuan f\u00ebmij\u00ebn e tyre nj\u00eb gruaje t\u00eb shenjt\u00eb, Kalist\u00ebs, q\u00eb e rriti me frik\u00eb Per\u00ebndie dhe<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":63490,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52703796687_a1f09d781d_b.jpg","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[372],"tags":[2103,2101],"class_list":["post-58202","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shenjtoret-e-dites","tag-leximet-e-dites","tag-shenjtori-i-dites"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>- 23 Shkurt - Hierod\u00ebshmor Polikarpi i Smirnit. Osh\u00ebnare Gorgonia. D\u00ebshmor Sereni. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/23\/23-shkurt-hierodeshmor-polikarpi-i-smirnit-oshenare-gorgonia-deshmor-sereni\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"- 23 Shkurt - Hierod\u00ebshmor Polikarpi i Smirnit. Osh\u00ebnare Gorgonia. D\u00ebshmor Sereni. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Hierod\u00ebshmor Polikarpi i Smirnit. &nbsp; Polikarpi i lavdish\u00ebm, q\u00eb ishte, sipas nx\u00ebn\u00ebsit t\u00eb tij, Irineut t\u00eb Lionit, \u201cnx\u00ebn\u00ebsi i apostujve dhe familjar me ata q\u00eb kishin par\u00eb Zotin\u201d, lindi n\u00eb Efes, n\u00eb koh\u00ebn e perandorit Vespasian (rreth vitit 70). Para se t\u00eb martirizoheshin, prind\u00ebrit e tij t\u00eb shenjt\u00eb ia besuan f\u00ebmij\u00ebn e tyre nj\u00eb gruaje t\u00eb shenjt\u00eb, Kalist\u00ebs, q\u00eb e rriti me frik\u00eb Per\u00ebndie dhe\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/23\/23-shkurt-hierodeshmor-polikarpi-i-smirnit-oshenare-gorgonia-deshmor-sereni\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2025-02-22T23:02:26+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52703796687_a1f09d781d_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52703796687_a1f09d781d_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/23\/23-shkurt-hierodeshmor-polikarpi-i-smirnit-oshenare-gorgonia-deshmor-sereni\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/23\/23-shkurt-hierodeshmor-polikarpi-i-smirnit-oshenare-gorgonia-deshmor-sereni\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"&#8211; 23 Shkurt &#8211; Hierod\u00ebshmor Polikarpi i Smirnit. Osh\u00ebnare Gorgonia. D\u00ebshmor Sereni.\",\"datePublished\":\"2025-02-22T23:02:26+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/23\/23-shkurt-hierodeshmor-polikarpi-i-smirnit-oshenare-gorgonia-deshmor-sereni\/\"},\"wordCount\":3114,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/23\/23-shkurt-hierodeshmor-polikarpi-i-smirnit-oshenare-gorgonia-deshmor-sereni\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52703796687_a1f09d781d_b.jpg\",\"keywords\":[\"leximet e dites\",\"shenjtori i dites\"],\"articleSection\":[\"Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/23\/23-shkurt-hierodeshmor-polikarpi-i-smirnit-oshenare-gorgonia-deshmor-sereni\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/23\/23-shkurt-hierodeshmor-polikarpi-i-smirnit-oshenare-gorgonia-deshmor-sereni\/\",\"name\":\"- 23 Shkurt - Hierod\u00ebshmor Polikarpi i Smirnit. Osh\u00ebnare Gorgonia. D\u00ebshmor Sereni. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/23\/23-shkurt-hierodeshmor-polikarpi-i-smirnit-oshenare-gorgonia-deshmor-sereni\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/23\/23-shkurt-hierodeshmor-polikarpi-i-smirnit-oshenare-gorgonia-deshmor-sereni\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52703796687_a1f09d781d_b.jpg\",\"datePublished\":\"2025-02-22T23:02:26+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/23\/23-shkurt-hierodeshmor-polikarpi-i-smirnit-oshenare-gorgonia-deshmor-sereni\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/23\/23-shkurt-hierodeshmor-polikarpi-i-smirnit-oshenare-gorgonia-deshmor-sereni\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/23\/23-shkurt-hierodeshmor-polikarpi-i-smirnit-oshenare-gorgonia-deshmor-sereni\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52703796687_a1f09d781d_b.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52703796687_a1f09d781d_b.jpg\",\"width\":\"683\",\"height\":\"1024\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/23\/23-shkurt-hierodeshmor-polikarpi-i-smirnit-oshenare-gorgonia-deshmor-sereni\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8211; 23 Shkurt &#8211; Hierod\u00ebshmor Polikarpi i Smirnit. Osh\u00ebnare Gorgonia. D\u00ebshmor Sereni.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"- 23 Shkurt - Hierod\u00ebshmor Polikarpi i Smirnit. Osh\u00ebnare Gorgonia. D\u00ebshmor Sereni. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/23\/23-shkurt-hierodeshmor-polikarpi-i-smirnit-oshenare-gorgonia-deshmor-sereni\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"- 23 Shkurt - Hierod\u00ebshmor Polikarpi i Smirnit. Osh\u00ebnare Gorgonia. D\u00ebshmor Sereni. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"Hierod\u00ebshmor Polikarpi i Smirnit. &nbsp; Polikarpi i lavdish\u00ebm, q\u00eb ishte, sipas nx\u00ebn\u00ebsit t\u00eb tij, Irineut t\u00eb Lionit, \u201cnx\u00ebn\u00ebsi i apostujve dhe familjar me ata q\u00eb kishin par\u00eb Zotin\u201d, lindi n\u00eb Efes, n\u00eb koh\u00ebn e perandorit Vespasian (rreth vitit 70). Para se t\u00eb martirizoheshin, prind\u00ebrit e tij t\u00eb shenjt\u00eb ia besuan f\u00ebmij\u00ebn e tyre nj\u00eb gruaje t\u00eb shenjt\u00eb, Kalist\u00ebs, q\u00eb e rriti me frik\u00eb Per\u00ebndie dhe","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/23\/23-shkurt-hierodeshmor-polikarpi-i-smirnit-oshenare-gorgonia-deshmor-sereni\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2025-02-22T23:02:26+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52703796687_a1f09d781d_b.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_image":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52703796687_a1f09d781d_b.jpg","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/23\/23-shkurt-hierodeshmor-polikarpi-i-smirnit-oshenare-gorgonia-deshmor-sereni\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/23\/23-shkurt-hierodeshmor-polikarpi-i-smirnit-oshenare-gorgonia-deshmor-sereni\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"&#8211; 23 Shkurt &#8211; Hierod\u00ebshmor Polikarpi i Smirnit. Osh\u00ebnare Gorgonia. D\u00ebshmor Sereni.","datePublished":"2025-02-22T23:02:26+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/23\/23-shkurt-hierodeshmor-polikarpi-i-smirnit-oshenare-gorgonia-deshmor-sereni\/"},"wordCount":3114,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/23\/23-shkurt-hierodeshmor-polikarpi-i-smirnit-oshenare-gorgonia-deshmor-sereni\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52703796687_a1f09d781d_b.jpg","keywords":["leximet e dites","shenjtori i dites"],"articleSection":["Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/23\/23-shkurt-hierodeshmor-polikarpi-i-smirnit-oshenare-gorgonia-deshmor-sereni\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/23\/23-shkurt-hierodeshmor-polikarpi-i-smirnit-oshenare-gorgonia-deshmor-sereni\/","name":"- 23 Shkurt - Hierod\u00ebshmor Polikarpi i Smirnit. Osh\u00ebnare Gorgonia. D\u00ebshmor Sereni. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/23\/23-shkurt-hierodeshmor-polikarpi-i-smirnit-oshenare-gorgonia-deshmor-sereni\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/23\/23-shkurt-hierodeshmor-polikarpi-i-smirnit-oshenare-gorgonia-deshmor-sereni\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52703796687_a1f09d781d_b.jpg","datePublished":"2025-02-22T23:02:26+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/23\/23-shkurt-hierodeshmor-polikarpi-i-smirnit-oshenare-gorgonia-deshmor-sereni\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/23\/23-shkurt-hierodeshmor-polikarpi-i-smirnit-oshenare-gorgonia-deshmor-sereni\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/23\/23-shkurt-hierodeshmor-polikarpi-i-smirnit-oshenare-gorgonia-deshmor-sereni\/#primaryimage","url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52703796687_a1f09d781d_b.jpg","contentUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52703796687_a1f09d781d_b.jpg","width":"683","height":"1024"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/23\/23-shkurt-hierodeshmor-polikarpi-i-smirnit-oshenare-gorgonia-deshmor-sereni\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8211; 23 Shkurt &#8211; Hierod\u00ebshmor Polikarpi i Smirnit. Osh\u00ebnare Gorgonia. D\u00ebshmor Sereni."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58202","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=58202"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58202\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":63489,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58202\/revisions\/63489"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63490"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=58202"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=58202"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=58202"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}